PDA

Versioni Origjinal : Intervista!



AlbShkodra
11-12-2003, 13:53
Ketu mund te postoni/lexoni intervista te ndryshme nga kengetaret Shqiptare , si dhe te c'do individi qe i perket fushes se muzikes.


Me poshte eshte lista e kengetareve , grupeve dhe kompozitoreve te ndryshem te intervistuar: (jo nga une, sigurisht;) )


Alketa Vejsiu , Tatjana Isaj , Irma Libohova , Ermali i "The Dreams" , Bleona Qereti , Tonin Tershana , Gjergj Jorgaqi , Tania Doko , Ermira Babaliu , Ledina celo , Flori i ''West Side Family'' , Gili , Etleva Golemi , Lirio Nushi , Elida Bardhi , Eli Fara , Rovena Dilo , Elita 5 , Leonora Jakupi , Mustafa Mehja , Dasmoret , Ana Oxa , Adrian Gaxha , Shpat Kasapi , Manjola Nallbani , West Side Family , Redon Makashi , Telex , Alfred Kacinari (Kompozitor) , Mihrie Braha , Evis Mula , Mariza Ikonomi , Erjon Zaloshnja & Eneda Tarifa , Vjollca Luka , Eliza Hoxha , Eda Zari , Adriana Ceka , Ardit Gjebrea , Eris Hoxha, Manjola Nallbani, Bojken Lako, Veli Sahiti, Adelina Ismajli, Tingulli 3, Elsa Lila, Anjeza Shahini, Ritmi i Rruges, Ema Bytyci, Mira Konci, Rovena Stefa, Anita Bitri, Gjergji Jorgaqi, Sabri Fejzullahu, Shpend Ahmeti, Jonida Maliqi, Sherif Merdani, Hetem Qerimi (Violinist), Aleksander Gjoka, Arber Dhomi, Saimir Pirgu...

AlbShkodra
11-12-2003, 14:13
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu: Tani edhe menaxhere

Cila eshte pyetja tipike qe ben nje gazetar kur takon nje person Vip? "cfare te reje ka nga ty?" Pikerisht kete pyetje i bera Alketes kur e takova para pak ditesh. Dhe te rejat e saj qene befasuese. Do te marre pjese tek Kenga Magjike me nje duet, do te hape nje web side dhe do te rikthehet ne radio. Por jo vetem kaq. Mendoni, eshte vetem 19 vjec dhe mbasi ka provuar cdo gje ne skene (kengetare, prezantuese, balerine), ka 'guxuar' te ktheje koken edhe nga bota e biznesit. Ja si ka ndodhur...

"Pata nje kontakt me drejtuesin e Karelias ne Greqi dhe me tha se une isha nje figure e pershtatshme per tu marre me promocionet e Karelias ne Shqiperi. Ishte nje oferte shume interesante qe me lidhi me keto njerez. Me pas une krijova kontakte me agjensine promocionale On Time Concept me qender ne Greqi i cili ka nje buxhet te pervitshem qe ia dedikon reklamave dhe promocionit. Nje nga organizimet e saj ishte edhe ai i pervjetorit te Pepsit qe u be para pak kohesh ketu ne Tirane. eshte nje eksperience shume e mire sepse ke mundesi te merresh me boten e menaxhimit dhe te vetemenaxhimit gje qe mua me lidh ne nje lloj menyre me artin, sepse eshte shume e rendesishme qe te dish te vetmenaxhohesh kur je figure publike pa e konsumuar veten dhe duke dhene me te miren atehere kur duhet tek publiku. E futur ne kete bote kaq te bukur biznesi (per te cilin edhe studioj) mendoj qe me vone te kem edhe une nje biznes timin, pra dicka ne funksion te se mires materiale. Nderkaq arti do te vije paralelisht me te gjitha keto sepse eshte nje dashuri shume e madhe qe ma ben jeten shume te bukur. Tani jam asistente menaxhere e kesaj agjensie me qender ne Athine. eshte pak e veshtire te kuptohet ky lloj aktiviteti ne Shqiperi sepse ekziston ideja se nje sipermarres e ben cdo gje vete, nderkohe qe bota punon me agjensi per imazhin dhe publicitetin e biznesit te vet. Jam shume e stimuluar aty moralisht, profesionalisht dhe ekonomikisht."

Mendon t'i japesh imazhin tend nje produkti ashtu sic behet ne bote ku nje person i njohur hyn si te thuash garant per nje produkt duke pohuar se ai vete e perdor ate?
Po, eshte nje ide per Pepsin dhe sikur kjo kompani te pranonte, une do ta beja me kenaqesi, meqenese jam dhe brenda standarteve te imazhit qe ato kane zgjedhur ne bote si psh Britney Spears. Pra kerkohet nje femer bionde, elegante dhe personazh spektakli. Do me pelqente vertete sepse mendoj se i permbush kriteret.

LUKU

Me mire kur me thone seksi
Stili dhe eleganca e karakterizojne Alketen edhe ne jeten e perditshme. eshte padyshim nje nga personazhet femra me nje pamje qe gjithmone terheq vemendjen.
Ngjyrat:
Ajo pelqen ngjyrat e forta dhe kombinimet nga me te cuditshme te ngjyrave. ciklamina, gurkali, kombinimi i jeshiles me te verdhen, portokallise me gurkalin etj.
Stili:
Jam kulmi i ekstremeve. Di te vishem mjaft mire me atlete e xhinse ashtu sic vishen bashkemoshataret e mi, por kur jam e ftuar ne ndonje party apo koktej vishem shik, kryesisht me te zeza apo te kuqe, funde trecerekeshe duke dale disi nga mosha ime. Me pelqen eleganca dhe them se ashtu ngjaj mire. Takat, veshjet e zhveshura gjithsesi per here te pare i kam provuar ne skene, ne moshen 17 vjecare tek "12 endrrat e nje nate vere". Me krijuan shume komplekse keto veshje, por stilisti Ardi Asllani mundohej te gjente dicka te mesme, te pranueshme, qe te ndjehesha mire."
Aksesoret:
"Jam e marrosur mbas tyre, kam bizhu pa fund: rripa, shalle, canta e kepuce qe s'kam ku t'i ve".
Truku:
"Mendoj se me shkon, sikur me transformon biles, por nuk e perdor shpesh ne jeten e perditshme".
Pse u bere bionde?
Krejt aksidentalisht. Duke shtuar fije, pa kuptuar po behesha komplet bionde. Por ndjehem mire keshtu, megjithese duan pak pune qe t'i mbash.
Mardhenia me syzet optike. te cilat here i mban dhe here i heq...
Edhe syzet me mbeten aksidentalisht. Nuk kam nevoje per to. Vera Grabocka m'i sugjeroi ne fillim per te ngjare pak me e rritur. Edhe mua me pelqen vetja me to, me duket dicka trendy.
Me mire kur te thone seksi apo e bukur?
Kur me thone seksi. Sepse kur je e bukur, nuk eshte edhe aq merita jote, ndersa kur je seksi ke mundesi te japesh gjithmone dicka interesante, dicka te re. Mua me thone seksi dhe interesante me se shumti.
Si veshen femrat shqiptare sipas teje?
Sajohen shume. Perdorin ne jeten e perditshme veshje jo komode, sikur duan te terheqin vemendjen me to. Behet veshja qellim ne vetvete. Me pelqen kultura qe kane femrat per tu mbajtur, por ekzagjerimi me duket i tepert. Me pelqen thjeshtesia, e kombinuar por jo e zhveshur, me ngjyra te bukura por jo estravagante.

MARDHeNIET ME NJEReZIT

Si sillesh me moshen tende?
Njesoj si ato sepse nuk dua ta kaloj kete faze te jetes pa e shijuar njelloj si bashkemoshataret e mij. Une vrapoj te shkoj ne shkolle, rri pi kafe me miqte i mi, qesh edhe me ndonje budallallek pa i paragjykuar shoket e mi. eshte bukur. Nuk vjen me kjo kohe.
Me fansat...?
Kenaqesine me te madhe e marr neper turnete ne rrethe. Atje njerezit jane me te ngrohte se sa ne Tirane. Ndersa ne pergjithesi meshkujt jane me te ngrohte kudo, ato te afrohen me shume. Tek spektakli "12 endrrat e nje nate vere" kam dhene autografe dhe kam bere fotografi pa fund. Kushedi ne sa albume mund te jem edhe une. Gjithsesi meqe jemi tek fansat, dua t'ju them te gjithe atyre qe duan te kene kontakt me mua se adresa ime elektronike eshte ketavejsiu@hotmail.com. Me pelqen te komunikoj me te gjithe. Gjithashtu brenda pak ditesh une do te kem edhe web sid -in tim www.alketa.com.
Me koleget...?
Ne ambientet artistike tek tuk ka ndonje perplasje te vogel, ka shume xhelozi. Edhe kur nuk e shprehin, me intuite arrin ta kuptosh, por jeta me ka mesuar qe te dal edhe pak nga vetja duke bere sikur s'kupton. Ne mardheniet profesionale shpesh kam ndenjur si femije i bindur por edhe kam debatuar aty ku duhet sepse gjithsesi une kam personalitetin tim, sepse gjithkush duhet te me vleresoje per ate qe jam e jo per vitet qe kam jetuar. Kam patur nje moment te veshtire kur duhet te zgjidhja mes radios dhe Veres, ku koleget e radios ngelen pak keq, por me pas cdo gje u zgjidh me mirekuptim. Gjithsesi une jam edhe pak e perkedhelur nga fati sepse ne fakt duhet te trokasesh aty ku duhet per te marre ate qe meriton.
Me mire me kolege meshkuj apo femra?
Meshkuj padiskutim, merresh vesh shume me mire me to. Vera eshte nje perjashtim edhe per faktin se ajo nuk eshte kolegja ime, por mesuesja ime ne cdo gje.
Nje kompiment dhe nje e share...
Me vjen inat kur me thone 'llafazane e vogel', sepse ne jete une jam krejt tjeter gje. Jam tip i qete dhe shume e shtruar. Ndersa komplimete, plot qe nga looku e te tjera me radhe.

EMOCIONE SKENE...

"Kur mora cmimin kenga hit tek Mikrofoni i Arte sivjet.
Gjithashtu kam qare me lot kur me ktheu publiku tek Kenga Magjike edicioni i pare.
Emocion i vecanate ka qene kur kam prezantuar Scorpions. Nuk me kujtohet ndonje moment tjeter..."

Kur ndjehesh me mire kur kendon, kur vallezon apo kur prezanton?
Me pelqen kur konkuroj ne skene, si tek Kenga Magjike ose Mikrofoni i Arte. eshte nje emocion i jashtezakonshem. Ndoshta ngaqe kam marre cmime, se perndryshe mbase nuk do me linte kete shije.
Te ndodh qe te ngelesh pa fjale kur prezanton?
Se besoj por edhe po te ndodhe, une nuk e kam problem te them "e harrova" dhe kaloj tek pika tjeter ose shkoj mbrapa kuintave per te marre skenarin.
Nese do te kesh dy oferta ne te njejten kohe: si prezantuese dhe si kengetare, ke do te zgjidhje?
Prezantuesen, sepse kur prezantoj edhe e kendoj ndonje kenge e pervec kesaj ne prezantim ndjehem me e sigurte. Por me vjen keq qe ne kete fushe nuk kam konkurence sepse Shqiperia ka shume pak prezantuese. E vetmja per shijet e mia eshte Rudina Magjistari.

ALKETA DHE DASHURIA

Kur ke dashuruar per here te pare?
Ne klase te peste me nje djale nga Korca me te cilin luanim topa zhytsi e topa djegsi, nganjehere edhe me peta. Ishte goxha bukurosh, por historia nuk qe e destinuar te behej dicka serioze.
Je e dashuruar tani?
Jam. Mos me pyet me shume se nuk flas.
Ne rregull, kalojme ne test. Pelqen meshkujt moshatare apo me te rritur se ti?
Me te rritur se vetja. Jam pjekur para kohe sepse ashtu me ka ardhur jeta, eshte tjeter trajtim, nuk lodhesh shume per te dhene nga vetja jote, ato te pranojne ashtu sic je. Dhe ne fakt do te ishte nje deshtim total nese ato do te tentonin te me ndryshonin. Megjithate nuk mund te mohoj faktin se edhe me moshataret e mi ndjehem shume komode. Jam e shpenguar, e lirshme. Por po shkoj drejt te njezetave dhe duke vene edhe llogjiken ne pune them se nje mashkull i rritur edhe me pershtatet.
Je xheloze?
Pa shkak asnjehere. Mbase xheloze jane ato lloj femrash qe iu mungon dicka dhe mbase dikush tjeter i ploteson, por une e ndjej veten shume te kompletuar.
Cila tip femre mund te te konkuroje?
Nuk e vras mendjen fare per keto gjera. Po qe se ai do t'ja hedhe dikujt syte apo dikush do t'ia hedhe syte atij, le ta bejne, nuk u permbys bota. Nese ai do te mendoje se ajo tjetra ka dicka me teper, ai do te humbase dicka me shume vlere dhe jo une. Ne kete rast kam nje mbivleresim per veten time. Jam tip shume e perqendruar tek nje lidhje dhe pretendoj te njejten gje edhe nga miku im. Ne momentin qe do te jete edhe nje i trete ne mes, une kendoj ate kengen "S'mund te jemi tre" dhe mbaron puna. Biles qe te jem e sinqerte une kete kenge me shume e kendoj per vete se sa per te tjeret.
Me mire nje mashkull i spektaklit apo i zakonshem?
Jo, i spektaklit nuk me pelqen.
Pra i dashuri jot nuk qenka i spektaklit?
No comment...

Tek Kenga Magjike sivjet kam nje dyet me Florin. eshte nje kenge balade qe mua me pelqen shume dhe rregjistri i kenges i rri per mrekulli vokalit tim. Jam shume e afeksionuar mbas kesaj kenge. Shpresoj te pelqehet.

Nje plan tjeter eshte se do t'i rikthehem radios tek nje stacion i ri qe do te hapet se shpejti.

Karta e identitetit

Datelindja: 19 Janar 1984
Shenja ne horoskop: Bricjapi
Gjatesia: 173 cm
Permasat: 92-64-92
Pesha: 56 kg
Studimet: Fakulteti Administrim Biznesi, viti i pare
Hobi: Kuajt
Libri i preferuar: Identiteti
Filmat e preferuar: Propozimi i ndyre dhe Gruaja me e bukur
Kenga e preferuar: Mi domando come mai (Celentano)

(Marre nga revista ''Spekter'')

Alketa.

AlbShkodra
11-12-2003, 16:06
Tatjana Isaj

Parfumet? I nderroj si mbreti grate

Personazh Look
Ajo eshte e bukur dhe vitet duket sikur nuk kane lene shenja mbi te. E quajne "kengetarja e qytetit te Elbasanit", pasi veprimtarine e saj artistike e nisi ne kete vend. Quhet Tatjana Isaj. Jeton ne Gjermani prej tete vjetesh, bashke me familjen, por eshte rikthyer per te marre pjese ne festivalin "Kenga Magjike" dhe per te peruruar dy albume me kenge te lehta dhe kenge popullore e arbereshe te perpunuara. Larg Shqiperise, megjithate kengen nuk e largoi per asnje cast nga shpirti. Shumekush do ta mbaje mend duke kenduar kenge per partizanet dhe partine e asaj kohe. Ndersa ne skenat e sotme ajo vjen ndryshe, jo vetem ne pamje e ne look, por dhe ne mentalitet.
Karriera
Mbaroi shkollen e kantos, per mezzosoprano dhe filloi te kendoje ne ' 81-in, ne Festivalin e 22-te te Radiotelevizionit Shqiptar. Mori pjese ne festivalet e tjera deri ne te 30-in. Karriera e saj si kengetare mbizoterohet nga kenget balade, ato te karakterit epik e dramatik.
Albumet
"Ne muziken e lehte une gjej veten time, aty mund te them se quhem Tatjana. Edhe pse kam tete vjet qe s'kendoj, kam mbledhur materiale dhe jam ne prag te perurimit te dy albumeve, me 21 kenge, 11 nga te cilat i perkasin rrymes se lehte, ku mbizoterojne temat e mentalitetit te te rinjve, dashuria mes njeri-tjetrit, asaj qe ndodh dhe asaj qe duhet te jete ne te vertete, nje dashuri e sinqerte, si dhe kenget popullore, kryesisht ato arbereshe, me mallin e emigranteve", tregon Tatjana. Albumi i pare, quhet "Mos ma pergjoni dashurine", me kompozitor Edmond Rapin, ndersa i dyti "Arberi te qofshim fale", tekset e kengeve jane te ripunuara nga bashkeshorti, Nehat Sabriu, kurse kenget jane te kompozuara nga ajo vete dhe Naim Gjoshi. Tatjana i perket zhanrit te "chanson-eve", te kantos. "Megjithate kenga arbereshe me flet ne shpirt dhe ne vokal. Mundohem te nxjerr dramatiken time, shpirtin emocional, mallin, dashurine e atyre njerezve qe jane shume larg dhe qe nuk kane mundesi te shohin atdheun e tyre". Por per te ardhur me prane shijeve te momentit ajo ka zgjedhur nje lloj perpunimi mes popullores dhe modernes qe tani, sic thote edhe vete "jane bere paksa 'hit'."
Grimi
"Jetoj ne nje vend ku thjeshtesia ia ngre njeriut vlerat. Ne Shqiperi, ne ditet e sotme, pamja ka marre rendesi tjeter dhe kjo thenie ka ekzistuar deri dikur si etikete, ndersa atje ne Gjermani vazhdon te jete realitet. Pothuaj trukohem shume rralle, me pelqen keshtu dhe mbase ngjaj edhe me e re."
Veshja
"Jam pak klasike ne veshje, edhe nese vesh xhinse. Kete mbase ma ka detyruar edhe puna qe bej si avokate ne firmen e ndertimit te burrit tim. cantat dhe kepucet sigurisht me pelqen qe t'i kombinoj. Kam nje dhome me kepuce, te cilat numerohen ne rreth 300, pa e ekzagjeruar. Aksesoret me pelqej t'i zgjedh te firmave, por ka gjera shume te bukura qe s'jane firme. Une jam e semure pas te shtrenjtave, por ne Gjermani mund te zgjedhesh. Artistet shpesh perpiqen te mbajne imazhin me anen e firmave. Une s'jam e atij mendimi. Une blej edhe ate qe eshte me pak e shtrenjte, por qe eshte e bukur."
Parfumet
"I nderroj si mbreti grate, mund te hap edhe nje dyqan pa frike. Parfumi me jep moral, kur nuk jam zgjuar ende nga gjumi ndonjehere me jep disponibilitet ne pune dhe me ben te ndjehem me e gezuar. Preferoj firmat, se fundi Bvglarin, edhe pse eshte paksa i shtrenjte."
Sallonet e bukurise
"U kushtoj pak me shume rendesi se sa duhet, kjo eshte nje nga pikat ku nuk perputhemi me bashkeshortin, pasi sipas tij "rrudhat te japin fisnikeri". Une nuk mendoj qe jam plakur, aspak, eshte shpirti qe te mban te gjalle, por femrat duan te ruajne pak estetike. Une shkoj ne palester, luaj ne piano, merrem me gjuhen gjermane, pra e shfrytezoj kohen, bej nje pune intensive me te gjithe mundesite e mia, ne te njejten kohe argetoj vetveten."
Bukuria
"Per mua rendesi ka shpirti, tek nje shpirt jo i sinqerte, bukuria eshte zero."
Vajza
"Quhet Korozana dhe eshte 16 vjece. Me vajzen time te vetme jam si shoqe, ajo eshte edhe si nje moter per mua. Kuptohemi shume mire, eshte shume inteligjente, here pas here me jep moral, me pranon ashtu si jam, me te mirat dhe me te keqijat e mia."
Bashkeshorti
"E kam me shume shok, punojme bashke dhe me imponon te bej ate qe kam qejf une te bej. Ne pune ne kemi marredhenie zyrtare, po ne te njejten kohe jemi edhe shume te afert persa i perket muzikes, ai eshte i apasionuar dhe di me shume kenge se une. Kemi kenduar ne nje videoklip te dy kengen "Kur me vjen burri nga stani" dhe ne ate moment jam ndier me te vertete e lumtur. Ai e sheh te bukuren me syrin qe e shoh une dhe me perkrah per cdo gje."
Vendlindja
" Dy vitet e fundit kam ardhur me shpesh, per te pare edhe vendlindjen, edhe per te kaluar pushime. Nuk dua te le pa permendur edhe qytetin e Perrenjasit dhe Librazhdin, ku kam kenduar me shume pasion dhe kam kaluar vitet e shkolles se mesme, ato i kujtoj me mall."
Pushimet
Preferojme te shkojne larg, ne Marok, France, (San Trope), Itali, (Milano), Turqi, Kroaci, nga eshte me nenshtetesi edhe Nehati, por nuk harrojne edhe bregdetin jugor shqiptar, nga ku kane preferuar Dhermiun. "Pushojme cdo tre muaj dhe meqenese Gjermania eshte vend i ftohte, bejme gjithmone pushime verore, edhe ne dimer."


Emri-Mbiemri: Tatjana Isaj
Datelindja: ?
Vendlindja: Elbasan
Vendbanimi: Gjermani
Horoskopi: Ujori
Ngjyra e preferuar: E bardha, e kuqja
Kengetaret e preferuar: Tina Turner, Celine Dion
Hobi: Stilon dhe qep disa nga veshjet e saj.

AlbShkodra
19-12-2003, 03:05
Irma Libohova

Une jam ylli kenges shqipe!

endrrat e saj;
te kete nje shkolle private per kanto dhe te linde nje vajze

Kush eshte Irma e pertej skenes?
Sa ne Zyrih, ne Londer, ne Rome, ne Prishtine a gjetke, ate vetem ne shtepi eshte e veshtire ta gjesh. Kenga I merr aq shume kohe sa shume gjera te tjera, pjese te nje jete te rregullt familiare, I kane mbetur pas dore. Madje nuk ka patur kohe as te bente nje tjeter femije, nje vajze, per te cilen I qan zemra. Por, asnjehere nuk eshte vone, fale edhe teknologjise. Motra tjeter, Irena eshte e mire por jo sa Irma. "Ajo nuk me konkuron dot", thote per te motren. Irma pelqen Tiranen, ne dimer dhe Durresin ne vere. Ajo ka shume te tjera qe si ka thene me pare. Por kush jane sekretet e Irma Libohoves, yllit te kenges shqipe, nese eshte vertete e tille. Ose, me sakte si e njeh ajo vetveten. Te tjerat le ti ndjekim nepermjet intervistes ekskluzive per Albanian Mail.

Irma, me nje vile ne Tirane dhe nje tjeter ne Durres, e shtrejte ne bisnesin e muzikes, a e mbani veten per te pasur?
Jo, por nuk jam as e varfer. Jam shume me e pasur ne shpirt dhe kjo per mua eshte me e rendesishme.
Kush jane njerezit qe doni me shume ne jete?
Rrethi I ngushte I familjes; im shoq Besniku dhe djali Ataoli.
Po ata qe urreni me shume?
Ndoshta njerezit qe shtiren.
Jeni xheloze?
Jo, aspak.
A mendon se te tjeret jane xheloze ndaj jush?
Ndoshta, por nuk me interesojne shume.
Ke konsideroni si konkurente ne Shqiperi?
Nuk mendoj se kam ndonje konkurent‚?¶me falni per modestine.
A mendoni se ka talente te reja te kenges qe po lindin ne Tirane?
Mendoj se talentet lindin njehere ne 100 vjete.
Po ju vete, a jeni nje talent?
Une mendoj se po.
Ju pelqejne pijet alkoolike?
Jo. Une nuk jam dehur asnjehere nga alkooli.
A eshte jot moter nje konkurente per ju?
E dua shume time moter. Them se ajo eshte nje kengetare shume e mire, por edhe ajo vete eshte e ndergjegjeshme se nuk me konkuron dot. Ne bashkepunojme shume mire me njera-tjetren.
Cila eshte kenga juaj me e preferuar?
Kenga spirituale.
Ne nje koncert, ju terheq me shume publiku apo ana financiare?
Sipas radhes qe e thate edhe vete. D.m.th. ne radhe te pare ve publikun. Ne fakt ana financiare nuk eshte fare puna ime. Kete e mbulon im shoq, Besniku.
Cili eshte hobi juaj?
Kenga. Dikur kane qene edhe punet e shtepise, por tashme nuk jam me ajo nikoqirja qe kam qene. Nuk kam kohe.
Cfare ju ka mbetur pishman ne jete?
Fakti qe nuk kam nje vajze.
Dhe ia vini fajin vetes?
Sigurisht. Kam qene shume egoiste pas punes. Ndoshta nuk eshte ende vone, pasi mjeksia ka perparuar aq shume sa mund te lindesh ne cdo moshe. (qesh)
Pra e shikoni kengen si pune?
Nuk desha ta them ne kete menyre, por meqe ju do te kapeni ne ate qe thashe, kenga ime eshte edhe pune per mua. Ato qe kam arritur ne jete ia dedikoj kenges.
Cili eshte projekti juaj me I afert?
Nje kasete me muzike popullore. Shume shpejt do te nxjerre edhe nje album me muzike te lehte.
Cila eshte e reja ne albumet qe po pergatisni?
Aty, une realizoj vetveten.
D.m.th.?
Ne tere komponentet jam vete. Krijimtaria do te jete kryesisht e emja, origjinale, po ashtu edhe interpretimi.
A jeni ekzibicioniste?
Jo. Jam vetvetja.
A I kushtoni rendesi paraqitjes se jashtme?
Ndoshta me shume se c`duhet.
Mbani diete?
Po. Merrem shume me gjimnastike ndersa buken dhe yndyrnat I kam hequr me kohe nga dieta ime.
Projekti juaj afatgjate?
Nje shkolle kantoje, ku te kem nxenesit e mi te kenges. Ky eshte nje projekt qe I perket vertete te ardhmes se larget. Ndoshta do ta bej kete kur te mos kem me mundesi te ngjitem vete ne skene.

(Albanian Mail)

AlbShkodra
19-12-2003, 03:48
Ermali i "The Dreams" :

"Dua t'i bej vajzat te qajne"

Ditelindja 21.3.1982
Gjatesia 175
Pesha 65kg
Ushqimi i preferuar: Peshku
Ngjyra e preferuar: E kuqja
Pija ime e preferuar eshte Coca-cola dhe ndonjehere pi dhe Jin Tonik.
Nuk pi cigare as droge dhe as hashash
Me pelqen te betohem per koken e mamit
Jam shume xheloz per cdo gje qe me perket sidomos me femrat

Sa here qe jam i merzitur marr kitaren dhe filloj te bisedoj me te.
Kenga "Nuk dua t'a di" ka patur nje histori te vertete. Kam qene shume i merzitrur dhe ky krijim eshte nje produkt merzitjeje. Zakonisht kenget e bukura dalin kur je i merzitur.
Kur jam i lumtur me pelqen te udhetoj ose te degjoj muzike me ze te larte. Ne dhomen time te ze syri vetem bokse te medha te vendosura gjithandej .

E meta ime me e madhe eshte qe e kam shume veshtire te fal ndersa te tjerat pastaj jane te meta te vogla qe i kane te gjithe njerezit .
E mira qe vleresoj me shume tek vetja eshte humori dhe pastaj kembengulja.
Dua te arrij ne ate pike qe kur njerezit te flasin per mua apo une vete ta kthej koken pas te ve re se nuk kam ndenjur kot ne kete jete, por kam bere dicka qe ka lene gjurme.

Me pelqen shume te bej dashuri, por kjo nuk do te thote qe une jam i fiksuar pas dashurise.
Femra ideale per mua do te ishte nje tip sportiv, me humor, qe di te kerceje bukur dhe me floke si Alanise Morisette .
Ne nje dite pushimi (te cilat me mungojne pothuajse fare) mund te rri te gjithe diten shtrire ne shtepi mund te rregulloj gjerat e mija ose...ose te marr dike te shkoj diku, te fik telefonin dhe.....
Nje nga endrrat e mija te fshehura tek sirtari i tezes se babit (qesh) mu realizua duke marre pjese tek komedia Herkuli si aktor dhe kompozitor. Dramaturgjia eshte nje nga deshirat e mija.

Shoqeria me ka zhgenjyer shpesh si shoket ashtu dhe shoqet. Ne moment qe ti i afron dhe i mendon si veten tende kupton se ata jane shume te ndryshem. Une me te vertete jam nje tip alegro dhe i humorit por jam shume i ndjeshem dhe....nuk fal.
Njerezve u ndodh cdo dite qe te pendohen. Pendohem kur me iken koha kot pa bere asgje ose kur bej ndonje ......(qesh)

Jetoj me familjen por thjeshte figuroj aty. Me vjen keq ta them por shtepia me eshte trasformuar ne hotel. Vij ne oret e para te mengjesit deri ne momentin qe une gjej dicka per te ngrene dhe nje pale rroba te lara per mua nuk eshte pengese jetesa me familjen.
Ne mengjes zgjohem ose ne ora 12 ose 1, hap celularin shikoj mesazhet, agenden dhe gje qe me ndodh shume shpesh eshte qe dal me vrap nga shtepia.

Jam tip sportiv, jam shume i djeshem me pelqen te krijoj dhe ti bie kitares ne breg te detit me nje vajze. Frekuentoj shume pubet, me pelqen muzika live, ndonjehere mund te hipi dhe ne skene te kendoj. Kur degjoj tani kengen "Nuk dua t'a di" me shpifet fare, por me pare kur isha ne lokal me shoqerine dhe degjoja kengen thoja me shaka: "Hallall ia befte Zoti atij qe e ka bere kete kengen" bej shaka kuptohet. Kjo kenge me ka kthyer besimin qe me kishte humbur per faj te disa klaneve qe ishin krijuar ne televizionin shqiptar. coja pervit kenge ne TVSH dhe nuk panoheshin, kenge te cilat tani po bejne buje neper diskoteka, pube dhe makina dhe kjo eshte me e rendesishmja per nje artist qe te fitoje besim tek vetja e pse jo dhe pak leke.
Betohem qe vajzat do t'i bejne te qajne dhe kjo eshte pikerisht ajo qe dua te arrij: Ti bej vajzat te qajne..

Dua te kem shume ndryshime ne jeten time, dua te shoh shume ekstreme, ndryshime te herepashereshme. Kete e bej dhe me floket dhe me corapet.
Muzika ime e preferuar eshte hip hopi origjinal,
Opinioni per mua eshte shume i rendesishem. Ka njerez qe une dua qe te kene nje meendim te mire per mua, mundohem cdo dite qe te ndertoj imazhin tim tek te tjeret cdo artist e ka kete.

Planet e mija te tanishme jane qe te arrij qe "The Dreams" te behet grupi me i mire ne Shqiperi.
Kam patur mundesi te largohem nga Shqiperia por nuk jam larguar sepse kam frike se nuk mund ta perballoj dot jeten andej, jam shume i lidhur me Shqiperine, kam krijuar aq shume gjera te bukura ketu qe nuk dua t'i prish.

Vajzat me kane keqkuptuar shume here ne qofte se une i kam dhene pak afrimitet atyre shpesh u eshte dukur se une kam synuar nje lidhje me to. Kjo me duket nje gje e cuditeshme dhe nuk me pelqen.
Une kurre nuk i kam keqptuar vajzat sepse une jam shume i qarte dhe di te shpjegohem.
Gjithcka gje kam arritur ne jeten time ja dedikoj Jezu Krishtit. Besoj shume tek Zoti lutem dhe i falem shpesh atij.

AlbShkodra
19-12-2003, 03:48
Bleona Qereti

Bleona: Miqesia ime me politikanet

Jam nje njeri i prirur drejt perfeksionit. Ndoshta kjo prirje me ben te ndryshoj edhe pse nuk besoj tek idiotesirat kirurgjikale. Difekte? cdo njeriu i pelqen te thote qe jam shume e mire. Nga viti i kaluar nuk jam rritur me asnje centimeter. Kam mbetur nje e 74 e gjate dhe 56 kg e gjysem, me numrin e kembes 37 per 38. E gjej shume veten tek pantallonat. Kam nisur t'i kthehem sportives, sepse jam lodhur nga gjerat elegante, nga te ndenjurit kreko. Jam telepatike dhe i dua shume qente per sinqeritetin ne syte e tyre te verdhe. Pengu me i madh i jetes mbetet humbja e qenit tim para disa muajsh. Me pelqen komoditeti dhe kam punuar shume per te. I perkas shenjes se demit dhe jam shume instiktive. Mamaja ime duke qene mesuese matematike me gjen gjithnje te meta. Jam tip i nxituar, i le gjithe gjerat per momentin e fundit. I kam qejf vonesat, po kjo nuk do te thote qe nuk jam korrekte.

- cfare e karakterizonte Bleonen qe te vogel?
- E vogel kam dashur qe gjithnje te isha ne qender te vemendjes. Shume here i rrembeja mamase kordonin e hekurit dhe kendoja, ose hipja ne taracen e dajes dhe bertisja duke shurdhuar nga veshet gjithe komshinjte e dajes. Me ka pelqyer te evidentohem tek te tjeret me menyren si jam sjelle. Ish kater vjece, nuk kisha hyre ne shkolle dhe i merrja gazeten tim eti. Beja sikur lexoja. Nje menyre per te thene qe jam dikushi.
- Kjo mahnia juaj per tu evidentuar deri ku i ka kufijte sot?
- Jam tipi i personave qe duan te bien ne sy. Kjo ka qene deri ne moshen 15 vjece kur kam dale ne skene dhe u popullarizova. Ne fillim ndjehesha shume mire. Njerezit me thoshin: Oh ti je ajo vajza e re, shume mire. Je e bukur, je e keqe, je e mire, sepse njerezit kane cdo lloj opinioni. Po kohet e fundit me eshte bere shume problem. Njerezit jane ato qe me mbushin me jete, sepse jane publiku im, mirepo e shoh qe me bejne analizen ne cdo vend qe shkoj.
- Me kenget e interpretuara ju keni dale si nje perfaqesuese e nje brezi qe po e kundershton dhe po e hedh poshte nga themeli mentalitetin, me nje menyre shume te hapur. Nje menyre e papare me pare ne Shqiperi. Nga e ka burimin?
- Nuk e di. Ne pergjithesi une kam qene tip i hapur ne jete. Ne momentin qe kam qene e nervozuar me dike, ja kam thene ne fytyre qe ai nuk vlen dhe duhet te me largohet. Ne momentin qe me eshte afruar nje teme e tille e kam pritur mire, dhe me pelqen ta vazhdoj.
- Kush ju ka shtyre?
- E para ka qene Mimoza Ahmeti, me kengen "Lermeni", e cila me intrigoi me poezine e saj, dhe desha apo nuk desha une u krijua nje stil i imi qe me pelqeu ta vazhdoja. Kulmi ka arritur sivjet, me kengen "Ik meso si dashurohet", ku une dal si profesoreshe dhe i them te tjereve te mesojne te dashurojne.
- Ti ke pasqyruar kete vajze te guximshme qe po lufton kete realitet. Cili eshte mendimi per femrat ne kohen e sotme, dhe cili eshte mendimi i tyre per ty?
- Ne pergjithesi opinioni per artistet eshte pak i lehte. eshte e vertete qe ne fushen e artit disa njerez kane abuzuar me kete emer, me te qenit te famshem duke bere shume idiotesira. Kjo nuk ka lidhje me shpirtin e artistit apo me ate qe ndjehet brenda. Nga ana tjeter shoh gjimnazistet apo studentet vajza qe bejne namin, ndoshta nuk gjeta fjalen me te sakte, por jane njerez qe abuzojne ne menyre te tmerrshme me veten e tyre, duke harruar qe jeta nuk eshte as nje vit dhe as dy vjet. Brezi i ri eshte goxha i shthurur, i mendojne gjerat sot per neser, pa u thelluar me gjate. Kur une kam qene ne shkolle te mesme, ka qene ndryshe. Kam ndenjur me njerez me te medhenj ne moshe dhe kjo me ka bere te piqem pak perpara kohe. Shpresoj qe keto gjera qe degjojme te mos jene te verteta. Artistet nuk mund te pergjithesohen asnjehere. Kam respekt per shume prej tyre qofshin keta kengetare, poete, balerine. Artisti nuk ka lidhje me shthurjen morale qe egziston momentalisht ne Shqiperi.
- Bleona, sa larg eshte atij modeli qe krijon me kenget e veta?
- Shume larg sepse ne kenget e mia ka gjithnje njerez qe me ndjekin, qe me ngacmojne, qe une i shaj, sepse gjoja nuk dine. Ne jeten private timen kjo nuk ndodh. Une jam ne kerkim te nje dashurie te fuqishme. Ndersa ne kenget e mia une shtyj njerzeit, ne jeten time reale ndodh e kunderta.
- A jeni e lumtur sot?
- Pi kafe me shume miq, por momentalisht nuk jam e lumtur. Njerezit kane idene qe kjo eshte Bleona dhe kushedi me ke mund te jete kjo. Harrojne qe Bleona eshte njeri qe fle, ha, ushqehet, bertet, qan, qe eshte vetem. Shoh nje lloj distance nga njerezit, qe krijohet mes nje njeriu qe eshte i njohur dhe njerezve normale. Mua nuk me pelqen aspak ta krijoj kete lloj distance.
- eshte perfolur shume miqesia juaj me politikanet. Sa te vertete ka ne ato qe thuhen?
- Problemi nuk eshte se eshte perfolur miqesia ime vetem me politikanet, por perfliten te gjithe njerezit me te cilet rri neper tavolina, sepse natyrisht une marr nga jeta ate qe kerkoj. Me pelqen te rri me njerez te cilet kane arritur dicka ne jete dhe te mesoj nga to. Detyrimisht do rri me njerez qe jane fytyra te njohura dhe sigurisht qe llafet do lindin. Une nuk rri vetem me politikane, por dhe me biznesmene apo vipa te fushave te ndryshme. Miqesia me politikanet ka lindur nga fushatat elektorale. Dhe me koncertet qe jane shoqeruar, si dhe nga lidhjet e vjetra te babait tim i cili ka punuar ne Ministrine e Rendit. Ka mbetur gjithnje nje lloj respekti dhe frekuentimi mes nesh. Ne miqesite e mia hyne z.Sali Berisha, Aleksander Meksi, z.Rexhep Mejdani, z.Mustafa Muci, z.Luan Rama, z.Nikolle Lesi.
- Ke do veconit ju nga keta politikane. Me sakte me cilin nga keta duke hequr mantelin e politikes ju ndjeheni si me nje mik te ngushte...
- Ato jane te gjithe te martuar. Politikane te pamartuar nuk njoh. Kane familjen dhe jeten e tyre, kane privacyn e tyre dhe une nuk kam tentuar ndonjehere t'i futem. Kam miqesi dhe me grate e ketyre njerezve. Une i shoh te tere si miq. Ne momentin qe ulem me ta ne tavoline nuk flasim as per problemet e Ministrive dhe as te Parlamentit, diskutojme per familjen, gruan, femijet dhe te rejat, per gjithe boten qe na rrethon.
- cfare preferojne ata nga ty?
- Me duket sikur po teprohet disi. Bleona eshte nje artiste e cila mund te flase, dhe ndoshta preferojne faktin qe s'u kerkoj ndonjehere ndere. Une jam njeri me probleme dhe nevoja qe ato mund te mi zgjidhin, por s'me ka rene rasti. Nuk i shqetesoj, por i jap vetem kenaqesi. Nuk i them kurre, me bej nje pashaporte, me bej nje vize. Ndoshta mund te jete dhe kjo.
- Ne stadin qe ju keni arritur sot, si e ndjeni veten ne krahasim me artistet e tjera shqiptare?
- E ndiej veten ne pozita krejt normale. Une mendoj qe njeriu merr nga jeta ate qe meriton dhe merr frytet e asaj qe investon. Kam preferuar qe parate e mia t'i investoj gjithmone. Nuk kam para ne dore, shume te tjere mund te kene shume here me teper. Gjithnje parate i kam harxhuar per veshje dhe videoklipe te reja. Kjo nuk do te thote qe te tjeret jane me poshte dhe une me lart. Une kam investuar dhe vazhdoj. Per mua i rendesishem eshte publiku.
- Duke pare gjendjen e muzikanteve te sotem ju jeni shume fatlume. Keni krijuar mireqenie nga te kenduarit. Cilat jane prioritetet e tua. Pse ka patur Bleona sukses?
- Nuk ka lidhje fatlumizmi. cdo gje e kam fituar me pune te jashtezakonshme. Shume nuk me besojne, por une kam punuar gjithnje shume dhe pak me dhune. Jo duke rrahur njerez, nuk diskutohet. Kam hyre me force. Fillimisht nuk me kane pranuar rrjetet artistike.
- cfare thoshin per ju?
- Nuk me ka interesuar asgje se cfare kane thene per mua, me ka interesuar te kryeja punen time, ndoshta ato vazhdojne te flasin dhe sot, po une bej sikur nuk degjoj. Une kam pare qe publiku i diaspores eshte nje publik per te cilin duhet investuar shume pa lene menjane dhe publikun shqiptar. Dje kam qene ne nje koncert ne Fier dhe gjithe publiku eshte ngritur ne kembe. Kenaqesia qe me jep publiku shqiptar eshte me i madh se ai ne diaspore sepse dhe ata kane kengetaret e tyre. Kjo nuk me demoralizon aspak. Une vazhdoj te kendoj dhe te perpiqem per me te miren, qe ato te me pelqejne. Paraja gjendet me shume atje.
- Si eshte gjendja juaj ekonomike sot?
- E kenaqshme. Kam investuar gjithcka, dhe duke punuar shume kam shume oferta. Kete gje qe kam bere une mund ta bente cdo person tjeter.
- Sot biznesmenet a kane besim tek ju ne kete stad qe jeni?
- Une 90 perqind te gjerave i kam bere vete sepse biznesmenet nuk e kane idene qe duhet ndihmuar arti. Mahnia e tyre shkon tek drekat e tek ofertat e demshme. Me mire vete...
- Si e jetoni te perditshmen?
- Prej dy vjetesh une kam nje kontrate ne Gjermani. Kam udhetuar gati cdo uikend. eshte kthyer ne nje rutine te jetes fakti qe une duhet te udhetoj gjithnje. Njerezit me shume me gjejne neper aeroporte sesa ne Tirane. Nisem te premten, jap koncert te shtunen dhe te dielen. Kthehem te henen dhe fle nja dy dite te mira per te harruar gjithcka. Dy ditet qe me mbesin ne dispozicion, i perdor per te bere ndonje pune te vockel. Perfundimisht jam ne ajer. Me vjen pak keq qe e kam humbur shoqerine time.
- Turneu juaj i ardhshem...
- Do doja ta beja ne Shqiperi dhe ne Kosove, duke u shoqeruar me teknike me te arrire dhe me nje grup baleti. Si koncerti qe u be ne Tirane dua te bej dhe gjashte koncerte te tjera ne Kosove, ne Maqedoni, Greqi dhe Itali. Dua te levroj tregun e paprekur, qe sigurisht tani jane shqiptaret qe ndodhen ne emigracion. Europa Perendimore nuk eshte me nje toke e virgjer.
- Fanset me te shumte i perkasin Shqiperise apo diaspores?
- Ne Shqiperi. Publiku i diaspores ka dashurine e vet, por sigurisht mua me etiketojne me idene Bleona nga Shqiperia dhe jo si e tyrja. Megjithate une ngelem e huaj atje. Shqiperia eshte tjeter gje.
- Duhet te jeni shume e preferuar nga burrat. Te veshurit me pushtet, ju kane kerkuar per flirte?
- Para disa kohesh nje diplomat i ri dhe mbi te gjitha beqar, me kerkoi te martohesha, po une cmendesha mbas portierit te ambasades. Me terhiqte me shume.
- Cili ka qene propozimi me simpatik...?
- Ka qene viti 1999 dhe une kam patur te prishur nje makine te vogel "Tipo", te cilen shume here e sillja ne shtepi pa parakolpo, pa dere, si te qellonte, sepse ecja shume e shkujdesur. Isha pa makine dhe dal nga Akademia e arteve per te shkuar ne shtepi ne kembe. Shoh nje fuoristrade shume te bukur qe me ndalon tek kembet dhe ai qe i kish hipur me thote qe me kish ndjekur per shume kohe nga pas dhe do vinte te me kerkonte doren ne shtepi. I them si pergjigje: A e shet autostraden? Jo, me thote ai. Atehere te lutem zhduku!
- A ju kane bere dhurata meshkujt?
- Si jo. Llamarina, por jo te shtrenjta. Llamarina dhe gjera kavanozi kam plot.
- Kush kane me shume preference per Bleonen, djemte beqare apo burrat e martuar?
- Gjysherit. Burrat e martuar shkojne gjithnje me parimin "dhe qarin dhe zararin". E kane nje grua ne shtepi dhe duan gjithnje ta provojne.
- Ne opinionin institucional shqiptar ju konsideroheni si nje kengetare marketingu qe egzistoni si mode flu. Ju ku do arrini?
- Ne 2004 une mbush dhjete vjet karriere. Shablloneve te Ministrive, arkivave dhe partitaturave donkishoteske une i le ne vendin e vet dhe i rri indiferente. Mungesen e dashamiresise e kam ndjere dhe une. Te gjitha jurite tona te nderuara vijne ne aktivitete per te marre dyqindmijelekeshin dhe jo per te vene cmimin e sakte. Per mua eshte e rendesishme qe shkoj ne salle dhe njerezit te dalin te kenaqur nga koncerti. Kjo me mjafton.
- Ju keni ndermend te merrni pjese ne festivale apo koncerte kombetare qe zhvillohen ne Shqiperi?
- Festivali eshte degjeneruar ne aspektin e mire te fjales, eshte monopolizuar. Une jam perpjekur ta thyej pak. Jam futur me idene qe te shoh se cfare behet. Ma kane futur ne menyren me te paturpshme. Nje nga aresyet qe bera turneun ne Shqiperi ishte dhe pergjigje ndaj mllefit te akumuluar nga festivali i 2001-it.
- Ju Bleona keni bashkepunuar me emra shume te medhenj, si jeni njohur me ta?
- Me dhune. Me dhune e kam arritur autorin e teksteve dhe kompozitorin. Ju kam dale perpara dhe ju jam lutur. Me pas lindi nje simpati reciproke dhe nje partneritet qe ka zgjatur deri sot.
- Ne videon e kenges "Ik meso si dashurohet" keni patur ndonje flirt me ate djaloshin e videos?
- Jo, as qe behet fjale. Ka qene nje periudhe e mbushur me stres. Kam qene ne kohen e marrjes se diplomes per arktrim dhe isha duke u pergatitur per koncertet e mia. Jemi pare shume pak. Dhe teksti i asaj kenge eshte bere ne telefon.
- Per te arritur majat me te larta shume here femrat perdorin seksin ose bukurine e tyre. c'mendoni ju, dhe a e keni perdorur ju nje arme te tille?
- eshte nje fjale e urte popullore "Prite sipas paraqitjes dhe percille sipas mendjes". Natyrisht nese nje femer eshte e bukur ka per ta perdorur paraqitjen e vet, per te krijuar lehtesira te vetat. Nese ajo nuk di ta rrotulloje nje mashkull per te kryer punet e saj, eshte mangesia e saj psiqike. Nuk mendoj se keto femra jane viktima, ato jane shume te zgjuara. Une e kam perdorur, pse ta fsheh kot. Kur kam patur ndonje takim per te kryer ndonje pune timen e kam perdorur. Jam veshur bukur, kam mbaru punen dhe i kam thene harroje kete numer se funksioni jot ishte deri ketu. Vetem kaq.
- Sot ke arritur gjithcka. cfare te mungon momentalisht?
- Me mungon nje njeri i cili te jete permanent ulur ne sedilien time te pare dhe t'i them hajde ti me mamin se me duhesh. Je i bukur dhe i mencur. Per tjeter gje nuk duhet te interesohesh.
- A mendon se nje mashkull i tille mund te kete gjak shqiptari?
- Une mendoj se ka. Zakonisht ne cifte bashkohen dy njerez ku njeri punon dhe tjetri rri. Dhe keshtu qe barra per te punuar do me bjere mua. Atij i takon te mos jete budalla dhe kaq. Pse mos e kem une nje te vecante!?
- Pas disa vitesh a e sheh veten me nje familje ne krah?
- Momentalisht jam e lidhur shume me prinderit, me vellain, mamin, babin dhe nuk kam krijuar iluzione se zhgenjehem pastaj. Gjerat duhet te vijne spontanisht. Familja ku jetoj eshte e perkryer.
- Kujt i ngjan me shume Bleona?
- Babi kur ndonje me levdon thote se i kam ngjare atij, kur une bertas me thote qe nervat i kam te mamit.
- Ku do i kaloni kaloni pushimet?
- Problemi eshte se nuk kam kohe per pushime. Kam qene ne janar ne Kube, ndoshta javen e pare te qershorit nese gjej ndonje spacio te lire do shkoj diku, dhe gjate veres jam ne Ulqin.
- Ju ne skene dilni me veshje shume ekstravagante. Ku i zgjidhni ato?
- Nuk gjenden ne cdo lloj dyqani. I blej ne Gjermani .
- Ushqimi qe preferoni?
- Te gjitha llojet. Une jam hamese e tmerrshme.
- Si shpjegohet kjo linja juaj atehere?
- Vertet jam hamese e tmerrshme, por kjo s'do te thote qe ha shume. Kur ndihem mire ha buke, kur ndjehem keq nuk ha fare.
- A dini te tiganisni nje veze?
- Hic fare.
- Cila eshte endrra juaj me e madhe?
- Te jem Jenifer Lopez i dyte. Ajo ka fatin e Hirushes.
- Sot udhetoni shume dhe harxhoni shume. Vini ndonje gje per te ardhmen?
- Dje kam mbyllur nje koncert dhe pa i pare akoma parate mendova se ku do t'i harxhoj. Ka raste qe ngelem pa nje dyshke si te gjithe njerezit.
- Kur jeni me meshkujt, s'ma merr mendja qe t'ju vije radha te pagoni...
- Zakonisht une paguaj. Meshkujt mundohen ta ruajne ate traditen e kafepaguesit te perhershem, por mua nuk me pelqen. eshte parim perendimor. Pastaj qyli me nje kafe eshte i tmerrshem.
- Keni rrahur ndonjehere ndokend?
- Une jam tip hallahu na ruajt, po mund te kete ndodhur vetem kur kam qene e vogel.
- Kur shperthen Bleona, ndaj kujt padrejtesie...?
- Ndaj genjeshtrave.
- A keni thene ndonjehere te tilla...?
- Sa te duash, por genjeshtra te bardha, jo gjera me zarar. Nuk me pelqen pabesia.
- Keni patur te dashur me pare?
- Artisti ka nje jete te veten, duke qene ne qender te vemendjes, perfolja e shkaterron jeten private. Une jam nje njeri si gjithe te tjeret, pajtohem, ndahem, dashurohem, lendohem. Nuk dua te flas per kete teme.
- Ju keni qene gjithnje shume bombastike ne veshje, ne te shprehur ne xhestomimike dhe agresivitet. A mendon se Bleona do kete sukses duke qene me e thjeshte, me sportive dhe pa te gjitha keto qe thashe me siper?
- Natyrisht, kjo eshte ajo qe dua te eksperimentoj. Dhe me duket sikur komplimentat me behen me shume ne jeten e perditshme. Kjo s'do te thote qe do dal ne skene me atlete, sepse atletet jane bere per te vrapuar, per jogging. Skenen kam qejf ta respektoj. Nje pjese artistesh dalin ne skene si palaco.
- Sa ka ndikuar seks apeli yt per te patur kete sukses?
- Pamja ndihmon por nuk eshte gjithcka. eshte hunda qe ka dikush per te bere biznes dhe zgjuarsia. Ze ka dhe gomari, por truri eshte gjeja me e rendesishme perfundimisht.
- Po te ishit mashkull a do dashuroheshit me Bleona Qerretin?
- Po te isha mashkull, nuk do e doja Bleonen per bukurine e saj, do e doja per boten dhe ate qe se ka zbuluar askush. Kur ulem ne tavoline, njerezit mendojne se une do nis te thyej gota dhe pjata. Nese atyre nuk u ka krijuar respekt ekrani, perpiqem t'ja imponoj me sjelljen time.

AlbShkodra
19-12-2003, 04:01
Tonin Tershana

Sa i rende malli i artistit!

Shume artiste shqiptare kane provuar te gjejne nje te ardhme ndryshe larg vendit te tyre. Atje ku ndoshta nuk i ka lidhur asgje me artin, angazhimet dhe aktivitetet e zakonshme, atje ku ka mbetur peng edhe endrra e tyre pasionante. Te tille mesazh sjell edhe "artisti i Merituar" Tonin Tershana, kengetari i njohur i viteve 80-te ne muziken e lehte shqiptare. Ai, fitues i shume cmimeve ne festivalevet e kenges, i preferuar nga shume artdashes, tani duket se po mbyll dekadat e jetes se tij larg kenges dhe artit. Edhe vete, paksa i zhgenjyer ndaj emigracionit, tregon se ende nuk e di se cfare e mban dhe cfare e terheq te jetoje ne nje dileme te tille, larg Shqiperise, vendit te tij qe i dhuroi suksese te panumerta per vite me radhe kur me zerin e tij te spikatur ka mundur te beje per vete publikun shqiptar. Me te tille fryme percjell edhe intervisten e tij nga Selaniku ekskuzivisht per revisten Spekter.

- Ka kohe qe i mungoni publikut shqiptar, c'mund te thoni dicka rreth aktivitetit tuaj kohet e fundit?
- Po, kam rreth 6 vjet qe jetoj larg Atdheut. Gjate kesaj kohe me mungon cdo gje qe ka lidhje me Shqiperine. Nder aktivitetet e mia te fundit permend vitin 1993 kur ishte festivali i estradave te rretheve, ku mora pjese edhe une me estraden e Shkodres, mbasi ne ate kohe banoja ne Shkoder. Aty ne ate aktivitet fitova cmim te pare. Mbas shtate vitesh, ne 1999-ten marr nje ftese nga Z. Ardit Gjebrea per ne Festivalin e "Kenges Magjike", ku kendova dhe pata nje pritje mjaft te ngrohte nga publiku. Kjo pritje e publikut me mallengjeu shume dhe me kujtoi gjithashtu vitet e meparshme. Keto kane qene aktivitetet e mia te fundit me publikun tim aq te dashur shqiptar.
- cfare mendoni per emigrimin, sa e veshtire eshte per nje artist?
- cdo gje do ta perballoja, por emigracioni per mua si artist eshte gjeja
me e veshtire. Ne emigracion nuk ke mundesi te ushtrosh profesio-
nin tend, por je i detyruar te besh te gjitha punet me te rendomta, qe jane teper larg nje artisti. Per mendimin tim sidomos per artistin, emigracioni eshte gjeja me e paperballueshme sepse te ndan aq shume me artin.
- Ju vete sa keni arritur te pershtateni me nje tjeter menyre jetese, larg jetes aktive te bere me pare?
- Ne krahasim me jetn artistike dhe teper aktive qe kam pasur ne Shqiperi, ketu ne emigracion eshte mjaft e varfer. Ka shoqata shqiptare qe organizojne ndonje aktivitet, aty me ftojne, por per nje artist nuk eshte e mjaftueshme, kur mendon jeten e mbushur plot aktivitete dhe art me pare. Tani keto ndodhin teper rralle dhe kjo eshte nje monotoni 'vrasese' per artistin.
- Sa ka ndryshuar Tonini qysh prej largimit nga Shqiperia?
- Kjo mungese e gjate pa dyshim se me ka bere te ndjehem shpesh here tjeter njeri, larg gjerave qe me kane mbushur shpesh jeten, atyre gjerave qe une apo cdo kush i quan te vetat. Kam humbur zanatin tim, thashe edhe me siper se marr pjese ne ndonje aktivitet qe bejne shoqatat, por keto jane aktivitete shume te rralla. Ky eshte ndryshimi kryesor, se ne Shqiperi ishin te shumta aktivitetet artistike ndersa ketu jam i larguar prej tyre.
- Per ke iu merr me shume malli...?
- Ne emigracion malli eshte shume i madh per te gjithe. Ata qe nuk e kane provuar nuk e kuptojne. Malli per jeten e dikurshme te artit, per shoket e zanatit tim te cilet i kujtoj shpesh me shume mall, sepse me ata bashke kemi diskutuar cdo gje ne lidhje me jeten e perditshme dhe per aktivitetet artistike. Malli me merr per njerezit e aferm, per spektatorin e dashur qe me ka duartrokitur per me shume se 3 dekada me rradhe neper festivale dhe aktivitete te tjera artistike.
- c'mund te na thoni per Shkodren, qytetin tuaj te lindjes?
- Per qytetin tim te lindjes Shkodren kam nje nostalgji te madhe sepse aty
fillova aktivitetin tim artistik. Ne moshen 13-14 vjec mbaj mend kur kam kenduar per here te pare para publikut ne turizmin e Shkodres me nje orkester mjaft te mire per kohen si: Leke Gjeloshi,Gjovalin Doda, Pac Martini e Ramiz Durraj. Mbasi mbaronim lojrat me shoket, te gjithe se bashku shkonim ne turizem per te kenduar, shoket me pritnin deri sa mbaroja une dhe perseri te gjithe bashke largoheshim per ne shtepi. Nga qyteti im i lindjes jane hapat e pare te njohjes sime si kengetar tek spektatori shqiptar.
- A mbani kontakte me miqte e vjeter apo koleget artiste?
Me koleget e mi artiste kam lidhje te rregullta si kur vij me pushime ne
Shqiperi ashtu edhe me telefon nga Selaniku. Shoket me te cilet mbaj me shume lidhje jane: Pandi Zguro, Vaso Vangjeli, Petrika Rembeci, Arben Mevlani, Stefan Prifti, Gani Qinami, Kujtim Hoxha, Bujar Cici, Osman Mula etj. Emigracioni na ndau nga aktivitetet artistike dhe nga shoqeria.
- cfare ju mban me shume ne Selanik?
- Nje pamundesi per t'u kthyer ne Shqiperi, sepse nuk kam asnje te ardhur aty. Shtepi nuk kam, vend pune nuk kam, si dhe pension nuk marr akoma. Ketu ne Selanik une punoj, edhe pse shume rralle kur mund te gjej ndonje pune qe me pershtatet mua si dhe moshes time, gjithsesi me duhet te pranoj ende nje zgjdhje te tille.
- Dicka per familjen tuaj...?
- Familja ime perbehet nga gruaja dhe tre vajzat. Vajza e madhe Anila ka
mbaruar Akademine e arteve per kanto, eshte e martuar dhe ka dy vajza dhe qendron ne Selanik, ku aktivizohet me nje grup artistik. Tani ne muajin korrik pret te marre pjese ne nje konkurs ne Athine per soliste. Vajza e dyte Ornela punon ne nje sanduic ne Selanik, ndersa e vogla Donatela eshte nxenese. Gruaja Meri punon ne nje rrobaqepesi tek firma "Domina". Mbesa e madhe Elisa 9-vjecare vazhdon shkollen e muzikes per piano, eshte nxenesja me e mire e klases dhe ka dhene dhe dy koncerte.
- c'eshte famila per ju?
- Familja per mua eshte gjeja me e shenjte. Asgje nuk ve perpara familjes
dhe femijeve te mij. cdo gje ne jete ia kushtoj gruas dhe femijeve. Ne cdo moment mendoj qe familja ime te jete sa me e lumtur.
- A mendoni se mund t'u riktheheni prape festivaleve?
- Deshira per t'ju rikthyer festivaleve eshte shume e madhe por largesia e ngritur dhe pauza relativisht e gjate, nuk me krijon shume mundesi per te marre pjese. Per me teper duhet te jesh ne kontakt te vazhdueshem me kompozitore dhe me Radio-Televizionin.
- Ke do te veconit nga sukseset tuaja?
- Sukseset e mia jane vertete te shumta. Per keto suksese jam nderuar me titullin e larte "Artist i Merituar" ne vitin 1985. Kam bere dy koncerte recitale njerin ne vitin 1974 dhe tjetrin ne vitin 1985. Pervec sukseseve qe kam patur neper festivale ku jam nderuar disa here me cmime dhe ne keto dy recitale kam pasur goxha sukses. Pritja ime nga ana e spektatorit ka qene e jashtezakonshme. Ne recitalin e vitit 1985 nga 17 kenge qe kisha ne program kendova 30 kenge. Ende ndiej emocione kur mendoj ate nate te magjishme kur salla ishte mbushur plot e nder shume spektatore e artiste te tjere ishte e pranishme edhe aktorja e madhe e teatrit kombetar "Artistja e Popullit" Marie Lagoreci.

(Nga Magdalena Lani ''Spekter)

AlbShkodra
19-12-2003, 04:09
Gjergj Jorgaqi

Vetem te verbrit dashurojne

E njeh skenen, e zoteron ate, e ndjen kengen, por nuk eshte ndjere kurre i dashuruar. Ky eshte Gjergj Jorgaqi, i martuar me dy femije, 3 albume, i ashper, por qe di edhe te fale.
E njeh skenen, e zoteron ate, e ndjen kengen, por nuk eshte ndjere kurre i dashuruar. Ky eshte Gjergj Jorgaqi, i martuar me dy femije, 3 albume, i ashper, por qe di edhe te fale.

- Si i ndertoni kenget, kush i kompozon dhe harton tekstet e tyre?
- Kompozimet edhe tekset gjithnje i kam bere vete, perjashto ketu tre tekste, dy te Kadarese dhe nje te Xhevair Spahiut. Ne pergjithesi nuk me pelqejne ato tekste qe kane nje filozofi qe ose keqkuptohet ose nuk kuptohet fare. Me pelqen me teper realja, ajo cka njerezit perjetojne vertet, sesa fantasia, imagjinarja.
- Pergjithsisht tekstet e kengeve tuaja jane perjetime dashurie. Sa prej tyre jane histori tuajat?
- Keto jane gjera qe preferoj t'i mbaj per vete.
- Deri tani ju keni nxjerre 3 albume dhe po punoni per te katertin, apo jo? Cfare veconi nga ky i fundit?
- Bashkepunimin me Mariza Ikonomin. Ka dale nje kenge vertet e bukur qe besoj do te kete sukses. Titullohet "Stres", njekohesisht edhe albumi.
- Pse me Marizen?
- Vokali im dhe i saj harmonizohen mjaft mire. I thashe ta shihte njehere dhe asaj i pelqeu menjehere.
- Pse stres?
- Stres eshte jeta jone.
- Kur e keni ndjere veten me keq?
- Para 4 vjetesh pata nje problem me vajzen e vogel. Sapo kishte lindur, ishte 35 diteshe ndoshta. I ra hemoragji cerebrale. E mora ne shtepi qe ajo te jepte shpirt ne shtepine e vet, por zoti ia riktheu jeten.
- A keni probleme me fansat, ndonje adhurues(e) qe s'di te jete vetem kaq?
- Dine te sillen ata qe kane nje lloj kulture, ata qe s'kane kulture nuk dine te sillen. Te them qe s'ma kane nxire jeten, s'dua te jem kaq modest. Ma kane nxire qe c'ke me te dhe s'ka qene nje, kane qene disa. Por jam perpjekur t'i largoj pa i ofenduar, sepse te qenit i njohur nuk ma jep te drejten te lendoj te tjeret. Aq me teper qe per nje fans, nese i thyen zemren, mund te kthehesh fare lehte nga nje idhull ne njeriun me te urryer. Duhet te jesh i kujdesshem ne keto gjera nese do t'i rezistosh kohes.
- Kush ka qene ofendimi me i madh qe ju eshte bere?
- Diku ne 95. Isha i cmendur pas "Europe" dhe i bera floket te verdha. Kam qene nga te paret kengetare qe e bera kete. Sic pata pergezime, pata edhe te shara, qe ne te gjitha rastet ishin prapa kraheve.
Ishte dikush, qe me ofendoi ne mes te rruges, me tha dicka, qe nuk mund ta duroja. Me shau, nuk dua ta them se cfare me tha, ishte shume e rende. Une per here te pare, pas shume kohesh perdora duart dhe e rraha ate njeri.
- Keni probleme per kete me njerezit e afert, i pranojne lehte ndryshimet tuaja te jashtme?
- Absolutisht asnje problem. Le qe ma njohin koken.
- Ju jeni ne boten e artit, ndersa gruaja juaj jo, a ju kupton?
- Arti nuk lidhet, ne art duhet te jesh i lire. Dhe eshte vertet e veshtire te krijosh dicka te qendrueshme. Dikur nuk me kuptonte. Por me kalimin e kohes dhe me perpjekjet qe kam bere, tani gjerat jane ndryshe.
- A ju eshte dashur ta genjeni qe te mos ta lendoni?
- Ka gjera qe ia kam treguar, ka te tjera qe kam gjykuar qe me mire te mos t'ia tregoja. Nuk ia vlen te prishesh per budallalleqe. Dmth i kam treguar ato qe kane qene te pademshme, te demshmet nuk ia kam treguar kurre. E ke parasysh ate shprehjen? Ngandonjehere genjejme, ngandonjehere eshte e nevojshme edhe te na genjejne.
- Sa kohe keni per familjen? Sa veshtire eshte te jesh artist dhe familjar ne te njejten kohe?
- eshte e veshtire dhe koha qe i kushtoj nuk mendoj se eshte e mjaftueshme, perpiqem te bej maksimumin, por kam shume impenjime qe me shmangin nga kjo gje.
- Ju keni dy vajza, njera prej te cilave studion violine, apo jo? Fakti qe jeni kengetar mendoni se i ka imponuar vajzes suaj pasionin per muziken?
- Jo, mendoj se eshte e trasheguar me teper. Ajo ka nje vesh absolut.
Por, te them te drejten, ka dhe nje ze te bukur e teknike vokale mjaft te mire, mund te behet kengetare shume e mire, neser pasneser. Por une nuk ia kam thene kurre kete, sepse kam hall se mos me le violinen.
- Kur ju ka penguar dhe ndihmuar emri juaj?
- Me shume me ka ndihmuar, pengese ka qene vetem kur kam dashur te jem i qete, mos me shohi kush, eh, jo, kete privilegj nuk e kam. Disa veprime qe per te tjeret jane mese te zakonshme, une nuk duhet t'i bej ne publik.
- Dini te falni?
- Nuk jam kafshe qe te mos fal, vetem kafshet nuk dine te falin. Per gjerat e padrejta jam i ashper. Di ta ruaj arsyen, nuk jam nevrik, jam i ashper po. Jam tolerant por deri aty ku duhet. Ama kam falur dhe madje, me teper sec duhet.
- Kush eshte krijimi juaj me i bukur dhe me i shemtuar?
- Ne momentin qe krijoj te gjitha me duken te bukura. Me ka ndodhur edhe qe dicka qe profesionalisht nuk me ka pelqyer, te kete pasur shume sukses. Por ama ka vdekur shpejt, nuk dua ta them per ke e kam fjalen, por ka vdekur shpejt. Po bere dicka te mire, atehere po, qe ajo do t'i rezistoje kohes.
- Kush eshte rryma juaj muzikore e preferuar?
- Pop-rock. Kjo eshte dhe rryma me te cilen une jam rritur.
- Po kengetari i preferuar?
- Jane dy, ne fakt. Bon Jovi dhe David Cordell. Jam munduar t'i pershtatem asaj lloj teknike vokali, por pa i imituar.
- Kush ka qene dashuria juaj me e madhe?
- Ne, me teper, kam bindjen se duam ne baze te nje interesi, qofte ky i perbashket ose jo. Nuk dashurojme. Une e kam shprehur kete edhe ne nje varg: ne dime te duam por jo te dashurojme. Qe te dashurosh duhet te jesh qorr. Jo, une nuk kam dashuruar asnjehere.
- A jeni penduar ndonjehere per dicka?
- Jane shume momente, cdo dite them sa budalla qe u tregova dje (qesh). Ne te vertet, gjerat qe kam dashur me fort ne jete, me kane humbur. Kur vertet jam lutur per dicka, per ta pasur, here-here edhe me ndonje lloj agresiviteti madje, ato me kane humbur nga duart.
- Keto humbje kane qene materiale apo shpirterore?
- Edhe materiale edhe shpirterore.
- A urreni njeri?
- Perbuzja eshte forma me e mire e sjelljes ndaj atyre qe jane te neveritshem. Une i perbuz ata qe urrej.
- Ke vleresoni nga koleget tuaj, profesionalisht?
- Redon Makashin.
- Dhe ke nuk vleresoni?
- Ata qe duan te behen muzikante me muziken hip-hop.
- Sa i dhene jeni pas parave?
- S'mund te jem i dhene pas parave persa kohe jam i dhene pas pasionit tim, edhe pse kjo me ka prishur shume pune. Arti per mua eshte art dhe jo mjet per te fituar. Aq me teper ne Shqiperi ku dihet sa leke ka nje artist, me kete pirateri qe ekziston dhe ku s'perfillen absolutisht fare te drejtat e autorit. Sa leke mund te besh?! Por te them te drejten edhe shpenzoj shume, sepse jam maniak per veshjen.
- Si e shihni veten pas 20 vjetesh?
- Nqs do te jem, do te bej ate qe po bej, art.

(Nga Amarilda Loli ''Spekter'')

AlbShkodra
19-12-2003, 04:20
Tania Doko

Kengetarja rebele australiane me origjine shqiptare

Datelindja: 7 Maj 1974
Shenja: Demi
Gjatesia: 150 cm
Edukimi: Completed VCE 1991 at OLSH College, Bentleigh, Melbourne, Victoria. Completed Bachelor of Arts (Criminology)

Ne nje dite te nxehte te 23 korrikut, ne doganen e Kapshtices, para nje interesi te madh te mediave te vendit, ka mberritur nga Australia nje vajze bjonde me shtat mesatar, pak e ndrojtur dhe e perlotur. Sapo shkel ne doganen shqiptare, thote me nje shqipe te cale "Mires ju gjeta" . Tufa me lule, perqafime me mall. Eshte Tania Doko, nje nga kengetaret australiane me te famshme, me origjine shqiptare. Eshte hera e pare qe ajo vjen ne qytetin e Pogradecit, ne qytetin e babait te saj, celnikut . "Eshte dicka e bukur dhe befasuese ardhja ime ketu." - shton Tania. Gjate rruges nga Kapshtica ne Pogradec ajo veshtron e perqendruar peisazhet perreth. Ajo shoqerohet nga babai i saj, celniku. Ka shume emocione. Te gjitha ato qe ia kishte rrefyer degjuar babai i saj, ajo tani po i prek. Ajo ka mberritur ne Shqiperi dhe konkretisht ne qytetin e lindjes te babait te saj, ne Pogradec. Vete Tania ka lindur ne Melburn te Australise, por Shqiperia i ka munguar gjithmone. Ajo ka pasur kuriozitet per vendlindjen e babait te saj. Ka udhetuar mjaft, por gjithmone ne plan te pare ka qene nostalgjia per te pare Shqiperine. Biseda nderpritet here pas here sepse bezdiset pa mase nga fotografet dhe kameramanet e ndersa ato i kerkojne te buzeqeshe gjate shkrepies se aparateve, ajo u bindet dhe ju pozon sipas deshires. "Ky priviligj behet pasi ketu une jam ne Shqiperi dhe jam mes njerezve te mi qe jane te qeshur dhe te dashur me mua".
Ne i morem nje interviste ekskluzive per revisten Spekter, Tania Dokos.

- Kush eshte Tania?
- Une jam Tania, vajza e Xhovanes dhe e celnikut, kam 10 vjet qe kam kenduar ne "bachelor girl"dhe tani jam e lumtur qe ndodhem ne Shqiperi.
- Keni nje jave ne Pogradec, cfare ju ka bere pershtypje ?
- Babai gjithmone me ka folur per Pogradecin, per vendlindjen e tij, njerezit jane shume te dashur dhe une ndihem shume komode.
- cfare do te thote per ju "bachelor girl"?
- Kuptimi eshte vajza te pavarura ose sic quhet ndryshe grupi vajzat beqare. Nuk eshte e thene se une nuk dua te martohem, por kjo nuk do te thote se une do nderroj personalitetn tim ne qofte se martohem.Te gjitha kenget e mija burojne nga shpirti i lirise dhe pavaresise.
- Cilat jane kulmet tuaja ?
- Kam nxjerre 2 albume shume te sukseshme qe jane mirepritur ne Australi, Azi, Kanada, ne vendet skandinave dhe ne disa vende te tjera te Europes dhe jam ne perfundim te albumit te trete. Kenget me te sukseshme kane qene
"Buses and trains", "Permission to shine", "Believe in you" dhe kenga "Busesand trains" e cila ka qene kenga e pare qe u trasnmetua ne radiot Australiane me shume sukses. Mesazhi i kesaj kenge ishte qe te biesh ne dashuri eshte sikur te ka goditur treni.
- A do te jepni koncert ne Pogradec apo Tirane ?
- Po, do te jap koncert ne fillim ne Pogradec ne gusht dhe me vone edhe ne Tirane.
- A ndihet krenare Tania per origjinen e saj shqiptare ?
- Sigurisht qe po, shqiptaret jane shume te zgjuar, jane njerez te qete dhe fakti qe ata kane kaluar shume gjera ne jeten e tyre, i ka bere ata shume te forte dhe per kete une vertet jam krenare qe jam shqiptare.
- Ne c'raport eshte profesioni juaj me muziken?
- Ne vend te pare eshte muzika, por dhe profesionin tim ne te cilin kam mbaruar universitetin e psikologjise kriminale, kuptohet kjo eshte dege e drejtesise, une e dua dhe e kam pasion dhe punoj me perkushtim.
Kam shkuar neper spitale tek njerezit e semure, tek njerezit e pasherueshem, kam vizituar te burgosurit, pra une profesionin e dua dhe ai vjen pas muzikes.
- Pershtypjet tuaja ne Pogradec gjate kesaj jave ?
- Sinqerisht jam shume e lumtur qe ndodhem ketu, liqeni eshte i mrekullueshem, koha eshte fantastike, une vij nga Melburn i cili eshte qytet shume i civilizuar dhe shume i ngarkuar me zhurme. Ketu ne Pogradec kam gjetur nje qetesi vertet te vecante.
- A merret Tania me politike ?
- Babai im eshte shume i interesuar per politiken dhe une kam qene shume e prekur per kohen kur babai im ka qene i denuar. Kam shkruar dhe nje artikull ne Australi ne nje gazete prestigjoze ku jam shprehur se shqiptaret duhet te gezojne nje demokraci te vertete, te jene te lire dhe te enderrojne e te shijojne gjera te bukura ne jeten e tyre, mjaft kane vuajtur.

FLET babai i Tanies
"Eshte e pesta here qe vij ne Shqiperi, kuptohet pas vitit 1992. Jam larguar nga Shqiperia ne vitin 1946 pasi jam arratisur nga burgu i Gjirokastres (me bugosen komunistet ne burg se une beja pjese ne formacionet e Ballit Kombetar). Nga Gjirokastra shkova ne Greqi dhe me nje janar te vitit 1950 kam mberritur ne Austali ne Melburn. Aty fillimisht kam punuar ne nje fabrike me pas kam pasur nje biznes dhe per 35 vjet kam punuar shofer taksie. Jam shume krenar per vajzen time 27 vjecare Tanian qe ka hipur ne maje te muzikes Austaliane dhe po aq krenar jem kur ajo thote ne intervista te ndryshme qe jam shqiptare. Jam martuar me nje grua arbereshe qe quhet Xhovana dhe kam lindur tre vajza: Luana, Gloria, dhe Tanien.
Jam ndjere shume krenar kur vajza ime ne nje stadium me 125000 spektatore te Melburn ka kenduar Himnin e Flamurit. Gjithashtu Tania me zerin e saj ka celur garen e Formula 1 me nje kenge. Une jam nga fshati Vercun i Pogradecit, kam nje vella aty dhe ne fshatin Petrush kam nje moter.

(Nga Bardhyl Berberi ''Spekter'')

AlbShkodra
19-12-2003, 04:32
Ermira Babaliu

Kengetarja qe u be mesuese ne Amerike

Ermira ka ikur para shtate vitesh nga Shqiperia me llotari .. . Ne fillim ka kenduar neper dasmat e shqiptareve, me vone ka organizuar koncerte duke mbledhur artistet shqiptare ne Detroit, Micigan. Ne fillim thote se e ka patur te veshtire qendrimin si te gjithe, por tani nuk e con ndermend kthimin ne Shqiperi. Vjen ketu vetem sa per te pare nenen e saj dhe miqte. Me bashkeshortin e saj dhe vajzen ndjehet mire ne shtepine e saj dhe ka nje shtepi shume romantike ku fton te gjithe miqte nga Shqiperia per ta vizituar ne Micigan, aq sa ka mundesi natyrisht.

- A u pershtatet shpejt me Ameriken?
- Qe te jem e sinqerte, me eshte dashur pak kohe per t'u ambientuar me jeten amerikane. Ne ishim brezat e pare qe shkuam me kete llotari dhe ishte nje bazament social i pandertuar, keshtu e kemi nisur nga hoteli. Kuptohet qe ne shume aspekte, per fajin tone, ne nuk ishim te pergatitur. Anglisht dinim pak. Nuk kishim shume informacion dhe fillimisht ishte e veshtire. Por megjithate une kam nje natyre qe nuk shqetesohem per ate qe kam qene, por ne dy vitet e para thosha ne cdo moment: "Do kthehem serish ne Shqiperi, do kthehem". Im shoq ishte ai qe kembenguli dhe beri mire. Me vone pra e konsolidova mendimin per te qendruar sepse atje o duhet te jetosh si ato, te integrohesh pra, ose duhet te ikesh.
- Me flisni pak per familjen tuaj?
- Une kam burrin dhe nje vajze, Aleksandri dhe Dorela. Vajza, Dorela, eshte 15 vjec dhe sivjet shkon ne shkolle te mesme. Kam enderr qe ajo te shkoje ne nje nga universitet me te mira ne Haward. Me vjen mire qe ajo ka te trasheguar nga shqiptaret mikpritjen, ndersa mentaliteti i saj ndryshon. eshte ndryshe nga shqiptaret. Une ve re ketu qe ka nje kapadaillek nga ata qe kane leke. Por qe te mos dal nga pyetja ..sepse kjo eshte tjeter teme.. Dorela...ajo ka disa gjera qe nuk i kapercen dot. Kur ne vijme ketu, e shqeteson shume fakti qe kur kalon rruges njerezit e shikojne, si dhe shume gjera te tjera.
- Ermira, me se merreni ne Amerike?
- Ne fillim ndoqa nje shkolle per mesimin e anglishtes dhe me pas vazhdova nje kolegj per kozmetollogji. Kjo me ndihmoi per te marre nje license qe me hiqte stresin e anes ekonomike edhe nga ana tjeter me ndihmoi shume per te mesuar mire anglishten. Me vone punova si parukiere nje vit. E ndjeva veten shume keq sepse m'u duk sikur mund te beja me shume. Mesova pastaj qe perkthehej diploma dhe te njiheshin kreditet e universitetit qe une kam mbaruar ketu per filozofi. Bera nderkohe dhe dy shkolla me korespodence per t'u njohur me sistemin mesimdhenes atje. Faktikisht bera dy intervista dhe fitova per t'u futur si teknike per gjuhen e dyte. Tani jap mesim per nxenesit qe vijne nga vendet e huaja dhe qe nuk dine anglisht, dhe ne ushtrimin e ketij profesioni ushtroj dhe veten. Sa me shume qe i futem anglishtes, aq me pak me duket se di. Mbase keshtu u ndodh te gjitheve.
- Po per te kenduar ne publik?
- Me jepet shume shpesh rasti. Vitet e para qe i kisha te veshtira, ishin vitet qe kendova me me intensitet. Gjeta atje qe me njihnin, nga pjesa e Prespes ka shume shqiptare ne Micigan. Une kam kenduar ne shume dasmat e tyre, per pese vjet. Qe vitin qe shkova, fillova te kendoja vetem neper dasma dhe po ashtu ne festat qe organizonin shqiptaret. Fillimisht jam ndjere mire, me vone mendova te menaxhoja koncerte. Ne vitin e dyte te qendrimit u perpoqem te krijojme koncerte cilesore ne bashkepunim me Merita Halilin, Eli Faren, Aurela Gacen me orkester te Edi Xhanit e me Ilir Dangelline. Se fundi ftova dhe Redon Makashin qe nga Shqiperia. Ishte ne nje
koncert i kendshem qe u be ne muajin mars.
- A ndjeheni ngrohte dhe mes miqsh atje ?
- Kur me kane pyetur para disa vjetesh se cfare ju mungon me shume, une kam thene se me mungojne miqte e vyer. Dhe qe te them te drejten ne fillim nuk kisha shume miq pasi jam natyre qe i dua njerezit dhe fillimisht kerkova miq te rinj. Por qe te behesh mik me dike duhet te kesh interesa te njejta, nivele te njejta, nuk mjafton vetem miresia e tjetrit. Pas shtate vjetesh qe une jetoj atje, kam shume miq.
- Si ndodhi qe u kthyet ne Shqiperi ?
- Tani jam kthyer ketu perkohesisht, para dy javesh. Qellimi ka qene te shoh nenen, sepse sa me shume kohe kalon aq me shpesh dua ta shoh, te takoj miqte e mi dhe nderkohe jam duke punuar per nje album me kenge popullore. Tani pothuajse e kam mbaruar albumin, kam zgjedhur nje repertor te jugut duke menduar se i shkon zerit tim. Kam nje mik te mire shume qe po me ndihmon per kete, Edmon Rrapi me te cilin me bashkon miqesia, shija dhe talenti i tij dhe nderkohe qe kam marre nje klarinetist nga Erseka, Aleks Xhelilin. Me pelqen klarineta e tij dhe nje lahutiste nga Korca. Mua s'me pelqejne shume kenget popullore te perpunuara, me pelqejne kenget qe te transmetohen ne brezat qe vijne, kenge te vjetra qe kane nje orkestracion te ri, por baza e kenges mbetet po ajo. Sic thoshte Lasgushi ne nje vend: "Ne i marrim kenget nga populli dhe nuk i leme ne popull, por i ngrejme mbi popullin per te thene qe eshte art".
- Financiarisht e perballoni vete albumin e ri ?
- Me thene te drejten .. ne fakt nje shoqja ime guxoi te pyeste nese mundet te ndihmohem per nxjerrjen e albumit, pasi ne te gjithe boten aplikohet donacioni i artisteve. Dhe pergjigja e nje bisnesmeni ishte : "Erdhi Ermira te lype ketu ?" Dua te them se nuk dua te lyp, pasi kjo eshte jashte karakterit tim, por dua te bej te qarte dicka. Kujtoj se kam qene dikur ne nje koncert te Celin Dion ne Las Vegas te cilin e kishte sponsorizuar Klaiser-i d.mth. Celine Dion eshte multimilionere dhe s'ka nevoje per sponsorizime, por nderkohe ai qe sponsorizon ben te mundur ne kete rast te dale ose jo albumi. Pasi une ne rast se nuk gjej nje bleres, nuk mund ta shes pa u garantuar ne nxjerrjen e shpenzimeve te mia. Pra nje sponsor ben te mundur nxjerrjen e vlerave, ne kete rast nuk ndihmohet personi, por arti dhe kultura. Nuk di se si funkionojne gjerat ketu, por do te thosha se pavaresisht nga ky rast, une nuk kam guxuar te kerkoj sponsorizime pasi nuk kam deshire te perballem me kete lloj mentaliteti.
- Pas shtate vitesh qe nuk jeni ketu, cfare te reje keni vene re tek shqiptaret?
- Ne pergjithesi une kam patur nje rreth shume te mire miqesor, por ne pergjithesi ne ndryshimet qe shikoj eshte ajo qe une thashe pak me lart, qe nje pjese e atyre qe tashme jane bere me leke kane ndryshuar qendrimin, se si te shikojne etj etj. Kjo s'me pelqen, por dhe s'ka shume rendesi. Ndersa ajo qe me ben shume pershtypje eshte se kuptohet qe jane bere shume ndertime, por ka shume gjera qe me shqetesojne. E para eshte se nuk e konceptoj dot faktin se si rrine njerezit. Jane shume afer plehrave, ka shume plehra. Nga ana tjeter eshte ajo e kapadaillekut anakronik te nje pjese te njerezve.
- Jeni e pasur Ermira krahasuar me shqiptaret e tjere artiste ?
- Une nuk mund te them qe jam e pasur, por kam nje veshtrim me real per jeten. Sa me shume kohe qe shkon, une arrij te siguroj nje jete normale. Kam nje shtepi shume romantike qe m'i ploteson kushtet e perditshme. Ftoj gjithe miqte e mi qe kane deshire te vije ne Micigan. eshte i mirepritur ne shtepine time per nje dreke, deri ketu eshte pasuria ime. Bej nje jete normale, frekuentoj koncertet. Me vjen keq qe eshte hapur nje nam i tille qe Amerika eshte "Pune dhe Gjume". Kjo s'eshte e vertete. Per mua, ne cdo vend qe te jetosh varet se cfare ti i kerkon jetes. Ne te tere boten ka karrociere, shofere, mesues, gazetare, artiste te pasur dhe te varfer .. .Nese ti i kerkon me teper vetes ne asnje vend nuk ka limite dhe ne Amerike gjithashtu. Limitet qendrojne tek individi.

AlbShkodra
19-12-2003, 04:45
Ledina celo

E shoh jeten bardh e zi

Kengetaret sot duken sikur kane humbur shume nga vetja. Ndryshimet e medha qe po ndodhin ne kete vend per shume njerez romantike, njerez te mesuar me parime dhe sjellje "alla buon manier" e kane kuptuar qe te jesh ne qender te vemendjes duhet te besh sharlatanizma mbas biznesmeneve. Dreka dhe darka, servilizma dhe histori boshe qe ne bosht kane gjithnje qellimin per te paguar artin tend, me dicka qe eshte jashte vetes. Kengetari di te jape maksimumin me zerin e tij, te hapesinohet ne ndjenjen e bukur te vargjeve dhe ne muziken qe nuk njeh limit. Por, kur ai vihet balle per balle me interesin, lekun, qellimet e dyfishta, interesat e vogla, duket sikur humbet shume nga vetja. Atehere vjen nje largim i befte, krejt fatal per artistin...

- Si eshte gjendja juaj shpirterore ne keto momente?
- E mire, sepse pas nje periudhe te gjate pune, jam ritakuar me te afermit e mi, me vellain qe kisha kohe qe nuk e kisha pare. Por ne lidhje me veten me duket sikur kam humbur shume. Sot krijimtaria behet vetem mbi bazen e interesave materiale dhe te them te drejten une nuk jam tip qe t'i shkoje nga prapa biznesmeneve per te vjele para. Jam nga ato njerez qe e adhurojne kengen, qe emocionet me mire se kudo tjeter mund t'i shprehe me ane te muzikes. Kjo periudhe boshe krijimtarie me vret shume. Kenaqesia me e madhe e imja, eshte kur me ndalon ndonje polic ne rruge dhe me kerkon dokumentat. Aty shoh qe une quhem Ledina celo dhe ndjehem me te vertete ne Shqiperi. eshte nje periudhe boshlleku dhe me vjen shume keq. Ketu ne Shqiperi emocionet jane shume te medha dhe mbi kete toke une kam ndjere kontaktin e pare me publikun, emocione qe s'do i harroj kurre. Por qe dua qe ato te perseriten.
- E megjithate une di se ju po punoni ne France...
- Po, kam fituar nje konkurs dhe jam nen nje kontrate komedie muzikale. Ne fillim une nuk dija frengjisht e megjithate ma ofruan kete mundesi, duke me dhene mundesi te perfeksionoj frengjishten. Une kam nje rol te dyte. Komedia quhet "Marin Maddlen", flet per historine e nje gruaje heroine te diskriminuar nga koha. E quanin nje femer prostitute, por ajo kishte fatkeqesite e saj. eshte nje grua shume e mire, nderkohe qe motra i ben gjithe prapaskenat. Une pra kam rolin e me capkenes dhe dua t'i rrembej dashurine.
- Si ju ka pritur publiku francez ?
- Shume mire. Po une doja te theksoja se jashte ka nje interesim shume me te madh ndaj artisteve. Une lashe Akademine e Arteve te Bukura, nje vit e kisha kaluar tashme, per te marre kete rol qe mund te me jepte mundesi shume te medha ne karrieren time. Aty, gjerat jane te organizuara shume mire dhe mbi te gjitha ka vemendje ndaj talenteve. Shkova shume rastesisht aty dhe shoh ndryshime shume te medha. Ato nuk me njihnin dhe me ofruan bashkepunimin e tyre, nderkohe qe ne Shqiperi te njohin shume mire dhe nuk e bejne kete.
- A ishte e lehte t'i pershtateshe jetes atje?
- Sigurisht qe jo. Une ne Shqiperi pata fatin e madh te kendoj me Luan Zhegun dhe karriera ime mori krahe menjehere. Atje veshtiresite ishin shume te medha si per moshen, per gjuhen, por njekohesisht dhe per faktin qe une isha nje vajze e re e pamesuar te jetoj larg familjes. Ne fillim une komunikoja anglisht, por tani kam nisur te komunikoj mire frengjisht. Aty jetoj vetem. Shtepine e kam te paguar nga produksioni, por kam dhe pak miq dhe kaloj nje pjese te mbasdites. Punoj me te vertete shume. Dikur nuk kam qene nje vajze shume studioze dhe aty kam mesuar edukaten e punes.
- Ishte hera e pare qe keni dale jashte?
- Jo, para kater vjetesh kam dale ne turne me disa artiste shqiptare dhe ka qene dicka krejt ndryshe, sepse ishe e rrethuar me miq, shoke, kolege.
- E megjithate duket sikur ke shume nostalgji per Shqiperine...
- eshte nje fenomen i cuditshem qe besoj se i ndodh te gjitheve. Kur iken ke ate padurimin per te arritur qellimin e jetes tende. Ke shume objektiva dhe do t'i arrish. Por kur t'i ke nje ftese nga Shqiperia, atehere ndizet ajo deshira e madhe e vendlindjes qe te mbyt dhe deshiron te fluturosh.
- A i degjon kenget e tua?
- Dikur i degjoja. Tani jo me... Do kisha deshire te degjoja kenge te reja. Doja te degjoja Ledinen me kenge te reja.
- Kete radhe pse je kthyer?
- Kisha nje ftese nga Petri Bozo per nje koncert. E prita me shume kenaqesi sepse isha pushim. Ne Durres ne koncertin e madh qe u zhvillua, ndjeva emocionin e madh te publikut. Kisha ardhur me pak dyshim duke menduar se cfare do t'i thosha publikut "Ju ndoshta me keni harruar, une jo". Por u kenaqa sepse ato kenduan me mua, dhe ky ishte sodisfaksioni me i madh.
- Ledina, kush ja u ka vene emrin?
- Ishte nje zgjedhje e vellait te madh. Ne kemi shume diference me njeri tjetrin. Vellai im ka qene shume studioz, komplet ndryshe nga une, dhe dashurohej me gjuhen ruse. Mesuesja e tij ishte shtatzene ne te njejten kohe me nenen time. Ajo donte t'i vinte kete emer se bijes, por lindi djale. Dhe keshtu emri me mbeti mua. E kam kete emer dhurate nga vellai i madh.
- Sa femije jeni?
- Jemi tre. Une jam vajze e vetme dhe me e vogla. Vellezerit i kam patur gjithnje si shoke. Jeta na ka ndare disi tani, se jemi te gjithe jashte. Kam patur shume diference me to dhe me kane pare gjithnje me syte e me te vogles.
- Te kane mbrojtur ndonjehere "alla shqiptarce"?
- Me vellain e vogel kam patur konfidence shume per artin. Ai merrej dhe vete me muzike, por u largua shpejt per ne Gjermani. Vellai i madh ishte shume me ndryshe, ka qene shume i hapur. Vellai i vogel me thote gjithnje dhe tani: "eshte mire qe u largova, sepse perndryshe nuk do te kisha lene kurre te vazhdoje rrugen e artit". Ato sot me ndjekin kudo qe jane dhe jane fanatike mbas videove te mia. Une jam shume neglizhente dhe me ka ndodhur te mos kem kasetat me interpretimet e mia. Ia marr gjithnje atyre.
- Si ndodhi zbulimi yt?
- Ne moshen 12 vjecare ne Pallatin e Kultures im vella kendonte nje kenge te Vladimir Kotanit mbas festivalit. Aty kendova nje duet me te. Ishte nje sukses i vogel. Une e kam dashur shume muziken, por ne femijeri kam patur me te forte pasionin e atletikes. Dhe ishte koha qe duhet te regjistroheshim ne gjimnaz. Mesuesja e muzikes me kish degjuar te kendoja kur benim pastrimin javor ne klase te tete, mu vu nga prapa te konkuroja ne lice per kanto. Fitova po jo me ambicjen te kendoja ne festival. Me pas gjerat rrodhen vete. Nga bashkpunimi me mesuesin tim te pianos, tek Osman Mula e tek Agim Doci, Alqi Boshnjaku e shume te tjere. Por eshte nje rruge shume e veshtire. Ka shume prapaskena. Une shpalos emocionet e kenges, por prapa nuk eshte dhe aq bukur.
- Ju a jeni e bindur qe talenti can sot ne jete?
- Duhet te jesh shume i forte. Sot ana ekonomike dhe financiare jane primare per te vazhduar. Talenti shume here lihet i mjere ne mes te rruges...
- Ju thate qe behen shume prapaskena ne boten e artit. Nga kush?
- Prapaskenat jane jo konkrete, por jane te kuptueshme.
- Po mes kengetareve...?
- Une jam e kenaqur qe cdo artist ka fansat e tij dhe krijon personalitetin e tij. Ka vend per te gjithe. Tek une nuk egziston xhelozia ndaj askujt. Ambicie sigurisht qe ka, po kjo per te ecur perpara.
- cfare jete ben sot?
- Une bej nje jete shume normale. Panvaresisht se tani qe jam rritur i kuptoj gjerat shume mire dhe per kete me vjen keq. Dikur i shihja gjerat me te paqta. Tani shoh dhe kuptoj realitetin. Ai eshte bardh e zi.
- Ngjyra?
- Une kam deshire te shoh diell, por njerezit jane vrare. Konkretisht shoh vellain tim. Ai ka ikur para 13 vjetesh dhe ka mbetur ai i pari. Ndersa njerezit kane ndryshuar shume. Ndoshta si rrjedhim i mbijeteses se veshtire shqiptare. Nuk e di. Ndonjehere them, jam mire aty ku jam. Ti shoh gjerat nga larg dhe te jem e bindur per kete.
- Ledina, shume te trishtuar te shoh. A ka dashuri ne jeten tende?
- Sigurisht qe ka, sepse dashuria eshte ajer. eshte frymezim.
- Per ju thuhen historira shume interesante mbi jeten private...
- Po, historia ime e dashurise vazhdon dhe mendoj se do kete te ardhme. eshte gjithnje dashuria ime e vjeter, me te cilin ndjehem shume mire.
- cfare profesioni ka i dashuri yt?
- Nuk mund ta them. eshte shume dashamires i artit, kaq mjafton.
- Ku jeton?
- Mund t'ju them qe une kam nje qellim. Ne qofte se dashuria ka qene e bukur kur ju e keni marre vesh para dy tre vjetesh, historia vazhdon. Une jam prape me kete njeri. Familja do jete ne te ardhmen time, dhe e shoh veten nje nene, ne menyre te padiskutueshme. Une tani jam ne France, kam obligimet e mia, dashuria ime eshte ne Londer dhe mendoj se kemi nje te ardhme te perbashket.
- Dikur jeni marre me atletike. Vazhdoni akoma?
- Po, vazhdoj rregullisht. Tani 30 minuta ose nje ore ia kushtoj vrapit.
- Mban diete?
- Sigurisht qe po.
- cfare ushqimesh preferon?
- Jam vegjetariane, po ha shume dhe peshkun. Molla eshte fruti qe me ben te ha dhe nje kile pernjehere.
- Tani ne France ke probleme me ushqimin?
- Sigurisht, mamaja me mungon shume. Ajo m'i bente te gjitha gati. Regjimi sigurisht ka ndryshuar. Tani qe kam ardhur, me ka gatuar speca te mbushura, per te cilat kisha shume neps.
- Ledina, a i ke ruajtur miqesite e vjetra?
- Kam qene shume e shoqerueshme. Por bardhe e zija ka hyre pak ne shpirtin tim dhe ka zene vend edhe ne shoqeri.
- Je tip diplomate?
- Jam tip i lekundshem. Me vjen shume inat qe duhet t'i them te gjitha, po me mberthyet. Jam tip qe nje moment qan, nje moment hedh poshte cdo gje. Por logjika vendos ekuilibrin.
- Per cfare nervozohesh me shume?
- Per sinqeritetin. Ate e shoh te zbehur dita dites.
- Po ju a genjeni?
- Deri dje nuk genjeja kurre. Tani kam filluar edhe te genjej... Ndoshta i jam pershtatur ambientit.
- Veshja qe preferoni?
- Une preferoj ngjyrat ne pergjithesi.
- Kapelen e perdor vetem ne Shqiperi per t'iu fshehur syve te njerezve...?
- Jo, e bej thjesht per ceshtje dielli. Ben shume vape keto dite.
- cfare ben tjeter ne France?
- Kam filluar te lexoj shume. Ne lice ka qene jete tjeter. Isha adoleshente dhe pelqeja shume diskot dhe shoqerine. Me se fundi kam lexuar Koelhon dhe me ka lene shume mbresa. Ato momentet vetem, une i kaloj duke lexuar. Dikur beja nje telefonate, dilja. Tani eshte ndryshe.
- Ke patur me pare shoqe apo shoke?
- Kam dashur gjithnje te kem shoqeri me shoke. Por shume here ato jane keqkuptuar. Po une jam ndjere shume mire ne miqesine e tyre. eshte e veshtire te gjesh shoke te vertete.
- Projektet e tua te ardhshme?
- Ne te ardhmen time do jete Shqiperia. Nuk do i mungoj asnjehere. Per te realizuar nje enderr, per te evidentuar emrin e mire te shqiptareve.
- A je ndjere keq per emrin shqiptare?
- Me shume ndjehesh keq ketu ne Shqiperi, sidomos kur ke te besh me dokumentacion. Atje shihen gjerat me seriozitet, ndersa ketu shteti nuk te siguron personalitetin si njeri. Une ndenja tre muaj ne Shqiperi per nje dokument. Gjera absurde, pyetje absurde.
- Si jetojne shqiptaret ne France?
- Ne pergjithesi jane integruar. Une nuk kam shume kontakt.
- Me kompanine muzikore a do kete vazhdimesi?
- Kontraten e kam tre vjecare. Sigurisht shfaqja nuk do vazhdoje per tre vjet. Flitet qe pas komedise do pergatitet nje album me te cilin ne kemi filluar. Kam incizuar dy kenge ne frengjisht.

Skeda personale
Emri, mbiemri: Ledina celo
Ditelindja: 9.2.1977
Gjatesia: 1,78 cm
Pesha: 60 kg
Profesioni: Studente, kengetare
Hobi: Udhetime, patinazh
Gjendja civile: Beqare
Shenja te vecanta: Nishan mbrapa shpine ( kjo ka lindur me nishan ne tru - shenim i artikullsjelleses )

(Nga Arlinda Canaj ''Spekter'')

AlbShkodra
19-12-2003, 04:53
Flori i WSF:

Gjithcka behet per hir te parase

Ditelindja: 23 gusht 1982
Shenja e horoskopit: Akrepi
Gjatesia: mbi 1.80
Ngjyra e preferuar: e verdha
Pija e preferuar: I pi te gjitha. Dhe me pijet alokolike kam nje mardhenie me se normale.

I veshur me te kuqe, me nje look paksa ndryshe nga shfaqja e hereve te para, me floke te verdhe dhe me kater tatuazhe ne trupin e tij, Flori eshte terhequr perkohesisht nga kenga per te krijuar muzike. Ne krahun e djathte mban nje tatuazh ku shruhet Forever mbi nje pentagram. A do te zgjase pergjithome kjo ndjenje?

- Ju keni arritur nje sukses shume te madh ne nje kohe relativisht te shkurter me kenget e Orinda Hutes, West Side Family etj. Si ndjeheni?
- Padyshim qe ndjehem mjaft mire. Tek une nuk ka ndryshuar asgje. Duke i besuar verberisht instiktit dhe ndjenjes, kam arritur te krijoj muzike qe per fat te mire ka patur sukses dhe eshte pelqyer nga publiku. Nuk kam bere asgje per biznes apo per ndonje qellim tjeter qe nuk ka te beje me artin. Ky eshte profesioni im dhe per mua eshte deshire, ndjenje dhe dashuri.
- cfare ka mbetur nga Flori qe ka dale per here te pare me grupin "The dreams" ?
- Ka mbetur po ajo buzeqeshje
- Dhe cfare ka ndryshuar?
- Ngjyra e flokeve, intenerari i puneve, gjatesia, ngjyra e lekures dhe asgje tjeter.
- Si ndodhi qe u shkeputet nga kenga?
- Duke krijuar per kengetaret e tjere u terhoqa nga kenga. Megjithate une kendoj ne skene dhe kur nuk jam, sepse kur kendohet muzika ime, eshte njesoj sikur ta kendoj une. Emocionet i kam pothuajse te njejta. U shkeputa vete nga muzika dhe muziken time e kendojne kengetare te ndryshem. Kjo eshte dicka shume e bukur.
- Nje dite nga jeta jote...?
- Zgjohem ne mengjes nga ora 9.30-10 sepse bie te fle nga ora 5 e mengjesit pasi eshte nje vape e tmerrshme. Puna e pare qe bej eshte ardhja ne studio. Marr kafen dhe ujin, degjoj muziken qe kam bere nje nate me pare dhe ne qofte se frymezohem, mund te ndreq dicka qe mua me duket se nuk shkon, ndersa ne qofte se nuk frymezohem, dal, shpenzoj qofte dhe nje ore me miqte e mi dhe kthehem ne studio.
- Si e kalon nje gjendje merzije?
- Kur jam i merzitur mbyllen ne vetvete dhe meditoj pa menduar per njerezit qe me rrethojne apo ambientin ku ndodhem.
- Po kur je i lumtur, si reagon?
- Kur jam i lumtur nuk pushoj duke qeshur. Qesh shume.
- Cili eshte vendi qe preferon te jesh?
Vendi qe preferoj te jem eshte ai vend qe nuk egziston.
- Ku e shikon veten ne te ardhmen?
- Sigurisht qe ne Shqiperi e shikoj padiskutim. Duke punuar me fort, duke studiuar me shume. endrrat e mija jane te medha, por ndoshta kete vit do te vazhdoj per drame.
- Kur je penduar ne jeten tende?
- Une jam nje tip qe shkoj aty ne me con zemra, ndjek deshiren dhe instiktin tim dhe duke mos bere pothuajse asnjehere llogari jete, por duke ecur me ndjenje ndoshta dhe kam gabuar dhe per kete jam penduar me pas...por une perseri kam vazhduar te ndjek ndjenjen dhe instiktin tim pasi nuk mund te bej ndryshe.
- Sa te cmendura jane fanset e Florit?
- Nuk mund te them se jane te cmendura pasi ato qe bejne cmenduri une nuk mund t'i quaj fanse. Nje fanse apo dhe fans mjaftohet me nje autograf ose telefononate per te pyetur se cfare kenge te re do te nxjerr apo per planet e mija. Persa i perket lidhjeve qe kam une me fanset nuk kam abuzuar kurre perkundrazi mund te them se jam nga ata njerez te njohur ne qofte se mund te konsiderohem i tille qe nuk pij kafe kurre me nje person qe nuk e njoh qofte ky apo kjo dhe nje fans.
- Si jane mardheniet mes jush dhe grupit The Dreams?
- Shume te mira, sidomos me dy koleget e mi dhe per kete jam shume i lumtur. Nuk ka asnje lloj arsyeje qe ne te mos dalim bashke apo te mos degjohemi ne telefon me njeri-tjetrin.
- Aktualisht me cfare po merreni?
- Tani marr pjese tek festivali "Mikrofoni i Arte" me dy kenge, nje te Alketes dhe nje te Beses me grupun Produkt 28. Jane kenge qe jane pelqyer shume nga publiku dhe ndjehem mjaft mire per kete. Festivali "Mikrofoni i Arte" eshte ne edicionin e tij te dyte kete vit. Vjet eshte bere festivali i pare dhe te tera kenget qe sot jane hite, qe jane me te mirat ne treg duke filluar nga grupe dhe kengetare te ndryshem sidomos nga Kosova, jane lancuar dhe promovuar per here te pare nga +2 Radio nepermjet festivalit. Duke patur lidhje te mira me +2 Radio kam ndjere se nje pjese e mire e kengetareve ndjehen mire dhe jane te kenaqur, po behen mjaft promovime kengetaresh te rinj dhe grupesh te panjohur, pra me pak fjale po behet nje promovim i suksesshem i kengetareve te rinj te Kosoves, Maqedonise dhe Shqiperise. Mund te them se kenga e Alketes dhe e Beses per mua jane te mrekullueshme, akoma nuk ka mbaruar festivali dhe mund te degjosh femijet, pasi ata jane dhe me te ndjeshem, qe kendojne keto kenge.
- Vec promovimit qe i behet kengetareve dhe grupeve te reja, cfare ndryshimi apo vlere mendoni se sjell ky festival ne muziken shqiptare?
- Ne kete festival une shikoj vlera muzikore, shikoj porta te hapura, shikoj se aty kush e ka merituar ka arritur ta kaloje seleksionimin pasi duhet ta kemi te qarte se ka akoma shume nga ata kengetare qe nuk jane kengetare. Merite e ketij festivali eshte promovimi per here te pare i kengetareve kosovare dhe e veerteta eshte se kete e beri pikerisht ky festival. Te gjithe kengetaret dhe grupet kosovare qe jane sot ne treg u lancuan vjet dhe kete vit jane perseri ne festival.
- Pas pjesmarrjes tek Mikrofoni i Arte kur do ta degjojme perseri muziken e Florit apo Florin si kengetar?
- Kam filluar te mendoj per albumin tim, por me duhet te kujdesem dhe per shume gjera te tjera. Pastaj te nxjerresh nje album nuk eshte e lehte. Me duhet te mendoj per muziken, per tekstin dhe per te gjitha gjerat e domosdoshme. Nderkohe qe ne te njejten kohe me duhet te krijoj muzike per kengetare te ndryshem.
- Vec festivalit Mikrofoni i Arte me cfare po merreni tjeter tani?
- Po bej dashuri (qesh), pasi dashuria ime eshte muzika. Po merrem me muzike dhe kohen e lire ja kushtoj vetes. Kur kam kohe te lire ulem diku dhe mendoj per planet e mija, per te ardhmen, per shume gjera qe me duhet t'i jap nje zgjidhje duke folur me veten time.
- Flori, si e shikoni gjendjen e muzikes shqiptare ne keto momente?
- Ne lidhje me muziken dhe kengetaret shqipetare duke perfshire dhe veten time, replikoj, dua te krijoj muzike, dua te kemi nje muzike moderne, cilesore dhe me nivel. Kushtet qe te ofron Shqiperia nuk te lejojne qe te kesh nje teknike te avancur per te pretenduar nje nivel artistik te larte. Per me teper tregu muzikor shqiptar eshte i mbushur me kenge turke dhe greke te kenduara ne shqip. Dua t'i them ketyre njerezve qe t'i lene kenget greke dhe turke ashtu sic jane dhe te krijojne muzike shqiptare. Ketu nuk eshte vetem faji i kompozitoreve por dhe i kengetareve te cilet duke tregtuar muzike "te vjedhur" po humbasin personalitetin e tyre. Duhet te kuptohet qe kjo lloj muzike "e vjedhur" turke dhe greke nuk eshte muzike por nje degjenerim i muzikes shqiptare. Dhe gjithcka behet per hir te parase.

(Nga Stela Xoxe ''Spekter'')

West Side Family

AlbShkodra
19-12-2003, 05:01
Gili

Nuk me pelqejne veshjet e 'zhveshura'

Gili, biondja simpatike e kenges shqiptare, sa eshte kthyer nga nje sere koncertesh ne Ulqin dhe ne Malesi te Madhe ku ka kenduar ne mesin e malesoreve te ardhur per pushime ne trojet e veta. "Biles i kam lene ende valixhet neper korridore, por pasi intervista ishte per media nga Tirana erdha pa hezitim". Nuk e pyesim pse kaq shume valixhe sepse e dime qe Gili eshte njera nga kengetaret qe i kushton shume rendesi paraqitjes para publikut, qofte me veshje, qofte me grim, qofte me fotografi, etj. Ajo, bashke me vjehrren, Ilirin bashkeshortin dhe me djemte i kishte mbaruar pushimet e veres ne Antalia te Turqise dhe kete periudhe gushti ne bregdetin shqiptar te Ulqinit qe e quante periudhe pune, sado qe shprehej se ishte kenaqur shume.
Kengetarja qe kendoi per disa vite kenge qe u pelqye e po pelqehet edhe nga femijet, castet e eksodit i riktheu me disa kenge te tjera me tema te dites te cilat i realizoi edhe si videoklipe. Kenga "Prishtina", nje balade shume e bukur ku i kendohet rinise studentore prishtinase te viteve tetedhjete. Pastaj kenga "Ditet e fundit" ne duet me Ardit Stafajn e cila trajton temen e droges qe si videoklip ka marre shume cmime ne manifestimet e ketij lloji, dhe tash se fundi kenga "Mos ma shemtoni lirine". Vetem pas luftes ka realizuar nje videokasete dhe dy albume qe jane pritur dhe jane shitur shume. Disa nga kenget e saj percjellin edhe sensin e krenarise se te qenit femer si: "Edhe pa ty u kenaqa", "Aktore e perkryer", etj. Gili ka marre pjese ne shume manifestime humanitare ne Kosove dhe jashte. Ndaj nuk e ka zgjedhur rastesisht qe albumin e saj te fundit e ka peruruar jo ne ambiente te mbyllura e ne sallonet e hoteleve te Prishtines, por ne nje ambinet rural ne nje fshat te Kosoves.

* Vendlindja: Prishtine
* Pesha: 58 kg
Gjatesia: 1.63
Shenja e horoskopit: Demi
Ngjyra e syve: E gjelbert
* Shkollimi: Fakulteti Filozofik, Gjuhe e letersi shqipe
* Ngjyra me e dashur: E bardha, pink
* Parfumi : J'adore
* Qyteti qe pelqeni: Prishtina, Parisi, Venediku
* Firmat nga e cila e perdorni kozmetiken: Lancom
* Kengetari me i mire: Sinan Vllasaliu, Elsa Lila, George Michael
* Aktori juaj me i dashur: Ben Afflek
* Ushqimi: italian
* Pija: Campari
* Pushimi: Turqia
* Kreatorja: Donatela Vercace
* Stili ne veshje qe pelqeni: Elegante


- cfare do te ndryshonit nga pamja juaj?
- Se pari do t'i largoja kilogramet e tepert.
- cfare komplimenti ju kane bere per pamjen tuaj?
- Xixellonja e skenes shqiptare.
- Sa ndryshon loku juaj ne skene me lokun e jetes se perditshme?
- Ekstravagante ne skene dhe praktike ne perditshmeri.
- Cilen veshje nuk do ta kishit veshur kurre?
- Ate me te cilen do te dukesha "e zhveshur".
- Bizhuterite a i perdorni dhe te cfare natyre jane?
- Shume, sidomos ato vezulluese ne skene.
- cfare eshte moda per ju?
- Te jesh e bukur ne momente dhe ne vende te caktuara
- A keni mbajtur ndonjehere diete?
- Dietat i perdori para xhirimeve te videoklipeve.

AlbShkodra
19-12-2003, 05:12
Etleva Golemi (Soprano)

Pagat tona jane shume qesharake

eshte duke u pergatitur per rolin e Violetes, nderkohe qe angazhimet e saj tashme po i kalojne kufijte. Ndersa behet shume zhurme per politiken ne Shqiperi, ajo si artiste klasi ngre zerin dhe njehere per pagat qesharake qe marrin artistet shqiptare. "Ne Shqiperi nga dita ne dite po na shteron deshira per te punuar. Nenvleftesimi per ne fillon nga vete shteti shqiptar, qe nuk te jep dinjitetin e duhur, per te qene si gjithe artistet. Pasioni! Pasioni na mban gjalle dhe per te luftojme deri ne fund, por duhet qe te krijohen dhe mundesite financiare per te qene krenar per punen qe bejme. Mjft vetem me llafe dhe premtime. Shteti duhet te merret seriozisht me artistet!"

- Ju shohim gjithnje duke interpretuar ne skenen e Teatrit te operas ne rolin e solistes se pare. Cilat do jene angazhimet tuaja te ardhshme ?
- Jam duke punuar per operen "Traviata" qe ne nentor do rivihet ne skene, gjithashtu dhe per nje opere tjeter "Dasma arbereshe" e kompozitorit kosovar Rauf Domi qe do te jepet premiere ne Gjakove me rastin e festes se Pavaresise, ne 28 Nentor.
- "Traviata" eshte vene disa here ne skene. Ju keni marre pjese si protagoniste ne rolin e Violetes. Cilat jane emocionet e ketij roli tek ju?
- Po, per here te pare "Traviata" u vu ne vitin 2001 dhe ky eshte sezoni i trete qe rijepet. Ka disa ndryshime te vogla, sepse tani kemi nje dirigjent te huaj, italian. eshte nje rol shume i dashur per mua, nje rol me te cilen jam mesuar dhe afeksionuar shume. Nje personazh qe te le shume hapesire per te ndryshuar. Sa here vihet, ka dicka me te arrire dhe me ndryshe. Pastaj cdo dirigjent qe vjen ka kerkesat e tij dhe sjell gjithnje nje pervoje te re. eshte nje rol qe vjen duke u persosur.
- "Dasma arbereshe" eshte nje opera e kompozuar nga nje kompozitor shqiptar. Me sa duket dhe nga titulli duhet te flase per traditat e bukura shqiptare, per arbereshet...
- "Dasma arbereshe eshte vene nje here ne skene, me nje kengetare nga Kosova. Ne vere kompozitori Domi me takoi dhe me propozoi rolin e Marsules. eshte nje opera shume e bukur, e mbushur me tradita dhe motive arbereshe, dhe ka brenda shume elemente dhe tradita nga ky folklor, nga ky kontigjent shqiptaresh qe u larguan pas vdekjes se Skenderbeut dhe kane ruajtur me mire se te gjithe zakonet dhe traditat e te pareve te tyre.
- eshte hera e pare qe ju kendoni nje rol shqiptar, ne nje opera shqipetare?
- Ne fakt une kam kenduar dhe operen e Aleksander Pecit "Oirat", por ishte me tekst italisht. Ndersa tani eshte hera e pare qe kendoj nje rol ne shqip. E reja dhe e bukura eshte pikerisht kjo, te kenduarit ne shqip. Ne pergjithesi jemi mesuar qe operat t'i degjojme ne italisht, por cdo gjuhe ka te vecanten e saj dhe ne shqip mund te arrihet ne perfeksion.
- Pas gjithe ketyre, cdo jete shenuar ne kalendarin tend artistik?
- Me pas ne projektet e mia eshte opera "The room" edhe kjo do kendohet ne shqip, nje projekt me i vonshem, ndoshta per janarin.
- Di qe kolona zanore e filmit "Lule te kuqe, lule te zeza", mban zerin tuaj. eshte realizuar me shume mjeshteri...
- Ishte nje ide e kompozitorit Kujtim Laro. Nje eksperience shume e bukur dhe e vecante. Ne fakt muzika ishte e menduar me nje orkester te madhe, dhe me disa perpunime moderne. Ne fund ajo qe ishte zgjedhur ishte vokali, duke lene disi menjane efektet muzikore.
- Ndryshimet qe kane ndodhur ne drejtimin e TOB-it a kane ndikuar ndopak tek ju artistet?
- Ndihemi mire, sepse Zhani Ciko eshte vete muzikant dhe i njeh mire problemet. Por ajo qe per ne mbetet nje plage e pasherueshme jane pagat. Te gjithe ne buxhetoret e shtetit jemi me paga skandaloze. Mbi ne artistet behen padrejtesi te medha. Kur vihet nje shfaqje premiere ne paguhemi me nje shperblim qesharak. Per riveniet e tyre lodhemi njelloj si te paren here dhe nuk paguhemi me. Kjo nuk eshte e drejte. Dhe per kete rivenie ne punojme me muaj te tere. Ministria e Kultures nuk jep fonde per artistet.
- Le te kalojme perseri tek drejtori i ri...
- Ju gazetaret gjithnje tek keto gjera sulmoni (qesh). Mund te them qe Zhani Ciko eshte nje profesioinist i vertete. Por edhe institucioni yne ka shume probleme per tu menaxhuar. Ne ja kemi bere prezente punen e pagave dhe duhet qe ato te zgjidhen njehere e pergjithmone se perndryshe si ne te gjitha institucionet shteterore shqiptare njerezit do ikin, dhe nuk do mbetet me askush.
- Ne inisiativat private qe ju ndermerrni si jane shperblimet. A jane te kenaqshme?
- Jane shume me te larta. Privati gjithnje ben kontraten ne fillim.
- A ka konkurence dhe ambicie mes artisteve per tu nderthurur ne projekte?
- Nuk e kam idene. Une nuk jam njeri klanesh. Kur me kane propozuar, une kam punuar dhe kam dale e kenaqur. Nuk jam futur kurre neper intriga. Gjithsecili ka aftesite e veta. Per mua ka vend per te gjithe.
- Artistet jane gjithnje ne ikje. Po ju a e keni menduar nje gje te tille?
- Une e dua vendin tim, dhe si pak profesioniste kam kenaqesine dhe komoditetin te rri prane familjes dhe prane vendit tim. Ne fakt te gjithe artistet po ikin ku te mundin. Do vije dita qe TOB do marre kengetare vetem nga jashte, sepse te gjithe do ikin. Qeveria shqiptare merret gjithe kohen me politike dhe askush nuk mendon per vleren me te madhe qe ne i percjellim te ardhmes. Kultura eshte vlera qe nje popull le.
- Ne eksperiencat e fundit te shfaqjeve te TOB/it kane ardhur dhe shume kengetare te huaj. Ato paguhen si ju, apo ndryshe?
- Si ne nuk paguhet askush. Ato vijne me kontrata. eshte ndertuar ne menyre te tille arti atje, qe menaxheret i gjejne shfaqjen, i bejne kontraten dhe artisti merret vetem me interpretimin e rolit. Ne ketu s'na paguan askush. Dhe eshte e tmerrshme te mendosh qe per nga niveli jemi ne shkallet me te larta, nderkohe qe pagesa eshte ofenduese per punen qe bejme. Problemet shqiptare jane shume te thella. Duhet qe te behet patjeter dicka per ne artistet.
- Ne shfaqjen e fundit te "Bohemes" kishte kengetare lirike nga e gjithe bota. A jane ato te nivelit tuaj?
- Ka artiste te mire, me pak te mire. Mendoj se Shqiperia ka kontigjent shume te mire. Duhet punuar me ta.
- Duke iu kthyer TOB-it, di qe dhe kushtet ne te cilat ju punoni jane shume te veshtira. A po behet ndonje gje?
- Ne fakt Zhani eshte duke u perpjekur per mirembajtjen e godines. Deshira e tij eshte shume e madhe, por nuk ka fonde nga Qeveria. Tani eshte duke u bere nje tender per ngrohjen e salles. Ne kendojme "Traviaten" me fustane te hapura dhe na dridhen dhembet nga i ftohti ne salle.
- Eva, di qe ju keni nje familje: nje vajze 4 vjecare, Lauren, per te cilen keni disa vrarje ndergjegjeje...
- Po, kam nje familje te mrekullueshme te ciles i jam borxhlie, sepse shume here dhe nuk e shoh, prej angazhimeve te medha. Kur kemi koncerte me duhet te shkoj ne shtepi vetem per te fjetur gjume. Imagjinoni qe ndonjehere ne premiere ime me nuk me tregon qe vajza mund te jete me temperature, per te mos me prishur gjendjen artistike.
- cfare ju thote Laura?
- "Mami me merr dhe mua me vete". Por, une nuk e marr asnjehere. eshte akoma e vogel dhe kam frike se mos ben zhurme. Ndonjehere per t'i bere qejfin e kam marre ne prova. Rri urte dhe me sheh e cuditur.
- cfare ke deshire te behet kur te rritet?
- Nuk e di. Ajo eshte shume e vogel per t'i percaktuar te ardhmen. Tani per tani dua qe ajo te rritet me dashuri dhe perkujdesje. Te tjerat le t'i zgjedhe vete me deshiren e saj.

(Nga Arlinda Canaj ''Spekter'')

AlbShkodra
19-12-2003, 05:29
Lirio Nushi

Mbas koncerteve te tij ne Itali, Greqi, dhe koncertit qe ai beri ne Vlore e qe me te vertete ishte nje sukses artistik, ai na thote qe po pergatitet per nje koncert ne Tirane. Keto dite del ne qarkullim disku i dyte i kengetarit Lirio Nushi ne Athine. Ky disk ka sjelle prane bashkepunimin midis tij dhe Shtepise Diskografike EUROSTAR. Pas suksesit te diskut te tij te pare te titulluar KeNGe ARBeRESHE nga Arbereshet e Italise se Jugut i cili qarkulloi me sukses ne Greqi, Itali dhe Shqiperi, Lirio Nushi i dhuron serisht dashamiresve te muzikes nje realizim te ri, qe gjithsesi ndjek gjurmet e atij te parit. Ai prek motivet melodike arbereshe me dy kenge me keto dhe nente te tjera te cilat bazohen tek folklori popullor. Disku do te qarkulloje ne fund te Tetorit nderkohe qe kjo kompani do te mbuloje edhe shperndarjen e diskut per Shqiperine dhe Kosoven. Lirio sapo ka nenshkruar kontraten e tij me ta e cila na thote ai eshte me serjozja ne Shqiperi. Me beri pershtypje thote Lirio biseda me Spartak Pecanin dhe Ermal Gozhita, te cilet jane tani edhe perfaqesuesit e kesaj kompanie.


Biseda qe beme ne Hotel Tirana ishte nje kenaqesi, jo vetem sepse nepermjet saj u be lidhja e kontrates e nepermjet se ciles do te qarkulloje edhe disku im ne tregun dhe publikun shqiptar, por sepse m'u duken njerez qe me te vertete shqetesoheshin per artin e vertete dhe cilesor ne Shqiperi. Pata pasur oferta nga kompani te tjera per shperndarjen e diskut ne Shqiperi, por ne kushtet e tanishme shumica e ketyre kompanive punojne pa leje dhe pa kontrata te rregullta. Shpresoj qe kjo gjendje te mund te rregullohet pasi do te ndikoje pozitivisht edhe per te gjithe artistet e tjere shqiptare. Ndjehem me te vertete i kenaqur thote Lirio qe kenget e mija do te degjohen nga populli shqiptar. Jam i sigurt qe do te pelqehen pasi ato jane te mbeshtetura ne tabanin e folkut shqiptar e vijne magjike me tinguj modern ne menyre qe kenga te jetoj dhe tradita te mos vdese.

Mbas koncerteve te tij ne Itali, Greqi, dhe koncertit qe ai beri ne Vlore e qe me te vertete ishte nje sukses artistik, ai na thote qe po pergatitet per nje koncert ne Tirane i cili do te kete te papritura. Frika e mungeses se teknologjise moderne per nje koncert te drejtperdrejte eshte kapercyer pasi grupi i teknikes do te vije nga Greqia. E vetmja frike pohon ai duke qeshur eshte nderpreja e dritave. Gjer atehere do te degjohemi perseri na thote ai. Ne i urojme suksese kengetarit dinjitoz shqiptar i cili banon ne Greqi dhe me pranine e tij atje na ben qe te krenohemi pasi eshte me te vertete virtuozi i vetem qe po e perfaqeson kulturen e vertete shqiptare ne Greqi. Ai po tregon se Shqiperia dhe kultura Shqiptare jane art dhe origjine e mirfillte qe vijne nga nje qyteterim i vertete dhe i lashte. Pershendetje gjithe pelqyesve te mij dhe pres emilet e tyre, na thote. Mesazhet e tyre me kane bere shpesh here te ndjehem me te vertete i lumtur pasi dashuria e popullit eshte e vetmja shtyse qe me jep force per te vazhduar krijimtarine time dhe eshte shperblimi me i madh per mua, thote Lirio. Lidhje me te mund te behet nepermjet faqes www.lyrionushi.gr. Mbas kesaj nuk na mbetet gje tjeter vecse t'i urojme Lirios suksese dhe ta rishikojme se shpejti ne Shqiperi.

(Arben Llalla ''LOBI'')

AlbShkodra
19-12-2003, 05:33
Elida Bardhi

Me poshte do te keni mundesi te njiheni me nje interviste te nje prej emrave me te rinj dhe me premtues te muzikes shqiptare, kengetaren Elida Bardhi. Kengetarja eshte nje frekuentuese e rregullt e komunitetit tone dhe me anen e kesaj interviste kerkon te prezantoje vetveten per publikun shqiptar si brenda dhe jashte Shqiperise.

Intervistoi Fatmir Terziu
Mes muzikes dhe kenges shqiptare padyshim eshte edhe emri juaj i fiksuar dhe i dashuruar pas nje sfilate kengesh nga nje ze qe "magnetizonte", sidomos te rinjte. Tani ku ndodhet ky ze?

Elida: Pershkrim interesant‚?¶akoma vazhdon te "magnetizoje" per te qene e sinqerte, megjithate mund te them se nuk e ka arritur kulmin e efektit nese mund te shprehem keshtu. Momentalisht e kryen k'te efekt neper koncertet apo aktivitetet e ndryshme qe organizohen. Konkretisht jam e ftuar ne nje aktivitet multikulturor ketu ne Londer ku do te prezantohem me kenge ne shqip.

Atehere kenga eshte nje emocion me teper per ju apo eshte vete Elida ajo qe "ngec" mes emocioneve te kenges?

Elida: Mund te them se te dyja ekzistojne, arsyeja qe jam kengetare verteton se kenga eshte vertet nje emocion i imi dhe, normalisht nje kengetar s'ka se si te mos "ngecet" mes emocioneve te kenges, perndryshe s'do te ishte nje i tille.

Cila eshte e zakonshmja dhe e perditshmja e kesaj panorame emocionale?

Elida: Eshte me te vertete nje pamje relaksuese‚?¶ne cdo ambjent Elida eshte patjeter kengetare, gatuan ‚?¶kendon, shetit‚?¶kendon, punon‚?¶kendon.

E qete ne interpretim dhe a ndodh te jeni gjithmone keshtu?

Elida: cuditerisht e kam menduar te tille por kam vertetuar se emocionin me te madh ne skene e kam kur shikoj familjen aty diku nga rreshtat e pare duke me ndjekur. I kam shume te dhene pas muzikes dhe jane si te thuash kritiket e mi.

Jeni vleresuar "brilante", po ashtu edhe me mjaft epitete te tjera, ke keni fiksuar si me me perkedheli ne fshehtesine tuaj ndjesore?

Elida: Tashme po u shpreha s'mbetet me ne fshehtesi, me pelqente kur me krahasonin me kengetare si Shakira etj, megjithate e them me plot gojen se kenaqesia me e madhe eshte kur prononcohet krenarisht emri im.

Nje talent si ju s'duhet lene ne harrese. Atehere c'beni vete ju per te mos e shuar ate?

Elida: Sapo mbaroi sezoni i provimeve dhe kjo periudhe per mua do te jete vrull pune. Kam disa bashkepunime te planifikuara dhe me duhet ti realizoj derisa te filloje sezoni tjeter. Deshira eshte e madhe te punoj akoma me shume sidoqofte pengesat ekzistojne, shkolla, financimi, etj.

Studente me angazhime te tjera, po per skenen dhe artdashesin e adhuruesin shqiptar a keni menduar?

Elida: Kam menduar aq shume sa qe nje here me eshte dashur te pranoj nje ftese per koncert kur nderkohe te nesermen kisha per te dhene nje provim. Shpesh shquhem per iniciative e kjo siduket ngaqe ia dal dhe mbane.

Ku qendron pasioni juaj per kengen mes nje rrjedhe me plot angazhime te tjera?

Elida: E perseris, kenga eshte bashkeudhetari im i perhershem, ajo me shoqeron mua edhe kur jam ne humor edhe kur jam e merzitur, asnjehere s'ndihem vetem, ketu qendron edhe burimi i frymezimit per angazhime te reja, per t'u paraqitur para publikut apo telespektatorit sa me mire dhe me te reja surprize. Kjo eshte njekohesisht kenaqesi dhe pergjegjesi.

Si ndjeheni kur degjoni nje kenge te kenduar prej jush?

Elida: Normal kengetare‚?¶krenare per kengen, dhe pergjegjesi per te ardhmen.

A eshte Elida ne te njejten startese?

Elida: Jo, tashme kam fituar goxha shpejtesi dhe me duket se dhe nga rezistenca nuk jam keq.

A ka raport mes nje kenge dhe nje kengetari jashte skenes?

Elida: Jane dy te dashuruar.

Po ne jeten e perditshme ku eshte ndryshimi i ketij raporti?

Elida: S'ka aspak ndryshim, kudo qe shkon i shikon bashke perdore.

c'eshte jeta per ju?

Elida: Mvaret se si e nderton ate, nese e nderton me kujdes dhe bukur del nje keshtjelle madheshtore ne te cilen ta ka enda te jetosh, perndryshe , mund te mbetesh dhe i pastrehe.

A ka kenga juaj mesazh per degjuesin‚?¶ dhe cili eshte ai?

Elida: Mesazhi kryesor jepet nepermjet tekstit, muzikes dhe interpretimi im e ploteson ate. Pastaj se cili eshte ai mvaret sipas tematikes ne tekst‚?¶ per dicka jam e sigurte, gjithmone percjell mesazh pozitiv.

Shenim: Intervista eshte publikuar me deshiren e artistes dhe ne nuk na ngelet gje tjeter vecse ti urojme artistes suksese ne karrieren e saj artistike qe sapo e ka nisur. Shpresojme qe se shpejti albumi i saj ti bashkengjitet koleksionit te muzikes tone shqiptare.

(Albasoul)

AlbShkodra
19-12-2003, 05:40
Eli Fara:

Amerika nuk eshte nje fushe me lule

Gruas me nje berrete ne koke, me floke te zinj e te gjate, sy te embel qe shprehin ciltersine e nje artisteje nuk i duhet te hedh asnje veshtrim joshes per te terhequr vemendjen e njerezve te ulur ne nje nga kafet e kryeqytetit. Madje nuk ndihet e bezdisur as nga peshperimat e njerezve aty e as edhe nga veshtrimet e tyre. Te duket se kesaj gruaje te bukur i mungojne te gjitha keto. E cuditshme kjo por mund te bindesh se eshte e vertete qe kengetares se bukur korcare prej muajsh i mungojne peshperimat pas kraheve: "ej! Eli Fara!.
Atje ne Ameriken e larget terheq veshtrimin e ndonje kalimtari por jo se eshte Eli Fara. Kete; emer ia ofron vetem Shqiperia. Ndodhet ne Londer per pak dite, ashtu sa per t'u cmallur me miqte e saj e per t'u kujdesur qe te shfaqet tek adhuruesit e saj se shpejti me nje album te ri.
E ndersa ketu vjen per t'u miretakuar me shqiptaret, dashamiresit e saj, qe per nje artist eshte me shume se sa domosdoshmeria. Eli thote se Amerika nuk eshte nje fushe me lule. Madje atje, kjo kengetare e njohur dhe e bukur ne token e saj, eshte nje kalimtare e rastesishme ne metropolin newyorkez. E ndoshta per kete, (nje artist kurresesi nuk mund te jete i rastesishem) Eli thote se shkon here pas here ne Tirane per t'u shfaqur sa here qe e therrasin neper spektaklet e skenes shqiptare. Por ajo eshte kudo ku ka shqiptare...E ne nje nder keto ardhjet e herepashershme mundem dhe ne te shkepusim ca te verteta te jetes se saj ne Ameriken e larget.

Keni ardhur ne Londer vetem per te takuar miqte?

Edhe per te takuar dashamiresit, por edhe per te kenduar per ta ne koncertin ne Albert Hall. Kam qene e zene me albumin e fundit dhe keshtu kjo dalje me jep nje fare satisfaksioni te vecante.Ne kete album padyshim qe perfshihen kenget e vendlindjes time dhe per kete kam bashkepunuar me Edmond Zhulalin, Shpetim Saracin dhe me Jorgo Papingjin. Shpresoj qe te kemi realizuar dicka te bukur.

Perse u larguat nga Shqiperia?

Une jam vendosur ne New York, menjehere pas spektaklit te Vera Grabockes. Jetoj atje me vajzen time, por dua te them se arsyeja kryesore e largimit tim nga Shqiperia eshte per hir te vajzes e cila studion atje.

A patet veshtiresi ne nxjerrjen e dokumenteve?

Jo per fat te mire. Them keshtu sepse eshte fat te besh dokumentet ne Amerike Ata kane nje status te vecante per artistet dhe dokumentet per mua, si duket, ishin ne perputhje me kete status gje qe siguruan qendrimin tim ne Amerike.

Po muzika ?

Atje organizojme shume koncerte dhe kemi aktivitet sepse shumica e artisteve jane larguar nga Shqiperia dhe ndodhen ne Amerike. Duke filluar qe nga Merita Halili, Gezim Nika, Anita Bitri, Morena Reka. Dhe kengetarja me e arritura ne Shqiperi, Aurela Gace ndodhet atje. Ne nje fare menyre mua me vjen pak keq qe zerat me te mire te skenes shqiptare jane detyruar te largohen duke i munguar jo vetem publikut por edhe qe kane krijuar boshlleqe ne muziken shqiptare.

Takoheni shpesh me njeri -tjetrin?

Takohemi posi. Ndermjet nesh ekziston nje bashkepunim i mire dhe marrim pjese ne te gjitha koncertet dhe mbremjet qe organizon komuniteti shqiptar. Po me se shumti kam marredhenie me Aurelen qe eshte nder miket e mija. Kjo per faktin se shtepia e saj eshte shume afer meje. Po ashtu jo rralle kendojme bashke ne te njejtin restorant.

Nga eksperenca juaj qe kendoni per nje auditor te huaj cili eshte reagimi i tyre per muziken shqiptare?.

Sigurisht qe muzika e huaj eshte e preferuar per ta por une mendoj se kenga jone eshte e mrekullueshme aq sa edhe ne vete kengetareve na ben shume pershtypje. Muzika jone eshte e larmishme, specifike nga qyteti ne qytet. Pra, ky vend qe eshte kaq i vogel ka nje larmi muzikore te cuditshme qe nuk e kane shume vende. Dhe tek te huajt krijon efekt te cilet nuk e anashkalojne pa i kushtuar vemendje.

Ne Amerike a eshte e veshtire jetesa per nje artiste shqiptare?

eshte e veshtire sepse nuk mund te gjesh ne Amerike aktivitetin qe mund te kesh ne Shqiperi. Sepse atje nuk ka institucione, nuk ka televizione, te mungon adhurimi i publikut tend, gjera keto qe nuk duhet t'i mungojne nje artisti. Mirepo ne mundohemi te pershtatemi me kushtet e nje metropoli te vertete sic eshte New Yorku.

Ju permendet nje sere artistesh qe jetojne ne Ameriken e larget, perse ky eksod?

Jo vetem per mua por them se per te gjithe artistet qe ndodhen atje, mendoj se jane arsyet financiare shkaku i largimit nga Shqiperia. Mendoj se arsyet qe i kane larguar artistet por edhe cdo shtetas te kesaj toke eshte mbijetesa.

Nese ketu do te kishit nje vleresim, a do te zgjidhnit nje shtet tjeter, apo Ameriken per te kenduar?

Jo, jo. Patjeter qe do te isha ketu. Une dhe gjithe te tjeret qe kane shkuar atje.

Si ndiheni kur kendoni atje, a jeni si para publikut ne Shqiperi apo ka shume ndryshim?

Patjeter qe ka ndryshim. eshte krejtesisht ndryshe. Ne Amerike nuk ndihesh dhe nuk perfton emocione te tilla sic i merr perballe publikut ne Shqiperi apo edhe ne Kosove. Atje eshte se mbetesh ne vend, te themi tek lokalet qe kendon. Ndersa ketu ke kontakt me televizionin, me radion, mund te besh nje incizim te ri. Nje album tjeter, merr pjese ne nje spektakel, gjera te cilat atje nuk i realizon dot. Fatkeqesia eshte se mbetesh ne vend ne qofte se se nuk vjen ketu ta besh nje gje te tille. Per kete vij shpesh ne Tirane per t'u shfaqur perballe publikut tim.

Perse thoni qe ne Amerike eshte veshtire te behesh i njohur?

Nuk them se artisteve shqiptare iu mungon talenti por qe te behesh i njohur ne nje metropol te tille duhet te kesh fat, duhet te te jepet rasti. Rasti ose nje shans per t'u shfaqur por per artistet shqiptare eshte nje fatkeqesi qe nuk krijohet ky rast. Ne nuk kemi nje menaxher, domethene une di te kendoj kengen, por nuk di te bej menaxhimin.. Kjo ne na mungon ketu ne Shqiperi dhe mendo sa e veshtire eshte ne nje bote te huaj sa mundesi do te kesh per te realizuar shume gjera.

Ju thate se keni qene ne shume vende mes shqiptareve dhe vecuat nje te tille ne Zvicer. A mund te na thoni se cila ishte arsyeja qe ndaluat atje?

Ishte nje surprize edhe per mua ftesa e bere nga Bexhet Pacolli, i cili organizonte nje ceremoni per Krishtlindjet. Aty ndodheshin shume artiste ku patem rastin te diskutonim dhe projektet tona ne te ardhmen qe shpresoj se do te realizohen. Njeri prej tyre qe i perket vitit te ardhshem eshte realizimi i nje CD me kenget me te njohura shqiptare ne gjuhe te huaja. Mendoj se ne qofte se shqiptaret flasin gjithmone per te bere Shqiperine nje vend te njohur, te bukur, duhet t'i kthejne syte edhe nga arti,

Pervec kenges si e kaloni pjesen tjeter te kohes ne Amerike?

Amerika eshte e madhe, te ofron shume mundesira dhe mund te perfitosh prej tyre. Por them se nuk jam aq e zonja per te perfituar. Domethene qe nje pjese te mire te dites e kaloj ne shtepi. Me pelqen te gatuaj dhe kete e bej mire.

Jetoni vetem me vajzen?

Po. Vetem me te, dhe kjo gje me pelqen.

Jeni e bukur, dhe vetem?

Po.

Momenti juaj me i veshtire?

Momenti im me i veshtire nuk di ke te zgjedh. Kam patur shume momente te veshtira por do te them se une nuk jam nje person qe e kthej koken pas tek e kaluara.Jetoj me te ardhmen

Urreni?

Une nuk di se cfare eshte urrejtja. Nuk kam force te urrej.

Po londra c'ju dhuroi?

Nje tjeter detaj nga koleksioni im jetik i duartrokitjeve qe me japin force...

AlbShkodra
19-12-2003, 05:45
Rovena Dilo

Mendoj se ka vetem deshira te qarta dhe veprim. Deshira ime si femer eshte te kem familjen time me njeriun qe une dua dhe me te cilin do te doja te plakesha.

Jeni e bukur, e suksesshme, por si ka mundesi qe nuk e keni gjetur kete njeri?
Kush tha qe nuk e kam gjetur?

Atehere c'eshte dashuria per Rovenen?
Per mua eshte menyra e vetme per te jetuar.

Rovena : Dua te plakem me njeriun qe dua

Albumi juaj i pare, "Ante" eshte nder albumet me te shitura. Si e keni perjetuar kete sukses si dhe emocionet e ketij albumi.
E kam pritur qe ky album te shkoje mire, qe te kishte sukses sepse per te kane punuar emrat me te mire te muzikes shqiptare. Ky album eshte rrjedhoje e nje pune shumevjecare. eshte nje pune e pjekur mire e ardhur mire dhe si e tille e ka merituar suksesin. Por fakti qe eshte albumi me i shitur i kenges se lehte shqiptare me perkedhel dhe sigurisht me ve perballe nje pergjegjesie shume me te madhe per albumin e dyte .

Pas debutimeve te suksesshme ne skenen shqiptare, ju pas nje kohe te gjate vendosni te realizoni albumin tuaj te pare. Pse kaq vone?
Nxjerrja e albumeve te muzikes se lehte me ritme kaq te ngadalta eshte tregues i nje interesimi te vogel nga ana e konsumatoreve shqiptare. E rendesishme per mua tani eshte qe fati i albumit te dyte s'do te kete ate te te parit. Do vije shume me shpejt dhe per kete jam e kenaqur. Duhet te krijojme nje tradite qe nuk ekziston ne tregun muzikor. Pershembull Kosova na dha nje mesim te mire duke treguar qe di te perqafoje gjithcka qe eshte shqiptare dhe sidomos muziken.

Fetivali Kombetar i Muzikes se Lehte nga viti ne viti po braktiset nga kengetaret me ne ze te skenes shqiptare. Per mendimin tuaj pse ka ndodhur kjo dhe a do te merrni pjese ne edicionin e sivjetshem?
eshte e vertete qe Festivali Kombetar ka nje bjerrje. Kjo sepse ne realitetin shqiptar jane shfaqur aktivitete te rendesishme ne te cilat kengetaret mund te prezantohen me dinjitet. Tani ata kane mundesi te perzgjedhin. Por kjo bjerrje ka ardhur edhe per shkak se Festivali Kometar pat renie ne organizim, ne ndarje cmimesh si dhe ne komponente te tjere qe nuk ka vend te permenden ketu. Mendoj se keto ishin disa nga arsyet qe kengetaret filluan te terhiqen nga festivali duke menduar se mund te ishin diku tjeter. Por Fetivali Kombetar i fundvitit eshte nje festival qe mbart ne vetvete nje emer shume te madh, tradita e te cilit nuk eshte e lehte te rrenohet. Ne fund te fundit, ai eshte gjithmone nje destinacion, nje qellim per shume artiste shqiptare, perfshi edhe mua. Jo me kot une fitoren e vitit 2000 ne kete festival me kengen , "Ante i tokes sime" e quaj nje nga arritjet e karrieres sime. Sepse nje fetival 40- vjecar, nje plak i muzikes shqiptare, le ta quajme keshtu, te perkedhel shume duke te zgjatur doren e tij per t'u ngjitur ne ate podium te mrekullueshem .

Pra, serish do te merrnin pjese ne kete festival?
Une kam 6 -7 vjet rrjesht qe marr pjese ne kete fetival. Kjo tregon shume. Per mua ky festival ka nje dinjitet te padiskutueshem qe nuk eshte e lehte te neperkembet dhe sigurisht qe do te marr pjese. Kam nje projekt me Pirro cakon, nje kenge karakteri kete here. Por nuk e di sa do te realizohet sepse ndodh qe planet te prishen edhe ne momentin e fundit. Po ashtu kam ne plan te marr pjese tek "Kenga Magjike". Keto per mua jane evenimente te muzikes shqiptare.

Atehere po flasim per projektet tuaja. Per kete vit Rovena do te ndalet vetem ne keto dy evenimente te muzikes shqiptare?
Jo, kam nje projekt me te shpejte. Nga dita ne dite pres te ndermarr nje turne ne qytetet me te rendesishme te Kosoves. Pres nje telefonate perfundimtare dhe do te nisem. Kjo per mua eshte nje ndermarrje goxha e rendesishme . eshte hera e pare qe une ndermarr nje turne kaq intensiv ne Kosove dhe kjo fale suksesit qe albumi im ka patur atje. Po ashtu kam nje propozim nga regjisori Pali Kuke per te marre pjese ne "Telebingon Kombetare" si kengetare e ftuar. Akoma nuk kemi vendosur asgje por eshte nje propozim teper serioz. Po ashtu po punoj per kenget e albumit tim te dyte, i cili kerkon nje impenjim shume me te madh.

Thate qe do te organizoni nje turne ne Kosove, ndersa ne skenen shqiptare prezantoheni ne aktivitete te zgjedhura. Perse kete nisme nuk e ndermerrni edhe ne Shqiperi?
Kam deshire qe te realizoj nje recital timin. Ai do te jete live se nje recital nuk ka kuptim ndryshe. Por kjo kerkon nje impenjim teper te madh sepse live nuk eshte kaq e lehte te realizohet ne kushtet e Shqiperise. Ndersa turneun neper qytete te ndryshme nuk mund te them se kam ndermend qe ta zhvilloj. Ndoshta pas recitalit po. Ajo trupe qe do te pergatise kete show te Rovena Dilos, mund te levize ne qytete te ndryshme. E deshiroj shume kete gje, por akoma nuk kam vendosur nese do ta bej.

Pse, c'ju pengon?
Kjo eshte nje pyetje shume me vend. Por perderisa une akoma nuk ia kam bere vetes tregon qe kete projekt nuk e kam marre seriozisht . Ndoshta fakti qe do me duhet te merrem jashtezakonisht shume me te, dy- tre muaj perdite, me tremb. Ndoshta edhe pse jam pak dembele. (duke qeshur Rovena ze syte me duar, ndoshta eshte dhe e turpshme).

Gjithmone ne skene keni nje look te vecante, kush kujdeset per kete pjese tuajen?
Do te thoshja qe kujdeset Rovena per Rovenen. Ne qofte se ti nuk kujdesesh per veten tende askush nuk kujdeset per ty. Ketu fillon kujdesi, sepse dihet jo te gjitha mund t'i besh vete, te qepesh, te trukoshesh vete, keto jane gjera qe gjithkush i di. Bota jo me kot i ndan pergjegjesite dhe une pergjegjesite e mia te look-ut tim i kam ndare. Sigurisht ne veshjet e mia, pervec shijes se stilistit, me te cilin bashkepunoj shume shpesh Ardi Asllani, patjeter eshte dhe shija ime. Ndersa per trukun kam zgjedhur dhe rizgjedhur Mond Lakon. Dhe sigurisht keto elemente jane te domosdoshem per imazhin tim ne skene.

Keni foto shume te bukura. Ju pelqen edhe fotografia?
Jo vetem me pelqen fotografia si dhe te fotografohem por kam patur fatin te fokusohem nga Fadil Berisha, dhe jo pak, por kam marre pjese ne tre seanca fotografike te tij. eshte vertet nje lloj shkolle te marresh pjese ne seancat e tij fotografike. Ai eshte shume xheneroz dhe ti nuk ben dot ndryshe vec se ta duash. Fotografite qe shfaqen per here te pare ne revisten tuaj, jane nga seanca e fundit qe kam bere jo shume kohe me pare. Ai deshironte te me fotografonte me floke te drejta dhe une pata shansin te prekem edhe nje here nga duart e Isabeles, qe eshte trukatorja e tij. Shtresoj qe kjo seri fotosh te me vije shume shpejt me deshiren qe albumi i dyte te kete serisht fotot e tij.
Folem per projektet tuaja, po ne jeten e perditshme si eshte Rovena?
Se pari ngrihem vone , fle vone. Oret e darkes i kaloj duke lexuar dhe pare televizor. Bej nje jete te qete, te kenaqshme, ndonjehere monotone, ndonjehere me aktivitet si gjithkush nga ne. Megjithate jam e kenaqur qe ndodhem ne vendin tim e rrethuar nga njerezit e mi.

Te qenurit person i njohur do te thote te privohesh nga jeta private?
Jo tamam keshtu. Jeten private nuk mund te ta marre askush, vetem se ti duhet te kujdesesh me shume per te. Domethene te mos i japesh shkak te tjereve te merren me ty.

Kjo do te thote se liria e tyre perfundon ku fillon liria juaj?
Po. Ekzaktesisht.

Cili eshte momenti me me fat ne jeten tuaj?
Momenti me fatlum per mua ka qene kur kam lindur me ata prinder, me ata gjysher. Mbi te gjitha, fat eshte te lindesh mes njerezve qe te duan vertet shume. Qe ne asnje moment nuk lodhen duke ta treguar kete dashuri dhe duke ta dhuruar pa kufij. Per mua ky eshte fat.

Ju jeni e rrethuar nga dashuria?
Sigurisht ,prej te gjithe njerezve te mi. eshte nje nga faktoret per t'u ndier e lire, pa komplekse, pa inferioritete

E dhuroni kete dashuri?
Patjeter. Tere kete qe marr e rikthej me te njejten monedhe. Une jam nje njeri qe dua shume dhe nuk dua ta mbaj per vete kete dashuri por dua t'ua jap vertet sinqerisht. E dhuroj pa kerkuar te ma kompensojne, pa i vene nje cmim dashurise sime. Une jam nje njeri qe dua te jap dashuri dhe besoj se te gjitha te mirat me vijne nga kjo nga qe mendoj se se dashuria, mirekuptimi dhe respekti jane armet per te ecur perpara. Per te qene e lumtur dhe e qete. Sepse jo vetem njerezit e tu, por edhe ata me te cilet bashkepunon, me te cilet ndan kafene, biseden, te gjithe njerezit duan nga pak dashuri, respekt dhe presin fjalen e mire.

endrra ne sirtar e Rovena Dilos?
(Qesh, pastaj mendohet) Ku ka kohe per endrra ne sirtar ne shekullin qe po jetojme? Mendoj se ka vetem deshira te qarta dhe veprim. Deshira ime si femer eshte te kem familjen time me njeriun qe une dua dhe me te cilin do te doja te plakesha.

Jeni e bukur, e suksesshme por si ka mundesi qe nuk e keni gjetur kete njeri?
Kush tha qe nuk e kam gjetur?

Atehere c'eshte dashuria per Rovenen?
Per mua eshte menyra e vetme per te jetuar.

c'fare urren Rovena?
Se pari, fjala urrejtje eshte nje fjale teper e rende, nuk eshte per mua. Rovena nuk urren. Por ka gjera qe me bezdisin, me nervozojne dhe keto gjera gjithmone ndryshojne dhe ia lene vendin njera -tjetres. Tani per tani mua me bezdisin jashtezakonisht njerezit shpirtvegjel, njerezit mendjengushte qe jane jo te pakte.

Modeli i femres per ju?
Mua me pelqejne femrat e mencura, femrat me shije dhe sigurisht me nje bukuri te brendshme qe duket ne gjithcka qe perben nje femer. Nuk ka nevoje qe te jete nje Merlin Monro ajo qe une e adhuroj. Une adhuroj kete femer, te mencur, te urte dhe me shije. Nje femer qe te jete gjithmone gati te fale emblesi dhe dashuri, ate qe bota pret prej saj, ate qe e ardhmia pret prej saj. Ne fund te fundit eshte femra ajo qe ka ne dore te ardhmen, femijen, burrin. Ajo e ben boten.

Po prinderit cfare presin nga ju?
Prinderit e mi kane marre goxha nga Rovena por ndoshta prinderit e mi presin qe nje dite une te behem mama dhe ata gjysher.

Gjerat qe pelqen?
Jane shume gjera qe pelqej. Gjerat e bukura me pelqejne.

Rovena eshte xheloze?
Jam vetem atehere kur absolutisht duhet te jem dhe asnjehere kot ose pa shkak.

(Spekter)

AlbShkodra
19-12-2003, 06:04
Elita 5

Djemte e nje legjende shqiptare

"Elita 5" : Ja pse do te rikthehemi ne Tirane

Cilet jane djemte qe aq pak te pranishem ne skenen shqiptare, kane rrembyer zemrat e mijera adhuruesve. Si lindi legjenda "Elita 5", dhe pse i fshihen adhuruesve te tyre sa here qe vijne ne Tirane

Ne nje interviste ekskluzive per revisten "Spekter", djemte tetovare, jo vetem qe zbulojne enigmat e tyre, por edhe pak nga te vertetat e jetes

Sa here qe vijne ne Tirane, mundimi per t'i kerkuar ne kafene apo ne rruget kryesore te kryeqytetit te shkon dem. Madje syu nuk t'i sheh as pas kuintave te skenes, vecse pak minuta para se ajo te pushtohet prej tyre. Gjithmone ka ndodhur qe vijne dhe ikin duke lene pas nje salle te tere te "eksituar" nga muzika e tyre. Te duken misterioze, ekstravagante, por per keto nuk ke kohe te mendosh kur pushtohesh nga magjia e muzikes se tyre. Pa e vrare mendjen se ku je, qofte edhe ne nje salle prestigjioze si ajo e Pallatit te Kongreseve, nuk mund te rrish pa kercyer dhe kenduar bashke me ta. Por ndodh qe per dike ky emocion te jete aq i forte sa qe shperthen ne te qara dhe ulerima adhurimi. Jane prezantuar rralle ne skenen shqiptare, vetem si te ftuar ne dy apo tre aktivitete, por jane tmerresisht te adhuruar.
Kete e dine mire djemte tetovare, e ngaqe e dine mire, kujdesen qe pjesemarrja e tyre te jete atehere kur duhet dhe ku duhet. Ndoshta kjo, por edhe fakti qe muzika e tyre nuk ka se si te mos rrise adrenalinen ne gjak, i ka bere "Elita 5" nje nga grupet muzikore me te preferuara ne Shqiperi.
Atehere, rreth 10 vjet me pare, kur doli ne treg albumi i tyre i dyte, "Nuk jam Al Kapone", filloi te perflitej per nje grup me nje emer paksa te cuditshem "Elita 5". Quhen keshtu se qe ne hapat e tyre te pare, mesi i viteve 80-te, kane tentuar muziken profesionale. 5 se jane pese anetare ne grup. Me shume se pjesetare te nje bande, djemte tetovare duken se jane miq te mire, lene njeri-tjetrin te flase ne emer te tyre. Sigurisht qe biseda perballohet nga Nexhati, te cilin e kane pagezuar me emrin Virus, dhe nga Arifi, pa zerin e mrekullueshem te te cilit "Elita 5" nuk do te kishte jete. Flasin ata ngase jane me te shkathetit e ajo cfare ata thone gjen miratimin e Agronit, Nevipit dhe Besimit.
E ndersa albumi "Al Kapone" i ka hapur dyert e suksesit djemve tetovare, publiku shqiptar shijon per here te pare muziken e kenduar prej tyre ne Festivalin Kombetar te viti 1994. E ndersa ai qe eshte deshmitar i koncerit te "Scorpions"-ave ne Tirane, e di mire qe djemte paten nje sukses te padiskutueshem. Pse jo, mund te kete ndodhur qe nje pjese e publikut te jete ne salle pikerisht pse aty jane "Elita 5". E ngaqe e dine kete, kohe me pare premtuan se do te jene ne Tirane vetem per ta, dhe jo pjese e nje spektakli qe shton arsyet e pjesemarrjes se adhuruesve te tyre. Kane vendosur qe me 1 tetor te jene ne Tirane ne nje koncert madheshor ne sheshin Skenderbej. Virusi thote se tingujt e kenges se tyre do te degjohen deri ne Durres. Dhe enkas per ardhuruesit e tyre do te kendojne per here te pare kenge nga albumi i tyre i ri qe ne fund te vitit del ne treg.
Por cilet jane djemte qe aq pak te pranishem ne skenen shqiptare kane rrembyer zemrat e mijera adhuruesve. Si lindi legjenda "Elita 5", dhe pse i fshihen adhuruesve te tyre sa here qe vijne ne Tirane
Ne nje interviste ekskluzive per revisten "Spekter" djemte tetovare, jo vetem qe zbulojne enigmat e tyre por pak nga te vertetat e jetes.

Kush jane "Elita 5"

Arif Zyberi Kengetar, i martuar me tre femije
Besim Ibrahimi Baterist, i martuar me 2 femije
Agron Idrizi Bas kitare, i martuar
Nevip Mustafai Solo kitare, i martuar tre femije
Nexhat Mujovi (Virusi) Orkestrues, i martuar

Ju jeni te njohur ne Shqiperi, por deri me tani keni kenaqur adhuruesit tuaj me pjesemarrjen ne ndonje aktivitet si te ftuar. Perse nuk keni organizuar nje koncert ne Tirane? (flet Arifi)

Po eshte e vertete qe ne deri me tani nuk kemi zhvilluar nje koncert ketu sepse edhe kushtet per realizimin e tij nuk kane qene. Tani qe jane pjekur kushtet ne mendojme se do te realizojme ate premtim qe i kemi dhene adhuruesve tane shume here kur kemi marre pjese ne koncerte te ndryshme ne Tirane. Ne fillim te tetorit, me nje teknike qe ne mendojme se eshte adekuate, do te realizojme premtimin tone dhene fansave tane. Shpresojme, qe data e ketij koncerti qe do te zhvillohet ne sheshin Sknderbej do te jete 1 tetori dhe qe sipas te gjitha gjasave, perkon me diten e studenteve. Momentalisht qendrojme afer realitetit dhe jemi ne bashkebisedime me ekipin e realizimit te skenes dhe njekohesisht ne bashkepunim te ngushte me menaxherin tone, Jeton Dautaj. Kete koncert, i cili shpresojme te jete madheshtor edhe prej teknikes se fonise e tingujt e kenges sone qe mund te percohen deri ne Durres, ia kushtojme krejtesisht adhuruesve tane dhe njekohesisht do t'i urojme mireseardhjen studenteve ne Tirane.

Edhe pse jeni prezantuar perpara publikut vetem tre here me disa prej kengeve tuaja, jeni serish te adhuruar, pse?

Arsyeja qe ne jemi prezantuar shume pak ne Tirane eshte se nuk deshirojme te behemi te bezdisshem. Keshtu jemi munduar t'i qendrojme larg banalitetit duke ofruar per adhuruesit kualitet. Mbase marketingu nuk ka qene ne nivelin e duhur por mjafton kenga e mire . Konceri i para nje viti, ku ne morem pjese si te ftuar te grupit "Scorpions", fale suksesit te arritur, na beri qe te mendojme seriozisht per realizimin e nje koncerti ne Tirane.

Kenga juaj eshte sa melankolike aq edhe shume rebele. Kjo per t'iu pershtatur shijeve te adhuruesve te muzikes?

Kjo eshte muzika qe ne si grup preferojme e cila eshte e qelluar edhe per publikun. Ai e ka pranuar shume mire dhe ne s'kemi pse preferojme stil tjeter.
Ndersa tekset shkruhen nga njerez jashte grupit, me perjashtim te ndonje teksi, kurse kompozimet dhe orkestrimet realizohen nga Virusi.
Zakonisht ne fillimisht realizojme kompozimin dhe sipas karakterit te tij i bashkangjisim edhe teksin. Tekset behen me kerkesat tona edhe nga njerez qe jane te lidhur shume ngushte me Eliten. Kryesisht me to eshte marre nje djale qe banon ketu, Ergon Berisha. Bashkepunimi yne me te ka krijuar imazhin e tekseve dhe muzikes sone.


Sipas jush perse "Elita 5" jane te adhuruar? (flet Virusi)

Jane nje sere arsyesh qe ndikojne ne kete drejtim. Qendrimi qe ne mbajme, stili i muzikes sone, korrektesia me publikun jane disa nga detajet shume te vogla qe plotesojne nje figure shume te madhe . Jemi munduar te jemi sa me afer realitetit , te pasqyrojme jeten e perditshme te shqiptareve kudo qe jetojne.
Per kete shkak, tekset e kenges sone jane punuar mbi temat e perditshme te jetes sone . Mundohemi te jemi sa me reale, sa me vetvetja dhe sa me afer veshit te nje muzikantit dhe te atij qe konsumon muzike te perditshme.

Sa here qe vini ne Tirane, rruga juaj eshte nga skena ne hotel. Asnjehere nuk jeni pare ne ndonje lokal, keni frike nga fansat?(flet Arifi)

eshte e vertete. Kur jemi ketu ne gjendemi o ne skene ose Hotel, si te thuash u "ikim" adhuruesve tane. Kjo ndodh jo pse kemi frike prej tyre, perkundrazi. Ketu kemi ardhur per shume pak kohe, ndoshta dhe lodhja ka bere te sajen. Per t'u treguar edhe te sinqerte keshtu jemi edhe me te qete.

Ne Tirane gjeni shpetim tek Hoteli dhe skena, po ne Prishtine dhe qytete te tjera?

Edhe atje eshte e njejta gje. Pothuajse keshtu veprojme gjithmone.

Kaq e fshehur eshte dhe jeta juaj?

Jo.(qeshin te tere) Jeta jone eshte krejt normale ne ate qytet ku jemi. Ne jemi tetovare, i tere rrethi na njeh. Tere kohen jemi aty, me njerez qe dine cdo gje per ne. Fakti qe ne jemi aty nuk perben asgje interesante me per ta . Ne Tetove ku jetojme nuk kemi asnje problem, por ne Tirane, Prishtine dhe qytete te tjera normalisht qe ka ndryshime te medha.

Po adhurueset vajza shume prej te cilave edhe mund t'ju "lakmojne"?

Edhe ato jane nje pjese e punes sone. Bejne pjese ne popullaritetin qe kemi. Bejme si bejme por ia dalim. (qeshin te tere duke thene: "cka me ba")

Si lindi "Elita 5"? (flet Agroni)

Kemi qene bashke ne nje klase. Deshira e madhe per muzike beri qe te krijohej fillimisht nje grup shkolle . Me pas kerkuam nje vokal me te mire dhe me ne u bashkengjit edhe Arifi. Ne fund te viteve 80-te ishim te rinj, endrra per te kenduar beri qe te formonim nje informacion prej pese vetesh . Sigurisht qe hapat e para ishin shume te veshtira sepse edhe kushtet nuk i kishim. Pas shume peripecish nxorem nje album i cili per ate kohe qe shume i mire edhe pse nuk kishim mundesite teknike qe kemi tani. Pas ketij erdhi albumi i dyte i cili depertoi edhe ne Shqiperi, "Nuk jam Al Kapone". Pikerisht ky album na hapi dyert e suksesit dhe filluam qe kete pune ta marrim me seriozitet . Gjithsesi deri tani kemi realizuar 6 albume , dhe po punojme per te realizuar nje album te ri. Duhej te ishte perfunduar me pare por atmosfera politike qe mbizoteron ne Maqedoni per shkak te situates politike, dashje pa dashje na ka penguar. Shpresojme qe zgjedhjet te kalojne shume mire dhe ne te vazhdojme punen tone. Besojme se ne fund te ketij viti do te dale ne treg albumi yne i ri. Shpresojme ne kete kohe per faktin se shumica e kengeve jane te kompozuara, mbetet vetem finalizimi tyre.

Pse quheni keshtu?(flet Arifi)

Mendoj se fjala "Elita" e ka kuptimin e saj. Dhe numri 5 sepse jemi pese anetare te ketij grupi. Besojme se edhe sipas emrit kemi realizuar edhe kengen tone.

Kjo do te thote se qe ne fillimet tuaja keni synuar cilesine?

Po. Ai ishte synimi yne edhe sot eshte bere realitet.

Ka ndodhur qe te jeni grindur ndonjehere?

Ka momente kur grindemi por asnjehere kufirin nuk e kemi kaluar. Kjo vertetohet per faktin se edhe sot e kesaj dite jemi bashke. Ajo qe mban te bashkuara "Elita 5", pervec shijes se njejte te muzikes, eshte bashkepunimi qe ekziston ndermjet nesh. Tek ne cdo planifikim behet me marreveshjen e te gjithe grupit. Kuptohemi mire dhe shpresojme se kjo fryme do vazhdoje ne te ardhmen.

Kush vendos ne grup?

Ketu i kemi punet pak te ndara. Kur flitet per muziken degjojme Virusin. Per organizimin e punes sone , perfshi edhe tekset, vendosim te gjithe. Tek ne ndodh qe ai qe eshte me i mire ne lemin e vet ate pyesim, pra kuptohemi shume mire.

Jeni bashke vetem per pune apo pini edhe kafene?

Jemi te nje qyteti. Jemi te nje lagjeje. Lokalet kur dalim pothuajse jane te njejta, keshtu qe gjate gjithe dites jemi bashke. Ka raste qe vetem gjumi na ndan.

Ne skene jeni djem ekstravagante. Keshtu jeni edhe ne jeten tuaj?

Jemi normale. Respektojme obligimet tona si cdo njeri, ndaj familjes, ndaj punes se perditshme. Sic dihet, jeta kerkon pune qe duhet te kryhen, keshtu mund te them se te gjithe bejme nje jete normale. Ndersa muziken tanime e konceptojme si profesion.

Ka momente qe bashkeshortet tuaja behen xheloze?

Nuk dime por deri me tani nuk e kane treguar xhelozine e tyre. Na kuptojne ne kete profesion qe kemi. Deri tani nuk kemi asnje problem .

Folem per albumin, koncertin e Tiranes, por cilet jane projektet e tjera?(flet Virusi)

Kerkesa ka plot por per cdo ftese qe na behet diskutojme nese eshte e arsyeshme pjesemarrja jone. Deri tani keshtu kemi vendosur se ku duhet te kendojme dhe ku jo. Pas koncertit qe ne mendojme ta realizojme ne Tirane, do te zhvillojme nje turne ne Europe . Ne fakt do te vazhdojme turneun tone sepse para dy muajsh e filluam kete tur ku jemi ndalur ne Angli. Keshtu qe pas pushimeve do te rinisim kete turne me Tiranen. Ne koncert do te ftojme edhe Bleona Qeretin. Nese java e pare e ketij turneu do te jete ne Tirane ne te dyten do te jemi ne Zvicer per te vazhduar ne qytetet e rendesishme te Europes.

U rikthyet ne Tirane per shkak te nje ftese te bere nga "Radio +2" Nderkohe qe do te riktheheni serish. Pse e pranuat kete ftese? (flet Arifi)

Ne kishim degjuar per Festivalin "Mikrofoni i arte" .
Edhe pse ne Shqiperi organizohen shume aktivitete muzikore nuk patem vendosur te merrnim pjese duke perjashtuar ate te festivalit kombetar ne vitin 1994. Kete radhe e pame te arsyeshme te bejme nje prezantim te shkurter, pas nje shkeputjeje 1- vjecare, ne nje fetival qe ia vlen. Sepse e dinim se cfare festivali ishte, se cfare karakteri kishte dhe kush merrte pjese ne te. Te gjitha keto bene qe ne te shihnim veten tone si pjese e ketij spektakli dhe per kete erdhem.

Virusi, emer i cuditshem. Pse therriteni keshtu?

c'te them. Ndoshta pse jam nje tip qe ngjitem si virus dhe deri sa ia arrij nuk shqepem. Kjo eshte e tera. Ndoshta kete ves e kam qe i vogel sepse asnjehere nuk i shqitesha nje pune pa e perfunduar. Edhe pse kjo fale njihet si sinonim negativ por tek une njihet per qellime te mira.

Jeni te suksesshem. cfare kerkon tjeter "Elita 5"

Jo. Ka akoma per te bere. Jemi ne kerkim te persosmerise sepse suksesi asnjehere nuk ka kufij. Planet tona jane me te medha. Ne kerkojme nga vetja qe te punojme sa me mire, mundohemi te nxjerrim maksimumin prej vetes. cdo mangesi perpiqemi ta rikuperojme ne projektet tona te ardhshme. Arti nuk ka kufij. Gjithmone jemi ne kerkim te nje kualiteti teper te larte.

Momentet qe merzisin "Elita 5" (flet Arifi)

Ne nuk kemi deshtuar asnjehere ne ndonje koncert. Kudo qe kemi shkuar ka patur publik te mrekullueshem qe na ka mirepritur me teper entuziazem. S'kemi mbetur ndonjehere te merzitur. Ne jeten e perditshme si cdo njeri dhe ne kemi momentet tona te mira dhe te keqija.

(Spekter)

AlbShkodra
19-12-2003, 06:16
Leonora Jakupi

''Komplimenti me i bukur qe me kane bere: Mos u martofsh kurre! ''

Ditelindja: 03.03.1978
Horoskopi: Peshku
Hobi: Piktura
Kengetarja shqiptare qe pelqen: Eneida Tarifa
Kengetari shqiptar qe pelqen: Sabri Fejzullahu
Kengetarja e huaj qe pelqen: Celine Dion
Kengetari i huaj qe pelqen: Michael Bolton
Filmi: Tomy & Jerry
Urren: Padrejtsine
Burri ideal: Te jete burre-burre, me personalitet, intelektual
Libri: "Gjenerali i ushtrise se vdekur"
Aktori: Mel Gibson
Aktorja: Demi Moor
Sportisti: David Beckham
Sportistja: Serena Williams
Stina: Pranvera
Kombi: Shqiptar
Dashuria: E shenjte
Martesa: Stabilitet
Njeriu qe respekton me shume: Zoti (mami)
A te provokojne: "A po ndalesh" ‚?? propozimi qe me ben me qesh
Cilin quan gabimin tendin: Nuk kam force te hakmerrem (jam e kthyeshme)
endrra: Te kem pare per fukara (humaniste e madhe)
Veshja: Me pelqen veshja klasike
Te brendshmet: Me pelqejne te rehatshmet, prej pambuku.
Ngjyra qe ju pelqen: Ngjyra qe me pelqen eshte e bardha

Ne skene vishem te respektoj publikun artedashes, ndersa veshjen e perditshme e mbaj qe te respektoj vehten.

Dimesionet: Peshoj 57 ‚?? 59 kg. Nga dimensionet di qe kam: 92 ‚?? 62 ‚?? 92, e gjate 170 cm, nr. e kembes 38.
Floket: I kam natyral ngjyre lajthi, dhe here here i ndryshoj fare pak ne nuancat me te celura ose me te mbyllura.
A do deshiroje te ndryshoje dicka nga pamja jote?
Nga portreti nuk deshiroj te ndrroj asgje. Keshtu si me ka fale Zoti jam teper e kenaqur, ndersa mendoj qe e kam shume mire kur them qe nuk guxoj te kerkoj asnje ndryshim. Une jam Nora dhe nuk dua t'i ngjaj askujt. Nena me ka bere, Zoti me ka fale.
A mban veten per femer te bukur?
Une jo. Te tjeret e kane thene, une nuk dyshoj tek njerezit.
Komplimenti me i bukur qe me kane bere: Mos u martofsh kurre!
Ofeza qe me kane bere: A po ndalesh apo jo?

Bizhuterite me pelqejne dhe i mbaj e jo vetem ne skene. Sidomos me duket se me shkon shume floriri i bardhe.

AlbShkodra
19-12-2003, 06:21
Mustafa Mehja

BILBILI I KeNGeS MBAReSHQIPTAR

"Kenga eshte ajo qe te ngren peshe, eshte ilaci qe te heq c'do stres, qe te shlodh e te pushton me ndjenjat qe vetem kenga t'I jep ne fakt"- thote dirigjenti dhe I apasionuari I muzikes shqiptare, Blerim Narazani.Me tej ai shton se kenga kur degjohet nga nje ze qe te rremben, padyshim ka vecorine e saj dalluese.Dhe ate preferoj, pra kengen mbareshqiptare dua ta degjoj me se shumti nga goja e nje bilbili te saj, kengetarit Mustafa Mehja, I cili mban mbi vete me dhjetra cmime te ndryshme‚?¶Po kush eshte ne fakt kengetari Mustafa Mehja, I njohur ne publik me nofkat, Bilbili ose me emrin shkurt Faci?
eshte nje ze qe jo pak here ka ngritur peshe zemrat e shqiptareve dashamires te kenges dhe folklorit shqiptar. Mban disa cmime kombetare dhe po ashtu mban mbi supe peshen e nje prej organizatoreve te Festivalit te Kenges Popullore Qytetare qe tashme eshte tradite e pervitshme ne Elbasan, I cili organizohet nga Bashkia e Qytetit te Elbasanit dhe Ministria e Kultures se Shqiperise dhe njekohesisht edhe ate te cmimeve te ndryshme ne festivalet kombetare te kenges popullore e te muzikes se lehte.Keto dite pas koncerteve te shumta ne SHBA, Suedi, Itali, Greqi e mjaft vende te tjera , do te jete para spektatorit shqiptar ne Britanine e Madhe me nje buqete prej 90 kengesh te ndryshme te repertorit te tij, ku spikatin ato te Isuf Myzyrit si dhe te sofres se larmishme shqiptare veri-jug.

Agimi.com: Me kengen "Kumurije e Elbasanit", jeni shpallur nder yjet e vitit per zerin tuaj melodioz.A mund te na thoni dicka me shume?
Ne fakt kjo eshte vetem nje perseritje, sepse keshtu jam shpallur nga nje agjensi prestigjioze muzikore edhe me pare ne vitin 2000, 2002 edhe tani‚?¶Kjo ne fakt eshte obligim ne kete rast dhe me shume perkushtim per kengen mbareshqiptare.

Agimi.com: Elbasani eshte perzgjedhja per festivalin Kombetar te Kenges Popullore Qytetare.Ju jeni nder me te zellshmit e tij c'mund te na thoni?
Festivali kombetar, i kenges popullore qytetare, qe u zhvillua ne Elbasan, tregon edhe nje here se, qytetaria muzikore e folkut dhe e melosit popullor nis nga qyteti i Elbasanit i cili gezon tashme nje respekt te padiskutueshem ne sensin qe, nese do ta krahasonim me nje trendafil, atehere gonxhja e tij, perbehet nga ISUF MYZYRI, MUSTAFA BODINI etj. dhe fletet jane te gjithe artistet kengetare, apo kompozitore te te gjithe trevave shqiptare, te cilet perqafohen me keto kenge ne te gjithe boten., sigurisht qe kjo eshte kultura e folkut muzikor shqiptar.

Agimi.com: Cili eshte roli juaj ne skenen e ketij festivali, ku marrin pjese dhjetra e dhjetra talente nga trevat mbareshqiptare e debutojne ne kenget e tabanit popullor qytetar?
Roli im ka qene ne aspektin organizativ mbasi kete rradhe ju dha prioritet elementit te ri, sepse ata jane transmetuesit e metejshem te kesaj gjnie ne Shqiperi.Megjitahte, ajo qe do te shtoja eshte se se bashku me te talentuarit shqiptare dhe me zotin Narazani tashme kemi nje udhe te re ku tradita shqiptare ka sofren e saj te shtruar vit per vit edhe ne sensin e folklorit qytetar.

Agimi.com: Jeni cilesuar "Bilbil i Kenges Mbareshqiptare" dhe jeni vleresuar me disa cmime ne festivale.c'mund te na thoni?
Per veten time mund tju them me pak fjale se jam fitues i 3-cmimeve te para kombetare ne muziken popullore e te lehte , dhe 2- cmimeve te dyta kombetare te kenges popullore ne RTSH‚?¶, te tjerat le t'I thote spektatori dhe kritiket e vertete te artit e kultures shqiptare. Repertori im perafersisht permblidhet ne 90-kenge te incizuara ne RTV-te ndryshme. Kam dhene koncert i ftuar ne ITALI, GREQI, SUEDI, SHBA, ‚?¶etj.

Agimi.com: Jo pak here keni ngritur ne kembe publikun ne vend, po aq edhe ne SHBA, Gjermani, Danimarke, Zvicer etj.Si e shpjegoni?
Mundesia qe te jepet te rrokesh zemren e shqiptarit jashte eshte me e madhe, mendoj une.Ajo eshte e tille se ka brenda se pari shume gjera qe lidhen me mallin, por edhe me deshiren per te degjuar nje kenge ne nje gjuhe e timber zanor te paster direkt para syve te lodhur e te permallur per cdo gje kombetare shqiptare‚?¶.eshte hera e pare qe tentoj Angline dhe shpresoj atehere te flas me mire per nje sukses tjeter .

Agimi.com: Jeni nje ze qe rradhehere vjen, thone kritiket, sa dhe si e justifikoni kete vleresim tjeter ?
Une e vleresoj shume kritiken kur ajo behet vetem per elemente qe kane te bejne me muziken, artin, interpretimin, folkun, traditen, te rene qe sjell artisti I kenges, por kam edhe objeksionet e mia, pasi shpesh here ajo behet edhe ‚?¶., politikisht.

Agimi.com: Shqiperia eshte djepi i nje kulture te lashte, por Elbasani i Myzyrit te madh ka pushtuar gjithe trevat shqiptare.Si e gjeni forcen e konkurrences mes nje tradite te tille qe kendohet nga veriu ne jug me nota te ndryshme?
Tradita e muzikes shqiptare momentalisht e theksoj, eshte ne dore te pseudoartisteve disahere, te cilet mendojne si ta asimilojne kete me reminishenca te huaja dhe se si mund te vjedhin nen preteksin e biznes-muzikes.Nje artist gjen forca jashte kesaj intrige per artin dhe artistin.Noten atij ia jep spektatori dhe ketu buron cdo force.

Agimi.com: Kush eshte ne fakt kengetari Mustafa Mehja?
Ne fakt eshte nje pyetje qe duhet ta thone ose e kane thene te tjeret, por meqenese eshte per publikun shqiptar them ta le menjane modestine.eshte nje artist shiptar, i cili mundohet me gjithe sukseset e tij , te jetoje dite per dite me kengen e freskine e saj, me kengen dhe vlerat e saj te pavdekshme shqiptare.

Agimi.com: Keto dite ju premtoni nje tjeter sukses jashte vendit. A mund te na thoni dicka, apo e mbani ende surprize?
E ardhmja e MUSTAFA MEHJES, eshte surprize e paparishikuar.Le ta leme pa thene pak kete si nje surprize ne te gjitha senset qe me shoqerojne jashte te papritures.Ajo I perket nje ftese per ne metropolin anglez, ku mendoj qe asaj pjese te Kombit qe ende nuk I jane thare lotet duhet t'I kthejme gezimin e neteve e diteve qe te fal kenga shqiptare.

(Agimi.com)

AlbShkodra
19-12-2003, 06:33
DASMOReT

HEEEJ‚?¶PO VIJNe DASMOReT!

Disa minuta me "DASMOReT" e kenges shqiptare‚?¶

Heej‚?¶, po vijne dasmoret! Ky lajtmotiv I vjeter shqiptar eshte "sofra" ku shtrohen kenget e tabanit dhe te tradites se nderthurur me modernen, eshte sofra e shtruar per ne te gjithe nga grupi "Dasmoret".Grupi "DASMOReT" perbehet nga REMI - kengetar, ALBERTI - kengetar, FLORENTI - keyboardist, ALFREDI -keyboardist, dhe anetari i ri Azemi - baterist. Po cilet jane ata ne fakt:Remi: Kengetar nga Prishtina qe ne estraden Shqiptare eshte prezent prej vitit 1994, kur u prezentua me albumin e pare "Llokum me badem".Ai deri tani ka publikuar 6 solo albume, dhe 1 te perbashket me Gilin, ku ajo mer pjese me 5 kenge.Ai gjithashtu shfaqet me 4 kenge te reja, dhe ne vitin 1997 ka publikuar video kaseten solistike me titull "Sevdalit mare e prap" (SEVDALIT kane qene grupi I tij i pare).Kjo video u zgjodh si video-kaseta solistike me e mire, nga gazetaret dhe koleget e tij kengetare dhe kengetare. Momentalisht eshte duke punuar ne albumin e ri se bashku me shoket e tij dhe shpreson se ai do te jete albumi me i mire realizuar deri me tani.
FLORENTI ‚?? Keyboardist,kompozitor, aranzhues dhe sound inxhinier, nga Prishtina .Ka kompozuar, aranzhuar dhe incizuar per kengetaret Adelina Ismajli, Gili, Ramadan Krasniqi-Dani, Sinan Vllasaliu, Remi, Beka, Iliret, Fisniket,TNT, Vjollca Luka, etj. Per 5 vjet me ralle ka qene anetar i grupit "BESNIKeT", si keyboardist dhe udheheqes muzikor, drejtor i festivalit "SHOeFEST" ne vitin 2002 ne Prishtine dhe ka kompozuar muziken per disa filma dhe shfaqje te ndryshme te teatrit te Prishtines. Momentalisht punon ne ndertimin e nje studioje ne Prishtine, dhe ka ne dore disa projekte te reja si ne Prishtine ashtu dhe ne Nee York.
ALBERTI ‚?? Kengetar nga New Yorku, ka lindur dhe eshte rritur ne New York, ku mungesen e Atdheut e ploteson me kenge dhe valle shqiptare, duke mare pjese ne ansamblin kulturoartistik "Rozafati" qysh nga mosha dymbedhjetevjecare, kur edhe ka fituar vendin e pare ne garat e talenteve te rinj te kenges shqipe ne Nee York. Ne vitin 2000, pasi hyri ne grupin "DASMOReT", ka botuar albumin e pare me titull "Sy me sy",i cili u pranua shume mire nga publiku i gjere. Momentalisht ka perfunduar albumin e dyte qe shpreson se se shpejti do te dale ne shitje.
ALFREDI ‚?? Keyboardist, aranzhues dhe studio inxhinier nga New Yorku. Deri me tani ne ****eren e tij ka mare pjese ne realizimin e albumeve te kengetareve te ndryshem te estrades sic jane: Remi, Alberti, Vera Orucaj, Shqipe Kastrati, Sunaj Saraci, Liria Dedvukaj, Hane Nikprelaj, Shtjefin Lulgjuraj‚?¶ si aranzhues, studio inxhinier apo instrumentalist (Fis Harmonike, cifteli dhe Keyboard). eshte nje nga formuesit e grupit "DASMOReT" dhe deri me tani eshte shume I kenaqur me veprimtarine e grupit, si dhe atmosferen entuziaste qe ka ne kete grup.
AZEMI ‚?? Dasmoret si bend jane ata qe momentalisht bejne nje atmosfere me te vertete jashtzakonisht te hareshme tek te gjitha brezat shqiptare, e une jam ai qe ben atmosfere ne brendi te grupit pasi qe te kryhet dasma, koncerti e tj, na thote ai. Ne bend mare pjese tash nje vit dhe mund te them lirisht qe gupi "DASMORET" eshte nje nder gjerat me te mira qe me ka ndodh ne dhjete vitet e fundit, perfundon ai.


Ja se si e perjetojne ata vete kete dasem, tek e cila jane vete c'do gje:
1-Jeni "Dasmoret" e nje dasme te perhershme e t gjithanshme ne vatrat shqiptare?c'mund te na thoni?

- Dasmat shqiptare jane dasmat me te mira ne tere boten, prandaj eshte kenaqesi e madhe dhe dhurate prej zotit te jesh pjese e atyre nen emrin "DASMOReT" dhe me detyre qe ato ti besh sa me te hareshme dhe te paharueshme.

2-Remi,Alberti,Alfredi, Azemi dhe Florenti.Te pese "Dasmoret" e kenges shqipe.Si kombinoni?

- Vjen dasmori i pare, vjen dasmori i dyte, i treti dhe ashtu me ralle‚?¶hahaha. Ne skene Remi ose Alberti kendojne, e ne te gjithe te tjeret percjellim kengen me "backvocale". Mbrapa skene Azemi dhe Alfredi fillojne me nga nje Heineken e ne te tjeret percjellim si back konsumues‚?¶hahahaha

3-Kenga shqiptare ne "dasmen" tuaj cfare mesazhi percjell?

- Per kete pyetje, eshte nje kenge qe do te pergjigjet me se miri, e ajo thote keshtu:

Pse jem tosk e pse jem geg,
jem nji lis o me dy deg.

Nuk ka fe as nuk ka parti,
qe percan ket shqiptari.

Me trimeri dhe mencuri,
dal ngadale do te behem nji.

Nuk ka fe as nuk ka parti,
qe percan ket shqiptari.

4-Ne Kosove,Shqiperi,Maqedoni,Mal te Zi e ne vendet me shqiptare e emigrante shqiptare vatrat shqiptare kendojne me zerin tuaj jo pak here.Si e shpjegoni ju?

- Per nje kengetar, apo grup muzikor, nje gje e tille eshte shperblimi me I madh. Dhashte Zoti qe te kendojne me shume e me shume, e ne do te mundohemi qe ata te kene cka me kendu, duke u munduar maksimalisht per te bere kenge te mirefillta per te gjitha strukturat shqiptare. Perzemersisht ju falenderojme te gjithe atyre per perkrahjen qe na afrojne dhe gezimin qe na dhurojne.

5-E megjithate jeni modeste...Jeni te tille se jeni ende te rrinj apo?

- Modestia eshte nje veti qe mund ta kesh te falur prej Zotit, ose ta kesh skllav te dinakerise, e ta perdoresh vetem ne raste kur te nevojitet. Besoj q ne e kemi prej zotit, dhe e shprehim me plote sinqeritet.

6-Ku qendron forca juaj?

- Ne sinqeritet, ciltersi, besnikeri dhe burreri. Ndersa adhuruesit tane kete force na e shtojne edhe me shume me perkrahjen e tyre.

7-Albumet dhe kenget tuaja ke teme rrokin me se shumti?

- Mundohemi qe te kete per cdokend nga pak. Me se shumti gjejme frymezimin ne tema dashurije nga se te gjithe jemi relativisht te rinj, prandaj temat e kurbetit jane e perditshmja, thuajse, e cdo familjeje shqiptare ashtu qe as neve nuk munden me na tejkalu pa i perdor ne ndonje kenge, natyrisht me qene grupi "DASMORET" e mos me kendu per dasma kishte qene absurde apo jo‚?¶ Po ashtu mundohemi qe ne cdo album te kemi nga nje kenge te vjeter popullore, te perpunuar, per ta ruajtur melosin tone burimor brez pas brezi.




Dasmoret me nuse
8-Cilat raporte nderthuren mes tradites dhe realitetit ne kengen tuaj?

- Tradita eshte fjala e plakut qe nese e degjon kurre nuk gabon, e realiteti eshte nje foshnje qe do te formohet ashtu qysh t'a edukojne prinderit e vet e ajo do te thote krijuesit e saj, dmth. traditen e kultivojme e realitetin e respektojme, dhe mundohemi qe me pune dhe me mund maximalisht ta kontrollojme.

9-A ju ka buzeqeshur fati?

- Po, dhe ende eshte duke na buzeqeshur, shyqyr prej Zotit.

10-Si do ti kendonit sot ne fakt Kosoves?

- Oj toka e Kosoves o,
oj vendlindja jon-e,
ne jem bijt e tu Kosove
ti je nena e jon-e

Dhe eshte nje fjale e vjeter popullore "Kush nuk e degjon nenen, do ta degjoje njerken", prandaj me mire ta degjojme nenen, se nje here vjen vera kah dera.

11-Si e mendoni te ardhmen tuaj?

- Si "Dasmoret" te cilet kendojne ne mijera e mijera dasma, e ne vete do te jemi te martuar vetem nga nje here (hahahahah), me siguri do te meremi me kenge deri sa te na punojne zeri dhe shendeti.

12-Kenga eshte i vetmi pasion i juaji?

- Kenga eshte pasione jone me I madh, e pas kenges eshte prape kenga, e pas kenges prape kenga‚?¶.

13-Shqip apo ne gjuhe tjeter do te preferonit nje ngjitje ne festivalet me emer boteror?

- ender qe vetem ne boten e cudirave mund te realizohet. Normalisht nje ftese e tille na ben njerezit me te lumtur ne bote, dhe jam i sigurt qe kishim dite me i dale zot, besa edhe pa para kishim kenduar ne nje festival te tille (hahahaha)

14-A ka dallim mes jush?

- Ka, secili eshte me budall se tjetri (hahaha)

15-c'eshte nje mesazh per ju?

- Kendoni, dashuroni dhe kur mos u hidheroni.

16-Kujt ia perkushtoni talentin?

- Familjeve tona qe na besojne dhe perkrahin ne tere rrugen e ****eres sone.

17-Ne kengen tuaj del behari e flen dashuria.Ne fakt ku jeni ju me te ne realitet?

- Konkursi eshte ende I hapur, cdo zemer e plagosur mund te aplikoj permes redakcionit tuaj.(hahahah)


Fatmir Terziu www.agimi.com

"Dasmoret" me kengetaren Anita Bitri - Dasmoret, Lirije Dedvukaj dhe Leka Dedvukaj - Dasmoret me nuse.

AlbShkodra
19-12-2003, 06:44
ANA OXA

Ana Oxa: agresive, sensuale, eksituese ose provokuese

"Femijeve te mi u mesoj qe veprimet jane deshmi e vertete e asaj qe nje person eshte."

"Kam nje enderr" eshte titiulli i albumit te saj te fundit, nje udhetim ne kerkim te vetes, te nisur qe kur ishte akoma nje femije. Floke te zeza si furce, trukimin si punk, veshur si burre dhe me nje pamje te vertete biseksuale. Keshtu paraqitej Ana Oxa ne debutimin e saj ne festivalin e Sanremos. Ishte viti 1978 dhe me "Nje emocion nga pak" cudiste per here te pare me zerin dhe look-un e saj. Agresive, sensuale, eksituese ose provokuese ne varesi te momenteve dhe te rasteve. Trasformime te verteta dhe rrenjesore, bionde, skandaloze me lekure te shkelqyeshme, floke te gjate, floke te shkurter, bionde, brune, look ushtarak, elegant, shumetnik, paksa kukull... "Me bejne te nevrikosem ata qe vazhdojne te flasin per look-un" thote kengetarja gjate nje interviste. "Une mendoj se artisti ka te drejte te propozoje ndryshim, te deshmoje evolucionin e vertete". Dhe vetem dy vjet me vone shpjegonte: "Ne 1984 kur ne Sanremo kam kenduar "Nuk zbres" kisha veshur nje pale tuta aerobie . Ndjehesha mire me to dhe mbremjen e festivalit vendosa t'i mbaja veshur, nderkohe qe duhet te vishja fustanin e firmosur qe tashme e kisha gati". Ana e paparashikueshme qe vazhdon te na cudise. Edhe sot: pa truk, floke te gjate geshtenje qe rreshkasin ne anet e mprehta te fytyres dhe me shikimin e atij qe eshte i zene me nje kerkim sa te thelle aq dhe intim te vetvetes. "cfare deshire per te ndihmuar te tjeret te kuptojne se vetem duke gjetur vetveten mund te jene te lumtur". "Femijeve te mi u mesoj qe veprimet jane deshmi e vertete e asaj qe nje person eshte."

Kur e ke filluar kete udhetim?
eshte nje kerkim i filluar ne femijeri, ne fillim ne menyre jo koshiente, por me pas me vetedije te plote. Ne keto vite kam mesuar se nje person nuk eshte domosdoshmerisht ashtu sic duket nga ana e jashtme, esenca e tij eshte e kushtezuar shpesh e mbyllur brenda tij.

Si ke qene femije?
E vetmuar. Nuk egzistoja per boten e jashteme. Muzika per mua ka qene nje instrument i rendesishem permes se ciles kam mundur te shpreh ndjenjat e mia, gezimin tim, sikletet e mia dhe versionin tim per gjerat.

Je e lumtur?
Lumturine e gjen vetem ne qofte se e kerkon tek vetja. E kupton qe je ne rruge te mire kur nuk ben me te njejtat gabime. Dhe une po perpiqem ta arrij kete.

Beson tek Zoti?
Kam zbuluar nje besim te pakufishem, besoj tek Zoti dhe tek njerezit jo per ate qe bejne, por per potencialitetin qe kemi brenda nesh.

cfare gjeje te frikeson?
Frika qe kam luftuar dhe akoma po luftoj ka te beje me gjera te ndryshme: frike nga ndarja, nga vdekja, nga braktisja, nga vetmia‚?¶.Por po perpiqem ta kaloj kete gjendje duke falur vetveten per t'ja dale qe te dashuroj; duke thene te verteten dhe duke pranuar faktin qe disa ngjarje ne jeten time me kane shkaktuar dhimbje dhe me kane plagosur.

cfare duhet te falesh?
Fajet e mia jane te shumta lidhur me situatat e femijerise: familjen, besimin, traditen, kulturen...Kur je femije te edukojne sipas nje modeli te percaktuar qe behet pikemberritja jote kur behesh i rritur. Nje model me te cilin duhet te unifikohesh sepse ne te kundert nuk konsiderohesh nje "njeri i mire". Vetem se ndihesh e pakenaqur, e vetmuar, gjithnje ne kerkim te dickaje, situatat perseriten gjithmone ne te njejten gjendje dhe nuk arrin te jesh e lumtur per nje kohe te gjate.

Si e gjen paqen me veten tende?
Paqja vendoset vetem ne qofte se je gati qe t'i besh pyetje vetvetes, ne qofte se pranon te ndryshosh dhe te futesh ne loje. Dhe kjo eshte e veshtire sepse krijon nje varesi me ty dhe kerkon shume vullnet qe te shkeputesh.

cfare nene e konsideron veten?
Nje nene e kujdesshme, e komunikueshme qe degjon dhe kerkon dialogun.

cfare u meson femijeve te tu?
Qe veprimet jane deshmia e vertete e asaj qe nje person eshte dhe mbi te gjitha qe duhet te rritet dhe se ndryshimet ne jete jane te nevojshme. Ajo qe ka rendesi eshte personaliteti.

Suksesi dhe fama kane rendesi?
Nuk jane te rendesishem, nuk e kam kerkuar kurre suksesin, nuk kam vrapuar kurre drejt tij. Per mua ka rendesi vetem muzika dhe ajo cka kam mundur te shpreh nepermjet saj.

AlbShkodra
19-12-2003, 06:50
ADRIAN GAXHA

Me ka pelqyer nje kompliment i nje spikere te TVM-se,e cila me perqafoi dhe me tha me gojen plot: "Ja llokumi im"

Ai eshte i bukur, kercen bukur, por mbi te gjitha kendon shume bukur. Tre cilesi keto qe premtojne per nje karriere te mbare per kengetarin e ri shqiptar te Maqedonise, Adrian Gaxha. Fansat e tij jane kryesisht vajzat e reja, por edhe ato ne moshe me te madhe e pelqejne shume, me menyren se si ai kendon dhe performon, mjaft modern dhe sharmant. Paralel me karrieren e tij muzikore, i eshte afruar edhe nje mundesi tjeter ne boten e spektaklit, klasifikimi ne nje konkurs bukurie si nje nder 10 meshkujt me te bukur te botes. Por cuditerisht, ne pamundesi per t'i ndjekur te dyja, ai ka zgjedhur kengen...

- A mund te na thoni se kur ju lindi ideja per te kenduar dhe kush e zbuloi fillimisht kete talent tuajin?
- Sot kur i kam 19 vjet, me duket se te gjithe femijet ende pa filluar te folin, mundohen te kendojne apo te percjellin ndonje ritem apo tingull nga radioja apo televizori. Prinderit e mij me thone se qe i vogel e kam dashur shume muziken dhe mezi kam pritur qe ne televizor te kete ndonje emision muzikor ku jam munduar te kendoj dhe te luaj si ai kengetar qe eshte paraqitur ne ekran. Une si gjashte vjecar kam nisur shkollen e ulet te muzikes, drejtimi violine dhe pas nje prezentimi te sukseshem ne nje festival femijesh ne Shkup nuk jam prezentuar me. Kjo nuk do te thote se e harrova kengen, por doja qe te vinte momenti i duhur dhe tani me si i rritur te paraqitem ne skene. Dhe keshtu ndodhi. I kisha vetem 17 vjet e gjysem kur debutova dhe fitova ne festivalin e kenges se lehte ne Shkup me kengen "SHKO" per te vazhduar aty ku jam sot. E ideja sigurisht qe ka qene e imja, por pa perkrahjen e prinderve dhe te vellaut nuk do ta arrija kete sukses.

- E si u prit ajo kenge?
- Ishte festivali "Nota fest" ne vitin 2001 kur per here te pare intepretova kengen "SHKO" dhe fitova ne kete festival. Rregullat aty jane qe ajo kenge qe votohet nga publiku, eshte edhe fituesja. Tani mund ta paramendoni se si me kane pritur 2000 spektatore ne salle te cilet votuan per mua.

- Videoklipet tuaja jane mjaft sensuale. Si priten ato nga fansat tuaj?
- Une kam vetem nje video klip, ndersa kenget e tjera i kam te filmuara. E kur jemi tek sensualiteti, mendoj se video klipi i kenges "capkene" nuk eshte i rastesishem. Kur punon me nje regjisor me fame evropiane dhe kur kengen e punon me njerezit me te talentuar ne nje vend, suksesi eshte i sigurte dhe fansat e tu nuk i genjen aspak sepse atyre u ofron ate qe ata e deshirojne.

- Paraqitja e jashtme a ka ndikuar ne suksesin tuaj?
- Sigurisht qe ka ndikuar. Kane kaluar koherat kur solistet eshte dashur vetem te intepretojne bukur. Derisa une vete kam qene nga ato qe cdo here me ka interesuar se pos kenges si do te vishet dhe si do te duket kengetari ne skene, jam i sigurte se cdo kush tjeter e ben kete. Ndryshe askush nuk do te ishte atraktiv. Njeriu hap televizorin te shohi dicka qe do t'i pushonte syte e ti clodhte ato. Andaj per mua dhe shumicen e kengetareve, paraqitja e jashtme eshte nga kushtet kryesore qe nje artist te jete i sukseshem.

- Cili eshte komplimenti me pikant qe ju ka bere nje femer, si mashkull dhe si kengetar?
- Komplimentet me jane bere perditshmeri dhe nuk mund qe t'i fsheh ato ndonese dal pak nga modestia ime. Me ka pelqyer nje kompliment i nje spikere te TVM-se e cila duhej t'i lexonte lajmet dhe pas saj ne te njejten studio une isha i ftuar. Ne te dalur u takuam ne dyert e studios dhe une u pergatita ta pershendes, ndersa ajo me perqafoi dhe me tha me gojen plot: "Ja llokumi im".

- Me cfare po merreni momentalisht?
- Pergatis albumin tim te dyte dhe me kane mbetur edhe 4 kenge pa i kenduar. Ndoshta kur do te botohet intervista albumi do te jete gati.

- Ju moret pjese ne Netet eklipit shqiptar me videoklipin tuaj. Fakti qe nuk fituat cmim a mendoni se qe nje padrejtesi nga ana e jurise?
- Une mora pjese ne nje nga mbremjet e ketij spektakli dhe kam kaluar shume bukur ate mbremje ne Tirane. Mirepo, kur me lajmeruan per nominimet, njerezit e produksionit tim vendosen qe ne te mos marrim pjese ne finale, gje qe e ka ditur edhe vete regjisori i ketij manifestimi si dhe te gjitha mediat ne Maqedoni. Edhe sot nuk di se si lejuan organizatoret e neteve te klipit te me nominojne kur ne paraprakisht u morem vesht qe te mos jemi aty. Sa i perket padrejtesise, mendoj se mua nuk me eshte bere padrejtesi, sepse une paraprakisht u terhoqa nga ai festival i klipit dhe une nuk kam fuqi t'i parandaloj te gjithe ato qe kane video klipin tim dhe e nominojne aty ku ai nuk e ka vendin. Sepse menaxheret e mi me cuan ne Tirane per te konkuruar per video klipin me te mire e jo per kengetarin me te mire, gje qe me ishte premtuar paraprakisht. Por kur pame se edhe aty nuk ishin punet e pastra, automatikisht u terhoqa duke ia bere me dije organizatorit i cili pa lejen time me nominoi ne finale. Video klipet jane gje qe shihen dhe kur behen padrejtesi edhe ne kete sfere, kompromentohen vetem ata te jurise e askush tjeter.

- Si mendoni ju, cfare i ndan dhe cfare i bashkon ne menyren se si e servirin kengen, shqiptaret e Shqiperise, Maqedonise dhe Kosoves?
- Edhe pse jam shume i ri per te dhene pergjigje te ketilla, do te mundohem pak. Te gjithe shqiptaret jane te Shqiperise dhe ketu mund te flasim vetem per ndarje rajonesh, krahinash e pak edhe per ate dialektore. cdo pjese e Shqiperise ka karakteristikat e veta dhe e njejta ndoshta mund te verehet pak ne kenge, por kryesorja eshte se ne te gjithe kendojme ne shqip dhe Shqiperine tone te dashur e bejme me te pasur. Per mua kufijte egzistojne vetem ne hartat gjeografike sepse aty ku flitet shqip eshte Shqiperia.

- Ju vete cfare kengetaresh pelqeni?
- Me pelqejne te gjithe kengetaret moderne qe sjellin risi ne muzike. Nga te huajt me pelqen Mark Antoni, Riki Martin, Kristina Agilera, Xhenifer Lopez, Shakira, Xhastin Timberlejke, e te tjere. Ndersa nga shqiptaret nuk mund te le pa permenduar Ardit Gjebrene, Manjola Nallbanin, Kastriot Tushen, Mariza Ikonomin, motrat Libohova, te dy Rovenat, Sonin, Sinan Vllasaliun, Sabri Fejzullahun, Gilin, te dy Adelinat dhe shume te tjere qe ne kete cast nuk po me kujtohen.

- Ju kemi degjuar te kendoni muzike te lehte. Po muzike popullore kendoni ose ne qoftese jo, keni ndonje plan per te realizuar nje album me kenge te tilla?
- Deri me tani nuk kam kenduar dhe njeherish as qe kam nder mend te kendoj muzike popullore. Mendoj se per momentin ka kengetare shume te mire te ketij zhanri dhe qe interpretojne per mrekulli. Kengen popullore une e degjoj me endje dhe kam deshire qe kompozitoreve te mi kohe pas kohe tu preferoj dicka nga ajo muzike qe kenget e mija mos t'i ikin melosit shqiptar. Kjo vjen ne shprehje me teper ne albumin tim te dyte.

- Kalojme tek jeta private. Jeni i dashuruar?
- Jo.

- Cfare tip femrash hyjne ne preferencat tuaja dhe a duhet te jete ajo medeomos artiste?
- Femra duhet te jete e mencur. Dhe kur flasim per tipin e saj, te gjithe enderrojme qe ajo te jete bjonde, brune, e gjate, e shkurter apo dicka tjeter, por kur dashurojme kuptojme se nuk paska qene ajo qe ne e kemi preferuar. Dhe une personalisht mendoj se ajo medoemos duhet te jete njeri!!!

- A mendoni se eshte e drejte qe shoqja juaj te behet xheloze per videoklipet ‚??kaliente' qe ju beni me femra te bukura ne pozicione mjaft sensuale?
- Po, eshte e drejte qe ajo te behet xheloze dhe plotesisht do ta kisha kuptuar xhelozine e saj, sepse edhe pse nuk ndodh asgje ne klip, ajo eshte nga mishi dhe gjaku dhe memorja din te beje ekskursionet e veta ashtu sic don dhe mund ta shpiere ne fantazi te cilat shume here behen edhe realitet.

- Albumet tuaja ku shiten me shume, ne Maqedoni, Shqiperi, Kosove apo ne diaspore?
- Une e di se ku jam prezantuar, jam pritur shume mire dhe u faleminderoj te gjithe atyre. Ndersa albumi im e di se eshte shitur dhe po vazhdon te shitet shume mire, e ku me teper, ate e dine njerezit e produksionit tim.

- Na flisni pak per pjesmarrjen tuaj ne nje konkurs bukurie. cfare vendi keni zene aty dhe si eshte vleresuar pamja dhe trupi juaj?
- Kam marre pjese ne "Best model of the World" qe ne vitin 2001 u mbajt ne Turqi. U zgjodha ne dhjeteshen finale dhe vleresimet ishin me se pozitive. Qe ne mbremjen finale filluan ofertat e shumta nga te cilat realizova tre ne Turqi dhe nje ne France, por pasoi menjehere festivali Nota Fest dhe pasi mora cmimin, filluan angazhimet ne kenge dhe konkursi i bukurise me duket se po mbetet nje enderr shume e mire e imja.

- Ju kane cilesuar si Tarkani shqiptar. Si ju duket ju ky etiketim?
- Per mua eshte kompliment. Tarkani eshte kengetar me fame boterore dhe kisha pas deshire qe t'i arrija sukseset e tij, jo si Tarkan Turk, por si Adrian Shqiptar.

AlbShkodra
19-12-2003, 06:57
SHPAT KASAPI

"Me BESO" U MIRePRIT NGA ADHURUESIT E MIJ

eshte fakt qe une t'i jap me shume prioritet shkolles, ndersa muzika eshte vetem nje hobi per mua, por mundohem qe t'i perballoj te dyjat. Arti eshte art, ndersa shkolla dituri.

Lobi: Nxoret albumin e pare. Si titullohet albumi dhe na thoni dic me teper per kete album?
Kasapi: Ky album permban 10 kenge. Albumi mban titillin "Me beso", kenge e cila me pelqen po besoj qe kjo ka gjetur perkrahje edhe tek adhuruesit dhe degjuesit e muzikes zbavitese. Desha te pohoj se ky eshte albumi im i pare i cili eshte ne shitje vetem ne Maqedoni por per nje kohe te shkurte do te del ne treg edhe me gjere si ne Kosove, Shqiperi dhe diaspore me disa hite te reja.

Lobi: Kush eshte autor i teksteve dhe muzikes, dhe ne cilen studio i keni te incizuara kenget?
Kasapi: Autore te teksteve jane, Rami Kamberi-shkrimtare , z. Puntorie Muca-Ziba shkrimtare e njohur, Murat Isaku, Miradie Maliqi dhe Ermira Shabani. Keto kenge jane te incizuara ne studion e Eroll Jakupit i cili me te vertete ka punuar me seriozitet qe kenget e mia te jene ne piedestalin e duhur.

Lobi: Me thoni se cilit stil i perkasin kenget e juaja?
Kasapi: Shumica e kengeve i perkasin stilit R en B ndersa disa prej tyre jane oriental dhe te lehta dhe besoj se cdo degjues do ta gjeje veten te ndonje kenge qe atij i pelqen.

Lobi: c'ju shtyri te mereni me muzike. Zeri, sharmi apo dicka tjeter?
Kasapi: Zeri im ishte ai i cili me shtyri qe une te merem me muzike pasi qe ate e zbuluan edhe prinderit e mi dhe une personalisht i vura nje detyrim vetvetes qe te mare pjese neper festivale dhe te bashkepunoje me kompozitore te ndryshem.

Lobi: Na tregoni per sukseset qe keni aritur si yll i ri i estrades shqipe?
Kasapi: Une kam kenduar qysh ne moshen 10 vjecare ku kam fituar cmim te pare ne festivalin per femije "Bletzat 97" dhe neper festivale te tjera per femije ndersa ne festivalin "Nota Fest 2000" mora pjese si debitant dhe u pranova shume mire nga publiku. Pastaj ne festivalin "Kenget e stines 2002" ne Shqiperi ku u shperbleva me cmim te pare dhe ajo ishte nje befasi e madhe per mua, nje hap drejt afirmimit tim i cili me shtyri qe une te merem me profesionalisht me muzike dhe me pas "Nota Fest 2002" dhe "Show fest 2003" ne Kosove ku po ashtu me vleresuan kengen. Me pelqeu pasi qe festivali ishte Live.

Lobi: Sa Shpati bashkepunon me kengetar dhe kengetare tona?
Kasapi: Nuk kam pasur ndonje bashkepunim te vecante, me ndonje kengetare apo kengetare tone. Mendoj se ne te ardhmen do te kem.

Lobi: Keni ndermend te beni ndonje video-klip te ndonje kenge?
Kasapi: Po. Pres pergjigje nga disa kompani per sponzorim te video - klipit tim te dyte te cilin shpresoj qe brenda ketyre dy muajve do te realizohet dhe do te jete me cilesor se ai i pari.

Lobi: Ju jeni nxenes dhe me sa di jeni duke ndjekur mesimet ne kolegj. Sa arrini qe te mereni me te dyja punet paralelisht?
Kasapi: eshte fakt se une i jap me shume prioritet shkolles, ndersa muzika eshte vetem hobi per mua dhe mundohem qe t'i perballoj te dyjat. Arti eshte art, ndersa shkolla dituri.

Lobi: Me thoni per planet tuaja ne te ardhmen?
Kasapi: Planet e mija per te ardhmen.... Ta perfundoje shkollimin e mesem e pastaj te mendoje per fakultet. Tjetra do te ishte qe te mendoj per albumin tim te dyte te cilin do te filloje ta pergatise pas vitit te ri.

(Lobi)

AlbShkodra
19-12-2003, 07:16
Manjola Nallbani

Nje dite me Manjola Nallbanin

Kur nis dita per ju?
Rreth ores 7. Do te kisha shume deshire te flija me shume se kaq sepse jam gjumashe e me pelqen qe te rri sa me gjate ne krevat por me duhet te pergatis vajzen per ne shkolle, ndaj‚?¶zgjohem gjithnje heret
Kafen e mengjesit e pini ne shtepi apo‚?¶
Ne shtepi me pelqen me teper.
Me ke uleni zakonisht per kafe?
Jashte, zakonisht kafen e pi me Sokolin (bashkeshortin) me mikeshat e mia, me vellain dhe me mamin.
I programoni punet e dites?
Sigurisht qe po. Madje, meqenese une nuk e kam te forte kujtesen, dhe jam gjithnje e ngarkuar, i mbaj shenim gjerat qe duhet te bej gjate dites.
Dreka ku ju ze?
Ditet e javes, cdo dreke me ze ne shtepi ndersa ne fundjave dreken e hame gjithmone jashte Tiranes. Tani ne dimer, meqenese koha nuk eshte e pershtashme per udhetime te gjata shkojme ne Durres ose ne Lezhe ndersa ne vere shpesh dalim dhe jashte Shqiperise.
c'ju pelqen me shume nga ushqimet?
Gjerat e detit. Une jam shume e mbrapshte ne ushqim. Numerohen me gishta ato te pakta gjera qe une ha me deshire.
Pini shpesh pije alkoolike?
Jo nuk i preferoj. Pi ne raste te vecanta sa per t'u bere qejfin miqve qe jane te ulur me mua ne tryeze. Por edhe kur pi, nuk me shijon fare, madje gjithmone cuditem se pse te tjeret e pelqejne kaq shume pijen.
Nese deheni cfare ndodh me ju?
S'ka ndodhur qe une te dehem por mund te them se kur pi me shume se dy gota, behem shume paqesore. Qesh shume dhe pastaj me ze gjumi mbi tryeze.
Ju ka ndodhur te jeni grindur keq me ndonje mikun apo mikeshen tuaj?
Ka ndodhur, sigurisht. Ne momentin qe dikush me shkel ne kallo, une ia plas ne fytyre. Nuk jam diplomate. Nuk e njoh hipokrizine. Nuk di te qesh kot pse duhet t'i qesh dikujt me te cilin mund te me lidhin shume interesa me pas.
cfare mund t'ju inatose me shume?
Ka disa gjera qe me inatosin. Mbi te gjitha me inatos, genjeshtra. Behem keq kur e kuptoj se me kane genjyer. Inatosem dhe kur dikush e keqperdor besimin tim.
Ju pelqen te beni jete nate?
Jeta e nates nuk hyn tek preferencat e mia. Muzika, tashme per mua eshte kthyer ne pune dhe jo ne gje qe te argeton. Pra shume rralle dalim per jete nate.
Ku rrini zakonisht ne oret e vona?
Nese vendosim te rrime deri vone, dalim ne ndonje lokalin tone te preferuar. Domethene rrijme jashte shtepise.
Ua besoni miqve gjithe brengat e gezimet?
Nuk e di nese eshte mosha apo pozicioni qe une kam tani qe me bind te them se miqte nuk i kam te shumte. Me kalimin e viteve, kam kuptuar se miqte duhen seleksionuar mire sepse jo cdokujt mund t'i besohet. Une sot i numeroj me gishta miqte e mi te vertete. Atyre sigurisht qe ua besoj shqetesimet dhe gezimet qe kam.
Jeni zhgenjyer prej miqve?
Nuk mund te them se kam perjetuar ndonje zhgenjim te madh prej tyre. Ka ndodhur qe une e kam kuptuar se shume prej tyre kane pasur tendencen te shtiren ndryshe ne syrin tim, per t'u shfaqur shume me te mire se c'kane qene ne te vertete. Zhgeginji ka qene ne castin kur e kam kuptuar kete gje. Ndaj tani i shoh me sy me reale njerezit qe me rrethojne
Tregoni kujdes per te ruajtur linjat e trupit?
Po. Nuk pi kure cigare, bej nje regjim te mire gjumi (pra nuk rri naten vone), nuk abuzoj me ushqimin. Ushtrohem shpesh me biciklete ne shtepi.
cfare do te donit te ndryshonit tek vetja?
cdo femer do te donte te ishte e perkryer nga ana e jashtme, por kam mesuar ne keto vite se pamja nuk eshte gjithcka. Me e rendesishme eshte koka brenda se koka jashte. Ndoshta do te doja qe edhe une te kisha nje pamje me te perkryer, por shpesh mendoj se prinderit mund te me kishin bere edhe me te keqe se kjo qe jam ndaj kenaqem me ate qe jam, me mesataren. Do te doja te kisha disa doza me te medha diplomacie tek vetja se ne keto kohet e sotme, diplomacia do me duhej shume. Une jam bardhe e zi ndaj do te doja te kisha me shume ngjyra e te isha me elastike ne tipin tim. Se keshtu si jam, nuk para i marr kthesat kollaj. Ah, do te doja dhe nje ndryshim tjeter tek vetja‚?¶te dija te shfrytezoja te tjeret ne te miren time.
Lexoni gazeta?
Nuk para lexoj. Hap televizorin ne mengjes dhe shoh titujt. Nese me terheq dicka atehere po qe e hap gazeten.

AlbShkodra
19-12-2003, 07:23
West Side Family

West Side Family : grupi i famshem shqiptar

[B]Ata jane tre djem dhe kane nje ‚??Mesazh'. Nje afsh te munguar, sy te trembur dhe nje buze te cmendur: Rolandi, Miri dhe Flori. Dikur shoke ne nje klase, tani anetare te nje prej grupeve me te njohura muzikore te Shqiperise. Ata nuk mund te rrine nje moment pa ngacmuar njeri-tjetrin apo pa bere shaka aq sa te duket se cdo gje qe thone duhet ta mendosh mire ne eshte e vertete apo nje shaka e momentit. Pas suksesit te madh me kengen hit ‚??Mesazh', shikohen ne skenen e festivalit te "Kengeve te stines", por tashme jo per te kenduar, por per te prezantuar. Me pas cudia, ato te tre shoqerohen ne nje koncert kushtuar Nene Terezes nga nje repist mjaft interesant, kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama i cili kryen ne kete rast estravagancen e rradhes.B]

Miri
Shenja e horoskopit: Peshorja
Datelindja: tetor 1979
Pija e preferuar: Xhin
Ngjyra e preferuar: e kuqja

Landi
Ditelindja: Korrik 1980
Shenja e horoskopit: Gaforrja
Ngjyra e preferuar: vishnja dhe e zeza
Pija e preferuar: Uiski, leng portokalli. Kam disa pije te preferuara sipas gjendjes ne te cilen ndodhem. Ndonjehere madje me pelqen te pi dhe uje.

Flori
Ngjyra e preferuar: Bezha
Shenja e horoskopit: Peshqit
Ditelindja: 28 shkurt


E kujt ishte ideja e kenges se Tirones e kenduar nga grupi juaj dhe Edi Rama?
Flori: Ishte e jona. Ne nuk duam te komentojme asgje rreth ketij bashkepunimi, por them se njerezit do ta pelqejne, sepse gjithmone kenget me tema sociale terheqin.
Ty Miri te merzit ambienti qe te rrethon dhe nese po, si e kalon ti ate gjendje?
Miri: Kur jam i merzitur me iken truri, zakonisht dal ne ballkon bertas, uleras, derisa qetesohem.
Po kur je i lumtur cfare ben zakonisht?
Miri: Ne rradhe te pare varet se per cfare jam i lumtur dhe kush eshte objekti apo personi i cili me lumturon, me pas i perkushtohem totalisht shkakut te lumturise sime.
Si e kalon nje dite normale gjate se ciles nuk je i impenjuar me pune?
Miri: cohem ne mengjes me afshin tim, pastaj gjithcka rrjedh natyrshem, varet nga preokupimet qe do te kem ate dite.
cfare mendimi te vjen i pari ne mendje kur zgjohesh dhe cfare mendon kur shikohesh ne pasqyre?
Miri: Mendimi i pare ne mengjes ka te beje me preokupimet qe do te kem gjate dites ndersa para pasqyres mendoj: "O Zot sa i shemtuar qe jam." Kjo ishte sa per shaka sepse shpesh mendoj se perse jam zgjuar kaq poshte apo kaq lart me moralin. Ne te shumten e hereve mengjesi im varet nga endrrat qe kam pare gjate nates. Ne mengjes ngrihem rreth ores nente sepse shikoj Palomen.
Cila eshte femra ideale per ty?
Miri: Femra ideale eshte ajo qe eshte e dashura ime. E holle, e gjate, me syrin e shkruar, me shtatin si selvi, bej shaka thjeshte eshte shume e mire.
Famen dhe emrin qe keni tani ne nje fare menyre ju a dhuroi kenga ‚??Mesazh'. Sa te verteta ka tek fjalet e tekstit te kenges?
Landi: eshte e vertete qe teksti i kenges ‚??Mesazh' eshte bazuar ne nje histori te vertete dhe jo vetem kjo kenge, por te gjitha kenget tona kane nje histori te vertete, kane elemente te jetes sone.
Dhe ku eshte bazuar teksti i kesaj kenge?
Flori: Teksti i kesaj kenge eshte bazuar tek gjendja jone shpirterore e atyre diteve por vecanerisht tek gjendja e Landit.
Landi: Po, eshte e vertete qe teksti i kenges pati si baze nje histori timen dhe gjendjen time shpirterore ,por me e bukura eshte se kjo kenge ndryshoi per mire shume gjera ne jeten time.
Sa e vertete eshte qe teksti i kenges eshte bere nga Flori ne makine nderkohe qe ju po shkonit per te bere proven e pare te kenges?
Landi: Ky eshte nje fakt i vertete por jo gjithe teksti i kenges eshte bere ne makine por vetem pjesa e Florit. Miri qe e pyeste Florin vazhdimisht se a e kishte tekstin me vete qe ta lexonte dhe Flori qe duke kruajtur mjekrren sic e ka zakon po trillonte tekstin. Kur arritem ne prova gjithcka ishte gati.
Cilat jane endrrat qe Landi i ka vene qellim vetes qe do t'i realizoje ne jete?
Nje nga endrrat e mija ishte qe te prezantoja dhe kjo mu realizua. Une kam tmerresisht nje qerre me endrra. Ndonjehere rri dhe mendohem ta ve veten time ne shume pozicione ne jete duke thene qe kjo me shkon dhe kjo nuk me shkon. endrra ime ishte qe te kendoja dhe po kendoj, nuk e dija qe do te behesha i famshem. Nje enderr tjeter eshte qe te luaj nje film dhe te behem nje avokat po kaq i suksesshem sa c'jam tani ne kenge.
Sa ka ndikuar suksesi ne jeten tuaj?
Landi: Nuk e them per modesti por suksesin e konsideroj me teper pergjegjesi, tani ne duhet t'i japim me teper publikut dhe jemi para nje pergjegjesie te madhe. Kemi pergatitur nje surprize goxha te madhe qe do te na justifikoje para publikut per ate kohe gjate se ciles ne nuk jemi shfaqur por nuk duhet kuptuar sikur ne kemi bere pushim pasi jemi ne pune, ne shkolle dhe kemi patur dhe goxha koncerte, me kengen jemi marre shume shume pak, por nuk do ta zhgenjejme publikun absolutisht dhe jemi shume ne ankth per pritjen qe do t'i behet kenges sone.
cfare shije ju la skena si prezantues?
Ne e kishim vendosur qe me pare qe nuk do te konkuronim tek Kenget e Stines dhe qelloi qe te ishim prezantues. Ky eshte nje rrisk i rradhes per ne dhe nje eksperience e re.
Flori: Fillimisht oferta per te prezantuar kete festival mu be mua por ishte nje aventure qe nuk ma mbanin shpatullat ndersa kur je ne grup pergjegjesia ndahet, keshtu qe eshte nje zgjidhje me e mire.
Cilat jane ambiciet tuaja?
Flori: Une asnjehere nuk kam bere plane te medha. Une dua te kap gjerat e vogla, te bej nje jete normale, te lumtur dhe me shume femije, te bej cdo vit pushime dhe te shoh finalet e NBA-se vit per vit.
Te tre se bashku sa shpesh i frekuentoni Pub-et?
Me pare i kemi frekuentuar shume shpesh ndersa tani i frekuentojme shume rralle. Mundohemi qe te gjejme menyra te tjera argetimi sepse erdhi nje kohe qe na u be rutine . E premte e shtune e djele‚?¶pub pub pub‚?¶
Landi: Pubi nuk eshte kenaqesia ime maksimale. Pavaresisht se ata qe me shohin duke kercyer mund te me konsiderojne te ekzaltuar, nuk eshte tamam ashtu.
Cili eshte ambjenti qe ju ben te ndjeheni me mire?
Te tre: Ne Jale. Jala eshte nje nga plazhet me te bukura te Shqiperise.
Sa besoni tek Zoti?
Flori: Besoj shume.
Landi: Ne qofte se nuk do te besoja tek Zoti nuk do te isha ky qe jam sot. Une i jam mirenjohes Zotit qe me jep jeten dhe te gjitha gjerat e tjera.
Puna dhe fati ne cfare raportesh jane tek ju?
Flori: Puna eshte e rendesishme, ndersa fati eshte shume i rendesishem. Duhet te kesh vullnet, talent, por po nuk pate fat nuk ecen dot perpara.
Si e shikoni te ardhmen e West Side Family?
Ne nuk e mendojme qe te ndahemi por gjithcka mund te ndodhe.

29.06.03

AlbShkodra
20-12-2003, 04:13
Redon Makashi

Interviste per Albanian Network Group

Kur beme kete bisede me Redonin, ideja ishte qe cdo gje te ndahej neper rubrika te vecanta por ama kur po e degjoja perseri me pelqeu shume bashkbisedimi edhe vendosem qe ta paraqesim keshtu si nje bashbisedim te cilin une Joela edhe Redoni e beme ne nje lokal te Tiranes

Redoni : datelindja eshte 17 dhjetor 1970, kam kryer shkollen tetevjecare per pjano tek : " Deshmoret e lirise ‚?? pastaj‚?¶ Liceun Artistik e kam mbaruar ne vitin 1989 per klarinete, po per klarinete kam mbaruar edhe Institutin e Larte te Arteve, njekohesisht kam vazhduar edhe per pjano dhe kitarren e kam mesuar privatisht. Kurse per te kenduar mund te them se kam kenduar qe ne shkolle te mesme, madje qe ne shkolle tetevjecare qe ne klase te peste i bija pjanos edhe‚?¶

Ami- : Kur e ke bere krijimin e pare ?

Redoni :Krijimi im i pare ka qene ‚?¶ po flas per shoqerine e klases ‚?¶

Ami- Krijimin e pare tendin.

Redoni : Kam qene diku tek klasa e peste.

Ami- : Edhe cfare ishte ?

Redoni : Ka qene nje pasazh, jo kenge, ka qene nje dicka ne pjano me teper se sa kenge pastaj nga klasa e shtate ka qene ajo kenga e pare, kupton, ndjenjat e para e ke prasysh ?‚?¶ Kushtuar nje vajzes se klases

Ami- : Vertet ? wow ‚?¶

Redoni : Ngeli keshtu ajo, ngeli kenge ‚?¶ dmth qe vetem une e mbaj mend. S‚??ka dale me vone

Ami- : Nuk e ke perpunuar me vone ?

Redoni : Jo jo, ishte shume feminore. Pastaj ne 89‚??

Ami- : E ke ? e ruan ?

Redoni : Ku ? Ate ? jo s‚??e kam te inxhizuar ne kasete vetem e di keshtu vete.

Ami- : ha ha ha ha ha ha ‚?¶

Joela : ha ha ha ha ‚?¶

Joela : Do te ishte shume fantastike, gjeja me e bukur qe do te ishte.

Ami- : Vertet do te ishte shume e lezetshme. Degjo, po pate rast ta incizosh ‚?¶

Joela : vertet do ishte dicka fantastike.

Redoni : Jo jo s‚??e incizoj se nuk ka vlera ajo. Edhe pastaj ne klase te tete kam pasur nje shokun tim Genci Gjebrean qe kendonim me kitarre, ndonje kenge te bitell-save keshtu, po ishim akoma te painformuar mire. ka qene shume e veshtire ne ato kohe. Dihet qe me veshtiresi i degjonim ato radiot. Pastaj ne shkolle te mesme u njohem me Bledar Seikon, ne kllapa " Qepa ‚?? .

Ami- : E di, se e kam pasur qejf atehere, me kujtohet qe kalonte rruges atehere edhe bente melodi duke patur kitarren tek supi. E mban mend ?

Joela : ha ha ha ha ‚?¶

Redoni : Po po, pikerisht keshtu pa filluar shkollen e mesme e kam njohur, ne pushimet e veres pasi mbarova klasen e tete e kam njohur ne rruge, se e kam edhe ne lagje. Ishte ulur aty ne trotuar kishte mbledhur disa kalamaj duke i rene kitarres, edhe per moshen qe kishte ishte nje kitarrist shume i mire. Ndodhi qe u puqem ne nje klase ne lice edhe i thashe une : mos ke qene filani.

AlbShkodra
22-12-2003, 14:39
Telex

25 VJET NGA THEMELIMI I GRUPIT "TELEX" - SHPEND AHMETI, ANeTAR I GRUPIT "TELEX"

NUK JETOHET VETeM NGA FAMA

Ahmeti: "Telex-i ka qene ashtu sikurse ishte "Bjello dugme" te ata tjeret. Kemi mesuar shume prej tyre, vecmas une. Nga Bregovici kam marre nje "shkolle", e cila sot e kesaj dite me ndihmon gjate punes".

Ne nje kohe kur kenga kendohej per tu kenduar dhe kur kenga ishte shume me shume se kenga na ishte nje grup djelmoshash shkupjan te mbledhur nen emrin "TELEX" gjurmet e te cileve edhe sot e kesaj dite akoma s'jane shlyer. Ishin nje grup te rinjsh entuziaste, qe mesonin ne Gjimnazin "Zef Lush Marku" ne Shkup, te cilet shume shpejt do te pushtonin zemrat e te rinjve. Grupi perbehej nga Sejat Jakupi, solist dhe kompozitor, Enver Bunjaku bas kitare, Ismet Shahini kitare elektrike, Shpend Ahmeti daulle dhe Ylli Ismaili..Qe nga viti 1982 e ketej plotesisht mbreteronin ne rok muziken shqiptare qe atekohe mori hov si ne Kosove dhe gjetiu. Telex-at edituan vetem nje kasete ne produksion te RTP-se, kasete kjo e cila u prit mjaft mire dhe u shit ne mbi 18 mije kopje. "Telex" ishte i pranishem ne te gjitha top listat. Morren pjese ne te gjitha rok manifestimet , kishin turne te perbashketa me grupin sarajevas "Bjello Dugme". Melodite e tyre kudo kendoheshin me endje ‚?¶
Me 1982/83 ne valet e RTV te Prishtines u zgjodhen grupi i vitit. Me vititn 1984 fituan mikrofonin e arte. Pasuan koncerte te shumta ne Kosove, Maqedoni dhe me gjere.
Ne vitin 1985 u editua kaseta e pare ne produkcion te RTP e cila u shit ne mbi 18 mije kopje.
Kur pritej qe te renditeshin albumet tjera, ndodhi qe ky grup te "psuhonte". Anetaret e ishin shperndare ne boten e jashtme per te "luftuar" per ekzistence. Por duket se te gjithe shpresojne ne riaktivizimin e grupit. Se fundi jane duke pergatitur nje album te ri, te cilin po e punojne ne Keln te Gjermanise. Tani kane kaluar 25 vjet nga ajo kohe. Brezi i ri ndoshta di me pak per grupin "Telex", por brezi, qe tani ka kaluar moshen e rinise, e kujton me endje dhe ndjen keqardhje qe, ne kete kohe kur "rokerat" mbijne si kerpudha pas shiut, dhe kur toplistat mbushen me "kenge" sezonale, pak kush kujton se dikur ka ekzistuar nje grup i quajtur "Telex", se kenget e tyre, edhe sot e kesaj dite, nuk kane humbur freskine. Ndoshta dalja e albumit te ri serish do te riktheje bujshem kete grup, te cilet nuk dijne asnjehere qe te zhgenjejne publikun.

LOBI: Kush eshte Shpend Ahmeti alias ZOGU?
AHMETI: Ndonjehere edhe une pyes veten: kush jam?

LOBI: Pse Zogu? Ndonjehere te quajne mbreti?
AHMETI: Ha, ha‚?¶jo, jo‚?¶kete emer "artistik" e fitova prej z.Serafim Fankos, regjisor shkodran qe une e cmoj shume. Ai ne shaka e lexoi emrin tim mbrapsht dhe i doli Ahmed Shpendi ose Zogu e kjo me pelqeu, por megjithate Zogu s'do te thote asgje tjeter pervec se: "i lire si zogu".

LOBI: Le te kthehemi te fillimi i karrieres. Si filluat qe te merreni me muzike?
AHMETI: Karriera! Ueh! Karriere e madhe‚?¶si t'ia filloj‚?¶ e gjith kjo "semundje" rreth muzikes filloi ne shkollen fillore "Liria" ne Shkup. Aty nisa te mesoj mandolinen, por brenda nje jave me larguan nga orkestri se isha i "majte"dhe ua prishja renditjen. Pastaj kalova ne piano. Atehere isha i dashuruar ne nje soliste te korit te shkolles dhe duke dashur te tregohem "ma frajer" se gjithe shkupjanet ekzekutoja me kembe. Arsimtari i muzikes, Musa Piperku, u afrua dhe me fali nje potpuri shuplakash. Me kaq mbaroi karriera ime si pianist ‚?¶

LOBI: E pastaj?
AHMETI: Pastaj‚?¶ per "baksuz", gjate viteve 70-te, doli grupi "Bjello Dugme". Tek une, si gjimnazist, serisht u ndez pasioni per t'u marre me muzike‚?¶ me Sejatin krijuam nje grup, e pastaj nje tjeter. Nga deshira e madhe arrita qe me te vertete te mesohesha t'u bija daulleve. Kam ushtruar pak edhe ne kitare por disi, perhere, me pengonin telat, qe ishin shume afer njeri tjetrit dhe ishin shume, gjashte‚?¶ Dy kitara kam thyer ndersa te treten ia kam fale kusheririt tim.

LOBI: E Telex-at?
AHMETI: Eh Telexi! Pas shume peripecive arritem qe te regjistrojme nje kenge ne studion e RTV Shkupit te atehershem. Keshtu filloi gjithcka.

LOBI: Cili ka qene roli juaj ne "Telex"?
AHMETI: Kam qene udheheqesi i grupit. Perpilues i te gjitha teksteve. Me Seatin kemi bere aranzhmanet dhe kuptohet se kam qene strateg i punes se "Telexave". Te grupet tjera strategjia e punes atehere ishte dicka e panjohur.

LOBI: cka nenkuptoni me strategji?
AHMETI: Te dish qe ne kohe te duhur, te besh gjene e vertete. Me "Telex"-in dy vjet me rradhe kam pergatitur planin per te depertuar ne Kosove. E kam ditur se te tjeret do t'i zere gjumi. E kam ditur gjithashtu se edhe ne Shkup do te dyfishohej rejtingu i grupit. eshte zakon: me pare te te cmojne te tjeret, pastaj ata ne shtepi.

LOBI: ‚?¶Dhe suksesi nuk mungoi?
AHMETI: Po shihni, ne ishim te pergatitur ne cdo aspekt. Kishim kenge me standarde te larta. Kishim solistin i cili, me cilesite qe posedonte, deshmoi se ishte nder me te miret edhe ne Ex-YU-ne e atehershme. Kete e kane thene edhe te tjeret dhe jo vetem une. Vete emri "Telex" ishte i shkurte, per ne shqiptaret jo i zakonshem, kishim imixh, te rinj 21 vjecar dhe dallonim nga te tjeret.

LOBI: Kush u kishte ndihmuar me shume?
AHMETI: Kontaktet e para i kishim me Liljana cavollin dhe Mehdi Bajrin, pastaj perkrahja na erdhi nga te gjitha anet, vecmas nga programi i dyte i radios‚?¶ Mos t'i harroj edhe adhuruesit e "Telex"it, te cilet asnjehere nuk na kthyen shpinen.

LOBI: Telexi dhe Bjello Dugme‚?¶
AHMETI: Ka qene e pashmangshme. "Telex"-i ka qene ashtu sikurse ishte "Bjello dugme" te ata tjeret. Kemi mesuar shume prej tyre, vecmas une. Nga Bregovici kam marre nje "shkolle", e cila sot e kesaj dite me ndihmon gjate punes.

LOBI: Pse pushuan Telex-at?
AHMETI: Pse... po vitin 1987 une dhe Seati ishim ne sherbim ushtarak ne APJ-ne e atehershme. Kur u kthyem ishim te detyruar te luftonim per ekzistence. Shihni nuk jetohet vetem nga popullariteti‚?¶

LOBI: Ku jane sot "telex"-at?
AHMETI: Seat Jakupi eshte ne Gjermani ku jeton dhe punon, eshte i martuar dhe ka dy vajza. Enver Bunjaku punon ne NEUSCHATEL te Zvicres, Ismet Shahini punon ne Shkup ne studion e tij private "Roma Recording", ndersa une punoj si astistent ne departamentin per zhvillimin e mediave ne Maqedoni, prane OSBE-se ne Shkup.

LOBI: Cilet jane planet per te ardhmen?
AHMETI: Se pari, desha qe t'Ju deshiroj pune te mbare te gjitheve ne redaksine tuaj. Kemi pasur dhe kemi nevoje per nje reviste te tille...

Nga "Telex"- tani kemi mbetur vetem dy: une dhe Seati. Jemi duke realizuar nje album, i cili sigurisht do te del kah pranvera e vitit 2004. Dy kenge te ketij albumi i kemi incizuar per te perkujtuar 25 vjetorin e ekzistimit te grupit.

''LOBI''

AlbShkodra
28-12-2003, 06:21
Alfred Kacinari

INTERVISTE ME KOMPOZITORIN ALFRED KAcINARI

Biografia
Alfred Kacinari ka lindur ne Tirane ne vitin 1959. Ka mbaruar gjimnazin e pergjithshem "Qemal Stafa" Fillimet dhe konaktet e tij te para me muziken jane ne Pallatin e Pionereve ku hyn qe i vogel per firzamonike. Me vone merret me levizjet amatore, neper aktivitete e koncerte te ndryshme qe organizoheshin ne pallatin e kultures. Levizja e tij me muziken, kthimi drejt Akademise se Arteve percaktohet nga nje takim me professor Cesk Zadene i cili e pergatiti per nje vit. Ishte ai qe mendoi qe Kacinari te studionte per Kompozicion. Keshtu futet ne konkurs dhe per kater vjet ploteson studimet aty. Dy vjet pasi mbaron studimet shkon ne Kukes ku punon per trupat artistike te ushtrise. Ne vitin 1986 kthehet nga Kukesi. Ne vitin 1992 punon nje vit ne Itali dhe qe prej Nentorit te vitit 1992 punon ne RTSH, me konkretisht ne Radio Tirana, ne Departamentin e Krijimtarise Muzikore. Ky ka qene dhe stacioni I fundit prej ku nuk ka levizur prej 11 vitesh.


Do te vish ne Tirane!" Kjo ishte fraza qe beri te gezohen dhjetra te rinj nga te gjithe rrethet e vendit e shqiptuar nga "gjykatesi" i Etheve, Alfred Kacinari. Nuk ishte dhe aq i frikshem sa dukej por sic thote edhe vete ai, detyra ndonjehere te ben te tregohesh i tille. Me synimin per te perkrahur te rinjte qe enderrojne t'i futen rruges se muzikes ai do te jete sersish ne jurine e spektaklit "Ethet e se premtes mbrema" qe ne Janar shenon edicionin e dyte te tij. Kete vit Kacinari nuk i ndjeu "ethet" e konkurimit. Kompozitori i mirenjohur mori vetem detyren e Drejtuesit Artistik dhe nuk paraqiti ndonje kenge ne Festivalin e fundvitit. Dashuria per muziken eshte ushqyer edhe tek dy femijet, Ana e Gjergji qe se bashku me bashkeshorten e tij perbejne nje kuartet muzikantesh. Si kompozitor i mirfillte dhe me shume bashkepunime, ai vlereson bashkepunimin me kengetaren kosovare Adelina Thaci te cilen e vlereson per kulturen muzikore si per zerin e vecante. Ndersa persa i perket rrymave te reja muzikore ai vecon insistimin dhe tendencen e grupit "West side Family". Por cila ka qene e vecanta e aktivitetit me te rendesishem muzikor te vitit? Pse nuk u prezantuat me ndonje kenge ne kete Festival? Une personalisht nuk pata asnje kenge ne konkurim. Me ishte ngarkuar detyra e Drejtuesit Artistik dhe nuk konkurova sepse jane bere tema disi te diskutueshme. Ndoshta ne nje kuptim eshte normale qe, ose do te merresh me konkurimin ose do te konkurosh, keshtu qe as nuk kompozova dhe as nuk kam orkestrova fare, per te kryer detyren qe me eshte ngarkuar nga RTSH. Kishte ndonje te vecante festivali kete vit? Ishin elementet jokonkurues. Persa i perket festiovalit, qellimit per te cilin behet, mendohj se kete vit, ajo c'ka ishte e vecante, specifike ishte fluksi shume i madh i kengetareve te rinj. Nje numer prej tyre ishte prej "Etheve" te vjetshme, Anjeza, Klajdi, Arbri, Rosela te cilet mendojne qe per dy-tre vjet do te zoterojne ne skenat tona. Ju jeni kompozitor prej vitesh. Sa kenge ju jane bere deri tani? Nuk eshte se kam ndonje krijimtari te madhe ne numer. Mund te them se kam patur nje lloj aksesi ne te gjithe veprimtarite kryesore qe kane qene ne qender te vemendjes. Pergjithesisht jam perpjekur te zgjedh kengetare te mire dhe ndoshta eshte krijimtaria ajo qe ka rene ne sy me shume sesa volumi. Pastaj ne lidhje me cilesine e kenges secili perpiqet te jape me te miren dhe te jete sa me origjinal, sepse ne eshte detyra e krijuesit pastaj realizimi mbetet gjithnje i diskutueshem. c'mendim keni per rrymat e reja qe futen cdo vit ne festival? Ne nje kuptim eshte me mire qe te zhvillohen edhe ketu tek ne si ne te gjithe vendet e tjera qe kane nje zhvillim normal muzikor, por sigurisht ato ketu paraqiten me zhvillimet e tyre me fragmentale dhe ndoshta jo te realizuara cilesisht si ne vendet e tjera si ne vendet e tjera qe kane zhvillime aq te vrullshme. Por nga ana tjeter eshte edhe normale sepse ne jemi nje vend jo shume i zhvilluar muzikalisht, kjo lidhet edhe sepse zhvillimi i artit dhe i muzikes eshte nje zhvillim i cili sigurisht lidhet dhe me standartet ekonomike. Arti eshte nje aktivitet luksoz qe kerkon kushte shume te mira per t'u zhvilluar dhe ne kete kuptim nuk eshte ai qe paraprin, nuk paraprin zhvillime te tjera, ne rradhe te pare zhvillime ekonomike, civilizim, zhvillime kulturore dhe me pas kjo do te reflektohet edhe ne art nese flasim per levizje relative masive. Ndersa ne krijimet e individeve ngelen gjithmone raste te vecanta. Ka disa grupe qe po bejne zhvillime serioze. Do te permendja insistimin dhe tendencen e tyre, te grupit West side Family qe jane bere shume te njohur, jane zhvillime te cilave duhet t'i hapet rruge. Cili bashkepunim ju ka lene mbresa me te mira? Une kam patur bashkepunime me mjaft nga kengetaret tona me te mira. Kam patur bashkepunime qe zgjaten vite me rradhe, me Rovena Dilon, Irma Libohoven, Alma Bektashin. Vitet e fundit kam patur disa bashkepunime rresht me Adelina Thacin te cilat jane vleresuar mjaft ne aktivitetet qe jane bere ne festivale ne Prishtine, ku une jam vleresuar me shume cmime. eshte nje kengetare jo shume e njohur ketu, por sipas mendimit tim eshte nje nga kengetaret me cilesore ketu ne Shqiperi. Bashkepunimet ne pergjithesi me kane rezultuar pozitive por ka edhe bashkepunime te tjera te cilet nuk jane te rendesishme per t'i permendur sepse puna jone, pra puna e nje profesionisti eshte e perditshme dhe jo gjithmone mund te arrihen rezultate qe njeriu ia vlen per t'i permendur. Une si bashkepunim me te mire le te themi me fin, me elegant do te vecoja bashkepunimin me Adelina Thacin, nje kengetare jo vetem me intuite, sepse ajo studion ne Akademine e Arteve per Kanto por edhe me nje edukate muzikore shume te vecante dhe te spikatur. Ka nje ngjyre zeri te vecante. "Ethet e se premtes mbrema" do te perseriten. Do te jeni serish kryetar i komisionit? Po, "Ethet e se premtes mbrema" do te perseriten ne Janar, menjehere pas festivalit. Une do te jem, sipermarresit e ketij aktiviteti me kane rekrutuar serish, por nuk e di ne do jem ne krye apo jo. Tek "Ethet" dukeshit disi nevrik. Si jeni si natyre e qete apo nervoze? Perpiqem te jem i llogjikshem, i arsyeshem. Por tek "Ethet" kishte dicka, sepse ishe perballe amatoreve te mirfillte, te paster dhe krijohej nje marredhenie specifike pasi nje pjese ishin krejt te papergatitur, nje pjese vinin edhe thjesht per te hequr kuriozitetin. Vendimi ishte i detyrueshem te ishte i prere, pasi vinin nje mase e madhe. Dicka rreth familjes tuaj? Jam i martuar, kam dy femije. Nje vajze, Anen qe eshte ne vit te dytte tek "Liceu Artistik" per piano, kam nje djale, Gjergjin qe eshte ne klase te trete fillore dhe ai per piano. Ime shoqe eshte mesuese ne Liceun Artistik, ka mbaruar akademi, dhe ajo per muzike. Nuk eshte per t'u patur zili qe jemi familje muzikantesh pasi ne shtepi shpesh here behet nje beteje mes tingujsh, T'i futesh muzikes eshte nje rruge relativisht e veshtire dhe sigurisht nuk eshte me e mira. Shpesh here kur me pyet dikush per femijet e tij, nuk ja rrekomandoj sepse eshte nje rruge shume e gjate, vite te tera, 15 vjet e me shume , e lodhshme, Mirepo nga ana tjeter mendoj qe sikur gjithe shqiptaret te studionin muzike do te ishte shume mire, do te ishin me te bute, me te qete. Do te thoja qe nje muzikant ka nje favor shume te madh pasi ndjen sensibilitetin qe jo te gjithe mund t'a njohin, qe te edukohen nepermjet mesimit te artit.

(www.reportazh.com)

AlbShkodra
08-01-2004, 03:51
Bleona Qerreti

KENGETARJA PUBLIKON ALBUMIN E RI

Bleona Qerreti: Nuk dine as me ma lyp

E sapokthyer nga Zvicra, ku ka dhene nje seri koncertesh per Vitin e Ri, kengetarja Bleona Qerreti eshte ne pritje te reagimit te publikut per albumin e saj te ri "Ti nuk di as me ma lyp". Si gjithnje provokuese, edhe kete here ajo nuk ka tentuar te ndryshoje.

Titulli i albumit tuaj te ri eshte teper provokues‚?¶
Titulli eshte ne vazhdim te stilit tim. S'kam asgje personale me ndonje njeri ne vecanti. eshte thjesht nje loje qe une kam bere me titullin, gje qe e kam praktikuar edhe ne albumet e mija te meparshme. Ka qene nje bisede e zakonshme qe une kam bere me autorin e teksteve te kengeve, Agim Docin, i cili menjehere hodhi idene, pastaj radhiti vargjet ne tavoline, aty ku ishim ulur. Mua me pelqeu dhe kjo u be realitet pas disa rishikimeve perfundimtare qe i beme tekstit.
Mos ndoshta kjo lidhet me ate qe ju keni thene para disa kohesh, qe do te zbuloni te gjithe emrat e atyre qe u kane ngacmuar?
Jo nuk ka lidhje aspak. Nuk besoj se nje artist duhet te luaje me keto gjera. eshte viti i dhjete i karrieres sime si kengetare dhe nuk besoj se zbulimi i gjerave te mija personale neper kenge do te kishte ndonje peshe te madhe. Mendoj se te tjera gjera me vlere do te zinin mire vend ne to. Por kam pershtypjen se eshte bere nje interpretim jo i mire i fjaleve te mija. Nuk besoj se jam shprehur ne ndonje vend ashtu.
Sa kenge permban albumi i ri?
Albumi permban njembedhjete kenge. Nga keto dy jane te kompozitorit Adrian Hila, dy te Virusit, kater te Ilir Beranit, nje e Xhevdet Gashit e te tjerat qe nuk i mbaj mend per momentin.
Cila eshte e vecanta e tyre?
Duhet te them se publiku do te ndieje jo pak ndryshim kur t'i degjoje kenget e ketij albumi. Do te vene re se mungojne kenget tekno. Nuk mungon kenga me ritem, por jo deri ne tekno. Jane pak me te kapshme per veshin e publikut. Variojne me shume drejt tingujve te muzikes pop.
Me cfare autoresh te tjere keni bashkepunuar?
Sic e thashe edhe me lart, Agim Doci eshte njeri nga autoret e teksteve. Autori tjeter me te cilin kam bashkepunuar eshte Jorgo Papingji. Dua te permend ketu kompozitorin tim te preferuar Edmond Zhulali. Fatkeqesisht kete here nuk pata mundesine te beshkepunoj dhe arsyeja ishte mungesa ime, mosqenia per nje kohe te gjate brenda vendit. Megjithate, ai mbetet jo vetem me i miri per mua, por dhe ai qe njeh me mire zerin dhe muziken qe me pershtatet. Me eshte dashur rreth nje vit pune per realizimin e albumit. Madje, nisur nga arsyet qe permenda me lart, albumin e kam realizuar ne Shkup.

(Gazeta Shqiptare)

AlbShkodra
09-01-2004, 03:50
Mihrije Brahja

Mihrije Brahja Me pelqen te luaj me ngjyrat e flokeve

Me pak kilogram te shtuar kengetarja Mihrije Braha duket edhe me e hijshme. Me nje krijimtari muzikore gati njezetvjecare, me shume albume muzikore koncerte e festivale, Mihrije Braha, mbetet edhe sot po ajo, e dashur, e afert, aktive dhe perhere e shpenguar nga cdo kompleks.
Momentalisht po pergatit albumin e ri muzikor dhe sapo ka ardhur nga disa koncertete ne diaspore.
Mihrija eshte nje kengetare qe i kushton rendesine e vet look-ut, modes dhe paraqitjes skenike. Edhe fotot e saj jane ne kete vazhde, sepse perhere deshiron te duket ndryshe nga te tjerat.

Grimi: Grimin e perdori me shume kujdes dhe me nje zgjedhje shume te sakte sepse ka shume rendesi firma dhe forma por edhe momenti. Gjate dites perdori nuanca me te lehta qe te dukem sa me natyrale kurse ne rastet kur kam spektakle apo paraqitje te tjera i kushtoj nje kujdes me te vecante sepse ketu kam parasysh veshjen dmth ngjyrat apo paraqitjen komplete vizuale. Prej firmave te njohura perdor kremat e Hormetes, Lancome, L'Oreal, Cristian Diore etj. dhe nga ngjyrat e flokeve perdor Elea Tuko Trade. Jam bere bionde sepse me pelqen te luaj me ngjyrat e flokeve

Parfumet: Mund t'iu them se jam e pasionuar pas parfumeve dhe me se tepermi perdori Gucci Rush, Elizabet Tejlor etj.

Veshja: Sa per veshjen mund te them se nuk eksperimentoj por strikt vishem ne skene me nje kuptim dhe permbajtje komplete duke pas parasysh kengen, moden etj. Shpesh vishem me kreacione te blera jashte vendit dhe ekstravagante. Gjithashtu vesh edhe dizajnime nga autore te vendit dhe koheve te fundit me dizajnet me te reja te Kujtim Berishes nga Gjakova.

cantat dhe kepucet: cantat dhe kepucet i blej sipas sezonit, gjithsesi me nje kujdes dhe pasion te vecante, sidomos ne pranvere dhe ne vere. Ne jeten e perditshme perndryshe mbathi ato kepuce me te cilat ndjehem me komode.

Aksesoret: Kam shume deshire qe t'i blej dhe kam koleksion te madh te tyre dhe nga te gjitha vendet ku kam shkuar por shume pak i perdori dhe fare pak jane kombinim me veshjen time. Megjithate, ndonjehere sipas nevojes se kombinimit per nje moment skenik apo dicka tjeter, aksesoret nganjehere i ve dhe i kombinoj me pamjen time vizive.

Moda: Kam marre pjese ne shume koncerte jashte Kosoves por edhe brenda dhe gjithehere interesohem per moden e fundit dhe gjithmone vishem kushtimisht sipas saj. Ndonjehere edhe mundohem qe te plotesoj edhe nga fusha kreative e imja apo edhe e kreatoreve te mi.

Aerobia: Deri me sot mund te them se pak kohe me ka mbetur per te u marr me aerobi te cilen e vleresoj si shume te nevojshem. Megjithate, nje gjimnastike te lehte e bej edhe neper hotele edhe ne shtepi me nje kujdes qe vija e trupit te mos me devijoje.

Dhuratat: Dhuratat i kam per shpirt dhe i cmoj, kam deshire qe te me befasojne por edhe t'i befasoj miqte dhe njerezit e mi. Me deshire jap dhe pranoj shume dhurata.

cfare vlereson tek vetja: Tek vetja vleresoj sinqeritetin dhe shpitebardhesine si dhe gjendjen e pangarkuar shpirterore nga asnje lloj xhelozie.

cfare do te kishe ndryshuar tek vetvetja: Asgje.

Tirana: Tirana eshte qyteti i shpirtit tim dhe jam shume e lumtur qe Tirana perhere e me shume po shenderrohet ne nje metropol cfare e ka merituar. Pas Prishtines, me deshire do te jetoja ne Tirane.

(Spekter)

AlbShkodra
09-01-2004, 04:37
Evis Mula

Evis Mula: Do te kendoj ritmet latine te babait

Ne nje miksim stilesh dhe interpretimesh, nga nje festival te tjetri tregon emocionet e Kenges Magjike dhe zbulon sekretet e pjesemarrjes te Festivali i Fundvitit. "Aventurat" e 16-vjecares, te mirat dhe te keqijat e te qenit vajza e Osman Mules

E kemi pare gjithnje me nje sy tjeter, si nje vajze te vogel. Te brishte, te thyeshme. U rebelua paksa ne skenen e Rokokose. Dhe serish ndryshoi pamje ne spektaklin e Kenges Magjike. Dhe jo vetem paraqitjen skenike. Edhe tonalitetet e zerit, edhe potencialin e tij. Se fundi, Evis Mula do te ngjitet per here te pare ne shkallet e festivalit me te rendesishem te vitit, atij tradicionalit, Festivalit te Radio Televizionit Shqiptar. E fshehta e saj per kete ngjarje te muzikes do te jete nje stil i ri te kenduari, ai latin.

Nga njeri festival te tjetri
Ishte me e sigurt ne vetvete kesaj here, ndonese me nje kenge balade, qe kerkonte nje ritem me te ngadalte, nje emocion shume te madh. "Shume njerez nuk e kane besuar se ka qene zeri im. Disa me kane pyetur ne fakt, nese isha me te vertete une qe kendoja apo jo. Ne fakt, te gjithe neper aktivitete me kane pare me syrin, Evis Mula, nje vajze 15-vjecare dhe njerezit vazhdojne me ate parrullen e meparshme, por une nuk kam mbetur aq. Tani jam ne vitin e dyte te Liceut Artistik ne degen e Kantos. Mosha ndryshon, nuk mbetet konstante", thote me ciltersi. eshte vetem 16 vjece, por hapat e karrieres artistike i ka hedhur pak e nga pak. eshte pranuar nga komisioni i festivalit te fundvitit, por kenga do edhe nje dore te fundit qe te jete gati. Do te kendoje nen ritmet latine, dhe Evisin do ta shohim te veshur me ngjyrat e po atij stili, sidomos me ngjyren e kuqe shume te ndezur.
"Qe kur e kam degjuar me ka dhene pershtypjen e nje ngjyre te ndezur, vetem shpresoj qe ta mbaroj deri ne fund. Varet nga babi, nga frymezimi i tij. Kjo kenge eshte bere me shume shkelma nga pas. Kenga eshte latine, eshte me ritmike, per te kenaqur ata njerez qe me kane thene: "Evis te shkojne kenget ritmike". Dhe per mua eshte me e thjeshte te kendoj muziken ritmike, nuk e di pse, mbase e jap me teper veten aty. Muzika e lehte eshte gjithmone me e veshtire per t'u kenduar. Mbase edhe pse publiku e kupton me shpejt muziken ritmike. Ndersa te muzika klasike e gjej veten me shume dhe them se ne te ardhmen per ate do te vazhdoj. Por eshte shume me e veshtire, kerkon nje formim me te madh dhe me te gjere. Kenga e lehte eshte limonate, para muzikes klasike", pohon dhe nje buzeqeshje i ravijezohet ne tiparet e saj.
cmimi
Me nje cmim me teper simbolik, ajo ka dale nga skena e Kenges Magjike, por nuk eshte aspak e kenaqur nga vetja. "U gezova shume per cmimin e dhene nga Televizioni Kosovar. Me pelqeu si cmim, kur e mora vesh, u gezova, qe ne momentin qe kalova ne naten e trete, e dija qe kisha marre nje cmim. eshte pak a shume si nata e "Oscar-ve". Per mua nje cmim eshte gjithmone vleresim dhe kete une e kam ndier edhe vjet te Kenga Magjike, edhe sivjet. Por kesaj here vleresimet ishin me teper te inkuadruara krejtesisht ne muzike, ne menyren se si kendoja.Gjithmone une u jam pergjigjur njerezve qe zeri im, ashtu si edhe une, jane ne zhvillim dhe do te kem edhe me vone shume ndryshime. Per kete me behet qejfi. Zeri im ka qene pak i transformuar, ai doli me i plote ne strofe, ndersa ne refren me i holle. Kete vit une e kam ndier shume veshtiresine e te kenduarit, sepse ishte kenge me shume diapazon. Kam shkuar tre here ne studion e incizimit, sepse nuk dija si ta kendoja. Megjithate, do te kisha dashur qe kenga te kuptohej me shume ne skene, vdes qe publiku te me ktheje serish ne skene me duartrokitje. Une nuk e kam menduar asnjehere, se kenga ime eshte me e bukur se e te tjereve, sepse muzika eshte rryme dhe nuk i ve faj tjetrit kur mendon se rryma qe kendova une, qe ishte balade, mund te ishte me e bukur se rryma qe kendoi dikush tjeter".

Ekstravagante ne skene
E vute re te gjithe, apo jo? Ishte shume "e erret" ne skene dhe mjaft ekstravagante. "Isha ekstravagante, por shpresoj te mos kete qene me shume sec duhet. Per veshjen time me kane ndihmuar gjithnje dy persona te vecante te firma "Cons". Kesaj here duhej te ishte e zeza, per t'u pershtatur me natyren e kenges dhe gjendjen e saj shpirterore. Kenga fliste per nje vajze te zhgenjyer nga dashuria, te ciles i largohet i dashuri dhe ajo kerkon momentet e kaluara. Nuk eshte nje gjendje e kaluar prej meje, por e autorit te tekstit, qe eshte edhe vellai im, Soni. Gjendja shpirterore ishte e erret ne gri, por kishte edhe momente qe ajo shfaqej me nje shprese, me nje kurajo, qe thote se do te vije nje tjeter dite per mua. Te gjitha efektet e veshjes te jepnin edhe pershtypjen e gladiatorit, sepse brenda saj zhvillohet nje lufte e brendshme, nje mllef qe shpesh eshte e ngaterruar me dashurine. Dhe ne fund ajo thote "te dua, s'e di ku je tani, po te dua". Femra nje here dashuron ne jete, te pakten une me kete fryme jam rritur dhe kjo eshte ne nje fare menyre fabula e kenges rreth se ciles ishte konceptuar edhe veshja ime".

Interviste

Nuk kam qene asnjehere femija e shthurur e Rokokose

Evis Mula, apo vajza e Osman Mules?
"Gjithmone me kane pyetur per kete ceshtje. Te them te drejten, ne fillim me ka ndihmuar shume fakti qe kam qene vajza e Osmanit. Natyrisht, kam patur edhe pasoja nga emri i babit, sepse dihet qe ka edhe armiq, megjithese eshte shume te thuash armik. Arti ka shume egoizem, ka shume zili, lakmi, por une jam munduar t'i shmangem kesaj dhe te mos perfitoj me emrin e babit. Por mendoj se tashme ka ikur ajo kohe. Nuk besoj se ai qe me do ne art me pelqen sepse jam vajza e Osman Mules. Ne festivalin "Kenga Magjike" iu luta shume babit per te ma dhene kengen. Dhe ai, pas rregjistrimit ne studio me tha: "Une te jap shpirtin, jo kengen". Prej babit kam trasheguar pothuajse gjithcka. Me vese, te keqija, me te mira, talentin. Vetem se e mira qe kam une eshte se talenti im mund te kultivohet. Ne kohen e babit ishte ndryshe, gjithcka e kane nuhatur, ne kemi mundesi qe me talentin e tyre te kultivohemi dhe te mesojme. Te gjithe artistet jane pak rebele dhe une e kam trasheguar kete nga babi. Une gjithmone kam patur nje porosi prej tij, "Mos u dashuro asnjehere me kengen". Ai i qendron shume kritik kenges, eshte shume skeptik, deri ne momentin e shfaqjes se saj. Une kam qene krenare qe e kam kenduar kete kenge".
cfare ka ndryshuar prej Rokokose?
Ne te foluren e saj te ben pershtypje nje lloj interpretimi. Sa aktive eshte ne role dhe ne skene, aq e urte eshte ne jeten e perditshme. "Mbase me kane mbetur disa shprehi te vogla nga eksperienca e Rokokose. Kur i perdor njehere, te behen pjese e jetes se perditshme", vazhdon Evisi. Por te Rokokoja, njerezit qe e shihnin, mendonin: "Ua kjo keshtu eshte gjithandej!" "Por ishte thjesht nje rol, pak i veshtire per t'u kapur, por jo per ta interpretuar. Une nuk kam qene asnjehere ashtu sic kam qene te "Ekstaza". Ne jeten e perditshme jam me e bute. Sidomos mbas Rokokose u bera edhe nje cike e fiksuar, kisha frike se do te thoshin: "Ua Evisi, c'ben kjo ketu"? Ne momentin qe behesh i njohur, person publik, duhet te shmangesh shume gjera, edhe pse e kerkon vete. Kerkojme te jemi popullore, por pastaj duam te shmangemi. Mbase eshte edhe mentaliteti, jemi pak me komplekse ne. Kam vuajtur edhe ne Lice per te gjetur shoqeri, sidomos gjate vitit te pare. Te gjithe me merrnin per mendjemadhe. eshte muzika ajo qe te jep vlera te medha, te shnderron, te con ne nje tjeter planet dhe eshte muzika qe influencon shume te une".
Emocionet e Kenges Magjike‚?¶?
"Ky festival me la shume racionale, dija vetem qe festivali ishte ne nje date te caktuar dhe doja qe te mbaronte sa me shpejt, qe te clodhesha, sepse fillon tjetri. Kur mbarojne festivalet, ne fakt eshte momenti kur fillon jeton ato emocionet e kaluara, ato te vertetat. Por natyrisht, ne skene gjithmone kam shume emocione. Mbase nuk duken, sepse dal shume e sigurt ne skene, por duhet te pohoj se kam shume emocione. O Zot, me vjen sikur do te bie ne toke, mezi mbahem ne kembe, ndersa kur dal nga skena, me faqe te skuqura, mbarojne te gjitha".
Dicka me shume per te ardhmen‚?¶?
"Ku e shoh veten ne te ardhmen? E shoh tek ajo qe nuk ka egzistuar asnjehere ne Shqiperi dhe shpresoj ta sjell me vone kete fryme. Do te doja te sillja rrymen "Gerschein", simfonine amerikane ne opera dhe shpresoj qe me vone kjo te behet realitet. Edhe pse kjo eshte fryme e kaluar, ne Amerike ende krenohen me operetat e tyre, me muziken jazz, e cila ne fakt eshte muzika e zezakeve. Kam pasur disa biseda me profesor Zhani Cikon dhe me ka thene qe mund te behet kjo natyre e te kenduarit. Do te uroja qe neser ose pasneser, ta shihja veten tek nje shoe. Kjo eshte endrra e te gjithe artisteve, aty e kerkojne veten te gjithe artistet, nese i pyet. Gjithmone kam menduar edhe per te studiuar jashte, por duke pasur shembull vellain, them se emigracioni nuk eshte gjithmone ashtu sic shfaqet ne filma. Mbase do ta perballoja vetem mbas universitetit, ne momentin qe do te duhet te bej nje master. Une mendoj se eshte e domosdoshme nje eksperience e tille, sepse te jep pjekuri. Per momentin qendroj patriote, edhe kete e kam trasheguar nga babi".

''spekter''

AlbShkodra
14-01-2004, 16:36
Mariza Ikonomi:

Mariza Ikonomi: 2004‚?¶ dua te zhdukem

Nje dite pas Festivalit te RTSH-se, Mariza Ikonomi merr nje telefonate anonime, ku i kerkohet te mbylle gojen dhe te mos jape asnje koment ne media per cmimin; ajo tregon gjithcka ndodhi pas kuintave ne naten finale te festivalit, si u ndane cmimet para perfundimit te festivalit.

Ishte nje ftese gati ne "lutje" qe i ktheu mendjen kengetares Mariza Ikonomi per te qene serish pjesemarrese ne Festivalin e 42-te te Kenges ne RTSH. Ajo kish vendosur te mos i hynte me konkurimeve neper festivale, por kete here u josh nga premtimi se fituesja do te shkoje ne Festivalin Evropian. U pergatit totalisht, madje dhe kompozoi enkas per cmimin e pare. Ndersa erdhi prape zhgenjimi per Marizen qe bashke me shume arsye te tjera, e "detyruan" te linte skenen edhe pse kenga e saj u vleresua me cmimin e dyte. E bindur ajo thote se nuk do te jete neper festivale, derisa te rregullohen problemet e ndarjes se cmimeve. eshte shprehur ashper ne shtyp dhe reagimi ka qene nje telefonate anonime, nje dite fill pas festivalit. Mariza e ka njohur zerin, por nuk mund te thote te verteten. Nderkaq e ka garantuar anonimatin e telefonates se kenga eshte teresisht kompozim i saj dhe jo krijim i Adrian Hiles, sic e akuzonte zeri pas telefonit. Mariza Ikonomi tregon ekskluzivisht per "Spekter", procesin e ndarjes se parakohshem te cmimeve dhe arsyet e braktisjes se skenes.

Pse braktiset skenen kur u ndane cmimet?
Une nuk e braktisa skenen dhe me vjen keq qe eshte komentuar aq shume ky moment ne shtyp, madje eshte shkruar dhe pa me pyetur fare. Dua te jem e qarte per nje gje. Ne castin kur jane ndare cmimet nuk ndodhesha fare aty. U largova, sepse e kuptova qe nuk do te merrja cmimin e pare. Nga ana tjeter pretendoja, por dihet si behen vleresimet ketu, une s'kisha asnje mbeshtetje per te shpresuar.
Kjo do te thote se keni marre vesh cmimet perpara ndarjes?
Pak a shume‚?¶Madje kisha marre vesh edhe se kush do ta fitonte. Prandaj mendova se do te ishte me mire te ikja. eshte me mire te zhdukem, "kjo ka mbetur ne kete nate", e thote dhe vete kenga.
Sa kohe para ndarjes jane perfolur cmimet?
Nuk dua te flas per kete, por dukej shume qarte se kush do ta merrte cmimin e pare. Kaq mund te them. Gjithmone cmimet jane ndare me perpara.
Ju hyte ne festival me pretendimin absolut per cmimin e pare, apo e shtyre me shume nga premtimi i Festivalit Europian?
Nuk ushqeva ndonje iluzion te madh per cmimin e pare, por, sigurisht, edhe me tundonte shume premtimi i Festivalit Evropian. Ndersa mora nje vleresim si per festival. Kjo nuk do te thote se une nuk pretendoja, por duke ditur se si eshte bere nder vite me vendet e para te festivalit, isha e bindur se dhe kete here e njejta gje do te ndodhte me cmimin. Pastaj nga njera ane, bera mire qe s'e mora cmimin. Kete e them nga fakti se ne konkurim mungonin emrat "Big" te muzikes sone. Po te kishte marre cmimin Rovena Dilo ose kengetare te shquar te muzikes shqiptare, do ta kisha pranuar me mjaft urtesi cmimin e dyte. Por, aty u be nje bashkim i "Etheve te se premtes", saqe une u ndjeva dhe pak e zhgenjyer nga kjo ane.
Pjesemarrja e kengetareve te "Etheve‚?¶" u be shkak i zhgenjimit tend‚?¶?
Nuk kam asnje gje kunder ketyre kengetareve. Ato ne te ardhmen mund te behen kengetare shume te mira, por cdo gje e kam me organizatoret e festivalit qe sollen organizimin qe thashe me lart.
Ke rezerva per organizatoret?
Une kisha rezerva per cmimet qe u dhane ne festivale, sepse u dallua qarte se nuk vlereson juria, por organizatoret e festivalit. Ne pergjithesi kjo eshte bere.
Ishe pergatitur para festivalit psikologjikisht, shpirterisht per te marre cmimin e pare?
Ishte nje periudhe shume e shkurter gjate se ciles punova per kengen, por u lodha shume dhe duke qene se ishte nje krijim i imi, u perpoqa ne maksimum te beja dicka te bukur. Po ta kishte bere kengen ndonje kompozitor tjeter, s'do te isha merzitur, por duke qene se ishte krijimi im, me tekst te motres sime, nje bashkepunim familjar pak a shume, duke i shtuar gjithe kapacitetin tim, mendova se mund te arrija dicka. Por, nje gje ishte e qarte, publiku nuk e kuptoi kengen. Dhe kjo ishte pjese e zhgenjimit tim, ndoshta publiku yne eshte mesuar me ritme me gazmore, me popullore. Megjithate, nuk e shmang dot ate emocionin kur cdo gje mbaron se krijuari, ankthin se si do ta prese publiku muziken tende. Ndersa, vargjet e kenges qe perjetonin dilemat shekspiriane, ishin keqkuptuar duke e cilesuar kengen ne teresi si vajtimtare. Ajo nuk eshte e tille, eshte e kunderta, ajo eshte nje kenge plot shprese. Pertej personales, kenga perfaqeson faktikisht ate qe po ndodh tek ne dhe qe mbyllej me nje shprese te madhe. Teksti i permbahej mesazhit te se ardhmes. Kjo eshte e verteta, se njeriu ka batica dhe zbatica. Kete kisha shprehur dhe ne te njejten kohe e kam perjetuar dhe personalisht.
Pse ke zgjedhur ta krijosh vete kengen, nuk kishe besim tek kompozitoret e njohur?
Ndjehem me mire kur i bej kenget vete, sepse gjithmone kur me kane bere kenge te tjeret, ata qe me kane degjuar me kane thene: "Ke ze te bukur, por vuan per kenge". Ky ka qene opionioni i te gjitheve dhe kur kam filluar te kompozoj, kam vene re se publiku i ka pritur me mire kenget qe kam bere. Ashtu sic e njoh une veten, nuk me njeh asnje kompozitor. Kjo ishte dhe nje nga arsyet pse nuk pretendoja per cmim, sepse nuk kisha mbeshtetje, nuk kisha asnje kompozitor te njohur.
Si e more ftesen per ne festival?
Une nuk kisha nder mend te merrja pjese ne festival. Kisha vendosur qe nuk do te shkelja me neper festivale. Organizatoret e tij erdhen vete duke m'u lutur‚?¶ por ne fakt me thane ndryshe, me thane se "kishin shume nevoje qe une te merrja pjese". Ishte insistimi i tyre, nuk eshte se kisha ndonje deshire te madhe. Joshja per Festivalin Evropian vertet eshte dicka per Shqiperine. Per ne shqiptaret eshte mire, ne pergjithesi qe te perfaqesohemi, por nuk eshte ndonje gje e madhe.
U duk se festivali u mbajt ne kembe vetem nga te rinjte e "Etheve‚?¶", duket sikur keni rezerva per kete nivel konkurimi, pse?
Kam shume rezerva. Fakti qe u gjenda mes dy kengetareve qe vinin nga ai spektakel, ishte dhe nje minus per festivalin, pasi dukej qarte mungesa e emrave te muzikes. Ne kete festival nuk moren pjese shume emra te njohur, per te cilet une kam shume simpati, si Alma Bektashi, Eranda dhe Irma Libohova etj., kishte shume mangesira dhe meqe u lancua qe ne fillim se ai qe do te fitonte do te shkonte ne Festivalin Evropian, nuk pashe ndonje lloj interesimi nga kengetaret e njohur. Jo se ata nuk jane te interesuar te marrin pjese, por e dijne se cfare lojerash behen. Ata nje here e nje kohe kane qene viktima te kesaj loje, ne te cilen rashe une. Mua me erdhi keq vertete per kete. Nuk eshte e thene, per mendimin tim, qe fituesi i Festivalit te RTSH-se te shkoje ne ate Evropian, duhet gjetur nje menyre tjeter, sepse ka shume kengetare te mire ketu qe mund te shkojne.
Ke deklaruar se nuk do te marresh me pjese ne Festivalin e RTSH-se, pse?
Une kam thene se nuk do te marr me pjese derisa te gjendet nje rrugezgjidhje per cmimet. Kjo nuk dihet se kur mund te gjendet ne Shqiperi. Ose organizimet e festivalit, te marrim per shembull fonine, e cila kishte shume probleme, saqe shume kengetare nuk e degjonin veten mire. Atehere si mund te behet nje festival qe kendohet live, kur nuk jane marre masat e duhura.

Mariza: Me kercenuan ne telefon‚?¶e njoha zerin

Komentet tuaja per zhgenjimin e cmimit kane qene mjaft te ashpra. Keni pritur reagime?
Po, ka pasur reagime. Nje dite pas festivalit mora nje telefonate misterioze. Ishte mengjes heret kur dikush me thote: "Degjo ketu ‚?¶", ishte ze i ashper, por m'u duk i njohur. Une i thashe qe te me prezantohej se kush ishte. Por, ai me kercenoi duke me thene qe une te mos prononcohesha me neper gazeta per punen e cmimit, si dhe per pune teksti me tha: "Mos u merr me tekstet e gocerinave". Gjeja qe me shqetesoi me shume ishte fakti qe me tha nga telefoni: "Une jam shume i sigurt se ajo kenga qe ke bere nuk eshte e jotja, por ia ke marre Adrian Hiles", dhe e mbylli telefonin pa treguar emrin. Une u tregova shume e qete ne ato momente, duke qene se isha dhe ne gjume. Iu pergjigja duke e siguruar se kenga ishte e imja, i thashe se mund te bente cfare te donte, madje do te me bente nje nder shume te madh nese me nxirrte neper gazeta, sepse si per mire dhe per keq gazetat do te flasin per mua.

Ku do t'i kaloje festat e fundvitit Mariza?

Ku ishit per Krishtlindje dhe vitin e ri ku do ta kaloni?
Nuk u largova nga shtepia, sepse cdo vit i kam festuar keshtu dhe ia kam kaluar shume mire. Kurse Vitin e Ri nuk e kam festuar asnjehere ne shtepi, sepse kam qene ne pune. Kete vit jam e ftuar ne nje shfaqje me KFOR-in dhe besoj se edhe aty do t'ja kaloj mjaft mire.
cfare dhurate prisni per Vitin e Ri?
Vjet me erdhi nje shtepi e madhe e Zotit. Une, ne fakt, prisja ndonje gje tjeter me femerore, ndonje bizhuteri. Megjithate, edhe ajo dhurate me pelqeu shume, duke qene se edhe besoj tek Zoti. Ne te vertete nga viti 2004 kerkoj vetem qetesi dhe te mos kem me zhgenjime.
Ju jeni besimtare e krishtere, a luteni dhe sa besoni ne fe?
Une gjithmone lutem. cdo darke e kam te nevojshme te lutem dhe kjo eshte ajo qe me mban ne forme, me ben te jem optimiste dhe te mos merzitem. eshte riperteritje e shpirtit. Por, nuk e shmang dot momentin kur vjen i hidhur. Dhe kaq shume zhgenjime nuk duhen. eshte shume e thjeshte te fitosh gjithmone, por disfatat mua me kane mesuar.

(Nga Violeta Murati ''Spekter'')

AlbShkodra
14-01-2004, 17:13
Erjon Zaloshnja dhe Eneda Tarifa

Erjon Zaloshnja dhe Eneda Tarifa- si lindi bashkepunimi i tyre ne muzike dhe ne jete, rikthimi ne skenen e Festivalit te 42-te te Kenges ne RTSH dhe pergatitjet per albumin e pare te kengetares‚?¶

Jetojne momentet e rikthimit te tyre. Krejt ndryshe, te dy bashke, nga pak te kursyer, shume te matur‚?¶eshte dashuri artistesh kur nuk flitet tjeter vec per ato bulza te lirizmit ne muzike.
Kompozitori Erjon Zaloshnja dhe kengetarja Eneda Tarifa erdhen, pas tre vjetesh mungese ne skenen e Festivalit te 42-te te Kenges ne RTSH. Por kjo i perket vetem hyrjes per Eneden dhe per Erjonin do te thote plane sqimetare per te dy pjesetaret e skuadres, sic ju pelqen ta quajne bashkepunimin me njeri-tjetrin. Kane kohe qe mendojne per nje album qe do te jete gati ne muajt e pare te vitit 2004. Realisht kjo eshte edhe sfida e dy artisteve qe kane gjetur gjene e rralle te muzes tek njeri-tjetri. Qe te dy nuk pyesin per kohen dhe lindja e cdo kenge ka historine e saj te vecante. Ashtu jetojne ne nyje te muzikes per te qene ndryshues te vetvetes dhe me mjaft pretendime, deri ne fanatizem per origjinalitetin e muzikes. Kerkojne, kthehen mbrapsht, zevendesojne ditet e netet vetem per kete arsye. "Mund te quhet, qe pervec nje rikthim pas dy-tre vjet pa kenge te reja, edhe si nje hapje sipari per Eneden dhe per mua ne lidhje me Eneden, per te shtuar krijimtarine. Pra kemi dashur te bejme nje album, por duke qene se sot jeta eshte shume dinamike nuk te lejon qe te besh performancen me te larte ne kohen me te shkurter dhe te kapesh ate qe do realisht, te kesh gjetje te reja, te kesh tingull te ri, si te thuash nje gje te re ne muzike", - shprehet Erjoni.

Rikthimi
Gjate ketyre koheve, edhe pse duket sikur i jane larguar paksa jetes artistike, ne fakt, nuk kane mbetur ne hije. "Vete nuk deshem te benim dicka, sepse une kam pasur preokupime te tjera, qe me merrnin te gjithe kohen", - thote Erjoni. Sa per Eneden qetesia ishte e domosdoshme per te rinisur. "Pas tre vjetesh e shoh veten edhe me ne forme se c'kam qene, me me force e siguri per te vazhduar ate qe e kisha lene pak mbas dore. Dhe ne te njejten kohe jo e sigurt, sepse gjerat kane ndryshuar. Per mua festivali ishte nje e mire, me solli nje kenge te re", - shprehet Eneda. Ndersa, heshtja e saj nuk kish te bente me fjalen "pushim", sepse ajo ka qene e angazhuar gjate ketyre tre vjeteve me nje grup instrumentistesh, me te cilet ka marre pjese ne mjaft turne, brenda dhe jashte vendit. Eneda thote se kjo kohe ka qene nje eksperience e mjaftueshme per ate, gje qe i ka dhene perfeksionim ne te kenduar.

Si u njohen ata te dy?
Per Erjonin nuk ka shume rendesi ky fakt. "Ne njihemi si krijues nga publiku dhe pervecse kuriozitet, kjo s'besoj se mund te kete vlere. Nese jemi te dashur, te fejuar apo te martuar, kjo nuk i ngjall kenaqesi kurrkujt, muzika, pra, qe ne i japim publikut, ajo ane e jona qe funksionon per ta, eshte realisht per ta. Ne kete menyre ne mundohemi qe ta kenaqim publikun", - mendon Erjoni, i cili ka rreth 10 vjet qe merret me muzike. Kompozimet e para i ka bere per Eneden, moment ky qe daton ne vitin 1997, me pjesemarrjen ne festivale, ne koncertet e pranveres, aktivitete jashte Shqiperise, ku ne fakt sic shpjegon, ka pasur kenge qe edhe pse nuk jane vleresuar ketu me ndonje trofe, atje kane fituar cmim, madje edhe cmim te pare. "E rendesishme eshte qe ne jemi nje skuader ne kuptimin e plote te fjales dhe te qendruarit prane njeri-tjetrit, ne kuptimin e punes sime dhe te Erjonit, te cilat sjellin edhe frymen e grupit, kjo na ben te jemi ne nje kohe bashke", - sqaron Eneda.

Duke krijuar me zerin e Enedes
Motivin e kenges e degjon ne koke me nje ze femeror. Erjonit, instiktivisht i eshte ngulur mendja vetem zeri i Enedes. Nuk del dot jashte ketij "kurthi" kompozitori i ri. "Duke qene se kam rreth 6 vjet qe bej kenge vetem per Eneden, une e degjoj tingullin ne koke, me nje ze femeror qe eshte ne rastin tone zeri i Enedes. Pra ne kete menyre, duke krijuar nje shqise te trete, kam arritur t'i pershtatem shume mire zerit te saj, qe ne kompozim e deri ne orkestrim". eshte ai bulzi lirik, qe i lidh aq fort keta dy te rinj. Ajo zerin dhe ai i shkon pas me tingullin. Erjoni shprehet se tani per tani do t'i kushtohet vetem zerit te Enedes. "Ndjehem mire ne kete dyshe. Nuk e kam menduar ndryshimin. Megjithate, mund te ishte nje ze i ngjirur mashkulli, sepse si natyre edhe une jam pak sanguin, jam pak dinamik, rroku me ka terhequr dhe me ka pelqyer gjate gjithe rinise dhe tani", - shprehet Erjoni. Per Eneden kjo eshte dicka me e thjeshte, sepse ajo ka hequr ate pjese te misterit qe ze kengetaret, teksa jane ne kerkim te kompozitorit. "Nuk jam ndjere e kufizuar ne zgjedhje, me ka pelqyer Erjoni, per vete shijen e mire qe ka ne te kompozuar. Konkretisht nuk kam ndonje preference tjeter kompozitoresh. Shikoj kengen, nese me pershtatet pastaj vendos", - shprehet Eneda. Realisht ata kane nisur bashkepunimin pa qene te njohur ne publik, ndersa tani e pohojne se jane rritur muzikalisht te dy, ne menyre paralele. Se bashku thone se tentojne vetem te rejat, "gjykimin" per jeten e gjate te krijimit te tyre ata ia lene publikut. "Se kush arrin te beje gjera te reja, kete e vendos jetegjatesia e produktit, kenaqesia qe i le publikut, sa te mbajne ata mend dhe sa e pelqejne kengen tende. Une mendoj se ne po krijojme nje rryme ose nje stilizim te muzikes shqiptare dhe kjo nuk ka ngelur nje tentative qe e kam ne mendje dhe po perpiqem ta bej, kjo gje eshte realizuar", - shprehet Erjoni. Kjo mbetet reale, sepse Eneda ka marre cmime brenda dhe jashte vendit dhe muzika e tyre eshte mjaft e vleresuar. Kjo eshte fama e emrit te kengetares, ndersa per kompozitorin muzika mbetet ajo menyre e shenjte, qe nuk i lind rastesisht pa ngopje inspiruese. "Une jam lindur dhe rritur me perralle, legjenda mbi heroizmat e shqiptareve, virtytet e tyre, te cilat ne nje fare menyre kane frymezuar muziken popullore shqiptare, e cila i kendon erotikes, dashurise dhe trimerise, megjithese ka edhe tema te ndermjetme", - shprehet Erjoni.


Kur lindin frymezimet‚?¶
I ka ndodhur qe mengjezi te kthehet ne nje simbolike muzikore. Pothuaj te gjitha kenget ne ato ore i kane lindur. Frymezimi i perkon me zgjimin atehere kur truri eshte i fresket dhe trupi eshte i mpire. "Mendja ne kete ore eshte diku gjetke, te punet qe duhet te bej gjate dites dhe kjo faze perkon me zgjimin tim, atehere kur lindin edhe ato momentet. Nese une gjej pese minuta qe te kap kitaren me dore, jam i bindur qe do te lindi nje motiv, i cili jo ne te gjitha rastet mund te kthehet ne nje kenge te mire, por ne shume raste ka rezultuar keshtu", - eshte ky instikti i krijuesit. Kjo perben freskine e kenges per Erjonin. Ndersa nata, kur shpesh ka provuar te kompozoje, i sjell melankoline qe reflektohet edhe ne kenge, dhe kjo ka te beje me lodhjen e dites e mbingarkesen e trurit. Ata te dy qeshin kur e kujtojne, sepse nje frymezim i tille u ka dhene dhe cmimin e trete ne "Kengen Magjike", nje kenge kjo mjaft e suksesshme dhe e pelqyer nga publiku. Pervec ketij rasti, te gjitha kenget e tyre kane historine e perbashket, nje te vertete te vecante; kenget qe Erjoni ka kompozuar per Eneden, pervec ndonjeres, jane bere brenda nje dite, eshte filluar ne mengjes dhe ka mbaruar ne darke. "Per mua do te thote nje force e madhe, qe te vjen ne momentin e fundit, atehere kur duhet te japesh patjeter dhe ndoshta e ben me nje vrull me te madh, se sa kur e ke kengen me perpara", - shprehet Eneda. Sa per tekstet e kenges ato jane alla Gabriel Garcia Markez, realizem magjik qe Erjoni perpiqet t'i pershtate serish me natyren e Enedes.

Albumi, sfida e 2004
Kane muaj qe te dy bashke po mendojne te hedhin ne treg albumin e pare. Ndaj ata kane qene disi te heshtur ne keto vite. "Ka rreth nje vit qe percapemi, jane shkruar motive dhe asnje nga kenget nuk ka filluar te kendohet. Kjo sepse duhet nje perqendrim dhe kohe shume e madhe. Ana ekonomike nga ana tjeter te detyron te punosh perdite. Pra nuk arrijme dot te arratisemi nga e perditshmja", - thote Erjoni. Ne gjashtemujorin e pare te vitit 2004, ata do te jene gati me albumin e tyre te ri, i cili do te shoqerohet me koncerte qe perkojne me sezonin veror. Ndaj e gjithe fuqia e tyre krijuese eshte perqendruar ne kete ambicje. Ne album do te perfshihen rreth 7-8 krijime te reja dhe disa te tjera jane kenge te njohura tashme nga interpretimet e Enedes. "eshte albumi i pare qe une nxjerr, po e pres me padurim. Kjo ka qene edhe nje vater debatesh me Erjonin, sepse une jam e paduruar. Dihet, te gjithe artistet kane nje deshire te pashpjegueshme per te qene ne skene, te jesh e pranishme te tregosh ate qe ke brenda", - shprehet Eneda. Ndersa nuk kane menduar se si do ta pagezojne kete album, fundja per to kjo eshte gjeja e fundit qe ju bie nder mend. E rendesishme per to eshte muzika dhe kenga. Per tituj ata vertet "vuajne" gjithnje, sepse ne tekstet e tyre, ato jane vendosur ne momentet e fundit. Erjoni me shaka thote se kjo eshte nje e vecante e tyre dhe se per albumin ka mundesi qe titullin t'ia vendosin "ata te shtypshkronjes".

Emocionet
Erjoni:
Kur jemi shume te pergatitur, e dime qe gjithcka shkon mire dhe s'ka te papritura, une nuk kam piken e emocionit, kam besim te Eneda. Por, kur kenga ka shkuar vone, eshte emocion shume i madh te shikosh Eneden ne skene, duke ditur edhe se cfare peshe emocionale dhe pergjegjesi mban ajo. Ne momentin qe Eneda mbaron interpretimin, lirohem totalisht.

Eneda: Sa here qe dal ne skene kam emocione, sidomos kur zbres shkallet. Sa nxjerr noten e pare futem ne kenge dhe emocionet me ikin. Gjithmone kam patur emocione, po kur me te forta, kur me te dobeta. Kam arritur, qe me anen e disa ideve te Erjonit, ta kthej kete emocion te keq, qe te vjen detyrimisht, ne nje emocion te mire, qe duhet te kete cdo kengetar per te interpretuar ne skene.

''Spekter''

AlbShkodra
14-01-2004, 17:28
Ledina Celo

Tri netet qe tronditen Ledinen

Cndodhi pas nates kur regjisori Pali Kuke i beri oferten per te prezantuar Festivalin e muzikes se lehte. Pse braktisi ne keto tri jave projektet e Parisit. Dhe jo vetem ato. Ledina Celo zberthen shpirtin e saj aventuresk

Ia ka prishur gjumin e nates ky festival. Edhe ritmin e diteve te saj te zakonshme, ia coroditi keq, aq sa ndonjehere eshte arratisur nga gjithcka, eshte mbyllur ne dhomen e saj ku dhe ka shfyre stresin ne nje denese te mbytur. Gjurmet e se ciles, me nje grim te lehte i ka zhdukur shpejt e shpejt. Per tu nisur pastaj fluturimthi me makinen e saj te vogel drejt puneve te mbetura, a thua, se ne ato minutat e pakta te asaj arratisjeje te vogel, nuk kishte ndodhur asgje.

Ledina Celo ka mesuar prej kohesh ta ndrydhe brenda vetes ankthin, pasigurine, dhe ne syte e tjereve te shfaqet gjithnje e qete, e gatshme per ti hyre nje aventure te re.

Kete shtirje, me se shumti e ka pervetesuar jashte kufijve te Shqiperise, qe nga kohet kur ishte rreth te 18-ve. Qe nga kohet kur u perball me boten tjeter, ku do te niste te shijonte ndryshimet, te cilat sa e kenaqnin aq edhe e trembnin.

Duke qene se ishin gjithmone te tjeret ata qe ia ndillnin ndodhite, pasi ajo kurre nuk do e merrte dot nje vendim, Celo nuk ndihej rehat. E megjithate, asnjehere nuk refuzonte, asnjehere nuk hezitonte, asnjehere nuk jepej e tera ne ate qe ndjente. Friken, gjithmone e mbante per veten dhe miqte e saj te ngushte.

Nje Ledine e tille, e dyjezuar, ishte ne kohet e Gjermanise, ku nisi turnete e saj te pare si kengetare. E tille ishte dhe dy vjet te shkuara ne jeten e saj angleze, drejt se ciles e terhoqi dashuria e saj e madhe. Dhe ku do te mberthehej prej aventures se saj me te kendshme, pas dites fatlume, kur nje fotograf anglez do e ndalonte para deres se studios se tij, per ta futur brenda objektivit te aparatit. Dhe Celo u shnderrua ne nje fotomodele ne duart e tij, pa i zbrasur kurre ne syte e te huajit emocionet qe ndjente. Fshehje kjo qe zgjati deri ne ikjen e saj prej Aglise. Pas se ciles do te udhetonte drejt nje tjeter ndodhie. Parisi, i ndjellur serish nga te tjeret, do i ofronte nje tjeter mundesi, komedine muzikore. Per te cilen pregatiti shtirjen e rradhes. Producentet franceze nuk e nuhaten aspak pasigurine e vajzes qe nuk njihte frengjishten e qe megjithate synoi konkursin Star-Akademy. Ne ate gare nuk arriti te hyje, [prej gjuhes sigurisht] por fitoi prej zerit te mrekullueshem dhe sigurise se stisur, nje kontrate pune me JM Production. Prej puneve te nisura me kete agjensi, e kane shkeputur disa here ofertat e ardhura nga Shqiperia. E fundit ishte Zana Cela ajo qe do e terhiqte Celon ne Katedralen e Tiranes, per koncertin e Nene Terezes. Ne ate nate falenderimesh per shenjtoren do te ngjizej dhe aventura e re e Ledina Celos. Regjisori i koncertit, Pali Kuke, nuhati se kengetarja do te qendronte bukur ne skenen e festivalit, si prezantuese kete here, ne krah te Adi Krastes.

Serish Celo nuk refuzoi. Pas leshimit te Po-se ua fshehu serish syve te regjisorit, ankthin dhe pasigurine. Dhe nuk u dorezua deri ne fund.

Guxuat te ishit dhe prezantuese....

Po sepse me pelqen te ndryshoj. Dhe perderisa ndjej se jam nje vajze qe kam lindur ne skene, besoj se mund te bej gjithcka qe i perket kesaj skene, mbi te cilen deri me tani vetem kam kenduar. Mjafton qe te guxoj e te tentoj ne castin kur me ofrojne nje mundesi.

E mendoni ndonjehere se guximi i tepert mund tju sjelle nje deshtim te padeshiruar?

Sigurisht qe e mendoj ndaj tregohem e kujdeshme qe te pranoj vetem ofertat serioze qe me vijne nga njerez serioz. Pali Kuke kishte kohe qe me ngacmonte per nje rol te tille prezantimi ne Telebingo. Por nuk bindesha ndoshta pse doja dicka me te madhe.

Te permasave te festivalit?

Jo nuk e kisha kaq te konkretizuar ne mendje deshiren time. Thjesht mendoja, por nderkohe me dukej e larget dita.

Por qe erdhi gjithsesi?

Erdhi kaq shpejt!!! Nuk i kam ndjere fare ditet qe kane kaluar qe nga nata kur Kuke me beri propozimin. Pas koncertit ne Katedrale une ika serish nga Tirana sepse kisha te programuar nga agjensia JM Production disa koncerte ne Itali dhe Paris. Kisha nderkohe dhe okupumin me provat per komedine muzikore Mari Malden ku une kam nje rol te dyte e kushtezuar kjo perzgjedhje nga mangesite qe une kam ne gjuhe. Pra punet ishin te shumta por ne asnje dite te vetme une nuk arrita te perqendrohesha e tera ne to, sepse mendja me kishte mbetur ne Tirane, tek festivali.

Sme kishte ndodhur asnjehere keshtu, sepse gjithmone, pas ikjes nga Tirana i harroj te gjitha cka me ndodhin ketu. Edhe ofertat i shenoj ne axhenden time, por jo ne mendjen time.

Kjo do te thote se oferta per te bere prezantuesen e festivalit ishte me joshese se gjithe te tjerat?

Ishte me shume se kaq, nje oferte qe me ngarkoi me pergjegjesi te medha pasi e pranova, qe me shkaktoi stresin me te madh deri ne castin kur gjerat u saktesuan mire, kur u binda se edhe pse prezantuese une do isha serish brenda kornizave te Ledines kengetare. Bisedat dhe puna e gjate me Kuken ma lehtesuan shume situaten. E vec tij me ka ndihmuar shume dhe Zerina Kuke me qetesine dhe keshillat e saj.

Po me Krasten cmardhenie krijuat? Prej kohesh eshte thene se ai kerkon ti mbyse me shkelqimin e tij partneret. Ju trembi ju kjo?

Jo, jo. Perkundrazi Adi ka treguar te kunderten e kesaj qe thuhet ne mardhenie me mua. Ndihma qe ai me ka dhene qofte dhe me prezencen e tij me ka vlejtur me shume se cdo gje tjeter qe ne diten e pare te mberritjes ne Tirane.

Kur erdhet?

Tri jave me pare duke perfituar nga pezullimi per pak kohe i projekteve me JM Production. Ishte shansi qe me ndihmoi.

I cili sju ka munguar ne gjithe keto kohe, apo jo!?

Eshte e vertete qe nga janari i 2003-shit fatin e mbare e kam ndjere shume prane vetes. Ika ne Paris e nxitur nga im vella per te ndjekur nje konkurs te madh ne te cilin nuk hyra dot por gjithsesi nuk u merzita sepse u njoha me pianistin Franck Delasy i cili me ofroi nje kontrate pune. Nisa te studioja seriozisht gjuhen dhe me pas nisa provat me orekstren e regjistorva dy kenge me JM Production. Me pas erdhi komedia-muzikore dhe koncertet neper vende te ndryshme qe me mbajne te levizje gjithe kohes. Edhe tani pas ketij festivali, direkt pas mbylljes se tij, pra me 21 dhjetor une do iki serish nga Tirana. Per Krishtlindjet do jem ne Bejrut bashke me nje bande franceze.

E perballoni dot nje ritem te tille pune?

Une jam nje natyre qe nese nuk i bej punet shpejt, nuk arrije ti bej me dot kurre. Nese dicka zvarritet, me del jashte kontrollit. Perpiqem me te gjitha forcat ta perballoj kete lloj ritmi. Sigurisht qe pasoja ka, madje edhe te renda ndonjehere. Shpesh e humbas perqendrimin dhe ndjej nevojen e domosdoshme qe te shfyj diku stresin.

Ku, pershembull?

Tek dy njerezit e mi me te dashur. Tek prinderit. Ata jane te vetmit qe perballojne me qetesi nervozizmin tim.

Qe mesa duket kete here ka arritur kulmin...

Po, eshte e vertete. Erdha e lodhur nga Parisi dhe nisa menjehere me provat e festivalit. Ne castin e pare ku u gjenda me letrat e skenarit ne duar, karriget e salles edhe pse bosh me frikesuan shume. Sa me shume afronte dita e hapjes se festivalit aq me shume stresohesha, por pa rene kurre ne syte e te tjereve. Ne France kam mesuar se duke e lene akthin ne shtepi ndjehesh me mire ne skene.

Cfare ju ka mesuar tjeter Franca?

Te vleresoj me shume veten time. Ketu isha mesuar edhe me fyerjet edhe me abuzimet aq sa ndonjehere nuk besoja se mund te arrija dicka ndersa jashte kufijve me kane konsideruar qe ne castin qe kane njohur aftesite e mia. Dhe me vjen mire qe fati me ka ndihmuar ne karrierren time artistike.

Po ne jeten private ka ndodhur e njejta gje?

Te gjithe e dime se jeta ka luhatjet e saj. Nese ne jeten artistike arrin ti parashikosh disi keto luhatje, ne ate private eshte disi me e veshtire. Gjithsesi une jam perpjekur ti perballoj me qetesi, sa here fati ka qene me mua. Ne keto kohe po mundohem te ruaj dashurine time, te ciles nuk i jam perkushtuar edhe aq shume pse kam qene e angazhuar pas projekteve te Parisit te cilave do u kthem menjehere pas mbarimit te ketij festivali.

E para mbetet kenga

Osman Mula e paska pasur doren e mbare. Ishte pikerisht ai qe e zgjodhi Ledina Celon nga bangat e Liceut Artistik per duetin me Luan Zhegun. Atehere vajza studionte violinen dhe skenen e kishte shkelur vetem si top-modele ne spektaklin e Vera Grabockes. Me pas do i jepej e tera kenges duke e harruar fare violinen e duke e reflektuar pasionin per moden ne cdo shfaqje te saj skenike dhe ne hapjen e nje dyqani mode.

Violinen e mori serish ne duar ne netet e festivalit, si per te kujtuar kohet, e si per te bindur te tjeret se qe heret ajo ka qene e dhene pas ndryshimeve, nxitur gjithnje prej te tjereve.

Ndersa kengen, ne boten e se ciles e futi Mula, nuk do e braktiste kurre me. Gjithcka tjeter qe ndodh eshte e perkohshme, ashtu si edhe ky festival pas se cilit Ledina Celo do i hyje serish punes per realizimin e nje albumi te ri muzikor se bashku me Adi Hilen dhe Pandi Lacon.

''Klan''

AlbShkodra
14-01-2004, 18:29
VJOLLCA LUKA:

VJOLLCA LUKA: NJe MAMA ME TRUP TOPMODELEJE

Aspak e ndryshuar nga lindja e Rianes, kengetarja shkodrane Vjollca Luka, me taka te larta dhe me buzeqeshje qe nuk i perendon nga fytyra, perhere duket elegante. Me nje burre simpatik ne krah qe e ka edhe koleg, ajo edhe tash, pas dhjete vitesh qe eshte bere e njohur, vazhdon te jete modeste. Jane rikthyer ne Ulqin nga SHBA, ne qytetin e lindjes se Gjovanit, ne qytetin ku jane njohur per here te pare dhe ku jane bere se pari shoke e me vone edhe te dashur. Amerika i ka bukurite e saj, komoditetet, por cifti i ri bashke me vajzen e tyre simpatike kane vendosur te rikthehen ne atdhe. Ajo eshte shkodrane tipike e ai ulqinak i pashem, por jo pirat sic i njohim, por teper i ndjeshem jo vetem ne kenge por edhe ne jete. Ndoshta edhe me i ndjeshem se sa poezite e Vjollces te cilat ajo ende nuk e ka guximin t'i botoje. E zgjedhur si njera nga me te mirat interprete shqiptare te kenges popullore ne spektaklin "12 ne Holivud", ajo per asnje cast nuk iu nda kenges.

Grimi:
E perdor mjaft edhe pse e di se nuk eshte aq i keshillueshem. Grimi me pelqen dhe me duket si nje art ne vete. Ne kohen kur rri ne shtepi, atehere grimi eshte me i lehte, kurse ne mbremje kuptohet, bej grim skenik per shkak te dritave. Rimelat, buzekuqin, lapsat dhe pudren i perdor te firmes "L'oreal".

Parfumet:
Kam deshire qe te nderroj shijen e parfumeve. Kohet e fundit po me pelqen me shume shija e parfumit "J'adore".

Veshja:
Shija ndryshon. Kuptohet se veshja nuk do te mbetet perhere e njejte. Ne perditshmeri, me shume veshje sportive, kurse ne skene veshje qe i shkojne skenes, qe natyrisht varet nga disponimi. Edhe neper programe dhe dasma ku kendoj, nuk me pelqen te veshi fustane qe jane te renduara me vezullime dhe stoli te teperta.

cantat dhe kepucet:
cantat i kam pak pike te dobet. I zgjedh dhe i blej ne mase jo te vogel. Pjesen me te madhe te cantave i kam blere ne SHBA dhe nese ndalem ne ndonje vitrine, atehere do te jem ndalur qe te shikoj nje cante. Kepucet zakonisht kam deshire qe t'i mbaj pak me taka, kurse nga te gjitha me se shumti rehat ndjehem me sandalet elegante, gjithsesi ne kombinim me canten.

Aksesoret:
Jane pjese e veshjes sime dhe kam deshire qe t'i nderroj shpesh. Zakonisht nuk ve stoli ari por aksesore te ndryshem si: unaza, byzylyke, varese, kurse rripat e brezit me pak. I kam ne qejf edhe syzet e diellit dhe ato zakonisht i mbaj te firmes "Versace", sepse jane te kualitetit te mire. Dikush si pjese te aksesoreve e mban edhe telefonin kurse une nuk e parapelqej shume ate sepse me mire ndjehem pa telefon ne dore dhe pa cingerimen e tij.

Moda:
Sa kam qene ne SHBA vazhdimisht kam ndjekur nje stacion televiziv per moden me te re. Edhe nese nuk veshi nganjehere veshje te modes, gjithsesi kam deshire qe te shoh dhe te jem e informuar rreth modes me te re ne bote.

Me cfare e plotesoni te dashurin tuaj:
Jo vetem njeri tjetrin qe e plotesojme ne jete, por mendoj se njeriu gjate gjithe jetes do te plotesohet sepse askush, asnjehere nuk mund te jete krejt i persosur.
Gjeja pa te cilen nuk mundesh: Humori shkodran. Shume situata jetesore te pakendeshme i kam kaluar me humorin shkodran.

Pushimet:
Nuk kam edhe aq shume kohe per pushimet sepse gjate veres edhe une edhe im shoq jemi te angazhuar mjaft neper dasma. Gjithashtu edhe gjate pushimeve te dimrit jemi te zene me programet televizive dhe te videokasetave te Vitit te Ri. Pushim bej zakonisht nga fundi i veres, tash ne shtator. Pushimin me te bukur e mbaj mend ate te muajit te mjaltit ku bashke me tim shoq ishim ne Majami.

Aerobia:
Zakonisht nuk ushtroj sepse nuk kam kohe, por edhe per arsye se nuk e kam pasur shume te nevojshme.

Dhuratat:
Me pelqen shume edhe te bej dhurata, por edhe te marr dhurata. Me shume se sa dhuraten une e vleresoj mendimin per ate dhurate. Kur jap dhurate gjithehere e rivleresoj idene se a ia kam qelluar apo jo. Nga dhuratat me se shumti dhuroj parfume.

Riana:
eshte gati dy vjec. Ma ka ndryshuar pak a shume menyren e jeteses. Prania e saj cdo dite me sjell dicka te re. E dua me se shumti ne bote.

Gjovani:
eshte kengetar i njohur ne Kosove dhe ne diaspore. Jam e lumtur qe kam gjetur nje njeri qe me kupton mire.

Vendlindja:
Shkodra eshte pika ime e dobet. Por edhe ne Ulqin qe eshte afer Shkodres e kam gjetur nje ngrohtesi qe me ploteson pak a shume Shkodren time. Edhe pse rruga eshte shume e keqe, shkojme shpesh me burrin tim deri ne Shkoder, qofte edhe per nje kafe.

AlbShkodra
17-01-2004, 00:22
Eliza Hoxha

ELIZA: "ME RITeM DO Te VAZHDOJ"

Eliza Hoxha, atraktive, elegante dhe paksa capkene ne skene, ndersa mjaft e thjeshte ne jeten e perditshme. E njohur ne boten e muzikes shqiptare me hitin e saj "Pendimi". Eliza eshte 29 vjecare. E rritur ne nje mjedis ku mbreteronte fryma muzikore, ajo fillon te kendoje ende pa mesuar mire te gjitha fjalet. Ne ndertimin e karrieres si artiste, e ka ndihmuar babai, (kompozitor), i cili ia ka kompozuar kenget e para. Eliza eshte nder kengetaret me te dashura dhe me te pelqyera nga Kosova. Ne boten e muzikes u lancua me kengen ‚?? hit, "Me ritem do te vallezoj". Me zerin e saj karakteristik dhe paraqitjen skenike, terheq te rinjte kudo ku shfaqet.
eshte arkitekte profesioniste, por kenga e beri nje nder figurat me te popullarizuara te skenes muzikore. E gjendur shpeshhere para udhekryqesh jetesore, ajo gjithnje sfidon. Temperamenti i saj dhe ndjenja per te qene dikushi ne jete, e shtyn qe te mos ndalet. Hapat e saj ne muzike jane te shpejte dhe te sigurt. Kultivon shije te re tek audienca. Publiku i jep force qe te vazhdoje tutje. Ajo premton se nuk do t'a zhgenjeje ate.

Jeta: cfare kujtoni nga periudha e femijerise?
eshte pikerisht muzika, jo vetem qe me ka mbetur ne kujtese, por qe ka qene deshire e madhe imja qe nga femijeria. Jam rritur ne nje mjedis ku mbreteronte atmosfere muzikore, dhe babai im, qe atehere filloi investimin tim per muziken. Ai punoi kenge per mua dhe disa here mora pjese ne festivalin "Akordet e Kosoves". Bota ime, ka qene nje bote tjeter, jo si e te gjithe femijeve. Skena ishte mjaft interesante. Pastaj, ballafaqimi i pare me publikun, ishte magjepses. Para publikut jam paraqitur ne moshen gjashte vjecare, ende pa filluar shkollen, me kengen "Nenes". Mbaj mend se atehere ende nuk i shqiptoja mire te gjitha fjalet. Kane pasuar kenget tjera, te cilat i punonte babai im dhe kater vjet radhazi kam kenduar ne kete festival. Nderkaq, vetem tani pas luftes, babai im ka arritur t'i gjeje ato kenge dhe t'i kem ne fonoteken time.
Jeta: A do te thote qe si femije ju lindi pasioni per kengen?
Nese them si femije, nuk jap pergjigje te sakte, sepse atehere kam qene e pavetedijshme se cfare dua dhe per cfare kam talent. Duhet t'a falenderoj babain tim qe ka investuar per mua. Ne rrugen e secilit gjithmone duhet dikush, duhet perkrahja e dikujt... ne rrugen time ishte babai.
Jeta: Kenga eshte art i komunikimit me njerez. Perse e zgjodhet kete lloj arti?
E zgjodha... ndoshta e ndikuar paksa nga babai. Pastaj dashuria natyrisht lind vetvetiu. Ndjenja e te qenit prezent para aq shume njerezve, per t'iu thene dicka ne nje forme tjeter, eshte kenaqesi e vecante. Si 16 vjece, u paraqita perseri ne "Akorde...", me grupin Irida, ku fituam cmimin e publikut "O****nen e arte". Ishte kenaqesi e madhe. Ky ishte edhe viti i fundit i mbajtjes se festivalit. Rrethanat e krijuara pas vitit '89 ne Kosove, ndikuan ne percaktimet e mia te metejshme. Me apo pa vetedije, u percaktova per arkitekturen, dhe sado qe ishte nje bote e panjohur, mendoj se e kam gjete vendin tim aty. Mirepo, deshira dhe pasioni im per muziken, kurre nuk u larguan nga une.
Jeta: Deri pas luftes, nuk keni qene shume e njohur...
Gjate dhjetevjeteshit, ne Kosove ka qene nje vakuum i plote dhe une jam marre me studimet per arkitekture. Pese vjet jam marre edhe me fotografine, si fotoreportere e se perjavshmes "Zeri". Fare rastesisht ndodhi kjo. Tek vendi ku banoj kane vrare nje moshatar timin. Pas dy ditesh u bene homazhe dhe une kam fotografuar thjesht per te ruajtur nje kujtim per veten veten time. Por, keto fotografi jane kerkuar nga gazeta dhe jane botuar. Jam gjendur para dilemes te punoj apo jo si fotoreportere... vendosa te punoj. Ky profesion me ka ndihmuar shume, sepse kam pare nga afer shume gjera, qe ndryshe nuk do te kisha mundesi t'i shihja kurre. Fotografia eshte nje moment qe shenon nje ngjarje te caktuar, por nuk qendron e tera vetem tek nje "click". Njerezit filluan te me njohin si fotoreportere. Megjithate, muzika ka mbetur me e dashura per mua. Gjate tere kesaj kohe, kam punuar ne prapaskene. Kam ndjeke trendet muzikore te muzikes shqiptare dhe te huaj. Mirepo, atehere ne Kosove nuk kishte radio, as televizion, dhe mungonte hapesira prezantuese. Gjithcka ndodhte brenda nje kafeneje, edhe nje ekspozite, nje promovim libri apo koncerti... dhe une nuk e gjeja dot veten ne ate forme. Prandaj, ne pamundesi per te bere ate qe doja, kam heshtur. Mirepo, gjerat ndryshuan. Lufta, deportimi jashte Kosoves, kthimi... Pas kthimit ne Kosoven e cliruar, dhe ballafaqimit me realitetin e ri, te krijuar pas aq sakrificash te popullit tone, jam ndjere ne menyre teper speciale, qe nuk di t'a pershkruaj. Disa gjera duhej te vazhdonin, disa te fillonin... mirepo, te gjithe kishim nje detyre te madhe, ndertimin e Kosoves. Kjo ka qene sfide e re per te gjithe besoj.
Jeta: Iu kthyet serish kenges. Edituat albumin e pare "No.1 Eliza", tete kenge qe u priten mire nga publiku...
Realiteti i ri dhe puna e institucioneve, kane ndikuar edhe tek une. Ndjenja ime dhe pasioni per muziken u ngjallen prape dhe menjehere kam shfrytezuar rastin te marr pjese ne festivalin "Show fest". Me kengen "Me ritem do te vallezoj" kam zene vendin e trete. Atehere qe edhe momenti vendimtar per mua, te merresha seriozisht me muziken apo jo?! Kisha edhe fakultetin ne gjysme, pastaj fotografine... megjithate, muziken e kisha ne shpirt. Menjanova dy te tjerat dhe u percaktova per realizimin e endrres se kahmotshme, pra per muziken. Kenga qe me lancoi ne boten e muzikes dhe qe i parapriu albumit tim te pare, ishte pikerisht kenga "Me ritem do te vallezoj". Njerezit ishin konfuz ne fillim, se a eshte Eliza Hoxha fotografja apo kush... derisa me perceptuan mire. Rreth albumit, punuam ne nje forme tjeter, u angazhuam si ekip (me kompozitorin, tekst-shkruesin dhe marketingun), sepse ne moshen time, jam e sigurt se nuk kam shume kohe qe te ec me hapa te ngadalshem. Nese duhej te beja dicka, duhej t'a beja shume shpejt dhe shume mire. Enisi (Presheva), e kuptoi tere ate qe doja... Punuam intensivisht disa muaj dhe kur doli albumi, beri boom, dhe u prit shume, shume mire.
"Kenget e mia shume shpejt u bene hite", thote Eliza.
Jeta: Nje pushim i gjate pas albumit te pare. Ishte i qellimshem apo pergatitje per albumin e dyte?
Kam mbaruar fakultetin dhe pastaj kam filluar punen ne Ministrine e Mjedisit. Ndersa, pushimi prej gjashte muajsh ishte i qellimshem, sepse desha t'i bej njerezit te mendojne per mua. Jam orientuar ne albumin e dyte, ne menyre qe edhe ai te pritej mire. Videoklipi i kenges "Pendimi", qe i ka paraprire ketij albumi, eshte pritur mjaft mire dhe kenget e mia, shume shpejt u bene hite... Nuk jam penduar fare qe kam vazhduar me muziken...
Jeta: Albumi i dyte, 100 % Eliza. Perse kete titull?
Njerezit ishin kureshtare te dinin si do te quhej albumi im, numer 2, 3 apo... Kishim shume dilema rreth emertimit. Por u percaktuam per kete titull, 100 % ka qene premtimi im, qe Eliza do te jete ajo qe ka qene edhe ne albumin e pare.
Jeta: Ku kendon Eliza me me zemer?
Nuk do te vecoja ndonje vend. eshte ndryshe kur paraqitesh ne ndonje salle koncertale, ku skena, ndricimi te bejne madheshtore. Njerezit jane ata qe e bejne vendin me te dashur dhe atmosferen me te kendshme... si ne Kosove, po ashtu edhe ne Shqiperi dhe vendet tjera ku kam kenduar.
Jeta: A e keni humbur ndonjehere kontrollin ne skene, dhe nese po, perse?
Kontrollin nuk e kam humbe teresisht, por jam ndjere keq. Kam qene ne Vlore dhe nje person me kerkoi te kendoj kenge serbe, jam stepur... Hera e pare gjithmone eshte sfiduese per mua, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove. Ne kete rast jam ndjere keq.
Jeta: A keni kenduar ndonjehere, thjesht "pa qejf"?
Po. eshte ndjenje e keqe, mundim per vetveten. Une e dua kengen, por ndodh qe ndonjehere te jem pa disponim, prandaj eshte pak e veshtire. Ndonese publiku nuk mund t'a dije teresisht se cfare ndjen perbrenda nje kengetar apo artist, mund t'a vereje pakez edhe gjendjen shpirterore. Kjo eshte njerezore, apo jo?!
Jeta: Zeri juaj eshte mjaft karakteristik. Sa i kushton kujdes per t'a zhvilluar ?
Kam qene ne shkolle te muzikes, por nuk e kam perfunduar dhe e tera cfare kam, eshte talenti. Babai me ka ndihmuar ne shqiptimin e drejte te zanoreve dhe teknikes se kendimit. Pastaj degjoj shume muzike, sidomos menyrat e kendimit te femrave, interpretimet, shfaqjet e tyre ne skene etj. Sado qe nje femer eshte e suksesshme apo jo, dhe ne cfaredo gjuhe qe kendon, i degjoj dhe mundohem te marr ato gjera qe me pelqejne dhe qe ndikojne ne permiresimin e kendimit tim. Ky ndoshta eshte investim joprofesional, por qe une e bej. Ne fakt, menyra ime e kendimit eshte tjeter nga cfare jane mesuar njerezit te degjojne ne Kosove vite te tera. Por, une dhe gjenerata ime po kultivojme shije te re muzikore...
Jeta: cfare do ndyshonit tek vetja?
Do ndryshoja ndoshta temperamentin, ndonese fale ketij temperamenti kam arrite te tejkaloj shume barriera ne jete. Megjithate, jam shume gjaknxehte, ndonjehere gjykoj shume shpejt, dhe per kete pendohem me pas. Por, njerezit ne te shumten e herave, me kuptojne dhe me duan keshtu si jam.
Brenda nje dite, ne tri vende teresisht te ndryshme
Jeta: Si e kaloni nje dite? A ju ka ndodhur qe brenda dites te jeni ne zyre, ne terren me zyrtaret e ministrise se Mjedisit apo edhe ne koncert?
Po, me ka ndodhe. Amplitudat e diteve te mia jane te c'akorduara teresisht, ndonese ka jave qe vetem shkoj ne pune ne ministri dhe kthehem ne shtepi ku merrem me kengen, apo lexoj. Por, ka ndodhur qe brenda nje dite, te jem e pranishme ne tre vende teresisht te ndryshem nga njeri-tjetri dhe me pergjegjesi te ndryshme, sikur te jene tri Eliza, komplet te ndryshme nga njera-tjetra. Edhe keshtu si thoni ju.
Jeta: Sa eshte e rendesishme per ju fjala "dashuri"?
Ndoshta si fjale nuk eshte shume e rendesishme, sa eshte si ndjenje. Mendoj qe secili njeri, cfaredo natyre qofte ai, ka dashuri ne vete. Dikush di t'a shprehe, dikush edhe nuk di. Mirepo, ne jemi ata qe duhet te hulumtojme dhe t'a gjejme te secili. Ka vend edhe per familjen, koleget, shoqerine, punen e sidomos per njeriun e jetes.
Jeta: Keni dike ne jete apo vazhdoni te jeni vetem?
Momentalisht jam vetem. Madje, koheve te fundit, mire qe isha vetem sepse edhe sikur te kisha dike do me linte, se me tere keto obligime, s'do me duronte dot. Mirepo, sado qe eshte ndjenje e mire te duash dike, aq me e mire eshte te jesh e dashur prej dikujt... natyrisht se ne jeten time kishte njerez te vecante... (mendohet) nuk dua te flas per kete. Kjo eshte normale. Por, fakti se jam vetem, nuk do te thote se nuk ndiej mungese apo nevoje per afersine e dikujt, ose per dashurine e dikujt, edhe pse shpesh mundohem t'a kompensoj kete me hiperobligimet e mia.
Jeta: Dikujt i pelqen popullariteti. Juve a ju pengon?
Nuk me pengon, sepse me ka mundesuar te takoj shume njerez, t'me hapen shume dyer, dhe t'a kem vendin ne shoqerine kosovare. Pasi jam njeri publik, e ndjej se kam me shume pergjegjesi te punoj per Kosoven, sepse shume gjera lidhen me emrin tim, jo vetem ne muzike.
Jeta: cfare ju ben te lumtur?
Gjithcka e mire.
Jeta: Po te deshperuar?
Ndodh ne jete qe gjerat nuk te kthehen ne menyren e njejte, prandaj njeriu deshperohet, sidomos prej njeriut qe e do.
Jeta: Cili eshte komplimenti me i mire qe dikush ua ka bere ne jete?
S'di (hahahah). Me rrethojne njerez te ndryshem prandaj marr komplimente te ndryshme, qofte per muziken, qofte per gjera te tjera. Me i vecanti eshte qe shume njerez me kane thene se "me duan per shpirtin qe kam e jo shume per ate cfare jam".
Jeta: A jeni xheloze?
Jam. E kuptoj si shume normale ndjenjen e xhelozise ne raport me nje person, ne raste te caktuara natyrisht. Kur njeriu e do dikend, lidhet me te shpirterisht dhe i ndan te gjitha, natyrisht ndjenja se do t'a humbesh ate, apo deshira t'a kesh vetem per vete, te ben te reagosh ne menyra te ndryshme, madje edhe te xhelozosh. Mirepo, nese dikund manifestohet teper, eshte ndjenja e vetme qe i largon dy njerez.
Planet e aferta, turne ne Kosove dhe ne Shqiperi
Jeta: Pas albumit te dyte, u angazhuat shume edhe per festat e fundvitit. Cilat jane planet tuaja per vitin 2004?
Pervec promovimit te albumit te dyte ne Mitrovice, qe eshte vendlindja ime, dhe ne Tirane, ne disko Kalvin, angazhimet kane qene krahas kerkeses ne treg si dhe per festat e fundvitit. Nderkaq, planifikojme qe ne pranvere te bejme nje turne "live" neper Kosove, "Eliza me bend", dhe do shohim mundesite qe nje turne te ngjashem t'a bejme edhe ne Shqiperi, ne qytetet me te medha, ne Tirane, Durres, Shkoder etj. Tregun e Kosoves e njohim dhe e kemi me lehte, nderkaq tregun ne Shqiperi, ende po e testojme me videoklipet e mia dhe albumin dhe do shohim.
Jeta: Kush ju pelqen nga muzika e vendit dhe e huaj?
Ca me pelqejne per menyren e kendimit, ca per menyren e prezantimit skenik. Do vecoja Ardit Gjebrean, pastaj Mariza Ikonomin, Armend Rexhepagiqin, etj. ndersa nga muzika e huaj do vecoja Whitney Houston, Anastasian, Alicia Kyes, pastaj Madona... ajo me ka lene mbresa jo ndoshta shume per menyren e kendimit, sa per aftesine qe t'u mbijetoje kohes, ndryshimeve dhe trendeve ne muzike. Deri te suksesi mund te arrijme shume shpejt, por, celesi qendron ne ate se si t'a ruajme kete sukses.
Jeta: Sikur te te jepej shansi qe te kendoje ne duet, me ke do doje te kendoje?
Duet? E pata planifikuar nje kenge nje duet ne albumin e dyte, por nuk e realizova. Nuk di ke do te zgjidhja vertet. Do shoh dhe do mendoj ne te ardhmen.
Jeta: Shume angazhime dhe pak kohe te lire. c'beni?
Nganjehere nevrikosem pikerisht per shkak te ngarkesave te teperta. Me pelqen te dal e te shetis si tere te rinjte. Nje pjese te kohes se lire e ndaj per familjen time, te ciles i mungoj me se shumti, sepse ndodh qe me jave te tera vetem gjumin e bej ne shtepi. Me pelqen te dal edhe me shoqerine time, qe gjithmone me eshte gjendur prane. Pse jo, mbremjet ne Prishtine jane te mrekullueshme.
Edhe albumi i trete, Eliza...
Jeta: Planet per te ardhmen, keni planifikuar edhe albumin e trete?
Po. Para albumit te trete, sigurisht do te dalim me nje videoklip te ndonjeres nga kenget e albumit. Enisi vazhdon te punoje kenge per mua, une vazhdoj ushtrimet rreth zerit dhe prezantimeve. Do te vije koha edhe per albumin e trete. Do punojme serish si ekip, ne menyre qe te mos i zhgenjej adhuruesit e mi. Por, nuk dua te flas shume per kete. Me pare punen, pastaj fjalet. Do premtoj qe adhuruesit e mi nuk do t'i zhgenjej kurre...
Jeta: Deshira jote per vitin 2004?
(si te gjithe shqiptaret) Qe te pavaresohet Kosova.
Jeta: Eliza pas dhjete vjetesh? Ne skenen nderkombetare te muzikes, apo nene?
Dhashte Zoti, te jemi shendosh e mire. Ne skenen nderkombetare?! Pse jo?! Do te kendoj edhe ne gjuhen angleze dhe te shohim si do te jete. Fillimisht nje apo dy kenge... Natyrisht mendoj edhe per jeten personale, krahas asaj profesionale. Mendoj te krijoj familje dhe te kem femijet e mi, te cilet nuk do me pengojne aspak ne karrieren time.
Jeta: Cila eshte porosia juaj per lexuesit e "Jetes"?
Me pelqen titulli i revistes. Pra porosia ime per te gjithe juve eshte: "jetojeni jeten, shijojeni ate si eshte me se miri, sepse askush i gjalle nuk ka dale prej saj. Pra te gjithe do vdesim, prandaj jetoni"!!!

Eliza Hoxha, kengetarja qe step me pamjen atraktive dhe elegancen ne skene, ecen vetem neper qytet, me pallton e kuqe dhe shallin e zi te shtrenguar fort ne gryke, qe t'mos i depertoje brenda te ftohtit e ketij janari. Me thjeshtesine e saj qe e vecon ne jeten e perditshme, ajo ecen drejt shtepise se saj ne Kodren e Diellit, pa u brengosur nese dikush do mendoje "ashtu ose keshtu" per te dhe mbase duke ngacmuar mendjen me planet qe synon te realizoje ne te ardhmen. Ndersa, ne nje kafene, te stermbushur me te rinj prishtinas, kumbon zeri i saj dhe kenga qe e lancoi ne boten e muzikes, "Me ritem do te vallezoj"

''Revista Jeta''

AlbShkodra
27-01-2004, 11:50
Eda Zari

Nje mije e nje netet e Edes

Stari i muzikes jazz rrefen per librin e saj, nje biografi e Dinastise Lela. Per here te pare ajo tregon per jeten private, bashkejetesen prej nente vjetesh qe nuk ka perfunduar ende ne martese me gjermanin Jung, babain e djalit te saj te vetem, Henning. Ja perse ajo e shikon te pashprese nje koncert ne Tirane. Zari: "Me shteren energjite me Shqiperine"

".... Nga mesi i potpurise, dinamika e grupit u ul per t'i lene vend solos se "cobanit", i cili mbante si nje femije te sapolindur klarineten e tij mbi gjoks, prane zemres. Klarineta e zeze dominonte mbi kostumin e bardhe kombetar qe "cobani" kish veshur. cuditerisht, qeleshja qe kish mbi koke i qendronte gati ne te rreshqitur ne nje ane te kokes kacurrele. Gishtat e trashe, por qe nen projektorin ngjyre neoni blu dukeshin te magjishem, levizen te ngeshem mbi klarinete e cila "prodhoi" ne moment nje Glisanti, qe e pati fillin me nje pianisimo, e cila shoqerohej njekohesisht dhe nga soundi i frymes se tij. Kjo Glisanto mbeti pak sekonda ne ajer dhe me pas ra tek spektatori, sikur te ishte nje carcaf i mendafshte ngjyre shampanje, mbi nje grua qe sapo qe zhveshur lakuriq e priste te perkedhelej nga duar plot epsh. Pas nje pauze, ku cdo kush qe ne gjendje te degjonte renien e nje gjilpere, gishtat e "cobanit" filluan serisht te rreshqisnin, akoma me me nge duke mbajtur kete radhe nje ton vibrato te lire e qe nuk kish burre nene t'i vinte kufi. Kjo e fundit u pasua direkt nga nje pasazh "tmerresisht" virtuoz qe ia rrembeu zemren pa leje dhe ne fund ia dhuroi duke e shoqeruar me triola trilash, sikur donte te kerkonte te falur.
Qe nje marredhenie e lashte midis tij dhe Klarinetes. Nje "merr e jep", dialog
midis shpirtit dhe instrumentit. Asnjehere nuk ishin munduar t'i ndanin "rolet",
"kush qe burri e kush gruaja". Kjo qe dhe arsyeja qe askush nuk do te ishte ne gjendje te hidhte ne partiture kete "marredhenie" dhe tere dialogun spontan, nepermjet nje shenje note tetce, gjashtembedhjeteshe, te lidhura apo zgjidhura, kreshento apo dekreshento, fermate apo me pike etj. etj. etj. pa fund‚?¶Publiku mbante frymen. Disa muzikologe e etnologe te huaj shtrengonin karriget duke i bere syte dhe veshet dopjo. Po te njejtin situacion kish krijuar Remzi Lela (cobani) ne turneun qe kish patur Filarmonia e Shtetit ne Moske dhe Shen Petersburg (ish Leningrad) ne fillim te vitit ‚??60, ku ai bashke me Mentor Xhemalin (Artistin e Popullit) i paten lene gojevarur ruset qe mbaheshin per balalajkat e tyre virtuoze‚?¶Me nje fjale, askush nuk do te mundte te fliste rreth urise, dhimbjes, dashurise se humbur, pasioneve te ndrydhura, lumturise se gjetur, nepermjet Klarinetes, ashtu sic dinte ‚??Ai'‚?¶".

Ajo zhveshi pa turp emocionin qe i ka shkaktuar kabaja e dajes saj, legjendes permetare, Remzi Lela. Muziken, gruan, erotiken, Zari i ben njesh. Kjo eshte Eda per te cilen muzike do te thote sensualitet, dicka e rendesishme dhe per kete ajo vete nuk ka asnje dyshim ta pohoje me bindje. Nuk eshte shkrimtare, megjithate e ka mprehur penen me se miri per te rrefyer tek "Biografia e Dinastise Lela & Dasmat Shqipetare" per ata, Lelat e Permetit. Jane kujtime ku ajo shfaqet si pas nje mjegulle. Eshte nje kronologji e gjithe fillimeve te saj, se kush ia ka shtene muziken nen lekure, ne preher te kujt eshte ulur, kush jane dajat qe mbijetuan ne komunizem. Jane "nje mije e nje nete", sic i quan ajo kujtimet te cilave eshte duke iu dhene doren e fundit, pas dy vjetesh.
E ardhur per here te pare ne Tirane me njeriun qe bashkejeton prej nente vjetesh, Zari tregon per librin qe ka ne duar, deshtimin ne nentor te koncertit ne Athine dhe kthimin serish ne pranvere tek emigrantet shqiptare atje. Perkunder te gjitha ngjarjeve te fundit qe nuk kane prekur suksesin e albumit me te ri "Statement", Eda kthehet me angazhimin si ambasadore e javes se kultures shqiptare qe zhvillohet ne Dyseldorf, ne muajin mars. Kengetarja shqiptare e muzikes jazz, qe prej 14 vjetesh jeton ne kete qytet pa pasaporte gjermane ne xhep, deklaron se me ne fund ka filluar te vere ne pune ate "inatin e brendshem", per te percjelle anen tjeter te medaljes se imazhit shqiptar ne Gjermani. Per here te pare ajo tregon perse jane ftohur energjite me Tiranen per nje koncert te pamundur e shumefolur ne vitin 2000.

As jazz, as folklorik. Albumi i fundit i Eda Zarit eshte "kthim tek rrenjet"-"Going back to the roots", sic e quan ndryshe ajo. "Eshte paksa kronologjik per jeten time. Aty jane gjithe stilet qe kam levruar deri tani: elementet foklorike dhe moda jazz, por pa prishur njera-tjetren". Per te huajt ky eshte nje profil i paster etnik, qe ne zerin e Eda Zarit tingellon ekzotik, nje ekzotizem qe me shume se te panjohures i ngjan kerkimit te pazakonte ne nje rruge ku edhe mund te deshtosh, kerkimit per te ngjizur tharmet e kulturave te ndryshme, te pangjashme ne dukje, jazz dhe folk, jazz dhe tinguj nga nje etnos ballkanik.
Te kesaj atmosfere jane kenget "Beng-Beng", "cobani", kushtuar dajes Remzi Lela, "Ra faja prej fiku" sjell ne nje tjeter pamje, por pa humbur ngjyren e folkut. Eshte edhe "Kaba" nje pjese instrumentale, ku eshte futur nje kor miks me monologun e klarinetes se jugut. Kabaja ka terhequr vemendjen e etnologeve. "Klarineta dhe zeri eshte e vecanta e "Statement", - thote Zari. Keto ajo i vecon si hite te albumit. Ndersa, kenga qe ka me perzemer eshte "Prelude to Albania Nature", kushtuar natyres shqiptare. E gjitha frymezuar nga peisazhi permetar: nje nate, nje hene, delet ne kullote, mullaret, kembora e nje dashi. Tek "Prelude" ndodh ajo qe Eda e quan "kristalizimi i te gjitha elementeve", perkusionit, pianos, qe e ben te prekshme dhe te paprekshme mistiken.
"E di qe ky peisazh paqesor eshte krejt i kundert me natyren qe kemi ne si shqiptare, ne kontrast me energjine dhe temperamentin tone. Kjo hyn tek kerkimi ne art, i cili nuk ka fund. Por, une jam nga ato qe i jap fund dickaje, qe i jap fund edhe nje albumi qe s'mund te quhet i plote, nese nuk percillet si duhet tek publiku".
Ne te gjitha kenget e saj ndihet stacionimi pergjate "orient trip"-it, udhetimit oriental, do thoshte ajo. Jo me kot ne banden e saj bejne pjese instrumentiste nga vende, si Venezuela e Maroku e se fundi edhe dy dajat Lela, qe kane marre pjese ne banden e saj ne albumin "Statement" e qe tashme nuk jetojne me. Zari ka preferuar te fuse ne kete album instrumentet shqiptare, si llahuta, defi.
Pra, jane kultura te ndryshme. "Gjithcka ka qene e piketuar per "Statement" dhe e gjitha duket si nje demokraci e shendetshme. Njeriu pasi kryen nje cikel vjen tek pika e fillimit per t'ia nisur nga e para serish. Ndoshta duhej te kaloja tek te gjitha ekskursionet per te mberritur ne kete pike". Eda Zari komenton keshtu urine per nje muzike tjeter, uri qe erdhi qysh ato vite te Liceut Artistik te Tiranes, kur veshi i saj ishte i mbushur me polifoni, me muziken e Lelave "artiste ne shpirt e zemer".

Reshtin edhe energjite per Shqiperine
Java e kultures shqiptare ne Dyseldorf eshte pjelle e Eda Zarit. Ministri gjerman i Kultures, dr.Michael Vesper, nje lexues i Kadarese, gjithashtu do t'i perkrahte idene per nje jave kulture shqiptare ne qytetin gjerman, te cilen Zari disa muaj me pare do t'ia parashtronte si projekt ish-ministres se Kultures, Arta Dade. "Shqiperia njihet si vend i ngjarjeve negative. Vetem kete faqe te medaljes ka nenvizuar media. Duke patur nje inat te brendshem, vendosa te pergatisja kete projekt per te cilin ministri Vespers ra dakord. Kjo jave per kulturen shqiptare, qe zhvillohet per here te pare, do te ndryshoje sado pak imazhin qe ka shumica e vendeve te huaja per Shqiperine". Zari pretendon se fill pas Dyseldorfit jehona mund te percillet edhe ne vende te aferta me Gjermanine, si Holanda e Belgjika. Ajo e shikon pozitiv gjithashtu konfirmimin qe ka dhene per pjesemarrjen, shkrimtari Ismail Kadare.
Por, nga gjithe deklaratat e deritanishme, te habit nje e vetme: po i shuhet deshira per te dhene koncert ne Tirane. Pas deshtimit te perpjekjeve ne bashkepunim me nje televizion kombetar per nje koncert recital, Eda Zari ka frike se ky koncert nuk ka per t'u realizuar ndonjehere. "Nuk e quaj me primar koncertin ne Tirane, fatkeqesisht jo me. Me reshten energjite per nje gje te tille. Ajo qe ndodh ketu eshte se sa optimiste jane njerezit, por kur vjen puna praktikisht, gjithe energjia iu humbet menjehere". Ajo numeron shume arsye per mosrealizmin e koncertit. Nje nga ato eshte arsyeja financiare. Ndokush mund te thote: kaq nuk mund te beje Eda Zari per shqiptaret e saj? Por, pas saj eshte nje bande prej 8-9 vetesh, nje bande te huajsh qe jetojne me ate zanat.

Preferoj bashkejetesen
Prej me shume se dhjete vjetesh ne Gjermani, por Eda Zari mban ne xhep pasaporten e kuqe, ate shqiptare. "Nese dua te jem ambasadore e kultures shqiptare atje, nuk mund te jem me pasaporte te gjelber". Kjo eshte zgjedhja qe ka bere artistja shqiptare e jazz-it, te ciles per here te pare mundem t'i shkepusim nje sekret nga jeta e saj private. Eda Zari eshte nena e nje djali 9-vjecar. Quhet Henning Jung. Eda rrefen se ende nuk ka zgjedhur martesen si menyre jetese me gjermanin Jung. "Kam degjuar te shkruajne se Eda Zari eshte pare ketu apo aty. Prej nente vjetesh une jetoj me partnerin tim. Nuk kemi vene kurore dhe as jemi lidhur me letra me vule ne Bashkine e qytetit. Te dy preferojme bashkejetesen, ndoshta edhe per nje kohe te mire", - perfundon Zari me nje ton indiferent, sikur do t'i vere kapak nje here e pergjithmone ketij kurioziteti per jeten e saj private.

AlbShkodra
05-02-2004, 01:37
Ekskluzivisht per 'TemA' kengetarja e karrieres ne festivalet e kenges Adriana Ceka

Me kane humbur 60 kenget e mia

Dikur motivet lirike te kengeve te saj ishin edhe ritmet tona rinore, niste nje stine e bukur, nje feste, nje dashuri me vargjet e kengeve te saj. eshte fillim shkurti, ndersa mimozat kane celur... Ritmi i nje kenge te larget e te harruar te vjen ne mendje krejt befasisht: "Ku ta gjej mimozen valle ku ta gjej/ Ajo cel vecse njehere/ Ne blerim te saj u njohem ne/ Une nje fjale dhe ti ne sy me pe/. Folem ne dhe zogjte kengen e lane/ Zemra zemren ndjeu prane"... Ku ta gjej Adriana Ceken autoren e kesaj kenge! Nuk u desh shume qe te me kujtohej portreti i asaj qe kendonte lirika ne festivalet kombetare te kenges ne RTSH. Natyrisht qe do ta gjeja ne kujtesen time se bashku me brezin e kengetareve te rinj te pas viteve '75, si Liliana Kondakci, Kozma Dushi, Ema Qazimi, Lindita Theodhori, Aferdita Zonja, Ermira Babaliu, Irma Libohova. "Ka qene vertet nje brez kengetaresh qe nuk perseriten me. Kengetare qe kendonin me emocione qe shquheshin per zerin, per interpretimin. Une mendoj se ka qene nje brez i sakrifices ne fushen e muzikes" thote Adrina Ceka per kengetaret e brezit te saj, te cilet nje nga nje e brakstisen seline e festivalit kombetar. Pse ndodhi kjo? Kengetarja rrefen ndryshimin mes dy koheve... kur punohej 2 muaj per nje kenge. Ajo rrefen se asnjehere nuk ka marre kenge jashte natyres se saj. Une nuk kendoja dot kenge te forta si ato qe kishin partishmeri edhe pse shpesh ato ishin pretedente per cmime te para. Une mund ta nxirrja si ze, mund ta kendoja, por s'mund ta jetoja kengen. Natyra melankolike e kengeve dhe natyra e brishte me terhiqte.

Zonja Adriana ju punoni prane Ansamblit artistik te Ushtrise?
Ansambli i Ushtrise shkrihet dhe ne '94-en, se bashku me nje grup te vogel, por shume te mire ne u caktuam per te dhene shfaqje ne ushtri.
Po me pare cili ka qene aktiviteti juaj artistik?
Une e kam filluar aktivitetin tim per muziken e lehte shume heret qe ne shkolle te mesme ne vitet '70, por ne festival kam filluar te kendoj ne vitin 1975 qe ka qene festivali i 15-te ne Radiotelevizion. Kishte ne ate kohe nje brez shume te mire kengetaresh dhe qe konkurronte atehere e famshmja Vace Zela.
E megjithate shume vite me vone ju filluat te zhdukeshit nga skena e festivalit kombetar. Te kujtohet si ka nisur kjo braktisje, kush iku i pari?
Natyrisht qe gjithsecili ka pasur nje arsye te veten, por une mendoj se ka nje arsye kardinale qe e shkaktoj kete braktisje - mosinteresimi i organizatoreve per te terhequr te vjetrit, me pretekstin se ju iket, u plaket tani. Vertet qe nje festival duhet te promovoje zera te rinj, por une mendoj se festivalit kombetar nuk duhet t'i mungoje kurrsesi zeri i profesionistit, zeri i perpunuar. Dihet qe kengetari sa me shume te kendoje aq me shume perfeksionohet.
Po sot flitet per "mrekullite e zerit" per kengetare shume te rinj?
Kur nis te kendosh ne moshe te re, zoteron nje deshire pak te lehte qe te besh pershtypje. Une ne fillim kisha deshire te kendoja, te vishesha bukur per skenen etj.. Keshtu eshte cdo i ri. Me vone pasi keto deshira plotesohen edhe me pak preokupim lidhja me anen profesionale te muzikes sa vjen e behet me e ngushte, me e forte. Nuk dua te paragjykoj te rinjte, por pikerisht une tashti e ndjej se une di te kendoj, te shpreh emocionet e mia, di ta zoteroj kengen me te gjitha elementet e saj.
Ju doni te thoni se te rinjte jepen me teper pas anes se jashtme dhe efektit, se sa brendise se nje kenge?
eshte e natyrshme sepse per t'i zoteruar ose kuptuar emocionet te pakten per cdo njeri duhet te kalojne disa vite ne fillim une kujtoj se me sa gezim e prisja festivalin qe e te ngjitesha ne skene me floke te bukur, sandale e fustan te bukur. E dija se shikuesit do te komentonin per disa dite me radhe se i kishin bere floket artistet, cfare kishte veshur Adriana, Parashqevia, etj.. Por ndryshe nga te rinjte e sotem atehere kishim shume pngesa. Nje varese kisha vene une ne nje festival dhe regjisorja Vera Grabocka erdhi dhe "ma shqeu" nga qafa. "c'eshte kjo!? Skandal, kujt ia ve ti kete varese...?!"
Cili ka qene festivali i fundit ku ju keni interpretuar?
Festivali i 28 i kenges ne RTSH, kam kenduar per here te fundit nje kenge te Kujtim Laros dhe me kujtohet fare mire se pasi une beja provat per naten e pare, ku per cudi regjisorja Vera me thote "ua skandal, prape ti ne festival, boll kendove ti, le te kendojne te tjeret tani". Une atehere isha shendoshur pak pas lindjes se djalit. Ne ate kohe filluan te rrallohen edhe kengetaret e tjere profesioniste dhe nese merrte pjese dikush, ishte ndonjeri qe ishte menduar te merrte edhe cmimin. Qe nga ajo kohe une mendoj se percaktohej paraprakisht se ky 'X' do e marre cmimin. Qe nga ai cast une e ndjeva se nuk duhet te shkoja me. Kjo ishte e para arsye qe une une jam shkeputur perfundimisht nga festivali i Radiotelevizionit.
Megjithate me shpirt jetoni me keto festivale, cila gje e bukur ju mban lidhur?
Tek te gjithe festivalet qe kam qene pjesemarrese kam kujtime te bukura, ndoshta cmim te pare s'kam marre asnjehere. Por cmime te dyta, cmime per te rinj, cmime te anketave muzikore, gjithashtu une merrja cmime ne dekada maji. Gjithmone une jam vleresuar me cmim "Per kengetaren me te mire" dhe une mendoj se jane keto kujtime qe me mbajne lidhur.
Sa ju kane kushtuar ne jete keto arritje?
Me kane kushtuar sakrifica te medha te miat, te familjes sime gjithashtu, te bashkeshortit qe me ka kuptuar pasi edhe ai eshte artist, por me heret kane qene edhe sakrificat e prinderve te mi. Prinderit kane sakrifikuar per mua, kane qene te dy punetore ne kombinat e kane dashur kengen. Babai im kendon shume bukur dhe qe te vogel me ka marre perdore me conte e me merrte ne koncerte pastaj e vazhduan kete tradite vellezerit e mi, te cilet aktualisht merren me muzike. Por me teper se keto une kam bashkepunuar edhe me artiste qe sakrifikonin per kengen, kam bashkepunuar me kompozitorin Kujtim Laro qe per mua eshte nje nga kompozitoret me te mire. Ka qene kenga e pare e Kujtim Laros "Djepi i trimerise" qe une kam kenduar duet me Muharrem Herrin. Ai kendonte bukur dhe une tani nuk e di ku eshte. Kemi patur bashke shume duete te bukura, ne tre kater festivale. Disa nga kenget e Kujtim Laros beheshin shume shpejt motive rinore, "Kur zemrat rrahin si nje zemer" nje kenge qe edhe kam marre cmim dhe kam pasur si dublante Irma Libohoven.
Cili ka qene motivi i kesaj kenge?
Kenga nis me fjalet "Gjethet pikonin, mbremja e kalter ish". Ne fillim ishte zor ta pranonin metaforen poetike "gjethet pikonin". Mua me pelqente shume kjo figure letrare me kete kenge jam cilesuar si nje nga zerat me te bukur. "Gjethet pikonin, mbremja e kalter ish/ Era, era e vjeshtes me zgjon kujtimin e dashurise/ Fjalen te dua zemra ma tha per ty..."
Pevecse ju kendonit kenge lirike, duket se nuk ju ka munguar deshira per cilesine poetike te tekstit te kenges?
Me shume kerkuese kam qene ndaj tekstit se ndaj muzikes, sepse e dija qe melodine e kishte bere nje kompozitor i mire si Kujtim Laro, por muzikes se bukur doja qe patjeter t'i rrinin fjalet mire. Une punoja shume me poetet. Xhuliana Jorganxhi me ftonte edhe ne shtepine e saj. Punonim me ore te tera ne piano, derisa fjala pavaresisht nga komponentet e tjere te sillte vecanerisht emocionet e saj. Une i thosha asaj, nuk me vjen ketu fjala, nuk me vjen mire ketu, deri sa fjala te vinte ngrohte ne kenge.
Cilat kane qene komplimentet qe keni marre gjate jetes tuaj artistike?
Ato kane qene te nje natyre te cuditshme, ne vend qe te me thoshin dicka me fjale, te rinjte kur une kaloja ne rruge fershellenin shpesh fjalet e kenges sime. Besoj se nuk ka kompliment me te bukur.
Pas largimit nga festivali i kenges a keni gjetur nje menyre tjeter per te mos u larguar nga publiku?
Une nuk kam hequr dore asnjehere, sepse jam vazhdimisht ne kontakt me nje publik shume te ri qe eshte ushtari dhe gjithmone dhe jane nje moshe 18-19 vjecare. Publiku im jane edhe ta qe sa me shohin ne rruge thone ah, Adriana Ceka, dhe sidomos ata te rinj e te reja qe edhe me pyesin, pse s'del te kendosh me!
Ne sa festivale kombetare keni qene pjesemarrese?
Afersisht 13 festivale.
Dhe ju keni nderkohe 13 apo 14 kenge te perpunuara si pasurine tuaj artistike, ose me shume po te kujtoj edhe edicionet e koncerteve te pranveres.
Kam te regjistrura 60 kenge e me shume... (Nderkohe lotet i mbushin syte, kerkon ndjese dhe nuk i largon dot lotet)
...Kane qene edhe dekadat e majit, kane qene anketa muzikore qe beheshin cdo te diel, s'kishte muaj qe une te mos kisha ndonje kenge.
Ju keni 60 kenge te regjistruara ne RTSH dhe nuk keni asnje album tuajin muzikor?
Asnje gje (perseri syte i skuqen nga lotet) edhe kur kam shkuar me thone se nuk jepen e jane incizime te dobeta; se kenget pas viteve '70-'80 nuk jepen, jane ne arshive etj., etj.. Duhet te paguash dicka qe t'i terheqesh dhe une e kam lene kete gje. Mbase eshte edhe faji im, por une ne shtepi nuk kam as nje kasete te thjeshte me kenget e mia. Ndonjehere une shoh nga TVSH kenge te kolegeve te mi. Kur shikoj Kozma Dushin, Liliana Kondakciun etj., dhe them se "He se kenga ime do te jepet me vone...".

''Tema''

AlbShkodra
08-02-2004, 23:32
Manjola Nallbani:

Bashkeshorti im s'me ka zhgenjyer

Duke iu referuar lidhjes tuaj, c'eshte dashuria per ju?
Per mua ka qene nje fat, qe bashkeshortin e kam marre me dashuri. Dhe jo sic mund t'i kete ndodhur dikujt, i cili nuk e ka zgjedhur vete dashurine. eshte shume e rendesishme qe jeten ta kalosh me nje person qe e do dhe jo qe ta rekomandojne te tjeret, kjo eshte me kryesorja per lidhjen tone.
Per fat, bashkeshorti im nuk me ka zhgenjyer per asnje moment gjate ketyre viteve. Kam 13 vjet qe jam martuar dhe mund te them, shume sinqerisht, se e dua njelloj si ne fillim. Ndjenja reciproke eshte shume e rendesishme. Nuk do e konceptoja dot te jetoja me nje njeri per vite, nese nuk do ta doja ose te mos me donte.
Ne jeten e perditshme cilat jane provat e dashurise?
Prove dashurie, se pari, eshte vleresimi qe une kam dhe qe e shpreh ne menyra te ndryshme, eshte respekti. Fakti qe bashkeshorti im eshte njeri i pazevendesueshem per mua, per shume vite eshte nje prove, po ashtu dhe femijet qe ne kemi sjelle ne jete. Nuk ka prove me te madhe dashurie se kjo.
Mendoni se duhen mbajtur disa sekrete te vogla per vete, ne menyre qe mos te prishet ekuilibri i nje raporti shume te mire?
Une si natyre jam e sinqerte, dhe nuk di te mbaj sekrete. Aq me teper qe, te them te drejten, nuk para kam sekrete, sepse ai eshte njeriu me te cilin ndaj ato dhe konsultohem per cdo gje.
Sa e rendesishme eshte per ju ruajtja e individualitetit ne nje raport te gjate, dhe sa e dobishme eshte te kesh individualitet brenda marrdhenies?
eshte normale qe nje nga elementet e dashurise eshte qe te mos i nderhysh partnerit, une atij dhe as ai mua, ne karakterin, natyren, ne jeten profesionale. Sepse secili ka tiparet e veta dhe as mua nuk do te me pelqente te me nderhynin ne kete drejtim. Ndaj respektojme ne kete menyre njeri-tjetrin ne karakteret qe kemi, per te mos u tjetersuar. Une e kam dashur keshtu sic eshte, po ashtu dhe ai, me te keqijat dhe te mirat qe kam.
Pas 13 vjet martese, kete vit si do ta festoni Shen Valentinin?
Kete vit mendoj se do te jete me i bukuri, meqe, sapo kam sjelle ne jete nje femije ne jete. Shen Valentini ka qene shume i bukur kur kemi qene te dashuruar, i bukur ne fejese, po ashtu dhe ne vitet e para te marteses, ndersa tani eshte shume me i vertete.

(Besiana Lushaj ''Spekter'')

AlbShkodra
09-02-2004, 16:59
Ardit Gjebrea

Arditi, Ja ku eshte !

Pas pese vjetesh shkeputje, kthimi me nje album te ri. Me te cilin tregon Ja ku jam: kengetar, kompozitor, prezantues dhe menaxher i suksheshem. I cili dikur ka pasur perplasje me Ramen, por tani i ka kompozuar Tirona. Qe afrohet me opoziten dhe qe dikur komentohej dhender blloku. Ardit Gjebrea rrefehet ne Klan.

Ne zyren e Ardit Gjebrese qetesia eshte e perkohshme. Sapo jane larguar larguar disa greke qe do te merren me fonine dhe ndricimin e koncertit te tij pas pak ditesh. Gjashte instrumentiste italiane pritet te vijne se bashku me nje trupe balerinesh nga Kievi. Telefoni tringellin ore e cast. Dhe ta mendosh qe nje rremuje e tille eshte bere edhe pak jave te shkuara. Kur Arditi me Vera Grabocken organizuan edicionin e peste te festivalit Kenga magjike dhe pas tij. Eshte bere edhe pas tij ne koncertin e Krishtlindjeve. Pa ndonje pushim te madh, Arditi i eshte rikthyer serish rremujes se organizimit. Dhe punes se tij menaxhuese. Por kesaj radhe me nje tjeter kenaqesi. Sepse pas pese vjetesh nderprerje nxjerr ne treg nje album te ri. Nje album kaq te kushtueshem, sa nuk realizuar ndonjehere ne Shqiperi. Dhe ku jane perfshire studio italiane apo muzikante qe shoqerojne neper koncerte Claudio Baglionen apo Zucheron. Nje album qe Gjebrea ka preferuar ta quaje Ja ku jam. Dhe qe e ka rrefyer ne nje interviste.

Pse Ja ku jam?
Ja ku jam eshte titulli i nje kenge, teksti i se ciles eshte bere nga Timo Flloko. Eshte kenga te ciles i kam bere edhe videoklipin. Dhe vetem pas kesaj mendova qe kete titull tia vendos edhe albumit tim. Jo vetem per kengen, por qe edhe gjithkush te mendoje se, ja ku jam. Pas pese vjetesh, me nje album te ri.
Dhe ku je ne fakt?
Ky album vjen ne kohe. Dhe mendoj se sjell nje Ardit te evoluar. Ajo qe eshte me e cuditshme, eshte se brenda tij ka nje shumellojshmeri stilesh ne baze te te njejtit origjinalitet muzikor. Jane katermbedhjete kenge gjithsej, pothuajse te gjitha me stile te ndryshme. Por perseri jam une, ne cdo kenge ndihet qe eshte dora ime. Per gati gjysmen e poezive te albumit, kam bashkepunuar me Timo Fllokon. Por edhe me Dritero Agollin per kengen Po kur te jesh merzitur shume. Kam gjithashtu ne kenget e mia edhe poezi te Teodor Kekos, Xhevahir Spahiut, Andi Bejtes, por edhe te Dr.Florit te West Side Family.
Pra pervec kengeve te reja edhe hite te vjetra dhe rrep?
Me dr.Florin kam bashkepunuar per nje kenge ku ai kendon pjesen rrep. Vetem ai dhe jo i gjithe grupi. Kurse kengen Po kur te jesh merzitur shume e kam regjistruar si muzike filmi dhe deri tani ajo nuk ka ekzistuar asnjehere e regjistruar ne asnje album. Shume njerez me pyesnin se ku mund ta gjenin dhe prandaj vendosa ta vendos ne kete album.
Po te tjera kenge te sukseshme?
Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua. Por cdo dite qe kalon, dhe sidomos gjate punes per albumin e fundit, e kuptova se cdo dite do te me duhet te vazhdoj te punoj per emrin tim. Keshtu me duhej te beja nje pune shume profesionale qe te isha ne parametrat e pretendimeve te publikut ndaj meje. Arranxhimet jane bere ne Itali, produksioni artistik, ashtu si te albumi i meparshem, eshte bere nga Gazebo. Kam shfrytezuar gjithashtu instrumenta popullore shqiptare dhe ne back vokale me kane ndihmuar Eneida Tarifa, Jonida Maliqi, Elton Deda dhe Redon Makashi. Videoklipi i kenges eshte bere ne Greqi nga Nico Sulis ndersa producente eshte Le Spot. Fotografite jane bere nga Fadil Berisha, te gjitha ne Nju Jork, kurse dizainimi eshte bere fillimisht ne studion e tij atje dhe pjesa tjeter nga dizaineri i tij qe erdhi ne Tirane.Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua. Por cdo dite qe kalon, dhe sidomos gjate punes per albumin e fundit, e kuptova se cdo dite do te me duhet te vazhdoj te punoj per emrin tim. Keshtu me duhej te beja nje pune shume profesionale qe te isha ne parametrat e pretendimeve te publikut ndaj meje. Arranxhimet jane bere ne Itali, produksioni artistik, ashtu si te albumi i meparshem, eshte bere nga Gazebo. Kam shfrytezuar gjithashtu instrumenta popullore shqiptare dhe ne back vokale me kane ndihmuar Eneida Tarifa, Jonida Maliqi, Elton Deda dhe Redon Makashi. Videoklipi i kenges eshte bere ne Greqi nga Nico Sulis ndersa producente eshte Le Spot. Fotografite jane bere nga Fadil Berisha, te gjitha ne Nju Jork, kurse dizainimi eshte bere fillimisht ne studion e tij atje dhe pjesa tjeter nga dizaineri i tij qe erdhi ne Tirane.
Te gjithe keto deshmojne se ka qene nje album qe duhet tju kete kushtuar jo pak para.
Ka qene vertet nje investim gjigand. Por qe eshte nje pune me te cilen kushdo do te ndihej shume krenar.
Nje investim per emrin serish?
Per mua eshte nje kenaqesi te di se albumi im perhapet neper bote. Dhe e di qe nje gje e tille ka ndodhur me dy albumet e shkuara, te cilat kane bredhur me ane te studenteve. Jane ata qe blejne kryesisht kenget tona per ti shperndare pastaj gjithandej. Per shembull nje mikesha ime angleze me tregoi se nje albumin tim e kishte gjetur ne Kolumbi. Nje studente shqiptare e kishte blere dhe ia kishte bere dhurate dikujt. Dhe une sigurisht jame shume i lumtur qe studentet shqiptare dhurojne muziken time, pa ndjere asnje grime inferioriteti.
Dhe a prisni qe pas nje investimi kaq te madh te nxirrni para nga shitja e albumit?
Nuk pres qe te nxjerr para nga shitja e albumit. Pasi albumet jane gjithmone nje investim i mire, kurse te ardhurat perftohen nga koncertet. Por, nderkaq jam ndihmuar se tepermi nga me e madhja shtepi diskografike ne Shqiperi Super Sonic. Se bashku me sponsorizimin nga AMC dhe nga cigarja ime e preferuar Memfis, kane bere te mundur realizimin e albumit tim, i cili ka qene vertet i shtrenjte. Per ta realizuar kam bere se paku dhjete udhetime ne Itali, pese ne Athine dhe dy te tjera ne Nju Jork.
Dhe do te kete gjithashtu nje koncert se afermi?
Po, nje koncert ne 14 janar ne Pallatin e Kongreseve. Ku pervec katermbedhjete kengeve te albumit do te jene dhe kater nga kenget e mia me te sukseshme. Pak a shume, ashtu sic ndodhi pese vjet me pare me albumin ProjektJon. I cili u shoqerua gjithashtu me nje koncert.
Po pse nje pushim pesevjecar?
Pas atij albumi kam kaluar nje periudhe shume te ngjeshur me pune, ku cdo dite qe kalonte ndieja nevojen se duhej te beja nje album te ri. Mirepo pak muaj me pas, fillova Telebingo-n, spektaklin e perjavshem dhe me pas nisa te punoj si drejtor i TVA-se. Fillova keshtu nje regjim pune nga ora 8 e mengjesit deri ne 12 te nates i mbyllur brenda kater mureve te nje dhome, ku me duhej te administroja, jo vetem artistikisht, nje ndermarrje te madhe sic eshte nje televizion kombetar. Ne te tilla kushte as qe behej fjale per nje album te ri, thjesht per mungese te kohes fizike. U shkeputa nga gjithcka pervec spektakeve ku isha prezantues apo edhe atyre ku isha edhe producent, si Miss Albania pershembull.
Pse u larguat nga TVA?
Sepse kisha humbur veten. Por gjeta gjithashtu shume miq te mire ne ate televizion. Kam nostalgji vertet. Me mungon stafi. Dhe pse jo, me mungon shpeshhere edhe zyra ime.
Nderkaq perftuat me teper ne pervojen tuaj si menaxher. Ndiheni me komod ne pozicionin e artistit apo ne ate te menaxherit?
Une jam artist. Por jam i detyruar te vetemenaxhohem. Te bej menaxherin e vetvetes, pasi ne Shqiperi nuk ekzistojne angjenci apo struktura qe te merren me menaxhimin e artisteve. Keshtu jam detyruar te bej producentin per shkak te mungeses se njerezve te ketij lloji. Por per fat kam edhe Veren, keshtu dhimbjet dhe sukseset i ndajme bashke. Per mua ajo eshte nje ndihme shume e madhe. Se bashku me te ngrihet ai rreth profesionistesh qe na qendrojne prane dhe qe perbejne ate staf i cili ka kuptim vetem kur eshte bashke.
Si ndiheni kur kenget qe kompozoni ju kendohen nga te tjeret dhe marrin dhe cmime madje? Ju duket sikur anashkaloheni?
Nuk kam provuar ndonjehere egoizmin, ziline apo cmiren profesionale. Nuk e kam ndjere kurre ndaj kengetareve, sepse kam kenduar edhe vete, nuk e kam ndjere ndaj kompozitoreve, sepse kam kompozuar vete, as ndaj prezantuesve, sepse kam prezantuar vete. As ndaj menaxhereve dhe producenteve, sepse edhe ato i bej. Edhe ndaj kujtdo qe merr duartrokitje nuk ndiej xhelozi sepse marr gjithashtu duatrokitjet e publikut qe me do. Ndaj jo vetem si kompozitor kam punuar me artistet e tjere, por deri edhe ne menaxhimin e grupit West Side Family. Ishte nje sfide shume e bukur dhe me shume sadisfaksion per shkak se se bashku mberritem ne nje sukses te madh per ta: kengen Tirona.
Nje kenge qe u perdor ne fushaten elektorale te PS-se. E megjithate disa vite te shkuara publikisht keni pasur disa qendrime te kunderta me Edi Ramen. Keni ndryshuar ju apo ka ndryshuar ai?
Jeta eshte shume e shkurter per te pasur merira. Per shembull, le te reflektojme te gjithe per nje moment se cfare jemi, te imagjinojme qe pas nje kohe [qe askush nuk e di pervecse Zotit], nuk do te jemi ME. Atehere a ia vlen te zihesh? A ia vlen te besh keq? A ia vlen te lendosh?
Ta leme atehere grindjen e dikurshme me Ramen. Ka qene gjithashtu nje periudhe kur dukeshit shume afer PD-se. Madje jeni i pranishem ne takimet e ndryshme te ish-presidentit Berisha.?
Pergjithesisht i rrespektoj te gjithe ata qe me ftojne dhe me konsiderojne. Artisti nga natyra eshte opozitar duke pasur brenda tij shpirtin e rrebelit. Por kjo nuk ka te beje me muziken. Ne muzike ndihem sa i forte aq edhe i brishte. Mjafton shume pak qe te me beje te lumtur, sic mjafton gjithashtu shume pak qe te me trishtoje pa fund. Sigurisht, kjo vlen per gjerat qe kane vlere ne jete.
Cilat jane keto gjera?
Dashuria.
Per ke?
Kur them dashuria flas ne konceptin me te gjere te saj. Une cdo gje ne jete e bej me dashuri, duke filluar nga ajo familjare, duke vijuar me punen dhe deri ne rrethin e ngushte shoqeror. Te duhet te dish te japesh dashuri. Kete e kam shkruar edhe ne albumin tim: ndjesi te ndryshme me emrin dashuri.
Dhe ju merrni po kaq dashuri sa jepni?
Them se po, pasi e ndiej. Ne ndryshim nga dy albumet e para, albumi i trete eshte njeqind per qind dashuri.
Pse ka ndodhur kjo? Mos valle vetem tani jeni i afte te ndjeni dhe te prodhoni njeqind per qind dashuri?
Ne albumin tim te pare kishte edhe kenge me dhimbje si Jon, apo I thuaj jo, pasi Shqiperia ne ate kohe kishte shume probleme. Ne albumin e dyte gjithashtu kishte kenge vaji, per tragjedine e Otrantos. Apo reflektime ndaj Zotit apo edhe marredhenie filozofike. Kjo sdo te thote qe tani kane mbaruar keto probleme, por ne kete album i jam rikthyer vetes. Por gjithsesi, pavaresisht nga problemet, Shqiperia nuk eshte me ajo e para dhe ne fund te fundit ka nevoje per me shume dashuri. Ne kete vend mbi gjithcka.
Per kete dashuri u kthyet pas qendrimit pese vjecar ne Itali?
Kur ne vitin 1989 ika ne Itali, shkova per te studiuar. Nuk kisha menduar asnjehere qe te mund te qendroja dhe keshtu u ktheva te punoj.
Mendonit se do te ishte e veshtire te arrinit te kishit atje nje karriere artistike?
Te them te drejten, nuk kam tentuar. Por asnjehere nuk kam menduar qe ne Itali mund te arrija te perfaqesoja ate qe perfaqesoj ketu.
Dhe si ishin ato vite?
Ato pese vjet ishin nje eksperience e jashtezakonshme e jetes sime. Vite gjate te cilave kam prekur vertet fundin.
Fundin e kujt?
Fundin e skamjes. Jetoja me gruan dhe djalin dhe ne fund te vitit 93, i gjithe buxheti yne familjar perbehej vetem prej 30 mije liretave italiane, 15 dollare. Ishte viti i ri dhe gjithsesi i bleme djalit nje loder qe kushtoi 3 dollare, sa per te mos humbur traditen... Pastaj punova, punova dhe punova. Pa fund. Duke qene i pergjeegjshem per familjen dhe per perspektiven time. I tregoj keto per te thene qe nuk jam ai djali i perkedhelur qe mund te me pandehe publiku duke me pare ne televizor. Apo ai artisti, te cilit gjithcka ne jete i shkon fjolle teksa me shohin vetem te buzeqesh. Sic nuk jam ndonjehere edhe ai djali i embel apo i urte qe dukem.
A ka pasur ndonje moment kur e keni ndjere se nje pjese e publikut mund tju kete paragjykuar?
Po, me ka ndodhur nje here. Ishte periudha kur jetoja ne Itali dhe ne Shqiperi vija per festivalin e fundvitit apo ca ca me vone ne prezantimin e Miss Albanias apo te nje spektakli ne televizion. Ne festivalin e vitit 1991, sapo hyra ne skene, disa njerez ne skene filluan te duatrokisnin e te therrisnin Parti Enver jemi gati kurdohere [per shkak se njihesha si dhendri i Besnik Bekteshit]. Por une vazhdova te kendoj dhe ne fund te gjithe shperthyen ne duartrokitje. Me shume se heret e tjera madje. Mbaj mend se hyra dhe dola disa here ne skene per te pershendetur.
Sa e veshtire ka qene per ju te komentoheni si dhender blloku?
Nuk mund ta mohoj qe ne ate kohe njerezit perfitonin nga mbeshtetja politike. Ashtu sic ndodh edhe sot e kesaj dite, kur shume drejtues te paafte i mbajne vendet e tyre thjesht per shkak te mbeshtetjes politike. Mendoj se pergjigja me e mire ndaj ketyre komenteve, eshte karriera ime. Edhe une si shume dhendure ne ate kohe diskutohesha nga opinioni. Por tani, Ja ku jam.
Me ethet e koncertit

Nese ka nje gje te ciles Arditi i eshte mirenjohes mbi te gjitha, kjo eshte familja e tij. Jam i lumtur qe kam nje familje qe me mbeshtet, pasi e di qe nuk eshte e lehte te jetosh me nje artist ne shtepi. E per me teper me nje artist qe eshte duke pergatitur nje koncert aq gjigand sa ai i Ardit Gjebrese ne naten e 14 shkurtit te Pallatin e Kongreseve. Nje koncert ku Arditi ka preferuar te paraqitet thjesht si kengetar dhe kompozitor. Do te flas shume pak, sa per te prezantuar muzikantet. E kam konceptuar koncertin krejt te cliruar, jo ne formen e nje spektakli. Por regjisorja Vera Grabocka ka menduar ca forma spektakolare, te hyrjes ne skene ndoshta. Ca elemente qe do ti zbuloje vetem ne mbremjen e madhe... Dhe vec Inva Mules, qe do te kendoje nje duet, dhe rreperit dr.Flori, ne skenen e koncertit te Gjebrese do te ngjiten katermbedhjete balerine nga Akademia e Kievit. Nje recital i mirefillte, njeqind per qind live. I cili do te transmetohet i regjistruar ne Tv Klan.

''Revista Klan''

AlbShkodra
15-02-2004, 11:19
Eris Hoxha

KENGETARJA E JETES SE NATES

Eris: Zeri im mes Makashit dhe Elton Dedes

E degjon cdo te premte dhe te shtune te kendoje ne nje nga pub-et e nates ne Tirane, te "Musketeret". Eris Hoxha nuk eshte vecse nje nxenese e vitit te 5-te ne shkollen "Harry Fultz", dega Bisnes. Pasi ka studiuar kater vjet per violine ne shkollen "Kongresi i Permetit", me pas ajo e ka braktisur ate. "E lashe violinen dhe nisa te kendoj neper aktivitetet qe zhvillonte shkolla", thote ajo. Keshtu, ne vitin e dyte dhe vitin e trete ajo merr pjese ne Rinfest. Me pas, per perpunimin e zerit ajo punon me kompozitorin Luan Bakiu. Konkurron edhe te "Kerkohet nje yll", ku arrin te rradhitet mes finalisteve.

Si u perfshive ne jeten e nates se kryeqytetit?
Nje vit me pare jam prezantuar te "Kenga Magjike" me kompozimin e Agron Xhunges "Magjia ime". Po vjet kam kenduar edhe te "Kenget e Stines" kengen e Edmond Mancakut "Me ritmin e nates". Prezantimi ne dy festivalet qe permenda me lart me dha dore. Aty paten mundesi qe te me degjonin edhe ata qe me bene oferten per te kenduar te "House of Arts". Pikerisht ne kete moment une nisa te bej kengetaren e jetes se nates. Atje kam nisur te kendoj gjate muajve te veres per te vazhduar deri ne muajin tetor. Me pas kalova ne nje tjeter pub, ku vazhdoj edhe sot, "Musketeret", apo sic njihet ndryshe pub-i i Redonit, Eltonit dhe Sandrit.
cfare muzike te pelqen te kendosh?
Zerit tim i shkon muzika pop dhe soul. Ndersa mua vete me pelqen te degjoj cdo lloj muzike, pervec asaj house.
Si arrin t'i perballosh veshtrimet e aq syve qe te shohin ne pub?
Te them te drejten kur kam kenduar ne Rinfest gjithnje nuk do te dilja mire, sepse do te me mbysnin emocionet. Ndersa tani, te kenduarit neper pub-e me ka ndihmuar shume t'i eleminoj emocionet e demshme.
Sa lidhje ka kenga dhe shkolla ku ti studjon?
Eshte e vertet qe shkolla ku une studioj dhe kenga nuk kane aspak lidhje. Kjo shpjegohet me faktin se vazhdimi i studimeve atje nuk ka qene zgjedhja ime, por e prinderve te mi, ndersa kenga eshte pasioni im. Di qe kengen do ta vazhdoj ta kendoj, ndersa ekonomikun nuk e kam vendosur ende.
Si e kane pritur prinderit e tu vendimin per te kenduar neper pub-e?
Nuk kane patur shume deshire qe une te nisja te beja nje jete nate, neper ambiente pub-esh. Por e pranuan, pasi kjo ishte ajo cka une desha te beja. Une e konsideroj pasion dhe jo pune te perditshme kete qe bej. Duke qene se une nuk u futa me deshire ne ate shkolle, edhe rendesia qe i kam dhene nuk eshte dhe aq e madhe. Kete prinderit e mi e dine shume mire.
cfare te pelqen tjeter pervec muzikes?
Arti ne pergjithesi. Me pelqen edhe sporti megjithese nuk merrem me te. Kam shume deshire dhe te udhetoj.
cfare tipi e konsideron veten?
Jam tip qe nuk flas shume. Me pelqen te degjoj dhe te jetoj sipas menyres time, pa pengesa, pa barriera. Gjithashtu jam edhe tip qe qesh shume.
Me cfare merresh ne kohen e lire?
Mundohem te fle sa me shume dhe te takohem e te rri me njerezit qe dua e qe ndihem me mire.
Je e dashuruar?
Po, jam.
Edhe per sa kohe do te vazhdosh te kendosh neper pub-e?
Nuk do te me pelqente te vazhdoja te kendoja neper pub-e. Ajo te formon si kengetare vokalisht dhe te ndihmon ne komportimin me skenen, por eshte e lodhshme si dhe nuk eshte pune fikse. Megjithate momentalisht kam menduar te bej shkollen, pastaj dua qe te kendoj kenge qe do te krijohen posacerisht per zerin tim. Do te me pelqente te bashkepunoja me Shpetim Saracin, Elton Deden apo Alfred Kacinarin.

Gjyshi te "Vollga", mbesa te "Musketeret"
Vete studion ne nje shkolle profesionale sic eshte "Harry Fultz", prinderit i ka me profesione krejt te largeta me muziken, njeri economist dhe tjetri inxhinier. Ka dhe nje vella me te vogel, i cili sic thote erisa kenaqet kur e sheh te motren kur del ne televizior. Atehere ku jane rrenjet e pasionit per muziken qe ka Erisa? Nga rrefimi i erises mesojme se perpara disa vitesh i ati isaj ka studiuar kitare, por nuk e ka vazhduar ate. Ne moment ajo skujton gjysin e saj. "Ah, po. Duhet te permend gjyshin tim, Ylber Gimjani, i cili ka qene nje kengetar i mirfillte, thote Erisa. Ai ka kenduar ne Festivalin e Pare te Kenges ne RTSH. Ka qene dublanti i Vace Zeles, pasi atehere kenget kendoheshin nga dy kengetare". Jo vetem kaq. Gjyshi i Erises, Ylber Gimjani ka kenduar me pas te 'Vollga'. Ndoshta ketu mund te jene dhe rrenjet e pasionit qe ka Erisa per muziken.

AlbShkodra
13-03-2004, 20:56
BOJKEN LAKO

BOJKEN LAKO : DJALI Qe NUK E "TRADHTON" MUZIKeN RROK

eshte shume e veshtire t'a takosh, thuajse e pamundur. Perhere ne levizje, gjendet ne nje vend, duhet te jete diku tjeter. I bej "prite" ne oret e vona te pasdites, ne shkollen Poleposition, pikerisht aty ku gjendet cdo nate per te kalkuluar shfaqjen e dites se neserme. "Prijesi" i muzikes alternative ne Shqiperi, Bojken Lako i ka qendruar besnik muzikes se tij. Tingujt qe ai krijon jane muzike jokomerciale. Lako eshte nga muzikantet shqiptare qe se bashku me Heldi Krajen krijuan grupin e pare shqiptar me emrin "The fish hook" dhe prodhuan ne vitin 1993 albumin e pare te titulluar "King of Beers" me nje shitje prej 5000 kopjesh. E filloi karrieren e tij artistike ne fillim te viteve '90-te me nje muzike qe ishte me teper nje rrok i paster - new wave- dhe nje prirje e muzikanteve te rinj te periudhes postkomuniste. Sot eshte Drejtor Artistik ne TopAlbaniaRadio dhe me te njejten pergjegjesi drejton festivalin TopFest. Nuk ka nderruar asnje drejtim ne muziken e tij dhe vazhdon te "luftoje" me veten per te prodhuar alternativen per te gjithe fansat e tij. Bojken Lako "fitoi" emer sidomos pas kompozimit te kenges "Asgje e larget", me te cilen mori pjese ne Festivalin e vitit 1999 ne Tirane. Shume shpejt projekton nje koncert akustik ne muajin maj me krijimtarine me te mire te "Fish hook"per te treguar se ai dhe djemte e rrokut ekzistojne dhe dine te kompozojne e te kendojne vetem "live".

Ke dhjete vjet qe kompozon muzike alternative. Une e quaj vlere kete. Perse i ke qendruar besnik?
Une jam nje muzikant dhe artist qe i perkas brezit qe dolem nga periudha e postkomunizmit. Kishim me shume ideale dhe mundesi per te shperthyer ne pak vite gjithe ate energji te grumbulluar. Ne raport me moden ne pasqyruam rrymat me ekstreme te asaj kohe, por pastertisht. Duke mos patur edhe biznes muzikor e nisem ne nje moment te vertete. E nisem me vertetesi muziken. Une kam patur vetem fillimet e mia ekstreme alternative, albumi i pare ishte ne anglisht, i dyti analog me rrymat e modes. E bej sepse keshtu di te kompozoj.
Ka patur periudha "komerciale"ne krijimtarine tende?
E quaj te kthyer ne komercial veten time, atehere kur rashe pak nga vrrulli i alternatives se eger nga viti '99, kur bera dicka ne Festival. Nuk behet fjale per nje nisje muzikore gjysem alternative drejt nje komercialiteti te dukshem, por nisa aty ku desha, sepse nuk kisha lidhje me asnje shtepi diskografike, Bera ate qe doja, ate qe cdo artist realizon sipas vetes se vet, pa menduar se albumi do te shitet. Keshtu u lidha me nje media e cila me ndihmoi. Nuk e kam "tradhtuar" muziken alternative, sepse ndoshta kam patur edhe shans, pasi fillova ne vitet e lira per tu shprehur , pa detyrime per tregun muzikor.
Kur ke qene i kenaqur me muziken tende?
Ka ndodhur veren qe kaloi, ne koncertet me grupin "The Fish", pasi u ktheva ne muziken qe kisha nisur dhe pak a shume edhe me formacionin e fillimit, me Heldi Krajen, me ato krijime qe kemi patur bashke. Vertetuam qe ajo muzike me te cilen kemi filluar eshte akoma e vlefshme dhe aq me shume e deshirueshme ne keto momente qe muzika eshte degjeneruar.
"Fish Hook" u rizgjuan veren e kaluar. Kenduat "live" 18 kenge rrok, origjinale nga krijimtaria juaj. cfare do te thote te jesh pjese e grupit?
Nese je grup te shoqeron nje fryme, fryme te cilen nese e ke brenda berthames se grupit ate e transporton mire tek publiku dhe ketu vijme edhe tek ato qe thashe me siper se kam mbetur besnik i muzikes edhe pse kjo eshte fryma e grupit prej gjashte vetesh me 2, ose 3 veta qe jane berthama. Ketu dua te permend edhe nje projekt per muajin maj, ku mendoj te luajme te gjithe krijimtarine time dhe te Heldit, do te bashkohemi me rreth 10 instrumentistet qe kane punuar me grupin dhe kemi menduar te mblidhemi ne nje koncert akustik qe shpresoj te jete nje show i vertete. Kjo eshte te jesh pjese e grupit dhe te krijosh nje fryme edhe pas 10 vjetesh.
Kush eshte momenti magjepses ne nje koncert rroku?
Asnje moment nuk mund te ndaje. eshte rrok, dicka e forte, e bashkuar, grup, kitara akustike, vokali, bateria, s'di t'a them. eshte nje ndjesi , gjithmone kjo eshte, ndjesia jote perballe publikut. Jam ndjere mire kur kam suportin e grupit. Pastaj ndjehesh mire me fansat e muzikes tende, muzikes qe ti percjell. Ata kane ardhur per te degjuar rrok. Gjithcka eshte e bukur.
Ke krijuar ndonje kenge jashte muzikes alternative?
Jo, nuk ka ndodhur. Une shprehem ne muziken alternative, sepse eshte dicka e brendshme, edhe ne momentet qe jam munduar te dal jashte saj kam dale po aty. Dhe kam bere shume mire, pasi kam vertetuar edhe besimin e njerezve qe besojne muziken qe une krijoj. Muzika buron, keshtuqe nese une do te kalkuloja nje muzike qe nuk buron do te humbisja adhuruesit e mi. Njerezit kane deshire te kene nje idhull ne muzike dhe ate e duan te jete "i paster" pa shtremberime ose rrjedhje muzikore.
Ne vitin 2004 a mund te flasim per ekzistence te muzikes rrok ne Shqiperi?
Po patjeter. Gjithcka qe behet i pershtatet publikut, moshes, ka nderruar muzika rrok e viteve tona. eshte si pantallonat qe kane dy kembe, te majten dhe te djathten, vetem se u ndryshon modeli, prerja, qepja. Ne vitet tona muzika rrok mendoj se po qendiset me aranxhime dhe orkestrime qe jane sot ne mode.
Si u rikthyet ju me grupin, kishte nje permiresim ne krijimtarine muzikore?
U rikthyem si ishim ne fillimet tona, me permiresimet qe thashe me lart, aranxhimet dhe orkestrime te reja, qe jane sot ne mode.
Kane mbetur "besnike" te tjere si ty ne muziken shqiptare?
Nuk i gjej dot vlerat e te tjereve, por mendoj se ka, Elton Deda, Aleksander Gjoka.
Radio Top Albania erdhi si nje koncept i ri per degjuesin, nje formatim muzikor dhe forme publiciteti qe krijon nje tendence te re mes fjales dhe muzikes. Ti ishe ne fillimet e kesaj pune, ishte eksperiment, apo..?
Nuk ishte eksperiment. Ishte bashkim idealesh dhe pasionesh te disa njerezve qe u puqen ne vitit '98. Donim te benim dicka te vertete dhe puna jone u be e madhe vetem ne saje te publikut. Kemi nje degjues shume te mire, une them se Top Albania Radio eshte produkt i publikut .Kemi nje degjues shume te mire. Njerezit kane nevoje vetem per shtysen e pare dhe pastaj jane te gatshem te te ndjekin.
cfare koncepti muzikor percjell, cfare strategjie ?
Nisem nga vetja ime, qe ne adoleshence kur vec hiteve te kohes kisha edhe une idhujt e mi muzikore. Nga nje grup muzikor mund te pelqej jo me shume se dy ose tre kenge, pastaj grup-moshat qe ndjekin radion, pastaj temperamenti yne, pastaj problemet e perditshme qe kemi, them se ne shqiptaret kerkojme me shume larmi ne muziken qe duam te degjojme. Kjo eshte strategjia pak a shume, jo qe diktohet nga une, por qe ka lidhje perseri me ate qe une dua.
Tekstet e kengeve te tua percjellin protesten. Vazhdon protesta tek ty?
Une nuk duhet te kisha folur ne kete interviste, pasi kam kohe qe nuk kam krijuar kenge, por te pakten kam plane dhe projekte. Atehere, vazhdon protesta, nuk zbutet, pikerisht sepse ke nje raport te konsoliduar me publikun. Ke nje njohje, ai ka marre dicka prej teje, tekniken e te degjuarit, ate qe ti thua, ka marre muziken. Ke hyre ne kontakt me publikun duke thene : Une jam Bojken Lako dhe ky eshte publiku qe une e dua shume dhe dua qe te me doje shume. Ne kete moment une kam nje pergjegjesi me shume per te thene ate te vertete qe une ndiej. Mund te jete proteste, ose dicka tjeter, kjo varet nga vete artisti. Une kam mundesine t'a them, t'a shpreh dhe kjo eshte shume e rendesishme.
Je i sigurte ne ate qe krijon?
Asnjehere 100%. Nuk kam shume eksperience qe te gjej ekuiliber. Gjithmone luftoj me veten.
Ke nje kenge‚?¶Lufto me veten‚?¶ka mbaruar lufta me veten?
Nuk di te shprehem nga ana filozofike, gjithkush mund t'i jape interpretimin e vet, di te them se kur e krijova ate kenge kam patur nje lufte qe kishte te bente me abuzime, me gjendjen ne te cilen ndodhesha per momentin. Luftoja me veten per te dale nga nje situate psikofizike qe isha une dhe qe mund t'a kaloje cdo njeri . Ata qe e kalojne uroj t'a kapercejne mire. Njeriu gjithmone lufton me veten. Kjo me ndodh edhe me muziken time, luftoj per te gjetur sigurine, nese jam 100% i sigurte atehere terhiqem mbrapa. cdo krijim qe shkon tek publiku eshte nje lufte e re imja me veten.
Krijimtaria muzikore vuan nga kritika artistike. Ku "testohesh"per kenget e tua?
Pyes gjithmone njerezit qe i dua dhe i vleresoj. Kam mbeshtetjen e miqve te pakte, por te sakte. Jam i lumtur qe i kam.

Per momentin je i angazhuar me festivalin Top Fest. cdo aktivitet i juaji fillon me Top, identifikoni median tuaj‚?¶nejse..po pyesja per kete eksperience te re si Drejtor Artistik i ketij festivali rrymash dhe prurjesh muzikore‚?¶

(Qesh). Fillojne me Top aktivitetet tona, sepse jemi te topit‚?¶atehere edhe festivali eshte nje lufte me veten, por jo nga halli, por eshte nje pergjegjesi qe une dua t'a bej, qe une dua te provoj veten gjithmone deri ne fund dhe te punoj sepse kjo me jep kenaqesi qe te vertetoj ne darke, ose neser ne mengjes qe edhe nje dite me shume kam bere dicka.
Ku kerkon te arrish ne muzike?
Kam kohe qe nuk me ka dhene sadisfaksion "vetja" ime, sepse nuk kam patur nje periudhe krijimi, por kam nje sadisfaksion te dyfishte nga mundesite qe kam ne nje media per te hapur dyert per artistet e tjere dhe nga pozicioni qe me kane besuar per te vleresuar dhe nga deshira qe ka per te pasqyruar muziken shqiptare. Sadisfaksioni me i madh qe ndiej eshte ne zbulimin e tyre dhe per t'i ndihmuar ata. Une kam mundesi per t'a bere kete.
Shume rryma muzikore, shume pjesemarres, cfare po ndodh me muziken?
Do te behet shume mire. Nuk e them kete nga euforia e momentit. Duke pare se vijne te paorganizuar nga ana profesionale , incizimeve, menaxhimeve, vijne njerez qe duan te bejne muzike, pavaresisht nga rryma e kohes qe ata kryesisht duan te kendojne, ndiej shume kenaqesi qe ne kemi hapur kete dere per te ndihmuar kulturen muzikore. Konstatoj se brumi eshte dhe shtrati muzikor eshte gati.
E di qe te kane votuar femrat ne sondazhin mashkulli i vitit‚?¶je ne vendin e tete. Si i ke raportet me seksin tjeter?
Ku jane keto femra? I ke ruajtur votimet? Me duhet te iki vertet. Flasim njehere tjeter per vajzat seksi. Po me presin. Te them vetem kaq: Femrat shqiptare jane me te mirat ne bote!

''Jeta''

AlbShkodra
12-04-2004, 22:03
VELI SAHITI: GRUAN E KAM BIONDINe, POR ME eNDJE IU KeNDOJ ZESHKANEVE ...

Veliu i kendoi zeshkanes. Kontrast!!! Ai bashkeshorten e ka biondine. Bashkeshortja e tij e kishte futur ne "gjyqin" femeror dhe e pyeste kush eshte ajo zeshkanja qe i ke kenduar? Pas gjithe kesaj "gjykate ushtarake" femerore, Veliu u detyrua t'i kendoje edhe biondines. Natyrisht me deshiren e tij‚?¶.

Kurrsesi s'mund te thuash, se nga ai kengetari qe mund te kesh takuar ashtu kalimthi duke drekuar tek Bar Piceria "Syri" ne Ferizaj, te te kete mbetur nje imazh i bukur i kesaj dreke. Perkundrazi, aty vetem ke degjuar zerin e tij melankolik. Zeri i tij tash e tri dekada eshte i njohur tek ajo pjese e shoqerise, qe te gjithe ne e quajme elite.

Sigurisht si per cdo kengetar, festivali i asaj kohe "Rinia kendon" ishte destinacion i percaktuar i tij. Por, per te arritur aty i duhej shume pune, ndoshta edhe per ta mposhtur ate ndrojtjen e nje djaloshi 20-vjecar. Keshtu nisi rrugen e veshtire dhe te bukur te artit Veli Sahiti, solisti i rok grupit te famshem TRIX.

Tashme nje baba rreth te pesedhjetave, me mjeker pak te thinjur, elegant, i veshur me nje sako me katrore, me nje pale xhinsa, e sheh te ulur ne nje qoshe duke shfletuar shtypin dhe duke pire caj dreke, ne destinacionin e tij te perhershem - te piceria "Syri" ne Ferizaj.

Veli Sahiti, per tri dekada me radhe, me shokun me te ngushte te jetes se tij, kitaren, ka shkrire ne telat e saj tinguj qe ia thone dashurise dhe qe rimojne shqip. Pikerisht keta tinguj melankolike, shume shpejt u shnderruan ne "epidemi". Pas gjithe kesaj u vertetua se pas kesaj epidemie, fshihej "virusi" TRIX. Nuk sherohet lehte, sepse po te degjosh kenget e tyre "Dashuria ne qershor" apo "Pa ty", sot do te futesh ne "armaten" e fansove, dhe do te jesh nen urdherat e "komandant" Veli Sahitit.

Athua kush eshte kjo "ushtri" qe komandohet nga Veliu i "Trix-it"?

Pa dyshim se rinia. Ia vlen te permendesh emrin "Trix" dhe menjehere mendja e tyre iken atje tek vargjet e kenges "Moj zeshkanja ime".

Trix-at sa here qe vijne ne Prishtine, eshte mundim qe t'i kerkosh neper rruget e kryeqytetit apo ne ndonje kafene. Syri nuk mund t'i shohe edhe ne skene, rralle... por kur i sheh, ata kendojne, dhe pas vetes e lene te eksituar masen dhe ikin atje ne qytetin e bukur te tyre - Ferizaj.

Veli Sahiti i kendoi zeshkanes. Kontrast!!! Ai bashkeshorten e ka biondine. Veliu tregon per bashkeshorten e tij qe e kishte futur ne "gjyqin" femeror, dhe e pyeste kush eshte ajo zeshkanja qe i ke kenduar?

Pas gjithe kesaj "gjykate ushtarake" femerore, Veliu u detyrua t'i kendoje edhe biondines. Natyrisht me deshiren e tij.

"Trix", fenomeni shqiptar i muzikes se lehte apo si i quajne edhe ndryshe, mbreter te rokut shqiptar, deri me sot kane kompletuar nje bagazh te madh me albume. Nje muaj me pare, keta "Beatelsa" shqiptare e pushtuan tregun me albumin e 14 ‚??te te tyre qe u titullua: "Engjulli im". FENOMEN!!!!

Mirepo, kjo nuk do te thote se ata nuk jane te gatshem qe ne nje te ardhme te afert, albumi i 15-te te mos te jete ne rend. Kantautori Veli Sahiti nuk lodhet fare. Gjithmone ai eshte i gatshem te sjelle freski per "konsumuesit" e kenges se tij.

Veliu i "Trix-it", njeriu modest, komunikativ, mikprites, shpesh i bie qejf per te ngrene pogace, apo te kete pak kos pas flise. Atij i pelqejne njerezit modeste dhe urren genjeshtaret.

Si lindi "legjenda" TRIX?

Pikerisht ishte viti 1973, kur lindi legjenda "TRIX". Atebote ata kane qene tre veta. Ishin shoke qe nga bangat shkollore. Ne fillim grupin e pagezuan "TRIO". Kete emer e mbajten per dy vjet me radhe, kurse me vone vete Veliu spontanisht shkronjen "O" e kishte fshire me nje "X" dhe lindi emri "TRIX". Atehere ishin enderrat e tyre, fillimi i nje karriere. Veliu thote se nuk mendonin per popullarizim.

"Filluam qe te lozim me dy kitara, qe do ta quaja nje prim i karrieres tone. Filluam te harmonizojme pikat e fillimit me dy kitara ne veprim, kjo ishte nje ombrelle e pergjithshme per elementet tona, te cilat figuronin ne kenge, ku ishte i pandare folklori-burimor shqiptar, qe e cilesonte cdohere. Une si kompozitor qe nga ajo kohe, por edhe tani mundohem ta ruaj me nje fanatizem te vecante folklorin", thote Veliu. Ai nuk e mohon se edhe me tej mundohen qe te jene te kuptueshem per publikun dhe se vit pas viti te ruhen, perpunohen, te modernizohen, por kurrsesi mos te humben si thelb i elementit te folklorit.

"Trix", tashme prima i kenges se lehte shqipe. Ata sot njhen si "mbreter" te rokut ne cdo cep te shqiptarise. Veliu nuk e fsheh celesin e suksesit te tyre. Ai thote se si cdo grup, qe tash e sheh edhe te te rinjte, por edhe tek ata, nuk ka qene enigmatik celesi i suksesit te tyre. Per ta hape nje dere, kantautori Sahiti thote se duhet ta kesh celesin dhe gradualisht ajo dere te hapet. Te "Trix", ky celes ka qene gradual dhe me punen e vet grupit ata arriten ta hapin deren, dere kjo qe i drejtoi te bota e quajtur karriere.

"Deri me tani, mund te them se eshte nje gjenerate e trete, qe neve ende na mbane ne skene. Mbajtja jone ne skene ishte freskia dhe cdohere jemi munduar qe dhuruesve tane t'ju servojme kenge, te cilat me te vertete tingellojne shqip", shprehet Sahiti.

Ai edhe tani habitet se si ata ende i degjon nje gjenerate e trete, si bie fjala kengen "Zeshkanja" qe eshte si nje identitet i nje kohe qe "Trix" e ka pasur ne te kaluaren, apo sic thote kantautori nje dashuri qe ishte ne kohen studentore.

Kengen "Zeshkanja", ende te rinjte e ndiejne ne shpirtin e tyre, natyrisht se edhe e cmojne. Veli Sahiti ky kengetar qe i kendoi shume dashurise, sic duket ne kete kenge ai kishte shprehur dashurine e tij te "gabuar". Sot ai bashkeshorten e ka biondine. KONTRAST!!! Apo edhe ndoshta e ka pasur ndonje zeshkane ne jeten e tij studentore, qe ndoshta edhe sot "Ne zemer ka nje mall" per zeshkanen tashme te ndaluar.

"Bashkeshortja ime eshte biondine, dhe gjithsesi me ka shtyre qe ta komponoj dhe kendoj nje kenge per biondinat. Se gjithmone me thoshte "kush ishte ajo zeshkanja qe i ke kenduar?" - Ajo ishte nje imagjinate, asgje nuk ka qene e vertete, dhe shpeshhere mund ta them ndasine pse kendova nje here per zeshkanen e tani per bionden. Zeshkanja, mund te them se ishte dashuria e asaj kohe", thote Veliu, ne syte e te cilit shihet qarte se "zeshkanja" paska ekzistuar dikur.

Kenga e pare e grupit "Trix" ishte kenga "Per ty", nje kenge e cila me formimin e Festivalit "Rinia kendon", iu dha shenje shume rok-grupeve te asaj kohe (ne vitin 1975), ku per here te pare Reshat Randobrava si producent i "Radio Prishtines" ne ate kohe, i kishte formuar dhe i kishte marre ne nje ansambel. Edhe per shume grupe te tjera qe u plasuan ne kete festival, prima ishte rezoni i atij kompozitori qe u kishte dhene mirenjohje shume rok-grupeve, jo vetem "Trix-it".

"endrra jone ishte se si te dalim edhe ne ne nje menyre konceptuale. Kjo me shtyri qe ta komponoj kengen e pare "Per ty" dhe pas saj ishte kenga "Dashuria ne qershor". Keto jane ato dy kenget e para qe u realizuan ne vitin 1975, dhe ne ekzekutuam me rok-grupet e atehershme shqiptare", thote Veliu.

Ishin shume rok-grupe te asaj kohe, te cileve iu bashkangjit edhe legjenda e sotme "Trix". Si Grupit "MAK" me kengetarin Agim Misini, tani te ndjere, "Balada", grupi "Luniaset" (me heret keta rokere quheshin "Therandoset" qe ishte nje grup nga Prizreni dhe mund te them se ishte rok-grupi i pare i shqiptarise, shprehet Veliu.

"Trix" pas vetes ka grumbulluar deri me sot nje "karvan" te madh me albume.

Deri me tani ata kane realizuar 14 albume. Por, ketu duhet shtuar se edhe nje album ne qofte se e bejne do ta bejne te mire. "Trix" asnjehere nuk ka qene i varur nga kompozitoret. Tek ata ka qene ajo perparesia se ata kane komponuar vete. Gjithashtu aranzhimet dhe tekstet, por ndonje prej tyre edhe e kane huazuar.

"Ne pergjithesi volumin e ketyre e ka bere puna graduale dhe sistematike, dhe per ate ne kemi ardhur te nje numer ndoshta pak maksimal me 14 albume", tregon Veliu i Trix-it. Veliu asnjehere nuk ndiente ndonje kenaqesi speciale per albumin e vet. Ai gjithmone i thoshte vetes se eshte dashur edhe dicka me shume, keshtu qe e linte per albumin tjeter. Atij kjo i ka ndodhur gjithmone, mirepo ka qene e suksesshme dhe ate e ka shyre qe te nxjerre albume te reja.

"Albumi i fundit doli para nje muaji dhe titullohej "Engjulli im". Ky album ka qene nje freski per adhuruesit e "Trix-it" dhe kjo u eshte dedikuar atyre qe jane mesuar te degjojne kenget e ketij grupi me zhanrin e njohur. Ne kete album do te degjojne ate cfare kerkojne, duke pasur parasysh edhe nje perpunim pak me modern", perfundon Veli Sahiti.

Veli Sahiti, dikur avanturist

Tekstet e "Trix-it", tekste dashurie. Veliu ne keto tekste ka futur edhe jeten e tij studentore. Natyrisht se meqe i kendon vuajtjes dhe jetes studentore, atehere jeta studentore ndonjehere gjendet ne kornizat e dashurise.

"Une them se teksti eshte ai qe mban kengen, e jo kenga tekstin. Melodia pa tekst te mire veshtire mbijeton", thote Veliu. Ai merr shume tekste te autoreve te ndryshem, dhe ben nje seleksionim te vecante, derisa te vjen te nje tekst qe eshte cilesor.

Sa i perket teksteve dhe realitetit, ai thote se kane te bejne edhe me jeten e tij personale.

"Nuk mund te them se te gjitha tekstet i kam huazuar, kam tekste edhe nga jeta ime studentore, ku i kam kenduar ndarjes, bashkimit, dashurise, zeshkaneve, biondinave‚?¶" thote Sahiti.

Perpos kengeve te dashurise "Trix-i" ka edhe kenge epike, kombetare, kur ata edhe kane jetuar ate realitet. Ketu ai vecon vitin 1981.

Veli Sahiti eshte edhe arsimtar i muzikes. Ne publik njihet si artist i kendshem dhe i mire. Sa eshte bashkeshort dhe prind i mire Veliu?

"Une jam baba i kater femijeve. Elona, eshte vajza e madhe qe shkon ne mjekesi, ne vitin e trete. Pas saj vjen Alba, e cila ka afinitet te muzikes, perndryshe ka marre pjese ne festivale te ndryshme. Ajo ka kryer shkollen e ulet te muzikes dhe pa ia imponuar ajo ka punuar me deshiren e vet. Pas saj vjen Thesari, djali pak me "problem", te cilit, sic shprehet Veliu, absolutisht nuk i intereson muzika dhe shpesh shkon ne kabinetin e babit te tij dhe i thote: "Boll bre babi me, lere kete, hajde dalim pak se e kam marre topin". Vogelushi Thesar, eshte i regjistruar ne shkollen e futbollit ne Ferizaj. Ai tani eshte ne klasen e katert. E fundit "embelsira" - Fiorela, vajza e vogel e cila sivjet do te kendoje ne ndonje festival. Edhe kjo "embelsire" e vogel pritet qe te ece pas hapave te babit te vet.

Veliu e ka edhe bashkeshorten Sadijen, me te cilen jane te lumtur ne jeten martesore per 15 vjet radhazi.

Veliu, ndoshta pak e kishte veshtire ta bente per vete Sadijen (bashkeshorten), sepse ajo ishte biondine. Veliu dikur iu kendoi shume zeshkaneve, e tash ra ne "kurthin" e biondines. Pa dyshim se Veli Sahiti u "detyrua" qe te kendoje nje kenge edhe per biondinat.

"Ferizaji ishte nje nyje e vecante. Celulat e para te dashurise me bashkeshorten time ishin natyrisht ne kete qytet", thote Veliu. Ai tregon se nuk kishte qene takimi i tyre me letra sic ndodhte atehere. Spontanisht kishin filluar ne menyre shoqerore, dhe gradualisht nga nje dashuri e shprehur nga ana e Veliut.

"Fjala e pare e imja qe ia pata thene atehere dashnores, tanime bashkeshortes sime, ishte romantike: Te DUA (Hahahaha‚?¶ qeshet). Dhe mund te them se fjale me te embel se kjo nuk ka", tregon duke qeshur me te madhe Veliu.

Ai tregon edhe per jeten e tij studentore, kur ai ishte vetem 20-vjecar. Natyrisht se Veliu si student ishte edhe fytyre publike, edhe pas gjithe kesaj kishte edhe shqetesime nga ana e femrave. Femrat ndoshta "zeshkanet", sepse edhe iu kendoi atyre, ato te cilat atebote edhe per disa minuta do te kishin deshire te jene ne perqafimin e Veliut te rok-grupit "Trix".

"Komplekset tona ishin atehere kur ne shkuam ne Prishtine si studente, vinin shume studente nga te gjitha anet e Kosoves, aty ka filluar nje fare shqetesimi nga adhuruesit dhe adhurueset, mirepo ne ishim te rinj, edhe ne si cdo i ri realizonim enderrat e dashurise rinore", nenvizon Sahiti.

Atekohe 20-vjecari Veli Sahiti, nuk mund te thuash se nuk bente pjese ne boten e avanturisteve.

"Ti them vetes time se nuk kam qene avanturist, kam qene, ne njefare menyre ne nje kohe kam bere pjese ne boten e avanturisteve. Si student eshte e pamundur qe mos ta kesh nje kornize te avantures, eshte e pamundur te largohesh nga ajo. Por une me gruan time i kemi shtjelluar te gjitha keto dhe nuk kam probleme tani", tregon Veliu duke pase frike se mos e degjon bashkeshortja.

Tani, thote ai, nuk ka shume komplekse te tilla. Ende jeton dhe punon ne Ferizaj. Del edhe ne kryeqytet cdo tri dite. Ka adhurues perskaj te cilet i flasin, kane deshire te rrijne me te. Popullaritetin,Veliu e merr dhe ia le vetem formes skenike - prezentimit te tij ne skene. Aty ai mundohet ta ruan veten e tij dhe te jete ai qe eshte.

"Une kam deshire te jem i afert me publikun", shprehet Veliu.

"Shundi dhe (berllogu)‚?¶ Nuk i perkas asaj sfere. Ajo e cila me ngacmon dhe me dhemb mua si kompozitor dhe si kengetar i nje grupi, me dhemb e sotmja, sepse huazimet te cilat merren totalisht nga kenget greke, sllave apo turke‚?¶ eshte absurde se si nje kompozitor mundet ta marre kengen totale dhe t'ia ofroje nje kengetari me emer", shprehet Veliu i brengosur per lulezimin e kuazivlerave ne muziken shqiptare. "Ketu eshte paradoksi qe i shtyne keta kengetar te kendojne kenge te huazuara. Nuk eshte ana materiale e tyre qe ata t'ia ofrojne nje kompozitori qe te komponoje nje kenge tamam shqip. Ky nuk eshte modernizim, por eshte nje vlere e kopjuar nga muzika e huaj, qe une mund te them se kjo shkon ne dem te muzikes shqiptare", thote me plot fanatizem Veliu. Ai thote se derisa mediat tona i pranojne keto kuazivlera, derisa te kene ne stafin e tyre njerez profesioniste qe t'i seleksionojne keto kenge, atehere, shprehet Veliu, konsumatore do te kene edhe ne te ardhmen

Pogaqa, ushqimi i preferuar i Veliut

Veli Sahiti, nje fanatik i kenges shqipe eshte "luftetari" me i madh i shundit dhe kuazivleres ne pergjithesi.

"Shundi dhe (berllogu)‚?¶ Nuk i perkas asaj sfere. Ajo e cila me ngacmon dhe me dhemb mua si kompozitor dhe si kengetar i nje grupi, me dhemb e sotmja, sepse huazimet te cilat merren totalisht nga kenget greke, sllave apo turke‚?¶ eshte absurde se si nje kompozitor mundet ta marre kengen totale dhe t'ia ofroje nje kengetari me emer", shprehet Veliu i brengosur per lulezimin e kuazivlerave ne muziken shqiptare.

"Ketu eshte paradoksi qe i shtyne keta kengetar te kendojne kenge te huazuara. Nuk eshte ana materiale e tyre qe ata t'ia ofrojne nje kompozitori qe te komponoje nje kenge tamam shqip. Ky nuk eshte modernizim, por eshte nje vlere e kopjuar nga muzika e huaj, qe une mund te them se kjo shkon ne dem te muzikes shqiptare", thote me plot fanatizem Veliu. Ai thote se derisa mediat tona i pranojne keto kuazivlera, derisa te kene ne stafin e tyre njerez profesioniste qe t'i seleksionojne keto kenge, atehere, shprehet Veliu, konsumatore do te kene edhe ne te ardhmen. Ai shpreson se mediat kosovare do ta marrin me seriozitet kete pune.

Veliu kohen e lire e kalon ne Ferizaj te piceria "Syri".

"Une cajin e mengjesit por edhe makiaton e preferoj ketu te piceria "Syri" ne Ferizaj. Ketu e kaloj kohen e lire", thote mjeshtri i muzikes se lehte Veli Sahiti.

Gjersa e sheh te ulur ne nje qoshe te piceria "Syri", duke shfletuar shtypin, na le nje pershtypje se Veliu merret me politike?

"Sa i perket politikes nuk merrem me te shume, shfletoj gazetat dhe me intereson sfera politike, por jo ne ombrellen e partive politike. Politikes nuk i besoj shume", nenvizon Sahiti.

Ai i urren genjeshtrat, njerezit te cilet nuk kane princip ne jete dhe i pelqen modestia te njerezit, por me se shumti sinqeriteti.

Preferon te degjoje muzike rok boteror me kengetaret e mirenjohur dhe mbreterit e muzikes rok, Beatels, Elvis Preaslyn, Frek Sinatren, kurse nga ajo shqip ai preferon ta degjoje Nexhmije Pagarushen dhe Luan Zhegun.

Ushqimin, Veliu, me se shumti e preferon ate te tryezes tone, fasule, mishoriz, flia, pogaqe dhe me se shumti i pelqen ajo qe ne Ferizaj i thone kerlanat e kallamojta.

Nga pijet preferon me se shumti xhusin. Dhe mund te themi se Veliu eshte konsumuesi me i madh i xhusit.

Sa i perket mesazhit per degjuesit e "Trix-it" dhe lexuesit e "Fokusit", ai thote se mediat ne pergjithesi duhet te merren me kengetaret qe jane te larguar nga skena, por qe kane cilesi. Kurse per konsumuesit e muzikes se tij ai thote se do te jete ne skene dhe i lidhur shpirterisht me publikun.

Veliu si student ishte edhe fytyre publike, edhe pas gjithe kesaj kishte edhe shqetesime nga ana e femrave. Femrat ndoshta "zeshkanet", sepse edhe iu kendoi atyre, ato te cilat atebote edhe per disa minuta do te kishin deshire te jene ne perqafimin e Veliut te rok-grupit "Trix". "Komplekset tona ishin atehere kur ne shkuam ne Prishtine si studente, vinin shume studente nga te gjitha anet e Kosoves, aty ka filluar nje fare shqetesimi nga adhuruesit dhe adhurueset, mirepo ne ishim te rinj, edhe ne si cdo i ri realizonim enderrat e dashurise rinore", nenvizon Sahiti.

PROFILI
Ditelindja: 15.08. 1956
Vendlindja: Ferizaj
Hobi: Sporti, futbolli
Kengetaret me te preferuar: Beatels, Elvis Presly, Nexhmije Pagarusha, Luan Zhegu

AlbShkodra
12-04-2004, 22:21
VIP-FEMRA KOSOVARE, ADELINA ISMAJLI
A do te martohet shpejte "rrebelja" bukuroshe e "Kanagjeqit"‚?¶

Vip-femra kosovare, kengetarja me e preferuar e rinise, Adelina Ismaili, per 18 vite te karrieres se saj, tashme ka prekur pistat e sukseseve ne muziken shqipe.

Estravagantja dhe "rrebelja" bukuroshe ka rreshtuar prane vetes nje armate te tere te fansove te muzikes shqipe.

Thjeshtesia, afersia me publikun, interpretimi origjinal dhe levizjet e "gjalla" ne skene kane bere qe Adelina te jete mbretereshe e tingujve te embel.

Adelina pohon se ne muzike eshte "futur" krejte rastesisht, qysh ne moshen gjashtevjecare kur eshte regjistruar ne shkollen e ulte te muzikes.

Talentin e vogelushes kaqurrele te asaj kohe, te hitit te njohur "Rega ‚??rega-re", e zbuloi profesoresha e pianos, e cila e udhezoi qe Adelina te kendoj ne korin e femijeve ne Radio "Prishtine".

Karriera e saj ze fill ne moshen gjashtevjecare pas konkurrimit te saj ne Akordet e Kosoves ku debutoi me kengen " Ne jemi bukuria e atdheut".

Me pas per dy vite radhazi ka qene fituese e vendit te pare nga juria profesionale, si dhe me shperblimin e publikut "Okorina e arte".

Ate periudhe, ajo ka prezantuar Kosoven neper vendet e ish-Jugosllavise ku eshte shperblyer si interpretja me e suksesshme.

Po ta terheqesh nje paralele nga vogelushja simpatike deri te ylli i estades se Kosoves, rreth 900 kenge, eshte bilanci i kengeve te inqizuara te Adelines.

Zhveshja -shenje revolte dhe bundi

Atehere kur kenges iu qas me me seriozitet, per Adelinen idhull ka qene Madonna.

"Asnjehere pa u nda vazhdova aktivitetin tim si tinejgjere me nje videokasete dhe me prezantim neper media, te cilat dispononin atehere. Kurre nuk kam pushuar se punuari", thote Adelina. Nderkaq, per pjesemarrjen e artisteve nga Kosova ne Festivalin e Shqiperise, pohon se te gjithe kane qene te nenqmuar skajshmerisht.

"Nuk e dij arsyen pse, kurse ne sakrifikonim dhe e venim ne rrezik edhe jeten per te shkuar qe te marrim pjese ne Festivalin e Shqiperise. Me pas vendosa qe kurre me mos te marr pjese ne ate Festival. Aty edhe u zhvesha, ne shenje revolte dhe bundi ndaj shume gjerave", theksoi Adelina.

Sipas saj, nje gje e tille eshte pritur shume mire nga publiku. Kete edhe e quan etape te karrieres se saj te re.

Adelina thote se bera buje, me ate zhveshje, ku audotiriumi e pranoi si shenje revolte dhe bundi. Fatmiresisht e mirekuptoi.

U gjykova shume nga te medhenjte, nga kravatat, mirepo publiku im cdohere ishte me mua.

Viti 1997 Adelinen e sjelle ne nje "bote" tjeter, ne boten e bukurise. Pasi u kurorezua si mbretereshe e bukurise ne Kosove, po kete vit ajo prezantoi Shqiperine ne Miss Glob, ku edhe diskualifikohet, ngase prezntohet si shtetase e Republikes se Kosoves.

"Nuk brengosesha fare pse jam diskualifikuar. Une kisha arritur kulminacionin e satisfaksionit tim shpirteror, ngase e kisha shpallur veten qytetare te Republikes se Kosoves", nenvizon Adelina.

Sharmantja e Estrades kosovare, si 18- vjecare thote se "ka provuar" te behet modele. Mirepo "jeta" e pistave te modes nuk i kishte lene ndonje mbrese pelqyese, andaj edhe qe ne start e braktize kete profesion.

" E kam pare se ne Kosove definitivisht duhet te jesh e pamoralshme qe te jesh fotomodele. Nuk dua t'a ofendoj aske, por flas nga pervoja ime. Mua nuk me ka pelqyer apsolutisht kjo jete. Nuk dua te jem nje sponzorushke e askujt. Dua te fitoj me forcat e mia. Pastaj, me kete pune aftesite e mija nuk vihen ne pah, por afrtesite e dikujt tjeter vihen ne pah permes meje", nenvizon Adelina.

Mesazhi i "Kanagjeqit"

Per albumin e fundit "Prej fillimit" thote se eshte konstant me ndryshime te imixheve dhe me revolte kunder padrejtesive dhe destruktivitetit, qofte shoqeror qofte nga larte, por gjithmone duke aluduar per nje pasqyrim sa me real te se vertetes se popullit dhe jo te foteleve.

" Kanagjeqi", kenga qe ka "uzurpuar" emisionet muzikore ne mediat elektronike, per Adelinen eshte kenga me e dashur.

" ‚??Kanagjeqin' 90 perqind e publikut e pelqejne shume, ndersa nje pjese e caktuar njerezish kete kenge e quajne perbuzje e banoreve qe jetojne ne vise rurale.

Kjo nuk qendron. Si pike e pare, kjo eshte vetem nje pershkrim i nje ceremonie ku vajzat e percjellin shoqen e tyre, qe te behet nuse. Per femijet ne kete kenge eshte shume interesant Adelina dhe levizjet e saja, per reperet eshte interesant se si repon Adelina, per njerezit ne moshe e ka ate mesazhin e vet qe cdo gje nderlidhet me perzierjen e qajave", potencoi Adelina.

Sipas saj, mbi te gjitha, mesazhi i "Kanagjeqit" eshte qe njerezit te qeshen per nja kater minuta radhazi derisa zgjat kjo kenge dhe t'i harrojne brengat e 24 oreve.

" Gabim apsulut eshte mendimi i disave se ne kete kenge kam perdorur theksin drenicak. Edhe nese kam tingelluar si drenicake une jam e lumtur, sepse miqte me te mire i kam ne Drenice", saktesoi Adelina.

Ajo pohon se disa mediume ate e kane shpallur si armike te Drenices pas skandalit me Leonora Jakupin. Megjithate, ajo perserit me plot pergjegjesi se miqte me te mire i ka ne Drenice.

"Une isha ne Drenice per ta mbajtur nje koncert, i cili u shnderrua ne tri koncerte per shkak te interesimit te madh te publikut", pohon Adelina.

Per skandalin tashme te njohur ne mes dy yjeve te Estrades kosovare, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi, Adelina thote se nuk ka ide se si erdhi deri te ky skandal dhe se tashme drejtesia e ka thene fjalen e saj te fundit.

"Nese dikush deshiron ta gjykoje gjyqin e brishte te Kosoves , atehere eshte kjo qeshtje eprivate e atij personi apo institucioni. Edhe une kam mundur te ankohem ne polici qe me eshte rrahur motra Zanfina. Mirepo, rrahjet jane te zakonshme ne mes te artisteve. Une kete gje e kam marre si shume normale. Ne takimin tone te pare dhe te fundit kur ndodhi ky skandal mendova se cdo gje u krye me kaq, prandaj edhe nuk e raportova ne polici rastin per rrahjen e Zanfines", rrefen Adelina.

Sipas saj, vetem atehere kur disa media filluan ta fryejne kete gje, atehere edhe u "rrit" kjo pune e iku deri ne gjyq.

"Nuk e dij a ishte ne pyetje qe te riperterihet karriera e dikujt, apo qe gazetat te kene shitje me shume dhe te behet biznes i pandershem me lexuesin", nenvizson Adelina.

Ajo as nuk e mohon, por as nuk e pohon se e urren tashme kolegen e saj Jakupi.

"Une nuk e urrej askend ne jete, as Leonoren. Ate qe e urren Adelina ai me nuk do te egzistonte. Kete e them sinqerisht. Ate moment qe vendosi ta urrej dike, ai njeri, objekt, apo veper nuk do te egzistonte me", shprehet Adelina.

Adelina: Kenga "Ti do te martohesh", me ben te qaj

Puna, vullneti i madh dhe pathyeshmeria e prishtinases simpatike, padyshim se jane "sekreti" me i forte me te cilat i ka "pushtuar" mijera adhurues te saj.

"Puna me ka kalitur dhe me kaluar ne shprehi. Nuk eshte me rendesi nese i fshij ne shtepi pluhurat apo e laj hyrjen e nderteses apo shkruaj tekste, per mua e rendesishme eshte te punoj dicka, ngase perndryshe e ndiej veten depresive dhe te pavlefshme", thote Adelina.

Ajo pohon se talentin per shkrim e ka trasheguar nga e nena e saj.

Perditshmeria kosovare, cigareshitesit e vegjel, njerezit qe jetojne nen tenda jane inspirimi kryesor qe Adelina te shkruaj tekste te kengeve.

"Une keta njerez i kam edhe ne familje, i shoh problemet e tyre qe me dhembin. Per kete arsye i shkruaj ne vargje dhe i shnderroj ne kenge", pohon Adelina.

Per bukuroshen Ismaili, te gjitha kenget jane te njejta. cdo artiste ne kenge e gjuan nje cope shpirti‚?¶Por nuk e mohon se "gjuha shkon ku dhemb dhembi". Ajo pohon se njeriu gjithmone e permend ndonje kenge qe e prek dhe jo ndonje qe i krijon kenaqesi kur e degjon.

Megjithate, nga gjithe ai "det" kengesh, e vetmja qe Adelinen e bene te qaj eshte kenga "Ti do te martohesh".

" Kenga qe aktualisht nuk guxoj ta degjoj, sepse kam frike se mos dikush me sheh duke qajtur e denesur eshte kenga "Nuk i dua bardhesite" e Sabri Fejzullahut", thote Adelina.

Kurre s'do te martohem per interes

Prishtinaseja simpatike, Adelina Ismaili, derisa nje pjese jetes dhe te shpirtit ia ka falur publikut te saj, thote se vetem nje "grimce intimiteti", dashurine, don ta mbaje sekret per vete.

"A jeni te njoftuar se nuk dua te pergjigjem ne kete pyetje?", na pyet ajo dhe buzeqesh. Derisa flet per "princin", e ardhshem te enderrave te saj, qeshet lehte dhe si me cdo kusht mundohet te mos e "tradhetoje" vetevetja ne narracion.

"Jam apo jo, do te jem ose jo, kam vendosur qe mos t a publikoje me jeten time intime neper media, sepse po keqperdoret per qellime te caktuara.

Tere jeten dhe shpirtin ia kam fale publikut, kete grime intimiteti dua ta mbaje per vete", potencoi Adelina.

Sipas saj, edhe atehere kur ta finalizoje kete ceshtje- te martohet, kjo do te jete nje befasi shume, shume, shume e madhe per te gjithe.

"Martesa ime per dike shume e tmerrshme e per dike shume e mireseardhur, kontadiktore, ashtu sikurse jam edhe vet", thote Adelina. Edhe pse flitet se Adelina do te martohet shpejte, ajo edhe kete here refuzon te saktesoj dicka ne kete drejtim.

Perseri, thote Adelina, nuk do te pergjigjem ashtu sikurse deshiron ti, nuk do te caktoje data. Pastaj qeshet‚?¶ ngre goten me vere te bardhe, sikur don ta shuaj zjarrin e pergjigjes‚?¶

" Nuk besoj se do te martohem shpejte. Jetes nuk i dihet aq me shume marteses, por tash per tash mendoj se nuk do te martohem shpejte. Duhet te mendoj mire e mire, shume, sepse kjo eshte vendosje shume e madhe", thote simpatikja Ismaili.

Adelina pohon se paksa i frikesohet marteses. Ajo thote se shpeshhere mendon se do te jete skeptike, ngase duhet ta njoh shume mire njeriun me te cilin do te martohet. Sipas saj, ajo qe nuk do te ndodh kurre eshte martesa per ndonje interes.

" Se a do te jete emer i njohur ose jo, njeriu me te cilin do te martohem, ska rendesi, e rendesishme eshte vetem qe mua te me pelqej. Kjo ceshtje do te jete ekskluzivisht e imja", nenvizon Adelina.

Kam vendosur te bej nje operacion plastik‚?¶

Atehere kur paksa lirohet nga stresi i puneve te perditshme profesionale, Adelina flene dhe zgjohet shume vone.

Fillimisht e lexon shtypin ditor, pastaj shikon ndonje komedi me motren e vogel, e cila sipas Adelines eshte tip shume i qete dhe shume kontrast me te.

Me pas i kryen punet e shtepise.

" Si te zgjohem pastroj ne shtepi, sepse gjithnje mendoj se kur te dalim nga shtepia, nese hyjne hajnat le ta gjejne te pastert qe most e na marrin neper goje. Ndersa, ne mbremje inspirohem per te shkruar dicka. Nata eshte koha ideale per inspirim.

Keshtu qe mbes zgjuar dei ne mengjes", potencon Adelina.

Gjate kesaj periudhe ajo eshte ne koncerte neper Kosove , te cilat po mbahen neper pishina. Pastaj do te jete edhe ne kater koncerte tjera ne Ulqin. Ndersa, tashme eshte ne pergatitje te nje kenge te re ne bashkepunim me Ziko-company dhe me kompozitorin Virusi. Sipas saj,kjo kenge do te jete nje lloj dueti me nje grup, por nuk don ta beje publik emrin e grupit..

Sipas Adelines, bukuria e saj nuk mbane kurrefare falsifikimi, as ndonje operacion plastik, sic kane shkruar disa gazeta.

"Pas shkrimeve ne gazeta qe jane bere per kinse operacionet e mia plastike, kam vendosur qe kur te plakem ta bej nje operacion plastik, vetem per ti vulosur fjalet e disa gazetareve qe i kane bere ne llogari te operacioneve te mia", thote Adelina.

Cila parti guxon ta fuse Adelina Ismailin ne Parlament?

E vetmja qe qendron prapa "perdeve" te familjes Ismaili dhe qe e kontrollon punen e saj, eshte Ema, eminenca gri e "firmes" Ismaili.

" Ajo eshte nje person objektiv ne familje e cila gjykon se si dukemi, si tingellon kjo kenge. Gjithmone ka refuzuar paraqitjet publike. Prapa familjes Ismaili qendron vetem Ema", shprehet Adelina.

Per kengen "Ushtrine time do ta bej me Ibrahim Rugoven", ajo thote se nuk eshte kompetente te perzihet ne politike, e assesi te flas per politiken.

"Fatmiresisht, ose fatkeqesisht i dij shume gjera. Do te pergjigjem me nje varg te nje kenge time "Koha le te na tregoje se ku eshte e verteta". Pra mos te ngutemi, te presim pak qe te shohim se ku i ka fillet UcK-ja, se ku i ka fillet ushtria e Ibrahim Rugoves, nese egziston", thote Adelina.

Ajo nuk e mohon se do te pranonte te behej politikane e Kosoves, por se nuk e pranojne ndoshta‚?¶

"Cila parti guxon ta fuse Adelina Ismailin ne Parlament. Paramendoni cka do te behej aty. cfare cirkusi", thote Adelina.

Ylli i kenges shqipe, thote se ka shume kolege me te cilit shoqerohet. Mirepo nuk guxon te permend emra, ngase frikesohet se mos e harron ndonjerin.

"Patjeter duhet ta permendi Sabri Fejzullahun i cili eshte idhull i imi. Ai eshte nje njeri me 35 vjet karriere dhe te vetmen konkurrece gjate ketyre viteve e ka pasur veteveten. Ai eshte legjende e gjalle e muzikes shqiptare. Sa fatmjere jemi ne qe nuk ia dime vleren atij njeriu qe eshte duke e falur shpirtin e tij per ne.

A duhet te vdes ai qe t'ia dime vleren, apo duhet t'ia dime vleren tash sa eshte i gjalle apo t'ia shtrojme rrugen me lule ashtu sikurse e meriton nje artist i rangut te tij?", potencon Adelina, vajza prishtinase qe e don diellin ne mengjes, dashuirine, mirekuptimin, suprizat, nenen e saj kur eshte nervoz dhe e ledhatoj, gjyshen ‚?¶..

Sipas saj, me shume i interesojne ata te cilet nuk e duan.

Gjyqi nga "kravatat"

"Ne Festivalin e Shqiperise u zhvesha, ne shenje revolte dhe bundi ndaj shume gjerave", theksoi Adelina.
Sipas saj, nje gje e tille eshte pritur shume mire nga publiku. Kete edhe e quan etape te karrieres se saj te re.
Adelina thote se bera buje, me ate zhveshje, ku audotiriumi e pranoi si shenje revolte dhe bundi. Fatmiresisht e mirekuptoi.
U gjykova shume nga te medhenjte, nga kravatat, mirepo publiku im cdohere ishte me mua.

" Ata qe me duan nje dite ndoshta iu behemn e merzitshme, dhe do te me braktisin, ndersa ata qe nuk me duan e dij se gjithmone do t'i kem afer vetes duke u munduar gjithmone qe te me zene ne ndonje gabim. Ata nuk do te me braktisin kurre", potencoi Adelina.

Ajo thote se shume besnike i qendron adhuruesve te saj, ngase ata jane qe Adelinen e mbajne ne skene. Treqind here ne jeten time kam qene ne pikepyetje te madhe qe ta le apo jo karrieren, sepse kam hasur ne pengesa shume te medha per te cilat kam besuar se nuk kam fuqi t'i tejkaloje.

Dashuria e adhuruesve me ka bere te forte ta tejkaloje kete pengese dhe te eci perpara qe te jap maksimumin per ta.

Kush eshte eminenca gri ne "firmen" Ismaili?

E vetmja qe qendron prapa "perdeve" te familjes Ismaili dhe qe e kontrollon punen e saj, eshte Ema, eminenca gri e "firmes" Ismaili.

" Ajo eshte nje person objektiv ne familje e cila gjykon se si dukemi, si tingellon kjo kenge. Gjithmone ka refuzuar paraqitjet publike. Prapa familjes Ismaili qendron vetem Ema", shprehet Adelina.

Per kengen "Ushtrine time do ta bej me Ibrahim Rugoven", ajo thote se nuk eshte kompetente te perzihet ne politike, e assesi te flas per politiken.

"Fatmiresisht, ose fatkeqesisht i dij shume gjera. Do te pergjigjem me nje varg te nje kenge time "Koha le te na tregoje se ku eshte e verteta". Pra mos te ngutemi, te presim pak qe te shohim se ku i ka fillet UcK-ja, se ku i ka fillet ushtria e Ibrahim Rugoves, nese egziston", thote Adelina.

Ajo nuk e mohon se do te pranonte te behej politikane e Kosoves, por se nuk e pranojne ndoshta‚?¶

"Cila parti guxon ta fuse Adelina Ismailin ne Parlament. Paramendoni cka do te behej aty. cfare cirkusi", thote Adelina.

AlbShkodra
20-04-2004, 18:24
HIP-HOP "TINGULLI 3" | DJELMOSHAT Qe SJELLIN FRESKI Ne REP-IN KOSOVAR

"Kishe une bukuroshe‚?¶.. Kishe une p‚?¶", adhuruesit e kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare, ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i suksesit te tij.

Tashme Getoari eshte i vetedijshem se u be VIP brenda nje kohe shume te shkurte me kenget e tija, me zerin e tij tamam qe tingellon rep, me syte e tij te kafte dhe me levizjet origjinale ne skene

Ne Shqiperi njihen si repere me "fjalor te piste", kurse ketu tek ne, i therrasin grupi qe solli freski ne Hip-Hopin shqiptar.

Ekstravagantin qe ne koke mban nje kapele te perhimte, bluze te kalter, nje pale pantollona te stilit rep, kohen e fundit e therrasin edhe si Shaggy, ngase edhe i perngjan atij ne frizure, mirepo atij nuk i pelqen ta quajne keshtu, deshiron ta therrasin Dr. Dre, te cilin per nje kohe te gjate e ka pasur idol te tij.

21 vjecari qe u be i famshem vetem me disa kenge brenda nje kohe te shkurte, Getoar Selimi, tashme ka nisur punen per albumin e tij te trete.

Simpatiku rrefen per ndryshimet ne jeten e tij, per sukseset e dy albumeve, qysh nga koha kur filluan ta therrasinin "djaloshi cool" e deri ne ditet e sotme .

"Kishe une bukuroshe‚?¶.. Kishe une p‚?¶". Adhuruesit ia kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare, ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i suksesit te tij.

Tashme Getoari eshte i vetedijshem se u be njw VIP, brenda nje kohe shume te shkurte me kenget e tija, me zerin e tij tamam qe tingellon rep, dhe me levizjet origjinale ne skene.

****era e tij ze fill atje te viti 1996, kur edhe u formua ky grup si "Tinguli 3". Atebote ata ishin 3 veta. Me Getoarin dhe Agoni qe edhe sot gjenden ne boten e repit, se bashku, ishte edhe shoqja e tyre qe tashme gjendet ne Ameriken e larget. Pas pauzimit dy vjecar, "Tingulli 3", vazhdoi me hapat e tyre per tu ngjitur ne piadestalin me te larte te karrieres, duke realizuar dy albume shume te sukseshme te tyre. Albumi i pare "Prishtina ****ing city" dhe albumi i dyte i tyre qe titullohet "Albumi i dyte".

Kurrsesi ata nuk do te ndalen me kaq. Derisa kenga e tyre vazhdon te degjohet anembanw shqiptarisw, ata tashme kane nisur punen per te realizuar albumin e tyre te trete.
Nuk do te jete Getoari apo Agoni , ata qe do te krijojne kenget e tyre te reja. "Tingulli 3" tash ka rene ne te tjera duar, kete here.- "Realizimin e albumit te trete e ben te mundur Ziko Company dhe mjeshtri i muzikes Enis Presheva.

Freskia per publikun, kenga "Vesa"
"Tingulli 3", si grup ka filluar ne vitin 1996. Ate kohe ata kane qene tre vete. Me Getin dhe Agonin ishte edhe nje shoqe e tyre qe ne vitin 1996 pas nje realizimi te nje kenge se bashku si amatere, shoqja e bendit te tyre kishte ikur per Amerike. Me pas kishte pasuar pauza tyre dy vjecare deri ne vitin 1998. Atehere Tingujt e asaj kohe kishin qene shume te njome ne moshe.

"Ne vitin 1998 kemi filluar ne te dy, atehere edhe kur e kemi bere kengen e pare une dhe Agoni. Mirepo emrin e grupit prape se prape e kemi lene ashtu si ka qene sepse i beme disa intervista dhe u popullarizuam pak a shume me ate emer, edhe ai emer mbeti ashtu sic eshte edhe sot", thote Getoari.

Ata ne vitin 1998 kur kane startuar, kenga e tyre e pare ishte " Koha Jone" nje kenge shume e popullarizuar.

Ky rep bend deri me tani i ka dy albume. Albumi i pare i tyre titullohet " Prishtina ****ing city", i cili album ka pasur nje sukses shume te madh, nje gje qe antaret e grupit nuk e kishin pritur. Pastaj albumi i dyte qe titullohet " Albumi i dyte" edhe te ky album "Tingulli 3" ka pasur sukses te madh, me shume se cka kane menduar ata.

"Albumi yne i trete eshte dashur te del ne treg ne muajin Maj 2003, por per shkak te disa puneve qe kemi pasur pas albumit te dyte, koncerte, angazhimi ne albumet e kolegeve tane, dhe disa problemeve tjera, ka ndodhur vonesa e albumit tone", tregon Getoari simpatik. Ata per ta freskuar publikun , kane realizuar dy singel (kenge te vetme). Njeri singel eshte "Vesa" dhe singeli tjeter me Adelina Ismailin. Keshtu qe publiku i tyre nuk eshte mbetur pa ndonje freski nga "Tingulli 3".

"Mendoj se albumi yne i trete do te del ne Shkurt 2004, ende nuk e kemi titulluar, ne kete album jane disa gejra ndryshe nga te tjerat", shprehet Getoari.

Sa i perket albumit te trete ai thote se ka me shume pune. Ne kete album producent ekzekutiv i tyre eshe Enis Presheva, per te gjitha ngjarjet qe kane ndodh rreth albumit edhe rreth mysafireve, teksteve, Enis Presheva e do ta jep fjalen e fundit. Getoari thote se eshte nje ndryshim shume i madh sa u perket albumeve te pare dhe as nje gje me e vogel ata nuk do ta lene te kaloje nga albumi. Geti mendon se do te jete shume me i mire se albumet e tjere para ketij.

Memli, cenzurues i fjalorit te piste
Edhe pse kane nje fjalore te piste, "Tingulli 3" ka gjetur celesin qe ta hap deren e karrieres se tyre. Ata tashme jane bere te njohur dhe shume te mirepritur edhe ne Tirane.

Posaqerisht Getoari nuk e di se ku fshihet celsi i suksesit te tyre. Mirepo ai mendon se puna qendron mbi te gjitha.

"Disa thone se celsi i suksesit tone eshte tek shprehjet qe i perdorim ne ne tekstet tona, por ajo nuk eshte aspak reale, sepse cdokush mund te perdor shprehje te tilla sikur ne", thote Getoari me shume bindje.

Getoari si femije kur ka qene ai ka degjuar Hip-Hop, kur edhe atehere zene fillen e tyre grupet rep ne Kosove. Te gjitha grupet e Hip-Hopit qe sot jane, ne kemi qene bashke dhe ishim shoke, Getoari atebote ka qene ne klasen e gjashte, kohe pas kohe ata kane vendosur te jene te pavarur dhe pas saj kane filluar ndamjet.

Nga te gjitha grupet rep qe jane ne Kosove dhe Shqiperi, "Tingulli 3" dallohet per nga fjalori i tyre qe perdorin ne kenge. Fjalori i piste i tyre, nuk eshte ai qe ngjiti suksesin e tyre ne shkallet e ****eres.

"Qe nga fillimi ‚??Tingulli 3' ka filluar te prodhoj Hip-Hop, kurre nuk kam menduar dhe ne qoftese e shkruaj nje tekst, fjala qe rimon aty ne tekst, kurre nuk e zavendesoj me asgje tjeter. Ate e ka Hip-Hopi. Ne qoftese eshte tema sikur te kenga ‚??Vesa" aty ka tekst erotik, mirepo tema ka qene ashtu dhe nuk ka ndodhur cenzurimi nga ana ime" thote reperi i koheve tona.

"Kishe une p‚?¶", versioni erotik i kesaj kenge, nje kenge qe eshte mirepritur nga moshat e reja, mirepo sic tregon Getoari jo per shkak te ndonje kritike, mirepo per arsye se fjalori i kengeve te tilla perdoret pas ores 12 dhe nje gje te tille mediat tona nuk kan mundur ta emitojne dhe kjo kenge eshte censuruar nga Memli Krasniqi, antar i grupit "Ritmi i Rruges", duke e bere verzionin e dyte te asaj kenge qe eshte titulluar "Kishe une bukuroshe" nje kenge e sukseshme.

"E para ka qene versioni erotik, pastaj duke degjuar ate, per shkak te televizioneve dhe mediave ne pergjithesi, jo per arsye te kritikave qe kete kenge e kemi cenzuruar. Jam shume i vetedishem qe ne media nuk shkojne ato fjale, sepse ne bote keto zhanre shkojne pas 12 te nates. Nuk jane kenge qe transmetohen ne televizione. Kam qene i vetedishem per ate pune dhe se bashku me Memlin e "Ritmit te Rruges", qe e kam shok shume te mire ne jeten e perditeshme, kemi menduar bashke me te qe ajo kenge te ndryshohet dhe pas kesaj kemi realizuar verzionin tjeter. Kete kenge shumicen e ka cenzuruar Memli", thote Getoari.

Getoarit i perkasin keto tekste ne jeten e tij, mund te themi se shumica. Edhe ne qoftese nuk i ka ndodhur dicka reale atij personalisht, atehere ngjarja i ka ndodhur ndonje shoku te tij qe Getoari i ka pare ato raste me syt e vet.

"Po bejne, te gjitha tekstet e mia jane tekste reale, ne qoftese nuk ka ndodh me mua atehere ka ndodh me ndonje kolegut tim. Kenga "Vesa" nuk eshte kenge qe ia kam kushtuar ndonje njeriu apo ndonje femres time, mirepo gjeja reale qe ka ndodh ne kete kenge une personalisht i kam pare" shprehet ****zmatiku Getoar Selimi.

Kujdes femra‚?¶ nga Getoari..
Koheve te fundit Getoari nuk dal fare ne qytet. Me shume ai qendron ne shtepi, merret me pune ne studio. Tashme Getoari nuk eshte ne rrjedha te kafeterive apo klubeve. Zakonisht kur del me shoqeri, adhuruesit e tij mund ta takojne atje te kafiteria Koyot ku shpesh del per kafe mengjesi. Diskotekat atij koheve te fundit nuk i pelqejne fare sepse sic thote ai nuk i pelqejne strukturat e diskotekave tona, sepse Getoari nuk e do ambientin ku ka shume zhurme dhe njerez, nje gje qe i pengon atij eshte edhe tymi i duhanit.

Getoari simpatik qe moti ka probleme me telefonata. Telefonata qe e shqetesojne. Athua kush jane keto shqetesuese? Padyshim se femrat, ato te cilat ndoshta kishin deshire qe te pakten per nje kohe te shkurte te jene ne perqafimin e zjarrte te Getoarit.

"Hahahhah (qeshet), shqetsimi nga ana e femrave ne telefon eshte problem qe ka filluar qe moti, por.. mua me eshte bere njesoj. Jam detyruar disa here t'a nderroje numrin e telefonit, por prape se prap pa sukses, ato arrijne deri te numri im. Mirepo, edhe ngapak merrem me ato dhe ketu varet nga disponimi qe kam ne ate moment kur ato me therrasin" tregon Getoari.

Kur Getoari ndonjeren nga "shqetesueset" e telefonit nuk e refuzon, natyrisht kur ai gjendet ne disponimin e mire, athua nuk mendon se mund te ndegjoj ndonje simpati e tij apo e dashura‚?¶ Getoari thote se nuk eshte i dashuruar, dhe se i pelqejne femrat qe kane karakter te forte dhe qe kane nje te kaluar te mire.

"Jo, nuk jam i dashuruar, jam i dashuruar ne familjen time qe eshte dashuri e perjetshme, por, posacerisht me ndonje femer jo. Edhe pse kam qene i dashuruar disa here. Nuk kam mundur te kohezgjati ne dashuri" thote Getoari.

Ai tash ka nje problem te madh, si femije kur ka qene ka ndejtur me njerez me te moshuar se ai. Getoari thote se eshte pjekur para kohes, edhe te gjitha femrat qe ka pasur ky "Don Zhuan" i ka pasur me te vjetra se ai.

"Zakonisht i shikoj ato ne bisede , te jete pak me e pjekur dhe nuk me pelqen te rri me femra me te reja, kurre nuk me ka pelqyer qe me femra me te reja te dal", thote Geti.

Ai tashme ka shijuar edhe dashuri nga nje tiranase, emrin e te ciles nuk e ben publik, dhe pranon qe mund te ndodh dhe nuk e mohon qe lidhja e tij me ndonje tiranse mos te jet serioze. Per nje lidhje serioze atij kryesisht i nevoitet te dij se cfare njeri eshte ajo femer dhe cfare karakteri ka, natyrisht se Getoari femrave u fokusohet edhe ne te kaluaren e tyre. KUJDES FEMRA!!!!

Getoari, ish- femren nga Tirana
Getoari, mjeshtri i muzikes Hip-Hop, pervec muzikes merret edhe me dizajn. Ai personalisht ka bere shume dizajne te albumeve, pllakatave te ndryshme.

"Jam ne fakultet te dizajnit, po mendoj te behem edhe dizajner. Keshtu qe nuk mund t'i ndaj keto dyja, por dizajnin e kam profesion bashke me muziken, thjesht nuk mund t'i ndaj keto te dyja. Mua te dyjat me lidhen njera me tjetren , po mundohem te behem nje "Dubleartist- artist i dyfishte", thote me kembengulesi Getoari.

Ka shume kenge qe ai kendon me emocion, por kengen qe rreqeth trupin e tij kur ai kendon eshte " Si 90% shqiptar", kenge qe gjendet ne albumin e dyte te tyre, kenge kjo qe ka te beje me shume me hajnat . Por sic thote Geti, njerzit qe me shume e presin me mire kengen, eshte ajo " Hajt hajt o llokum" gje qe edhe kete kenge ai vet e ndien ne shpirt gjate kendimit te saj.

"Kishe une une bukuroshe" ajo kenge qe beri nje "shperthim" te madh ne publik dhe njihet si kenga ku "Tingulli 3" beri "boom".

Sa i perket muzikes ne Kosove dhe Shqiperi, Getoari thote se ka dallime, mirepo per t'u fokusuar ne Hip-Hop dhe rep, dallon Hip-Hopi ne mes nesh dhe Shqiperise thote ai.

"Ne Shqiperi nuk kam degjuar Hip-Hop kualitet. "eest Side Family" per mendimin tim ata nuk kendojne rep, ata nuk kane ndonje element te Hip-Hopit, keshtu qe me shume mua me duket se kendojne R&B. Kengen e fundit qe kane bere ata "Qike mori Qike", ne e kemi nje kenge te re ne albumin qe pritet te del , dhe njerzit do te mendojne qe ne kemi kopjuar nga ata edhe pse ajo nuk ka lidhje me ate. Stili i tyre shume me pelqen, mirepo nuk mund te themi se ata kendojne Hip-Hop", thote Getoari.

Getoari dhe kullerat sikur nata me diten thote ai, mirepo te bazohesh ne fjalen cool, atehere ai thote se eshte kuller.

"Jo hahaha‚?¶ (qeshet), hiq , kuller? Jo, jo, une me kullerat jam sikur nata me diten. Keshtu t'a shikon fjalen "cool" , atehere jam kuller. Por jo si kullerat e Prishtines", thote duke qeshur me te madhe Getoari.

Ky reper kosovar nuk ka ndonje idol te repit boteror.

Ai degjon me shume si njeri, qe ka prodhuar muzike shume kualitative dhe te mire, te gjitha kenget qe i ka bere i ka bere hit , edhe si reper, kompozitor, si njeri i madh i rep muzikes, eshte Dr. Dre. Tupac nuk i ka pelqyer shume dhe nuk i pelqen edhe sot atij. Ne profesion ai mendon se eshte shume i mire, por atij personalisht nuk i ka pelqyer shume.

Getoari dhe Shaggy me frizura te njejta, athua emiton ai kete reper amerikan?

Ai thote se jo. Getoari thote se njerzit menjehere mendojne ashtu, por sic tregon ai kjo eshte nje frizure qe para disa viteve i kane bartur zezakt.

Antaret e bedit rep gardaroben e tyre me shume e blejne jashte Kosoves, ngase ata cdo vikend udhetojne per perendim keshtu qe shija e tyre sa i perket gardarobes qendron atje ne Zvicerr dhe Gjermani.

"Ne 99% gardaroben e blejme jashte vendit, kryesisht ne Zvicer dhe Gjermani. Koheve te fundit cdo vikend jemi jashte Kosoves keshtu qe atje e leme qe ta zgjedhim gardaroben" thote Getoari.

Mesazhi i tij i fundit per lexuesit e "Fokusi.." dhe "Tingullit 3", pike se pari pershendet redaksine e gazetes sone dhe gjithe adhuruesit e Hip-Hopit.

"Lexojeni ate qe deshironi, degjone ate qe eshte per veshin tuaj", perfundon porosia e simpatikut Selimi.

AlbShkodra
08-05-2004, 07:31
Elsa Lila - Kengetarja me dy zemra

Per shkak te vdekjes tragjike te nenes sime u lidha gjithmone e me shume me atdheun tim te dyte, Italine. Shpresoj ne nje Shqiperi te zonjen per te zhvilluar kulture, bukuri dhe endrra.

Vendimi im per te nisur nje karriere muzikore edhe ne Itali nuk me shkeput nga projektet e shumta te planifikuara nderkaq ne Shqiperi. Perkundrazi, dua te bej qe ne Itali te njihen gjerat me interesante te tradites muzikore shqiptare qe nis nga kenget me te forta te veriut te eger deri tek melodite shume mesdhetare te jugut

Per Elsa Lilen, nje fat i ndryshem nga ai i shume bashkeatdhetareve te saj. "Kam mberritur ne Itali nga nje familje qe nuk kishte probleme. Babai im, tenor punonte ne korin e TOB-it ne Shqiperi, vend ne te cilin tradita solide shqiptare nuk eshte vene ne krize ndonjehere, as nga tronditjet e fundit politike. Jam rritur duke asistuar ne prova, duke u mesuar qe femije me skenat e medha. Por ishte pikerisht muzika melodioze pop qe me ka dhene mundesine te shpreh shume shpejt fuqine time te mire vokale".


- Por pse e ke perjashtuar muziken klasike nga jeta jote?
E edukuar qe femije me shije muzikore gjithmone e me te hapura dhe kurioze, kam qene e drejtuar nga perjashtimi i karrieres ne fushen operistike.
- Ne moshen 14-vjecare, sipas biografise tende, ke fituar Festivalin Kombetar te kenges shqiptare .
E vertete: ka qene viti 1996. Ishte hera e pare qe merrja pjese ne nje aktivitet te ketyre permasave dhe menjehere rashe ne sy. Dhe e perserita ne '97.
- Pse bere gati valixhet?
Babai im, me 1997, u transferua ne Itali, ku mori dhe qytetarine italiane dhe ku vazhdoi te punonte si tenor ne koret e enteve lirike me te rendesishme europiane, nga "Traviata" ne Paris deri tek "Viva Verdi!" ne Londer. Une shkova mbas tij vetem pak kohe me pas dhe keshtu mora dhe une qytetarine italiane. U regjistrova ne gjimnazin shkencor te Lecces, ku banonte ne ate periudhe familja ime e re, dhe keshtu kompletoja dhe beja jeten e qete dhe normale te studentes, ndersa ne Shqiperi vazhdoja, pasi atehere jetonte nena ime, karrieren time si kengetare e muzikes se lehte.
- Ne Shqiperi, nena juaj ka mbetur viktime e nje incidenti tragjik.
Po dhe per kete arsye, u lidha gjithmone e me shume me atdheun tim te dyte, Italine. Shpresoj ne nje Shqiperi te zonjen per te zhvilluar kulture, bukuri dhe endrra.
- Pervec kenges, studion?
Sigurisht. Mbasi mbarova gjimnazin, u regjistrova ne Rome, ne fakultetin e Arkitektures.
- "Valeria", kenga qe ke interpretuar ne menyre te shkelqyer, eshte nga kendveshtrimi, si muzikor, ashtu edhe letrar, shume e dobet.
Nuk jam aspak e bindur per kete: Marco Marati, Guido Maffei dhe Luca Bechelli kane krijuar nje kryeveper, qe eshte pelqyer dhe ka pasur nje pritje shume te mire nga jurite. Mund edhe te fitoje, pse jo?
- Nese do te fitosh, ke fituar ti, me zerin tend te shkelqyer, nje perzierje mes Anna Oxes dhe Laura Pausinit...
E megjithate, historia eshte e bukur, origjinale dhe shume intriguese . Pikerisht kjo thjeshtesi dhe ngjarja e pershkruar duhet te pelqehet, (dhe eshte pelqyer!); Ka nga ata qe mendojne se kenga ime mund te behet nder me te preferuarat e adoleshenteve. Nje tekst i bukur, rufjan, i cili i drejtohet te rinjve qe vuajne nga problemet e dashurise.
- "Valeria" eshte nje "mike e dashur", te ciles i ke vjedhur te fejuarin.
Ne fund te fundit, nuk isha une qe e tradhtova, por ai! Une isha e lire.
- Le te kthehemi tek karriera jote e nderprere ne Shqiperi .
E nderprere? Aspak. Vendimi im per te nisur nje karriere muzikore edhe ne Itali nuk me shkeput nga projektet e shumta te planifikuara nderkaq ne Shqiperi. Perkundrazi, dua te bej qe ne Itali te njihen gjerat me interesante te tradites muzikore shqiptare qe nis nga kenget me te forta te veriut te eger deri tek melodite shume mesdhetare te jugut.

AlbShkodra
15-05-2004, 07:51
Paskuintat e konkurrimit te Anjeza Shahinit

"Surprizat qe mora pas fitores ne Stamboll"

Dje kishte dale neper butiket e Stambollit. Nje psonisje neper rruget e qytetit te pergatitur prej kohesh per Eurovizionin. Ethet e para ishin arratisur, e para saj shtrihej nje dite e paqte, nje dite pushimi.

Anjeza Shahini e kishte hedhur pas kraheve sfiden e pare. Tashme ajo pergatitet per naten finale te Festivalit Evropian, te cilen sic thote vete me te qeshur "mezi pret ta heqe qafe". Dje, nepermjet telefonit, per gazeten "Panorama", Anjeza eshte shprehur mjaft e lumtur, pak e lodhur, por edhe krenare si perfaqesuese e Shqiperise. "Ka qene nje konkurrim i bukur dhe emocionant", u shpreh ajo, duke rrefyer detaje te panumerta qe nga perfundimi i konkurrimit mbreme dhe deri tek kalimi ne finale. Dhe kete here ka qene e sigurte, e forte dhe plot besim ne vetvete. Nuk ka qare, sic i ka ndodhur ndonjehere tjeter. Ndersa telefonatat e pafundme e kane entuziazmuar shume, duke i sjelle nder mend gjithmone castin kur ne skenen e madhe te Eurovizionit eshte thirrur emri Albania.

Si u ndjete ne momentin kur u thirr emri i Shqiperise?
Nuk e di. Kam qene e turbullt. Por mendoj se pamjen me te sakte dhe emocionet me te qarta jane percjelle permes transmetimit ne Televizionin Shqiptar. Por dua te them se u merzita shume, bera gabim qe fitova (qesh). E cfare mund te ndjesh tjeter pervecse emocione‚?¶?!

Cili ishte personi i pare qe ju telefonoi per t'ju uruar pas fitores?
Celulari im nuk funksionon ketu, dhe, ne te vertete, nuk kam marre asnje telefonate vete, personalisht. I kane marre te tjeret, qe kisha perreth, te cileve shpesh here u eshte dashur te me kalojne urime pafund. Por kam idene, se te parat qe kane marre ne telefon kane qene motra ime nga Italia dhe motra tjeter ne Shqiperi.

E keni ndjere veten me fat mbreme (te merkuren)?
Une e kam ndjere veten me fat jo vetem mbreme, por qe ne momentin e pare, ne fillim kur kam nisur te ndjek kete rruge. Ndersa dje kam ndjere krejt rezultatin e atij fati qe deri tani me ka ndjekur e per te cilin jam vertet shume e lumtur.

Si ju eshte dukur skena e Eurovizionit, e madhe, e frikshme‚?¶?
Ishte vertet skene shume e madhe, por nuk mund te them e frikshme. Madje, ishte shume e ngrohte, publiku ishte vertet entuziazmues. Nuk mund te them e frikshme. E frikshme eshte kur njerezit vijne dhe nuk te duartrokasin. Duartrokitjet ishin aq te ngrohta, sa une nuk arrija ta kuptoja nga vinin.

Kishte shume shqiptare ne salle?
Jashtezakonisht shume.

Si ndiheshit kur i shihnit ata me flamuj ne dore?
Emocioni ishte shume i madh, pikerisht kur shihja ata. Dhe mundohesha te mos i shihja. Une nuk duhet t'i shihja, ishte me mire keshtu (qesh). Une duhet te kendoja aty. Ishte tundues fakti qe ata "te ftonin", por u mundova qe t'i shmangia.

cfare mendon se u pelqye me teper nga kenga juaj, teksti, ritmi, muzika‚?¶
eshte pelqyer gjithcka, muzika e gershetuar me tekstin, ne si zera, te peste. Domethene cdo gje prej saj. Madje, shpeshhere e kemi kenduar kengen edhe ne shqip. Ketu na e ka kerkuar media. Ata donin qe ta degjonin kengen edhe ne gjuhen shqipe, version te cilin e kane pelqyer jashtezakonisht shume.

cfare bete mbreme, pas konkurrimit, dolet, festuat?
Po, menjehere pasi kemi mbaruar, shkuam ne hotel ku na priste nje grup i madh shqiptaresh. Kemi festuar, kemi bere fotografi, kemi bere edhe nje mbledhje. Pastaj qendruam deri vone, ne oren tre te mengjesit. Kemi ndare emocionet te gjithe se bashku.

Si kane qene lidhjet me konkurrentet e tjere, nje pjese prej te cileve vijojne te jene konkurrente per ju?
Kam pasur lidhje korrekte do te thosha. Kemi biseduar dhe jemi njohur kryesisht gjate kohes kur kishim pushim. Sepse te gjitha oraret jane te fiksuara dhe cdo gje eshte e me se e sakte. Nuk eshte se konkurrentet rrine gjate gjithe kohes bashke, por ka pasur plot caste kur kemi biseduar dhe jemi njohur. Mendoj se marredheniet me te mira i kemi me Maqedonine, Bosnje- Hercegovinen, Qipron etj.

Permende Bosnjen. Perfaqesuesi i saj, Deen, ka nje pjese te familjes se tij ne Shqiperi. Keni folur rreth ketij fakti me te?
Jo, nuk kemi bere ndonje bisede rreth ketij fakti. Kjo edhe sepse une shume vone e kam mesuar kete gje. Por kur ata kane bere festat e tyre na kane ftuar edhe ne. Kemi festuar e jemi argetuar te gjithe bashke.

Kane mbetur dhe dy dite‚?¶ Si e prisni finalen?
Mezi e pres ta heq qafe (qesh). Emocione, kam shume emocione. Kemi pese muaj plot me keto emocione dhe gjithe kete preokupim. E kur e mendoj kete peshe, mezi pres te mbaroje e gjitha.

Me c'numer do te renditeni ne konkurimin e nates finale?
Si numer? Nuk e kemi marre vesh akoma, sepse neser jane provat gjenerale. Pasi sot e kemi pasur pushim pas gjithe asaj lodhjeje te mbremjes se djeshme.

Do te paraqiteni me te njetin luk, si nje nate me pare?
Jo, besoj se jo.

Perfaqesoni Shqiperine ne kete festival, c'do te thote ky fakt per ju?
eshte pergjegjesia me e madhe qe mund te kem marre ne jeten time, sepse te kene te gjithe syte tek ty, duke te thene, degjo se‚?¶, kujdes se‚?¶ ke Shqiperine ne krah‚?¶ Me te vertete eshte pergjegjesi shume e madhe. Megjithate, une mendoj se ajo pesha me e madhe qe kisha kaloi me sukses.

Pervec miqve, a kishe te aferm nga familja me vete?
Po, kisha mamin dhe babin.

Si u ndjene ata pas fitores?
Une isha ajo qe nuk gjeja prehje. Sepse te gjithe qe shihja perpara i shihja duke qare. Vetem une nuk po qaja ne ato momente. E mbajta veten me ne fund.

Ju deri tani keni pasur nje fat prej Hirusheje. A jeni ndjere ndopak Hirushe edhe mbreme?
Jo, nuk me pelqen kjo fjale, nuk me pelqen.

Si e mendoni naten finale?
Shpresoj te jete nje sukses, nje arritje dhe te dal me nje performance te mire.

Nga mendoni se do te merrni votat me te shumta?
Po, me sa di une, numri shqiptar nuk mund te votoje per ne. Keshtu qe shpresoj te marr duartrokitje prej shqiptareve. Votat pastaj, jane te lira.

Anjeza dhe kater yjet e "Etheve‚?¶"

Ishte menduar qe ne Eurovizion do ta shoqeronte nje grup balerinesh te pregatitur nga koreografi Arjan Sukniqi, por rregullat e festivalit e kane permbysur kete ide dhe Anjeza Shahini eshte shoqeruar ne kete festival nga kater miqte e saj te "Etheve‚?¶" Arber Arapaj, Tergita Gusto, Klajdi Musabelliu dhe Rosela Gjylbegu. "Ne jemi mesuar t'i ndjame te gjitha gjerat bashke dhe nuk mund te mos i ndanim edhe kesaj radhe po se bashku", tha dje Anjeza per miqte e saj, duke shtuar se "ne dime dhe kemi ditur gjithmone t'i ndajme keto emocione bashke".

Stavri, nje grek qe voton per Anjezen

"Une jam grek, por mendoj se kenga qe perfaqeson Greqine nuk meriton nje entuziazem te madh. Me pelqen shume kenga e Anjezes dhe do te votoj per te. I urojme shume fat!", keshtu shkruante ne mesazhet mbeshtetese ne faqen e Eurovizionit nje shtetas grek, i cili e vleresonte mjaft kengen me te cilen perfaqesohej Shqiperia. Vete Anjeza nuk ishte e njohur me kete fakt, por kur e degjon shprehet e lumtur, duke theksuar se shume specialiste, artiste, dhe konkurrentet e tjere e kane pritur shume mire kengen.

"Edhe media e ka vleresuar mjaft dhe na ka pritur shume mire. Sigurisht, jemi ndier shume mire nga e gjithe kjo, sepse eshte hera e pare qe marrim pjese ne Eurovizion dhe mirepritemi kesisoj", thote kengetarja.

Ajo ne ajer, Nano ne telefon

Momentin kur kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano, e ka marre ne telefon, e ka perjetuar ne menyre mjaft te vecante. "Ka qene nje moment shume i kendshem. Sepse ne ato caste miqte e mi, shoket e mi te "Etheve", ne mes te skenes po me ngrinin peshe. Dhe po ne ato momente une me telefon ne dore, isha duke folur me kryeministrin. Ishte nje moment edhe emocional, edhe i bukur, por edhe mjaft spektakolar", thote Anjeza duke theksuar se shume media e kane fiksuar dhe e kane botuar neper revista. Dje ne mengjes ne shume prej tyre shfaqej Anjeza ndersa fliste ne telefon me kryeministrin Fatos Nano.

Kengetarja thote se biseda shpesh here nuk degjohej mire, sepse kishte shume zhurme dhe entuziazem perreth. Por, sipas saj, Nano eshte shprehur se e ka ndjekur me emocione te jashtezakonshme garen e mbremshme, se bashku me bashkeshorten e tij. "U ndjeva vertet shume e lumtur ne momentin kur kam marre telefonaten e tyre", thote Anjeza.

AlbShkodra
18-05-2004, 02:33
Anjeza Shahini

Flet kengetarja shqiptare Anjeza Shahini pas triumfit ne Stamboll.

Anjeza Shahini: Edhe te huajt benin tifo per ne. Ne salle kishte shume flamuj shqiptare"
Ethet tona kur ndaheshin piket"

Mengjesi i djeshem e ka gjetur kengetaren Anjeza Shahini nen vershimin e telefonatave nga Shqiperia. Mjaft media shqiptare jane interesuar per emocionet dhe suksesin qe ka percjelle kengetarja, e cila perfaqesoi Shqiperine ne Eurovizion.
E sapozgjuar pas nje nate te suksesshme dhe te lodhshme, Shahini eshte degjuar teksa rrefente mbresat e nje nate me pare. Fituesja e vendit te shtate, Anjeza Shahini, per here te pare, hapi rrugen per ne Eurovizion, duke i dhene mundesine Shqiperise per te qene finaliste ne edicionin e ardhshem. Sot ajo do te kthehet ne Shqiperi ku e presin, mjaft njerez, shkolla e lene pergjysme, dhe miqte e saj qe akne perjetuar ethe ne ditet e Eurofestit.

Si ishte per ju nata finale e konkurrimit?
Ndryshe nga nata e pare, kur u ngjita ne skenen e madhe te Europianit, emocionet kane qene me te medha. Por keto munda t'i ndaja se bashku me pjesetaret e tjere te etheve dhe te te gjithe grupit organizativ e, pak a shume, ato emocione u zbuten duke ia dhene njeri-tjetrit. Ky festival na ka dhuruar mjaft emocione, nderkohe qe edhe publiku na ka dhene shume zemer gjate te gjithe kohes se konkurrimit tone. Ishin shume, dhe duartrokitjet e tyre me emociononin, pa lene menjane edhe momentet kur i shihja tek ngrinin flamujt shqiptare. Por dua te them ketu se jo vetem ata, por edhe te huajt benin tifo per ne, dhe kjo na beri qe vertet te ndiheshim te lumtur.

Sa e veshtire ishte te perfaqesoje Shqiperine?
Per mua ishte nje pergjegjesi shume e madhe. Shpeshhere e pyesja veten nese kisha bere mire qe kisha marre nje pergjegjesi kaq te madhe ne dore. Mund ta quaj pa frike pergjegjesine me te madhe qe kam marre ne jeten time, sepse nuk eshte pak kur te gjithe i kane syte tek ti dhe thone kujdes se ke Shqiperine ne krah‚?¶ Dhe deri ne momentin kur ne kemi ardhur ketu ne Stamboll kemi pasur paksa frike, por u ndjeme mjaft mire ne kohen kur te gjithe na priten mire dhe e pelqyen kengen dhe kulturen shqiptare, aq me teper hyrja ne finale apo ne dhejteshe dhe ne vendin e shtate. Pergjegjesia qe kishin ne ato momente filloi te zbutej dhe ne arritem ta kalonim mire, gje te cilen e tregojne edhe rezultatet. Jam ndjere me te vertete shume mire, saqe me vjen keq qe gjithcka mbaroi.

cfare ka ndryshuar tek ju pas nates se djeshme?
Ka ndodhur nje ndryshim i shpejte per mua, te cilin nuk e kisha imagjinuar ne anen artistike. Por per sa i perket personalitetit dua te them se asgje nuk ka ndryshuar. Kane ndryshuar rrjedha e dites, ndryshime anesore, te cilat mendoj se jane normale per cdo njeri.

Keni pasur oferta nga kompozitore a muzikante te huaj?
Gjate kohes se konkurrimit tone ka pasur nje fluks te madh njerezish, te cilet na uronin dhe nderkohe, pse jo edhe na ofronin. Por ne ende ishim ne ate valen e emocioneve dhe tensionit te madh te festivalit, ndaj nuk dime se si u jemi pergjigjur. Por mund te them se kemi mbajtur kontakte te vazhdueshme me te gjithe pjesetaret e Festivalit Evroian, ata qe kane qene prezent aty, ku kemi nderruar numrat e telefonit apo e-mailat, gje qe mund te mundesoje gjera per me vone.

Si mendon per fituesit e vendeve te para te Evropianit?
Per fituesit e vendeve te para jam ndjere mjaft mire qe ishin ata, te cilet i merituan keto vende. Ndersa, per sa i perket djalit nga Bosnje-Hercegovina, qe edhe ai u fut ne dhjeteshe, une e kam marre vesh nga te tjeret, qe ishte me origjine shqiptare. Me erdhi mire dhe kam pasur kontakte me ta, pavaresisht se ishim ne hotele te ndryshme. Dje gjate ndarjes se pikeve ata kishin mjaft deshire qe ne te kishin pike sa me shume, ashtu sikurse edhe ne per ta.

c'do te beni pasi te ktheheni ne Shqiperi?
Tani per tani me duhet te kthehem patjeter ne Shqiperi dhe te mund te arrij te ndjek edhe ne ate pak kohe, qe me ka mbetur, shkollen. Une jam ende ne vitin e trete te shkolles se mesme dhe me duhet ta mbaroj nje here shkollen me sukses. Per me pas, ende nuk e kam vendosur cfare duhet te bej. Por patjeter qe e ardhmja ime do te jete muzika, kete gje e kam menduar qe para shume kohesh.

10 finalistet
Ukraina
Serbia dhe Mali i Zi
Greqia
Turqia
Qiproja
Suedia
Shqiperia
Gjermania
Bosnje - Hercegovina
Spanja
opinione

Alfred Kacinari
Pjesemarrja dhe pozicionimi i Shqiperise ne Festivalin Evropian ishte per ne nje eveniment, nje enderr pothuajse e pamundur, qe ne nje kuptim zhvendos edhe paradoksin e te gjitha gjerave te ndaluara. Dhe kjo ndodh sepse keto vitet e fundit kenga shqiptare ka bere hapa te rendesishem drejt simotrave te saj ne vendet me te zhvilluara te Evropes. Nje aspekt tjeter i rendesishem eshte Festivali ne RTSH, qe vertetohet si nje festival me nivel shume te larte. eshte piekrihst kenga fituese e atij festivali qe perballoi me shume sukses konkurrimin ne rang evropian, ndersa Anjeza perballoi nje situate pothuajse te paparashikuar, e cila mberriti pak befas.

Zhani Ciko
Per sa i perket vendit te Shqiperise, eshte nje vend qe na nderon. eshte nje vend qe si te thuash edhe pak i papritur, ne baze te rezultatit, pasi shija dominuese e te gjithe ketyre popujve qe marrin pjese (pasi duhet te jete e qarte qe votat telefonike jane nga populli dhe nuk ekziston asnje lloj jurie) na parapelqeu. Shqiperia zuri nje vend nderi dhe vend surprizues per shume vende te tjera. Mjafton te kujtojme qe lame pas kenge qe kane perfeksionin e realizimit, mjafton te kujtojme Gjermanine e madhe me produksione boterore ne maksimumin e kondicioneve teknike, te sofistikuara. Pra, ne kete veshtrim, vertet jam krenar qe munda t'i perjetoj direkt keto momente dhe te jap nje opinion per to.

''Panorama''

AlbShkodra
31-05-2004, 03:25
Memli i "Ritmi i rruges" merr pasaporten Albaniac.

Per here te pare mbaj mend te ju kem pare ne "Festivalin e Kenges ne RTVSH"

ku me bete pershtypje me prezantimin tuaj sepse kenduat nje kenge te tipit Rap/R&B...Sa kane ndryshuar gjerat per "Ritmin e Rruges" qe prej asaj kohe?

Memli: Thene shkurt, gjerat kane ndryshuar shume. Ne filluam te incizojme cysh ne vitin 1995, ndersa deri ne prezentimin tone ne Festivalin qe permendet ishim vetem nje grup i ri, i njohur lokalisht, qe krijonte nje zhaner te ri muzikor dhe qe ishte pak a shume i vetmuar ne nje ambient joinstitucional dhe pa mundesi promovimi. Festivali ne RTVSH, ne fund te vitit 1996, ishte paraqitja jone e pare para publikut gjithekombetar, permes satelitit dhe tanime "Ritmi i Rruges" nuk ishte i panjohur, sepse ne ate kohe ky festival llogaritej si pika me e larte ku mund te prezentohej nje artist dhe konkurrenca per t'u pranuar ishte jashtezakonisht e madhe. Keshtu, ne e filluam 1997-ten si nje grup reprezentativ dhe i suksesshem i Rap-it shqiptar, i kesaj rryme te re qe filloi gradualisht te masivizohet dhe sot eshte zhanri dominant ne gjithe spektrin e muzikes moderne. Gjate ketyre viteve ne kemi mbajtur me dhjetra e dhjetra koncerte dhe performansa ne gjithe trojet shqiptare dhe ne disapore, kemi publikuar dy albume teper te suksesshme dhe kemi krijuar nje baze shume te madhe te fansave, qe jane stimulansi jone kryesore per te vazhduar me punen dhe krijimtarine tone.

Si i keni raportet me grupet e tjera te rrep-hip-hopit shqiptar? A ka
konkurence e zenka midis tyre?

Memli: Mund te them se raportet jane teper te mira dhe pervec qe jemi kolege dhe kemi bashkepunim profesional ne jemi edhe miq te mire. Te pakten kete mund ta pohoje per "Ritmin e Rruges". eshte fakt qe ne kemi filluar me heret dhe i njohim te gjithe qe nga fillimet e tyre dhe te gjitheve iu kemi ndihmuar ne menyra te ndryshme, aq sa kemi mundur, dhe sot kur e shoh qe nje numer i ketyre grupeve jane shume te suksesshem dhe te pelqyer nga publiku, kjo me ben te ndjehem shume mire. Konkurrencen e shoh vetem ne aspektin pozitiv dhe profesional dhe assesi ne kuptimin negative te fjales. eshte me rendesi qe grupet e suksesshme tashme e kane krijuar identitetin e vet dhe kjo i ben te jene te vecante dhe original, gje qe eshte me rendesi te madhe.

Cilen kenge, nuk do donit ta kishit vendosur ne albumet tuaja dhe cila eshte kenga e pare qe keni kenduar si grup? Po nga albumet kush mendoni se esht eme i miri?

Memli: Sincerisht, nuk do te kisha hequr asnje kenge nga asnjeri album, por ndoshta do kisha shtuar edhe ndonje tjeter. Nje prej tyre mund te jete edhe kenga jone e pare, e incizuar ne vitin 1995 qe quhet "Tana t'zezat" dhe qe eshte verzioni original i remix-it qe gjendet ne albumin tone te pare. Sa u perket albumeve, mendoj qe secili e kane vleren e vet dhe duke e marrur parasysh aspektin kohor kur jane punuar kenget e secilit, e kam veshtire qe t'i dalloje, por megjithate albumi i dyte "Obsesion" ka tejkaluar albumin e pare "Bota eshte e jona" edhe pernga kualiteti i tingullit edhe per nga shitja. Ne albumin e dyte kemi qene me te pjekur muzikalisht dhe puna rreth tij ka qene me konsistente dhe me e perqendruar, por pergjithesisht, mendoj qe te dy keto albume funksionojne si dy kapituj te pandare te tregimit "Ritmi i Rruges" dhe e njejta gje vlen edhe per albumin e trete qe jemi duke e punuar qe disa muaj.

cfare mendoni per faktin qe sot cdo dite del nga nje rrepist apo grup rrep i ri cdo pese minuta?

Memli: Nuk besoj qe mund ta shikojme kete fakt bardh e zi. Ne njeren ane eshte pozitive, sepse une i gezohem masovizimit te Rap-it dhe te kultures se Hip-Hop-it ne pergjithesi. Teorikisht, eshte me shume e mundshme qe nga kuantiteti i madh te dal kualitet i mire, por ne anen tjeter ky masovizim dhe kjo lehtesi dhe deshire per te krijuar Rap, po ndikon edhe indirekt ne nje forme te bastardhimit te gjithe kesaj kulture ose sub-kulture dhe poashtu po e iriton edhe me shume pjesen e publikt qe nuk e pelqen Rap-in. Mua me dhemb fakti qe edhe pese vite pas perfundimit te luftes ne Kosove, pas hapjes se shume mundesive, institucioneve dhe mediave elektronike, ende nuk ka dale nje Rap grup i suksesshem qe te sfidoje Rap grupet me te vjetra, qofte me kualitet apo me nje qasje apo stilt e ri. Sidoqofte, une e di se ka shume talent si ne Kosove, ashtu edhe ne Shqiperi dhe ne Maqedoni e gjetiu dhe koha do te sjelle edhe artiste teper te mire qe do te kontribuojne ne mbajtjen e primatit te Rap skenes shqiptare.

Kur do dali albumi i ri dhe cfare te reje do presim nga ky album?

Memli: Ka kohe qe kemi filluar te punojme ne materialin e albumit te dyte dhe shpresojme qe ai do te jete i gatshm per publikim nga fundi i muajit Qershor. Gjithsesi, do te jete vazhdimesi e "Ritmit te Rruges" dhe e asaj qe publiku eshte mesuar te degjoje prej nesh, por normalisht qe do te kete edhe risi shume interesante, sidomos ne aspektin muzikor dhe ne nivelin profesional te "sound"-it ne pergjithesi. Kenget kryesisht flasin per problemet e ndryshme sociale me te cilat ballafaqohen te gjithe shqiptaret, e vecanerisht te rinjte, por do kete edhe tema me te relaksuara, sikur ne albumin e dyte.

Si mendoni per pak "freestyle"? Dmth une po ju jap nje fjale dhe ju me jepni tre-kater vargje ok? Atehere fjala e pare "Neser" dhe fjala e dyte "Une jam"

Memli: Hehehe, mire. Edhe pse me me deshire do e beja "live". Keshtu:

Neser, sikur edhe dje ketu do jem
Me mikrofon ne dore zgjidhje kam per cdo problem
cdo dileme e rrezoj shkencerisht, pa pike frike
Se fjalet qe flas jane rezultate empirike
Une jam ketu me nje qellim dhe nje mision
Si nga nje tjeter planet, stimuloj konspiracion
Kush nuk me kupton, medon se jam maniak
Mos u ngut, prit pak, une jam Albaniac!

Ok. Me famen vijne dhe vajzat apo sic thote tingulli *****es HA! Sa te
"cmenduara" i keni fanset dhe na tregoni ndonje ndodhi nga "festat" e Ritmit...

Memli: Paj, me famen vijne shume gjera e me kohen vijne edhe vitet e me vitet ndryshojne prioritetet. Faktikisht, gjithmone pjesa me e madhe e publikut tone kane qene femrat dhe kjo na ka bere dhe na ben te lumtur. Ato me te vertete jane shume suportive dhe na shtyjne qe te vazhdojme edhe me tej me punen tone. Sa i perket ndodhive interesante ne "festa" e jashte tyre, me siguri se ka pasur shume dhe te ndryshme, por sic ndodh zakonisht ne keso pyetje, asnje i vecante nuk po me bie ne mend tani.

Intervistoi: Elbino ''Albaniac''

AlbShkodra
12-07-2004, 06:38
Ema Bytyci: Nje album per nje enderr!

Kengetarja kosovare Ema Bytyci, fituesja e cmimit te pare ne Festivalin e "Kenges Magjike", rrefen ndonese me pak vonese emocionet e asaj nate dhe planet e saj per te ardhmen, qe padyshim lidhen me muziken dhe Tiranen.

Ku je ti?, do te pyesja Ema Bytycin, pak dite me pare ne nje bar te Tiranes. "Ku je ti" eshte kenga qe e beri te njohur, pas marrjes se cmimit te pare ne festivalin "Kenga Magjike". Pas asaj nate Ema humbi nga Shqiperia, madje nuk ishte e pranishme ne asnje nga faqet e shtypit shqiptar. Kete e shpjegon me nje nisje urgjente per Kosove, per arsye pune.

Pas triumfit te arritur nentorin e kaluar, rikthehet ne Shqiperi, por tashme vjen vetem per te pushuar ne shtepine e saj ne Durres.

Edhe pse kane kaluar pak me shume se tete muaj nga ajo nate magjike ku ne castet e fundit te saj, Ema u be protagonistja kryesore, ajo rrefen se ende i ka te gjalla ato emocione. Sapo e permend, tulatja nga pervelimi i diellit i largohet dhe syte i marrin tjeter shkelqim teksa thote: "Nata e kenges magjike nuk harrohet, per mua eshte nata me e rendesishme e jetes sime. Ishte realizimi i nje endrre te merrja pjese me gjithe ata kengetare te medhenj, aq me teper te fitoja cmimin e pare."

Me teper e entuziazmuar ndihej sepse vleresimi iu be nga kengetaret e tjere konkurues. Edhe pse ishte hera e pare qe vleresimi ne festivale jepej ne ate forme, ajo habitej qe gjithe ata kolege qe e votuan vazhdonin t'ia lavderonin kengen edhe shume kohe me pas. Kjo nuk i kishte ndodhur kur kishte marre pjese ne Festivalin e Kenges dhe ne Maratonen e Kenges Popullore. Akoma i ka mbetur ne mendje kujdesi i vecante qe ka treguar ndaj saj regjisorja Vera Grabocka, duke u interesuar per te deri ne detaje. "Une kisha marre nje fustan te shkurter e pak ekstravagant, dhe kur ma pa Vera tha se ishte fare i papershtatshem me kengen, e cila ishte pak me dramatike. Keshtu u perpoq shume per te me dhene nje tjeter pamje, qe me sa duket pati sukses."

Perseri Ema e ka pak te sikletshme te flas per veten; gjithcka qe permend eshte se jeton ne Gjermani prej 20 vjetesh me vellezerit e motrat, pa i shkeputur asnjehere lidhjet e saj me Kosoven, ku ende jetojne prinderit e saj.

eshte historia e nje familjeje artistesh me tradita kosovare, te cilet jane perndjekur prej dhjetera vitesh nga regjimi serb, vetem sepse nuk pranonin rregullat e diktatures. Ketu erdhi shkeputja e Emes nga Kosova, ende femije. Do t'i mungonin festivalet e kenges per femije, ku ajo ishte mesuar te mos mungonte, duke jetuar me endrren per t'u bere nje kengetare e famshme, duke pushtuar gjithe boten me kengen e saj. Muzika kenga dhe poezia jane per te ajri qe thith. I pelqen te perdore zerin, edhe pse nga gjithe motrat e vellezerit e saj eshte e vetmja qe ka trasheguar nga i ati dhuntine per muzike. Beyonce Knowlees, eshte modeli i saj dhe e adhuron per vete faktin qe pervecse kendon eshte vete producente e kengeve te saj. Nderkohe Ema vazhdon studimet per te dale pedagoge muzike per femije.

Thote se eshte tip i terhequr qe e ka te veshtire te ekspozoje punen e vet e aq me teper t'u thote tjereve: "Hej, une jam ketu".

Nga gjumi e zgjoi e ema e saj, Drita Duraku, aktore humori e njohur ne Kosove, teksa i tha te vinte te merrte pjese ne Polifest 2001. "Eja se nuk ka ngel kush pa kendu", ishin fjalet qe vertetuan intuiten e nenes. E ne te vertete mori cmimin e pare me kengen "enderr".

Akoma nuk e ka vendosur, por mendon se ky do te jete titulli me i pershtatshem per albumin e saj te pare, te cilin eshte ende duke e punuar.

Pas suksesit te "Kenga Magjike", do te vazhdoje bashkepunimin me Adrian Hilen per te cilin thote se arrin te beje me zerin mrekullira aq sa e ka te veshtire ta njohe ne fund. Pro nuk do te mungojne dhe emra te tjere te njohur si Alfred Kacinari, Ilir Shaqiri, etj.

Por sesa e lehte eshte te nxjerresh nje album te ri ne treg, me mire se Ema kete e di nena e saj Drita, qe ka marre persiper te beje menaxheren e artit te se bijes. Drita thote se e shte e veshtire te punosh, aq me teper ne kete situate ku artit sot nuk cmohet. Por me keq ndihet teksa duke trokitur ne dyer producentesh e percjellin me fjaline: "Me vjen keq, nuk ta marrim, eshte shume artistik."

"eshte per te vene duart ne koke, kur sheh sesi jane katandisur shijet e shqiptareve. Ne si familje kemi qene shume te lidhur me muziken e bukur shqiptare, madje emrin Emes ia kemi vene prej Ema Qazimit".

Kete album e kane mbuluar me shpenzime te familjes, por ato dyshojne ne fitimet qe do te marrin. Jane te bindura se me shume vend ne treg ka per kenget komerciale. "Ndoshta per keto arsye, me keto kenge do te mund te jete albumi i dyte", shprehet paksa me dyshim Ema, por qe nuk ia aprovon aspak Drita.

E ne fakt Drita thote qe te punosh me Emen, nuk eshte se e ka dhe aq te lehte: " Ema behet shume nervoze kot pa ndonje shkak, eshte rebele dhe ne pergjithesi nuk eshte e perpikte, sidomos kur ka incizime. Nuk ka shume kujdes per zerin."

Por kur mbaron kritikat, me krenarine e nje nene te shperblyer shprehet:

"Megjithate ka karakter te hekurt dhe gjithmone e arrin qellimin qe i ka vene vetes, deri tani nuk me ka zhgenjyer."

Ne te ardhmen, nese cdo gje shkon mire me kengen mund te le pak menjane pedagogjine. Mund t'ju duket pak e cuditshme, por ne planet e te ardhmes se Emes ben pjese dhe Tirana. I p e lqejne ndryshimet qe jane bere dhe per te eshte qyteti "perfekt", ku vec te tjerash ke dhe detin afer, gje qe i mugon Kosoves. "E dua shume vendin tim dhe nuk e di sesi rezistoj te jetoj larg. Shpresoj qe nje dite te vij te jetoj ne Tirane, pasi gjithmone e kemi pasur enderr Shqiperine. Per mua nuk duhet te kete kufij mes shqiptareve."

Per momentin ka zgjedhur qe te jete e pranishme ne Shqiperi vetem per pushime dhe nepermjet dy videoklipeve qe ka futur rishtaz ne disa nga ekranet me te njohura shqiptare.

''Spekter''

AlbShkodra
25-07-2004, 06:41
MIRA KONcI

"Me josh cdo gje qe ka ndjenje dhe emocion"

Jetojme ne kohe te veshtira, te nje kaosi orientimesh, te nje mungese te theksuar identiteti, nje deshire te ethshme per emer e para, qe nuk ka kursyer as artin vete.
E megjithate, ne mes te kesaj tymnaje, ketij realiteti kaq pak premtues, jetojne edhe individe, emri i te cileve eshte shkruar bindshem ne historine e artit shqiptar. Nuk i shohim perdite ne skena, por pranine e tyre e ndiejme me shume se te cilitdo tjeter.
E tille eshte dhe kengetarja e mirenjohur, e suksesshmja Mira Konci. Ja se si shprehet ajo per veten e saj, me nje finese qe percillet natyrshem qe ne komunikimin e pare:

"Jam natyre e bute, korrekte, altruiste, por dhe shume e ndjeshme. Me lendon vuajtja e te tjereve, madje ndonjehere edhe jetoj me te. Nje deshire e madhe per te ecur perpara, per te jetuar, per te arritur majat. Me pelqen e thjeshta, njekohesisht edhe modernia".

Ajo qe te bie ne sy te Mira eshte nje lloj force e brendshme, shume origjinale per te percjelle te te tjeret femren, vete te bukuren. Dy sy inteligjente qe mundohen te kene gjithcka nen kontroll, nje ze i brishte, femeror, qe tingellon aq embel dhe nostalgjik.

"Me pelqen shume natyra, - shprehet ajo, - me frymezon nje kolone e bukur filmi, me josh cdo gje e thjeshte, por qe ka brenda emocionin, ndjenjen, shpirtin".

Ndihet e lire, e pavarur, e kenaqur qe ka prane nje bashkeshort qe e kupton dhe e suporton njekohesisht.

"Ne fakt, une si natyre jam teper e pergjegjshme e korrekte njekohesisht. Brenda meje shkon gjithcka mire dhe fakti qe prirem t'i bej gjerat me mase me ka ndihmuar edhe ne marredhenien time me te tjeret, perfshire ketu edhe bashkeshortin tim, Shpetimin".

E dashuruar pas familjes se saj, ajo shprehet se do te jepte gjithcka per te.

"Ndihem me fat qe kam nje familje te tille. Ajo per mua eshte foleja e dashurise, nje burim i pashtershem frymezimi.Ajo eshte primare, te tjerat I vijne nga pas. Nuk do ta nderroja me asgje, madje as me karrieren time".

Nje konsiderate te vecante ajo shpreh per bashkeshortin. Bashkepunimi me te duket se e ka bere me te forte, jo vetem ne fushen profesionale.

"Pervec ndjenjes, te cilen kemi ditur ta kultivojme mjaft mire ne gjithe keta vite bashkejetese, ne na bashkojne edhe shume karakteristika te perbashketa. Keto te fundit na i kane thjeshtesuar gjerat."

eshte interesante marredhenia qe ka Mira, si cdo artist, me kengen.

"Dalja ne skene, shprehet ajo, eshte nje magji, qe do te doja te mos mbaronte kurre. Aty une ndihem ndryshe, ndihem e bukur, vetvetja. Me vjen keq per situaten qe po kalojme. Une jam natyre qe nuk bej kompromis, prandaj ju siguroj qe kurre nuk do te dilja nga vetvetja per te qene me e pelqyer. Sot ekziston nje lloj prirje per komercialitet. Por do te vije momenti kur publiku te ngopet nga falsiteti i kesaj rryme. Atehere po, qe do te jete radha e artit te vertete, e muzikes klas, qe kurre nuk kapitulon".

Por, mes gjithe kesaj euforie e deshire per arritje, Mira kerkon edhe pak kohe ne hije, pak privatesi, pak anonimitet ne jeten e perditshme.

"Dikur me pelqente te isha ne qender te vemendjes. Sot kam nevoje edhe per pak jete te zakonshme, si gjithe te tjeret. E di, e rendesishme per mua eshte te dish te jetosh, ne te tera dimensionet e kesaj fjale. Te dish te kapesh momentin, t'i marresh gjerat lehte".

"The best of Mira" se shpejti ne treg

Mira ndihet e kenaqur me veten, por dhe kerkon shume prej saj dhe te tjereve. Shume arritje, por dhe shume endrra ne sirtar. Pjese e tyre eshte edhe nje album i ri, titulluar "The best of Mira", qe mendohet te dale se shpejti, ne fund te gushtit.

"Albumi eshte nje permbledhje e sukseseve te mia nder vite. Nje buqete kengesh te riorkestruara, te cilat besoj se do te priten mire nga publiku. eshte nje product I dale nga bashkepunimi I Shpetimit si orkestrues I tyre, me tekst te Agim Docit, Alqi Boshnjakut etj. E di,spunton e kam marre nga shume eksperienca te miat me fansat rruges. Ata me kane ndaluar e me kane sugjeruar nje album te tille. Kenget jane vertet teper te bukura. Nuk jane kenduar shpesh here, prandaj besoj se ka dale nje pune e mire e me vlere. Megjithate, fjala e fundit I mbetet publikut.''

''Gazeta Shqiptare''

AlbShkodra
26-07-2004, 02:45
Bujar Qamili.

Flet kengetari i muzikes popullore. Ja pse vendosa te kendoj.

Per here te pare kendon nje elegji. Jemi mesuar ta shohim si imazhin e kenges popullore shkodrane. Gjithmone nje njeri te qeshur, ashtu eshte Bujar Qamili.

Me kengen "Zera ne fund te detit", nje kenge me tekst te Qazim celes e Jorgo Papingjit dhe me muzike te vellezerve Aliu, me orkestrim te Luan Degestanit, ai eshte bere zeri i te gjithe familjareve qe humben femijet apo te afermit e tyre ne tragjedine e 9 janarit afer Karaburunit.

Si lindi ideja e nje kenge per tragjedine e Karaburunit?
''Isha duke u kthyer nga Amerika dhe ne avion lexoj gazetat italiane qe thonin se ishin mbytur 11 shqiptare. Ishin lajmet e fillimit, ku akoma nuk ishin marre vesh se sa njerez kishin vdekur. Me erdhi shume keq, ne kemi nje fjale te urte shkodrane, "Peu keputet ku eshte i dobet". Mendova se duhet te bej dicka. Kur takova te afermit e mi, ata me treguan te gjithe ngjarjen. Dhimbja u dyfishua dhe vendosa te bej nje kenge''.

Pse menduat ta fillonit kengen pikerisht me telefonaten qe kerkon ndihme?
''Telefonata eshte reale. Pra eshte e njejta telefonate qe ate nate eshte shfaqur ne ekranin e televizionit. Nuk diskutohet qe fillimi i kenges me telefonaten eshte reale, i ben njerezit me te ndjeshem ndaj saj dhe i sjell ne mend gjithe historine''.

Ju jeni kengetar i kenges popullore, per here te pare mbase kendoni nje elegji per nje tragjedi. Si ndjeheni?
''Jam nisur me nje shpirt te madh artisti, pa marre parasysh asnje fitim, pasi ajo qe eshte me shume e rendesishme eshte te besh dicka per te gjithe shqiptaret. Mendoj qe eshte nje kenge qe pelqehet, pavaresisht se ne te thuhet nje tragjedi, sic eshte ajo qe i ndodhi vendit tone me 9 janar. Biles ka patur edhe mjaft reagime nga ana e familjareve te viktimave kur kane marre vesh per kengen''.

Cilat kane qene reagimet?
''Kane dashur te me takojne dhe me kane uruar, duke thene faleminderit qe u kujtove per femijet tane. Kete urim e kam marre nga e gjithe Shkodra. Ne Tv Rozafa, njerezit marrin ne telefon vetem per te kerkuar kengen time''.

Po videoklipi i kenges ku eshte realizuar?
''Videoklipi eshte realizuar ne Velipoje. Ka qene Tv Rozafa ne Shkoder, qe ka bashkepunuar dhe eshte zhiruar ne ambiente teper te veshtira, vetem e vetem qe t'i pershtateshim sa me shume asaj nate te tmerrshme. Une, nga ana ime kam ndenjur 4 ore e gjysem ne shi, me eren qe frynte nga deti vetem qe te zhirohej nje videoklip sa me realist. Por si thote nje fjale e urte shkodrane: 'Hallall mundimin'.''

Kenga e Bujar Qamilit, ''Zera ne fund te detit''.

Zerat e tmerruar, hapen neper nate
Deti eshte terbuar, ne dallge e shtrengate
Po ikin te rinjte, naten neper terr
Toka i ka rritur, deti po i merr

Fati per t'iu dale, udhetojne ne endrra
Baba bashke me djale, nusja bashke me dhender
Kur nga mesi detit, pyesin femijet
Ne po na vjen vdekja, ju mos u merzisni

c'ke o det i kalter qe ti sot po nxin
Ne te japim femijet e ti na i perpin
Ti o det, det i thelle, paske zemer hekur
Ne t'i japim femijet gjalle e ti na i kthen te vdekun

Refreni
Det o i pameshirshem, i mallkuar det
Deshen jete me te mire, ti vdekjen u jep
Vala jote e ftohte o det i pabese
A se c'ja keputi cdo deshire e shprese.

AlbShkodra
04-08-2004, 04:39
Makashi: Jam i ngrysur si vete kenga ime.


Kengetari qe i kendoi dashurise, por qe kurre nuk u kenaq prej saj. Vetem fjale, xhelozi, e sa shume dhimbje. A ndihet i dashuruar? Si jo, shume here, por kurre nuk mjaftoi.

I trembet ndryshimit, megjithese e deshiron shume ate. Frike nga e reja? Nje konfort qe i percjell siguri?
Ndoshta gjithsesi, pyetjes se kush eshte Redoni Makashi, ai i pergjigjet: "Nje djale me mjeker e floke te gjata, ja cili jam une".
E sheh veten si nje person te thjeshte, si gjithe te tjeret. Mundohet te jete sa me paqesor, vuan mungesen e korrektesise dhe thashethemet kundrejt figures se tij. Nje natyre e bute, qe ka frike nga zhgenjimi, qe vuan se tepermi genjeshtren dhe hipokrizine. Ka shume shoke, shume pak miq. Nuk i pelqen te investoje te te tjeret, megjithese pret shume qe ta kuptojne e t'i qendrojne prane kur ai ka nevoje.
"Ne fakt, - thote ai, - paraqitja ime e jashtme shpreh vete Redonin. Pak i ashper, i crregullt, por me nje thyerje melankolie ne ze, qe shpreh shume trishtim, ankthin e te qenit i pakuptuar, shpreh shume rebelim ndaj jetes dhe momenteve jo te kendshme qe ajo percjell".
Te vetmit ngushellues per te jane tingujt e nje muzike te bukur.
"Ne te vertete, ndihem shume mire, madje me muziken behem njesh. Nepermjet saj i flas vetes, i flas botes, ndihem i kuptuar".
Sa shume kenge kushtuar dashurise, sa suksese te korrura, sa zemra adoleshentesh te fituara, per shkak te Olimpit qe i krijoi ai dashurise.
"c'eshte e verteta, une i kam kenduar shpesh kesaj teme, - shprehet ai mendueshem. - Ne te percjell vetveten, percjell endrren, te bukuren, te paarritshmen, qe aq shume e intrigoka jeten. Por nje arsye me teper, eshte dhe fakti qe eshte nje teme e perjetshme, se ciles kurre nuk i iken moda, dhe qe na perket te gjitheve. Kjo besoj ka shkaktuar dhe suksesin tim".
Por prapa gjithe kesaj lufte per pak dashuri, prapa ketij kushtrimi per pak mirekuptim e me shume alternativa, fshihet nje djale i bute, qe i merr gjerat shtruar. Sfidat e jetes me sa duket e kane bere ate me tolerant e me indiferent nga gjithcka ndodh perreth.
"I lodhur? Ndoshta pak i konsumuar ne energji e ide. Ashpersia e realitetit qe te rrethon qenka armiku numer nje i shpirtit te nje artisti, ndaj dhe une tani nuk preokupohem me ashtu sic preokupohesha me pare. I le gjerat te vazhdojne rrjedhen e tyre‚?¶ Keshtu ndihem me rehat".


Makashi, nje koncert mes artistesh

Tetori do te jete muaji qe do te risjelle Redonin ne skenen e Pallatit te Kongreseve. Talenti i tij si kantautor do te shkrihet e percillet nepermjet nje koncerti recital, i konceptuar ne formen e nje "Big Show". Do te jene pikerisht dy albumet e tij, te publikuara tashme, qe do te perbejne boshtin e ketij spektakli. Te tera kenget do te shpalosin nje nga nje sukseset e Redonit nder vite. Por jo vetem kaq. Me interesante do ta beje mbremjen performanca e shume artisteve te ftuar, nga vendi dhe bota, te cilet per momentin rezervohen si surpriza e ketij evenimenti. "Orkestra sinfonike, kitarat elektrike dhe zerat 'live' te artisteve do te krijojne atmosferen e domosdoshme per nje sukses te sigurt," shprehet Redoni i entuziazmuar. Sipas tij, tani nuk eshte me koha e daljeve ne skene, e festivaleve, edhe pse nuk e mohon qe nga to ka dale, me dhimbje ose jo. Te qenit tashme i njohur e ka orientuar prirjen e tij drejt krijimit dhe nxjerrjes se albumeve te reja.

''Gazeta Shqiptare''

AlbShkodra
19-08-2004, 07:15
Rovena Stefa: Ju sjell albumin tim te trete




Do te jete shtatori, muaji ne te cilin nje album i ri muzikor do te shfaqet ne tregun e etur te muzikes shqiptare. Rovena Stefa, kengetarja tashme e mirenjohur e muzikes se lehte dhe asaj folk, do te trokase fuqishem me nje pamje te re por, mbi te gjitha, me nje muzike te re dhe me profesionale. Ndryshe nga heret e tjera, kenget e ketij albumi jane te rrymes pop Ballkan, por nen aromen e nuancave orientale bashkekohore. Albumi do te permbaje gjithsej nente kenge, 4 prej te cilave tashme kane perfunduar. Publiku do te gjeje gjithcka brenda: duke filluar nga kenget dramatike, baladat e deri karamelet, sic pelqen dhe ajo t'i quaje ato, per shkak te embelsise qe percjellin. Rovena ka menduar edhe realizimin e dy vide-oklipeve, qe mund te zhvillohen ne Maqedoni ose Greqi, Sidoqofte, e rendesisme eshte qe Rovena ka shume besim se ky album do te jete i sukseshem. "Kam punuar shume per kete album, shprehet ajo e entuziazmuar. eshte bere nje investim mbi cdo kenge, duke pretenduar qe secila prej tyre te jete nje hit me vete. Megjithate, fjla e fundit i mbetet publikut."


Kush eshte Rovena pas kuintave?
Me nje deshire te madhe per te jetuar, ajo rend perpara me kembenguljen dhe optimizmin ne gji, si armet e saj me te forta per te bere sfiden e radhes. Por ka nje pike te dobet. "Sinqeriteti i tepert, shprehet ajo mendueshem, ka qene nder virtytet e mia qe u ka lene te tjereve hapesire per te me sulmuar dhe abuzuar. Megjithate jam munduar ta reduktoj me kohen‚?¶"
Motoja e saj eshte: "Te vrapoj me shpejt se vete jeta, ndryshe do te mbetem prapa". Por njekohesisht, ajo kujdeset qe keta hapa t'i beje te kujdesshem ne menyre qe te zene vend mire ne udhen qe shkel‚?¶
Ka shume besim te vetja, por dhe prêt shume prej saj, gje qe e shpreh edhe ne marredhenie me meshkujt. "Ne fakt me pelqen shume nje shprehje e cila flet per princin e kalter, i cili ka mbetur ne kembe sepse i ka ikur kali. Per mua nuk funksionon keshtu, une do ta gjej ate, heret a vone, madje bashke me kalin".
Me nje frike te justifikueshme per te kthyer koken prapa, ajo i druhet nostalgjise per ato momentet e bukura te femijerise se pafajshme, apo periudhes kur ajo ende ishte teper e re dhe pa shume preokupime. E konsideron veten nje person me fat, gje te cilen ia perserit shume shpesh vetes. "Nuk di ta shpjegoj, por te qenit kaq hapur supersticioze me jep nje fare kurajoje, me ben te ndihem e sigurte dhe optimiste.


Endrra ne sirtar
Shume endrra, shu-me pasione, por per momentin zemren ia fituar muzika, per te cilen edhe ka investuar shume. Edhe pse e diplomuar ne fakultetin e jurisprudences, kengetarja shpehet se ky fakt nuk hyn fare ne planet e saj, te pakten per nje periudhe te konsiderueshme kohe. "Kam punuar shume per muziken, ndaj pres qe te shperblehem, te korr suksesin tim", perfundon ajo.


"Moda ime, origjinalja dhe bashkekohorja"

Albumi i ri qe do te prezantoje se shpejti, do ta sjelle Rovenen me nje tjeter pamje, me nje tjeter luk ku spikat ekzibizionizmi. "Ne fakt, ky eshte nje element te cilit ajo e vlereson shume, dhe investon shume. Mundohet te jete nje femer moderne, ekstravagante ne shije, duke mos lene menjane cuditerisht terheqjen qe ajo ka ndaj asaj qe quhet tradicionale. "Ne fakt mua me pelqen shume modernia, por mundohem te zgjedh stilin tim ne veshjet qe perdor. I shmangem imitimit, perpiqem te jem sa me origjinale, ne cdo element te siluetes sime. Gjithashtu, mendohem shume para se te provoj te bej dicka te re. Me sa duket kam frike nga ndryshimet e medha‚?¶" Rezarta skifteri, eshte stilistja e saj e preferuar, e cila eshte marre me veshjen e Rovenes qe do te perdore gjate zhvillimit te dy videoklipeve te albumit te ri.


"Misioni im si kengetare, te fitoj zemren e fansave te mi‚?¶"Eshte periudhe tranzicioni, nje fryme amullie, qe nuk ka kursyer edhe artin vete. Psedoartiste qe po pushtojne tregjet muzikore dhe, per cudine e te gjitheve, shitja e albumeve te tyre po sfidon te vertetin, artin e sakrifices. E ne gjithe kete amosfere coroditese, qe lulezon nen indiferentizmin e te gjitheve, Rovena Stefa vjen me nje formule qe, sipas saj, funksionon per mrekulli. Ajo ka gjetur te mesmen e arte: "Mendoj se publiku ka shume rendesi ne suksesin e nje kengetari. Une, me pak art dhe shume komerc, ia kam fituar zemren e, si rrjedhim, edhe betejen ne rrugen e veshtire te artit qe behet sot ne Shqiperi." Rovena eshte nder kengetaret e shumta qe ka sjelle kenge te suksesshme te repertorit te huaj, por me nje version teresisht te ri. "E rendesishme eshte qe une e kam blere te drejten e autorit dhe nuk kam abuzuar me kengen ashtu sic mund te kene bere koleget e mi. Nje gje eshte e sigurt: askush nuk i ka sjelle keto kenge ne menyren dhe cilesine qe une i kam sjelle

AlbShkodra
22-08-2004, 09:11
Anita Bitri, pas nente vjetesh me nje album ne Shqiperi.

"cdo gje eshte e mundur", eshte titulli i albumit muzikor qe e ka kthyer Anita Bitrin pas nente vjetesh ne Shqiperi. Emocionet e kengetares se festivaleve te dikurshme u shtuan edhe me kur pa pritjen e ngrohte te njerezve dhe mediave qe ne momentin e pare te mberritjes ne aeroport.

"Emocioni ka qene shume i madh, kam pare reagimin e publikut, madje edhe nga ata qe nuk e dinin qe une do te vija. Tirana ishte transformuar nga ajo Tirane qe kam lene une, pa fasada te larta dhe rruge te bukura e te gjera. Me ra shume ne sy menyra e lyerjes se pallateve, dukej qe ishte nje dore piktori. Ndala makinen dhe eca ne kembe anes Lanes". Mjaftuan vetem dy-tri ore qe Anita te ndihej sikur nuk ishte larguar kurre nga Shqiperia.

Ne fillim te '96-es, kontrata gjashte mujore me nje grup te muzikes popullore te Tropojes, beri qe te merrte nje vize amerikane si kengetare profesioniste. Nuk u desh shume qe te vendoste per te qendruar perfundimisht ne Amerike. Lindja e vajzes, Sibora dhe trazirat e '97-es ne qytetin e saj te Vlores, bene qe ajo te mos e kthente me koken pas. Por edhe realitetit amerikan nuk ishte nje fushe me lule per Aniten, se ciles i jane dashur vite te tera neper gjyqe per te fituar te drejtat e nje shtetaseje amerikane. "Askush nuk duhet te mendoje se ne Amerike te hapen portat, aq me teper kur je vetem si puna ime. E vetmja gje qe me ka mbajtur moralin eshte se une aty jetoj me profesionin tim."

Qe prej tre vjetesh nuk vazhdon te kendoje me ne lokale, por eshte bere me e pranishme ne gezimet familjare dhe koncertet e ndryshme qe organizon komuniteti shqiptar ne Amerike. Por ajo thote se edhe pse e ka gjetur veten ne Amerike, shpirtin duhet ta kete ne Shqiperi.

Jeton ne Nju-jork me vajzen, Siboren 8 vjec dhe nenen. "Pervec talentit qe me ka dhene, falenderoj Zotin dhe per nenen, te cilen e kam pasur gjithmone krah ne cdo moment e cdo sekonde. Jeta e artistit eshte shume e veshtire, aq sa eshte dhe e bukur. Bej nje jete shume te thjeshte, jam nje amvise shume e mire, sa qe pjesen me te madhe te fitimeve e financoj ne shtepi, edhe pse mungesa e dokumentave ka bere te humbas shume shanse dhe ka qene faktori im me negativ".

Por tani qe me ne fund mund te levize lirshem, Nju-jorku nuk do te jete me aq larg Tiranes. "Menjehere sa mora dokumentat, fola me vellane, Benin dhe thashe qe s'ka me kuptim te rri me teper, do te kthehem ne Shqiperi. Benin e zgjodha si manaxher sepse ne rradhe te pare besoj ne aftesite e tij dhe gjithmone ka qene shume kritik ndaj meje, ndoshta me teper se c'duhej. Si ne jeten personale ashtu dhe ne ate profesionale nuk me ka vene asnjehere noten dhjete.
Nepermjet telefonit i vija te degjonte kenget dhe ne moment tha "Bingo, o.k Anita kete here do te jem une menaxheri yt."

Ka filluar te punoje per albumin e saj para dy vjetesh per te qene me prane publikut shqiptar, sepse e di qe mungesa e gjate mund te te le ne harrese. "Kushdo qe do te degjoje albumin do te gjeje nuancat dhe timbrin e nje Anite qe ka qene 20 vjec, por me te fuqishme, me te sigurt dhe me me pervoje."

Kenget do t'i perkasin muzikes se lehte me nuanca moderne, ne disa prej tyre do te shoqerohet nga vajza dhe nga nje grup kengetaresh repi.

"E vecanta ime eshte se pervecse kengetare une jam dhe violiniste. Te jesh dhe muzikante dhe kengetare te ben ta shoh ne menyre tjeter ate qe krijon."

Vizita e Anites ne Shqiperi u mundesua nga biznesmeni vlonjat Sulo Shehu, por qytetit te saj Vlores do ti rezervonte vetem nje dite. "Do te kisha deshire te jepja nje koncert te shpejte, por programi im i ngjeshur nuk ma lejon kete. Ajo Anite e dikurshme qe ka qene zeri i Vlores, ajo Anite do te jete dhe tani. Deshira ime per kete vit eshte te marr pjese ne Festivalin Kombetar te Radiotelevizionit shqiptar, qe mendoj se do te realizohet sepse tani rruget jane te hapura."

Anita thote se tani do te jete me e pranishme ne muziken shqiptare e qe me padurim po pret te filloje koncertet e saj recitale, ku do te mund te testoje dhe te masi pulsin e publikut tim. "Ata qe me kane dashur, perseri do ti dua."

AlbShkodra
28-08-2004, 22:14
Gjergji Jorgaqi: "Albumi im i ri, e verteta e pathene"

''Stres". Keshtu titullohet albumi i kengetarit Gjergj Jorgaqi, qe se shpejti mendohet te dale ne tregun muzikor. Do te jete pikerisht muaji nentor, qe do te shenoje promovimin e tij, pas perfundimit te dy videoklipeve, per dy nga kenget e albumit, perkatesisht me titull "Pa ty" dhe "Dua apo s'dua". Gjthesej numerohen 12 krijime, me tekst e kompozim te vete autorit, dhe orkestrim te ilir Mihalit dhe Gramoz Kozelit. Ne nje prononcim per gazeten, kengetari shprehet:
"Albumi e ka marre titullin nga nje kenge qe kam realizuar ne bashkepunim me Mariza ikonomin. eshte nje kenge me nje mesazh paksa filozofik, ku shprehet edhe koncepti qe une vete kam per dashurine".
Muziken e Gjergjit e pershkojne nota te tera rebelizmi ndaj realitetit, sfide ndaj mentalitetit, apo edhe ndjenja te holla qe ngrene lart dashurine. E te tera keto nem ritmet e rrymes pop e rrock.

Portret
Ai eshte nje djale i zakonshem, nje bashkeshort qe mundohet te justifikoje mire pergjegjesite e veta, e njekohesisht babai i dy vajzave, per te cilat shprehet se per to do jepte dhe jeten. Kane kaluar vite, ka provuar si perkedheljet e jetes, ashtu edhe shkelmat e saj. Ndihet mire ne pozicionin qe ka arritur, por jo i realizuar.
"Nuk e di - shprehet ai mendueshem -kam punuar shume, edhe jam lodhur shume, por ende nuk e kam arritur ate qe ndiej, ate qe une thelle-thelle e pretendoj".
Por me e bukura, eshte qe ai nuk di se cfare po kerkon, e sheh brenda qenies se tij, si nje element mistik qe nuk e lejon te shijoje ate qe posedon tashme.
I pelqen korrektesia dhe miresjellja, megjithese ka frike te shfaqet i tille. Me nje rreth te caktuar miqsh, ai mundohet qe te gjeje mes tyre sadopak mirkuptim, ciltersi e mbi te gjitha komunikim. Por, ne te vertet, e koncepton si luks, ne kohen qe sot jetojme. "Sot jetojme ne nje bote xhungel, ku luhet me moton e me te fortit. Perndryshe, konsiderohesh i mefshte, i pazoti, i thjeshte per t'u bere shenjester per te tjeret". Kjo eshte arsyeja qe ai preferon me teper te qendroje vetem. Keshtu, ai mund te meditoje, reflektoje e te ndihet i relaksuar e i lire. "Mes te tjereve ndihem i kushtezuar, ne mendime, ide, e kjo nuk me pelqen".

"Mbi pentagram historia ime "
Te gjithe e kemi degjuar me endje kengen e bukur te kengetares se re Arjela Krasniqi, por askujt nuk i kishte shkuar ndermend se teksti i saj ish ndertuar mbi nje histori personale. Protagonisti i saj kryesor eshte Gjergj Jorgaqi, i cili mes dhimbjes dhe ndjenjes rebele qe ringre krye shprehet:
"Ka qene nje nga momentet me te veshtira te jetes sime. Shkak u be gjendja jo e mire shendetesore e vajzes nje-muajshe, e cila arriti ne nje pike kritike, ku diskutohej edhe jeta e saj. U ndieva vetem, i dobet, i pafuqishem per te ndihmuar vogelushen time. Kam qendruar i pangrene, i papire, per shume dite me radhe. Duhani ishte i vetmi ngushellues qe kisha. Nje perjetese qe nuk do te doja te kthehej me kurre. Por njeriu qenka shume i forte. I jam mirenjohes Zotit qe vajza u rikthye serish ne gjendjen optimale". E keshtu, dhimbja qe mori emrin "Loti qe kerkonte jete", sot vjen hareshem ne mjediset rinore, me zerin e embel te kengetares nga Tirana.

Brune
29-09-2004, 12:09
dua te njoh nje djale simpatik ;)

saje_
29-09-2004, 12:39
si e quajn kete djalin...?

saje_
29-09-2004, 12:43
Hej AlbShkodra,te kerkoj ndjes per mesazhin e mesiperm...sepse eshte pak jashte teme,
.....
...sa per postimet e tua jan me te vertet per tu lexuar...

AlbShkodra
04-10-2004, 20:06
Faleminderit ''saje'', ''Brune'' e paska gjet ate djalin simpatik dhe paska humbur tani;)


Sabri Fejzullahu
Interviste me kengetarin Sabri Fejzullahu: "Me mban sevdaja dhe jo haja"

Kuptimin e fjales, une kam deshire ta shpreh, ta ngjyros me brendesine time, me emocion. Une nuk di te kendoj pa emocione, se atehere nuk do te isha 37-te vjet ne skene

Cfare e ka sjelle ne Shkup Sabri Fejzullahun?
Une e kam mbaruar albumin tim me te ri para gjashte ditesh, i kam kenduar 10-te kenge. Komponimet dhe orkestrimet jane nga autore te ndryshem kosovare. Por incizimet, dmth kendimin e kam bere ne studio "Maki" ne Shkup. Kete e kam bere per shkak se kompresioni i kengeve kur behet nga njera studio ne studion tjetrer ka ndryshime. Njera kenge degjohet ndryshe, tjetra per nga tingulli eshte me e vrazhde ose ajo e treta me dobet degjohet. Per hir te profesionalitetit tim dhe te degjuesit, qe cdo kenge ta kete nivelin e saj te degjueshmerise, kam ardhur qe masteringu i kengeve te behet ne te njejten studio.

Edhe Ermali e ka mbaruar albumin e tij me te ri, me 10-te kenge te reja. Edhe kenget e tij do te rimasterizohen po ne te njejten studio. E gjithe kjo behet vetem per nga ana profesionale. Kam ardhur dhe do te qendroj tre dite, pasi dua qe gjithcka te jete profesionale, te jete ne nivel. Gjithashtu, i kemi dhe tre videoklipe, dy i ka bere Ermali dhe nje une. Keto videoklipe i kemi realizuar ne Shkup, ne produksionin "Fabrika". Studion dhe prodursionin per videoklipet, mi ka gjetur miku im shume i madh dhe shume i nderuar Avni Qahili. Albumi me i ri titullohet "Sherbetor i kenges". Sot ky titull duket pak socialist.

Dhe nga lindi ideja per nje titull te tille?
Nga e drejta ky eshte titull, te cilin e ka vene miku im kompozitor, ai qe shkruan dhe tekste, Ilir Berani. Ai e ka parapare kete titull, meqe une qe 37-te vjet i sherbej njerezve me kengen. Degjuesit jane mbreter per mua, une me kengen sherbetor i tyre.

Po, per tekstet e kengeve te albumit tuaj me te ri me cilin autor keni bashkepunuar?
Shtate prej teksteve te mia i ka shkruar Avni Qahili. Eshte hera e pare qe bashkepunoj me te. Une jam i njohur te te gjithe shqiptaret, si kengetari qe i kushtoj shume rendesi teksteve, ketu e 37 vite me pare. Kur e kam degjuar nje tekst, me nje titull mjaft te cuditshem ne kuptimin pozitiv, dicka qe s'ishte perdorur, psh "bollek". Kete fjale ne e kemi perdorur gjithmone, nena ime ka thene: "Kete e kemi me bollek dhe kete se kemi fare". U habita nga kjo fjale. Une edhe pse e dua shume gjuhen letrare, po sikur te perdoret nga nje fjali nga krahina ku je eshte mire. Ndaj e ftova Avniun dhe jam shume i lumtur qe bashkepunova me te.

Nje kenge qe mund te kete kater strofa dhe ne ato thuhet kuptimi i nje jete te tere, sikurse per njeriun kur lind, zhvillohet, rritet, plaket dhe vdes. Ajo eshte shume e madhe. Kete Avniu edhe te tekstet e kengeve te mia, edhe te ato te Ermalit e ka arritur mjaft mire.

Kur do te promovohet albumi dhe cilin produksion muzikore keni zgjedhur?
Albumi do te promovohen ne Prishtine me 18 tetor, ne te njejten dite edhe albumi im, edhe ai i Ermalit. "Dea" nga Prishtina eshte produksioni muzikor qe do t'i nxjerre ne shitje albumet ne te gjitha trevat shqiptare. "Dean" e mban nje njeri qe ka punuar me mua ne teater 25 vjet, eshte nje njeri qe e njeh mire kulturen, nuk eshte njeri medioker. Edhe promovimet e videoklipeve do te behen po ate nate.

Ju, gati ne te gjitha kenget i kendoni dashurise. Po ky album a i permbahet se njejtes teme apo ka ndonje ndryshim?
Te dhjete kenget jane per dashurine. Jam munduar, kam kerkuak qe te jete nje lloj autobiografie e imja, te tjeret ta shkruajne ate. I jam lutur Avniut qe tekstet qe ka shkruar per kenget e mia ta kene nje lloj autobiografie timen, une ia kam shpjeguar per cdo tekst nga nje ndodhi nga jeta ime dhe Avniu me pas e ka bere tekstin.

Meqe gjithe jetes i kendoni dashurise, ceshte dashuria per ju, c'simbolizon ajo?
Nocion i madh eshte dashuria. Per mua eshte motiv, sepse sic thoshte nena ime (rahmet i paste shpirti): Njeriun e mban o haja, o sevdaja. Sevdaja per nenen time ishte dashuria, haja ishte ushqimi. Dhe dashuria per mua eshte ajo qe me rinon, me motivon per te kenduar tani ne moshen 60-te vjecare. Dashuria eshte ajo qe te mban te ri, te materializon, kur ke dashuri ke dhe ekonomi. Sa me shume qe te shtohen vitet dhe nese dashuron (ne kuptimin une e dashuroj nusen time, Neren, jo sa per te thene)do te fitosh gjithcka, sepse ke motiv per te punuar. Nuk mund te gjej fjale.

Dmth, Sabriun e mban sevdaja dhe jo haja?
Vec sevdaja, sic ka thene nena ime, haja jo, sepse qe gjashte vjet jam ne diete qe te mos shendoshem, qe te dukem ne skene me mire. Jo ne kuptimin qe te me dashuroje dikush, por per hir te profesionalitetit. Nuk dua qe te dal me bark te madh ne skene, sepse skena eshte e shenjte. Une dua te jem i perkryer kur te dal ne skene, edhe me tekstin, edhe me orkestrimin, edhe 70 perqind me dukjen time. Dukjen fizike, mendoj kete qe me ka fale zoti dhe jam i lumtur se ai ka dite qe me ka fale keshtu, por garderobes i kushtoj kujdes ne maksimum dhe kete e kam bere sot e 37-te vjet, edhe kur s'kam patur leke.

A do te kishit mundur te kendoni ne menyre statike, pa levizur fare?
Ndoshta nuk do te kisha mundur ta nxjerr kengen, ndoshta levizjet nuk jane te bukura, por une jam ai, une nuk di te genjej. Ne jete genjej nga pak, se njerez jemi, por ne kenge asnjehere nuk genjej. Kuptimin e fjales, une kam deshire ta shpreh, ta ngjyros me brendesine time. Nese eshte diell te jem diell edhe une, te rrezatoj, nese eshte shi dhe murmurin ta kem dhe une ate ne shpirt. Cdo fjale dua ta ngjyros me emocion. Une nuk di te kendoj pa emocione, se atehere nuk do te isha 37-te vjet ne skene. Publiku nuk genjehet.

Ju keni kenduar dhe ne duet. Sa ia keni arritur qellimit ne to dhe a do t'ju degjojme se shpejti ne ndonje duet te ri me ndonje kengetare tjeter?
Duetet ne bote jane te preferuara. Nuk duhet te kendohet nje duet sepse ka deshire nje kengetare/e te kendojne se bashku. Dueti, ndonjehere eshte dhe shume i rrezikshem (ne kuptimin se nuk te degjojne njerezit). Dueti duhet te jete o hit, o te mos kendohet per hir se duan dy kengetare. Une ia kam arritur ne duetin me Ledinen, ne kengen "Ma ke prish gjumin e nates", me komponim te Edmond Zhulalit dhe kjo kenge eshte degjuar ne te gjitha trojet shqiptare. Ndersa me Adelinen kemi patur disa duete qe kane qene kenge te saja dhe te miat edhe ato jane degjuar shume.

Para dy javesh, i kam thene Miranda Hashanit qe te bejme nje duet, por jo duet sic i ka bere ajo kenget dy vitet e fundit. Ajo eshte kengetarja me e mire ne Maqedoni, pse jo dhe ne Kosove, por nuk ka patur fat qe ta beje perzgjedhjen e kengeve te mira. Kenga eshte e mire kur e degjojne te gjithe. Nese thuhet se une di te kendoj keshtu e ata qe me degjojne nuk jane te emancipuar muzikalisht, eshte gabim. Nese kenga preferohet nga te gjithe, ndersa kompozitoret thone eshte e keqe, atehere ajo kenge eshte e mire. Mirandes do t'i ndihmoj, pasi kam obligim njerezor dhe kolegial, sepse ajo i ka ndihmuar te gjithe kengetaret nga Kosova. Ne, do t'i ndihmojme njeri- tjetrit dhe do te bejme nje duet, i cili 100 perqind do te jete nje kenge shume e preferuar. Kete propozim ma ka dhene Avni Qahili, i cili tashme e ka shkruar dhe tekstin e kenges. Kete duet do ta pergatisim se shpejti.

Cfare do te kishe thene per kengetaret e rinj?
Ata jane te rinj dhe cdo gje qe bejne e bejne me se miri. Ata jane te kohes. Une sot po eci me kohen e jo me ata. Por, ata nuk kane perkrahje. Sot cdo gje eshte e privatizuar. Me dhemb shpirti per te rinjte, sepse per te bere nje kenge hit duhen 2 500 euro dhe ato jane shume para. Ku do ti marre kengetari 25 mije euro per te bere albumin. Albumi im dhe i Ermalit kane kushtuar nga 25 mije euro, dmth 50-te mije euro ne i kemi dhene nga xhepi. Une e kam shitur albumin tim dhe te Ermalit, para tre muajve, akoma pa dale. Por, ku do ti marrin aq para prinderit e mjere qe kane deshire te avancojne femijet? Institucionet jane shuar, tash duhet paguar per te bere muzike. Ka shume kengetare te mire (Tuna, Shpat Kasapi etj), por ka dhe te tjere qe jane pa identitet. Ne Maqedoni kane filluar meshkujt te shendrohen ne femra. Nuk ben ashtu. Muzika, arti nuk shkon me nenkemza.

Ne nje koncert ne Shkup, kur mund t'ju presim?
E kam nje mik ketu dhe ai para dy ditesh ka shkuar per te rezervuar sallen Universale. Besoj se brenda dy javeve do te jete nje koncert, ku do te kendoj une, Sinan Vllasaliu dhe Ermali (djali im).

Dhe se fundi c'mund te kishit shtuar?
Para pak kohesh degjova se gazeta juaj eshte privatizuar dhe kjo eshte teper madhore. Sic thone te gjithe te tjeret, te kete sa me shume lexues, sepse ne pyetje eshte ekonomia. Dhente zoti qe gazeta juaj te lexohet, sepse une jam rritur me "Flaken", sikurse dhe me "Rilindjen". I lumte ketyre qe e kane marre "Flaken", e cila ka mbijetuar dhe eshte ende sot dhe shume suksese te gjitheve.

Ndoshta eshte shume heret se tash jam zgjuar nga gjumi dhe mos ma shihni per te madhe ndonje "lajthitje", nese e kam bere, kuptohet pa dashje.


''Flaka''

AlbShkodra
04-10-2004, 20:09
Shpend Ahmeti (Telex)

Bisede me Shpend Ahmetin, udheheqes i grupit "Telex": "Telexi" me "Per mua dhe per ty", se shpejti para degjuesve

Ne, gjithmone kur kemi patur dicka per t'i thene audotitoriumit, perhere e kemi bere nepermjet kenges, nepermjet muzikes. Ndersa, keto 18 vjet nuk di se kemi pas dicka te posacme per t'i shprehur, per t'ia transmetuar adhuruesve tane, ndaj dhe nuk kemi qene aktive.... .Grupi "Telex", eshte grupi i pare muzikor, i formuar ne Maqedoni. Djemte e gjimnazit "Zef Lush Marku" (Shpendi, Seati, Enveri dhe Ismeti), nisen me kenge qe ne vitin 1978, ku me pas ne vitet '80-te te formonin te parin grup shqiptar te rok en rollit, te cilin e pagezuan me emrin "Telex". Albumi i pare dhe i vetem i ketij grupi ishte ai me titull "Ta gjen nana nje sheik", i cili ne vitet '85 pati mje jehone te madhe ne Kosove dhe Maqedoni. Njera nga kater kasetat e para te incizuara nga produksioni muzikor i Radio Televizionit te Prishtines, ishte anbumi i "Telex-it", "Ta gjen mami nje sheik". Dhe qe nga viti 1986, deri me gusht te 2004-es kane kaluar rreth 18- te vjet... Vitin e kaluar, djemte e "Telex-it", leshuan ne treg dy kenge te reja "Kthehu ne atdhe" dhe "Zemra zemres", te cilat do te jene pjese perberese e albumit te tyre te ri. Para pak kohesh "Telexi" festoi ditelindjen e 25-te. Ky ishte dhe shkaku qe edhe ne na kujtoi per te bere nje bisede me udheheqesin e grupit, Shpend Ahmetin.

C'ndodhi me "Telex-in" gjate gjithe ketyre viteve?
Qe nga viti 1986, kur ne ishim ne sherbimin ushtarak dhe pasi qe u kthyem, Seati shkoi ne Gjermani, une shkova ne Zvicer, Enver Bunjaku shkoi ne France, ku me pas erdhi ne Zvicer dhe nje periudhe te gjate kemi qene aktive ne koncerte dhe pastaj interaktive...

Mirepo ne si grup kemi punuar, posacerisht une dhe Seati, kengetari i grupit. Une i kam shkruar te gjitha tekstet e kengeve te grupit, pra kemi punuar, mirepo kemi punuar gjate kohe ne Gjermani, ku kemi krijuar 32 kenge ne gjuhen angleze dhe keto kenge kane qene ne tregun e perendimit.

Pse pushuat se qeni aktive ketu?
Ne, gjithmone kur kemi patur dicka per t'i thene audotitoriumit, perhere e kemi bere nepermjet kenges, nepermjet muzikes. Ndersa, keto 18 vjet nuk di se kemi pas dicka te posacme per t'i shprehur, per t'ia transmetuar adhuruesve tane, ndaj dhe nuk kemi qene aktive....
Edhe vete e dini se si ka qene koha ne drejtim te muzikes qe ne e kemi pasur ne grup. Ka qene rende te mbijetosh, te jetosh prej te ardhurave te muzikes.

Si erdhi deri te koncerti ne Prishtine?
Koncerti qe u mbajt ne Prishtine, me 20 gusht ishte per hir te 25-vjetorit te karrieres sone, te grupit "Telex". Ky koncert na eshte imponuar nga Prishtina, nga adhuruesit tane. Gjate tere kohes qe nuk kemi qene prezente, ne kemi pas oferta te ngryshme, porse e kemi pa te arsyeshme qe te mbajme koncert, por ky ishte 25 vjetori dhe ashtu ndodhi. Koncerti ishte nje sihariq jo vetem per adhuruesit e muzikes sone, por edhe per ne. Sponzor medial ishte RTK. Me te vertete ka qene nje mbremje mjaft emocionuese, ku edhe ata qe ishin prezente, edhe ne ishim mjaft emotiv, sepse adhuruesve tane iu kujtua rinia, edhe neve na u rikthyen ato vitet e arta te rok muzikes shqiptare, (viteve te 80-ta, rok muzike ka pasur vetem nga kjo ane e murit, ne Shqiperi ishte e ndaluar).

Ne Shkup nuk u mbajt nje koncert i ngjashem...
Deshira jone ka qene te mbajme nje koncert ne Shkup, por fatkeqesisht si zakonisht jo vetem ne muzike, por ne te gjitha lemite, ne si duket ende nuk jemi mesuar t'i cmojme artistet ne shtepine tone. Nuk kemi pasur oferte prej askujt. Dhe, si perfundim, ndoshta do te kemi koncert ne Shkup, pasi disa njerez kompetent per keto pune sic duket u zgjuan nga gjumi dhe e pane se me te vertete kane bere nje leshim, nuk kane qene te njoftuar se ne po festojme 25 vjetorin e karrieres sone. Mirepo, ne, nuk punojme, nuk krijojme per njerez te tille, ne krijojme per publikun, per shqiptaret ne pergjithesi.

Pas kaq vitesh, vitin e kaluar degjuam dy kenge te reja nga grupi juaj, si ju priten pas kaq kohesh?
Mua me te vertete me vjen keq se ne vjet ne treg i leshuam dy kenge te reja, te cilat jane pjese perberese te albumit te ri dhe per fat te keq keto kenge ketu ne Maqedoni kaluan disi ne heshtje, nuk iu kushtua vemendja, a thua se behet fjale per fillestare, ndersa kuptohet ne Kosove kane qene kenge te pranuara mjaft mire, kane qene neper top lista dhe shume adhurues tane kane qene te lumtur qe perseri po e degjojne zerin e Seatit. Nuk dua dikush ta reklamoje Seat Jakupin por ai eshte kengetari me i mire te ne shqiptaret.

C'mund te na thoni per albumin tuaj te ri?
Per sa i perket albumit te ri, tashme e dime edhe titullin, ai quhet "Per mua dhe per ty". Fillimisht kemi planifikuar qe ky album te kete 12 kenge mirepo mund te ndodh qe te kete ndoshta dhe me teper. Ne jemi duke punuar me Seatin dhe besoj se deri nga fundi i vitit ta finalizojme, ndersa vitin e ardhshem planifikojme te paraqitemi ne treg.

Po kenget qe i keni kenduar neper Evrope, a do t'i sillni ne tregun vendas?
Keto kenge nuk do te paraqiten ketu, sepse ato jane kenge tashme jo te demoduara, por ndoshta te tejkaluara, qe nuk i perkasin kohes, flasin per nje periudhe tjeter‚?¶

Ju jeni dhe tekstshkruesi i kengeve te grupit dhe si i tille c'mund te na thonit per tekstet e kengeve qe shkruhen kohet e fundit?
Ne muziken zbavitese, ne gjeneratat me te vjetra, themi se ne rok en roll nuk ka rregulla. E vetmja rregull eshte se nuk ka rregull. Mirepo, eshte ceshtje e shijes se si do shprehet secili. Sa i perket kenges lirike, sa i perket teksteve nuk e di, me te vertete. Njerezit nje gje nuk e kuptojne, se une, si tekstshkrues qe kam me te vertete shume pervoje, kam dhe shperblime te shumta, lirisht mund te them se persa i perket gjeneratave te reja do t'u kisha transmetuar nje porosi timen: Teksti kur shkruhet per kenge nuk eshte i njejte sikur kur te shkruash poezi. Poezia e ka bukurine e saj, mirepo per kenge nevojitet shume, shume me teper. Shpesh here ndodhe kenget me te bukura, te cilat ndoshta i kane dy strofa dhe nje refren, me shume pak fjale eshte treguar shume dhe ato kur t'i lexosh keshtu si tekst ndoshta duken sikur nuk kane ndonje nivel artistik, mirepo kur te kombinohen me muzike e fitojne ate shpirtin, kenga fiton nje bukuri dhe pranohet nga degjuesit. Per fat te keq edhe tek tekstshkruesit, shumica i takojne atij grupi qe deshirojne te shkruajne tekste, mirepo nuk dine te shkruajne tekste. Kjo nuk do te thote se ata duhet ta nderprejne punen, se keshtu ka thene Shpendi, por te mundohen me teper. Teksti i nje kenge eshte ai qe i jep shpirt kenges, nuk eshte vetem muzika. Muzika mund te jete fenomenale, mirepo nese shkruan aty ndonje tekst kot se koti, atehere me te vertete, edhe interpretuesi, edhe kompozitori, edhe ai qe ka bere orkestrimin jane degraduar. Nuk e di, ketu te ne, ne Maqedoni mund te them se aty - ketu ka tekstshkrues te mire, shpresoj qe tregu i lire t'u jape hapesire teksteve te mira.

Albumi i ri: "Per mua dhe per ty"
"Per sa i perket albumit te ri, tashme e dime edhe titullin, ai quhet "Per mua dhe per ty". Fillimisht kemi planifikuar qe ky album te kete 12 kenge mirepo mund te ndodh qe te kete ndoshta dhe me teper. Ne jemi duke punuar me Seatin dhe besoj se deri nga fundi i vitit ta finalizojme, ndersa vitin e ardhshem planifikojme te paraqitemi ne treg", thote udheheqisi i grupit "TELEX", Shpend Ahmeti.

AlbShkodra
07-10-2004, 18:57
Jonida Maliqi


Ndryshe, jo vetem ne skene

Jonida Maliqi, fitoi cmimin "Spekter Vip", ne edicionin e trete te Festivalit "Mikrofoni i Arte".

Performanca dhe imazhi i konsoliduar tashme ne ndryshueshmerine e vet e beri te pashmangshme vleresimin e Jonides me kete cmim.

E mesuar te jete ndryshe, nuk pyet per koston, mjaft te dalloje nga te tjeret. E ne fakt deri tani ia ka dale mbane. Per Jonida Maliqin eksperimentet me floket dhe veshjen tashme jane kthyer ne rutine. Naten e 25 shtatorit ne Pallatin e Kongreseve, ajo donte t'i cudiste te gjithe me cdo kusht, pa pyetur edhe per shpenzimet qe do te kerkonte "cudia".

Shikuese e rregullt e spektakleve televizive te Mediaset, kishte filluar te studionte me kujdes koreografine e kengeve. Edhe ato pak kenge te realizuara me numra baleti nga ndonje kolege e saj shqiptare nuk e ngrohnin shume, donte dicka ndryshe. I shkrepetiu ne mendje nje pune vetem me femra; ato duhet te ishin vajza moderne dhe mbi te gjitha balerina profesioniste. Kaq mjaftoi qe te takonte koreografen Mimoza Dervishi, e cila "e kapi ne ajer" mesazhin paksa feminist te tekstit te kenges se Jonides. Koreografia duhej te frymezonte pavaresi dhe mbi te gjitha shume "fashion".

"Ideja per koreografine ishte imja, nderkohe qe doja ta pershtasja dhe me tekstin. Kengetaret femra kane kercyer me shume me meshkuj, kurse une doja te isha e para qe kerceja me femra. Per kete kerkova balerina profesioniste, por qe te kishin imazhe te ndryshme. Me trukun dhe floket e tyre u mora vete. U ndryshova ngjyrat, Juxhines i preva baluket, kurse nje tjetre ia leva fundet e flokeve me ciklamin."

E ndersa baletin ia la ne dore Mimozes, moden ia besoi shoqes se saj Enada At' Nikolles, qe realizoi veshjen e saj dhe te pese balerinave.

Me kete rast Jonida provoi vete veten ne te kercyer. "Per nje jave rresht kemi bere prova dhe mund te them qe ishte nje eksperience e mrekullueshme. Kam marre persiper vete gjithe shpenzimet qe nga koreografia e deri te veshjet e vajzave, pasi deshira ime ishte te beja dicka ndryshe, te ishte nje bum."

Ne fakt ia arriti edhe pse njerezit gjate shfaqjes se saj nuk e kishin shume mendjen tek kenga, por te Jonida me vajzat.

E gjitha kjo i sherbeu si nje prove per videoklipin qe do ta xhiroje se afermi ne Austri.

Por edhe per kengen ajo thote qe ka punuar me shume pasion, madje nuk kujton as sa here e ka incizuar dhe riincizuar per te arritur ne nje pike te kenaqshme me Adrian Hilen, kompozitorin e kenges.

Me ne fund ka vendosur te provoje te ndryshoje edhe ne te kenduar. Se shpejti kete gje mund ta bej me albumin e saj te ri, te cilit i ka mbetur vetem nje kenge per tu perfunduar. Albumi do te mbaje tete kenge te reja dhe disa nga hitet e Jonides.

Ajo tregon se edhe pas 12 vjetesh neper skena festivalesh, ende ka emocion, te cilin e pershkruan si nje ndjesi te bukur ankthi perzier me stresin "e domosdoshem" te skenes.

"Ate dite isha ne stres deri ne momentin e fundit sepse kemi qene te Klodis per t'u krehur dhe kur ishte ora tete une isha ende e patrukuar. Jam lyer vete me shpejtesi marramendese", thote Jonida duke nxjerre edhe nje tjeter hobi te saj, trukimin. "Deshiroj shume qe pasi te perfundoj shkollen, te bej nje master per make-up artist. Ne festivale trukohem vete, kam me shume besim te vetja edhe pse me pare jam trukuar nga profesioniste shqiptare shume te mire. Besimin ma ka krijuar fotografi Fadil Berisha, qe me ka inkurajuar per menyren sesi trukohem vete. Sa here jam ne turne e bej kete gje me veten dhe Kur isha ne Kosove e bera foto u trukova vete, gje qe e bej shpesh neper turne.

Specializimin dua ta bej jo per te punuar, por me shume per informacion per vete. Me pelqen te luaj me ngjyrat e flokut, sepse keshtu kam mundesi te ndryshoj edhe menyren e trukimit. Paradite preferoj me teper te jem sa me afer natyrales, kurse ne mbremje i kushtoj me shume rendesi vetes.

Ne festivale kam marrre gjithmone pjese se me pelqen te garoj dhe te qendroj sa me prane publikut, kjo eshte arsyeja qe nuk influencohem asnjehere nga cmimet, sikunder bejne shume kolege te mi. Sa me shpesh del nuk mund t'i lejosh vetes gabime, gjithmone e shoh veten me sy kritik."


***

Gjashtembedhjete vjet me pare, nje vajze e kendshme, 5 vjec, po kendonte "per qejf te vet" ulur ne prehrin e te emes, teksa udhetonte ne nje nga urbanet e Tiranes. Gjithe autobusi mbante qetesi, e degjonte vogelushen Jonide. I afrohet dhe e degjon me vemendje nje grua, qe per fatin e te vogles ishte Nora cashku (te ciles ne njefare menyre ia dedikon edhe zbulimin e talentit te vet). Me kujdes i thote te emes se Jonides: "Ky femije ka vesh muzike, duhet te studioje patjeter ne nje shkolle te tille".

Kaq i mjaftonte mamase se Jonides qe mos ta linte vajzen pa e bere artiste. Kur mbushi moshen per te hyre ne klase te pare e rregjistrojne te shkolla "Deshmoret e lirise", ku pasi e provuan, pane qe kishte vesh muzike. I pane dhe gishtat e vendosen qe ishte e prere per violine. Kater vitet e para u be shoqe e violines, kater vitet e tjera e kitares dhe me ne fund ne vitin e pare te liceut mundi te lidhej hapur me kengen. Jo se nuk e kishte bere me pare, po cdo gje mbyllej me shfaqjet brenda apartamentit te saj, apo te shkallet e pallatit. Perseri e frymezuar nga keto shfaqje, e ema me shqetesimin normal te nje prindi, e coi te Teatri i Operas, qe ta degjonte Suzana Turku. Pas proves se suksesshme, u spostuan vetem disa metra me tutje, per tek Pallati i Pioniereve ku menjehere i dhane rolin e solistes. Po ate vit kur ajo ishte vetem nente vjec, do te perfaqesonte Tiranen ne festivalin kombetar te muzikes per femije ne Shkoder. Kenga mbante nje titull, qe ende sot vazhdon t'i rezistoje kohes "S'eshte e lehte te jesh muzikant".

Per veglat e muzikes, Jonida thote se ato mund t'i mesosh per qejf, por i duket paksa e tepert t'u kushtohesh. Prandaj ajo zgjodhi te mos jete me instrumentiste.

Studion ne vitin e fundit per Kanto ne Akademine e Arteve te Bukura dhe thote qe vazhdon te kete rezultate te larta, perpiqet te mos mungoje ne seminare dhe preferon me mire te lere aktivitetet artistike sesa te neglizhoje shkollen. Muzika e lehte mbetet e preferuara e saj, por nuk eshte ndonje cudi te prezantohet se shpejti edhe me klasiken.

Ndersa muzika polifonike e jugut e ben te ndihet krenare per muziken e paster shqiptare, madje thote se ne nje te ardhme do te kishte shume deshire te realizonte nje album me kenge te perpunuara polifonike.


***

Nje tjeter ndryshim i Jonides eshte unaza e fejeses, qe i rri hijshem ne doren e majte, gje qe mund ta dalloni lehtesisht edhe ne fotografi.

Fjala fejese i duket paksa e rende dhe preferon me shume ta quaje "shoku", apo i dashuri, njeriun qe ajo ka zgjedhur te kete ne krah. E ka pak te veshtire te flase per Gentin, ndoshta sepse nuk eshte mesuar me idene qe tani e dine te gjithe, madje nguron shume te botoje nje fotografi te te dyve bashke. Thote vetem qe eshte me kembe ne toke, d.m.th nuk i perket fushes se artit dhe per te eshte njeriu ideal. Njihen prej kater vjetesh dhe ia dine mire huqet njeri tjetrit. Jonida thote se tek Genti gjen te misheruara shume tipare te te atit, figures se idealizuar te femijerise se saj. Jane keta te dy, i ati dhe Genti, spektatoret kritike te saj, edhe pse per ta spektakli fillon me Joniden e mbaron po me te.

"Babi dhe Genti vijne ne festivale vetem sa me shohin e pastaj ikin. Nuk eshte se jane shume te apasionuar pas shfaqjeve, por vijne vetem per te pare mua".

Ndryshimi i vetem qe Jonida ndien dy muaj pasi ka vene unaze ne gisht, eshte qetesia qe kane fituar prinderit, tani qe njohin njeriun me te cilin ajo rri. Kurse per vete ciftin gjerat shkojne si me pare. Mbremjen e mbyllin perseri bashke ne shoqerine e miqve te perbashket prane Davidoff Club.

AlbShkodra
15-10-2004, 22:22
Elsa Lila

Sukseset qe mbeten pas

Dikur krejt e ndrojtur kaperceu detin, me bindjen se do te kthehej serish. Por edhe sot e kesaj dite vazhdon te jetoje ne Itali. E megjithate ne te gjitha sukseset e saj prezantohet si nje vajze shqiptare, ashtu si edhe ne Sanremo. Elsa Lila rrefen gjithe peripecite qe kaloi per te mberritur deri ne skenen e Aristonit.

Si nje zonjushe e vertete, e shoqeruar me nje djalosh simpatik (italian, per te cilet njerezit thoshin se ishte i dashuri i saj) Elsa Lila levizte ngeshem mes njerezve, ne festen qe Grabocka organizoi pas mbarimit te spektaklit "Miss Albania 2004". Lila nuk ishte e ftuar si kengetare ne ate spektakel, e megjithate nuk e ka humbur rastin ta shohe konkursin e bukurise, thjeshte si nje shikuese e rregull. I kishte qelluar te ishte ne Tirane ne ato dite, per qejfin e saj, ndryshe nga hera e fundit kur erdhi si e ftuar speciale e nje koncerti bamiresie per jetimet qe organizonte Xhoana Nano.

Atehere Elsa dukej si nje femije (edhe ajo jetim, pa nene) mes qindra te tjereve. E veshur me sandale me rripa te holle, me nje kanotjere te zeze dhe me pantallona trecerekeshe, ngjyre ushtarake dukej shume e vogel. Mbi supe kishte hedhur nje cante sportive te vogel portokalli, te cilen nuk e leshonte per asnje cast nga trupi. Me njeren dore kishte mberthyer krahun e nje djaloshi. I lutej disi fshehtas njerezve te tjere qe e rrethonin, te iknin sa me shpejt ne shtepi, tek gjyshi dhe gjyshja. Nuk ishte cmallur me njerezit e saj te dashur. Qe nga momenti i mberritjes, i ishte dashur te respektonte gjithe c'i kishte kerkuar regjisori Pali Kuke, i cili kishte ftuar kete here per spektaklin qe u organizua per femijet "Na falni nje buzeqeshje". Pas se cilit Elsa mezi priste t'ia merrte vrapit ne rugen qe e conte per nga Tirana e re‚?¶

Ne shtepine e gjysherve

Gjyshi dhe gjyshja jane njerezit per te cilet ajo nuk perton kurre t'i hypoe avionit e te vij t'i perqafoje fort e fort. Sa here i be tok te dy gjysherit e saj, Elses i shndritnin syte. Brenda asaj bote te vogel, te kufizuar nga muret e nje apartamenti te thjeshte, Elsa Lila nuk ndjehet me ajo kengetarja e famshme shqiptare qe shkeli Sanremon, qe intervistohet nga mediat e huaja dhe ato shqiptare, qe duartokitet fort sa here shfaqet ne skene. Ne ate shtepi ajo mbetet gjithnje vajza e vogel, te ciles gjyshja vazhdon t'i qendroje ne kembe per t'i gatuar gjellerat qe ajo ka me per zemer. Mbetet cakpenia qe e ben lemsh shtepine duke gerrmuar kujtimet e duke u ngaxmuar me xhaxhain e saj, prej te cilit edhe nervozohet ndonjehere ndersa ai i thote ne te qeshur-"U bere e famshme ti dreq qe me mpije supet sa here te mbaja krahqafe kur ishte fare cilimi. U bone e njohur ti dreq kalamani qe une te beja me shoket e mi si shtylle porte kur luanim futboll"- Dhe Elsa si gjithmone hidhet ne sulm, si per ta bindur se ajo kengetaria e famshmja, nuk ka harruar te kunderpergjigjet, ashtu sic e ka mesuar ai vete, ne kohet kur e mbante pas vetes, me shoket e lagjes. Elsa nuk do te ishte me shume se 10 vjec atehere kur mundohej te rrinte si cunat neper cepet e pallatit, te luante si ata me topin e futbollit. Keshtuqe nuk e pati aspak te veshtire te ndjehej tip cuni. E si mund te ndodhte ndryshe, perderisa po rritej nga gjashte burra (pese xhaxhallare e nje baba) ne mes te te cileve, vetem nje gjyshe femer, ishte e pafuqishme (Elsa po rritej pa nenen e saj, pas divorcit te prinderve). E megjithate, gjyshja do e bente te sajen. Me marifetet e saj do e ruante te pacenuar brishtesine e mbeses, edukaten dhe delikatesen qe duket te kete nje femer. Dhe Elsa Lila, e tille u shfaq ne skene e ne ekran, ne heren e pare dhe ne te gjithe te tjerat pas asaj. Nuk te linte aspak pershtypjen e nje vajze capkene kur kendonte "Pyes lotin" e kur mori cmimin e festivalit. Mbi skenen e Pallatit te Kongreseve, 14-vjecarja Elsa Lila ishte pikerisht ajo, vajza e urte dhe ideale qe gjyshja kishte formuar me durim, duke ua marr me lezet nga duart meshkujve te shumte te familjes. Ndersa gjyshja kenaqej per kete, Elsa shijonte gezimin e fames, te cilin do duhej ta ndrydhte shume shpejt brenda mureve te asaj shtepie. Bashke me te edhe shume gezime e kujtime te tjera, pa pasur shume kohe per te menduar se cfare do te ndodhte‚?¶

Ikja ne Itali

Elsa Lila kishte menduar se do kthehej shume shpejt. Udhetimi per ne Itali,do te pregatitej sa hap e mbyll syte, brenda dy oresh. Se kishin planifikuar ikjen por -"Trazirat e '97-tes na detyruan te iknim"-sakteson vete Elsa-"Nuk di ta pershkruaj mire ate dite marsi sepse gjithcka ndodhi shume shpejt. Di te them se nuk u entuziazmova aspak nga fluturimi me helikopter, as nga pamja qe me ofronte Italia sepse kisha lene pas nje situate shume te veshtire dhe kisha me vete shpresen se shume shpejt do ktheheshin mbrapsh ne vendin ku une sapo kisha nisur karrierren time"-Me nje shprese te tille i kaloi ditet e para te mergimit, ndersa e ndjente shume mungesen e miqve qe kishte lene pertej detit. Pastaj ne shtator, kur nisi shkollen e mesme, ndjeu se nuk duhej te shpresonte me tek kthimi mbrapa. Ndaj nisi te mendoje per jeten italiane. Ne auditoret e shkolles, ku duhej te kalonte pjesen me te mire te dites, nuk kishte asnje shqiptar tjeter vec saj, nuk e njihte askush dhe ajo nuk njihte askend ndaj qendronte disi menjane te tjereve-"Pse isha shqiptare, nuk me afroheshin dhe profesoret me shikonin disi shtrember. Kjo gje me nervozonte aq sa ndonjehere me vinte dhe per te qare por gjithnje e kam ruajtur veten. Me kalimin kohes ata me pranuan dhe shume shpejt une bera shume miq."-Per syte e babi Edmontit dhe gruas se tij italiane Marie Rozaria, Elsa dukej se ishte pershtatur me jeten e re e se ishte e kenaqur per kete. Por ajo vete mendonte se kthimi ne Tirane do kishte qene me e mira per te sepse-"Vetem keshtu do mund te mendoja serish per muziken, deshiren time te madhe. Vetem ne Tirane une mund te shfaqesha serish ne skene sic dhe ndodhi ca muaj pasi kisha ikur ne Itali. U ktheva per festivalin "Kenga magjike". Por nje levizje e tille nuk mjaftonte qe une te ndjehesha e mbushur ndaj doja te vija per fare ne Shqiperi"-Kjo nuk ndodhi dhe as qe do te ndodhte me ndaj Elsa iu fut seriozisht studimeve ne gjimnazin e Leces dhe nisi te harrakatej me te tjera deshira-"Ishin kaq te shumta saqe une tashme nuk i mbaj mend. Im ate me thote se une kam shprehur deshiren qe te behem murgeshe, pershembull dhe une ngre supet kur e degjoj sepse nuk me kujtohet t'ia kem thene kete."-duke qeshur Elsa shton se njeriu duke u rritur-"Ose piqet ose digjet. Mesa duket une po piqem e kete e ndjeva me se shumti pasi nisa te mendoj se edhe ne Itali une mund te depertoj ne boten e muzikes. Ky ngaxmim me erdhi pasi u ktheva nga "Kenga magjike". Isha nisur drejt atij festivali e pezmatuar nga jeta boshe qe po beja ne Itali. U ktheva krejt ndryshe e entuziazmuar nga atmosfera e atij festivali dhe nga kenaqesia qe mora serish nje cmim te pare"-Nuk e la kete entuziazem t'i shuhej nga monotonia qe e priste ne Lece. Vendosi te lidhej me shtepite diskografike, pasi kishte regjistuar disa kenge ne anglisht dhe frengjisht-"U lidha me shume por e vemtja qe me ktheu pergjigje eshte shtepia diskografike me te cilen une jam tani, BMG Ricordi. Ne momentin qe flisja me ata ne telefon u permbajta pastaj kur mbylla telefonin kam thirrur me sa ze kisha‚?¶baaabiii fitova‚?¶dhe hidhesha mbi krevat si kalama i keq. Por kembet nisen te me dridheshin pastaj kur po mendoja per provat e veshtira qe do me duhej te kaloja pas kesaj."- Elsa tregon se pas asaj telefonate kishin filluar muajt e gjate te pritjes, derisa u mbush dhe viti. Atehere kur vajza kishte menduar se e kishin harruar, nje tjeter telefonate ia shkundi nga mendja kete frike. "Duke qene se une e kisha marre shtetesine italiane pas marteses se tim eti me italianten Marie Rozaria, shtepia diskografike e mendoi qe ne fillim per mua Sanremon por duhej me pare qe te prezantohesha diku dhe u mendua te beja Esmeralden tek "Katedralja e Parisit" e Cocciantes ne Rome. U provuan rreth 1000 vajza dhe ne fund mbetem tre, mes tyre dhe une. Provat shkuan shume mire dhe Cocciante e pelqeu intepretimin tim te shoqeruar me ca kercime zbathur. Te gjithe menduan se Esmeralda do te isha une"-Ashtu do te qe vertet nese producentet e "Katedrales se Parisit" nuk do kerkonin qe Elsa Lila te mbetej ekluzivitet vetem i kesaj shfaqjeje, pra te mos shfaqej ne Sanremon e 2002-shit, e nese do binin dakort per pretendimet e tjera qe shtepia dikografike ngrinte per Lilen. Palet nuk rane dakort dhe Esmeralda mbeti ne duart e nje tjeter vajze, ndersa Elsa nisi te shpresonte Sanremon, pas kesaj-"Ne nentorin e 2001-shit kisha hyre ne edicionet e Sanremos. Mberrita deri ne 24-she por nuk eca dot me tej. Ate dite qe mora pergjigjen se nuk kisha fituar u merzita shume. Kisha humbur edhe Esmeralden me shpresen qe te shkoja ne Sanremo dhe humba dhe kete te fundit"-Elsa kujton, se pas asaj humbje, do te kthehej serish ne Lece, per te vijuar mesimet e per te mbaruar maturen. Rikthimi ne ditet e zakonshme do i dukej i veshtire. "Ne ditet e para ndjehesha shume keq. Ulesha ne bange dhe degjoja si e cuditur profesorin. Gjithcka qe ai thoshte me dukej krejt pa vlere. I thoja vetes ‚?¶c'dua une ketu. Por e gjithe kjo, kaloi me pas. Me 4 korrik une mbrojta diplomen dhe erdha ne Shqiperi per pushime. Elsa ndihej me ndryshe ne kete udhetim. Kur te kthehej ne Itali, dicka tjeter do e priste‚?¶

Larg familjes

Nuk do i dukej aspak e veshtire. Perkundrazi, Elsa do te ndihej me e lumtur se kurre ne ditet e para kur po jetonte larg Leces e larg familjes se saj. Gjithnje e kishte dashur kete liri dhe pas 4 shtatorit kur dhe konkursin per arkitekture, nisi ta ndjeje ate lloj pavarsie. Kishte fituar te drejten e studimeve ne degen qe kishte dashur, ne degen qe ishte me prane botes se artit. Nuk kishte frike sepse e dinte se edhe nese do te ndodhte gje, ajo mund te kthehej ne shtepine e saj. Por kjo nuk ndodhi. "Ne fillim u sistemova ne shtepine e nje shoqes se sime e me pas mora nje shtepi me qera, bashke me dy mikesha italiane. Morem dhe nje qenush te bukur te cilin e kemi edhe tani"-Ne Rome, Elsa nuk do te qendronte e distancuar nga te tjeret. Nuk ishte me ajo gjimnazistja qe ndrydhej ne bangen e vet, kur profesoret e shikonin me sy shtremeber. Nuk ishte me ajo vajza e pa rritur qe mbyllej me ore te tere ne jeten boshe, brenda mureve te shtepise. Kishte nisur tashme nje jete aktive-"Sapo u sistemova ne kete jete te re, mu desh te mbyllesha tre dite ne studion e shtepise diskografike per te regjistruar kenget qe duheshin per edicionet e Sanremos 2003. Perpjekja e nisur nje vit me pare do te vijonte per mire kete here."-Por Elsa nuk e mendoi keshtu, kur kenget u derguan se pari. Nuk kishte pasur ndonje shprese te madhe e megjithate besonte tek shtepia e saj diskografike. Ne cdo faze skualifikimi, ata te shtepise diskografike enderronin me shume finalen. Elsa vete se mendonte shume seriozisht-"Isha e qete fare kur prisja rezultatet por kur dola dhe ne 24-shen, qetesia mu prish. Aq me shume kur dola ne 12-she"-kujton se ne kohen kur duhej te shkonte ne Napoli, ishte dhe shume e ngarkuar nga shkolla. Mes levizjet e shumta, gjente kohe per te shlyer ndonje provim, ndonjehere-"Leksionet i merrja me vete e u hidhja ndonje sy, ndersa prisja pas deres rradhen e konkurimit. Me libra nder duar isha dhe ne "Destinacione Sanremo" ne RAIDUE." Miqte e ri, italian, qeshnin kur e shikonin ashtu me libra ne duar por ia kuptonin shume mire hallin dhe e linin te qete-"Ishin te mrekullueshem. Krijuam mardhenie shume te mira me njeri-tjetrin edhe pse kishim konkurencen e forte ne mes. Ishim te gjithe te rinj qe synonim Sanremon dhe u mesuam qe emocionet e forta t'i kalonim se bashku. Na dridheshin kembet kur mendonim se ishim ne nje vend me kompozitoret e medhenj te Italise, me autoret e njohur te teksteve, e me artitet e mirenjohur qe mbajne artin italian nen kembet e tyre"-Ne mes te kesaj bote, teresisht italiane, cuditerisht Elsa Lila, u ndje me shume se kurre shqipetare. cuditerisht, nuk ndjeu friken e diskriminimit. Ishte e bindur se ishte nder me te mirat ne mes te atyre artisteve te rinj qe nuk e kishin provuar suksesin e skenes, ashtu si ajo e provoi qe ne femijerine e saj. Dhe vleresimi i jurise, e beri te bindej me shume per kete, edhe kur shkeli ne boten e endrrave‚?¶

Ne Sanremo


Ajo i ishte dukur si nje enderr e bukur, iu shua. Ishte me te vertet ne ate vend ndaj s'kishte me kuptim te nederronte. Ishte ne realitet dhe duhej te mesohej te shtirej ndryshe-"Duhej te behesha arrogante se me kishin thene se nese tregohesh e dobet, te shkelin me kembe. Nuk u perpoqa shume te tjetersohesha sepse atije gjithcka qe te rrethonte te detyronte te beheshe arrogante. Ditet ishin te ngaruara dhe nuk kishe shume kohe te mendoje. Beja c'me thoshin si nje robot i vertete"-Gazetare te shumte e kishin ngaxmuar, here me te mire e here me te keq. Donin te dinin se si nje shqiptare arriti te hyje ne Sanremo ndersa Elsa duke qeshur u sqaronte se-"Kam nenshtetesine italiane por ne shpirt jam shqiptare". Kur clirohej prej tyre, merrte nje biciklete e i binte rreth e terthor qytetit. Kur lodhej, gjumi shpeshhere e zinte ne karriget e Aristonit, ndersa provat zgjasnin me ore e ore te tera. "Na ndodhen dhe ca cudira ne ato dite pregatitje. Pas shume kerkimesh vendosem per stilistin qe do me vishte por deri nje jave para Sanremos une isha ende pa veshjen time sepse sic me thane kamioni qe do t'i sillte ishte grabitur rruges. Ky problem u zgjidhe ne castet e fundit, ndersa mua me zuri nje tjeter shqetesim. U semura keq pasi u ftofa duke bere fotografite e prezantimit. Isha veshur si xinxefille ate dite, keshtuqe‚?¶" E megjithate, kaluan te gjitha shqetesimet, aty mbi skenen e Aristonit, e cila ne fillim Elses i ishte dukur e frikshme, ndersa me pas si shtepia e saj. Kur u shfaq ne naten e pare te Sanremos, Elsa ndjehej disi e cliruar nga emocionet-"Ato mu rikthyen kur prisja rezultatin. U cudita kur degjova se isha e teta ne renditje por nuk u merzita shume. Gjerat e mira behen ngadale ngadale, apo jo"-Me e rendesishme pas kesaj do te ishte gara qe zhvillohej ne radiot italiane, se cila kenge do te trasmetohej me shume-"Edhe shume kohe pas Sanremos "Valeria" vazhdonte te trasmetohej ndersa kenget e tjera kishin dale nga qarkullimi"-tregon vete Elsa. "Valeria" nga skena e Aristonit u hodh jo vetem ne valet radiofonike por dhe ne CD-ne e Elsa Liles, i cili doli ne treg diten kur Sanremo mbaroi. Portreti i qeshur i vajzes qe mahniti jo vetem shqiptaret por te te huajt nga skena e Aristonit, u mberthye keshtu ne vitrinat e dyqaneve te Italise, ndersa ajo vete do te levizte per ca kohe, pas Sanremos, ne qytete te ndryshme, per te kenduar ne spektakle te ndryshme. E me pas do te kthehej edhe ne Tirane, fillimisht si e ftuar nderi per Festivalin e fundvitit te muzikes se lehte shqiptare e me pas edhe per aktivitete te tjera. Ajo vazhdon te vije shpesh ne Tiranen e saj te dashur, edhe atehere kur nuk ka koncerte. Shtepia e gjysherve eshte gjithnje e hapur per te.

AlbShkodra
22-10-2004, 00:07
SHERIF MERDANI

KENGETARI I NJOHUR SHQIPTAR SHERIF MERDANI, RISJELL EMOCIONET E FESTIVALIT TE 11-TE, JETEN E TIJ PAS DALJES NGA BURGU, PASIONIN PER KENGEN DHE PERKUSHTIMIN NDAJ FAMILJES

Perkushtimi im ndaj kenges dhe familjes

Se kenduam (Let it Be)

(Se kenduam Let it be)...- E veshtire per t'u besuar nga te rinjte e sotem, por e vertete. Do te denoheshin me shume vite burgim, do te braktiseshin nga njerezit me te dashur, familjet e tyre do te internoheshin ne fshatrat me te humbura te vendit, vetem sepse nen euforine e moshes, ata imituan (Bitellsat) duke kenduar (Let it be). Me kete titull kenge, kengetari i njohur shqiptar Sherif Merdani arrin te percjelle ne te njejten kohe emocione, dhimbje, revolte... Dhe po kete titull, ai te jep si pergjigje, ndersa e pyet per arsyen e burgosjes se tij per 16 vjet me radhe. Atehere ai ishte ne kulmin e moshes, ne kulmin e karrieres se tij muzikore, ne momentet me te bukura te lirise, e cila iu rrembye per t'iu kthyer vetem ne vitin 1989. Gjithcka ndodhi menjehere pas festivalit te 11-te, qe ishte nje shperthim i jashtezakonshem per vitet e atehershme. Por ishte teper shpejt per t'u pranuar, pasi kushtet ne Shqiperi nuk ishin pjekur ende per nje emancipim te tille kulturor dhe shoqeror. Kundershtia dhe mospranimi kerkonin medoemos edhe viktima. Padyshim qe i pari, do te ishte kengetari i suksesshem, i cili shume shpejt ishte bere i njohur nepermjet kengeve te tij te mrekullueshme, te vleresuara vazhdimisht me cmime te para, e ne menyre te vecante me (Kengen e nenes(. Sherifi duhej te ishte edhe (koka e turkut( per te kercenuar keshtu te tjeret qe do te guxonin te ngrinin krye. Por pasioni per kengen, arrin te mbijetoje edhe ne qeli, derisa nje dite, Sherifi i rikthehet serish asaj qe kishte dashur gjate gjithe jetes. Madje, dashuria per kengen vjen me e zjarrte se sa dikur... Nje koncert ne Shkoder, behet shkak qe ai te gjeje edhe gruan me te cilen do te ndante te mirat dhe te keqijat e diteve qe do te vinin. Ai njihet me Rozalben, nje pedagoge matematike, e cila e ben te ndryshoje mendimin qe kishte per martesen. Fryt i marteses se tyre eshte Gerardi, nje djale i bukur dhe i talentuar, qe aktualisht eshte 11 vjec. Gjate viteve te demokracise, paralelisht me muziken, Sherifi ka luajtur edhe rolin e diplomatit. Ai ka qene sekretar i pare per shkembimet kulturore per disa vjet, fillimisht ne ambasaden tone ne Itali dhe me pas ne Rumani. Detyra e tij ishte promovimi i kultures shqiptare ne keto shtete. Aktualisht, ai eshte punonjes i Institutit Kombetar te Diaspores Shqiptare, prane Ministrise se Jashtme.

Intervistoi: Esmeralda Gjoka


Si fillim, do te deshiroja te flisnim per festivalin e 11-te, i cili ishte nje bum i vertete per periudhen e atehershme. A mund t'i kujtoni emocionet e atij aktiviteti?
- Per festivalin e 11-te eshte folur shume. Megjithate, njeriu ka nevoje te kujtoje her` pas here emocionet e tij, ndoshta ne kendveshtrime te reja. Festivali i 11-te ishte i udhezuar nga vete shteti i asaj kohe, i cili deshironte t'i tregonte Evropes qe ketu paralelisht me komunizimin, zhvillohej edhe nje muzike mjaft perparimtare, ne nivele evropiane. Edhe udhezimi qe iu dha kompozitoreve apo kengetareve, ishte pikerisht ky: Duhet t'i tregojme Evropes se ne c'nivel ka arritur muzika shqiptare. Nisi menjehere nje pergatitje e jashtezakonshme, me krijim dhe kompozim kengesh kushtuar dashurise. Ishte hera e pare qe anashkalohej motivi per partine, per udheheqesit e asaj kohe dhe tema kryesore e kengeve qe do te kendoheshin, ishte dashuria. Festivali ishte nje organizim i persosur, qofte nga ana skenike, qofte persa u takon materialeve muzikore, orkestracioneve dhe mbi te gjitha, persa u takon interpretimeve. Ne skene u paraqiten kengetare te rinj dhe te vjeter, te cilet kenduan ne menyre mjaft cilesore. Rezultati ishte i shkelqyer. Do te doja te sillja ne vemendjen tuaj nje moment te atij festivali, ku kam qene deshmitar okular. Ne provat gjenerale, asistonte edhe zoti Ramiz Alia qe ne ate kohe, ishte sekretar i Byrose Politike per artet. Pasi u njoh me aktivitetin e festivalit, ai therriti Nikolla Zoraqin, drejtorin e festivalit, te cilin e pergezoi per punen e bere me fjalet: (Ju lumte. Me kete organizim, ju i treguat Evropes nivelin e persosur muzikor qe ka Shqiperia(. As sot e kesaj dite, une nuk arrij ta kuptoj paradoksin qe ndodhi nje jave me vone. Udheheqesi me i larte i vendit Enver Hoxha, kritikoi ashper festivalin, e groposi ate, duke me bere mua edhe viktimen e pare te tij.

- Si u argumentua arrestimi juaj menjehere pas perfundimit te ketij aktiviteti?
- Pak me pare, ndersa po bisedonim, une ju tregova nje artikull te botuar ne nje gazete romune gjate kohes qe une isha atje ne ambasaden shqiptare. Titulli i ketij artikulli eshte kuptimplote: Sherif Merdani, konsull ne Bukuresht, ka bere gjashtembedhjete vjet burg se kendonte ne italisht. Ti je vajze e re dhe nuk mund ta konceptosh se si denoheshin njerezit atehere, me argumentin qe kishin biografi te keqe. Me vjen ndot t'i perdor keto terma; biografi e mire, biografi e keqe. Une dija qe kisha nje familje te ndershme, punetore, te varfer, por qe rridhte nga nje familje tregtaresh. Kaq duhej per t'u kapur me Sherifin; nje kengetar i suksesshem, qe kishte te bente me nje familje tregtaresh, i cili duhej bere (koke turku(, per te kercenuar ne kete menyre edhe kengetaret e tjere. Sot e kesaj dite s'arrij ta kuptoj se si Zoti lejoi nje padrejtesi te tille ndaj lirise sime dhe se si une, qe sot punoj ne Ministri te Jashtme, nuk kam reaguar kurre ne menyre te ashper ndaj atyre qe me moren ate liri aq te shtrenjte, e cila nuk kthehet me.

- Cili ishte ngushellimi juaj gjate diteve te burgut? Ose me mire, cfare ju mbajti (gjalle) aty brenda?
- Kam qene 27 vjec kur hyra ne burg, ne kulmin e suksesit dhe te lirise sime. Megjithese nje shkrimtare e madhe franceze thote (e kaluara i perket vdekjes(, une them se ne nuk mund te jetojme dot pa iu kthyer here pas here te kaluares. Shokeve dhe shoqeve te mia, une ua ndaloj ne menyre kategorike pyetjet rreth jetes ne burg, duke u thene: (No coment(. Por ketu jemi ne nje interviste dhe une po ju tregoj se muzika jeton vazhdimisht me shpirtin e njeriut dhe te shoqeron gjate gjith-_tes. Ne burg nuk lejohej te kendoje, te jepje koncerte. Degjohej vetem radio Tirana, asnjelloj muzike tjeter nuk lejohej. Ndodhte ajo qe nje filozof i madh kinez Konfuci, e quante (brain washing(- (shpelarje e truve). Aty te shpelahej truri dhe ne qe dikur nuk kendonim kenge me cifteli apo kenge popullore, detyroheshim instiktivisht t'i kendonim keto lloj kengesh duke harruar muziken klasike e cila nuk kultivohej. Vetem ai qe e ka provuar burgun mund ta kuptoje kete fenomen, te tjeret jo.

- A kendonit ndonjehere per shoket e burgut?
- Vazhdimisht. Ata ishin kurioze te dinin rreth repertorit tim. Zhvillonim biseda te tilla intime ne qoshe dhomash apo ne qoshe oborri. Mbas disa vitesh, kur ne burg hyri televizori, i shikonim festivalet tona dhe me behej qejfi qe kengetare si Luan Zhegu apo Kozma Dushi, kendonin repertorin tim.

- Ne korrik te vitit 1989 ju dolet nga burgu. Cili ishte kontakti i pare me kengen pas asaj periudhe te veshtire?
- Familja ime, perpara se une te hyja ne burg jetonte ne Korce. Kur dola nga burgu, mesova se ata ishin internuar ne Vithkuq, nje fshat tre ore e gjysme larg Korces. Por ndodhi ajo qe ndodhi dhe nje vit me vone, u kthyem perseri ne Korce. Sajuam me disa miq nga Amerika nje televizor dhe une fillova te ndjek serish muziken boterore, e cila kishte ecur shume perpara. Me muziken italiane, une isha brumosur qe ne moshen kater vjecare. Nje xhaxhai im qe kishte qene ne France per studime, kishte sjelle me vete mbi treqind disqe nga muzika franceze, italiane, klasike, te cilat i degjoja shpesh ne femijerine time. Madje i bija shume mire edhe muzikes se gojes, isha nje virtuoz. Mbas 16 vjetesh, konstatova qe muzika ishte ne nje tjeter nivel.

Me ardhjen e demokracise, njerezit filluan te kujtoheshin per mua. I pari qe u kujtua per ekzistencen time, ishte aktori Sejfulla Myftari (Cekja) nga Berati. Mbasi me degjoi ne nje spektakel ne Korce, ku une kendova kengen (Bambolero(, ai me ftoi ne Berat ne nje koncert recital. Dhe une pergatita nen kete recital 15 kenge nga te cilat nente ishin ne gjuhen angleze, te tjerat ne shqip. Pse kendova anglisht, do te me pyesesh ti? Ishte nje lloj hakmarrjeje morale, pasi ne hetuesi, une isha akuzuar se kisha kenduar kenge te huaja. Kenge te huaj une kisha kenduar vetem nje here ne Pallatin e Sportit, me kerkese te drejtuesve te Bashkimeve Profesionale. Ne kongresin e shtate te Bashkimeve Profesionale, ishin ftuar disa delegacione te huaja, ndermjet te cileve edhe nje delegacion anglez. Me kerkuan te kendoja nje kenge angleze per te pershendetur kete delegacion, te cilen e realizova me shume sukses. Atehere, une u hakmora duke kenduar anglisht, megjithese populli ishte edukuar tashme me kengen e huaj dhe koncerti im u prit shume mire.

- Ku e ka origjinen e larget pasioni juaj per kengen?
- Une jam me teorine qe tek cdo talent ka nje fare vazhdimesie, ka dicka te trasheguar genetikisht. Une babain e kam nga Korca, ndersa nenen nga Shkodra. Babai i nenes, gjyshi im Seit Hoxha, ishte nje nga kengetaret dhe kompozitoret popullore me te njohur ne Shkoder. Kohet e fundit per te eshte botuar nje liber, jane botuar tekstet e kengeve te kompozuara prej tij. Disa kompozitore me emer, si Gjon Simoni apo te tjere, me thonin( (Ti trashegon dicka nga zeri i Sei Hoxhes(. Kur isha i vogel, nuk e kuptoja mire kete gje, por e verteta eshte qe asnje nga farefisi yne nuk e kishte dhuntine per te kenduar, as nena, as babai e as vellezerit. Kur isha kater-pese vjec e shihja gjyshin duke kenduar dhe qe atehere lindi deshira per t'u bere dikushi ne kete fushe.

- A mund te na permendni disa prej kengeve tuaja, te cilave do te deshironit t'u riktheheshit vazhdimisht?
- Une do te them me humor qe kenget me te bukura te karrieres sime, do t'i ndaja ne dy kohe: Ne kenge te suksesshme para Lindjes se Krishtit dhe te kohes mbas Lindjes se Krishtit (ose ndryshe, para periudhes se burgut dhe pas periudhes se burgut). Para burgut, nje nga kulmet e repertorit tim ishte (Kenga e nenes(, fituese e cmimit te pare ne festivalin e dhjete, nje kenge me tekst te Agim Shehut dhe muzike te Agim Prodanit. Ne ate kohe, mua nuk me therrsinin me emrin Sherif, por (o kenge e nenes, o nena(. Nuk mund te rri pa permendur shume kenge te muzikes se lehte, qe edhe sot kendohen nga te rinjte. Jane kenge te dala nga anketa muzikore qe organizohej nga RTSH. Sa here qe kam marre pjese ne ate ankete, une jam vleresuar me cmime. Jane kenget (Fqinja(, (A do te vish sivjet ne plazh?(, (Tani ra ora shtate(, (Portreti(, (Dhe ti erdhe ne plazh(. Pas diteve te burgut, nje nga kulmet e muzikes me autor Luan Zhegun dhe tekst te Zhuliana Jorganxhi, eshte (Se kenduam Let it be(. Pra, faji qe beri brezi im i cili u burgos, eshte sepse kendoi (Let it be(. Kete titull e propozova une dhe poetja e pelqeu. Kenge tjeter eshte (Sinfonia e nenes(, qe u kendua ne festival. Une iu ktheva serish temes se nenes, me nje interpretim tjeter, me nje kenge te Luan Zhegut te cilen sa here e degjoj prekem. Lidhur me kete, dua te tregoj edhe nje detaj. Miku im Zhani Ciko, qe ne ate kohe ishte shef i muzikes, organizator i festivalit, erdhi nje dite per te me takuar ne kohen qe une isha ne Rumani. I prekur ndoshta edhe nga mikpritja ime, ai me tha: (Te kam hyre ne hak. Kenga (Sinfonia e nenes( eshte e mrekullueshme dhe duhej te kishte marre cmim te pare, por une insistova qe ajo te merrte cmim te dyte(.

- Cilat jane angazhimet tuaja aktuale ne muzike apo jashte saj?
- Me date 24 tetor do te marr pjese ne nje koncert te vecante. Kompozitori i mirenjohur Aleksander Lalo me sponsorizimin e TVSH-se, organizon nje koncert me muziken e tij nder vite. Bashke me kengetare te tjere si Luan Zhegu, Anita Take, Anjeza Shahini, Rovena Dilo, do te dalim ne skene dhe secili do te kendoje kenge te tij, per ta nderuar ate dhe per t'i treguar publikut qe edhe brezi yne bente muzike.

Ne fillim te bisedes, t'u luta ta prezantosh Sherifin edhe si intelektual...(qesh). Qe prej trembedhjete vjetesh, une jam punonjes i Ministrise se Jashtme, ne Institutin Kombetar te Diaspores Shqiptare. Kam qene ne ambasaden tone ne Itali per tre vjet me rradhe, ne Rumani per kater vjet, gjithnje ne rolin e sekretarit te pare per shkembimet kulturore. Detyra ime ishte promovimi i kultures shqiptare ne Itali dhe ne Rumani. Kam marre pjese ne koncerte ne Rumani, kam kenduar ne (Mauricio Konstanco Show( te (Kanale 5( te Berluskonit, si dhe kam folur per muziken shqiptare. Kam qene iftuar nga kryetari i Bashkise ne festivalin e Sanremos. Une kam fatin tjeter qe i bie pianos dhe organos, qe kane qene pasionet e mia pas kenges. Pra, ne funksion te diplomacise, kam kryer edhe detyren e kengetarit. Do te perfitoja nga rasti per t'u bere thirrje atyre njerezve qe mund te na degjojne, se ka ardhur koha qe ne Itali dhe ne Greqi ku ka refugjate dhe artiste shqiptare, te ngrihen qendra te promovimit te kultures shqiptare. Ngritja e ketyre qendrave ne keto shtete, eshte nje dosmodoshmeri per artin shqiptar.

- Le te flasim per jeten private. Si u njohet me bashkeshorten tuaj pas daljes nga burgu dhe cilet jane pjesetaret e familjes Merdani?
- Shprehja me abuzive ne te gjitha mediat boterore apo edhe ne mediat tona, eshte: (Familja ne krize(. Une jam kunder kesaj. Madje mendoj se nje nga mrekullite e botes eshte pikerisht familja. Qe te jem i sinqerte me ty, kur dola nga burgu, pashe nje moral te prishur ne Shqiperi dhe si rezultat i kesaj, vendosa te mos martohesha. Koha tregoi qe ishte nje mendim i gabuar. Gruaja ime quhet Rozalba dhe e kam njohur ne nje koncert recital ne Shkoder. Pas koncertit, Rozalba, nje pedagoge matematike, me ndaloi ne rruge me prekstin per te me kerkuar nje autograf, por qellimi i vertete i saj, ishte te njihej me mua. Ajo me kishte degjuar gjate nje interviste ne radio, ku edhe i kisha pelqyer. Vec kesaj, njerezit i kishin thene qe nje njeri i tille, i talentuar dhe i vuajtur, duhet te jete njeri fisnik, qe di te fale. I vetmi zhgenjim nga njohja me te, ishte muzika. Gruaja qe erdhi dhe me mori autografin, nuk kishte fare vesh muzike. Kishte nje ze te brendshem (sic quhet ne muzike), pasi e asimilonte muziken, i pelqente ajo, por nuk dinte ta riprodhonte. Kur lindi djali, ne ishim ne ambasade ne Itali dhe une i thosha gruas: (Ishallah, ky djale ka veshin tim muzikor dhe trute e tua per matematike(. Djali tani eshte 11 vjec dhe quhet Gerard. Qe ne moshen tre vjecare, une e kuptova qe ai kishte nje vesh te persosur muzikor. I kam blere nje piano te vogel dhe ka pese vjet qe stervitet me te. Me mbushet familja me tingujt e pianos se tij dhe une jam shume i kenaqur. Eshte nje cike natyre dembele, por kam degjuar qe te talentuarit jane dembele (qesh). Ai eshte djale i talentuar dhe mua me mbush me gezim.

- Ku ju pelqen ta kaloni fundjaven?
- Gjate fundjaves une pelqej te leviz me makine. Do te permendja ketu nje thenie te gjermaneve: (Vetem ne timon e ndjejme veten te lire(. Per ta ndjere veten te lire, une marr gruan dhe djalin dhe cdo te shtune apo te diele, shkoj ose ne Dajt, ose ne qytete si Durresi apo Shkodra. E urrej jeten ne staniacion. Qendrimi ne shtepi, eshte vdekje per mua, pasi me kujton burgun. E kam enderr qe me gruan time, (per fat te keq, kam nje grua dembele qe nuk me ndjek ne kete pasion), te bej nje udhetim neper Evrope, kuptohet, me makinen time. E ndiej veten te pushtetshem ne makinen time.

- C'raporte keni me sportet?
- Futbollin e ndjek me kenaqesi. Ne menyre te vecante, ndeshjet nderkombetare dhe ndeshjet ku luan kombetarja jone. Jam tifoz i italianeve dhe ne vecanti i Milanit. Jam perkrahes i ideve dhe personalitetit te Berluskonit, qe eshte edhe krijues i Milanit.

''Koha Jone''

AlbShkodra
22-10-2004, 23:54
INTERVISTA/ Flet mjeshtri i violines: Si me solli Mehmet Shehu nga Cakrani ne Tirane




Qerimi i "vjeter" ose Paganini shqiptar

70-vjecari qe luajti kater vjec melodi me mandoline




Rezarta Delisula

Jam shume i kenaqur, pas shume vuajtjeve e sukseseve ne jete, pas loteve qe kane rrjedhur teksa ma degjonin violinen te luante, pas sakrificave qe tani kane marre shume vlere". Hetem Qerimi, bilbili i tingujve te violines ne 70 vjetorin e tij ndihet i prekur. Si per cudi, per te paren here ne festen e ditelindjes se tij, nuk ka marre me vete violinen. I rrethuar nga njerez te njohur, babai i muzikes ndjek djalin e tij Fatos Qerimi teksa interpreton ne klarinete. Bilbili i violines ka qene kater vjec, ndersa mesonte te luante ne mandoline dhe vetem nje vit me pas luante mrekullisht edhe ne violine. "A e dini pse kalova nga mandolina ne violine? (Buzeqesh) Sepse si violina dhe mandolina kane kater nota mi, la, re, sol", thote 70-vjecari qe 66 vite te jetes i ka te lidhura me muziken.


Ku je rritur?
Jam rritur ne nje familje fare te thjeshte. Babai im bente violina dhe luante me to. Ne shtepi ishim shume njerez, vellezer e motra plot, keshtu qe une dhe babai dilnim ne dasma per te mbajtur shtepine.



Si arritet te vinit ne Tirane?
Ne vitin 1945 ne nga Kelcyra zbritem ne Cakran. Nga viti 1949 vjen ne fshat ministri i Brendshem i asaj kohe, Mehmet Shehu. Si i gjithe fshati ne dolem dhe e pritem, me pas u kthyem ne shtepi. Pas rreth nje ore disa fshatare erdhen dhe na therriten ne shtepi mua dhe babane, per te luajtur dicka ne dreken e shtruar per Mehmet Shehun.



Ju, cfare moshe kishit?
Une sapo kisha mbaruar 7-vjecaren. Me babain ndenjem kater metra larg ministrit, lujtem nje kaba, ndersa me pas une kendova nje kenge per heroin Asim Zeneli. Pas kesaj Mehmet Shehu m'u drejtua dhe me tha qe une duhej te shkoja ne Tirane. Une isha nje djale i vogel, me rroba te grisura dhe nuk e kuptoja mire.



c'ndodhi me pas?
Tri dite me vone vjen nje polic me zis dhe me kerkonte ne fshat. Une i shkreti i thashe qe s'kam bere asgje, por ai me mori dhe me coi ne Tirane, direkt te Filarmonia. Aty me priten drejtuesit e saj dhe me pyeten se cfare beja, a i dija notat apo jo‚?¶ Une u thashe qe notat s'i dija, por per t'i rene veglave, po. Keshtu me thane qe duhej t'u fusja ne shkolle. Normal qe nuk pranova, pasi ne shtepi shume njerez prisnin me syte nga mua dhe babai per te ngrene. Por drejtuesit e Filarmonise, duke marre urdher, me thane se do me lidhnin nje rroge 5800 leke, nderkohe qe duhej te vazhdoja edhe Liceun.



Si shkoi studimi juaj?
Nje vit pas me duhej te jepja nje provim. Studioja me shume se 10 ore ne dite per te mesuar notat e melodite, per t'u bere pra violinist i mirefillte. Pasi komisioni me degjoi me vemendje, Osman Banushi(ndjese paste!) tha: "Epo, te vije nje injorant nga fshati dhe te beje 3 vjet lice ne violine, kjo s'eshte pare!".



Punuat?
Direkt pas provimit, me cuan te spalat e violinave te dyta simfonike. Aty kam luajtur mbi 34 opera, plus edhe pjeseve solistike si te "Fadeta", "Sherazade"‚?¶



Me pas ku keni punuar?
Pas kesaj per 34 vjet kam punuar ne Ansamblin e Ushtrise, deri sa dola ne pension.



Keni marre tituj?
Kam marre medaljen "Naim Frasheri", ndersa per here te pare po e them qe kam marre edhe titullin Artist i Merituar.



Juve ju quajne bilbili i violines?
eshte e vertete, por kjo ka ndodhur pas mendimeve te ndryshme qe kane dhene mbi mua. Ne Paris, ku me degjuan, thane se isha Paganini shqiptar dhe me dhane nje liber te Stefano Gabriel-it, per te luajtur e interpretuar ne violine. Drejtori i Teatrit te Firences, pasi me degjoi tha: "Qan violina, qan dhe i zoti. Ky virtuoz ka nje zotesi te rralle qe e mbulon sallen me arome". Ndersa ne Athine thane se dora ime e djathte eshte e paarritshme. Pas ketyre vleresimeve, me mbeti pseudonimi bilbili i violines.



Cili ka qene momenti me i bukur ne keto vite?
Kemi qene ne Danimarke une, Fatosi dhe Bruno, djali im i vogel, dhe mbajtem nje koncert per trupin tone diplomatik atje. Vleresimi i salles dhe qendrimi ne kembe per shume kohe radhazi me mbushi me gezim. Me pas ambasadori yne atje, Qemal Minxhozi, me prezantoi zevendesministren e Jashtme te Danimarkes, e cila me tha se kur zgjohej ne mengjes i pelqente te rrinte disa minuta me doren te faqja. Po ti maestro, si mund ta mbash nje ore e gjysme violinen ne dore‚?¶



Po momenti me i veshtire ne jete?
Puna e shumte ne ate kohe, per te rritur femijet e mi dhe pasioni i madh per t'i bere artiste. U detyrova te punoja ne lokale e dasma, per t'u dhene femijeve te gjitha te mirat, qe i vogel une nuk i kisha pasur.



Gjate turneve jashte shtetit ka pasur femra qe binin ne dashuri me muziken tuaj?
(Qesh) E, ka pasur shume qe pelqenin muziken qe une luaja, sidomos ato ruset qe pelqenin edhe brunetot.



Nje disk, dhurata e Fatos Qerimit per babain ne ditelindjen e 70-te


Fatos Qerimi, pedagogu i klarinetes ne Akademine e Arteve, i ka bere nje surprize te vecante te atit, nje disk me 11 pjese apo numra. Fatosi eshte solisti kryesor i ketij kompaktdisku qe eshte i pari, ndersa vellai Bruno dhe bilbili i violines e shoqerojne. Nder pjeset me te spikatura instumentale jane; Kabaja, pogonishtja, potpuri ruse, cukerlini ku zogun e interpreton mjeshtri i madh. Ne kete cd gjenden instrumenta real si flyta, fizarmonika, mandolli, defi, trompa e trombari, ndersa klarineta e Fatos Qerimit dialogon me veglat e tjera. "Hetem Qerimi". Keshtu e ka titulluar Fatosi diskun dedikuar te atit. Teksa hedh syte prapa 70 vjecari sheh djalin e madh Fatosin qe eshte klarinetisti me i mire, Adrianin djalin e dyte qe ashtu si babai i tij i pelqen te beje violina, sheh Brunon me te voglin qe e shoqeron gjithkund me organo. Sheh femijet e femijeve te vet qe i kane hyre rruges se artit, djalin e Fatosit dhe Klodin e vogel qe pervec se luan ne violine eshte edhe nje kengetare e mire. E duke pare qe sakrificat e tij qe jane perballur me dallget e veshtira te jetes, tek sheh femijet dhe te vegjelit e tjere shprehet i sigurt: "Jam shume i kenaqur nga jeta".

Roxana
13-11-2004, 06:39
mirsejugjeta , ky esht forumi i par qe un frekuentoj dhe sapo lexova te tera intervistat e postuara ketu , me interesantia mu duk ajo e kengetarit adrian gaxha . do kisha qef qe te me informonit dicka me shum mbi te pervec intervistes , perher neqofte se keni mundesi behet fjal

pershendetje te gjithve nga un Roksana

AlbShkodra
14-11-2004, 17:17
mirsejugjeta , ky esht forumi i par qe un frekuentoj dhe sapo lexova te tera intervistat e postuara ketu , me interesantia mu duk ajo e kengetarit adrian gaxha . do kisha qef qe te me informonit dicka me shum mbi te pervec intervistes , perher neqofte se keni mundesi behet fjal

pershendetje te gjithve nga un RoksanaMireseerdhe Roxana, uroj tja kalosh sa me mire.
Do mundohemi te gjejme dicka me shume per Adrianin, i cili ka fituar shume fanse;)

AlbShkodra
14-11-2004, 17:19
Aleksander Gjoka: Ju sjell veten time te ndryshuar


Iu deshen dy vite e gjysem per te sjelle tek degjuesi i tij albumin e katert. "I verber nen diell", nje album me 13 kenge, nder te cilat shume perpunime, po ku nuk mungojne dhe kompozimet e reja.
Nje stil, rrymat me te cilat jemi mesuar te na prezantohet prej vitesh kengetari me zerin karakteristik vijne serish ne nje album, gjithsesi i ndryshem dhe me nje koherence tjeter.

"Kuptohet nuk mund te dal nga vetja", thote Aleksander Gjoka i cili e priste prej kohesh daljen e albumit te tij me te fundit. "eshte nje album heterogjen dhe jam munduar qe ate ta degjoje dhe shijoje cdo moshe dhe njerez me shije te ndryshme". Nderkohe dashuria dhe "pasojat" e saj vijne serish nder notat muzikore te percjella nga Aleksander Gjoka. "I verber ne diell", titulli i kenges me te cilin kam "pagezuar" dhe albumin, i kushtohet ndjenjes se dashurise dhe me dy fjale mund ta permbledh si nje ndjenje e cila te le ne erresire dhe nen driten e diellit", tregon ai duke qeshur. Gjoka nuk flet gjate per albumin e tij. "Ai eshte ne treg dhe me mire se une mund te shpjegohet ai". Gjithsesi ai vete eshte i bindur qe ka sjelle nje produkt i cili do te mberrije dhe shume i mirepritur tek degjuesit shqiptare. I regjistruar ne studiot e "Top Records", albumi pritet te kete suksesin e shume albumeve "homologe" te hedhura se fundmi ne tregun shqiptar. Duket se kengetaret e mirefillte te muzkies se lehte shqiptare kane bere nje "sulm" karshi vjedhjeve dhe pershtatjeve ne shqip te kengeve greke e sllave. "I verber nen diell" ka nje prirje sipas dhe vete autorit te tij, Aleksander Gjokes te beje muziken te qendroje me kembet ne toke. Shume pikant duket dhe realizimi i nje kenge si bashkepunim i kantautorit Ardit Gjebra me Aleksander Gjoken, "Mos u afro" bashkepunim te cilin ky i fundit e permend me kenaqesi. Sakaq kengetari po pergatitet dhe per videoklipin e kenges "I verber nen diell", klip i cili eshte lene ne duart e regjisorit Leonard Bomba.

AlbShkodra
14-11-2004, 17:44
Redon Makashi: Genjej vetem kur dua te dal nga situata


Meshkujt bejne me shume thashetheme se sa femrat


"Jam shume i dhene pas kafsheve dhe sportit"- Keshtu shprehet gjate nje interviste per "KJ" kengetari i njohur i muzikes shqiptare Redon Makashi. Por pavaresisht nga hobi i tij, Redoni e ka te pamundur te mbaje kafshe ne shtepi, pasi sic shprehet ai, nuk ka se kush te kujdeset per to. Kete mungese ai e kompenson duke ushqyer here pas here qente e lagjes, te cilet si shperblim, i ruajne makinen poshte pallatit. Persa i takon sportit, ai eshte tifoz me Dinamon, per nga skuadrat vendase dhe me gjermanet ne kampionatin evropian. Megjithese pranon se ndihet i zhgenjyer nga te dyja skuadrat e tij te zemres. Redoni ka lindur me 17 dhjetor 1970 dhe i perket shenjes se shigjetarit. Ne vitet 93-94 ka kryer studimet e larta per muzike, prane Akademise se Arteve te Bukura. Eshte tip gazmor dhe i pelqejne shume shakate. Thote se arrin te komunikoje shume mire me njerezit, pasi eshte natyre paqesore dhe "nuk para prish qejf me njeri". Vecon si ane negative te karakterit te tij mungesen e korrektesise. "E kam shume problem kete punen e orareve"- thote ai, ndersa shton se ndonjehere i duhet edhe te genjeje, por kuptohet per gjera te vogla. Ashtu si shumica e shqiptareve, pjesen me te madhe te dites e kalon ne kafene, ku behen edhe shume thashetheme. "Me cudit fakti- thote ai- qe ketu thashethemet behen me shume nga meshkujt se sa nga femrat". Nuk i pelqen te flase shume per jeten e tij private, ndonese pas insistimit tone, pranon se eshte i dashuruar. Por gjithsesi, nuk preferon te jape me teper detaje rreth lidhjes se tij. Redoni ndihet mjaft mire ne Shqiperi dhe nuk do t'i pelqente te jetonte ne asnje vend tjeter te botes. "Ketu kam bere karriere dhe ndiej qe publiku im me do", - thote ai duke shtuar se ne nje vend tjeter do ta kishte me te veshtire te cante ne rrugen e muzikes. Perfundimisht ka hequr dore nga biznesi, pasi prova me lokalin qe ai e menaxhoi per disa kohe se bashku me Elton Deden dhe Aleksander Gjoken, rezultoi e pasuksesshme. "Kam vendosur te mos merrem me asgje tjeter ne kete jete, pervecse me muzike"- shprehet ai.





- Cili eshte prezantimi i pare me skenen per Redon Makashin?


- Daljen e pare ne skene e kam bere ne vitin 1989 kur kam kenduar me Bledar Seikon. Po ne vitin '89 se bashku me Bledarin dhe Morena Reken, morem pjese ne festival me nje kompozim te Pirro Cakos. Kemi qene grupi i pare ne Shqiperi qe jemi prezantuar ne skene. Ishin vertet momente shume emocionuese. Ne ate kohe kemi pasur si idhuj "Bitellsat" te cilet edhe jemi perpjekur t'i imitojme. Mbase kjo gje na ka vlejtur edhe ne ditet e sotme. I kam studiar shume "Bitellsat", harmonine e zerave qe perdornin ata, rrymen e muzikes se tyre, elemente qe i kam kultivuar dhe vazhdoj t'i kem akoma ne menyren time te te kenduarit.


- &__kt kishte per ju fakti qe ne vitet e adoleshences degjonit muzike te huaj, e cila ishte e ndaluar per kohen. Cfare kujtoni nga ajo periudhe?


- Oh, ishte periudhe vertet shume interesante. Vazhdimisht kam degjuar muzike te huaj. Te shtunave sapo mbaronim mesimin shkonim me vrap ne shtepi dhe degjonim permes radios hitpareidet italiane qe jepeshin ne ate kohe. Mendoj se atehere muzika ishte ne lulezimin e saj persa i takon ndjenjes shpirterore dhe vijes melodike. Kenget e atyre viteve kane qene me te bukurat dhe kjo nuk eshte ceshtje nostalgjie. Edhe kjo historia e "te ndaluares" kishte te vecanten e saj. Kujtoj qe kur ishim ne plazh, nese te kapnin duke degjuar muzike te huaj, ta sekuestronin radion (kane qene disa radio Iliria qe perdoreshin ne ate kohe) dhe ta jepnin pas 15- diteshit te plazhit. Ose shpeshhere te conin edhe ne polici. Rrinim gjithe frike dhe kur shikonim ndonje polic qe kalonte aty afer, nderronim stacionin ose ulnim me shpejtesi zerin e radios. Ndersa ne ditet e sotme Shqiperia eshte ballkanizuar me shume nga c'duhet. Degjon vetem muzike popullore turke apo greke.


- Flitet shpesh per fenomenin e vjedhjes se muzikes se huaj dhe te pershtatjes se saj ne gjuhen shqipe. Nderkohe qe duket se eshte pikerisht kjo lloj muzike e cila terhiqet me teper nga njerezit ne tregun muzikor. Si e shpjegoni?


- Po, eshte diskutuar shume per kete gje. Po te zbatohej ligji i te drejtes se autorit nuk do te mund te ndodhte kjo qe ndodh aktualisht ne Shqiperi, ku muzika vidhet "ashiqare". Ketu shumica e kengeve jane te vjedhura. Me cudit paksa edhe shija e publikut te ketij vendi persa i takon muzikes. Mbase kjo ndodh ngaqe shumica e intelektualeve qe kane edhe shije muzikore disi me te vecanta kane ikur jashte vendit, gje qe eshte fatkeqesi. Gjithsesi, kam pershtypjen se mos sot, neser, do te vije ajo kulture muzikore qe i mungon Shqiperise.


- A keni menduar ndonjehere te ikni dhe te jetoni jashte Shqiperise, sic kane bere edhe shume kengetare te tjere?


- Ne asnje menyre jo. Ndihem mire kur jap koncerte per shqiptaret qe banojne ne shtete te tjera. Por eshte shume e veshtire te jetosh jashte Shqiperise pasi do te me duhej patjeter te merresha me dicka tjeter per te siguruar jetesen. Kam pare muzikante shume te mire qe detyrohen te kendojne neper stacione metroje apo ne rruge. Kur ndodh keshtu per ata qe jane vendas dhe nuk arrijne te cajne ne skene, cfare shansesh do te kishim ne qe vijme nga nje vend si Shqiperia... Une kam bere karriere ketu dhe ndihem mire keshtu si jam. Vec kesaj, nuk jam shume i dhene pas parase. E di qe paraja eshte deri diku e domosdoshme, pasi te besh nje album apo te japesh nje koncert nevojiten para. Ne parate i mendojme pikerisht per kete dhe jo per te blere vila, makina, a ku di une cfare. Por nese do te synoja te beja shume para, do te isha i detyruar te sakrifikoja deshirat e mia e te merresha me tjeter gje, sic mund te jete p.sh. biznesi, qe nuk me pelqen. Ne kishim nje lokal dhe ishte teper e veshtire ta mbaje edhe per faktin se biznesi eshte art me vete. Ke te besh me menaxhimin e lokalit dhe me shume gjera te tjera qe une nuk i njoh aq sa duhet. Ndonese gjate kesaj periudhe mesova shume, prape them qe nuk do te merrem kurre me me nje gje te ille. Ndihem mire kur jam i ftuar neper koncerte qofte jashte vendit, qofte brenda tij. Ne fund te fundit, kjo eshte puna e artistit. Nuk duhet pretenduar shume pasi humbet individualitetin tend si muzikant.


- Cilat jane projektet e aferta qe keni ne fushen e muzikes?


- Ne tetor do te jap nje kocert "live". Do te bej gjithashtu dy videoklipe ne Suedi, pasi kam lidhur nje kontrate me nje shtepi diskografike atje. Edhe gjate ketyre diteve te veres do te marr pjese ne koncerte ne plazhe te ndryshme te vendit. Do te doja te permendja ne menyre te vecante Divjaken, ku nje miku yne, DJ Korita, qe ne fillim te sezonit veror ka nisur te ftoje te gjithe kengetaret dhe te organizoje koncerte ne Divjake, gje qe po e kthen ne nje tradite. Edhe ne Durres ka okazione gjate te shtunave.


- Kenget e albumit tuaj te ri, do te mbeten serish brenda rrymes muzikore karakteristike per Redonin, apo do te kemi ndonje risi?


- Ky eshte nje stil i imi dhe cdo kengetar perpiqet te rrotullohet rreth stilit te tij. Mund te kete risi por gjithmone brenda asaj rryme. Nuk them se do behem hiphopist, rrepist, apo metalist, por jam tek rryma pop-rrok dhe aty ka qe nga slou (muzike e lehte) dhe deri tek pak me e forte, qe eshte rroku. Une nuk dal asnjehere jashte natyres sime. Mbeshtetem gjithmone tek krijimtaria ime, gjithcka e bej vete qe nga tekstet dhe deri te muzika. Nuk jam i dhene pas perpunimeve, pra te marr nje motiv popullor e ta perpunoj.


- Si e kaloni kohen e lire?


- Koha e lire tani ne vere, kur une jam me pushime, zihet nga plazhi. Ndryshe ndodh kur jam ne pune. Une punoj tek Ansambli i Ushtrise dhe ndodh qe shpeshhere te organizohemi me kolektivin. Por tani qe jam me leje, bej c'bej dhe perfundoj ne kafene, ku kalohet edhe pjesa me e madhe te dites. Jashte shtetit njerezit e pine kafene ne banak dhe pastaj vrapojne per ne pune. Por kjo menyre e te jetuarit me tremb paksa, pasi njeriu nuk do te jetoje 200 vjet.


- Eshte bere e modes qe kafete ketu ne Tirane te shoqerohen gjithmone me thashetheme. Ju vete konsumoni shume thashetheme?


- E cuditshmja eshte se ketu thashethemet i bejne me shume meshkujt sesa femrat. Kjo gje vertet me habit!....


- C'raporte ka Redoni me femrat? Vazhdoni te pelqeni bjondet apo keni ndryshuar shije kohet e fundit?


- Ah, prandaj s'mu afrokan brunet mua?! (qesh). Une e kam thene diku ne nje emision qe me pelqejne bjondet, por kjo nuk eshte determinuese. Njerezit nuk njihen nga floket por nga karakteri. Duhet pranuar qe floku i verdhe bie me shume ne sy, sidomos ne kete periudhen e veres kur vajzat nxihen dhe me ngjyren e plazhit, spikasin me teper floket e verdha.


- A eshte Redoni i dashuruar?


- Edhe mundet... Por s'me pelqen te flas shume rreth kesaj.


- Flitet se ju bashkejetoni me kete femer. Eshte e vertete?


- O Zot, absolutisht jo. Per mua cfare nuk eshte folur deri tani madje me kane bere edhe me femije. Sapo me shohin te rri me nje shoqe, menjehere e tregojne si te dashuren time. Ky fakt me shqetesonte shume ne fillim, ndersa tani jo dhe aq. Kane filluar qe thashethemet qe behen per mua nga njeri vesh te me hyjne dhe nga tjetri te me dalin.


- Kush eshte hobi juaj?


- Me pelqejne shume kafshet dhe sporti (futbolli). Luaj vazhdimisht futboll ne keto fushat e vogla private. Mezi e presim diten qe vendosim per te luajtur futboll dhe na duket sikur kemi ndonje dite feste perpara. Sporti eshte vertet dicka qe te heq streset dhe te largon te gjitha problemet e dites. Pervecse luaj, une edhe e ndjek shume futbollin. Jam tifoz me skuadren e "Dinamos" dhe me vjen keq qe u rrahen ne kete ndeshjen e fundit, pasi degjova edhe sikur ishte ndeshje e shitur. Jam gjithashtu tifoz me gjermanet, te cilet nuk besoj se i shesin ndeshjet por kane probleme serioze ne ekip.


- Thate qe pelqeni kafshet. Mbani kafshe ne shtepi?


- Aktualisht jo. Dikur mbaja mace, qen. Por prinderit e mi tani jetojne ne Amerike dhe une nuk para rri shume ne shtepi keshtu qe s'ka kush te kujdeset per kafshet. Tani qe s'kam kafshe ne shtepi, ushqej qente e lagjes. Eshte nje qen te cilit i jap gjithnje per te ngrene. Dhe ai si shperblim sillet mjaft miqesor me mua, nderkohe qe te gjithe ata qe i kalojne prane, i kafshon. Vec kesaj, ai me ruan edhe makinen te cilen e le poshte pallatit.


- C'raporte keni me politiken dhe politikanet?


- Une i njoh pothuajse te gjithe, si ata te PS-se, te PD-se, apo te partive te tjera te vogla. S'kam bindje te caktuara politike. Duhet ta pranoj qe me vjen keq kur shoh se si zihen, pasi ne fund te fundit, jemi te gjithe shqiptare. Me ben pershtypje fakti qe kur shqiptaret jane jashte shtetit, lidhen shume me njeri-tjetrin. Kurse ketu te gjithe mendojne se si t'i bejne keq njeri-tjetrit. Ka nje percarje te madhe mes nesh. Nuk arrij ta kuptoj por them se ketu hyn paraja, qe eshte nje arsye e mjaftueshme per te percare njerezit.


- Kush mendoni se eshte ana me pozitive e karakterit tuaj?


- Besoj se eshte menyra e komunikimit me njerezit pasi nuk e kam zakon te prish qejf. Hap gjithnje rruge dhe perpiqem te jem paqesor.


- Po ana me negative?


- Korrektesine e kam problem pasi nuk arrij te zbatoj oraret. Vec kesaj edhe genjej ndonjehere kur me duhet te dal nga situata. Po ne fund te fundit, te gjithe genjejne nga pak apo jo?! Politikanet genjejne per gjera te medha, ne te pakten genjejme per te vogla. Genjeshtra eshte njerezore.


- Natyre sentimentale ne kenge. Po ne jete?


- Nuk jam sentimental. Jam shume gazmor, bej shume humor dhe me pelqen te degjoj humor. Jam krejt ndryshe nga c'prezantohem ne ekranin televiziv. E di qe njerezit qe me njohin vetem permes ekranit me mendojne si nje njeri sentimental, disi te terhequr, ose edhe mendjemadh, por gabohen, pasi jam shume miqesor dhe e ritheksoj qe me pelqejne shume shakate.


- A keni bere plane per te ardhmen tuaj?


- Nuk kam arritur majat. Kam ende shume per te bere. Problemi eshte se ne duhet te pershtatemi me brezat qe vijne, te cilet kane shije te ndryshme muzikore, jane te ndryshem ne menyren e te menduarit dhe te jetuarit. Une perpiqem qe me muziken time t'i pershtatem nga pak cdo lloj brezi.


- Si e perfytyroni veten pas 15 apo 20 vjetesh?


- Mendoj se do te jem me floke te rena, pasi kane filluar te me bien qe tani. Do te kem mjeker te thinjur... Ndersa persa i takon marteses, familjes, etj. une nuk para i mendoj shme keto gjera, megjithese e di qe eshte nje e keqe e domosdoshme e cila duhet prekur. Koha ecen dhe keto jane pjese e jetes.


- Kush jane miqte me te mire te Redonit?


- Mik i mire qe me ka mbetur ne Shqiperi eshte Aleksander Gjoka. Eshte gjithashtu Elton Deda, por tani ai ka ikur ne Amerike. Kam plot shoke te tjere me te cilet rri, por jo me te gjithe mund te bej cdo lloj muhabeti.


- A keni vendosur se ku do ta kaloni pjesen tjeter te veres?


- Do te bej disa dite ne plazhin e Durresit sa per te thyer kete ngjyren e bardhe te trupit tim. Me pelqen te shkoj ne Turqi, megjithese nuk e kam vendosur akoma.


4 Gusht 2004/Koha Jone

AlbShkodra
14-11-2004, 17:47
Arber Dhomi
Kur keni ardhur per here te pare per nje koncert ne Shqiperi?

Eshte hera e katert qe vi ne Shqiperi. Hera e pare ishte para dy vjetesh per nje koncert me orkestren e Radiotelevizionit, hera e dyte ishte festa e 50 vjetorit te teatrit te Operas se Tiranes, heren e trete une isha ne festivalin nderkombetar me harqet e Filarmonise "Feim Ibrahimi" dhe mora cmimin e dyte dhe tani me operen "Dasma arbereshe" eshte hera e katert.

Kete here duket se vini si protagonist kryesor ne nje aktivitet te rendesishem. Si e perjetoni kete fakt?

Ah, si te gjithe kosovaret qe vine ketu. Tirana eshte peidestali i pare i larte per ne. Prandaj eshte enderr shume e madhe, gje qe une nuk kam guxuar ta enderroj qe ne moshen 31 vjecare te paraqitem si dirigjenti i nje opere ketu. Posacerisht eshte nder i madh qe ne kemi formuar nje trupe te re te operas ne Kosove dhe e prume deri ketu.

Nderkohe qe ju i riktheheni skenes ne operan e Prishtines vetem kur ajo ka nevoje, me teper punoni larg saj. Me cfare po merreni konkretisht?

Jam dirigjenti i nje teatri ne Veri te Holandes qe hapet tani ne tetor. Ne do te bejme hapjen zyrtare te tij. Atje do te dirigjoje opera, operetta dhe muzike klasike per publikun e ketij qyteti, opera e te cilit i sherben nje krahine te caktuar. Kjo eshte nje orkester e krijuar per muzike bashkekohore dhe une do te jem dirigjenti i saj. Kjo eshte orkester shume e mire dhe eshte nje organizate e tere qe punon per te. Dhe eshte shume interesante se ne cdo koncert kemi vepra te reja qe kompozohen per kete trupe. Cdo muaj kemi koncerte shume interesante dhe eshte shume mire per karrierren time, sepse une jam dirigjenti i pare qe i shoh ato vepra faktikisht.

Pse vendoset ta beni jeten tuaj artistike pikerisht ne Holande?

Une gjithnje kam pasur deshire te studioje jashte per te njohur pervoja pa kufi per muziken dhe kam dashur qe te studioje tek nje dirigjent qe mbeshtetet tek Xhorxh Souldi, ose tek Karajani. Pata fat te madh qe gjeta nje asistent te Karajanit qe ishte ende gjalle dhe qe punonte aktivisht ne Europe, dhe ne Gjermani une u paraqita ne audicion. Kishte 20 kandidate atje. Kur s'kisha pare aq shume dirigjente bashke dhe megjithate une u paraqita atje dhe kalova si student i asistentit te Karajanit. Ky per mua ishte fat i madh dhe s'do te kishte me mire se te kryeje studimin atje. Kurse me vone jam specializuar ne Danimarke per opera dhe tani atje merrem me teatro te ndryshme me projekte te ndryshme.

Po ne Kosove cili eshte vendi juaj si muzikant?

Une tani jam ftuar si dirigjenti mysafir ne Filarmonine e Kosoves dhe meqe jam dirigjent i rregullt i operas se Kosoves po mundohemi me te gjitha aftesite krijuese qe kemi qe ta afrojme nje publik dhe ta edukojme ate me frymen e muzikes klasike edhe pse per ne klasik eshte Cajkovski, Verdi, ne perendim klasik do te thote te arrish nivelin e larte te muzikes bashkekohore.

Pervoja juaj ka te beje teper me muziken moderne boterore. Si arrini ju te shkembeni kete pervoje me nje opera te kompozuar sipas muzikes shqiptare?

Pavaresisht nga niveli qe perfaqeson, detyre e cdo dirigjenti eshte qe t'i sherbeje publikut. Dhe detyre e cdo opere e cdo teatri eshte qe ta beje publikun te shijoje dhe t'ia qelloje shijes se ketij publiku, njehere me ate fryme qe ka ai dhe pastaj ta gjeje nje rruge te shendoshe per ta bere publikun qe te shijoje muziken bashkekohore. Dhe natyrisht qe nje dirigjent duhet t'i beje te gjitha sa i takojne. Une mendoj se fitoj pervojen qe do te me duhet shume ne jeten artistike. Ndoshta kur te jem nje 60 vjecar do ta quaj veten nje dirigjent te vertete. Edhe pse po ndieje shijen e nje pervoje te mire dhe te pasur une nuk mund t'i them vetes se jam nje dirigjent i madh. Jam nje tridhjetvjecar qe ne rrugen e profesionit te gjitha duhet t'i shijoje, te gjitha duhet t'i provoje.

AlbShkodra
14-11-2004, 17:49
Saimir Pirgu

Ne premieren "L'elisir d'amore" ra ne sy spontaniteti, natyralizmi dhe ngrohtesia e zerit te tenorit Saimir Pirgu
Saimir, mbreme ne interpretim, ajo qe me ra ne sy, jo vetem mua, por edhe publikut, ishte spontaniteti, natyralizmi dhe pse jo, me gjithe moshen tuaj te re, plotshmeria e rolit. Sa u eshte dashur per te provuar shijen e suksesit?


Ne radhe te pare me vjen mire qe opera ju ka pelqyer dhe une kam arritur te transmentoje tek ju te gjitha sa me thate. Per sa i perket ketij roli eshte nje nga me te veshtiret qe tenoret hasin, sepse eshte nje rol ku duhet te rrish gjithmone ne skene dhe te jesh gjithmone duke kenduar. Kete rol Luciano Pavaroti, miku im shume i mire, e ka kenduar shume here dhe ka patur nje sukses shume te madh. Mua me vjen shume mire qe arrita ta interpretoje kete rol ne Shqiperi me nje sukses si ai i mbremshmi.

Ju sapo thate Luciano Pavaroti miku im shume i mire...

Po. Me Maestro Pavarotin kam nje miqesi te mire dhe shpesh here kur une jam ne Pesaro, kur une kendoj ne Rosinjo Opera Festival si i ftuari i perhershem aty takohem me Pavarotin. Ai ka nje shtepi dhe aty njihemi, aty studiojme, aty marrim dhe keshilla dhe nganjehere telefonohemi dhe me pyet se cfare po beje dhe ku jam.

Keni miqesi me nje artist te madh. Kur bisedoni te cili dominon me shume egoja kombetare?

Une mburrem qe jam shqiptar. Me vjen mire qe jam nder ata shqiptare qe kam nje pasaporte te ndershme. Une e kam syrin hapur qe te mund te prezantohem me emrin shqiptar dhe me vjen mjaft mire se vetem ne, arti, kultura mund ta bejne Shqiperine-Europe.

Nese drejtori i operas se Tiranes, Ciko, u shpreh se "me sa duket Shqiperia eshte vendi i tenoreve", a eshte ky mendimi i italianeve?

Nuk e di. Ky mendim ne Itali nuk besoj se do te jete. Por kur kam fituar ne nje nga konkurset nderkombetare me te medhaja ne Itali kam degjuar te thuhet "Italia po pushtohet nga tenoret shqiptare, jo vetem nga gomonet". Realisht ne kemi pasur e kemi shume tenore ne Shqiperi, duke filluar qe me tenorin e madh Gaqo Cako deri tek i mirenjohuri Josif Gjipali. Shqiperia eshte zone mesdhetare dhe prodhon zera te bukur dhe kjo ndoshta i jep nje fare shtyse anes vokale. Por aktuallisht, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne bote, eshte veshtire te gjenden zera tenoresh, ose me mire te them te rinj qe duan te bejne kete zanat.

E mbeshtesni ju aftesine tuaj ne trashegimine tone muzikore, qofte edhe ne larmine e folkut?

Mua me kujtohet nje fjale qe ka thene artistja Nina Mula, mamaja e te madhes Inva Mula: "Une shqiptaret edhe gdhej i beje te gjithe kengetare, ata e kane ne gjak te kendojne".

Le te kthehemi tek mosha juaj e re. Per hir te artit a privoni shume nga kenaqesite e jetes?

S'diskutohet qe ky zanat ka veshtiresite e veta. Por une nuk jam nje tip nga ata qe nuk luajne apo nuk argetohen. Jam pak gjumash, por nuk eshte se une i jam futur ketij zanati dhe kam lene gjerat e tjera te jetes. Ajo qe me mungon nganjehere eshte miqesia me shoket e mi te vjeter, ata qe kam pasur ne Shqiperi. Por deri tani nuk pendohem per asnje gje derisa gjthcka ecem mire. Shpresoj te na eci gjithmone keshtu.

Si tenor per cilat lloj veprash jeni pergatitur qe te kendoni.

Besoj se do te jem tenor lirik i plote dhe do te kendoj opera si "Rigoleto", "Traviata", "Bohema", por jo qe tani qe une jam ne moshen 25 vjecare. Shpresoj qe keto opera te behen pjese e repertorit tim te pakten ne moshen 28-30 vjec. Une do te besoja se aty do te jete edhe shkelqimi im. Tani e konsideroj veten si nje femije qe po kendon operan.

Megjithate ju jeni ngjitur ne disa skena te teatrove europiane?

Keto i kam arritur, sepse une kam filluar shume shpejt pergatitjen e kantos dhe zhvillimi im ne ze ka filluar te depertoje. Nuk eshte kjo arritja ime, une kam akoma per te arritur. Kjo eshte 10 per qind qe une mundet te arrije.

Permendet me siper ne interviste shprehjen "nje rruge e ndershme". Ju gjykoni se u jane dashur te kaperceni pengesa te medhaja ne Shqiperi dhe pastaj jashte saj.

Sigurisht qe nuk ka qene e lehte. Kur kam ikur e kam filluar gjithcka nga e para. Me ka percjelle babai im me nje valixhe ne dore, sapo kam mbaruar liceun ne vitin 2000 dhe per here te pare kam pare babain tim me nje pike lot ne sy. Nisa pa asnje burse studimi dhe une jam detyruar qe periudhen e pare te punoje, te laja pjata ne Itali, dhe ka qene teper e veshtire per mua. Viti i pare kaloi keshtu. Vitin e dyte une mbarova shkollen. Jam diplomuar duke kaluar pese vjet ne nje. Kjo ka qene per mua nje ngjarje me rendesi te madhe, pasi jam diplomuar edhe shkelqyeshem. Edhe nga ministria italiane une kam marre nje titull si nxenesi me i mire ne zonen e Italise, por te gjitha keto jane gjera qe i mbeten currikulumit dhe jo artit.

Kete here ju vertet u shquat si personazh kryesor, por ne marredhenie me personazhe te tjere si u ndiet?

Jam ndier shume mire me Mariana Leken. Dje ka qene nje nga te paktat momente kur neve japim maksimumin per shfaqjen. Jo shume here ndodh kjo gje. Qe te gjithe kolgete kane nje marredhenje te ngrohte sic eshte krijuar dje, nuk e prisja keshtu. Une prisja qe secili te bente te vetem, por me befasoi kjo deshire, ky afirmim. Dhe publiku ka qene mjaft, mjaft i ngrohte.

Eshte tradite ne familjen tuaj muzika, sa lidhje kane prinderit e tu me te?

Priderit e mi jane dy njerez teper te thjeshte. Me kane edukuar me frymen e thjeshtesise dhe cdo gje qe kam arritur ua dedikoj vetem prinderve te mi. Ata kane vetem nje lidhje shpirterore me artin qe ndjejne gezim e kenaqesi, por nuk kane patur nje kulture artistike qe te me drejtojne mua. Une cdo gje e kam bere vet. Por i falenderoj shume qe me kane kuptuar dhe kane sakrifikuar per mua.

Kane kenduar ata ndonjehere?

Asnjeri. Nuk kane as vesh muzike madje. (qesh).

Roxana
29-11-2004, 02:03
keni ndonje lajm te ri persa i perket kerkeses time ?

AlbShkodra
29-11-2004, 02:24
Pershendetje Roxana!
Vetem nja 2 rreshta material gjeta per te dhe tjerat i shtova une;)

Adrian Gaxha eshte i bukur, kercen bukur dhe mbi te gjitha kendon shume bukur. Tre cilesi qe premtojne nje karriere te mbare per kengetarin shqiptar te Maqedonise, Adrian Gaxha. Fansat e tij jane kryesisht vajzat e reja (dhe te bukura;) ) por edhe ato ne moshe qe per to perdoret emri Gra;) , spo le pa permendur edhe plakat e kane fiksim dhe cmenden pas tij.;) Tek ai pelqejne me shume syzet, me fal, pelqejne menyren e te kenduarit dhe si paraqitjen fiziko-intelektuale-kengetaro-moderne. Krahas kenges e cila e beri te famshem, eshte dhe njeri i spektaklit. Eshte renditur si nje nder 10 meshkujt me te bukur te botes, qe nga ai moment sdegjoj asnje kenge me nga ai sepse une zura vendin e 11:sad: ;) . Si isha une dikur, edhe ai u zu ne pozite te veshtire pasi sdinte ke te zgjidhte, spektaklin apo kengen dhe ne fund ja beri si burrat;) , zgjodhi kengen. Ti do te thuash, edhe ti paske perfundu kengetar, une do te qeshja pak, pastaj do te thoja qe une zgjodha te behem psikolog i atyre qe njoh rruges dhe befas ju dua te miren;) .

Te gjitha te mirat.

Qershija
15-01-2005, 20:26
Historia e dashurise sime me Bojken Lakon







Ne Tirane e therrasin "Arta e Prishtines". Ajo eshte vajza qe theu akullin e kohes ne boten e ekranit shqiptar. E bukur, impulsive, plot energji ajo i tha "stop" tabuve para kamerave. Tirana ne ate kohe i fali asaj kenaqesi, i dha eksperience, deri diku edhe lumturine, e me pas vuajtjen e nje historie te mrekullueshme dashurie. Dhe si e tille me nje fund jo te lumtur. "E bukura vdes me shpejt se zakonisht", thuhet. Keshtu mbaroi edhe historia e dashurise se akoters kosovare, Arta Mucaj me kantautorin Bojken Lako. Ne vendin e saj te lindjes, Kosoven shume njerez e therrasin, "Arta e Tiranes". E stacionuar ne Prishtine dhe e lindur ne Prizren, Arta tanime eshte protagoniste ne disa shfaqje te realizuar ne Maqedoni. Nje vijez e zeze, e drejte mbi qepallat e gjata e te lyera me kujdes theksojne edhe me shume veshtrimin provokues te aktores kosovare.



Nje vajze e thjeshte, ne nje nga aktoret me te aritura kosovare, Arta Mucaj, luan rolin e vajzes se keqe ne telenovelen e pare shqiptare, "Njerez dhe fate" te regjisorit Ylli Pepo. Per here te pare nje skene nudo ne ekranin shqiptar per te vazhduar me pas dhe me filmin kosovar "Vjeshta e trendafilave". Ne shtetpine e saj ne Prishtine ajo eshte mjaft e sjellshme. Ndez nje cigare dhe sjell dy pije fresuese.
Dhoma e saj ne katin e dyte, duket sikurv ka dale nga pershkrimi i ndonje romani. Qirinj, lule, piktura, libra, rroba‚?¶nje arome e lehte parfumi dhe nje vajze zeshkane me floke te mbledhura grumbull prapa kokes. Profili i saj prej nje latineje energjike te le pershtypjen se ne krevatin e gjere ne mes te dhomes, qendron e ulur nje pikture e bukur. Vetem tymi qe del nga cigarja dhe qe shperndahet neper dhome, tregon Arten e vertete.
Tirana dhe rolet e para
"Gati sa nuk vdiqa nga merzia", fillon tregimin e saj per ditet e para ne Tirane. Kujtimet jane nje stimulant i paperballueshem per nje tip nostalgjik si Arta Mucaj. Pas largimit nga Tirana (ku ka jetuar per shtate vjet radhazi), ajo kridhet thelle ne mendime derisa me syte e mendjes mundohet te shkepuse copepeza jete nga vitet e kryqytetit te madh. Ishte viti 1993, kur Arta udhetoi gjate per te mberritur ne qytetin e enderrave. Studio dramaturgji ne Akademine e arteve te Bukura ne Tirane e me pas ajo perballet me jeyten e vertete. Pohon se ka kaluar situata te ndryshme ne jete, se ka perjetuar suksese, zhgenjime, hidherime e gezime. Rruga e saj per ne boten e artit eshte e gjate dhe e kahershme. Si femije ka qene recituese e shkelqyer dhe pjesemarrese ne garat e recitimit te Kosoves se atehershme. Per te gjitha paraqitjet e saja si vogelushe, kujdesej baba Bislimi, aktori i mirenjohur shqiptar. Me pas ajo mbante nje emision cdo jave ne Radio Televizionin e Prishtines. Arta, kurre s'ka menduar se do te zhytej kaq thelle ne boten e artit. "Gjithmone kam menduar se do te mbetem ne televizion, kurre s'kam pasur asnje ide per te studiuar ne degen e aktrimin", thote Arta. Mirepo, vogelushja e atehershme e cila ishte rritur me frymen e artit, nuk kishte se si t'i "shpetonte" ketij profesioni. Ndoshta ishte kjo qe nuk e lejoi Arten te dilte nga kjo bote. Ne moshen 18-vjecare ajo u largua nga Prizreni per te mberritur ne Prishtine. Studionte dramaturgjine, mbante ore leksioni me profesoret e enderruar dikur nga ajo, Timo Floko dhe Xhevdet Ferri. Veshtiresite e diteve te para ne Tirane kaluan shume shpejt. Beri shume miq rreth vetes. Me pas rolet e para‚?¶ Ne fillim ne Teatrin e Akademise se Arteve me rolin e Rozarias tek shfaqja "Genjeshtarja", me pas ne rolin e Lusit te "Vdekja e Dantonit", regjisori Serafin Fanku e kerkon per shfaqjen e tij "Quovadis", ndersa Kico Londo i ofron nje rol ne "Kujdes, kafshon", ku aktorja luan perkrah aktoreve te njohur Ndricim Xhepa dhe Yllka Mujo. "Mendoja se do te rrija gjithmone ne Tirane, per te mos u kthyer me ne Kosove, pasi aty formova shoqerine time‚?¶", thote Arta, nostalgjike per Tiranen. Ajo pohon se ato kohe kane qene te mrekullueshme dhe se i kane falur shume kenaqesi.
Si e humba Bojkenin?
"Nuk isha ndare me Bojkenin, kur vendosa qe te largohesha per ne Prishtine. Ne ate kohe raportet tona ishin zbehur. Une isha mjaft e renduar nga lufta ne Kosove, ai ishte tejet I zene me planet e tija krijuese. Kerkoja qe shumicen e kohes ai te ma dedikonte vetem mua, gje te cilen ai nuk ma jepte dot. Vendosa qe te largohem nga Tirana per pak kohe ne menyre qe te qetesoheshim", nenvizon Arta. Psheretin, ngre syte e ngjyer ne terr, hedh spontanisht shikimin larg dhe serish vazhdon te flas, te qesh‚?¶ ****zamatikja prishtinase pranon se historia me Bojken Lakon ka qene vertet nje lidhjen e forte dhe e sinqerte dashurie. "Kam pasur nje lidhje te gjate. Ajo ka perfunduar para kater viteve. Lidhja jone ka qene shume perfekte, nuk e di pse ka perfunduar. Kot!. Njeriun mund ta humbesh shume lehte. Me vone e kerkon, por gjithcka ne jete ndodh per nje arsye. Ndoshta edhe ndarja ime ka ndodhur per nje arsye. Nuk ka qene profesioni ai qe me ka ndare nga i dashuri, por largesia", sakteson Arta. Ajo pohon se Bojkenin e ka takuar serish ne Tirane. Ka pire kafe me te, vetem si mik, ngase lidhja e dashurise tashme kishte perfunduar. Sharmantja Mucaj pohon se i pelqejne tipat e thjeshte. "Kemikalja qe ekziston brenda dy njerezve, nuk eshte aq e lehte qe te gjendet. Une nuk pres qe ta takoje ndonje njeri te perkryer, sepse as une nuk jam perfekte. Ndoshta e kam takuar dike qe me ka pelqyer shume, por jam frikesuar prej tij. Nuk e dij pse. Une kam besim, por tanbime jam larg ketyre gjerave dhe po i kushtohem me shume vetes. Jam shume e fokusuar ne pune. Kjo nuk eshte edhe aq e mire sepse njeriu ka nevoje per dike", thote Arta. Bukuroshes kosovare nuk i intereson ngjyra e syve e flokeve apo profesioni qe do ta kete i dashuri i saj, ajo do vetem dike qe te ndjehet mire shpirterisht. "Shpirti eshte bukuria e njeriut. Me rendesi eshte ta kesh gjendjen kemikale mes njeri-tjetrit, respekt dhe besim", potencon Arta. Ajo mendon se njerezit shpesh here nuk kerkojne sinqeritet. "Une jam e tille. Gjithmone e them ate qe e ndiej, qofte e mire apo e keqe, pa lenduar askend. Baza eshte sinqeriteti, respekti dhe besimi. Keto mund te mbajne nje lidhje te shendoshe dhe ta zgjasin ate", nenvizon Arta.
Putja ime e pare skenike me Ndricim Xhepen
Perpos serialit "Njerez dhe fate", me regji te Ylli Pepos ne vitin 2000 ajo ka luajtur rolin e Tines ne filmin "Vjeshta e trendafilave", e regjisorit Agim Sopi. Ishte roli i saj i pare ne nje film. Aktorja simpatike pohon se ne te ka pasur rol episodik, ngase nuk kishte pervoje filmike. "Ka qene e lodhshme, po ne ate kohe kam marre pjese edhe ne nje shfaqje ne Vjene me regjisorin Dritero Kasapi. Me kete shfaqje kemi marre pjese ne shume Festivale ne vende te ndryshme te Evropes, si ne Itali e France", thote Arta. Per filmin "Vjeshta e trendafilave", ajo thote se ka qene nje film jo shume i financuar. Artes i kishte pelqyer skenari, nderkaq tema dhe roli kane qene shume te veshtira. "Une kurre nuk kenaqem me ate qe bej, sepse gjithmone mendoj se kam pasur mundesi ta bej edhe me mire. Kur e shoh veten ne ekran per pese minuta mbyll gjithmone syte‚?¶, nuk me pelqen vetja", thote Arta ndersa qesh. Per skenat intime ne filmin e regjisorit Sopi, Arta pohon se ne fillim e ka pasur shume te veshtire. "Nuk ka qene e lehte t'ia jap nje puthje partnerit tim ne ate film. Ka qene nje puthje spontane. Asnjehere nuk e kam provuar ta puth partnerin me pare. Ishte hera e pare dhe atehere u xhirua edhe skena. Mua me eshte dukur shume e gjate. eshte dashur te jete me e shkurter", shpjegon Arta. Aktorja simpatike per here te pare ka puthur partnerin e saj te skenes, ne komedine "Kujdes, kafshon". "Ne kete komedi luaja gruan e Ndricim Xhepes. Ne fund te kesaj komedie kam pasur nje puthje me Ndricim Xhepen. Ishte nje puthje qe do te mbyllte dhe komedine. Shume me e veshtire me eshte dukur puthja ne filmin "Vjeshta e trendafilave", thote Arta Mucaj. Ndersa ne serialin "Njerez dhe fate", ajo ka luajtur rolin e nje menaxhereje ne rrethin e prostitucionit dhe droges ne Shqiperi, e cila perfundon deputete ne Parlament. ****zmatikja prishtinase, sheh si celsinb e suksesit te saj punen e palodhshme, kembenguljen dhe serish punen. Per shtate muaj te plote ajo eshte stacionuar ne Shkup, ku ka realizuar dy projekte. Dy shfaqjet jane punuar me dy regjisor te njohur maqedon, te realizuara ne gjuhen shqipe. "Babai i trimbergut" me regji te Slobodan Rukovskit dhe "Dervishi dhe vdekja" me regji te Vladimir Melqinit. Per Arten, ky vit vleresohet si viti me intensiv ne karrieren e saj. "Une nuk e ndaj Tiranen nga Kosova. Nuk i kam shkeputur lidhjet me Tiranen. Shpesh iki ne Tirane. Prishtine-Tirane ‚??Shkup jane tri pikat ne te cilat "stacionohem" here pas here. Bazen e kam dhe besoj se do ta kem ne Prishtine", thote aktorja.

"Ne artistet mbetemi gjithmone femije"

"E mbaj ne mend, kur kam qene femije, ne disa seriale, aktoret shqiptare ne skene kane bere puthje. Me kete dua te them se une nuk jam e pare qe kam thyer akullin, ndoshta e kam thyer akullin per kete faze te kohes, por absulitisht nuk jam e para", thote Arta. Ajo pohon se si aktore duhet ti perkushtohet me tere qenien e saj profesionit, megjithese nuk eshte e lehte. "Une mundohem te mos e teproj. Kesaj i frikesohem. Nganjehere nuk me ka pelqyer se si eshte xhiruar ajo apo kjo skene. Une ndoshta e kam menduar me te thjeshte, me te ndricuar. Mirepo keto gjera une nuk i kam ne dore, sepse nuk mund ta shoh as montazhin, e as momentin kur xhirohet", thekson ajo. Sipas saj artisti duhet t'i kete se paku kushtet minimale, ne menyre qe te mos mendoj per imtesirat, si rryma, uji. Intelegjente e kembengulese, ajo nuk harron ledhatimet e prinderve, llastimet. "Ne artistet sikur gjithmone mbetemi femije. Gjithmone kemi nevoje per llastimet dhe perkdhjeljet e prinderve. Kam perkrahjen e tere familjes sime. I dua dhe i respektoj", thote Arta. Te vetmen gje qe do te ndryshonte nga karakteri i saj, eshte ndjeshmeria e madhe qe e ka. "Jam ekstreme. Dike ose e e dua shume, ose jo", thote Arta.

Qershija
15-01-2005, 20:39
Rrefimi i kengetares: Kjo eshte historia ime amerikane


Anita Bitri: Tani nuk nxitohem me








Anita Bitri e shkeli serish Tiranen, pas nente vjetesh. Gjeti pallate te pikturuara, rruge te bukura dhe te ndricuara, nje lume te paster ne mes te qytetit, dhe asnje kioske.
Iu duk nje qytet i bukur. Dhe njerezit nuk e kishin harruar. Qe ne aeroport e ndalonin, e pershendesnin dhe e pyesnin: "Ku ke qene? Ka kohe qe nuk te shohim!"

E takojme ne hotel "Mondial" dhe ajo ka ndryshuar. Ajo ka hedhur tej kilet e teperta, me floket e gjate, pak te dredhur, dhe zerin, ndoshta paksa me te pjekur. Ka ardhur te prezantoje albumin e saj te ri "cdo gje eshte e mundur"; ka ardhur te shohe gjerat qe kane ecur me nje vrap te cmendur; te takoje miqte e hershem e te tregoje historine e ikjes se saj. Tashme ajo mendon se eshte pikerisht nje nderthurje: Anita e viteve '90, te lena ne mes, dhe ajo e viteve 2000. Dikur i kendonte nxitimit, tani mendon se eshte ndryshe.

Anita, ju sjell ne Shqiperi albumi juaj i ri "cdo gje eshte e mundur". Veconi dicka prej tij?
Ne kete album une shfaqem si kantautore, kendoj me vajzen time, Siboren, e cila tani ne gusht behet 8 vjec. Keto jane per t'u vecuar, apo jo? Po ashtu, per kete album bashkepunoj me nje kompani amerikane dhe kendoj me kengetare amerikane. Stafi amerikan i ketij albumi ka nisur tanime te punoje remikset e kengeve te mia, per stilin dans, per ne klubet e Shqiperise.

Kenget jane shume te vecnata, pasi perfshihen te gjitha sferat e jetes: jane gezimet, dhimjet, emigracioni, nostalgjia, dashuria, mbase nje dashuri e humbur, por e forte, nje deshire e cmendur per t'ia mbathuar me korvete...

Ju thoni se gjithcka eshte e mundur. cfare eshte e pamundur per Anita Bitrin?
Asgje nuk eshte e pamundur. Nese dikush i ve nje synim vetes se tij, cdo gje eshte e munddur. Me pak besim, kurajo, dhe shume, shume pune, gjithcka eshte e mundur.

Dikur, para 9 viteve, ju e late Shqiperine. Si ndodhi qe iket?
Kam ikur, per here te pare, me nje kontrate pune me nje grup te muzikes popullore per te kenduar ne nje restorant, nder me te njohurit ne Nju-Xhersi. Por mua me ndodhi qe qendrova ne Amerike, edhe pas 9 muajve pune qe kisha nenshkruar kontraten. Ndodhen dhe trazirat e vitit 1997. Lindi edhe vajza ime, Sibora, e cila sot ka marre pasaporte amerikane, sepse ajo lindi ne Amerike. Te gjitha keto bene qe une te qendroja ne Amerike. Po ashtu, edhe dokumentet. Une u paraqita atje si kengetare, ndersa avokati im, qe do te merrej me kete gje, gaboi, duke me paraqitur si azilante politike. Por ata nuk mund t'i lejojne keto gjera. E anulluan qendrimin tim atje, dhe tani, pas kaq shume kohesh, une kam arritur ta siguroj qendrimin tim ne Amerike dhe kam te drejte, me se fundi, te udhetoj ne te gjithe boten.

cfare eshte Amerika per ty?
Amerika eshte nje shtet shume, shume i civilizuar, me nje hapesire shume te madhe krijuese, ku cfaredo qe mund t'i kerkosh vetes, atje mund ta gjesh.

Pas kaq kohesh, mendoni se ekziston vertet ajo historia e famshme e "enderres amerikane"?
Historia e "enderres amerikane" nuk ekzisiton. Ajo shfaqet vec ne ekranet e kinemase, ne filmat ku cdo gje duket si enderr. Sepse "enderren amerikane" nuk e kane jetuar as amerikanet e vertete. As ata nuk jane te kenaqur ne Ameriken e tyre. Mund te kujtojme vetem zezaket qe vdisnin, ndersa ndertonin gradacielat. Pa pune nuk mund te prekesh asgje, asnje enderr.

Dikur ju kendonit "Mos u nxito, mos u gabo". A eshte nxituar Anita Bitri?
Une nuk e di ne ka valle ndonje njeri qe nuk nxitohet. Te gjithe njerezit nxitohen. Por une kam nje moto: ta kthej koken prapa, e te shoh te kaluaren time, dhe asnjehere nuk dua ta ndjek serish ate rruge. Pra, e shoh; e di qe eshte e kaluara ime, por nuk eshte rruga ku do te doja te ecja serish. Nese do te kisha rast per nje rinisje, nuk do te ecja nga ajo rruge.

Jeni shprehur se do te merrni pjese edhe ne festivalin e dhjetorit.
Kam, ne fakt, shume deshire, por pres qe te me bejne nje ftese per pjesemarrje. Kenga, besoj, nuk do te jete nga CD-ja, pasi ajo ka ato emocione qe une kam pasur dikur. Tani une jam ne Tirane dhe kam emocione te tjera. Une jetoj me momentin. Madje, dhe suksesin tim e shoh ne raport me momentin e jetes. Por jam e sigurt qe do te kthehem ne ate skene, me po ate ze, me po ate ritem dhe potencial, por shume, shume here me fuqishem.



"Publiku nuk me ka harruar"

Ate dite qe preku token, kur sapo zbriti ne aeroportin e Rinasit, Anita Bitri e kuptoi se askush nuk e kishte harruar. Shihte ngado njerez qe e therrisnin ose e pyesnin per mungesen. Dhe, ndersa harrohet pas detajeve, tregon befasine, perplasjen e saj me ndryshet ne Tirane. "Tirana ka ndryshuar e gjitha. Nuk e kisha pritur nje Tirane me rruge te bukura, me fasada te larta dhe ku ishin zhdukur kioskat. Kur ika prej ketej, lashe kioska gjithandej. Tani e gjeta Lanen te paster dhe piktura ne pallate. Me kane pelqyer shume te gjitha keto ndryshime". Por arsyeja e ketij kthimi eshte, ne fakt, muzika. Ajo e ka ndjekur qe andej, pertej Atlantikut dhe e shqeteson kjo rremuje ne muziken shqiptare, tendenca e vulgut dhe kopjimet. "E shoh se ne Shqiperi jane futur, me teper sec duhet, rrymat e muzikes popullore. Por une besoj se ky publik nuk meriton vetem muziken popullore. Po te sjellim ndermend muziken e bukur te festivaleve te viteve '70, '80, '90 te Vace Zeles, Anita Takes etj., mendoj se duhet te punojme pak me shume me muziken tone, muziken moderne shqiptare dhe te shmangim sa me shume tendencat e kengeve te huaja", - thote ajo.

Qershija
15-01-2005, 20:53
Ardit Gjebrea: Nuk me keni njohur


Per te kjo eshte menyra me e mire per t'iu thene "Te dua!", te gjithe njerezve te tij te dashur, jo vetem familjes, miqve, por edhe publikut. Pas 6 vjet mungese, Ardit Gjebrea kthehet serish ne Pallatin e Kongreseve, per te promovuar albumin e tij te trete "Ja ku jam". I planifikuar per tu zhvilluar vetem naten e Shen Valentinit, per shkak te interesimit te madh te publikut, i cili gjithashtu e ka konsideruar kete eveniment si nje dhurate dashurie, do te zhvillohen dy koncerte, ne datat 14 dhe 15 shkurt. "Deshirojme qe kete koncert t'ia dedikojme te gjithe te dashuruarve dhe mendoj se Arditi eshte personi me i pershtatshem per ta bere nje gje te tille", - eshte shprehur kantautori i njohur italian Gaxibo, producent artistik i albumit "Ja ku jam". Per italianin qe ka kuruar dy albume te Gjebrese, ky i fundit eshte me i miri. "Mendoj se ky eshte albumi i pjekurise se Arditit, nje album i cili permbledh te gjitha eksperiencat e tij, ato te diskut te pare, te "Projekt Jon", gershetuar me muziken e se ardhmes. Ai eshte si vera e vjeter, qe hapet ne kohen e duhur", - shton ai. Por duket se edhe vete kantautori shqiptar, eshte i te njejtit mendim. "Ne kete album une jam me i pjekur, me me kohen, me modern, me i fuqishem."

Pas nje shkeputjeje prej 6 vjetesh, cfare perfaqeson per ju ky koncert?
Shume energji, shume mund, shume djerse, por pse jo edhe magji. Kam bere te gjitha perpjekjet, kam shfrytezuar te gjitha njohjet e mia, per te bere dicka te vecante, te sjell ketu instrumentiste italiane, balerinet ruse, studente te Akademise se Arteve, Gaxibon, si producent artistik, etj. Por nuk mund te mos permend faktin qe pas spektaklit qendron regjisorja, Vera Grabocka. Do te jete nje formacion prej 31 vetesh ne skene dhe 14 balerine, nje ushtri e tere. Persa i perket ndricimit dhe fonise, ajo u eshte besuar specialisteve te ardhur nga Greqia, por edhe stafit shqiptar te Gezim Tufes. Nje bashkepunim shqiptaro-greko- italiano-rus.
Pse keni zgjedhur daten 14 shkurt per promovimin e albumit tuaj?
Nuk mund te gjeja dot menyre me te mire per t'i thene "Te dua!", publikut tim. Por publiku me eshte pergjigjur perpara se une t'ia thosha nje gje te tille, me interesimin e tij. I detyruar nga kerkesat e tyre, por edhe nga dashuria qe kam, do t'u dhuroj dy nete spektakel. Une jam shume i lumtur qe do te jap nje tjeter koncert ne daten 15, sepse mendoj qe pas ****kimit te nje nate me pare, koncerti i dyte do te jete nje shperthim. Do te kisha dashur te kishte dhe nje date 16, por kjo eshte e pamundur, sepse ekipi grek dhe instrumentistet italiane nuk do te jene. Por mendoj se do te jene koncerte shume te bukura, megjithese nuk me takon mua qe ta them nje gje te tille.

Ku ndryshon ky album nga dy te paret?
Ky album jam une. Jo se ne dy te paret nuk ka qene keshtu, por kete here jam une me i pjekur, me me kohen, me modern, me i fuqishem, jam une ajo bisha artistike, nese do ta quaj veten keshtu. Kete here, i kam te gjitha piket e mundshme qe te shperthej.

Kujt ia dedikoni kete koncert?
Ashtu si edhe e kam bere dedikimin tim ne album, kete koncert ua dedikoj familjes sime, nenes, bashkeshortes, djalit, babait qe me mungon, por qe ai eshte.

Cila do te jete kenga qe do te hape koncertin?
Kenga e pare qe do te hape koncertin eshte "Flas me henen", por se nga do te dal nuk ua them, por do te dal andej nga s'ka dale askush deri me sot.

Pervec krijimeve te albumit te ri, do te kete edhe kenge te albumeve te tjera?
Krahas kengeve te reja, do te kendoj edhe 4 kenge nga albumi im i dyte, sepse deshiroj qe te vendos nje kontakt me te afert me publikun dhe ai te kendoje bashke me mua.

Ke do te veconit si kengen me te bukur te koncertit?
Nuk mund te vecoj se cila eshte me e bukura, pasi per mua jane te gjitha te tilla‚?¶Por mendoj se kenga me e bukur e koncertit, do te jete publiku.

Mund te zbuloni ndonje detaj‚?¶
Nuk do te doja te zbuloja shume detaje nga koncerti, sepse do te doja qe i pari qe do ta shijoje kete koncert, te jete publiku i salles. Do te kendoj, kercej‚?¶, te jeni te bindur qe do te jem i paparashikueshem. Ende nuk me keni njohur.

Administratori
06-02-2005, 18:16
Vesa Luma, Rona Nishliu dhe Teuta Kurti




Kush me shume e kush me pak, te tri vajzat qe u kualifikuan ne dhjete me te miret e ‚??Etheve...", zune t'i quanin ‚??etheiste', edhe ne Prishtine, edhe ne Mitrovice. Por tash qe fituan nje cmin ne Festivalin e Kenges ne RTSH me kengen ‚??Flakaresha', kendej e andej kane nisur t'i therrasin "Flakareshat". Sa shume bene nje kenge, apo nje titull kenge per te te ndryshuar jo vetem emrin apo pseudonimin, por diku edhe me ne thellesi, rrugen jetesore dhe shikimin mbi bote, dhe bota mbi to.

Vesa Luma

Vajza biondine , Vesa Luma, e lindur nga nje nene pedagoge dhe babai Nait Luma (i ndjere), njeriu i cili per vite me radhe punoi me kulturen duke drejtuar edhe institucione me rendesi kulturore, arsimore dhe sportive, qysh ne femijeri ishte rritur me kengen. Dalja dhe skene ne moshen pesevje care dhe tregimet e babit dhe te gjyshit per Shqiperine, keto enderra e rriten te bukur dhe me dashurine e paskajshme per keto pasione. Ne "Ethet... e vitit te kaluar", kur vajti per te bere nje emision per Televizionin e Kosoves, ne gjithe ate turme te rinjeve qe po prisnin, vajza e pasionuar pas kenges dhe Shqiperise, per nje cast e flak njerin mikrofon (te gazetares e merr nje mikrofon tjeter (te kengetares). Ishte e para qe hyri per t'i intervistuar, por "mbeti n'te". Kendoi nje kenge qe e kishte per zemer, dhe mban mend qe tere kohen, syte i kishte te mbyllur, nga droja e anetareve te jurise. Kur perfundoi kenga, komentet ishin te mira, sidomos te Alfred Kacinarit. Dhe keshtu, jave pas jave, duke u misheruar me kengen dhe me Shqiperine aq te enderruar, arriti te shkoje deri tek java e gjashte. "Per mua e rendesishme ka qene paraqitja sa me e mire ne "Ethe...". E kisha percjellur me shume vemendje edicionin e kaluar, dhe isha e bindur se nese dikush don te tregoje vlerat e veta te mirefillta, ajo mund te behej pikerisht ne "Ethe...". Edhe sot i kujton me shume dashuri ato jave ne Tirane, i shfletoj gazetat qe kane shkruar per te, i percjell xhirimet, mu sikur te kishin ndodhur ne shekullin e kaluar e jo vitin e kaluar. "per neve ka qene privilegji me i madh te merren kompozitoret me te medhenj shqiptare me ne, duke ia nisur qysh mbahet mikrofoni, kur duartrokitet, si qendrohet ne skene, si mbarohet kenga, etj. etj. jane keto pervoja te cilat kurre s'do t'i kishim marre ne kete forme kaq te persosur sic i morem gjate atyre tre muajve ne Tirane. c'tu them...ishte e papershkrueshme".

Dha skena e Tiranes u perserit ne festivalin e fundvitit, sic njihet. Kishte droje qe magjia e "Etheve..." nuk do te ishte ne festival, por u bind per te kunderten. "per kete kenge u pergatitem shume sa qe kur shkuam atje pritja ka qene jashtezakonisht e mire si nga organizatori e sidomos nga publiku, sa qe per shume momente na nxiti te mendojme qe ishim me te mirat. Per mua ishte hera e pare qe merrja pjese ne nje festival kaq te madh, dhe pervoja jo e mire ne njeren nga festivalet e Prishtines, ku kenga qe do ta kendoja nuk u pranua, disi jo vetem me ngushelloi, por edhe me krijoi vetebesim. Sic e dini kenga "Flakareshat" hyri ne finale dhe u kualifikua ne ‚??Festivalin Europian te te rinjeve'.

Vesa Luma eshte gazetare prezentuese ne Programin e megjesit ne Televizionin e Kosoves. Kjo pune ia merr periudhen e mengjesit, kurse ne universitet (Akademine e Arteve te Bukura, drejtimi komunikim masiv) shkon pasdite dhe ne mbremje. Zakonisht fundjaven e kalon me mamin dhe motren e vogel si dhe me shoqerine e saj, si dhe komunikon permes MSN me motren Mjellmen e cila studion ne SHBA. Ka pasur edhe ftesa te shumta per te kenduar neper lokale dhe mbremje, por te gjithave u ka thene "Stop", thote ajo me te qeshur "Sepse vertete edhe nuk i pelqej keto mbreme me tym duhani e alkool, e ne anen tjeter kam mjaft angazhime ne pune e fakultet".

Asaj nuk i pelqen te flas per vetveten. eshte e shoqerueshme, dhe ne shoqerine e saj dominojne meshkujt, "Kurse ne shtepi jemi te gjitha femra". I pelqen te gatuaje por me shume, kur ka kohe, paraditat e fundjaves te rrije ne pixhama dhe ta shikoje mamin tek gatuan me pasion ne soben me zjarr ku kercasin drute dhe prushi. Ne shtepi kane nje biblioteke te pasur me libra, sepse dikur kane pasur edhe librari familjare, dhe kohen me te madhe ne shtepi e kalon me libra. "Hm, te dashur nuk kam. Mezi po rri ne shtepi nga angazhimet. Dashuria lyp kohe dhe kujdes", thote me te qeshuren e saj karateristike, pse jo, edhe te sinqerte. Ndersa ne fund fare Vesa shprehet se karrieren e vet e sheh me shume si solokengetare, mirepo nuk do t'i iken bashkepunimit me Ronen dhe Teuten.

Vesa pret qe ne festivalin Europian te paraqiten me mire se sa ne festivalin e Tiranes. Kemi menduar qe te nderrojme lookun, por jo t'i ikim esences. "mbase do te dukem pak ndryshe. Tash i kam prere edhe floket, sepse mu bene monoton". Ende jane ne dileme a do te paraqiten shqip apo ne anglisht. Po presim ftesen. Te shohim.

Rona Nishliu

Si femije e ka dashur shume pianon, dashuri me te cilen eshte rritur. Ka marre pjese ne shkolle te muzikes, korin e shkolles, programet qe i mbanin per festa. E ka dashur shume edhe matematiken, lende te cilen e ka mesuar dhe ushtruar ne cilendo rrathane. Dhe tash si sudente ne Universitetin Amerikan te Kosoves (administrim te biznesit), njohja e gjuhes angleze si dhe matematika i kane ndihmuar shume. Pse nuk zgjodhi psh muziken. Per kete Rona na u pergjigj se prej shkolles fillore e ka pasur nje ide qe te studioje ekonomikun, frymezim kete nga prinderit, te dy ekonomiste. "Muziken e kam me shume se pasion. Kendoj, edhe kur mendoj. Kendoj ne cdo kohe. Mirepo nuk kendoj kur ne nje ndeje ta zeme, cohet dikush dhe me thote: "kendona nje kenge", atehere nese kam inspirim per te kenduar, mire, perndryshe nuk kendoj jashte deshires sime".

Lajmerimi qe do te mbahen "Ethet..." edhe ne Prishtine e ngacmojne se tepermi, sidomos kur degjon se do te kete shume konkurence. Kur i tregon Vesa, e cila punonte ne RTK se njemend do te vije Juria e "Etheve...", Rona niset jo me bindjen qe do te fitoje, por te vleresohet nga profesionistet dhe te realizoje enderren qe te punoje me ata emra. "Njehere gati vendosa te mos paraqitem, por duke qene pjesetare e nje kursi te gjuhen angleze, ishin profesori dhe koleget te cilet per cudine time, si ne kor me luten qe te shkoja. Para Pallatit te Rinise ne Prishtine ishte nje turme prej mijera vetesh, dhe nje vajze nga Tirana me emrin Ani te cilen nuk e njihja as me njihte, por qe me vone kuptova se ishte nje lloj mbikqyrese e "Etheve...", me nxiti qe te hyj ne sallen e gares, nga nje dere tjeter. Une hezitova. Por po te mos hyja ne ato momente, atehere do te ngelja deri ne mbarim te dites qe te prisja radhen. Nuk e di cka i beri pershtypje Anit, mbase pamja ime... por mund ta falenderoj per kete ndihme ‚??teknike' qe me dha".

Per Ronen, ‚??Ethet..." kane qene nje perjetim interesant, sepse ishte shansa me e madhe qe u eshte dhene talenteve te kendimit. Ne finale ka arritu te jete e pesta. "Deri tek ajo mbremje, kam qene e relaksuar, por disi ate mbremje kisha nje parandjenje qe do te bie, gje e cila me beri te jem me e pergatitur ne skene, ne menyre qe mos ta marr tragjikisht renjen. I permbahem nje teorie qe edhe humbjen edhe fitoren duhet ta perjetojme njejte, sepse dihet qe vetem njeri fiton. Megjithate mund te them se asnjehere nuk e kam dhene maksimumin sepse ‚??Ethet...' nuk i kam marre si gare por si spektakel, pjese e se ciles kam qene edhe une". Ajo kujton se vitin e kaluar ka qene maturante, dhe ka pasur shume mirekuptim nga profesoret, kujdestari, drejtoresha e sidomos shoqet dhe shoket e klases. Ne njeren nga mbremjet e spektaklit, duke qene ne ekskursion neper Shqiperi, ata ishin ne publik gje qe ka bere qe Rona te ndjeje me shume pergjegjesi ndaj vetes, skenes, kenges, paraqitjes.

Dhe pas tere kesaj erdhi edhe festivali. Per Ronen, vajzen e cila ne Shqiperi la shume pershtypje me floket e saj, shprehet se atje eshte nisur me idene e nje paraqitje shume te mire dhe synimi i saj ka qene te jene sa me reprezentative, si me kenge, si me paraqitje skenike, me nje fjale nje paraqitje komplete. "Ne kete festival me prestigjioz shqiptar ku konkurenca eshte shume e madhe, na kane pritur mire, sidomos publiku i cili na njihte nga ‚??Ethet...".

Ronen , ashtu sic e kane pare ne skene, ashtu eshte edhe ne jeten e perditshme. "Une nuk e kuptoj pse disa njerez ndryshe thone qe jane ne skene, e ndryshe ne jeten e perditshme. Nuk e di pse ky transformim, per te mos qene vetja jote. Nese vertete e jep shpirtin atehere je artist". Kete e thote me pasion, mu sikurse kur e shihnim ne skene. Me pasion flet edhe per dashurine e saj. "Jemi njohur diten e praneveres, vitin e kaluar, pak dite para se te paraqitesha ne ‚??Ethe...". I eshte gezuar suksesit tim, duke me nxitur qe te vazhdoje me tutje, perkrahje te cilen e kam pasur shume te nevojshme. Sa kam qene ne Tirane, tere kohen komunikonim permes MSN, kembenim e-maila, e ne te rralle edhe flsinim ne telefon, sado qe kur jam larg telefonin nuk e kam mjet shume te dashur komunikimi. Tash qe jemi afer, ai me nxit shume per pune dhe kjo nxitje eshet reciproke".

Rona , nga ana e saj, ka deshire qe me Teuten dhe Vesen te funskionojne si Trio, por jo vetem me nga nje kenge ne vit, por te punojne me shume ne kete drejtim, te kene se piku nje album te perbashket ne vit, krahas paraqitjeve individuale. Por jane kushtet ato qen uk ofrojne shume, prandaj ajo preferon ta mbaje si enderr idene e saj. Per festivalin Europian te te Rinjeve, Rona ka te njejtin qellim si ne Festivalin e Kenges ne RTSH, mirepo ketu pergjegjesia eshte me e madhe. "nuk ma merr mendja qe do ta nderroj lukun, sepse nuk me pelqejne ndryshimet ekstreme te cilat nuk kane te bejne me stilin e njeriut, edhepse keto ndryshime, drastike kerkohen shume tek ne".

Teuta Kurti

eshte me e reja nga shoqet. E lindur ne nje familje muzikantesh, teuta qe vogelushe ishte e inspiruar nga i vellai qe merej me rock. Poashtu e vogel i percjell te gjitha koncertete e te vellait dhe qysh 4 vjecare ka kenduar kenget e Maria Carey dhe kenge tjera, sidomos ne gjuhen angleze. Pas tri vitesh e nis shkollen e ulte te muzikes ne Mitrovice, ne piano. Sado qe behet nxenese e mire e le pas sepse zeri i vajzes se vogel kishte lindur per kendim. "Kam qene mjaft e pranishme ne paraqitje te ndryshme, duke nisur nga pjesmarrja ne kore muzikore, percjellje te kengetareve te ndrysheme, etj. Para disa viteve per here te pare kam kenduar ne "Jam sassion" ne Mitrovice, dhe per njefar kohe e kam vazhduar". Paraqitja e pare publiku, para "Etheve...", per Teuten ka qene pjesmarrja ne festivalin ‚??Polifest 2002" ku njesoj si ne "Ethe..." publiku dhe juria e priti shume ngrohte dhe ne kete festival u shperbleu me cmimin, ‚??Interpretimi me i mire ne dy netet', ne ate per te rinj dhe zbavitese. Pjesmarrja ne ‚??Ethe...' per mua ka qene me shuem se sa nje sfide.

Teuta eshte maturante ne shkollen e mesme te muzikes "Prenk Jakova" ne Prishtine. Pervec mesimit ajo merret vetem me muzike. "cfaredo qe te punoj, e lidhi me muziken". Hobi i saj eshte basketbolli dhe sa here te kete kohe ka deshire te luaj basketbolli me shoqeri ne Palestrat e Sporteve ne Prishtine dhe ne Mitrovice.

Per zerin e saj, Teuta shprehet se "Zeri me ngjyre ‚??black' me pelqen me se shumti. Edhe i ngjirur qofte. Per kete me ka ndihmuar me se shumti lenda e ‚??solfegjos'. Nese nuk i merr ato hapa nje kengetar do te kete probleme me vone. Oret e solokendimit gjithashtu kane pasur nje rol te vecante ne ze sepse klasika qe mesohet ne solokendim eshte baza e te gjitha zhanreve tjera te muzikes. Kengetareve te rinj i kisha sugjeruar qe te bashkepunojne me profesore te solokendimit".

Kur nuk eshte ne shkolle ose kur nuk luan basketboll, teuta merr pjese edhe ne disa minikoncerte qe mbahen ne kafiteri te ndryshme sepse sic thote ‚??Nuk punoj gje tjeter, kete pune e kam te dores se dyte, ndaj edhe ne te njejten kohe fitoj pervoje gjindshmeri ne skene e kontaktet me publik, megjithese, kohet e fundit i kam rralluar paraqitjet".

Edhe Teuta, ashtu si dy shoqet e saj Vesa dhe Rona me te cilat eshte njohur edhe me heret, por qe vitin e fundit, pas ‚??Etheve...' kane bashkepunuar, mendon se pasi qe punet po ecin per te mbare, ato do te vazhdojme se bashku te kendojne se bashku. ‚??Nuk mendoj ta le anash solo-****eren time. Po munda, atehere do te doja t'i mbaja te dyjat'.

Te tri keto vajza te cilat jane shoqe, por kane njekohesisht edhe shoqerine e ndare, ashtu sic duan te jene njekohesisht bashke, por edhe si solokengetare, me padurim presin per tu paraqitur ne "eurosong' per te rinj dhe natyrisht atje te deshmohen. Ato nuk harrojne t'i pershendesin miqte ne Tirane, kompozitoret, miqte e ‚??Etheve..." ashtu si edhe Aiden dhe Armendin per perkrahjen e pakursyeshme, sepse jo vetem qe kengen konkuruese ‚??Flakareshat", ua punuan pa pagese, por u kujdesen edhe per paraqitje dhe gjithe cka te beje me kengen.

AlbShkodra
03-03-2005, 22:12
Cani Lazoja

Mundohem ta modernizoj muziken tone te vjeter

Cani Lazoja u lind ne Ulqin ne vitin 1978. Me muzike ka filluar te merret qe si femije. Ne vitin 1993 se bashku me MC Sandrin ka krijuar grupin "Piratet".
Deri tani ka nxjerre gjithsej pese albume. Albumi i tij i pare me titull "Ne parajsen tone" ne bashkepunim me kengetaren Enkela Bisha ka dale ne vitin 1995. Ne vitin 1996 me grupin "Piratet" realizon albumin "Gjeneracioni i fundosur 1", ku hit ishte kenga "Ani mori nuse" e kenduar ne bashkepunim me Rambo Amadeus dhe Leke Dedvukaj, kurse me pas "Gjeneracioni i fundosur 2", ku vecohet kenga "Vaj si qenka ba dynjaja", ku vokalist ishte kengetari i mirenjohur Bashkim Alibali.
Ne vitin 2002 Cani nxjerr albumin e tij te katert "Kujtimet e veres" nen produksionin "Lori" nga Prishtina, ndersa ne vitin 2004 albumin "Albanian party" qe pati sukses ne rrafshin mbarekombetar.
Nderkohe, po punon ne nxjerrjen e albumit te ri per te cilin thote se pritet te dale ne vere.

Koha Javore: Z. Lazoja, Ju keni filluar te kendoni si femije. Kush e ka zbuluar ne fakt talentin Tuaj?
C. Lazoja: I pari qe e ka zbuluar talentin tim ka qene vellai im Nexhati, i cili tani jeton ne Kanada. Po ashtu edhe babai me nxiste te vijoja muziken dhe kendimin.
Sic e theksuat edhe ju, kam filluar te kendoj qe ne femijerine e hershme. Mbaj mend se kenga ime e pare qe kam kenduar para publikut ka qene "Sempre, sempre", qe e kendoja se bashku me vellain tim neper restorante te ndryshme te Ulqinit ne vitet z80, pra ne kohen e lulezimit te turizmit.

Koha Javore: Jeni ndoshta nder te paret jo vetem ne skenen muzikore shqiptare ne Mal te Zi, por edhe me gjere, qe keni filluar te kendoni nje lloj tjeter te muzikes, te njohur si rap. Si Ju ka pritur publiku ne fillim?
C. Lazoja: Ne fillim kur kendoja rap njerezve u dukej dicka e cuditshme sepse ishin te pamesuar me kete stil te ri te te kenduarit. Por, te rinjte e pranuan shume mire kete lloj kendimi dhe me pelqenin.

Koha Javore: Kush i shkruan tekstet e kengeve Tuaja?
C. Lazoja: Deri me tani te gjitha tekstet i kam shkruar vete. Po ashtu edhe shumicen e kengeve i kam komponuar vete.

Koha Javore: Ku e gjeni frymezimin per shkrimin e teksteve?
C. Lazoja: Inspirimi varet nga momenti. Kam balada autobiografike e po ashtu kam edhe kenge shperthyese te vallezimit ku teksti duhet te jete sa me ritmik.

Koha Javore: Sa natyror jeni kur kendoni?
C. Lazoja: Mendoj se jam qind per qind i perqendruar ne muzike dhe ne interpretim kur kendoj. Vetem nje sekonde ne qofte se largohesh nga perqendrimi, kenga me nuk ka vlere.

Koha Javore: Keni filluar te kendoni muzike rap, nderkohe kohes se fundit Ju shohim duke kenduar edhe muzike popullore. Pse gjithe kjo permbysje?
C. Lazoja: Kete e bej nga fakti se kohes se fundit muzika komerciale ka marre hov te madh dhe me teper per shkaqe perfitimi sepse nga arti gjithe keto vjet szkam bere asgje. Mendoj se shqiptaret nuk e cmojne muziken e nivelit te larte. Jemi edhe vete deshmitare se muzika orientale si dhe nje lloj i muzikes ballkanike eshte duke e zevendesuar muziken tone te mirefillte popullore. Por, une mundohem qe muziken tone te vjeter ta modernizoj pa i bere dem asaj.

Koha Javore: Duke qene se punoni si DJ ne Radio "Elita" dhe keni mundesi tzi percillni me teper rrjedhat e muzikes moderne shqiptare, cfare mendoni per grupet e reja shqiptare te muzikes moderne?
C. Lazoja: Vetem dy vitet e fundit muzika moderne shqiptare ka arritur nje nivel te kenaqshem duke e krahasuar me muziken moderne boterore sa i perket orkestrimeve dhe produksionit. Po ashtu edhe tekstet jane tani ne fryme me kohen.

Koha Javore: Ne qofte se nje dite do te vinte nje moment zgjedhjeje ndermjet dy pasioneve tuaja, kenges dhe DJ, ke do te zgjedhnit?
C. Lazoja: Si DJ kam punuar per shkaqe financiare sepse kenga ka qene pasioni im i pare qe e kam provuar ne jeten time. Ashtu si dashuria e pare qe ngelet, edhe per mua kenga ngelet pasioni i pare.

Koha Javore: Me cilin kengetar shqiptar do te deshironit te bashkepunoni?
C. Lazoja: Do te doja te bashkepunoja me Genta Ismailin...

Koha Javore: Gjate intervistes dukeni njeri me humor. Cili eshte Cani ne jeten e tij private?
C. Lazoja: Edhe ne jeten private me pelqen humori dhe jam shume optimist.

Koha Javore: Pse albumet Tuaja kane pasur me teper sukses ne Kosove sesa ne Shqiperi?

C. Lazoja: Meqenese ne fillim te karrieres sime kam pasur bashkepunim me produksionet nga Kosova, ku tregu muzikor eshte me ne nivel, kurse distribuimi i albumeve me profesional sesa ne Shqiperi, e kam pare te arsyeshme qe te depertoj me shume ne Kosove dhe te gjithe propaganden e kam bere atje. Por kohes se fundit produksionet kosovare kane filluar te bashkepunojne me ato nga Shqiperia dhe albumi im i fundit gjendet ne shitje edhe ne Shqiperi nen produksionin e Shtepise Diskografike "Supersonic".

Koha Javore: Keni realizuar disa albume, megjithate nuk keni marre pjese ne ndonje festival. Nuk keni tentuar apo?
C. Lazoja: Sa i perket festivaleve shqiptare, ato nuk jane ne nivel dhe jane festivale familjare. Po ashtu mendoj se muziken time nuk mund ta vleresoje nje njeri i moshuar sepse ne kohen e tij kjo muzike nuk ka ekzistuar.

Koha Javore: Si eshte pritur realizimi Juaj i fundit me Leonora Rugoven?
C. Lazoja: Ky realizim per xhirimet e programit te Vitit te Ri te Shtepise Diskografike "L&I Company" eshte mirepritur si ne Ulqin ashtu edhe ne Kosove.

Koha Javore: cfare jeni duke punuar aktualisht?
C. Lazoja: Jam ne perfundim te incizimit te vokaleve per kenget e albumit tim te ri, i cili pres te dale ne shitje ne fillim te veres. Besoj se do ta kete suksesin e albumit tim te fundit.

Koha Javore: Me ke keni bashkepunuar ne realizimin e ketij albumi?
C. Lazoja: Ne kete album kam bashkepunuar me MC Sandrin, Leonora Rugoven dhe Hana Cakulin. Po ashtu per hapjen e albumit kam bashkepunuar me prezantuesen Renata Dragusha. Ndersa, sa i perket regjistrimeve ne studio kam bashkepunuar me Studion "Muzikaulqinit" dhe "Albaton".

missks01
06-03-2005, 13:53
Si mund te arrish sukses si kengetare kur motra jote eshte nje nder kengetaret me te mira ne vend? Lerja ne dore Zanfines ti japi zgjidhje ketij problemi. Zani i vogel eshte bere tashme Zanfina dhe cdo dite e me pak njerez i referohen asaj si motra e Adelines."Gajdexhiu" dhe "Cocaina" jane dy hite te cilat e vendosen perfundimisht ne harten e muzikes shqiptare e tashme Zanfinen mund ta shohesh kudo ne koncerte e programe televizive.Gjate kesaj interviste, jam munduar qe te mos e bezdis duke i bere pyetje mbi Adelinen, pasi jam i sigurt qe ne cdo interviste qe Zanfina ka dhene deri me sot, te pakten 2-3 pyetje kane qene rreth se motres. Dhe pyetjen e vetme qe i kam bere ne lidhje me Adelinen ka te beje thjesht me nje lajm qe po qarkullon kohet e fundit mbi nje duet te tyrin i cili do perfshihet ne albumin e ri te Adelines dhe qe ne fakt na qenka i vertete.Sigurisht qe se bashku me kete interviste po publikoje edhe foto (11) te Zanfines te cilat do ti gjeni ne rubriken "Paparazzi"... pra behuni gati, merreni nje ekspreso ne dore qe te mos coheni nga vendi pasi intervista eshte pak e gjate, por ja vlen ta lexosh nga fjala e pare deri ne te fundit...e kete nuk e them thjesht se ne fund Zanfina ma premton nje puthje. Hutsa!



Elbino- Perse jane motrat Ismajli kaq HOT ? :)

Zanfina: Wow! Nuk e besoja qe kjo interviste do te fillonte me nje pyetje e cila mua me shpall "HOT",hahaha! Sidoqofte,do ta pranoj si kompliment.,por cdo pergjigjje e imja do te lejonte dyshimin e lexuesit per autoreklame,prandaj e kam veshtire te pergjigjem.Megjithate do te mundohem...Adelina eshte nje tip qe fare nuk heziton te shpreh ate qe ndjen,dhe nuk can koken per kritika negative perderisa ajo eshte e kenaqur me veten,gje qe reflekton edhe tek publiku i saj.Tek une eshte pak me ndryshe.E shoh veten si vajze shume me e permbajtur,sepse jam motra e Adelines per te cilen flitet cdo dite prej se ajo kendon,dhe si e tille tash mua me sterzmadhohet cdo gjest.Pra,me nje fjale nuk jam aq "HOT" sa dukem tash.Jam shume me "HOT"! Por nuk dua te dukem si e tille ne kete kohe kur gati cdo kengetare do te perndeze publikun me bukurine e vet.Dua qe te jete kenga ajo qe pelqen publiku,pastaj une.Kur te arrij cakun qe ia kam parashtruar vetes,atehere do te guxoj te tregoj se sa "HOT" jam ne te vertete.


- Me pelqen shume versioni juaj i kenges "Gajdexhiu". A do degjojme me shume kenge te ketij gjenri muzikor ne albumin tuaj te ardhshem?


Eshte kompliment i madh per mua qe pelqeni "Gajdexhiun",ne kohen kur nje numer i madh i degjuesve parapelqen muzike te bastarduar.Kete e them pa dashur te ofendoj askend,por fatkeqesisht,eshte fakt i cili qendron.Mirepo,jam shume e vendosur qe te kendoj kenge te stilit "Gajdexhiu",sepse rinia jone shume pak e di se sa i begatshem dhe i bukur eshte folklori jone.Dhe une dua qe te degjohet muzika jone autoktone,te vetedijesohemi se sa unik dhe i bukur eshte identiteti yne kulturor.Prandaj do te kendoj kenge shqipe,te modernizuara.Patjeter se do te kem kenge te stilit "Gajdexhiu" edhe ne te ardhmen.Ja qe ndodh qe nje fjali e bukur e dikuj,ne kete rast e juaja,motivon jo vetem mua,por cdo kengetar qe te vazhdoje nje rruge te cilen e ka filluar duke besuar ne sukses.


- E me qe folem per albumin e ardhshem...A jeni duke punuar per nje te tille.Mund te na jepni disa detaje?


Kam filluar vetem pregatitjet per albumin e ardhshem,pra jam ne fazen e perzgjedhjjes se ideve se si do te tingelloje si teresi.E ceka edhe me heret qe do te dominoje melosi shqip i moderuar,por mund te them qe do te jene me ritmike,me energjike,me te aferta per degjuesin e zakonshem.Ende jam ne dileme se cilat nga kater kenget qe realizova per programet festive te Vitit te Ri do te jene ne album.Ende jam ne fazen fillestare dhe do te punoj ngadale sepse dua te kem nje album te mire.


- Ne moshe te vogel keni marre pjese ne "Festivalin Kombetar te Femijeve" ne Shkoder, nderkohe qe tani ne moshe te rritur sikur i keni qendruar pak larg Shqiperise.A do ju shohim aty kete vit?


Eshte nje perparesi e jashtezakonshme per mua qe isha pjesemarrese ne "Festivalin Kombetar te Femijeve" ne Shkoder,sepse qysh si femije pata nje eksperience te bukur,ne nje festival qe konsiderohet mjaft pretigjioz.Te mos flas per gezimin tim kur u shperbleva.Vertet mbaj kujtime te mrekullueshme.Por pastaj pauzova,jo vetem me pjesemarrje ne Shqiperi,por ne lemine muzikore ne pergjithesi sepse isha ne kohen e adoleshences kur nuk preferohet te kendohet per shkak te permutacionit te zerit,por ishin edhe obligimet e shumta shkollore para meje.Perveq gjimnazit,kisha dhe shkollen e ulte te muzikes-dega piano,qe po mbaroja dhe vertete nuk do te mund ti arrija me sukses te gjitha.Por,tash kur kenga per mua eshte me shume se nje hobi,patjeter qe planifikoj te jem prezente edhe ne Shqiperi.Dhe kam fatin qe jam e ftuar publikisht nga z.Ardit Gjebrea i cili perveq qe paraqet nje artist te madh dhe te kompletuar per mua,eshte dhe nje mik i mire i familjes sone.Megjithate me tha qe ishte objektiv kur tha se i pelqeu prezantimi im,hahaha.

- Zanfina i kendon shpesh dashurise ndaj dhe ne kemi nje pyetje per te cilen duam nje pergjigje te sinqerte.Keni rene ndonjehere ne dashuri dhe a keni te dashur?

Hahaha,e dija qe do te kishte edhe pyetje te tille.Kenget e mia nuk jane autobiografike,edhepse i kendoj dashurise.Paj,te gjithe i kendojme dashurise,sepse ajo eshte ndjenja e cila me se shumti na duhet ne ketê kohe.Sigurisht verejtet tentimin tim qe ti ik pergjigjjes,hahaha.Kam nje princip te prere sa i perket pergjigjjeve ne pyetjet intime dhe vertete nuk preferoj te pergjigjem ne pyetje te tilla,sepse ckado qe them,dikuj do ti tingelloje genjeshter.Jeta private eshte shume e ndjeshme dhe preferoj ta mbroj nga vrazhdesia e show-biznesit.Dhe mos e kuptoni kete si nje injorim,sepse jam e sigurte qe ne nje pyetje te tille edhe ju do te pergjigjeshit njesoj.


-Nuk na e tha qe nuk na e tha!
A eshte e veshtire te kesh per menaxhere nenen tende? Dua te them, si reagon ajo kur ju kerkoni te visheni seksi apo kur ndonje djale kerkon te ju flase ne koncertet e aktivitetet e shumta ne te cilat merrni pjese etj.


Sigurisht pritni pergjigje te tipit klasik: "Mua mami nuk me perzihet,etj".Do te pergjigjem shume sinqerisht.Nena ime eshte dukagjinase tipike,shume e rrepte me vajzat e veta dhe nuk ka lejur ti ike tradites ne edukimin tone.Ok,ajo eshte grua moderne,por jo modernizim i cili ne raste te ndryshme mund te quhet shfrenim.Eshte ajo qe me kohe me ka mesuar qe skena eshte dicka krejt ndryshe nga jeta reale.Nuk kundershton aspak kur dukem atraktive ne skene,perkundrazi i behet qejfi kur dikuj i pelqen prezantimi im.Si cdo nene ne bote qe kenaqet kur femiu i saj korr sukses,por gjithashtu ajo na mesoi te bejme dallimin mes atraktivitetit dhe vullgaritetit.Ne jeten private eshte pak me ndryshe.Ajo eshte "bodigardi" me i rrepte qe ekziston,dhe nuk heziton te reagoje ashper kur dikush keqperdor miresjelljen time.Eshte e rrepte dhe me neve.Une i kam te kufizuara daljet,ne shtepi jam vetem vajza e saj e cila duhet ti ndaje punet e shtepise me motrat,nuk lejon kurrfare llastimi.Dikur kjo me pengonte,por tash e shoh vleren e ketij edukimi,sepse kjo gje me ka bere te jem me dy kembet ne toke dhe te mos me llastoje popullariteti.Perndryshe nuk eshte aspak e veshtire te kesh nje nene si timen menaxher.Perkundrazi,per mua eshte lehtesim,sepse ajo bart barren e prapaskenes per cdo gje.Mund te them qe me e veshtire eshte per te.


- "Cocaina" eshte kenga juaj me e fundit. A keni provuar ndonjehere droge?


Hahaha,jo, jo!Betohem qe ne jeten time asnjehere nuk kam provuar asnje lloj droge.Por nuk kam nevoje ta provoj per ti ditur pasojat e saj,sepse sic e kam cekur shume here,i takoj nje gjenerate te ciles droga ne Kosove ia ka marrur shume shoke e shoqe.Me fjale tjera,ma ka marre nje cope te bukur femijerie,sepse ata me te cilet dikur kalova castet me te bukura ne shkolle,lojera ne lagje,etj.,tash me ndodh te mos me njohin.Dhe kjo dhemb."Cocaine" eshte me se shumti nje ze dhimbjeje.Dhe fatkeqesisht,ne shume pak arsimohemi dhe pak jemi te informuar per kete fenomen trishtues,por eshte realiteti qe e shohim ne jeten e perditshme ai qe na vetedijeson.Eshte alarmant numri i narkomaneve tek ne.Ne i shohim cdo dite,dhe na dhimbsen,por mbetet me aq.E une nuk desha te mbetet me aq,por konkretisht bera "betejen" time kunder ketij fenomeni.


- Eshte e mundur qe te ju shohim ju dhe Adelinen ne nje duet?


Po.Tashme kemi paralajmeruar duetin i cili do te jete ne albumin e ri te Adelines,i cili shpejt do publikohet.Eshte nje duet interesant per te cilin jam e sigurt se do te kete komente nga me te ndryshmet.Por ia vlen te degjohet,sepse eshte i ndikuar nga realiteti i cili shpesh di te jete negativ.Me shume nuk do te zbuloj,sepse nuk do te jete pastaj nje surprize per degjuesit.


- Se shpejti ne Albaniac ne do prezantojme nje liste me 10 kengetaret meshkuj me seksi te muzikes shqiptare. Sipas Zanfines kush eshte kengetari mashkull me seksi ne muziken tone?


Uh...Vertete pyetje e veshtire per mua.Ndoshta pse me te gjithe koleget kam raporte tejet profesionale,dhe vertet asnjehere nuk i kam shikuar me syrin e shikueses se zakonshme,por si kengetare e cila pastaj ka debatuar me ta lidhur me kengen,videoklipin,etj.,te tyre.Ok,ne kemi kengetare qe mund te quhen "sexy",por sinqerisht nuk di emrin e cilit ta permend.Me mire qe adhurueset e tyre te votojne nje gje te tille.Paj,edhe sikur te permendja ndonjerin prej tyre,e di qe do te kisha nje armate vajzash kunder meje,e me besoni qe nje gje te tille nuk e deshiroj hahaha.


- Cila eshte gjeja me e cmendur qe ka bere ndonje fans i juaj per juve?


Keto pyetje po veshtiresohen,hahaha.Eshte me se e vertete qe kengetaret perballen me menyra te ndryshme te shprehjes se adhurimit,por rasti qe do ta permend eshte pak me i cuditshem.Motrat e mia,gjithmone me perjetonin si "Zani i vogel",dhe si duket askush nuk e paramendonte qe une nje dite do te rritesha,e aq me pak une.Isha si nje "dreq i vogel" qe mbeshtillesha rreth tyre Por,"Zani i vogel" u rrit,editova albumin tim te pare si tinejgjere,dhe une nuk kisha idene qe gjerat rreth meje kishin ndryshuar.Madje aq saqe motrat me morren me vete ne diskoteke.Me te hyre,nje djale u hodh ne toke para kembeve te mia,dhe e puthi majat e kepuceve te mija! Isha aq e turperuar dhe me dridhej buza qe te shkrehem ne vaj.Por,kjo nuk zgjati shume,sepse nje dite pas pranova nje buqete lulesh ku me kerkonte falje nese me ka bere te ndihem keq dhe e tera ishte sepse kishte pelqyer se tepermi kengen time "Kurre s'eshte vone".Pra fitova nje adhurues,dhe fillova te adaptohem me "Boten e qudirave te show-biznesit".


- Ku dhe me ke e kaluat Shen Valentini kete vit?


Per Diten e Shen Valentinit isha ne Peje duke iu kenduar kenge dashurie te gjithe atyre qe jane te dashuruar apo qe jane ne kerkim te dashurise.


- Eshte e vertete qe jeni grindur me Genta Ismajlin? Mund te na tregoni dicka rreth kesaj zenke?


Asnjehere ne jeten time e para nuk jam grindur me askend.Dhe nuk dua ta komentoj me shume kete pyetje.


-Na jepni 5 kenge te cilat nuk duhet ti mungojne nje festeje (party) ku eshte e ftuar Zanfina :)


Ok,do te provoj.Hmm...1.Telat-Faton Macula 2.Waiting for Tonight-.Jennifer Lopez 3.Hou cike-WSF 4.Sot mos thuaj jo-Jehona Sopi 5.Ama-NRG Band

Administratori
25-01-2006, 21:19
Frederic Ndoci
Rikthimi i nje Rebeli

"Katerina" eshte dopio disku debutues amerikan per Ndocin, nje kengetar italo-shqiptar, i njohur ne formimin e tij si artist nga fanset e muzikes se Frederik Ndocit.
Nuk jane vetem degjuesit e ekspozuar ne teresine e spektrit te se ardhmes se tij per te qene ne rangun e zerave legjendare (bariton, tenor, kundertenor), por Ndoci i fton degjuesit e kengeve te tij, te kendojne ne anglisht, spanjisht, italisht, greqisht, frengjisht dhe shqip gjithashtu. Mbeshtetur nga nje akustike dhe panorame tingulli sintetik, qe perfshin nje grup yjesh nderkombetare te muzikes dhe disa nga efektet me te mira zanore te ambientit te padegjuara me pare ne ndonje regjistrim popullor, Ndoci rreshqet lehtesisht permes nje peizazhi degjimor, qe leviz ne menyre konstante.

Frederik, prej vitesh jeni vendosur ne Amerike dhe keni ndertuar jeten tuaj atje. Para pak kohesh keni realizuar albumin tuaj te ri me kenge.
cfare perfaqeson ky album per karrieren tuaj?
Ka qene maji i vitit 1996, kur vendosa te largohem nga kontinenti plak i Europes. Arsyeja ishte objektive dhe subjektive. Nuk e di nese keni informacion per karrieren time para "96"-tes, por une debutoja neper skenat e ndryshme te Europes, me grupet: "Rose Rosse", pastaj me grupin "Pagina d'Album" e me vone do te behesha ortak ose bashkepronar i grupit per gati dy vjet. Ketu fillon edhe karriera dhe regjistrimi i CD-ve si "Federico e Pagina d'Album" me titull "Di tutto di piu". Kuptohet, me shume ishin kenge italisht dhe spanjisht. Gjate kesaj kohe ishte e ndaluar per mua qe te tregoja kombesine, pra nje shkaterrim shpirteror i pakrahasueshem per artistin. Por nevoja per te mbijetuar justifikonte vuajtjen. Pas pak kohesh erdhi edhe albumi i dyte "Sono Gitano" (Jam rrom, domethene pa atdhe). Disku u prit mire, por ne te njejten kohe filluan edhe rebelimet e mia. Bashkepunetoret po me preknin te ardhurat, domethene po tregonin se ndershmeria nga ana e tyre ishte tjeter planet. Kjo ishte edhe arsyeja qe une hapa gjyq ndaj tyre dhe karriera ime do te vazhdonte me nje grup te ri, "Les Bon-Bon". Grupi permbante elemente nga e gjithe Europa. eshte pikerisht grupi me te cilin kam ardhur ne Shqiperi ne vitin 1995 dhe kam dhene disa shfaqje.

Gjate kohes se qendrimit ne Itali, pothuajse te gjithe radiot dhe televizionet jepnin kenge dhe video nga albumet e mia. Isha rritur mjaft dhe per kete mund te deshmojne te gjithe bashkatdhetaret e mi ne Itali, Spanje, Gjermani, Zvicer, e te tjere. Gjate kesaj periudhe isha mjaft i kerkuar dhe i mirepaguar. Beja rreth 26 koncerte ne muaj dhe kjo ishte nje mesatare mjaft derrmuese duke pasur parasysh edhe levizjet gjeografike te koncerteve dhe oret qe shpenzoheshin per udhetim dhe shfaqje. Mendoni, duhej gjetur koha edhe per intervista ne radio apo televizione. Kisha nje skuader pas, pervec orkestres dhe ekipit plotesues te prapavijes dhe te gjithe keta paguheshin. Nje dite erdhi koha qe metastazat e semundjes qe me zinte frymen (mohimi i origjines) te me pushtonin te gjithin dhe ne nje emision televiziv deklarova se jam shqiptar. Per te mos u futur me ne detaje kjo ishte edhe arsyeja qe udhetimi drejt Amerikes ishte nje shprese e re dhe domosdoshmeri per jeten time. Kthimi ne atdhe ishte pothuajse i paimagjinueshem, pasi viti 1995 ishte plot me te papritura edhe per atdheun.

Kujtoni piramidat dhe klubet. Njerezit e justifikonin me bollekun e madh qe solli demokracia. Une, pervec simpatise se njerezve, nuk gezoja asgje tjeter. Shtepia ishte grabitur me force, vendi i punes (Teatri "Migjeni") nuk siguronte punonjesit me rroga. Si mund te imagjinoja nje kthim kur bashkepunetori im, Ardit Gjebrea, me thoshte: "Frederik, une nuk mund te qendroj dot ne Itali, ketu jane hipokritet ne permasa dinosauresh dhe sigurisht, te gjesh vetveten ne jug te Italise ishte dhe mbetet nje pamundesi gjeometrike, pavaresisht nga fuqia e talentit". Nje arsye mjaft e forte ishte edhe oferta e nje kishe kristiane ‚??South California' (Cristian heritage College& Shadow Mountain Church) per te regjistruar nje CD "Fredrik and friends", me titull "The good news of love" ne anglisht, me kenge te reja kristiane. CD-ja u realizua, por endrrat mbeten disi te venitura dhe te shkelura nga njerezit qe me rrethonin.

U gjenda i tradhetuar ne vitin 1997 dhe fenomeni i familjes shqiptare ne liri absolute jep shkas per dekompozim te menjehershem. Njerezit e formuar me nje skepticizem moral te dobet behen pre e naivitetit dhe sulmeve te te papriturave te jetes dhe besojne nje te ardhme abstrakte dhe nje jetegjatesie pa limit. (Kjo do te ishte persa i perket fenomenit ish-familje me baza morale te "Njeriut te ri", gje qe eshte flluske sapuni para te mbijetuarit ne kapitalizem).

Interesante jane detajet nga jeta dhe peripecite tuaja artistike. Por le te kthehemi tek albumi i ri per disa detaje me shume? Sa kenge permban albumi? cfare natyre kane kenget? Ju jeni kantautor i tyre, apo kenget vijne si produkt i bashkepunimeve te tjera artistike? Realizimi i albumit te ri ka dashur pothuajse 1000 dite pune nga kompanite "Gipsy Eagles" dhe "Blue November". Pune intensive ne gjetjen e materialeve, ne regjistrimin, orkestrimin, miksimin e tyre dhe finalizimin e tyre. Kenget jane te zhanreve te ndryshme, romanca, balada, rok klasik, disko dens etj. Jane 17 kenge ne gjashte e gjysme gjuhe anglisht, spanjisht, italisht, frengjisht, ne dialektin napolitan, nje kenge e muzikes se lehte greke dhe nje kenge balade ne shqip. Kenget jane krijuar nga kompozitore te ndryshem nga Bota dhe disa jane kenge ‚??Revival', ndersa gjashte kenge jane marre nga kompozimet e mia, sidomos nga krijimet e mia te adoleshences). Instrumentistet qe luajten ne kete CD jane nga me te famshmit.

Ndersa inxhinieret nder me te njohurit. Fati e solli qe bashkepunimi me George Gesner (producent) te ishte i permasave te perbotshme, keshtu qe jehona e suksesit me siguri do te arrijne edhe te ju. Per suksesin e albumit eshte ende heret, por promovimi i tij ishte mjaft domethenes dhe premtues. Moren pjese artiste VIP-a te inkuadruar ne Manhattan si dhe te ftuar nga Shqiperia. Ndersa suksesi mund te vleresohet edhe nga shkrimet qe jane ne qarkullim sot, per shembull: http:/LaMusica.com, ose ne "manhattan today", "Iliria", "Bota sot", etj.

E ndiqni muziken e lehte shqiptare qe prodhohet ne Shqiperi? Cilat jane dukurite qe e shoqerojne ate sipas gjykimit tuaj? Ku ndryshon ajo nga muzika qe prodhojne kompozitoret apo kantautoret shqiptare, por qe jetojne jashte kufinjve?
Muziken e lehte shqiptare ne te vertete e kam ndjekur me interes, por jo intensivisht. Mendoj se ndikimi i huaj dhe zhvendosja e vemendjes per te krijuar dicka te re ka qene pre e rutines dhe e largimit nga e bukura. Kuptohet se plagjatura ne muzike ngandonjehere eshte e paevitueshme, por jo qellim ne vetvete. Kur nje krijim pelqehet nga masa e gjere aty per aty, te shumten e rasteve i ka ngjare flakes se kashtes dhe mbijetesa e materialit ka qene qesharake. Ne kohen tone (ne asnje menyre idealizim) censura ka bere edhe nje parapergatitje cilesore, gje qe rriste edhe pergjegjesine. Ndersa sot, emrat, parate bejne gjithcka.

Aftesia sot eshte asgje para shtellunges se parave. Vertet parate qe mora une nga Shqiperia ishin te paperfillshme, ndersa suksesi mendoj se eshte i pavdekshem. Si mund te priten ndryshe debutuesit tane ne festivalet e ndryshme nderkombetare ku i jepet perparesi ngjashmerise se stadit, formes dhe kohes se kengeve dhe jo nevojes qe krijuesit te krijojne dicka qe perfaqeson tonet dhe bulezat tona muzikore, qofte edhe te frymezuara nga folklori yne? Pse duhet t'i tregojme Europes qe ne dijme te bejme rep, tekno, hip-hop ne stilin zezak, kur Bota ka nje interes per intonacionet e harruara kombetare? Ne jemi nder kombet me te vjeter te Europes dhe me muziken qe bejme, nuk po arrijme te deshmojme pikerisht kete.

Krijimet e cesk Zadejes, Tonin Harapit, Nikolla Zoraqit, Tish Daise, Avni Mules, Simon Gjonit, Ferdinand Dedes, Kujtim Laros, Aleksander Pecit, Limoz Dizdarit, Zef cobes, Ardit Gjebrese etj., muzika e tyre eshte pikerisht e pavdekshme se mban ate qe eshte e jona, domethene buleza kombetare te folklorit tone. Nuk them qe muzika e lehte te jete komplet e mbeshtetur ne folk, por gjithsesi jo e mbeshtetur ne folklorin "south afrikan". Ne pergjithesi krijuesit shqiptare jane zhvilluar ne permasa gjeometrike me krijuesit jashte kufijve te Shqiperise. Arsyeja objektive qe nuk jemi ne kontakt te vazhdueshem me levizjet e jetes artistike te zhvilluar ne vendin tone (Shqiperi), ka te beje me faktin qe artisti dhe krijuesi ne mergim mbeten me vizionin konservator dhe pothuajse te prapambetur me krijuesin vendas (po ta quajme keshtu).

A ka pasur ndonje moment ne jeten tuaj kur keni menduar se e gjithe sakrifica per te ndertuar nje karriere artistike jashte atdheut ka kapercyer forcat tuaja dhe se duhej te hiqnit dore? Shume here artisti ka zhgenjime, kuptohet shume me teper se njeriu i thjeshte. Artisti vdes disa here, bile shume here jo vetem ne Bote, por edhe brenda jetes se tij artistike. Kur kalon nga nje lagje ne nje tjeter ndeshesh me nje kulture te re. Mendo te kalosh kontinente, se me cfare fenomenesh gjendesh! Mundesia e realizimit eshte nje kategori filozofike e re ne kapitalizem.

Kapitalizmi nuk te pret ty si kompozitor apo si artist. Per kapitalizmin, nje i ri i sapoardhur eshte nje plan mishi per ta grire, nese ai nuk di te mbijetoje. Keshtu, meqe une nuk shkova si kontigjent artistesh i derguar nga shteti im me dieta per te studiuar jashte, por dola si refugjat, me priti i njejti fat si gjithe refugjatet e tjere. Pa cka se fati me ndihmoi qe te futesha disi ne jeten artistike dhe fale bagazhit dhe punes intensive u ndodha ne radhet e artisteve qe dikur per ne ishin te paarritshem.

Sa jeni integruar ne jeten amerikane dhe sa ju mungon atdheu juaj?
Pyetja me absurde eshte se "sa ju ka munguar atdheu".
Ne kohe vuajtjesh (perfshire ketu tere jeten e mergimtarit) mungesa e atdheut kthehet ne brenge dhe burim i permasave galaktike. Fenomen qe perfshihet ne tere krijimtarine boterore. Kenget dhe krijimet me te bukura jane tema e vendlindjes. Ketu nuk kam parasysh vetem Rilindasit tane, por kompozitoret dhe krijuesit e gjithe Botes.

Keshtu qe edhe tek une do ta shikoni qe pothuajse ne te gjitha kenget e albumit te ri gjendet tema e mungeses se atdheut. Tek "The crying field" (Fusha e loteve), me motive nga Dibra dhe Vlora, "Glass heart" (Zemra e kristalte) qe eshte e regjistruar edhe ne spanjisht "Corason de cristal", "All the love in the World" (Gjithe dashurite e Botes", "Zonja Shkoder", "Caterina" "Piano on a moon", "Falling in love again", (Te dashurosh nga e para edhe nje here) "La danza", "Peshkatari i perlave", "Return to me (kthehu tek une), "Anche senza di te" (Edhe pa ty vazhdoj), "El dichioso soy yo", (Sa me fat qe te kam ty), pershkohen nga nje ndjenje mjaft e dukshme e nostalgjise per atdheun. Me siguri qe ne te ardhmen do te shkoje duke u rritur dhe krijimet e reja do te jene deri ndoshta monotone per njerezit qe enderrojne te ikin qe atje.

Nuk eshte kenaqesi emigrimi ne jeten e nje kombi, por disa here eshte domosdoshmeri dhe kjo arrihet ne baze te instiktit dhe aftesive te personit. Meqenese qe ne moshe te vogel kemi ndiere mungesen e pranise se prinderve (turnet e gjata te punes), pastaj jeta si konviktore, te gjitha keto kane ndikuar qe te forcohet karakteri dhe personaliteti ne kushte dhe rrethana te ndryshme.

Sa ka ndikuar stacionimi juaj ne Amerike ne frymezimin tuaj artistik?
Te thuash fjalen tende nga Amerika eshte pak me e lehte se te thuash fjalen tende nga cdo shtet tjeter i Europes. Pasi Amerika eshte krijuar me refugjate dhe kombesi te ndryshme. Konkurrenca ketu eshte e pa limit, por jo qe te te frenoje dhe te mos lejoje qe te ecesh perpara nese ke pak brume.

Le t'i kujtojme pak lexuesve tane per kohen kur ju se pari u shfaqet ne ekranin shqiptar. Atehere djalosh i ri, se bashku me nje grup djemsh te talentuar, te cilet dolen ne skene me emrin "Na bashkoi kenga popullore". Te gjithe studente te arteve. Pastaj pjesemarrja ne kinema e me tej konkurrime dhe vleresime si solist. cfare momentesh mund te rikujtoni nga ajo kohe? Per cilat emocione te provuara ndieni akoma nostalgji?
Jeta ime artistike ka filluar qe ne moshe te mitur.

Ishte fat qe festivalet kombetare per femije zhvilloheshin ne Shkoder ne qytetin tim te lindjes. Kenget dhe cmimet kane qene te perhershme. Pastaj me vone ne shkollen e muzikes "Prenke Jakova", ne aktivitete te ndryshme deri ne Orkestren Simfonike te Shkodres (si oboist) te drejtuar nga dirigjenti Ermir Krantja. Fakulteti i Drames ne vitin 1978 dhe oferta me grupin "Na bashkoi kenga popullore", aktivitetet dhe turnete me kete grup, kenget solo dhe duetet me kengetaret Valdete Hoxha, Zeliha Sina, Irma Libohova, Agim Duro, me pas inkuadrimi me Estraden e Tiranes, edhe keto jane mbresa te pashlyeshme deri ne debimin nga grupi (denimi ne vitin 1982).

Pastaj vjen mbarimi i fakultetit dhe emerimi ne Estraden e Shkodres si aktor. Kinoprovat dhe aktivizimi ne filma te ndryshem, si "Ne cdo stine", "Dasma e shtyre", "Fundi i nje gjakmarrje","Flutura ne kabinen time", "Kur hapen dyert e jetes", "Edhe ashtu, edhe keshtu". Pjesemarrja ne festivalet e Radios dhe te Televizionit si dhe festivalet e Pranveres ishin te shumte. Do te duheshin ore dhe dite te tera qe te tregoja detaje se cili ishte me i bukur dhe me interesant se tjetri.

Po te me jepet mundesia ne te ardhmen, krahas albumeve, pse jo edhe inkuadrimi dhe sipermarrja ne nje film nuk do te ishte nje enderr e parealizueshme.
Ne Amerike dihet se ka nje bashkesi shqiptaresh, te cilet perpiqen te mbajne gjalle identitetin, traditat, komunikimin ndermjet emigranteve te te gjitha koheve. Cila eshte lidhja juaj me kete bashkesi?

Ketu jane breza shqiptaresh (per nga largimi), nga me te ndryshmit. Kuptohet, artisti e ka mundesine qe t'i takoje pothuajse te gjithe, pasi puna e ime ka qene dhe mbetet impenjuese per shqiptaret ketu ne kurbet. Ndihmese japin gjithashtu edhe artistet e tjere shqiptare. Bashkepunimi me to per mua ka qene mjaft i suksesshem dhe pa hezitim, pavaresisht qe shumica e jone eshte e percare dhe nje dashuri hipokrite shoqeron ne te shumten e rasteve.

Shume here ndodh te kete zenka dhe meri mes nesh. Une po flas ne veten e pare ne numrin njejes, por une vete personalisht nuk kam te tilla. Mungesa e nje vatre kulture e ben shume te veshtire mbijetesen e artistit. Ketu institucionet fetare jane nga me luksozet persa i perket krahasimit me kombet e tjere, ndersa po te kesh ndonje takim me ndonje artist, shkrimtar apo aktor, duhet te lesh takim ne ndonje piceri apo restorant, pasi vetem ne shqiptaret nuk kemi ndertese apo salle kulture.

Te gjithe kombet e tjere i kane. Shqiptaret e vjeter nuk e kuptojne domosdoshmerine e kesaj dhe te rinjte nuk i kane mundesite per te investuar per kete. Keshtu qe artistet mbeten pa strehen e tyre. Keshtu qe edhe populli mergimtar do te marre art, kenaqesi nga ne te pastrehet.

Besojme se lexuesit tane kerkojne te dine dicka me teper lidhur me jeten tuaj private. Dicka me shume per familjen tuaj...

Jam i martuar dhe i lumtur me Aiden, shqiptare nga (Korca-Borshi-Durresi). Fatmiresisht kendon mjaft bukur dhe ne CD-ne e re, here pas here do te degjoni zerin e saj ne motivet burimore te kengeve te reja, te krijuara nga une.

Cilat jane ndryshimet qe ka pesuar Frederik Ndoci gjate ketyre viteve larg Shqiperise? Ne karakterin dhe personalitetin e tij? I ndihmon emigrimi njerezit qe te "rriten", apo te ndryshojne? Artisti pervec pjekurise fiziologjike ka edhe nje pjekuri artistike te paevitueshme (gjithnje nese eshte kerkues dhe nuk rresht se studiuari). Sa me shume kohe kalon, aq me i vogel te duket vetja dhe aq me shume shtohet pergjegjesia per te krijuar. Artisti nuk ka kohe te korrigjoje te kaluaren, ai nese nuk di se permes asaj qe arriti dhe atyre qe e presin eshte nje kenete e tere. Ai duhet te beje qe kjo kenete te thahet dhe te lartesohet, duke mos i vleresuar vete veprat e tij, por duke lene qe te tjeret te flasin per ato. Emigrimi eshte pengese serioze e zhvillimit te tij, nga pika ku eshte nisur, ai duhet te pershtatet me kushtet e reja dhe ne baze te kushteve, dijes dhe studimit te se rese, mund te arrije dicka.

Ka raste qe edhe referimet dhe miqte jane me te fuqishem se aftesia, por fatkeqesisht une nuk kam pasur te tille asnjehere ne jeten time, pervec Ardit Gjebrese, i cili me rrethin dhe dashamiresine e tij beri qe te rihabilitohesha dhe te kthehesha serish ne skene ne vitin 1986.

Administratori
03-02-2006, 14:18
Adhuron sot e kesaj dite Janis Joplin, por hoqi dore nga jeta "alla Joplin", duke pare se ne kete forme nuk mund te ecej perpara. Nje artiste qe me zerin dhe muziken e forte rock percjell filozofine e jetes me nje klithme njerezore


Xhana Nanini: Kam dashur te vij prej kohesh ne Shqiperi
Elsa Demo

Kur degjon Xhana Naninin te kendoje kupton se cila eshte permasa e vertete e barazise gjinore ne boten e artit. Nje artiste qe mund te krahasohej dhe me homologun me te talentuar mashkull. E ftuar naten e ndarjes se cmimeve te artit dhe kultures "Kult 2005", Nanini ka interpretuar tri kenge, njeren te cilave live, "Maschi", "Bello e imposibile" dhe kengen e re "Amandoti" nga disku i fundit "Perle" i hedhur ne qarkullim ne janar te ketij viti.

49-vjecarja erdhi per here te pare ne Shqiperi vetem per nje nate, megjithese per publikun tone ajo eshte e njohur vite te shkuara. Dy net me pare, ne skenen e "Pallatit te Kongreseve" ajo ka percjelle te njejten energji qe ka treguar qysh ne fillimet e karrieres 30-vjecare. Ze i ngjirur me forcen per te krijuar imazhe, per ta trupezuar muziken, per ta prekur tingullin, per te pranuar se Nanini eshte nje artiste koshiente per magjine qe zoteron, dhe rrugen qe ndjek per t'ua dhene te tjereve ate qe krijon. Nanini injoron dhomen e grimit, parukieret, stilistet, levizjet e monotone koreografike, friken se sa sy po e ndjekin. Ajo vjen ne skene pa ndihmen e asnjeres prej ketyre, e bindur se rruga per tek skena nuk eshte te shfaqurit, por izolim nga te gjitha keto. Ndryshe nuk do te prodhodhej ai ze qe vjen tek ne si imazhi obsesiv aq mire i rezonuar nga rrathet e "Britmes" se piktorit Edward Munch.

Kengetarja italiane, Xhana Nanini, u lind me 1956 ne Siena. Debuton per here te pare ne vitin 1976. Nente vjet me vone me kengen "Fotoromanza" fiton Festivalbarin. Me 1987 pasi kenget e saj pushtojne tregun zvicerian, gjerman dhe austriak, del permbledhja "Meshkuj dhe te tjere" disk i shitur ne nje milion kopje. Me 1994 laureohet per letersi e filozofi me tezen "Trupi ne ze"- "Marredheniet trup-ze ne nje perspektive te antropologjise muzikore". Ne vitin 2000 punon per kolonen zanore te filmit vizatimor italian "Momo ne pushtimin e tempullit", pasi deri atehere kishte kompozuar muziken e filmit "Sconcerto Rock" i regjisorit Bernardo Bertolucci dhe kishte debutuar si aktore ne filmin e Gabriele Salvatores "enderr e nje nate vere" ne 1983, njekohesisht kishte realizuar muziken e filmit. Ne 2002 del albumi "Aria" dhe ne 2005 "Perle" ku jane perfshire dy piano dhe harqet e kuartetit "Solis String Quartet".

Intervista
Perse e pranuat ftesen per kete vizite te shkurter ne Tirane?
Duhej te kisha ardhur prej kohesh ne Tirane, per te pare dhe njohur nga afer shqiptaret, per te njohur dhe skenat ketu, per te cilat miq te mi me kane folur shume mire. Nuk e kam pasur asnjehere rastin dhe tani qe erdhi thashe, e po mire, po shkoj.

Sot do te kendoni dhe nje kenge te albumit tuaj te ri. cfare ka te vecante ky disk ne krahasim me te tjeret?
Ne ndryshim nga te tjeret, ky eshte i vecante per arsye se per here te pare kam bere nje disk me instrumente akustike. E pranishme eshte pianoja. Une kam interpretuar prej shume vitesh ne piano, por duke u marre me muziken rock nuk i kam rene me, sepse perkunder pianos me duhej banda. Keshtu qe ky disk eshte bere me nje kuartet harqesh dhe dy piano. Ketu jane perfshire disa pjese te shkruara me pare dhe disa krejt te panjohura, te rralla qe askush nuk e dinte se ekzistonin. Per mua ky disk paraqet nje kendveshtrim te ri timin.

Keni kompozuar edhe muzike filmi, madje para disa vitesh edhe per nje film vizatimor. c'ju lidh me kete gjini?
Me pelqen kinemaja, eshte nje lloj muzike e imazhit. Eshte e lehte per mua te bej muzike filmi, pra te besh nje kenge dhe te kesh vizionin e dickaje. Kinemaja eshte gati, ndjenjat jane me te lehta per t'u zberthyer, pare dhe ndier.

cfare do te thote per Xhana Naninin te jete nje rockstar ne kohet moderne, pas nje karriere qe ka nisur ne mesin e viteve ‚??80?
Rock-u ka evoluar shume ne keto 30 vitet e fundit, ka kaluar nga rock-u i viteve 70, ne ate muziken elektronike ne vitet 80, tek sintetizatori dhe instrumentet qe kane zevendesuar pjeserisht ato te viteve 70, te antimodes.
Pas viteve 90-te, pra pas revolucionit muzikor te "Nirvana"-ve ne Amerike, te grupeve qe i rimoren keto lloj instrumentesh dhe interpretonin ate qe iu vinte ne mend, muzika pati nje rikthim tek te qenurit me organike, pra sikur kishte me shume deshire per te interpretuar me instrumente. Ne rastin tim, ne albumin "Perle", jane te gjithe instrumente te vertete, madje dhe ne albumin e ardhshem ku kryesore eshte kitara, ndoshta sepse kjo eshte kerkese e momentit qe po qarkullon kudo neper bote, pra te shfrytezosh dhe te prekesh instrumente te vertete.

Thuhet se albumi juaj i fundit te pakten per nga titulli "Perle" ka dicka te ngjashme me kengetaren e viteve ‚??70 Janis Joplin. Edhe albumi i saj i fundi mbante titullin "Pearls". Ka ndonje shpjegim per kete?
Janis Joplin eshte idhulli im. Kur erdha te jetoj ne Milano, pra kur u largova nga vendlindja ime Siena, nuk e njihja rock-un dhe ne shtepite diskografike e trajtoja kete zhaner si shume klasik, por me nje ze shume rock, pra ishte pak e cuditshme. Atehere gjeta nje producent sipas te cilit une i sillja nder mend Janis Joplin. Bleva nje disk te sajin. E degjova kete kengetare dhe me ndricoi. Degjova te gjitha disqet e saj me tekniken e "zerit te zi" te te kenduarit, pak bluz, dhe mesova te gjitha pjeset e saj. Atehere kete e ndieva si shkollen e pershtatshme te muzikes.

Ne te kundert, vec muzikes, jeta juaj ka donje gje te ngjashme me ate te Joplin-it‚?¶ ajo bente nje jete bohemesh.
Une kam hequr dore nga te qenurit e alkoolizuar (qesh)‚?¶.Ma‚?¶ le pere non le faccio, (gjoksin nuk e ndryshoj).

E njihja Janis Joplin qysh femije dhe me vinte keq qe kishte vdekur. Doja ta harroja, nuk doja te kisha te njejtin fund si ajo, edhe pse fillimisht blija gjithe pijet qe ajo pinte, eksperimentoja, si me suasion comfort per shembull, por hoqa dore. Keshtu nuk ecet perpara. Ne fakt duhet nje limit. Nese do jetonte Janis Joplin kush e di ku do te ishte ne kete epoke.

Po limiti ne art ku dhe cili eshte sipas jush?
eshte komercializimi. Ky eshte nje limit, edhe pse asnjehere nuk i dihet deri ku arrin, ketu une fus edhe mekanizmat e prodhimit te tingullit, mekanizmat e nderhyrjes tek tingulli. Keshtu qe sot te gjithe jane artiste, madje njeri eshte me artist se tjetri. Mendoj se komunikimi permes zerit varet nga ai qe e nderton kete raport me artin, dhe ne raport me artin duhet komunikimi. Nese arrin te komunikosh ke bere ate qe duhet.

Nje kengetare qe eshte e interesuar edhe per filozofine‚?¶
Po, kam studiuar filozofi duke jetuar. Po te shkosh ne universitet nuk meson asgje. Filozofia e vertete mesohet ne rruge.

Megjithate ju jeni laureuar dhe keni marre edhe graden Dr.?
(Qesh) Po, jam edhe Dr. Jam laureuar sepse me interesonte shume antropologjia nga kendveshtrimi i traditave popullore. Teza ime konsistonte ne kerkimet e muzikes se traditave popullore. Ashtu sic mund te mendohet se cdo vend ka bluzin e vet, zbulova se nina-nana ne Toskana, ngjan shume me nina-nana-t ne Ballkan. Keshtu pra me muziken folk e cila eshte shume afer bluzit, kontakti mes nesh eshte shume i afert. Kur e kam bere kete kerkim per Universitetin zbulova se muzika jone nuk eshte shume larg nga e juaja, nga muzika shqiptare. eshte e mundur qe ate pjese te Ballkanit ta gjesh edhe ne mjedisin italian, pra nje bashkesi gjuhesh qe i perkasin nje te shkuare, por nga e cila jane formuar te gjitha gjuhet. Shkurt zbulova se cdo vend ka bluzin e vet.

Kjo ishte me pak fjale filozofia qe ju keni gjetur duke shkuar ne rrenjet e muzikes folk, po filozofia juaj si kengetare cila eshte?
Para se gjithash, te jemi gjithmone vetvetja, te shkosh ne thellesi te vetes, te mos kesh censure, t'i tregosh gjerat ashtu sic jane.
Perse nuk i frekuentoni skenat e festivaleve?

Te San Remos?
Te San Remos‚?¶
Nuk e kam bere kurre, nuk ia kam dale dot mbane (qesh). Sot festivali i San Remos nuk mendoj se perfaqeson nje fluturim per ata qe jane te njohur, per ate qe kerkon te njihet, sigurisht. Kjo eshte nje rruge e ngushte e te veshtruarit te muzikes. Une kam hyre ne muziken evropiane me kenget e mia, perse duhet te mberthehem pas nje festivali San Remoje.

Muzika juaj perjetohet si nje britme njerezore, ju c'provoni kur e kendoni?
Une kendoj. Mund ta ndiej edhe keshtu si nje britme, por di se jam une qe e kendoj.

Administratori
03-02-2006, 14:30
Anita Take: Do te iki nga kjo bote duke kenduar
Mentor HOXHA

Anita Take eshte ngjitur ne skene para 50-vjetesh, por akoma vazhdon te kujtohet me nostalgji nga te gjithe ata qe e kane njohur ate. Ajo akoma ka mbetur ne kujtesen e shqiptareve dhe shume kenge te saj akoma kendohen edhe sot. Kjo tregon se kengetarja e madhe Anita Take me embelsine e zerit dhe interpretimin e shkelqyer ne skene, ka lene gjurme te thella ne historikun e muzikes dhe te kenges shqiptare.

E lindur ne nje familje, qe nuk merrej me muzike, por qe ishin shume dashamires dhe pasionante ndaj saj, Anita Take do t'i jepte familjes se saj, ate qe nuk ua kishte dhene asnje femije dhe profesion tjeter. Por, krahas zerit dhe pasionit per kengen, ajo pati edhe nje fat tjeter te bardhe ne jete, sepse u njoh dhe lidhi jeten e perjetshme me nje nga kompozitoret me te shquar te muzikes dhe me themeluesin e muzikes se lehte shqiptare, Agim Prodani. Kjo lidhje e saj me nje artist dhe nje mjeshter te kompozicionit, beri qe Anita Take brenda nje kohe relativisht shume te shkurter, te behej kengetarja me e kerkuar per artdashesit shqiptare. Ajo ka mbi 50 vjet, qe ka kenduar dhe vazhdon te kendoje edhe sot, sa here qe e therrasin. Debutimin e saj te fundit e ka bere tek spektakli "Njeqind kenget e shekullit", ku duartrokitjet e gjata te njerezve, qe kishin mbushur plot e perplot sallen, e mallengjyen pa mase.

Per kontributin e dhene ne muzike dhe ne kenge, ajo eshte dekoruar nga presidenti me titullin e larte: "Naim Frasheri i Arte". Por, ndonese ajo eshte shume e gezuar per profesionin e saj, pengu i vetem per te, eshte se nuk ka arritur te filmohet, duke kenduar ne vitet e saja me te mira. Nder castet me te bukura te jetes se saj, ajo vecon diten kur u be per here te pare nene, si dhe castin kur bashkeshorti i saj, Agim Prodani i tha: "Te dua". Ajo ka vendosur te mos ndahet kurre nga kenga, ndaj krahas debutimeve ne skene gjate pergjate tre viteve te fundit dhe tek "Kenget e Shekullit", po pergatit edhe albumin e saj te dyte me kenget me te mira. Albumin e pare e ka publikuar para nje viti, i cili eshte pritur shume mire ne publik.

Znj. Take, tashme emri juaj eshte gdhendur ne librin e historise se muzikes shqiptare, cfare mund te na thuash me shume ne lidhje me arritjet e tua artistike ne kete fushe?
Arritjet e mia artistike mund t'i permbledh vetem me tre fjale. Pune, pune dhe vetem pune. Mendoj se nuk mjafton vetem pasioni dhe talenti per te bere dicka ne nje fushe te caktuar, por natyrisht ne lidhje me suksesin, ka te beje kembengulja, serioziteti dhe qellimi qe i ke vene vetes. Gjithashtu, ka te beje edhe kontrolli ndaj vetes. Kur them kontroll, kam parasysh spektatorin, i cili te kontrollon ne cdo hap qe hedh ne kete drejtim. Nisur nga kjo, une kete e kam pasur si pikevemendje ne jeten time skenike, muzikore dhe familjare.

Ndonese jeni nje ze i fuqishem i muzikes shqiptare, ju keni marre pjese shume pak ne festivalet, qe jane zhvilluar nga Radio-Televizioni Shqiptar, perse ka ndodhur kjo me ju?
eshte shume e vertete kjo qe thoni ju, por ndonese nuk kam marre pjese ne festivale te ketij lloji, aktiviteti im ne fushen e muzikes ka qene teper i dendur. Kjo me ka penguar te marr pjese ne aktivitete te tilla. Megjithate, mendoj se festivalet qe jane zhvilluar nga Radio-Televizioni Shqiptar, kane qene evenimente shume te bukura kulturore, me shume emocione dhe me nje lloj konkurrence. Por, ndonese kete konkurrence une e kam dashur, qellimi i misionit tim ka qene te dal ne skene dhe te kendoj bukur per publikun, si dhe te them ate cka dua te them nepermjet kenges dhe nepermjet vargjeve. Gjithashtu, kam preferuar te kem korrektesen time profesionale dhe qytetare perballe spektatorit, pasi te dyja jane te rendesishme per njera-tjetren. Nisur nga kjo, edhe pse une kam marre pjese shume pak ne festivalet e organizuara nga Radio-Televizioni Shqiptar, gjithmone e kam ndjere veten shume mire edhe jashte tyre, pasi kam marre pjese ne aktivitete te tjera, po aq te rendesishme dhe me prane publikut.

Sa vjet keni qe kendoni ne skene?
Jeta ime ne skene permbledh nje epoke 50-vjecare. Ne kete kete periudhe te gjate une kam jetuar si kengetare dhe vazhdoj te jetoj akoma duke kenduar.

Cilat nga kenget me te dashura per ju?
Une kam shume kenge te dashura, ndaj nuk mund te vecoj ndonjeren prej tyre. Per mua, si kenge me te dashura, jane kenget me tematike shoqerore dhe ato me tematike te dashurise intime. Pra, kenge qe kane pasur melodi te thjeshta. Kenaqesia dhe arritja ime ka qene se, keto kenge, ndonese kane kaluar 50 vjet, vazhdojne te kendohen edhe sot neper festat familjare nga brezat e rinj dhe te moshuar. Duke pare rezistencen e ketyre kengeve dhe interesimin e njerezve per t'i kenduar ato, mendoj se kjo eshte arritja me e madhe per mua dhe krijuesit e ketyre kengeve.

Te ka rastisur te degjosh ndonje nga kenget e tua dhe si te eshte dukur intrepretimi nga kengetaret e tjere?
Ka pasur shume raste, kur une kam degjuar kenget e mia te kenduar nga kengetare te tjere. Kjo nuk me kane lene ndonje shije te vecante, pervecse kenaqesise qe kenga ime jeton. Une gezohem jashtezakonisht shume, kur degjoj kenget e mia te kendohen nga te tjeret dhe nuk rrembehem nga i mendimi, qe ata i kenduan, i kenduan me mire, ose me keq se une. Per mua nuk ka rendesi kush i kendon, por ka rendesi te jetoje kenga dhe ajo te percillet nder breza. Kjo mendoj une eshte arritja me e madhe per nje kengetar, apo krijues. Ketu une nuk kam parasysh cmimet e marra neper festivale, por cmimin e madh qe te jep publiku, duke i duartrokitur dhe i kujtuar ato kenge. Pra, une mendoj se kenqesine me te madhe nuk ta japin cmimet, por ta jep publiku dhe jetegjatesia e kenges, duke u transmetuar brez pas brezi.

Kur jeni ngjitur per here te pare ne skene?
Keto jane momente qe natyrisht nuk harrohen. Kam qene shume e re kur jam ngjitur ne skene. Ka qene viti 1949. Ne ate kohe, kam qene si amatore ne Shtepine e Oficerave, pasi atehere nuk kishte festivale, nuk kishte as skena, ku ne mund te dilnim lirshem, sic dalin sot kengetaret, nuk kishte as televizione per te shpalosur talentin tone.

Si ju lindi pasioni per kengen?
Kenga ishte nje ndjenje qe lindi sic duket bashke me qenien time. Ne kete rruge me ka perkrahur shume edhe mamaja ime, e cila e donte shume artin. Me pas, nga kenga ne kenge, nga debutimi ne debutim, arrita deri ne skenen profesioniste, kohe kjo kur mblidheshin talentet.

cfare te kujtohet nga periudha, kur ju hodhet hapat e para ne rrugen e muzikes?
Ne kohen kur une nisa rrugen e kenges, kishte pak kengetare dhe kompozitore ne Shqiperi. Ne ate kohe ishte nje berthame e vogel kengetaresh dhe kompozitoresh, qe kishin studiuar jashte Shqiperise, si ne Austri dhe ne Itali. Une i perkas atij brezi, qe dolem si luledelet, qe dalin pas nje shiu ne pranvere. Ashtu filluam te dalim edhe ne kater, apo pese kengetare, ku me pas vitet bene qe te dalin qindra e qindra kengetare, te cilet debutuan dhe vazhdojne te debutojne me shume dinjtet brenda dhe jashte Shqiperise.

Nga familja juaj ka pasur ndonje qe merrej me art?
Prinderit e mi kane qene shume artdashes, por nuk e kane ushtruar ne jete kete profesion. Babai im ka pasur nje vegel frymore, qe i binte ne shoqerine "Vatra" ne Amerike, ku ai kishte emigruar. Edhe nena kendonte bukur. Pra, ka qene edhe ambienti familjar, qe me ka ndihmuar.

Ruani ndonje moment, kur jeni mallengjyer ne skene?
Po. Ky cast prekes me kujtohet edhe tani dhe lidhet me periudhen kur me kishte vdekur nena ime. Per ta larguar dhimbjen dhe per te qendruar larg zakoneve, une isha larguar posacerisht nga Shqiperia per nje turne ne Evrope. Pasi qendrova me shume se tre jave larg Shqiperise, me bejne nje telefon dhe me ftojne per te marr pjese ne Festivalin e Pranveres. Ne kete festival une do te merrja pjese si e ftuar. Erdha dhe kendova pikerisht kengen e nenes, ngaqe ne ate kohe ne ishim ne prag te festes se 8-Marsit. Teksa kendoja kete kenge, befas mu kujtua nena ime, qe kishte dy jave qe kishte vdekur. Nisur nga kjo, une u mallengjeva shume, saqe shpertheva ne lot. Mu trash edhe zeri dhe nisur nga kjo i kerkova falje spektatorit, qe kishte mbushur sallen. Me pas mora fryme thelle, e perserita kengen dhe papritur pashe qe edhe spektatori i prekur thelle dhe i emocionuar nga ajo qe me ndodhi mua, shpertheu ne duartrokitje te zjarrta. Ne ato momente mua mu duk sikur e pata te gjalle nenen time.

Si kane qene marredheniet e Anita Takes me koleget dhe, a takoheni tani shpesh per te kujtuar dhe hequr mallin e atyre viteve?
Marredheniet e mia me koleget kane qene shume te mira, madje do te thoja me shume se te mira. Ne ate kohe, duke qene se ishim shume pak kengetare dhe krijues, qendronim shume me afer njeri-tjetrit. Une kam pasur partnere dhe partnere ne skene, me te cilet ruaj kujtime shume te bukura. Pjesa me e madhe e tyre nuk jetojne me, por une i kujtoj akoma me respekt. Kujtoj me respekt edhe ata qe jetojne dhe kur mblidhemi neper festa te ndryshme, kujtojme me shume nostalgji periudhen qe kemi kaluar bashke, si dhe arritjet dhe zhgenjimet ne fushen e muzikes.

Krahas arritjeve ne kenge, nje moment i rendesishem per cdo artist eshte edhe periudha bashkeshortore, cfare mund te na thuash me shume ne lidhje me kete, kur dihet qe bashkeshorti juaj, Agim Prodani eshte nje nder themeluesit e muzikes se lehte shqiptare?
Me bashkeshortin tim, Agim Prodani, jam njohur nepermjet kenges, meqe ai ishte kompozitor. Ndoshta, zeri me beri qe une te njihem me nje personalitet te muzikes shqiptare, qe natyrisht ne ate kohe ai ishte i ri dhe nuk e kishte krijuar ate imazh aq te bukur qe ka sot. Kete njeri une e kam vleresuar shume. Ai me kishte piketuar mua si nje kengetare, si nje kolege, qe me respektonte dhe une pronto ne cdo moment. Me kalimin e viteve, ne u njohem me shume me njeri-tjetrin, nga ku me pas na lindi edhe ajo e shkrete dashuri si i thone, pasi kjo ndjenje njerezore nuk ka asnje recete dhe vjen ne nje moment, kur ti ndoshta dhe nuk e pret. Jeta ime ne familje ka qene shume e ngrohte dhe me nje mirekuptim, te cilin ia uroj cdo njeriu.

Cila ka qene pika juaj kyce ne kete lidhje bashkeshortore?
Pika jone kyce ka qene, qe ne e njohem shume mire njeri-tjetrin para se te binim ne dashuri. Mendoj se kjo ka qene nje arritje madhe ne jeten tone bashkeshortore. Nga kjo martese na kane lindur dy djem.

Femijet tuaj, a kane marre profesionin e prinderve te tyre?
Po. Ata jane shume te talentuar. Me i madhi, Kujtim Prodani, eshte kompozitor dhe kantautor. Djali i dyte, Florian Prodani ka mbaruar studimet e larta ne Fakultetin e Inxhinierise, ne degen inxhinieri ndertimi, por nuk e ka ushtruar fare kete profesion. Me pas ka studiuar per informatike. Edhe atij i pelqen shume muzika dhe per kete vazhdon te punoje ne piano, ne shtepine e tij.

Tani qe jeni ne nje moshe te thyer, a do te kendoni, nese nga publiku do t'ju vije nje ftese?
Patjeter qe do te kendoja. Une publikut shqiptar i kam shume borxhe, ndaj sa te kem fryme do te kendoj per te, pasi ka qene pikerisht ky publik, qe gjithmone me ka perkrahur, me ka mbeshtetur dhe duartrokitur, sa here qe kam dale ne skene. Ne keto tre vjetet e fundit, une kam kenduar dhe nuk jam ndare nga kenga, megjithe moshen time te madhe. Nisur nga kjo, mendoj se une po jetoj per te kenduar.
Kur keni kenduar per here te fundit?
Per here te fundit kam kenduar tek "Kenget e Shekullit".

Si t'u duk ajo nate?
Ajo nate per mua ka qene nje mrekulli. Ndaj uroj te mos e kem naten e fundit. Une u befasova, qe ato kenge te vjetra dhe me nje tekst, qe ndoshta nuk jane dhe aq te pershtatshme me realitetin e kohes, akoma pelqehen dhe duartrokiten nga publiku.
Aktualisht, a keni ndonje deshire, qe mendoni ta realizoni se shpejti?
Aktualisht po mendoj te realizoj albumin tim te dyte, me kenget e mia me te zgjedhura.

Po ndonje peng te parealizuar?
Me vjen shume keq, qe nuk pata fatin te filmohem ne jeten time si kengetare.
Cilat mendoni se jane castet me te bukura ne jeten tuaj?
Si caste me te bukura ne jeten time, mund te vecoj castin kur une u bera nene per te paren here. U gezova shume kur me thane: "Te ka lindur djale". Gjithashtu, cast tjeter i bukur per mua, eshte edhe casti kur bashkeshorti im, Agim Prodani me tha: "Te dua". U gezova shume, pasi kjo fjale u shqiptua fort nga ai dhe jo sa per te kaluar radhen. (Qesh).

Njohja me kompozitorin Agim Prodani, sa te ka ndihmuar ne jete?
Me ka ndihmuar shume. Ndaj, per kete une falenderoj shume profesionin tim, i cili me njohu me njeriun, qe me ka ndihmuar dhe me ka perkrahur pa mase ne rrugen time artistike. Ai gjate gjithe jetes sime mbeti per mua, jo vetem nje bashkeshort i mire, por edhe nje shok dhe koleg shume i mire.

Bashkeshorti juaj ka qene nje kompozitor dhe kompozues i shume prej kengeve te tua, te gjitha kenget e dashurise, Agimi t'i ka kushtuar ty?
Jo, te gjitha kenget e mia, qe flasin per dashurine jane kompozime te bashkeshortit tim, por disa nga kenget me intime, te cilat une i ruaj akoma, jane kompozuar nga ai. Tematika e kengeve te tij ka qene shume e larmishme, por disa nga me pikantet, kur ka qene temperatura 40 grade, mi ka kushtuar mua, ndersa te tjerat jo.

Administratori
03-02-2006, 14:33
Interviste me ciftin e artisteve Raif Hyseni dhe Merita Halili


Me ne kendon dhe vajza jone Enxhi Hyseni
Raif Hyseni: Per 10 vite nuk ka qene asgje e lehte, dhe sic e dini edhe juve suksesi nuk eshte i rastesishem qe do te thote vetem me pune dhe sakrifica kemi arritur deri ketu. Une se bashku me Meriten dhe orkestren time, jo vetem ne Amerike, Europe, por edhe deri ne Japonine e larget kemi prezantuar muziken tone te bukur e te larmishme. Me kete rast ketu dua te falenderoj te gjithe koleget e mi nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia qe dhane kontributin e tyre ne kete drejtim. Suksesi yne eshte sukses i te gjithe shqiptareve dhe anasjelltas

Ngaqe aktivitetin tuaj e beni gjithmone bashke, nuk do t'ju ndaja dot as per intervisten. Se pari, po fillojme me Meriten. Ju Zj. Halili si ne Shqiperi dhe kudo ne bote vleresoheni nga publiku si nje nga perlat e muzikes Shqiptare. Po mendimi juaj personal cili eshte?
Merita Halili: eshte e vertete, sepse gjate kohes ne SHBA nuk jam shkeputur nga aktiviteti im si artiste dhe se e ruaj emrin me pune duke mos e lene ne asnje momet kengen.

Vlerat tuaja artistike si kengetare sigurisht qe kane ardhur gjithnje e ne rritje. Talenti juaj eshte nje rastesi ne familjen tuaj apo e keni te trasheguar?
Merita Halili: Jo, nga familja ime nuk e kam te trasheguar zerin tim, por Zoti me ka dhuruar zerin dhe talentin, qe per mua eshte nje privilegj dhe fat i madh.

- Kur keni debutuar per here te pare ne skenat shqiptare dhe si u ndjete kur moret duartrokitjet e publikut?
Merita Halili: Kam filluar qe ne kopesht te kendoj, pastaj kam vazhduar ne Pallatin e Pionereve, neper festrivale te pioniereve, me pas vazhdova studimet ne Liceun Artistik "Jordan Misja" ne Tirane degen e kantos. Gjate kohes qe isha ne shkolle u aktivizova me Ansamblin "Tirana" ku kendova per here te pare ne festivalin kombetar "Festivali i Gjirokastres" ne vitin 1983 ku u vleresova me cmim dhe ndjeva se duartrokitjet e publikut me dhane nje fuqi mbinatyrore qe une te punoja akoma me shume.

- Gjate qendrimit tuaj te shkurter ne Shqiperi tani se fundi, ju dhate ndonje koncert artistik atje apo realizuat vetem CD tuaj te re?
Merita Halili: Po gjate veres isha ne Shqiperi dhe kam incizuar CD e re me nje video-klip e cila tani eshte ne shitje jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, por nuk dhashe ndonje koncert atje.

- Gjate nje Koncerti Artistik qe u dha ne “Battery Park” per komunitetet e ndryshme qe jetojne ne Nee York, grupi artistik shqiptar qe drejtohet nga bashkeshorti juaj Z. Raif Hyseni ishte nje nga grupet muzikore me te preferuara te ketij koncerti. A mendoni se ky eshte nje vleresim qe i behet grupit tuaj dhe Shqiperise njekohesisht nga institucionet me te larta Artistike Amerikane?
Merita Halili: Po eshte shume e vertete, edhe vete institucionet e larta Amerikane dine se cilin grup artistik te vleresojne, dhe per kete jemi shume krenare si nga vleresimi qe na bejne Institucionet e ndryshme te Larta Amerikane po ashtu edhe qe ne te njejten kohe me nje profesionizem te larte ne perfaqesojme muziken shqiptare ku jetojne shqiptaret kudo ne bote.

- Zj. Halili, ne te gjitha tubimet apo aktivitetet e ndryshme ku ju jeni e ftuar, kostumet tuaja kuq e zi apo edhe me shqiponjen dy krenare eshte shume domethenese dhe tradicionale. Ky eshte edhe mendimi juaj besoj apo jo?
Merita Halili: Per vec kostumeve tradicionale shqiptare eshte kenaqesi ta mbashe shqiponjen Dy Krenare ne fustanin tim qe eshte e dizejnuar enkas per mua nga dizejnatorja e taletuar Enida Llagami.

- Z. Raif, ju jeni lider artistik i ketij grupi. A mund te na flisni dicka mbi fillimet e karrieres tuaj artistike?
Raif Hyseni: Kam lindur ne Mitrovicen e Kosoves, kam mbaruar shkollen e muzikes ne Mitrovice per fiz-harmonike, pastaj vazhdova Akademine e Arteve te Muzikes ne Prishtine, Universiteti i Kosoves, mbarova edhe Kolegjin per muzike ketu ne Amerike ne Caldvvell College – per muzike. Kam marre pjese ne festivale te ndryshme ne Kosove dhe jashte saj, kam filluar nga Ansambli "Minatori" Mitrovice, "Hasan Prishtina" Vushtri, me grupin "Besniket" Prishtine, si dhe per nje kohe te gjate pata nderin te punoj me Orkestren e Radio-Televizionit te Prishtines nen drejtimin e Isak Mucollit.

- Ju se bashku me Meriten kete vit festoni 10 vjetorin e bashkepunimit me kete grup artistik. Me c'fare mesazhi do te dilni perpara publikut shqiptar edhe atij amerikan ne kete pervjetor?
Raif Hyseni: Kemi krijuar nje experience shume te madhe dhe te mire, tek Amerikanet kemi qene, jemi dhe do te jemi ure e madhe bashkepunimi qe amerikanet te kene rast qe te njihen nga afer me muziken tone origjinale, ndersa per shqipetaret kemi qene jemi dhe do te jemi gjithmone prane tyre ne c'do lloj aktiviteti.

- Gjithashtu neper skenat shqiptare ketu ne Amerike kemi pare te ngjitet dhe te debutoje “Hymnin Shqiptar” dhe “Hymnin Amerikan” edhe vajzen tuaj Enxhi Hyseni. Sa vjecare eshte ajo dhe kur e vute re se edhe ajo do te ishte nje kengetare e talentuar?
Raif Hyseni: Enxhi per here te pare ka kenduar kur ka qene tre vjec e gjysem. Ne njeren dore mbante shishen me qumesht, ndersa ne tjetren mikrofonin. Ajo ka marre pjese ne nje aktivitet kombetar ketu ne komunitetin tone ne Nevv York, pastaj me vone ajo i mesoj te dy Hymnet ate Amerikan dhe Shqiptar. Enxhi ne qershor te ketij viti mori pjese si Shqiptaro - Amerikane ne festivalin e pare per femije "Diaspora Fest" qe u mbajte ne Tirane ku u prezentua me kengen "Jam shqiptare kosovare" me tekst dhe muzike timen, dhe mori cmimin e Ministrise se Jashtme.

- Gjate qendrimit tuaj ne SHBA a mund te na flisni dicka mbi aktivitetet e tjera kryesore ku keni marre pjese me grupin tuaj artistik drejtuar nga Z. Hyseni dhe a keni marre ndonje cmim?
Raif Hyseni: Per 10 vite nuk ka qene asgje e lehte, dhe sic e dini edhe juve suksesi nuk eshte i rastesishem qe do te thote vetem me pune dhe sakrifica kemi arritur deri ketu. Une se bashku me Meriten dhe orkestren time, jo vetem ne Amerike, Europe por edhe deri ne Japonine e larget kemi prezantuar muziken tone te bukur e te larmishme. Me kete rast ketu dua te falenderoj te gjithe koleget e mi nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia qe dhane kontributin e tyre ne kete drejtim. Suksesi yne eshte sukses i te gjithe shqiptareve dhe anasjelltas.

- Cilat jane projektet e grupit tuaj per te ardhmen?
Raif Hyseni: Une kam filluar pregatitjen e materialit te CD-se time, dhe do te vazhdojme aktivitet tona si gjithmone.
Intervistoi: Mimoza Dajci, New York

Merita mban veshur fustanin etnografik 90 vjecar
Merita Halili, eshte cilesuar per vite me radhe si “ambasadorja” e kenges shqiptare ne SHBA. Pasi kane lene vendin e saj per nje jete me te mire ne Shtetet e Bashkuara, ajo dhe bashkeshorti i saj Raif Hyseni, tashme jane shtetas amerikane, te cilet kane lindur edhe tre vajza. Si te gjithe emigrantet ata jane munduar te pershtaten per te pasur nje jete te mire ne SHBA dhe e nisen aktivitetin e tyre duke luajtur muzike per emigrantet shqiptare nga te gjitha shtetet, hera-heres ata u jane bashkuar ansambleve me vlera kombetare ku ruhen spektaklet e instrumentave tradicional, perfshi edhe cifteline me dy tela dhe defa. Debutimi i pare i sukseshem, ne te cilin Merita Halili ra ne sy per nivelin e larte te interpretimit te kenges popullore, ka qene ne vitin 1983 ne moshen 17 vjecare, duke kenduar kenge popullore shqiptare, te cilat ajo i quan “poezi e paster”. Me pas, ajo u perfeksionua profesionalisht duke arritur qe ta kendoje muziken tradicionale ne nje menyre tjeter. Merita Halili ka pastruar nga folku kombetar melodite e vjetra, ose ato te huazuara, dhe nga kjo veti ajo u be shume e dashur per nje audience te gjere. Zeri i saj u shpall i fuqishem profesionalisht dhe keshtu Merita Halili i dha jete te re melodive, duke i cuar ato ne nje tjeter nivel. Ajo u be soliste e Ansamblit te Kenges Popullore, dhe ishte nga te parat artiste shqiptare qe nisi te incizonte albumin e saj. Per te nderuar traditat shqiptare, Halili kendon duke mbajtur veshur nje fustan 90 vjecar i cili eshte punuar me dore vetem ne argjend dhe ar.

Administratori
03-02-2006, 14:37
Parashqevi Simaku rikthehet me nje album te ri per publikun shqiptar
Anila Leka

Kengetarja ka gjetur veten ne muziken folk. Nje vit pasi eshte bere nene, Simaku pergatit albumin e ri: "Me Robertin kemi bashkuar dy bote te ndryshme shpirterore dhe duke i shkrire ne nje te vetme kemi krijuar nje muzike te re qe do ta degjoni shpejt"
Parashqevi Simaku, me nje album folk.


Qe nga dita qe eshte larguar nga Shqiperia gjithnje gjen nje surprize per te risjelle ne kujtesen e shqiptareve kengetaren qe ka lene gjurme, jo vetem ne muziken e lehte, por edhe me perlat e folkut shqiptar, pra muziken popullore. Per here te pare pas ikjes ne Amerike u shfaq me nje imazh te ri. Spektatoret ne Pallatin e Kongreseve mbeten te befasuar me ndryshimin qe kish ndodhur me Parashqevi Simakun. Nje ndryshim teresor jo vetem muzikor, por tashme ne jeten e saj ishte Roberti.

Prej pak kohesh ka perjetuar caste te mrekullueshme nga ardhja ne jete e Lukes se vogel, dhe Simaku nene tregon qe e ka pritur me shume emocion kete moment. Albumi me i ri i Parashqevi Simakut eshte ende nje surprize qe e ka ruajtur per ta ndare me publikun e saj ne Shqiperi.

A e kujtoni diten kur jeni larguar per here te pare nga Shqiperia? Ishte nje ikje e rastesishme apo nje veprim i menduar mire per te realizuar nje enderr?
Hera e pare kur dola jashte Shqiperise ka qene Danimarka. Bashke me nje delegacion te rinise shqiptare ishim te ftuar ne festivalin Roskilde, i cili eshte edhe sot festivali me i madh muzikor ne Europen Veriore. Mbaj mend qe kendova rreth tridhjete kenge popullore dhe te muzikes se lehte. Koncertet mbaheshin perjashta ne "netet e bardha" te skandinavise. Ishte nje eksperience e jashtezakonshme per mua, por ne fund mezi prisja te kthehesha ne shtepi. Edhe sot ndodh po keshtu. Jam shume e lidhur me familjen dhe vendin tim. Thote mire populli yne: "gur i rand n'vend t'vet". Me pas kam kenduar dhe ne vende te tjera, si ne Algjeri, Turqi, Itali, Gjermani, Norvegji, Suedi, etj. me ansamblet dhe formacionet e ndryshme orkestrale. Dhe gjithmone kthehesha ne Shqiperi.

Ka qene viti 1992 kur erdha ne Amerike. Rrallehere i kthehem dites se pare, sepse gjithnje preferoj te mendoj dhe punoj per te ardhmen. Ishte nje vendim, jo thjesht per te realizuar endrren time. Sepse per mua, vete jeta eshte nje enderr. Por ambicia per te promovuar muziken shqiptare ne nje skene boterore eshte nje motiv qe me shoqeron hap pas hapi, per ta amshuar kengen popullore shqiptare. Muzika jone folklorike eshte nga me te vjetrat dhe nga me origjinalet qe ekziston. Me te vertete e adhuroj dhe gjithnje arrij te prek mrekulline qe te ofrojne tingujt muzikore te folkut tone.

Jeta ne nje vend si Amerika sigurisht qe te ofron mundesi dhe me shume hapesira per te bere karriere. Por edhe veshtiresite nuk jane te pakta.
Une kujtoj kthimin tuaj te pare ne Shqiperi pas largimit ne vitin 1992 kur befasuat publikun me nje imazh, me nje menyre te re interpretimi, shume gjera kishin ndryshuar tek ju. Me pas u larguat serish dhe per nje kohe te gjate heshtet. Perse?
Une nuk jetoj dot pa kenduar, me vjen pak cudi qe me pyet se kam heshtur per nje kohe te gjate, perkundrazi kam qene tejet e zene gjithmone duke kenduar. Ne cdo dite te vitit une kendoj, ne koncerte, ne studio te ndryshme, ne shtepi apo edhe ne nje kafene te vogel, kudo. Gjithnje gjej mundesi per te bashkepunuar me muzikante te njohur brenda dhe jashte vendit.

E kam fjalen per koncerte te tjera ne Shqiperi...
Ne vitin 1999 une u riktheva ne Shqiperi me nje turne qe e pagezova me emrin "Kenget e popullit tim". Koncertin e pare e dhashe ne Kavaje ne qytetin tim te lindjes. Me kete rast deshiroj te falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur, jo vetem publikun qe me priti shume ngrohte, por edhe shume artiste e krijues qe me mbeshteten ne kete turne, grupin karakteristik te Kavajes, dhe ne menyre te vecante dua te falenderoj mikun tim, aktorin Mirush Kabashi. Po keshtu edhe ne Tirane, Vlore, Elbasan, Fier, kam perjetuar emocione te vecanta, ne stadiumet e mbushura plot kam kenduar deri ne mesnate. Nje turne tjeter me titullin "Mos ja prishni lumturine" e kam realizuar ne Zvicer, Kosove dhe Greqi.

Pas ketyre realizova disa koncerte ne Amerike, me kenge te kenduara anglisht, bashke me nje formacion te vogel orkestral ne disa klube ne Hollivud, Martini Long, Galapagos, Nju Jork, Antoni Pier 4, ne Boston, Piaca Bela, etj. por gjithmone vemendja ime ka qene dhe mbetet tek kenga popullore shqiptare.

Si nisen bashkepunimet e para ne Amerike?
Nje nga kenget e para ketu ne SHBA ishte nje bashkepunim me muzikantin dhe producentin Stivi Snou. Me pas kendova kengen "Noi siamo uno", nje bashkepunim me producentin Lemel Humes, i cili ka shkruar kenge per Rei carls, Uitni Hjuston, Stevi Uonder. Kam bashkepunuar edhe me producente te tjere amerikane, por gjithsesi pas disa incizimeve e ndjeja veten si nje pike uje ne oqean te madh. Ndjeja se po beja dicka qe nuk prezantonte thellesine e botes time shpirterore. Ju ktheva muzikes popullore sepse vetem aty gjej frymezimin qe me mungonte per te bere dicka te vecante artistike. Per mua kenga popullore eshte si nje lidhje gjaku. Fillova te shkruaja kenget e mia te para, duke i kenduar me kitare dhe i incizoja me bashkeshortin tim Robert C. Nolf.

Roberti, me origjine nga jugu i Amerikes, duke pasur rrenjet ne muziken e bluzit dhe kulturen e Nju Orleans, e gjeti te natyrshme dhe misterioze te lidhej me muziken e vendlindjes sime. Madje ai shpesh me thote se kjo, muzika popullore, eshte e paprekur, si te them si molla e ndaluar.

Cilet jane kompozitoret me te cilet mbani bashkepunim te vazhdueshem ne Amerike apo Shqiperi?
Nga me te preferuarit do te permendja Pjeter Gacin, Nikolla Zoraqin, Agim Krajken, Limos Dizdarin, Spartak Tilin, Avni Mulen, Hajg Zaharian, Rexhep Hasimin.
Ne Amerike ka nje koncept tjeter per muziken. Per te shkruar kenge, ti nuk duhet te kesh diplome ne kompozicion, por te shkruar nje poezi dhe melodi ne nje stil krejt te lire, eshte nje frymezim qe nuk i vjen kujtdo. Bashkeshorti im Robert me ka ndihmuar shume. Muzika jone eshte virtuoze, harmonike me mjedisin ku ka lindur dhe ne na mungojne kengetare te lindur per kete lloj muzike si Fatime Sokoli apo grupe te ndryshme polifonike.

Gjithnje kam bindjen se gjithcka eshte ne ndryshim, vetem mbreteria e muzikes tone mbetet nje thesar i pazbuluar. Une dhe Roberti shkruajme shume kenge se bashku, gjithashtu kemi bashkepunuar me kompozitore amerikane ne Los Anxhelos si Matt Chaitt, John Vaughn dhe Rae Dileo, une preferoj te shkruaj poezite e mia dhe pastaj bashkepunoj per melodine dhe ritmin.

Lidhja me Robertin, si bashkeshort, por edhe si kompozitor sa ka ndikur tek ju si kengetare?
Prej tij kam mesuar edhe se si te shkruaj kenge, kam mesuar artin e incizimit, qe eshte nje gje e re dhe shume e rendesishme per mua. Une dhe Roberti kalojme nje kohe te gjate sebashku, deri ne oret e vona, ne studion tone ne shtepi. Shkruajme kenge, incizojme, bejme prova.

Keni qene gjithnje e lidhur me muziken popullore, ka qene i dukshem afeksioni juaj i vecante me kete muzike. Perse?
Femije kendoja cdo te diel me gjyshin, baben dhe nenen time. Nga babai im Kito Simaku mesova te kendoj, si te mbaja iso me e,e,e dhe‚?¶o,o,o kjo muzike eshte e pavdekshme eshte si ilac per shpirtin njeriut eshte e vetmja pasuri shpirterore qe as nuk riprodhohet, as nuk kopjohet, as nuk shitet as nuk blihet, kjo eshte muzika popollore shqiptare.

Me veconi nje ngjarje te vecante qe e keni perjetuar me emocione te forta
Kur u bera nene ishte momenti me sublim, e kam shume te lehte te vecoj perjetimin e mrekullueshem qe te jep lindja e femijes. Dhe kete mrekulli une e preka nje vit me pare me lindjen e Luke Amazeus. Ai ka hyre dhe eshte bere pjese e frymezimit ne krijimtarine time. Sapo ka mbushur nje vjec dhe ka nisur te hedhe hapat e pare. Luka ka sjelle shume mbaresi dhe shume gjera te reja ne jeten tone. Une nuk jam shkeputur per asnje cast nga muzika, aq sa edhe ate e kam bere pjese te pandare. Per ditelindje i bleme nje piano te vogel druri dhe keshtu ai eshte bere kompozitori yne i ri. I bie fort dhe leshon tinguj a,a,a,ooo...djali luan rokenroll, thote Roberti. Nuk gjej fjalet e duhura per ta pershkruar.

Si eshte nje dite e Parashqevise?
E dua shume Nju Jorkun, parkun qendror, shetis, i kushtoj kohe djalit, me pelqen te gatuaj, te pikturoj dhe te lexoj. Roberti shpesh me thote se eshte me fat: "Te gjitha grate preferojne diamante kurse ti kerkon libra‚?¶" megjithate edhe ato kam fatin t'i kem. Gjithsesi pjesen me te madhe te dites e kaloj ne studio, incizoj ose shkruaj, kendoj nen shoqerine e kitares, pra gjithmone muzika eshte rreth meje.

Ne karrieren muzikore ne Amerike e keni kapur endrren tuaj apo ende rendni drejt saj?
Do pergjigjesha se kulmi i te gjithe punes sime eshte ne kenget e reja, ne muziken e re qe kam shkruar dhe incizuar me Robertin. Jemi duke perfunduar miksimet e albumit (CD) ne shqip, ku folklori shqiptar eshte bazamenti i ketij projekti qe mezi pres ta ndaj me publikun tim se shpejti. Jam munduar te sjell ne variant origjinal kenge te mrekullueshme te foklorit tone qe mund te them se jane pasuri ne trashegimine tone shpirterore. Ne menyre te vecante kete album ua kushtoj te gjithe shqiptareve kudo qe jetojne neper bote. Une e ndjej pranine e tyre sepse me shume se 200 vizitore ne dite nga 50 vende te ndryshme te botes shohin faqen time te internetit simaku.com. Por jo vetem shqiptaret, por edhe te huajt kane deshire te njihen me kulturen dhe muziken folklorike te vendeve te ndryshme. Sot eshte nje bote e hapur cdo gje eshte e mundur. Me Robertin kemi bashkuar dy bote te ndryshme shpirterore dhe duke i shkrire ne nje te vetme kemi krijuar nje muzike te re qe do ta degjoni shpejt.

Si ju duken ndryshimet qe kane ndodhur me muziken shqiptare keto vitet e fundit?
cdo gjenerate ka muziken e vet me te cilen edhe identifikohet, arti ne teresi shpreh gjendjen shpirterore, tregon se ku eshte nje popull, nje vend. Edhe ne Hollivud, sot per sot e quajne "music business". Arti dhe biznesi nuk jane kombinim qe shkojne sebashku, ata jane si te thuash ne opozite me njeri-tjetrin une mendoj se ndryshimet ne muziken shqiptare jane te njejta si ne te gjithe boten.

Shume artiste te medhenj boterore sot nuk kendojne me "live"‚?¶ Kenget e sotme jane bere si moda e veshjeve, ndersa muzika e vertete eshte si stinet, kenget popullore jane ashtu si gjethet qe bien, dhe ringjallen perseri ne pranvere. Arti i vertete gjithmone e ka gjetur rrugen ashtu si nje drite ne fund te tunelit. Edhe muzika folk eshte nje muzike qe i reziston kohes. Une besoj se dhe publiku eshte i uritur per te perjetuar dhe degjuar me shume muzike te re dhe te gjalle.

Qershija
08-02-2006, 00:14
Nje e diele me Manjola Nallbanin


Kur nis fundjava per ju?

Zakonisht nis te shtunen ne mengjes kur ne gjithmone nisemi per ndonje udhetim. Shume rralle qellon te rrijme ne shtepi per fundjave. Vetem per ca kohe ishim te kushtezuar qe ta ndryshonim disi ritualin tone te fundjaves, kur vajza jone Sindi ishte shume e vogel dhe nuk mund te udhetonim shume shpesh. Tani edhe ajo eshte gati te bashkohet me ne, edhe ne udhetime te gjata.

Si nis mengjesi i dites se pushimit ne shtepine tuaj?

Shume i rremujshem. Ndryshe nga dite e tjera, jemi te gjithe ne shtepi dhe mua me duhet te pregatis mengjesin. Se pari per me te voglen e pastaj per dy te tjeret, me te rriturit.

Duket se preferoni me shume udhetimet. Cilat jane vendet qe frekuentoni me shpesh?

Ohri eshte vendi ku na pelqen te shkojme me shpesh. Por edhe Pogradeci na shijon po aq. Edhe Bari hyn ne programimet tona te udhetimeve per fundjave, por kjo ndodh me rralle. Ndersa kur nuk marrim dot keto udhetime te largeta, Durresi mbetet si programi me i zakonshem.

Preferoni te jeni vetem ne familje, apo dhe me miq per fundjave?

Kam degjuar shpesh te thone se me miq kalohet shume me mire fundjava, ndersa ne ndihemi mire vetem brenda ekipit tone te vogel. Sigurisht qe ka dhe raste kur behemi me miq por kjo ndodh shume rralle dhe kur miqte jane shume te ngushte. Nuk na pelqejne mbledhjet e rastesishme, me miq te rastesishem.

Beheni protagoniste kur jeni ne rreth miqsh?

Jam natyre qe dua te bej shume humor kur jam mes miqsh por bashkeshorti im Sokoli ma kalon. Por ndodh qe behemi te dy bashke protagonistet e tryezes dhe s'ka njeri qe te na mbaje pastaj.

Konsumoni alkool?

Veren e shijoj shume por mundohem ta pi gjithmone aq sa duhet, pa e kaluar masen edhe pse im shoq kembengul gjithmone e me thote: pi se behesh e lezetshme.

Pse c'ndodh ne fakt?

Eh, kohe me pare kur pija vere me shume se sa duhej me zinte menjehere gjumi. Pastaj duke u mesuar me pijen ndodhi qe te behesha interesante, ashtu pakez e pire.

Dini te gatuani?

Kur isha nuse e re ne shtepine e Sokolit nuk dija dhe aq por megjithate kisha guximin te provoja dhe te eksperimentoja dhe arrita te gatuaja gjera shume te mira si pershembull lakra te mbushura. Tani ia kam marre mire doren kuzhines, sidomos asaj tradicionale shqiptare. Kam nje mama qe di te gatuaje shume mire, nga e cila kam se cfare te mesoj.

Klan

Qershija
08-02-2006, 00:18
Nje e diele me Kastriot Tushen


Kur nis zakonisht fundjava per ju?

Te them te drejten, shume rralle arrij ta shijoj ashtu si duhet fundin e nje jave, pasi ne me te shumten e hereve gjendem ne pune. E kur them pune, kuptohet ne ndonje koncert, qe zakonisht realizohet jashte Shqiperise. Ndersa kur qellon te jem ne Tirane, perpiqem ta nis qe te shtunen ne mengjes fundjaven time.

Dhe si nis nje mengjes i tille pushimi ne shtepine tuaj?

I zhurmshem, sepse femijet gezojne, qe jam dhe une me ta ne shtepi dhe nisin e bejne rremujen, qe mua me pelqen. Ulemi te gjithe ne tryeze, per te ngrene mengjesin dhe pikerisht aty bejme planet se ku do te shkojme.

Preferoni te rrini me shume ne shtepi apo te levizni?

Mua me pelqen me shume te rri ne shtepi, pasi jam i tejngopur me udhetimet brenda dhe jashte Shqiperise, por per t'u bere qejfin femijeve ua le atyre te dore te zgjedhin. Dhe vendimi i tyre eshte gjithmone per te ikur diku.

Cilat jane vendet qe frekuentoni zakonisht?

Lokali qe frekuentojme me shume ne Tirane eshte bari tek hotel "Mondial" ndersa jashte Tiranes preferojme shpesh te shkojme ne Kruje. Vazhdoj te kem nje lidhje te cuditshme me ate qytet edhe pse kam vite, qe jam shkeputur prej tij.

Ju pelqen te jeni vetem me familjen tuaj apo me sa me shume miq, per fundjave?

Une dihet qe jam nje natyre, qe gezoj kur jam me sa me shume miq rreth e rrotull vetes, por kur vjen fundi i javes me pelqen te jem vetem me femijet dhe bashkeshorten time. E thashe edhe ne fillim, qe nuk jane shume te shpeshta heret kur na qellon te jemi te gjithe bashke, per t'i bere qejfin njeri- tjetrit. Ndaj nuk duhen shpenzuar me kot keto here te pakta.

Kur jeni me miq ne tryeze, ju pelqen te beni protagonistin?

Nuk e kam qellim me vete te terheq vemendjen kur jam me miq ne tryeze. Une jam me shume ai qe krijoj zhurmen duke qeshur me ate qe thone te tjeret. Rralle mund te ndodhe qe ta mbaj une tryezen gjalle, me protagonizmin tim.

Gatuani, nese po cilin mund te quani specialitetin tuaj?

Po te thosha di te gatuaj do te genjeja disi. Bashkeshortja ime eshte nje amvise shume e mire, ndaj nuk me eshte dashur t'i hyje kesaj angarie, qe quhet kuzhine. Pastaj dhe koha ime e lire nuk mjafton per t'u argetuar me nje kesi lloj punesh.

Mbasditja e se dieles si shkon ndersa mendoni se neser vjen serish e hena, nisin serish punet e shumta?

Ndryshe nga ata, qe jane te angazhuar me nje pune administrative, c'ka do te thote, qe te henen duhet te jene detyrimisht ne pune, per mua mbaditja e se dieles nuk eshte shume e tmerrshme per t'u kaperdire.

Qershija
08-02-2006, 10:38
Ermal Fejzullahu

Shpatin e kam shok shume te mire. Jemi shpesh ne koncerte, te dy punojme, te dy jemi te suksesshem pra, te dy jemi rivale dhe shoke te mire” Ai eshte nje kengetar i ri ne moshe, por me nje karriere qe kushdo do ta deshironte. Brenda nje kohe shume te shkurter djaloshi kosovar arriti te rrembente zemrat e shume vajzave ne mbare trevat shqiptare, por edhe ne bote, me hitet e tij romantike qe vazhdojne te jene shume te preferuara.

Ndryshe nga cfare e shikojme ne skene Ermali eshte tip shume i qeshur dhe dashamires. Komunikon lirshem me kedo qe e takon dhe nuk nguron te jape autografe si dhe ti pergjigjet telefonatave te shumta nga fanset e tij.

Si e pershkruan Ermali vetveten?

Se pari me lejoni te them qe eshte nje kenaqesi e madhe per mua qe te jap kete interviste per gazeten e njohur dhe te lexuar te komunitetit shqiptar te Anglise. Per veten?Une jam nje djale i ri, i cili eshte ne shkollen amerikane ne Prishtine ku dhe jetoj me familjen time.

cfare vlereson si virtytin me te mire tek vetja?

Nuk di nese duhet ta quaja virtyt te mire apo te keq faktin qe une jam shume i hapur me njerezit, nuk jam aspak tip i ngurte.

Po virtyti qe nuk te pelqen tek vetja?

Per Zotin nuk di.(mendohet)

Kjo do te thote qe je i kompletuar?

Jo ne asnje menyre.Nuk mendoj se ka njerez te kompletuar. Ndoshta une mund te kem shume defeke ose ndoshta pak, por te them te drejten akoma nuk i kam verejtur tek vetja virtytet e mia negative.

Je rritur ne nje familje kengetaresh.Sa ka ndikuar jo ne karrieren tuaj?

Dua te them se ne Kosove e Shqiperi ka shume njerez te lindur per muzike, mirepo nuk i eshte dhene mundesia qe te provohen.Une gjithe suksesin ja dedikoj babait tim Sabri Fejzullahu duke qene se emri i tij me kan nxitur edhe mua te merrem me muzike, por nuk mund te le pa permendur edhe punen time te palodhshme. Megjithate une falenderoj zotin qe kam lindur ne kete familje.

E mban mend momentin kur je ngjitur per here te pare ne skene?

Kam qene rreth 16 vjecar kur kendova kengen e pare titulluar "Tashe trashe" dhe mora pjese ne " SHOW FEST"qe organizohet cdo vit ne Kosove. Aty u vleresova me cmim te pare.
Pra e ke nisur karrjeren me cmim te pare?

Po, por qe ta dini babai im nuk deshironte qe une te merrem me muzike dhe ka qene daja im qe me mbeshteti pa e degjuar ate cfare thoshte im ate.

Pas "Show fest"si vijoj karrjera per Ermalin?

Gjithcka nisi gradualisht. Realizova edhe kenge te tjera dhe nje pjese e tyre jane kthyer menjehere ne "hite" po ashtu kam marre pjese edhe ne "Top Fest"edicionin e pare dhe te dyte dhe e vleresoj shume kete pjesmarrjse sikurse edhe cmimet qe kam fituar. Gjithashtu vitin e kaluar kam hedhur ne treg albumin tim te pare titulluar "Per nje dashuri"qe arriti nje numer rekord shitjesh. Besoj se rreth muajit shtator te ketij viti do te hedh ne treg albumin tim te ri, pasi momentalisht po punoj shume per ta arritur kete.

Kenga juaj "Per nje dashuri" ka rrembyer zemrat e shume shqiptareve dhe vazhdon te kete te njejtin sukses. Ju si e komentoni kete fakt?

Ky eshte nje stimulim qe t'ja rrembej zemrat prape..(qesh)

Mendon se vetem keshtu mund t'ia pushtosh zemrat publikut me kenge romantike?

Une kendoj ate lloj muzike qe me pershtatet. Kjo eshte rryma qe preferoj.

Ne cilin stil muzikor e gjen veten me mire?

I pelqej te gjitha silet muzikore nga muzika folklorike, patriotike, popullore etj, te gjitha pa perjashtim por kete rryme qe po kendoj do te vazhdoj edhe me tej, pasi kjo eshte rryma qe kam me per zemer.

Ke realizuar shume koncerte dhe publiku ju ka pritur shume mire. A mund te vecosh nje nga momentet me emocionuese gjate koncerteve tua?

Momentalisht ne cdo koncert jam shume i mirpritur dhe kjo me jep nje emocion te vecante. Ne Kosove jam ne koncert cdo jave dhe ndihem shume i kenaqur nga mikpritja e publikut, por doja te vecoja Shqiperine. Kam qene ne shume qytete te Shqiperise dhe cdokund e kam ndjere publikun entuziast, madje ne koncertin per diten e veres ne Tirane kam ndjere shume emocione pasi publiku nuk me lejonte qe te largohesha nga skena dhe kishin bllokuar edhe rrugen. Eshte dashur nje grup policesh qe te mund te largohesha nga sheshi "Skenderbej" drejt hotelit. Ishte nje moment shume emocionues qe nuk mund ta harroj.

Si reagon Ermali kur dikush e pyet per jeten e tij private?

Bej nje jete private si gjithe te tjeret, pervec faktit qe i kam rralluar shume daljet ne publik Kjo per te ruajtur imazhin tim dhe momentet kur jam prane publikut ne koncerte apo festivale. Nuk me pelqen kur publiku te sheh cdo dite ne rruge pasi imazhi i kengetarit bie.

I ke kenduar shume dashurise. Po vete Ermali eshte I dashuruar?

(hesht…)Momentalisht nuk jam i dashuruar.Vetem kaq mund te them.

Te gjithe djemte mburren per numrin e te dashurave. Po Ermali cfare do te thoshte?

Tani nuk me kujtohet pasi une nuk i kam numeruar te dashurat e mia. Ne kete drejtim jam shume i kujdesur e nuk mund te kem lidhje me cfrado vajze.Por kam patur edhe une historite e mia te dashurise. Numrin do ta them pas intervistes ne menyre private…(qesh)

Shpat Kasapi eshte perfolur shume si rivali juaj kryesor.A egziston nje rivalitet i tille?

Shpatin e kam shok shume te mire sikurse e vertetove edhe vete ne Tirane gjate koncertit ne "Festen e Muzikes". Jemi shpesh bashke ne koncerte dhe persa i perket shoqerise nuk ka asnje pike rivaliteti, mirpo te dy punojme, te dy jemi te suksesshem pra, te dy jemi rivale dhe shoke te mire.

Kush jane njerezit me te dashur per Ermalin?

Se pari daja im Hysi qe eshte edhe menazheri im.Ai jeton ketu ne Londer dhe kjo eshte arsyeja qe une jam shpesh ne Londer. Por sigurisht edhe familja ime qe i dua shume.

cfare marrdheniesh keni me fansat e tu?

Kam marrdhenie me te vertete shume te mira.me te gjithe fansat e mi.

Ke kontakte me ta?

Po, shume me telefonojne shpeshhere dhe une i pergjigjem me shume dashamiresi madje edhe ne momente te papershtatshme, por une dua qe gjithmone te jem ne kontakt me fansat e mi.

Po surpriza me e bukur qe mban mend nga fansat?

Ka shume. Sidomos letra dhe dhurata qe vijne ne shtepine time por mbaj mend ne koncerte kur vajzat hiqnin vareset apo vathet e mi jepnin mua. Ishte nje surprise qe tashme perseritet ne shume koncerte.

cfare ben me keto dhurata?

I ruaj. Bashke me gazetat apo revistat e shumta qe kam ne shtepi te koleksionuara dhe shpeshhere kur jam veten ne shtepi i lexoj dhe kam nostalgji per momentet qe kam kaluar.

Qershija
08-02-2006, 17:26
Intervista me Adelina Ismajlin

Interviste ekskluzive e Adelina Ismailit mbi albumin me te ri,dhene per tablodin ANZA ne Kosove:

-Adeline,urime per albumin "Mbreteresh e robereshe" ,qe eshte albumi me i ri qe keni hudhur ne treg. Duket se ky album ne pergjithesi eshte bazuar ne folklorin tone, me orkestrime komerciale (jo i teri). Ne fakt, mund t'na shpjegoni me shume se cfare e karakterizon kete album ne pergjithesi?

-Se pari ju falenderoj per urimin. Do te kaloj menjehere ne pergjigjen. Eshte albumi me shqip qe kam publikuar ndonjehere dhe vertet nuk kemi lejuar asnje vend per dyshim.Ky album imi eshte nje tentim qe ti beje ata qe degjojne Adelinen,ta degjojne folklorin tone dhe kengen tone popullore,ne te vertete.Dhe ne kete kohe kur,me keqardhje mund te them,qe degjuesi shqiptar eshte i "hipnotizuar" ne nje mase te madhe nga melosi rom,sllav,turk,etj.,eshte shume veshtire qe te ti besh publikun qe te aplaudojne pas nje kenge te lehte shqipe me kavall.Prandaj patjeter se me duhej te beja kompromis me publikun duke insistuar ne disa orkestrime komerciale,kurse melodi autentike shqipe.Eshte lehte te "filozofojme" per vlera artistike,por nuk e paramendoni sa veshtire eshte kur perballesh me realitetin ne ndonje diskoteke p.sh.,ku nje "Mbremje Muzikore" apo koncert,patjeter se do te deshtoje nese ne reklamen e saj nuk figuron nje performues i muzikes "tallava".Dhe kjo tashme nuk eshte vetem ne diaspore,por eshte dicka qe po perhapet ne te gjitha trojet ku jetojne shqiptare.Nuk kam asgje kunder atyre qe pelqejne melos te huaj,por jam kunder kur ky fenomen paraqet rrezik qe ne te tjetersohemi muzikalisht. Prandaj ajo qe e karakterizon kete album mund te them qe eshte kompromisi me publikun duke ua imponuar muziken e paster shqipe me ca orkestrime paksa me komerciale.Cdo melodi eshte autentike shipe.Eh,nese pyetni se cfare karakterizon per mua personalisht,atehere them qe ky album eshte dashuri.Eksplodim i nje dashurie te madhe ne mua te cilen dua ta ndaj edhe me tjeret.Dhe kjo dashuri eshte e dyanshme,gje qe me gezon sepse ky album po pelqehet nga auditoriumi.

-Pikerisht albumi "Mbretereshe e robereshe" para ca ditesh ne web-faqen albaniac.com, u zgjodh "Albumi me i mire i vitit- pop-folk". cfare mund t'na thoni me shume per kete?

-Per mua ky fakt paraqet nje kenaqesi te madhe,dhe jo vetem per mua,sepse kjo tregon qe megjithate ka shprese qe publiku yne ta ktheje melosin tone ne vend,pra ne zemrat e tyre.Kjo eshte primare per mua.Me besoni,sepse po flas nga pervoja personale.Pse vendosa te kendoj folklor?Ishte vendimtar nje moment ne nje koncert ne Zvicer qe theu ne mua dicka,dhe vendosa te bej album si ky.Isha e ftuar per Diten e Flamurit dhe kendova gjithe repertoarin tim,por edhe kenge popullore.Me besoni,asnjera nuk u mireprit sikurse kenget "tallava".Nuk me vie turp te pranoj kete fakt.Dhe per nje moment iu drejtova publikut me fjalet:"Dhe tani vetem per ju,po e kallim me tallava".Pelciten duartrokitjet. Edhepse me dridhej gjithe trupi,me gjithe fuqine fillova te kendoj "Oj Kosove,nana ime",dhe nuk shihja asgje para vetes pos se madhes Shkurte Fejza,me vlerat e se ciles u rrita.Mbarova kengen,dhe njerezit me shikonin thuaja se kisha hudhur ndonje bombe.Iu drejtova publikut vetem me nje fjali:" Keshtu une festoj Diten e Flamurit".Hudha mikrofonin,por duartrokitjet me pas vetem me ben te ndihem konfuze.Por ato duartrokitje me treguan qe ka shprese qe te gjithe ne ti zhdukim barbarizmat ne muziken tone,dhe me pak pune e vullnet,me kompromis,ngadale ti vetedijesojme adhuruesit tone se muzika jone perveq qe eshte e jona,duhet kultivuar edhe per faktin se eshte shume e begatshme dhe unike.E pranoj,edhe mua me eshte dashur kohe ta kuptoj kete gje ne kohen kur kendoja rock,hip-hop,rap,dance,house,trance music,etj.,por me mire vone se kurre.

-"Mbreteresh e roberesh" eshte kenga bartese e ketij albumi. Na trego pse pikerisht kjo kenge eshte radhitur e para?

-Kjo ka te beje me mua.Une e ndiej veten mbretereshe dhe robereshe e ndjenjave te mia.Mundohem ti kontrolloj si nje mbretereshe,por si cdo njeri mbetem rob i tyre.Prandaj desha te jete e para.Por edhe fakti qe kjo kenge ka teme,pra melodi bartese motiv nga "Vallja e Shotes",eshte nje kenaqesi per mua ta ta kendoj.

-"Dy motra nje frajer" eshte kenga e dyte e albumit me tekst te shkruar nga vet ju dhe e kenduar ne duet me motren tuaj, Zanfinen. Keni dashur qe permes kenges te trajtoni kete dukuri qe tashme ne Kosove eshte bere "aktualitet", dy motra me nje frajer?

-Kur une dhe Zanfina paralajmeronim duetin,treguam qe kjo kenge trajton nje fenomen tejet negativ.Nuk e di a eshte puna se ne jemi rritur ne nje rreth ku eshte e paparamendueshme te mos e respektosh lidhjen dashurore te nje femre tjeter,qofte ajo fare e panjohur apo shoqe apo moter,apo te ne po ndodh nje ndryshim traditash dhe mentaliteti.Personalisht i perjetoj me shume neveri keto gjera,dhe i konsideroj te turpshme.Por nuk mund ta mohoj qe per gjera te tilla kohen e fundit degjoj shume shpesh ne "biseda vajzash" me shoqe dhe motra.Dhe vendosa te shkruaj kete tekst per ti bere te turperohen te gjithe njerezit qe veprojne keshtu.Kjo eshte nje kenge pop-dance e punuar mjeshterisht nga Wirusi,ku ai me shume mund arriti ti "fuse" ne nje kenge natyren e Adelines dhe te Zanfines.Por pa anashkaluar melodine folklorike te Zanfines,e cila eshte motiv i nje kenge dasmash te shqiptareve ne Maqedoni.Kur flas per natyrat tona,nuk dua te them qe une jam negative dhe Zanfina pozitive (qeshet),por verehet se une jam me impulsive kurse ajo me e matur.

-Kenga ne radhe eshte "Vetem per ty". Kesaj kenge, ne refrenin e saj ia keni bashkangjitur melodine e kenges popullore "Shota". Do te thote me kete se Adelina kengen shqipe e ruan me fanatizem?

-Gjithmone e kam ruajtur ne mua.Mund te jem moderne,mund te shpoj hunden me 15 vathe apo ti kem floket ngjyre vjollce dhe gjelbert,por kurre nuk mund ta mohoj qe i takoj nje gjenerate e cila eshte zhvilluar duke mesuar shqip ne podrume shtepishe private,duke protestuar shqip kunder asaj qe po ndodhte ne Kosove,duke u motivuar me kenge shqipe te perlave tona te muzikes folklorike dhe popullore.Dhe besoj qe te gjithe kemi ndier nje fuqi,nje krenari per veten tone kur kemi degjuar ato kenge.Prandaj ne cdo album timin kam kenduar se paku nje kenge folklorike,per hir te atyre qe na benin te ndihemi krenar qe jemi shqiptar.

-Thone se nje kengetar e karakterizon zeri i tij dhe talenti. Ne kengen "Trendafili me ere" ka elemente melodike te kenges popullore nga Shqiperia e jugut. Mund te themi se Adelina "ka force" te kendoj cdo lloj zhanri te muzikes?

-E dua pa mase polifonine e Jugut tone,eshte unike ne bote.Per mua eshte primar fakti qe une e dua.Dhe natyrisht se kur njeriu do dicka me zemer,atehere jep maksimumin e vet qe ate dashuri ta materializoje.Une jam munduar qe ta jap maksimumin dhe perpunimi i kenges "Trendafil me ere" te tingelloje bukur per ata qe e degjojne.Se sa ia kam arritur,duhet te tregojne ata qe e degjojne.Edhepse jetojme ne kohe kur njerezit jane me te gatshem te flasin negativisht per gjera,besoj qe ka njerez qe shohin edhe anen pozitive te dickaje.Qofte ajo edhe nje kenge.Jam e vetedijshme qe jetojme ne nje kohe kur njerezit jane te mllefosur nga e perditshmja dhe shpesh ky mllef kanalizohet aty ku nuk duhet,por mua nuk me godit aspak gjykimi subjektiv dhe afektiv i ndikuar nga realiteti i rende.Le te gjykohem nga ata me objektivet,nga femijet.Ata jane shume te sinqerte.Dhe dua te me gjykoje e ardhmja.

-Pothuajse shumicen e teksteve te ketij albumi i keni shkruar ju. Nder ta eshte edhe teksti i kenges "Heroi i tragjedise". Cila eshte poenta e kesaj kenge apo kujt i eshte kushtuar kjo kenge?

-Poenta eshte ajo qe keni degjuar ne tekst.Fundi i nje dashurie te sinqerte per mua paraqet tragjedi.Nuk do te pergjigjem se a ka te beje me mua apo jo,sepse ne pyetje intime nuk pergjigjem.Por sinqerisht mund te them qe eshte melodi te cilen kur e degjova,ne mua u zberthyen mijera emocione.Dhembje,krenari,dashuri,ndjenja te cilat veshtire pershkruhen me fjale.Dhe kjo eshte fuqia e kavallit shqiptar.Mberthen ne vete historine,te sotmen dhe te ardhmen.Jemi popull i cili dashuron pa hile dhe kjo na ka kushtuar,jemi tradhtuar shume here.E kjo na ndodh edhe si individ.Dashurojme pa kompromis dhe kur tradhtohemi vuajme,por me shume krenari.Personalisht,une keshtu e shoh kombin tim.Mu kjo vuajtje me krenari te cilen vetem tingulli shqip mund ta pershkruaj,mua me ben qe te dashuroj pa fund,deri ne fund te jetes."Hero i tragjedise" per mua eshte nje kenge e madhe,ne cdo aspekt.Eshte kenge e dashurise sime,pamarr parasysh se a ekziston ajo fizikisht a jo.Ne mua do te ekzistoje gjithmone.Dhe jam krenare per kete gje.Edhepse mometin e "tradhetise" e perjetoj si "tragjedi".

- c'deshiron te thote Adelina me kengen e gjashte "Nga zeroja ne fitore"?

-(Qeshet).Prap duhet te kthehem te dashuria.Ajo qe kam dashur te them eshte ne forme pyetje.A ka fitore me te madhe sesa kur i tejkalon te gjitha veshtiresite e rrethit,kushteve,rrethanave,problemeve,realitetit, njerezve negativ,etj.,dhe fiton ate per te cilen ke luftuar gjate gjithe kohes,fiton dashurine?A ka me mire sesa kur ke perreth vetes njerez te mire,te cilet pershkruhen ne fund te kenges,te cilet te ndihmojne ta arrish nje cak te shenjte siq eshte dashuria? Nuk ka.Dhe kete kam dashur ta them.Qe kur njerezit duan njeri tjetrin,arrijne ti tejkalojne te keqijat dhe korrin fitoren me te madhe qe na ka dhuruar Zoti.Dashurine.

-Ne kenget tuaja kurre nuk ka munguar parodia. Ne kengen "Hicni maskat", duket se ne nje fare menyre mundohesh te tregosh "boten e kullerave", duke i perdorur shprehjet e tyre "zanzi". cka fshihet pas kesaj kenge. Jeni perballur drejteperdrejt me "kullerat" ne kete rast?

-Te jem e qarte qe ne fillim.Nuk kam perqeshur kullerat.Kam perqeshur te gjithe ata qe vejne maska,pra qe mundohen te jene dicka qe nuk jane.Qofshin ata edhe imitatoret e kullerave te vertete.Ne fakt,kullerat ekzistojne dhe quhen keshtu sepse gjerat perreth vetes i perjetojne me gjakftohtesi.Por imitatoret qe reklamojne veten si njerezit me origjinal ne rruzullin tokesor,meritojne perqeshje.Dhe kjo eshte poenta e kenges e cila eshte perpunim i nje kenge dasmash qe kendojne vajzat shqiptare ne Maqedoni.I kam "ngucur" pak imitatoret (qeshet).Dhe kam performuar hip-hopin i cili me pelqen teper.

-Ne kengen "Kur femra hakmerret", ju keni dashur te pasqyroni boten e femres. Ne kete kenge, hakmarresja, a mos eshte vet Adelina?

-Vet fjala "Hakmarrje" eshte ne gjinine femerore (qesh).Cdo njeri ne bote eshte hakmarres,pra jam edhe une.Por kam pershtypjen qe femrat jane shume me elegante kur hakmerren,dhe hakmerren me stil .Meshkujt jane me eksploziv,ata kane nje ego e cila nuk i le te prese,duan hakmarrjen menjehere dhe ne kete ngutje,gabojne.Ndodh qe hakmarrja e tyre tu kthehet "bumerang" dhe te dalin qesharak.Ndersa nje femer zonje thurr taktiken e hakmarrjes gjate dhe me menquri.Jo ta demtosh te dytin,por te nxjerresh hakun nga ai duke mos e demtuar shume,por aq sa ta vetedijesosh qe ashtu nuk ben. Nese nuk e meson nena, do ta mesoje e dashura (qesh). Pak shaka.

1-Ne kengen "Kaosi yt", Adelina here behet helm vdekjeprures, here plage e pasherueshme, here e papushtuar‚?¶here kaotike. cfare mund t'na thoni per keto karaktere, qe ne mendojme se nuk ju takojne juve personalisht?

1-Bukur e thene.Personalisht,nuk jam ashtu si pershkruhem ne tekst.Larg asaj! Por mund te jete ndonje tjeter vajze,sepse gjate gjithe tekstit paraqitet nje vajze fatale e cila nuk ka dashuruar kurr,vetem ka bere djem te vuajne,etj.Por,ne fund te tekstit e pranon qe "ai" e ka bere te tille.Kaotike.Megjithate,ajo femer te cilen une e pershkruaj eshte shume e dashur dhe e ndieshme,por shume e lenduar dhe tashme ka krijuar rreth vetes nje "mur mbrojtes" duke i tmerruar te gjithe perreth vetes.Eshte ajo gjendja kur femra mbrohet sepse eshte lenduar,dhe mbrohet ne menyren me te keqe duke lene perreth vetes pershtypjen se eshte nje "*****".E keto vajza ne te vertete nuk jane ashtu.Se paku keshtu mendoj une.

-Ne kengen "Kengen ma kane vra", dominon melodia popullore. Si arrin Adelina t'i grumbullon gjithe ato forca, per ta ruajtur etnomelosin shqiptar?

-"Kangen ma kan' vra" mund te them se eshte kenga me te cilen me se shumti jam munduar ta pershkruaj ndjenjen time lidhur e ate se cfare po ndodh me kengen tone.E para,e kam kenduar ne gegnishte,ne gjuhen time.Pa keqkuptime,nuk dua te them qe gjuha e unisuar apo tosknishtja nuk jane gjuhe tona,por une Adelina ne jeten private flas gegnisht dhe kurr s'do te mund te flas ndryshe.E dyta,vet kenga eshte nje konflikt i vijes melodike qe une kendoj dhe orkestrimit.Dhe tere kete e spjegon teksti,per ata qe kane kohe ta degjojne me pak vemendje.Do te mundohem te pershkruaj ate qe kam dashur ta pershkruaj me kete kenge: Krushqit -ne kenge orkestrimi,orkestra, qe vijne ta marrin nusen,muzikojne muzike te huaj,joshqipe.Ajo nuse fillon te vajtoje duke kenduar nje kenge te vjeter te treves se Rugoves.Kenga e saj eshte ne konflikt me muziken qe bejne krushqit.Ajo sakrifikon veten dhe refuzon te shkoje nuse me ate muzike,dhe perfundon kengen e vet duke vajtuar. Kjo pra eshte njefare "filozofie" qe une kam dashur ta le pas vetes me kete kenge.Mund te them qe autenciteti i kenges eshte i pakontestueshem.Nuk duhet shume force qe te nxjerim ate qe kemi ne shpirt,dhe kudo perreth nesh.Vetem duhet te dijme kush jemi dhe te krenohemi me kete gje.Pastaj realizimi eshte i lehte.Kam fatin qe bashkepunoj me njerez te cilet e duan me shpirt melosin tone.

-Ne melodine permbyllese te ketij albumi apo ne kengen "Ah‚?¶Kasandra", sikur dominojne pak a shume orkestrimet komerciale. A mos eshte kjo nje lloj "dallavere' pozitive, qe t'iu afrohesh publikut kosovar edhe me afer se c'jeni?

-"Ah..Kasandra" eshte parodi.Dhe cdo parodi eshte nje "dallaver" pozitiv kunder fenomeneve destruktive.Une dhe z.Naim Krasniqi kemi qene ne dileme te madhe se a do te keqkuptohet,por fatmiresisht te gjithe e kane kuptuar qe ne vetem duam te vetdijesojme njerezit se cfare tekste katastrofale botohen tek ne,e te mos flas per melodite dhe menyren e interpretimit.Me qellim te mire kjo kenge permbyll albumin.Edhe ne qofte se do te me urrejne disa njerez qe i kam perqeshur pse kane akceptuar kete lloj "muzike",fare nuk brengosem.Nese kthehem pas cdo qeni qe leh ne mua,kurr nuk do te mberrij ne cak.Perkundrazi,do te jem e kenaqur nese vetem nje njeri ne kete bote vetedijesohet qe muzika jone eshte ajo qe ne duhet ta perqafojme ne kete moment.Pasi qe te kemi akceptuar veten,mandej mund te ecim perpara me muzike moderne.Kesaj i thone:"Pastroje oborrin tend,pastaj shikoje te huajin".

Ju falenderoj per mundesine qe me ofruat qe te eliminoj cdo paqartesi apo dyshim lidhur me kete album.Ju uroj suksese dhe pune te mbare.

Administratori
07-03-2006, 21:58
Eranda Libohova


Vetem nuk jam

Eranda Libohova. Nuk eshte vetem kengetare skene. Imazhin e saj gjithnje te qeshur mund ta shihni "pakez te trishtuar" ne klipin "Vetem nuk jam", qe pritet te dale ne treg keto dite. Kengetarja, qe numeron 20 vjet ne skene tregon se si e koncepton vetmine, dashurine dhe karrieren. Pyetjes se me cfare imazhi vjen per publikun, i pergjigjet me delikatese: " me profilin e nje vajze te dashuruar". E kaluara per Eranden eshte thjesht nje eksperience per t'u perballuar me pa dhimbje.

Por a eshte Eranda nje kengetare qe provokon ne skene?! Ajo e gjen vete nje pergjigje "Jo, mua me provokojne"...

Eranda Libohova me nje klip te ri . Behet fjale per nje klip te gezueshem apo te trishtuar? Eshte nje balade qe s'mund te cilesohet as si e gezuar as si e trishtuar.Eshte nje emocion, nje ndiesi qe gjithesecili mund ta perjetoje, kur i mungon nje njeri. Kjo sigurisht eshte permbajtja e tekstit te kenges "Vetem nuk jam", kompozuar dhe shkruar nga Florian Mumajezi , i cili pati idene per ta perfshire ne permbledhjen e nje albumi qe u publikua diten e Shen Valentinit, dhe per kete e falenderoj, qe me perzgjodhi mes nje kasti kengetaresh te preferuar nga publiku.

Me cfare imazhi prezantoheni ne kete videoklip?
Imazhi qe sjell ne kete vieoklip eshte nje personazh, fryt i fantazise se regjisorit Marjan Ognenovski, qe ndertoi skenarin tekniko-regjisorial pasi u njoh me vargjet.Ai ka synuar te konturoje profilin e nje vajze te dashuruar me thjeshtesine dhe boten emocionale, qe mund ta kete kushdo nga ne.

Klipi i paraprin albumit qe ju pergatiteni te hidhni ne treg ne muajin maj. Mendoni se muzika e ketij albumi do te godase ne treg?
Nuk eshte qellimi im kryesor, goditja e tregut, po sigurisht do mbetesha e kenaqur nese publiku do te mirepriste kenget e mija te reja. Kur fillova punen per kete album e para gje qe i vura vetes si pikesynim ishte qe ky album te tingelloje modern, i fresket dhe t'i shtoje karrieres sime artistike disa elemente te rinj.E sigurisht keto jane detaje profesionale, qe nuk vlen per t'u zgjatur me shume ne nje interviste te tille. Per ta permbledhur gjithe kete une mendoj se albumi do te sjelle dicka te re ne tregun muzikor. Zeri juaj u degjua per here te pare ne Festivalin e Kenges ne vitin 1986. Kane kane kaluar 20 vjet aq sa per t'u lindur dhe rritur brezi i kengetareve te kesaj moshe. Si e ndieni veten ne konkurrence me ta?

Fakti qe jam e pranishme ne albumin e sapopublikuar me rastin e Shen Valentinit, tregon qe une nuk e ndiej diferencen dhe konkurrencen me ta.Ashtu sic nuk e ndiej diferencen me kengetaret qe kane shume me eksperience se une. Une nuk dua te konkuroj askend. Kur bej dicka, une dua te konkuroj me veten time, duke kthyer koken pas dhe duke kerkuar te bej dicka me mire se me pare.

A ka rendesi per ju fakti nese nuk pelqeheni nga te gjithe brezat.Ose me sakte cili brez ju pelqen te jete ne audiencen tuaj? Nuk mund te ndodhe asnjehere qe nje kengetar te mos kete admirues ne nje shtrese apo ne nje moshe te caktuar te publikut. Une ndiehem me shume fat kur shoh qe publiku im jane nga adoleshentet deri tek mosha e thyer. Per mua publiku eshte nje dhe nuk e ndaj ne breza.

Kenget e Erandes ndalojne shpesh sa tek tingujt popullore aq dhe tek muzika e lehte. Kjo eshte e qellimshme nga ana juaj per te arritur te gjitha shtresat e audiences apo ju vete nuk e konsideroni te kenduarin si specifike?
Nuk eshte aspak e qellimshme por kjo ka te beje me cilesine vokale te gjithsecilit.
Ne bote ka kengetare qe kendojne vetem jazz, por ka te tille qe kendojne edhe pop edhe dance. Edhe ketu tek ne ka interpretues vetem te muzikes se lehte por ka edhe prej tyre qe interpretojne te dyja llojet e muzikes , dhe kjo ka te beje dhe me edukaten muzikore qe ne formimin e artistit.

Besoni tek festivalet qe organizohen dhe cmimet qe jepen ne to?
Gjithmone festivalet jane kontenstuar si nga artistet dhe nga publiku, ne momente te caktuara. Iu besoj organizatoreve por nuk i besoj shijes se jurise. Shijet jane shume te diskutueshme dhe per kete arsye artisti tregohet shume i matur dhe i kujdesshem para se te hyje ne nje festival, aq me teper kur mendohet qe nje hap i gabuar mund te demtoje ate qe ke ndertuar me shume mundim. Per mendimin tim, ka ikur koha kur festivali duhet te konsiderohet si gare, por duhet te konceptohet si ngjarje ku cdo artist duhet te tregoje origjinalitetin e tij. Njesoj si ne nje ekpozite ku piktoret ekspozojne veprat e tyre.

Kenga "Buzet me ishin thare", fituese e nje prej edicioneve te festivalit "Mikrofoni i Arte", pelqehet dhe degjohet ende. Ju vete e ndieni deshiren per te medituar nen tingujt e kesaj kenge? Une kam medituar kur e kam interpretuar ne skene. Sigurisht qe nuk kam te njejten ndiesi sic ka nje teleshikues kur e ndjek kengen nga ekrani.
Mendoj se kenget tuaja kane tekste te bukura. Eshte i rendesishem per ju teksti ?
Vargjet sikurisht qe jane te rendesishme, por ato duhet te jene te thjeshta e njekohesisht te percjellin nje ide te pathene me pare.
Ju vete keni provuar te shkruani tekstin e ndonje kenge?
Eshte mire qe secili nga ne artistet te beje mire ate qe di te beje. Nuk pretendoj te kem edhe kete talent. Ju kendoni gjithmone "live". cfare ndiesie te shkakton shfaqja para publikut me "play back"

"Play back" eshte nje forme e sforcuar dhe e kushtezuar nga mungesa e teknologjise. Nuk ka asnje kengetar ne Shqiperi, qe te mos e kete provuar.E ke provuar ndonjehere kur ne endrra te kapin per fyti e s'te del zeri? Sinqerisht une ne momente te vecanta e kam patur kete ndiesi kur kam dale ne skene me "play back". "Live" eshte tjeter gje. Eshte ndiesia qe ke si te ushtrosh nje sport, energji qe transmeton nerv, grint, etj.
Vihet re se fundi nje tendence e kengetareve per te bashkepunuar me njeri-tjetrin. Ju kujt do t'ia vinit syrin (pervec Irmes) n.q.s te duhet te kendoni ne duet.
Eshte e vertete qe sot jane ne mode bashkepunimet. Pervec Irmes kam interpretuar me Rovena Dilon tek "100 kenget e shekullit". Me siguri ne album do te kete ndonje duet tjeter, por per momentin eshte projekt.

"Motrat Libohova" njiheshin shume keshtu para shume vitesh. Ju pelqen ende t'u therrasin keshtu? Po le te themi realitetin qe per shume njerez jemi fiksuar si motrat Libohova. Po le te bejme pak humor. Ndonje spektator ka bere shaka duke na thirrur "E ju vellezerit Zena".

Eshte e nevojshme qe nje kengetare te provokoje ne skene, apo s'mund te kuptohet nje kengetare e pelqyeshme sot pa provokimet skenike?
Provokimi mund te jete element i nje kenge qe e mban provokimin. eshte pa kuptim provokimi skenik, p.sh ne nje balade.
Po ju provokoni ne skene?
Ha..ha..ha. Jo mua me provokojne. Naten e Vitit te Ri ne koncertin qe u organizua ne sheshin "Skenderbej" dikush me hodhi nje fishekzjarr ne pallto. Sigurisht qe nuk rashe pre e provokimit.

Si e organizon Eranda nje dite, nje jave, nje muaj, nje vit. D.m.th. pervec kenges a keni angazhime te tjera? Per te treguar se si organizoj nje vit, duhet te rrime nje jave.Shkurtimisht angazhimet e mia jane koncertet ne qytete te ndryshme te Shqiperise, ne Kosove dhe per shqiptaret qe jetojne ne Europe. Pastaj jane spektaklet televizive , puna ne studiot e regjistrimit, kontaktet me kompozitore, shtepite diskografike. Angazhim i rendesishem per mua eshte familja ime, prinderit e mi me te cilet jam shume e lidhur. Imazhi juaj skenik adhurohet nga vajzat. Ju pelqen t'ju imitojne? Me vjen mire qe imazhi im skenik eshte objekt admirimi per vajzat. Edhe une dikur kam patur modelet e mia. Ndoshta edhe sot mund te kem ndonje model qe e ndjekim nga ekranet perendimore, pa qene e fiksuar dhe fanatike pas nje imazhi.
E shikoni karrieren si nje mundesi te mire per te qene e lumtur? Apo mendoni se karriera ndonjehere te ben te ndiesh e vetmuar?

Karriera e ndonje shkencetari mund te ndikoje qe qe ai te ndjehet i vetmuar, kurse artisti eshte i lidhur me publikun. Keshtu qe karriera artistike eshte mundesia ideale per te qene mes njerezve. Per te qene e kenaqur me veten, pra per te qene e lumtur.
Jeni shume ne forme. E gjitha kjo eshte nje gjendje shpirterore e mire apo pamja juaj ju ben te ndiheni mire?
Perderisa jam e kenaqur, kjo krijon nje kondicion te mire shpirteror. Edhe forma fizike varet nga kjo. Ju ka lindur ndonjehere deshira t'i ikni realitetit ?
Edhe momentet e veshtira jam perpjekur qe t'i konsideroj si pjese te realitetit, nga te cilat askusht s'mund te stakohet. Mire do te ishte te ekzistonte nje realitet pa problemet e dites.Po kush e ka pare ate? Keshtu qe‚?¶
Besoni tek dashuria me fund te lumtur? Po tek fundi i nje dashurie pasionante?
Besoj tek dashuria, besoj tek lumturia, besoj dhe tek fundi...
Tek kalimi i nje dashurie ne miqesi?
Personalisht nuk besoj. Dhe mendoj qe nje dashuri te kthehet ne miqesi duhet te kaloje nje reaksion kimik shume te nderlikuar, rrethana, kohe, etj...
Do pranonit me lehte faktin e te qenit e divorcuar apo beqare e perjetshme?

Domethene a keni ndonje ide te qarte per martesen?
Askush nuk do te donte te ishte e divorcuar, megjithese eshte nje gjendje qe une s'e njoh. Sa per konceptin "beqare" them qe eshte i vjeteruar tashme. Nje njeri qe ka nje lidhje s'mund te quhet beqar ne kohen e sotme. Sa per martesen mendoj qe eshte nje bashkesi rregullash qe duhen respektuar edhe ne rastin kur ti vendos te bashkejetosh me te. Eranda, ju jeni tipi i femres qe shikoni vetem perpara apo ktheni shpesh koken mbrapa? Te papriturat jane perpara, keshtu qe duhet te jesh e pergatitur per ate qe mund te ndodhe. Ajo qe ka kaluar nuk perben asnje surprize, perkundrazi eshte nje eksperience per t'u perballuar me pa dhimbje.

Po Teo, qeni juaj, cfare ndryshimi ka sjelle ne jeten tuaj?
Ka shume njerez qe i mbajne kafshet per mode. Ne duke patur nje shtepi private, gjithmone kemi deshire te mbajme kafshe shtepiake, mace, lepuj, keshtu qe Teo nuk ka sjelle ndonje ndryshim ne familjen tone te madhe.
Flisni me Teon per ndonje lidhje te momentit?
Ha.. ha..ha Jo me tregon ai mua per lidhjet e veta.

Si eshte Eranda ne ‚?¶
nje studio regjistrimi?
Ne boten time
shtrat?
Me pizhama
dush?
Duke kenduar
nje studio fotografike?
Aktore
nje klub nate?
Protagoniste
para pasqyres?
Vete i dyte
fletet e nje ditari?
vetvetja
miqesite e vjetra?
fanatike
flirte?
e pasur

Edhe momentet e veshtira jam perpjekur qe t'i konsideroj si pjese te realitetit, nga te cilat askush s'mund te stakohet. Mire do te ishte te ekzistonte nje realitet pa problemet e dites.Po kush e ka pare ate? Keshtu qe‚?¶

Sa per konceptin "beqare" them qe eshte i vjeteruar tashme. Nje njeri qe ka nje lidhje s'mund te quhet beqar ne kohen e sotme. Sa per martesen mendoj qe eshte nje bashkesi rregullash qe duhen respektuar edhe ne rastin kur ti vendos te bashkejetosh me te. Kur bej dicka, une dua te konkuroj me veten time, duke kthyer koken pas dhe duke kerkuar te bej dicka me mire se me pare.

Te papriturat jane perpara, keshtu qe duhet te jesh e pergatitur per ate qe mund te ndodhe. Ajo qe ka kaluar nuk perben asnje surprize, perkundrazi eshte nje eksperience per t'u perballuar me pa dhimbje.

Administratori
20-04-2006, 13:16
Ti besh shqiptaret te duan muziken tende eshte e veshtire por jo e pamundur

Kengetarja terheqese Anjeza Branka, e cila ka jetuar prej shume vitesh ne Gjermani tregon, fillimin e saj artistik shume te veshtire, te fshehtat e saj, sukseset dhe zhgenjimet ne festivale te ndryshme, bashkpunimet me artistet shqiptare dhe shtepite diskografike. Deshira e saj eshte te behet nje aktore shume e mire dhe njekohesisht te beje nje recital shume te madh ku mund t'i tregoje te gjitheve qe ajo di te kendoje. Ne jeten e saj do te kete vend dhe hapesire per administrimn e sallonit te bukurise, te cilin ajo e menaxhon bashke me motren. Se shpejti ajo do te hedhe ne treg albumin e saj me te ri ne bashkepunim me kompozitorin Adrian Hila, ne te cilin ka perfshire kenget e saj me te dashura.Per me teper cdo gje eshte e shpalosur me poshte.

Kur ke filluar te kendosh per here te pare?
Une kam filluar shume heret, pothuajse 15 vjet me pare, por per here te pare fillova te kendoj neper shtepi, kur isha 10 vjec. Me pas kam kenduar ne gjermanisht me nje grup gjerman, por qe nuk eshte i njohur ketu ne Shqiperi. Pastaj me erdhi rasti te vija ketu ne '98 dhe te debutoja per here te pare ne festivalin kombetar te fundvitit tek Pallati i Kongreseve. Publiku shqipetar me vleresoi shume, duartrokitjet ishin shume te nxehta dhe kjo me shtyu qe te vija serish ketu. Me pas shkova perseri ne Gjermani per rreth nje vit. Mbas nje viti erdha per te kenduar perseri tek "Nete vere", ku pata shume sukses. Por ajo qe me vendosi te kthehesha perfundimisht ishte shkolla e larte per dramaturgji tek "Akademia e Arteve te Bukura" te cilen e frekuentoj.

A ishte e veshtire te afirmoheshit ne boten e kenges ketu ne Shqiperi?
Ka qene dhe eshte shume e veshtire. Megjithate une jam e kenaqur sepse shoh qe neper koncerte te ndryshme qe une kam pasur ne Maqedoni, Kosove etj. publiku me mbeshtet shume, me jep shume perkrahje, gje qe eshte shume e rendesishme per mua.Veshtiresia per mua ka qendrur tek pjesmarjra neper festivale, ku nuk jam vleresuar sic duhet.

Sa Ju ngacmon ideja e nje recitali? Pikerisht tani kam shume deshire te bej nje koncert timin, jo vetem me kenget e mia, por kam deshire te kendoj live edhe kenge te huaj, ku t'i tregoj te gjitheve qe une di te kendoj.

Tregu muzikor eshte me i mire per ju ne Shqiperi apo jashte saj?
Te them te drejten kam pasur shume sukses ne Shqiperi, ne Gjermani, ne Amerike, ne Kosove, ne Zvicer, e cila eshte bere fale punes te palodhur te producenteve te mi, te cilet i kam shume shoke dhe i falenderoj jashtezakonisht shume, sepse me kane qendruar prane e me kane dhene shume perkrahje.

Sa albume tuajat jane ne shitje, Anjeza?
Une deri tani kam lancuar dy albume dhe jam duke punuar pothuajse prej tre vjetesh qe te nxjerre albumin tim te ri, sepse dua qe te jete nje album shume cilesor nga ana artistike. Dua te jem shume e bindur brenda vetes qe ky album te kete kenge qe Anjeza t'i kendoje me deshire. Si shume kengetare edhe une jam nxituar ne nxjerrjen e albumeve te mi te pare, prej deshires se madhe qe kisha per t'u njohr nga publiku shqipetar. Prandaj cdo gje nga ana ime profesionale dua ta bej sakte dhe bukur.

c'marredhenie keni me kengetare te tjere?
Deri tani kam pasur shume kerkesa per te bashkpunuar, ndersa njohja shoqerore qe kam me Nikun e "2 die 4", me shtyu te benim nje bashkpunim. Une jam shume e kenaqur nga ky duet dhe kenga qe ne prezantuam ne Top-Fest 3 pati shume sukses.

Kush eshte kompozitori dhe autori i teksteve te kengeve tuaja?
Pjesen me te madhe te kengeve jane te ideuara e te shkruara nga une, kurse kompozitori i kengeve eshte Adrian Hila. Nesti ose ndryshe Stine ka kompozuar kengen "Me ngadale" Dhe gjej rastin ta falenderoj per kete.

E konsideroni Top-Festin si nje festival rinor modern ketu ne Shqiperi?
Pa diskutim qe eshte i tille dhe une jam shume e kenaqur qe ketu eshte arritur nje nivel i tille oranizativ. Por ajo qe le per te deshiruar duke u nisur nga plani personal eshte qe vleresimi i kengetareve nuk eshte i sakte dhe per kete nuk dua te flas me, sepse jam shume e zhgenjyer.

Se shpejti do t'ju shohim me ndonje vidioklip te ri?
Sigurisht qe do te me shihni shume shpejt, por nuk dua te them me teper, sepse dua qe gjithcka te jete suprize. Jam shume e sigurte brenda vetes qe do arrij t'i tregoj publikut shqiptar se kush jam ne te vertete.

Me cilen shtepi diskografike bashkpunoni per videoklipet tuaja? Ne fillim kam bashkpunuar me BBF Records, por me duhet te them qe nuk kam ngelur e kenaqur. Me pas, per dy videot e fundit kam bashkpunuar me nje shtepi diskografike qe quhet "Rinia" ne Maqedoni dhe kam ngelur shume e kenaqur, sepse publiku m'i ka pelqyer.

cfare rrymash keni perdorur ne albumin tuaj te ri?
Kam perdorur shume rryma qe une i kam shume perzemer si, R n'B, Hip-Hop, Ballads,Turbofolk. Do te jete gjithcka surprize.

Ku e ndjen veten me mire Anjeza, si aktore apo si kengetare?
Ndjehem mire ne te dyja fushat, dua t'i perkushtohem shume dramaturgjise dhe se shpejti do te marre pjese ne nje teater ku jam duke punuar shume dhe meqe me jepet rasti, dua t'i falenderoj te gjithe pedagoget e mi.

Kush kujdeset per lukun e Anjezes? Ne cdo eveniment qe kam marre pjese, jam kujdesur vete bashke me motren time, e cila eshte shoqja ime me e ngushte e qe i besoj shume. Gjate dites vishem sipas ambientit ku jam, por ne pergjithesi vishem praktike. Me pelqen te ble shume gjera dhe preferoj te shfrytezoj rastet kur dale jashte te pasuroj sa me shume garderoben time. Gjithashtu dua te falenderoj edhe Denada At'Nikollen qe stiloi veshjen time ne debutimin tim ne Top-Fest.

Kush Ju ka mbeshtetur me shume gjate karrieres suaj muzikore? Me ka qendruar prane familja, shoqeria, por personi qe dua te falenderoj me shume eshte babai im. eshte i vetmi person qe i besoj shume dhe me jep keshilla per cdo gje ne jete, ne lidhje me profesionin tim dhe per problemet e mia personale. Une dua te punoj shume ne jete, qe babai im te ndjehet krenar per mua, nuk dua ta zhgenjej per asgje.

Administratori
13-07-2006, 15:31
Bleona Qereti: Dua te jem e bukur, jo seksi
Jakup B. Gjoca

Kur te troket dashuria ne zemer, i harron te gjitha

Kengetarja e njohur, Bleona Qerreti tregon detaje nga jeta artistike 10-vjecare. Lidhjet mes bukurise fizike dhe suksesit ne art dhe elementet qe duhen harmonizuar per te arritur majat e karrierres.

A do ta nderroje karrieren e kengetares me ate te modeles?
Jo, asnjehere.
Perse?
Sepse puna e pare, jam shume "plake" per t'u bere modele. E dyta, kenga eshte nje ndjenje qe une e kam adhuruar, e kam dashuruar profesionin tim.
Vertet, nuk me thua, femra c'deshiron te jete, e bukur, simpatike, apo seksi?
Do te deshiroja te jem e bukur.
Ku qendron ndryshimi i te bukures, simpatikes dhe seksit, te femra?
E bukur eshte nje vajze qe ka cdo gje te bukur, seksi eshte nje person qe ndoshta nuk i ka te tera te bera, por eshte i lezetshem, eshte seksi.
Per veten tuaj cilen cilesi do te deshiroje?
E bukur.
Perse valle duhet qe hapin e pare ne erota ta beje djali?
c'eshte erota, nuk e kuptoj, prandaj edhe mbeta.

Erota do te thote...
Shiko, mua me ka ndodhur qe hapin e pare ne dashurine time e kam bere une, keshtu qe nuk di se si funksionon kjo ide te te tjerat. Une, atij qe kam dashur i kam thene te dua.

Kur ka ndodhur ky hap?
Kam dhjete vjet ne skene, tani i ka kaluar koha kesaj pyetjeje.

Ke qare per eroten?
Kam qare kur me vodhen qenin. eshte nje tjeter lloj qarjeje, por te premtoj qe kam ndjere dhimbje te madhe. Ndoshta me shume se per cdo lloj tjeter.

Me cfare tjeter te vyer mund ta kembesh ndjenjen, dashurine?
Me asgje tjeter.
Nje dashuri lind nga patosi. Si e shpjegon qe nga erotika lind edhe urrejtja?
Nuk kam idene qe gjerat mund te kthehen ne urrejtje. Nje njeri qe e do nuk mund ta urresh kurre.

Edhe kur ndahesh?
Mund te te lendoje, po kjo s'do te thote qe mund ta urresh. Une mendoj qe fjala urrejtje eshte nje kauze e rende. Do te uroja cdo njeri qe te mos urrej asnje njeri. eshte nje fjale shume e rende, mund te te lendoje, mund te jesh i merzitur, mund te jesh i nervozuar me dike, por te urresh do te thote...
Urrejtja e patosi jane e njejta ndjenje?
Asnjehere. I ndan nje hapesire. eshte nje gje totalisht krejt e kundert. Pasioni eshte pasion, qendron lart. Urrejtje do te thote se je kaq poshte...
Mund te dashurojme per here te dyte me te njejten patos?
Dashurite per njerezit dhe per cdo gje tjeter jane te ndryshme. Flas me pervojen time jetesore. Keshtu qe nuk mund te them asnjehere qe dy gjera duhen njesoj. Te gjitha dashurite kane nje gje te perbashket, ndjenjen.
Thuhet qe njeriu dashuron vetem nje here. Mund te dashurojme dy here me te njejtin patos? Nuk u pergjigjet...

Te thashe, pra, qe eshte genjeshter te thuash qe dashuron serish njesoj.
Logjika ne dashuri do te thote te kerkosh nga dashuria te miren materiale me shume se ndjenjen?
Jo, logjika ne dashuri do te thote respekt. Ne castin qe ka humbur respekti, ka humbur cdo gje.
A ka logjike ne dashuri?
Sigurisht, qe po.
Kur flirtojme, do te thote qe nuk kemi gjetur dashurine e madhe, apo e panjohura na terheq si magnet?
Mendoj se eshte e dyta. Qe e panjohura na terheq pak me shume, por nje flirt mund te na beje te kuptojme se sa e vlefshme eshte ajo qe kemi.
Njeriu pa dashuri a perjeton?
Nuk e di. Jam kengetare e jo psikologe. E kupton?
Prandaj edhe te pyes...
Secili ka pervojen e vet. Ka njerez qe kane pasur shume dashuri. Dashurite e mia jane te ndryshme per cdo njeri e cdo gje. Une mendoj qe njeriu duhet te perjetoje shume dashuri. Ka shume ndjenja.
Monologon me vetveten?
Shume shpesh.
cfare te detyron ta besh kete dhe jo te shpjegohesh me dike?
Une i bej te dyja, keshtu qe mendoj se te dyja kane vendin e tyre te vecante.
Domethene, pohon qe u mirebeson njerezve te fshehtat e tua.
Sigurisht qe po. Une jam person shume i sinqerte, gjerat e mia i di cdo njeri per te cilin une pretendoj se e kam shok.

Cili eshte casti me i veshtire i jetes tuaj?
Shiko, une kam nje jete te mbushur me mjaft aktivitet entuziast. Nuk me vjen tani ndermend casti me i veshtire. Po ju them ate qe me ndodhi para disa javesh. Isha ne Kanada, per koncert me bashkepunetoret. Gjithe diten isha e shtrire me 40 grade temperature dhe kur erdhi ora e koncertit, ndonese isha shume keq, kendova. U dhashe bashkatdhetareve mallin e kenges te Atdheut. Kjo me mbajti ne kembe.
Me i lumturi?
e...e...e... Po. Do te jap te njejten pergjigje. I kam kaq te shumta, sa nuk mbaj mend. Fatmiresisht, castet e lumtura ne jeten time kane qene kaq te shumta. Do te permendja castin, kur i dashuri me tha: "Te dua me shume se cdo gje tjeter ne bote..."
Cili eshte komplimenti me i bukur qe ju kane bere?
ehe...ehe..(qesh). Te thashe edhe nje here qe une marr shume komplimente, e kam jeten kaq te mbushur, saqe nuk kujtoj asgje, momentalisht.
A e ke ndjere ziline e femrave?
Femrat me mua sillen shume mire, perpara syve te mi nuk me ka ndodhur qe te ndiej nje gje te tille, pavaresisht se une e di qe ne kete bote ka njerez shume te kompleksuar. Une do t'u uroja shume njerezve qe te mundohen te bejne te lumtur veten e tyre e te mos merren me dynjane.
Te tremb mekanizmi i kohes?
Jo, sepse koha u jep kuptim gjerave. Kur je 26 vjec ke gjera te tjera nga ato qe kishe 18 vjece.
Gati te gjitha femrat e fshehin moshen. Nuk duan ta tregojne se nuk duan ta pranojne qe u ...rriten. Ju beni perjashtim nga kjo e zakonshme femerore?
Mosha ime eshte ne internet. c'te fsheh?!

cohesh ne mengjes dhe hapi i pare qe ben eshte pasqyra. Papritur shikon nje rrudhe ne fytyre. Si reagon?
Nuk e kam ndjere akoma ate tmerr... Mund te jete ndonje tmerr, ndoshta, por kam degjuar koleget e mia qe thone se nuk eshte tmerr. eshte fisnikeri. Me ka ndodhur, kur cohem pas nje koncerti te lodhshem, tmerrohem nga vetja ime...
eshte kaq e rendesishme per nje kengetare te jete e bukur?
Shiko, kenga sherben per te clodhur te tjeret. Po te dale e te kendoje nje kengetare qe te lodh syte, tani ti e kupton vete kete muhabet...
Mos valle ndjesia e te bukures dhe seksit te kengetarja ngjyros, ploteson edhe mungesen e talentit?
Shiko, ka shume kengetare qe dalin keshtu, si flaka e kashtes, por nje kengetare qe i reziston skenes kaq kohe... Nuk ma merr mendja qe te flasim per mungese talenti.
Sa te shqetesojne thashethemet?
Aspak. Me bejne mire. Ndihem goxha mire kur flasin per mua. Qofte edhe per keq, me kupton?
Jo, nuk te kuptoj.
Sepse njerezit lene cdo pune e merren me mua. Ky eshte nje vleresim.
Si e kupton, pse kemi deshire te merremi me thashetheme?
Kam idene qe eshte puna e mendesise shqiptare. Keshtu jemi ne, shqiptaret.

Ia tregon ndokujt te fshehtat e tua?
Po, po. Naty-risht, atyre qe i konsideroj shoke.
Po ne vetvete a ruani te fshehta qe nuk doni t'ia tregoni askujt?
Asnje. Me beso, kur ve koken ne jastek dhe nuk ruaj asnje te fshehte, fle me e qete.
Shume femra sakrifikojne familjen per karrieren. Ja, me shpjego pak per kete instikt te femres? Nuk mund te shpjegoj asgje. Une po mundohem te hap familje. Une s'mund te sakrifikoj kurre familjen per karriere, por as karrieren per familjen. Mundohem t'i bej te dyja. E programon kete ne jete, apo edhe nese te vjen papritur dashuria, ne cdo shkalle te karrieres, i hap portat e zemres?
Une i qendroj besnike gjithnje logjikes ne dashuri, ne familje, ne karriere. Edhe ne analizen qe i bejme gjerave.
cfare te terheq te nje mashkull?
Kam shume dobesi te syte bojeqielli e jeshil.
eshte percaktues ndryshimi i moshes ne dashuri? Mendoj se po. Une asnjehere nuk do te isha me nje person qe ka te njejten moshe me mua.

Thone qe s'ka dashuri pa interesa. Ju e besoni kete thenie, apo keni mendim te kundert? Varet nga fakti perse flasim per dashuri. Po te flasim per lidhje qe kane edhe dashuri brenda, keto kane ndodhur. Nuk eshte ndonje cudi e madhe. Kur flasim per dashuri une kam idene per nje njeri qe e do. Flasim per dashuri, e, kur e do e do, ka marre fund kjo. Pastaj ai qe do, mund te jete njeri i keq. Na ka ndodhur qe kemi dashur edhe njerez qe nuk kane qene te mire, por i kemi dashur. E per kete s'mund te jemi fajtore. Kur ndahesh dhe ruan marredhenie te mira, thone qe eshte emancipim. Mos valle eshte ndjenja qe ruhet si prushi i mbetur ne hi?
Nuk mendoj asnjehere qe mund te ndahesh me dike e mund te ruash marredhenie te mira. Gjerat mbarojne aty, te ndarja. Mund te kesh respekt, sigurisht, s'mund ta shtypesh me makine kur e sheh papritur ne rrugen tende, por jo te ulesh e te pish kafe.

eshte e vertete qe pretendimet e lene femren pa dashuri?
Jo, ndoshta s'ka ardhur momenti.
Pretendimet ne kesi rastesh jane thjesht justifikim per dashurine qe nuk ka ardhur ende? Jo, ndoshta kjo eshte e vertete per femrat qe nuk e kane ndjere ende trokitjen e dashurise. Ne rastin kur te godet dashuria, i harron te gjitha, edhe pretendimet.
Kur e ndjen rrezikun se "mbetesh" nga dashuria?
Nuk e kam provuar.
Ju, si e ngacmoni ate qe doni, per t'i ngjallur interesimin tuaj?
Me posesivitet. Jam shume posesive.
Jeni e mendimit qe duhet ta jetosh ndjenjen e pastaj te mendosh per familjen?
Sigurisht qe po. S'mund te krijosh familje me nje njeri qe s'e do.

SAM
13-07-2006, 16:02
Shpat Kasapi - Me pelqejen vajzat e Tiranes

Ndonese eshte vetem 19 vjec, ka nje karriere relativisht te pasur muzikore. Ka realizuar deri tani dy albume me kenge dhe po punon per albumin e tij te trete. E vecanta e ketij albumi te ri eshte bashkepunimi me kompozitore dhe kengetare te njohur nga Shqiperia. Pritet qe shume shpejt Shpati te shfaqet para adhuruesve te muzikes se tij me nje kenge surprize, e cila sipas te gjitha gjasave, do te kthehet ne nje hit te suksesshem. Behet fjale per nje balade te kompozuar nga Kristi, te cilen Shpati do ta kendoje ne duet me kengetarin nga Shqiperia, Sabianin. Ne nje interviste Shpati tregon detaje nga jeta e tij e perditshme. Vazhdon studimet per shkenca komunikimi ose thene ndryshe, gazetari, prane Universitetit te Tetoves dhe eshte ne vitin e pare. Per here te pare ne skene ka dale ne moshen 9 vjecare, nderkohe qe vetem nje vit me vone, do te vleresohej me cmim te pare ne nje festival per femije. Ky cmim do te pasohej nga shume trofe te tjera te fituara neper aktivitete te ndryshme muzikore. Ne festivalin "Kenget e stines 2002", te zhvilluar ne Tirane, kengetari me origjine nga Tetova fiton vendin e pare. Po me cmim te pare, kesaj radhe te fituar ne saje te votave te publikut, ai vleresohet ne festivalin "Nota Fest 2003". Ne Top Fest te vitit te kaluar, Shpati shpallet interpretuesi me i mire i festivalit.

Nuk duhet lene menjane fakti qe luku i tij prej modeli, ka bere per vete shume adhuruese femra, te cilat e rrethojne ne cdo aktivitet ku ai eshte i pranishem.
Intervistoi: Esmeralda Gjoka
- Ne c'moshe keni dale per here te pare ne skene?
- Ne skene kam dale qe ne moshen nente vjecare, periudhe kur edhe kam filluar te merrem me muzike. Kam marre pjese neper festivale te ndryshme per femije, te cilat me kane shtyre me vone drejt kompeticioneve muzikore per te rritur.
- A mund te veconi dy nga kenget me te arrira te repertorit tuaj muzikor?
- Po. Eshte nje balade qe titullohet "Me beso" si dhe kenga "Fisnike". Kam vene re qe kjo e dyta eshte mjaft e degjuar edhe brenda territorit shqiptar.
- Dime qe aktualisht po punoni me albumin tuaj te trete. A mund te na zbuloni disa detaje rreth permbajtjes se ketij albumi?

- Po punoj me albumin tim te trete dhe po pergatitem per te realizuar dy videoklipe te reja. Ne te njejten kohe, po bashkepunoj edhe me Sabianin, ne nje duet, qe do te publikohet shume shpejt. Ne kete album te trete do t'i permbahem po atij stili te kenduari, si deri me tani. E vecanta eshte se tashme kam bashkepunetore te rinj ne punen time, si Kristi, Ocko qe eshte kompozitor nga Shkupi, Maki dhe Arian Kastrati, qe te gjithe, kompozitore profesioniste.
- Si e ndien veten ne Tirane?
- Kudo qe shkoj, une ia kaloj mire dhe ndihem mire. Edhe ne Tirane gjithashtu e ndiej veten mire dhe kam bere shume miq. Per kete arsye edhe gjendem ketu.
- Ku ndryshon rinia shqiptare nga rinia e vendit ne te cilin je rritur ti?
- Ketu ne Shqiperi rinia eshte me e gjalle, dhe shume me aktive ne aspektin e muzikes. Me duket sikur ketu ka me shume jete.
- Te pelqejne vajzat e Tiranes?
- Sigurisht qe me pelqejne. Jane mjaft moderne dhe shume simpatike. Vajzat shqiptare ne pergjithesi jane te bukura.

- A keni te dashur?
- Momentalisht jo. Jam shume i angazhuar qofte me studimet dhe qofte me muziken dhe tani per tani nuk po mendoj per kete gje.
- Pervecse te merresh me muzike, cfare te pelqen te besh gjate kohes se lire?
- Luaj basketboll ne fakultet. Me pelqen te rri gjate ne internet dhe te komunikoj me shoke e shoqe permes "messenger"-it. Ndonjehere me pelqen te kaloj pak kohe edhe neper lokale, sidomos ne baret e shkolles, kur kemi ndonje ore pushim.
- Cilat jane disa nga anet me pozitive dhe me negative te karakterit te Shpatit?
- Shpesh behem shume kokeforte. I adhuroj njerezit e sinqerte dhe perpiqem qe edhe une te jem sa me i sinqerte me te sinqertin. Ate qe me genjen, thjesht e injoroj. Kam nje mangesi te madhe qe u besoj shume njerezve. Per kete arsye, me ka ndodhur te lendohem jo pak. Sot ne pergjithesi, njerezit hiqen si te mire me ty dhe mezi c'presin rastin te te bejne keq. Jam natyre miqesore dhe i vleresoj shume shoket e mire.

- Shoh qe vishesh vazhdimisht me gusto. Mendon se luku eshte i rendesishem ne suksesin e nje kengetari, apo e ke hobi estetiken?
- Luku ka shume rendesi per nje kengetar, qofte ky edhe i seksit mashkull. Ndonese zeri eshte element vendimtar ne suksesin e nje kengetari, nje detaj me shume rendesi eshte edhe luku. Do te thosha se eshte nje plus me teper.
- Je i prirur per te blere veshje te shtrenjta, nga ato qe konsiderohen "firmato"?
- Jo, une prirem te blej ate veshje qe shoh qe me rri mire, pa marre parasysh se cfare cmimi ka dhe eshte apo jo firmato.

- C'marredhenie ke me parate?
- Oh, parate jane te domosdoshme. Sot nese nuk ke para, nuk te do asnjeri (qesh). Megjithate, ne vend te pare per mua, qendron shendeti dhe pastaj vijne parate.
- Te kane ndihmuar prinderit me para, apo ia ke dale gjithnje mbane vete?
- Ne fillim me kane ndihmuar prinderit. Ndersa tani, parate qe fitoj nga aktiviteti im muzikor ia jap nenes, te cilen e kam edhe bashkepunetore. Kam edhe llogarine time bankare.
- Shume njerez mendojne se muzika po kthehet ne biznes fitimprures. Eshte e vertete?
- Po. Eshte e vertete qe muzika eshte kthyer ne nje lloj biznesi. Kengetaret e suksesshem ne pergjithesi kane bere shume para. Ne fakt, keto para jane te domosdoshme per te vazhduar karrieren.
- Aktualisht, cili eshte objektivi yt primar?
- Kam disa objektiva kryesore. Dua te vazhdoj fakultetin, te perfundoj me sukses punen me albumn qe kam ne dore dhe videoklipet.

- Pasi te perfundosh fakultetin, deshiron te merresh me gazetari?
- Do te vazhdoj te jem kengetar dhe besoj se gazetaria do te jete nje ndihme per mua edhe persa i takon muzikes. Me pelqen te merrem me mediat. Me josh edhe ideja e drejtimit te spektakleve apo emisioneve televizive. Por keto le t'ia leme kohes.
- Cilet nga kengetaret shqiptare do te vecoje si te preferuarit e tu?
- Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Adelina Ismali, Ermali, Sabiani, qe i kam edhe shoke, "The Dreams", "West Side Family", etj.
- Te pelqen te imitosh ndonje kengetar te huaj?
- Me pelqejne shume kengetaret Craig David dhe Ricky Martin. Nuk eshte se dua t'i imitoj, pasi une kam stilin tim, te cilit perpiqem t'i permbahem vazhdimisht. Por me kane thene qe i ngjaj Riki Martin-it dhe kjo me ka pelqyer.



Soni si biznes
Iva Tico

Muzike ballkanike. Look ekstravant. Me muskuj por pa silikon. Dhe me tre te fejuar po aq VIP sa ajo. Gjithcka per nje album qe te beje "boom"

Nese per nje minute nuk do t'i drejtosh asnje fjale, Soni mund te perhumbet krejt. E gjithe ajo gjalleri me te cilen ka qene duke folur deri pak sekonda me pare, i zhduket krejtesisht. I ngul syte ne nje cep te kafenese dhe duket krejtesisht e shperqendruar. Duhet qe t'i terheqesh vemendjen qe ajo te shkunde koken e te fitoje serish gjallerine, te filloje te flase shpejt e shpejt me tonin e sigurte dhe t'i shoqeroje te githa fjalet me levizje energjike te duarve. "Me falni por u shperqendrova ca. S'isha fare ketu. Po beja ca plane, ca llogari...". Atyre qe i qendrojne prane ne keto momente nuk u duket aspak e cuditshme qe Soni here pas here te humbase ne boten e vet. Sepse ata e dine fare mire edhe arsyen e shperqendrimit te saj: nuk ekziston ndonje djale qe ta kete bere ta humbase toruan ne kete menyre. Por eshte nje album i ri ai qe ia ka thithur te gjitha energjite. E ka bere se bashku me menaxherin e saj te shpenzojne gjithe kohen me detajet e promovimit: intervista, fushate publicitare, videoklipe, prezantime, koncerte... Pastaj ka edhe shkollen, diplomimi per frengjisht eshte ne prag. Por ka edhe ca plane te tjera qe shkojne pertej promovimit te albumit. Sepse ndonese ka pas vetes nje karriere shumevjecare muzikore, si pjese e grupit "Spirit Voice" dhe nje album dhe shume koncerte si soliste, Soni ndihet vec ne fillim te karrieres se saj. Dhe betohet qe nuk e thote aspak per modesti. Sepse ajo nuk mund te kenaqet me kaq sa ka arritur.

Je natyre e pakenaqur?

Aspak, jam teper e kenaqur me suksesin tim te deritanishem. Vecse nuk me mjafton. Dua qe gjithmone nje pune ta bej me te mire se ate qe kam bere me pare. Vetem keshtu mund t'i siguroj vetes nje karriere te sukseshme. Sepse per mua nuk mjafton te behesh i famshem ne nje moment te vetem: televizioni mund te ta jape kete mundesi. Ua jep shume njerezve shansin per t'u bere te njohur. Por pastaj nevojitet karriera e gjate. Dhe une dua qe te le emrin tim ne boten e muzikes shqiptare.

Dhe kete album e ke menduar si pjese te ketij plani?

Sigurisht, si cdo gje tjeter qe kam bere deri tani. Mendoj se nga shume drejtime albumi im i ri eshte shume me i realizuar profesionalisht sesa i pari, "Mbreteresha e nates", i cili kishte qellim qe pas shkeputjes nga grupi te me lanconte si soliste. Kurse per kete album jemi kujdesur me teper: kenget jane kompozuar pergjate nje viti dhe se bashku me menaxherim tim te studios FAF jemi perkujdesur per cdo detaj, qe ka te beje jo vetem me realizimin por edhe me menaxhimin e tij, ku kesaj radhe une bej edhe punen e bashkeproducentes. Duke pare gjithe punen qe eshte bere me kaq pasion, planet e promovimit, cilesine e kengeve mendoj se do te jete shume me i suksesshem se albumi i pare.

Eshte bindje e jotja apo behet fjale per opinione te te tjereve?

Eshte menaxheri im ai qe ka bere disa testime. Dhe ata qe e kane degjuar, kane thene se albumi do jete nje boom i vertete.

Per c'lloj muzike behet fjale?

Sic ka edhe emrin, "Eja ne Ballkan". Nje muzike ritmike ku dallohen qarte ritmet dhe ngjyrat ballkanike. Sepse per te kane punuar kompozitore jo vetem shqiptare, por edhe nga vendet e Ballkanit.

A mund te quhet kjo nje zgjedhje komerciale? Domethene qe ti interpreton pikerisht ate muzike qe duan njerezit.

Nuk do te ishte normale qe une te beja nje muzike qe e pelqeja vetem une dhe jo njerezit, sepse ndryshe, c'kuptim do te kishte! Asnje kengetar nuk do te quhej dot i tille nese nuk do te kishte fansat e vet. Prandaj ka raste qe i duhet te dale paksa nga vetja per te bere ate qe do publiku. Por kjo nuk do te thote qe t'i le preferencat e mia pas dore. Idealja eshte qe t'i gershetosh te dyja: kjo eshte bere edhe ne albumin tim.

Thua qe kengetari duhet t'u pershtatet shijeve te publikt. Kjo ndodh edhe me pamjen e jashtme?

Publiku ka ndikimin e vet edhe ketu: artisti perpiqet dhe investon ne "look"-un e tij qe t'u pelqeje te tjereve. Por me teper sesa fansat ndikojne ne paraqitjen e nje kengetareje, eshte vete kengetarja ajo qe kthehet ne nje model per fansat. Ka mjaft raste kur pamja e vecante e nje njeriu te skenes frymezon moden per shume vajza te tjera qe e ndjekin si idhull. Dhe mua, pse jo, me pelqen te jem e vecante, te jem e shquar edhe per "look"-un.

A te ka ndodhur ndonjehere e kunderta: qe te besh ndryshime ne pamjen e jashtme vetem pse kete e duan fansat?

Ka ndodhur njehere, nga fundi i vitit qe shkoi. Kisha shtuar ca ne peshe, arrita deri ne 57 kg dhe menaxherit tim i thane se ne ate periudhe ne Kosove po pelqehesha me shume. Atij i thane "Per xhirimet e Vitit te Ri Sonin e duan te kolme". Dhe une duhej te shtoja edhe ca kile.

Aq sa ne festivalin e fundvitit?

Po, ai ka qene shendeti im maksimal.

Ne fotografite e reja te albumit dukesh shume me elegante. Dhe me nje bark gjithe muskuj.

Muskujt i kam pasur gjithmone sepse jam marre vazhdimisht me palester. Edhe kur isha 57 kg, ne kulmin e shendetit, te gjitha kilet qe kisha shtuar, i kisha vene muskuj. Madje ne ate kohe bera nje vizite kontrolli ne nje klinike bukurie ne Paris ku me thane se gjithe ata muskuj nuk ishin normale per trupin tim. E mendoni, 87 per qind te trupit e kisha muskul, 30 perqind me shume se c'duhej.

Pse i gjithe ky pasion per palestren?

Dikur shkoja dite per dite me teper se dy ore, tani e kam rralluar ne kater dite ne jave. Me sherben mbi te gjitha per te pasur nje diafragme te mire, nese nuk do te beja nje stervitje te tille si zor se do t'i perballoja koncertet "live". Pastaj me pelqen palestra edhe si nje forme clirimi energjish per t'u ndjere mire. Jo thjesht si nje mjet per te modeluar trupin.

Persa i takon modelimit te trupit, flitet se e ke rritur gjoksin me silikon.

E kam degjuar kete thashethem. Por eshte vetem thashethem.

E megjithate gjoksi tani duket me i madh.

Nga koha e "Spirit Voice" apo jo? Po sepse jam rritur qe nga ajo kohe. Tani nuk jam me vajze e vogel por nje femer qe ka shperthyer. Pastaj nese do ta kisha bere nje nderhyrje te tille, nuk do ta mohoja aspak. Nuk kam ndonje gje kunder ketyre operacioneve, vetem se une nuk mund ta rris gjoksin sepse e imagjinoni dot se si do te dukesha kur dal ne skene dhe kercej aq sa kercej une? Nuk ka gje me te bezdishme se nje gjoks i madh ne te tilla raste. Pastaj si do te mund te ndihesha e lehte per te levizur me pjese te teperta ne trup?!

Shpenzon shume per te mbetur ne forme?

Jo me teper se shume kengetare te tjera. Fale Zotit nuk me eshte dashur te shpenzoj para per gjera qe m'i ka falur natyra.

Imazhi agresiv ne fotografite e reja te albumit ben pjese ne "look"-n e ri qe ka kerkuar publiku?

Nuk e di nese me duan agresive, por une kam nxjerre aty agresivitetin tim natyror. Jo te ekzagjeruar kuptohet. Ne fakt shume njerez me kane thene se kaq agresiviteti qe kam me ben te dukem me femer. Mjaft qe te jete agresivitet femeror, i natyrshem dhe atehere eshte i pelqyeshem.

Te ka ndodhur edhe ne jete te jesh agresive?

Ndodh, si me cdo njeri. Pastaj jeta artistike nuk eshte dhe aq e thjeshte, cdo dite dalin njerez te rinj qe synojne te behen te famshem. Nuk eshte cdo gje aq e bukur sa duket ne ekran, ka raste qe eshte nje lufte e vertete.

Nderkohe ne kete "lufte" ke mbijetuar per shume vite, si pjese e "Spirit Voice" dhe pastaj si soliste. Mendon qe karriera me vete kaq qene me e suksesshme?

Mendoj se po. Kete e tregoi me se miri albumi im i pare. Ka nje vit e gjysme ne treg dhe vazhdon te kerkohet.

Po me "Spirit Voice" ke marre cmime, kurse si Soni jo.

Kam marre cmim, si nuk kam marre. Ne "Polifest". Kurse ne Shqiperi nuk kam qene e pranishme ne gjithe festivalet ku dikur merrja pjese.

Pse kjo terheqje?

Sepse synimi im tani nuk jane festivalet. Dikur ato kane qene i vetmi vend ku mund te nxirrje kengen. Tani ka edhe kanale muzikore, ka nje treg te mirefillte shitjesh te kenges, ka videoklipe. Arti tani ka filluar te funksionoje si "showbiz" dhe festivalet dhe cmimet nuk jane me e vetmja menyre per te shkuar tek fansat.

Kesaj radhe a e ke gati nje strategji per te shkuar tek keta fansa?

Po, gjithcka eshte gati: albumi del ne prill dhe jemi duke programuar gjithe aktivitetet promovuese. Me i madhi besoj se do te jete nje koncert i madh "Soni Show" me shume te ftuar. Nderkohe jemi ne bisedime me disa firma qe une dhe albumi im te kthehemi ne imazhin viziv te tyre. Besoj se do te realizohet. Nderkohe qe albumin do ta promovoj gjate edicionit te ri te spektaklit te Petri Bozos "Netet e klipit shqiptar". Mendoj se prezazntimi i videoklipit tim te ri brenda ketij spektakli do te jete dicka e vecante.

Si eshte ky videoklip?

Nuk mund ta rrefej qe tani, por eshte krejt gati. Ka kaq shume ritem, kercim, kater grupe baleti... Eshte krejt ndryshe nga cdo gje qe kam bere deri tani. Sic eshte edhe kenga e klipit, "Nje me dy".

Kush eshte nje me dy?

Eshte nje loje e Rozana Radit, qe ka bere tekstin e kenges.

Per t'u bere me edhe provokuese ke zgjedhur te bashkepunosh me Rozanen?

Ishte nje bashkepunim i kendshem. Ajo ka bere dy tekste kengesh ne albumin tim te ri. Ne njeren prej tyre ka luajtur me tiparet e mia per shembull. Jane vertete tekstet e Rozanes, por me perputhen fare mire mua.

Edhe "Nje me dy"?

Kjo jo dhe aq: eshte nje tekst i lezecem qe flet per nje vajze qe pelqen nje djale dhe do ta beje per vete. Dhe i thote qe do vije nje dite dhe ai do behet sherbetori i saj.

Ty nuk te ka ndodhur ndonjehere kjo?

Jo, nuk kam dashur ndonjehere qe ndoje djale te jete sherbetori im, sepse mendoj se midis sekseve ekziston barazia. Pastaj nuk me ka ndodhur ndonjehere qe te dua te bej per vete ndonje djale dhe ai te mos ma vare.

Domethene nuk keni probleme me te dashurin?

Tani nuk jam e lidhur me askend.

Por pak kohe me pare keni folur ne nje interviste per nje te dashur francez?

Nuk ka ndonje sekret ketu: kam jetuar per shume kohe nje lidhje mjaft te qendrueshme, qe ka qene fare publike, nuk e kam mbajtur asnjehere te fshehte. Ne lidhje ku jam ndjere mire dhe kaq.

Por nderkohe eshte shkruar se jeni fejuar me Shpat Kasapin?

Pse vetem me te? Edhe me Ardian Gaxhen, se fundmi edhe me Ermal Fejzullahun. Shtypi, sidomos ai kosovar, me fejon cdo jave. Aq sa edhe prinderit e mi qeshin dhe thone se nuk e dine se cilit dhender t'i japin doren.

Kaq lehte i merr gjithmone thashethemet?

I marr lehte per aq kohe sa jane te pademshme, sepse qe te tre ata kengetare i kam vetem miq te mire dhe kaq. Nuk me prishet pune per aq kohe sa thone se jam fejuar me nje kengetar, sepse nese do te ngjisnin ndonje politikan... S'e di si do reagoja ne kete rast. Kur me "fejojne" me ndonje kengetar, nuk ua marr dhe aq per ters fansave. Mesa duket duan te me shohin te fejuar.

Ne kete rast mund edhe te perfitoni. Sepse nje cift Soni - Shpat Kasapi pershembull do te ishte me i suksesshem si showbiz, apo jo?

Po edhe jo. Sepse ka edhe rriskun e vet. Mund te mendosh se une ne kete rast perfitoj dhe bej per vete edhe fansat e Shpat Kasapit. Por mund te ndodhe edhe e kunderta. Ku i dihet qe vajzat qe e adhurojne ate nuk do te beheshin xheloze? Gjithsesi, te gjitha jane vetem hamendje per aq kohe sa une dhe Ardiani, Shpati apo edhe Ermali thjesht jemi miq dhe bashkepunetore te mire. Pastaj nuk do te doja kurrsesi qe te isha e suksesshme si e fejuara e ndokujt. Suksesi eshte i Sonit dhe vetem i saj.

SAM
21-07-2006, 16:22
A ka ndonjeri nje interviste te nikut te 2 die 4:?:

TinaHG08
14-05-2008, 03:31
pse nuk i qite qato intervista?? :sad: