PDA

Versioni Origjinal : Reportazhe te ndryshme.



AlbShkodra
19-12-2003, 10:31
Nga Tirana ne vullkanin Etna ne Sicili

SHENIME UDHETIMI MES ARBERESHEVE TE ITALISE

Piana, ne Sicili, e populluar nga Arbereshe

Me te mberritur me traget ne Palermo, viz iten e pare e beme ne Kolegjin Arberesh. Kaluam asaj rruge per te nderuar nje nga shkollat e para te gjuhes shqipe. Dhe pastaj, drejt e ne Piana dei Albanesi, ne qytezen shqiptare ku u ulem ne barin e qendres per te pire nje kafe, mes atyre njerezve qe shqipen e flasin si te jene poete, me fjale te zgjedhura, here here te harruara nga ne, Shqiperi-banuesit. Mes arberesheve te Pianes na duket sikur jemi brenda nje makine kohe, me te cilen kemi zbritur pese shekuj prapa nder vite. "E reja" ne Piana eshte kenaqesia qe shprehin per ligjin e Republikes italiane ne baze te te cilit, nxitet mesimi i gjuhes ametare ne shkollat publike, si edhe te mburrurit me muzeun e ri etnografik. Nga Piana duhen 280 km mes per mes Sicilise per te mberritur ne Katania, rreze vullkanit Etna, qytet ne te cilin jemi te ftuar per te marre pjese ne aktivitetet e shoqates "Acquaterra", e cila merret me nxitjen e edukimit qytetar ne Sicili, nepermjet organizimit te sporteve dhe shetitjeve ne natyre. Ne kete shoqate, prej dhjete vjetesh eshte formuar si guide alpine nderkombetare, Genti, djali im me te cilin bashkeudhetoj. Misioni yne eshte per t'iu pergjigjur pyetjes: "Pse jo nje pune e tille edukuese edhe ne Shqiperi?" Rruges mes ishullit te diellit kujtohemi se jemi duke udhetur ne drejtim te kundert me drejtimin e ngulimeve te arberesheve shekujve te shkuar. Per mua qe jam i interesuar edhe per gjurmimin e deshmive te lashta te kultures mesdhetare ne kulturen shqipe, udhetimi i arberesheve te shek XV te detyruar nga shfarrosja otomane, nuk kishte si te ishte i pare ne keto ane. Ne Sicili, ende sot gjenden deshmi te tilla brenda legjendave si: ajo gjuhesore, e popullimit te ishullit fillimisht nga dy popuj: nga sikul-et me sy te erret dhe sicelet me sy te celet, prej te cileve, ketyre te dyteve, mori emrin edhe ishulli. Ne Katania, na pret Stefano Arnese, presidenti i shoqates, dhe pernjehere ne mjediset e tyre brenda nje ndertese te viteve njemijeeteteqind ne qendren historike te qytetit e ndjejme vehten midis miqsh, disa prej te cileve kane qene edhe ne Shqiperi. Nje prej miqve eshte arbereshi Stenio di Stefano, i cili nder te tjera, me nje bujtine te vogel te Katanias ku darkuam mes gjelleve fantastike mesdhetare dhe kengeve te nje grupi qe disa dite me pare kishte shoqeruar BB King, na tregon per mberritjen ne Sicili te familjes se vet. Ai flet shqipe te mesuar nga e ema, ndersa gjyshja e vet eshte nga te fundmet arbereshe qe ende eshte e veshur me kostum popullor ne Piana.

Tabela rrugore ne Piana, ne 2 gjuhe, italisht dhe shqip

Erdhen dhe zbriten ne Giarre, ne ate vend buze detit nga ku duken me se miri zjarret e Etnes kur vullkani shperthen. Ecnin perpara duke mbajtur ne dore ikonen e shenjtores se tyre te ciles i besonin se iu gjendej prane ne shtegtimin e mundimshem, dhe te ciles i faleshin ne kor. Edhe sot e kesaj dite kujtohet shenjtorja e arberesheve te Sicilise me emrin Madona di Otigjindia. Pastaj u ndalen dhe formuan fshatin e tyre te pare qe sot mban emrin Biancavila dhe me tej u zhvendosen e shkuan ne Piana. Pas darke na cuan ne qender te Katanias. Ty miqte kataneze na shpjeguan se elefanti prej mermeri i ngritur ne pjedestal ishte simbol i qytetit, meqenese dikur per here te pare elefantet ne Itali ishin dukur ne Katania. Miqte u befasuan kur moren vesh se eshte fakt historik per ato kafshe te sjella ne ato ane nga Pirro i Iperise (Iperi per camet, vend i ipeve fjale me te cilen ata quajne zogun e qiellit qe ne Kruje i thone shqipe, Ipeiros per greket dhe Epir per latinet). Diten e neserme morrem pjese ne ngjitjen shkembore rreze Etnes, ne vendin e quajtur Acquarroca. Aty, pervec ne dy shqiptareve kishin ardhur te ftuar edhe nga Franca, Gjermania dhe Holanda. Ne shkemb me ngjiten edhe mua. Aty kuptova jo vetem kenaqesine qe te jep ky aktivitet mes natyres, por edhe mundesine qe ka rreze Dajtit per veprimtari te tilla. "Kur e perballoj une fizikisht, mendoja ngjitur pas shkembit prej bazalti te vullkanit, per te rinjte e Tiranes kjo eshte pune fare e lehte. Atyre u duhet dhene vetem shembulli dhe mundesia." Te nesermen aktiviteti i rradhes ishte pershkimi ne kembe i Grykave te Alkantares. Ne gjuhen teknike dhe turistike kjo veprimtari sportive quhet me nje fjale angleze: canioning. Veshur me rroba te pershtateshme si ato te zhytesave, iu futem lumit te vrrullshem ne kembe mes shkembejve te larte e te pakapercyeshem. Pamja mahnitese me kujtoi Gryken e Kllojkes ne Tirane, aty ku lumi Erzen del nga malesite e Priskes per te care drejt Petreles. Edhe ketu i vura vehtes qellim zhvillimin e nje aktiviteti te tille plot emocione ne Kllojke. Brenda kanionit, je mes forcave te natyres, ujit te vrullshem dhe shkembit. Per t'i perballuar duhet vetem kujdes dhe besim te shoket me te cilet je. Dita e trete kaloi e tera ne shpatet e Etnes prane grykave te vullkanit nga te cilat del tym, sepse Etna eshte vullkan i gjalle. Vjet ka qene nje nga shperthimet e saj te medha, mbi llaven e te cilit ne ecem. Nga llava del ende tym. Duhen disa vjet qe tymi te pushoje nga ajo mase plot minerale, e zemres se planetit, dale mbi siperfaqe. Pastaj duhen dhjetra vjet qe mbi te te formohen myshqet, dhe me radhe bimet e quajtura pioniere, nder te cilat gjineshtra, qe ate mase ta ktheje ne toke pjellore, ashtu si eshte e gjithe rreza e Etnes. Ne Etna, ne lartesine mbi 3000 m, gjate dimrit bie bore dhe ne nuk u cuditem kur kalonim mes permes nje qendre dimerore skishe, teksa mendonim se ajo mase e bardhe uji, e ftohte perpiqej me kot te ndalonte zemerimin e zjarrte te vullkanit mes detit dhe qiellit. Legjenda thote se mali i tymte Etna (Etymta do t'i thonim shqip) eshte nje prej titaneve te mitologjise mesdhetare, i cili sa here qe zemerohet nxjerr zjarr e flake ndaj kundershtareve, llaven e shkrire nga mushkrite. Vizita mbi Etne eshte nje nga me mbreseleneset ne Sicili. Ky mal eshte nje nga simbolet e ishullit dhe me i madhi vullkan ne Europe. Veprimtaria e fundit ishte te nesermen. Behej fjale per kayak ne valet e detit para Katanias. Pervec ngjyres se erret te reres, formuar nga coptimi i shkembejve prej bazalti te Etnes, azgje nuk ndryshonte mes ngjyrave te peisazhit te atyre brigjeve me peisazhin e bregdetit te Durresit. Miqte na cuan per te bere kayak prane shkembejve, qe legjenda thote se i ka hedhur mijera vjet me pare ciklopi Polifem, kunder Odhiseut, qe e verboi dhe e mashtroi. Aty mendja me shkoi te perqasimi i fjales qiklop, ne shqip katallan me emrin e qytetit prane gureve te katallanit : Katania. A te kete valle gjase nje peraferi e tille? Une mund te them se pervec zbavitjes qe me jep ndertimi i nje hipoteze, te gjetjes se gjurmeve te vjetra te kultures mesdhetare si mbijetesa ne kulturen shqipe, vecanerisht ne gjuhen e saj, elemente te tille te bejne te mendosh edhe per kerkimin e fakteve gjithandej ne Mesdhe, per vertetimin e hipotezes te rendesishme te njohur shkencerisht, se gjuha shqipe ruan brenda vehtes deshmi te lashta te kultures se mesdheut. Me mbresa te pashlyeshme te Sicilise, kaluam te nesermen ngushticen e Mesines, dhe nga Reggio pershkuam gjithe Kalabrine dhe Basilikaten per te zene tragetin ne Bari, plot peseqind kilometra, dhe per t'u rikthyer aty ku balta eshte me e embel se mjalta dhe vendit i thone Shqiperi, plot besim se bijte e shqipes nuk ia kane zili kerkujt ne Mesdhe, per bukurite qe natyra iu ka falur. Mjafton vetem pak, vetem pak deshire per t'u zbavitur dhe edukuar, si te gjithe ne Europe mes asaj natyre dhe kultures qe perfaqesojne.

(Ilir Mati ''Reportazh'')

AlbShkodra
22-12-2003, 14:58
Perendimi i mesem

Ngjyrat e vendit, diellit dhe reklamave

Qytetet e medha ne Amerike jane vetem pjese e ketij shteti. Megjithate nuk mund te thuhet se e njihni Ameriken e vertete perderisa nuk niseni neper te me tren, autobus ose veture ‚?? zgjedhje e juaj. Tek atehere do te kuptoni se ate qe do ta shikoni ndermjet rrokaqiejve te larte, duke blere neper shitoret e medha dhe duke shetitur neper korridoret e muzeve, eshte larg prej jetes se vertete te pjeses derrmuese te amerikaneve. Ky rrefim eshte per nje udhetim neper perendimin e mesem, prej Kanzas Sitit e deri ne Las Vegas, me nje veture te vogel te kuqe dhe me harte ne te cilen ne menyre te posacme jane shenuar kampet.

Katerina SPASOVSKA

Perendimi i mesem eshte, ne fakt, pjese qendrore e Amerikes e njohur si "plain states" ose ne perkthim shtete te rrafshta. Dhe me te vertete jane te rrafshta. Ketu bejne pjese pjesa me e madhe e Misurit, Ilinoisi, Okllahoma, Kanzasi, nje pjese e Kollorados (mos u befasoni), Teksasi, Nju Meksiko, e tjera neper te cilat nuk kam kaluar qe t`ju rrefej per to.

Nje pjese e ketyre shteteve gjenden edhe ne dicka qe banoret lokale e quajne "qarku biblik". Ky eshte vendi i baptisteve; njerezit jane konservative, shumica jane te bardhe, dhe nese e keni fatin qe t`ju pihet birre te dielen mund te mbetni te eshtur pasi qe nuk do te mund ta bleni.

Per Kanzasin thuhet se eshte zemra e Amerikes jo vetem per shkak te faktit se gjendet ne qender te shtetit, por edhe per shkak te faktit se aty edhe sot e kesaj dite eshte atraksioni me i madh i rodeove, ndersa neper rruge ende mund te shikoni kauboje te vertete (vetem pa revole).

Prej aeroportit morem nje veture dhe me te dalur u ndalem sa per te blere sanduice ne restorantin Artur Brajant. Restoranti ne fakt eshte nje kantine me vetesherbim, ndersa ne dritaren e vogel ku porositet sanduici (vetem ajo gjendet ne meny) shprehesh se cfare mishi dhe sa grame deshiron.

Doemos duhet te vendosni se cfare deshironi te porositni para se te ndaleni ne kete dritare, perndryshe mund t`ju ndodhe qe t`ju perzene. Nese nuk eshte per shkak te sanduiceve, te cilat me te vertete jane te shkelqyeshme vecmas nese ne to ka salce djeges ‚?? specialitet i shtepise, atehere mysafiret me siguri vijne per shkak te sjelljes se pahijshme te nikoqireve, te cilen e shperblejne me bakshishe te medha.

Sanduicin e gelltitem duke ndejtur ne tryezat e vogla ne hapesiren e vetme te restorantit duke i shikuar fotografite neper mure ku mund te shihen shume fytyra te njohura te cilat pershendeten me pronarin ose duke pritur rend,

Ne mesin e tyre ka edhe disa kryetare. Te punesuarit do t`ju tregojne se cdo kandidat politik rregullisht kalon ne restorant per fushaten e tij dhe shetitet neper rrethinen e cila perndryshe eshte nje nder lagjet e Kanzas Sitit, e banuar me popullate zezake dhe eshte nje nder me te varferat.

Nese keni kohe shetitni neper qendren e K.S. ‚?? ky eshte nje qytet i bukur me qender interesante dhe bare te mira per xhaz dhe kantri muzike.

Vendi i magjistarit Oz

Autostradat ne Amerike jane vende te rrezikshme per te vozitur me qe te gjithe vozisin mbi 120 kilometra ne ore, e vecmas kamionet e medhenj te cilet me shpejtesi jonormale dhe pa kurrfare mundimi ju vendosin ne sanduic. Nga kjo perspektive duken shume te rrezikshem.

Per t`u kenaqur ne rrethinen dhe vozitjen dolem nga autostrada te Vicita dhe vazhdojme ne drejtim te Kolorados Jugore neper fushat e Kanzasit. Ketu fillon aventura e jone e vertete. Rruga eshte e ngushte, e vjeter dhe e drejte si pushke dhe perfundon atje ku perfundon horizonti. Ashtu sic kaloni neper kodrat e vogla ai eshte para jush. E para juve ka vetem fusha dhe kohe pas kohe ndonje tel qe shenon fundin e nje fushe dhe fillimin e nje fushe tjeter te tille.

Vetem kohe pas kohe hasni ne liqene me te medha artificiale te cilat gjate verave shume te nxehta sherbejne per ujitje dhe freskim. Ne bregun e nje liqeni te tille u ndalem per te pushuar. Mezi ia arritem qe ta ngrisim tenden e vogel per shkak te eres. Me ne fund e ngriten tenden prane vetures me qe vetem ashtu mund te ishim te sigurte se nuk do te fluturojme si ne rrefimin per magjistarin Oz, i cili vjen po ashtu nga Kanzasi.

Rekomandohet qe kur te niseni ne rruge neper keto shtete te rrafshta te Amerikes te pyetni nese ka mundesi per tornado me qe nuk jane te rralle, ne mase te konsiderueshme jane te fuqishme, ndersa shpeshhere jane edhe te befasishme.

Nuk eshte per t`u cuditur qe shkaterrojne gjithcka para vetes me qe ne kete pjese te Kanzasit 80 per qind e shtepive jane te ndertuara prej druri dhe jane te vjetra te cilat do t`i kishte marre madje edhe era e jone, e lere me tornado.

Kalojme neper qyteza te vogla ku rrallehere vijne turiste dhe nuk eshte cudi qe nikoqiret me qellime te mira na pyesin se kush jemi dhe prej ku vijme.

Male, lumenj dhe parqe nacionale

Me afrimin drejt kufirit me Kolloradon peizazhi rreth nesh behet gjithnje e me i verdhe dhe me i thate dhe fillon t`i ngjaje shkretetires. Tani vec me nuk jane te pranishme fushat e grurit vetem bari i verdhe ne te cilin kullosin kope te lopeve.

I tille eshte peizazhi edhe ne 200-300 kilometrat e pare nga Kolloradoja dhe vecme te ngopur nga rrafshina mezi presim te arrijme deri te Puebllo, nje vend me i madh ne harte prej te cilit fillojne malet.

Ketu gjenden edhe shitoret me te medha prej ku mund te furnizohemi me rezerva, uje dhe drunj per zjarr. Kampi te cilin arritem ta gjejme ne erresiren ishte gjysme i eger dhe e shfrytezojne peshkataret te cilet vijne ketu per te peshkuar peshq me miza te vogla.

Ne erresire lumi mundet vetem te degjohet. Mengjesi neper male ka nje dashuri te posacme vecmas nese ju kane zgjuar shakate peshkatare, aroma e kafese dhe veze te ferguara me dhjame derri.

Nese nuk e keni ditur, peshku me se miri peshkohet ne mengjes dhe nese eshte e domosdoshme qe te jete qete ne lumin kjo nuk do te thote se doemos duhet te jete qete edhe pak me larte se lumi. Si shperblim qe ju kane zgjuar aq heret, fqinjet ofrojne nej kafe te forte perderisa kenaqeni ne pamjen. Permes lumit qendrojne peshkatare te cilet ne menyre artistike i rrotullojne shkopinjte e peshkatareve para se ta hedhin grepin ne lum. Vetem pas disa sekondave e nxjerrin dhe serish e perserisin te njetin ritual. Kjo zgjat disa ore, ndersa gjithcka qe do te kapet ne mizen e vogel leshohet.

Fqinjet tane bejne shaka se peshqit nuk jane edhe ushqimi me i dashur i tyre, mirepo jane argetuese per peshkim. Me siguri kete mund ta kuptoje vetem nje peshkatar, me qe pas gjysme ore qendrimi ne nje uje te ftohte dhe te shpejte do t`ju merzitet edhe rrotullimi i shkopit dhe teknika e hedhjes se grepit.

Rrugen e vazhdojme drejt Durangos, Kollorados Jugore, mirepo permes pjeses historike te Ganisonit dhe Sillvertonit. Ajo per cka jane te njohura keto dy qyteza te vogla eshte natyra e pabesueshme e malit dhe kanioni i thelle. Rruga neper te cilen po ngjitemi nuk ka bankine keshtu qe nuk ekziston kurrfare pengese ndermjet rruges dhe vrimes e cila fillon menjehere pastaj. Poshte, lumi bucet nga fucia e ujit te ardhur nga borerat te cilat shkrihen.

Ketu stinoret e skijimit zgjasin edhe deri ne fund te majit. Ne cdo kthese fiton pershtypje se nese nuk del jashte saj me siguri do te ngjitesh ne karpet.

Ganison gjendet afer majes se malit, ndersa Sillvertoni eshte ne ultesiren. Ky vend i vogel ne vitin 1885 ka qene nder lagjet me te famshme minatore ne Amerike ne te cilen brenda vitit neper hekurudhen deri ne Durango transportoheshin nga 300 milione dollare te arit te vlefshem.

Fatkeqesisht pas Luftes se pare boterore miniera mbyllet dhe prej atehere qyteti fillon te vdese. Tani ekziston prej lumit te turisteve te cilet vijne me tren nga Durangoja. Kete vozitje nuk duhet ta leshoni. Hekurudha kalon neper pjeset me idilike te malit, e ne disa vende hekurudha eshte vetem nje linje e ngushte e cila bashkon dy maje.

Pas Durangos, menjehere nisemi drejt Mesa Verdes dhe rajonit te quajtur Four Corners, ose kater kendet me qe gjendet ne kufirin mes Kollorados, Nju-Meksikos, Jutes dhe Arizones.

Mesa Verde eshte park nacional qe e perfshin pllajen e ultesires Muntezima ku deri para 700 viteve kane jetuar populli puebllo ose anazase ‚?? qe ne gjuhen navaho do te thote populli antik.

Sipas arkeologeve keta paraardhes te shume fiseve indiane te kesaj pjese te Amerikes kane jetuar ne pllajen prej vitit 600 deri ne vitin 1300 ne epoken tone dhe prej ku per arsye te pashpjeguara jane shperngulur.

Mesa Verde eshte zbuluar relativisht vone kur nje blegtor rastesisht duke e kullotur kopene e ka pare lagjen e cila gjendet e fshehur ne shkemb. Ne fakt, nese qendroni ne pesen e siperme te pllajes as qe do ta vereni. Ajo mund te shihet vetem nga ana e kundert. Ajo nuk eshte vetem nje lagje por i ngjan nje qyteti te tere. Ka ndertesa ku kane jetuar disa familje. Ne mes ka mbeturina te kulles e cila sipas arkeologeve dhe menyres se si eshte ndertuar eshte shfrytezuar si ore dhe mates i henes. Prej atje puebllo kane caktuar sipas pozites se henes se kur duhet te mbillet misri, e kur duhet te korret.

Ne shkembin kane qene te mbrojtur ne menyre te perkryer prej njerezve te merzitshem te cilet nuk kane mund te afrohen pa u verejtur. Ne njeren prej lagjeve te quajtur Shtepia Ballkon edhe sot e kesaj dite arrihet vetem nese ngjiteni neper shkallen e gjate 30 grade dhe nese kaloni neper tunelin e ngushte.

Kjo lagje eshte e mbyllur per persona me te moshuar te cilet kane probleme me zemren ose frymemarrjen, dhe per te gjithe ata qe kane frike nga lartesite. Puebllo kane jetuar si bujq, ndersa me rrethoja prej guri kane arritur ta ruajne token e kuqe nga rreshqitja neper pllajen.

Ndonese ka shume mbeturina nga kultura, menyra e te jetuarit, puebllo megjithate nuk kane lene kurrfare fotografi te shkruara ose detajore per jeten e tyre, ndaj misteri perse dhe ku kane shkuar do te mbetet pergjithmone i varrosur neper lagjet e tyre ne Mesa Verde. Per ta shikuar mire kete pllaje duhet t`i kushtoni se paku dy dite te tera.

Kanioni dhe lumi

Ne vete kufirin mes Arizones dhe Jutes, rruges drejt Grand Kanionit, hyjme ne edhe nje park te madh nacional ‚?? Monument Valley. Keto jane shkembinjte e kuq nga reklamat e Marllboros te cilat gjenden ne nje shkretetire te vertete ku edhe era me e vogel te hedh rere te verdhe ne syte tuaj.

Ketu gjenden edhe disa rezervate indiane edhe ne Juten e vjeter edhe ne Arizone ku jetojne fiset Navaho te cilat turisteve u shesin stoli dhe poce te punuara me dore, ndersa krahas ndihmes shteterore jetojne edhe nga kopete e vogla te lopeve dhe dhenve.

Si ne cdo rezervat edhe ketu problem eshte alkoolizmi. Per dallim nga Kolloradoja ku alkooli mund te blehej vetem ne shoping qendrat e medha ose neper baret, ketu shitorja e likerit eshte menjehere prane pompes se vogel te benzines.

Shkojme drejt Fllafstafit dhe kthejme drejt Rimes jugore te Grand Kanionit.

Grand Kanioni eshte nje prej cudive boterore te natyres. Perfshin siperfaqe prej gati se gjysme milion hektare ose 4931 kilometra katrore. Nese e masim sipas gjatesise se lumit Kollorado qe kalon neper kanionin e gjate 446 kilometra, ndersa te gjere (prej njeres rimes deri ne tjetren) prej 16 deri 29 kilometra.

Megjithate, Grand Kanioni nuk eshte me i madhi e as me i vjetri ne bote. Per te pasur pasqyre se sa eshte i thelle, nje alpinisti me pervoje i nevojiten dy dite qe te leshohet ne fundin e kanionit dhe te kthehet. Per te kaluar prej nje rimi ne tjetrin nevojiten se paku tri dite ne nje drejtim, ndersa raftingu neper lumin permes kanionit zgjat me gjate se shtate dite.

Krahas madhesise me se shumti pershtypje lene shkebinjte ne te cilat shihen shtresat e periudhave te ndryshme te vendit. Shkembi me i vjeter qe eshte gjetur ketu eshte i vjeter 2000 milione vjet. Perndryshe vete kanioni eshte formuar para 5 deri 6 milione vitesh ndaj ne aspektin gjeologjik eshte relativisht i ri.

Grand Kanioni eshte shpallur park nacional ne vitin 1919 dhe prej atehere numri i vizitoreve gjate vitit shenon rritje gjithnje e me te madhe. Tani brenda vitit ka mbi pese milione turiste.

Per ta perjetuar bukurine e kanionit ndani disa dite dhe tentoni qe se paku te arrini deri te lumi, nese jo ne kembe atehere me gomar. Para se te filloni me leshimin merrni mjaft uje me qe shume lehte mund t`ju ndodh qe te dehidroni. Keni kujdes ne temperaturen. Nga mesi i prillit temperatura ne maje ishte rreth 28 grade, por sic shkoni drejt lumit ajo rritet keshtu qe edhe aq heret brenda vitit ne fundin e kanionit temperatura mund te arrije mbi 35 grade.

Po ashtu, gjate dimrit mund te jete shume ftohte. Mos shkoni vete por ne grupe dhe patjeter merrni nje paketim me te madh te fashave ngjitese per t`i sherruar fshikat. Dhe mos u nisni pa mjaft filma per fotografim.

Nese, nga ana tjeter, vendosni te shetisni pergjate kanionit pa u leshuar poshte kete mund ta beni duke i shfrytezuar autobuset te cilet ne cdo dhjete minuta nisen deri te pikat e ndryshme, prej ku ka pamje te pabesueshme. E te tilla ka shume ‚?? Pamja nga shkretetira eshte e para ne te cilen do te hasni nese hyni prej Fllagstafit, pastaj ketu jane pikat Mather dhe Javapai te cilat jane pjese e anes lindore te Rimes jugore.

Neper qendren kryesore turistike gjendet edhe kampi prej ku keni edhe disa pamje te bukura ne pjesen perendimore si pikat Hopi, Mohave dhe Pima. Mos e humbni kuptimin e kohes dhe shikoni te jeni ne ndonjeren prej ketyre pikave qe te kenaqeni ne perendimet e shkelqyeshme te diellit. Shkoni me heret qe te zini vend te mire me qe disa prej tyre si Javapai jane perplot me turiste gjate kesaj periudhe.

Qyteti i kubeve

Me zemer te rende, kembe dhe shputa te enjtura me fshika largohemi nga Grand Kanioni ne drejtim te Las Vegasit. Deri atje ka edhe pese-gjashte ore vozitje kryesisht neper luginen e lumit Kollorado e cila na shpie deri te penda Huver.

Penda eshte ndertuar ne kohen e depresionit prej vitit 1931 e deri ne vitin 1935 dhe sipas shoqates amerikane te arkitekteve edhe sot e kesaj dite hyn ne shtate mrekullite bashkekohore arkitektonike ne Amerike.

Prej ketu deri ne Las Vegas ka edhe vetem 100 kilometra, ndersa rruges kaloni neper hotele dhe kazino si pergatitje per finalen e madhe te udhetimit. Me ndezjen e dritave te reklamave hyjme ne qytetin e kubeve. Dhe kjo eshte me sa e vertete. Pjesa me e madhe e vizituesve te Vegasit jane ketu per bixhozin, e cdo gje tjeter ‚?? hotele te lira, ushqim i mire, shfaqje interesante te emrave me te medhenje te botes se shou-biznesit jane ketu vetem per t`ju ndihmuar qe ta hapni kuletren.

Nuk eshte cudi kur nxjerrni para prej automateve neper hotele vlera me e vogel te cilen mund ta nxjerrni eshte 100 dollare ‚?? vetem nje banknote. Kudo qe do te hyni hasni ne rradhe te gjate te makinave ne e cilat gjate tere nates qendrojne plaka dhe me durim i vendosin zhetonat dhe terheqin dorezen.

Pas makinave vijne tryezat e gjelbra ne te cilat qendrojne zoterinj me purre te medha ne goje dhe duke tentuar qe ta fitojne krupiene. Ketu eshte edhe ruleti, tryezat e pokerit ‚?¶ T`ju merret mendja nga sasia e zhetonave me ngjyra te llojllojshme te shperndara neper tryezat.

Ne rrugen kryesore te quajtur "The Strip" prane cdo hoteli me te madh ka nga ndonje spektakel. Nuk mund t`i leshoni fontanat vallezuese ne hotelin Bellagjio, betejen e kusareve per Ishullin e pasurise dhe vullkanin e hotelit Mirazh.

Neper egersine e Kollorados dhe Grand Kanionit, Vegasi vjen si shok per sistemin dhe eshte e paevitueshme qe nje pjese te buxhetit te planifikuar te mos e vendosni ne njerin prej automateve perderisa i pushoni kembet. Megjithate mos qendroni teper shume ne kete qytet te veseve. Nje mbremje mjafton qe te mbeteni pa parate.

Mengjesin e ardhshem nisemi prap drejt Kanzas Sitit dhe kesaj radhe shkojme neper autostraden me qe doemos duhet te arrijme me shpejt. Buxheti mbeti ne automatet per poker.

''LOBI''

AlbShkodra
24-12-2003, 05:09
Kalimthi ne Zvicer

Hem shqiptar, hem turist?!

Sipas nje te dhene te paverifikuar, zyrtarisht ne kete vend jetojne rreth 180 mije shqiptare nga te gjitha trojet etnike. Te ardhur prej cdo vendi dhe te cdo moshe, te hershem e te vonshem, perbejne njerin prej komuniteteve me te numerta te te huajve ne konferederaten helvetike. Shqiptaret si cdo komunitet tjeter jetojne fisnikerisht dhe punojne vyeshem. Ndonese here pas here ata jane ne shenjester te disa ksenofobeve qellimkeqinj. Ndonese ata koheve te fundit do te te thone: mire jane punet ne Zvicer nese ke tre vllezer ne Amerike!

Ne momentin kur punonjesit e sjellshem te konsullates zvicerane ne Montreal me dhane vize njejaveshe per qendrim ne Zvicer, mendova se m'u plotesua nje prej endrrave te kahmotshme: te jem ne Zvicer si turist. Gjate gjithe udhetimeve te mia ne Zvicer, gjithsej pese ose gjashte here, kam ndare mendimin se Zvicra nuk mund te jete nje vend turizmi per nje shqiptar. Jo vetem per mua, por mendoja per askend prej neve te mesmit. Me duket se dita- dites Zvicra po ze vendin e kahershem te Turqise, ku asokohe rralle shkonte ndonje shqiptar aty per turizem, por vizitat ishin ose vizite farefisit, ose pune e tregti. Ne anekdoten qe me se miri ilustronte kete fenomen e qe mund lehte te pershkruaje vendin dhe domethenien qe ka Zvicra e sotme per shqiptaret, tregohej per nje njeri shqiptar qe ne te arriturit ne Stamboll ishte prezantuar si turist dhe insistonte qe ky ishte qellimi i udhetimit te vet aty. Nje dyqanxhi i atyshem me pervoje te njohjes se shqiptareve nuk i kishte besuar atij dhe pabesueshmerine e tij e kishte shfaqur me fjaline qe edhe per nje kohe si dileme do te vazhdoje te mbetet e vertete: hem shqiptar, hem turist?! Pas disa pyetjeve te parashtruara vertet kishte dale puna se heroi i anekdotes kishte pase udhes t'i vizitoje dy-tre farefis ne Stamboll, mandej ne ardhje e siper kishte sjelle pak caj per shitje dhe ne kthim do te furnizohej me pak tesha per t'i shitur ne vendlindje.

Me mua ndodhi si ne kete anekdote dhe kete e verejta me te arritur ne aeroportin e Cyrihut. Aeroport ky ndoshta ku per te paren here jane bere prononcime te fluturimeve ne shqip. Kjo mund te kete ndodhur ne kohen kur prej Prishtines nuk fluturonte gje, prej aeroportit te Tiranes pak, kurse ne aeroportin e Shkupit ende thuajse cdo gje ishte ne alfabet cirilik! Ne kete aeroport e pashe se mbetem serish nje shqiptar, por nuk jam me turist. Me priten te aferm, pashe fytyra te njohura dhe shume e shume shqiptare qe vinin e shkonin. Kur edhe m'u kujtuan te gjitha punet qe mund t'i kryej rruges, kuptova se po te shkruaja nje udherrefim, ai nuk do jete i qelluar, qofte edhe sa keta rreshta subjektive.

Zvicra

Zvicra vazhdon te mbetet vendi per te cilin me shume di kur je jashte tij, por kjo nuk pengon qe te dime me shume nga faktet elementare per nje vend aq te bukur.

Kryeqyteti i ketij shteti eshte Berna, kurse qyteti me i madh Cyrihu. Mbi 60 % te Zvicres eshte me zona gjeologjike te para-alpeve, kurse tjetra juri dhe rrafshnalte. Ka klime te llojllojshme, por koha di te nderroje shpesh gjate nje dite dhe ose vishesh sipas kalendarit ose bart me vete pjese nga garderoba personale. Me nje siperfaqe prej 41'300 km2, ky vend ne kater anet e tij kufizohet me pese vende tjera dhe ate: Gjermani, Austri, Liechtenstein, Itali, dhe France. Distanca me e madhe e veri-jugut eshte 220 km, kurse ajo lindje-perendim 350 km. Zvicra ka liqene te medha, lumenj te gjate dhe male te larta. Pervec shume begative keto i japin vendit nje pamje magjepse dhe e bejne nje vend te njohur per turizem, sidomos per turizem dimeror, me vendet nder me te mira per skijim ne bote. Pervec kesaj alpinizmi dhe ngjitja per ne malet e larta e ben ate te frekuentuar prej turisteve anekend botes edhe ne sezonen verore.

Deri me tash Zvicra eshte shteti me i vogel federal ne bote, ai perbehet prej 23 kantoneve dhe 3 kantoneve gjysmautonome. Zviceranet kane festuar qe para dhjete viteve 700-vjetorin e zanafilles se autonomise se tyre shteterore zvicerane, qe daton nga viti 1291 me bashkimin e tri kantoneve te cilet formuan konfederaten zvicerane. Prej atehere ne Zvicer funksionon nje demokraci e kahershme. Ky shtet eshte i njohur si nje shtet neutral, qe tregon se nuk ishte i involvuar ne asnje lufte boterore. Zvicra udhehiqet nga 7 ministra federale dhe ne te nuk ka kryetar klasik, por nje lloj kryesie. Gjithmone ne gara te ndryshme te dijes pyetja me e veshtire mbetet ajo per emrin e kryetarit te Zvicres. Kjo pergjigje eshte e panjohur edhe per shume prej popullates zvicerane qe dita-dites behet me e painteresuar politikisht dhe te cilet edhe pse kane te drejte bashkevendosje ne te gjithe lemenjte e jetes, ata zgjedhin rralle ta perdorin kete te drejte. Kete e tregon edhe fakti se per zgjedhje te parlamentit qe perbehet nga dy dhoma parlamentare, kishte shume pak jehone nder votues. Nje kesi gjeje qe duket se argumenton qendrimin se te uriturit dhe te varferit me shume merren me politike, tregon edhe me shume se nje funksionim i shoqatave dhe asociacioneve qytetare, sic eshte rasti ne shtete funksionale si Zvicra, zbut ndikimin e politikes dhe nevojen e qytetareve per t'u marre me te.

Ne Zvicer jetojne mbi 7 milione banore nga te cilet 20 % jane te huaj. Nga kater gjuhet zyrtare ne Zvicer dominon gjermanishtja, e cila flitet nga 65 % e popullates. Ka edhe kantone ku fliten dy deri ne tri gjuhe. Me ligje te posacme jane te rregulluara gjuhet zyrtare, kurse me po ato ligje eshte e siguruar edhe mbrojtja e gjuhes origjinale zyrtare te ndonje kantoni. Sipas njehesimeve zyrtare, 41.8% jane te krishtere romak, 33% protestante, 4.3% myslimane, kurse te tjeret u perkasin besimeve tjera ose jane te padeklaruar ne aspekt te perkatesise ndonje konfesioni.

Shqiptaret

Sipas nje te dhene te paverifikuar, zyrtarisht ne Zvicer jetojne rreth 180 mije shqiptare nga te gjitha trojet etnike. Te ardhur prej cdo vendi dhe te cdo moshe, te hershem e te vonshem, perbejne njerin prej komuniteteve me te numerta te te huajve ne Zvicer. Shqiptaret si cdo komunitet tjeter jetojne fisnikerisht dhe punojne vyeshem. Ndonese here pas here ata jane ne shenjester te disa ksenofobeve qellimkeqinj, te cilet mundohen t'i prezantojne ne publikime te ndryshme si kriminele, vete sukeset e shqiptareve ne Zvicer jane demantim me i qarte per pavertetesine e ketyre te dhenave. Nga shqiptaret aty tani ka biznismene, studente, punetore social dhe shoqata e asociacione qytetare, te cilet si gjithe zviceranet tjere, vendas dhe te huaj, me aq sa munden kontribuojne per prosperitetin e shtetit ku jetojne dhe punojne.

eshte tejet veshtire te jepet nje profil i perbashket per shqiptaret ne Zvicer, ngase ata tani dallojne mes vete shume, edhe pse ka disa stereotipe me te cilat popullarisht identifikohen shqiptaret e Zvicres. Disa nga ato pershkruajne se shqiptari i Zvicres zakonisht jeton ne Cyrih, punon nje pune te zakonshme, ka mendjen te bleje nje M3, jeton me familjen, shkon shpesh me ndegju muzike tallava etj. Keto stereotipe, si dhe paragjykimin qe kane per to familjaret dhe te afermit e tyre qe jetojne ne vendlindje, se ata te Zvicres kane para, qe ne bisede e siper verehet se me se shumti ju pengon ata mundohen ta heqin nga vetja. Ata me te drejte shpjegojne se standard i larte domethene qe edhe nevojat esenciale per jetese kushtojne shume, fakt ky qe e ben te vogel mundesine e kursimit. Qirate e larta te banimit, shtimi i papunesise dhe terheqja e familjes ne Zvicer kane bere qe nje page tanime nuk mjafton per nje familje mesatare shqiptare. Krejt keto ata i shprehin me kahmoti te thenen se: mire jane punet ne Zvicer nese ke tre vllezer ne Amerike!

Organizimi

Te shqiptaret e Zvicres dita-dites verehet nje permiresim i kualitetit te organizimit te jetes se tyre sociale dhe kulturore. Ajo qe verejta prej afer ishte organizimi i jetes fetare ne qendra te ndryshme kombetare-fetare ne Zvicer. Keto institucione te mirefillta pervec qe organizojne jeten fetare te mergates shqiptare ne Zvicer, ato jane pika te dalluara ku shqiptaret mblidhen dhe tubohen per shume gjera me rendesi per jeten e tyre ne kete vend, por edhe per ndihme apo qarje halli per brengat e vendlindjes.

Nga kater qendrat qe arrita t'i vizitoj gjate qendrimit tim peseditesh, fitova pershtypjen se keto institucione funksionojne mire. Ky funksionim ekselent dhe llojllojshmeri e aktiviteti ne to, para se gjithash dukej se eshte rezultat i punes se palodhshme te aktivisteve ne gjithe keto qendra. Ato mund dukshem te permiresohen nese ndihmohen nga institucionet ame ne vendlindje duke i ikur ndonje lloj interferimi qe mund te shkaktoje jofunksionalitet. Para se gjithash mendohet ne ndihmen qe mund te sigurojne bashkesite islame te Kosoves, Maqedonise dhe Shqiperise me kuadro dhe keshilla te ndryshme, por duke mos u imponuar atyre kritere apo direktiva te cilat jo vetem qe nuk vlejne dhe nuk perkojne me realitetin e shtetit ku jetojne, por edhe qe dukshem mund te ndikojne ne mosefikasitetin e metejshem te ketyre institucioneve. Nga biseda me aktiviste te ndryshem ne keto qendra pervec qe verehej zelli i tyre per aktivitetet sociale, lehte mund te kuptoheshin edhe problemet qe i hasin keto vatra, por ata duhet te jene objekt i nje studimi te vecante qe do te benin vete ato qendra ne publikimet qe doemos duhet te shtojne volumin e tyre per t'i shpjeguar publikut dhe per te shenuar gjithe pervojen e prezences se tyre dhe suksesin e arritur me aktivitetin e vet.

Pasi qe kalova disa dite te kendshme te dimrit, ne muhabet te kendshem me njerez te mire, mu ashtu sic netet e dimrit e kerkojne, u ktheva ne vendin per ku shpresoja qe njerezit dhe punet t'i gjej me mire sec i kam lene. Ne Shkupi, ne qytetin i cili per shume shqiptare brenda dhe jashte, ne Zvicer e gjetiu, eshte dhe mbetet mesi i dynjase.

(Ramadan Ramadani ''LOBI'')

AlbShkodra
05-01-2004, 07:27
Bullgari

ATY KU NUK NDJEHESH I HUAJ

Njerez qe pernguten. Dukuri e pazakonshme ne vendet e Europes Juglindore, ku edhe kendohet me avash‚?¶ Bullgaret jane te bindur se se shpejti do te jene pjese e Europes, jo vetem si territor, por edhe politikisht. Ata kane nisur te shohin nje drite diku ne horizont dhe besojne se veshtiresite do te jene kalimtare. Qe te arrish dicka ne jete, a nuk duhet me pare te besosh se ke fuqi qe te besh kete?

Kur Janko Nikollov tregonte ne harte vendet qe duhej t'i vizitonim me nje grup gazetaresh, me ngjante si nje epror qe i tregon ushtrise vendet qe duhej pushtuar. Sofja, nje vend i quajtur Bansko, ne jugperendim te Bullgarise, e se fundi Pamporovo, ne malet Rodope‚?¶

Ashtu si ngjallet te nje mbret deshira per pushtime te reja, me ishte ngjallur pasioni i kahershem per te udhetuar dhe per te vizituar vende ku s'kisha qene me pare.

c'ishte kjo zgjuarje deshire per udhetime. Ndoshta: perditshmeria e mbushur me strese, aq dinamike, sa ke pershtypjen qe humb kohe edhe kur ulesh te drekosh. Te "sakrifikosh" kater dite? Sa shume. Disa obligime s'do te kryhen, disa premtime s'do te realizohen, disa letra adresuar atyre qe i konsideron si te vecante, s'do te shkruhen. I bindur se ata te kuptojne me mire se te tjeret, i le per ne fund...

E morra me indiference programin dhe u ktheva ne vendlindje per te bere punet e perditshme, te zakonshme, te merzitshme‚?¶ Se do te udhetoja? Kete serish e kisha harruar ‚?¶ "Une udhetoj, d.t.th. vazhdoj te jetoj". Ka ca kohe qe nuk kam udhetuar‚?¶

SOFJA, kryeqyteti i Bullgarise, vendi i statujave, i fontanave te vjetra dhe institucioneve te shumta kulturore, mendohet qe te kete me shume se 1.2 milione banore‚?¶ Se c'ka marre nje pamje tjeter. Lexoj gazetat ditore dhe disa shqetesime te bullgareve, perkunder se jane te ngjashme me tonat, nuk me bejne pershtypje. Jam si nje qenie qe, per pak caste, eshte cliruar nga vargonjte e padukshem. Pasi e di se pas nje kohe duhet te kthehet serish ne gjendjen e meparshme, shpejton qe ta shijoje sa me shume boten tjeter, ku dashurise nuk i vene frere dhe as e lodhin me nene e paragrafe‚?¶ Jam nje qenie tjeter, ne nje bote tjeter, ku zgjohen ca pasione tjera per te cilat mund te kemi besuar se kahere jane ndrydhur brenda nesh.

NJEReZ Qe PeRNGUTEN. Gje e rralle per vendet e Europes Juglindore, ku edhe kendohet me avash... Bullgaret jane te bindur se se shpejti do te jene pjese e Europes, jo vetem si territor, por edhe politikisht. Ata kane nisur te shohin nje horizont te shnderritshem dhe besojne se veshtiresite do te jene kalimtare. Qe te arrish dicka ne jete, a nuk duhet me pare te besosh se ke fuqi qe te besh kete?

Bashkesia Europiane ka dhene sinjalet e qarta se dalengadale po hap dyert per ta inkuadruar Bullgarine ne gjirin e saj. Gazetat, sikurse "Trud", "24 casa", "Standard", theksojne nevojen per kete integrim. Bullgaret e ndjejne se jane para nje akti solemn dhe nguten qe te mos u ik ky rast. Nuk kane kohe qe te vonohen aspak‚?¶ Ketyre diteve banoret e Sofjes kane levizur me veshtiresi per shkak te nje greve taksistesh‚?¶

Sofja nuk eshte ai qyteti i dikurshem kur shihje pak vetura, me te cilat voziteshin vetem ata te kastes komuniste. Banoret e Sofjes thone se tani ka probleme te shumta me parkingjet. Sofja, nepermjet te cilit kalon vetem nje lume i vogel, eshte nje qender e vertete kulturore: ka 9 teatro (me i njohur eshte Teatri Kombetar "Ivan Vazov"), galeri, biblioteka, qendra te artit kontemporan. Biblioteka Kombetare "Kirili dhe Metodij" ka nje fond prej 3.5 milion librash. Para Universitetit "Kliment Ohridski", ku studiojne mijera studente, qendrojne dy statuja tregetaresh, qe kane finansuar kete universitet ne nismen e tij.

Sofja ka shume parqe. "Parku i Borisit" (per nder te Car Borisit III) dikur quhej "Parku i lirise" (Gjerat qe na mungojne i permendim me shpesh). Nje park tjeter quhet "Parku i mjekeve". Nje emer mjaft mbre_selenes. Aty lartesohen statuja mjekesh te nderuar nga bashkekombasit e tyre.

Te HUAJT NUK SHIKOHEN ME DYSHIM. cdo i sapoardhur duhet te ndahet me pershtypje te mira, qe te mos i shuhet pasioni per t'u rikthyer‚?¶ Bullgaret i kushtojne shume rendesi turizmit‚?¶

Ne shenje respekti per mysafiret zevendes ministri i ekonomise dhe turizmit Dimitar Haxhinikollov, nje burre i sjellshem, i cili disa here kerkon falje per nje vonese te vogel, ka organizuar nje pritje. Ai eshte i gatshem per te dhene pergjigje ne pyetjet tona. Ai eshte me kompetenti per te dhene informacione persa i perket turizmit.

Haxhinikollov thote se sivjet ne Bullgari ka pasur rritje prej 15 perqind te fluksit te turisteve qe kryesisht vijne nga shtetet ballkanike, Britania e Madhe, shtetet skandinave, Rusia etj. Ai thote se shteti ka kujdes te vecante per sigurine e te huajve qe vijne per pushime. Me turizmin jane nderlidhur 350 mije bullgare.

Qeveria bullgare ndan fonde nga buxheti i saj per zhvillimin e turizmit: kryesisht per permiresimin e infrastruktures.

"Merita me e madhe per shtimin e turisteve qendron te investitoret private, qe ndjekin me vemendje ate qe quhet ekonomi e tregut", thote Haxhinikollov.

Ne qendrat turistike po behen shume investime, ndersa investitoret me te medhenj jane vete bullgaret. Ligjet bullgare mundesojne investime te qindperqindta te jashtme, pa te drejten e blerjes se tokes.

Qeveria bullgare sivjet ka ndare disa milione leve vetem per pastrimin e plazheve ne Varna dhe Burgas. Ekzistojne fonde qeveritare per reklamimin e vendeve turistike ne Bullgari. Organizohen panaire neper qendra europiane. eshte krijuar nje sistem informativ ku jepen te dhena te shumta per te gjithe te interesuarit qe duan te kalojne pushimet ne vendet turistike bullgare, te prezantuara edhe ne faqe interneti. Sikurse ne rastin tone, organizata te ndryshme joqeveritare organizojne ekskursione me gazetare vendesh te ndryshme, te cilet vizitojne vendet turistike bullgare.

BULLGAReT SHPEJTOJNe per te bere pergatitjet per sezonen dimerore. Ne stinen e dimrit Bullgaria ka mundesi per te pritur 15 mije turiste. Turizmi dimeror per cdo vit shenon rritje.

Jane tre qendra te njohura dimerore qe terheqin vemendjen e turisteve te huaj: Banjsko, ne Pirin, Pamporovo, ne malet Rodope dhe Borova, ne malet Rile‚?¶

Ne Bansko buldozhere te shumte pergatisin shtigjet per skijim. Hotelet jane gati. Jane gati fitnes sallat, fushat sportive, pishinat etj. Pritet te arrijne vetem turistet, te cilet, me cmime solide, mund qe te kalojne caste qe do te fiksohen pergjithmone ne kujtesen e tyre‚?¶

Bansko eshte nje qender e sporteve dimerore, ne Bullgarine jugperendimore (ne Pirin), 150 km larg Sofjes. Nje qyteze unikale me 10 mije banore. Ketu ka 32 vende arkeologjike, me rreth 200 shtepi autentike te arkitektures mesjetare, qe eshte nen perkujdesjen e UNESKO-s.

Banoret e pare ne kete vend kane jetuar qe ne kohen e bronxit dhe hekurit, kurse periudha kur eshte themeluar ky vendbanim konsiderohet shekulli 9-10. Bullgaret thone se ne vendet si Banjsko eshte ruajtur shpirti autentik bullgar, nga ndikimet e perandorive te tjera. Jane unikale rruget e shtruara me kallderm. Ne cdo kend ka restorante tradicionale. Sikur kthehesh ne nje kohe tjeter. Ne restoranet, ku gjithcka frymon bullgarce, qe nga ushqimi deri te vete dekori i tyre, sherbejne kamarieret e hirshme, here here te veshura me veshje tradicionale, te cilat te presin me buzeqeshje. Vere, raki dhe ushqime tradicionale, sikurse "kapama", "comlek" apo "banski starec"‚?¶

Ne Banjsko konsiderohet e vecanta nje kishe mesjetare, nje sahatkulle dhe muzeu, ku ruhen shume gjesende me vlere.

Vendasit thone se dimri eshte me bore dhe i bute, me temperratura mesatare nga -12 deri 0 grade celsius.

Lart eshte maja me e larte Todorka (2560 m), veshur me petk debore, te cilin bullgaret e krahasojne me Olimpin.

"Nje vend ideal", them.

"Me shume se kaq. Nje vend hyjnor, i sajuar nga dora e Hyut", shton nje koleg.

Ski ‚??liftet moderne jane prodhimit austriak. Ti je nje I****us modern. Ti je lart. Ne nje dimension tjeter. Ti je pjese e nje panorame idilike, e sajuar aq mjeshterisht nga Hyu. Nje bote e paqte, pa smog, larg zhurmes, larg perditshmerise se mbushur me strese. Kjo ndoshta e ka shtyre edhe skiatorin e njohur Alberto Tomba, te vinte ketyre diteve per te kaluar pushimet. Sikur paralajmeron se edhe te tjeret duhet qe te ndjekin shembullin e tij‚?¶

Ketu edhe hotelet jane ndryshe. Ne hotelthi "Belvedere" gjithcka eshte tradicionale. Nje ambient i pershtatshem per te bere, qofte nje nate, jete hedoniste‚?¶

UDHeTIMI VAZHDON. Me sillet nder mend Konradi qe ftonte njerezit per te udhetuar drejt vendeve per te cilet kemi paragjykime. "Udhetari nuk mendon qe vendi duhet te zhduket. eshte i cliruar nga paragjykimet dhe derisa te tjeret ne shtepi gjykojne ai u tregon fotografite". Kudo shtrihet nje panorame idilike. Sikur jeta te ishte nje udhetim i ketille!

"ARRITeM Ne PAMPOROVO", thote e hirshmja dhe e sjellshmja Ludmila Petrova, e cila shoqeron grupin e gazetareve. Nje vend tjeter turistik 260 kilometra larg Sofjes. Nje vend hotelesh luksoze, me qendra sportive, pishina, solariume, fitnes qendra, sauna etj. sikurse "Pamporovo", "Elina", "Snezhanka", "Murgovec". Nje ambient i vecante, ku ia vlen njeriu te kaloje nje nate dhe te mos besoje se kjo do te jete hera e fundit...

Shpatijet jane mjaft te pershtatshme per adhuruesit e sporteve dimerore. Ski liftet te shpiejne deri lart, me nje cmim ditor prej 12 eurosh.

Lart eshte maja Snezhanka (1926 m), qe ne gjuhen shqipe do te thote Borebardha. Duket se po flen. Sikur pret nje puthje princi‚?¶

Aty afer eshte liqeri Smolian, nje vend i preferuar per peshkataret. Me kujtohet nje thenie e mikut tim: "Peshkataret jane krijesat qe kane kuptim tjeter per kohen". Jane mesuar te presin dhe pritja i ka bere me te fisem, me te heshtur, me indiferente ndaj marrezive te kesaj bote. Ne jete gjithmone i kam cmuar ata qe kane ecur ne anen e kundert te rrjedhes se gjerave, ashtu sikurse peshkataret ecin ne drejtim te kundert nga rrjedh uji. Me vete kemi edhe nje kameraman, qe e di artin e peshkimit. I vjeter per nga mosha, por me i riu ne shpirt.

MBRETeRIA E SHPELLeS. Ne afersi te Pamporoves, gjendet shpella e Jagodines (ose sic e quajne bullgaret Jagodinska). Nje shpelle mjaft interesante. Tek hyn brenda ke pershtypjen se futesh ne nje dimension tjeter dhe se shpejti do te takosh qenie parahistorike. Aty nuk ka vizatime. Ndoshta koha i ka fshire pergjithmone. Aty jane gjetur skelete njerezish parahistorike, fosile kafshesh tani te zhdukura (arinj shpellash, leoparde dhe hiena). Me keto shpella nderlidhen mjaft legjenda interesante. Njera prej shpellave ka nje emer interesant: "Fyti i Djallit".

NJe BALADe E DHIMBSHME. Nje gojedhane nxiti speleologet te benin germime per te vertetuar nese kishte dicka te vertete nga ajo qe perfolej me vite ne popull. Legjenda thoshte se ne kete shpelle ishin vrare disa te rinj nga fshatrat perreth‚?¶ Shkencetaret gjeten trupat e disa njerezve, ashtu sic thuhej ne legjende. Njeri nder ta ishte edhe Koljo Sbirkovi nga nje fshat aty afer, i vrare nga komitet (disa ceta komitesh ne kohen e sundimit turk kishin qellime idealiste per te bashkuar Bullgarine, kurse disa te tjera kishin dale per qellime te uleta).

Mbi vrasjen e Nikolles nga komitet ka dy variante, ashtu sic ndodh zakonisht ne Ballkan, ku per nje ngjarje ekzistojne disa te verteta: sipas njerit ai kishte qene spiun turk. Varianti i dyte thote: Nikolla kishte pasur nje duqan dhe u kishte dhene "veresi" komiteve, kur kishte harxhuar te gjithe parate e kishin vrare. Kushedi? Mbeti vetem nje kenge e dhimbshme, nje balade, nje perle (si ato perlat qe mund t'i shohesh brenda ne shpellen e Jagodines) ku permendet edhe korbi, ai korb i zi, qe kumton lajme te zeza, sikurse te poema e Edgar Allan Po-se, sikurse te baladat shqiptare te nizameve; ai korb i zi qe sillet rreth kufomave dhe kryen ritualin makaber duke ua henger syte dhe mishin. Ai korb, te cilin e permend edhe nena e Nikolles, si te kenga, qe nisa ta perkthej:


Ku ke humbur im bir
E kerkon ne gjithe Turqine- dhe s'e gjen
Pyet ne gjithe Bullgarine ‚?? dhe s'e gjen

E ema e Nikolles udhetonte
Oborr me oborr
E lodhur floket shkulte
Dhe Kolen e kerkonte

Bir Nikolle, Nikolle
Nese je permbi dhe
Me dergo nje leter t'bardhe
Nje bilbil kengetar dergome

Nese je diku nen dhe
Me dergo nje leter t'zeze
Nje korb te zi dergome

Bulceja qan ne saraje
Dhe yt bir po qan ne djep
Konceja nje ze se c'leshon
Dhe kopene s'ka kush e mbledh‚?¶

HEREN TJETeR, kur do ta takoj Janko Nikollovin, do t'ia them gjithcka kam menduar ne ato caste derisa ai me fliste prane hartes ne zyren e tij. Duke ia treguar vendet ne harte, do t'ia pershkruaj ato caste qe kane pushtuar nje pjese te kujteses sime. Do t'i them se kater dite nuk ishin te mjaftueshme per te shijuar gjithe ato bukuri magjepsese. Do t'i them se ia paska vlejtur qe s'i kisha kthyer letrat, sepse tani kisha se cfare t'u shkruaj gjithe atyre qe arsyetojne pakujdesine time. Do t'i them se ato kater dite ishin te pakta, por madheshtore, ashtu si gjerat e cmueshme, qe, fatkeqesisht, na humbin shume shpejt, per te na mbetur vetem kujtimet qe, po nuk i shenuan ne flete te bardhe, i marrin me vete ne varr.

(Salajdin SALIHU ''Lobi'')

AlbShkodra
27-01-2004, 14:07
Kluzh-Napoka, zemra e Transilvanise

Transilvania ndoshta eshte provinca me romantike dhe me inspiruese rumune. Vete emri i saj per ata qe e kane vizituar zgjon pamje te maleve te larta, te lumenjve te paster, pamje nga shtepi te vjetra me nje arkitekture te vecante, te kishave te ndertuara nga druri dhe te katedraleve madheshtore, te keshtjellave legjendare dhe te historise problematike...

Ndoshta kur do te lexoni kete shkrim ne fillim do te linde pyetja se ku me sakte gjendet Transilvania? Pergjigjja eshte: shtrihet ne pjesen qendrore te Rumanise, e rrethuar me malet Karpate, te cilat kalojne ne mes te ketij shteti. Ndoshta per shumicen e njerezve Transilvania eshte e njohur mbi legjenden e Grof Drakules. Behet fjale per legjenden e nje sunduesi te asaj kohe, grof Vlladi, i cili ka qene mjaft i vrazhde me ata qe e kane thyer ligjin dhe i ka denuar ata me vdekje, ndersa trupat e tyre i ka lene te ngulur ne hunj rreth keshtjelles. Qe atehere ka lindur legjenda per Grofin gjakpires Drakula dhe vampiret qe sherbyen si inspirim ne mijera filma dhe libra.

Qyteti me i madh Kluzh-Napoka ( org. Cluj Napoca ) shtrihet ne nje rrafshine ne qendren e Transilvanise, ne nje largesi prej 320 kilometrave larg Bukureshtit ne veriperendim te tij. Si qytete tjera te medha jane Brashov dhe Sibiu, qe gjenden pergjate fillimit te shtrirjes se pjeses jugore te Karpateve.

Kluzh-Napoka eshte qendra me e madhe urbane e kesaj province. Behet fjale per nje qytet prej 330 mije banore dhe qytet perplot me institucione kulturore, monumente historike dhe fetare, si dhe qytet ku punojne me shume universitete dhe institute shkencore... Behet fjale, sic thone banoret e ketij qyteti me mburrje, per "gjashte universitete". Ndoshta shumica e tyre jane te vogla dhe perbehen vetem prej disa fakulteteve dhe instituteve teknike, mirepo sipas banoreve te Kluzhit ato jane ardhmeria dhe bukuria e ketij qyteti.

I vendosur ne rrugen qe lidh Bukureshtin me kryeqytetin hungarez Budapest, tanime Kluzhi ka arritur te zhvillohet ne nje qender te vertete dhe te perballoje izolimin gjeografik, prej ku edhe rrjedh emri i tij. Perkatesisht, behet fjale per prejardhjen e emrit Cluj. Sipas nje gjuhe te vjeter latine qe eshte perdorur ne kete regjion, fjala "cluj-clus" rrjedh prej fjales "clusum" qe d.m.th. "i mbyllur". Kjo perputhet me poziten gjeografike, sepse vendi eshte i rrethuar me nje varg malesh te bukura. Me vone qyteti eshte i njohur edhe per nga emri i tij gjerman, Klausenburg, si dhe ai hungarez Koloszvar.

Kryeqyteti historik i Transilvanise eshte njeherit edhe qyteti i dyte me i madh ne Rumani, eshte dhe qender e nje regjioni te rendesishem bujqesor dhe perplot me pasuri natyrore. Prejardhja e qytetit besohet te jete nga nje qyteze e vogel romako-daciane. Qyteti u themelua nga kolonistet gjermane ne shekullin 12 dhe u zhvillua ne qender kulturore mesjetare. U shpall si qytet i lire me 1405 nga mbreti hungarez. Me vone ai i takoi perandorise Austro-Hungareze, ndersa ne vitin 1920 territori i tij iu bashkengjit shtetit te Rumanise. Gjate luftes se dyte boterore Cluzhi edhe nje here u be pjese e Hungarise, kur forcat hungareze e moren pushtetin mbi qytetin, ndersa pas Luftes se II-te Boterore u bashkua me fqinjin Napoka, prej ku edhe i mbeti emri i sotem Kluzh-Napoka.

Si figure e rendesishme ne historine e qytetit permendet "Mihajl trimi", i cili gjate viteve 1599-1600 shpalli veten "princi i Vallacise, Transilvanise dhe tere Moldavise", mirepo sic thone te dhenat historike qe mund te gjenden ne qytet, kjo pjese e historise se ketij vendi zgjati shkurt, sepse ai u vra ne vitin 1601. Ne qender te ketij qyteti sot gjendet nje buste me figuren e tij te hipyr mbi kale dhe nje flake simbolike qe nuk shuhet kurre. Sheshi ku eshte vendosur busti e mban emrin e tij dhe eshte mjaft bukur i rregulluar dhe i mirembajtur. Ai perben nje nder atraksionet kryesore turistike te ketij qyteti.

Ne kohen moderne per shkak te arsyeve praktike qyteti u zgjerua dhe u nda ne 13 kuarte, qe ne vete kane dallime te medha, sidomos dallime ne ndertim, ku ne disa prej tyre, si ne Giorgeni mund te hasni banesa klasike te ndertuara ne stilin e banesave te shteteve ish- socialiste, ndersa ne kuarte si ai i Qendres, qe njeherit eshte edhe me me pak banor prej 16.000 banore, mbreteron ndertimi i paprekur me shekuj. Ne kohen moderne Kluzh njeherit njihet edhe si qytet i zhvillimit, ku perpos kompanive te medha vendase te dhenat statistikore thone se ne qytet ka te regjistruara edhe nje numer impresiv prej 2,700 kompanive te huaja investitore ne kete vend. Sipas banoreve lokale, kjo eshte nje nder arsyet kryesore qe me ne fund ne vitin 2007 duhet qe vendin e tyre ta bejne pjese te vertete te familjes evropiane.

Simbioza kulturore dhe fetare

Ne vete qendren e qytetit eshte shume terheqese te shihet edhe simbioza e dy religjioneve kryesore te popullsise qe jeton ne kete qytet, ku njeherit eshte edhe simbioze e dy komuniteteve kryesore. Behet fjale per komunitetin rumun, tradicionalisht me religjion ortodoks dhe ate hungarez, kryesisht me religjion katolik. Sipas disa te dhenave, komuniteti hungarez eshte ne minoritet, ndersa sipas disave ai perben mbi 50 % te banoreve te Kluzh-Napokes.

Duke shetitur ne qender te qytetit, e vogel eshte mundesia qe te mos ngelni i habitur nga madhesia e katedrales katolike te Shen Mihailit, qe shfaqet si nje ndertese madheshtore ne syte e cdo vizitori te ketij qyteti. Rreth kesaj katedrale nderlidhen shume legjenda qe kane te bejne me menyren se si ajo u ndertua. Ajo qe mund te shihet nga pamja e jashtme e saj eshte se hyrja nuk eshte ne menyre simetrike e vendosur ne qender te saj, shpjegohet me nje legjende se ndertimi i saj ka zgjatur aq shume kohe sa qe ne fillim eshte gabuar planifikimi i hyrjes dhe me kohe planet jane ndryshuar, keshtu qe vendosja e hyrjes ka pesuar ndryshim. Disa, bile thone se kjo eshte nje nder katedralet e rralla ku hyrja a madhe nuk eshte e vendosur ne nje pozite qendrore. Menjehere para saj, ne nje hapesire te rregulluar mire, gjendet busti i mbretit hungarez Matias Corvinius, i cili per te paren here e shpalli kete qytet si te lire. Figura e tij eshte e vendosur ne nje kale dhe eshte i rrethuar nga ushtaret e tij, ku sipas banoreve, simbolizon triumfialitetin e tij si mbret.

Katedrala e Shen Mihailit eshte e ndertuar ne nje stil qe rrjedh prej shekujve 14 dhe 15. Ne brendi mund te shihet nje ndertim madheshtor, nje art i vecante i ruajtur me kujdes, ku koha sikur nuk ka levizur...

Menjehere para bustit kemi nje lokalitet arkeologjik, ku besohet te kete pase varreza te vjetra rumune. Sipas banoreve, gjetja e ketyre varrezave ne kohen e sistemit komunist qe sundoi kete vend per mbi 50 vjet ka pasur edhe simboliken e nje lloj deshmie permbi ate se kush ishin banoret e pare te ketij regjioni: rumunet apo hungarezet.

Katedralja, busti dhe lokaliteti arkeologjik gjenden ne sheshin kryesor te qytetit "Piata uniri" dhe jane te rrethuara me banesa te ndertuara me nje stil te bukur dhe ne nje kend gjendet edhe ndertesa e komunes se qytetit. Kjo ndertese dallon nga ndertimi i saj i bukur dhe le nje pershtypje te nje pallati te endrrave....

Duke ecur disa qindra metra me poshte, ne qytet mund te hasni edhe nje tempull tjeter fetar qe pa dyshim se do t'ua kishte terhequr vemendjen. Behet fjale per katedralen ortodokse. Edhe gjate nates kjo kishe grandioze eshte mjaft mire e ndricuar dhe brendia e saj te le pa fjale... cdo gje eshte dekoruar me kujdes te madh dhe le pershtypje te nje kulture pa dyshim te pasur. Kjo katedrale eshte e vendosur ne sheshin "Piata avram iancu" dhe para saj gjendet busti i tij.

Pervec ketyre dy objekteve, ne brigjet e maleve qe rrethojne qytetin gjenden edhe mbeturinat e kishes me te vjeter ortodokse rumune, ndera ne qytet takojme edhe nje sinagoge, e cila eshte ngritur ne shekullin XX si tempull memorial per komunitetin hebraik qe ka jetuar ne kete qytet. Gjithashtu me bukurine e saj le pershtypje edhe kisha greko-ortodokse "E ringjalljes", qe eshte e ndertuar ne stil barok te shekullit te 18-te.

Thone qe ka edhe nje xhami, por ate nuk arritem ta gjejme e as ndonje shpjegim se cka do te kerkonte nje objekt islamik ne nje vend te banuar plotesisht nga katolike e ortodokse. Si shpjegim me te afert gjetem se ky objekt ka ngelur gjate kohes kur vendi gjendej nen sundimin osman dhe eshte krijuar ne pajtim me ideologjine osmane qe te ndertojne xhami ne cdo pjese ku ata do te jene prezent. Ndoshta kjo deshmon qarte dashurine e ketyre banoreve ndaj kulturave dhe religjioneve te ndryshme qe deri me sot kane arrritur t'i ruajne.

Po qe se jeni nga ata qe u impresionojne bukurite e natyres, atehere pa dyshim qe pershtypje te madhe do t'u lere rrjedhja e lumit Soma ne mes te ketij qyteti. Pergjate saj ne qytet shtrihet edhe parku qendror i qytetit. Parku eshte i rregulluar me shije dhe ofron nje pushim nga atmosfera urbane dhe nje pamje te mrekullueshme ne rrjedhen e lumit.

Arsimi dhe kultura

Ne pasurine kulturore te qytetit mund te numerojme teatrin e qytetit, qendren kulturore studentore, operen e qytetit, operen rumune, si dhe dicka te jazhtezakonshme: parkun botanik te qytetit, qe eshte nje bukuri e rralle qe mund te shihet. Gjithashtu inspirojne me bukurine e tyre edhe muzeu kombetar i historise, muzeu etnografik i Transilvanise, muzeu i artit, muzeu zoologjik, si dhe dicka qe nuk eshte muze por luan nje rol te tille: "Bastioni i Tejlorit", qe eshte nje keshtjelle qe ka sherbyer ne mbrojtjen e qytetit.

Ajo qe me shume le pershtypje dhe qe ne fillim edhe te befason eshte fakti se ne qytet punojne gjashte universitete dhe fale tyre ka 5 kampuse apo vendbanime studentore perplot me studente nga te gjitha viset e Rumanise, por edhe jashte saj.

Ne fakt, vetem dy prej tyre jane me te medha, ndersa tjerat mund te thuhet se perbehen vetem prej disa akademive ose fakulteteve, por gjithsesi sipas standardeve rumune ne arsim ato mbajne titullin universitet.

Ato jane universiteti "Babes-Bolyai", Universiteti i i Mjekesise dhe Farmacise, akademia e muzikes "Gjorgj Dima", universiteti i arteve vizuale "Jon Andreesku", Universiteti i shkencave Agronome dhe Veterinarise, si dhe i fundit, por nje nder me te medhenjte, Universiteti Teknik i Kluzh-Napokes.

Te rinjte dhe jeta e nates

Do te ishte nje mekat i vertete sikur te vizitonit Kluzh-Napoken dhe te mos e shijonit jeten e te rinjve ne kete qytet, qe si zakonisht zhvillohet ne oret e vona te nates e deri ne ato te mengjesit.

Karakteristike e klubeve te ketij qyteti eshte se gati te gjitha gjenden ne hapesira te bodrumit dhe nen toke, mirepo nga biseda me ta mund te kuptohet se kjo eshte shume normale per kete qytet... Klubet si Karma, Diesell, Music Pub, por edhe restoranet si Rolland Garos, ofrojne zbavitje per cdo shije, por kryesisht per shijen e studenteve qe i mbushin ato perplot. Aty mund te gjeni te rinj, por edhe me te rritur, por ajo qe eshte me rendesi, te gjithe kujdesen per nje disponim me te mire dhe zbaviten secili ne menyren e vet. Sic mund te hetohet, shumica sillen ne menyre mjaft te mire ndaj te huajve dhe ofrojne ndihme ne cdo hap. Kjo le pershtypje te mire. Mirepo standardi financiar i studenteve ne Kluzh-Napoka nuk eshte i larte.

Pozitive eshte se edhe cmimet neper keto klube nuk jane te larta, pra dhe harxhimet studentore. Kampuset studentore ofrojne vendosje te studenteve me cmim prej vetem 20 euro ne muaj dhe si duket kjo eshte nje impuls i madh per shumicen e ketyre te rinjve per te studiuar.

Kjo vlen edhe per sa i perket standardit te pergjithshem te popullsise. Ne qytet shumica e veturave qe mund te hasen jane te tipit Dacia te prodhuara ne Rumani dhe si duket njerezit nuk jane te impresionuar nga sende luksoze. Mund qe shpesh t'i degjosh duke u ankuar se nuk fitojne aq sa duhet, mirepo ajo qe te gjithe pajtohen pa perjashtim eshte se tanime eshte shume me mire sec ishte para disa viteve. Sipas njerezve ne Kluzh-Napoka, pas rrenimit te sistemit komunist standardi ka rene shume poshte dhe njerezit mezi kane pasur per buke, mirepo me kohe shteti i tyre eshte zhvilluar dhe tanime ata nuk e ndiejne aq shume ate krize. Kjo sic duket ne fjalet e secilit ketu ne ta ka mbjelle nje optimizem per te ardhmen e tyre.

Te gjitha keto impresionojne dhe kur te krahasohet me pasurite e tjera kulturore qe mund te hasen ne kete qytet dhe disa prej tyre te permendura me lart, atehere ne te vertete mund te kuptohet ajo se pse per disa shkrimtare, por edhe per banoret e ketij qyteti, Kluzh-Napoka eshte "zemra e Transilvanise"...

AlbShkodra
07-05-2004, 06:20
Bukurite e Krimese
Parajse per alpinistet dhe historianet

Rrallekush nuk ka degjuar per margaritarin e Bregdetit te Detit te Zi - Krimene. Historianet e mbajne ne mend sipas Jaltes dhe negociatave mes cercilit, Stalinit dhe Ruzveltit gjate Luftes se Dyte Boterore. Per shkrimtaret Krimeja eshte shtepia e cehovit, ndersa Tolstoi ketu e vendos "Luften dhe paqen" e tij duke e pershkruar Luften dyvjecare te Krimese. Ne Krime pushonte edhe Gorbacovi kur Jelcini vendosi ta nderroje. Megjithate, pakkush e di se ne kete gadishull mes Detit te Zi dhe Azovit ka nje histori te pabesueshme dhe me te eshte i nderlidhur fati i mijera tatareve te Krimese

Sot Krimeja eshte Republike Autonome ne perberje te Ukraines. Ne 27.000 kilometra katrore jetojne 2.5 milione banore - pjesa me e madhe e tyre jane ruse, ndersa ka edhe ukrainas, tatare, bjelloruse, greke, armene, gjermane. Gjuhe zyrtare eshte rusishtja, por flitet edhe ne gjuhen ukrainase dhe gjithnje e me shume ate tatare.

Njerezit jetojne nga bujqesia, peshkataria, industria metalurgjike dhe gjithnje e me shume nga turizmi. E ka edhe pse. Gadishulli i Krimese ka nje histori fascinante te okupimit dhe gjakut, por ka edhe nje det dhe male te shkelqyera. Ka per secilin nga dicka, ndersa eshte per xhepin e secilit.

Nese ju bien ne dore libra historike do te zbuloni se shume popuj jane rrahur per kete cope toke ndermjet dy detrave. Banoret me te vjeter kane qene te njohur si tatare, ndersa shenimi i fundit per ta eshte verejtur ne shekullin e 10 para epokes sone. Me pas gadishullin e marrin greket, ndersa disa shekuj me vone vijne skifet, te cilet e marrin pjesen stepore te gadishullit. Gotet i kane shkaterruar skifet ne shekullin e 3 p.e.s. Romaket kane sunduar disa shekuj, e me pas kane ardhur hunet, pas tyre hazaret, me pas pecenkezet.

Ne shekullin e 13 Krimeja eshte marre nga Orda e Arte e Xhingis Kanit, e cila e merr pjesen stepore, ndersa ajo bregdetare ishte nen ndikimin e venedikasve dhe gjenovasve. Me pas vijne turqit. Nen ta Krimeja ka pasur nje autonomi te rendesishme, ndersa tataret e Krimese kane ruajtur shume prej traditave te tyre mongole. Gjate kesaj periudhe tataret vete kane zgjedhur lideret e tyre hanet, ndersa sulltani vetem e ka konfirmuar zgjedhjen. Ne vitin 1624, hani tatar ka vendosur marreveshje me kozaket, te cilet u kane ndihmuar ne fushatat ushtarake. Por, pas vdekjes se hanit fraksioni proturk ka fituar dhe kozaket kane qene te detyruar ta braktisin Krimene. Por kjo nuk ka zgjatur shume. Ne vitin 1873 fillojne lufterat turko-ruse per Krimene, ndersa pesedhjete vjet me vone mbreteresha Katerina e Dyte e ka detyruar hanin e fundit Shagin - Girej qe te heqe dore nga froni dhe Krimeja behet pjese e mbreterise ruse.

Edhe historia me e re e Krimese eshte e vrullshme. Pas Revolucionit rus te vitit 1917 shkurtimisht Krimeja behet republike autonome ne perberje te Ukraines, por ne vitin 1920 per here trete eshte okupuar nga bolsheviket dhe ne vitin 1921 me dekret behet republike autonome ne perberje te Bashkimit Sovjetik. Pas kesaj pason periudha e "totalitarizmit" nen udheheqjen e liderit krimeano-tatar Veli Ibrahimov, kur hapen shume institucione kulturore dhe arsimore. Politika e "tatarizimit" perfundon me raprezalje masive ne mesin e elites qytetare politike dhe kulturore dhe deportimit te 35 deri 40 mije tatareve te Krimese. Mijera veta kane humbur jeten gjate kolektivizimit dhe urise, ndersa ne vitin 1938 gjuha tatare ne menyre te dhunshme eshte transformuar ne alfabetin cirilik dhe jane fshire te gjitha gjurmet e autonomise.

Gjate viteve te Luftes se Dyte Boterore Krimeja ishte nen gjermanet, por ne vitin 1941 Stalini ka arritur te deportoje 45-50 mije gjermane. Per fatkeqesine e tatareve pushteti rus pas clirimit te gadishullit nga gjermanet i ka shpallur si bashkepunetore te fashisteve dhe me shume se 188 mije tatare jane deportuar ne popullim special ne Kazakistan dhe Azine e mesme. Sipas vleresimeve te ndryshme, gjate viteve te para te jetes kane vdekur prej 42,5 per qind deri 50 per qind e tatareve te deportuar. Menjehere pas luftes ruset kane deportuar edhe 20 mije greke, 117 mije bullgare dhe armene me qellim qe te "detatarizohet" ky rajon, e ne vend te tyre kane vendosur ruse. Gjate periudhes se paluftes numri i popullates ne Krime eshte rritur per dhjete here.

Ne vitin 1954 presidiumi i BRSS-se e konfirmon kerkesen e presidiumit te Ukraines qe zona e Krimese te hyje ne perberje te Ukraines. Por, ne dallim nga popujt tjere te deportuar te ish-BRSS-se, tataret e Krimese deri ne fund nuk kane qene teresisht te rehabilituar. Pas vdekjes se Stalinit, ne vitin 1956, ata jane liruar nga mbikeqyrja administrative, por pa te drejte per t`u kthyer ne vendlindje. Ne vitet e 60-ta eshte formuar edhe nje levizje dhe si rezultat i kesaj ne vitin 1967 nga tataret e Krimese eshte hequr akuza per bashkepunim me Gjermanine fashiste. Ate vit 100 mije tatare kane tentuar te kthehen, por kane arritur te riatdhesohen vetem 900 familje.

Sipas te dhenave nga regjistrimi i vitit 1989, ne BRSS ka pasur rreth 272 mije tatare te Krimese, prej te cileve 28 mije banore kane jetuar ne Krime. Ne nentor te vitit 1989 Gjykata supreme e BRSS-se e denoi deportimin e tatareve te Krimese dhe lejoi kthimin e tyre ne atdhe. Dy vjet me vone, ne qershor te vitit 1991, ne kryeqytetin e Republikes, Simferopol, eshte tubuar kurulltai (kuvendi) i dyte (pas vitit 1917), i cili zgjodhi qeverine (mexhlis). eshte shpallur Deklarata per sovranitet nacional, eshte pranuar flamuri shteteror ne ngjyrat e dinastise hane Girej dhe himni shteteror dhe eshte kthyer perdorimi i alfabetit latin.

Sipas te dhenave zyrtare, me situaten ne gjysmevjetorin e pare ne vitin 2003 ne Republiken autonome te Krimese (pa numerimin e Sevastopolit, i cili ende eshte qytet rus, ku eshte vendosur flota ruse e Detit te Zi) jane kthyer 265,5 mije persona te riatdhesuar, prej te cileve me se shumti tatare dhe dicka me pak greke, armene, bullgare dhe gjermane. Pjesa me e madhe e tatareve te Krimese jane kthyer nga Uzbekistani, Taxhikistani, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia. Prej atehere Ukraina investon shume para per te ndertuar vendbanime per personat e riatdhesuar, por ndertohen edhe shkolla ku mesohen ne menyre paralele gjuha ruse dhe krimeano-tatare. Ka edhe dy gazeta ne gjuhen krimeano-tatare, ndersa kane edhe program ne televizionin shteteror. Ne vitin 2003 te kthyerit, te pakenaqur nga zgjidhja e kontesteve te pronave protestuan, ndersa per ne maj te ketij viti pergatitet komemoracion i madh, me te cilin do te shenohet 60-vjetori i deportimit te tatareve te Krimese.

Me historine e ketille keni zgjedhje te ndertimeve te cilat mund t`i shikoni ‚?? prej Bahcesarajit, kryeqendra e Hanizmit te Krimese Girej, deri te Sevastopoli, ne pjesen jugperendimore te gadishullit ne Detin e Zi, i cili eshte i famshem ne baze te betejave te medha. Permendorja memoriale e ketyre betejave eshte quajtur Panorame dhe gjendet ne kodren me te madhe te qytetit. Brenda eshte pikturuar nje mural, i cili nuk ka fillim e as mbarim dhe perderisa e shikoni, beheni pjese e pjesemarresve te luftes e cila eshte skene e pershkruar ne "Luften dhe paqen" e Tolstojit. Ketu eshte vendosur pjesa me e madhe e flotes ruse e Detit te Zi ‚?? pjese e marreveshjes me Ukrainen prej vitit 1997, me te cilen lejohet qe gjate 20 viteve te ardhshme edhe ruset ta shfrytezojne gadishullin si qasje deri te Deti i Zi.

Ajo ne baze te se ciles eshte e njohur Krimeja eshte alpinizmi dhe ngjitja neper shkembinj, qe paraqet parajse alpiniste per ukrainasit dhe ruset. Gjatesia dhe veshtiresia e shtigjeve matet me shtigjet me te njohura per ngjitje ne Evropen Perendimore dhe Ameriken Veriore. Klima e nxehte, peizazhi i shkelqyer, lidhja e mire transportuese dhe afersia e detit e ben gadishullin shume terheqes per alpinistet me cfaredo pervoje. Deri te shkembinjte arrihet per tri ore me veture ose trolejbusin e njohur malor nga aeroporti ose stacioni hekurudhor ne Simferopol. Malet e Krimese shtrihen prej perendimit drejt lindjes, nga Balaclava deri ne Feodosia dhe ndahen ne disa sfera per ngjitje, te cilat dallohen sipas veshtiresise se rutes dhe teknikes se ngjitjes. Pjesa me e madhe e mureve te shkembinjve jane te forta dhe te sigurta.

Nese deshironi te shkoni ne nje hulumtim te ketille te Krimese, ju rekomandohet qe udhetimin ta organizoni me agjenci turistike ose me miq, meqe te gjitha shenjat jane te shkruara ne rusisht, e ndonjehere edhe ne gjuhen ukrainase.

Perderisa gjendeni ne male mund t`i vizitoni edhe qytetet e shkelqyeshme ‚?? shpella, te cilat gjenden ne anen e brendshme te Maleve te Krimese. Keto qytete jane krijuar dhe kane ofruar nje mbrojtje te shkelqyeshme prej fiseve te dhunshme nomade. Kane filluar te ndertohen prej shekullit 6 deri ne shekullin e 10. Ne shekullin e 13, kur tataret mongole e kane marre gadishullin, jane vendosur ne Solkhat ‚?? qender e madhe tregtare dhe e kane pagezuar Krime. Me zgjerimin e tyre drejt pjeses perendimore eshte zgjeruar edhe emri i mbare gadishullit. cifut‚??Kale dhe Tape-Kermen, jane vende te cilat nuk guxoni t`i anashkaloni, nese vendosni qe ketu te udhetoni dhe te beni alpinizem.

Krimeja, ndonese e njohur ne baze te detit, ne reportazhin tone nuk do ta pershkruajme. Per kete ne ndonje reportazh tjeter. Por, nese vendosni te udhetoni ne Ukraine dhe ne Krime ta kaloni pushimin tuaj, mbani ne mend se ju nevojitet vize, ndersa do te duhej te merrni edhe pak me shume para sesa nevojitet per ta kaluar pushimin ne bregdetin e Detit te Zi ne Bullgari.

AlbShkodra
09-05-2004, 03:04
Prespa me shtepi te bukura, por pa njerez!?

cdo vend e ka simbolin e tij dhe ai mund te lidhet me te sotmen apo edhe te kaluaren. Nderkaq, kur behet fjale per Prespen, atehere gjithmone kemi parasysh te ashtuquajturat shenja te kesaj ane dhe ato jane mollet dhe mergimi. Fenomene keto njera me e vjeter se tjetra. Por, jane po keto dy veprimtari te ndryshme njera nga tjetra, per te cilet mund te thuhet se tani me jane kthyer shenja identifikimi per popullaten e kesaj ane, sepse nje shtepi prespane ose ka nje bahce me molle, ose po, ka merguar ne dhe te huaj

Perzgjedhja tematike e vizites, te realizuar ketyre diteve ne Prespe, filloi qe ne qytetin e Resnjes, dhe ate qe nga ndertesa e komunes se ketij qyteti. Me sakte, qe nga zyra e urbanizmit te Resnjes, ku per here te pare ne ate sherbim me rendesi pergjegjes ishte zgjedhur nje kuader shqiptar.

Nderkohe, qe pothuajse qe nga ajo zyre mori rrjedhen ky reportazh, sidomos kur degjova nje prespan qe do te me shoqeronte gjate kesaj vizite ne Prespe, i cili u shpreh mallengjyeshem: "Te behem i sinqerte, se s'me kishte vajtur ndonjehere nder mend qe edhe ne zyrat e komunes se Resnjes do te flitet shqip". U shpreh keshtu ngase jo qe nuk kishte asnje shqiptar te punesuar ne komunen e Resnjes, me perjashtim te nje shqiptari qe kryente funksionin e nenkryetarit te komunes, por deri me sot edhe shqiptari me shqiptarin kur shkonte per pune ishte i detyruar qe te fliste maqedonisht!

Themi qe ky reportazh orientimin e duhur e mori pikerisht ne ate zyre, sepse aty mesohej mjaft per hallet e shumta gjate plotesimit te dokumentacionit per sigurimin e lejeve per ndertim jo vetem te shqiptareve, por edhe te tjereve, te cilet muaj, apo vite te tera, burkoracite administrative i detyronin te zvarriten sporteleve te sherbimeve te ndryshme komunale. Por, tani ata nuk e fshehnin kenaqesine e tyre per ate se sa shpejt kryenin punet ne ate sherbim. Sidomos ata falenderonin per mirekuptimin qe hasnin te pergjegjesi i ri i sherbimit te urbanizmit te kesaj komune, tek arkitekti Ali Hisa nga Struga. Per aq kohe sa qendruam asaj dite ne Resnje, disa qytetare shqiptare, maqedonas, turq, degjuam t'i falenderohen pergjegjesit ne fjale per punen e kryer.

Kranji dikur dhe sot

Ndonese qellimin e hartimit te ketij reportazhi e kishim perqendruar pikerisht ne njerin nga fshatrat me te njohur te pellgut te Prespes, Kranjit, megjithate, kalimthi vemendjen na terhoqen edhe sekuenca tjera me interes nga perditshmeria prespane.

Nder vendbanimet me te lashta te asaj ane pa dyshim qe merret fshati Kranje, i cili shtrihet bregut juglindor te liqenit te Prespes. Ky fshat, me shume shtepi te bukura por me shume pak njerez, gjalleron ne nje shpatije paksa me te embel rreze Pelisterit. Ate fshat mespermes e ndan lumi ujekthjellet ‚?? Shara. Gjate qendrimit ne kete fshat na shoqeroi njeri nga ata te rinj te rralle shkollare qe kishin mbetur ne vendlindje dhe ai ishte Mehmet Hoxha. Takimi me Mehmetin ishte edhe fati yni, sepse ai me dashamiresi na tregoi shume rrefime dhe histori te vjetra qe nderlidheshin me te kaluaren dhe te tashmen e Kranjit. Mehmeti thoshte se shumicen e ketyre rrefimeve i kishte degjuar nga gjyshi i tij, Nexhip Hoxha.

Nga bashkebiseduesi yne, por edhe nga te tjeret, mesuam se xha Nexhipi ishte nje legjende me vete, sepse ai per shumecka ishte i vecante. Xha Nexhipi ishte 96 vjec dhe ishte njeriu me i moshuar, jo vetem i Kranjit, por mbase edhe ne tere rrethinen prespane. Edhe pse aq i moshuar, megjithate fizikisht ai akoma mbahej fare mire.

Pothuajse nje pjese e historise se Kranjit, por edhe e atyre aneve, nderlidhej edhe me te kaluaren e ketij plaku. Ne nje moshe tejet te re, pra qe ne vitin 1926, xha Nexhipi kishte shkelur "token e premtuar", Ameriken. Ne Amerike, rrefente ai, kishte hyre ilegalisht nga Kanadaja. Dhe perderisa i rrefente perjetimet e veta, nder mend te shkonin shume te rinj shqiptare, jo vetem nga Prespa, por nga mbare viset shqiptare, te cilet edhe sot e kesaj dite nepermjet po te njejtave rruge vazhdojne menyren ilegale, qofte neper Kanada ose Meksike, iken e tyre te pakthyeshme ne Amerike! Ashtu mbase eshte zbrazur edhe Prespa.

Ne Amerike ai kishte ndejtur shtate vjet, kurse vendqendrimin e kishte pasur ne Loren, Ohajo. Derisa ka qendruar atje, si shume shqiptare tjere, kishte qene aktiv ne Shoqaten e shqiptareve te Bostonit. Gjate viteve 1933/ 34, kur edhe e perfshin krizat e medha ekonomike Ameriken, xha Nexhipi kthehet ne vendlindje, per te mos e leshuar kurre me ate.

Mesuesi i pare i Kranjit

Krahas tjerave, historia e Kranjit lidhet edhe me shkollimin, dhe kete e pasqyron edhe nje e dhene tjeter interesante. Ne kete fshat sot ruhen tri godina shkollore. Ne sheshin e fshatit prane godines se vjeter te shkolles ishte ndertuar godina e re e shkolles, kurse ne afersi te xhamise ruhej mejtepi (shkolla fetare), kurse prane asaj godine te renovuar kishte mbetur edhe internati i lene pasdore.

Shoqeruesi yne, Mehmeti, rrefente se dikur ne tetevjecaren e Kranjit kane mesuar nxenesit e vendbanimeve tjera shqiptare, kurse per strehimin e nxenesve qe vinin nga fshatrat me te larget ishte ndertuar edhe internati.

Edhe fillimi i shkolles shqipe ne Kranj mund te thuhet se nderlidhej me aktivitetin e xha Nexhipit. Shkolla e pare shqipe aty ishte hapur ne vitin 1944, kurse mesues i pare ishte emeruar pikerisht xha Nexhipi, i cili asokohe jo vetem qe ka ditur shkrim e lexim ne gjuhen shqipe, por ka ditur te lexoje dhe te shkruaje edhe anglisht. Per ta mesuar anglishten ai na rrefeu se gjate qendrimit ne Amerike ka ndjekur dy vite shkolle. Nderkaq, si mesues ai kishte punuar deri ne vitin 1956, kur edhe arrijne gjenerata e mesuesve te shkolluar. Vete ai rrefente se akoma edhe sot e flet anglishten dhe ate sidomos e ushtron kur vijne kurbetcinjte nga Amerika apo nga Australia.

Te perkujtojme edhe ate se shkolla fillore ne Kranj kishte vetem kater klaset me mesim ne ciklin e ulet, kurse nga klasa e peste mesimin e vazhdojne ne shkollen e vetme tetevjecare ne gjuhen shqipe, ne fshatin Podmocan.

Plot kater fshatra si Kranji ne mergim!

Mikpritja e njohur prespane pa dyshim qe nuk mungoi as edhe asaj dite, sepse kudo qe prespanet te prisnin me gjithe shpirt. Ndonese edhe ne shenje qortimi, ata megjithate shprehnin falenderimet e tyre per kete vizite, sepse ata e ndjenin veten se jane lene ne harrese, sic thoshin, qofte nga politika, ashtu dhe nga shtypi shqiptar.

Te rralla ishin shtepite ku na ftonin me fjalen e ngrohte "urdheroni"! Jo pse nuk donin, por ato shtepi ishin bosh, pa njeri, sepse pronaret e tyre ishin ne mergim. Per kete flasin edhe te dhenat e hidhura, por mjerisht te sakta.

"Ne kemi mbetur shume pak ne krahasim me ata qe jane ne kurbet. Atje ka edhe kater pese-here me teper banore se sa ka aktualisht Kranji", shprehej i deshperuar Mehmeti. Shoqeruesi yne thoshte se ne Kranj momentalisht jetojne rreth 500 banore, kurse sipas te dhenave qe i kishin nxjerrur nga regjistrimi intern, i bere krahas atij zyrtar ne vitin 1994, i bere per nevojat e tyre, dukej se nga Kranji ne boten e jashtme kishin merguar gjithsej 2.730 banore. Me shume te merguar ka ne Australi, Kanada, Amerike, kurse me pak ne shtetet e Evropes. Nderkaq, nga 270 shtepi, sa numeroin sot Kranji, vetem ne 116 prej tyre jetojne njerez, kurse 150 shtepite jane te mbyllura, thoshte bashkebiseduesi.

"Me mergimin ne prespanet shume heret jemi perballur‚?¶Mendohet se qe ne fillim te shekullit te kaluar kane kaluar oqeanin, kane shkelur Ameriken. Dhe, keshtu, per nje shekull me radhe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Por, vala me e madhe e shpernguljes ka marre hov kah fundi viteve '80, sidomos kah viti 1988/89, kur kishin leshuar vendlindjen shume shkollare, jo vetem nga Kranji, por edhe nga gjitha fshatrat tjere te Prespes", rrefen Mehmeti.

Shume nga ata shkollare qe i njihja kane ikur, disa nuk kane ardhur fare qekur kane merguar, por ka dhe qe vijne gjate veres. Edhe kesaj vere pritet te vijne shumica prej tyre, thote ai.

Gerncari nderton pallat te kultures

Por, rruga per te shkuar ne Kranj se pari kalon Podmocanin dhe Gerncarin, fshat ky qe ne nje fare menyre eshte kthyer ne nje qender per shqiptaret e kesaj ane. Ne radhe te pare aty eshte shkolla e vetme tetevjecare ne gjuhen shqipe, ku mesojne nxenesit e te gjitha vendbanimeve shqiptare.

Asaj dite disa gerncaras shfrytezuan rastin qe ne takimin me ministrin e Arsimit, Aziz Pollozhani, per te shfaqur kerkesat e tyre, e sidomos per t'ia bere me dije per gjendjen e godines shkollore ne kete fshat, e cila eshte teper e vjeteruar, dhe se duhet ndertuar nje godine e re shkollore. Me gjase ndertimi i godines se re shkollore do te mbetet pak per me vone, kurse tani beheshin pergatitjet per projektin qe ai te futet ne programin financiar qeveritar, sa me shpejt qe eshte e mundur.

Por, gerncarasit momentalisht ne plan te pare kishin vene ndertimin e Pallatit te kultures ne fshatin e tyre. Tanime pothuajse te gjitha punet pergatitore kishin perfunduar, sa qe edhe ishin siguruar edhe mjetet financiare, per c'gje nga drejtuesit e keshillit per ndertimin e pallatit mesuam se qesen e kishte zgjidhur USAID-i amerikan. Per kete na njoftoi edhe kryetari i Komunes se Resnjes, cili vecoi se pikerisht atyre diteve ishte nenshkruar drafti per realizimin e ketij projekti. Por, duhej qe te kryheshin edhe ca formalitete juridike te nevojshme per nenshkrimin e lejes per ndertim.

Ne angazhim per kompletimin e dokumentacionit gjegjes per sigurimin e lejes se ndertimit ishte vene edhe pergjegjesi i urbanizmit per komunen e Resnjes, arkitekt Aliu. Per pershpjetimin e fillimit te ndertimit te pallatit te kultures gerncarasit prisnin edhe ndihmen e qeveritareve shqiptare.

Asamati pa turiste, por me xhami

Edhe Asamati, i cili shtrihet buze liqenit te Prespes, nje fshat i vogel, por mire i rregulluar, dikur ka qene edhe nje pike mjaft atraktive turistike. Pak me andej ngrihej nje lagje tjeter, akoma me atraktive, me uikend-shtepiza te cilat i takonin lagjes turistike Pretor. Edhe ata pak banore te Asamatit, edhe aq sa kishin mbetur, dukej se dita-dites shume me shume po i rrembente rruga e kurbetit.

"Po behen disa vite qe kur nuk vijne mysafire per te pushuar gjate veres, vetem vijne njerezit tane nga mergimi. Ja, i shikoni keto pushimore, keto kamp-shtepiza, me heret gumezhinin nga zhurma e turisteve, sidomos nga femijet qe per cdo vit vinin nga viset tjera. Ato vite jetohej mire ketu ne Arvat. Por, tani, sic e shikoni‚?¶", ankohej nje asamatas qe asaj dite e takuam rastesisht ne rruge.

Por, dhe perkrah rruges se pandalur te mergimit, si dhe veshtiresive tjera, jeta megjithate ne ate fshat buzeliqenas perseri vazhdon, do te shtonim ne.

Nga shoqeruesi yne mesuam se asamatasit kishin vendosur qe ne fshatin e tyre te ndertojne xhami te re. Ne te vertete, ne kete fshat nuk ka pasur xhami. Ndertimin e xhamise kishin premtuar se do ta financonin teresisht kurbetcinjte jo vetem nga Asamati, por edhe mergimtaret tjere te nenqiellit prespan.

Mergimtaret shkojne - vijne mollet!

Edhe perkrah ankesave te prespaneve se do te mungojne turistet, ata shprehnin kenaqesine e tyre se, megjithate, gjate veres gjithcka do te behej me e gjalle ne Prespe. Sidomos neper vendbanimet shqiptare. Edhe per pak muaj pritet te arrijne kurbetcinjte prespane nga te kater anet e botes.

Gjate veres Prespa jo vetem qe do te marre pamjen e vertete, por kete nenqiell buzliqenas e presin edhe festat tanime tradicionale. Nga njera ane, do te jene dasmat e shumta, qe zakonisht mergimtaret i bejne veres, atehere kur te gjithe vijne ne vendlindje, ndersa nga ana tjeter i pret edhe nje feste tradicionale, akoma me e madhe e ato jane Ditet e kurbetcinjve prespane, te cilat organizohen tash disa vite me radhe.

Organizatoret e ketij manifestimi po benin pergatitjet e nevojshme per t'i organizuar sa me mire Ditet e kurbetcinjve. Kete feste me padurim e pret e tere popullata prespane, sepse atyre diteve prespanet cmallen me njeri-tjetrin. Nderkaq, me te rinjte do te njoftohen midis tyre, por kuptohet edhe mund te lidhin ndonje dashuri apo edhe fejese.

Dhe kur kurbetcinjte do te jene kthyer serish neper vendet ku kane merguar, prespanet qe do te mbeten ne vendlindje do t'u kthehen molleve te tyre. Doemos, sepse me to e sigurojne ekzistencen. Ndonese sivjet ishin paksa me droje se mos i ka demtuar akulli qe i kaploi dite me pare, megjithate ata shpresonin se mollet e sivjetme do te jene te mira. Ne te njejten kohe ata deshironin qe t'u hapen rruget e tregjeve per t'i shitur jo vetem brenda, por edhe jashte Maqedonise.

AlbShkodra
09-05-2004, 03:14
Gropajt dhe rrenjet e tyre te humbura ne Oher!

Me te drejte thuhet se Ohri eshte qytet ‚?? muze, por njekohesisht edhe me dy te verteta historike. Pikerisht, ketu fillon tendeca e qellimshme qe i'a zbehe shkelqimin historise se shendriteshme te ketij qyteti, sa te lashte, aq edhe te bukur. - Pra, te deshifrosh shqip objektet e rrenuara fetare silame, por edhe ato kishtare egzistuese, nuk do te thote qe te mohosh te tjeret, perkundrazu zbulon ate pjesen tjeter te mohuar t historise.

Njeren nga legjendat e shumta dhe aq te bukura qe ka te beje me natyren aq magjepsese te ketij qyteti, duhet interpretuar keshtu: "Mbase ishte liqeni aq i bukur dhe aq i lashte, ai qe joshi Kadmin dhe Harmonine te debuar nga Teba, te vendosen pikerisht ketu ne brigjet e tij, dhe aty te themelojne Ohrin e lashte". Por, kjo eshte vetem nje legjende. Se historia na meson ca me ndryshe.

Dhe aq sa jane thurur legjenda per Ohrin, aq edhe qyteti buzliqenas eshte kthyer ne nje legjende per ate dhe kete jete. Per te kaluaren dhe te sotmen. Per te kaluaren flet historia, kurse per te sotmen flasin deshmitaret e kohes. Flasin ata qe bashkejetojne ne kete qytet.

Edhe akti qe para dy vitesh pikerish ne rezidnecen presidenciale ne anen lindore te ketij qyteti u neshkrua Marreveshtja shqiptare ‚?? maqedonase ne prani perfaqesuesve ndprkombetar, e njohur si Marreveshtja kornize e Ohrit po merr dimesioni e legjendes. Pikerisht nga zbatimi i ketijk akti do te mvaret ardhmeria e vendit.

Kjo nenkputon edhe bashkejetesen, ose sic preferojne ta qujan disa pranejetesen e etnive te ndryshme te ketij nenqielli. Po i pyete per kete me optimistet ata mbase do te pergjigjen pro kesaj teze, po i pyete me te rezervuarit do shprehin dyshim ne kete fraze, nderkohe qe mund te vetkuptohet pergjegja e me radikaleve! Por, kjo duket si veshtrim politik i ceshtjeve. Por, nje gje eshte e vertete, se sa here marr e shkruaj per Ohrin, s'u shmengem dot rrenjeve te humbura shqiptare.

Uji me i lashte se njerezit
Ndonese, shumcka qe nderlidhet me Ohrin, e ka nje fillim, por edhe nje fund, megjithate, nuk mund te thuhet se kjo vlene edhe per liqenin kaltrosh buze te cilit sot shtrihet ky qytet. Mendohet se liqni ne kete neqiell eshte i vjeter me shume se 4 milion vjete. Por, para se gjithash ky liqe eshte nje bukri e rralle natyrore qe amshon perjetshem.

"Kur ta soditesh kete liqe, te behet sikur ndodhesh para nje pjeseze deti te shkeputur nga oqeani i pafundshem, qe rastesisht ka rene ne kete grope te rrethuar me male te pakapercyeshme nga kater anet", ka shkruar dikur njeri nga udhepershkruesit e shumte qe kane vizituar kete nenqiell.

Edhe qytet edhe muze! Apo thene me thjesht, Ohri eshte nje qytet-muze. Por, edhe nje qytet atraktiv turistik.

Megjithate, me te drejte thuhet se ky eshte edhe me dy te verteta historike. Pikerisht, ketu fillon tendeca e qellimshme qe i'a zbehe shkelqimin historise se shendriteshme te ketij qyteti, sa te lashte, aq edhe te bukur.

Ohri, mbase eshte njeri nder qytetet me atraktive te kesaj pjese te Ballkanit, dhe jo rastesisht, njezetvjete me pare, si raritet kulturor do te merret nen perkujdesjen e UNESKO - s.

Ndonese, jo rralle thuhet se Ohri eshte qyteti i gershetimit te kulturave te ndryshme, megjithate, deri me tani kjo fraze ka sherbyer vetem sa per sy e faqe. Dihet se ne Oher, krahas maqedonasve kane jetuar dhe sot jetojne edhe shqiptare, turq, rome, e te tjere. Por, te gjithe te tjeret, pervec maqedonasve deri me tani per fat te keq pak jane ndier.

"Numri i shqiptareve gjithmon eshte t'kurrur ketu ne Oher. Here duke i shperngulur masovikisht per ne Turqi, kurse viteve te fundit shqiptaret ose per shkaqe ekonomike, gje qe ushqehen nga motivet politike detyrohen te mergojne neper vendet perendimore. Edhe pse sipas statistikave me te reja zyrtare, Ohri ka rreth 6 mije shqiptare, nje numer i konsiderushem kane braktisur vendlindjen", thote inxhniieri ndertimtarise, Arsim Qoku.

Nderkohe, qe jeta per shqiptaret ne kete qytet, shekuj me radhe, e ne vecanti ne dekadat e fundit ka vazhduar te ritmoje ne kahjet dybinareshe. Pothujase, per dhjetra vite me radhe, shqiptaret plotesisht kane qene te margjinalizuar. Dhe, ajo pjese e popullates shqiptare qe ka mbetur, duke u perballuar stuhive te fuqishme te historise, vazhdimisht kane qene te shtrenguar qe ti leshojne vatrat e tyre shekullore. Ky detyrim buronte si pasoje e politikes te padrejte dhe mosperfillese ndaj shqiptareve. Mospunesimit, here here edhe debimit nga pune, si dhe presione te ndryshme i kane detyruar shqiptaret qe ta ndijen veten te paperfiillur fare.

Gropajt ‚?? zhupane te Ohrit
Por, si pasoje e turbulencave te medha qe ka perjetuar Ohri, e sidomos duke marre parasysh dyndjet e kohepaskoheshme etnike, me te vertete mund te thuhet se ky qytet eshte qytet me dy te verteta historike! Njera eshte e vertat maqedonase dhe tjetra eshte e verteta shqiptare. Pse? Mbase, pergjigja e nje konstatimi te ketille vjene vetem nese perkujtohet kursi i politikes mohuese zyrtare qe ka administruar kete nenqiell. Por, njekohesisht poqese deshifrohen gojedhanat, legjendat dhe monumentet e trashegimise kulturore, atehere s'domend se ndricohet pikerisht ajo e vertete e naes tjeter te historise se ketij nenqielli.

Nuk thuhet asgje e re nese pohohet se dekada me radhe nga ana e pushtetit politikisht dhe administrativisht eshte iponuar si neper institucione, shkolla ashtu dhe ne fjalorin e perditshem qe Ohri te njihet vetem si: "Qyteti i Samoilit," "Qyteti i Klimentit dhe Metodit", etj. Dhe mbase nuk ka asgje te keqe, nese kjo trajtohet si aspekt i asaj qe do te quhej pjese e historise maqedonase.

Nga ana tjeter nderkaq, e pakumtimite eshte nje padrejtesi tjeter, qe ndonese qenja shqiptare ne Oher eshte aq e hershme sa edhe vete themelet e ketij qyteti, sa te lashte aq edhe atraktiv, ajo pothuajse fare nuk permendet ne historine zyrtare. Pa cka nese gjate historise aq te gjate dhe aq te eger, pikerisht, ka qene vitaliteti shqiptar qe i ka dhene impulse te shumta mbijeteses se ketij qyteti buzeliqenas. Ndaj, nga ndonjehere eshte mire te kujtohen ca nga ato rrefimet, te degjuara aty ketu, por qe flasin mjaft. Mbase, neper rrefime te ketilla fshihen gjurmet e rrenjeve te humbura!

Nje qasje me e thelle shkencore, me siguri se do te ndriconte akoma me shume te kaluaren e "qytetit te Lyhnidit", por kjo me eshte pune e shkenctareve. Megjithate, nepermjet nje rrefimi te perjetuar personalisht gjate nje ekspedite arkeologjike, me nxiti kurreshtjen per njerin nga personalitet - simbol te harruara te ketij qyteti. Rrefimi ne te vertete ka te beje me nje bisede te rastesishme, por qe nxit nje ide per nje nisme e cila do ta shkundte pluhurin e harreses mbi figuren historike qe eshte pjese e pamohueshme e historis se Ohrit. Per nje figure qe per peshen dhe rendesine e te cilit, ne sot me te vertete dijme fare pak.

"Ka ardhur koha qe Ohri te bej rehabilitimin e figures se Andrea Gropes", i pat thene ne vjeshten e vitit 2000, atje mbi germadhat e teatrit antik te qytetit buzliqenas, ish-profesori im i arkeologjise ne Uinverstetin "Shen Cirili dhe Metodi" te Shkupit, Ivan Mikulciq, njerit nga kustoset e Muzeut te qytetit te Ohrit. Disi i befasuar, per te mos thene edhe ca i thartuar, arkeologu nga Ohri, filloi ta kundershtoi ate propozim te profesorit, Mikulciq.

Por, ai e nderpreu menjehere, dhe i tha: "E di se cka do te thuash, se politika nuk do te pajtoheshte me kete ide. Jetojme ne kohera tjera tani, harrojeni ate politike dhe leni kete arsyetim. Andrea Gropa ka qene njeri i rendesishem i ketij qyteti dhe ju e dini se ai ka dhene shume per Ohrin, prandaj ai meriton te perkujtohet ne nje fare menyre per ate qe ka bere", e justifikoi propozimin e tij, porfesori Mikulciq.

Per mua ishte e kuptushme se prania ime sikur ndikoi qe ai dialog te mos vazhdoj deri ne fund, megjithate qe atehere vazhdimisht me ka percjellur ideja per t'iu rikthyer edhe nje here kesaj teme. Dhe tani kur sa me shume po mesoje per historine e familjes Gropaj, aq me teper me duket se qellimisht eshte lene ne harres ky dimension historik. Nderkaq, nga ana tjeter, pikerisht nga kjo histori, mund te mesojme akoma me shume per te kaluaren e ketij qyteti.

Kishat dhe xhamite bashke!
Rrefimet per historine e se kaluares se Ohrit nuk kane te mbaruar. Dikush historine sikur mundohet ta imponoi dhe ta shikoje nepermjet kishave, kurse te tjeret kete mundohen ta bejne nepermjet xhamive! Dhe per deri sa ketyre diteve rrija dhe e shikoja kishen e re te ndertuar ne afersi te Kalase se Ohrit, atu ku dikur ndodhej edhe nje xhami, mu kujtuan fjalet e nje oherliu, qe mi pate thene kater ‚?? pese vite me pare, perderi sa po fotografoja ndertesen vjeter te Klubit Shqiptar te Ohrit:

"Shko fotografoje xhamine qe po e prishin tek kalaja". Si ne te ankuar, ai shtoi edhe nje fjali tjeter: "Vetem xhamit prishen, kurse kishat shtohen". Nuk mu desht shume qe te kuptoja se ai fjalen e kishte per xhamine e Sulltan Mehmetit, ose sic njihej ndryshe nga vendasit, Xhamia e Imaretit. Atyre diteve ne te vertete sa ishin rrenuar edhe ata mure te mbetura te kesaj xhamie dhe mbi te kishte filluar (ri) ndertimi i kishes se Klimentit "Shen Panteleimon".

Kur, jem tek xhamite, qofte nga historia por edhe nga deshmitaret e kohes mesojme, se Ohri dikur ka pasur 16 xhami, kurse sot kane mbetur vetem dhjete prej tyre. "Imareti" ishte xhamia e njembedhjete. Momentalisht pas shume peripecive ka filluar rinovimi edhe i xhamise Ali Pasha ne qender te Ohrit

"Xhamine e "Haxhi Kasemit" e mbaj mend shume mire, sepse prane saj, ne krahun perendimor behej Pazari i drithit", rrefen, hoxha Kadri Pollozhani 71 vjecar, i cili per disa dekada sherben si imam ne xhamite e Ohrit.

Ne vazhdim te rrefimit te tij, bashkebiseduesi yne shton se xhamia e "Haxhi Kasemit", ka qene nje xhami e madhe dhe e bukur, por nuk ka patur minare. Kulmi i xhamise ka qene i perbere nga nje kube me te madhe dhe disa me te vogla. Meqenese, kubet kane qene te mbeshtjellura me plumb, nga popullata ndryshe ka qene e njohur si "Xhamia e plumbit".

Rrenimi i xhamise "Haxhi Kasemi", mjerisht do te pasoje edhe me shpernguljen e nje numeri te madhe te fese islame nga Ohri. Ne vendin e saj sot eshte ndertuar kompleksi i restorantit "Letnica"

"Rrenim i kesaj xhamie u be ne vitin 1953, dhe duke mednuar se xhamia eshte ngritur mbi themelet e ndonje kishe, autoritetet bene edhe germi arkeologjike, por nuk gjeten asgje pervec themeleve te xhamise. Gjithashtu, e di se rreth e qark kesaj xhamie kishte shume shtepi te banuara nga qytetare josllave, aty i kishin shtepite edhe shume nga te afermit e mi. Fatkeqesisht, aty sot nuk ka mbetur asnje nga ata. Gjate viteve 1953 ‚?? 1956, pjesa dermuese e tyre u shperngulen per ne Turqi", e pershkruan bashkebisdeuesi yne, ambientin e dikurshem rreth e qarke kesaj xhamie.

Por, represioni nga ana e pushtetembajteseve te kohes, ndaj kesaj xhamie, kishte filluar shume me heret, dhe si pasoje ajo do te mbetej pa minarene e saj. Bashkebiseduesi yne thote se me te degjuar e ka qe per nje kohe, jane shembur minaret e xhamise "Haxhi Kasemi" dhe asaj te "Ali Pashes". Kjo, duhet te kete ndodhur pas vitit 1912, me instalimin e pushtetit serb keytyre aneve, te cilet kane bere deme te shumta. Dihet edhe emri i atij qe ka dhene urdher qe te rrenohen minaret e xhamive ne fjale, ai ka qene kryetari i komunes se atehereshme te Ohrit, i quajtur Gjorgje Saviq.

Pra, te deshifrosh shqip objektet e rrenuara fetare silame, nuk do te thote qe te mohosh te tjeret. Por, me rrenimin e ketyre objekteve, pushtetmbajtesit me siguri qe kane dashur te prekin ne piken me te ndieshme te njdjenjes se popullates josllave, qe kjo pastaj te shfrytezohet si mjet represiv ndaj tyre, per ti leshuar vatrat shekullore. Ne kete drejtim, bukur shume e kane pesuar edhe shqiptaret, ashtu qe lagje te tera te qytetit sot kane mbetur pa asnje shtepi shqiptare.

Edhe pse ne munges te nje konsultimi statistikor, duke bazuar ne pohimet e deshmitareve te kohes, mesojme se pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, qyteti i Ohrit ka pasur mbi 12 mije banore, dhe se gjysma e tyre kane qene te fese islame, qe nenkupeton, se pjesa dermuese kane qene shqiptare, te cilet jane shperngulur pa deshiren e tyre per ne Turqi.

Sivjet paralalet e para te mesme shqipe
Por, faqja e ndriteshme e historise shqiptare te Ohrit, vazhdon te mbetet e pa hulumtuar dhe e pa publikuar edhe me vone. Historikisht, mesojme se qyteti i Ohrit ka qene nje qender e levizjeve patriotike dhe vater kulturore shqiptare. Tradtia e arsimit shqip ne kete qytet ka nje tradite te gjate.

Vite me pare deri sa po mblidhja shenime per nje reportazh mbi Ohrin, hoxhe Kadriu, me pat thene: "Kjo eshte shtepia ku e ka patur seline Klubi i Ohrit". Nga rrefimet e hoxhes ne fjale, mesojme se per ate shtepi te vogel dy kateshe, sot rralle kush dine ne Oher. Ajo ndodhet krahe rruges kryesore te qarshise se vjeter, sot e lene pasdore nga pronari uzurpues, dikur ka sherbyer si seli e Deges se Klubit Shqiptar "Bashkimi" te Ohrit.

Dhe vetem te permendesh Degen e Klubit Shqiptar te Ohrit, menjehere te asocon ne nje varg emerash veprimtaresh te njohur oherlinje, si te: Iljaz Pash - Dibres, Dervish Himes, e ne vecanti te Hamdi Bej ‚?? Ohrit. Hamdi Ohri, do te le gjurme ne veprimtarine kombetare, e sidomos me hapjen e shkolles se pare shqipe ne qytetin e Ohrit, qe ne vitin 1899, ku jane perfshire mbi 80 nxenes. Thuhet se pikerisht kjo ndertese asokohe ka sherbyer edhe si shkolle.

Por, tradite e shkollimit ne Oher, edhe pse kohe pasa kohe ka pesuar ndonje zbehje, megjithate ajo ka mbijetuar. Kur jemi tek shkollimi, arsimi shqip gjate dekadave te fundit ne Oher ka perjetuar nje pervoje te hidhur. Qyteti aktulashit ka nje shkolle te vetme tetevjecare ne gjuhen shqipe, e cila funksionin ne kuader te qendres se perbashke shkollore ne gjuhen turke dhe maqedonase "Bashkim - Vellazerim".

Dhe atehere kur ishin krijuar kushtet per hapjen e shkolles se mesme ne gjuhen shqipe, disa deshmitare pohojne se asokohe dolen disa shqipfoles te cilet jane ngritur kunder hapjes se saj. Pushteti i atehershem kete do ta shfrytezoj pastaj per te ndeshkuar disa nismetare arsimdashes shqiptare, dhe se disa nga ata do te diferencohen dhe do te perjashtohen nga puna, kurse disa te tjere edhe jane burgosur.

Por, duket se tash e tutje po vijne kohra me te mira per arsimin shqip, por mbase edhe per popullaten shqiptare ne Oher. Sivjet, per here te pare pas pese dekadash drejtor i shkolles eshte zgjedhur nje shqiptar, dhe ate nje arsimtari i deferencuar i kesaj shkolle, te cilin e qujane, Osman Osmani.

Ndrekaq, sa i perket arsimit shqip degjuam nje sihariq! Ministria e arsimit, me konkursin e shpallur parashikon qe vitin e ardhshem shkollor, 2003/2004, ne Shkollen e mesme turisike ‚?? hotelierike te qytetit te Ohrit do te happen edhe dy paralele me mesim ne gjuhen shqipe. Mbase, do te jete realizim i nje endrre te kahmoteshme qe edhe shqiptaret e Ohrit, ne qytetin e tyre te lindjes te ndjekin shkollimin ne gjuhen e tyre amtare. Por keto paralele do te jen te hapura edhe per nxenesit nga qytetet tjera shqiptare.

Shtate cinaret dhe kerkimi i rrenjeve
Mbase, ky jeteshkrim i qytetit te Ohrit nuk do te ishte i plote poqese nuk do te benim fjale per "cinaret" (rrapat) e tij, te cilat jane kethyer poashtu ne nje simbol ne vete te ketij qyteti. Veshtire, se dikush mund te flas per vjetersine e tyre. Ca thone se jane kater, per te cilet dihet edhe sot ku jane. Po, ca thone se kane qene pese. Ndonese, egziston edhe nje rrefim nga i cili mesojme se Ohri ka pasur shate cinare. Per njerin dihet se ku ka qene i mbjellur, kurse per dy te tjere nuk dijne askush te tregoje me shume.

Padyshim, qe vend te posacem ze i njohur nder qytetaret si }inari i madh, i cili njeherit eshte dhe me i vjeter nga te gjithe cinaret qe ka patur ndonjehere qyteti i Ohrit. Meqenese ai ka filluar edhe te humb madheshtine e tij, ekipet specialiste e kane vene nen mbrotje ate, duke e konzervuar nje pjese te tij.

Megjiththate, duke kerkuar rpnjet e cenareve ashtu kerkohen edhe rrenjet e humbura te te pareve tane. Gjate germimeve arkeologjike te mesiperpermendura ne zbulimin e teatrit antik te Ohrit, nje i moshuar, i cili mbante per dore nje femije, nje dite pasi degjoi mbimerin tim, mu afrua dhe sa per te hyre ne bisede, se c'me pyeti dicka. Pasi u sigurua se me te vertet jam shqiptar, pa kembyer akoma dy tre fjale ne gjuhen maqedonishte, plaku ma ketheu shqip: "Gjaku uje nuk behet", dhe per befasine time, ai vezhdoi edhe metutje shqip: "Ke degjuar per mbiemrin Paskali, nga ata jam edhe une. Stergjysherit me kane rrefyer se familja jone eshte ketu qe para treqinde vitesh". Nga rrefimi plakut mesova se kishin lidhje te aferta me familjen e skulptorit te njdere shqiptar, Odhise Paskali. Por, nga ai mesova edhe ate se ne "varosh" (pjesa e vjeter e qytetit) ka edhe familje tjera me kete mbiemer, por qe ka edhe shume te tjere me preardhje shqiptare, por per shkakqe te ndryshme ato qe nuk duan qe te identifikohen.

Ndoshta, ne njeren nga shtepite e shumta aty ne njeren nga lagjet e kalase se qytetit, dikund fshihet edhe gjaku i Zaharise, Palit, Gjergjit, Andreas ‚?¶ te Gropajve. Dhe ja tani dy vite me vone, fillova akoma me seriozisht te mendoj per antroponimin ‚?? Gropa, mbiemer ky qe i ka takuar njeres nga familjet me ne ze feudale shqiptare te ketij nenqielli. Me te vertete te josh kuptimi etimiologjik shqip i ketij antroponimi. Tokat e kesaj familje te fuqishme shqiptare, jane shtrire gjere e gjate aty buze liqenit, familje kjo e cila shekujve me radhe do te qeverise me bregun lindor te liqenit te Ohrit. Luftetare ne ze, sundimtar autoritativ dhe donator te pakursyer kane qene disa nga vyrtytet qe e kane karakterizuar kete familje fisnikesh mesjetare shqiptare.

Nderkaq, Andrea Gropa, ka qene njeri nder zhupanet me ne ze te qytetit te Ohrit, dhe se gjate qeverisjese se tij, aty kah gjysma e shekullit XIV, qyteti ka perjetuar nje lulzim arkitektonik. Ne ate kohe jane ngritur, ose po jane perfunduar shume kisha dhe objekte tjera fetare apo publike. Dhe sot kur sa me shume po shfletoj literature akoma me i kuptueshem me duket propozimi i ish-profesorit tim.

''Lobi''

AlbShkodra
09-05-2004, 03:42
Italia e jugut Vendi i limoneve dhe i veres se mire

Arome limoni kudo rreth teje. eshte e pranishme neper rrugicat e ngushta; ne shitoret e cuditshme per suvenire, ku gjithcka eshte bere nga limoni ‚?? qirinj, sapune, pasta, embelsira, melmesa dhe turshi, likere ‚?¶ Aroma e limonit humbet vetem kur do te kalojme prane ndonje tratorie te vogel prej ku, nga ana tjeter, ju perfshin aroma e pastes me shkampe dhe antipastat e shkelqyera. Dhe fillon t`ju rrjedh goja leng. Italia e jugut, ose me saktesisht nga Napoli e ne jug, eshte vend i limoneve, ushqimit te mire dhe italianeve me shpirt te thjeshte dhe te buzeqeshur, te cileve njohja e gjuheve nuk u eshte ana me e forte. Por, edhe me pantonima do te kuptojne se cfare deshironi. Ketu gjenden edhe disa prej margaritareve te civilizimeve romake dhe antike.

Te fillojme me radhe. Udhetimi fillon ne tragetin Bar-Bari dhe per 160 euro fitoni vend per veturen dhe ne tarracen e anijes, por edhe udhetimi nuk eshte shume i gjate, vetem shtate ore. Bari, ose se paku porti, nuk eshte dicka e posacme, ndaj vazhdojme te udhetojme drejt brendise se provinces se Puljes.

Ketu banoret lokale pohojne se vererat e tyre jane me te mirat ne bote, edhe pse jane shume me te lira se vererat e Toskanes. Dhe, doren ne zemer, vererat jane vertet te shkelqyera, e nuk eshte edhe cudi. Rruga drejt Gjirit te Tarantos (kryeqytetit te kesaj province) kalon vreshta te gjata te mbuluara me nje mbulese-mbrojte te holle te bardhe nga dielli i nxehte. Madje edhe druret e limonit jane te mbuluar me te njejten. Te rrethuar me vreshta dhe limone, nga rruga shihen shtylla te tempujve antike.

Pulja eshte toke e rrafshte, pjellore dhe krahas vreshtave ka shume ferma dhe prodhimi i mocarelles e cila shkon shkelqyeshem me lazanjet me te ndryshme te mishit dhe vegjetariane qe sherbehen si parahaje. Ne bregun e Gjirit te Tarantos, i cili del ne Detin e Jonit, do te gjeni plazhe te vogla rere, te cilat ne gjysmen e dyte te korrikut ende ishin gjysme te zbrazeta. Ata qe laheshin kryesisht ishin italiane, ndersa ashtu mbetet edhe gjate stinorit kryesor ne gusht ‚?? mysafiret e brendshem jane kryesoret, ndersa te huajt rastesisht jane hasur ne kete pjese.

Ne Gjirin e Tarantos dalim nga autostrada Napoli ‚?? Kalabria dhe e kapim drejtimin per ne Napoli, duke e lene Siciline per ndonje udhetim te ardhshem. Ne dallim nga rrafshinat e Puljes, bregdeti i provincave Kalabria, Bazilika dhe nje pjese e Kampanjes kryesisht jane malore. Fitohet pershtypje se paraardhesit e italianeve, per shkak te lufterave dhe sundimtareve te shpeshte jane mesuar ne cdo fije te Apenineve te ndertojne qyteze, ndaj habitesh valle si arrijne njerezit edhe sot e kesaj dite deri aty. Nga autostrada te gjitha duken interesante, por nese genjeheni qe te dilni nga autostrada, ju pret nje rruge e mundimshme, e ngushte, me kthesa te ashpra. Ata qe nuk mund te durojne rruge te tille, do te kene problem te vertete.

Per kete arsye, nga ana tjeter, vendoret fare nuk brengosen. Vozisin sikur gjenden ne reli, te anashkalojne ne lakesa dhe hidherohen pse vozit aq ngadale - vetem 70 kilometra ne ore. Megjithate me te keqinj jane vozitesi e skutereve, te cilet jane ne nje numer te madh dhe mendojne se mund te kalojne kudo dhe se jane me te shpejtit ne trafik. Prane nje trafiku te ketille ndihesh si ne shtepi.

Nejse, edhe krahas lakesave dhe vozitesve te keqinj, panorama e rruges eshte e shkelqyeshme. Nga njera ane jane shkembinjte e pjerret ne forma te cuditshme, ndersa nga ana tjeter e shikon horizontin e detit dhe qytezat e vogla prane bregdetit. Gjate gjithe asaj rruge prej Maratese deri ne Napoli mund te vozisni prane detit dhe te kenaqeni nese nuk jeni ne vendin e vozitesit.

A doni Limoncelo?!
argaritari i kesaj pjese te Italise eshte Gadishulli Sorentin, i quajtur "kosteria Amalfitana". Rruga prej Salernos deri ne Sorento eshte si i gdhendur ne shkembinj, ndersa ne cdo lakese te dyte hasni ne qytete te shkelqyeshme te bukura e te bardha te ndertuara ne shkembinj. Me i njohur, ndersa edhe me i madh prej tyre eshte Amalfi.

Me te kaluar te portes dhe me te hyre ne qytetin e vjeter, ju vershon aroma e limoneve ‚?? nga drunjte, nga shitoret e suvenireve, nga restorantet ‚?¶ Ketu ka disa fabrika per pergatitjen e likerit Limoncelo ‚?? pije karakteristike per gjithe kete pjese te Italise. Ky degistiv doemos duhet provuar, por eshte mjaft specifik, ndaj nuk mund ta pije secili. Edhe vete nikoqiret thone se secili nuk mund te kenaqet ne shijen e limonit me sheqer dhe goditjes se alkoolit ne fyt pasi qe do ta gelltitni gllenjken e pare. Nese gota ju mbetet perplot, degustimi do t`ju jete falas. Por, mos e ofendoni pronarin me ate qe do ta perzini limoncelon me shveps ‚?? edhe pse eshte me e shijshme.

Sidoqofte, veshtire se do te permbaheni qe te largoheni nga ky qytet pa ndonje suvenir prej limonit. Amalfi dhe i tere gadishulli eshte nje qender turistike dhe vendosja ne mase te konsiderueshme mund te jete e shtrenjte, ndersa edhe veshtire eshte qe te gjendet nga gjermanet dhe britaniket e shumte, si dhe japonezet e pashmangshem. Vazhdojme drejt Sorentos ‚?? qytet ky ne fund te gadishullit, prej ku mund te ngjiteni ne anijen Kapri.

Kapri eshte nje prej tre ishujve te zoterave, i cili theksohet per nga bukurite e veta natyrore, por edhe mysafiret e njohur nga xhet-seti. Kapri eshte nje prej destinimeve mondene per pushim ne Itali. E ka edhe pse. Ishulli gjendet vetem 15 kilometra (40 minuta me anije) nga Sorento. eshte i madh 11 kilometra katrore dhe eshte nje ishull tipik mesdhetar, ku madje edhe gjate veres temperaturat rralle kalojne mbi 30 grade dhe panderprere fryn nje ere e fresket.

Emri i ishullit ka disa legjenda, por vendoret me se shpeshti shprehen se emri ka prejardhjen prej kacubave te "kaprit" (vidheza te vogla te gjelbra qe perdoren si melmese ne ushqimin e detit) qe jane te perhapura gjithandej neper ishull. Ajo qe e ben ishullin aq te posacem eshte uji i kalter azur, shpellat e shumta, format interesante te shkembinjve, arkat natyrore dhe fragolat e njohura.

Romaket e kane zbuluar ishullin ne vitin 29 para epokes sone, kur perandori Augusti eshte ndalur qe te pushoje gjate kthimit prej Lindjes. Duke u dashuruar ne ishullin, ua ka marre banoreve te Napolit, te cileve si kompensim ua ka dhuruar ishullin fqinj Ishcia. Ne kohen e Augustit ne ishull jane ndertuar vila te medha te shkelqyera, pjeset e mbetura te te cilave ende mund te shihen. Te nxitur nga kjo arkitekture, edhe shume banore te sapovendosur te ishullit ndertojne pallate ne maje te shkembinjve. Pas Augustit, trashegimtari i tij, Tiberi, e shfrytezoi ishullin si vend pushimi, por njeherit ai ketu e zbulon natyren e tij perverze. Keshtu, ne shpellen Matermania arkeologet kane gjetur deshmi se ne kohen e Perandoreve ketu jane mbajtur rituale orgjike. Prej shpellave te shumta me e njohur eshte Grota Azura ose Shpella e Kalter. Ajo eshte shembull i vertete i ujit azur. Ne shpelle hyhet me anije te vogla, ne te cilat doemos duhet te shtriheni nese nuk doni qe te goditni shkembin. Uji i cili eshte afer vrimes eshte i kalter, ndersa pjesa e mbetur e shpelles eshte nen erresire dhe qetesi te cilen e prishin britmat e befasise dhe ndonjehere kenga e xhamxhive. Kjo shpelle ne kohen e romakeve po ashtu eshte shfrytezuar per rituale, por ne shekullin e mesem ka qene gati se e harruar per shkak te bestytnise se banoreve se atje jetojne shtriga. Keshtu, vrima e shpelles ka qene gati se e mbyllur kur serish eshte zbuluar ne vitin 1826 prej dy turisteve gjermane dhe prej atehere perterihet fama e saj, e me kete edhe fama e ishullit.

Por, te mos kete huti. Nje simbol barabaresisht i madh i ketij ishulli jane edhe arkat natyrore, prej te cilave me interesante eshte ajo e cila i ngjan elefantit dhe tri shkembinjte e quajtur fragola, qe Hollivudi maksimalisht i shfrytezoi, prej te cilave me se shumti te ashtuquajturen "arka e dashurise".

Rrefimi per Pompein dhe Vezufin
Duke e braktisur Sorenton, hyjme ne Gjirin e Napolit, ne qender te te cilit gjenden pjeset e mbetura te Pompeit. Ky qytet i njohur dhe i pasur romak eshte zhdukur me 24 gusht te vitit 79 para epokes se re me shperthimin e malit Vezuf. Edhe sot mund te verehet rruga e laves e cila i ka befasuar banoret e ketij qyteti dikur te pasur, patrone kryesore e te cilit ka qene perendesha Venera.

Rreth 30 mije banore kane vdekur nga llava e nxehte dhe gazrat helmues. Kur shperthimi ka pushuar, Pompei eshte varrosur, por njeherit edhe ne menyre perfekte eshte konservuar prej me shume se gjashte metrave mase dhe pluhur vullkanik. Romaket asnjehere nuk kane bere perpjekje serioze qe ta perterijne qytetin dhe ai ka mbetur i shenuar vetem ne disa harta romake.

Germimet e para me serioze behen ne shekullin e 18-te. Sot, mbeturinat e rrefejne rrefimin per Popein, i cili pas pushtimit nga ana e romakeve fillon te zhvillohet ne nje qender te fuqishme ekonomike. Per pasurine flasin pallatet e medha ne te cilat ende mund te verehen freska dhe mozaiqe te ruajtura mire ne te cilat eshte paraqitur jeta ne qytet. Gjate germimit jane gjetur edhe sasi te medha te stolive te arit me te cilat jane stolisur pompeaset e bukura. Ketu do te gjeni tempuj te zoterve Venera, Apollon, Jupiter, Izis, te cileve banoret e Pompeit u jane perkulur gjate periudhave te ndryshme.

Pompei ka qene edhe qender e rendesishme administrative dhe gjyqesore, per cka flasin edhe Forumi i madh dhe Bazilika ne qender te qytetit. Ndersa si qytet i madh, pjese e pashmangshme e qytetit jane edhe shtepite publike, te quajtura Llupanar. Ketu ende mund te shihen freska mire te ruajtura eksplicite erotike, per shkak te cilave edhe sot e kesaj dite jane ne mesin e pjeseve me te njohura te qytetit dhe ku zakonisht doemos do te duhet te prisni rend per te hyre brenda.

Megjithate pjese me pershtypese e qytetit jane shtepite private dhe pallatet, punetorite e zejtarise dhe restorantet per ushqim te shpejte. Ketu shihet e tere pasuria e qytetit, por edhe fundi i vrazhdte i banoreve te tij te cilet kane vdekur te hasur ne shtrat ose prane portes ose nga ana tjeter duke tentuar qe te vijne deri te deti. Ne Kopshtin e refugjateve jane gjetur 13 kufoma, prej te cilave nje pjese jane kufoma femijesh, ku mund te shihet i tere tmerri i vdekjes se tyre.

Vezufi pas shperthimit ne vitin 79 p.e.s. ka shperthyer edhe shume here. Shperthimi i fundit eshte verejtur ne vitin 1944. Vullkani prej atehere nuk ka pase ndonje aktivitet me te madh dhe ne shikim te pare nuk duket edhe shume i rrezikshem.

Nje keshille, nese shkoni gjate veres per ta pare kraterin e Vezufit doemos merrni sasi te mjaftueshme te ujit qe te keni edhe per freskim, ndersa edhe kapelen mos e harroni. Dhe shikoni te jeni ne kondicion te forte, pasi qe rruga ndoshta nuk eshte shume e gjate, por per kete arsye eshte shume e lodhshme, ne cka rol te madh ka rera e imte e kuqe, guret dhe pluhuri i pabesueshem i cili ngritet nga toka e nxehte. Edhe krahas mosaktivitetet aq te gjate, vegjetacioni ne Vezuf ende eshte i rralle, ndersa nga te gjitha anet mund te shihen rruget e laves.

Duke u leshuar nga ana tjeter e Vezufit do te hyni ne paralagjet e Napolit.

Rruget e ngushta te Napolit

Dhe prej ketu fillon kallaballeku i komunikacionit. Te gjithe fishkellojne dhe vozisin ashtu sic duan, e megjithate cdo gje zhvillohet si eshte me se miri.

Napoli eshte qyteti i trete per nga madhesia ne Itali, por duke levizur neper rruget e ngushta njekaheshe ku mezi mund te kalojne perballe njeri-tjetrit veturat me kembesoret, humbet pershtypja se jeni ne ndonje qytet te madh. Ketu fqinjet therrasin njeri tjetrin prej terracave, amviset i thajne rrobat me tela te bartur deri ne ndertesen tjeter, ndersa poshte femijet bejne zhurme te madhe duke luajtur futboll.

Napoli nuk eshte qytet i pasur dhe problem i madh eshte berllogu i cili eshte i pranishem gjithandej, e vecmas neper rruget e vogla me larg qendres se qytetit ose pergjate gjatesise se shoping-rruges, e cila per shume gjera i ngjan tregut tone ne Shutke.

Megjithate, ne kete rruge do te gjeni cdo gje per nje cmim shume me te lire, madje edhe ne shitoret e Benetonit. Nje nga gjerat me te bukura ne Napoli jane pjacat (sheshet) e shumta, ne te cilat domosdo ka nga nje kishe, fontane te madhe ose skulpture ose nga ana tjeter ndertese universitare. Qyteti eshte i njohur per galerite ‚?? nje lloj i shoping-qendrave te vjetra me kulme te medha prej qelqi mbi konstruksion te metalte.

Teatri San Karlo eshte nje nga operat me te bukura ne Itali, me akustike te jashtezakonshme dhe histori te madhe muzikore. eshte ndertuar ne vitin 1727 dhe eshte nje nder ndertesat me te bukura ne Napoli. eshte mekat qe te vini ne kete qytet e te mos e vizitoni edhe Muzeun nacional, ne te cilin vazhdon rrefimi per Pompein. Ketu jane mbledhur gati se te gjitha bustet, skulpturat, fotografite, freskat me te rendesishme nga Pompei, por edhe nga qytetet tjera perreth qe jane shkaterruar nga shperthimet e Vezufit.

Mos u befasoni nese tentoni ta gjeni rrugen Tribunali per te ardhur deri te kisha kryesore ne Napoli. Ne harten e qytetit kjo eshte nje rruge e madhe, por ne realitet ketu mezi kalon nje 'fiqo'.

Napoli sipas numrit te turisteve eshte nje nga qendrat me te medha turistike ne Itali, por edhe krahas frekunetimit te madh nuk ndihet se i kushtohet vemendje e madhe turizmit. Neper restorantet menyte jane ne gjuhen italishte, ndersa rrallehere gjenden edhe kamariere qe flasin ndonje gjuhe tjeter. Megjithate sherbimi eshte ne nivel te shkelqyeshem ‚?? ndaj nese pantonima nuk ia arrin qe te kuptoni se cfare ju rekomandojne per ngrenie, thjesht do t`ju tregojne, ndersa juve ju mbetet qe te zgjedhni. Ndersa edhe cmimet jane te pershtatshme - nje pjate me madhesi te zakonshme me talatela me gafore kushton prej 7 deri ne 9 euro. Vetem mos u ngutni kur porositni kafe qe mund te kushtoje sa nje pjate paste.

Ne veriperendim te Napolit shtrihet zona e shkelqyer e quajtur Fushat e Filegrantit, ne te cilen gjenden shume kratere te vullkaneve te shuara dhe zone ne te cilen ne menyre mjaft aktive ende zhvillohet procesi i quajtur "bredeizem" ose leshim i truallit. Ne kete zone te frytshme gjenden nje numer i madh i burimeve te ujit te nxehte dhe liqeneve te shkelqyeshme.

Pazuoli eshte nje qytet i vogel ne te cilin do te hasni kur te dilni nga Napoli dhe eshte ne hyrje te Fushave te Filegrantit. Ketu gjendet edhe krateri impresiv i vullkanit Solfatara. eshte interesante qe si pjese e ketij krateri eshte edhe kampi me emrin e njejte, ndaj ne te njejten kohe edhe mund te buani ketu. Kjo nuk eshte edhe ide aq e keqe perderisa nuk fillon te fryje era, e atehere kuptoni se pse vullkani quhet ashtu.

Vullkani Solfatara, krateri i te cilit eshte formuar para 4.000 viteve dhe shperthimin e fundit e ka pasur ne vitin 1198, ne njefare menyre eshte ende aktiv. Ketu ne qender te kraterit ende mund te shihet avulli prej te cilit del squfur. Prej vendeve ku del avulli krijohen kristale interesante me ngjyre te verdhe-portokalli dhe te gjelber, ndersa kur do ta prekni token, ajo eshte ende e nxehte dhe kjo nuk eshte vetem nga dielli. E gjithe kjo e ben vullkanin Solfatara shume me impresiv se Vezufi, por edhe me shume me teper ere. Kur fillon te fryje era, ndjeni se si squfuri ua gervish fytin dhe fillon t`ju ngulfat. Shpetimi i vetem eshte qe te niseni ne edhe nje shetitje te gjate neper Napoli ose Pozuoli.

Me te larguar nga Napoli, serish kalojme prane fermave dhe gati se prane cdo ferme me te madhe ka edhe nje fabrike te vogel per prodhimin e mocarelles nga bafala, te cilen nese nuk e provoni ne salaten Kapri, keni leshuar nje pjese te shijes se Italise se jugut.

Duke braktisur Napolin, ngadale dalim nga Italia e jugut dhe shkojme drejt zemres se Italise ‚?? qytetit te perjetshem, Romes. Por, kjo vec me eshte nje rrefim me vete.

AlbShkodra
09-05-2004, 04:29
Vatikani Bukuria vete

Roma, qyteti i perjetshem, eshte qytet me shpirtera te ndryshem. Ne njeren ane eshte madhesia e Romes dhe perandoreve te saj ‚?? me Koloseumin, Forumin e perandoreve, Tregun e Trajanit ‚?¶ Kjo bukuri eshte e hijesuar nga kishat e shumta dhe bukurite e tyre. Ky eshte nje rrefim per kryeqendren e Kishes Katolike, qytetin-shtet te pasur, Vatikanin.

Perandori Konstantin, i cili e pranoi krishterimin dhe e shpalli per fe zyrtare ne Perandori, ne shekullin e katert filloi t`i ndertoje edhe kishat e para te medha ne Rome: San Xhovani ne Laterno, San Lorenco Fiori la Mura dhe mbi te gjitha Shen Pjetrin ne Vatikan.

Adhurimi i shpirtit dhe superioriteti i atehershem i botes krishtere e shpie Romen drejt renesanses urbane e cila i tregoi shenjat e para te mesjetes, por kulmin e saj e arrin ne shekullin e 15-te.

Prej atehere e kendej cdo pape eshte munduar ta rrise madheshtine e qytetit papnor gjate sundimit te vet. Roma ka qene qyteti i papes deri ne shpalljen e mbreterise se sapoformuar te Italise nen udheheqjen e Viktor Emanuelit ne vitin 1870. Atehere Roma behet kryeqytet i Italise dhe ne te vendoset oborri mbreteror, Parlamenti dhe administrata.

Megjithate, Vatikani e ruajti pavaresine dhe fuqine e tij. Ky qytet-shtet posedon nje pasuri te madhe dhe te vish ne Rome e te mos vizitosh kishen e Shen Pjetrit dhe muzete e Vatikanit, eshte leshim i madh. Per t`u kenaqur ne veprat e shkelqyera te Mikelanxhelos, Berninit, Rafaellos ‚?¶ nuk eshte fare e rendesishme nese jeni i krishter per nga feja.

Margaritare ne zemer te Romes
Nese shkoni ne kembe ne Vatikan mund te endeni neper rruget e Romes, ndaj me se miri eshte qe vetem ta ndjekni turmen e njerezve. Madje, edhe ne 50 metra nga hyrja ne Vatikan nuk do te vereni asgje te vecante. Por, kur do t`i kaloni radhet e shtyllave (kolonadat) e Berninit, ju hapet nje horizont grandioz.

Sheshi para Shen Pjetrit ka forme ekliptike, te cilen ia japin kolonadat e shtyllave. Ne njerin skaj te shtyllave gjendet kisha e madhe, e ne tjetrin porta hyrese dhe rruga e ambasadave te Vatikanit e cila shpie drejt keshtjelles D`Anxhello.

Ne mes te sheshit qendron obelisku egjiptian prej granitit nga Qarku i Neronit, gjeja e vetme qe ka qene ketu edhe ne kohen e bazilikes se vjeter te ndertuar nga Konstantini.

Papa Julius II ne vitin 1506 arkitektit dhe artisitit atehere te famshem Bramante ia ka besuar detyren qe te ndertoje nje kishe te re, Shen Pjetrin, ne te cilen ai ka punuar deri ne vdekjen e tij ne vitin 1514. Pas tij punen e merr persiper Madernoja dhe ia jep pamjen perfundimtare.

Duke levizur drejt hyrjes se kishes mes shtyllave ka shume njerez te cilet fillojne te vishen. Grate kerkojne menyra se si t`i mbulojne kraheroret e zbuluar me qellim qe t`u lejohet hyrja ne vendin e shenjte. Nese shkoni ne Rome gjate veres duhet te keni kujdes ‚?? ne Shen Pjeter nuk do te hyni te veshur ne menyre te pahijshme, perkatesisht me pantollona a fustana te shkurter, si dhe me bluza pa krahe, te cilat jane te papranueshme per sigurimin e kishes.

Ketu sigurimi eshte nje nder me rigorozet, te cileve fare nuk ju pengon ajo qe ua thoni se kjo eshte dita juaj e fundit ne Rome. Ne kontrollimin e pare jo vetem qe ju kontrollojne se si jeni te veshur, por edhe cfare mbani ne cante. Sigurimi vecanerisht eshte perforcuar pasi qe Vatikani u be nje nga vendet e mundshme per sulm terrorist.

Kur hyni ne kishe keni dy mundesi ‚?? menjehere te hyni ne kishe, ose, nga ana tjeter, se pari te ngjiteni ne kupolen dhe ta shikoni Romen prej lart.

Ne vendosem per variantin e dyte.
Ketu hyrja paguhet ‚?? ndaj nese shkoni ne kembe, do te paguani 4 euro, e nese ju vjen merzi te ecni ne kembe, ashensori kushton vetem nje euro me teper. Por, edhe ashensori nuk eshte garanci se nuk do te ecni ne kembe, edhe ate bajagi. Nese keni kondicion te dobet, e vecmas nese keni problem me trashesine, me mire mos u mundoni qe te arrini deri te pika me e larte.

Ne fakt, ashensori ju shpie deri te kulmi i kishes ku mund te freskoheni dhe te hidhni nje sy ne dyqanin e dhuratave. Pastaj vazhdoni neper shkallet drejt kupoles. Rrugica se pari shpie drejt shtegut te brendshem te ngushte qarkor ‚?? galeria nen kupolen, prej ku mund t`i mahniteni vepres se Mikelanxhelos i cili e ka pikturuar kupolen me detaje dhe piktura te shkelqyeshme te shenjtoreve dhe engjejve.

Prej ketu e keni rastin e vetem qe nga perspektiva e shpendit ta shikoni brendine e kishes ‚?? dyshemene e mermerit ne figura te ndryshme, neper te cilat ecin qindra njerez duke i ndjekur flamuret e shumte te udherrefyesve. Nga perspektiva e shpendit shihet edhe "Balldahini", ose pika qendrore prej ku papa mban meshe, e nen te eshte vendi i vjeter per rrefime ose vendi i cili shpie drejt mbetjeve te vjetra te kishes se pare dhe varrit te shen Pjetrit.

Pas ketij shikimi, pason ngjitja neper shkalle, per te dale ne shtegun e jashtem, serish, te ngushte, qarkor drejt majes se pjeses se jashtme te kupoles. Rruga te con neper shkalle te vogla, ndersa rendi eshte i gjate. Ashtu sic ngjiteni lart, ashtu edhe shtegu gjithnje e me shume ngushtohet, ndersa temperatura e ajrit eshte gjithnje e me e padurueshme. Te gjithe ne rend levizim sa eshte e mundshme me shpejt, duke deshiruar qe sa eshte e mundshme me shpejt te dalim ne ajer.

Ne maje, perfundimisht dalim permes deres se vogel dhe para syve hapet horizonti drejt sheshit dhe linjes se persosur te kolonades se sheshit Shen Pjeter. Prej ketu shihet edhe nje pjese prej Romes se vjeter e deri te Koloseumi, por keni edhe pamje te shkelqyeshme te kopshteve te Vatikanit, te cilat shtrihen drejt muzeve te famshme te Vatikanit.

Kohe per te humbur s`ka, ndaj pas shikimit te rrethines leshohemi neper nje shteg te ngjashem, por nga ana tjeter. Fitoni pershtypje se rrotullimi s`ka fund, e ne fakt behet fjale per vetem 92 metra, qe serish te arrini te kulmi prej ku edhe filloi ngjitja.

Shen Pjetri eshte i madh, kishe e madhe ‚?? 48 metra e larte dhe 119 metra e gjate. Kur do te hyni brenda neper njeren prej pese portave te anes se djathte eshte Kisheza e Pietes prej qelqit . Kjo eshte nje prej pese pietave te cilat Mikelanxhelo i ka bere ne moshen vetem 24-vjecare. Duke u nisur prej ketu renditen skulptura, piktura te shkelqyeshme dhe ndonje varr me pape te eksponuar, te mumifikuar.

Pervec kishezes se pare, te gjitha kishezat tjera funksionojne si kisha te vogla ne te cilat prifterinj te ndryshem mbajne mesha ne gjuhe te ndryshme, ndersa vizitoret mund te ulen dhe te shikojne ose nese jane besimtare, te luten.

Me te afruar drejt pjeses qendrore, tollovia rritet. Grupet te cilat rrethojne ndonje flamur jane gjithnje e me te medha dhe juve ju nevojitet qe vetem ta gjeni gjuhen e vertete. Turet e tilla ne te shumten e rasteve jane falas, perkatesisht udherrefyesit ne fund i jepni bakshish per punen e kryer.

"Balldahini" te cilin e shikuam prej lart eshte nje veper e perkryer e skulptorit te famshem romak Bernini dhe eshte nje prej shume veprave te tij te cilat gjenden anembane Romes.

Shtyllat e dredhura prej bronzit me ngjyre te zeze sikur bejne perjashtim nga bardhesia e mermerit prej ku Papa i mban meshat. Nen te jane shkallet te cilat shpiejne drejt vendit te vjeter per rrefim. Sic na rrefeu njeri nga udherrefyesit, aty me pare ai qe ka bere mekat eshte rrefyer, por te gjithe te pranishmit ne kishe kane mundur ta degjojne. Vendi i rrefimit shtrihet deri ne nivelin e bazilikes se vjeter, ku eshte edhe varri i Shen Pjetrit.

Kur Papa mban meshe, mbushet pjesa e perparme e kishes dhe ne dallim nga kishat tjera katolike, ketu nuk ka banka per t`u ulur, pikerisht per arsye se papa e mban meshen.

Kisha Shen Pjetri ka dy nivele te poshtme. Ne nivelin e siperm gjenden varret e gati se te gjithe papeve, e ne katin e poshtem eshte varri i Shen Pjetrit dhe ne te cilin mund te hyhet me leje te posacme. Ne brendine e kishes ka edhe nje muze me te vogel, ku jane vendosur nje pjese e relikeve te Vatikanit.

Pas shetitjes trioreshe neper kishe, gjate daljes, u ndalem edhe nje here para piktures se Rafaelos dhe pas paralajmerimit te njerit prej udherrefyesve zbuluam se ne fakt te gjitha pikturat qe gjenden ne kishe jane mozaiqe. Fatmiresisht per pikturat, njerezit kompetente per kete ne ate kohe kane verejtur se per shkak te qirinjve pikturat kane filluar te shkaterrohen, ndaj qe te ruhet pasuria, origjinalet jane bartur ne Pankoteke, e cila eshte pjese e muzeut te Vatikanit, e ne vendin e tyre jane bere kopje ne mozaik. Por, nese kete nuk ua thote dikush, mozaikun fare nuk do ta vereni.

Pasuria e shpirtit ose shenja e artistit
Hyrja ne muzete gjendet pas kishes, por serish vlen rregulla - ndiqeni turmen dhe njerezit me flamure, meqe shkuarja atje nuk eshte edhe aq e thjeshte. Edhe pse hyrja ne muze nuk eshte dicka e posacme, megjithate bukurite te cilat fshihen ne pallatin e madh jane bote ne vete.

Ne dhomat, sallonet dhe korridoret e shumta fshihen bukuri te papara artistike. Nga Renesansa e kendej cdo artist ka lene deshmi te gjenialitetit te vet. Papa Julius II kur ka dhene urdher per ndertimin e kishes se re i ka vendour edhe themelet e muzeve te Vatikanit me vendosjen e skulptures ne Parkun Apollon te skulpturave.

Muzete hovin e tyre te vertete e kane prej vitit 1750 gjate papes Klementi XIV dhe Piut VI, ndaj keshtu quhen edhe nje pjese e ketyre muzeve. Muzeu Pio Klemente. Prej atehere e kendej gati se cdo pape ka shtuar nga nje muze ose dhome te ndonje artisti te famshem. Sot muzete e Vatikanit permbehen prej 11 muzeve, 8 galerive e ne mesin e te cilave eshte edhe Pinakoteka, e ketu jane edhe dhomat e njohura te Rafaelos, Kapela Sikstine dhe Apartamenti i Borxhies.

Per t`i vizituar te gjitha keto ndani se paku nje dite dhe llogaritni dhimbjet e fuqishme te shputave tuaja ne fund te vizites. Megjithate, tere kete do ta harroni duke i shikuar veprat e shkelqyera. Nese nuk keni nje dite te tere ne dispozicion, ajo qe domosdo duhet shikuar eshte Kapela Skistine dhe "Parajsa dhe ferri" i Mikelanxhelos, kater dhomat e Rafaelos dhe Pinakoteka. Qe te arrini deri tek ato edhe ashtu do te kaloni neper shumicen e galerive dhe muzeve me te vogla.

Kapela Sikstine eshte nje nga vendet me te rendesishme te kishes katolike, meqe pikerisht ketu mblidhen te gjithe kardinalet dhe e zgjedhin trashegimtarin e Shen Pjetrit dhe papen e ardhshem.

Kjo kapele, e cila gjendet ne zemren e pallatit Bellvedere, eshte vepra me e njohur e Mikelanxhelos ne te cilen shihet i tere gjenialiteti i artistit. Ne vitin 1508 papa Julius II e angazhoi Mikelanxhelon per restaurimin e kishezes se vjeter, e cila eshte demtuar prej nje termeti. Deri ne vitin 1512 Mikelanxhelo punon ne plafonin ne te cilin ne nente piktura eshte paraqitur rrefimi per Genezis ‚?? dhjata e vjeter nga krijimi i njeriut dhe piktura e njohur e prekjes se pare, e deri te debimi nga parajsa.

Ketu eshte edhe prezantimi i permbytjes mitike te botes dhe perteritja e njerezimit me familjen e Noes. Te gjitha nente pikturat jane vepra te perkryera, per te cilat jane shkruar libra.

Disa vite me vone (ne vitin 1533) papa Klementi VII de Medici e angazhoi serish Mikelanxhelon qe ne murin e altarit ta pikturoje "Gjykimin e fundit" ose te njohur edhe si "Parajsa dhe Ferri".

Historianet e artit e permendin kete veper si pershkrim me te rendesishem dhe me te gjalle te parajses dhe ferrit. Ne ngjyrat e ndritshme dhe te fuqishme shikohet bukuria dhe drita e parajses dhe erresia e dhimbja e ferrit. Personat ne te gjitha veprat e pikturuara jane perplot detaje dhe paraqesin pikture me vete.

Prej dhomave te Rafaelos me interesante eshte e treta. Ne te gjenden veprat e para te ketij artisti te bera per Vatikanin, e me to shenohet edhe fillimi i renesanses se larte. Kater freska te medha i prezantojne tri kategorite me te medha te shpirtit njerezor ‚?? Te verteten (spirituale dhe natyrore), Te miren dhe Bukurine.

Ne shfaqjen e tij alegorike te se vertetes ne fresken "Shkolla e Athines", Rafaelo krahas te gjithe filozofeve dhe shkencetareve te medhenj te Athines antike ka gjetur vend edhe per autoportretin e tij.

Ne fund te vizites eshte Pinakoteka, ne te cilen do t`i shikoni freskat, triptiset, betejat dhe fitoret historike te krishterimit mbi jobesimtaret. Ketu ka vepra te Karavaxhos, Rafaelos, Leonardo da Vincit. Ne nje pjese te pikturave te artisteve per te cilet asnjehere nuk keni degjuar, do te shikoni shfaqje te pabesueshme te pergjakshme te luftes per sundim te te krishtereve.

Kisha Shen Pjetri dhe Muzete e Vatikanit jane perfaqesues te shkelqyer te Vatikanit. Ne to mund te shihet pasuria e nje religjioni, si dhe fuqia dhe rendesia e saj ne rregullimin boteror.

''Lobi''

AlbShkodra
09-05-2004, 04:47
In vino veritas

Toskana eshte vendi i Dantes, Mikelanxhelos, Leonardo da Vincit. Vendi i Boticelit dhe Renesanses. Por, para se gjithash ky eshte vendi i veres Kjanti, vajit te ullirit, kodrave te gjelbra dhe qiellit te kalter. Nuk thone italianet kot se zemra e Italise eshte ne Toskane. Te njejten gje e konfirmojne edhe yjet e shumte te filmit e te muzikes, te cilet ne Toskane e kalojne veren neper vilat dhe oborret mesjetare. Kjo province ne Italine e mesme eshte qender e rendesishme ekonomike, turistike dhe historike, ndersa qyteti me i rendesishem dhe margaritar i rajonit eshte Firenca. Per t`u rrefyer dhe pershkruar bukurite e Toskanes nevojitet shume hapesire, e ne kete udhepershkrim perqendrohemi vetem ne rajonin e veres Kjanti, Siene dhe Firence

Toskana e sotme ne pjesen me te madhe i pergjigjet mbreterise se dikurshme te Etrurise, mbeturinat e se ciles mund te gjenden edhe sot. Ky rajon eshte sunduar nga romaket nga mesi i shekullit te IV te epokes sone dhe mbetet nen sundimin e tyre deri ne shperberjen e perandorise.

Me pas pjesa me e madhe e qyteteve ne Toskane formojne komuna te pavarura, ndersa nje pjese e tyre si Siena, Firenca, Lluka dhe Piza, ne shekullin XI dhe XII zhvillohen ne republika te fuqishme.

Gjate kesaj periudhe fillon edhe lulezimi ekonomik i rajonit ku tregtaret e pasur e zhvillojne tregtine dhe industrine, e me to zhvillohen edhe kultura dhe arti. Ne shekullin XV Medicet e njohur e marrin nen sundim Firencen, ndersa nen udheheqjen e tyre Toskana ne vitin 1569 behet principate e madhe.

Me zbulimin e hardhise se Medicit, Toskana kalon neper duart e disa mbreterve, madje nje kohe te shkurter ka qene edhe nen sundimin e Napoleonit, ndersa ne vitin 1860 permes votimit Toskana behet pjese e mbreterise se Italise.

Sot, Toskana ne aspektin administrativ eshte e ndare ne 10 rajone (Firenca, Siena, Piza, Livorno, Arrezo, Pistoria, Groseto, Masa-Karera dhe Prato). Nga ana tjeter, ne aspektin gjeografik eshte rrethuar me Alpet e Apulit dhe Apeninet, ndersa ne perendim eshte bregdeti i Mesdheut.

Ne province hyjme nga ana jugore, duke udhetuar neper Rome drejt Firences. Largesia prej rreth 250 kilometrave mund te kalohet per gati dy ore nese mbeteni ne autostrade. Megjithate, nuk vlen te shpejtohet dhe te leshohen bukurite e ketij rajoni te shkelqyer te veres Kjanti.

Siena - qyteti i muzikes dhe artit
Siena, qyteti i pare me i madh ne kete rajon, eshte hyrje e mire ne mbare rajonin. Nese vini me veture, me se miri eshte qe veturen ta lini ne njerin prej parkingjeve jashte mureve te qytetit te vjeter, per t`iu shmangur halleve te vozitjes neper rruget e ngushta prej kallderme, prej te cilave pjesa dermuese jane vetem zona kembesorie. Fitohet pershtypje se ne qytet cdo gje eshte ne grumbull.

Siena eshte qender universitare, me shkollen e mirenjohur te muzikes dhe te artit qe jane pjese e arkitektures se qytetit dhe shenjat e tyre gjenden kudo neper qytet. Perderisa shetisni neper rruget e vogla, kaloni prane pallateve te medha ne te cilat ende qendrojne shenjat e tregtareve te meparshem te pasur dhe patroneve te qytetit. Ne shumicen prej tyre ende qendrojne hallkat e medha te hekurta te vendosura ne gojen e kokave prej guri te ujkonjes mbrojtese te qytetit.

As qe do te vereni, e vec me gjendeni ne qender te qytetit, ne sheshin Pjaca del Kampo. Sheshi ka forme te guaces, i mbrojtur me ndertesa te medha ne tarracat e te cilave ka lule me te ndryshme te larmishme te cilat i japin nje sharm te posacem.

Margaritari i sheshit eshte Pallati Publiko, me nje kulle te larte Tore dell Mangia te cilat jane simboli i Sienes. Pallati eshte ndertuar nga fundi i shekullit XIII pasi qe Siena e korri fitoren e madhe mbi firentinet. Kulla eshte e larte 102 metra me cka barabaresohet me kupolen e Duomos, kisha me e madhe dhe me e rendesishme ne Siene, e cila gjendet vetem disa rruge me lart nga sheshi. Ne kete menyre Keshilli i vjeter i Sienes kane dashur ta shprehin barabaresine e forcave qytetare dhe religjioze ne qytet.

Ne dallim nga Pjaca del Kampo qe gjendet si ne vrime, kisha e madhe - Duomo, gjendet ne piken me te larte ne Siene. Nga fundi i shekullit XIII, diku ne te njejten kohe kur eshte ndertuar edhe Pallati Publiko ka filluar edhe rikonstruimi i kishes e cila sipas planeve te arkitektit Xhovani Pisano duhej te ishte kisha me e madhe e ndertuar deri atehere.

Megjithate, murtaja e cila e perfshiu qytetin ne vitin 1348 i detyroi sienasit qe te heqin dore nga plani grandioz dhe thjesht ta perfundojne ate qe deri atehere ishte filluar. Pisano arriti ta perfundojne pjesen e parme te kishes ne stilin francezo-gotik te dekoruar me tri porta. Prapa kishes gjendet vendi i pagezimit, i cili eshte i njohur sipas freskave ne tavan dhe vendi i pagezimit nga shekulli XV te Jacopo della Quercia.

Nese vendosni te mbeteni per dreke ne Siene, domosdo hyni ne njerin prej restoranteve per nje cope pice e cila eshte njera prej me te bukurave ne bote, dhe ta perzieni me nje shishe te vogel te veres - Kijanto Klasiko.

Ngjyrat e Toskanes
Gjate daljes nga Siena drejt Firences mos u ngutni te dilni ne autostrade. Kapni rruget anesore, po madje edhe nese humbeni nuk eshte me rendesi. Bukuria e peizazhit do t`ua kompensoje kohen e humbur.

Kjo pjese e Toskanes vlen si nje nder zonat me te bukura te Italise. Rruga e perteritur e zeze e asfaltuar ju shpie neper kodrat e vogla ne te cilat ne mes te veres dominojne dy ngjyra ‚?? e verdha nga gruri dhe e gjelberta e mbyllur nga hardhite. Diku nga mesi i ketyre ngjyrave shihen shtepite e medha nga guri te cilat perkujtojne ne mesjeten, e deri tek ato shpie vetem rruga makadam nga guri i imet i bardhe.

Fiton pershtypje sikur eshte ndalur koha. Ndaj, te gjithe ata te cilet kane pak me shume para dhe deshire te ikin nga bota i marrin me qira ose i blejne keto vila te bardha dhe ketu i kalojne muajt e veres duke iu gezuar qetesise dhe bukurise.

Pozita eshte e shkelqyer meqe ngopeni nga qetesia; deti dhe rruga mondene jane ne vetem nje ore vozitje. Duke iu falenderuar ketyre shtepive te vjetra, Italia fillon ta zhvilloje "turizmin fshatar" te saj, i cili sot eshte nje nga deget me profitabile ne vend.

Neper kete rruge do te arrini edhe deri ne hyrje te Firences, ndersa do te keni mundesi t`i shikoni edhe kodrat e njohura firentine. Te fshehura ndermjet shtepive dhe drunjve ne keto kodra ka shume manastire dhe kisha te vjetra, e edhe nga ndonje oborr.

Qyteti i Komedise Hyjnore
Italianet shprehen se Firenca eshte qytet i vogel. Me te vertete vete qendra ose zemra e vjeter e qytetit eshte si qytet i vogel, por megjithate pjesa derrmuese e banoreve jetojne neper kodrat dhe vendbanimet periferike.

Prej tyre rregullisht ka autobuse te cilet ju shpiejne deri ne qender dhe prapa, por megjithate nese nuk keni para qe t`i lejoni vetes vendosje afer qendres pyetni per transportin publik. Mos gaboni te mendoni te vozisni ne Firence, kjo duket e nderlikuar ne menyre te pabesueshme. Serish nje grumbull rrugesh njekaheshe dhe pak parkingje.

Per "nje qytet te vogel" ne Firence vertet ka shume per te pare, ndaj planifikoni te qendroni se paku tri dite meqe se paku ne dy vende doemos do te pritni me ore te tera per te hyre.

Keto jane galeria Ufici, e cila eshte nder me te medhate ne bote dhe ne te cilen mund te shihen te gjitha pikturat me te rendesishme te artisteve te famshem italiane deri ne fund te shekullit XVIII.

Galeria e dyte eshte Akademia, ku gjendet Davidi i Mikelanxhellos. Qe te dyja galerite brenda vitit i vizitojne rreth nje milion e gjysme vizitore. Ndaj ne vapen verore per keto dy vende zakonisht pritet nga disa ore per te hyre.

Fatmiresisht kjo mund te evitohet me ate qe mund te rezervoni bilete permes internetit ose telefonit, por kjo do t'ju kushtoje se paku disa euro me shtrenjte. Biletat jane cmim i vogel per bukurite te cilat gjenden brenda.

Ufici eshte pallat i madh ne forme te shkronjes "U", i cili eshte disenjuar nga artisti dhe arkitekti i famshem firentin Xhorxho Vasari ne vitin 1560 si ndertese administrative e familjes Medici.

Disa vite me vone Ferdinand I de Medici vendosi t'i gjeje vend koleksionit te tij artistik ne katin e pare te pallatit. Keshtu qe te gjithe trashegimtaret e fisit ne Ufici vetem i kane shtuar veprat artistike te cilat i kane porositur dhe blere.

Ne vitin 1737, viti i fundit i fisit Medici, Ana Maria Ludovica ia ka dhuruar koleksionin qytetareve te Firences.

Sot, ne 45 dhoma te katit te dyte te pallatit do t`i shihni veprat me te bukura te Boticelit, Filipo Lipit, Xhotos, Piero della Franceskes, Rafaellit, Mikelanxhelos, Leonardo da Vincit, Karavaxhos, si dhe vepra te Rembrantit, Rubensit, Van Dajkut, El Grekos, Vallaskesit, De la Kroase ‚?¶ Kur te lodheni mund te uleni ne bankat e korridorit dhe te kenaqeni ne skulpturat e kohes romake.

Galeria Akademi eshte me e vogel se Ufici, por po ashtu e vlefshme. Figure qendrore ketu eshte skulptura me e njohur ne bote Davidi i Mikelanxhelos. Ne kete statuete Mikelanxhelo ka punuar vetem dy vjet, prej vitit 1502 e deri ne vitin 1504, ndersa eshte porositur nga gildi i tregtareve me tekstil te Firences.

Si simbol i qytetit ajo eshte vendosur para Pallatit Vekio ne sheshin e njohur Pjaca della Sinjora e deri ne fund te shekullit te XIX, kur eshte transferuar ne Akademi per t`u mbrojtur nga vandalet.

Prej shtatorit te vitit te kaluar e deri ne maj te ketij viti Davidi kaloi neper nje restaurim dhe pastrim te rrenjesishem. Vete procesi ka kushtuar disa milione euro dhe ne galerine ne detaje pershkruhet procesi, ndersa tani bukur mund te shihen edhe te gjitha demtimet ne statuete. Njera nga me evidentet eshte demtimi i dores se majte, si dhe ai i fundit prej para dhjetra viteve kur nje vizitues ia theu gishtin e madh te kembes se djathte.

Disa restaurues u derguan kritike te madhe restauruesve se statua eshte teper e fshire dhe eshte bere te duket tejet e re, e kjo ka qene ne kundershtim me idene e artistit. Megjithate per nje laik, si une, mund te perfundohet se Davidi edhe krahas asaj qe eshte i vjeter gati se 500 vjet, ka pamje te shkelqyer.

Ne galeri gjenden edhe kater figura te te burgosurve te Mikelanxhellos ne te cilat artisti ka punuar disa vite me radhe, por asnjera nuk ka perfunduar. Nese edhe kjo nuk ju mjafton per t`u ngopur me Mikelanxhellon, vizitoni edhe varrezen e Medicit ne kishen San Lorenco e cila gjendet vetem disa rruge me poshte se Akademia.

Ketu gjenden kater statueta te cilat konsiderohen per veprat me ekspresive te artistit. Megjithate, eshte interesante te dihet se Mikelanxhelo ka qene njeri nga prijesit e kryengritjes kunder familjes Medici, me c`rast ata per nje kohe te shkurter jane debuar nga qyteti, qe me vone te kthehen me armate te perkrahur nga Vatikani.

Ne qender te Firences ngritet Duomo ose bazilika Santa Maria dell Fiore, ndertimi i se ciles ka filluar ne vitin 1296, ndersa ka perfunduar pas 140 vitesh. Por, edhe prej atehere ka kaluar neper disa rindertime.

Sot ajo eshte kisha e katert sipas madhesise ne bote. eshte e gjate 153 metra, ndersa e gjere 38 metra. Fasada e jashtme eshte shembull i shkelqyer i gotikes se pasur, ndersa brendia eshte plotesuar me freska dhe vitrazhe te shkelqyera. Po ashtu, ende mund te shihen themelet e kishes se vjeter. Ne kete kishe Danteja per here te pare e ka lexuar Komedine e tij Hyjnore para fisnikeve fiorentine.

Para portave te kishes gjendet edhe vendi i pagezimit te San Xhovanit ne te cilin mund te shihen freskat e shkelqyera ne tavanin, por ajo qe eshte me e rendesishme ne kete ndertim te vogel jane tri dyert e metalit ne te cilat jane prezantuar 10 skena nga Dhjata e Vjeter. Ndoshta prej ketu Mikelanxhelo e ka fituar idene per tavanin e Kishezes sikstine ne Vatikan, ne te cilen ai e ka pikturuar Dhjaten e Vjeter ne 9 piktura.

Kisha Santa Kroce gjendet ne sheshin me po kete emer. Kjo kishe eshte e njohur per dy gjera ‚?? kulmin nga druri qe i jep nje pamje te pazakonshme dhe varrezat e Mikelanxhelos, Makiavelit dhe Galileos. Krahas tyre ketu gjenden edhe pllakat e Dantes, Leonardo da Vincit, po madje edhe e zbuluesit te radios Markonit.

Nese vazhdoni drejt qendres, do te arrini deri te sheshi i stermbushur i Zonjes ose i njohur si Pjaca della Sinjora, ne te cilin dominon Pallati Vekio. Ky pallat ka qene seli e familjes Medici dhe ende nje pjese shfrytezohet si ndertese administrative e qytetit. Ky eshte nje ndertim impresiv nga shekulli XIII qe vlen te shikohet, ne te cilin keni freska interesante nga Vasari dhe artiste tjere te njohur, por i cili krahasuar me gjerat tjera ne Firence edhe nuk eshte dicka e vecante.

Njeri nga vendet me te njohura per fotografim eshte ura Ponte Vekio i cili eshte shfrytezuar si rruge kembesorike per fisniket e Pallatit Vekio drejt Pallatit Piti, i cili gjendet ne anen tjeter te lumit Arno.

Gjate dites kjo ure sikurse ne te kaluaren, eshte vend ku mund t`i gjeni argjentaret me te medhenj ne Firence, e besa edhe me te shtrenjtet. Ndaj nese nuk jeni adhurues i arit, vetem kaloni shpejtazi qe te mos u merret mendja nga shifrat.

Megjithate, nuk eshte gjithcka ne Firence aq e shtrenjte, vecmas jo nese gjendeni ketu gjate pushimeve verore. Leshimi veror ne Beneton, Sisli dhe markat tjera te njohura eshte edhe per ata te cilet nuk kane xhepa te thelle.

Pas aq shume shetitjeje me siguri jeni te uritur. Firenca dhe ne pergjithesi Toskana jane te famshem per nga gjellerat dhe vera e tyre. Nje keshille. Mos u beni turist i madh dhe mos u ulni ne trotuaret ose restorantet ne qender te qytetit. Shetisni neper rruget periferike. Mund te gjeni restorante te shkelqyera te vogla dhe intime perplot me studente dhe italiane te cilet per pak para ushqehen bukur mire.

Sa per fillim, ne menyre te domosdoshme ju japin copa te trasha te bukes se pjekur ne furre. Do te vereni se buka nuk ka asnje grimce kripe ‚?? dhe kjo eshte njeri nga specialitetet specifike lokale. Pas kesaj darken domosdo fillojeni me ndonje paste, te cilen perzemersisht e rekomandojme. Ndersa ne gjithe kete derdhni pak vere kjanti.

Ju befte mire!

AlbShkodra
09-05-2004, 05:00
Atakama, vendi me i thate ne bote

Femija qendron drejt me gjunje te mbledhur. eshte veshur me rroba te leshta dhe ka kapele leshi te thurur mire, mbi te cilen ka nje pende. Prane tij ka nje shporte te vogel prej misri, bashke me nje cante te vogel. Floket ngjyre kafeje, te mbledhura ne gersheta te vogla, dalin poshte maskes se metalit te vendosur si mbrojtje nga shpirterat e lige ne jeten pas vdekjes.

Arkeologet e zbuluan kete mumje te femijes ne vitin 1985 ne shkretetiren Atakama, ne veri te ciles. Ajo vec me 500 vjet eshte pjekur ne diell bashke me edhe disa qindra mumje te ngjashme, qe jane zbuluar neper kete pjese te bregut cilean. Ato jane pjese e kultures e cila eshte shtrire ne siperfaqen mes bregut dhe Andeve ‚?? ne nje vend ku jeta thjesht nuk do te duhej te ekzistonte.

Duke u shtrire 600 milja nga kufiri jugor i Peruse deri ne pjesen veriore te ciles, shkretetira Atakama ngritet nga pjesa e holle bregdetare drejt pampaseve ‚?? qe ne fakt jane horizonte te pajete, te cilat kalojne neper luginat e lumenjve perplot me sedimente minerale nga Andet.

Pampaset kalojne ne kodra "antiplano" ne ultesiren e Andeve, ku siperfaqet e kripura kalojne ne gryka te medha te bardha prej vullkaneve. Ne qendren, e cila nga klimatologet eshte quajtur shkretetira absolute, Atakama eshte e njohur si vendi me i thate ne Toke.

Ekzistojne pjese te medha shqetesuese ku asnjehere nuk ka rene shi, se paku jo qekur njerezit kane filluar ta masin ate. Ketu nuk do te shikoni copa te barit, kaktuse, ose, nga ana tjeter, hardhuca. Por do te shikoni mbeturina prej gjithe asaj qe dikur ka kaluar ketu. Shkretetira ndoshta eshte vrases i pameshirshem, por eshte konservator i mire. Pa lageshti asgje nuk shkaterrohet. cdo gje shnderrohet ne pasuri arkeologjike. Madje edhe femijet e vegjel.

Megjithate, edhe krahas ketyre kushteve te pamundshme, sot ne Atakama jetojne me shume se nje milion njerez. Ata jane te ngjeshur ne qytetet bregdetare, lagjet xehetare dhe fshatrat peshkatare.

Ekipi nderkombetar i astronomereve punojne ne observatoriumin qe gjendet ne pjesen bregdetare te Atakames, duke e shfrytezuar qiellin e perkryer te paster per vezhgimin e yjeve.

Fermeret kembengules ne veriun e larget kultivojne ullinj, domate dhe tranguj me sistem irigativ pike pas pike, ndersa ujin e gjejne ne bunaret e thella nentokesore. Ne rajonin e "altiplanos" pasardhesit e fiseve lokale te indianeve vendas, Aumara dhe Atakama, kultivojne edhe kope lamash dhe drithnaja te cilat i ujisin nga uji i perronjve te bores se shkrire.

Larg ne jug, ne kryeqytetin e ciles, Santiago urbanistet ende e konsiderojne shkretetiren si toke te pashfrytezuar. Ende jane te pranishme thashethemet se ne vitin 1980 Qeveria ka propozuar qe ne Atakame te krijohet pleherishte boterore per mbeturina berthamore, por nga kjo kane hequr dore per t`iu shmangur skandalit.

"Ekzistojne paragjykime dhe mosnjohuri per shkretetiren", ankohet Patricio Fisher, profesor i biologjise ne Ikuikue, njeri nga qytetet me veriore ne cile. "Njerezit e shikojne Atakamen si pike te zbrazet ne harte".

Por, kjo pike e zbrazet e hartes ka qene dhe ende eshte nje burim i madh i pasurise ne te cilin vijne armata te punetoreve ambicioze ne koherat e shperthimeve ekonomike ne rajon.

Ardhacaket kane filluar te arrijne ne kete pjese te ciles ne vitin 1800, kur fillon eksploatimi i nitrateve ne shkretetiren Atakama. Pas zevendesimit te nitrateve me nitrate artificiale ne vitin 1930, kjo industri shkaterrohet. Sot ne Atakama nxirret bakri, ari, argjendi dhe hekuri, qe jane edhe dege kryesore ekonomike.

Prej para do kohe Atakama u be edhe destinim i njohur turistik i eko-turisteve evropiane dhe elites aventuriere nga Santiago. Ne qytetet me te medha bregdetare te Atakames ‚?? Arika, Ikuikue dhe Antofagasta ka shoping-qendra me moderne, kinema, teatro dhe argetim te mire. Atakama eshte vend terheqes per adhuruesit e golfit, te cilet luajne ne barin artificial te rrethuar me reren e shkretetires.

Udhetimi yne fillon ne Arika, drejt jugut, duke vozitur neper Ruten 5, pjese e autostrades panamerikane, e cila kalon permes shkretetires cileane. Kjo eshte nje rruge e shpirterave, e plotesuar me mbeturina te veturave te thyera dhe vendeve te vogla te shenjta me kryqe dhe qirinj plastike ne perkujtim te te vde****e prane autostrades. Nuk ka fshatare, fermere, rrethoja. Ketu mund te hasni vetem ne kasollat e vjetra dhe te tundura, te quajtura posadas, per te pushuar.

Para 10.000 viteve, kur klima e Atakames ka qene me e bute, njerezit kane filluar ta popullzojne rajonin. Arkeologet qemoti kane njohuri per civilizimin bregdetar te shkretetires, sic eshte civilizimi i cincoros, prej te cileve kane gjetur edhe mbeturina ne disa prej ultesirave dhe shpellave tanime te thata.

Jeta ne keto lagje sot nuk do te mund te ekzistonte. Tensioni i panderprere i larte nga Pacifiku e rrethon sistemin e lageshtise qe vjen nga perendimi, ndersa majet e Andeve i thajne rete e shiut qe vijne nga lugina e Amazonit. Ne breg, uji i ftohte i Rrymave peruane qe vijne nga Antartiku e ftoh ajrin e shkretetires, me te cilen gje ne menyre plotesuese pengohet formimi i reve te shiut.

Kjo klime ka kontribuar per shperthimin e pare industrial te kesaj zone ne vitin 1830, kur ne siperfaqe jane gjetur shtresa te nitratit te rralle natyror, qe eshte formuar para nje milione vitesh dhe eshte quajtur kalishe. Nitrati atehere ka qene i domosdoshem per prodhimin e eksploziveve dhe plehrave artificiale. Keshtu qe nga fundi i shekullit 19 nitrati nga Atakama ka paraqitur burim me te madh te pasurise per cilen dhe ka terhequr mijera emigrante dhe minatore te cilet kane ardhur ne Amerike ne kerkim te jetes se mire.

Por, ne vitin 1930 kur perfundon ky shperthim industrial, mijera punetore dhe komuniste mbesin pa pune dhe te terbuar ndaj punedhenesve te tyre te pasur largohen drejt jugut duke mos ditur se disa dekada me vone do te dergohen ne Atakama per te vdekur, kur ne vitin 1973 gjenerali Augusto Pinoce me grusht shtet e permbysi kryetarin Salvadoro Aliende, ndersa ithtaret dhe bashkepunetoret e tij perfundojne pa gjurme neper burgje ose ne azil. Shumekush prej atyre qe jane derguar ne azil kane perfunduar ne lagje te largeta dhe te izoluara, sic eshte Pisagua, nje nga portet e meparshme per nitrat ne shkretetiren Atakama. Deri nga mesi i vitit 1970 Pisagua ka qene kamp perqendrimi. Ketu ende mund te shihen mbeturinat e asaj pjese te erret te historise cileane. Pinoce u largua nga pushteti ne vitin 1990, por shume banore te Pisaguas te cilet jane edhe ish-te burgosur ende i mbajne te gjalla kujtimet e tmerreve.

Nga Pisagua nisemi drejt fshatit peshkatar Kaleta Kamarones, ne rrugen drejt Ikuikues. Ketu prej vitit 1970 jetojne 18 familje te cilat mezi tani mbijetojne duke u marre me peshkatari, por para 20 viteve kjo e shkaktoi shperthimin e dyte ekonomik te Atakames. Peshku gjithmone ka qene ne sasi te madhe ne bregun e ciles per shkak te ujit te ftohte qe i nxjerr ne siperfaqe planktonet ushqyese me te cilat ushqehen tunat e medha qe kane qene ne nje numer aq te madh sa qe peshkataret i kane peshkuar me fushnjeta.

Ikuikues deri ne vitin 1994 i ka ardhur era e peshkut prej fabrikave te medha per procesuimin dhe konservimin e peshkut. Por, me ndryshimet klimatike te shkaktuara nga El Ninjo dhe La Ninja, peshku eshte shperndare, ndaj keshtu edhe industria eshte shuar. Tani ketu punojne vetem edhe dy fabrika. Me shkaterrimin e edhe kesaj industrie mijera punetore u nisen drejt brendise se shkretetires duke kerkuar pune ne minierat per baker.

Nisemi ne jug drejt observatoriumit me te madh ne bote qe gjendet lart ne malet. Pas gjashte oresh vozitjeje zbresim nga autostrada dhe neper rrugen makadame vazhdojme drejt maleve duke e lene oqeanin pas nesh.

Ketu, ne vendin qe eshte teresisht i thate dhe i paster, larg nga ndotja industrale dhe ndricimi i qytetit ngritet observatoriumi me i madh dhe ndoshta ne aspektin teknologjik me bashkekohor astronomik ne pronesi te Konzorciumit te popujve evropiane.

Observatoriumi eshte quajtur thjesht ‚?? Teleskop shume i madh (TSHM) dhe perbehet prej kater teleskopeve te medhenj. Secili prej tyre eshte i pajisur me pasqyre speciale te disenjuar ne te cilen zbriten fotografite ne stacionin qendror per shikim qe u mundeson astronomereve shikim ne gjithesine e thelle me shume se 300 dite brenda vitit. Sigurimi i observatoriumit eshte i madh, ndersa ne ndertesat e ulta dhe te thjeshta jane vendosur 15 astronomere dhe rreth 100 veta personel i nevojshem per mirembajtjen e stacionit.

Nga observatoriumi largohemi drejt Antofagastes, ne fund te shkretetires se madhe eshte edhe nje nga qytetet me rritje me te madhe ne cile. Antofagasta eshte qendra e industrise se bakrit. Pasuria cileane me baker qendron ne vrimat tektonike prej te cilave ngriten Andet. Ne kete zone shtrihen zgafella te panumerta te hapura te minierave te cilat ndonjehere i ndotin bunaret nentokesore dhe lumenjte ne kete pjese te shkretetires.

"Lumi Rio Loa eshte lumi me i rendesishem ne veri qe eshte ndotur nga miniera per baker cikuecamata", shprehet Patricio Fisher.

"Por industria primare nuk do te mendoje shume per hallin e disa fshatrave te cilat jetojne prane lumit te ndotur".

Miniera Kodelko eshte miniera me e madhe qe eshte ne pronesi shteterore dhe eshte miniera me e madhe e bakrit me zgafelle te hapur. Ajo gjendet ne afersi te qytetit Kalamata.

Kalamata eshte perplot me gjelberim dhe i vjen era para, por gjysma e minatoreve jetojne ne cikuecamata, lagjia minatore e ndertuar rreze kodrave te medha nga shterpesia e minieres.

Rallekush nga punetoret ia arrin te jetoje deri ne moshen e pensionimit, nese nuk pensionohen heret per shkak te lendimit ose shendetit te lige. "Ne ajer ka arsen dhe hemikalie tjera. cdo frymemarrje ketu eshte perplot rrezik. Per shkak te kesaj doemos duhet qe panderprere t`i percjellim kushtet e punes", shprehet kryetarja e sindikates Mirta Moreno, e cila edhe vete eshte femije minatori. Babai i saj ka pasur vetem 54 vjet kur ka nderruar jete nga silikoza pulmonale.

Rruga nga Kalama drejt San Pedro de Atakama, qendra turistike ne veri te ciles dhe margaritari i shkretetires. Ketu Atakama ka pamje te ndonje planeti ndaj per kete arsye shkencetaret e NASA-s dhe disa universiteteve amerikane kane provuar makina qe do te duhej te kerkojne jete ne Mars. Kjo karakteristike e shkretetires terheq edhe shume turiste gjate veres.

E kaluam basenin e quajtur Fushe e durimit ku ne diell derdhen nivelet e ngjyrave te pastelit prej gjipsit, argjilit dhe mineraleve, ndersa ketu gjenden edhe shkembinjte e kripur te Lugines se Henes. Kalojme ndermjet therrave te kuqerremta shkembore te cilat duken sikur krahe te ndonje dinosauri parahistorik.

Nen hijen e vullkanit Likankabur gjendet qyteza e vogel San Pedro, qe eshte si nje oaze e predhave te vogla te kuqe dhe rrugeve te pluhurosura te kuqe ne kufirin ndermjet shkretetires dhe "altiplanos".

San Pedro eshte vend ku tubohen turistet te cilet heret ne mengjes nisen per t`i shikuar gajzeret e larte ne fushen Tatio. Grupe tjera nisen ne jug per t`i vezhguar tufat e medha te fllamingove ne rafshet e kripura. Ne fund te dites largohen ne dinet per t`u kenaqur ne perendimin spektakular te diellit ne Ultesiren e Henes.

Para largimit nga Atakama nisemi ne pjesen me te vrazhde te shkretetires ku vecme 10.000 vjet sundon thatesia. Ketu nuk ka bari, nuk ka gafore ose hardhuca te cilet piqen ne diell. Nuk ka asgje pervec zerit te eres.

Me renien e nates temperatura shenon rrenie te pernjehershme, ndersa ne mblidhemi ne thaset e fjetjes te vendosur ne mes te ultesires. Ne erresiren dhe qetesine mbetet vetem qielli i madh i pafund ne te cilin shihet sateliti i cili kalon shpejte. Qielli i shkretetires nuk eshte perde, por kontinuum i dendur i thelle i pafund prej yjeve. Qendroj i shtrire dhe i zgjuar, duke u ndier si pjese e shkretetires, duke menduar per kokefortesine e jetes. Mbi mua planetat ndricojne ne drite te ftohte. Sikurse shkretetira edhe ato jane te pajete. Por ketu, ne shkretetiren, perderisa ekzistojne perronjte e bores se shkrire qe i mbushin bunaret nentokesore me uje njerezit mund te mbijetojne.

Por a do te mbesin? Me siguri jo. Pasi qe do te perfundojne me eksploatimin e tokes dhe detit shkretetira ne fund do t`i perze. Se shpejti jeta ketu mund te behet tejet e veshtire ose e shtrenjte dhe banoret do te largohen duke i braktisur paraardhesit e tyre te ruajtur ne menyre te perkryer.

AlbShkodra
09-05-2004, 05:52
Vendi i legjendave dhe qelibarit

Gjeja e pare qe te bie nder mend kur flasim per Polonine jane dimrat e gjate dhe te ftohte, moti i vranet i percjelle me shi. Na kujtohet koha kur turistet polake shitnin pajisje kampingu, ore te lira ruse dhe stoli argjendi. Na kujtohet Leh Valensa dhe "Solidarnosti". Polonia sot fare nuk eshte ajo qe ka qene dikur. Madje, nuk eshte edhe aq e ftohte, nese jeni atje ne fillim te vjeshtes (dimrat jane rrefim ne vete)

Ne maj te vitit te ardhshem Polonia do te behet anetare e Bashkimit Evropian, e me kete shikohen edhe te gjitha ndryshimet. Kudo mund te shihen investime te huaja ‚?? posacerisht ato gjermane dhe skandinave.

Shitoret jane te mbushura, ne shoping-qendrat e medha gjenden markat e njohura te shtrenjta te Gucit, Shanelit ‚?¶ Jeta eshte me e mire dhe me e pasur, por sic shprehen, perfitimet nga hyrja ne BE nuk do te shihen shpejte, e as lehte.

Fermeret dhe minatoret me muaj te tere bejne greve duke kerkuar mbrojtje me te madhe te prodhimtarise personale ose, nga ana tjeter, qe te mos mbyllen minierat. Ne shtator minatoret e thengjillit organizuan protesta ne Varshave te cilat perfunduan me shume xhama te thyera te shitoreve, ndersa disa police perfunduan ne spital nga goditjet ne koke.

Ne kete shtet, i shtati per nga madhesia ne Evrope, jetojne mbi 38 milione njerez. Rroga mesatare eshte me pak se 500 euro, por me ato para mund te jetohet relativisht mire. Po ashtu per cdo dite hapen vende te reja te punes, ndersa shteti jep hua te mjaftueshme per hapjen e bizneseve te vogla. Ndaj nese udhetoni pak neper Poloni do te vereni se ketu ka potencial per jete te mire dhe prosperuese.

Qyteti i trefishte i Baltikut
Udhetimin e fillojme prej Varshaves. Ky eshte nje qytet relativisht i ri me qe ne Luften e Dyte Boterore qyteti eshte rrafshuar me token dhe gjithcka qe eshte ndertuar eshte me stil qartazi te definuar sovjetik socialist ‚?? ndertesa te perhimta impersonale me shume hyrje, shtepi te medha te mallrave te cilat tani jane te ndara ne shitore me te vogla ose, nga ana tjeter, jane shnderruar ne shoping-qendra te zingjireve te medhenj per shitjen e ushqimit.

Megjithate qendra e Varshaves dhe qyteti i vjeter eshte perterire teresisht ashtu sic ka qene para luftes. Shtepite jane ngjyrosur me ngjyra te ndritshme, ndersa kallderma ju shpie neper sheshe me te vogla ku artistet shesin fotografi te Varshaves se vjeter. Ne cdo kend keni shitore per stoli, ndersa nga xhami i shitoreve mund te shikoni madhesi dhe ngjyra me te ndryshme te qelibarit te shkelqyer. Ketu jane restorantet, klubet, kafenete dhe teatrot me te mira, ndaj me te drejte mund te themi se qyteti i vjeter eshte zemra e qytetit. Nga pjeset e vjetra sic eshte getoja hebreje e Varshaves nuk ka mbetur asgje pervec varrezave te gjata.

Ajo qe me se shumti le pershtypje ne Varshave jane parqet e medha ne te cilat ende mund te shihen pallatet e mbreterve polake. Ato tani sherbejne si rezidenca verore, teatro te hapura verore. Stallat mbreterore te kuajve ende ruajne kuaj te cilet mund t`i huazoni per te shetitur me kuaj neper park. Gjate muajve te veres ne parqet mbahen edhe koncerte te hapura, ndaj mund te kenaqeni ne muziken e kompozitorit me te madh polak ‚?? Shopen.

Prej Varshaves nisemi ne veri drejt qytetit te "Solidarnostit" dhe portit me te madh ne Poloni ‚?? Gdansk. Rruga drejt Gdanskut nuk eshte autostrade. Ka tri shirite, ndaj kur ka tollovi udhetimi shkon ngadale. Treqind e pesedhjete kilometra i kalojme per kater ore e gjysme. Sic shprehet Kasha, udherrefyesja dhe gazetarja jone per rrjetin televiziv TVN, rruget nuk jane rindertuar per nje arsye te thjeshte ‚?? me hyrjen ne BE do te fitojne fonde per rindertimin dhe zgjerimin e rrugeve. Vozitja e ngadalshme na mundeson qe te kenaqemi ne pamjet.

Polonia kryesisht eshte vend i rrafshet, ndersa malet dhe terrenet per skijim gjenden ne pjesen jugore te vendit. Fusha shtrihet deri ne fund te horizontit dhe e gjithe kjo eshte e perpunuar. Neper parcelat me te vogla mund te shihen njerezit se si mbledhin patate.

"Polonia eshte vend i patateve dhe ate e ke ne cdo haje tradicionale", shprehet Kasha. Ajo shpjegon se gati se nje e katerta e popullates ne Poloni jane fermere dhe ata jane me te brengosurit nga hyrja ne Bashkimin Evropian me qe subvencionet te cilat tani i kane do te zvogelohen, ndersa prodhimet polake ne tregun evropian nuk do te jene mjaft konkurrente me qe prodhimtaria eshte me metoda te vjeteruara dhe nuk eshte sipas standardeve te Evropes.

Megjithate, sic shprehet ajo, Qeveria ia ka arritur qe ne negociatat per anetaresim te kontraktoje kushte shume te volitshme per bujqit nga anetaret tjera. Gjate disa viteve te fundit fermeret fillojne te hyjne edhe ne turizmin. Gjegjesisht, ne shume ferma prane te cilave kalojme qendrojne shenjat per hotele te vogla ku per pak para mund te kenaqeni ne kuzhinen tradicionale polake, te shetiteni me kuaj dhe karroca. Ne shumicen e tyre ka shetitje te organizuara neper vendin e liqeneve qe gjendet ne vetem disa dhjetera kilometra nga rruga drejt Gdanskut.

Ky turizem eshte profitabil per pjesen me te madhe te tyre me qe lloj i ketille i ekoturizmit eshte i njohur ne mesin e turisteve gjermane dhe skandinave, per te cilet Polonia ende eshte destinim i lire dhe i afert per pushim.

Po i afrohemi gjirit te Gdanskut. Peizazhi prane rruges eshte i ndryshem. Kalojme prane rafinerive dhe pjeses industriale qe ne fakt eshte e njohur si qyteti i trefishte ‚?? Gdansk, Sopot dhe Gdina jane qytete te bashkangjitura.

Gdansku eshte me i madhi nga te trija dhe eshte qender. Ketu eshte porti me i madh ne Poloni prej ku mund te merrni trajekt per ne Kalingrad, Helsinki, Kopenhage ‚?¶ Gdansku eshte edhe qytet i vogel i cili gjate luftes eshte shkaterruar shume pak. Ne afersi te Gdanskut ne fakt edhe filloi bombardimi i Gjermaneve.

Qyteti i vjeter i Gdanskut eshte nje perzierje e cuditshme e qytetit baltik dhe polak. Kanalet e lumit Motllova i japin nje sharm te posacem, e ne to edhe sot hyjne anijet me te vogla.

Ketu qendron edhe vinci me i vjeter ne Evrope i cili eshte ndertuar ne vitin 1963. Pas shkaterrimi nga lufta ai eshte rindertuar dhe gjeli ne maje te kulles ende ua tregon drejtimin e eres marinareve. Ne sheshin gjendet edhe fontana e zotit Neptun, e cila eshte ndertuar me porosi te marinareve si falenderim ndaj Zotit per pasurite e medha dhe detin e qete.

Ne kete qytet ne fillim te viteve te 80-ta lindi levizja "Solidarnost", qe ne fakt eshte sindikata e punetoreve te portit. Me "Solidarnostin" fillon edhe lufta e popullit polak per ndryshime. Me levizjen qeveria polake nen udheheqjen e Jeruzellskit vendosin ligjin e mareshalit. Pas disa viteve te perndjekjes qeveria polake fillon negociata me liderin e "Solidarnostit", Leh Valensa.

Nga fundi i viteve te 80-ta ruset largohen dhe Polonia i mban zgjedhjet e para te lira, ndersa Valensa behet kryetari i pare. Vitin e ardhshem ne Poloni do te kete zgjedhje te reja dhe Valensa, pas disa viteve te mosaktivitetit politik, serish paralajmeron se do te kandidohet, por sic shprehet Kasha, ****era e tij si politikan ka mbarruar moti.

Sopoti ne kete qytet te trefishte eshte qender turistike. Ne qytezen e vogel jetohet prej turisteve te cilet jane te pranishem gjate gjithe vitit. Hotelet gjenden ne vete plazhin, ndersa cmimet jane shume te pranueshme. Per me pak se 50 euro fitoni nje dhome me dy shtreter me shikim nga deti dhe kafjall te majme.

Deti Baltik ketu ne jete gji nuk i ngjan detit. Ai eshte i qete dhe i rrafshet si tepsi, ndersa rera e verdhe dallohet nga ngjyra e gjelber e mbyllur e ujit. Temperatura e ujit nga fundi i shtatorit eshte rreth 17 grade, por kishte djem te guximshem te cilet kenaqeshin gjate larjes dhe rrotullimit ne ujin e kthjellet. Punonte edhe nje shkolle per lundrim ne derrase e cila u dedikohej vetem femijeve. Duart e tyre te kuqe dhe gojet e kaltra nuk u pengonin qe te kenaqen ne sportin. Doemos me duhet te pranoje se neve qe mbetem me larg ujit na vinte me ftohte kur i shikonim se si godisnin me shuplake ne ujin e ftohte.

Ilaci me i mire per t`u ngrohur ne kete rast eshte nje gote e veres se nxehte ‚?? ose sic polaket parapelqejne ta quajne "vera gerzhane", e cila per dallim nga vera jone e zier nuk eshte aq e melmyer, nxehet me mjalte ne vend te sheqerit, dhe sherbehet ne copeza portokalli per te pase shije me te mire.

Afer 70 kilometra nga Sopoti gjendet qyteza Hell e cila gjendet ne fund te gadishullit me emrin e njejte. Interesante per kete gadishull eshte ajo se eshte shume i ngushte. Ne disa vende eshte i gjere vetem 200 metra dhe mund ta shikoni edhe gjirin edhe detin e hapur.

Helli ende eshte nje nga vendet me te rendesishme dhe me te vjetra peshkatare prej ku ende peshkohen shume peshq. Atraksioni me i madh ne kete gadishull eshte Fo****umi ‚?? qender hulumtuese dhe mbrojtese per fokat baltike. Ketu sillen fokat te cilat jane kapur ne rrjetat peshkatare dhe kane arritur qe te shpetojne vetem me lendime. Me peshkatarine aktive fokat nga Baltiku gati se jane zhdukur.

Megjithate ajo qe me se tepermi le pershtypje jane plazhet e egra. Helli me pare ka qene qender e rendesishme ushtarake, ndaj edhe sot e kesaj dite nje pjese e plazheve jane te mbyllura. Arritem qe ta kalojme porten dhe permes parkut te eger arritem ne plazhin i cili dilte ne detin e hapur. Deti e lemonte reren, ndersa valet e vogla sikur te ftonin per t`i zbathur patikat dhe per te shetitur kembezbathur neper breg.

Megjithate mbani ne mend: nese shkoni per ta vizituar Hellin assesi mos u nisni per te shetitur pa pallto qe nuk e leshon ujin me qe shiu mund t`ju befasoje ne cdo kohe, po madje edhe nese eshte mot me diell. Vizita nuk do te ishte e plote nese nuk perfundon me dreke ne ndonjerin prej restoranteve lokale, ku doemos duhet t`i provoni specialitetet prej peshku ose nese asgje tjeter se paku provoni harengen e fresket.

Princi dhe dragoi nga Krakovi
Pas tri diteve shetitje neper qytetin e trefishte nisemi drejt Krakovit i cili gjendet ne pjesen jugore te Polonise. Ai gjendet nnjeqind kilometra larg kufirit me cekine, ndaj u ndalem per te pushuar ne Varshave dhe udhetimin e vazhdojme me tren. Per dallim nga trenat tane, trenat ketu jane te mire dhe te shpejt ndaj udhetimi deri ne Krakov zgjat vetem dy ore e gjysme.

Krakovi eshte qyteti me i bukur ne Poloni. Ai eshte qyteti i vetem i cili fare nuk eshte bombarduar dhe qyteti i vjeter eshte ruajtur teresisht. Ky eshte nje qytet i kishave, keshtjellave dhe legjendave.

Ne afersi te Krakovit gjendet miniera e kripes Velicka, qe eshte nen mbrojtjen e UNESKO-s dhe eshte vend i shkelqyer per vizite. Nga Krakovi mund te shkoni edhe per vizite njediteshe ne llogoret e perqendrimit Aushvic dhe Birkenau, te cilat per dallim nga Velicka jane vende shume pikelluese dhe depresive.

Ne qender te qytetit te vjeter eshte sheshi Shen Meria ne te cilin gjendet kisha me e madhe ne qytet me po te njejtin emer. Kisha ka dy kulla, por per dallim nga kishat tjera kullat jane te ndryshme. Legjenda thote se kullat i kane ndertuar dy vellezer. Me i vjetri ka ndertuar shpejte dhe e ka perfunduar kullen para vellait te tij, por atehere ka pare se vellai me i ri nderton me mire, me forte dhe me bukur. Kulla e tij ne fund ka qene me e larte dhe me e bukur se kulla e pare. Vellai me i vjeter nga xhelozia vret te vellne, e me pas duke mos mund te jetoje me brerjen e dergjegjes kercen nga kulla. Nga kjo kulle edhe sot e kesaj dite 24 here ne dite trumbetari i bie trumbetes duke shenuar keshtu cdo ore te dites. Me kete nderlidhet edhe nje rrefim tjeter i cili eshte po aq i pergjakshem.

Ne sheshin gjendet edhe shtepia e pelhurave qe sipas origjinalit eshte ndertuar ne mesjete nga ana e tregtareve me tekstil te cilet kane dashur qe ta mbrojne mallin e tyre nga shiu dhe moti i lige. Tani ketu eshte tregu me i madh i qelibarit ne qytet. Ketu mund te gjeni stoli te lire dhe shume te bukur me ngjyra te ndryshme te qelibarit ‚?? te gjelber, te verdhe ose ngjyre ari. Ketu gjenden edhe mjeshtrit me te mire te lodrave prej druri.

Ajo qe doemos duhet ta shikoni ne Krakov eshte keshtjella Vavell dhe kuarti hebrej Kazimjezh.

Vavelli gjendet ne kodren menjehere prane qytetit te vjeter dhe mbi lumin Vislla dhe ne te kane jetuar te gjithe mbreterit polake me qe Krakovi deri ne shekullin e 19 ka qene kryeqytet i Polonise. Keshtjella eshte sendertuar dhe rinovuar disa here me radhe, ndaj edhe nuk ka ndonje pamje te vecante, por ne oborrin e Keshtjelles ne krahun e majte ka nje gur te posacem ‚?? "cakra" i cili sipas disa budisteve ka rrezatuar energji pozitive. Thone se nese qendroni 20 minuta te mbeshtetur ne murin do ta ndjeni energjine, por kjo nuk eshte e preferueshme te behet kur eshte ftohte me qe pastaj fare nuk do te mund te levizni, ndersa edhe ajo energji qe e keni do te mbetet ne murin e ftohte.

Me Vavellin nderlidhet edhe legjenda me e bukur. Ne kohen e princit Krak qyteti ka qene vetem nje fshat i vogel nen Keshtjellen. Ne shpellen nen keshtjelle eshte vendosur nje dragua i cili se pari i ka ngrene kafshet, e me vone ka kerkuar qe fshataret t`i sjellin virgjeresha per dreke. Fshataret kane kerkuar ndihme nga princi i cili pas nje dite kujtimi i ka thirrur dhe u ka thene qe te pergatisin nje dele te cilen do ta melmejne me helem dhe kripe. Delen e pergatitur ne kete menyre ia kane lene dragoit para shpelles. Dragoi i eshte gezuar hajes, e ka ngrene me endje, por pas nje kohe shume eshte etur per uje. Ka hyre ne lumin Vislla dhe ka filluar te pije, te pije, e te pije perderisa nuk ka pelcitur. Fshataret, per nder te princit qe i ka shpetuar, e kane quajtur qytetin Krakov, ndersa dragoi i hekurt edhe sot e kesaj dite mund te shihet rreze Vavellit. Madje organizohet edhe vizite ne shpellen e tij.

Krakovi para luftes ka qene nje nga qytetet me te medha hebreje. Ketu kane jetuar mbi 70.000 hebreje. Sot ne sinagogen ne Kazimjezhit shkojne per t`u lutur vetem 167 besimtare. Sic shprehen banoret e Krakovit, ky eshte qytet hebraik pa hebrenj. Por kuarti eshte lene si ne kohen e para luftes. Ne shtepite e vjeteruara ende qendrojne tabelat e vjetra te rrobaqepesve, kepuctareve, fajdexhinjve ‚?¶ vetem qe tani keto dyqane hapen vetem gjate nates kur sherbejne si kafene.

Origjinaliteti i ketyre vendeve qendron ne ate se keni ndjenjen sikur po i hyni dikujt ne shtepi. Mobiljet jane te vjetra, ne tryezat e vogla ka llamba dhe ato jane mjete te vetme ndricimi qe e ndricojne vendin. Kudo vetem fotografi dhe libra te vjeter qe i zbukurojne raftet. Sot Kazimjezhi eshte vendi me i njohur per argetim ne Krakov, krahas klubeve te shumta te nates.

Kripa ‚?? pasuria e Polonise
Te qendrosh ne Krakov, e te mos vizitosh Vielicken eshte me te vertete leshim i madh. Vielicka eshte nje qyteze e vogel e cila gjendet vetem 20 minuta larg Krakovit. Autobusin mund ta kapni ne stacionin prane stacionit hekurudhor, dhe per dy zllota (me pak se gjysme euro) do te arrini deri te nje nga minierat me te vjetra dhe me te medha te kripes ne Evrope.

Hyrja ne minieren eshte e pazakonshme ‚?? kjo eshte vetem nje ndertese e madhe e verdhe e cila me shume i ngjan muzeut sesa zgafelles se minieres e cila shkon deri ne 350 metra ne thellesi dhe ka 9 nivele. Ka filluar me pune ne mesjete, dhe prej saj ende eksploatohet kripa edhe pse sic shprehen minatoret-udherrefyes miniera eshte gati se shterrpe dhe tani prodhojne vetem kripe per larje dhe nje sasi te vogel per pergatitjen e gjellerave.

Ajo qe eshte karakteristike per minieren dhe per shkak te ciles arsye miniera eshte vendosur ne listen e UNESKO-s jane skulpturat nga kripa te cilat minatoret i kane bere shekuj me radhe. Neper korridoret e tri niveleve te cilat jane te hapura per turiste mund te shihni tri prej gjithsej 40 kishezave dhe kishave te vogla. Me grandioze prej tyre eshte kisheza e Kinges qe gjendet ne 100 metra thellesi dhe ne te cilen edhe sot e kesaj dite behen kurorezime. Neper korridoret do te shikoni skulptura te personaliteteve te njohura te cilat e kane vizituar minieren si Koperniku, Gete, papa Gjon Pali i Dyte i cili e ka filluar ****eren e tij si student, e me vone si ipeshkev ne Krakov.

Te gjitha figurat dhe freskat jane bere prej minatoreve ‚?? artiste autodidakte. Ne dhomat e ndryshme neper te cilat kaloni mund te shikoni edhe rikonstruime te makinave me te cilat eshte eksploatuar kripa ne siperfaqe ose nga ana tjeter eshte shtyre uji i cili ka qene shume i rrezikshem per stabilitetin e korridoreve.

Ketu ka edhe disa liqene te ujit te kripur, dhe sic shprehet udherrefyesi vetem liqenet e ketilla te kripesise absolute jane te sigurta dhe prej te cilave ende mund te eksploatohet kripe.

Ne fund te shetitjes ne thellesi prej 135 metrave ju mirepret nje arome e kendshme e gjelles qe sherbehet ne restorantin, e ketu eshte edhe shitorja e suvenireve. Pikerisht atehere vereni se shetitja ka zgjatur tri ore, keni kaluar dicka me teper se tri kilometra dhe mbi 800 shkalle. Minatoret shprehen se se shpejti do te hapin edhe nje nivel per turistet, ndersa me mbylljen e prodhimtarise, turistet do te jene te ardhurat e vetme te minieres.

Harenga ne nje mije menyra
Ne fund te ketij reportazhi pak edhe per ushqimin polak. Nese dikush ju ka thene se nuk ben ‚?? mos i besoni. Vetem eshte pak specifik, por edhe i ngjashem me ushqimin tone. Keshtu qe, "bigozhi" eshte i ngjashem me lakren e tharte te zier dhe mish derri. "Borshci" polak eshte supe e paster nga panxhari i kuq ne te cilen ka melmese djegese dhe eshte e mire per t`u nxehur. Nese nuk provoni "pirogi" sikur nuk keni qene ne Poloni, e kjo ne fakt jane pancerota te vogla te ziera te mbushura me djath, patate, kerpudha ose mish dhe ne fund te sperkatura me yndyre. Dhe serish mos e harroni peshkun dhe harengen e pergatitur ne nje mije menyra dhe ne salca te ndryshme, vetem qe eshte e gjalle. Gjithe kete mund ta sperkatni me birre te mire, ose, nga ana tjeter, me vere te nxehte. E nese doni te freskoheni ju rekomandojme votken "Zhuberovka" (votke e verdhe me bari dhe ne fleten ngjitese ka koke te bizonit "zhuber") ne leng mollash.
Gezuar!

AlbShkodra
09-05-2004, 06:20
San Francisko: Parajse ne toke

Secili ka udhetime qe i mban mend tere jeten. Vendet te cilat njehere i keni pare, mbesin pergjithmone si fotografi te skalitura ne tru, te cilat papritmas kthehen atje ku fshehurazi deshironi te ktheheni. Ne disa prej numrave te ardhshem do te mund te lexoni reportazhe per Ameriken ‚?? ashtu sic une e shikoja dhe perjetoja duke udhetuar neper te gati se dy vjet me pauza te vogla

Amerika eshte nje shtet i madh per te cilin ju nevojitet nje vize, ndersa shikoni gati se nje kontinent te tere, kultura, zakone, gjuhe, ushqime te ndryshme ‚?¶ po madje edhe gjate nje udhetimi mund te kaloni neper kater stine te ndryshme te vitit.

Udhetimi yne fillon nga bregu perendimor dhe San Francisko, margaritari i Kalifornise Veriore. Ky qytet gjithmone eshte vendosur ne listat e dhjete destinimeve te para turistike ne bote dhe ka edhe pse. Nese keni menduar se ne Amerike gjithcka eshte pune, pune dhe vetem pune, ketu jeta eshte pak me e relaksuar.

Ne vitin 1960 San Francisko eshte qendra e "hipi" kultures, nderkaq ende neper rruge mund te shihen femijet vec me te plakur te lules. Ketu jane muralet me te mira, fotografi te tera neper muret e ndertesave te vjetra. Nuk mundeni e te mos u shkoje mendja se ne cka valle ka qendruar piktori perderisa e ka vizatuar ate.

Ne Frisko, sic parapelqejne ta quajne vendoret, ka per secilin nga dicka ne cdo kohe. Megjithate per studente dhe njerez te cilen nuk kane teper para per te shpenzuar koha me e mire per ta vizituar eshte rreth festave kur ka leshime kudo neper qytet, edhe ate per gjithcka. Mirepo, per shkak te kesaj mundohuni qe te rezervoni dhome, qe te mos ngelni te fleni neper parqet e Friskos.

Ua rekomandoj Fort Mason Hostel hotelin ne keshtjellen e vjeter ushtarake "Pier 39" ‚?? prane detit. Prej ketu cdo mengjes do te mund te kenaqeni ne pamjen drejt Alkatrazit, e majtas keni nje pamje te shkelqyer te ures Golden Gejt. Menjehere pas kodres fillon parku Golden Gejt, ku cdo mengjes, po madje edhe kur bie shi, mund te shikoni nje grup njerezish te cilet ushtrojne "Taj ci". Sapo i shikoni se si ngadale dhe ne menyre harmonike levizin neper shtratin e gjelber, qetesoheni dhe filloni te meditoni.

San Francisko eshte nje qytet i pazakonshem i bardhe dhe i teri gjendet mbi kodra, mehalla. Nga kaltersia e detit dhe qiellit shtepite e bardha me dritare te medha duken edhe me te bardha dhe "grande". Kodrat jane nje rrefim i vecante ‚?? nese shetitni ne kembe doemos duhet te keni kondicion te mire. Me se miri eshte qe te beni kombinim ‚?? ne kembe aty ku nuk ka binare, ndersa kur te shikoni binare dhe zakonisht rend para stacionit ndaluni dhe kapni nje prej vozitjeve te tramvajit te kuq urban ‚?? "Cable cars".

Keta vagone gjashtetonesh, te cilet levizin me shpejtesi konstante prej 9,5 milja ne ore, pa problem ngjiten neper kodrat me te pjerreta te qytetit. Ne maje te kodres zakonisht ndalen qe turistet te mund t`i bejne fotografite e tyre te paharrueshme. Sinqerisht, shikuar prej lart rruget u ngjajne vendeve te medha per rreshqitje te cilat perfundojne ne det.

Ndersa lart, perderisa shetitni neper Nob Hill ose Pacifik Hajts shtepite jane ne stilin e vjeter sikur ne filmat, me shkalle para hyrjes, me dyer te kuqe dhe shporta lulesh para dritareve te larta. Ne cdo dere ka hallke te ndryshme te arte per te trokitur.

Qendra e Friskos eshte si cdo qytet ne Amerike ‚?? perplot me ndertesa te larta te biznesit dhe perplot me shitore. Ne qender te Union Square panderprere ndodh dicka, ndersa meqe ishim disa dite para Dites se Falenderimit, qyteti dekorohej, por vendosej dhe dekorohej edhe bredhi i madh per pritjen e Kershendellave.

Nese nuk e keni ditur, amerikanet jane megalomane ne gjithcka, por vecmas per festat e ketilla. Prandaj edhe do te befasoheni kur do te shkoni disa rruge me poshte se qendra, dhe hasni ne nje pasqyre krejtesisht te ndryshme. Rruge me xhama te mjera shitoresh, shitore per alkool ne cdo kend prej ku edhe ne mes te dites dalin endacaket te cilet gjithe ate qe e kane mbledhur duke lypur e japin per nje shishe uiski te lire.

Nuk do te befasoheni nese edhe ne oret e pasdites shikoni shites te droges, ndersa prane jush te kalojne femije vec me te stonuar. Kjo eshte pasqyra e shemtuar e ketij qyteti. Por, edhe ketu ka se cfare te shikohet ‚?? ne ndertesen e vjeter nje artist ka bere nje instalim artistik ndaj prej mureve dalin karrige, tryeza, shtreter, fytyra dhe kembe. Ketu do te shikoni disa prej muraleve me te mira. Per keta artiste San Francisko eshte parajsa ne toke dhe ne ate menyre edhe e prezantojne.

San Francisko ka edhe kuarte tjera interesante, te cilat se paku duhet te tentoni t`i shikoni. San Francisko ka nje nder komunitetet me te medha te kinezeve, dhe Chinatown-i i ketushem eshte nje nder me te medhenjte ne Amerike. Ne njeren prej hyrjeve ka nje porte te madhe kineze. Pasi qe do ta kaloni, fitoni pershtypje sikur jeni ne Kine. Prej secilit restorant del nje arome e shkelqyer e ushqimit; ka shitore te shumta te mbushura me melmesa nga Lindja e Larget, ndersa qe te plotesohet atmosfera festive ne vend te curkave te medha te majme, neper xhamat e shitoreve rrijne zvarre pata dhe zogj te shkulur. Mos u largoni prej ketu, pa hyre ne ndonjerin prej restoranteve te vogla. Nje keshille, zakonisht ato restorante te cilat duken te parregulluara dhe ne te cilat mysafiret jane vetem disa shkurtpames jane shenje e mire se do te zgjedhni restorant te mire dhe te lire. Kenaquni me ushqimin e detit.

Po ashtu, ne San Francisko keni nje komunitet te madh te japonezeve, ndersa ne Japan Centar do te keni rastin te kenaqeni ne "sushin" me te mire ne qytet, po edhe me gjere ne Kaliforni. Nese nuk jeni adhurues i peshkut te fresket me oriz, keni zgjedhje te mire per tempura, tarijaki ‚?¶

Krahas ketyre dy kuarteve, ne San Francisko ka komunitete te medha te hispanezeve, italianeve, irlandezeve. Kastro eshte nje gej-komunitet interesant ‚?? me shitore te mira dhe kafene te vogla, ndersa njerezit jane shume te mire per bisede. Po edhe nese nuk jeni gej, nuk do t`ju shikojne me bisht te syrit, perderisa ju silleni ashtu sic duhet.

Gjate kthimit ne hotelin tuaj drejt Pier 39 shetitni neper Fisherman's Wharf, ose vendi i peshkatareve. Ketu ne cdo kohe mund te bleni peshq te fresket ose dara te krabes. Madje edhe mund t`ua pergatisin e ta hani perderisa shetitni. Ne afersi eshte muzeu i anijeve te vjetra neper te cilat mund te shetitni, ndersa ketu eshte edhe akuariumi.

Nga ajo qe doemos duhet te shikoni ne kete qytet para se te shkoni jane Alkatrazi ‚?? deri te i cili shkohet me anije dhe per kete do t`ju nevojitet se paku gjysme dite. Medoemos shkoni ne uren Golden Gejt dhe shetituni. Pamja e qytetit eshte e shkelqyer. Per adhuruesit e artit dicka qe nuk guxoni ta leshoni eshte MoMa ‚?? Muzeu i artit modern. Ne tri kate te kesaj ndertese te madhe do te kenaqeni ne ekspozitat e ndryshme.

Nese nuk jeni teper i lodhur, nata eshte e pafundshme ne kete qytet. Ne cdo kuart keni dicka te ndryshme dhe per shijen e gjithkujt. Ne Kastro jane te famshme baret dhe klubet, ne Pacifik Hajts aktuale jane rejvet dhe xhaz-klubet, ndersa ne Nob Hill kafene te qeta dhe elegante. Qendra, po ashtu ka vende te mira ‚?? bare historike sportive ku te gjitha muret jane te dekoruara me fotografi, topa dhe shkopinj te lojtareve te famshem te bejzbollit.

Megjithate, nese nuk keni shume kohe, mos e kaloni vetem ne San Francisko. Merrni me qira nje veture dhe dilni ne autostraden ‚?? Highway 1, e cila eshte e njohur si nje nder autostradat me idilike qe e nderlidh San Franciskon me Los Anxhelesin.

Ne vetem disa kilometra nga qyteti do te hasni ne plazhet me te bukura. Rruga ju shpie prane parqeve te famshme nacionale per mbrojtjen e luaneve te detit, te cilet ne nentor per cdo vjet vijne ne plazhet para qytezes Santa Kruz me qellim qe te shumohen.

Prej se largu mund t`i shikoni trupat e gjate dhe te fuqishem te meshkujve luane te detit se si rrihen per, ne shikim te pare, femrat e painteresuara. Krahas valeve te reres dalin kokat e foshnjeve te sapolindura te luaneve te detit, ndersa mbi ta fluturojne nje tufe pulebardhash duke tentuar qe te rrembejne nje pjese te ushqimit te tyre.

Santa Kruz eshte vend i famshem surfimi. Surferet te radhitur ne vije e presin tallazin e shkelqyer, ndersa ne shkembinjte prane bregut pushojne luanet e detit duke i shikuar njerezit. Mbi plazh gjenden turistet te cilet kenaqen duke i shikuar dhe nuk u bie nder mend qe te hyjne ne ujin e ftohte te Pacifikut.

Pergjate rruges do te kaloni edhe neper disa fenere deti, te cilet tani jane shnderruar ne hotele dhe te cilet jane mjaft te famshem per pushim. Feneri i detit Montara eshte nje vend i tille, i cili gjendet 25 kilometra nga San Francisko ne gjirin Half Moon dhe eshte nje nder vendet me te bukura ne bote. Ketu valet e oqeanit thyhen ne shkembinjte prane bregut me nje ze te tmerrshem.

Nese shikoni me kujdes ne horizontin perderisa perendon dielli, do t`i shikoni gejzeret e balenave te kaltra (Gray Whale) te cilat me fillimin e dimrit fillojne te migrojne drejt ujerave te nxehta te Meksikes. Perderisa e shikoni perendimin kenaqeni me verem e lugines Napa dhe mendoni se sa e bukur eshte jeta. Ne fund te dites hyni ne ujin e nxehte te xhakuzit i cili gjendet jashte, ne pjesen e prapme te oborrit te fenerit te detit. Prapa kodres shikohen dritat e qytetit.
Jeta mund te jete vertet e bukur.

''Lobi''

AlbShkodra
09-05-2004, 06:43
cikago: Dite e shkelqyeshme me ere

Edhe krahas klimes, cikago eshte qyteti i xhazit, Al Kapones, urave, rrokaqiejve, artit, sportit dhe shopingut. Per secilin nga pak, ndersa kujtimet mbesin te perjetshme.

Nese nuk e keni shijuar nuk do te besoni se sa mund te jete ftohte ne vetem -2 grade celsiuse. Fiton pershtypje se era e cila deperton neper rrokaqiejt e larte kalon neper veshmbathjen e nxehte dhe hyn drejperdrejt ne eshtrat. Ajri i laget i cili vjen prej liqenit Micigen dhe rrafshines ne te cilen gjendet e ben kete qytet te shkelqyeshem vend me te ftohte ne bote.

cikago dhe klima e tij e papershtatshme. Dimrat jane tmerresisht te ftohta, madje edhe binaret pelcasin, ndersa vererat mund te jene jashtezakonisht te nxehta. (Ne vitin 1995 madje 700 banore te qytetit kane vdekur prej te nxehtit te madh). Megjithate edhe krahas klimes cikago eshte qyteti me i bukur i perendimit te mesem ne Amerike. Shumekush per te shprehet se posedon frymen dhe madhesine e Nju-Jorkut, por dinamika eshte me e ngadalshme dhe banoret jane shume me te relaksuar se banoret e Nju-Jorkut.

Ne cikago jetojne rreth tre milione banore ne siperfaqe prej 40 kilometrave qe perbehet prej mbi 20 kuarteve, dhe 42 qytezave fqinje satelitore. Banoret jane prodhim i vertete i turli taves amerikane - qytetin e kane krijuar dhe e perbejne emigrante irlandeze, italiane, gjermane, polake, meksikane, emigrante aziatike.

Gjate 15 viteve te fundit ketu u vendosen nje numer i madh i refugjateve nga Bosnja, ndersa nuk eshte e vogel edhe bashkesia e emigranteve shqiptare.

Miku im Xhejson, per qytetin e tij te lindjes, shprehet se ndonjehere i ngjan nje fshati te vertete - ekziston nje jete e mehallave, ku secili e njeh secilin, bashkesia eshte e afert, ndersa cdo ardhacak duhet ta meritoje vendin e tij.

Ne pjesen e qytetit te njohur si Mehalla polako-ukrainase, ne te cilen tani jetojne me shume meksikane, ende do te hasni ne furra ku behen vetem kulaqe polake dhe pita me kumbulla te zeza. Po ashtu, mos u befasoni nese hasni ne restorante ne te cilat do te keni ndjenjen se jeni ne Varshave mirepo ne ate te viteve te 60-ta. Me siguri atehere pronaret te cilet qendrojne ne tryezen fqinje kane arritur te nisen per ne Amerike. Sikur koha te jete ndalur.

Kjo perzierje e kombeve e ka ndertuar qytetin me nje tradite te madhe te bluzit dhe xhazit; me nje arkitekture te pabesueshme, ushqim te mire, gazeta te mira, universitete perplot me nobeliste dhe mbi te gjitha tifoze te vertete sportive.

Per shkak te klimes vecme te permendur koha me e mire per vizite ne cikago eshte ne pranvere ose ne shtator, mirepo atehere edhe nuk ndodh kushedi se cfare.

Xhez festivali rrugor mbahet gjate veres, mirepo edhe atehere nuk ndodh kushedi se cfare. Xhaz festivali rrugor mbahet veres, si dhe ushqimi 10 ditesh falas gjate festivalit "Shija e cikagos" kur restorantet lokale i ofrojne specialitetet e tyre duke i shtyre karrocat me ushqim neper Grand Park.

Gjate dimrit jane parakalimet per diten e falenderimit dhe kremtimi i dites se Shen Patrikut ‚?? festes me te rendesishme te irlandezeve te cilet jane ne nje numer te madh. Atehere per nder te tyre lumi cikago ngjyroset me ngjyre te kuqe si trendelina, shenja e Shen Patrikut, dhe pihet Ginis deri ne alivanosje.

Humbje e madhe pa shall gjate dimrit
Nese megjithate gjendeni ne cikago gjate dimrit furnizohuni me kapele, shall dhe nje pallto me te trashe, perndryshe fare nuk do te mund te dilni nga hoteli. E kjo do te ishte nje humbje e madhe. Sa per fillim, ajo qe doemos duhet ta beni eshte qe te vini ne ndonjeren prej tureve kambesorike neper qender, te njohur si "The Loop".

Kjo eshte qendra historik e qytetit, ndersa emri e ka prejardhjen prej binareve qe ketu e kane formen e rrethit. Ndertesat ne kete pjese te qytetit paraqesin nje prerje te arkitektures amerikane. Ne cikago jane ndertuar rrokaqiejt e pare te larte vetem 10 kate, por ne vitin 1930 ato kane qene jashtezakonisht te larte. Ketu, adhuruesit e arkitektures kane rastin qe te kenaqen ne format perfekte, dekorimet, ndertesat e mprehta kendore. Ketu gjenden shembujt me te mire te stilit art-deko, veprat me te mira te arkitektit gjenial Frenk Llojd Vrajt.

Vertete edhe ata te cilet nuk jane dicka posacerisht te interesuar per arkitekturen nuk do te mund te rrezistojne, e te mos i mahniten burses se pare dhe nderteses se Bordit per tregti. Ketu gjendet edhe ndertesa gotike e gazetes me te njohur ditore cikago Tribjun, ndersa pak me poshte eshte kulla Siers e cila ne vitin 1974 ka qene ndertesa me e larte ne Amerike me 110 katet e saj. Nese keni fatin dhe kohe te mire nga panorama e katit te 103 mund t`i shikoni kufijt e Ilionisit me kater shtetet fqinj.

Miku im Xhejson pohonte se ka arritur qe ta shikoje Sent Luisin, ose rreth 600 kilometra me ne jug. (Kjo nuk duhet t`ju habise me qe ndermjet ketyre dy qyteteve ka vetem nje fushe te pafundte, mirepo kjo eshte karakteristike per tere perendimin e mesem te Amerikes).

Perderisa shetitni dhe tentoni qe ta degjoni udherrefyesin i cili ju tregon ndertesa te ndryshme, e njeherit t`i mbuloni veshet nga te ftohtit, do te zbuloni se ne qender te qytetit ende funksion nje burg i cili ne fakt eshte edhe nje ndertese e larte ne bregun e lumit, me shume dritare te vogla. Paramendoni vetem hallet e te burgosurve perderisa degjojne se si bota jashte jeton.

Edhe ate shume. Lumi cikago eshte ne mesin e vendeve me atraktive. Per pak para mund te shkoni neper ture neper qytet neper kanalet e lumit, te voziteni ne gondole (nese nuk shkoni gjate dimrit) e pas shetitjes te ndaleni per te ngrene los ne restorantet e shumta pergjate lumit.

Ne fakt cikago edhe e ka marre emrin sipas ketij lumi. Fiset indiane te cilat kane jetuar ne bregun e tij tere kete zone e kane qujtur "cecagu" per shkak te sasise se madhe te qepes se eger qe eshte rritur ne derdhjen baltore te lumit ne liqenin Micigen.

Ardhacaket e pare ne kete qytet kane filluar te vendosen ne vitin 1600, por ai ne menyre te mirefillte ka filluar te zhvillohet ne vitin 1800. Per lumin jane te nderlidhura shume ngjarje historike ‚?? me ndertimin e kanaleve zhvillohet tregtia; per shkak te ndotjes se madhe te tij ndotet edhe liqeni, ndersa nga uji i keq per nje jave vdesin 900 persona. Me qellim qe te shpetojne, nga fundi i shekullit 19 ne cikago fillon nje projekt i madh ekologjik per mbrojtjen e ujit te lumit dhe liqenit.

Sot ato jane ne mesin e ujerave me te pastra ne Amerike edhe krahas trafikut te dendur ujor. Liqeni eshte po ashtu i pasur me losa dhe lloje te tjera te peshqve, ndersa peshkataret e shumte madje edhe ne motin me te ftohte me kembengulesi qendrojne me kallam peshkimi ne dore.

‚??Magnificent Mile"
Ne qender te cikagos, pjesa veriore e rruges Micigen eshte e njohur edhe si ‚??Magnificent Mile" ose ne perkthim Milja e Shkelqyer. Kjo rruge eshte parajsa per bleresit. Ketu do te gjeni Guci, Shanell, mirepo edhe Gap. Ne kullen Mater gjendet shoping-qendra me e madhe e cila eshte e mbushur perplot ne cdo kohe. Ketu ka cmime per xhepin e secilit. Madje edhe nese nuk bleni asgje nuk do te mund te duroni e te mos hyni ne shtepite e mallrave dhe te provoni te gjitha parfumet e mundshme te shtrenjta perderisa shitesja me kembengulesi ju bind dhe ju jep variante te ndryshme "me te lira" si dhurate per Vitin e Ri. Edhe me te fuqishmit nuk do te durojne e te mos blejne dicka perderisa e kalojne kete milje. Ndersa, pasi qe do te harxhoheni mund te vazhdoni deri ne plazhin e liqenit, te uleni ne reren e ftohte dhe te habiteni se si ia arritet qe te shpenzoni aq para per 40 minuta te paplota.

Krahas arkitektures dhe shopingut ajo qe doemos duhet ta shikoni jane Istituti per art i cikagos i cili eshte i njohur si tempulli i artit. Ne te jane perfshire mbi 5.000 vite te artit, ndersa luanet te cilet qendrojne para hyrjes se Institutit jane ikona te qytetit. Ketu gjenden edhe permbledhja me e madhe e veprave te impresionisteve dhe njera prej permbledhjeve me impresive te skulpturave te shekullit 20 (Shagall, Miro, Moor, Kallder, Pikaso).

Menjehere pas instituti gjendet ura ne te cilen si dekorim gjenden dy skulptura te shkeqyera te medha te prijesve indiane ne kuaj ‚?? dhurate nga Ivan Meshtroviqi per qytetin.

Perderisa gjendeni ketu prane liqenit mos leshoni e te mos shkoni ne Planetariumin Adler dhe akuariumin ne afersi. Planetariumi Adler eshte nje pasuri e vertete per te dashuruarit ne gjithesine. I ndertuar ne vitin 1930 ka kaluar neper disa rikonstruime, por ende e ka ruajtur formen e vet origjinale. Ajo qe eshte me se miri ketu eshte fakti se eshte jashtezakonisht interaktiv ‚?? mund te shikoni dhe ndjeni gjithcka qe ndodh ne gjithesi.

Ne "Pavijonin Qiellor" te planetariumit mund te shkoni ne nje udhetim te shkeqyer me ndihmen e realitetit virtual dhe ta hulumtoni planeten e kuqe, e nese vendosni mund te jeni edhe nje nder pioneret qe do ta popullzojne Marsin.

Per adhuruesit e pasionuar te sportit cikago eshte qendra e Bullsave (Demat) dhe Majkell Xhordanit. Megjithate, per nikoqiret sa jane te rendesishem demat, edhe me i rendesishem eshte bejzbolli dhe ekipi i tyre cikago Kabs. Qe te dy stadiumet jane te perteritura, te medha dhe nese mire e planifikoni udhetimin do te mund te bleni edhe nje bilete per ndonje loje, mirepo kete me mire bejeni para se te niseni ne udhetim, permes Interenetit. Nuk ka gjasa qe te gjeni bileta pese minuta para dymbedhjeteve, se paku jo me cmimin te cilin mund t`ia lejoni vetes.

Megjithate ajo me e bukura ne kete qytet te shkeqyeshem eshte jeta e nates. cikago eshte nje qytet i bluzit dhe xhazit, Ai eshte shtepia e Luis Amstrongut dhe emrave tjere te medhenj te xhazit. Kjo tradite eshte ruajtur edhe ne diten e sotme. Nese keni parasysh se ne kohen e Luit ne cikago ka jetuar edhe gangsteri me i njohur All Kapone fitoni nje kombinim si ne filmin Koton Klub. Pikerisht e tille eshte atmosfera ne xhaz-klubet me te njohura "Green Mill" me separete e kuqe, podiumin e madh dhe bendin me bori te medha. As qe do te vereni, e vecme ka lind dielli.

Dhe ketu eshte fundi. Mbeten edhe shume vende te pavizituara, parqe, biblioteka, universitete te papara. Mirepo perderisa ngjitemi neper shkallet per ta kapur trenin e pare te metros lokale Ell e dini se secili qe ka qene njehere eshte kthyer serish ne kete qytet te shkelqyer me ere.

AlbShkodra
09-05-2004, 06:52
Uashington: Qytet i kontrasteve


Shumekush nuk do te pajtohet me titullin, por per mua Uashingtoni eshte me te vertete qytet ne te cilin kontrastet dhe dallimet jane gjerat te cilat me se shumti mund te verehen.

Ai eshte nje qytet i kostumeve dhe lypesve rrugore. Vozitesit e autobusave jane te zi, postieret po ashtu, taksistet jane me turbane, ndersa te bardhet ne kostume te zeza dhe te perhitura, me kravata dhe kemisha te bardha ose te kalterta. Ketu nje kuart, ose thene me qart vetem nje rruge me poshte ose me larte e ndane qendren elite te biznesit nga rruget ku mbreterojne gangsteret dhe droga, dhe ku nuk rekomandohet te shetitni pas ores 10 ne mbremje dhe te dukeni pak me pasanik.

Nga ana tjeter, Uashingtoni eshte kryeqytet i Amerikes dhe si i tille eshte qender administrative dhe politike. Ketu brenda nje dite, nese keni fat me radhet, mund te hyni ne Shtepine e Bardhe per mysafire te Bushi (por jo pikerisht ashtu), dhe te shkoni ne ndonje seance te Senatit te Kapitoll Hillit qe eshte vetem disa qindra metra me poshte.

Perderisa shkoni prej njeres ne ndertesen tjeter do te kaloni neper National Mall, qe shtrihet prej gjilperes monument Uashington memorial prej ku keni nje pamje te shkelqyer drejt parqeve, monumenteve memoriale te kryetareve Linkolln, Xheferson dhe Ruzvellt, ndersa neper alejen e muzeve ne fund eshte kupola e madhe e Kapitoll Hillit. Kjo eshte edhe pjesa me e famshme e qytetit dhe cdo turist se pari vjen qe ta shikoje ate. Megjithate, as Shtepia e Bardhe, e as Kapitoll Hilli nuk jane gjerat me interesante ne kete, per standardet amerikane, qytet relativisht i vogel.

Institutet e Smitsonianit
Ne Uashington edhe ai qe nuk eshte shume pas artit nuk do te hezitoje, e te mos hyje ne ndonjerin prej muzeve te Smitsonianit, te cilat ne pjesen me te madhe gjenden pergjate National Mallit. Dhe hyrjet ne te gjitha muzete jane falas.

Ne njerin prej tyre hyni vetem perderisa gjendeni ne parkun ‚?? Kopshtin e skulpturave dhe muzeut Hishhorn. Ne galerine e qelqit ne muze ka se paku nga nje veper prej cdo artisti me te njohur te shekullit 20, ndersa do ta kisha vecuar Buzet e Merlin Monrose nga Endi Vorholl. Ne kopshtin keni vepra te shkelqyera te Rodenit, Murit, Miros. Ne afersi eshte edhe Galeria artistike nacionale ku mund te kenaqeni ne permbledhjet e shkelqyeshme te impresionisteve, piktoreve amerikane, piktoreve evropiane te mesjetes ‚?? nga pak per shijen e secilit.

Perballe gjendet muzeu nacional per aviacionin dhe hulumtimet kozmike. Ky mund te jete perjetim i vertete nese jeni adhurues i aeroplaneve dhe udhetimeve ne gjithesi, ndersa nese shkoni me femije mund edhe t`i hubni ne ndonjerin prej eksponateve. Ketu mund te shikoninje pjese te origjinalit te njerit prej shatlleve Apollo (s`eshte me rendesi se cili me radhe). Megjithate teatri per hulumtime kozmike nuk eshte aq impresiv si planetariumi ne cikago.

Pas aq shume muzeve, nese eshte moti i mire mund t`u bashkangjiteni njerezve te cilet shtrihen ne park dhe pushojne nga shetitjet me molle ne goje per sille. Kete e bejne edhe banoret e Uashingtonit te cilet pauzen per dreke e kalojne duke pushuar ne bangat e parkut ose ulur ne barin.

Prej muzeve ketu jane edhe Muzeu natyroro shkencor dhe Muzeu i Historise Amerikane. Mos e anashkaloni edhe Arkivin nacional ku do te keni rastin t`i shikoni dokumentet origjinale te Deklarates per pavaresi, Kushtetuten dhe dokumentet tjera te rendesishme te historise amerikane. Ketu do te gjeni edhe dokumente edhe per Maqedonine nese hyni te kerkoni pak me shume.

Ne afersi te National Mall, e qe nuk eshte pjese e Smitsonianit, gjendet edhe Muzeu i holokaustit i cili e rrefen rrefimin per vrasjen masive te hebrenjve te Gjermanise naziste. Ketu do te kaloni neper korridore te ngushta ku gjithcka qe do te shikoni jane nje grumbull kepucesh te njerezve qe kane vdekur ne Aushvic, Dahau ‚?¶ Ne korridorin e dyte te tille do te shikoni nje grusht flokesh. Ne mbishkrimet do te lexoni dhe nuk do te besoni se njeriu eshte i afte per egersi te tilla.

Ne nje dhome ka rikonstruim te dhomes ne Aushvic, ode e gazit, pershkrim grafik i fotografive te eksperimenteve medicinale te doktor Mengeles. Ne fund keni nje film dokumentar gjysmeoressh ku viktimat e mbijetuara te ketyre torturave rrefejne se si u jane vrare nenat, baballaret, djemte, vajzat, farefisi dhe miqte e tyre; tmerret e tentimit qe te vritet nje bote e tere. Biletat e muzeut jane me rezervime, dhe muzeu nuk u rekomandohet femijeve nen moshen 12 vjecare.

Ne Uashington ia vlejne te vizitohen edhe galerite e njohura Korkoran dhe Koleksioni Filips.

Nese nuk jeni shume pas hapesires se mbyllur, ndersa koha eshte e bukur dhe e shkurte, ndoshta zgjedhje me e mire do te jene memorialet. Nga Uashington Monument do t`ia ktheni shpinen Kapitoll Hillit dhe do te shikoni drejtperdrejt ne drejtim te shkalleve monumentale te Linkolln Memorialit. Kjo eshte nje ndertese e shkelqyeshme dhe thjesht monumentale ne qender te se ciles gjendet skulptura monumentale e Linkollnit. Ne afersi eshte edhe muri i gjate i zi prej graniti ne te cilin jane shkruar emrat e 58.000 ushtareve te cilet kane vdekur ne Vietnam. Prane tyre gjithmone ka dikush qe e kerkon emrin e ndonje te afermi te vet, ndersa para pllakave te medha gjithmone ka nga ndonje buqete lulesh te fresketa.

Nga ana e kundert drejt parkut ne lumin Potomak gjendet parku memorial Frenklin Dellano Ruzvellt. FDR Memeriali pas hapjes ne vitin 1997 u be qendra me e njohur memoriale presidenciale per shkak se eshte bere si ekspozite ne te cilen percillet historia e kater mandateve te Ruzvelltit (prej 1933 deri ne vitin 1945). Neper 10 skulptura te vendosura ne po aq dhoma te hapura me ujevarrje dhe liqene te vogla eshte paraqitur zhvillimi i Amerikes prej depresionit te madh e deri ne fuqine e madhe boterore.

Menjehere prane lumit Potomak gjendet memoriali i kryetarit Xheferson i cili per shume banore te Uashingtonit eshte vendi me romantik ne qytet vecmas gjate perendimit te diellit.

Politika dhe "japi-kultura"
Megjithate edhe krahas ketyre parqeve dhe muzeve te bukura, Uashingtoni eshte sinonim i politikes amerikane dhe ketu gjithcka sillet rreth politikes. Pjesa me e madhe e njerezve punojne ne institucione shteterore, organizata joperfituese te cilat jetojne prej parave te shtetit duke realizuar projekte per zhvillimin e demokracive ne vendet tranzitore ose ne Afrike, Afganistan, Irak. Me cdo krize te re nderrohet edhe fokusi i tyre.

Ketu gjenden edhe lobi-grupet e ndryshme, organizatat ekologjike dhe mediumet e gazetaret e medhenj. Pikerisht per kete arsye edhe neper qendren e qytetit ku gjithcka eshte relativisht afer, ndersa trafiku i pamundshem jo ralle do te shikoni njerez te veshur zyrtarisht se si nguten diku, ndersa gjate drekes po ata te njejtit shtrihen neper parqet ose ne bangat prane sanduiceve te tyre shenojne dicka neper grumbullin e letrave te cilat i mbajne me vete.

Keto setra, kravata dhe thembra te gjate te kepuceve nese nuk jane ne politiken atehere doemos punojne ne ndonjeren prej ndertesave te larta te Bankes Boterore dhe FNM-se. Kjo eshte dicka qe gjithesesi doemos duhet ta shikoni. Ato nuk jane vetem dy ndertesa por keni ndjenjen se i tere kuarti eshte ndonje pjese e ketyre institucioneve. Sidoqofte, edhe ato nuk jane larg prej politikes.

"Japi kultura" ketu eshte prodhim i lidhjeve: politike, para dhe fuqi. Te gjithe keta njerez te zbukuruar dhe te krehur ne menyre te rregullt, pas punes shkojne ne pije me koleget e tyre dhe vazhdojne te flasin per pune. Madje edhe kur dalin ne darke ose ne kafene serish e vazhdojne muhabetin e njejte. Po ashtu, secili e njeh secilin ose nese nuk eshte keshtu atehere cdo i dyti e njeh dike.

Fitohet pershtypje e cuditshme kur ashtu duke shetitur neper qytet dhe duke i shikuar keta njerez dhe pa verejtur hyni ne nje qytet krejtesisht te ndryshem. Ketu neper kendet ka berllog dhe pijanece te cilet flejne me gote koka-kolle prane tyre. Parqet jane perplot me fytyra te dyshimta te veshura me lekure, ose, nga ana tjeter, grupe te lypesve te cilet luajne tabell neper banga. Per keto vende ju paralajmerojne kur te arrini ne Uashington, por per ju eshte e pabesueshme se e gjithe kjo ndodh vetem kater kuarte nga Shtepia e Bardhe.

Uashingtoni eshte qytet me nje shkalle te larte te kriminalitetit dhe vrasjeve dhe mund te jete me te vertete e pakendshme qe te shetisni vete dhe gjate nates neper keto pjese te qytetit.

Argetim i paharruar per shijen e secilit
Si ne cdo qytet edhe ketu ka lagje te mira dhe te sigurta ku dilet dhe shetitet prej barit ne bar. Vendet per te dale jane Adam Morgan, Xhorxhtaun dhe Waterfront, rrethi Dupon. Ketu ka per secilin nga dicka.

Adams Morgan eshte pjesa me e gjalle e qytetit. Ketu keni restorane me te llojllojshme prej atyre etiopiane ku hani me gishta, kubaneze dhe ushqim latinoamerikan, deri te ushqimi i vertete amerikan me berxolle te medhenj te pergjakur. Ka per xhepin e secilit, mirepo me shume jane ne anen me te lire. Ketu gjenden edhe baret dhe klubet me te mira te qyetit te cilat hyjne ne historine e qytetit si Adam`s Organ, Habana Village, Latin Jazz Alley.

Xhorxhtauni eshte per xhepin me te thelle, por jo ne mase te teperuar. Ketu do te vazhdoni t`i shikoni veshjet "japi stil" te cilat pas mesnates fillojne te shlirohen dhe t`i hapin pullat e siperme te kemishave.

Rrethi Dupon eshte i njohur sipas gej-bareve te cilat jane te popullarizuara edhe ne mesin e njerezve te cilen nuk jane gej per shkak te asaj se i kane xhaz-muzikantet me te mire dhe me te popullarizuar te skenes lokale. Megjithate, doemos duhet te theksoj se klubet e ketilla, e madje edhe me te mira do te gjeni ne ato pjese jo aq te popullarizuara te qytetit ne rrethin Skot dhe rrethin Llogan. Ketu nikoqiret dhe muzikantet jane te zi, ndersa pjesa dermuese e mysafireve jane te bardhe. Po ashtu, ketu mund t`ju ndodhe te hasni ne minj te medhenj sa nje mace, por sidoqofte ka argetim te madh. Nje keshille, mos shkoni pa veture dhe te njejten sigurojeni prej vjedhjeve.

Ajo qe nuk eshte Uashington
Ne fakt, Uashingtoni eshte nje qytet i vogel me dicka me pak se nje milione banore. Mirepo, duhet te keni parasysh se qyteti ne fakt eshte pjese e territorit qe e kane dhene shtetet Virxhinia dhe Merilend dhe pjesa me e madhe e njerezve te cilet punojne ne Uashington per cdo nate kthehen ne shtepi ne lagjet e vogla ne keto dy shtete.

Virxhinia eshte e njohur ne baze te asaj qe zakonisht eshte me konservative, me e pasur dhe ketu jane varrezat Arlington, qyteti Aleksandria dhe dy aeroportet.

Merilendi qendra e te cilit eshte Balltimori eshte me i varfer, me shkalle me te madhe te kriminalitetit, por me shume shkolla te mira. Megjithate qe te dyja duken si nje paralagje e nje qyteti te madh.

Prej ketu perjashtim ben vetem Aleksandria e cila me te vertete eshte nje margaritar i vogel prane lumit Potomak ku do te hani corbe, do te kenaqeni ne shitoret e bukura te antikuiteteve dhe stolive, do te shetitni neper portin. Ketu eshte sharmi dhe mikepritja e jugut, ndersa nikoqiret ne shikim te pare ne menyre te painteresuar shikojne nga ana tjeter e lumit. Kjo qyteze e vogel meriton qe ta vizitoni, por po ashtu mundohuni qe te kapni edhe ndonje ndeshje bejzbolli ne Baltimor ne stadiumin ku ka luajtur edhe Bejb Ruti i madh.