PDA

Versioni Origjinal : Fakte dhe te reja nga fusha e Astronomise.



Administratori
05-10-2002, 02:17
Sateliti Aqua ne Mision

Sateliti Aqua, sistemi me i ri i Nasas per vrojtimin e Tokes, po dergon me sukses te dhena dhe imazhe mbi gjendjen e planetit tone. Sateliti Aqua, i pajisur me 6 instrumente te fuqishme, u leshua ne orbit para dy muajsh, dhe nese gjithshka shkon sipas planit te dhenat e derguara mund te cojne ne permiresimin e parashikimit te motit dhe ne nje kuptim me te mire te sistemit klimatik, vecanerisht rolit te ujit ne te.


Nderkohe, astronomet per here te pare kane pergatitur nje film dokumentar me fotografite e marra nga teleskopi Hubble. Kur mjegulla ne forme gaforreje u shfaq papritur ne qiell afro nje mije vjet me pare, astronomet kineze mbajten shenime e shkruan rreth saj, ndersa indianet e Amerikes e gdhenden ne gur.

Tani astronomet duke perdorur teleskopet me te fuqishem te kohes, kane bere nje film dokumentar rreth Mjegulles se Gaforres. Shkencetaret thone se nga pamjet kane mesuar se kjo mjegullje eshte nje yll mjaft kompakt qe rotullohet me shpejtesi rreth vetes duke cliruar vrullshem energji.

Filmi u prodhua duke perdorur pamje televizive dhe duke i kombinuar ato me nje seri fotografish te marra nga teleskopi Hubble dhe nga Observatori Chandra X.

*******************************************
Vizion i ri per ekplorimin e hapesires

Ne shtator te vitit 1962 presidenti John Kennedy shkoi ne Universitetin Rice ne Houston te shtetit Teksas dhe i beri thirrje komunitetit shkencor te vendit, per te derguar nje njeri ne Hene nga fundi i atij dhjetevjecari.

"Ne duam te shkojme ne Hene, po, ne duam te shkojme ne Hene, ne duam te shkojme ne Hene ne kete dhjetevjecar dhe te bejme edhe gjera te tjera, jo sepse jane te lehta, por sepse jane te veshtira".

Sot, 40 vjet me vone, ne Houston eshte ngritur Qendra e Hapesires, Johnson dhe vendi e ka mberthyer veshtrimin pertej Henes, ne Mars. Politikane, shkencetare dhe astronaute u mblodhen kete muaj ne Universitetin Rice, me rastin e pervjetorit te atij fjalimi historik dhe per te diskutuar mbi te ardhmen e programit te hapesires. Takimi u organizua nga kongresmeni i Teksasit, Nick Lampson.


"Ne se na duhet nje gare ne hapesire, tha kongresmeni Lampson, e kemi nje. Kina ka thene se do te dergoje nje njeri ne Hene brenda 5 vjetesh. Ata nuk duhet te shkojne atje, pa qene ne qe t'u urojme".


Ish-astronauti, kapiteni Gene Cernan, njeriu i fundit qe shkeli ne truallin e Henes, tha se Amerika duhet ta zgjeroje ekipin e njerezve qe shkojne ne hapesire.


"Une dua qe femijet tane te kene mundesi jo vetem te takohen me nje astronaut, apo te enderrojne per te shkuar ne hapesire kur te jene 30 ose 40 vjec, por te kene mundesi te shkojne ne hapesire, ne intervalin e kohes pasi kane mbaruar shkollen e mesme dhe para se te fillojne kolegjin. Ne se mund te dergojme ne hapesire nje 77-vjecar, pse te mos dergojme edhe nje 17-vjecar"?


77-vjecari per te cilin e kishte fjalen ish-astronauti eshte senatori i Shteteve te Bashkuara, John Glenn, i pari astronaut amerikan qe doli ne orbite rreth Tokes ne vitin 1962. Ai u kthye ne hapesire ne bordin e nje anijeje per vajtje-ardhje ne hapesire me 1998.


Sipermarresi i sektorit te investimeve, Dennis Tito, u be i pari njeri qe pagoi per te bere nje fluturim ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires. Ai parashikon nje te ardhme te madhe per turizmin e hapesires. Astronauti Scott Horowitz thote se entuziazmi per programin e hapesires te gllaberon ne ngjarje te tilla si leshimi i anijeve te hapesires:


"Ajo qe u them njerezve, theksoi astronauti Horowitz, eshte se ne kemi nje mjet te mrekullueshem, anijen per vajtje-ardhje ne hapesire. Dhe njerezit i kane pare pamjet e saj ne televizor. Por ne se nuk keni pasur rastin te shihni personalisht leshimin e nje anijeje te hapesires, mos harroni se kjo eshte dicka qe duhet ta beni, sepse sikur te perfshin nje ndjenje fetare kur sheh me syte e tu leshimin e anijes, nje ndjenje me e fuqishme sesa e atyre qe jane brenda saj".


Pjesemarresit ne takim thane se Nasa duhet te filloje te mendoje pertej vitit te ardhshem dhe pikerisht per 40 vjetet e ardhshem te hapesires.

Administratori
11-10-2003, 19:38
Sipas zyrtareve te Nasas, ka shume te ngjare qe ne planetin Mars mund te kete uje. Ata thone se ky lloj zbulimi do te perbente nje hap me prane gjetjes se elementeve te domosdoshem per jeten. Pervoja e deritanishme ka treguar se eksplorimi i marsit eshte nje sipermarrje teper e rrezikeshme. Dy nga 3 misionet ne Mars kane perfunduar ne deshtim. Por shkencetaret besojne se makinat robote qe pritet te nisen se shpejti per ne Mars jane me te aftat qe jane derguar ne planetin e kuq me sot.

Per uljen e roboteve ne kordinatat e caktuara ne Mars do te perdoren parashuta te posacme. Makinat robote jane pajisur me kamera me reze infra te kuqe per te bere kerkime e shqyrtime te ndryshme gjeologjike per te percaktuar nese ne planetin e kuq ka jete. Makinat gjithashtu jane pajisur me panele diellore dhe ato do te funksionojne me enerigjene e grumbulluar nga keto panele.


Ndryshimet klimatike duhen perballuar me mjetet e nevojshme
5 shtator 2003 (17:30 UTC)


Komisioni nderqeveritar mbi ndryshimet e klimes thote se 1990-ta ka qene dekada me e nxehte ne njemije vitet e fundit. Kryetari i Komisionit Nderkombetar, R.K. Pacuri, paralajmeron se temperaturat vazhdojne te rriten dhe se intensiteti dhe mundesia e perseritjes se faktoreve te motit ekstrem, sic jane vala e te nxehtit dhe thatesira, mund te rriten. Zoti Pacuri foli per gazetaret gjate nje vizite ne New Delhi.
Kur preket sistemi klimatik, kjo ndikon ne nivelet e rreshjeve, ne levizjen e rrymave oqeanike, sepse keto jane te balancuara ne menyre mjaft delikate, dhe keto ndryshojne gradualisht ne qindra mijera vjet.- thote ai.

Zoti Pacuri thote se shkencetaret po vezhgojne provat per te pare nese ngrohja globale ka shkaktuar ngritjen e temperaturave ne Evrope, si dhe veren e nxehte, jo te zakonte ne disa pjese te tjera te botes.

Disa studiues te klimes e vleresojne ngrohjen globale si fenomen te shkaktuar nga dora e njeriut...kryesisht djegia e gazeve dhe gazet e cliruara nga serat,-thote zoti Pacuri.

Ai thote se efektet e ngrohjes se Tokes, do te qendrojne per disa dekada edhe nese vendet e ndryshme do te pakesojne clirimin e gazrave ne natyre. Kjo per arsye se dyoksidi i karbonit qendron ne atmosfere per nje kohe te gjate. Per kete arsye, zoti Pacuri thote se, te gjitha vendet, te varfera dhe te pasura duhet te pergatiten per faktore ekstreme klimatike si pershembull vale te nxehti, pembytje, thatesira, dhe ndryshime te brigjeve detare.

Per shembull, -thote zoti Pacuri,- ne dekadat qe vijne, ndryshimet klimatike do te rrezikojne prodhimet bujqesore ne Azi, ku nje popullsi e madhe e bazon jeten tek bujqesia. Bangladeshi mund te humbase rreth 7 perqind te territorit si pasoje e ngritjes se nivelit te detit. Ne ndoshta duhet te perqendrojme studimet ne bimet qe i rezistojne thatesires dhe nxehtesise, dhe ne disa raste ndoshta duhet ndryshuar perberja gjenetike e bimeve......Ne disa raste ndoshta do te duhet ndryshimi inxhinierik i strukturave per te mbrojtur instalimet bregdetare. Keshtu qe ka disa lloje te ndryshme masash qe duhen patur parasysh.

Ai thote se vendet ne zhvillim mund te perballen me se shumti me ndryshimet klimatike, sepse nuk i kane teknologjine dhe mjetet e duhura per t'iu pershtatur ndryshimeve.


Nje sonde e re per ne planetin Mars

Agjencia amerikane e hapesires, NASA leshoi dje ne mbremje pas disa shtyrjesh nje sonde per ne Mars, me nje robot qe do te eksploroje kete planet. Sonda u nis nga Kepi Kanaveral i Florides. Zyrtaret e Nases e e anuluan leshimin te dielen per shkak te problemeve me nje bateri, ndersa me pare nisja ishte shtyre per shkak te motit te keq dhe problemeve teknike. Roboti i quajtur "Opportunity", se bashku me robotin tjeter "Spirit" qe ndodhet tashme ne Mars, do te kontrollojne nese ka shenja uji ne Planetin e Kuq, gje qe do te provonte qe jeta eshte e mundshme ne Mars.


Teleskop i Fuqishem per Perdorim Publik

Zyrtaret e qendres Kabot per shkence dhe hapesire ne Oakland te Kalifornise shpresojne se teleksopi i ri, fjala e fundit e teknikes, do te terheqe me shume vizitore. Ky shikohet si teleskopi me i madh qe eshte vene per perdorim publik ne Ameriken e Veriut. Nepermjet tij, tani cdo kush mund te vrojtoje yjet dhe objekte te tjera ne hapesire. Qendra shkencore Kabot terheq cdo vit rreth 150 mije vizitore. Por me venin ne perdorim te teleskopit te ri, zyrtaret e turizmit shpresojne qe numri i vizitoreve te rritet ne 250 mije. Per projektimin dhe ndertimin e teleskopit te ri u shpenzuan rreth 1 milione e 500 mije dollare. Kjo shume u siguruar vetem nga fonde private. Zyrtaret parashikojne nje rritje te numrit te vizitoreve vecancerisht gjate muajit gusht, kur planeti Mars i afrohet tokes ne distancen me te afert gjate 15 mije vjeteve te fundit. Deri nga fundi i vitit, imazhet e marra nga teleskopi i ri mund te shihen edhe npermjet kompjuterit. Gjithashtu studentet ose astronomet amatore nepermjet kumpjuterit do te jene ne gjendje me telekomande nga shtepia ose klasa ta drejtojne teleskopin drejt cdo ylli ose objekti ne hapesire qe ata deshirojne te vrojtojne.

AlbShkodra
31-10-2003, 14:15
Zbulohet vezhguesi me i vjeter astronomik ne Evrope

Arkeologet kane zbuluar vezhguesin me te vjeter astronomik ne Evrope afer qytetit Gosek te shtetit Saksoni-Anhalt ne Gjermanine Lindore. Diamteri i tij eshte 75 m. Ky vend arkeologjik ndodhet 25 km larg pyllit te fshatit Nebra ku u zbulua tre vjet me pare nje disk i periudhes se Bronzit te Hershem i zbukuruar ne ar. Arkeologet munden te percaktojne daten e vezhguesit astronomik nepermjet metodes se karbonit te zbatuar tek dy maja shigjetash dhe kockash te kafsheve te gjetura brenda unazave te siperpermendura.

Analizat deftyen qe mosha e vezhguesit astronomik eshte diku midis viteve 5000 p.e.s. and 4800 p.e.s., gje qe e ben ate vezhguesin astronomik me te vjeter ne Evrope. Pra, ky vezhgues astronomik eshte 7000 vjecar dhe me kete moshe para daton vendin arkeologjik ne Britani te njohur me emrin Rrethi i Gureve (Stonehedge, 2000 p.e.s.).

Arkeologeve iu terhoq vemendja per here te pare me 1992 kur fotografite nga ajri tregonin rregullsira gjeometrike te kodrinave ne ate zone. Megjithate, germimet filluan vetem vitin e kaluar. Vendi arkeologjik ne Gosek dallon qarte nga 180 vendet e tjera te ngjashme parahistorike te shperndara neper Evrope.

Zakonisht, kater porta te cojne ne ambjente rrethore tek vendet e tjera, porse ne Gosek ndodhen vetem tre porta te atilla. Astrofizikanti Shloser i Universitetit te Ryhrit ne Bohum pranon se vendi arkeologjik i zbuluar ka qene ndertuar per te vezhguar ndodhite astronomike te tilla si levizjet e Diellit, Henes, yjeve dhe per te ndjekur kohen. Portat jugore shenojne lindjen dhe perendimin e Diellit ne ditet me te gjata verore dhe me te shkurtra dimrore, duke i mundesuar keshtu Evropianet e hershem te percaktojne me saktesi drejtimin e Diellit nderkohe qe ai zhvendoset ne qiell.

Vendodhja, drejtimi i saj, shenimi i diteve me te gjata verore dhe me te shkurtra dimrore tregojne ngjashmeri me diskun e famshem ne bote Nebra i krijuar 2400 vjet me vone. Disku Nebra e ka diametrin 32 cm dhe u gjet ne pyjet e rajonit Nebra, 25 km larg Gesekut, dhe gjykohet si perfaqesimi material me i vjeter i kozmosit. Shkencetari Shloser beson se formacionet mbi disk kane qene mbeshtetur ne vezhgimet e meparshme astronomike te bera ne Gosek.

Ambjenti me mure i Gosekut perbehet gjithashtu nga nje formacion i pazakonte unazash njeqendrore te gardheve drunore me lartesine e njeriut. Per shkak se unazat dhe portat ne rrathet e brendshem behen me te ngushta sa me shume i afrohesh qendres, arkeologet mendojne qe vetem pak njerez lejoheshin te futeshin ne unazen me te vogel. Arkeologet kane gjetur mjaft deshmi qe provojne qe Goseku ishte nje vend ku nderoheshin kultet parahistorike. Rregullimi i kockave njerezore, per shembull, nuk i perket nje vendvarrimi dhe shenjat e prerjeve mbi kocka tregojne qe kurbane njerezore kane qene zbatuar tek ai vend. Ky vend arkeologjik gjykohet te jete vendi me i vjeter i shenjte i zbuluar ne Evropen qendrore.

Administratori
15-01-2004, 22:26
18 Nov 2003, 14:08 UTC

Energjia diellore, kaq e efekteshme dhe e dobishme, nje dite mund te behet e rrezikeshme per planetin tone. Dielli ne vetvete eshte nje furre gjigande berthamore nga e cila cdo vit clirohen masa te zjarrta te cilat pengohen te hyjne ne atmosferen e tokes nga nje shtrese e padukeshme mbrojtese, shtrese per te cilen shkencetaret thone se po vjen duke u dobesuar. Ritmet e dobesimit te kesaj shtrese mbrojtese jane teper te larta, dhe shkencetaret ende nuk jane ne gjendje te thone perse ndodh kjo.

Flaket diellore jane gazra te ngarkuara me elekricitet qe dalin nga dielli ne forme shperthimesh te fuqishme mijera here ne vit. Flaket diellore te koheve te fundit ishin me te fuqishmet te regjistruara ndonjehere nga astronomet.

Shkencetari Andrew Coates prane laboratorit te hapesires Mullard ne Angli, thote se dielli ne vetvete eshte nje furre termo berthamore qe cliron sasi te shumta materialesh te rrezikeshme ne forme shperthimesh te fuqishme. Ne disa raste kjo mase gazesh qe vershon drejt tokes eshte ne madhesine e malit Everest.

Planeti yne mbrohet, nga keto stuhi te hapesires, nga nje shtrese e padukeshme magnetike, por qe po vjen duke u dobesuar. Gjeologu John Shaw prane universitetit te Liverpulit ne Angli thote se ndryshimet qe i jane shkaktuar kesaj shtrese gjate 300 vjeteve te fundit jane me te madhe sesa ndryshimet e ndodhura gjate 5 mije vjeteve te fundit.

Shkencetaret mendojne se fusha magnetike po dobesohet dhe mund te arrije ne nje pike kur fusha magnetike mund te ndryshoje drejtimin, dhe kur kjo te ndodhe, shigjeta e busulles do te tregoje jugun ne vend te veriut, ndersa kafsheve, qe orientohen nga nje busull e brendeshme natyrale, do t'u duhet kohe t'i pershtaten nje ndryshimi te tille. Nderkohe qe kjo fushe magnetike ndodhet ne periudhen kalimtare, ajo do te vazhdoje te dobesohet ndoshta deri ne 90 perqind.

Ne kete menyre, thote shkencetari Coates, mburoja e planetit do te prishet dhe rrezatimi diellor dhe galaktik mund te godase drejt perdrejt atmosferen tone dhe rrezatimi ne toke do te rritet. Kjo do te conte ne nje shtim te rasteve te kancerit si dhe do te sillte nderprerje te vazhdueshme te komunikimeve satelitore.

Por dobesimi i kesaj mburoje magnetike ka edhe nje ane pozitive. Aurorat, shfaqja natyrale me drita, mund te fillojne te ndodhin cdo mbremje, madje edhe ne vende ku nuk jane pare ndonjehere me pare. Shkencetaret thone se keto jane vetem parashikime dhe njerezimi ka ende qindra vjet kohe per t'u pergatitur per to.


Misioni ne Mars
6 janar 2004


Shkencetaret e agjencise amerikane te hapesires, Nasa po i gezohen suksesit te rralle te misionit ne Planetin Mars. Pas nje udhetimi prej 500 milione kilometrash, sonda amerikane Spirit u ul te shtunen e kaluar ne planetin e kuq dhe thuajse menjehere filloi te dergoje ne toke fotografi te planetit. Fillimisht sonda dergoi fotografi bardh e zi qe tregonin siperfaqen e sheshte te planetit Mars dhe me pas filluan te mbrinin fotografite me ngjyra qe tregonin vendin e uljes se sondes. Sonda Spirit u ul ne siperfaqen e Marsit te shtunen, pak para mesnates, e mbeshtjelle me jasteke ajri, per te mbrojtur pajisjet e saj delikate nga demtimet e mudeshme. Spirit eshte sonda e pare robot nga dy te tilla qe do te eksplorojne siperfaqen e Marsit per 90 dite, duke mbledhur dhe analizuar mostra te gureve te planetit si dhe do te kerkojne te dhena per gjurme uji, element kyc ky per jeten. Shkencetaret e NASA-s mendojne se nga analizimi me imtesi i gureve te Marsit mund te dale se shume kohe me pare, ky planet ka qene i ngrohte dhe me lageshti, kushte te pershtaeshme per ekzstencen e jetes. Sonda e dyte, e quajtur Opportunity do te ulet ne anen tjeter te Marsit pas tri javesh. Ulja me e sondes amerikane ne Mars cilesohet nga shkencetaret si nje suskes i rralle. Ajo vjen pas deshtimit te nje misioni te ngjashem nga ana e Agjencise evropiane te hapesires ne prag te vitit te ri.
Nderkohe, nje anije orbitale ka hyre tashme ne atmosferen plot pluhur e gaz te nje komete, ku Nasa shpreson se do te mbledhe e sjelle ne toke grimca atmosferike te mbetura qe nga periudha e krijimit te sistemit tone diellor afro 4 presje 6 miliarde vjet me pare. Shkencetaret gjithashtu mendojne se pluri yjor permban molekula organike te nevojshme per jete, molekula te cilat kometat kane leshuar ne planetin tone miliarda vjet me pare. Agjencia amerikane e hapesires ka planifikuar qe anija e hapesires te sjelle ne toke edhe 72 fotografi te brendesise se kometes me siperfaqe prej 5 kilometrash katrore.

******************************************


Shkencetaret e ketij observatori perpiqen te kapin ndonje sinjal nga Sonda e pare evropiane qe pritej te ulej ne Mars qe me 25 dhjetor. Ata qendrojne prane aparateve dite e nate, por deri tani pa sukses Edhe nje perpjekje nga ana e sondes amerikane Odisei e cila ndodhet ne orbite, nuk pati sukses per te kapur ndonje sinjal te sondes evropiane Beagle 2.

Gjate historise se misioneve te shumta per uljen e sondave ne planetin Mars, vetem tre kane qene te suksesshme, qe te treja te derguara nga Agjencia amerikane e hapesires.

Sonda Beagle 2 ishte parashikuar qe te hynte ne atmosferen e Marsit te enjten e kaluar ne oren 3 e 45 minuta sipas grinuicit dhe te ulej ne siperfaqen e planetit te kuq 7 minuta me vone. Shkencetaret shpresonin se sonda do te ulej me pak vonese, por kur sonda amerikane Odisei nuk mundi te kapte ndonje sinjal, shpresat sikur u pakesuan.

Zyrtaret thone se sonda Beagle, e rende 67 kilogram dhe me permasat e nje automobili mund te jete ulur ne siperfaqen e Marsit por me antena te shtrira ne drejtim te kundert me sonden Odisei. Ata gjithashtu thone ne mos marrjen e sinjaleve te sondes Beagle mund te kete ndikuar edhe klima teper e ftohte e planetit Marsit duke bllokuar perhapjen e frequencave te transmetimit nga ana e sondes.

AlbShkodra
27-01-2004, 14:23
Plane te reja per misionet amerikane ne hapesire

Presidenti Bush paraqiti plane per nje seri te re misionesh amerikane ne hapesire, te cilat me ne fund mund te perfshijne edhe fluturime ne Mars. Presidenti Bush tha se agjencia amerikane e hapesires NASA ka nje perqendrim te ri dhe objetiva te qarta per te vazhduar eksplorimin e sistemit diellor me nje brez te ri anijesh te hapesires.

"Ne zgjedhim te eksplorojme hapesiren, sepse duke bere nje gje te tille ne permiresojme jeten dhe shpirtin tone kombetar, prandaj le te vazhdojme udhetimin," tha presidenti.

Se pari ne rendin e dites se presidentit per eksplorimin e hapesires eshte perfundimi i Stacionit Nderkombetar te Hapesires deri ne vitin 2010. Zoti Bush tha se synon te permbushe angazhimin e Shteteve te Bashkuara ndaj 15 vendeve partnere dhe te riperqendrohet ne fushen e kerkimeve drejt kapercimit te ndikimeve te fluturimeve me njerez ne hapesire.

"Mjedisi i hapesires eshte i demshem per qeniet njerezore. Rrezatimi dhe mungesa e forces se rendeses perbejne rreziqe per shendetin e njeriut dhe ne kemi shume per te mesuar rreth ndikimeve te tyre afatgjate para se ekuipazhe me njerez te mund te rrezikojne neper boshlleqet e hapesires per muaj te tere para se te kthehen perseri ne toke," tha presidenti.

Perfundimi i Stacionit Nderkombetar te Hapesires do te kerkoje qe NASA te dergoje perseri ne hapesire disa prej anijeve te hapesires, te cilat kane mbetur ne toke qe prej katastrofes se vitit te kaluar te anijes Columbia dhe vdekjes se ekuipazhit te saj prej 7 astronautesh.

Deri ne fund te ketij dhjetevjecari presidenti Bush tha se e gjithe flota e anijeve per vajtje -ardhje ne hapesire do te ndaloje fluturimet pas nje sherbimi prej gati 30 vjetesh. Vendin e saj do ta zere nje brez i ri anijesh hapesinore, i quajtur Automjeti i Ekuipazhit te Eksplorimit, i cili, tha presidenti, duhet te jete gati per t'u leshuar deri ne vitin 2014.

Presidenti tha se astronautet do t'i perdorin keto automjete per te udhetuar ne stacionin e hapesires dhe per t'u kthyer ne hene ndoshta qe ne vitin 2015. Pas nje sere vezhgimesh me robot ne hene, zoti Bush tha se astronautet me ne fund do te krijojne nje fare baze per kerkime shkencore dhe nje vend leshimesh per eksplorime te metejshme, perfshire edhe nje udhetim ne Mars.

"Nisja e anijeve te renda dhe karburantit nga graviteti i tokes eshte nje ndermarrje e kushtueshme. Anijet e hapesires te montuara dhe te furnizuara ne hene mund te perdorin shume me pak energji, duke ulur ne kete menyre koston," tha presidenti.

Ndryshe nga gara e hapesires gjate viteve te luftes se ftohte, presidenti Bush tha se hapesira tani eshte me shume se nje udhetim, te cilin Shtetet e Bashkuara synojne ta bejne me vende te tjera ne frymen e bashkepunimit e te miqesise.

Nje gje e tille mund te eliminoje nje pjese te konsiderueshme te shpenzimeve te programit, i cili vetem gjate 5 vjeteve te ardhshem do te kushtoje 12 miliarde dollare. Shtepia e Bardhe thote se pjesa me e madhe e ketij fondi do te vije nga riorganizimi i 11 miliarde dollareve te buxhetit te tanishem te NASA-s prej 86 miliarde dollaresh.

Rusia ka lene gjithashtu te kuptohet se planifikon te rifilloje programet per eksplorimin e henes dhe te Marsit.
Japonia dhe India kane gjithashtu plane per eksplorimin e hapesires.

AlbShkodra
22-05-2004, 08:21
Projektim me ekran ne Fakultetin e Shkencave
Aferdita, shfaqja e rralle qe pritet te mberrije

Me daten 8 qershor do te kete nje ngjarje tjeter te rendesishme: kalimi i Aferdites ne vijen mes Diellit dhe Tokes. Kjo do te beje qe per rreth 5 ore ne siperfaqen e Diellit te duket hija e Aferdites, ne formen e nje njolle te erret. Kjo eshte ngjarje relativisht e rralle, ka ndodhur per here te fundit ne vitin 1882. Por duhet bere shume kujdes: Dielli nuk vrojtohet asnje here direkt, sepse shkakton verbim. Drejtimi i dylbive eshte jashtezakonisht i rrezikshem, shkakton verbim te menjehershem. Ne Fakultetin e Shkencave te Natyres kjo ngjarje do te projektohet ne nje ekran, me driten qe vjen direkt nga dielli.

Informacione

Kjo komete qe po vrojtohet keto dite eshte kapur per here te pare nga observatoret ne vitin 2001

Komete, nga greqishtja e vjeter do te thote floke. Pjesa me spektakolare e saj eshte bishti i shndritshem

Kometa Halley eshte nje nga kometat me te famshme te kohes sone, e cila mund te shihet nga toka afersisht nje here ne 160 vjet

Bishti i kometes eshte avulli i krijuar nga shkrirja e nje pjese te kometes, i shtyre nga presioni i rrezatimit diellor

Meteoret qe bien mund te jene edhe copeza kometash, te cilat jane gjithnje burim informacioni per perberjen e sistemit tone diellor

Kometa qe mund te vezhgohet keto dite ne konstelacionin e Gaforres ndodhet 50 milione kilometra larg tokes

KriPMjalteZa
08-02-2006, 18:33
Po Planeti me i ri qe eshte zbulur me emrin Sedna , kuptohet ne sistemin tone diellor :)

Administratori
12-03-2006, 13:36
Studiuesi i orbites se Marsit i lancuar nga NASA,


filloi dje te orbitoje planetin e Kuq

Misioni i tij i vezhgimit do te zgjase dy vjet me qellim per te gjetur vende zbarkimi per udhetime te ardhshme dhe kerkimin e me shume provave, se uji dikur ka qene i pranishem ne siperfaqen e Marsit. Sonda iu dergoi nje sinjal kontrolluesve te laboratorit te "National Aeronautics and Space Administration" ne Pasadena, Kaliforni, dje ne oren 5:16 pasdite (me oren lokale). Kjo ishte shenja, qe sonda fiku motoret dhe u ul ne orbiten e planetit, ku ishte nen ndikimin e gravitetit te tij. Per rreth 30 dite, sonda do te filloje nje proces 6-mujor te njohur si "aerobraking" per te ndryshuar orbiten e tij ne nje forme me rrethore. Ky sistemim do te maksimizoje perdorimin e gjashte instrumenteve shkencore gjate misionit qe ka kushtuar 720 milione dollare. "Jam shume i lehtesuar", tha menaxheri i projektit, Jim Graf, ne nje interviste televizive nga NASA. "Ishte perfekte. Nuk do te mund ta pershkruanim me mire". Astrobiologet kane derguar sonda ne sistemin diellor qe ne vitin 1970 per te kerkuar trupat (planetet) per uje te lengshem per te ndihmuar shkencetaret te dalin ne perfundimin se si eshte formuar jeta ne Toke.

Ka shume kohe, qe shkencetaret kane hedhur teorine se kjo ka ekzistuar ne gjashte trupa: Toka, Marsi, hena e Jupiterit, Europa dhe hena e Saturnit, Enceladeus, ku sonda Cassini e NASA-s ka gjetur prova te ekzistences se nje oqeani te nendheshem. Agjencia per eksplorimin e Marsit, Rovers, e cila e ka vezhguar planetin prej me shume se dy vjetesh, ka gjetur prova te mineraleve te lena pas nga uji, qe dikur ka qene ne siperfaqen e Marsit dhe ne polet e planetit jane fotografuar njolla akulli. Sonda 2 177 kg, Mars Reconnaissance, eshte lancuar me 12 gusht dha ka pershkruar rreth 310 milione milje. Ai do te bashkohet me dy sonda te tjera qe po qarkullojne rreth Marsit dhe do te orbitoje ne polet e planetit ne rreth 200 milje. Sonda do te pershkruaje planetin ne detajet me te hollesishme, sidomos me kameren qe kushton 31 milione dollare, e ndertuar nga "Ball Corp", dhe Universiteti i Arizones qe do te jete e afte te fotografoje edhe objekte sa nje filxhan kafeje.

Administratori
19-03-2006, 14:47
Dikur ne Mars ka patur det

Disa studime te reja te sapo publikuara kane nxjerre teorine se ne brigjet e Meridiani Planum ne Mars ka ekzistuar nje det i me uje te kripur. Kerkimi per uje ne fqinjin e planetit fqinj me Token eshte ne qender te debatit mbi mundesine e jetes qe mund te kete ekzistuar ne planetin e kuq.

Ne mars te vitit 2004, Skuadra e NASA per Zbulimet ne Mars, e drejtuar nga Steve Squyres, mbajti nje konference per shtyp per te njoftuar se skuadra Opportunity Rover, e cila ne ate kohe kishte kater muaj qe po studionte formimet shkembore ne Meridiani, kishte zbuluar prova gjeologjike se kjo zone me pare kishte qene e mbuluar me uje.

Skuadra theksoi pranine e nje lloj guri ranor qe ata mendonin se ishte formuar ne te shkuaren e larget kur shkembinjte vullkanike ishin shkeputur ne uje acid dhe me kripe qe me vone avulloi. Njoftimi ngjalli shume diskutime ne ate kohe duke menduar se ky det mund te kishte qene shtepia e organizmave te gjalle, ndoshta te ngjashem me baktere ose me mikrobe te tjera ne Toke.