PDA

Versioni Origjinal : Ekipi Kombëtar



Faqe : 1 [2] 3

drago
14-11-2003, 15:23
si e paskam humbur kete ndeshje mund te me japesh ndonje informacion me portugalin

AlbShkodra
14-11-2003, 15:31
PORTUGALI - SHQIPERI 5-3
Figo 8'
Ardian Aliaj 14'
Igli Tare 45'
Samao 51'
Rui Kosta 57'
Pauleta 59'
Ardian Aliaj 61'
Miguel 65'

Kemi zhvilluar nje ndeshje te kenaqeshme per 45 minutat e pjeses se pare te cilen dhe e kemi fituar 2-1.
Nje ore para fillimit te takimit portieri jone Strakosha nuk ishte ne gjendje te luante sepse ishte i demtuar por gjithsesi ka luajtur qe nga minuta e pare.
Porta ishte pika jone e dobet sepse 4 gola i kemi ''henger'' per faj te portierit te cilin mediat Portugeze e quajten si njeriu qe i dha fitoren Portugezeve me disa gabime te pafaleshme si dhe me disa gjeste ''komike''

drago
14-11-2003, 15:35
te them te drejten portieri strakosha eshte idhulli im por mendoj qe me keto informacione mendoj se shqiperia do te eci perpara(jam tifoz i cmendur i kombetares nga 1998

AlbShkodra
14-11-2003, 15:42
Origjinali i postuar nga drago
te them te drejten portieri strakosha eshte idhulli im por mendoj qe me keto informacione mendoj se shqiperia do te eci perpara(jam tifoz i cmendur i kombetares nga 1998

Strakosha ishte portier shume i mire dhe eshte portier i mire pavaresisht se ka rene sepse vitet bejne te veten.
Ne ishim ne prag te nje dite te re ne futbollin tone por nga nje arsye ose nje tjeter mbetem perseri duke enderruar per nje pjesemarrje ne Europian....

Po deshe iformacione se si e kane komentuar gazetat Shqiptare me hollesisht kete ndeshje mund te shikosh kete teme (kombetarja e Shqiperise ne faqen 2)

AlbShkodra
14-11-2003, 15:57
Brigeli: Mungesa e Myrtaj? Jo normale
Trajneri i kombetares, Hans Peter Brigel, ka komentuar edhe mungesen e perseritur te futbollistit te Verones dhe kombetares shqiptare, Florian Myrtaj. Sipas tij, Myrtaj i ka kerkuar leje, pasi ka probleme me klubin e tij. "I kemi dhene serish leje. E pranoj qe nuk eshte normale, pasi ka munguar edhe here te tjera, por meqenese italianet kane pasur disa probleme me klubin e tyre dhe duhet te zhvillojne ndeshje kete fundjave, mendoj se rasti i Myrtajt eshte nje perjashtim dhe nuk mund te quhet "tradhtar," - eshte shprehur trajneri i kombetares shqiptare.
Brigeli: Bogdani dhe Beqaj te kontaktojne me mua
Trajneri i kombetares, Brigel, i ka hedhur poshte deklaratat e shtypit, sipas te cilave Bogdani kerkon te rikthehet ne kombetare. "Nuk e di se ku e ka thene Bogdani kete gje, madje nuk me intereson fare, pasi me mua nuk ka kontaktuar. Une nuk mund t'i marr informacionet nepermjet gazetave," - eshte shprehur Brigeli. Nderkohe, trajneri i kombetares e ka lene te hapur porten per Bogdanin dhe Beqajn ne kombetare. "Une kam marre informacione prej Bogdanit, i cili eshte shprehur se nuk ka me deshire te luaje me skuadren kombetare, te pakten keshtu me ka thene ai vete.
Aliaj e Hasi, kuqezinjte e fundit
Dje pasdite, ne oren 14.00, kane mberritur edhe dy futbollistet e fundit te kombetares shqiptare. Ne fakt, ata duhet te ishin tre, por Dragusha ka pasur nje fatkeqesi familjare dhe eshte detyruar te mos udhetoje ne drejtim te Shqiperise, per t'u bashkuar me kuqezinjte. Keshtu, dy futbollistet e fundit, te cilet kane plotesuar kombetaren shqiptare, kane qene Ardian Aliaj dhe Besnik Hasi. Te dy keta lojtare, edhe pse vinin nga nje udhetim i lodhshem me avion, kane marre pjese ne stervitjen e pasdites se kombetares, e cila eshte zhvilluar ne Kamez. Tashme numri i kuqezinjve ka zbritur serish ne 20 veta. Edhe sot paradite kombetarja do te zhvilloje stervitje ne stadiumin e Durresit, "Niko Dovana".

AlbShkodra
14-11-2003, 16:50
Strakosha: Te gjithe duhet te japim maksimumin

Ne prag te ndeshjes miqesore, qe do te zhvillohet neser ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ndaj Estonise, eshte e rendesishme qe futbollistet te japin maksimumin. I ketij mendimi eshte portieri Foto Strakosha, qe vlereson kundershtarin dhe shpreson qe skuadra te beje nje perfaqesim dinjitoz. "Une jam nga ata futbolliste qe duan gjithnje te marrin maksimumin nga ndeshja dhe te tille ne skuadren tone ka shume,- tha Strakosha.- Eshte nje ndeshje miqesore, por me shume se rezultati eshte e rendesishme qe te gjithe ata qe jane ne fushe te japin maksimumin. Estonia eshte nje skuader e forte dhe pak a shume gezon te njejtin status si ne, keshtu qe mendoj se do te jete nje ndeshje e forte". Strakosha vlereson shume te rinjte qe ka skuadra perfaqesuese dhe eshte i bindur se ata do te jene te afte te marrin vendin e kujtdo ne skuader. "Shqiperia ka nxjerre gjithnje futbolliste te mire dhe mendoj se te nje niveli jane edhe te rinjte qe jane grumbulluar per here te pare me skuadren kombetare,- vazhdoi Strakosha.- Ndreka, Pisha apo Mancaku, kane treguar nje loje te mire me skuadrat e tyre dhe do te jene te vlefshem edhe per trajnerin Brigel",- ka perfunduar portieri veteran i Kombetares.

AlbShkodra
15-11-2003, 23:35
Strakosha, "Nderi i qarkut te Vlores"

Shume qytetare vlonjate, te cilet kalonin rastesisht ne rrugen qe te con per ne Skele, jane befasuar kur kane pare kolosin e kombetares sone, portierin-legjende kuqezi, Foto Strakosha, dje paradite perpara hyrjes se Teatrit "Petro Marko". Por e kane shuar shpejt kureshtjen e tyre, sepse u eshte dashur te bashkohen me pjesen tjeter te te ftuarve, te cilet nxitonin te merrnin pjese ne ceremonine e dhenies te titullit "Nderi i qarkut te Vlores" portierit tone te kombetares. I pari qe ka dale per t'i uruar mireseardhjen ne Vlore Strakoshes ka qene trajneri i pare i tij, i vitit 1987, Skender Ibrahimi, ndersa pas tij vinin te tjeret, Petraq Bifsha, Uran Xhafa, Sokol Kushta, Rrapo Taho etj. Njeheresh jane gjendur aty per ta takuar veteranin kuqezi edhe kryetari i bashkise, Shpetim Gjika, kryetari i qarkut, Bashkim Abili, dhe deputeti Mezan Malaj. Ne fakt, ishte teper e veshtire ta ndaje Strakoshen nga fanset e tij vlonjate. Strakosha, fillimisht, eshte shprehur: "E konsideroj veten si ne shtepine time. Duke qene se gjendem sot ne Vlore, ndiej emocione te jashtezakonshme. Ju falenderoj per mikepritjen e ngrohte e vellazerore. Ne vecanti, do doja te falenderoja autoritetet e qarkut te Vlores, qe me vleresuan njesoj me personalitetet e shquara te ketij qarku, si Arif Hasko, Sihat Tozaj, Mevlan Dervishi, Lik Seiti, Ymer Veshi, Lefter cipa, Kozma Nesturi, Fatmir Toci etj." Pyetjes sesi e ka pritur trajneri i kombetares, Brigel, kete ngjarje kushtuar atij, Strakosha i eshte pergjigjur buzagaz: "Natyrisht, me uroi dhe me pergezoi. Edhe ai, ashtu si une, e vleresoi nderimin qe po me ben Vlora. Pa asnje lloj ngurrimi, Brigeli me dha leje te largohesha nga stervitja dhe te vija ketu, per te marre pjese ne kete ceremoni qe po zhvillohet per mua."
Gjate gjithe ceremonise, Strakosha, i ulur ne rreshtin e pare te salles se Teatrit "Petro Marko", ka shtrenguar duart me shume miq dhe dashamires, te cilet kane pozuar ne krah te tij per kamerat televizive dhe aparatet fotografike.

AlbShkodra
15-11-2003, 23:36
Kombetarja, stervitje ne balten e "Tofik Jasharit"

Kombetarja shqiptare ka zhvilluar dje nje seance stervitore, ne prag te ndeshjes me Estonine. Seanca stervitore eshte zhvilluar ne fushen sportive te Shijakun ne nje balte te padurueshme. Ky vendim eshte marre, pasi ne stadiumi "Niko Dovana", nese kuqezinjte do te kishin zhvilluar stervitje, fusha do te ishte prishur. Kuqezinjte e drejtuar nga Brigeli, ne seancen e paradites te zhvilluar ne "Tofik Jashari", kane zhvilluar stervitje taktike. Futbollistet jane marre me shume me topin dhe lojera te tjera stervitore. Gjate stervitjes se paradites eshte demtuar lehte Altin Haxhi, por ky i fundit, me te gjitha gjasat, mund te riaftesohet ne nje kohe rekord. Edhe burime nga kampi kuqezi e kane pohuar nje fakt te tille. Brigeli ka provuar formacionin me te mire ne nje ndeshje stervitore, ndonese ne intervistat e dhena dite me pare eshte shprehur se te gjithe futbollistet qe ka grumbulluar per kete ndeshje miqesore do t'i aktivizoje ne kete ndeshje. Nga ana tjeter, sot, ne oren 18.00, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" do te zhvillohet ndeshja miqesore me Shqiperise dhe Estonise. Po keshtu, edhe sot, ne oren 11.00, nje pjese e kuqezinjve do te beje stervitje te lehte ne plazh, pak ore para ndeshjes. Nga burime brenda kombetares mesohet se atmosfera ne vendqendrimin e kombetares eshte e qete dhe skuadra eshte e gatshme ta perballoje nje ndeshje te tille

AlbShkodra
15-11-2003, 23:38
Pijpers: Estonia, per fitore ne Tirane

Trajneri i ekipit te Estonise, Arno Pijpers, ka pohuar dje para stervitjes se ekipit estonez ne "Qemal Stafa" se skuadra e tij ka ardhur ne Shqiperi per fitore. Sipas tij, skuadra qe ka grumbulluar ai eshte e perbere me shume nga lojtare te rinj, te cilat jane grumbulluar per here te pare nga trajneri holandez i Estonise. "Kemi nje grup te rinjsh, te cilet do t'i provojme ne ndeshjen me Shqiperine, por edhe ne Hungari. Mendoj se ne ndeshjen e sotme do te perpiqemi te fitojme, edhe pse kundershtari eshte i veshtire. Gjithsesi, jam i bindur se ekipi im ndodhet ne nje gjendje jo te keqe dhe mund t'i tregoje vlerat e tij nese luajme mire, sidomos ne minutat e para," - eshte shprehur trajneri Pijpers. Skuadra e Estonise ka zhvilluar nje stervitje 60-minuteshe ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ne oren 16.00 dhe me pas eshte rikthyer ne hotelin "Sheraton", i cili eshte rezidenca e tyre. Nderkohe, Estonia konsiderohet nje ekip shume i forte. Aktualisht, ne renditjen e FIFA-s, ndodhet ne vendin e 73-te, me 519 pike. Nderkohe, Shqiperia eshte ne vendin e 91-te, me 50 pike me pak se skuadra estoneze.

AlbShkodra
16-11-2003, 13:32
Shqiperi - Estoni 2-0
Aliaj 26'
Bushi 81'

Formacioni
1. Strakosha (12. Billa 46')
2. Beqiri
3. cipi
11. Aliaj (4. Pisha 83')
14. Haxhi
5. Cana
6. Hasi
18. K. Duro (7. Muka 67')
9. Shkembi (13. Skela 46'
17. Tare (8. Bushi 46')
16. Mancaku (10. Rraklli 46')
Tr: Hans Peter Brigel

Minutat e lojes...
1' - Topin e pare e shkelmojne miqte, qe e humbasin menjehere ate, duke ia dorezuar ekipit tone perfaqesues.
3'- Tare nis nje top te bukur per Mancakun, qe kerkon ta krosoje ne zone, por nderhyn ne fund portieri i Estonise.
5'- Tare me koke nxjerr te lire Shkembin, qe godet fuqishem ne afersi te zones, por grushton per mrekulli portieri i estonezeve, Poum.
8'- Tereholl pason per Zelinskin, qe del i lire ne zonen tone, por nuk e kontrollon si duhet topin, duke e humbur me pas ate.
10'- Mancaku pason per Haxhin, por topi del jashte vijes fundore ne momentin e fundit.
11'- Bigamjer merr nje top ne zonen tone dhe kerkon te pasoje per shoket, por nuk ia arrin dot qellimit.
13'- Rouba merr nje top te sakte nga krahu i djathte ne zonen e Strakoshes dhe i vetem perballe portes sone godet, por pret Strakosha, duke shmangur nje gol te sigurt nga porta.
15'- Haxhi deperton rrezikshem ne zonen e miqve, por ne fund mbrojtja e largon topin nga kendi. Tare godet me koke, pa rrezik per portierin.
17'- Tare pason per Mancakun, qe i lire godet dobet ne porte.
21'- Duro nga krahu i djathte tenton te zere ne befasi porten mike, por topi kalon larg kuadratit te portes.
24' Tare fut nje top ne zone per Mancakun, por eshte i paarritshem per kete te fundit.
26'- Cana pason per Mancakun ne zone qe kroson menjehere te Tare. Ky i fundit godet bukur me koke dhe porteri i Estonise e largon topin me shume veshtiresi.
27'- Goditje kendi per kuqezinjte. Aliaj e stopon bukur topin me gjoks brenda zones, gjuan ne menyre perfekte ne porte, duke shenuar golin e pare dhe duke ngritur njekohesisht ne peshe stadiumin. 1-0.
29' - Kundersulm i menjehershem i miqve me ane te Zelinev, por del Strakosha duke kontrolluar topin.
34'- Melis Rouba perfiton ne zone nga mosmarreveshja e Hasit dhe Aliajt, duke dale i vetem perballe Strakoshes, por tregohet i pasakte pas goditjes se topit mbi kuadratin e portes sone.
39'- Tare futet ne zone, kroson mire per Mancakun, qe rrezohet, por perfiton Duro, qe godet menjehere ne porte, pa shenjestruar si duhet porten.
41'- Mancaku pengohet ne afersi te zones. Duro gjuan goditjen e denimit, topi perplaset ne mur, me pas gjuan Haxhi shume lart traut te portes.
44'- Mancaku pason per Haxhin, qe nuk arrin te kordinohet si duhet ne brendesi te zones estoneze, duke e humbur topin.
47'- Gjuan Skela prane zones dhe topi devijohet nga nje mbrojtes i Estonise. Haxhi nuk perfiton dot, pasi topi kalon shume shume prane portes.
50'- Billa del dhe kap nje top para kundershtarit.
51'- Kroson Klodian Duro ne zone per Skelen, qe gjuan menjehere ne drejtim te portes, por grushton me shume veshtiresi portieri Poum. Haxhi provon perseri me nje gjuatje te dobet dhe topi kalon ngjitur me shtyllen pingule.
54' - Duro kroson nga kendi per Aliajn qe perpiqet te pasoje serish me ane te nje parabole ne zone, por del portieri i miqve.
56'- Jager provon nga larg te zere ne befasi portierin Billa, por topi i goditur prej tij eshte shume larg kuadratit.
57'- Bushi kroson ne zone per Rrakllin qe detyrohet ta ktheje edhe nje here topin pas.
62'- Rraklli shkeputet bukur dhe del i lire perballe portes. Sulmuesi kuqezi, ndonese me zone te lire, gjuan menjehere duke ia dorezuar topin ne dore portierit.
64'- Estonezet ne kerkim te barazimit. Ne fillim me ane te nje goditjeje denimi dhe me pas ne tjeter rast pasigurie per portierin Billa. Beqiri largon topin ne goditje kendi.
67'- Bushi ne afersi te zones kerkon te pasoje nga krahu i djathte, por qe nuk merret vesh me Muken. Ky i fundit nuk e kontrollon dot topin qe del jashte.
70'- Kombinime te mira te kuqezinjve qe i afrohen zonen se miqve, por qe ne momentin e fundit gabojne para portes dhe nuk arrijne te dot te finalizojne me saktesi.
74'- Hazhi kroson ne zone per sulmuesit tane qe ndohen atje, por pret ne pozocion portieri estonez.
78'- Cana pason per Rakllin qe kalon mbrojtesin e fundit dhe pengohet ne zone. Gjyqtari jep 11-metersh. Alban Bushi godet fort dhe topi perplaset te trau i portes dhe kthehet pas. Serish Bushi, por shkakton faull.
78'- Bushi pason ne zone dhe Skela me Haxhin kerkojne te godasin ne porte, pa gjetur hapesire, duke i detyrua mbrojtesit estonez te largojne topin ne goditje kendi.
81- Geri cipi, i ndodhur pak metra larg vijes se mesfushes, kroson per Bushin qe ndodhet ne zone. Sulmuesi yne ndonese shtatshkurter godet ne kohe me koke, duke e kaluar topin ne rrjete. 2-0.
82'- Estonezet ne kunderpergjigje per pak sa nuk shenojne golin e pare, por grushton mire portieri yne, qe e largon topin ne goditje kendi.
86'- Bushi i lire nga krahu i djathte ecen deri ne aferi te zones dhe nis nje top te mire ne brendesi per Rrakllin, qe ne kunderkohe godet ne porte, por topi kalon ngjitur me traun e portes.
88' - Bushi kete here deperton nga krahu i majte nis nje top ne zone serish per Rrakllin, por ky i fundit bllokohet nga mbrojtja para se te godase porten estoneze.
90'- Rasti me i mire per Estonine per te shenuar golin e nderit. Topi kalon tere zonen tone dhe Vitmajer me porte te boshatisur godet shtyllen.
93'- Cana zihet ne pozicion jashte loje. Muka kerkon te sherbeje serish per Bushin, por gjyqtari fershellen per here te fundit, duke e mbyllur kete miqesore me fitoren e kuqezinjve.

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
16-11-2003, 13:34
Trajneri i kombetares i kenaqur me fitoren, por jo me lojen e kuqezinjve

Brigeli: Gabuam shume, sidomos ne mbrojtje

Trajneri i kombetares Hans Peter Brigel menjehere pas ndeshjes ka dhene nje interviste. Sipas gjermanit, kuqezinjte e dominuan lojen ne te shumten e kohes. Brigeli nuk ka harruar te vere ne dukje edhe gabimet e skuadres sidomos ne mbrojtje, por edhe rastet e shperdoruara nga sulmuesit kuqezinj. Nderkohe, gjermani ka mbetur i kenaqur me debutuesin Mancaku, per te cilin eshte shprehur se eshte nje talent, por qe duhet te qendroje me kembe ne toke.
- Zoti Brigel, a mund te beni nje rezyme te ndeshjes me Estonine?
- E dinim qe para ndeshjes, qe nuk do te ishte e lehte. Skuadra kundershtare ne eliminatoret e evropianit ka treguar qe eshte nje ekip shume i forte, pasi ka marre disa rezultate pozitive me ekipe te mira. Skuadra e Estonise ishte shume e mbledhur dhe luante mire futboll. Ne disa momente na vuri ne veshtiresi, sidomos ne 20 minutat e para te lojes. Me kundersulm ata e rrezikuan seriozisht porten tone. Sa me shume kohe kalonte, me lirshem luante ekipi yne. Pas golit te pare, qe per mua ishte i merituar, skuadra u clirua. Pjesen e dyte per mendimin tim e dominuam totalisht, duke perjashtuar ndonje rast te vecante ku Estonia mund te kishte shenuar. Gjithsesi, ne ishin superiore ne kete pjese.
- Mund te themi nje ndeshje e mire e kuqezinjve?
- Pati gjera te bukura ne loje. Futbollistet luajten me nje takim dhe e kenaqi publikun. Nderkohe, pati edhe shume gabime sidomos ne pjesen e dyte. Patem probleme ne mbrojtje. Per mendimin tim, nuk mbulonim mire ne mbrojtje dhe i lejuam shume hapesira kundershtarit. Gjithsesi, mund ta konsideroj nje rezultat dhe ndeshje pozitive edhe pse problemet nuk munguan.
- Po Strakosha?
- Sic e pate, Strakosha nuk eshte aq keq sa mendohej pas ndeshjes me Portugaline.
- Ne rastin e penalltise u nxehet. Nuk donit qe te gjuante Bushi?
- Duke pasur parasysh qe Skela nuk luante pjesen e pare, pasi ai normalisht gjuan penalltite, mora nje vendim. Para ndeshjes i thashe skuadres se nese fitonim penallti, do ta gjuante ai futbollist qe e ndiente. Edhe pse Bushi e humbi penalltine, une nuk eshte se u merzita me gjestin qe beri ai. Kushdo mund te humbase nje penallti. Bushi beri perpjekje maksimale per te shenuar dhe ia arriti qellimit duke shpaguar gabimin.
- Nje mendim per debutuesin Mancaku?
- Ka luajtur ne pergjithesi mire. Nese Mancaku vazhdon te punoje me skuadren e tij, mund te rritet gradualisht si futbollist. Gjithsesi, Mancaku eshte nje talent, mund te behet nje sulmues shume i mire, por duhet te qendroje me kembe ne toke, se ka shume kohe perpara.

AlbShkodra
16-11-2003, 13:37
Shqiperi - Estoni 2-0

Besnik Hasi:

"Duhet te kenaqemi me kete fitore, pavaresisht se u arrit ne nje ndeshje miqesore dhe ndaj nje kundershtari jo shume te forte. Ishte nje takim qe i sherbeu me shume trajnerit Hans Peter Brigel per te evidentuar problemet qe ka skuadra momentalisht. Ne vija te pergjithshme mund te them se ishte nje ndeshje teper pozitive, por ne momente te caktuara patem veshtiresi ne loje. Mendoj se problemi kryesor qe u vu re eshte se ekipi nuk arrin te jete i perqendruar gjate gjithe ndeshjes. Ka momente ne te cilat lojtaret shperqendrohen. Nje tjeter aspekt ku duhet nderhyre eshte se lojtaret e ekipit bejne shume gabime personale ne fushe. Keto jane dy problemet me te cilat skuadra jone do te punoje shume per t'i eliminuar ne te ardhmen, dhe besoj se kemi ne dispozicion te gjithe kohen e nevojshme per ta bere nje gje te tille. Megjithate, kryesorja eshte fitorja qe kenaqi pa mase te gjithe te pranishmit ne stadium."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:39
Shqiperi - Estoni 2-0

Blendi Shkembi:

"Ishte hera e dyte per mua qe luaja si titullar me ekipin tone kombetar dhe jam shume i kenaqur, pasi i kemi fituar te dyja ndeshjet. Une do ta konsideroja si nje fitore te rendesishme per ne, sepse edhe kundershtari m'u duk i forte. Nje fakt shume pozitiv ishte se trajneri Brigel aktivizoi disa lojtare te rinj ndaj Estonise te cilet premtojne per te ardhmen. E rendesishme eshte qe te vazhdojme kete rruge dhe besoj se skuadra do te permiresohet me shume ne te ardhmen. Pretendojme me shume nga vetja dhe mendoj se do te marrim rezultate me te mira ne ndeshjet qe do te vijne."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:40
Shqiperi - Estoni 2-0

Ardian Aliaj:

"Kenaqesia eshte e dyfishte per mua, pasi pervecse ekipi yne fitoi kete ndeshje miqesore, arrita te shenoja edhe golin e pare. eshte goli im i trete ne dy ndeshjet e fundit miqesore, pasi kam shenuar dy gola me Portugaline. Per kete gje jam teper i gezuar, pasi kam dhene edhe une kontributin tim ne sukseset qe kemi arritur. Mendoj se luajtem nje ndeshje te mire ndaj nje kundershtari te forte sic ishte Estonia, duke kenaqur tifozerine e zjarrte shqiptare. Tani mbetet te mendojme per te ardhmen, ku skuadra jone do te kete pretendime serioze."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:41
Shqiperi - Estoni 2-0

Foto Strakosha:

"Ishte nje fitore e merituar jona ndaj nje kundershtari jo te nje niveli te larte. Edhe pse me disa gabime te vogla, ne pergjithesi zhvilluam nje ndeshje te mire. E kontrolluam pothuajse gjate gjithe lojes topin, duke mos u dhene mundesi estonezeve te shenonin. Per sa i takon aktivizimit tim ne kombetare, une dua te falenderoj trajnerin Brigel dhe mund te them se eshte ai qe me shtyn me shume per ta ardhur dhe per te kontribuar ende per fanellen e kombit tim. Une vet ndihem mire fizikisht dhe do te qendroj ne porten kuqezi derisa ta ndiej veten ne forme. Ne fund dua te falenderoj te gjithe tifozerine e zjarrte shqiptare per mbeshtetjen qe na jep ne raste te veshtira dhe te mira."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:42
Shqiperi - Estoni 2-0

Elvin Beqiri:

"Edhe pse ishte nje fitore ne nje takim miqesor, duhet te mbetemi te kenaqur, pasi skuadra nga ndeshja ne ndeshje po tregon progres ne lojen e saj. Pjesen e pare kemi lene disa hapesira ne mbrojtje, te cilat Estonia nuk i shfrytezoi. Nderkohe ne te dyten, me kthimin mbrapa te Hasit, fituam nje siguri ne kete repart, duke i mbyllur te gjitha zonat. Kjo fitore e arritur na jep shprese se ne te ardhmen do te vazhdojme me keto ritme. Nderkohe per sa i takon vetes time, mund te them se u mundova te jepja maksimumin si ne krahun e djathte edhe ne te majtin, kur ne loje u fut Pisha."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:43
Shqiperi - Estoni 2-0

Devi Muka:

E nisa ndeshjen nga stoli dhe per ato minuta qe luajta ne krahun e djathta mendoj se dhashe dicka nga vetja ime ne arritjen e kesaj fitoreje. Ishte shume e rendesishme per ne te fitonim, pasi perballe kishim nje kundershtar te nje niveli jo me te lart se ne, pa harruar qe ishim perballe shikuesve tane. Nese do te ishim treguar me te kujdesshem para portes, rezultati mund te ishte me i thelle. Ketu nuk duhet lene pa permendur edhe merita e miqve, te cilet ishin te pafat perpara portes, cka do te thote se ne aspektin mbrojtes duhet te rregullojme disa gjera. Per sa i takon vetes time, shpresoj qe ne te ardhmen te luaj si titullar."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:44
Shqiperi - Estoni 2-0

Altin Haxhi:

"Ne total e kemi zoteruar topin dhe kemi pasur disa raste per te shenuar, te cilat jane kthyer ne gol vetem dy here. Nuk u dhame mundesi estonezeve te merrnin frenat e lojes dhe i goditem ne momentet me kulmore te takimit. Kjo fitore per momentin na kenaq te gjitheve, por nuk do te thote qe duhet te "fleme mbi dafina" se cdo gje po shkon mire. Duhet te vazhdojme te punojme me keto ritme edhe ne te ardhmen, pasi eliminatoret e boterorit jane sa hap e mbyll syte. Ne kombetare jemi nje grup futbollistesh te afte qe mund t'i dhurojne kombetares nje gezim te tille, pra nje kualifikim te mundshem."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:45
Shqiperi - Estoni 2-0

Klodian Duro:

"Ndaj Estonise mendoj se fituam me merite, kjo fale kontributit te gjithsecilit. Edhe pse ishte nje ndeshje miqesore, ne e kishim vleresuar ne maksimum kundershtarin dhe ia arritem qellimit qe t'i impononim lojen tone. Dy golat e shenuar per nga menyra e ekzekutimit ishin te bukur, megjithese duhet te jemi te ndergjegjshem qe humbem shume raste para portes. Nga aq sa po shoh deri tani, jam i mendimit se skuadra po vjen ne rritje dhe mund te kete nje te ardhme te mire."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:46
Shqiperi - Estoni 2-0

Mancaku:

"Se pari dua te them se jam me shume i kenaqur qe kombetarja jone fitoi kete ndeshje miqesore. Natyrisht qe jam i kenaqur edhe per vleresimin qe me eshte bere nga trajneri Brigel duke me aktivizuar qe ne minuten e pare ne kete ndeshje. Per aq minuta sa luajta u perpoqa te beja maksimumin, megjithese ishte hera e pare qe vishja fanellen e kombetares dhe kisha emocione. Shperesoj ta kem justifikuar sadopak besimin e dhene nga trajneri, ndersa tani e ndiej se me duhet shume pune per ta ardhmen."

AlbShkodra
16-11-2003, 13:54
Kombetarja e Kosoves do te ndeshet me perfaqesine e futbollisteve shqiptare nga Maqedonia

Kosove-Maqedoni, ndeshje simbolike me 28 nentor

Me rastin e 28 Nentorit, Dites se flamurit kombetar, ne Prishtine do te zhvillohet nje ndeshje simbolike ne futboll mes Kombetares se Kosoves dhe perfaqesise se futbollisteve shqiptare nga Maqedonia. Nje gje te tille e kane konfirmuar drejtuesit e larte te Federates se Futbollit te Kosoves (konkretisht sekretari i pergjithshem i saj, Blerim Vula) dhe drejtues te keshillit koordinues te klubeve te futbollit shqiptar ne Maqedoni (konkretisht nenkryetari FFM?se, Rexhep Bexheti). Ndeshja ne fjale do te zhvillohet ne Diten e Pavaresise ne stadiumin e Prishtines, ne oren 13.00. Nderkohe, para kesaj ndeshjeje simbolike do te zhvillohet edhe nje ndeshje tjeter futbollit mes femrave te ekipit KFF Kosova, nga Prishtina, dhe femrave te ekipit KFF Shqiponjat, nga Hasanbegu i Shkupit.
Pas ketyre ndeshjeve do te organizohet nje takim rasti i dy delegacioneve, ku do te shtrohet edhe nje dreke e perbashket.

AlbShkodra
16-11-2003, 14:34
Bushi, golashenuesi me i mire i kuqezinjve

Sulmuesi i kuqezinjve Alban Bushi ka arritur te shenoje golin e dyte te ndeshjes se mbremdhme miqesore Shqiperi-Estoni. Ky gol i shenuar ne porten e estonezeve eshte i 11-ti per Alban Bushin me bluzen e Kombetares. Ai ka lene pas vetes sulmues me emer si Sokol Kushta apo dhe Altin Rraklli, i cili akoma eshte nje nga pikat me te forta te kuqezinjve dhe kete e tregoi dhe ne miqesoren me Estonine. "Te jesh golashenuesi me i mire i Kombetares nuk eshte gje e vogel dhe nuk ka se si te mos jeme i kenaqur. Detyra ime eshte qe te shenoj sa me shume gola per Kombetaren dhe me pas vijne te tjerat",- ka bere te ditur Bushi.

AlbShkodra
17-11-2003, 15:14
Brigeli: Ju premtoj surpriza te tjera

Trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel dje ne mesdite ka lene Tiranen per t'u kthyer prane familjes se tij ne Gjermani. Para se te merte udhen per ne Frankfurt gjermani ka konfirmuar se do te kthehet ne fund te dhjetorit serish ne Tirane. Ne nje interviste per "Sportin shqiptar", Brigeli, ka folur per ndeshjen me Estonine, duke shtuar, se kombetarja kuqezi, ka filluar te bere progres dhe kjo duket nga rezultati. Gjithsesi, sipas tij, problemet ne skuader mbeten. "Duhet te luajme shume thjeshte dhe te shmangim sa me shume gabimet te porta kundershtare," - eshte shprehur Brigeli. Sipas tij, Ndreka, do te vazhdoje te jete ne grupin e kombetares, edhe pse ai se bashku me ndihmesit e tij do te vazhdojne punen per te gjetur talente te reja per ekipin kombetar ne Shqiperi dhe Evrope. Gjithsesi, gjermani, nuk ka dashur te zbuloje asgje rreth planeve te tij, duke u shprehur se nga ana e tij ne te ardhmen, mund te kete surpriza te medha ne ekipin kombetar.

AlbShkodra
17-11-2003, 15:16
Lala: Fitorja na rrit besimin

Altin Lala, nje nga titullaret me te spikatur te kombetares kuqezi vitet e fundit, i mungon perfaqesueses tone qe pas ndeshjes qe ajo luajti me Zvicren ne Gjeneve. Mesfushori dhe kapiteni i Hanoverit ne kampionatin gjerman, per shkak te demtimit qe po kalon, nuk ka pasur mundesi te aktivizohet ne ndeshjet e fundit. Te shtunen, Lala ka qene i pranishem ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" per te ndjekur nga afer ndeshjen miqesore Shqiperi-Estoni, e cila perfundoi me fitoren e kuqezinjve 2-0. Pas perfundimit te takimit, ai ka pershendetur te gjithe lojtaret dhe stafin teknik per suksesin e arritur. Ne nje interviste dhene per gazeten "Sporti shqiptar", Lala eshte shprehur:
- Me te vertete qe u gezova shume per fitoren qe kombetarja jone arriti me Estonine, megjithese ishte nje ndeshje miqesore. Do te deshiroja shume te isha ne fushe, por nuk kisha mundesi ta beja nje gje te tille. Me behet qejfi qe kombetarja jone e zhvilloi kete miqesore ne Tirane dhe me fitoren e arritur i fali kenaqesi te madhe tifozerise shqiptare.

drago
17-11-2003, 19:16
rrofte shqiperia

drago
17-11-2003, 19:21
per mua nje formacion perfekt do te ishte; 1strakosha 2beqiri 3 cipi 4aliaj 5lala 6hasi 7 murati 8 bushi 9skela 10 f.vata 11tare 12beqaj 13myrtaj 14 haxhi 15bogdani 16muka 17duro

AlbShkodra
20-11-2003, 15:13
Renditja e FIFA-s: Shqiperia ngjit dy shkalle, e 89-ta

Perfaqesuesja shqiptare e futbollit ndodhet ne vendin e 89-te ne renditjen boterore te FIFA-s, te shpallur dje. Ajo ka fituar dy vende, ne krahasim me muajin tetor, kur ishte e 91-ta. Skuadra shqiptare ka 479 pike, dy me pak se Haiti i 88-i dhe nje me shume se Emiratet e Bashkuara Arabe, ne vendin e 90-te. Kundershtari yne i te shtunes se kaluar, Estonia, e ruajti vendin e 73-te qe kishte qe me pare. Ish-kundershtarin tone ne grupin eliminator te Euro 2004, Gjeorgjine e kemi lene pas, sepse ajo eshte e 93-ta, ndersa kundershtari i mundshem ne miqesore, ne shkurt 2004, Ukraina ka humbur dy vende dhe ndodhet ne vendin e 53-te.

drago
21-11-2003, 14:59
kaq poshte

AlbShkodra
21-11-2003, 15:09
Origjinali i postuar nga drago
kaq poshte

Nuk ka shume rendesi renditja !
E redesishme eshte se futbolli yne ka filluar te levize.

AlbShkodra
21-11-2003, 16:37
Mendimet qe vijne prej bilanceve
Historia e re "e dyshimte" e Kombetares se Shqiperise
Tre vite historike perballe njeri tjetrit: 1946, 2000 dhe 2003
1 ndeshje, 4 fitore, 20 gola te shenuar, nje bilanc vjetor qe ngjall diskutime.
Themelimi i Kombetares mbarekombetare te Shqiperise dhe rindertimi i saj, pa prishur ndertimin.

Tre vjet me pare, me 2000, Kombetarja e Shqiperise nen drejtimin e trajnerit Medin Zhega, perfundonte me bilancin vjetor me pozitiv ne historine e saj: 8 ndeshje, 5 fitore, 1 barazim, vetem 2 humbje, golat 11-3! Ky ishte viti qe metonte te barazohej me ate unikal 1946 nen drejtimin e trajnerit jugosllav, Ljubisa Brocic: 4 ndeshje, 3 fitore, 1 humbje, golat 11-4. Ne keto bilance te skajeve gati 55 vjet larg njeri tjetrit, megjithe deshiren e Medin Zheges, triumfonte Borici. E kishte shpallur Shqiperine Kampione te Ballkanit, kishte mundur Malin e Zi 5-0 ne ndeshjen peruruese, dhe ne Ballkaniaden e Tiranes kishte mposhtur Bullgarine 3-1, Rumanine 1-0 dhe i ishte dorezuar ne nje 3-2 dramatik, qe bente nder me fort se fitoret, Jugosllavise se cajkovskit, Matoshicit dhe Bobekut, te cilet ishin nder futbollistet me te medhenj te Evropes. Ky ishte casti sublim kur Loro Borici, njeriu me Kupen e Ballkanit nder duar, u ngjit ne podiumin e fitimtarit. Do te vononin plot 54 vjet qe te mberrinim ne nje bilanc pozitiv qe ti afrohej atij te Ljubishes. Viti 2000 kur Medin Zhega i jep Shqiperise me Kombetaren e tij per here te pare pas 54 vjeteve nje Kupe, ate Rothmans te Maltes. Tejet me modeste se titulli Ballkanik i 46-tes. Bilanci i tij vjetor 2000 permblidhej ne 3-0 Andorres, 1-0 Azerbaixhanit, 1-0 Maltes. Midis te tijve emrat qe ende rezistojne per te Briegeli ne fillim jane vetem tre: G. cipi, D.Muka, Murati! cka do te thote se rezistenca e Turneut "Rothmans" ka marre fund.

Kjo 2003 eshte nje Kombetare tjeter. Mirepo, kur e le Malten, Zhega me skuadren tone qe drejton, humbet 1-0 ne Maqedoni, barazon 0-0 me Qipron ne Tirane, humbet 2-1 ne Finlande per Kupen e Botes dhe mberrin te fundi spektakolar i vitit: 2-0 Greqise ne nje ndeshje madheshtore, sa sportive aq nacionaliste e per fat te keq kotsekoti edhe politike, per te mberritur pas nje muaji ne 3-0 Maltes ne miqesore. Keshtu permbushet bilanci i vitit 2000: 5 fitore, 1 barazim, 2 humbje, golat 11-3. Pas 54 vjeteve Shqiperia kishte nje bilanc per mire, i shperpjestuar midis fitores pas nje gjysme shekulli te nje Kupe rrembyer kundershtareve modeste, dhe te nje dinjiteti te lakmueshem per kualifikimet e Kupes se Botes. Tre emrave te mesiperm tash i'u shtohen edhe: Strakosha, Lala, Haxhi, Rraklli, Bushi, Tare, Skela, Bogdani, F.Vata, Dede, Hasi, Beqaj, Fakaj. cka e con ne 16 numrin e lojtareve zhegiane, nese mund te percaktojme kesisoj, te cilet rezistojne ne buqeten tejet te zgjeruar te Hans Peter Brieglit pas tre vjeteve. Medin Zhega mund te krenohet me kete bilanc te pasur emrash te tij, teksa u pershendeta me te ne tribunen e spektatoreve te shtunen e pasndeshjes me Estonine.

Kombetarja ka kesisoj, nje vazhdimesi, cka gjermani intuitiv, nuk e prish. Ashtu sic nuk mund te prishe epersine e kahut pozitiv te bilancit unikal te asaj Kombtareje te vitit 2000, te 5 fitoreve nder 8 ndeshje per te cilen parashikoj se do te mbetet edhe per shume kohe.

E megjithate, cmoj me fort kete Kombetare 2003. Jo vetem se ne bilancin e saj ka shifra po aq unikale, por sepse barra e ndeshjeve ka qene e nje peshe mbarevropiane. Dhe them se kjo Shqiperi 2003, sapo ka shkele cakun e pare te historise re re moderne te saj, ndonese ende "te dyshimte", pra ne thojza, jo per ngjyrese nenvleftesimi doemos.

Keshtu, Shqiperia mbylli nje vit te papare futbolli me Kombetaren ku dy jane rekordet e historise se saj: 11 ndeshje te zhvilluara brenda nje viti dhe 20 gola te shenuar! Kjo nuk kishte ndodhur asnjehere ne historine e saj 67-vjeeare: pra qe brenda nje viti ajo te kete zhvilluar 11 ndeshje dhe te kete shenuar 20 gola! Pa shkuar mandej te bilanci qe gjithashtu ngjall shume diskutime me permbajtjen e tij te pasur: 4 fitore, 1 barazim, 6 humbje dhe golat ne barazpeshen e papare: 20-20!

Trajneri Briegel ka ruajtur 16 lojtare te Din Zheges, po gjate ketyre 11 ndeshjeve ai ka perdorur plot 33 lojtare, mbi dyfishin e te 16-teve te vitit te fundit te shekullit qe shkoi. Ai ka nxjerre ne skene emrat e tij qe i kane siguruar kesaj Kombetareje te ardhmen e padyshimte: Elvin Beqiri, Adrian Aliaj, Lorik Cana, Mehmet Dragusha, Blendi Shkembi, Estref Billa, Bledar Mancaku, dhe se fundi Arian Pisha. Keta jane te tijte. Pa beza, me largpamesi ai ka siguruar perteritjen. Dhe ajo cka eshte e rendesishme, ai ka bashkuar emrat e tre kater vjeteve te fundit, ne nje bilanc futbollistik te permbajtjes, duke i vene vulen nje rivaliteti te papare per te zene nje vend ne Kombetare. Kjo eshte "e dyshimta" dhe e perparuara e saj, se ciles mendoj se i'u vu vula ne ndeshjen me Estonine "modeste". Gjermani i ka dhuruar 4 fitore historise se Kombetares (prej te 36-tave te vetme te derisotme, s'ka ku shkon me pak), e cila ne kete edicion nuk humbi asnje ndeshje kualifikuese ne fushen e vet, duke perfshire ketu edhe barazimin 1-1 te Kombetares se Beppe Dossena-s me Zvicren, italiani, i cili ka meriten se nisi ndertimin e nje bazamenti te ri te saj, ose vuri gurin e pare ne nje histori te re. Nuk mund te mohohet.

E pra, cfare Kombetareje do te kete Shqiperia per Boterorin 2006?

Hans Peter Briegel ka hyre ne nje rruge me plot te fshehta. 20 golat e shenuar brenda nje viti, 4 fitoret, e pakta 3 humbje kryelarta per EURO 2004, po dhe 3 humbje te tjera kryeulta, perbejne gjithe kontradikten dhe "dyshimin" e ketij viti te 11 ndeshjeve dhe te 20 golave, po aq te papare ne historine e Kombetares. Pa harruar se per here te pare ajo pati edhe pranine elokuente te shqiptareve nga Kosova, ku dyshja Hasi-Cana e mbylli vitin si titullare. Trajneri gjerman themeloi kesisoj, Kombetaren mbarekombetare te Shqiperise dhe eshte ne prag te rindertimit te saj, pa prishur "ndertimin".

Me mbremjen e shtunes qe shkoi, u mbyll viti 2003 me nje "Happy end" kuptimplote, cka tregon rritje. Ishte nje fitore 2-0 ne miqesoren me Estonine (e 73-ta) se ciles perderisa eshte gati 20 shkalle mbi Shqiperine (e 91-ta) ne renditjen e FIFA-s, nuk mund t'i themi me plot gojen si "modeste", ndonese prap se prap e atille ajo eshte.

Duke e dhene pikerisht ajo e para shenjen e golit ne te 12' kur i vetem tre metra perballe Strakoshes, qe po i afrohet krenar te 39-tave, Rooba duhej ta kishte bere 1-0, teksa gjuajtja e tij u ndal prej kembes se portierit tone, me pas Estonia i'u dorezua Shqiperise. Ndodhi ne te 25', kur Aliaj, mbrojtesi golashenues i Kombetares - i vetmi ne gjithe historine tone pas Bedri Omurit e Hysen Zmijanit qe shfaqet me gola - tund rrjeten e Poom-it te Sundarland-it te Anglise. Ishte nje gol "i matun" i tij, pasi ai zoteroi me shikimin e tij hapesinor, krejt pasqyren e portes kundeshtare. Fati i ndeshjes u percaktua ne kete cast, ndonese pas 10 minutash, po lojtari mik Rooba duhej te barazonte. Kesaj rradhe ai i'a dhuron nder duar topin Strakoshes! Dhe vetem kaq duhet thene per kete Estoni, e cila luante nje futboll cuditerisht te shpejte e plot levizje, po disi pa peshe ne tanesi. Nuk u pa te kishte nje lider, nderkohe qe figura madhore e Igli Tares, shpesh here edhe e vetme, i'a arrinte te trondiste gjithe mbrojtjen e tyre.

Briegel e thellon eksperimentin ne pjesen e dyte pasi ne pjesen e pare kishte patur si titullare Blendi Shkembin, Lorik Canen dhe Bledar Mancakun, Tash, papritmas ai leshon ne fushe garden "e vjeter": dyshen Bushi e Raklli! Dhe rradhazi Devi Muken, Ervin Skelen, Estref Billen dhe Arjan Pishen! Shfaqet nje skuader tjeter nga Shqiperia e 45 minutave te para, teper e etur per te shenuar, qe humb disi disiplinen e lojes, e shpesh duket sikur harron mbrojtjen, ndonese dyshja Beqiri - Hasi eshte e pakalueshme megjithate.

Ne skuader jane dy rekordmenet e kryeshenuesve te Kombetares: Bushi e Rraklli nga 10 gola. Dhe ne te 75' Rraklli i papermbajtshem ne vrapimin e tij, qe kurrsesi nuk duket si i nje 33-vjecari, perfiton nje 11-metersh spektakolar. Mendoja se i takonte atij te gjuante, jo thjesht sepse gjithcka qe veper e tij, por ngaqe mbase ai duhej te qe i pari qe te shkonte ne 11 gola te shenuar. Te dukej se kishim te benim me nje duel ne largesi mes tij e Bushit, i cili merr topin, e ve te pika e bardhe dhe... "shkaterron" vetem traun e portes mike. Gjashte minuta me vone ai ndreq gjithcka, duke shenuar me krye golin e dyte, nje shembull i plote teknike e zgjuaresie: gjuajtje me hark, pasi ka marre nje top te gjate prej cipit. Eshte 2-0 perfundimtar, ndonese ne te 87', Rraklli i vetem kater metra larg portierit mik, con ne qiell nje top krejt tokesor. Do te kishte mberritur edhe ai ne 11 gola. Mbeti per nje here tjeter. Dhe ndeshja qe mbyllet me shtyllen e goditur prej Viikmaes i Flores se Tallinit, shtylle e tronditur qe nuk lejon prishjen e fitores se kendshme te nje Shqiperie jo pak eksperimentale.

17 lojtare te perdorur, 2 debutues (Mancaku, Pisha), perseri mpleksje "te vjeter" - te rinj, me perfitimin e madh te pranise ne lojera gjithnje shpresuese te 23 vjecareve Billa, Beqiri dhe Shkembi; te 20 vjecarit te pjekur "para kohe", Lorik Cana; te 21 vjecarit Bledar Mancaku. Trajneri Briegel duket se ka nje plan te qarte perteritjeje dhe perforcimi sebashku. Nuk i leshon "te vjetrit", therret te rinjte, ruan si tejet te cmuar moshen "e mesme" (cipi, Haxhi, Aliaj, Skela, Duro, Muka). Dhe kur mendon se kesaj rradhe nuk pati Muratin, Lalen, Dragushen dhe si gjithnje "italianet" Bogdani e Myrtaj, atehere e kupton edhe me mire problematiken e mprehte perballe se ciles gjermani yne do te ndodhet ne muajt e ardhshem.

Ne 11 ndeshjet e vitit ai ka nxjerre ne fushen e lojes plot 33 njerez, te rinj e "te vjeter", te tijte e te Zheges, te Demollarit, te Hafizit e te Bajkos madje, pa komplekse historike te se shkuares, por me veshtrimin e nje ardhmeje qe mbeshtetet edhe ne te kaluaren. Brenda kesaj 33-sheje jane edhe Xhumba, Beqaj, Dede, A.Duro, Pinari, Bellai, Ahmataj, Dobi, Fakaj, Dabulla, Jupi. Dhe nderkaq, kunder kesaj 33-sheje "gjermane" te Shqiperise mund te kete nisur nje plan prapaskene prej emrave te tjere interesante qe sapo kane nisur te shfaqen ne Kampionatin e 65-te Kombetar, e kur pas treshes Hasi-Cana-Dragusha, shqiptare te rinj te Kosoves qe spikasin ne kampionate te ndryshme ne Evrope, kane nisur te thurrin edhe ato nje ender shqiptare nen kuqezine e fushes se blerte panevropiane te futbollit.

Kombetarja e Shqiperise nuk do ta kete te lehte te ndertohet monolite me keto ndryshime befasuese qe "e kercenojne", ne kuptimin me te mire te kesaj fjale. Do te kete nje lufte te ashper per nje vend ne 11-sh. Nga jashte kjo duket tejet e bukur, ndersa ne mbrendesi po aq delikate. Keshtjella qe duhet marre prej pasardhesve del se per 11 ndeshjet tona per here te pare ne histori e nje stili "gjerman"- te vitit 2003, eshte kjo: Besnik HASI 980 minuta te luajtura, Geri cIPI 855 minuta, Elvin BEQIRI 855, Adrian ALIAJ 795, Foto STRAKOSHA 770, Ervin SKELA 749, Klodian DURO 746, Igli TARE 737 minuta! Dhe pas tyre: Lorik Cana 481 minuta loje, Altin RRAKLLI 473, Edvin MURATI 455, Arian BELLAI 440, Alban BUSHI 403, Altin LALA 405 minuta. Dhe mjaft! Te tjeret jane nen 300 minuta. Keta ne fund te fundit kane qene besniket e Hans Peter Briegelit, te cilet ai i ka "kercenuar" me gjithe te tjeret, metues per te marre "keshtjellen". Dhe jo vetem ata.

Historia e re "e dyshimte" e Kombetares se Shqiperise se vogel sapo eshte shpalosur. Ajo nuk mund te behet e madhe megjithate. Fati ka percaktuar te tjere edhe per keto pune. Shqiperia e futbollit nga ana e saj rreket te pershpejtoje etapat, dhe duke flakur tej vendnumerone e viteve te shkuara, kerkon te hyje disi tjeter ne aventuren e Boterorit 2006, fundoret e te cilit do te zhvillohen bash ne Gjermani. Nderkaq, pas gjermanit Hans Peter Briegel me Kombetaren e Shqiperise, trajneri i pare gjerman mberrin edhe per Kampionatin e Shqiperise. E quajne Diethelm Ferner dhe ka qene trajner i Hanoverit dhe i Schalke 04. Do te jete i Partizanit te Tiranes. Historia eshte vertet "spontane": Shqiperia ka luajtur 14 here me Gjermanine, me teper se me asnje shtet tjeter! Dhe 3 here me ish Republiken Demokratike Gjermane. Qe bejne 17 here! Thuhet se hopi i madh i futbollit ne Turqi ka ardhur prej trajnereve gjermane qe kane punuar atje 20 vjetet e fundit!

Besnik DIZDARI ''Gazeta TEMA''

inter_forever
21-11-2003, 20:28
Ej AlbShkodra !
Hallall ta beft zoti per informacionet e shumta qe jep...
Sidomos ato per kombetaren e per kampionatin shqiptar..
por edhe per cdo lloj sporti tjeter...
ndersa per futbollin te kam kundershtar...megjithate edhe nje here RROFSH...
p.s me thuj ndonje fjale si ti nis fotot , se po e provoj po
nuk mi merr... :!: :?:

AlbShkodra
21-11-2003, 21:07
Pershendetje Inter_Forever
Mbas 1 jave do behesh kundershtar me i madh sepse do ju mundim me keq se vitin e kaluar.
Faleminderit per fjalet e mira.
Fotot postohen ne kete menyre
1.Ne fillim merr foton (save as) dhe kjo foto shkon aty ku ke faqen e fotove qe ke ne kompjuter.
2.Kur do te postosh foton duhet qe te shtypesh (kliko) Pergjigje dhe te del fusha ku mund te shkrush ndonje fjale (tekstin)
Pak me poshte shiko se shkruan Browse
kliko dhe te dalin te gjitha fotot qe ke dhe zgjidh ate te cilen do te postosh , ne ate foto kliko 2 here dhe mbetet vetem te klikosh mbi Postojeni Pergjigjen dhe gjithcka ne rregull.
Per c'do paqartesi mund te shkruash perseri.
Shendet...

AlbShkodra
09-12-2003, 17:53
Kupa e botes : Eleminiatoret e ''Gjermani 2006''

Shqiperia ne nje grup me ballkanaset Greqine dhe Turqine

Pas shortiti te hedhur ne Frankfurt te Gjermanise per ndeshjet eleminatore te Kupes se Botes 2006 Shqiperia ben pjese ne Grupin 2 grup ky i perbere nga 7 skuadra.Ky grup mund te quhet ndryshe edhe derbi ballkanas pasi ne te bejne pjese Greqia dhe Turqia.Kundershtari me i veshtire per skaudren tone kombetare mund te cilesohet Danimarka ekip qe eshte kualifikuar per ne Europianin 2004.Nje tjeter kundershtar i forte eshte edhe Ukraina e Andi Shevcenkos,ne kete menyre anullohet automatikisht ndeshaj miqesore e parashikuar me kete perfaqsuese ne muajin shkurt.Serisht perballe do te kemi Gjeorgjine pas ndeshjeve kualifikuese te Euro 2004.Ndersa per here te p[are do te ndeshemi me ekipin me te ri Euripian Kazakistainin.Duhet permendur fakti se me 5 nga keto perfaqsuese Shqiperia eshte perballur dhe me pare bile duke arritur edhe rezultate pozitive.Trainer Brigel pas shortit eshte shprehur se Shqiperia ka mundesi per te bere hapa perpara per te grumbulluar sa me shume pike duke pare kundershtaret.

Keto jane edhe 8 grupet e zones Europiane

Group 1
Czech Republic
Netherlands
Romania
Finland
F.Y.R. Macedonia
Armenia
Andorra

Group 2
Denmark
Turkey
Greece
Ukraine
Georgia
Albania
Kazakhstan

Group 3
Portugal
Russia
Slovakia
Latvia
Estonia
Liechtenstein
Luxembourg

Group 4
France
Republic of Ireland
Switzerland
Israel
Cyprus
Faroe Islands

Group 5
Italy
Slovenia
Scotland
Norway
Belarus
Moldova

Group 6
England
Poland
Austria
Wales
Northern Ireland
Azerbaijan

Group 7
Spain
Belgium
Serbia and Montenegro
Bosnia-Herzegovina
Lithuania
San Marino

Group 8
Sweden
Croatia
Bulgaria
Iceland
Hungary
Malta

AlbShkodra
10-12-2003, 17:01
Ngjarja e Javes: Shorti i Kupes se Botes 2006

Shqiperia midis Ballkanit dhe "Bashkimit Sovjetik"?

"Kujdes Kazakistanin! Fati i Shqiperise mund te vendoset ne Alma Ata!"

1. Me mbeti mendja te Kazakistani, me ardhjen nder ne te te cilit per Kupen e Botes 2006, u plotesua nje gjeopolitike e pangjashme e futbollit. Keshtu, pas Shortit te hedhur te premten ne Frankfurt, Shqiperia eshte ne Grupin 2 prej shtate skuadrash, e ndare ne menyre kapricioze midis Ballkanit dhe "Bashkimit Sovjetik". Zona duket tejet hapesinore. Nis nga brigjet e Adriatikut, pershkohet ne ato te Egjeut, mberrin ne Bosfor dhe pasi pershkohet permes bregut te Dnjeprit ne Ukraine, vazhdon permes Gjeorgjise ne Transkaukazi dhe degdiset ne brigjet e Kaspikut deri ne kufi me Kinen, e gati me Mongoline! Ky ishte fati me i fundit "fantazmagorik" i Shqiperise se futbollit, e cila per here te dyte ne histori behet pjese e nje grupi prej 7 skuadrash ne nje turne per kualifikimet boterore ose evropiane. (Kupa e Botes, Edicioni 1993-94).

Thashe, me mbeti mendja te Kazakistani, sepse me duket se ai vetvetiu behet embleme e kesaj gjeopolitike te re te futbollit. Ajo gjen strehe te ky Grup 2 ku eshte Shqiperia, e cila papritmas, na lidh me nje te kaluar e te tashme vertet te cuditeshme. Kazakistani nderkaq, duket te jete po aq nje fakt i cuditshem. Nuk merret vesh perse eshte futur ne UEFA-n e Evropes, kur mbi 80-90 perqind ben pjese ne token e Azise. Ne ne Shqiperi e mbajme mend filmin sovjetik "Kozaket e Kubanit", qe i con ngjarjet diku aty afer Krasnodarit, kushtuar kazakve te Rusise, ndonese ne Kazakistan ata perbejne shumicen. Jane 6.4 milion. Por kazake ka edhe ne Uzbekistan, Turkmeni, Kirgizi, Ukraine, Taxhikistan, Afganistan, bile edhe ne Turqi e deri ne Kine e Mongoli! Nje bote po aq "fantazmagorike" qe hynte ne mendjen tone po prej ketyre filmave sovjetike te viteve '50.

I ndare midis 43 perqind te popullsise kazake dhe bukur 35 perqind te asaj ruse, nje barazpeshe thuajse midis besimit mysliman (47 perqind) dhe atij ortodoks rus (44 perqind), ky vend i pamate euroaziatik qe zoteron 5420 milion fuci me nafte, eshte per ne vertet emblema e nje grupi kualifikues te Kupes se Botes 2006. Dhe fati i Shqiperise mund te vendoset mijera kilometra larg prej nesh, ne Alma Ata. Atehere "mjere ne"?

Ne Lojerat e fundit Olimpike, ato te Sidneit, nje boksier kazakistanas i quajtur Bekzat Starkhanov u mbulua i gjithi ne ar si kampion olimpik ne peshen 54 kg. Bashkeatdhetari i tij Yermakan Ibraimov, i peshes 67 kg, po ashtu ar: kampion olimpik edhe ai. Bulat Jumadinov i peshes 48 kg rrembeu medaljen e argjendte si dhe Mukhtarkhan Dildabekov (+91 kg) po ashtu, qe te dy nenkampione olimpike. Islam Bairamukov qe nenkampion olimpik ne 97 kg te mundjes se lire. Ne ciklizem Kazakistani eshte fuqia e 10-12 e botes, sipas Renditjes se UcI-t. Alexandre Vinokourov fitoi ne Sidnei medaljen e argjendte ne garen e rruges pas Jan Ulrihut te famshem. Se bashku me Andrei Kivililev, ata i perkasin skuadrave te degjuara te ciklizmit, Telekom dhe Cofidis, duke qene keshtu, nder profesionistet me te forte te botes. Ne Kampionatin Boteror te Atletikes te vitit 2003, dhjetgaristi kazakistanas Dimtry Karpov fitoi medaljen e bronzte me 8374 pike. Nuk po shkojme te Olimpiada Dimerore kur dihet qe sportiste te shkelqyer formohen tash mbi 30 vjet ne Qendren Sportive "Medeo" te Alma Ata-s, nder me piktoresket dhe modernet ne bote

Kemi te bejme kesisoj, me nje ish sovjetik tejet sportiv, qe qendron mbi Shqiperine. Mirepo, ne nuk do te ndeshemi me Kazakistanin as ne boks, dhe as ne ciklizem, mundje apo atletike; e aq me pak ne patinazh. Por ne futboll, ne te cilin FIFA e vendos Kazakistanin ne vendin e 135-te ne bote, gati 50 vende poshte Shqiperise. Ndonese nuk duhet harruar se kultura dhe dija sportive ne tanesi, edhe pse nuk arrin te percohet e njejte ne shume sporte, prap nderhyn. Kazakistani, per cudine tone, e ka themeluar Federaten e tij te Futbollit 16 vjet para Shqiperise, me 1914. Nder themeluesit ka qene futbollisti Myhtar Auezov (1897-1961), me pas shkrimtari me i madh i vendit, i perkthyer ne 40 gjuhe te botes. Klubi me popullor eshte Kairat i Alma Ata-s, i cili nje here (1986) ka arritur deri ne 7 skuadrat me te mira te kampionatit te pare te Bashkimit Sovjetik. Me emrin e mesfushorit Evgenij Jakovenko, Kazakistani ka sot e kesaj dite nje Kampion Olimpik edhe ne futboll, natyrisht nen fanelen e BRSS: ne Olimpiaden e Seulit kur skuadra sovjetike pas 120 minutave mposhti 2-1 ne fundoren dramatike per medaljen e arte, as me pak e as me shume, por shi 11-shin e Brazilit ku ishin edhe Tafareli, Romario dhe Bebeto! Si i pavarur (1991), Kazakistani ka fituar 9 ndeshje ne pjesemarrjet e tij te pakta ne Kupen e Botes edhe ne futboll, perballe vetem 5 te Shqiperise e cila ne teresi ka nje bilanc negativ, ndersa kazaket e Alma Ata-s per cudi e kane pozitiv! Ndeshjet e tij me te medha ne kete histori evropiane qe sapo fillon, jane vetem tri: 0-3 me Polonine, 0-1 me Portugaline dhe 2-2 me Malten.

2. Dhe FIFA qe e vendosi te fundit ne Grupin 2 te kualifikimeve te Kupes se Botes, ku i parafundit eshte Shqiperia jone, e cila ne edicionin kualifikues te EURO 2004, qe sapo shkoi, beri nje hap te bukur para: la prapa nje shtet, zhvilloi ndeshje te shkelqyera te pakten 4-5 here, me buje mposhti 3-1 Rusine dhe tani kerkon te kaloje Kazakistanin, Gjeorgjine, Greqine, Ukrainen, Turqine? Danimarken. Trajneri Hans Peter Briegel ka thene nen ze se duhet te synojme kualifikimin. Dhe ky i Kupes se Botes 2006, te shfaqet si grupi me i mundeshem per t'ia arritur nje here edhe Shqiperia e vogel.

Kazakistani i nje sporti disa here me te zhvilluar se Shqiperia, e qe ne futboll eshte i 135-ti i botes, ta do mendja te jete viktima me e sigurte e jona. Mandej Gjeorgjia te cilen sapo e leme pas. Mandej Turqia, e vetmja e sapo kurorezuar si nje nder me te medhenjte e Botes, me te cilen kemi nje bilanc pozitiv: 3 fitore per ne, 2 per te, 2 barazime, golat 11-5 per ne. Per here te pare ne histori Shqiperia ndodhet ne nje grup, shumicen e pjestareve te te cilit, here pas here i ka munde. Historia na tregon se Shqiperia e ka mundur 2 here Gjeorgjine, 3 here Turqine, 3 here Greqine, madje 40 vjet me pare, me 1963, ka mundur 1 here edhe Danimarken. Rradhazi keto fitore qe jane 9 dhe qe nisin nga thellesia e vitit 1964, shprehen ne kete kadence: 1-0 Danimarkes, 3-0 Turqise, 2-0 Greqise, 1-0 Greqise, 4-1 Turqise, 2-1 Gjeorgjise, 2-0 Greqise, 2-0 Turqise, 3-1 Gjeorgjise! Prej shqiptareve nuk eshte mundur asnjehere Ukraina dhe me ta nuk ka patur asnje ndeshje deri tani Kazakistani. Dhe papritmas "ta shtije friken" bash ky, Kazakistani, te cilit ia kushtova kete shkrim, sepse ne Shqiperi nuk e njohin. Por dhe pse vertet qe ai eshte emblema thirrese e ketij grupi.

E ndare kesaj rradhe midis Ballkanit dhe "Bashkimit Sovjetik", verehet se Shqiperia eshte humbese megjithate. Ndonese dy here kohet e fundit, Gjeorgjine ajo e ka lene pas ne grupet per KE 2000 dhe per KE 2004. Duke iu kthyer Ballkanit eshte vertet interesante te nenvizohet qe edhe Greqine, Shqiperia e ka lene pas po dy here: per KE 1964 ngaqe ajo nuk pranoi te ndeshej per shkak te ligjit te luftes, cka fale 3-0 ne tryeze Shqiperia shkoi ne 16-she te Evropes per here te pare dhe te fundit ne histori. E ka lene pas edhe per KB 1986. Ndersa Turqine asnjehere deri me sot, ndonese me 1971, ndermes bilancit pozitiv ne tanesi, Shqiperia e ka shkaterruar ate 3-0 ne Tirane me Kombetaren e Loro Boricit per KE 1972.

Asnjehere ne historine e 17 pjesemarrjeve te saj, Shqiperia nuk ka kaq shume kujtime te mira me kundershtaret e saj, sa kesaj here. Duket se euforia ka pushtuar Tiranen. "Grup i lehte", po thuhet. Dhe natyrisht gjithe kjo statistike historike optimiste e se kaluares se afert e te larget ndaj kundershtareve te heres, e nxit ate.

Dhe prap Kazakistani. Ai qe duhet ta leme pas plot siguri, shto dhe Gjeorgjine qe e kemi lene mbrapa dy here rrjesht per KE. Mandej, kur kthehemi ne Ballkan, se bashku me Turqine e Greqine, formojme treshen gadishullore, pjese e historise te se ciles jemi edhe ne. Mirepo ky nuk eshte Ballkani i nje kohe. Turqia qe e treta e Botes. Greqia sapo ka hyre ne fundoret e Portugali 2004. Asnje shkak per te qene optimiste! Ukraines deri me sot Shqiperia nuk ka mundur t'i beje asgje. Danimarka na ka mbytur ne gola. Por ata nuk jane Angli, France, Hollande, Spanje, Gjermani, te cilave Shqiperia iu ka marre vetem 1 barazim ne histori: 1967, Shqiperia - RF Gjermane 0-0.

Shqiperia e vogel, rendom iu eshte nenshtruar te vegjelve dhe u ka nxjerre gjoksin per ndeshje dinjitoze ndaj te medhenjve te vertete. Duket si pompozitet ballkanik. Ja perse kesaj rradhe fati i saj mund te percaktohet ne Alma Ata. "E madhe me te medhenjte, e vogel me te vegjelit", eshte sentenca ime e vjeter. Kesaj rradhe eshte nje grup me 7 skuadra "te vogla" te gjitha. Ose te vegjel te medhenj.

3. Hans Peter Briegel ka thene nen ze se mund te synohet nje here kualifikimi. Edicionin qe shkoi Shqiperia nuk humbi asnje ndeshje ne token e vet. Kesaj rradhe kerkon te fitoje dicka edhe jashte. Pershembull, ne Alma Ata, para syve te kazakeve te Kazakistanit. Ndoshta edhe ne Turqi ku kemi ftuar dy miqesore historike 4-1 dhe 2-0. Ndoshta edhe ne Athine ku kemi fituar nje here 2-0. Ballkani eshte toka jone. Dhe mandej drejt e te ish sovjetiket, te cilet tash jane plot tre: Ukraina, Gjeorgjia, Kazakistani, bri njeri tjetrit. Ky eshte nje grup ne te cilin me sa duket, ka rendesi vetem kualifikimi per fundoret e Gjermani 2006. cdo vend tjeter, nga 3 deri 7, te duket i pavlere.

Ai do te jete edhe nje duel i mprehte gjerman, dueli i armiqve Hans Peter Briegel te Shqiperise dhe i Otto Rehnagel te Greqise, te cilet nuk i flasin njeri tjetrit me goje dhe mbajne prapa shpine gjithe ambicjet nderluftuese te tyre te Kaiserslautern. Nuk i dhane doren njeri tjetrit ne Shortin e Frankfurtit. Edhe ky eshte nje tregues me teper per t'i shnderruar te pakten takimet Shqiperi ??Greqi, ne duele te pamshirshem "gjermane".

Shqiperia ka fituar vetem pese ndeshje per Kupen e Botes, qysh nga KB 1966 kur mori pjese per here te pare: 1-0 dhe 2-0 ndaj Finlandes, 1-0 Lituanise, 2-0 Greqise dhe 2-0 Belgjikes. Ne 8 pjesemarrje per Kupen e Botes. 6 here ka dale e fundit ne grup dhe vetem dy here e parafundit: KB 1982 dhe KB 1986, duke lene pas Finlanden dhe Greqine, dhe vetem per golaverazh! Nuk ka ku shkon me pak! Me nje bilanc kesisoji, nuk ke goje me fole dhe ndoshta as te shkruash gjate.

E percaktuar papritmas ne nje hapsire euroaziatike, midis Ballkanit (Greqia, Turqia, Shqiperia) dhe "Bashkimit Sovjetik" (Ukraina, Gjeorgjia, Kazakistani), Shqiperia "gjermanike" e Hans Peter Briegelit ka shume aresye per ta quajtur kete Short te pafat, kur kujton se i duhet te perpiqet te mos humbe "Nordin" e Evropes, Danimarken. Ka nderkaq edhe nje arsye te forte per ta quajtur edhe fatlum kete Short. Eshte nje Shqiperi qe ndodhet ne castin e rritjes se saj, kur ka nje pasuri te bukur futbollistike, me te cilen sapo ka shkele Shekullin 20 te nje mendesie tjeter: mendesise se fitores, mendesise se largimit prej vendeve te fundit ne renditje, mendesise se modernizimit, cka nuk eshte e thene se mund te perftohet perhere vetem duke sfiduar permes zhurmave fryrese, te medhenjte e te medhenjve, por me fort mbase duke mposhtur te vegjelit e medhenj, ose te medhenjte e rinj. Keshtu vetvetiu, mberrijme perseri tek emblema thirrese e ketij shkrimi: "Kujdes Kazakistanin! Fati i Shqiperise vertet qe mund te vendoset ne Alma Ata!"

Besnik DIZDARI ''Gazeta Tema''

AlbShkodra
10-12-2003, 17:45
Thane pas shortit

Briegel
"Grupi eshte i forte. Turqia e Danimarka luajne futboll te nivelit shume te larte, Ukraina e Greqia synojne te jene sa me lart. Ne jemi autsajder, por mund te fitojme ne fushen tone me te gjithe".

Duka
"Ne mund te luajme me te gjithe keto ekipe. Me mire qe nuk na ra ne grup me Francen dhe Cekine. Ne kete grup mund te rivalizojme shume mire. Synojme kualifikimin, ndonese kjo nuk do te thote se do te kualifikohemi patjeter".

Hafizi
''Presidenti Duka thote se pretendohet kualifikimi per ne finalet e Boterorit 2006. Ky objektiv kerkon vemendjen maksimale. Me rezultatet e kaluara ne fushen tone, jemi bere me te forte dhe askush nga kundershtaret e forte nuk do te doje qe ndeshjen e fundit ta kete, me Shqiperine ne Tirane. Duhet qe ekipi kombetar te kete me shume lojtare, sepse do te kemi me shume ndeshje. Vendi i 4-t ne grup do te ishte arritje"

Bajko
"Ne kete grup ka ekipe qe luajne futboll te ndryshem, prandaj edhe pergatitja per keto ndeshje duhet te jete e ndryshme. Duhet te kemi shume kujdes nga Ukraina. Ajo ka rastin te synoje te ngjitet ne krye te grupit, duke mos pasur perballe kundershtare teper, teper te forte".

AlbShkodra
11-12-2003, 17:47
Brigel-Ros, dyshja gjermane me syte nga 2006-ta

Hans Peter Brigel tashme eshte trajneri i Shqiperise. Gjermani, qe dikur ka luajtur ne Bundeslige me Kaizerslauternin, tani shpreson qe ekipi i tij, Shqiperia, do te kualifikohet per ne fazen finale te boterorit te 2006-s. "Duke qene gjerman, shpresoj ne nje kualifikim per ne boteror," - eshte shprehur Brigeli menjehere pas shortit ne Frankfurt.
Gjermani i drejton kuqezinjte e Shqiperise se bashku me ndihmesin dhe shokun e tij, Aksel Ros, qe prej dhjetorit te vitit te shkuar. "Qellimi yne kryesor eshte rritja profesionale e ekipit," - shprehet Rosi. Ish-futbollisti gjerman ka braktisur studimet per ekonomi per te ndihmuar shokun e tij, Hans-Peter, ne detyren si trajner i kombetares shqiptare. Objektivi i dy gjermaneve ishte kualifikimi per ne Evropian, qe per pak u arrit. Gjithsesi, skuadra e tyre, Shqiperia, nuk eshte mundur asnjehere ne Tirane, kjo edhe per merite te dy gjermaneve. Ne fillim te tetorit, dyshja gjermane nenshkroi nje tjeter kontrate me presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka. Pra, deri ne 2006-n, Brigel-Ros do te jene trajneret e Shqiperise. E gjithe skuadra shqiptare luan jashte vendit, madje 5 lojtare aktivizohen ne Bundesligen 1 dhe 2.
"Sic e prisnim, kushtet e Shqiperise jane plotesisht te kunderta me ato ne Gjermani," - shprehet Rosi. - Ne ate vend ka njerez te pasur, por edhe te varfer, cka tregon per kontrastin e madh shoqeror," - shprehet ndihmesi i Brigelit. Per sa i perket pjeses profesionale futbollit, Rosi shprehet se Shqiperia ka bere shume perparime ne nje kohe te shkurter. "Fituam me Rusine 3-1 dhe njerezit kercenin neper rruge," - kujton Akseli. Gjermani thote se kjo ndodh vetem kur nje skuader e Bundesliges fiton kampionatin ne vendin e tij. Gjithsesi, dy gjermanet do te bejne te pamunduren per t'i prere Shqiperise nje "bilete" per ne Gjermani 2006. Kete e perforcon edhe fjala e Rosit: "Kujdes! Mund te jemi surpriza e radhes," - perfundon Aksel Rosi.
marre nga www.FIFAworldcup.com

AlbShkodra
11-12-2003, 17:48
Brigeli, te henen ne Tirane per "zborin" nr.2

Trajneri i kombetares, Hans Peter Brigel, do te jete te henen ne mesdite ne Tirane per "zborin" nr.2. Kane qene burime nga sektori i ekipeve kombetare, te cilat e kane konfirmuar nje fakt te tille. Keshtu, gjermani, se bashku me ndihmesin e tij, Ros, ne oren 12.30 do te mberrrije ne Rinas. Trajneri i kuqezinjve, menjehere do te akomodohet ne Linze, ku do te behet grumbullimi i te gjithe "zboristeve". Te gjithe se bashku, me pas do te udhetojne drejt Kamzes, per stervitjen e pare me futbollistet e kampionatit shqiptar te futbollit. Mesohet se lista e futbollisteve do te kete shume pak ndryshime nga ajo e muajit te kaluar. Me shume gjasa, Brigeli, sipas burimeve te besueshme ne FSHF, do te shohe kete radhe edhe disa futbolliste mbrojtes te kampionatit shqiptar. Nuk perjashtohen emra te njohur te kampioantit shqiptar, si Behari dhe ndonje tjeter. Gjithsesi, ne FSHF, te komunikojne se lista e "zboristeve" do te publikohet vetem ate dite kur Brigeli te jete ne Tirane. "Zbori" do te zgjate vetem 3 dite.

AlbShkodra
11-12-2003, 17:49
Brigel largohet nga Kaizerslauterni

Hans Peter Brigel, anetari i komitetit drejtues te Kaizerslauternit, nje dite para asamblese se ketij klubi ka dhene doreheqjen nga funksionet e tij. Lajmi nuk eshte i ri, pasi largimi i Brigelit nga strukturat drejtuese te klubit te Kaizerslauternit ishte paralajmeruar qe me 24 nentor nga vete trajneri i Shqiperise. Shkaku i largimit te trajnerit te kombetares shqiptare nga kryesia e klubit te Kaizerslauternit jane bere mosmarreveshjet e tij me presidentin Rene Jagi.

AlbShkodra
13-12-2003, 16:14
Keshilltaret e Brigelit vezhgojne futbollistet

Hans Peter Brigel nuk e ka vendosur ende numrin dhe emrat e lojtareve te kampionatit shqiptar qe do te therrase per grumbullimin e dyte stervitor. Ndonese kane mbetur vetem dy dite nga grumbullimi, gjermani dhe bashkepunetoret e tij ne FSHF-ja, nuk jane bindur ende se kush do te jene futbollistet, me te cilet do te punoje per tre dite me radhe trajneri i perfaqesueses. Megjithese pranohet se grupi do te jete thuajse i njejte, Brigel deshiron te prese fundjaven para se te vendose. Ne fakt, gjermani nuk do te jete i pranishem ne Tirane deri te henen. Dhe me shume se vendime te tij behet fjale per keshilla te bashkepunetoreve ne FSHF, te cilet do te shperndahen sot ne takimet e javes se 16-te. Nga burime prane ketyre keshilltareve mesohet se vemendja do te jete e perqendruar tek takimi mes Vllaznise dhe Beses. Ne qender te vemendjes do te jene disa te rinj te ketyre dy skuadrave dhe sidomos te skuadres shkodrane. Tashme nuk eshte me nje gje e fshehte fakti se bemat e dyshes se mbrojtjes shkodrane Belisha-Teli kane mberritur deri tek veshet e trajnerit Brigel. Kjo dyshe se bashku me te riun tjeter Ahi, po te Vllaznise, do te jene nen vezhgim. Po keshtu nuk perjashtohet edhe ndonje surprize tjeter. eshte thuajse e pranuar se lojtaret e grumbullimit te pare, do te jene thuajse te gjithe, megjithese burime te sigurta thone se Brigel ka bere disa perjashtime. Gjermani nga Rinasi do te paraqitet direkt ne qendren stervitore te Kamzes diten e hene per te testuar te grumbulluarit e kampionatit tone. Nga grumbullimi i pare i realizuar para disa javesh Brigel ka perzgjedhur menjehere tre futbolliste te cilet jane perfshire ne radhet e kuqezinjve ne miqesoren me Estonine te zhvilluar ne "Qemal Stafa".

drago
15-12-2003, 13:47
besoj se kampionati shqipetre ka shume talente por keto duhet te testohen ne ndeshje miqesore per ti marre frytet qe te nxjerre emra te medhenj si beqaj aliaj etj

AlbShkodra
15-12-2003, 14:04
Origjinali i postuar nga drago
besoj se kampionati shqipetre ka shume talente por keto duhet te testohen ne ndeshje miqesore per ti marre frytet qe te nxjerre emra te medhenj si beqaj aliaj etj

Me te veretete ka talent shume por ata talent qe kane fat te gjejne nje klub dhe te luajne jashte jane ''shikohen'' me shume nga tranieret dhe specialistet e futboliit Shqiptar.
Dhe nga kjo arsye shume talente merren per kombetaren pas nje moshe realitivisht te vjeter ose nuk merren kurre.

AlbShkodra
15-12-2003, 14:20
Trajneri gjerman do te jete pjesetar i jurise ne Festivalin e 42-te te Kenges ne RTSH

Brigeli, pas kombetares edhe festivalin

Trajneri i kombetares shqiptare, gjermani Hans Peter Brigel, pervecse te perzgjedhe elementet cilesore kuqezinj per skuadren qe drejton, do te kete rastin te tregoje se ka edhe vesh muzike. Nuk eshte fjala per t'i mesuar melodine apo tekstin e himnit tone kombetar, te cilin kuqezinjte qe drejton, por edhe te gjithe futbolldashesit shqiptare ne stadiume e mbajne ne goje para dhe gjate zhvillimit te ndeshjeve te kombetares, por per dicka tjeter. Pasi do te zhvilloje seancat e "zborit" me te perzgjedhurit e kampionatit shqiptar per 3 dite ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, trajneri yne kuqezi do te provoje nje eksperience krejtesisht te re. Nuk mund te thuash me saktesi sesa lidhje ka per gjermanin sporti, ne rastin konkret futbolli, me muziken, por Brigelit do t'i duhet te demonstroje se eshte profesionist edhe ne kete gjinine e fundit. Te enjten, te premten dhe te shtunen e kesaj jave, Brigeli do te jete i ftuar ne Festivalin e 42-te te Kenges ne RTSH. Madje jo vetem kaq, sepse gjermani nuk do te jete thjesht spektator. Me ftese te regjisorit te ketij spektakli tradicional te kenges sone, Pali Kukes, njeriu i stolit kuqezi do te beje pjese ne jurine e festivalit. Ka qene kjo zgjedhja e drejtuesve te kesaj veprimtarie, e cila ka gjetur edhe mirekuptimin dhe pelqimin e Brigelit. Kesisoj, gjermanit do t'i duhet te jape voten e tij edhe per kengen me te mire, apo kengetarin me te mire, ne perqasje me cmimet qe do te shperndajne drejtuesit e festivalit.

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
15-12-2003, 14:23
Brigeli ne Tirane, gati "zbori" nr.2

Trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, do te nise sot, ne oren 14.00, ne kompleksin e Kamzes, "zborin" nr.2 me kombetaren B. Ky ekip eshte i perbere nga futbolliste te kampionatit shqiptar te futbollit. Nderkohe, gjermani ka mberritur dje vone ne Tirane, per te vazhduar punen e nisur para hedhjes se shortit per eliminatoret e Boterorit 2006. Ai do ta filloje sot stervitjen ne oren 14.00, ne kompleksin e Kamzes se bashku me ndihmesit e tij, Ros dhe Ajazi. Kete radhe, skuadra eshte e perbere nga 20 futbolliste te kampionatit shqiptar, mes te cileve edhe tre te rinj. Portieri i Beses, Osmani, dhe dy mbrojtesit shkodrane, Teli dhe Belisha. Si gjithmone, stervitja do te behet ne kompleksin e ekipeve kombetare, qe ndodhet ne nje nga lagjet e periferise se Tiranes. Skuadra kuqezi do te zhvilloje stervitje nga e hena deri te merkuren e kesaj jave, madje edhe dy here ne dite. Brigeli, sipas burimeve ne FSHF, deshiron te shohe nga afer te gjithe futbollistet kuqezinj, te cilet ka grumbulluar per kete "zbor" nr.2. Gjermani, vec te tjerave, ka si synim te njohe nga afer te gjithe futbollistet qe ka pasur ne "zborin" nr.1, ndonese do te vezhgoje edhe disa futbolliste te rinj te grumbulluar kete here.

AlbShkodra
15-12-2003, 14:24
Lista e "zborit" nr.2

Portiere
Arion Mustafa (Elbasani)
Isli Hidi (Tirana)
Alfred Osmani (Besa)
Bledar Vashaku (Naftetari)
Mbrojtes
Henri Ndreka (Partizani)
Arjan Pisha (Dinamo)
Ardit Beqiri (Partizani)
Robert Grizha (Partizani)
Admir Teli (Vllaznia)
Amarildo Belisha (Vllaznia)
Mesfushore
Ervin Bulku (Tirana)
Gjergj Muzaka (Partizani)
Hamdi Salihi (Vllaznia)
Ansi Agolli (Tirana)
Julian Ahmataj (Dinamo)
Sulmues
Bledar Mancaku (Teuta)
Edmond Kapllani (Besa)
Parid Xhihani (Dinamo)
Dorian Bylykbashi (Partizani)

AlbShkodra
16-12-2003, 14:50
Brigel: Te rinjte duhet te punojne vete

Pas stervitjes se pare me futbollistet e grumbulluar ne "zborin" nr.2, trajneri Hans Peter Brigel ka qendruar pak per te folur me gazetaret e shumte te pranishem ne kompleksin e ekipeve kombetare. Brigeli, nga ana e tij, nuk kaq folur shume, por u ka terhequr vemendjen te gjithe futbollisteve te grumbulluar ne kete "zbor" qe te punojne sa me shume nese deshirojne te grumbullohen me ekipin kombetar. Nderkohe, nga ana e tij, Brigeli eshte shprehur se ka shume deshire te luaje nje miqesore ne shkurt, ndoshta edhe me Ukrainen, pasi nuk ka asgje te keqe ne kete rast. Brigeli e ka anashkaluar interesimin per shortin e Boterorit te 2006-s, duke u mjaftuar me fjalet se kundershtaret e Grupit 2 jane shume te forte.

AlbShkodra
16-12-2003, 14:51
"Zbori" nr.2, starton stervitja e pare

Dje, ne ambientet e kompleksit te ekipeve kombetare, trajneri Brigel ka filluar stervitjen me futbollistet e kampionatit shqiptar te futbollit. Ne kete stervitje kane qene te pranishen 19 futbolliste te grumbulluar. Vec Osmanit, Telit dhe Belishes, "gjak i ri" ka qene edhe Gersi Arbri i Apolonise dhe Faiked Licaj i Flamurtarit. Ne kete grumbullim nuk ishin te pranishem Grizha i Partizanit, dy portieret Hidi dhe Lika, si dhe mbrojtesi i Teutes, Tetova. Brigeli, ne fillim eshte takuar me te gjithe futbollistet e rinj dhe ka folur pak minuta me ta. Me pas, gjermani ka filluar stervitjen normalisht. Tre portieret, Vashaku, Osmani dhe Mustafa, jane stervitur nga Ajazi, nderkohe qe Brigeli dhe Rosi jane marre me pjesen tjeter te ekipit.

drago
16-12-2003, 16:49
mendoj se lika dhe hidi qe se dija qe ishte shqipetare mund te jene nje ardhme per porten

AlbShkodra
18-12-2003, 15:55
Origjinali i postuar nga drago
mendoj se lika dhe hidi qe se dija qe ishte shqipetare mund te jene nje ardhme per porten

Sigurisht qe jane Shqiptare dhe mesa duket jane te mire dhe sic thua ti ''nje e ardhme per porten tone.

AlbShkodra
18-12-2003, 15:57
Kombetarja, pak shprese per bijte e "shqipes"

Kombetarja jone ndoshta nuk do ta perfitoje asnjehere sherbimin e futbollisteve me origjine shqiptare, qe luajne me perfaqesueset e moshave te vendeve te tjera. Ka qene ky lajmi me i fundit i dale nga FSHF-ja. Ose me mire, ka qene presidenti i FSHF-se, Armand Duka, ai qe ka argumentuar se Shqiperia do ta kete te veshtire te perfitoje nga ndryshimet ne statusin e FIFA-s. Keshtu, sipas Dukes, statusi i FIFA-s me te vertete mund te lejoje qe nje futbollist, i cili ka luajtur me perfaqesueset e moshave te nje vendi, te luaje me nje vend tjeter, por ketu ka nje klecke. "Ndryshimet ne statusin e FIFA-s eshte e vertete qe hapin rrugen qe disa futbolliste me origjine shqiptare, te cilet kishin luajtur me U-21-shin e Zvicres apo me vende te tjera, te aktivizohen me kombetaren e pare shqiptare. Por keta futbolliste, ne momentin qe kane luajtur me nje vend tjeter dhe jo me Shqiperine, duhet te kishin dy pasaporta, shqiptaren dhe ate te shtetit ku jane aktivizuar," - eshte shprehur Duka per kete ceshtje. Duke e pare me hollesisht listen qe Federata disponon, shumica e talenteve me origjine shqiptare, ose qe kane lindur ne Kosove, nuk e kane pasaporten e vendit tone. Pra, me keto fakte te reja te dala keto dite, te gjithe futbollistet qe mund te afroheshin ne ekipin kuqezi, nuk mund te luajne me kombetaren shqiptare. Shkaku? Nuk kane pasaporten e vendit tone (!?). Ne fakt, ky konstatim eshte konfirmuar edhe nga presidenti i FSHF-se, Armand Duka: "Sipas listes qe disponojme, por edhe informacioneve te tjera, mund te them se shumica e tyre, ose me mire asnje nga futbollistet, te cilet kane luajtur me ekipe te tjera dhe mund te jene te vlefshem per kuqezinjte, nuk mund te luajne dot per Shqiperine. Kjo, pasi asnjeri ne momentin e ndryshimit te statusit te futbollisteve nga FIFA nuk ka pasur pasaporte shqiptare," - ka vijuar me tej Duka. Duke pare te gjitha faktet, bashkangjitur edhe me deklaratat e presidentit te FSHF-se, Shqiperia duhet te harroje te gjithe keta futbolliste te talentuar, te cilet luajne per perfaqesueset e shume shteteve evropiane. Nje nga te vetmit, qe ka mundesi te perfitoje nga statusi i ri i FIFA-s, Jurgen Gjasula, nuk ka deshire te luaje per kombin e tij, por per Gjermanine. Kete e ka pohuar edhe presidenti i FSHF-se, Duka, i cili ka thene se prinderit e Gjasules nuk kane dashur te diskutojne per kete ceshtje. Gjithsesi, duket se talente si Shala, Xhemaili, Harbuzi, Kuqi dhe shume te tjere, do ta kene shume te veshtire, per te mos thene te pamundur, te luajne per kombetaren shqiptare, pas publikimit te ketij lajmi. Nderkohe, Federata, se bashku me trajneret e moshave, vitin e ardhshem do te zhvilloje disa grumbullime me futbollistet e moshave qe luajne jashte Shqiperise, por kjo perpjekje duket se nuk do te kete ndonje vlere shume te madhe.

Olsi AVDIAJ ''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
18-12-2003, 15:58
Ja ndryshimi i statutit te FIFA-s

Per sa i perket ndryshimeve ne statusin e FIFA?s, pikerisht me nenin 15?te qe ka te beje me aktivizimin e futbollisteve me me dy shtetesi ne nje ekip kombetar, kongresi i FIFA?s, ka pranuar ndryshimet ne kete nen.
Keshtu neni 15?te thote keshtu: Nese nje futbollist nuk ka luajtur me kombetaren A, dhe ka luajtur qofte edhe nje ndeshje jo te plote me nje perfaqesuese te nje shteti, mund ta ndryshoje ekipin e tij perfaqesues, nese futbollisti ne fjale ne ate moment, qe ka luajtur me perfaqesuesen e pare, duhet te dispononte te dyja shtetesite. Neni 15 i statusit te FIFA-s, ka edhe nje shenim ku thuhet se fjala kombesi, per hir te se vertetes konvertohet ne shtetesi.

AlbShkodra
18-12-2003, 15:59
Kombetarja B e mbyll "zborin" me fitore

Kombetarja B ka fituar dje me ekipin e Partizanit ndeshjen miqesore qe eshte zhvilluar ne fushen e kompleksit te ekipeve kombetare ne Kamez. Skuadra e "zboristeve" te Brigelit ka mundur te kuqte 3-0, me gola te Kapllanit (2) dhe te Mancakut. Te gjitha golat jane shenuar ne pjesen e pare te ndeshjes. Nderkohe, ne pjesen e dyte, Brigeli dhe Mema kane bere disa zevendesime. Ne fund te ndeshjes, Brigeli nuk ka folur shume, pasi eshte larguar me shpejtesi per ne Linze. Gjermani, edhe nje here nuk ka dashur te flase per emra te pervecem, por ka thene se te gjithe futbollistet e perzgjedhur nga ai do te mesohen kur te vije koha e zhvillimit te turneve ne Portugali dhe Norcia. Me kete ndeshje, miqesore Brigeli ka mbyllur edhe "zborin" nr.2 me futbollistet e kampionatit shqiptar te futbollit.

AlbShkodra
18-12-2003, 16:01
Brigeli takon Duken per te ardhmen

Dje, ne mjediset e FSHF-se, eshte zhvilluar nje takim mes presidentit te Federates, Armand Duka, dhe trajnerit te ekipit kombetar, Hans Peter Brigel. Takimi eshte zhvilluar per te bashkerenduar punet per evidentimin e talenteve te reja te futbollit shqiptar ketu ne Shqiperi, por edhe per ata qe luajne jashte vendit. Ne kete takim kane qene te pranishem edhe trajneret e moshave te Shqiperise. Brigeli ka kerkuar qe te gjitha skuadrat perfaqesuese te luajne me te njejten skeme si kombetarja e pare. Nderkohe, trajneret e moshave, tani e tutje, duhet te zhvillojne seleksionime me te gjithe futbollistet e talentuar dhe me pas duhet t'i raportojne trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigelit. Ky i fundit, me pas do te shohe te gjithe futbollistet, te cilet kane te ardhme per ekipin kombetar. Duket se ideja e "zboreve" te organizuara nga Brigeli, nuk ka sjelle rezultatet e deshiruara nga gjermani dhe keshtu strategjia e punes ka ndryshuar. Tashme do te jene trajneret e moshave ata qe do te seleksionojne talentet e futbollit shqiptar.

Sporti Shqiptar

AlbShkodra
18-12-2003, 16:02
Miqesorja e shkurtit, gjithcka pezull

"Deri tani nuk kemi gjetur asnje kundershtar, nderkohe po perpiqemi ta mbulojme daten e lire te UEFA-s ne shkurt." Jane keto fjalet e presidentit Duka per nje miqesore te mundshme ne muajin shkurt. Sipas Dukes, deri tani, Federata u ka bere ftese shume vendeve per te luajtur ne Tirane me 18 shkurt, por asnje federate homologe nuk ka sjelle pergjigje pozitive. Gjithsesi, nga sa mesohet ne FSHF, kjo e fundit serish i ka derguar nje ftese Federates Bullgare te Futbollit per nje miqesore te mundshme ne Tirane, por ende pala bullgare nuk ka sjelle ndonje pergjigje, qofte edhe negative. Nga ana tjeter, presidenti Duka eshte shprehur se kundershtari, per daten e lire te UEFA-s ne muajin shkurt deri ne ate moment, do te gjendet.

AlbShkodra
18-12-2003, 16:05
Shkembi mbyll kontraten 2?vjecare me Rijeken

Ka vetem pak dite qe mesfushori i kombetares shqiptare, Bledi Shkembi, ka mberritur ne qytetin e tij te Korces. Pas perfundimit te fazes se pare te kampionatit kroat, ku aktivizohet prej 2 vjetesh me Rijeken, fantazisti korcar tashme eshte lojtar i lire. Shkembi do te qendroje rreth 1 muaj ne qytetin e tij, ku eshte i pari "jabanxhi" qe ka mberritur ne kete fundviti. Shkembi eshte nder kuqezinjte e fundit qe ka marre besimin e gjermanit, Brigel, ne aktivizimet e tij ne formacionin baze te Shqiperise. Prej 2 vjetesh, korcari ka qene edhe nje nder futbollistet me te mire te ekipi i tij i Rijekes. Nderkohe, 6 muaj me pare, pas largimeve te shume futbollisteve nga skuadra kroate, Shkembi ishte i vetmi qe gezonte besimin e teknikut te ekipit.

AlbShkodra
20-12-2003, 20:15
Gjermani: Rinovimi? Kemi kohen perpara

Trajneri i kombetares siguron se rinovimi i ekipit eshte nje nga objektivat para fillimit te ndeshjeve eliminatore

Trajneri i kombetares, Hans Peter Brigel, eshte larguar dje nga Shqiperia. Njeshi i kombetares shqiptare, keto dite ka zhvilluar "zborin" e dyte me futbollistet e kampionatit shqiptar te futbollit, nderkohe qe ka qene edhe i ftuar ne naten e pare te Festivalit te RTSH-se. Gjermani eshte larguar dje ne mesdite i shoqeruar nga ndihmesi i tij, Aksel Ros, ne drejtim te Gjermanise. Trajneri i kuqezinjve, per kete vit, nuk do te rikthehet ne Shqiperi, madje ndoshta kete nuk do ta beje edhe ne prag te turneut te Portugalise. Ka qene shefi i sektorit te ekipeve kombetare, Besnik cela, ai qe eshte shprehur per kete ceshtje. Sipas celes, Brigeli, me shume gjasa, mund te udhetoje ne drejtim te Portugalise se bashku me ndihmesit e tij. Nderkohe, skuadra e futbollisteve 23-vjecare do te grumbullohet ne Tirane me date 17 janar, per te fluturuar me pas ne drejtim te Lisbones per turneun ne fjale. Brigeli, para nisjes per ne Gjermani, eshte shprehur se keto dite stervitje me keta futbolliste kane qene shume te vlefshme. "Kemi pare te gjithe te rinjte e talentuar shqiptare. Kane brume. Tani mund te them se kam nje ide te qarte per futbollistet dhe se kush nga keta mund te jene kandidat per ekipin kombetar shqiptar...

AlbShkodra
21-12-2003, 23:26
Suedia zbret ne Tirane me 18 shkurt

Ekipi kombetar i Suedise eshte kundershtarja e ardhshme e kuqezinjve. Kjo ndeshje miqesore do te zhvillohet ne Tirane me 18 shkurt. Kete lajm e kane konfirmuar dje drejtuesit e larte te FSHF-se. Sipas ketyre te fundit, pas deshtimit te miqesores me Ukrahinen Shqiperia do te luaje me ekipin e Suedise ne muajin shkurt. Kjo skuader nordike tashme ka pranuar oferten e FSHF-se per nje miqesore ne shkurt. Ka qene nje ftese e FSHF-se per Federaten Suedeze te Futbollit e cila i ka hapur rrugen marreveshjes. Ne fakt, rolin kryesor per gjetjen e kesaj miqesoreje e ka luajtur kompania qe ka blere te drejten televizive te kuqezinjve "Sport Five". Mesohet se kjo kompani ka ndikuar te federatat suedeze per kete ndeshje miqesore. "Sport Five" ne kontraten qe kishte lidhur me palen shqiptare ishte zotuar se do te gjente nje ndeshje miqesore, si dhe furnizuesin teknik per kombetaren shqiptare. Sipas presidentit Duka, i kontaktuar pas ndeshjes Tirana-Dinamo, cdo gje per kete miqesore do te konfirmohet diten e hene. Nderkohe burime te sigurta ne FSHF shtojne se ndeshja tashme eshte fiksuar per daten 18 shkurt. Te henen ne Tirane mendohet se do te jene edhe perfaqesuesit e kompanise "Sport Five", te cilet do te zyrtarizojne zhvillimin e kesaj miqesoreje me kete ekip me emer si Suedia. Mesohet se per kete miqesore ka dhene pelqimin edhe trajneri i kuqezinjve, Hans Peter Brigel. Madje ky i fundit ka mbetur i kenaqur me kundershtarin, pasi nga ana teknike eshte i njejte me Danimarken. Suedezet ne shkurt do te udhetojne ne drejtim te Tiranes, pasi palet tashme kane rene dakord qe ndeshja te zhvillohet ne Shqiperi. Ne fakt, Shqiperia ka pasur fat ne gjetjen e kesaj miqesore nga kompania televizive "Sport Five. Suedezet e drejtuar nga Lars Lagerbek me 18 shkurt do te luante ne Zagreb me Kroacine, por i gjithe plani ndryshoi totalisht pasi Suedia dhe Kroacia kane rene ne grupin 8 te eliminatoreve te Boterorit. Ne keto kushte te dyja skuadrat kane rene dakord qe te mos e zhvillojne ndeshjen, duke i hapur rrugen miqesores Suedi-Shqiperi. Pra, kuqezinjte te ndihmuar edhe nga "Sport Five" kane arritur te gjejne edhe nje kundershtar per daten e lire te UEFA-s ne shkurt, ndersa ne prill do te luajne me Estonine nje ndeshje miqesore ne Talin.

Cila eshte Suedia
Themeluar: me 1904
Klube : 3,309
Futbolliste: 202,411
Gjyqtare: 15,500
Trofete: Suedia merr pjese ne fazen finale te boteroreve, prej 1958?s. Dy here e treta ne Boterorin e 1950-s dhe 1994-s. Gjysmefinaliste ne Evropianin e 1992?shit. Aktualisht eshte kualifikuar per ne fazen finale te Evropianit te Portugalise.
Presidenti: Lars?Ake Lagrel
Trajneri i kombetares: Lars Lagerbek
Grupi i futbollisteve: Andreas Isakson, Tedi Lucic, Mikael Dorsin, Olof Melberg, Mikael Svenson, Kristofer Anderson, Andreas Johanson, Andreas Jakobson, Mikael Nilson, Anders Svenson, Kim Kalstrom, Zlatan Ibrahimovic, Markus Albak, Matias Jonson. Magnus Hedman, Anders Anderson, Tobias Linderoth, Niklas Skog.
Ndeshjet e Suedise me kuqezinjte
1? 08.10.1989 Suedi ? Shqiperi 3:1(Stokolm)
2? 05.11.1988 Shqiperi ? Suedi 1:2 (Tirane)
Te dyja ndeshjet jane zhvilluar per eliminatoret e Boterorit te 1990?s

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
22-12-2003, 11:50
Brigeli: Shqiperi-Greqi, i vetmi derbi

Trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, para nisjes per ne Gjermani ka komentuar shortin e boterorit te hedhur pak dite me pare ne Frankfurt. "Eshte grup shume i forte," - shprehet Brigeli. Nga ana tjeter, trajneri i kombetares kuqezi duket se nuk i trembet asgjeje, duke u shprehur se koha eshte e vetmja aleate e tij, cka do te thote se gjermani, brenda 9 muajve, mund te beje shume ndryshime ne ekip, pasi dihet qe skuadra nuk eshte shume e re.
- Zoti Brigel, duke lene menjane te gjitha emocionet e castit, si e shihni tani shortin per Boterorin e 2006-s?
- Per mendimin tim, eshte nje grup shume i forte. Duhet te qendrojme me kembe ne toke. Ne perberje, grupi 2 ka shume ekipe te cilat jane shume te forta. Ketu mund te permend Danimarken, Turqine dhe Greqine, por nuk duhen perjashtuar as skuadrat e tjera. Gjithsesi, ne kemi 9 muaj kohe per ta pergatitur skuadren per keto eliminatore. Gjate kesaj kohe do te zhvillojme ndeshje miqesore dhe do te marrim pjese ne disa turne. Jam i mendimit se kemi kohe te punojme me futbollistet e kombetares. Kemi shume kohe. Ndoshta mund te kemi humbje te futbollisteve, prandaj do te kemi kohe te konfigurojme te gjithe ekipin e pare, duke futur ata te rinj qe vlejne. Pozitive eshte koha qe kemi per t'u pergatitur.
- Brigeli dhe Rehageli duket se kane mosmarreveshje mes tyre. Vec derbit Shqiperi-Greqi, a do te kete derbi Brigel-Rehagel?
- Gazetat shkruajne shume gjera. Mosmarreveshjet mes nesh nuk kane te bejne fare me ndeshjet qe do te zhvillojme per boterorin. Eshte e vertete qe ndeshjet Shqiperi-Greqi jane derbi dhe shume te ndiera emocionalisht. Megjithate, nuk do te kete derbi Brigel-Rehagel, por Shqiperi-Greqi. Kjo eshte shume me e rendesishme, pasi vendet tuaja jane rivale te vjetra me njera-tjetren.
- A eshte gjendur kundershtari per nje miqesore ne shkurt?
- Deri tani nuk ka asgje konkrete. Federata po punon per te zhvilluar nje ndeshje miqesore ne Tirane. Nuk mund te them me teper.

Olsi Avdija ''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
27-12-2003, 14:51
Komiteti ne kerkim te sponsorit te kombetares

Ne mbledhjen e fundit te komitetit ekzekutiv per 2003-shin, drejtuesit e FSHF-se kane miratuar nje sere ceshtjesh te rendesishme. Keshtu, sipas sekretarit te pergjithshem, Sulejman Starova, komiteti ka miratuar disa investime shtese ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez. Nderkohe, Starova nuk ka harruar te miratoje dhe shumen qe kompania audituese "Deloitte and Touche" i ka kerkuar FSHF-se. Komitetasit kane diskutuar gjate per oferten e kompanise se marketingut "Screen Sports" per nje sponsor te kombetares. Sekretari i pergjithshem, Sulejman Starova, ka pohuar se komiteti, ne mbledhjen e fundit per 2003-shin, ka miratuar ne fillim procesverbalin e mbledhjes se kaluar. Komiteti ka miratuar nje investim qe do te behet ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, me vlere 1.6 milione leke te reja. Ky investim do te behet per gjelberimin e ambienteve te kompleksit te Kamzes. Ne parim eshte miratuar blerja dhe kompletimi i kater zyrave te kompleksit te ekipeve kombetare me pajisjet e nevojshme. Starova ka shtuar se po punohet me Bashkine e Kamzes per te zgjidhur problemin e rruges qe do te lidhe kompleksin e ekipeve kombetare me aksin kryesor te rruges kombetare. "Kishim menduar te ndertonim nje rruge 350 metra per kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez. Nga diskutimet doli se rruga, atje ku kishim nder mend ta ndertonim ne, dilte shume e ngushte. Ne keto kushte menduam nje variant tjeter, i cili, sigurisht, do te jete me i gjate ne metra, por do ta zgjidhe perfundimisht problemin. Gjithsesi, shpresojme qe kjo ceshtje te perfundoje sa me shpejt," - eshte shprehur Starova. Sekretari i pergjithshem i Federates ka shtuar se po punohet per te perfunduar projektin e fazes se dyte te "Goal"-it. Ne kete faze do te perfshihet ndertimi i nje fushe me bar, nje tjeter me te vogel si dhe hoteli i futbollisteve. Nderkohe, komiteti ekzetutiv ka miratuar edhe shumen qe FSHF-ja do t'i paguaje "Deloitte and Touche", pasi kjo firme do te beje te gjithe auditimin financiar te Federates. Vlera qe do t'i paguhet firmes se njohur te auditimeve nga ana e Federates shkon deri ne 18.000 dollare. Federata do te paguaje edhe mbi 800.000 leke te reja per kursin e kualifikimit te gjyqtareve te rinj, i cili do te filloje ne 2004-n dhe do te zgjase tre muaj. Leksionet do te mbahen cdo te premte nga shume lektore te perzgjedhur nga Federata.
"Screen Sport", bashkepunim me FSHF-ne
Kompania e marketingut "Screen Sport" ka kerkuar zyrtarisht bashkepunim me FSHF-ne. Sipas Staroves, Federata do te bashkepunoje me kete kompani ne te gjitha nivelet e futbollit ne Shqiperi si dhe me ekipet kombetare, perfshi edhe ato te moshave. "Te themi te verteten, Federata nuk ka sponsor zyrtar per ekipin kombetar. Me pare ka paguar 110.000 marka dhe 120.000 dollare "Western Union"-in. Edhe ne kete sezon, kjo kompani ka deshire te bashkepunoje me Federaten, per te qene sponsori i pare. Nderkohe, komiteti ka vendosur qe te prese akoma per sponsorin zyrtar, pasi mund te kete edhe oferta te tjera nga disa kompani," - eshte shprehur Starova. Ky i fundit ka shtuar se Federata, deri tani, ka siguruar si sponsor edhe kompanine "KESH", e cila do te beje disa investime elektrike ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez. Keto investime do te fillojne te zbatohen qe ne janar te 2004-s.

(Olsi AVDIAJ ''Sporti Shqiptar'')

tifoz
04-01-2004, 17:05
ju pershendes,

-Mendoj qe kombtarja ka rastin me te mir per te ze njeren prej dy vendeve ne grupin e dyt. Me ndihmen e tifozve shqiptar ne greqi,danimark dhe ne turqi mendoj qe mundemi me nxjer ndonje barazim apo me pak fat edhe naj fitore.

Kunder Suedis duhet te fitojm qe te motivohen edhe tifozet edhe futbollistet.......

www.tifozat.com

AlbShkodra
06-01-2004, 16:07
Kombetarja, kohe pune per Brigelin

Ekipi kombetar shqiptar, i drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel, me turneun e Portugalise fillon zyrtarisht fushaten per eliminatoret e Boterorit 2006. Keshtu, trajneri i kuqezinjve, pasi eshte larguar nga Tirana ne mesin e dhjetorit te vitit qe shkoi, do ta nise punen me ekipin kuqezi ne turneun e Portugalise, i cili zhvillohet nga 19 deri me 23 janar. Ne Federate mesohet se Brigeli vetem dje e ka formuluar listen me 18 futbollistet qe do te udhetojne drejt Portugalise. Sipas burimeve te sigurta ne Federate, te gjithe futbollistet qe do te grumbullohen nga Brigeli per ne Portugali, luajne ne kampionatin shqiptar te futbollit. Para Vitit te Ri ishte mesuar qe Brigeli deshironte te shihte nga afer sulmuesin shqiptar te AUE-S, Skerdilajd Curri, por ky i fundit nuk mund te largohej nga grumbullimi me ekipin e tij, keshtu qe Brigeli ka hequr dore nga ky futbollist. Nderkohe, ne ekipin olimpik do te bejne pjese 15 futbolliste te datelindjes 1981 si edhe tre futbolliste mbi kete moshe. Lista e futbollisteve mesohet se do te publikohet ne ditet ne vazhdim, nderkohe qe trajneri Brigel nuk do te vije ne Shqiperi, por do te udhetoje nga Gjermania ne Portugali. Ky veprim behet per te ulur shpenzimet e rruges se trajnerit dhe stafit te tij gjerman. Skuadra kuqezi mesohet se do te udhetoje drejt Portugalise me 17 janar. Ne token portugeze jane planifikuar te zhvillohen 4 stervitje para fillimit te turneut: nje me 17 pasdite, 2 stervitje me 18 janar dhe nje tjeter stervitje me 19 janar. Me pas, kuqezinjte e ekipit olimpik do te ndeshen me Portugaline, Bjellorusine dhe cekine. Menjehere pasi te perfundoje turneu i Portugalise, trajneri Hans Peter Brigel, se bashku me nje nga drejtuesit e larte te Federates, do te udhetoje ne Stamboll, ku me 28 janar, dhe jo sic ishte thene me pare me 10 shkurt, do te vendosin datat e ndeshjeve te Grupit 2 eliminator te Boterorit te 2006-s. Nga 1 deri me 14 shkurt, kombetarja shqiptare do te marre pjese ne Turneun e Norcias. Me 18 shkurt, kuqezinjte, sipas burimeve te FSHF-se, do te zhvilloje ndeshjen miqesore me Suedine, ndonese akoma nuk ka ardhur nje pergjigje zyrtare nga suedezet. FSHF-ja mesohet se po punon per te gjetur nje kundershtar per kombetaren ne daten e lire te 31 marsit. Gjithashtu, kuqezinjte kane konfirmuar edhe nje miqesore me 28 prill me Estonine, cka do te thote se 4 muajt e pare te vitit do te jene shume te ngjeshura per kuqezinjte.

AlbShkodra
07-01-2004, 22:52
Kombetarja, ne sfond Rumania

Me shume mundesi, ekipi kombetar i Shqiperise, me ne krye trajnerin Hans Peter Brigel, me 31 mars do te luaje nje ndeshje miqesore me Rumanine. Ka qene presidenti i FSHF-se, Armand Duka, ai qe e ka konfirmuar nje fakt te tille. Sipas Dukes, Federata po ben te pamunduren qe te gjeje nje kundershtar per ekipin kombetar per daten e lire te UEFA-s ne muajin mars. Mes shume kandidatesh mesohet se ekipi kombetar rumun mund te jete skuadra ideale per nje miqesore ne Tirane. Burime te sigurta ne FSHF bejne te ditur se marreveshja mes paleve eshte pothuajse ne fazen perfundimtare dhe sot pritet konfirmimi nga pala rumune. Dje, sektori i jashtem ne FSHF ka derguar kerkesen zyrtare me ane te nje faksi, nderkohe qe pritet vetem perfundimi i tratatives mes dy paleve. Sipas drejtuesve te FSHF-se, Rumania ka qene nje nga ekipet e lira me 31 mars dhe keshtu i eshte kerkuar kjo ndeshje miqesore. Madje burime brenda sektorit te ekipeve kombetare shtojne se kjo ndeshje miqesore do te zhvillohet, nderkohe qe zyrtarizimi eshte vecse nje formalitet mes paleve. Edhe trajneri Hans Peter Brigel ka dhene pelqimin e tij per kete ndeshje miqesore, qe do te zhvillohet ne mars. Sipas planit te FSHF-se, por edhe te trajnerit Brigel, ndeshja do te zhvillohet ne Shqiperi ne diten e fundit te marsit.

AlbShkodra
13-01-2004, 17:55
FSHF publikon listen e futbollisteve te kombetares olimpike

Brigeli perzgjedh kombetaren B

Trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka perzgjedhur 19 futbolliste qe do te marrin pjese ne turneun e Portugalise nga datat 19 deri me 23 janar. Ka qene sektori i ekipeve kombetare qe ka publikuar listen me 19 emrat qe do te udhetojne ne drejtim te Lisbones. Ne pamje te pare, te gjithe emrat e ekipit kombetar B jane skuadra e kaluar U-21 e Hasan Likes. Nderkohe, tre futbollistet qe do te luajne ne Portugali dhe qe jane mbi moshen 23 vjec jane Devi Muka i Tiranes, Arian Pisha i Dinamos dhe Julian Ahmataj i Partizanit. Te habit fakti qe portieri i kombetares se pare, Ilion Lika, do te jete i grumbulluar ne kete turne. Lista eshte e perbere nga 19 futbolliste, pasi tani eshte shtuar edhe futbollisti kosovar Kristian Nushi, i cili do te fluturoje nga Zvicra per ne Lisbone. Ky i fundit eshte edhe e reja e Brigelit, pasi te gjithe futbollistet e tjere kane bere pjese ne dy "zboret" qe gjermani ka zhvilluar ne Tirane ne 2003-shin. Listen e futbollisteve e kryesojne skuadrat e Partizanit dhe Dinamos, respektivisht me nga 4 futbolliste, me pas Tirana me 3 futbolliste, Muka, Agolli dhe Ervin Bulku, dhe me radhe te tjerat. Ne kete ekip, i cili konsiderohet kombetarja B, mungon Denis Boshnjaku, futbollisti qe pak dite me pare firmosi per Romen. Gjithsesi, ne Federate mesohet se listen e ka hartuar vete Brigeli. Ekipi do te luaje ne turneun "Vajo do Tejo" ku, vec kuqezinjve te Brigelit, do te marrin pjese Sllovakia, Portugalia dhe Bjellorusia. Te trija keto shtete do te luajne me kombetaret olimpike, ashtu si dhe Shqiperia.

AlbShkodra
13-01-2004, 17:56
Troket ora e Portugalise

Turneu i Portugalise eshte shume prane, prandaj FSHF-ja po ben te pamunduren qe cdo gje te jete sipas parashikimeve. Keshtu, vec listes se futbollisteve, sektori i ekipeve kombetare ka shpallur edhe daten e grumbullimit te lojtareve qe do te marrin pjese ne kete turne. I gjithe grupi i futbollisteve do te grumbullohet me 16 janar para stadiumit kombetar "Qemal Stafa", ne oren 18.00. Me pas, lojtaret do te akomodohen ne hotelin "Ballkan", ose ne Linze. Mesohet se futbollistet e Tiranes dhe te Partizanit do te vijne nje here ne Shqiperi dhe me pas do te udhetojne se bashku me ekipin, duke hedhur poshte idene e nisjes nga Egjipti dhe Turqia. Sipas shefit te sektorit te ekipeve kombetare, cela, skuadra do te niset me date 17, ne oren 7.30, nga aeroporti i Rinasit. Se bashku me kuqezinjte do te jete trajneri i portiereve, Vladimir Ajazi, dhe nje nga bashkepunetoret e Brigelit, Kreshnik Agolli, stafi mjekesor i ekipit kombetar dhe pjesa tjeter e grupit. Kuqezinjte do t'i shoqeroje presidenti Armand Duka, anetari i komitetit ekzekutiv Skender Hyka, pergjegjesi i kategorise se dyte ne FSHF, Vasillaq Zeri, dhe shefi i sektorit te ekipeve kombetare ne Federate, Besnik cela. Ekipi do te mberrije po ate dite pasdite vone ne Lisbone. Akomodimi do te behet ne hotelin "Turizmo" te provinces "Vajo do Tejo". Sipas planit, Brigeli do te mberrije ne Lisbone me 17 janar para ekipit, se bashku me bashkepunetoret e tij. Plani i punes parashikon dy stervitje te ekipit kombetar me 18 janar. Me 19 do te zhvillohet vetem nje stervitje pasdite, nderkohe qe me 20 janar kuqezinjte do te luajne me kombetaren e Portugalise ne oren 18.15 me oren lokale. Nese fiton me Portugaline, kombetarja e Brigelit do te luaje ne finale me fituesen e ciftit Bjellorusi-Sllovaki. Ne te kundert, kombetarja B do te luaje me humbesen e ketij cifti per vendet 3-4. Nje seance stervitore do te zhvillohet edhe me date 21 janar. Kuqezinjte do te kthehen ne Shqiperi me 23 janar, nje dite pas perfundimit te turneut te Portugalise "Vajo do Tejo".

Olsi AVDIAJ ''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
13-01-2004, 17:58
Lista e kombetares B

Ilion Lika
Arion Mustafa
Henri Ndreka
Erion Xhafa
Arian Pisha
Arian Sheta
Robert Grizha
Edlir Tetova
Gjergji Muzaka
Ervin Bulku
Amarildo Belisha
Julian Ahmataj
Hamdi Salihi
Devi Muka
Ansi Agolli
Bledar Mancaku
Edmond Kapllani
Parid Xhihani
Kristian Nushi

Programi i turneut te Portugalise

20 janar 2004
Bjellorusi ? Sllovaki (15.00)
stadiumi "Dr. Joaquim Maria Batista"
Portugali ? Shqiperi (18h15),
stadiumi "Municipal de Abrantes"
Finalja
22 janar 2004
Fituesja e ciftit 1 ? Fituesja e ciftit 2
Vendi 3?4
22 janar 2004
Humbesja e ciftit 1 ? Humbesja ciftit e 2

AlbShkodra
15-01-2004, 20:33
Vete Brigeli ka zgjedhur portierin e Flamurtarit, ndersa fantazisti bardheblu nuk do te zevendesohet

Dine zevendeson Liken, Muka nuk shkon ne Portugali

Erion Dine, portieri i Flamurtarit, do te zevendesoje Ilion Liken ne turneun e Portugalise. Ka qene trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, ai qe e ka konfirmuar nje fakt te tille ne FSHF. Nderkohe, per shtypin shqiptar, ky lajm eshte bere publik nga sektori i ekipeve kombetare ne Federate. Sipas ketyre burimeve, pas demtimit te portierit te Dinamos, Ilion Lika, me grupin e kombetares B do te udhetoje vlonjati Dine, i cili ka qene portieri i ekipit U-21 te Hasan Likes. Mesohet se nga Federata jane bere disa perpjekje qe ne Portugali te udhetonte Billa, por eksperienca e hidhur me klubin e tij grek pas ndeshjes Portugali-Shqiperi, me 11 tetor, ka bere qe ky futbollist te mos shqetesohet.
Nje tjeter lojtar qe nuk do te udhetoje me ekipin kombetar B per ne turneun e Portugalise eshte Devi Muka. Futbollisti i Tiranes eshte demtuar dy dite me pare dhe, pasi eshte konsultuar me mjeket e ekipit qe ndodhet ne Egjipt, ka lajmeruar Federaten, qe nuk do te jete i gatshem per turneun e Portugalise. Nderkohe, ne Federate konfirmojne mospjesemarrjen e Mukes ne turneun e Portugalise dhe shprehen se ky futbollist nuk do te zevendesohet nga ndonje lojtar tjeter. Kjo sepse 18 futbolliste mjaftojne per turneun "Vajo do Tejo". Nderkohe, zedhenesi i shtypit, Nurishmi, eshte shprehur se federatat e Grupit 2 te boterorit e kane ndryshuar vendin e shortit te ndeshjeve eliminatore. Ndryshe nga c'ishte parashikuar, shorti per Grupin 2 do te vendoset ne Ukraine me 28 janar.

AlbShkodra
15-01-2004, 20:33
Shqiperi-Suedi, e drejta televizive shitet te shtunen

Drejtuesit e FSHF-se kane pohuar dje se kete te shtune do te zhvillohet tenderi per shitjen e se drejtes televizive te ndeshjes Shqiperi-Suedi. Sipas ketij lajmi, e drejta televizive e ndeshjes miqesore qe do te zhvillohet me suedezet do te shitet qe kete jave. Shitja e se drejtes televizive te ndeshjes miqesore te kuqezinjve do t'i behet nje prej kanaleve televizive shqiptare. Zedhenesi i shtypit, Lysien Nurishmi, konfirmon se shitja e se drejtes televizive do te behet me tender te hapur. Sipas tij, te gjitha televizionet ne Shqiperi jane njoftuar per te marre pjese ne tenderin e se shtunes. Ne FSHF eshte mesuar se tenderi do te filloje nga nje shume minimale e vendosur nga drejtuesit e ketij institucioni. Behet fjale per 1 milion leke te reja, qe do te jete shuma minimale per hyrjen ne kete tender per te blere te drejten televizive te ndeshjes Shqiperi-Suedi. Ai televizion qe do te bleje te drejten televizive te ndeshjes me Suedine, duhet te furnizoje kompanine "Sport Five" me sinjalin nderkombetar. Nderkohe, drejtuesit e Federates shpresojne qe ta shesin sa me shtrenjte te drejten televizive te kesaj ndeshjeje, e cila mund te paguhet shtrenjte nga televizionet suedeze.

AlbShkodra
16-01-2004, 20:05
Brigel hedh syte nga Johan Berisha, por kosovari ka marre pjese ne nje ndeshje me perfaqesuesen U-21 te Zvicres, e ketu qendron dhe klecka...

Shqiptaret qe "militojne" ne Zvicer Ja lista e futbollisteve qe mund te veshin fanelen e Kombetares

Te shumte jane ata, te cilet e kane enderr qe te luajne per Kombetaren shqiptare.

Te shumte jane dhe ata, te cilet kerkohen me ngulm nga mister Brigel, apo kreret e Federates Shqiptare te Futbollit, per te veshur fanelen kuqezi te Kombetares. Uebsajti "sportdashesi.com" ka bere publike dhe listen e te gjithe lojtareve shqiptare, te cilet militojne ne Zvicer, me skuadra te ndryshme. Ne listen prej 15 lojtaresh, te cilet aktivizohen ne ligat profesioniste te Zvicres, te pakte lane ata, te cilet kane shqiptare te "paster", ne sensin e zoterimit te shtetesise shqiptare. Arjan Peco, nje nga ish-et e kampionatit shqiptar, vazhdon ne aktivizohet ne Challenge Lige (Kategoria e Dyte) dhe ka provuar me pare shijen e te luajturit me Kombetaren. Ne kete liste vetem Kristian Nushi dhe Lulzim Hushi zoterojne nenshtetesi shqiptare. 21-vjecari aktivizohet ne Kategorine e Oare me FC Vil dhe trajneri i Kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, e ka grumbulluar per turneun e 19-23 janarit ne Potugali, "Vajo de Tejo". Nushi ka bere nje paraqitje te mire ne kampionatin zviceran dhe eshte vezhguar me kujdes nga zevendesi i Brigelit, Aksel Roos. Nderkohe, Lulzim Hushi, qe zoteron shtetesi shqiptare, eshte 28 vjec dhe te drejten per t'u aktivizuar me Kombetaren shqiptare e ka marre ne te njejten kohe me Lorik Canen, shqiptarin e suksesshem te PSG.

Brigel: Do perpiqem per Berishen

Quhet Joan Berisha, eshte 23 vjec dhe ka dopio shtetesi: zvicerane dhe kosovare. Luan me Young Boys ne kategorine e pare dhe eshte kerkuar me ngulm nga trajneri Brigel. Ka marre pjese ne nje ndeshje me perfaqesuesen e U-21 te Zvicres, e ketu qendron dhe klecka. Nese takimi i zhvilluar ka qene miqesor, ai mund te luaje per Shqiperine, e nese ndeshja ka qene zyrtare, rezulton e kunderta. Sipas uebsajtit "sportalbania.com", Joan Berisha eshte shnderruar ne objektivin e gjermanit te pankines sone. E gjithe kjo ka nisur pas nje interviste qe ka dhene vete lojtari ne nje gazete zvicerane, "Anza", ku ka shprehur deshiren e tij per te perfaqesuar Kombetaren shqiptare. Sipas ketij uebsajti, mesohet se Hans Peter Brigel do te bisedoje personalisht me Joan Berishen, ku do te kerkoje ta binde qe te mare nenshtetesine shqiptare, ashtu si Hasi, Dragusha, Cana, apo edhe ndonje tjeter. Gjithcka do t'i mbetet FSHF-se, me ftesat qe pritet t'i dergoje vete lojtareve, e me pas, fjala e fundit do i perkase protagonisteve: nese duan apo jo te mbajne mbi supe fanelen kuqezi, apo te luajne per interes te nje shteti tjeter.

1.Kristian Nushi
Luan me FC Vil dhe ka shtetesi shqiptare. eshte vetem 22 vjec, luan ne mesfushe dhe kete sezon ka bere 15 paraqitje. Trajneri Brigel e ka grumbulluar dhe per turneun e Portugalise, "Vajo de Tejo".
2.Albert Bunjaku
Kosovar me shtetesi zvicerane dhe eshte 20 vjec. Luan me Schaffhouse ne kategorine e trete dhe ne kete sezon ka shenuar 5 gola ne 15 ndeshje. Luan si ne mesfushe, ashtu edhe ne sulm.
3.Lavdim Berisha
eshte vetem 19 vjec e nuk ka marre shtetesi zvicerane. Aktivizohet me FC Baden ne kategorine e dyte. Luan ne repartin e mesfushes dhe ne kete sezon ka shenuar 2 gola ne 17 ndeshje te zhvilluara.
4.Sehar Sulejmani
Shqiptar i Maqedonise, aktivizohet me FC Baden, ne kategorine e dyte. eshte i datelindjes 1980. Luan ne repartin e mbrojtjes dhe kete sezon ka zhvilluar 15 ndeshje, ka shenuar nje gol.
5.Vahid Gjuraj
eshte vetem 19 vjec dhe zoteron shtetesi kosovare. Luan me Kriensin e kategorise se dyte dhe ne kete sezon ka zhvilluar 15 ndeshje dhe nuk ka mundur te shenoje, ndonese pozicionohet ne mesfushe.
6.Genc Mehmeti
Kosovar me shtetesi zvicerane dhe eshte 23 vjec. Aktivizohet ne kategorine e dyte me Luzern dhe ne kete kampionat regjistron 14 perfaqesime. Luan ne repartin e mesfushes, ne krahun e djathte.
7.Admir Bilibani
I lindur ne Kosove, por qe ka dopio shtetesi: zvicerane e boshnjake. eshte i datelindjes 1979. Aktivizohet ne kategorine e dyte me Yverdon dhe kete sezon numeron 14 ndeshje te zhvilluara.
8.Arjan Peco
I "kultivuar" ne kampionatin shqiptar. Kete sezon aktivizohet ne kategorine e dyte me Concordia dhe numeron 13 ndeshje te zhvilluara. eshte i datelindjes 1975 dhe luan ne mesfushe.
9.Lulzim Hushi
Kosovar me shtetesi shqiptare. eshte 28 vjec. Aktivizohet me Delemont ne kategorine e dyte. Luan ne repartin e mbrojtjes dhe kete sezon ka regjistruar 13 ndeshje dhe nje gol te shenuar.
10.Arjan Bytyci
Ka dopio shtetesi: zvicerane dhe kosovare. Aktivizohet ne kategorine e trete me Bulle. eshte vetem 20 vjec. Luan ne sulm dhe kete sezon ka shenuar nje gol ne 10 ndeshje te luajtura.
11.Faton Bytyqi
Ka dopio shtetesi: zvicerane dhe kosovare. Aktivizohet ne kategorine e trete me Bulle. eshte i date-lindjes 1981. Luan ne mesfushe dhe kete sezon regjistron 10 ndeshje te luajtura.
12.Alban Hotnjari
Ka shtetesi kosovare. Sapo ka mbushur 19 vjec dhe "militon" ne skuadren e FC Baden ne kategorine e dyte. Luan ne repartin mesfushes dhe ne kete kampionat numeron 10 ndeshje te luajtura.
13.Ermir Amiti
Ka shtetesi kosovare dhe eshte i datelindjes 1984. Aktivizohet me skuadren e Concordias ne kategorine e dyte dhe ne kete kampionat ka luajtur vetem 5 ndeshje. Pozicionohet ne repartin e mesfushes.
14.Vilson Nikolbibaj
Ka shtetesi kosovare dhe eshte i datelindjes 1984. "Mi-liton" ne skuadren e Kriensit, ne kategorine e dyte dhe ne kete sezon nuk ka zhvilluar akoma asnje ndeshje. Luan ne repartin e mesfushes.
15.Johan Berisha
eshte 23 vjec dhe ka dopio shtetesi: zvicerane dhe kosovare. Luan me Young Boys ne kategorine e pare dhe eshte ker-kuar me ngulm nga trajneri Brigel. Ka marre pjese dhe ne U-21 e Zvicres.

AlbShkodra
17-01-2004, 13:33
Kombetarja B nis sot aventuren portugeze

Sot, ne oren 9.00 te mengjesit, eshte nisur ne drejtim te Portugalise ekipi kombetar B, i cili do te marre pjese ne turneun "Vajo do Tejo". Ekipi do te jete i perbere nga 18 futbolliste te grumbulluar nga Brigeli. Nuk do te udhetoje drejt Lisbones nga Shqiperia Devi Muka, i cili eshte i demtuar. Nderkohe do te marre pjese ne Portugali Kristian Nushi, kosovari i cili do te fluturoje nga Zvicra ne drejtim te Lisbones. Delegacioni shqiptar eshte i perbere nga rreth 30 veta dhe do te drejtohet nga presidenti i FSHF-se, Armand Duka, dhe anetari i komitetit ekzekutiv, Skender Hyka. Skuadra eshte nisur sot ne mengjes nga Rinasi ne drejtim te Lisbones me nje avion te linjes "Alitalia". Mbreme vone jane bashkuar me ekipin te gjithe futbollistet qe ishin jashte Shqiperise: Ahmataj, Muzaka, Grizha, Ndreka, Agolli dhe Ervin Bulku. Skuadra eshte kompletuar, por, sipas drejtuesve te sektorit te ekipeve kombetare, te gjithe futbollistet naten e djeshme e kane kaluar ne shtepite e tyre. Se bashku me kuqezinjte do te jete trajneri i portiereve, Vladimir Ajazi, dhe nje bashkepunetoret e Brigelit, Kreshnik Agolli, stafi mjekesor i ekipit kombetar dhe pjesa tjeter e grupit. Akomodimi i kombetares do te behet ne hotelin "Turizmo" te provinces "Vajo do Tejo". Sipas planit, Brigeli do te mberrije ne Lisbone me 17 janar para ekipit se bashku me bashkepunetoret e tij. Plani i punes parashikon dy stervitje te ekipit kombetar me 18 janar. Me 19 do te zhvillohet vetem nje stervitje pasdite, nderkohe me 20 janar kuqezinjte do te luajne me kombetaren e Portugalise ne oren 18.15 me oren lokale. Nese fiton me Portugaline, kombetarja e Brigelit do te luaje ne finale me fituesen e ciftit Bjellorusi-Sllovaki. Ne te kundert, kombetarja B do te luaje me humbesen e ketij cifti per vendet 3-4. Nje seance stervitore do te zhvillohet edhe me date 21 janar. Nderkohe, kuqezinjte do te kthehen ne Shqiperi me 23 janar, nje dite pas perfundimit te turneut te Portugalise "Vajo do Tejo".

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
17-01-2004, 13:35
Rumania, "jo" Shqiperise per 31 marsin

Kombetarja e Rumanise do te luaje me 31 mars me Skocine dhe jo me Shqiperine, sic ishte konfirmuar nga drejtues te FSHF-se. Lajmi eshte bere publik ne faqen zyrtare te internetit te UEFA-s, ne te cilen shkruhet se skuadra kombetare e Rumanise, me 31 mars, do te luaje nje ndeshje miqesore me Skocine ne Gllasgou, pikerisht diten qe ishte menduar se kombetarja shqiptare do te luante nje miqesore me Rumanine. Keshtu, kombetarja shqiptare mbetet pa nje kundershtar per miqesore per daten e lire te UEFA-s, 31 marsin. Tani, drejtuesit e sektorit te ekipeve kombetare duhet te fillojne punen nga e para per te gjetur nje kundershtar te denje per kuqezinjte e Brigelit per 31 marsin, ndonese te gjithe ne Federate te siguronin se ndeshja miqesore me Rumanine do te zhvillohej. Gjithsesi, Bullgaria eshte ende nje karte e padjegur per Federaten Shqiptare te Futbollit per nje ndeshje miqesore me 31 mars.

AlbShkodra
19-01-2004, 21:56
TURNEU I PORTUGALISE, SHQIPERIA PERFAQESOHET NGA KOMBETARJA B

Turneu nderkombetar i Futbollit Vale de Tejo, ku Shqiperia perfaqesohet nga kombetarja B, do te nise neser me 2 ndeshje. Shqiperia B do te perballet me vendasit e Portugalise ne ndeshjen e mbremjes qe me oren lokale do te nsie ne oren 18:15, ne stadiumin Abrantes. Por me pare ne mesdite do te zhvillohet nje takim mes Sllovakise dhe Bjellorusise. Takimin me Shqiperine konsiderohet i rendesishem nga portugezet pasi kuqezinjte shihen si rivalet kryesore te tyre, edhe pse 6 lojtare vijne nga Sportingu i Lizbones dhe tre nga Porto. 2 dite me pas me 22 janar Shqiperia do te ndeshet me fituesin e takimit Sllovaki-Bjellorusi.

AlbShkodra
21-01-2004, 22:26
Kombetarja B eshte mundur 2-0 ndaj Portugalise ne ndeshjen e pare te turneut "Vajo do Tejo"
Shqiperia debuton me humbje

Shqiperia:
Mustafa, Pisha, Grizha, Ndreka, E. Xhafa(Tetova 46'), Nushi (Salihi 25'), E. Bulku, Belisha, Ahmataj (Agolli25'), Mancaku, Kapllani. Trajner: Hans Peter Brigel.
Shenues: Dani 4', Lourenco 47'.

Ekipi kombetar B i Shqiperise ka humbur 2-0 ne ndeshjen e pare me Portugaline ne turneun "Vajo do Tejo". Skuadra shqiptare, si gjithmone, ka vuajtur perqendrimin ne fillim te dy pjeseve te lojes, cka ka sjelle si pasoje edhe humbjen. Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel qe ne fillim te pjeses se pare jane goditur nga skuadra portugeze, e cila ka luajtur me e mire se skuadra shqiptare. Gjermani kishte perzgjedhur nje formacion pak ndryshe nga c'pritej, ku Grizha dhe Ndreka luanin ne qender te mbrojtjes, ndersa Pisha dhe Xhafa ishin dy mbrojtesit e kraheve, ne mbrojtje te vijes se drejte. Nushi ka luajtur nga krahu i djathte, Ervin Bulku dhe Belisha ne qender te mesfushes, nderkohe qe Ahmataj, si gjithmone, ka luajtur ne krahun e majte. Sulmi i kuqezinjve ishte i perbere nga dyshja Mancaku-Kapllani. Qe ne fillim te ndeshjes, ekipi portugez ka arritur te shenoje golin e pare te takimit, me ane te Danit ne minuten e 4-t. Ky i fundit ka kaluar bukur nga e djathta dhe ka shenuar pa veshtiresi ne porten e mbrojtur nga Mustafa. Skuadra kuqezi, "e shastisur" nga goli, ka filluar te reagoje, por kundershtaret jane treguar superiore ne cdo drejtium, duke e dominuar lojen. Gjithsesi, Manacaku, ne pjesen e pare, ka pasur nje mundesi shume te mire per te barazuar rezultatin, por portieri i Portugalise ka bere mrekulline, duke e pritur gjuajtjen e futbollistit te Teutes. Ne minutat e mbetura kane dominuar portugezet, nderkohe qe sulmet e kuqezinjve nuk kane qene shume bindese. Me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e pare e takimit. Ne pjesen e dyte, Brigeli fut Tetoven ne vend te Xhafes, por ne fushe eshte e njejta shfaqje. Pas nje goditjeje kendi per portugezet, Lourenco arrin te shenoje golin e dyte qe ne minuten e 2-te te pjeses se dyte. Skuadra shqiptare nuk reagon dhe duket se vuan perqendrimin e lojtareve qe jane te rinj ne moshe. Portugezet mund te kishin shenuar me shume gola, por portieri Mustafa ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes dhe nuk ka lejuar te tjere gola. Edhe ne 45-minuteshin e dyte Mancaku ka pasur nje rast per gol, por serish portieri Moreira nuk ka lejuar qe topi te perfundoje ne rrjete. Gjithsesi, rezultati 2-0 ne favor te portugezeve nuk ka ndryshuar deri ne fund te lojes.

AlbShkodra
22-01-2004, 15:58
Brigel: Kunder Bjellorusie, vetem per fitore

"Mund te fitojme nese ne do te luajme mire kunder Bjelloruseve",- Keto kane qene fjalet e trajnerit te Kombetares shqiptare Hans Peter Briegel. Menjehere pas ndeshjes se te martes kunder Portugalise, ku kuqezinjte ane mundur me rezultatin 2-0, i fiksuar qe ne minuten e 47-te te pjeses se pare. Trajneri i perfaqesueses se Shqiperise, u ka kerkuar futbollisteve te kombetares olimpike, fitoren ne ndeshjen me Bjellorusine. Nje gje te tille e kane konfirmuar lajmet qe mberrijne nga Portugalia, ku Kombetarja e perzgjedhur nga trajneri gjerman po merr pjese qe prej dates 17 janar ne nje turne miqesor ne "Vajo Do Tejo". Trajneri gjerman i kuqezinjve eshte optimist per ndeshjen qe skuadra e perzgjedhur prej tij do te luaje sot kunder Bjellorusise, ndeshje, e vlefshme per vendin e trete te ketij turneu, pasi per vendin e pare do te ndeshen Portugalia dhe Sllovakia, dy fitueset e ndeshjeve te para. Sikurse ka bere te ditur gazeta portugeze "Ojogo"ne sitin e saj ne internet, kundershtaret tone ne ndeshjen e sotme jane te nje niveli me te ulet se ata te kombetares olimpike portugeze, prandaj dhe trajneri Briegel ka percaktuar si synim, fitoren ne kete takim. Nderkohe qe gjermani e mbeshtet kete objektiv dhe ne formen e mire qe skuadra shqiptare ka paraqitur ne ndeshjen kunder portugezeve te marten. Ndeshja e dyte do te luhet ne ne oren 17:00. Per momentin kombetarja jone renditet ne vendin e fundit me 0 pike, po aq sa ka dhe kombetarja e Bjellorusise, ku dhe golavarazhi eshte i njejte, prandaj shqiptaret e aventures portugeze kane vetem nje qellim, fitoren kunder Bjellorusise, e cila do t'ju jepte atyre nje vend nderi per te mos u renditur te fundit, ate te tretin. Kthimi i tyre ne Shqiperi do te behet me daten 23 janar.

AlbShkodra
22-01-2004, 15:59
Shqiperia, miqesore me Islanden me 31 mars

Islanda, do te jete kundershtari i kombetares sone me 31 mars ne daten e lire te organizates me te madhe te futbollit Evropian, UEFA-s. Nje lajm i tille eshte bere i njohur vetem dje ne FSHF ku dhe eshte zyrtarizuar, ai qe e ka bere nje gje te tille eshte pikerisht numri nje i organizmit me te larte te futbollit shqiptar, Presidenti i FSHF-se Armand Duka. Ai e ka pohuar gjithcka ne lidhje me kete fakt. Sipas Dukes, eshte rene dakord parimisht qe mes dy kombetareve tona te luhet nje ndeshje me 31 mars, daten e lire te UEFA-s per 2004-n, por gjerat do te saktesohen ne ditet e ardhshme. Gjithsesi, kjo miqesore nuk eshte zyrtarizuar nga palet, ndonese mund te konsiderohet si shume afer zyrtarizimit. Zera nga FSHF-ja pohojne se shume federatave homologe u eshte nisur nga nje ftese per miqesore me Shqiperine per daten e marsit, pas deshtimit te miqesores me Rumanine. Nderkohe, vetem dje eshte mesuar edhe emri i kundershtareve te kuqezinjve, qe ne nje moment u duk se nuk do te luanin nje ndeshje miqesore me 31 mars. Skuadra qe ka rene dakord parimisht te luaje me Shqiperine eshte Islanda. Sipas drejtuesve te Federates, Islanda eshte nje ekip shume i forte dhe i denje per nje miqesore te rangut te larte, sic kerkon trajneri i Kombetares, Hans Peter Brigel. Ka qene pikerisht FSHF-ja, ajo qe ka nisur nje ftese per te luajtur nje ndeshje miqesore me kombetaren islandeze, pas deshtimit te saj ne tentativen per t'u perballur ne kete date me kombetaren e Rumanise, e cila do te luaje kunder Skocezeve te Berti Vogs. Nderkohe qe islandezet do te sjellin konfirmimin zyrtar ne FSHF. Islanda, pritet te konfirmoje sot qe do te luante me Shqiperine. Pra, Islanda do te jete zevendesuesja e Rumanise, skuadra qe do te luante me Shqiperine me 31 mars. Per zhvillimin e nje miqesoreje te tille eshta dakord dhe trajneri i Kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel. Gjermanikerkon te provoje skuadren e tij, perballe skuadrave te nje niveli te tille. Kujtojme qe me 18 shkurt ne Tirane do te udhetoje Suedia per te zhvilluar nje ndeshje miqesore me Shqiperine. Nderkohe, me zyrtarizimin e kesaj ndeshjeje miqesore, pritet te vendosen edhe detajet e ndeshjes se 31 marsit, qe do te zhvillohet ne Tirane. Bilanci i pergjithshem mes dy ekipeve eshte 2 ndeshje, nje fitore Shqiperia dhe nje tjeter Islanda.

AlbShkodra
02-02-2004, 17:05
Kombetarja B, "gjysmagjel" drejt Italise

Te pakten 5 lojtare te grumbulluar nga trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, nuk kane udhetuar dje me ekipin kombetar B drejt Italise. Kane qene vete futbollistet ata qe e kane konfirmuar personalisht mosgrumbullimin me ekipin kombetar B. Ne turneun e Italise nuk ka shkuar Devi Muka, Nevil Dede, Rezar Dabulla, Arian Pisha dhe Ardit Beqiri. Keta futbolliste kane pohuar vete se nuk e kane marre rrugen drejt Norcias se Italise, ku kombetarja shqiptare do te marre pjese ne nje turne jozyrtar. Nderkohe, listes se mungesave te futbollisteve mund t'i shtohen edhe te tjere, pasi komunikimi me ekipin kombetar eshte i pamundur. Gjithsesi, per sa u perket mungesave te futbollisteve te kampionatit shqiptar, shkaqet jane demtimet, edhe problemet me shkollen e larte.

AlbShkodra
04-02-2004, 14:32
Kuqezinjte e Brigelit munden 2-1 nga skuadra rumune Oradea qe renditet ne vendin e 14-te ne kampionat

Kuqezinjte e kombetares B jane mundur dje ne ndeshjen e pare ne turneun e Norcias nga rumunet e Oradeas. Skuadra shqiptare eshte mundur 2-1 nga Oradea, pas nje ndeshjeje shume te dobet te futbollisteve te drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel. Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Brigel ne ndeshjen e pare te tuneut te Norcias kane zhgenjyer, duke treguar se edhe nje ekip i dobet i kategorise se pare rumune mund t'i munde, ndonese kuqezinjte kane qene te paret qe kane shenuar me ane te Kapllanit. Brigeli, per ndeshjen e pare ne turneun e Norcias kunder Oradeas, kishte hedhur ne fushen e lojes Liken, Ndreken, Erion Xhafen, Tetoven, Bulkun, Salihin, Agollin, Belishen, Muzaken, Currin dhe Kapllanin. Skuadra shqiptare nuk e ka nisur mire ndeshjen me Oradean. Qe ne fillim, loja e kuqezinjve te kombetares B ka qene shume e dobet, cka e tregon edhe rezultati perfundimtar i ndeshjes. Ekipi shqiptar duket se gjate gjithe takimit ka vuajtur mungesat e shumta te futbollisteve baze. Dy here kane shenuar rumunet pas golit te Kapllanit ne minuten e 36-te te lojes. Bogdan Vrozhitoria ka shenuar golin e barazimit ne minuten e 40-te te lojes dhe ne pjese e dyte, ne minuten e 65-te, po i njejti lojtar ka shenuar golin e fitores per ekipin e tij. Kuqezinjte, qe ne ndeshjen e pare te turneut te Norcias, jane mundur nga Oradea, ekip qe ne kampionatin rumun ndodhet ne vendin e 14-te te renditjes se pergjithshme. Ekipi kombetar shqiptar ka luajtur shume dobet gjate gjithe ndeshjes, sidomos ne mbrojtje, e cila vazhdon te jete "thembra e Akilit" per kombetaren B, qe nga turneu i Portugalise. Edhe aktivizimi i Currit, Xhihanit e Mancakut nuk ka mjaftuar per kuqezinjte e Brigelit, te cilet, pas kesaj humbjeje, duhet te ndeshen pas dy ditesh me armenet e Piknikut.

AlbShkodra
04-02-2004, 14:34
Starova: Ne kombetare nuk i marrim me zor

Sekretari i pergjithshem i FSHF-se, Sulejman Starova, ka dhene dje nje konference per shtyp lidhur me turneun e Norcias dhe problemet e dala keto dy dite. Sekretari Starova ka shprehur opinionin e tij nga "katedra" e zyrtarit, lidhur me nderprerjen e kampionatit per turneun e Norcias, si dhe reagimet e vete klubeve per kete ceshtje. "Nuk eshte ndonje hata e madhe, nese kampionati nderpritet ne kete periudhe. Nuk ka ndonje problem te madh nese ekipet nderpresin kampionatin, pasi nga pergatitjet e tyre nuk humbet asgje. Ekipet mund te luajne disa miqesore ne kete periudhe, qe do te jete pushim," - eshte shprehur Starova. Nderkohe, sekretari i pergjithshem ka argumentuar se, sipas mendimit te tij, ne kete periudhe ne Shqiperi ben kohe e keqe, keshtu qe kampionati do ta humbiste bukurine nga terrenet e renduara te futbollit shqiptar. Starova ka folur edhe per ata futbolliste, te cilet nuk kane udhetuar drejt Norcias per t'u bashkuar me ekipin kombetar B. Sipas tij, cdo njeri ka te drejte te pranoje apo te refuzoje ftesen e ekipit kombetar. "Per ata qe kane refuzuar ekipin kombetar eshte problem i tyre. Federata ka per detyre t'i njoftoje te gjithe futbollistet e seleksionuar nga Brigeli. Eshte dicka personale nese ndonjeri prej lojtareve te kombetares nuk pranon ftesen e FSHF-se. Ne nuk mund te marrim me pahir ne kombetare futbolliste qe nuk deshirojne te grumbullohen me kuqezinjte.

AlbShkodra
04-02-2004, 14:35
Mberrijne perforcimet ne Norcia

Dje ne mesdite, 4 futbolliste te kampionatit shqiptar, Suad Lici dhe Isli Hidi te Tiranes e Robert Grizha dhe Ardit Beqiri te Partizanit, jane nisur dje ne mesdite ne drejtim te Italise, duke u bashkuar me kombetaren B ne turneun e Norcias. Ka qene zedhenesi i shtypit ne FSHF, Lysien Nurishmi, ai qe e ka konfirmuar nje fakt te tille. Sipas Nurishmit, 4 lojtaret jane nisur drejt Italise me nje avion te linjes "Alitalia", duke mberritur ne mbremje ne Norcia. Nderkohe, dje, ne drejtim te Italise nuk eshte nisur sulmuesi i Tiranes, Eldorado Merkoci. Ne vend te sulmuesit bardheblu eshte nisur portieri i Tiranes, Isli Hidi. Portieri i Tiranes ka pranuar te udhetoje ne Norcia pas kerkeses se drejtuesve te FSHF-se. Nderkohe, nga Italia mesohet se kombetarja B, vec mungesave te futbollisteve ne repartin e mbrojtjes, po perballet edhe me disa demtime shqetesuese te portiereve Lika dhe Mustafa. Portieri i Dinamos, Ilion Lika, eshte nisur i demtuar nga Tirana ashtu si edhe Arion Mustafa, portieri i Vllaznise, qe ne javen e fundit te kampionatit ka lene fushen e lojes para kohe, pasi eshte demtuar ne ndeshjen Vllaznia-Teuta.

AlbShkodra
05-02-2004, 01:06
"Ata qe munguan rrezikojne grumbullimin e tyre nje here tjeter ne grupin e perzgjedhur prej 50 lojtaresh si kontigjent per kombetaren"

Te munguarit rrezikojne "Kombetaren"

Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se Starova: reagon pas polemikave per lojtaret qe nuk shkuan ne Norcia

"Nuk marrim njeri me force ne kombetare. Turneu i sherben evidentimit te lojtareve cilesore dhe jo ndeshjes miqesore me Suedine"

"Ata qe munguan ne radhet e Kombetares B rrezikojne grumbullimin e tyre nje here tjeter ne grupin e perzgjedhur prej 50 lojtaresh si kontigjent per kombetaren". Keshtu eshte shprehur dje sekretari i pergjithshem i FSHF-se, Sulejman Starova, dje paradite persa u perket lojtareve qe nuk u vune ne dispozicion te Brigelit. Sipas Staroves, nje gje e tille do te varet nga vendimi qe do te marre trajneri i kombetares sone, gjermani Hans Peter Briegel.
"Ne nuk detyrojme asnjeri qe te vije me zor ne Kombetare". Kjo ka qene pergjigja e Staroves per mungesen e disa lojtareve ne turneun e Norcias. Nga 20 lojtare te thirrur nga Brigel vetem 15 prej tyre kane udhetuar drejt Italise. Pese lojtare nuk kane udhetuar me grupin per arsye te ndryshme. I shqetesuar per keto mungesa ka qene dhe trajneri Brigel, i cili menjehere ka kerkuar perforcime te tjera. Nderkohe, drejtuesit e Federates kane ruajtur qetesine per kete veprim te lojtareve duke e komentuar si nje problem qe u perket vetem atyre. Sipas Staroves, turneu do t'i sherbeje Brigelit per te pare me mire gjendjen e futbollisteve te kampionatit shqiptar. "Ky turne sherben per evidentimin e elementeve cilesore. 1 apo 2 lojtare po te fitohen ne kete turne per ne eshte pozitive. Persa i perket mungesave mund te them se eshte nje problem qe u perket vete futbollisteve qe nuk kane shkuar ne Norcia. Ne nuk marrim njeri me zor",- ka sqaruar Starova. Nderkohe qe dje jane vene ne dispozicion te Brigelit dhe Hidi, Grizha, A. Beqiri dhe Lici.
Nderkohe qe nderprerja e kampionatit ne kete periudhe ka hapur dhe shume polemika, ku trajneret e skuadrave te grupit A1 nuk i kane kursyer kritikat duke e cilesuar kete nderprerje si te panevojshme. Sekretari Starova, ne deklaraten e dhene dje, ka bere te ditur se kjo ndrprerje ne nje periudhe te tille nuk i prish pune askujt. Sipas tij, gjendja e terreneve ne kete periudhe eshte nje arsye me vete per te bere kete nderprerje. Por kjo nuk eshte arsyeja kryesore, me te cilen drejtuesit e FSHF-se duhet te justifikohen ne te tilla raste. Sekretari Starova ka sqaruar se puna per t'i sherbyer ekipit kombetar pranon te tilla sakrifica. Turneu i Norcias eshte cilesuar dhe si nje mundesi per t'i sherbyer pergatitjeve per miqesoren me Suedine. Por Starova ne kete rast sqaron se turneu ne fjale i sherben trajnerit Brigel dhe stafit drejtues te skuadres kuqezi. "Kjo periudhe nuk i prish pune askujt dhe nderprerja nuk besoj se eshte ndonje hata e madhe. Persa i perket rendesise se turneut une dua ta sqaroj se nuk i sherben pikerisht miqesores me Suedine. Turneu i sherben trajnerit Brigel dhe stafit drejtues te ekipit perfaqesues. Ne kemi si detyre t'u plotesojme atyre te gjitha kushtet qe na kerkojne. Norcia tashme eshte bere si nje tradite per ne",- ka bere te ditur sekretari.

Nje pike tjeter e deklarates se dhene nga Starova eshte dhe shorti i grupit 2 te eliminatoreve te Boterorit 2006 ku ben pjese dhe Shqiperia. Shume drejtues skuadrash te ketij grupi kane shprehur hapur deshiren per te zhvilluar nje takim te dyte dhe per te vendosur per kalendarin sipas datave. Por nderkohe Starova ben te ditur se duke pare rrethanat qe jane krijuar kjo mundesi duket se eshte e kote. Sipas tij, ne kere rast gjithcka po shkon drejt shortit qe do te hidhet nga FIFA ne daten 18 shkurt. "Ne zhvilluam nje takim ku per ore te tera nuk arritem ne nje mendim te perbashket. Te gjithe kishin mendimet e tyre por shkaktaret kryesore te mospercaktimit te shortit ishin Greqia dhe Turqia. Ndoshta shumica prej tyre jane te mendimit qe te mblidhen edhe njehere por nese njeri prej pjesetareve nuk eshte dakord atehere kjo mundesi mendoj se eshte e kote. Mund te them se ne si federate po shkojme drejt shortit te FIFA-s pavaresisht se ne cdo moment ne do te jemi te gatshem per tu ulur ne bisedime",- ka mbyllur Starova.

AlbShkodra
05-02-2004, 13:53
Dabulla: Brigel, mos me keqkupto!

Rezart Dabulla eshte nje nga lojtaret qe nuk iu pergjigj thirrjes se trajnerit te kombetares, Brigel, per turneun e Norcias. Mbrojtesi bardheblu, ashtu si dy shoket e tjere te kombetares, Muka dhe Dede, kishte arsye te forta qe nuk udhetoi me pjesen tjeter te skuadres drejt Italise. Ne nje koment per "Sportin shqiptar", Dabulla mundohet te tregoje arsyet qe e cuan ne kete vendim. "Arsyet e mosshkuarjes sime me kombetaren B ishin shume te forta. Aktualisht, une vazhdoj studimet ne Institutin e Fiskultures, viti i trete, dhe gjithe muajin shkurt e kam te zene me sezonin e provimeve. E kisha te pamundur t'i sakrifikoja keto provime, sepse ne radhe te pare me duhet te shoh karrieren dhe me pas nje turne miqesor,"- thote Dabulla. Ne momentin qe Rezarti eshte informuar se bente pjese ne listen e 20 te grumbulluarve, menjehere u ka shpjeguar drejtuesve te Federates arsyet e mosshkuarjes. "Menjehere sapo u informova se beja pjese ne listen emerore te lojtareve te kombetares, njoftova shefin e ekipeve kombetare ne FSHF, Besnik celen, se nuk mund te shkoja dot ne Norcia. Atij i shpjegova me imtesi kete problem timin dhe besoj se me mirekuptoi,"- ben te ditur stoperi bardheblu.

AlbShkodra
05-02-2004, 14:04
Shqiperi-Suedi, ndeshja me drita

Zedhenesi i shtypit ne FSHF, Lysien Nurishmi, ka pohuar dje se ndeshja miqesore Shqiperi-Suedi do te luhet nen ndricimin e projektoreve me 18 shkurt. Sipas Nurishmit, dje eshte vendosur qe ndeshja miqesore me Suedine te mos zhvillohet ne oren 18.00, sic kishin pohuar me pare drejtuesit e FSHF-se, por ne oren 20.00. Ndryshimi i orarit eshte bere pasi drejtuesit e FSHF-se dhe stadiumit kombetar "Qemal Stafa" kane marre konfirmimin nga KESH-i per zhvilluar ndeshjen ne mbremje. Keshtu, miqesorja e pare e kombetares A do te zhvillohet me drita ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", me 18 shkurt, ora 20.00. Nderkohe, kombetarja e pare shqiptare do te grumbullohet nga trajneri Hans Peter Brigel me 16 shkurt. Grumbullimi i futbollisteve te ekipit kombetar do te behet si gjithmone ne hotelin "Dyrrah" te Durresit. Ekipi kuqezi, stervitjet do t'i zhvilloje ne stadiumin e Durresit dhe te Kavajes. Ndersa trajneri Hans Peter Brigel do te kthehet ne Shqiperi me 16 shkurt, dite ne te cilen perfundon edhe turneu i Norcias, ku prej dates 1 shkurt kombetarja B do te zhvilloje disa ndeshje.

AlbShkodra
11-02-2004, 15:27
Kuqezinjte e Brigelit luajne ndeshjen me te mire ne turneun e Norcias

Kombetarja B ka barazuar dje 0-0 me Universitatean e Krajoves ne ndeshjen e trete te kuqezinjve ne turneun e Norcias. Skuadra shqiptare, e drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel, ka barazuar 0-0 me fituesen ne fuqi te turneut te Norcias vitin e kaluar, Universitatean e Krajoves, pas nje loje shume te mire gjate 90 minutave. Brigeli, ndryshe nga ndeshja me Pinikun, kishte hedhur ne fushen nje formacion me shume ndryshime. Ne porte, nga minuta e pare ka luajtur Ilion Lika, Agolli ka luajtur ne vend te Ervin Bulkut dhe Bylykbashi ne vend te Mancakut. Sulmuesi durrsak, ndryshe nga dy ndeshjet e para, takimin e ka filluar nga stoli i rezervave. Kuqezinjte e kane nisur mire lojen dhe disa here kane rrezikuar porten e Universitateas se Krajoves. Sulmi i kombetares B, ndryshe nga ndeshjet e meparshme, ka qene me i shpejte dhe ka prodhuar me shume raste per gol. Gjithsesi, si Kapllani dhe Bylukbashi, jane nxituar shume para portes kundershtare, duke humbur nje mori rastesh per te kaluar ne avantazh. Ne pjesen e dyte, Brigeli ka vendosur te beje disa zevendesime, duke larguar Liken per Mustafen, Pishen per Tetoven, Agollin per Ervin Bulkun dhe Salihin per Mancakun. Zevendesimet kane sjelle freski ne fushe, por jo golin e deshiruar nga i gjithe ekipi kombetar B. Skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajneri Brigel, ka pasur disa mundesi per te kaluar ne avantazh, por mbrojtja e Universitateas dhe nxitimi i shqiptareve kane bere qe ndeshja te mbyllet ne barazim 0-0. Keshtu, ky eshte barazimi i dyte i ekipit kombetar B ne turneun e Norcias, pas atij te tri diteve me pare me Pinikun. Me kete barazim 0-0 me Universitatean e Krajoves, kombetarja shqiptare ngjitet ne vend te 4-t, me 2 pike.

AlbShkodra
15-02-2004, 10:25
Kuqezinjte e Brigelit mundin Arges Dacian 2-1 dhe renditen ne vendin e trete te turneut
Kombetarja B, fitorja qe vlen 4000 euro

Kombetarja B e Shqiperise ka mundur te fitoje ndeshjen e 4-t ne turneun e Norcias dhe me kete 3-pikesh arrin te renditet e treta ne klasifikimin e pergjithshem, me 5 pike. Ka mjaftuar nje fitore e ngushte 2-1 kunder Arges Dacias ne ndeshjen e fundit te turneut te Norcias, qe i ka ngjitur kuqezinjte shume lart ne renditjen e pergjithshme te ketij turneu, ne te cilin vitin e kaluar u eliminuam qe ne grup. Per ndeshjen e fundit me Arges Dacian, Brigeli kishte zgjedhur nje formacion sulmues. Qe ne fillim te ndeshjes eshte dukur se kuqezinjte ishin ne nje dite te mire. Skuadra, sipas te derguarve ne Norcia, ka luajtur shume mire, sidomos ne mbrojtje dhe ne sulm. Nderkohe, Arges Dacia nuk ka mundur te dale ne lojen e saj fale presingut te kuqezinjve qe ne fillim te takimit. Dhe goli nuk ka vonuar shume. Mancaku, pas nje aksioni te bukur, arrin te mposhte portierin e Dacias ne minuten e 22-te lojes dhe 1-0 per kombetaren B. Trajneri Brigel u kerkon futbollisteve ne fushen e lojes te rrisin presionin ndaj kundershtareve dhe goli i dyte nuk vonon. Serish autor eshte Mancaku i Teutes. Serish nje sulm nga krahu i majte dhe Mancaku, ne minuten e 38-te te pjeses se pare, i gjendur ne vendin e duhur, e ka te lehte ta dergoje topin ne rrjeten e Arges Dacias. Kuqezinjte vazhdojne lojen e tyre, por pjesa e pare mbyllet 2-0 per kombetaren B. Ne pjesen e dyte, trajneri Brigel ka larguar nga fusha e lojes Kapllanin dhe Mancakun, duke futur ne loje Belishen dhe Xhihanin. Loja nuk ndryshon dhe eshte kombetarja B e Shqiperise qe komandon ne fushe. Sulmuesit kuqezinj mund te kishin shenuar edhe gola te tjere, por Bylykbashi me shoke jane nxituar shume para portes. Ne fund te lojes, Brigeli ka nxjerre Muzaken dhe ne vend te tij ka futur Salihin. Pikerisht kur ndeshja po perfundonte 2-0, vjen dhe goli i Arges Dacias ne minuten e 93-te te lojes. Gjithsesi, nje gol qe nuk e rrezikon fitoren. Keshtu, kombetarja shqiptare arrin te fitoje 2-1 me Arges Dacian ne ndeshjen e 4-t te turneut te Norcias. Me kete tripikesh, kombetarja B ngjitet ne vendin e trete ne renditjen e pergjithshme te turneut te Norcias, me 5 pike.

Renditja perfundimtare

1. Oradea 4 3 0 1 7?5 9
2. U.Krajova 4 1 2 1 4?3 5
3. Shqiperia 4 1 2 1 5?5 5
4. Arges 4 1 1 2 4?5 4
5. Pinik 4 0 3 1 4?6 3

AlbShkodra
15-02-2004, 10:26
Suedia me shume mungesa ne Tirane

Ekipi i Suedise vazhdon te vuaje demtimet e futbollisteve te tij, edhe pse pas 4 ditesh do te zhvilloje nje miqesore me Shqiperine ne Tirane. Pas demtimit dhe mosgrumbullimit me ekipin kombetar suedez te Ibrahimovicit te Ajaksit, Mjalbit te Selltikut dhe Ljungbergut, qe luan me Arsenalin, te tjere lojtare i jane shtuar listes se infermierise. Keshtu, ne ndeshjet e kampionatit anglez te zhvilluara te marten eshte demtuar mesfushori i Sauthemptonit, Svenson. Futbollisti qe luan ne Angli do te qendroje jashte fushave te lojes gati 5 jave. Edhe Matias Jonson i Brondbit ka kerkuar leje te trajneret e Suedise, Lagerbek dhe Soerbek, pasi eshte i semure. Ne keto kushte, dyshja e stolit te Suedise ka vendosur qe dy te demtuarit Svenson dhe Jonson te zevendesohen nga Skoog, qe luan me Malmoen, dhe Johanson i Djugburit. Mesohet se mungesave te ekipit suedez mund t'u shtohet dhe futbollisti i Aston Viles, Markus Albak, i cili eshte ne dyshim per miqesoren e 18 shkurtit. Gjithsesi, ndonese suedezeve u mungojne disa lojtare kryesore te ekipit, te gjithe te tjeret qe do te grumbullohen per ndeshjen miqesore me Shqiperine jane futbolliste qe kane luajtur me shume se 10 ndeshje me ekipin perfaqesues te Suedise.

drago
19-02-2004, 10:15
shqipriiiiiiiii shqqipriiiiiiiiii oooooooooooo albania -suedi 2-1 dhe italionet kishin shkruar renia e suedise ne shqiperi 2-1 (se dinin qe mund ti rrifnim me thelle dhe kishin shkruar vetem autorin e golit te suedise , racista)

dory85
19-02-2004, 11:56
Forca Shqiperia te duam ne boteror.o tani o kurre !

AlbShkodra
19-02-2004, 19:41
Shkelqyem mbreme , rezultat vertet i kenaqshem , por dhe loja jone ishte vertet me nivel.
Bravo Shqiperia , ndoshta dhe ne nje dite do te qeshim!

AlbShkodra
19-02-2004, 19:42
Kombetarja fiton 2-1 ndaj Suedise, finalistes se Euro 2004-s, dhe mbetet e pathyeshme ne shtepi
Kuqezinjte "ngrijne" nordiket ne "Qemal Stafa"

Tashme mund te quhemi pa frike te pathyeshem ne fushen tone. Pas Rusise, Zvicres, Irlandes etj., skuadra te njohura evropiane keto, i erdhi radha edhe Suedise nordike, finaliste e Evropianit te ketij viti, qe te provoje "shuplaken" kuqezi. Mbreme "Qemal Stafa" ka "prodhuar" nje tjeter spektakel te kombetares sone, e cila i ka kenaqur pa mase mijerat e tifozeve kuqezinj, te cilet nuk kane dashur t'ia dinin per te ftohtin e madh, por e kane skuqur nderkombetarin tone. Kesaj here nuk kemi marre pike per ndonje lloj renditjeje, por kemi treguar se jemi ne rritje te vazhdueshme dhe nuk ndihemi aspak inferiore para cdo kundershtari. E thene ndryshe, pas ndeshjes se mbremshme, te gjithe kemi te drejte te besojme se Shqiperia edhe mund te pretendoje. Ne fakt, miqesorja e mbremshme nuk ka sjelle ndonje te re, per sa i takon menyres se lojes dhe emrave qe ishin ne fushe. Trajneri Brigel u ka besuar kuqezinjve titullare, qe kane luajtur edhe ne fazen kualifikuese per Euro 2004, vetem me pak ndryshime ne repartin e sulmit. Keshtu, ne katerkendorin kuqezi eshte vendosur serish kapiteni Strakosha, i cili i ka sfiduar, si gjithnje, vitet qe ka mbi shpatulla dhe ka shkelqyer, sepse ka qene vertet shpetimtar ne disa raste. Perpara tij qendronte Geri cipi, perhere i pakalueshem, ndersa ne krah te tij vinin Ardian Aliaj dhe Elvin Beqiri, edhe keta ne lartesine e duhur. Madje vlonjati i Oberhauzenit ka arritur ta perserise suksesin e tij, duke shenuar nje tjeter gol, ate te fitores. Mesfusha perbehej nga te zakonshmit Hasi, Skela, Cana, Klodian Duro dhe Murati. Te peste, pa perjashtim, kane zhvilluar nje ndeshje teper dinjitoze. Prej tyre duhet vecuar kosovari i Paris SG-it, Lorik Cana, i cili ka nxjerre nje 90-minutesh "te arte". Sulmi, ne fillim te ndeshjes i eshte besuar Rrakllit dhe Bushit, qe nuk jane marre vesh edhe aq mire me njeri-tjetrin. Megjithate, aktivizimi i Tares dhe i Myrtajt ne pjesen e dyte, ne vend te tyre, ka treguar se kjo dyshe qendron me lart. Vec te tjerash, kombetarja shqiptare ka treguar serish mbreme se di te reagoje edhe kur gjendet ne disavantazh, gje te cilen e ka treguar edhe ne ndeshjet paraardhese. Ndonese kane pesuar nje gol ne fillimin e pjeses se dyte, kuqezinjte tane nuk jane demoralizuar aspak, por e kane rritur forcen e sulmit dhe kane arritur te shenojne dy here me ane te "trurit" te mesfushes kuqezi, Skela, dhe "snajperit" Ardian Aliaj. Po keshtu, i rendesishem eshte edhe fakti tjeter: kuqezinjte, megjithese udhehiqnin ndaj kundershtarit, nuk kane leshuar terren, por kane tentuar te shenojne serish. Nese rasti i arte i Tares dhe penalltia e Skeles do te ishin finalizuar me sukses, fitorja e mbremshme do te ishte edhe me me peshe. Gjithsesi, sikurse ka thene edhe vete Brigeli pas ndeshjes, duhet te qendrojme me kembe ne toke. Vertet kombetarja jone ka hyre tashme ne "bursen" e futbollit evropian, por finalet e nje evropiani apo boterori mbeten ende enderr. Mbase Brigeli, me punen e tij, fale perkushtimit dhe sedres se futbollisteve, shto ketu edhe ate mbeshtetje te fuqishme te tifozerise se zjarrte kuqezi, do ta coje kete kombetare me lart. Mbase s'duhet nxituar, apo kaluar ne eufori, por shenjat e nje gjeje te tille i kemi dhene me shume se kurre mbreme...

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
19-02-2004, 19:44
Duka: Nje fillim i mbare per 2004-n

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, ka pershendetur fitoren 2-1 te ekipit tone kombetar ndaj perfaqesueses suedeze. Ai eshte shprehur mjaft i kenaqur nga kjo fitore dhe e ka quajtur suksesin e djeshem nje fillim te mbare te kombetares kuqezi per vitin 20004. Presidenti Duka ka pergezuar futbollistet shqiptare per paraqitjen e mire qe bene ne stadiumin "Qemal Stafa", ku kombetarja jone vazhdon te jete e pathyeshme. Midis te tjerash, nunri nje i FSHF-se thekson: "Ishte nje ndeshje me te vertete e bukur dhe atmosfera ne stadim ishte shume e zjarrte. Per mendimin tim, kombetarja jone luajti mire dhe e meritoi fitoren. Mund te kishim shenuar edhe gola te tjere, pasi rastet nuk munguan, megjithate na gezon fakti qe luajtem mire dhe fituam. Une do te thosha se eshte nje fillim mjaft i bukur per vitin 2004 dhe shpresojme qe te vazhdojme ne kete rruge. Ishte nje fitore shume entuziaste, e cila e gezoi pa mase edhe tifozerine shqiptare." Presidenti Duka pohon gjithashtu se vlerat e fitores se djeshme ne "Qemal Stafa" shtohen me shume duke pasur parasysh faktin qe ajo u arrit ndaj nje kundershtari te forte dhe me emer, sic eshte Suedia. Nje fakt i tille, sipas presidentit te FSHF-se, tregon se perfaqesuesja shqiptare ka bere permiresime te dukshme ne lojen e saj. "Ishte vetem nje ndeshje miqesore, megjithate fitorja e marre ka vlera te medha, sepse u arrit ndaj nje ekipi me emer ne futbollin evropian. Rendesi ka jo vetem rezultati pozitiv, por edhe loja e bukur qe u zhvillua ne kete ndeshje. Kjo tregon se ekipi yne kombetar ka bere hapa perpara dhe po vazhdon te permiresohet nga ndeshja ne ndeshje. Per anet teknike mund te flase me mire trajneri Brigel, por edhe njehere e theksoj se kombetarja jone zhvilloi me te vertete nje ndeshje te bukur. Shpresoj qe te vazhdojme keshtu edhe ne ndeshjet eliminatore ne grup per kampionatin boteror 2006." Me keto fjale e ka perfunduar deklaraten e tij presidenti i FSHF-se, Armando Duka.

AlbShkodra
19-02-2004, 19:45
Protagonistet kuqezinj shprehen pas fitores

Altin Rraklli
"Tashme ne ekip e njohim mire lojen e njeri-tjetrit, sepse u be nje kohe e gjate qe luajme bashke. Nje gje te tille e them edhe per bashkeveprimin tim me sulmuesin tjeter Bushi. Ne u munduam t'i vinim ne trysni mbrojtesit kundershtare, por nuk arritem te shenonim dot. E rendesishme per ekipin tone ishte fakti qe ne perfundim te lojes dolem te fituar. Te mos harrojme se kete rezultat e morem ndaj nje kundershtari shume te forte."

Alban Bushi
"Ekipi i Suedise ishte shume i mire. Vecanerisht ne pjesen e pare, suedezet ishin vendosur shume mire ne fushe, nderkohe qe gjate 45 minutave te para ne u lame disa hapesira, per disa gabime ne mesfushe. Pjesa e dyte foli me shume per ekipin tone dhe dua te vleresoj faktin se nga disavantazhi kaluam ne fitore."


Igli Tare
"Zgjedhja e trajnerit sot ndaj Suedise, mendoj se ka qene thjesht per te provuar formen e ndonje lojtari qe nuk aktivizohet prej kohesh. Keto mendoj se jane gjera normale. Me e rendesishme eshte se sot ekipi tregoi karakter, duke permbysur rezultatin e ndeshjes. Megjithate, mendoj se kjo skuader ka ende probleme. Faktori-fushe ka qene pozitiv per perfaqesueses tone, vecanerisht ne dy vitet e fundit, por problemi qe mbetet per t'u zgjidhur eshte ecuria e lojes jashte fushes sone. Gjerat pozitive qe burojne nga fitoret ne fushen tone duhet t'i pervetesojme, sepse te japin kurajo per me tej."

Elvin Beqiri
"E kam vleresuar vazhdimisht pranine time ne ekipin kombetar dhe per kete kam punuar sistematikisht. Une falenderoj trajnerin per zgjedhjen qe ben, si dhe shoket qe me mbeshtesin gjithmone. Ne ndeshjen perballe Suedise ne krahun tim pati me pak pune, ndaj m'u desh qe te sherbej ne ndihme te ekipit."

Florian Myrtaj
"Pas disavantazhit, na doli si detyre qe te ndryshonim lojen per te permbysur rezultatin e ndeshjes. Ia arritem qellimit, sepse, sipas mendimit tim, ky ekip eshte me karakter. Ne nje ndeshje ku perballesh me nje skuader si Suedia nuk eshte e lehte ta rikuperosh kete rezultat. Me Taren nuk kemi luajtur shume here, por vendimin per kete e merr vetem trajneri i ekipit. Me kaq sa luajtem sot, ne i demonstruam trajnerit se mund te luajme suksesshem bashke."

Klodian Duro
"E rendesishme ishte fitorja, por dua te them se ne luajtem per ta arritur ate. Per me teper, ekipi yne tregoi se ka forca per te marre rezultat edhe ndaj nje ekipi te forte dhe me emer, sic eshte Suedia. Ne pjesen e dyte, ekipi shfaqi me shume vlera, sepse arriti te permbyste disavantazhin e takimit."

Edvin Murati
"Une fitova nje 11-metersh, por kryesorja ishte qe ekipi te fitonte ndeshjen. Kjo u arrit dhe ekipi tregoi perballe Suedise se kishte nje zemer te madhe. Dua te vecoj faktin se ne kete takim ishim vendosur mjaft mire ne fushe dhe, per rrjedhoje, u krijuan shume raste per te shenuar ne porten kundershtare. Me kete fitore, te gjithe jemi te kenaqur dhe me vjen mire qe me kete rast kenaqim edhe publikun e shumte."

Lorik Cana
"Formen time sportive e lidh edhe me gjendjen e mire qe gezon ekipi francez, ku luaj momentalisht. Kjo gje me ka ndihmuar per te fituar besimin e duhur dhe ato gjera qe i mesoj atje jam i gatshem t'i realizoj edhe me ekipin kombetar. Pozicioni im kryesor eshte ai i mesfushorit, por ndodh qe here-here aktivizohem edhe ne mbrojtje, sepse keshtu e sheh te arsyeshme trajneri."

Besnik Hasi
"Ne pjesen e pare nuk ishim ne nivelin e duhur dhe krijuam shume pak raste per shenim. Ne pjesen e dyte m'u duk se u fut nje ekip tjeter. Edhe pse morem golin, kishim besim se dica do te ndryshonte dhe keshtu ndodhi, kur shenuam dy gola dhe humbem nje 11-metersh. Besoj qe me kete fitore e kemi kenaqur publikun shqiptar, sepse ajo u arrit ndaj nje ekipi shume te forte."

Ardian Aliaj
"Jam shume i kenaqur qe shenova golin e fitores nga nje goditje denimi. Goditja te tilla i kam pasur deshire qe ne momentet e para te karrieres sime si futbollist. Kjo fitore eshte shume e rendesishme, sepse u arrit perballe nje kundershtari si Suedia, nje nder ekipet me te forta ne Evrope."

dory85
20-02-2004, 11:47
O Albshkodra ku e ke pare ndeshjen ti ?

AlbShkodra
20-02-2004, 18:16
Origjinali i postuar nga dory85
O Albshkodra ku e ke pare ndeshjen ti ?

Ndeshjen nuk e kam pare ne TV , por pashe LIVE kroniken e ndeshjes me tekst te webi ''Tifozat.com''

AlbShkodra
20-02-2004, 19:30
Mediat suedeze: Nje rezultat katastrofe

Ja si e kane vleresuar humbjen 2:1 ne Shqiperi te perditshmet nordike

"Nje humbje katastrofike". Ky ka qene titulli i njeres prej te perditshmeve suedeze, "Aftonbladet", pas humbjes qe Kombetarja e Suedise pesoi 2:1 te merkuren ne mbremje, ne stadiumin "Qemal Stafa" kunder perfaqesueses se Shqiperise.

Ndoshta ky ka qene dhe titulli me i ashper qe nje gazetat suedeze ka perdorur ne shenje deshperimi kunder perfaqesueses se drejtuar nga dyshja, Lagerbek-Soderbereg, por qe ne nje fare menyre ka qene i drejte. Dhe kjo sepse ka ndodhur kunder nje ekipi Kombetar, qe ne renditjen e FIFA-s eshte diku nga vendi i 90-te. cudi ben fakti qe asnje nga te perditshmet suedeze nuk e ka justifikuar humbjen me mungesat e shumta qe Kombetarja nordike ka patur per ndeshjen ne vendin e shqiponjave. Perjashtim ketu ben gazeta "Bauslaningen", qe perkrah shkrimit ne faqen e saj te internetit ka renditur dhe emrat e lojtareve, te cilet nuk kane udhetuar per ne Tirane, duke dhene per secilin arsyet e mungeses. Thuajse te gjitha mediat e kane perkufizuar humbjen e Suedise si nje rezultat i ardhur vetem ne 30 minutat e fundit te ndeshjes, aty ku lojtaret shqiptare, kane mundur te gjejne "karburantin" rezerve dhe te vrapojne me teper, duke u bere me te shkathet ne ndertimin e aksioneve sulmuese, e duke patur raste te shumta te pastra ne dispozicion. "Humbje qe i eshte dhuruar Shqiperise". Keshtu e ka cilesuar humbjen e Kombetares se Suedise te merkuren ne "Qemal Stafa", 2:1 kunder Shqiperise, e perditshmja e ketij vendi "Zaland Herald", e cila eshte mbeshtetur me shume ne pjesen e pare te lojes dhe ne ate qe dhuruan lojtaret nordike ne 2/3 e lojes. Nderkohe qe per 30 minutat e fundit, faji i eshte "adresuar" lojtareve, te cilet nuk kane qene te afte te menaxhojne rezultatin. "Ostersund posten" ka vecuar ne takimin e se merkures dhe elementin e tifozerise shqiptare (tifozet e ardhur nga Kosova, te pozicionuar ne tribunen karshi), te cilet kane qene nje nga faktoret qe i kane dhene nje "dore" lojtareve ne fushe, ku koret e shumta nuk kane munguar qe nga fillimi i ndeshjes. Bile, nenvizon gazeta ne fjale, festa e tyre ka filluar qe disa ore perpara ndeshjes, ku shume tifoze kane brohoritur perpara bulevardit "Deshmoret e Kombit". Nga te perditshmet suedeze eshte vleresuar shume loja e mire e Ervin Skeles, por duket se celesi i suksesit ka qene me futjen ne loje ne pjesen e dyte te Tares dhe Myrtajt. Sa per golin e Adrian Aliajt, "Zaland Herald" thote: "Nje goditje e harkuar mrekullisht dhe Isaksson nuk ka patur asgje cfare te beje...".

Komentet e pjesshme te gazetave suedeze
"Zaland Herald": Humbje qe i eshte dhuruar Shqiperise. Lojtaret suedeze kane luajtur vetem 2/3 e ndeshjes dhe 30 minutat e fundit kane qene nen dirigjimin e Shqiperise. Djemte e Soderberg nuk arriten te mbajne golin e shenuar nga Selakovic dhe kane humbur raste te tjera. Pengese eshte bere dhe portjeri i Shqiperise, Foto Strakosha, i cili ka qene me i miri ne fushe per skuadren e gjermanit Hans Peter Brigel. Mjaft mire dhe Adrian Aliaj, qe, me nje goditje te harkuar mrekullisht, ka shenuar golin e dyte, pas atij te lojtarit te Frankfurtit, Ervin Skela.

"Aftonbladet": Nje humbje katastrofe per Suedine ne Tirane kunder Shqiperise, qe ne renditjen e FIFA-s eshte diku nga vendi i 90-te. Deri nga minuta e 60-te e ndeshjes, cdo gje ishte ne kontroll, Suedia kryesonte 1:0 dhe shifrat mund te ishin dhe 2:0, nese Lucic do te ishte me i sakte. Me pas, sulmuesi i Bolonjas, Igli Tare, dhe mesfushori i Frankfurtit, Ervin Skela, krijuan shume raste te mira dhe shanset nuk i munguan kundershtarit, por golat qe shenuan ishin vetem dy, per fat te mire...

"Ostersund posten": Nje fitore e cila eshte kerkuar me cdo kusht nga tifozet e Shqiperise, te cilet disa ore perpara fillimit te ndeshjes, kane brohoritur perpara bulevardit "Deshmoret e Kombit". celesi i suksesit te fitorja e ndeshjes ka qene ne pjesen e dyte ku, hyrja ne fushe e lojtareve qe aktivizohen ne Itali, Igli Tare i Bolonjes dhe Florian Myrtaj i Verones, i dhane sulmit te Shqiperise nje gravitet tjeter. Shqiperia beri nje presion te vazhdueshem ne fundin e takimit dhe diti te mbronte rezultatin, qe mund te kishte shkuar dhe ne 3:1 nese Isaksson nuk do te kishte pritur penalltine e gjuajtur nga Skela.

drago
24-02-2004, 14:39
shqiperi-greqi me sa pashe shqiperise i ka rene nje short shume i mire shpresoj qe keto lojtare qe kemi te jene sane forme dhe te zbulohen te rinj dhe mund te kemi shpresa per kualifikim boteror
1.shqiperi-greqi (duhet te fitojme te pakten per per emigrantet shqiptare dhe per rivalitetin tone historik dhe per shovinizmin greke per vorio-epiriotet)
2.gjeorgji- shqiperi (duhet ta arrijme nje fitore jashte fushe me gjeorgjin qe e kemi treguar qe jemi me te forte se ta duke e lene mbrapa ne grup dhe pse skemi fituar ne fushen e tyre)
3. shqiperi-danimark( duke treguar se skemi humbur ne fushen tone te pakten te marrim nje pike)
4.kazikakistan- shqiperi( mendoj nje ndeshje te lehte ku mund te marrim 3 pike )
te pakten per 2004 do ishte nje fillim i mbare.

drago
27-02-2004, 14:04
federata shqipetare ka marr nje kerkese qe rte shtyhet ndeshja shqip-gre por federata se ka pranuar , me ne fund dhe federata ka marr pavaresin ( vite me pare jemi ndeshkuar nga gjera te tilla)

drago
27-02-2004, 19:03
albania-danimark (0-4) (1-0) (SPA64) (0-4) (0-1)(USA94) 1/0/3 1-9
albania-hungari (0-3)( ball47) (0-0)(ball48) 0/1/1 0-3
albania-gjermani (0-0) (0-6) (ita68) (0-1) (0-2) (bel72) (1-4) (0-2)(gjer74) (0-2) (0-8)(spa82) (1-2) (1-2) (FRA84)(1-2)(1-2)(ang86) (2-3) (3-4)(Fra94) (1-2) (0-2)(jap02) 0/1/15 11-44
albania-jugosllavi (2-3)(ball46) (4-2) (ball47) (0-0)(ball48)(0-2) (0-4) 1/1/3 6-11
albania-turqi (3-0)(1-2) (bel72)(0-1) (1-1)(ra84) 5-4
albania-poloni(2-2) (0-1) (mek86) (1-1)(0-3)(bel72) (0-1) (1-2) (ita90) 0/2/4 4-10
albania-irland.v(1-1) (1-4) (ang66) (0-0) (0-1)(fra84)((1-2)(0-3)(usa94) (1-0) (0-2) (fra98) 1/2/5 4-13
albania-austri (0-1) (0-5)(spa82) (1-2)(0-5) (fra84)(0-1)(0-3)(ger88) 0/0/6 1-16
albania-rumania (1-0)(ball46) (0-4)(ball47) (1-0)(ball48)(1-4)(0-2)(ger74) (0-1)(0-5) (ger88) 2/0/5 3-16
albania-spanja (1-2)(0-5)(ger88)(0-9) (sue92)(0-3) (1-5) (usa94) 0/0/5 2-27
albania-franca (0-1) (0-5)(sue92) 0/0/2 0-6
albania-island ((1-0) (1-2) 1/0/1 2-2
albania-cekosllovakia (0-2) (1-2) 0/0/2 1-4

drago
27-02-2004, 19:36
albania-bullgaria (3-1) (ball46) (0-2)(ball47) (1-2) (0-2) (spa82)(1-1)(0-3) (ang96) 1/1/4 5-11
albania-moldavia (3-0) (3-2) (ang96) 2/0/0 6-2
albania-portugali(0-3) (0-2) (fra98) 0/0/2 0-5
albania-gjeorgji (0-1) (0-2) (ang96) (2-1)(0-1)(hol00)(3-1)(0-3)/0/4 6-10
albania -uells(1-1)(0-2) (ang96) 0/1/1 1-3
albania-slloveni (0-1) (0-2) (hol00) 0/0/2 0-3
albania-letoni (0-0) (1-1) (usa94) (0-0)(3-3) (hol00) 0/4/0 4-4
albania-greqi (0-2)(1-1)(mek86) (0-0)(0-2) (holl00)(2-0)(0-1) (jap02) 1/2/3 3-6
albania-norvegji(2-2) (1-2) (hol00) 0/1/1 3-4
albania-irland (0-2)(1-2)(usa94)(0-0)(1-2)(por04) 0/1/3 2-6
albania-rusia (3-1) (1-4) (por04) 1/0/1 4-5
albania-svicer (0-2)(0-1) (ang66) (1-1)(2-3)(por04) 0/1/3 3-7
albania-holanda(0-2) (0-2) (ang66) 0/0/2 0-4
albania-finland((1-0)(0-1)(ger74)(2-0)(1-2)(spa82) ( 0-2)(1-2) (jap02) 2/0/4 5-7
albania-belgjik (1-3)(2-0) (mek86) 1/0/1 3-3
albania-angli (0-2)(0-5)(ita90) (1-3) (0-2) 0/0/4 1-12
albania-suedi (1-2) (1-3) (ita90) 0/0/2 2-5
albania-lituani(1-0) (1-3) (usa94) 1/0/1 2-3
albania-ukrain (0-1)(0-1) (fra98) 0/0/2 0-2
albania-armeni (1-1) (1-3) (fra98) 0/ 1/1 2-4
ndeshjet zyrtare

AlbShkodra
16-03-2004, 15:52
Shqiperia siguron nje ndeshje miqesore ne 18 gusht

Shqiperia ka mare pergjigjen e pare pozitive per nje ndeshje miqesore ne daten e lire te Uefa-s, 18 gusht. Federata Shqiptare e Futbollit ka shperndare ftesa ne shume vende per te gjetur nje kundershtar ne ndeshjen e fundit miqesore para startit te eleminatoreve te kampionatit boteror. eshte Qipro Federata e pare qe ka kthyer nje pergjigje pozitive ne zyrat e institucionit tone te futbollit. Megjithate drejtuesit e futbollit shqiptar nuk kane ndermend ta konfirmojne plotesisht perballjen me Qipron. Federata kerkon te fitoje kohe, perpara se te marre nje vendim perfundimtar. Ajo deshiron gjeje kundershtarin me te pertatshem per kete takim, i cili ne te gjitha rastet pritet te luhet ne Tirane. FSHF nderkohe nuk i ka bere te njohur emrat e vendeve te tjera qe u eshte bere ftese. Ndeshja miqesore e 18 gushtit do te jete shume e rendesishme per kombetaren E Brigelit, pasi vetem 17 dite me pas Shqiperia do te zhvilloje takimin e pare te eleminatoreve te kampionatit boteror, kunder Greqise. Per kete arsye federata jone kerkon te gjeje nje skuader te ngjashme ne stilin e lojes me ekipin qe aktualisht drejtohet nga gjermani Oto Rehagel.

AlbShkodra
14-04-2004, 19:49
Meditim per te harruar nje kohe jo shume te larget
Fytyra e vertete e kombetares se futbollit

Nga Ahmet Shqarri
Edhe pse po i afrohemi ndeshjes tjeter miqesore te kombetares sone, per te dhe lojerat e saj te zhvilluara ne startin e ketij viti sikur nuk po flasim aq sa duhet. Une mendoj keshtu per shume arsye. Me e rendesishmja nga te gjitha them se eshte rikujtimi i lojerave te bukura te kombetares sone, sepse me mire se tani nuk e kemi pasur kurre me pare kete simbol te futbollit tone.
Duke medituar per kete kombetare, qe arrin te fitoje dy ndeshje radhazi brenda nje kohe te shkurter prej rreth 40 ditesh, me vijne nder mend shume argumente vleresuese per futbollin tone perfaqesues. Edhe pse miqesore, ndeshjet e fituara prej kombetares sone kane vlera te vecanta, sepse, ne radhe te pare ato jane arritur ndaj skuadrave me reputacion ne arenen nderkombetare, si Suedia, qe vec te tjerash ka provuar te jete edhe nenkampione e botes. Ketu po ju sjell nder mend faktin me te fresket, kur gati nje muaj pas humbjes me ne, suedezet fituan 1?0 ndaj Anglise... Edhe pse jo e permasave te tilla, edhe sfidanti tjeter i mundur prej nesh, pra ekipi i Islandes, duhet vleresuar realisht, ngaqe vetem ne ndeshjen e fundit ne grupin eliminator te Euro 2004-s e humbi rastin per te shkuar ne finalet e Portugalise, duke ia leshuar rrugen per atje pikerisht rivalit me te afert, Gjermanise!...
Por vlera e fitoreve tona rritet edhe per faktin se ato po realizohen ne kohen e duhur, per te krijuar me shume besim e siguri ne skuader ne prag te eliminatoreve te Boterorit 2006, qe per ne starton me 4 shtator te ketij viti, kur do te presim ne stadiumin "Qemal Stafa" njeren nga pjesetaret me te forta te grupit tone, Greqine. Duke vazhduar me kete logjike, suksesi i kombetares sone behet edhe me i dukshem, sepse ai ka ardhur si rrjedhoje e nje sere rezultatesh te tjera pozitive, te regjistruara ne fushen tone keto 3 vitet e fundit, cka nuk eshte pak per te formuar nje psikologji gjithnje e me te forte fitoreje.
Ne fakt, nen drejtimin e trajnerit gjerman H.P.Brigel, qe nga janari i vitit te kaluar, kur ai u caktua ne krye te kombetares sone, psikologjia e fitores duket se po ze vend mire te te gjithe lojtaret, te cilet thuajse jane ambientuar tani me lojen sulmuese. Dhe kjo eshte pare qarte pothuajse ne te gjitha ndeshjet e zhvilluara nen drejtimin e Brigelit. Pavaresisht se ndaj kujt skuadre u arrit, fitorja shume e thelle 5?0 kunder Olimpikes se Vietnamit, ne fillim te vitit te kaluar ne Norcia te Italise, ishte nje ogur i mbare per perfaqesuesen tone. Brigeli, qe nga ajo ndeshje nisi te provoje lojtare te rinj ne formacion, fenomen i cili ne takimet pasardhese thuajse u be mode per trajnerin gjerman. Qe nga Elvin Beqiri, Lorik Cana e sidomos Adrian Aliaj, te gjithe keta debutues, por tashme titullare, jo vetem qe u ambientuan shpejt me uniformen e kombetares, por tek ata u injektua menjehere psikologjia e fitores, qe eshte konkretizuar me shenimin e shume golave. E theksoj kete fakt, sepse eshte teper i rendesishem, kur kujton se ato jane shenuar edhe ne fushe kundershtare, pothuajse ne cdo takim. Sa per ilustrim, kur fitonim pas 7 vitesh nje takim zyrtar ne fushen tone, pikerisht 1?0 ndaj Islandes, ne maj te vitit 1991, atehere golaverazhi i kombetares sone gjate atyre ndeshjeve ne grup ishte 1?19 (?!). Nderkohe shikoni sot se cfare treguesish regjistron ekipi yne perfaqesues. Vetem ne ndeshjet zyrtare, ne grupin eliminator te Evropianit 2004, vitin e kaluar, jo vetem qe shenoi e fitoi me rezultate shumegoleshe ne fushen tone, por arriti te shenoje edhe ne fusha kundershtare, si ne Dublin e vecanerisht ne Gjeneve. Madje, vitin e kaluar, ne miqesoren e Portugalise shume pak njerez, midis tyre edhe specialiste, me shume u moren me humbjen, duke harruar nje detaj kuptimplote, per sa i perket mentalitetit sulmues te kombetares sone, qe u shfaq me shenimin e golave ne Lisbone jo vetem nga lojtaret tane sulmues, por edhe nga ata mbrojtes, sic eshte Adrian Aliaj, tashme nje "lojtar universal" per skuadren tone. Pra, ka shume argumente, fakte e detaje te ndryshme qe na vijne ne ndihme per te kuptuar edhe me mire vlerat gjithnje e ne rritje te lojes sone, te misheruara ne vazhdimesi nga skuadra perfaqesuese, sidomos ne startin e ketij viti, ku per 40 dite, ne dy ndeshje radhazi, edhe pse miqesore, arrijme dy fitore permes nje loje te pelqyeshme, me karakter tipik sulmues. Dhe nuk eshte pak, madje eshte teper shume kur kujton se jo shume larg, por ne fillim te ketij shekulli (pra jo me larg se 3?4 vjet me pare) kombetarja jone, gati si e trullosur, pasi humbte ndeshje zyrtare, per eliminatore te ndryshme edhe ne fushen tone, shkonte pastaj jashte duke vazhduar humbjet, madje ne gjendje nokauti rrezohej edhe neper ndeshje miqesore ndaj ekipeve "lilipute" si Luksemburgu e aq me keq nga Andora?!
I gjithe ky meditim, vecanerisht pas dy fitoreve te ketij fillimviti, qe nuk kishte ndodhur per shume kohe ne futbollin tone, nuk eshte krejtesisht euforik, sic mund ta mendoje dikush. Sepse nuk po them qe tash e tutje kombetarja jone do te jete nje skuader qe nuk do ta njohe humbjen. Nuk po them gjithashtu se, keshtu sic po luan perfaqesuesja jone, tani Shqiperia e ka te sigurt, me ne fund, pjesemarrjen ne nje finale per evropian apo boteror. Jo, por duke qendruar me kembe ne toke, kemi te drejte te flasim pak me ndryshe per lojerat qe futbolli perfaqesues shqiptar po paraqet tani ne arenen nderkombetare. Madje na takon te flasim edhe me entuziazem, te pakten tani per tani, qe ndodhemi ne "qiellin e shtate", sepse historia duhet shkruar ashtu sic ngjet ne kohe. Dhe koha qe po jetojme tani po flet mire e bukur per kombetaren tone. Se fundi, per te qene realiste, keto rezultate pozitive, sidomos te ketij fillimviti, te pakten te sherbejne per te harruar ate kohe jo shume te larget, kur kete kombetare e mundte edhe Andora?!...

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
28-04-2004, 03:55
Miqesorja: Shqiperia, udhetim-maratone drejt Estonise

Pese futbolliste te kampionatit shqiptar kane bere sot nje udhetim-maratone, nga Tirana drejt kryeqytetit estonez, Talin, ku do te luhet neser, miqesorja Estoni-Shqiperi. Lika, Dede, Ndreka, Ardit Beqiri dhe Kapllani jane nisur ne ora 5 te mengjesit nga Aeroporti i Rinasit, me "Austrian Airlines", me drejtim Vjenen. Pas 2 ore pritjeje aty, jane nisur per ne Frankfurt te Gjermanise, ku jane detyruar te presin 6 ore dhe me pas te udhetojne drejt Talinit, ne nje itinerar te nderlikuar. Ne Talin, ata i priti trajneri Hans-Peter Briegel dhe ndihmesi i tij, Axel Ros, qe kane shkuar ne Estoni qe te dielen. Futbollistet e tjere, ata qe luajne ne kampionatet e huaj ne Europe, kane mberritur dje, me perjashtim te ndonjerit qe ka luajtur pas te tjereve.

Skuadra shqiptare eshte vendosur ne "Meriton Grand Hotel" ne Talin, nje hotel i ri (rihapur me 1999), me pronesi franceze, me 4 yje, qe ndodhet ne qender te qytetit, vetem 6 km larg aeroportit dhe 2 km larg portit, fare prane qytetit te vjeter mesjetar (hanseatik). Hoteli ka 164 dhoma, klinike dentare, madje edhe limuzina klasike ish-sovjetike "Cajka", qe jepen me qira.

Plani i Sektorit te Ekipeve Kombetare ne FSHF, parashikonte stervitje vetem sot, por "Telesporti" ka lajmeruar dje se eshte zhvilluar nje stervitje e cunguar ne oren 19.00 sipas ores estoneze. Nder lojtaret e kombetares, Geri Cipi ka bere pushim kete fundjave pasi vazhdon te jete i pezulluar, ndersa Klodian Duro nuk ka luajtur per shkak te nje demtimi (sipas ajansspor.com). Bushi eshte lodhur gjithashtu jo shume, sepse ka luajtur vetem nje pjese loje, ndersa Hasi ka luajtur 79'.

AlbShkodra
29-04-2004, 01:19
Sot, ne oren 20.00, ne Talin, Estoni-Shqiperi. Prova e trete per kuqezinjte tane ne 2004-n
Estonia, miqesorja e pjekurise

Edhe pse mijera kilometra larg, syte dhe veshet e dashamiresve te shumte te kombetares sone do te jene te perqendruar atje ne stadiumin e kryeqytetit estonez, Talin, ku kuqezinjte tane do te ballafaqohen me vendesit. Ndonese behet fjale per nje ndeshje miqesore, rendesia e ketij 90-minuteshi eshte e madhe per tanet. Nese vendesit estoneze do te kerkojne revanshin per ate humbje te nentorit (2-0) ne "Qemal Stafa", tanet kane nje motiv shume here me te forte per te triumfuar sonte. Kjo, sepse pathyeshmeria ne fushen tone do te zbehej nga ndonje rezultat negativ ne mbremjen e sotme, duke e bjerre sadopak edhe optimizmin e te gjithe atyre qe e rrethojne ekipin tone perfaqesues. Pas 3 fitoresh radhazi ne miqesoret e fundit, edhe vete futbollistet kuqezinj, aq me shume Brigeli, deshirojne te mos e prishin serine e rezultateve pozitive ne prag te eliminatoreve te Boterorit 2006, qe fillojne ne shtator. Kjo per t'i shtuar me shume "aksionet" e tyre ne "bursen" evropiane te futbollit, si per te thene se nuk jane me ata te meparshmit, kur humbisnin edhe me Andoren apo ndonje ekip tjeter te ketij lloji. Sonte duhet bere cmos per te triumfuar ne Talin, qofte edhe per moral, aq i domosdoshem per kuqezinjte tane ne keto momente. E pare ne kete kendveshtrim, qe permbledh deshiren e te gjithe tifozeve shqiptare, eksperimentet e pranueshme ne miqesore, qe mund te beje Brigeli ne kete ndeshje, duket sikur dalin ne plan te dyte. Tanet kane nje privilegj kesaj here, sepse kundershtari eshte i njohur per ta. Pervec kesaj, vendesit estoneze nuk e kane statusin e nje skuadre te frikshme. Ne mos keshtu, te pakten qendron disa here me poshte se Suedia apo Islanda, te cilat i mundem se fundi ne "Qemal Stafa". Mes ketyre llogarish dhe deshirash, kombetarja jone ka sonte rastin me te mire per te treguar se di te fitoje edhe jashte. E thene ndryshe, trajnerit Brigel dhe te tijve u del per detyre te konfirmojne edhe nje here tjeter qe fitoret e fundit ne miqesoret e zhvilluara ne Tirane me Estonine, Suedine dhe Islanden nuk kane qene rastesi...

AlbShkodra
30-04-2004, 07:36
Kombetarja kalon klasen ne Talin

Kombetarja shqiptare ndoshta ka marre nje barazim me me vlera ne ndeshjet miqesore qe ka zhvilluar ndonjehere. Kjo nisur nga fakti i numrit te vogel te futbollisteve qe kishte ne dispozicion trajneri Brigel. Po cfare kishte pozitive ndeshja miqesore e luajtur mbreme kunder Estonise? Se pari, morem nje barazim ndaj nje kundershtari qe eshte me lart se ne (nisur nga renditja e FIFA?s). Madje ky barazim u arrit ne trasferte, edhe pse me pak kujdes mund te ishte fituar. Se dyti, kombetarja shqiptare po fiton nga ndeshja ne ndeshje talente te reja. Perseri jane pare ne fushen e lojes (ashtu si ne ndeshjen miqesore kunder Islandes) shume lojtare nga kampionati shqiptar. Ilion Lika e fillon lojen si titullar. Kjo do te thote shume per numrin dy te portes shqiptare. Jane aktivizuar kater lojtare nga kampionati kombetar (vetem Ndreka mbeti ne stol), por po te kishte qene dhe Devi Muka, me siguri do te ishte ne fushe. Se treti, per here te pare kombetarja shqiptare ka mirorganizuar nje pjese loje (te paren), duke e dominuar ne te gjitha aspektet. Futbollistet tane ndiheshin lidere ne fushen e lojes, duke e qarkulluar topin ne menyre perfekte. Ndersa kundershtari me shume mundohej te perfintonte nga ndonje gabim yni (ndonjehere dhe ia doli mbane) sesa te sulmonte. Te mos harrojme qe ndeshja luhej ne Estoni dhe ne beme nje pjese te pare loje sikur ndeshja luhej ne fushen tone. Se fundi, kesaj radhe shenojme te paret dhe mundohemi te miradministrojme rezultatin (do te jete vendimtare ne ndeshjet eliminatore te boterorit), pavaresisht se nuk ia dolem mbane. Nga kjo pikepamje, ne duhet te ishim treguar me te shpejte ne kundersulm, duke shenuar edhe nje gol, i cili do te ishte i sigurise. Estonezet, duke pare ndoshta dhe presionin e publikut (nuk ishte si yni), e kane rritur forcen sulmuese gjate pjeses se dyte. Duhet ta pranojme se kunder Estonise kemi qene edhe me fat, pasi vetem traversa na ka shpetuar ne dy raste. Kuptohet qe fati eshte pjese e lojes. Mbase fati eshte me ne kur luajme mire? Gjithsesi, ai i mbremshmi duhet konsideruar nje barazim me vlera, pasi loja nuk i pergjigjet rezultatit. Ndoshta kombetarja e Brigelit do te kishte dale e fituar nga stadiumi kombetar i Estonise, nese do t'i kishte ne perberje te gjithe "legjionaret" kuqezinj. Megjithate, me ate kontigjent qe kishte, Brigeli mori nje barazim qe duhet pergezuar. Estonezet nuk arriten dot te hakmerreshin per rezultatin e ndeshjes se pare, zhvilluar ne Tirane me 15 nentor 2003, ndersa ne vazhdojme te jemi te pathyeshem per vitin 2004, duke marre dy fitore dhe nje barazim, madje me kundershtare me te forte. Ne keto kushte lind pyetja: A do t'i perballoje kjo kombetare rivalet ne ndeshjet eliminatore te boterorit 2006? Pergjigjja i takon se ardhmes, ndonese dicka mund te hamendesohet per mire. Duke u perballur denjesisht me kundershtare si Estonia, Suedia, Islanda apo dhe Portugalia (pavaresisht nga humbja), nuk kemi pse te kemi frike nga disa rivale te grupit tone, te pakten nga Gjeorgjia dhe Ukraina, por edhe nga Greqia dhe Turqia.
Eduard Ilnica


Kuqezinjte, pas 4 fitoresh radhazi ne shtepi, barazojne 1-1 ne trasferte me estonezet
Kombetarja: Barazimi, buzeqeshja e ngrire ne Talin
Estoni - Shqiperi 1-1

Estonia
1 ? Poom
2 ? Jaager
3 ? Stepanov
4 ? Piiroja
5 ? Klavan
6 ? Rahn
7 ? Rooba (14?Smironov 73')
8 ? Reim
9 ? Viikmae
10 ? Oper
11 ? Lindpere (19?Kink 80')

Shqiperia:
12 ? Lika (1?Strakosha 46')
2 ? A.Beqiri
4 ? Dede
21 ? E.Beqiri
11 ? Aliaj
6 ? Hasi
14 ? Lala (16?Haxhi 46')
7 ? Murati (13?Skela 46')
18? K.Duro
8 ? Bushi (23?Kapllani 67')
17 ? Tare (9?Myrtaj 89')
Shenues: Aliaj 51', Viikmae 80'
Gjyqtar: Andrejs Sipailo (Letoni)
Kartone te verdhe: Tare, Hasi, Skela.

"Radiografia"
5'- Sulmuesi i Estonise, Oper, ka nje rast te paster per shenim. Perballe Likes, ai gjuan jashte, por me pare eshte sinjalizuar nje pozicion jashte loje.
10'- Aliaj kroson bukur nga e majta per Taren brenda zones, por nderhyn me shpejtesi mbrojtesi Piroja, duke larguar topin ne goditje kendi para se ai te mberrije te koka e shtatlartit kuqezi.
14'- Dede kthen nje top te rrezikshem prapa. Korrigjon gabimin e shokut te tij E.Beqiri, i cili e largon topin para se sulmuesi estonez te kercenojo porten e Shqiperise.
19'- Goditje denimi ne favor te estonezeve, e cila ekzekutohet nga Lindpere. Gjuan me koke Ran, por pa problem per Liken.
22'- Reim ekzekuton nje goditje nga kendi. Grushton topin portieri Lika, duke larguar rrezikun nga zona e rreptesise.
23'- Murati kroson nje top ne zone, pas nje goditjeje denimi, por Bushi nuk arrin te gjuaje me koke drejt portes kundershtare.
26'- Lala gjuan fort me te djathten ne nje pozicion ballor, por pret i sigurt portieri Poom.
27'- Lala provon serish nga distanca, por gjen te gatshem portierin e Estonise, i cili kontrollon topin.
28'- Oper gjuan nga nje pozicion diagonal, por topi perfundon jashte kuadratit te portes se mbrojtur nga Lika.
35'- Nje tjeter kthim i gabuar i topit prapa i Dedes dhe Estonia ka mundesi te shenoje me ane te sulmuesit Vikmae. Del ne menyre te gabuar edhe portieri Lika, por korrigjon me pas Dede, duke bllokuar gjuajtjen e kundershtarit ne momentin final.
40'- Kundersulm i shpejte i Estonise pas nje gabimi te Lales ne mesfushe. Krosim i rrezikshem ne zone nga e majta, por spastron zonen Elvin Beqiri.
43'- Duro harkon topin ne zone nga nje goditje denimi, por nuk gjen asnje nga shoket e tij, pasi nderhyn sakte mbrojtja estoneze.
49'- Krosim i rrezikshem i estonezeve ne zone, por grushton topin Strakosha, duke e larguar ne goditje kendi.
50'- Skela, i futur ne loje ne pjesen e dyte te takimit, provon me nje gjuajtje jashte zones. Pret me qetesi portieri Poom.
53'- Aliaj kalon Shqiperine ne avantazh. Vlonjati merr nje top te sakte brenda zones nga Hasi, gjuan me qetesi dhe topi perfundon ne rrjete. Shqiperia udheheq 1-0.
55'- Oper gjen hapesire ne afersi te zones dhe gjuan menjehere, por topi nuk gjen dot kuadratin e portes.
56'- Estonia prane golit te barazimit. Piroja gjuan bukur me koke, por eshte shtylla traversale ajo qe i vjen ne ndihme portierit Strakosha.
59'- Porta e Shqiperise shpeton per mrekulli. Serish me fat portieri Strakosha, pasi edhe njehere topi perplaset ne traun e portes. Ka qene serish mbrojtesi Piroja ai qe ka goditur bukur me koke.
63'- Estonezet kane nje mundesi mjaft te mire per te shenuar, por E.Beqiri bllokon topin e gjuajtur nga sulmuesit kundershtare ne momentin e fundit.
66'- Estonezet i afrohen serish golit te barazimit. Krosim i rrezikshem tokazi nga e majta, por nderhyn sakte E.Beqiri, duke larguar topin.
70'- Jager provon me nje gjuajtje te forte nga distanca, por ne menyre krejtesisht te gabuar.
71'- E.Beqiri largon topin nga kembet e sulmuesit Vikmae ne momentin kur ky i fundit kishte dale perballe Strakoshes dhe do te gjuante drejt portes.
73'- Oper gjuan jashte zones me te djathten, por pa gjetur kuadratin e portes se Strakoshes.
75'- Duro kerkon te jape nje top per Skelen brenda zones, por jane te kujdesshem mbrojtesit estoneze, te cilet largojne rrezikun.
78'- Duro fiton nje goditje denimi ne afersi te zones se rreptesise. Ekzekuton Aliaj me te majten dhe portieri Poom eshte i detyruar ta largoje topin ne goditje kendi.
81'- Vikmae arrin ta barazoje rezultatin. Sulmuesi estonez merr nje top brenda zones, rrotullohet dhe gjuan menjehere ne drejtim te portes. Topi perplaset ne shtyllen e djathte pingule dhe me pas perfundon ne rrjete. Barazim 1-1.
87'- Skela nuk arrin te gjuaje drejt kuadratit, pasi bllokohet ne momentin e fundit nga mbrojtja kundershtare.
88'- Vikmae fiton nje dyluftim me Duron dhe hyn ne zonen e rreptesise, por bllokohet nga Aliaj perpara se te gjuaje.
90'- Goditje denimi per Estonine ne kufijte e zones se rreptesise. Gjuan Reim, por largon topin mbrojtja jone.



Vleresimet e protagonisteve kuqezinj
Ilion Lika
Portieri i bluve te Dinamos ka shfaqur nje loje relativisht te mire, ndonese duhet thene se ne 45 minutat ne te cilat u aktivizua nuk pati shume pune. Megjithate, Lika dje eshte shfaqur i sigurt ne daljet nga porta, duke qene i lekundur vetem ne nje rast. Duket se do te jete pikerisht ai post-Strakosha ne kombetare.

Elvin Beqiri
Gabimi ne pesimin e golit te barazimit e zbeh fare pak ndeshjen e tij. Beqiri eshte rikthyer si qendermbrojtes pikerisht dje dhe ka zhvilluar nje loje te pelqyeshme dhe mjaft efikase. Shkodrani tashme eshte nje element i palevizshem ne formacionin e Brigelit.

Nevil Dede
Nje loje e relativisht pelqyeshme, por qe gjithsesi pati oshilacione te vogla. Nje gabim ne kthimin e topit mund t'i kishte kushtuar rende ekipit, megjithate, ne teresi, Dede ka bere je paraqitje pozitive ne miqesoren e djeshme.

Ardit Beqiri
Nje tjeter lojtar i kampionatit tone, qe starton takimin si titullar. Pjesa e pare nuk do t'i hape shume telashe mesfushorit te Partizanit, por ne te dyten pergjegjesia rritet se tepermi. Mund te ishte shfaqur me ngulmues ne caste te caktuara.

Ardian Aliaj
eshte pa dyshim idhulli i ri i tifozerise kuqezi. Aliaj ka shenuar serish dje, duke pasur mesataren me te mire ndeshje-gol, mbase ne tere historine e kombetares sone. Gjashte ndeshje dhe gjashte gola te shenuar flasin vete. Per sa i perket aspektit taktik te lojes, roli i ri qe duhej te mbulonte mbase nuk ka qene me i pershtatshmi per te. Megjithate, dje ka qene me i miri ne fushe per kuqezinjte.

Edvin Murati
Nje pjese e pare jo fort e kenaqshme. Ka luajtur me i terhequr se zakonisht, duke mos dhene rendimentin e zakonshem. Dalje jo te shpejta dhe nje mosorientim me mbrojtjen nuk e kane bere mbremjen e djeshme mjaft te mire per mesfushorin e Iraklisit.

Besnik Hasi
Kapiteni i kuqezinjve ka qene nje nder me te levizshmit dhe me te saktit ne nderhyrje per tanet. Aktivizimi i tij per 90 minuta tregon edhe njehere vleren dhe domosdoshmerine e tij ne kombetare. Pjesa e dyte ka qene me e lodhshme per te, megjithate ai ka ditur ta perballoje situaten. Mjaft deciziv ne dhenien e asistit per Aliajn.

Altin Lala
"Zoteria 100%" nuk ishte ne maksimumin e tij. U perpoq qe te ndihmonte sulmin e skuadres gjate aktivizimit te tij, por nuk ka mundur t'i konkretizoje ashtu sic duhet aksionet. Ne pjesen e pare ka qene i vetmi qe ka tentuar te godase porten kundershtare nga distanca.

Klodian Duro
Nuk ka qene roli me i pershtatshem ai i fillimit te ndeshjes per elbasanasin. Nuk eshte pershtatur sic duhet me pjesen tjeter te skuadres ne pjesen e pare. Pjesa e dyte e ka gjetur Duron ne pozicionin e tij natyral ne kombetare dhe rendimenti eshte ngritur ndjeshem. Megjithate, dje nuk ka qene ne nje dite te mire.

Igli Tare
Mbase nuk ka qene moduli me i pershtatshem per t'i sherbyer shtatlartit kuqezi. Ne pjesen e pare ishte thuajse inekzistent, pasi nuk eshte sherbyer shume nga pjesa tjeter e ekipit. Ne te dyten eshte perpjekur qe te beje dicka me shume, por nuk ka mundur te realizoje nje loje te bukur.

Alban Bushi
Nuk ka treguar thuajse asgje gjate gjithe aktivizimit te tij. eshte shfaqur mjaft individualist dhe nuk ka vepruar si duhet perpara ne ndihme te Tares. Ne 45 minutat e dyta ka kerkuar qe te jape dicka me teper, por nuk ka mundur qe te hyje ne loje. Mbase duhej te ishte nderruar me shpejt.

Foto Strakosha
I pafaj ne rastin e pesimit te golit. Nuk ka pasur asnje pergjegjesi ne rreziqet qe kalonte porta jone. Vazhdon te jete konstant ne paraqitjet e tij, ndonese dje u aktivizua vetem 45 minuta.

Altin Haxhi
I jep me shume ritem krahut te majte te mesfushes sone, por nuk ka arritur te punoje sic duhet ne fazen mbrojtese. eshte perpjekur te luaje per skuadren gjate aktivizimit te tij, por ka shfaqur nje pasiguri te theksuar ne sherbimet per shoket.

Ervin Skela
Hyrja e tij ne loje ishte faktori kryesor i shenimit te golit. Fantazia e tij i dha me teper vizion lojes sulmuese dhe aksionet u bene me te rrjedhshme. Nuk ka pasur mbeshtetjen totale te skuadres gjate pjeses se dyte, ne minutat ne te cilat u aktivizua.

Etmond Kapllani
Pritej me shume prej tij, por nuk arriti te bente te njejten paraqitje si ndaj Suedise ne "Qemal Stafa". Pak topa te luajtur dhe nje dobesi e theksuar ne shkeputjet nga krahet.

Florian Myrtaj
Nuk luajti thuajse fare. Minutat ne te cilat u aktivizua nuk ishin te mjaftueshme per te pasqyruar realisht formen e tij.

AlbShkodra
01-05-2004, 22:54
Trajneri i kombetares shqiptare eshte i kenaqur nga barazimi i marre ne ndeshjen miqesore kunder Estonise

"Nga menyra sesi vajten gjerat ne Estoni, nuk ka pse mos te jem i kenaqur me rezultatin e ndeshjes. Nje barazim jashte fushes sone ne ato rrethana, them se eshte shume pozitiv," - mesohet te kete qene vleresimi i trajnerit te kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, per ndeshjen e fundit miqesore qe Shqiperia zhvilloi ne Talin kunder Estonise. Trajneri gjerman ka treguar edhe veshtiresite qe pati kjo ndeshje miqesore, ndryshe nga te tjerat: "Numri i vogel i lojtareve qe kam pasur ne dispozicion nuk ma dha mundesine e zevendesimeve te "luksit". Sikur te mos mjaftonte kjo, kam pasur mjaft nderhyrje nga klubet ku luajne "legjionaret" shqiptare per te mos i aktivizuar me shume se 45 minuta."

Numri nje i kombetares shqiptare ka permendur edhe emrat e disa klubeve, te cilet i kane kerkuar te mos i aktivizoje shume minuta lojtaret e kombetares qe ben pjese ne ekipet e tyre. Keshtu, Hanoveri i Lales, Frankfurti i Skeles, Verona e Myrtajt i kane kerkuar trajnerit gjerman (kuptohet miqesisht) qe futbollisti i tyre te mos luaje me shume se nje pjese loje. Dhe ne fakt ashtu ka ndodhur. Lala dhe Skela jane aktivizuar jo me shume se 45 minuta, kurse Myrtaj vetem sa vrapoi ne fushe. Ndersa Iraklisi i Muratit vazhdon me kapriciot e tij ndaj grumbullimit te mesfushorit shqiptar me kuqezinjte. Klubi grek serish nuk ka dashur ta lere te grumbullohet me ekipin kombetar Edvin Muratin. Pra, me ate kontigjent lojtaresh ne dispozicion, ku aktivizimi i shumices prej tyre kushtezohej nga skuadrat e tyre, mund te thuhet se Brigeli i kishte duart "te lidhura" nga klubet dhe se ai ka plotesisht te drejte te jete i kenaqur per rezultatin qe mori ne Estoni. Gjermani ka vleresuar edhe lojen e disa lojtareve te rinj te kombetares, te cilet aktivizohen ne kampionatin kombetar. Vleresimet kesaj here kane qene per Ardit Beqirin e Partizanit dhe portierin Ilion Lika te Dinamos. Keta, sipas Brigelit kane qene ne lartesine e duhur, pavaresisht nga emocionet qe shfaqen. Lojtari me i mire ne fushe, sipas Brigelit, ka qene Elvin Beqiri, i cili ka bere nje ndeshje perfekte, duke bere te mos ndihet mungesa e mbrojtesit Geri cipi. Te mos harrojme qe Elvin Beqiri eshte ndjekur ne ate ndeshje nga nje trajner i madh gjerman, si Klaus Topmeler, ish-trajner i Leverkusenit, tani trajner i Hamburgut. Topmeleri eshte takuar edhe me Brigelin, por me gjate ka folur me Aksel Rosin, zevendestrajnerin e kombetares shqiptare. Tema e bisedes ka qene ndjekja e disa lojtareve shqiptare, te cilet mendohet te kalojne se shpejti ne Bundeslige, madje jo me kot Topmeleri ka udhetuar ne Estoni. Pervec Elvin Beqirit, mendohet te jete ndjekur edhe Edmond Kapllani, lojtar qe aktivizohet ne radhet e Beses.

Hans Peter Brigel do te rikthehet me 5 maj ne Shqiperi. Ai do t'i grumbulloje serish me te miret e kampionatit kombetar. Do te jete "zbori" i katert qe trajneri gjerman do te zhvilloje brenda ketij sezoni me kandidatet per ne kombetare. Me 8 maj, ai do te ndjeke nje ndeshje te kampionatit shqiptar. Kesaj here mendohet te jete ndeshja mes Beses dhe Shkumbinit, qe do te ndiqet nga trajneri i kombetares. Eshte perzgjedhur kjo ndeshje, pasi te dyja skuadrat do te luajne fort per mbijetesen ne A1.

Sporti Shqiptar

AlbShkodra
08-05-2004, 09:55
Kombetarja, ne sfond miqesorja me Japonine?

Kombetarja shqiptare mund te luaje nje ndeshje miqesore ne muajin maj me ekipin perfaqesues te Japonise. Kane qene burime shume te sigurta qe e kane bere te ditur nje fakt te tille. Ka qene kompania qe ka blere te drejten televizive te kuqezinjve, "Sport Five", ajo qe ka ndermjetesuar per kete ndeshje miqesore. Japonezet, sic flitet, e kane pranuar kete kerkese edhe per faktin se ekipi i tyre gjate muajit maj do te zhvilloje nje turne miqesor neper Evrope, ndaj nje miqesore me Shqiperine per ta do te ishte shume e volitshme. Gjithsesi, kjo ende nuk eshte mbyllur perfundimisht dhe ne Federaten Shqiptare te Futbollit pritet nje faks konfirmues nga japonezet.
Edhe pse burimet ne federate e pohojne zhvillimin e kesaj miqesoreje, per daten e ndeshjes te gjithe japin pergjigje evazive. Mendohet qe takimi Shqiperi?Japoni te luhet me 28 maj ne Tirane, ndryshe nga c'ishte menduar pas ndeshjes me Islanden, kur trajneri Brigel kishte pohuar se do te bente te pamunduren qe kuqezinjte te zhvillonin nje miqesore, qofte edhe me ndonje klub gjerman me 22 maj. Gjithsesi, nese gjithcka konfirmohet, pra Shqiperi?Japoni do te luhet me 28 maj, kuqezinjte do te zhvillojne miqesoren e 4?t ne 2004-n. Me perfaqesuesen e Japonise, Shqiperia ne historine e saj futbollistike nuk eshte ndeshur asnjehere. Takimi i majit mund te jete perballja e pare mes kombetares sone dhe asaj japoneze. Sikurse dihet, ne stolin e kombetares japoneze eshte ulur i mirenjohuri Ziko, ish?futbollisti legjendar i kombetares braziliane. Kombetarja japoneze aktualisht ndodhet ne vendin e 26?te renditjes se FIFA?s dhe eshte nje nga kombetaret me te mira te futbollit ne Azi, se bashku me Korene e Jugut.

AlbShkodra
08-05-2004, 09:56
Greket inspektojne "Qemal Stafen"

Punonjes te Federates Greke te Futbollit prej dy ditesh ndodhen ne Shqiperi per te pare nga afer kushtet qe afron vendi yne ne prag te ndeshjes se pare per eliminatoret e Boterorit te 2006?s. Ky fakt eshte bere i ditur dje ne FSHF. Sipas burimeve prane zyres se shtypit te Federates se Futbollit, ne Tirane prej dy ditesh eshte akomoduar shefi i sektorit te ekipeve kombetare greke. Ky i fundit, sipas informacioneve, gjate qendrimit ne Tirane ka vizituar stadiumin kombetar "Qemal Stafa" si dhe stadiumin "Selman Stermasi". Nderkohe, shefi i sektorti te ekipeve kombetare greke ka vizituar te gjitha hotelet e Tiranes. Sipas zedhenesit te shtypit ne federate, Nurishmi, shefi i ekipeve kombetare greke ka zhvilluar nje inspektim per t'u njohur me gjendjen e ambienteve ne prag te takimit Shqiperi?Greqi, qe do te zhvillohet me 4 shtator ne Tirane. Nderkohe, ne FSHF te bejne te ditur se se shpejti edhe Federata Shqiptare e Futbollit do te dergoje ne Greqi nje punonjes te saj per te pare nga afer vendin se ku do te akomodohet dhe ku do ta luaje Shqiperia ndeshjen me Greqine.

AlbShkodra
08-05-2004, 23:02
Bie miqesorja Shqiperi-Japoni. Aziatiket zgjedhin nje tjeter kundershtar per me 28 maj
Japonia, "jo" Shqiperise per miqesore

Federata Japoneze e Futbollit e ka hedhur ne ere idene e perhapur para pak ditesh rreth nje miqesoreje mes Shqiperise dhe ekipit kombetar nga Azia. Dje, drejtues te FSHF-se kane paraqitur nje faks te mberritur nga Federata Japoneze e Futbollit, qe i kthente pergjigje negative fteses se Federates Shqiptare te Futbollit, rreth kerkeses se kesaj te fundit per nje ndeshje miqesore mes dy kombetareve.

Ne faksin e mberritur ne FSHF, sekretari i pergjithshem i federates japoneze falenderonte palen shqiptare per ftesen, por nga ana tjeter shkruante se miqesorja e projektuar per t'u luajtur mes Shqiperise dhe Japonise nuk mund te zhvillohet ne muajin maj. Sipas pales japoneze, skuadra e tyre kombetare qe aktualisht po zhvillon nje turne ne Evrope, per daten e lire te muajit maj e ka gjetur nje kundershtar dhe keshtu nuk mund te luaje me Shqiperise, sic ishte perfolur nje dite me pare. Nderkohe, ne FSHF konfirmojne se pala japoneze e ka lene te hapur shtegun per nje miqesore mes tyre. Ne faksin e derguar ne Federaten Shqiptare te Futbollit shkruhej se federata japoneze eshte e gatshme qe ne nje te ardhme te afert te organizoje nje ndeshje miqesore mes dy shteteve. Keshtu, pas ketij lajmi kombetarja shqiptare serish eshte ne kerkim te nje kundershtari per nje miqesore ne muajin maj. Per kuqezinjte, serish mbetet karta "Brigel". Gjermani i kombetares shqiptare, qe prej ndeshjes me Islanden, u kishte premtuar zyrtareve te FSHF-se se do te bente te pamunduren per te gjetur nje kundershtar per kuqezinjte, qe kerkojne te luajne nje miqesore ne fund te majit.

Christian
31-07-2004, 02:10
Traineri gjerman i kuqezinjve, Hans Peter Briegel, ka menduar te zhvilloje "zborin" e rradhes ne muajin gusht. Eshte menduar nje grumbullim tre-ditor me datat 9, 10 e 11 te ketij muaji ne kompleksin e Kamzes. Tani per tani ky eshte vetem nje planifikim, pasi per te realizuar kete "zbor" do te duhet edhe leja e klubeve per lojtaret e tyre. Sipas drejtuesve te FSHF-se, deri tani skuadra e Tiranes eshte treguar e gatshme. Nese gjithcka shkon sic duhet, atehere traineri Briegel do te mberrije ne Shqiperi me date 8 gusht. Te tilla "zbore" ishin bere thuajse te permuajshme nga ana e gjermanit, por ne kohet e fundit kishte rene qetesia pasi lojtaret ishin te angazhuar ne kompeticionet europiane me skuadrat e tyre, sic ndodhi me Teuten, Vllaznine e Dinamon, kurse per Tiranen e Partizanin "rruga" europiane vazhdon ende.
Ju ftojme te jepni mendimet tuaja per lojtaret, ndeshjet dhe gjithcka ndodh rreth ekipit tone kombetar. Ju faleminderit!

AlbShkodra
02-08-2004, 00:27
Vetem 18 dite na ndajne nga miqesorja me Qipron. c'behet me kuqezinjte?

"Letargjia" e frikshme e kombetares

U be gati nje muaj qe FSHF ja po merret me ankandin e shitjes se te drejtes televizive te ndeshjeve te kombetares. Po keshtu, burime ne FSHF konfirmojne edhe interesimin e drejtuesve te ketij institucioni per te gjetur nje firme te specializuar, e cila do te shtype biletat e ndeshjes se 4 shtatorit me Greqine, te tilla qe te mos falsifikohen dot nga askush. Pra nuk eshte se nuk po merren njerezit e futbollit me pergatitjen e ndeshjes se shumepritur me kampionet e rinj te Evropes. Megjithate, edhe pse flitet per te drejten televizive te kombetares, apo per detaje te tjera te ketij lloji, nje gje nuk po kuptohet ende. Ku eshte kombetarja e Shqiperise, mos ndoshta ajo ekziston vetem ne leter? Ku jane sistemuar dhe a po sterviten kuqezinjte e saj? Po trajneri Brigel c'po ben, etj, etj? Te tilla pyetjeve nuk kane qene ne gjendje t'u japin pergjigje as zyrtaret e FSHF-se. Prej ketej natyrshem lind pyetja: c'do te shohin sportdashesit e shumte kuqezinj me 4 shtator, kur ne "Qemal Stafa" te zbrese Greqia, kampionia e Evropes? Pergjigjja e supozuar te le te nenkuptosh se drejtuesit e FSHF-se, por edhe trajneri Brigel, mendojne se kuqezinjte jane me te forte se kurre, pasi vijne pas ne kete ballafaqim pas nje serie rezultatesh pozitive. Ndoshta eshte edhe keshtu. Gjithsesi, kombetarja jone aktualisht ekziston vetem si emer ne leter, pasi gjendja e saj eshte nje ekuacion me shume te panjohura per FSHF ne. Duke e lene menjane trajnerin Brigel, i cili duket se edhe "zboret" kerkon t'i zhvilloje ne atdheun e tij, pasi eshte me komode per te, federata nuk duhet te kete pushim ne kete muaj. Ndeshja e 4 shtatorit eshte te dera, prandaj koha nuk pret. Por me mire te mos e hedhim veshtrimin aq larg, pasi "paradhoma" e Greqise eshte Qiproja. Edhe per kete miqesore, qe do te zhvillohet me 18 gusht, pothuajse asgje nuk eshte bere. Absurde kjo, kur nga te gjithe kjo miqesore konsiderohet si testi gjeneral para "proves se zjarrit" me Greqine. Edhe pse na ndajne 18 dite nga ndeshja miqesore qipriote, na duket se trajneri i kombetares nuk e ka vene "ujin ne zjarr" per te. Ai nuk duket ne Tirane qysh prej qershorit dhe vetem ne fund te gushtit do ta preke token shqiptare. Trajneri Brigel, skuadren kuqezi do ta prese ne kryeqytetin qipriot (?!) Normalisht ai duhet te ishte qe tani ne zyren e tij ne FSHF, ku te kontaktonte me te gjithe kuqezinjte dhe te dinte se c'behet me ta. Jo vetem qe nuk do te ishte keq, por mendojme se duhet te jete detyre funksionale e tij, te vinte dhe te shikonte ndeshjet "evropiane" te skuadrave tona, Tirana, Partizani dhe Dinamo. Te pakten per formalizem dhe justifikuar fjalet e tij se ngjyrat ne gjirin e tyre ka kuqezinj-kandidate dhe te afirmuar. Justifikimi i gjermanit, se paska shkuar ne Portugali dhe ka studiuar kundershtarin, eshte pak. Sepse "zhbirimi" i kundershtarit nuk ka fare vlere, nese nuk di gje per grupin qe drejton. Kjo eshte pika me e erret e pergatitjeve per ndeshjen me Greqine. Trembesh kur meson qe greket kerkojne informacione nga me te imeta per ndeshjen e 4 shtatorit. Gjithsesi, mbetemi me shprese qe te pakten trajnerit dhe FSHF se t'u kete dale gjumi. Ne te kundert "kali i Trojes" dhe "miku" i Brigelit, Rehageli, do te beje kerdine ne "Qemal Stafa". Shpresojme te mos ndodhe keshtu. Vec te mos harrojme, se me 4 shtator, ne "Qemal Stafa" nuk do te luajne as tifozet, as emigrantet, por kuqezinjte.

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
04-08-2004, 05:22
Hans Peter Brigel teston kombetaren B

Shekulli

TIRANe- Sektori i Ekipeve Kombetare ne Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF) po vazhdon pergatitjet per organizimin e stazhit stervitor te kombetares B, nen drejtimin e trajnerit te ekipit kombetar, Hans Peter Brigel. Shefi i ketij Sektori, Besnik cela, tha dje se "trajneri i kombetares, gjermani Hans Peter Brigel, do te zhvilloje nga data 9 deri me 11 gusht nje stazh treditor stervitor me futbollistet qe luajne ne kampionatin shqiptar te futbollit.". Sipas tij, ky eshte stazhi i katert stervitor per ekipin kombetar B, me keta futbolliste. Trajneri i ekipit kombetar synon te testoje formen fizike te futbollisteve qe luajne ne kampionatin tone si dhe te zbuloje ndonje element te vlefshem. Mosha e madhe e disa prej lojtareve baze te Kombetares e ka detyruar Brigelin qe te hedhe syte e te kerkoje elemente te rinj ne kampionatin tone. Stervitjet e teknikut Brigel do te zhvillohen ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, ndersa akomodimi do te behet ne hotel "Tirana International". Sipas celes, lista e Kombetares qe do te grumbullohet nga tekniku Brigel do te publikohet brenda javes.

SKIFTERI-ZI
04-08-2004, 18:54
A eshte kush ne dijeni se cila eshte 11 mbdhjecja e ekipit tone per momentin, dhe a eshte e vertete se Brigeli ka deklaruar se nuk do te marre asnje lojtare qe luan ne Kampionati Shqiptar?

Faleminderit.

Christian
05-08-2004, 01:00
Se shpejti do te grumbullohen lojtaret nga traineri gjerman. Ne fakt klubet shqiptare lejuan lojtaret e tyre qe te marrin pjese ne "zborin" e rradhes ne kompleksin e Kamzes, pervec Partizanit, i cili do te vazhdoje aventuren e tij ne Kupen UEFA.

Christian
06-08-2004, 20:26
Behet e ditur se fantazisti shqiptar Ervin Skela, ka arritur nje marreveshje me drejtuesit e skuadres se sapongjitur ne Bundesligen e pare gjermane, Arminia Bielefeld. Ne kete skuader ai do te gjeje bashkekombasit e tij, Fatmir Vaten dhe Klodian Duron. Tashme kalimi i ish-lojtarit te Eintraht Frankfurt te skuadra e Bielefeld eshte zyrtar. Ai do te perfitoje 20 000 euro ne muaj, pa llogaritur te ardhurat qe do te vijne nga premiot.

Nderkohe presidenti i Vllaznise, Agron Cela i ka kerkuar FSHF-se qe dy prej ndeshjeve eliminatore te Boterorit 2006 te kombetares kuqezi te zhvillohen ne stadiumin e Shkodres "Loro Borici", perballe nje publiku te zjarrte e te apasionuar pas futbollit. Konkretisht behet fjale per ndeshjen e 9 shkurtit 2005 perballe Ukraines dhe per sfiden qe do te mbylli fushaten e eliminatoreve te kuqezinjve, ate perballe Turqise me 12 tetor 2005. Pritet qe kerkesa e presidentit te kuqebluve shkodrane te plotesohet nga drejtuesit e FSHF-se.

AlbShkodra
08-08-2004, 22:20
Murati: "Qemal Stafa", ferri i Greqise

Mesfushori kuqezi Edvin Murati shprehet optimist ne nje interviste dhene per gazeten sportive ''Sporti Shqiptar''...

Mesfushori i Iraklisit dhe i kuqezinjve premton se "Qemal Stafa" me 4 shtator do te jete "ferr" per ekipin kombetar grek. Jo vetem kaq, por Edvini shprehet se as qe diskutohet se Shqiperia do ta fitoje derbin me Greqine. Sipas tij skuadra helene e ka marre lehte ndeshjen me Shqiperine cka eshte nje plus per kuqezinjte. Shqiptari nuk harron te flase edhe per miqesoren me Qipron, per te cilen thote se do te jete testi i pergjithshem para 4 shtatorit.

Edvin, si po shkon faza pergatitore tek Iraklisi?
Deri tani shume mire. Kemi qene prej disa ditesh ne Norcia, ku jemi stervitur intensivisht. 3 stervitje ne dite nuk jane pak. Prej dy ditesh kemi lene Italine dhe jemi kthyer ne Greqi per te vazhduar pergatitjet para fillimit te kampionatit. Ndihem mire dhe shpresoj qe ne prag te grumbullimit me kombetaren te jem i gatshem per ftesen qe me ka bere trajneri Hans Peter Brigel.
Meqe dolet te kombetarja, Qipro a mund te konsiderohet test i pergjitshem para Shqiperi - Greqi?
Per mendimin tim po. Duhet te udhetojme drejt Qipros per te luajtur nje miqesore qe duhet te tregoje shume persa i perket gjendjes se kombetares shqiptare. Dihet qe dikush eshte perpara dhe dikush me pas me gjendjen sportive. Kjo miqesore duhet t'ia jape ne "pellembe te dores" situaten e kombetares trajnerit Hans Peter Brigel. Edhe pse do te luajme nje ndeshje miqesore, duhet te ruhemi nga demtimet. Luajme 14 dite para zyrtares Shqiperi Greqi dhe ne qofte se demtohesh nuk ke shume kohe per t'u rekuperuar.
Me 4 shtator, ne "Qemal Stafa", Greqia kunder kuqezinjve. Ata vijne si kampion Evrope?
Ajo qe realizoi Greqia ne kete Evropian ishte e pamendueshme. Gjithsesi, ne nuk i kemi frike. Ata per ne mbeten thjesht Greqia, skuadra qe duhet te mundet me cdo kusht, edhe pse kushdo do te pohonte se me 4 shtator ata jane favoritet. Greket e kane marre lehte ndeshjen me Shqiperine. Ata mendojne se do te fitojne ne Tirane pa probleme, sepse jane kampione Evrope.
Gjithsesi, kjo skuader tregoi se eshte shume solide?
Greqia nuk eshte superskuader. Eshte e vertete qe fitoi, por tek ajo vleresoj vetem 3 pika shume te forta. Trajnerin Rehagel, qe diti te ndertonte nje ekip, edhe pse kishte jo futbolliste me emer, Dellasin ne mbrojtje dhe Zagoraqisin ne mesfushe. Keto tre pika i dhane fitoren Greqise. Pjesa tjeter jane lojtare normale qe Rehageli me eksperiencen e tij diti t'i vendoste ne fushen e lojes.
Po kombetaren shqiptare si mund te na e "vizatosh"?
Grupi eshte rritur shume. Kete e tregojne edhe rezultatet e fundit te ekipit kombetar. Me ardhjen e Brigelit jemi forcuar shume. Ndoshta eshte koha qe edhe Shqiperia te beje dicka te madhe, qe do t'i lumturonte te gjithe. Mundesite ekzistojne qe edhe ne te shkruajme nje "histori" dhe ndoshta ky eshte momenti i duhur.
Sa jane shanset qe Shqiperia te fitoje me 4 shtator?
Patjeter qe do te fitojme. Nuk ka medyshje. Duhet te japim maksimumin ne fushen e lojes. Per Greqine do te jete shume e veshtire te fitoje ne Tirane, pasi "Qemal Stafen" grekeve do t'ua kthejme ne ferr. Eshte nje derbi qe duhet ta fitojme dhe kjo nuk diskutohet. Edhe ketu ne Greqi kam deklaruar se do te fitoje Shqiperia, ndonese helenet jane kampionet e Evropes.
Nje mesazh per te gjithe sportdashesit?
Nuk do t'i zhgenjejme. Premtoj qe para sportdashesve te zjarrte kuqezinj do te japim maksimumin. Nuk duhet te bejme spektakel, por vetem do ta mundim Greqine me 4 shtator. Gjithsesi ata duhet te jene ne stadium lojtari i 12 te.

Christian
15-08-2004, 23:11
Traineri gjerman Briegel shpalli listen e lojtareve qe do te luajne perballe Qipros te merkuren pasdite, ne kryeqytetin Limasol.
Ja lista :

Portiere : Foto Strakosha (Panionios), Ilion Lika (Dinamo);

Mbrojtes : Elvin Beqiri (Metalurg Donetsk), Nevil Dede (Tirana), Henri Ndreka (Partizani), Tefik Osmani (Elbasani), Ardian Aliaj (Oberhausen), Arjan Pisha (Dinamo);

Mesfushore : Klodian Duro (Arminia Bielefeld), Ervin Skela (Arminia Bielefeld), Altin Lala (Hannover 96), Edvin Murati (Iraklis), Besnik Hasi (Anderlecht), Mehmet Dragusha (Eintraht Frankfurt), Devis Mukaj (Tirana), Ardit Beqiri (Partizani);

Sulmues : Alban Bushi (Istanbulspor), Florian Myrtaj (Verona), Edmond Kapllani (Kalsruhe), Altin Rraklli (Pisa).

AlbShkodra
21-08-2004, 21:51
Shqiperia humbi nje ndeshje qe te pakten duhej ta kishte barazuar ne Qipro. Vendasit fituan 2-1 me gola te shenuar nga Kostantinou, nga nje per cdo pjese loje, ndersa goli shqiptar u shenua nga Altin Rraklli, pas nje gjuajtje me roveshate. Lojtaret shqiptare goditen 3 here shtyllat e portes qipriote me ane te Bushit, Dragushes dhe Mukajt, ndersa ne minuten e dyte shtese te takimit, Ervin Skela nuk shenoi dot gol nga pika e 11-metershit, pasi nje lojtar i Qipros e preku topin me dore ne zone.

Briegel e nisi lojen me Strakoshen ne porte, me Ndreken dhe Ardit Beqirin te Partizanit si titullare, ndersa sulmi iu besua dyshes Bushi-Myrtaj. Mungonte Tare, Cana, Hasi si dhe Cipi qe eshte ende pa skuader. Megjithe mungesat, skuadra kuqezi ishte superiore ndaj vendasve, ndonese pesoi dy gola, sa per gabime te vetat, aq edhe per saktesi te qiprioteve, qe shfrytezuan thuajse rastet e vetme qe paten gjate gjithe ndeshjes. Altin Rraklli, me golin e shenuar arriti ne kuoten e 11 golave, 1 me pak se rekordmeni Alban Bushi. Ky gol mund ta ndihmoje Rrakllin qe te gjeje nje skuader, pasi eshte provuar ne kategorine e trete italiane me Pisen. Ndonese kjo ndeshje u humb, ajo vlejti mjaft per kombetaren shqiptare qe luajti mire, megjithe shume mungesat qe pati. Ardit Beqiri u dallua ne menyre te vecante ne krahun e djathte e po ashtu Dragusha ishte aktiv, se bashku me Mukajn dhe Rrakllin.

Shqiperia: Strakosha (Lika) E.Beqiri, A.Beqiri, Ndreka, Aliaj, Lala, Duro (Mukaj), Skela, Murati (Dragusha), Myrtaj (Kapllani), Bushi (Rraklli).
Golat: 1-0 Kostantinou 17' (p), 2-0 Kostantinou 50', 2-1 Rraklli 70'

AlbShkodra
23-08-2004, 02:09
Komiteti ekzekutiv i federates shqiptare te futbollit largon sportdashesit nga ''Qamal Stafa'' duke e ngritur cmimin e nje bilete ne stratosfere!!! Per me shume lexoni artikullin e meposhtem marre nga gazeta ''Korrieri''.


Kombetarja e futbollit nuk eshte biznes
E Diele, 22 Gusht 2004
Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federates Shqiptare te Futbollit (FSHF) vendosi dy dite me pare qe cmimet e biletave per ndeshjen mes kombetares shqiptare dhe asaj greke, per eliminatoret e Boterorit 2006, te ishin stratosferike. Arsyeja e dhene nga FSHF ishte se "biletat ishin stampuar ende pa u vendosur cmimi prandaj shumat mbeten te pandryshuara". FSHF do te realizonte nje fitim prej 65.500.000 lekesh te reja nese biletat do te shiteshin 100%.

Menjehere pasi moren vesh kete vendim, nje numer teper i madh sportdashesish, qe kishin nisur te porosisnin bileta neper miq, i terhoqen kerkesat e tyre. "Sa eshte cmimi i karshise, 50 mije leke. Jo, jo, lere fare. Mua nuk me del". Kjo ishte fjalia me e shumeperdorur ne bisedat telefonike te dites te premte, pasdite. 8.000 (te reja), 5.000, 4.000 dhe 2.500 eshte taksa qe duhet te paguaje nje shqiptar per te mbeshtetur kombetaren e tij te futbollit.

Shkurt, kombetarja eshte kthyer ne biznes. Por ne nje ekonomi tregu-xhungel, per nje vend ku mesatarja e te ardhurave eshte jo me shume se 1.300 dollare ne vit per fryme, pra rreth 100 dollare ne muaj. FSHF, pa iu dridhur qerpiku, i kerkon tifozeve te thjeshte shqiptare, te mos blejne ilace, apo te mos e ngopin barkun me buke, por, me ato para, te shkojne te bejne tifo per kombetaren.

Per ta kuptuar sesa e papare eshte sjellja e Federates, mjafton t'iu japim cmimet e biletave qe Federata Angleze e Futbollit kishte caktuar per ndeshjen Angli-Ukraine ne stadiumin e shkelqyer "St.James Park" te Neecastlet: 40 sterlina (me pak se 8.000 leke), 30 sterlina (me pak se 6.000 leke), 20 sterlina (me pak se 4.000 leke) si dhe 10 sterlina per femijet (me pak se 2.000 leke).

Cmimi-tavan ne Stadiumin e perbaltur "Qemal Stafa" jane me te larta sesa ne te mrekullueshmin "St.James Park". Behet fjale per nje vend me te ardhura 25-fish me te larta sesa te Shqiperise, ndersa cmimi i biletave nuk eshte me i larte sesa i ndeshjeve te kampionatit kombetar te Anglise, Premier League.

Anglezet e dine se kombetarja e futbollit nuk eshte biznes dhe kane te drejte. Shpresojme qe kete ta kuptoje edhe FSHF dhe te mos largoje tifozet nga skuadra jone kuqezi.

AlbShkodra
28-08-2004, 20:28
Komiteti ul cmimin e biletave per Shqiperi-Greqi

Komiteti ekzekutiv, pas presionit te madh te medias dhe tifozerise kuqezi i ka ulur cmimet e biletave per ndeshjen e vitit Shqiperi-Greqi. Ka qene zedhenesi i shtypit ne federate ai qe e ka pohuar dje nje fakt te tille. Sipas ketij te fundit, anetaret e komitetit kane rene dakord ne nje mbledhje-telefonatash qe te ulin cmimet stratosferike te biletave per ndeshjen Shqiperi?Greqi. Anetaret e komitetit, sipas burimeve zyrtare ne federate, kane vendosur pa u mbledhur fare qe cmimi i biletave Shqiperi?Greqi te ndryshoje. Tribuna, nga 80.000 leke te vjetra, eshte bere 50.000 leke. "Karshia", nga 50.000 dhe 40.000 leke, eshte bere e gjitha 30.000 leke, ndersa anesoret, nga 25.000, jane bere 20.000 leke. Zedhenesi i shtypit ne federate ka argumentuar se kjo ulje e cmimeve eshte bere sepse disa biznesmene kane kontribuar per shtypjen e biletave per kete ndeshje. Gjithsesi, ky vendim i fundit i komitetit ekzekutiv duhet pergezuar, edhe pse vjen si kofini pas te vjelit. Ka qene qendrimi antikonformist i medias dhe i qytetareve qe, sic duket, influencoi ne uljen e cmimeve te biletave per ndeshjen Shqiperi?Greqi, te cilat komiteti ekzekutiv i FSHF?se i coi ne stratosfere, gje qe duket se do te favorizonte me shume greket sesa shqiptaret.

AlbShkodra
28-08-2004, 20:29
Trajneri kuqezi tregohet i matur kur flet per sfiden me helenet, te cilen e konsideron ndeshje te vitit 28-08-2004
Brigel: T'ia nxijme jeten Greqise
Sofo Tata (Sporti Shqiptar)


Dje eshte zbardhur perfundimisht lista e kuqezinjve qe do te kete ne dispozicion per fushaten anti-Greqi dhe anti-Gjeorgji trajneri Hans Peter Brigel. Ne fakt, emrat e 21 kuqezinjve jane bere publike nga sektori i ekipeve kombetare ne FSHF, sepse vete gjermani Brigel ndodhet ne atdheun e tij. Kesisoj, kane munguar justifikimet e tij per kete apo ate emer te perfshire apo te lene jashte listes se kombetares per ndeshjet me helenet dhe gjeorgjianet. Sidoqofte, redaksia e "Sportit shqiptar" beri te mundur qe permes linjes telefonike te kontaktonte me Brigelin, te cilit i mori opinionin personal per gjithcka qe ka te beje me keto dy ndeshje, te parat e eliminatoreve te Boterorit 2006 per kombetaren tone. Sipas Brigelit, megjithese fqinjet tane jugore jane kampione Evrope, edhe pse kuqezinjte ndihen jofavorite perballe tyre, ne fushe mund te ndodhe gjithcka. Aq me teper qe behet fjale per futboll. Mirepo, nga ana tjeter, trajneri Brigel ndihej jo pak i shqetesuar per formen jo te mire te disa prej futbollisteve, megjithate synimi i tij ngelet vetem fitorja, sic e deklaroi vete. - Zoti Brigel, e gjithe vemendja e shqiptareve tashme eshte perqendruar te skuadra kombetare. A mund te na thoni se cfare mendoni si trajner i kuqezinjve per sfiden e 4 shtatorit me kampionen e re te Evropes, Greqine? - Per mua, si trajner, nuk eshte e lehte te jap mendime para ndeshjes, aq me teper qe kjo e radhes me Greqine, per te gjithe shqiptaret konsiderohet ndeshja e vitit. Dhe kane te drejte, sepse ketu nis aventura e kombetares shqiptare per Boterorin 2006. Ne stadiumin "Qemal Stafa", ku nuk humbet prej kohesh, perballe nje kundershtari sugjestionues si Greqia. Nese doni te dini mendimin tim personal, po jua them: sfida e 4 shtatorit do te jete vertet ndeshja e vitit. Kjo jo vetem per popullin shqiptar, por edhe per mua si trajner dhe kuqezinjte qe drejtoj. E tille eshte situata, sepse do te luajme kunder kampioneve te Evropes. c'eshte e verteta, nuk e kishim menduar para tre muajsh se Shqiperia do te kishte nje ndeshje te tille kaq te rendesishme ne start te eliminatoreve te Boterorit 2006, por ja qe ky eshte realiteti. Ne planin profesional me duhet te shtoj se ne kete sfide, apo ndeshje derbi mes Shqiperise dhe Greqise, ne jemi "outsider". Sidoqofte, kuqezinjte do te perpiqen t'ia bejne te veshtire jeten Greqise kete ndeshje. Le ta provoje edhe ajo, aq me teper qe eshte kampione e Evropes, se cfare do te thote te luash ne "Qemal Stafa" kunder kombetares shqiptare. - Ju mendoni se Shqiperia mund ta fitoje kete ndeshje? - Parashikime para ndeshjeve te tilla nuk mund te beje asnjeri, jo me une qe duhet ta pergatis skuadren sa me mire per kete supersfide. Duhet te qendrojme me kembet ne toke kur flasim, sepse perballe do te kemi nje skuader tej mase kompakte dhe te disiplinuar ne cdo aspekt te lojes. Edhe pse nuk konsiderohemi favorite ne kete perplasje, ne futboll mund te ndodhe gjithcka. Megjithese greket jane kampione Evrope, te gjitha rezultatet jane te mundshme ne ndeshjen e 4 shtatorit. Ne mjafton te japim me te miren ne fushen e lojes. - Cilat mendoni se jane pikat e dobeta te skuadres shqiptare per momentin? - Nese duam te themi te verteten, situata ne kombetaren shqiptare nuk eshte e favorshme ne prag te kesaj ndeshjeje. Kemi disa probleme ne skuader, pasi disa prej futbollisteve nuk jane ne formen me te mire te tyre, ashtu sic ishin vitin e kaluar. Vertet kemi ne kombetare futbolliste titullare qe luajne ne skuadrat e ndryshme te Evropes, por ka edhe nga ata qe s'jane ne formen optimale, ose qendrojne me shume ne stol. Si rastin me te mire dua te permend Geri cipin, i cili momentalisht nuk ka skuader dhe ka kryer shume pak stervitje. Gjithsesi, une shpresoj qe te gjithe te jene ne nivelin e duhur, per ta perballuar me sukses derbin me Greqine. - Meqenese cipi nuk ka kryer shume stervitje, a do te kete ai shanse per te marre pjese ne loje? - Geri cipi eshte nje prej lojtareve, i cili prej shume vitesh ka qene i emeruar ne listen e kombetares, prandaj une e kam thirrur per t'u stervitur edhe kesaj here. Megjithate, nuk e di nese do te luaje apo jo. Kjo do te varet edhe nga gjendja e lojtareve te tjere. - Ndeshja kunder Greqise eshte thjesht nje duel ndermjet dy vendeve fqinje, apo edhe nje duel ambiciesh Brigel-Rehagel? - Une besoj se kjo ndeshje eshte vetem nje duel mes dy vendesh, ku normalisht secila skuader perbehet nga 11 lojtare dhe 1 trajner. Pra, si e tille, nuk mund te jete vetem nje perballje mes meje dhe Rehagelit. Synimi kryesor yni ne kete ndeshje do te jene vetem tri piket.

TopBoy
30-08-2004, 16:26
une mendoj se kombetarja jone eshte ne forme me te mire , dhe se nug do ti zhgenjej adhurust e saj shqiptar , do te tregoj rezultate te mira ne te ghitha ndeshjet kualifikuse per kampionatin boteror,
basti im do te ishte kshtu:
Shqiperi- Greqi 2-0
Shqiperi- Ukraine 3-0
Shqiperi- Danimark 1-0
Shqiperi- Turqi 2-0
Shqiperi- Gjeorgji 3-0
Shqiperi- Kazakistan 2-0

Vetem i duhet perkrahja ne maximum nga ne .......:evil:

Christian
30-08-2004, 17:06
... I bie te kemi mbrojtjen me te forte te Europes dhe te jemi ekipi me i forte ne ate grup :D Ke harruar ndeshjet ne transferte per te parashikuar :)
Gjithsesi uroj edhe une qe te mos na zhgenjejne.

Administratori
05-09-2004, 10:10
Kjo nuk eshte Portugalia!

Murati dhe Aliaj, protagonistet e nates se magjishme shqiptare ne sfiden historike kunder fqinjit rival-historik

Shqiperia gjunjezon Greqine

Ne token e shqiponjave, ne "Qemal Stafa", greket kampione te Europes poshterohen.

Shqiperia ne delir: Kuqezinjte, pas 90 minutave me te bukura (ndoshta) te jetes se tyre kane zbritur kampionet e Europes, greket, nga Olimpi dhe kane ngritur lart e me lart emrin e Shqiperise. Per skuadren e drejtuar nga Brigeli kane mjaftuar vetem 45 minuta per te mbyllur nje ndeshje, qe me shume se kurre ka bere jehone ne mbare boten.

10 minutat e mrekullise
Ne nje stadium te mbuluar si asnjehere nga ngjyrat kuqezi, Shqiperia ka gjunjezuar Greqine e madhe, Kampione te Europes, me rezultatin 2-1. Por pa filluar mire ndeshje, pikerisht atehere kur greket akoma nuk kishin hyre ne loje, Shqiperia pejeton nje nga castet me te lumtura te saj: Nje aksion nga e djathta e sulmit tone, topi zoterohet nga nje mbrojtes grek i cili ne panik nga presioni i Tares, kthen nje top drejt zones se portes, nje top qe ka sherbyer si asit per Muratin, qe nuk ka falur: Gol, Shqiperia ne avantazh.

Por sikur te mos mjaftonte kjo kuqezinjte kercenojne vazhdimisht, per te ardhur ne minuten e 11-te, kur kundershtaret nuk munden te frenojne Skelen, pervec se me faull. Dhe Ardian Aliaj. Mbrojtesi i konfirmuar ne takimet e fundit si golashenuesi me rezultativ (nuk ka shenuar vetem kunder Qipros ne miqesore), me nje silur te leshuar mbi mur ne drejtim te portes greke, ka dyfishuar rezultatin. Portieri Nikobolidhis vetem e ka shoqeruar me sy topin qe shkonte drejt rrejtes.

Shperthen stadiumi "kuqezi", Shqiperia ne delir. Pas vetem 11 minutash kryeson 2-0 perballe kampioneve te Evropes. As me fanatiku tifoz shqiptar nuk kishte menduar nje fillim me te mire se ky.

Terheqja qe na ndeshkoi
Deri ne minuten e 39-te kuqezinjte kane dominuar plotesisht takimin. Perfekte ne vendosjen e tyre ne fushe, ata kane qene nje rrezik permanent per porten greke. Nderkohe qe kampionet e Europes, per here te pare ne dizavantazh qe nga fillimi i Europianit te Portugalkise, duket se kane shume te veshtire te reagojne ne nje situate te tille. Atehere kur dukej se 45 minutat e para do te mbylleshin me rezultatin 2-0. vjen ndeshkimi: nje top i humbur nga Myrtaj ne mesfushen tone, shfrytezohet mire nga greket, qe ngushtojne rezultatin me te sapofuturin ne loje Giannakopoulos.

Goli i pesuar ka ulur rritmin e kuqezinjve, te cilet duket se kane humbur pak nga morali i tyre i larte, por qe reagojne shpejt dhe tentojne te kthejne ne normalitet situaten. Greket sulmojne, por mbrojtja shqiptare, ne diten e saj me te mire, eshte barrikade e pakalueshme. Kane qene pikerisht keto 45 minutat me me emocionuese, te cilat jane mbyllur me avantazhin e Shqiperise (2-1).

Greket zbresin nga Olimpi
Pjesa e dyte fillon mire per greket, te cilet japin maksimumin e tyre per te arritur golin e barazimit. Fqinjet rivale-historike, perfitojne te behen te rrezikshem ne zonen tone fale nje perhumbje te lojtareve tane. Te cilet pishin rradhet e tyre. Emocinet jane te shumta. Ankthi mbulon stadiumin, por edhe Shqiperine e gjithe shqiptaret ne mbare bote, te cilet ishin fokusuar te ky takim. Por per t'e shmangur nje situate te tille eshte dashur nje aksion i kuqezinjve, Skela (i papermbajtshem ne kete takim) nxjerr nga repertori i tij nje asit per Duron, qe eshte shume prane golit.

Pak kohe me vone Shqiperia ka rastin me te mire per te shenuar golin e trete: Cana rremben nje top ne mesfushen greke, avancon drejt portes se Nikobolidhis, por ne momentin final ngaterrohet me kembet e veta. Topi kalon ne goditje nga kendi, krosimi i se ciles ka pare serish Canen ne nje predhe te leshuar drejt portes, por topi frenohet me dore nga nje mbrojtes grek. Shqiptaret protestojne per nje penallti, por gjyqtari spanjoll Gonzales nuk ka pare asgje. Gjytari akordon 4 minuta shtese, nderkohe qe anthi ka mbuluar gjithe shqiptaret, te cilet i druhen frikes se ndeshkimit ne minuten e fundit. Ankth, ankth, ankth?., por lavdi Zotit,? E pabesueshme? Mbaroi nje ndeshja historike, per t'i lene vendin festes qe sapo kishte filluar ...

Skifteri
19-09-2004, 15:55
Pershendetje Admin.
asnjehere nuk kam qene me i lumtur se ate nate (gjithcka ne lidhje me futbollin).
nuk e di se cfare te shkruaj sepse me ngecin fjalet ngaqe kam shume shume per te thene.
por djemte tane ate nate ishin mese te mrekullueshem
na nderuan si komb qe ua falte zoti nenat qe i kane bere dhe i bekofte zoti deri ne perjetesi .

a e di te forten ate nate :
jam grindur me babain sepse po bertisja neper shtepi si i cmendur sidomos ne golin e dyte , dhe me thene te drejten me erdhi pak keq sepse doli nga shtepia dhe nuk e pa ndeshjen per disa minuta .

bravo djemte kuq e zi

AlbShkodra
19-09-2004, 18:47
Ishte nate madheshtore, feste kombetare e cila mori dhe jeten e nje te riu! Nuk ishte thjesht nje ndeshje futbolli sepse edhe po te mundnim Brazilin, Italine ose Gjermanine sdo te festohej kaq shume. Fatkqesisht ne u ndeshem perballe racizmit qe eshte shume i theksuar vitet e fundit por per kete mbetet te kemi pjesen tone te fajit sepse racizmit me racizem nuk eshte mire te pergjigjesh. Himni kombetar i grekeve nuk u respektua, dhe nuk morem parasysh se ne vendin e tyre jetojne dhe punojne (hane buke) 400/500 mije shqiptare! Ehh fitore madheshtore, mundem kampionet e europes, por nuk mundem dot ''nenkampionet'' Gjeorgjine dhe kjo sikur i beri nje mbyllje negative festes qe ndoshta do ishte kthyer ne ''tradicionale''.

Forca Shqiperia!

Ervini79
09-10-2004, 00:03
Shikojeni ndeshjen e Shqiperise sot e kur te keni ndonje min te lire shkruani komentet tuaja per ndeshjen .Do te jem ketu ...

Cima
09-10-2004, 08:20
Mor, le te fitoj edhe 4-0, vetem le te fitoj.

Albania makes me feel a little crazy (kur ka ndeshje)?

Ervini79
09-10-2004, 10:36
Pershendetje Cima sonte eshte ndeshja ne 20:45 transmetohet nga RTK do ta festojme fitoren sonte o Cima .Rrofte kombetarja shqiptare !!!!

Cima
09-10-2004, 11:26
Ishalla fiton, bre burre

O Ervin, kush do ti shenoj golat, c'mendon ti?

Cima
09-10-2004, 12:05
Klikoni ne www.tifozatkuqezi.com, per te shikuar fotgrafite e ndeshjes Shqiperi-Greqi, dhe ndoshta do te kete edhe me shume foto, pas ndeshjes me Danimarken.

Ervini79
09-10-2004, 12:19
Cima kam shume shpresa ne MURATIN ,edhe ne DRAGUSHEN nese luan.

Ervini79
09-10-2004, 17:55
Edhe 2 ore loja

ASTERI
09-10-2004, 18:53
Pershendetje Ervin!Ja dhe nje ore na ndan nga 'super'ndeshja(keshtu e vleresoj une) SHQIPERI-DANIMARKE.Shpresoj dhe besoj se flamuri kuq e zi do te valvitet dhe nje here ne majat me te larta dhe sheshet e TIRANES do te jene te mbushura nga te gjitha krahinat e shqiperise dhe kosoves duke festuar fitoren qe SHQIPERIA E MADHE do te marri me danimarken.I urojme SHQIPERISE FITORE dhe nje fitore dinjitoze qe tu tregojme te gjitheve se cila eshte shqiperia.RROFTE SHQIPERIA FITORE FITORE FITORE!!!! FORCA E MADHJA SHQIPERI

ASTERI
09-10-2004, 19:07
Shqiperia ne ndeshjen e sotme kundrejt danimarkes do te jete me disa mungesa ne mbrojtje;ELVIN BEQIRI,ADRIAN ALIAJ dhe GERI CIPI ku ky i fundit u demtua te merkuren ne nje seance stervitore dhe mbase nuk do te jete i gatshem te luaje dhe te merkuren kunder kazakistanit.

Qershija
09-10-2004, 20:24
Shqiperiiiiiiiiiiiiiiiii Podujeva e Kosova jane me ty .

Ervini79
09-10-2004, 20:31
FORCA FORCA FORCA SHQIPERIII JEMI ME TYYYYYYYY

blackblue4ever
09-10-2004, 20:33
Cfare ka ndodhur deri tani, eshte bere ndonje gol?!!!!! :rolleyes:

ASTERI
09-10-2004, 20:59
me vjen shume keq per lajmin e hidhur por skuadra daneze ka shenuar.min 53 dhe SHQIPERIA 0-1 danimarka

blackblue4ever
09-10-2004, 21:06
:sad: :cry: ....do Zoti fitojme.

ASTERI
09-10-2004, 22:03
ka perfunduar ndeshja shqiperi-danimarke me rezultatin 0-2.danezet kaluan ne epersi ne minuten 8 te pjeses se dyte me gol te jorgensen nga nje gabim i mbrojtjes shqiptare.shqiperia ka ushtruar presjon gjate gjithe lojes por pa konkluzione,danezet te terhequr ne mbrojtje.djelmoshat tane shkojne deri tek porta por asgje dhe min e 29 e pjeses se dyte dhe danezet ne kundersulm,pasime te shkurtra dhe te qarta te danezeve clirohet nga e majta tomason dhe 2-0 per danezet.strakosha nxjerr per here te dyte topin nga porta e tij.briggel tashme i pa kenaqur nga loja e kombetares dhe jo vetem ai por dhe te 17000 tifozat qe ndodheshin ne stadium.Gjithsesi le ti urojme kombetares tone suksese te merkuren me kazakistanin dhe FITORE dhe vetem FITORE

ASTERI
09-10-2004, 22:56
Shqiperia Ka Pesur Humbjen E Pare Ne Tirane Ku Nuk Humbiste Qe Para Tre Vjetesh.shqiperia Ndodhet Ne Vendin E Dyte Te Klasifikimit Pas Humbjes Te Dyte Per Ndeshjet Ne Grupe Per Boterorin 2006 Qe Zhvillohet Ne Gjermani.le Ti Urojme Dhe Nje Here Kombetares Tone Fitore Kunder Kazakistanit Dhe Ne Vazhdimesi.

AlbShkodra
10-10-2004, 14:04
Humbja me Danezet mendoj se ishte fundi i enderres ''Gjermani 2006''. Ne fakt humbja me Gjeorgjine ishte me ''trishtuese'' sepse kishim shume raste dhe humben kunder nje kundershtari te dobet. Nga morali i larte qe kishim pas triumfit perballe kampioneve te europes, gjithcka ra poshte duke ju kthyer ''tradites'', dmth jemi teper te vegjel dhe eshte e pamundur te fitojme me skuadra te nivelit te larte sic ishte Danimarka apo sic eshte Ukraina me Turqine, pa harruar qe kemi nje ndeshje jashte me greket.

Qershija
10-10-2004, 15:22
Epo cfar te bejem keshtu ishte e shkruar mos ta fitojme lojen dhe mos ti ja japin kombetares 300 mij dollaret e premtuar nga Fatos Nano-Kryeministri i ShqiperisE....Por shpresa vdes e fundit (mendoje ne ndeshjet e ardheshme ) do fitojne djemet e kombetares SHQIPTARE


SUKSESE DJELMOSHA

AlbShkodra
10-10-2004, 15:31
Danimarka, shume e forte per Shqiperine
E Diele, 10 Tetor 2004
Skuadra nordike ka fituar 2-0 ne "Qemal Stafa", duke i shkaktuar humbjen e dyte ne tri ndeshje, kuqezinjve, ne eliminatoret e Boterorit. Shenues, Jorgensen e Tomasson. Kombetarja ndalon rekordin e pathyeshmerise ne shtepi, pas 10 ndeshjesh, qe nga 1 shtatori 2001 (0-2 ndaj Finlandes). Te mekuren, ne Kazakistan, pa Duron e Muratin

Bledar KUKA

TIRANE - Shqiperia pesoi dje humbjen e pare ne fushen e vet pas me shume se 3 vjetesh, ndaj Danimarkes, njeres prej skuadrave me te mira qe kane shkelur ne "Qemal Stafa". Ne takimin e vlefshem per eliminatoret e Boterorit 2006, Grupi 2, gjithcka u vendos nga golat e Jorgensen ne 53' dhe Tomasson ne 73'. Kjo do te thote se Shqiperia e trajnerit gjerman, Hans-Peter Briegel, ka dy humbje ne 3 ndeshje te kesaj veprimtarie.

Ne nje ndeshje shume taktike, skuadra shqiptare zhvilloi nje pjese te pare mjaft te mire, por pa rrezikshmerine e duhur para portes. E vendosur me taktiken 4-5-1, ku Tare ishte sulmuesi i vetem, i mbeshtetur nga Mukaj e Skela, Shqiperia e ndjeu mungesen e gjithe mbrojtjes, duke u detyruar te mos ishte aq agresive sa zakonisht. Kjo beri qe rreziku i pare ne porten e Skov-Jensenit te krijohej vetem ne minuten e 34-te, nga nje goditje denimi, ekzekutuar nga Skela.

Danimarka zbriti rralle ne kete pjese, drejt portes te Strakoshes, por ne ato pak raste ishte teper e rrezikshme. Fillimisht, mbrojtesit detyrohen te largojne topin dhe me pas Strakosha ia largon sferen Jorgensenit nga kembet, fare prane vijes fundore ne 24'. Ne 44', numri 11 i miqve, Pedersen gjuan rrezikshem pas nje topi te marre nga e majta, por Strakosha grushton per mrekulli. Pas asnje minute shtese mbyllet pjesa e pare.

Qe ne nisje te pjeses te dyte u pa se trajneri danez, Morten Olsen, i kishte udhezuar te tijte qe te shtyheshin drejt gjysmefushes shqiptare, ndersa kishte hedhur ne fushe Rommedahl. Presingu nordik ishte shume i fuqishem dhe kombinimet e tyre shume te shpejta, ndersa lodhja shtohej ne kembet e shqiptareve. Kur goli i pare i Danimarkes erdhi ne 53', gjithcka ishte logjike, ndonese ne kete rast, Jorgensen shenoi me fat. Topi i gjuajtur nga ai, qe jashte zone, u devijua nga koka e Hasit (pavullnetshem) dhe perfundoi ne krahun e djathte te portes te Strakoshes, ndersa portieri yne ishte hedhur majtas.

Goli nuk arriti ta zgjonte menjehere skuadren shqiptare, qe kishte nevoje per freskim, madje ne 60', Poulsen thuajse e shenoi golin e dyte kur gjuajti rrezikshem jashte zone, pasi danezet ekzekutuan nje goditje nga kendi. Dy minuta me pas, pas nje kombinimi, Gronkjaer hyn ne zone, por topi dergohet ne korne. Ne 63', Strakosha grushton bukur dhe me veshtiresi, pas nje harkimi te rrezikshem nga e djathta te Gronkjaer.

Ne 65' Jorgensen serish gjuan nga jashte zone, por Strakosha prêt pa veshtiresi. Dy minuat me pas, Briegel ben zevendesimin e pare. Dragusha zevendeson Haxhin e lodhur ne krahun e majte. Ne 68', rasti me i mire i pjeses te dyte per Shqiperine: pas nje topi te Mukajt, Tare gjuan diagonal, por topi godet shtyllen e djathte te Skov-Jensenit. Ne 69', kombinimi Duro-Mukaj mbyllet me nje harkim te ketij te fundit, qe devijohet dhe pritet me pas nga portieri danez.

Pas kesaj danezet goditen per se dyti, kete here me nje gol teresisht merite te veten. Aksion nga e majta, top pas shpines te Beqirit per Tomassonin, qe shenoi me gjakftohtesi i ndodhur diagonal me porten. Kjo ne 73'. Pas disa minutash, Briegel hedh ne fushe Bushin per Mukajn dhe loja e shqiptareve behet me e rrezikshme. Ne 87' dhe 88' kemi dy gjuajtje te Skeles, e dyta mjaft e rrezikshme, fare prane shtylles. Ne 90', gjuan Klodian Duro, por jashte. Ne minutat e fundit, Shqiperia ekzekutoi 4 goditje nga kendi radhazi dhe, ne njeren prej tyre, Bushi gjuajti me koke, por topi u largua nga vija fatale. Ne '92, Bushi gjuan nga nje goditje denimi 18 metra larg, por topi perfundon jashte.

Skedina e ndeshjes

Shqiperia: Strakosha, A.Beqiri, Hasi, Cana, Haxhi (Dragusha 67'), K.Duro, Lala, Skela, Murati, Mukaj (Bushi 79'), Tare. Tr.Briegel

Danimarka: Skov-Jensen, Priske, Helveg, Kroldrup, Gravesen, Jorgensen (Kristiansen 84'), N.Jensen (Rommedahl 46'), Poulsen, Gronkjaer (Kahlenberg 78'), Pedersen, Tomasson. Tr.Olsen

Shenues: 0-1 Jorgensen 53', 0-2 Tomasson 73'

Te verdha: Murati 54', Duro 60', Mukaj 79', Bushi 80'. Shtesat e lojes: 0' dhe 2'

Shikues: 15.000

Gjyqtare: Yuri Baskalov, Nikolai Golubev, Tihon Kalugin (Rusi)

''Korrieri''

Ne foto: Nje tifoz shqiptar i merzitur gjate ndeshjes Shqiperi - Danimarke (0-2)

kureshtari
13-10-2004, 10:40
Do te ishte vertet mrekulli te ishte e vertete. Ndoshta me shume fat heres tjeter!

URRAAAAAAA PER SHQIPERINE!

Qershija
13-10-2004, 15:19
SHQIPERIA URRA



GOLLLLLLLLLLLEEE

Qershija
13-10-2004, 15:22
Kazakhstan0 - 1 (http://www.livescore.com/default.dll/Game?comp=WC_UEFA_2&game=75801)Albania

Qershija
13-10-2004, 15:29
O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR

SLK_500
13-10-2004, 16:01
Ka perfunduar ndeshja kazak 0-1 SHQIPERIA me gol te te madhit Alban Bushit ne min e 60.ne fund te ndeshjes skela ka patur nje rast shume te mire per te dyfishuar rezultatin ne 2-0 por topi shume pak centimetra mbi traun e portes kazake.Shqiperi,Shqiperi ti je zemra jone ti per ne ti per ne je gjithmone KAMPIONE.FORCA SHQIPERI

saje_
13-10-2004, 16:08
O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR
Do FITOJM
shqiperi..........SHqiperi......SHQiperi......SHQI peri...SHQIPeri...SHQIPEri..............SHQIPERi.. ...........SHQIPERI..........SHQIPERI

kledi
13-10-2004, 16:28
yeahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh hhhhhhhhhhh

god damn it this is good forcaaaaaaaaaaaaaaaa shqiperiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii vertet sa mire qe esht me qene shqiptare me my self jam krenare qe jam shqiptare forcaaaaaaaaaaaaa albanezeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee


o zot sa ne qejf qe jammmmmmmmmmmm

davidjonat
13-10-2004, 17:00
Po ju jap nje lajme te gezuar. Kombetarja fitoi sote 1-0 me gol te shenuar nga bushi ne minuten e 60 dhe tani renditet e para ne grup.

Qershija
13-10-2004, 17:22
URIME URIME O VLLEZER E MOTRA QE DJELMOSHAT E KOMBETARES NA E ZBARDHEN FETYREN PARA BOTES :lol: :lol: :lol: Urraaaaaaaaaaaaa

kledi
13-10-2004, 17:28
hahahahahahahaha sa mire qe e zbukuron ti mi qershija vertet qe sot jam shum happy

edhe nje her forcaaaaaaaaaaaaaaa shqiperiaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

kledi
13-10-2004, 17:32
yeahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh lol shum lajm i bukur forcaaaaaaaaaaa shqiperiaaaaaaaaaaaaaaaaa o sa mire me qene shqiptare

aman ti mo car ben ne israel,ki kujdes shoku se vine palestinezt me bomba mos hyp ne autobuza mo,

saje_
14-10-2004, 12:43
SHQIPERI.....................GOL:................. ....

drago
14-10-2004, 14:13
nuk duhet ta kritikojme shqiperin per humbjen me danimarken kur nuk kishte mbrojtesit titullar, per fshf duhet te ndihmoje brigel te naturalizoj me pashaport shqiptare sa me shpejt talentat shqiptar neper bote dhe jam shume i lumtur per fitoren me kazakistanin shqiperia ka6 pike dhe shpresa per te ecur perpara.

AlbShkodra
14-10-2004, 15:02
Kombetarja dje ka fituar 1-0, e para ne historikun e eliminatoreve jashte, duke u ngjitur ne kuoten e 6 pikeve 14-10-2004
Kazakistani, fitorja rekordeve
Jeton SELIMI


Stadiumi "Centralnij-Almati", Kazakistan 13 tetor 2004, ora 20:00 (lokale)

Kazakistan - Shqiperi 0-1
Shenues: Bushi 60'

Kazakistani 1.Morjev 2.Avdejev 3.Smakov (Kamelov 45') 4.Dubinskij 5.Familcev 6.Ljapkin 7.Baltjev 8.Karpovic (Shevcenko 62') 9.Nizovcev 10.Urazbahtin (Bullashjev 56') 11.Irismetov Trajner: S.Timofejev

Shqiperia 1.Strakosha 2.A.Beqiri 3.Hasi 4.Haxhi 5.Lala 6.Dragusha (Shkembi 91') 7.Cana 8.Mukaj (Lici 53') 9.Skela 10.Bushi (Rraklli 81') 11.Tare Trajner: H.P.Brigel

Gjyqtare: F.Stuhlik, e.Gorgon, N.Shvab (Austri)

Kartone te verdhe: Lici, Baltjev

"Minutat" 5'- Skuadrat ndermarrin sulme te ndersjellta, ndersa mbrojtjet perkatese luajne me shume kujdes. Pas nje goditjeje denimi nga 30 metra per perfaqesuesen tone, portieri vendas Morjev e kalon topin ne vijen fundore. Kuqezinjte fitojne goditjen e pare nga kendi, pas gjuajtjes te se ciles mbrojtja vendese shmang pa problem rrezikun. 7'- Baltjev gjuan nje goditje denimi dhe mbrojtja jone tregohet e kujdesshme. 11'- Sulm i rrezikshem nga krahu i majte per vendesit. Smakov kroson nje top te rrezikshem per Mizovcevin, ky godet fort dhe nje nga mbrojtesit tane e kalon topin ne vijen fundore. Pas goditjes nga kendi, Baltjev gjuan rrezikshem drejt portes, por topi largohet nga tanet. Vendesit ndermarrin nje kundesulm tjeter. Urazbahtin del perballe portierit Strakosha dhe e kalon topin paksa mbi porte. 12'- Ne krahun e djathte shperthen Mizovcev, i cili rrezohet prane zones se rreptesise dhe gjyqtari vazhdon lojen. 15'- Irismetov godet nje top nga qendra per Urazbatinin. Ky godet drejt zones sone te rreptesise dhe aty Smakov gjuan nga 15-20 metra dhe topi kalon fare prane portes sone. 16'- Irismetov fiton nje goditje denimi. Baltjev gjuan dhe topi kalon mbi traun e portes sone. 18'- Pas nje kalimi ne krahun e majte, Tare gjuan dobet me koke dhe topi perfundon ne duart e Morjevit. 20'- Sulm i shkallezuar i taneve, por mbrojtja vendese tregohet e kujdesshme, duke shmangur nje rast te rrezikshem. 28'- Futbollistet tane marrin iniciativen, sulmojne disa here dhe ne dy raste godasin nga larg. Edhe vendesit pergjigjen me kundersulme te shpejta. 31'- Mizovcev merr nje goditje denimi, por ne dyluftim me mbrojtesin tone shkakton faull. 35'- Disa sulme radhazi te vendesve, por mbrojta jone tregohet e kujdesshme. 40'- Baltjev merr nje goditje denimi, por gjuajta shmanget pa problem nga mbrojtja jone. 49'- Tare godet me koke, duke e kaluar topin ne rrjete, por me pare ka vershellyer gjyqtari per pozicion jashte loje. 52'- Disa sulme te rrezikshme te vendesve, por mbrojtesit tane dhe Strakosha mbrohen energjikisht. 60'- Pas nje krosimi te Licit nga krahu i djathte, Bushi godet me koke dhe topi perfundon ne 3-kendeshin e portierit Morjev. 1-0 per Shqiperine. 65'- Nje krosimi nga krahu i majte per Shevcenkon, qe gjuan nga 15 metra, por topi perfundon jashte. 70'- Vendesit sulmojne, por mbrojtja jone eshte shume e organizuar dhe mbrohet me kujdes. Nderkohe, sulmuesit ndermarrin inkursione te shpejta. 75'- Sulm i vendesve. Topi percillet nga krahu i majte per te Shevcenko, por Strakosha e pret ne menyre te shkelqyer gjuajtjen e futbollistit kazakistanez. 76'- Dragusha shperthen nga krahu i majte, merr nje goditje denimi, te cilen e gjuan vete, por topi perfundon tej vijes fundore. 78'- Sulm i shkallezuar i vendesve, por topi perfundon jashte vijes fundore. 85'- Kazakistanasit sulmojne serish, por mbrojtja jone eshte ne lartesine e duhur. 90'- Sulmuesit vendes shfaqen te rrezikshem para portes sone, por pa rezultat. 91'- Buleshjev rrezohet ne zonen e rreptesise dhe pretendon 11-metersh, por gjyqtari vazhdon lojen.

Dje, kuqezinjte kane arritur fitoren e pare ne trasferte ne historine e eliminatoreve te nje boterori Kuqezinjte: Vajtem, pame, fituam! Vuajtje dhe rezultat. Ky eshte binomi me i ethshem i lojes se bukur te futbollit. Dje, kuqezinjte tane kane arritur te fitojne per here te pare jashte fushe ne eliminatoret e nje boterori. Ky eshte nje fakt historik, teksa 40 vjet me pare, me 24 maj te 1964-s, Shqiperia eshte mposhtur 0-2 nga Holanda ne fushen e kesaj te fundit. Ketu ze fill historia e futbollit shqiptar ne garen boterore. Nderkohe, dje ka mjaftuar nje gol i kryegolashenuesit te kombetares sone, Alban Bushit, qe te vulose nje takim, i cili rezultoi shume me i veshtire nga parashikimet. Me nje formacion "te arnuar" si pasoje e mungesave te shumta, trajneri i kombetares sone i ka besuar shume Alban Bushit, qe nuk zhgenjeu. Kane zhvilluar nje loje me mjaft rendiment te zakonshmit Lala e Cana. eshte shnderruar ne nje qendermbrojtes "race" Besnik Hasi, por ai qe ka bindur me shume nga te gjithe e qe pa dyshim mund te etiketohet si me i miri ne fushe, ka qene Altin Haxhi. Dje, kombetarja jone ka vuajtur jo pak. Te thuash ate qe eshte, minutat e para na dhane nje iluzion te frikshem, teksa kazakistanasit rrezikuan dy here. Ne nje fushe aspak te mire, ku lojtaret tane duhej te benin llogarite dhe me kercimet "e hutuara" te topit, krahet nuk kane funksionuar si duhet. Loja e vendesve ishte e shpejte, pasi ata kombinonin mjaft mire me njeri-tjerin, por fatmiresisht pa qene te afte ne fazen mbyllese te aksioneve. Shqiperia duhej te ngacmonte me shume, por Skela nuk ka qene aspak ne forme, teksa rrallehere ka dhene pasime te sakta per Bushin e Taren. Pjesa e pare ka qene shume konfuze per ne, teksa edhe ato raste te pastra qe na u dhane, nuk ditem t'i finalizonim shpejt. Ka qene fraksioni i dyte i lojes ai qe dhuroi me shume emocione. Trajneri Brigel nxjerr nga fusha e lojes Devi Muken dhe hedh Suad Licin. Ne fillim, ky zevendesim u duk jo me i pershtashmi, teksa pritej nje nderrim nga krahu u majte, por shkodrani e perligji besimin, teksa krosoi sakte nga e djathta per koken e Bushit, i cili ka tundur rrjeten e portierit Morjev. Kazakistani mund te barazonte dy here, por ka qene ne nje forme te jashtezakonshme Foto Strakosha, i cili u ka thene "jo" gjuajtjeve te Shevcenkos. Kemi nje fituar me mjaft veshtiresi nje takim qe nuk duhej te ishte i tille. Ketu, natyrisht, ndikuan mungesat e shumta, por edhe forma jo e mire e disa prej kuqezinjve. Nje pjese e pare per t'u harruar per Dragushen e Beqirin dhe nje ndeshje "e flakur" nga Skela. Vlonjati ishte mjaft i shperqendruar dhe kete e shfaqi ne minuten e fundit te lojes, kur shperdoroi nje rast te arte. Fjalet me te mira per Altin Haxhin, i cili me paraqitjen e djeshme ka flakur tej te gjithe opinionin skeptik qe e kishte rrethuar. Mjaft i sakte ne mbulim dhe shperthyes njekohesisht, Haxhi ka treguar se i nevojitet shume kesaj kombetareje. Fitoret e kombetares sone ne eliminatoret e nje boterori nuk jane te shumta. Te paren e kemi arritur ne vitin 1973, teksa mposhtnim ne Tirane Irlanden. Kemi fituar serish pas shtate vjetesh ndaj nordikeve 2-0. Ne vitin 1984 kemi fituar me Belgjiken 2-0 dhe pas nje "shterpesie" 13-vjecare, kemi mposhtur ne Zvicer Irlanden e Veriut 1-0. Shqiperia ka triumfuar ne 2000-shin me Greqine 2-0 dhe ne 2001 me Finlanden 2-0. Ne keto eliminatore kemi mposhtur kampionet e Evropes me rezultatin 2-1 dhe me ne fund kemi arritur te fitojme jashte. Dje kemi fituar me zemer ne fushen e lojes, por mbi te gjitha kemi rifituar lojtare me vlera, si Haxhi. Kemi rifituar Bushin, i cili arriti kuoten e 13 golave me fanellen kuqezi. Kemi fituar edhe pike. Perballe ishte Kazakistani, mbase kundershtari me i dobet i grupit, por me shume se nje tripikesh, ne kemi fituar besimin. Gjashte pike ne kater ndeshje. Statistikat me te mira qe ka arritur ndonjehere kombetarja jone dhe jemi vetem ne ndeshjet e para. Shpresojme qe perqindja ne bursen e futbollit evropian per kuqezinjte tane te jete rritur... Proteste e Federates Kazakistanase te Futbollit Federata e Futbollit e Kazakistanit proteston ndaj FIFA-s dhe UEFA-s ne lidhje me qendrimin jokorrekt te vezhguesit norvegjez te FIFA-s Tragve Borno ne ndeshjen Kazakistan-Shqiperi. Pas mbarimit te ndeshjes, vezhguesi norvegjez ka takuar disa pjesetare te delegacionit shqiptar prane dhomave te gjyqtareve. Madje ka folur vetem per vetem me gjyqtaret, gje qe eshte kategorikisht e ndaluar. Ky qendrim ka ngjallur zemerim ne radhet e perfaqesueses se Kazakistanit dhe te drejtuesve te saj. Gjithashtu, protestojme ndaj gjyqtarit austriak Fric Shtuhlik, i cili nuk akordoi nje 11-metersh te rregullt, pas nderhyrjes se nje mbrojtesi shqiptar ndaj lojtarit tone Maksim Mizovcev. Kjo moskorrektesi rrezikoi te shkaktonte trazira ne radhet e sportdashesve, gje qe u shmang vetem fale nderhyrjes energjike te forcave te rendit. Kuqezinjte, nga 6 mije euro per fitoren Futbollistet e ekipit kombetar kane marre nga 6 mije euro "cash", pasi kane arritur te fitojne kunder Kazakistanit. Sic kishte premtuar Federata e Futbollit ne bashkepunim me dhomen e tregtise dhe me qeverine, ka ndare menjehere pas ndeshjes parate per fitoren e skuadres. Drejtuesit e futbollit shqiptar qe kane qene te pranishem ne kete vend, brenda disa oreve kane bere gati parate dhe ua kane shperndare futbollisteve. Tri institucionet qe u permenden me siper kishin premtuar 150 mije dollare per fitoren.

''Sporti Shqiptar''

Ne foto: cast nga ndeshja e djeshme Kazakistan - Shqiperi (0-1). Lorik Cana gjate nje dyluftimi

ASTERI
14-10-2004, 15:12
Edhe nje here bravo kombetares per fitoren e arritur kunder kazakistanit me rezultatin 1-0 me gol te realizuar ne min 60 nga alban bushi.Shqiperia me te vertete ka realizuar nje ndeshje te mrekullueshme duke duke qene superiore ne brojtje,nje mbrojtje e pa thyeshme.me fitoren e djeshme shqiperia renditet e dyta ne grup.I urojme SHQIPERISE suksese te metejshme dhe dalcin gjithmone faqe bardhe,FORCA SHQIPERI!!! O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!!! Ti shqiperi me jep nder me jep emrin SHQIPETAR

davidjonat
14-10-2004, 20:26
Pershendetje KLEDI. Une ne ISRAEL jetoj dhe ne autobuza spara hypi se kam bler mak, por si ta kemi te shkruajtur zoti na ruafte. Po ti perse nuk e ke deklaruar ved qendrimin. Israeli eshte shume i bukur. Mendoj se kjo teme nuk eshte per ketu, prandaj po e mbylle. Ti urojme djemve Shqiptare qe kete fitore ta perserisin edhe me ekipet e tjera.

Christian
16-10-2004, 16:31
Urime per fitoren shume te vlefshme te arritur ne Kazakistan.
Grupi 2 kryesohet nga Ukraina me 8 pike, me pas vijne SHQIPERIA e Turqia me nga 6, Danimarka 5, Gjeorgjia 4 e ne fund Kazakistani pa pike.
Ndeshja e ardhshme do te luhet me 9 shkurt 2005, kur kryesuesit e grupit, Ukraina do te vije per t'u perballur me kuqezinjte.

AlbShkodra
19-10-2004, 14:06
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nisur dje nje numer te madh ftesash, plot 12 drejt Federatave te vendeve te tjera europiane, me qellim qe te gjeje nje kundershtar per miqesoren e 17 nentorit, date e lire e FIFA-s. Kete e pohoi dje zedhenesi i FSHF-se, Nurishmi, qe tha se "pervec Norvegjise, qe mbetet si alternative, jane edhe 12 ftesa te nisura nga FSHF drejt federativa te tjera". Trajneri Briegel ka kerkuar qe kjo miqesore te luhet patjeter ne Tirane dhe ky eshte kushti i vene nga FSHF ne ftesat e saj. Burime ne FSHF pohuan dje se "ftesat jane nisur drejt ekipeve lindore si Bjellorusia, Sllovakia, Bullgaria, Azerbajxhani, Sllovenia, Bosnje-Hercegovina etj. por edhe perendimoreve si Irlanda e Veriut".

AlbShkodra
23-10-2004, 03:38
FSHF-ja nuk e ka pranuar perballjen e 17 nentorit






Federata Azerbaixhanase e Futbollit i ka derguar dje nje ftese homologes se saj shqiptare per zhvillimin e nje miqesoreje midis perfaqesueseve respektive me daten 17 nentor.


Kete e kane pohuar dje drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit. Por keta te fundit nuk jane shfaqur entuziaste ne lidhje me kete oferte dhe mesa duket nuk kane ndermend te pranojne ate. Duke qene se kombetarja shqiptare nuk do te jete e impenjuar ne eliminatoret e Boterorit 2006 ne kete date dhe ende nuk ka gjetur nje kundershtar per te zhvilluar nje miqesore, azerbaixhanasit, te cilet ashtu si Shqiperia jane te lire, kane menduar t'i bejne nje ftese kuqezinjve. Ndonese tentativat e deritanishme te FSHF-se per te gjetur nje kundershtar ne kete date kane deshtuar, ftesa nuk do te pranohet. Nje nga arsyet kryesore eshte se azerbaixhanasit kane kerkuar qe miqesorja te zhvillohet ne fushen e tyre, ne Baku. Mirepo vete trajneri i kombetares, Hans Peter Brigel, i cili eshte shprehur se fundmi se deshiron me cdo kusht te luaje nje ndeshje miqesore ne daten e lire te FIFA-s, me 17 nentor, ka kerkuar qe ndeshja te zhvillohet ne fushen tone. Kjo pasi ndeshja e ardhshme e kuqezinjve ne eliminatoret e boterorit, ajo ndaj Ukraines me daten 9 shkurt, do te luhet ne Tirane dhe per kete arsye Brigel ka kerkuar qe edhe miqesorja e radhes te zhvillohet ne "Qemal Stafa". Pra FSHF-ja vazhdon te jete ende ne kerkim te nje kundershtari per skuadren e drejtuar prej tij. Skuadra si Bjellorusia, Sllovakia apo edhe Sllovenia, nuk i kane gjetur ende kundershtaret e tyre per kete date. Ne liste eshte shtuar edhe Italia, qe ka anulluar takimin miqesor me Kinen te programuar pikerisht me 17 nentor. Kjo, pasi Kina mund te jete e impenjuar me eliminatoret e boterorit. Nderkaq, Brigel pritet te mberrije ne token shqiptare diten e hene, nderkohe qe me daten 1 nentor eshte vendosur qe te nise nje tjeter zbor stervitor i udhehequr nga ai. Nuk eshte bere e ditur se kur do te publikohet lista e lojtareve qe do te grumbullohen nga gjermani per kete zbor.

dardanet-kacani
30-11-2004, 18:34
Ju njoftojme me plot krenari se me ne fund dhe per here te pare kemi mundesine qe ta veshim fanellen e kombetares sone te prodhuar origjinal nga firma UMBRO.Kete shans nuk duhet assesi leshuar por shfrytezar.Kjo po ndodh per here te pare qe me ne fund edhe ne te veshim fanellen tone dhe te identifikohemi e jo te veshim fanellat e huaja.Urime shqiptare, urime tifoza dhe rrnofte Shqiperia.

Fanellen e Kombetares sone shqiptare mund ta porositni tek faqja: www.tifozat.com (http://www.tifozat.com/)

Perpara!

pompa
01-12-2004, 12:16
Faleminderit Dardanet-kacani per lajmin,ky esht me te vertet nje lajm i bukur. Normal se e meritojm se jemi 15 000 000 15 milion tifoza shqiptar.

dardanet-kacani
01-12-2004, 15:18
te pakten mundesin me pas nje veshje te njejt kunder ukraines :DD perpara kane qene fallco tash ishin origjinal

saje_
01-12-2004, 15:28
hej me ne fund dicka orgjinale,pergezime per iden dhe temen dardanet-kacani

dardanet-kacani
01-12-2004, 18:31
Shihemi ne Shkurt ne qemal stafa



Forca shqiperia :twisted:


dardanet-kacanik

Baby_Girl
08-02-2005, 19:13
Ishalla fitojme neser o njerez
Dhe do te fitojme se nuk ben apo jo;)

GOOD LUCK ALBANIA

MIKELI
08-02-2005, 19:19
ukrahine ule koken,se tre here do te shpojm porten

helllllllllllllll yeah 3--------shqiperia--------1 ukrahina


forcaaaaaaaaaaaaaaaaaa shqiperiaaaaaaaaaaaaaaaaa

o sa mire me qene shqiptar yep me pelqen kjo shprehja

ASTERI
09-02-2005, 00:23
ISHALLA FITOJME NESER KUNDER UKRAINES

Qershija
09-02-2005, 14:59
Do te fitojme sigurishte Urimeeeeeeeeeeeeeeeeeee Albaniaaaaaaaaaaaaaa Kosovaaaaaaaaa eshte me ty ......Duam sa me shume gola

blackblue4ever
09-02-2005, 20:43
Ehhhhhhhhhhhh Shqiperia :sad: :sad: :sad: :sad: na zhgenjeu.

Christian
11-02-2005, 18:57
Vertete per te ardhur keq. Episodet vendosen fatin e kesaj ndeshjeje, 2 gabime te pafalshme ne mbrojtje sollen humbjen ndoshta te pamerituar ndaj nje Ukraine jo edhe aq ne forme. Gjithsesi le te shpresojme per ndeshjet e ardhshme, vendi i dyte ne grup eshte ende i arritshem, megjithese kemi disa transferta te veshtira...

Renditja e Grupit 2
1. Ukraine, 6 ndeshje - 14 pike
2. Greqi, 5 ndeshje - 8 pike
3. Danimarke, 5 ndeshje - 6 pike
4. Turqi, 5 ndeshje - 6 pike
5. SHQIPERI, 5 ndeshje - 6 pike
6. Gjeorgji, 4 ndeshje - 5 pike
7. Kazakistan, 4 ndeshje - 0 pike.

*26.03.2005 - Turqi Vs. Shqiperi
30.03.2005 - Greqi Vs. Shqiperi

drago
12-02-2005, 12:47
me vjen keq per shqiperin , jam nje tifoz ultras dhe nuk kam mudesin te shikoj ndeshjet si me pare. por shikoj qe grupi jone shikohet me shume prestigj nga televizionet italiane me greqin, turqin, danimarken , ukrainen, por shqiperi spo ben nje figure te mire dhe po na deluzon perseri. forca shqiperia.

AlbShkodra
10-03-2005, 00:38
Pas skandalit te hedhjes se sendeve te forta ne fushe gjate ndeshjes Shqiperi - Ukraine




FIFA denon stadiumin "Qemal Stafa"

Ndeshjet me Gjeorgjine e Kazakistanin pa tifoze





TIRANE


Federata Nderkombetare e Futbollit (FIFA) ka denuar krejt papritur Federaten Shqiptare te Futbollit. Ekipi kombetar shqiptar do te detyrohet te luaje dy ndeshjet e ardhshme ne fushen tone pa pranine e tifozerise kuq e zi, ndersa federata eshte gjobitur me 40 000 franga zvicerane. Denimi do te lere pa tifoze stadiumin "Qemal Stafa" ne ndeshjen me Gjeorgjine, qe luhet ne Tirane me 4 qershor 2005, dhe ne ate me Kazakistanin, qe luhet me 3 shtator 2005. Vendimi u mor nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s me daten 4 mars dhe i eshte komunikuar Federates sone me daten 8 mars. FIFA i vendosi keto sanksione pas incidenteve gjate ndeshjes me Ukrainen, e vlefshme per eliminatoret e boterorit "Gjermani 2004", qe u luajt ne stadiumin "Qemal Stafa" me 9 shkurt. Sipas argumentimit te FIFA, gjate kesaj ndeshjeje ne stadium ishin hedhur nga tifozet sende te rrezikshme per lojtaret dhe drejtuesit e ndeshjes. Menjehere pas ketij vendimi ka reaguar Federata e Futbollit Shqiptar. Kryetari i kesaj federate Armando Duka, deklaroi per NEWS 24 se Federata Shqiptare e Futbollit ka kerkuar menjehere apelim te vendimit prane Komisionit te Apelit te FIFA-s. Duka pranoi se gjate ndeshjes jane hedhur objekte te forta ne fushe, por kerkoi qe FIFA te ishte me e bute ne sanksionet e saj. Nderkohe, sipas raporteve te publikuara nga gjyqtari i ndeshjes dhe vezhguesi i FIFA-s, gjate ndeshjes Shqiperi-Ukraine tifozeria shqiptare ka hedhur objekte te ndryshme ne fushe, si shishe uji, cakmake, monedha e sende te tjera. Gjithashtu, gjate ndeshjes jane hedhur shume fishekzjarre, ndersa ne perfundim te saj tifozeria hyri furishem ne fushe. Sipas FIFA-s, edhe stafi i sigurise nuk arriti te mbante situaten ne kontroll. Ky nuk eshte denimi i pare qe merr Federata Shqiptare e Futbollit. Me 26 tetor 2004, Komiteti Disiplinor i FIFA-s gjobiti e federaten tone me 14 000 franga zvicerane per te njejtat shkelje dhe paralajmeroi per sanksione me te ashpra nese keto akte te dhunshme perseriteshin. FIFA ka penalizuar edhe Kosta-Riken per te njejten arsye, por vetem me nje ndeshje dhe me 20 000 franga zvicerane gjobe. Ne rast te mosndryshimit te ketij vendimi te FIFA-s, kombetarja eshte e detyruar te luaje dy ndeshje pa tifozerine e saj tashme shume determinante ne fatin e lojes. Vetem pak jave me pare ylli i futbollit boteror Andrij Shevcenko, deklaroi se skuadra shqiptare ishte shume e forte ne fushen e saj fale tifozerise se zjarrte, dhe kjo nuk eshte vetem bindja e nje te huaji. Gjithsesi pritet qe te kete nje apelim per kete vendim te FIFA-s. Te shpresojme qe ne ndeshjet e radhes ne stadiumin "Qemal Stafa" shkallet do te jene serish te mbushura me sportdashesit e veshur kuq e zi.



Reagimi i Presidentit te federates


Duka: Objekte jane hedhur, do apelojme
Menjehere pas mesimit te lajmit per denimin e fushes "Qemal Stafa" per dy ndeshjet e ardhme te ekpit kombetar shqiptar me ekipin kombetar te Gjeorgjise dhe ate te Kazakistanit, ka reaguar Federata e Futbollit Shqiptar. Presidenti i kesaj federate Armando Duka, deklaroi per televizionin NEWS 24 se Federata Shqiptare e Futbollit, me te mesuar per vendimin e FIFA-s, ka kerkuar menjehere apelim te vendimit prane Komisionit te Apelit te Federates Nderkombetare te Futbollit. Presidenti Armando Duka me sinqeritet pranoi se gjate ndeshjes jane hedhur objekte te forta ne fushe, por kerkoi qe FIFA te ishte me e bute ne sanksionet e saj, pasi nga objektet e pademshme nuk ishte rrezikuar askush. Gjithsesi gjoba e FIFA-s perben nje goditje te rende per futbollin shqiptar ne rast se do te akordohet perfundimisht.

Administratori
12-02-2006, 10:08
Kosta Rika rezulton "enderr mashtruese"
Driton Latifi

Deshton serish Federata Shqiptare e Futbollit per te siguruar dhe per te luajtur nje miqesore ne daten e lire te FIFA-as ne muajin mars. Kjo, pasi Kosta Rika, e trumbetuar nga zyrtaret e FSHF-se, ka vendosur te luaje me Iranin dhe jo me kombetaren tone. Kesisoj, edhe kjo miqesore ka rezultuar nje "enderr mashtruese", ashtu si edhe Bosnje Hercegovina. Skuadra nga Amerika Qendrore ka gjetur nje kundershtar tjeter per miqesoren e 1 marsit, kur do te perballet me skuadren e Iranit ne Teheran, sic shkruhet edhe ne faqen e FIFA s per ndeshjet miqesore. Pra, bie poshte hipoteza e zbarkimit ne Tirane te nje skuadre qe eshte pjesemarrese ne kampionatin boteror "Gjermania 2006". I pyetur per kete problem, zedhenesi i FSHF-se, Nurishmi u shpreh: "Ne nuk kemi informacion per nje gje te tille. Nuk na ka ardhur akoma asnje konfirmim nga federata e Kosta Rikes per kete ceshtje. Gjithsesi, ne do te arrijme te sigurojme nje miqesore per daten 1 mars. Jemi ne kontakt edhe me vende te tjera."

Me nje fjale, vazhdon refuzimi i shume kundershtareve, te cileve u ka drejtuar ftesa FSHF-ja per te zhvilluar miqesore me kuqezinjte tane. Per momentin mbetet ne loje vetem miqesorja me Gjeorgjine, qe thuhet se do te luhet ne "Qemal Stafa" me 22 mars, nderkohe qe data e lire zyrtare e FIFA-s per ndeshje te ketij lloji, 1 marsi, mbetet bosh per momentin per kombetaren tone. Sikurse dihet, kombetarja e Shqiperise e ka zhvilluar miqesoren e fundit me daten 17 gusht te vitit 2005, kunder Azerbajxhanit. Gjithsesi, gjetja e kundershtareve per ndeshje miqesore duhet shnderruar ne objektiv primar per FSHF-ne, sepse skuadra kombetare ka nevoje te kolaudohet, pse jo edhe te rinovohet, para se te fillojne ndeshjet eliminatore te Europianit 2008. Dhe nese nuk sigurohen dot miqesoret, trajneri Brigel nuk ka rast tjeter per t'i vene pikat mbi "i", nderkohe qe futbollisteve kuqezinj do t'u mungoje shume praktika e lojes me njeri-tjetrin, cka mund te ndikoje negativisht ne paraqitjet e tyre ne fushaten kualifikuese te europianit te radhes, ku do te ndeshen me skuadra te forta si Holanda, Rumania, Bullgaria, Bosnja, Bjellorusia, shto ketu edhe modestet e Luksemburgut.

Ja rivalet e kombetares B ne Norcia
Me se fundi, organizatoret e "Norcia footboll winter cup" ne Itali kane pervijuar edhe kalendarin e ndeshjeve, qe do te zhvillohen mes skuadrave pjesemarrese ne kete turne. Sa i takon kombetares sone B, e drejtuar nga Brigeli, kundershtaret e saj jane kater skuadra: Universitatea e Krajoves, Politeknika, FC Uta Arad dhe Juventus Zyrih. Nderkohe, te enjten, kombetarja jone B ka zhvilluar miqesoren e pare ne kete turne, kunder vendesve modeste te Norcias, ku ka fituar thellesisht 6-0. Sikurse dihet, te thirrurit e Brigelit ne kete turne gjenden ne Norcia qe ne fund te muajit te kaluar dhe do te qendrojne atje deri nga 12 shkurti.

Futbollistet ne dispozicion te trajnerit tone te kombetares, qe marrin pjese ne turneun e Norcias, jane si me poshte: Ilion Lika, Isli Hidi, Endri Vrapi, Erion Xhafa, Ardit Beqiri, Arjan Pisha, Elvis Sina, Igli Allmuca, Ervin Bulku, Elvis Kraja, Emiliano Veliaj, Gjergji Muzaka, Dorian Bylykbashi, Hamdi Salihi, Admir Teli, Rezart Dabulla, Klodian Duro, Genc Mehmeti, Henri Shiba.

Bogdani "ok", i bashkohet grupit
Erion Bogdani, sulmuesi shqiptar i Sienes, qe luan ne Serine A, i eshte bashkuar dje grupit te skuadres se tij ne stervitje. "Bomberi" kuqezi i Sienes eshte vene nen urdherat e teknikut De Kanio, pasi ka lene pas problemet shendetsore qe shfaqi pas ndeshjes se fundit ne Serine A. Dhimbjet shqetesuese te mesit nuk e kane shqetesuar me Bogdanin, keshtu qe mjeket e skuadres italiane, ku aktivizohet, i kane hapur atij "driten jeshile" te perfshirjes ne stervitje me grupin. Trajneri De Kanio shpreson ta kete ne fushe sulmuesin tone kuqezi ne ndeshjen e radhes me Askolin, duke e konsideruar forcen kryesore ne sulm, krahas Kiezes.

Administratori
12-02-2006, 10:10
Rudi Vata: Shpejt, une trajner i kombetares
Ramadan Bigza

"Pasaporta" e Rudi Vates
Emri: Rudi
Mbiemri: Vata
Datelindja: 13.2.1969
Vendlindja: Shkoder
Gjendja civile: I martuar, me dy femije
Gjatesia: 184 cm
Pesha: 80 kg
Ndeshje me kombetaren: 59
Gola te shenuar me kombetaren: 5
Ekipet qe ka luajtur: Vllaznia, Dinamo, FC Much 74, Le Mans, Selltik, Apollon Limasol, Energie Cotbus, Lr Ahler, Tirana, Jakohoma.
Puna qe ben: Menaxher i FIFA s
Endrra e tij: Te behet trajner i kombetares se Shqiperise.
Motoja e jetes: Puna, ajo qe te sjell suksesin, qetesine, sigurine dhe sadisfaksionin.

E ka ndjekur me interes shortin per Euro 2008-en. Edhe pse nga Skocia e larget, tejet e ftohte ne keto dite dimri, zeri i tij eshte i ngrohte. Rudi permend saktesisht te gjithe kundershtaret e grupit tone. Nje nga emrat me te medhej te futbollit tone, Rudi Vata, shfaq edhe mendimin e vet per kete short. Ai flet per secilin kundershtar te kombetares sone. Por ish-kapiteni me "jetegjate" i kesaj kombetareje flet me gjate se kaq. Duke u prononcuar per zgjedhjet e ardhshme ne FSHF, ai thote se "futbollin duhet ta drejtojne njerezit e futbollit". Rudi Vata thote se nuk do te kandidoje per president, shkak i se ciles jane arsyet familjare dhe personale, por thote se do te kandidoje per nje vend ne KE-ne e FSHF-se. Ai nuk e fsheh qellimin e tij dhe thote i bindur se se shpejti do te jete ai trajner i kombetares se Shqiperise.
- Rudi, a jeni njohur me kundershtaret e kombetares sone per Euro 2008-en?
- Po, shortin e kam ndjekur drejtpersedrejti nepermjet mediave britanike me nje emocion te vecante. Hedhja e shortit eshte nje moment qe te mban gjithnje ne tension.

- Cili eshte mendimi juaj per te?
- cfare te them? Gjithcka mund te ndodhe ne grupin tone, ose thene me qarte, te gjitha letrat jane ne tavoline. Mendoj se, pervec Holandes, ekipet e tjera do te luftojne per te zene nje vend te dyte.
- A mund te flisni me konkretisht?
- Dua te them se Bullgaria e sotme nuk eshte ajo e Stojckovit. Rumania e sotme nuk eshte ajo e Haxhit. As Sllovenia e sotme nuk eshte ajo e Zahovicit, por edhe vete Holanda e sotme nuk eshte ajo e Van Bastenit. Per sa i takon Bjellorusise, them se eshte nje ekip qe nuk duhet nenvleftesuar. E kam ndjekur ne nje ndeshje me Skocine dhe me ka pelqyer. Ka disa kualitete qe duhen respekuar. Per sa i takon Luksemburgut, ne kemi luajtur nje here me te ne Luksemburg dhe kemi barazuar. Megjithate, asnje ekip nuk duhet mbivleresuar apo nenvleresuar. Sigurisht, Holanda eshte favorite ne grupin tone, por paraqitja e saj ne europian varet shume nga paraqitja e saj ne boteror.

- Folet per te tjeret, po per ekipin tone cili eshte mendimi juaj?
- Une dua qe ekipi yne te dale i pari. Por tjeter eshte deshira dhe tjeter mundesia. Duhet pranuar se ekipi yne nuk eshte ai qe duhet te jete.
- Flisni keshtu ngaqe keni parasysh faktin se FSHF-ja eshte ne prag te zgjedhjeve. Per cfare e keni fjalen?
- Koha ka treguar se shume duan te perfitojne nga futbolli, qofte duke thurur apo realizuar skenare te ndryshem. Nuk dua te zgjatem, sepse te gjithe e dime se cfare ka ngjare me futbolliste te ndryshem te kombetares sone, ku jo rralle eshte vleresuar miqesia dhe jo forma aktuale e futbollistit, gje qe ka renduar gjendjen e kesaj kombetareje. Kujtoni vetem rastin Bogdani, per te mos thene te tjeret. Une nuk jam pjese e ketyre skenareve. Une jam pjese e punes per t'i dhene futbollit ate cfare i mungon. Dua t'i sherbej futbollit, sepse futbollit eshte jeta ime.

- A mund te argumentoni disa nga arsyet qe ju kane cuar ne kete konkluzion?
- Arsyet jane te shumta, por une do te ndalem ne disa prej tyre. Qe futbolli nuk eshte ne gjendjen qe e duam, kete e dine te gjithe. Jemi ndoshta e vetmja federate ne bote qe punojme pa objektiva. Kjo do te thote qe drejtuesit e federates dhe vete presidenti yne nuk e njohin realitetin. Flitet vetem per arritje dhe asnjehere per dobesi, nderkohe qe arritjet i kemi te pakta dhe mangesite i kemi te shumta. Kur fitojme themi se jemi me te miret, ndersa kur humbasim thuhet se kaq jane mundesite. Kujtoni kur fituam me Greqine. Atehere u tha se do te shkojme ne boteror dhe, kur vazhduan te humbasin, thane se kaq i kemi mundesite. Shqiperia nuk afron mundesi te tjera, nuk kemi kete e nuk kemi ate. Kesaj mendesie i ka sherbyer edhe mungesa e analizave. Me eshte dukur absurditet nje mendim i zv.presidenti te federates, Bujar Kasmi, i cili ne nje prononcim per mediat mundohej te justifikonte pikerisht mungesen e ketyre analizave me faktin qe nuk qenka tradite. Kjo tregon se ne federate sundon mentaliteti i vjeter, ku te gjithe flasin me nje ze, me ate te njeshit dhe te atij njeshi qe nuk di asgje nga futbolli. Kjo me duket teper e cuditshme dhe tregon se komitetit i ka munguar opozita, ose guximi per te thene mendimin ndryshe.

- Thuhet se Brigeli pret pikerisht zgjedhjet ne federate per te vendosur me pas nese do te qendroje apo jo trajner i kombetares se Shqiperise. Cili eshte mendimi juaj?
- Nuk kam asnje mendim tjeter pervec logjikes se drejte. Brigeli duhet te ike, sepse ai nuk i ka sjelle asgje kombetares sone, nuk i ka sjelle asgje futbollit tone. Kishte 4 vjet kohe dhe nuk beri asgje. Gjate kesaj kohe ai ka punuar vetem per llogari te vet dhe aspak per Shqiperine e kombetaren tone. E pra, atij iu dha shansi me shume se asnje trajneri tjeter per te punuar, por kete nuk e beri. Brigeli nuk ka bere asnje analize, nuk ka bere asnje seminar, ku te kene marrin pjese specialiste shqiptare. Nuk i ka mbledhur nje here ata te pakten per t'u kerkuar nje mendim, duke shprehur qarte ndjenja mendjemadhesie. Ai i ka nenvleftesuar hapur ata. E pra, shume prej tyre qendrojne shume me lart se Brigeli. Specialistet shqiptare ishin trajneret tane: te mire, te dashur, korrekte. Ata kane pa dyshim rolin e vet qe ne arritem te luanim me sukses ne Europe. Kesaj aventure brigeliane i ka ndenjur gati nje federate, qe ishte vene nen pushtetin e Brigelit, gje qe nuk ndodh askund. Futbolli eshte i thjeshte per t'u pare, por eshte shume i veshtire per t'u luajtur dhe po aq i veshtire per t'u drejtuar.

- Pra, ju nuk jeni qe Brigeli te jete perseri ne krye te kombetares sone?
- Absolutisht jo. 4 vite iken kot. Te ikin edhe 4 vite te tjera kot, nuk ia vlen me. Duke pasur Brigelin ne krye, eshte krim. Ai mori nje kombetare te organizuar dhe na la nje kombetare te plakur, qe veshtire se mund t'i ngjite maloret e europianit. Bota ecen shpejt dhe, nese nuk ecen edhe ti me kete hap, mbetesh mbrapa, sic kemi mbetur. Me vjen keq kur lexoj ende ndonje shkrim qe flet per arritjet e kombetares sone e te Brigelit. Te gjitha keto jane nje ngopje me luge bosh. Keta qe shkruajne keshtu duhet ta dine se Greqia nuk ka fituar kurre ne Shqiperi. Kurse pa Brigelin, ne e kemi mundur me thelle Greqine ne Tirane me Zhegen, madje e kemi mundur edhe ne Athine me Bircen. Une nuk shoh, pra, ndonje arritje. Ne qofte se mund te quhet arritje grumbullimi i 13 pikeve, ai eshte bere i mundur se ne grup kane qene 7 skuadra dhe, sa per dijeni, Gjeorgjine e kemi pas lene gjithmone mbrapa, ndersa Kazakistani ishte sa per numer. Pra, 6 piket ndaj Kazakistanit nuk duhet t'i llogarisim te 13 piket e Brigelit. Sigurisht qe do te deshiroja te kishte arritje kombetarja jone, por arritje do te ishte te lije mbrapa Turqine, Greqine, Danimarken, apo ndonje ekip tjeter.

- Keni thene se nuk do te kandidoni per president te FSHF se. A eshte e vertete dhe, nese po, perse nuk do te kandidoni?
- Po, keshtu eshte. Nuk do te kandidoj per president te FSHF se. Per momentin kam disa arsye familjare dhe personale qe me pengojne realisht te kthehem ne atdhe per t'iu perkushtuar teresisht detyres se presidentit. Por kjo nuk do te thote se nuk mund ta bej kete pune. E bej, madje e bej shume mire. Nuk me mungon emri. Nuk me mungon njohja. Nuk me mungojne gjuhet e huaja qe di. Pese gjuhe te huaja qe flas (anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht dhe serbo-kroatisht) nuk jane pak per nje drejtues shteti, jo me per nje drejtues federate futbolli.

Pervec kesaj, une kam shume miq ne federatat e ndryshme dhe nuk me mungon vizioni perendimor i drejtimit te puneve. Kam 15 vjet qe luaj dhe jetoj jashte vendit. Te gjitha keto do te me ndihmonin per ta kryer me mire se ndonje tjeter detyren e presidentit te federates. Do te me ndihmonte per te organizuar sa me shume ndeshje miqesore per kombetaren, qe drejtuesit aktuale nuk po e bejne dot. Per ta bere nje gje te tille duhet pune, njohje e te gjitha ato qe thashe me lart. Miqesorja nuk sigurohet, sic bejne sot, drejtuesit e federates sone, duke ia lene gjithcka punes me fakse. Gjithcka planifikohet me pare. Federata duhet te kete strategjite e veta, sepse punet nuk behen sot per sot. Nisur nga kjo qe thashe, besoj se kandidimi im per anetar i komitetit ekzekutiv te federates eshte plotesisht i justifikuar.

- A i qendroni mendimit se nje dite do te beheni trajner i kombetares se Shqiperise?
- Po. Qellimi im eshte qe ne nje kohe sa me te afert te jem trajner i ekipit kombetar. Sot per sot, kombetarja jone eshte corganizuar nga drejtimi i papergjegjshem i trajnerit qe kemi sot, i cili jo vetem nuk e ndjek kampionatin shqiptar, nuk ben analiza e seminare, por perton te ndjeke edhe talentet shqiptare qe jane jashte Shqiperise. Nen pushtetin e ketij njeriu te huaj ka rene edhe federata jone e futbollit. Puna me kombetaren duhet filluar menjehere. Duhen lene kafete e te tjera gjera e te fillohet shpejt nga puna, koha nuk pret. Vetem puna ta zbardh faqen. Por kjo gje behet kur ne krye te Federates se Futbollit te vihen njerezit e futbollit, qe e duan dhe mendojne vetem per te. Shqiperise nuk i kane munguar kurre njerezit cilesore te futbollit.

Administratori
12-02-2006, 10:11
Kombetarja B mund 3-0 rumunet e Politeknikas

Kombetarja jobe B, qe ndodhet ne Norcia prej dates 30 janar, ka zhvilluar dje ndeshjen e pare zyrtare ne kete turne. Perballe kuqezinjve tane kane qene rumunet e Politeknikas, te cilet jane mundur paster 3-0 nga te besuarit e Brigelit. Ndeshja eshte dominuar gjate gjithe kohes nga kombetarja jone B, e cila e ka gjetur golin e avantazhit ne minuten e 20-te, me ane te Dorian Bylykbashit. Ky i fundit ka kthyer ne gol nje faull per tanet. Nuk do te kalonte shume, por ne minuten e 30-te, pas nje kombinimi te bukur mes kapitenit kuqezi, Klodian Duro dhe Bylykbashit, ky i fundit ta dyfishonte rezultatin. Pas ketij momenti, loja ashpersohet disi, pasi rumunet e Politeknikas nuk pajtohen me rezultatin, duke i tejkaluar caqet e fait-play-it. Sidoqofte, kuqezinjte tane kane ditur te ruajne gjakftohtesine dhe ta trefishojne rezultatin serish me ane te Bylykbashit, ne minuten e 70-te. Ndeshja eshte ndjekur nga nje numer i konsiderueshem shqiptaresh, qe punojne e jetojne ne Itali. Me shume ne sy ka rene dyshja elbasanase, K.Duro-Bylykbashi, te cilet kane zhvilluar nje ndeshje mjaft cilesore.

Kombetarja jone B e ka filluar ndeshjen me kete formacion: Lika, Pisha, E.Xhafa, Sina, Teli, Vrapi, Mehmeti, E.Bulku, K.Duro, Bylykbashi dhe Abilaliaj. Me fillimin e pjeses se dyte, Salihi ka zene vendin e Abilaliajt dhe A.Beqiri vendin e Sines, nderkohe qe ne minuten e 85-te, Veliaj ka zevendesuar autorin e 3 golave, Bylykbashin, ndersa Dabulla ka zevendesuar Vrapin. Ndeshja e radhes per kuqezinjte tane do te jete me 8 shkurt, ndaj Juventus Zyrih. Kujtojme se ne grupin e kombetares sone B jane dy skuadrat rumune, FC Uta Arad dhe Politeknika, skuadra zvicerane, Juventus Zyrih, dhe skuadra spanjolle EFU Fuertas Ventura.

Administratori
12-02-2006, 10:12
K. Duro - Salihi, dyshja fituese e kombetares B

Kombetarja B - Juventus Zyrih 2-0
Shenues: K.Duro 55, Salihi 76
Kombetarja B: Hidi, Teli, E.Xhafa, Dabulla, Muzaka (Beqiri 46'), Mehmeti, E.Bulku (Sina 75'), K.Duro, Bylykbashi, Shiba (Salihi 46) Trajner: H.P.Brigel

Kuqezinjte e kombetares B e kane fituar edhe ndeshjen e dyte ne turneun e Norcias. Kundershtaret e radhes per ta, dje, kane qene zviceranet e Juventusit te Zyrihut, te cilet nuk kane qene ne gjendje te perballojne vrullin e kuqezinjve tane, qe kane arritur edhe fitoren e paster 2-0, me gola te shenuar nga kapiteni Klodian Duro dhe sulmuesi Hamdi Salihi. Sipas informacioneve qe ka redaksia, ndryshe nga ndeshja e pare ndaj rumuneve te Politeknikas, trajneri Brigel ne ndeshjen ndaj zviceraneve te Juventusit paraqiti ne fushen e lojes nje formacion te ndryshem. Keshtu, ne porte ai vendosi Hidin ne vend te Likes, ndersa Teli zevendesoi Pishen, i cili po kalon nje gjendje te lehte gripale. Emra te rinj ne 11-shin kuqezi te kesaj ndeshjeje ishin edhe Dabulla, Muzaka, Veliaj dhe Shiba. 45 minutat e para te ketij takimi, ndonese kuqezinjte krijuan disa raste, u mbyll pa gola.

Pjesa e dyte nisi krejt ndryshe per futbollistet tane. Ngulmimi i tyre per te shenuar ishte me i madh. Kapiteni Klodian Duro merr ne duar frenat e lojes dhe i krijon ekipit me teper lirshmeri e frymemarrje. Madje, ishte po Duro, i cili, pas nje aksioni personal, ne kufijte e 16-20 metrave, perballe portes zvicerane, gjuan rrepte, topi perplaset ne shtyllen pingule dhe perfundon ne rrjete. Goli i shenuar i jep ngjyra te tjera dhe me te bukura kesaj ndeshjeje, ku kuqezinjte tane ishin padrone te saj. Dhe si per koicidence, do te ishte nje tjeter futbollist qe luan ne radhet e bardhebluve, golashenuesi Hamdi Salihi, qe do te shenonte golin e dyte dhe do te fiksonte fitoren 2-0 te kuqezinjve tane. Ai, pas nje aksioni te bukur, ka dale perballe portierin kundershtar dhe pasi e ka dribluar ate, e ka shtyre topin ne porten e boshatisur.

Pas kesaj ndeshjeje, trajneri i kombetares, Brigel, eshte shprehur mjaft i kenaqur me lojen e te perzgjedhurve te tij, te cilet ne nje kohe kaq te shkurter ia kane arritur te krijojne grupin dhe te luajne mjaft mire taktikisht. Ndeshjen e trete te turneut kuqezinjte tane do ta luajne te premten, ku do te kene perballe rumunet e Gazmetanit.
Pas ketij takimi, kuqezinjte e kombetares sone B udheheqin grupin me 6 pike te grumbulluara ne 2 ndeshje.

Administratori
12-02-2006, 10:13
Miqesorja me Lituanine, po apo jo?
Olsi Avdiaj

Do te jete Lituania apo jo ekipi kundershtar i kuqezinjve ne miqesoren e 1 marsit? Ne Federaten Shqiptare te Futbollit ende nuk jane te qarte nese pikerisht Lituania do te jete ekipi qe do te zbrese ne "Qemal Stafa" me 1 mars. Dje jemi interesuar nese me te vertete kuqezinjte pas shume kohesh kane gjetur nje miqesore per 2006 en. Gjithsesi, edhe dje, deri ne oren 16.00, ne Federaten Shqiptare te Futbollit nuk kishte mberritur asnje pergjigje nga ana lituaneze qe te konfirmonte miqesoren mes Shqiperise dhe Lituanise me 1 mars. Kete fakt e ka bere te ditur zyrtarisht dje edhe zedhenesi i shtypit i federates, Lysien Nurishmi, qe i pyetur pikerisht per kete problem, nuk ka ditur te jape asnje pergjigje. "Ashtu sic eshte publikuar edhe ne shtyp, ne si federate i kemi derguar nje faks federates lituaneze per te konfirmuar miqesoren ne fjale.

Deri tani ata nuk na kane sjelle asnje pergjigje, ndonese ndeshja mendohet se do te luhet ne Tirane," eshte shprehur dje Nurishmi. Ky i fundit ka shtuar se nuk di asnje hollesi ne lidhje me miqesoren e 1 marsit. Ne fakt, pala lituaneze, ne faqen elektronike te UEFA s pohon se me 1 mars kombetarja e tyre do te zhvilloje nje ndeshje miqesore ne Tirane, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" kunder Shqiperise. Sipas tyre, mbeten per t'u percaktuar vetem detajet e vogla te ndeshjes, pasi palet kane rene parimisht dakord. Nderkohe, ne FSHF, te gjithe ngrene supet dhe nuk dine te thone nese kjo miqesore do te zhvillohet. Madje ka nga ata qe thone se pikerisht eshte federata ajo qe nuk e deshiron kete miqesore, sepse ajo zhvillohet pikerisht 2 dite pas zgjedhjeve per president te federates.

Ne keto kushte, asnje prej punonjesve dhe drejtuesve te ketij institucioni nuk do ta kishte mendjen tek miqesorja, por tek zgjedhjet. Gjithsesi, duke lene pas edhe kete hamendje serish te shpon nje tjeter fakt. Nga njera ane, UEFA konfirmon nje miqesore Shqiperi Lituani, ndersa nga ana tjeter FIFA ne faqen e saj elektronike pohon gjera te tjera. Ne fillim, FIFA konfirmon ne faqen e saj se me 1 mars kuqezinjte do te luajne nje miqesore me Bosnjen dhe me 22 mars nje miqesore me Austrine. Por ne fakt deri tani te dyja keto skuadra nuk kane pranuar te luajne me kuqezinjte dhe kane zgjedhur kundershtare te tjere. Edhe Kosta Rika ishte nje tjeter skuader qe nuk pranoi te luante me Shqiperine me 1 mars dhe ne fund zgjodhi nje fat tjeter. Aktualisht vetem Gjeorgjia do te luaje me kuqezinjte me 22 mars dhe kjo eshte miqesore e konfirmuar. Nderkohe nese konfirmohet Lituania per kuqezinjte, lituanezet do te ishin kundershtaret e pare per kete vit ne nje miqesore.

Administratori
12-02-2006, 10:15
Zyrtare, me 1 mars miqesore me Lituanine
Olsi Avdiaj

Eshte perfundimtare. Kombetarja shqiptare, me 1 mars, do te kete perballe ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ekipin perfaqesues te Lituanise. Lajmi eshte konfirmuar me ne fund dje nga Federata Shqiptare e Futbollit. Keshtu, sipas zedhenesit per shtyp ne FSHF mesohet se tashme mund te konsiderohet zyrtare miqesorja mes Shqiperise dhe Lituanise. Kjo ndeshje do te luhet ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" me 1 mars. "Po, sot mund te themi perfundimisht se kombetarja shqiptare do te luaje miqesoren e pare per vitin 2006 kunder Lituanise. Kemi komunikuar me federaten lituaneze dhe perfundimisht kemi rene dakord per kete miqesore," eshte shprehur dje zedhenesi i shtypit, Lysien Nurishmi.

Ne baze te informacioneve zyrtare ne federate, ende nuk eshte percaktuar se ne cilen ore do te zhvillohet takimi. I sigurt eshte fakti qe ndeshja do te luhet ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa". Skuadra lituaneze pritet qe te vije ne Tirane pikerisht me 27 shkurt, diten qe do te zhvillohet edhe asambleja zgjedhore e FSHF se.

Sipas informacioneve, ata do te akomodohen ne hotelin "Sheraton". Nderkohe, Lituania me te vertete mund te jete nje kundershtar i mire per kuqezinjte, qe ne muajt e ardhshem per eliminatoret per Euro 2008-en do te perballen me Bjellorusine, nje tjeter skuader e ngjashme me Lituanine. Per skuadren tone, kjo eshte miqesorja e pare pas shume kohesh pushim. Kujtojme qe kuqezinjte ne nentorin e kaluar nuk arriten te zhvillonin asnje miqesore. Ndersa keta muaj kuqezinjte kane pare se si Austria, Bosnja, Kosta Rika i kane thene "jo" Shqiperise per miqesore. Vetem Gjeorgjia deri tani ka thene "po" per nje miqesore me 22 mars te ketij viti.

Bogdani, nje muaj jashte fushes
Futbollisti i kombetares shqiptare Erion Bogdani nuk do te jete i gatshem per ekipin e Sienes per 30 ditet e ardhshme. "Bomberi" kuqezi eshte demtuar ne ndeshjen e se merkures me Mesinen dhe ka dale para kohe jashte fushes se lojes. Dje jane zhvilluar vizitat mjekesore, te cilat kane percaktuar se Bogdani do t'i mungoje Sienes rreth 30 dite. Kete lajm e ka bere te ditur dje shtypi italian, sipas te cilit Bogdani ka nje terheqje muskulare dhe per riaftesimin e saj duhen te pakten 30 dite. Nderkohe, presidenti i Sienes, De Luka, eshte shprehur se Bogdani eshte nje humbje e madhe per ekipin e tij, qe duket se i ka varur shpresat kryesisht tek sulmuesi i kuqezinjve, i cili vetem ne kete sezon ka kaluar ne Serine A.

Administratori
12-02-2006, 10:18
Kombetarja B mbyll me fitore turneun e Norcias
Olsi Avdiaj

Shqiperia B Gaz Metan Media 1 0
Shenues: Kraja 20'
Shqiperia: Lika, Dabulla (Kote), Beqiri, Kraja, Sina, Allmuca, Bulku, Vrapi, Veliaj, Abilaliaj, Shiba. Trajner: H.P.Brigel

Kombetarja B e Shqiperise fiton edhe ne ndeshjen e trete ne turneun e Norcias.
Kuqezinjte, te cilet prej dates 31 janar ndodhen ne Itali per te marre pjese ne turneun e Norcias, dje kane arritur fitoren e 3 te brenda 6 diteve. Perballe dje lojtaret e kampionatit shqiptar, qe aspirojne nje vend ne kombetare, kane pasur skuadren e kategorise se dyte rumune, Gaz Metan Media, te cilen e kane mundur me rezultatin e ngushte 1 0. Golin per kuqezinjte e ka shenuar ne pjesen e pare mbrojtesi shkodran i Beses, Kraja, ne minuten e 20 te, pas nje rremuje ne zone, me koke, duke arritur te shenoje golin e vetem te takimit. Ndeshja ne pjesen e pare ka qene e mire, ku Brigeli ka hedhur ne fushen e lojes skuadren me te mire. Ne pjesen e dyte, gjermani ka bere shume ndryshime, duke zevendesuar te gjithe lojtaret. Gjithsesi, loja ne 45-minuteshin e dyte nuk ka qene e kenaqshme. Skuadra ka ndier lodhje, kjo edhe prej eres shume te forte qe ka shoqeruar gjithe takimin. Ne fund te 90-minuteshit, kuqezinjte kane mundur te fitojne per here te trete ne turneun e Norcias me rezultatin 1 0 kundrejt Gaz Metanit. Me fitoren e djeshme, kuqezinjte largohen nga Norcia te pamposhtur si asnjehere tjeter. Ne dy ndeshjet e meparshme, kuqezinjte kane fituar 3 0 me Politehniken e Iashit dhe 2 0 me Juventusin e Zyrihut. Ne tri takime, skuadra e Brigelit ka shenuar 6 gola dhe nuk ka pesuar asnje. Kujtojme qe kjo e sivjetmja eshte paraqitja me e mire e kuqezinjve ne turneun e Norcias. Me pare, skuadra jone kombetare eshte mundur nga ekipe te dobeta te kampionatit rumun apo edhe hungarez.

Kombetarja B kthehet sot ne Tirane
Kombetarja B e Shqiperise, e cila ndodhet ne Itali per te marre pjese ne turneun e Norcias, cuditerisht do te mberrije sot ne Tirane. Lajmi eshte bere i ditur dje ne federate. Keshtu, zyrtarisht, te gjithe gazetareve ne federate, zedhenesi i shtypit u ka thene se kombetarja B, qe merr pjese ne turneun e Norcias, do te mberrije diten e shtune paradite, ndryshe nga c'ishte parashikuar ne fillim te turneut. "Nga kontaktet qe kemi pasur keto dite me drejtuesit e kombetares ne Norcia, mund te them se ekipi, ndryshe nga cfare ishte parashikuar, do te jete qe sot ne Tirane.

Sipas informacioneve, kuqezinjte do te jene ne Shqiperi qe sot dhe jo te henen, sepse ne Norcia tashme nuk ka ngelur asnje ekip. Te gjitha skuadrat e tjera kane ikur, ose do te ikin, keshtu qe ekipi kombetar B nuk ka cfare ben vetem ne Norcia. Ne keto kushte, drejtuesit vendosen qe ta kthejne skuadren ne Tirane, pasi nuk ka kuptim qe te vazhdohet te qendrohet deri te henen ne Norcia," eshte shprehur Nurishmi. Gjithsesi, fjalet e zedhenesit te shtypit ne FSHF jane shume pak bindese.

Vetem drejtuesit e larte te federates e dine perse kuqezinjte kane braktisur turneun e Norcias para kohe. Themi keshtu sepse, pas disa kontakteve qe kemi pasur ne si gazete me futbollistet qe jane ne Norcia, eshte konfirmuar se vetem kombetarja B e Shqiperise e ka braktisur turneun. Ekipet e tjera qe marrin pjese ne kete turne do te vazhdojne deri me 14 shkurt ndeshjet me njera tjetren. Pra, nuk eshte e vertete qe ekipet e tjera jane larguar nga Norcia. Por duket se ky turne per kuqezinjte u bitis ashtu sic nisi, rremuje, duke konfirmuar edhe nje here se pjesemarrja ne Winter Cup ishte vetem nje kapricio e kote e FSHF se.

Administratori
12-02-2006, 10:19
Shqiperia me duar ne xhepa ne Holande?
Olsi Avdiaj

Me date 16 shkurt, drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit do te udhetojne drejt Holandes per te marre pjese ne caktimin e cifteve per eliminatoret e Europianit te 2008 es. Si edhe ne takimet e kaluara, me te gjitha gjasat, ata qe do te perfaqesojne Shqiperine do te jene presidenti i FSHF se, Armand Duka, dhe sekretari i pergjithshem, Arben Bici. Ne takimin qe do te zhvillohet per te caktuar ciftet e grupit G do te marrin pjese te gjitha federatat e grupit tone, qe do te garojne per dy vende ne europianin qe do te zhvillohet ne Zvicer dhe Austri. Te gjitha skuadrat e grupit tone, me ne krye Holanden, do te japin propozimet e tyre per ndeshjet qe do te fillojne ne shtatorin e ardhshem. Federatat do te negociojne nepermjet tyre dhe ne fund mendohet qe te plotesojne kalendarin e grupit G per eliminatoret e Euro 2008 es.

Ne fillim, perparesi per te vendosur se si do te luhen ndeshjet ne grupin tone i kane ekipet me te forta. Teorikisht, Holanda, Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia do te jene ato qe do te percaktojne rendin ekzakt te ndeshjeve. Gjithsesi, Shqiperia duket se nuk do te jete me ne fund dhe nuk do te pyetet. Kalimi nje vazo me lart ka bere qe prestigji i kuqezinjve te rritet. Pra, tani nuk do te jene vetem ekipet e medha, te cilat do te diktojne se cfare do te behet. Edhe skuadra jone tashme nuk ka perse t'i perulet asnje ekipi tjeter, pasi ndodhet ne nje pozicion me te mire si asnjehere tjeter. Edhe ne shortin e fundit per eliminatoret e Boterorit 2006 ne Ukraine, skuadra jone ishte nje nga ato qe nuk pranoi t'u perulej ekipeve me te kuotuara, si Ukraina apo edhe Danimarka.

Por pozicionimi i mire i ekipit tone duket se nuk eshte marre seriozisht nga federata. Duke lene pas te gjithe proceduren e zbardhjes se ndeshjeve eliminatore per Europianin e 2006 es cdokush do te bente nje pyetje: A eshte e pergatitur FSHF ja per te marre pjese ne shortin e Amsterdamit? Ne fakt, jo. Deri tani, ne FSHF nuk eshte zhvilluar asnje mbledhje qe te percaktoje se cfare zgjidhjesh do te jape Shqiperia ne short.

Me sa dihet, asnjehere sektori i ekipeve kombetare se bashku me trajnerin Brigel dhe drejtuesit e federates nuk ka zhvilluar ndonje mbledhje per te hartuar te gjitha variantet e mundshme dhe per te qene e pergatitur ne Holande me date 16 shkurt. FSHF me siguri jo vetem qe nuk e ka bere nje gje te tille, por shpreson tek ndonje fat i mire. Gjithsesi, ne Holande nuk mund te shkohet me duar ne xhepa. Si cdo lloj eliminatoreje shorti, edhe shperndarja e ndeshjeve eshte vendimtare per rezultatet e ekipit kombetar. Jo vetem kaq, por do te ishte shume me mire sikur skuadra jone t'i luante ndeshjet e para me ekipet e me te dobeta dhe pastaj me me te fortat. Por duket se edhe kete here FSHF do te udhetoje drejt Amsterdamit me duar ne xhepa per te qene spektator i shortit per ndeshjet eliminatore Euro 2008.

Administratori
12-02-2006, 10:21
Kombetarja B rikthehet nga Norcia
Olsi Avdiaj

Ka perfunduar zyrtarisht dje aventura e kandidateve te kampionatit shqiptar per nje fanelle kuqezi. E gjithe skuadra, se bashku me trajnerin e portiereve dhe shefin e sektorit te ekipeve kombetare, ka zbarkuar dje ne mesdite ne Tirane. Te gjithe lojtaret jane kthyer ne Tirane. Nderkohe, trajneri i kuqezinjve, Hans Peter Brigel, dhe ndihmesit e tij kane udhetuar per ne Gjermani. Njeshi i stolit kuqezi do te udhetoje drejt Tiranes ne te cilet mungon prej shume muajsh vetem ne fund te muajt shkurt, me rastin e miqesores me Lituanine. Nderkaq, kuqezinjte kombetares B jane kthyer ne Shqiperi teksa kane fituar edhe turneun e sivjetshem te Norcias. Sipas informacioneve, drejtuesit e skuadres e kane pare me te arsyeshme qe te kthehen ne Tirane, meqenese kuqezinjte kane arritur te fitojne turneun e Norcias.

Administratori
04-03-2006, 00:59
Kuqezinjte nisin fushaten anti-Lituani
Llambi Kallco

Ekipi yne kombetar eshte grumbulluar qysh te henen ne hotel "Adriatiku" ne plazhin e Durresit, ne kuader te pergatitjeve per sfiden miqesore te se merkures ndaj Lituanise. Ekipi ka zhvilluar ne paraditen e se henes seancen e pare stervitore, ndersa pasdite, kuqezinjte kane zbritur ne stadiumin e qytetit te Shijakut. Sot, stafi drejtues i trajnerit Brigel ka programuar nje seance stervitore paradite ne plazhin e Durresit dhe pasdite, serish futbollistet e kombetares do t'i drejtohen stadiumit te Shijakut.
Me perjashtim te Florian Myrtajt dhe Tefik Osmanit, qe ende dje nuk kishin mberritur per t'u bashkuar me ekipin kombetar, i gjithe grupi i futbollisteve te thirrur ka qene ne dispozicion te trajneri Hans Peter Brigel. Ne seancen stervitore te pasdites te se henes, trajneri Brigel ka zhvilluar nje stervitje te karakterit tekniko-taktik, ne nje kohe qe Haxhi nuk ka bere fare stervitje per shkak te nje demtimi dhe Teli ka bere nje seance te diferencuar. Po keshtu, sipas fizioterapistit Kasa, edhe Redi Jupi ka pasur nje gjendje gripale, duke mos qene ne kondicionin e tij me te mire.

Administratori
04-03-2006, 01:00
Brigel: Me Lituanine duam te fitojme
Llambi Kallco

"Me Lituanine mund te fitojme, por edhe mund te humbasim". Keshtu eshte shprehur ne nje interviste trajneri i ekipit tone kombetar, Hans Peter Brigel. Ne fjalet e tij, trajneri gjerman do te komentonte gjendjen aktuale ne ekipin kombetar dhe synimin e tij per miqesoren ndaj Lituanise. si dhe problemet qe ka aktualisht kombetarja. Brigel do te komentonte edhe problemet qe ka kombetarja, madje ka gjetur edhe rastin per t'u shprehur per asamblene e fundit zgjedhore ne federaten shqiptare te futbollit...

- Si paraqitet realisht gjendja e ekipit kombetar?
- Mendoj se kemi dhe probleme. Teli ka nje terheqje dhe do te qendroje pushim 10 dite, ne njekohe qe, Haxhi per 6 8 jave ka nevoje per mjekim, per shkak se ka nje acarim te lekures. Te tjeret jane mire. Dhe Bogdani qe ka munguar ne ndeshjet e fundit te Sienes, shpresojme qe te aktivizohet 45 minuta ne ndeshjen e se merkures ndaj Lituanise.
- A mendoni se ekipi yne po rinovohet?
- Nuk e kuptoj fjalen rinovim.
- Po per futjen e elementit te ri c'do te thoni?
- Ne 3 vjet qe kam ne drejtimin e ekipit kombetar jane bere ndryshime dhe eshte futur gjak i ri ne ekip. Nje element i ri eshte dhe Bylykbashi, i cili nuk e di nese do te luaje qe ne fillim te ndeshjes apo jo. Shpresoj qe dhe lojtare te tjere, si Teli, qe per fat te keq nuk do te luaje per shkak te nje demtimi, do te shtohen ne ekipin perfaqesues. Nuk mund te behet nje skuader sot per neser, por edhe ne te ardhmen do te futen futbolliste te rinj. Po te jene te tjere me te mire do te luajne dhe ata.
- A kane nevoje futbollistet e rinj te provojne formacionin ne miqesore?
- Nuk gjykoj se lojtaret qe nuk jane ne formacion perbejne nje problem, pasi e rendesishme eshte qe ata te luajne mire dhe te zene nje vend ne formacion.
- cfare do te thonit per futbollistet e formacionit, qe nuk po gjejne vend ne formacionet e ekipeve te njohura europiane?
- Ka futbolliste qe luajne ne kampinatin italian apo gjerman, qe nuk aktivizohen, por ne ekipin kombetar ata do te aktivizohen dhe do te duan qe te behen edhe kampione bote.
- cfare eshte e rendesishme per kombetaren ne kete moment?
- E rendesishme eshte qe skuadra eshte kompakte dhe vetem keshtu mund te kemi sukses.
- Cili do te jete synimi juaj per miqesoren me Lituanine?
- Te merkuren do te luajme per te fituar, por nuk eshte ndonje cudi e madhe qe te ndodhe edhe ndryshe. Kundershtari ka nje ekip te mire, qe renditet me lart se ne ne listen boterore. Ky eshte nje tregues i forces se kundershtarit.
- Cilat jane pershtypjet tuaja nga asambleja zgjedhore ne federate?
- Ne asamble kam degjuar me vemendje presidentin e nderit Papadhopulli, i cili edhe na e perktheu. Ishim te emocionuar.
- A keni patur takime me perfaqesuesit e UEFA-s?
- Po kam patur takime te tilla me te deleguarit e UEFA-s. Ata ishin te kenaqur nga menyra se si u zhvillua kjo asamble dhe mendoj se kjo tregon se shoqeria shqiptare eshte demokratizuar.

Kuqezinjte nen urdherat e Brigelit
Ilion Lika
Arjan Beqaj
Isli Hidi
Elvin Beqiri
Besnik Hasi
Lorik Cana
Adrian Aliaj
Edvin Murati
Altin Lala
Armend Dallku
Admir Teli
Altin Haxhi
Klodian Duro
Ervin Skela
Redi Jupi
Dorian Bylykbashi
Erion Bogdani
Alban Bushi
Igli Tare
Priten edhe
Florian Myrtaj
Tefik Osmani

Administratori
04-03-2006, 01:01
Lituania, prova e forces se kuqezinjve
Llambi Kallco

Megjithese ne nje kohe te keqe e me shi, ekipi yne kombetar nen drejtimin e Brigelit ka zhvilluar stervitje fizike dhe tekniko-taktike ne stadiumin e Shijakut. Meqenese Brigeli e anuloi konferencen e tij per shtyp ne mjediset e hotel "Adriatikut", ku ishte grumbulluar kombetarja jone, trajneri kuqezi ka dhene deklaraten e tij per ndeshjen miqesore dhe per rinovimin e kombetares ne fushen e stervitjes. Madje, kur u shtrua pyetja e gazetareve per rinovimin e kombetares, Brigel u irritua dhe u shpreh: "Gjate ketyre tri viteve ne kombetaren shqiptare eshte kryer nje reformimim me lojtare te rinj. Por, kuptohet, nuk kemi lene pas edhe lojtaret me eksperience. Gjate ketyre tre viteve kam pare e vezhguar lojtaret e rinj dhe kapacitetet e tyre. Aktualisht, brenda ekipit kombetar kemi lojtare te rinj dhe gjithmone do te shtojme nje ose dy lojtare te rinj. Jam i parimit qe ne kombetare duhet te afrohen sa me shume lojtare te rinj, por nuk mund te jem nga ata trajnere qe fusin menjehere tre apo kater lojtare ne formacion, aq me teper ne kushtet e kombetares qe drejtoj. Natyrisht, une mund te vendos edhe 11 lojtare te rinj, por pyetja eshte se kush jane ata te lojtare te rinj qe mund t'i zevendesojne te ashtuquajturit te vjeter? Ju po e shikoni se aktualisht kemi tre lojtare jo te gatshem per ndeshjen me Lituanine. Haxhi dhe Bogdani jane te demtuar, ndersa Jupi eshte i semure. Per kete arsye kemi marre masa dhe kemi thirrur me urgjence Vrapin dhe Bulkun.

Duke qene se eshte nje ndeshje kontrolli dhe Lituania eshte skuader qe luan ne mbrojtje, ne do te aplikojme shume variante loje, duke aktivizuar lojtare te ndryshem ne role te vecanta." Nderkohe, i pyetur se me cfare formacioni do ta nise ndeshjen, Brigeli ka pohuar: "Them se do ta nisim ndeshjen me keta futbolliste: Beqaj ne porte, Hasi, Beqiri, Cana dhe Aliaj ne mbrojtje, Duro, Lala, Murati, dhe Bylykbashi ne mesfushe, Tare dhe Bushi ne sulm. Ky eshte formacioni i pare. Gjithashtu kam parashikuar qe te tjeret te luajne ne pjesen e dyte, ku mendojme te bejme 4 5 zevendesime."

Me tej, duke iu pergjigjur pyetjes se a eshte ky, grupi me i mire i mundshem per ne kombetare, Brigeli pohoi: "Ne ekipin kombetar kemi thirruar futbollistet qe per momentin jane me te miret. Duam te marrim dhe te tjere, si Kastrati apo Curri, ndoshta edhe Mehmetin, qe akoma nuk jane bere shtetas shqiptar. Kam pare edhe lojtaret e kampionatit kombetar, por ata jane lojtare me potencial te caktuar dhe u mungon eksperienca nderkombetare. Per sa i perket Kastratit, ai sapo te kete pasaporten shqiptare ne dore, do ta grumbullojme dhe vezhgojme ne kombetare."
Ne fund, Brigeli ka sqaruar serish pozicionimin per rinovimin e kontrates me kuqezinjte: "Tani per tani po mendoj per Lituanine. Pastaj te shohim e bejme."

Aliaj: Dua te kthehem serish ne Bundeslige
Futbollisti i ekipit tone perfaqesues, Adrian Aliaj, ne nje prononcim eshte shprehur se deshiron te kthehet perseri ne Bundeslige. Midis te tjerave Aliaj do te komentonte ofertat e fundit qe i jane bere nga disa ekipe gjermane dhe takimin e miqesor me Lituanine. Pyetjes se si po shkon aventura e Aliajt ne kampionatin francez, vlonjati kuqezi i eshte pergjigjur: "Pretendonim qe te arrinim ne ligen e pare franceze me Brestin, por per fat te keq jemi vetem ne vendin e 15-te. Ndihem mire ne ekpin ku luaj, por kam deshire te kthehem ne kampionatin gjerman. Them keshtu, pasi kam pasur oferta per t'u rikthyer ne Gjermani. Per momentin po i shikoj me kujdes. Konkretisht, oferta e Mynih 1860 me ka joshur disi, megjithate nuk e kam ndare mendjen perfundimisht." Me tej, duke folur per ndryshimet qe ekzistojne mes kampionatit francez dhe atij gjerman, Aliaj ka nenvizuar se jane dy kampionate te ndryshme, por nuk e fsheh se ka nostalgji per Bundesligen. "Te jem i sinqerte, edhe ekipi ku luaj ne France eshte i forte, por nese do te luaja me nje ekip te Bundesliges do te ishte edhe me mire," - ka pohuar Adrian Aliaj.

Po si e vlereson Aliaj takimin e sotem miqesor me Lituanine?
Edhe per te, ashtu si per te gjithe kuqezinjte e tjere, takimet e ketij lloji i sherbejne ekipit kombetar, per me teper qe po afrohen futbolliste te rinj. I pyetur se si e shpjegon faktin se me perfaqesuesen shenon gola, ndersa ne France jo, Aliaj eshte pergjigjur: "Ndoshta ka ndikuar edhe fati."

Administratori
04-03-2006, 01:03
Bogdani, 45 minuta perballe Lituanise
Llambi Kallco

"Do te luaj 45 minuta perballe Lituanise." Keshtu ka deklaruar futbollisti i ekipit tone perfaqesues Erion Bogdani. Sulmuesi shqiptar, qe luan ne Serine A, eshte shprehur per median se do te duhen edhe disa jave qe gjendja e tij fizike pas demtimit te jete 100 per qind. Pas nje paraqitjeje te mire ne nje pjese loje ne javen e fundit te kampionatit italian, Bogdani shpreson te beje nje paraqitje akoma me te mire ne ndeshjen e radhes me ekipin e tone perfaqesues.


Ja intervista me Erion Bogdanin:
Si ndihet Bogdani para miqesores me Lituanine?
Mendoj se jam mire, por jo ne 100 per qind te mundesive. Do te me duhen disa jave per te arritur kondicionin tim me te mire.
A jeni i kenaqur me kontributin qe dhate ne fitoren e fundit te Sienes?
Trajneri eshte shprehur i kenaqur me paraqitjen time ne ate pjese loje qe u aktivizova dhe shpresoj qe ne ndeshjen tjeter qe kemi te bej nje paraqitje akoma me te mire.
A mendoni se eshte nje sfide e veshtire?
eshte nje ndeshje e veshtire dhe delikate, pasi do te luajme me nje nga ekipet qe nuk fal kollaj. Na duhen piket per te qene te sigurt per qendrimin ne Serine A.
Po per perballjen me Lituanine?
Une mendoj se ekipi yne perfaqesues do te vazhdoje traditen e fitoreve ne takimet miqesore ne fushen tone. Do te fitojme, por futbolli njeh gjithcka.
A mendoni se perfaqesuesja jone ka ndryshuar ne krahasim me ate te eliminatoreve te boterorit?
Eshte shpejt per ta thene kete, por mendoj se ekipi do te shkoje drejt forcimit, sepse kjo eshte rruga e vetme qe edhe ne nje dite te arrijme te luajme ne nje kampionat europian apo boteror.
Gjithsesi, per momentin eshte vetem nje enderr...
Nuk ka asgje te pamundur.
A nuk ju duket se baza e ekipit perfaqesues ka moshe te larte?
Une mendoj se duhen si futbolliste me eksperience, ashtu dhe ata te rinj qe po futen gradualisht ne perfaqesuese.
A do te donit qe te shenonit ndaj Lituanise?
Shpresoj.
A mund te quhet ky sezon nga me te miret qe keni luajtur ne Itali?
Eshte nje nga sezonet me te mira dhe shpresoj qe te jete keshtu deri ne fund.
Siena eshte nje stacion per nje ekip me te mire?
Une po jap maksimumin te Siena dhe po mendoj per kete ekip. Shpresoj qe te vazhdojme me rezultate pozitive.
c'do te thoshit per dyshen Tare Bogdani?
Mendoj se eshte kenaqesi te luash me Taren apo me cdo sulmues te ekipit tone perfaqesues. Ne Shqiperi jeni nder futbollistet me te admiruar...
Ky do te ishte nje nder i vecante per mua.

Administratori
04-03-2006, 01:04
Vrapi dhe E.Bulku u bashkohen kuqezinjve
Llambi Kallco

Ekipi yne perfaqesues i drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel ka zhvilluar diten e dyte dhe te fundit te stervitjes para takimit miqesor me ekipin e Lituanise. Ne seancen stervitore te dites se marte te zhvilluar pasdite ne stadiumin "Tofik Jashari" te Shijakut ekipi ka qene i kompletuar, pasi me grupin jane bashkuar edhe Florian Myrtaj dhe Tefik Osmani, te cilet munguan ne seancen e djeshme stervitore. Futbollisti i demtuar Altin Haxhi, per shkak te nje demtimi muskulor, eshte zevendesuar nga futbollisti i Elbasanit, Enri Vrapi, ne nje kohe qe Teli perseri ka bere stervitje te diferencuar per shkak te demtimit. Po keshtu, trajneri Brigel ka thirrur edhe mesfushorin e Tiranes, Ervin Bulku. Redi Jupi e ka kaluar disi gjendjen e tij gripale dhe temperaturen. Ne oret e paradites ekipi perfaqesues ka bere nje shetitje ne plazhin e Durresit, ne nje kohe qe pjesa tjeter e dites eshte kaluar pushim neper dhoma per shkak te kohes me reshje. Ne oren 12.30, trajneri i ekipit perfaqesues shqiptar, Hans Peter Brigel, kishte parashikuar nje konference per shtyp, qe tradicionalisht e jep nje dite para ndeshjeve te kuqezinjve. Konferenca eshte anuluar, per t'u zhvilluar ne fushen e "Tofik Jasharit" pas stervitjes. Ne anulimin e konferences per shtyp, te parashikuar ne oren 12.30, mund te kete ndikuar dhe fakti qe pjesa me e madhe e medias ka qene e preokupuar me takimin qe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka zhvilluar me kryeministrat e Maqedonise dhe Kroacise ne ambientet e hotel "Adriatik", ne te njejtin ambient ku ishte vendosur edhe ekipi yne perfaqesues. Pas pushimit te drekes dhe njohjes ne video me ekipin e Lituanise, ekipi yne perfaqesues ka zhvilluar nje stervitje te karakterit tekniko taktik ne Shijak. Nga ajo qe eshte pare ne seancen stervitore, "garda e vjeter" me futbolliste te tille si Hasi, Aliaj, Murati, Lala, Skela do te jene ne formacionin baze, ndersa Bogdani do te aktivizohet vetem ne pjesen e pare. Stervitja ka vijuar normalisht dhe me pas qetesisht ekipi i eshte drejtuar plazhit te Durresit per t'u akomoduar ne pjediset e hotel "Adriatikut". Pjesa me e madhe e futbollisteve te intervistuar jane shprehur optimiste per nje fitore te ekipit tone perfaqesues ne kete takim miqesor, perballe ekipit lituanez. Ndryshe mendon trajneri Brigel, sipas te cilit Lituania ka nje ekip te rrezikshem, qe ka nje pozicion me te larte se ne ne renditjen e FIFA s.

Cana: S'kthehem te PSG ja, jam mire te Marseja
"Jam mire te Marseja dhe per momentin nuk kam nder mend qe te kthehem ne Paris." Keshtu ka deklaruar mesfushori i ekipit tone perfaqesues Lorik Cana, sipas te cilit Marseja tashme po lufton per te kapur vendin e trete ne kampionatin francez, qe do te thoshte kalim ne Champions Leage. Me tej, Cana do te komentonte edhe pergatitjet per ndeshjen e sotme kunder Lituanise dhe gjendjen e ekipit tone perfaqesues.
Si do t'i komentonit zerat, sipas te cileve nuk perjashtohet rikthimi juaj i shpejte te Paris SG ja?
Jam mire te Marseja dhe per momnetin nuk kam asnje ide qe mund te rikthehem te Paris SG ni.
Jeni pershtatur me ekipin marsejez?
Kam kohe qe jam pershtatur me Marsejen. Eshte nje ekip me tradita ne futbollin francez, i cili ka arritur te fitoje edhe Ligen e Kampioneve dhe ka nje tifozeri me te vertete te vecante.
Si ka qene ecuria e Marsejes pas bashkimit tuaj me kete ekip?
Kemi pasur nje ecuri kostante dhe synojme qe te kapim zonen e Liges se Kampioneve.
A mund te arrihet ky objektiv nga Marseja?
Mendoj se eshte nje objektiv i realizueshem, ndonese eshte i veshtire. Vendi i pare dhe i dyte nuk mund te arrihen me, por mendoj se per vendin e trete jane 5 6 ekipe, te cilat luftojne per ta arritur.
Cili eshte ndryshimi, sipas jush, mes Marsejes dhe Paris SG it?
Secili ekip dhe qytet ka te vecantat e tij.
c'mund te na thoni per miqesoren me Lituanine?
eshte nje takim qe do te na sherbeje per te ruajtur ritmin dhe per kompeticionin e ardhshem. A ndieni se ka ndryshime ne kete ekip perfaqesues?
Derisa ka emra te rinj, ka edhe ndryshime. Shikoj ne grumbullim futbolliste te rinj qe do t'i sherbejne ketij ekipi perfaqesues.
Sa jane shanset per ta fituar miqesoren me Lituanine?
Mendoj se jemi ne favorite per ta fituar ndeshjen.
A shpresoni qe tifoze nga Kosova do te vijne per te ndjekur perfaqesuesen?
Sigurisht. Per kete jam i bindur.

Administratori
04-03-2006, 01:05
Brigel, kjo kombetare s'jep shprese!
Jeton SELIMI

Shqiperi - Lituani 1-2
Shenues: Aliaj 33' (11-m), Savenas 34', Danilevicius 42'
Shqiperia: Beqaj, Aliaj, Murati (Vrapi 79'), Cana (Dallku 63'), Hasi, E. Beqiri, Lala, Duro, Bylykbashi (Skela 46'), Bushi (Myrtaj 46'), Tare (Bogdani 46'). Trajner: Hans Peter Brigel.
Lituania: Malinauskas, Paulauskas, Stankevicius, Skerla, Zvirgzdaukuas, Savenas, Mikoljunas (Kalonas 79'), Danilevicius (Lukshys 85'), Poskus (Marius 72'), Miceika (Zutautas 87'), Radzinevicius. Trajner: Algimantas Liubinskas.
Gjyqtare: T.Pieri, S.Ayroldi, P.Cavuoti (Itali)

"Radiografia"
1'- K. Duro zhvendoset nga e djathta, kroson ne zone, nderkohe qe portieri i Lituanise e nxjerr topin mbi traun e portes.
5'- K. Duro kroson sakte ne zone per Bushin, i cili ka hapesire, por goditja e tij me koke perfundon jashte kuadratit.
8'- Rremuje ne zonen tone, por nuk perfitojne si duhet lituanezet.
11'- Beqiri nuk mund ta kontrolloje topin ne zone, megjithese pengohet dhe pretendon per nje 11-metersh.
14'- Hasi kroson ne zone dhe eshte portieri lituanez qe nderhyn sakte, duke e larguar topin jashte.
18'- Lituanezet rrezikojne me nje goditje te forte jashte zones.
20- Kapiteni i Lituanise mund te rrezikoje porten e kombetares sone, por nderhyn me shpejt mbrojtja.
21'- Nr. 10 i Lituanise zbret rrezikshem ne zonen tone dhe perballe Beqajt godet mbi tra.
23'- Duro del bukur nga krahu i djathte, kroson ne zone per Taren, i cili megjithese ka hapesire, shkakton nje faull.
24'- Aliaj kroson nga krahu i majte, ne zone ndodhet Tare, qe shume prane portes kerkon ta dergoje topin ne rrjete, por nderhyn nje mbrojtes.
26'- Goditje denimi per Lituanine. Shume prane zones godet numri 11 dhe topi perplaset te muri.
28'- Tare ka mundesine me te mire te shenoje ne porten kundershtare, mirepo gabon.
30'- Aliaj fut nje top te rrezikshem ne zone dhe Beqiri nuk ka mundur ta shtyje drejt rrjetes.
32'- Murati pengohet ne hyrje te zones dhe gjyqtari jep 11-metersh ne favorin tone. Nga pika e bardhe godet ne krah te kundert te portierit Adrian Aliaj dhe ekipi yne kombetar kalon ne epersi. 1-0 per Shqiperine.
34'- Savenas godet befasisht jashte zones dhe topi perfundon ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Beqaj, i cili nuk ka asnje mundesi te reagoje per te shmangur golin e barazimit. 1-1.
36'- Hasi gjuan jashte zones, grushton me shume veshtiresi portieri, me pas topi ne zone perfundon te Beqiri, qe shenon, por eshte kapur me pare ne pozicion jashte loje.
38'- Bylykbashi kerkon Igli Taren ne zone, por ky i fundit nuk arrin dot ta zoteroje topin.
39'- Leviksius futet ne zonen tone, por godet fare lehtesisht dhe Beqaj arrin ta kape topin.
40'- Murati shkakton nje faull kundrejt portierit.
42'- Dalinevicius perfiton nga nje gabim i mbrojtjes sone dhe, pasi kontrollon topin brenda zones, eshte i vetem perballe Beqajt, godet dhe realizon golin e epersise. 1-2 per Lituanine.
44'- Beqaj del perpara numrit 11 dhe shpeton porten tone nga goli, pasi sulmuesi lituanez kishte depertuar i vetem drejt zones, pas nje kundersulmi te shpejte te Lituanise.
45'- Bushi provon me koke, por portieri i Lituanise evidenton golin e barazimit.
49'- Skela kap nje top ne afersi te zones dhe e nis drejt portes, por Bogdani nuk arrin ta devijoje drejt rrjetes.
53'- Klodian Duro, pas nje kombinimi te mire me Skelen, futet ne zone dhe vihet perballe portierit, por nderhyn nje mbrojtes, duke ia hequr topin nga kembet.
56'- Kapiteni i Lituanise me numer 9 eshte futur rrezikshem ne zone, por nuk arrin ta pasoje topin per shoket e sulmit.
60'- Danilevicius futet ne zone dhe, ne dyluftim me dy mbrojtes te kombetares sone, bie ne zone dhe 11-metersh. Godet dhe pret Beqaj.
62'- Nje kros i rrezikshem ne zonen tone dhe jane serish lituanezet shume prane golit te trete, por topi del ngjitur me shtyllen pingule.
64'- Bogdani, shume prane me porten, qe eshte boshatisur nga portieri, nderhyn deri diku parregullsisht nje mbrojtes, por gjyqtari nuk jep 11-metersh.
68'- Skela kombinon me Duron dhe ky i fundit, pas nje goditjeje tokazi, rrezikon seriozisht porten lituaneze.
71'- Goditje e befasishme e nje lojtari te Lituanise dhe topi, pasi kalon tere zonen, perplaset ne shtylle e me pas kthehet ne loje, por gjyqtari fershellen per nje pozicion jashte loje.
73'- Goditje denimi per Shqiperine. Aliaj gjuan bukur, por eshte nderhyrja e portierit qe shpeton porten nga nje gol i sigurt.
77' - Nje goditje e forte dhe e befasueshme e Skeles, qe pritet mrekullisht nga portieri Melasaus i Lituanise.
80'- Goditje denimi per Shqiperine shume afer zones se rreptesise. Klodian Duro godet bukur, por jashte.
83'- Myrtaj kroson sakte per Bogdanin, qe e ndalon topin bukur ne zone dhe godet, por vetem rrjeten e jashtme.
85'- Kros i rrezikshem ne zone, me koke Beqiri, nje mbrojtes largon rrezikun nga zona e portes se tij.
86'- Nje dalje e pasigurt e portierit Beqaj dhe lituanezet rrezikojne serish ne porten tone.
88'- Bogdani godet dhe rrezikon me koke, pas nje kombinimi te mire te kuqezinjve ne porten e Lituanise.
89' - Gabon Hasi dhe lituanezet ne kundersulm kane mundesi te shenojne golin e sigurise, por nderhyn ne fund me i sigurt Aliaj.

Nis me nje humbje aventura miqesore e kombetares sone ne prag te eliminatoreve te Europianit 2008. Ndryshe nga dy vite me pare, teksa kuqezinjte mposhtnin Suedine ne "Qemal Stafa", kesaj here jane dorezuar pa kushte perballe nje kundershtari me inferior, por qe ishte mjaft vital ne fushen e lojes, si Lituania. Natyrisht, terreni shume i renduar ndikoi shume ne aspektin e spektaklit, pasi shiu nuk pushoi pergjate gjithe takimit, por ama kuqezinjte e Brigelit u mposhten 1-2, ndonese kishin kaluar te paret ne avantazh me ane te Ardian Aliajt, i cili shnderroi ne gol nje penallti te dhene ne favor te Muratit. Por kaq ishte gezimi i tifozerise se pakte (rralle mund te kete ndodhur qe ne "Qemal Stafa" te kishte kaq pak tifoze), pasi miqte nga Lituania kane barazuar sa hap e mbyll syte dhe po kaq shpejt kane shenuar golin e avantazhit.
Ashtu sic ishte deklaruar edhe me pare, ne formacionin titullar te skuadres kuqezi, startojne Arjan Beqaj (i rikthyer mes dy shtyllave pas nje periudhe te gjate) dhe kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi. Pjesa tjeter e formacionit ishte me se e njohur. Nje vije mbrojtese me kater lojtare Beqiri-Hasi-Cana-Aliaj, nje mesfushe po me kater elemente Duro-Lala-Bylykbashi-Murati, si dhe dyshja e sulmit e perbere nga dyshja Tare-Bushi. Takimi nis i qete dhe te dyja skuadrat nuk rrezikojne shume. Ngadale kuqezinjte krijojne epersi ne terrenin e lojes, por mbrojtja eshte ne nje dite te zeze, ku Hasi e Beqiri vuajne shume ne mbulimin e kundershtareve. Megjithate, Shqiperia kalon e para ne avantazh fale golit te shenuar nga Aliaj me ane te 11-metershit. Ka qene nje kombinim i bukur perpara zones mes Bylykbashit dhe Muratit, ku ky i fundit eshte penguar nga kundershtaret. Per gjyqtarin italian Pieri nuk ka dyshim dhe Aliaj ekzekuton sakte, duke kaluar kuqezinjte ne avantazh 1-0. Por ne aksionin e radhes, menjehere sapo eshte nisur loja nga mesi i fushes, lituanezet kane barazuar me ane te Savenas, pas nje goditjeje te mrekullueshme jashte zones. Ndersa te gjithe mendonin se pjesa e pare do te mbyllej ne barazim, kane qene serish miqte, qe me ane te Danileviciusit kane kaluar ne avantazh, duke shfrytezuar nje gabim foshnjarak te mbrojtjes sone. Gjithcka per sa i perket rezultatit eshte vendosur qe ne pjesen e pare te takimit, ndersa ne fraksionin e dyte Brigeli aktivizon thuajse te gjithe lojtaret e grumbulluar per kete miqesore. Keshtu, zevendeson dyshen Tare-Bushi, qe nuk beri thuajse asgje ne kete takim, me ate Bogdani-Myrtaj, si dhe nxjerr nga fusha e lojes Bylykbashin per Skelen. Loja jone sulmuese permiresohet disi, por eshte serish reparti mbrojtes ai qe ne kete takim ka lene shume per te deshiruar dhe nuk e ka kaluar "klasen". Lituania mund ta kishte thelluar avantazhin nese do te kishin shfrytezuar nje 11-metersh te dhene ne favor, por qe eshte pritur mjeshterisht nga Beqaj. Mes zevendesimeve te shumta, ndonje rasti sporadik per te barazuar shifrat dhe ne pranine e nje numri tifozesh te denje per ndeshjet e kampionatit shqiptar, kombetarja jone e ka nisur keq vitin 2006, duke u mposhtur qe ne miqesoren e pare ne shtepi.
Por nese rezultati i nje ndeshjeje miqesore nuk eshte shume i rendesishem, loja e zhvilluar eshte mjaft e rendesishme dhe kombetarja jone ka zhvilluar nje takim te dobet, ku fitorja e vetme ka qene portieri Arjan Beqaj. Shqetesimi eshte krejt i natyrshem duke gjykuar mbi ate cka pame. Mjaft lojtare si Myrtaj, Hasi, Bushi, apo edhe ndonje tjeter, ka ardhur koha t'i japin lamtumiren kombetares, ashtu sic eshte e nevojshme t'u krijohet nje klime me e ngrohte debutuesve, qe do te freskojne radhet e kuqezinjve. Mbi te gjitha duhet te jemi te ndergjegjshem, se kombetarja jone ne aventuren e Euro 2008-s nuk ka nevoje per makiazh, por per nje operacion te thelle per ta nxjerre nga gjendja alarmante qe demonstroi mbreme. Kete me mire se askush duhet ta kuptoje trajneri Brigel, i cili para se te justifikohet, te analizoje dhe te marre masat e nevojshme qe kombetarja jone te mos beje nje hap para dhe dy apo tre mbrapa. Po te shikosh rezultatet e kundershtareve tane ne grup, ku Rumania ka fituar ndaj Sllovenise, Bjellorusia ka barazuar ne Finlande apo fitoren e Bullgarise ne Maqedoni, ky start i kuqezinjve te ben te mendohesh, sidomos po te rikthesh ne memorje ate loje apatike, sidomos ne "thembren e Akilit", repartin e mbrojtjes.

Administratori
04-03-2006, 01:07
Brigel: Beme shume gabime ne mbrojtje
Eduard Ilnica

"Kemi bere shume gabime ne mbrojtje dhe per pasoje jemi ndeshkuar. Terreni ka pjesen e vet, por mbrojtesit ishin ata qe gabuan me shume. Lituania e meritoi fitoren." Ky eshte konkluzioni i pergjithshem i trajnerit te kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, i cili ka diskutuar me qetesi ne konferencen per shtyp, pavaresisht humbjes se fundit. Por pervec fjaleve per ndeshjen, Brigeli, duke dhene nje pergjigje, deklaroi se deri ne shtator nuk dihet se kush mund te vije ne kombetare, madje ai permend edhe veten si drejtues i kombetares. Ja cfare tha pas ndeshjes Brigeli: "25 minutat e para te lojes luajtem shume mire, duke e mbajtur nen presing kundershtarin.

Si pasoje erdhi edhe goli yne. Ne momentin kur po diskutoja per filluar me zevendesimet, Lituania barazon, madje as golin nuk arrita ta shoh. Pas golit te barazimit e humbem fillin, duke u corientuar totalisht. Si pasoje erdhi goli i dyte i tyre dhe pjesa e pare e mbyll ne favor te tyre. Ne duhet te benim lojen tone, pavaresisht nga kushtet atmosferike. Beme shume gabime ne mbrojtje dhe golat erdhen pikerisht nga te tilla leshime elementare. Lituania ishte shume e forte ne kundersulm, duke dale shume shpejt para. Ndersa kthimi yne prapa gjithmone ishte i vonuar, madje disa here dhe i gabuar.

Ne pjesen e dyte ne u perpoqem, por shumica e futbollisteve kane pasur ndeshje ne kampionatet ku aktivizohen dhe per pasoje ishin te lodhur. Cana, per aq sa luajti, beri loje te mire, po te kihet parasysh se, pervecse ne France, ka luajtur edhe ne Kupen UEFA. Krijuam volum loje dhe gjithashtu edhe raste, ku te pakten duhet te kishim barazuar, por e perseris, edhe kushtet atmosferike na demtuan, pasi terreni u rendua shume. Ishte hera e pare qe keta djem kane luajtur ne kushte te tilla, prandaj edhe kjo ka ndikuar. Nuk dua te shfaqesohem, por terreni ndikoi. Perfundimisht, kundershtari yne e meritoi fitoren." Ndersa ne lidhje me lojen e futbollisteve kuqezinj debutues, trajneri gjerman pohoi: "Bylykbashi dhe Vrapi u paraqiten mire. Te dy levizen mire, madje kane krosuar disa topa te sakte brenda zones. Kishim rene dakord qe ne fillim me Bylykbashin per te luajtur vetem 45 minuta, prandaj nuk u aktivizua ne pjesen e dyte. Beqaj ne pergjithesi luajti mire. E pergezoj per pritjen e 11-metershit, por shpesh nuk akordohej mire me mbrojtjen. Ndoshta nuk eshte i gjithe faji i tij, pasi, sic e theksova, mbrojtja ishte ne diten me te keqe. Kam vene re qe disa futbolliste nuk ishin si para 6 muajsh.

Disa donin te aktivizoheshin vetem 45 minuta, pasi kane ndeshje ne kampionatet e tyre. U mundova t'i alternoja, por prape isha i detyruar te mbaja ne ekip disa te tjere. Ndoshta edhe kjo ka ndikuar pak, pasi ne miqesore futbollistet kerkojne te mos demtohen, duke mos rrezikuar karrieren." Ndersa ne fund, duke u pergjigjur nje pyetjeje qe kishte te bente me disa lojtare cilesore te lene jashte kombetares, Brigeli theksoi: "Besoj se jam duke bere punen time. Me lini te qete te punoj. Nuk e di deri ne shtator se cfare mund te ngjaje. Mund te vijne shume lojtare, mund te largohen te tjere. Por jo vetem kjo, ndoshta as une nuk do te jem me trajner i kesaj i kombetareje. Pra, nuk mund t'i bej planet per shtatorin qysh tani."

Liubinskas: Lituania, kolektive dhe e disiplinuar
"Esenciale per ekip tim eshte disiplina, cka e demonstruam edhe ndaj Shqiperise. Nuk kemi lojtare qe luajne ne Serine A, Bundeslige dhe ne kampionate te tjera te forta, por kemi nje kolektiv shume te disiplinuar. Jam shume i kenaqur nga te gjithe djemte." Keshtu ka deklaruar trajneri lituanez Algimantas Liubinskas ne konferencen per shtyp. Ashtu si Brigeli, edhe ai permendi kushtet e veshtira atmosferike dhe gjendjen e terrenit, megjithate tha qe ndeshja ishte interesante, duke pergenjeshtruar keshtu edhe disa zera qe per te ndeshja me Shqiperine nuk kishte rendesi. "Nuk e njihnim Shqiperine dhe per pasoje u kerkova djemve qe te ruhen shume dhe te kundersulmojne. Bera shume zevendesime dhe jam shume i kenaqur nga ata. Me erdhi keq qe nuk u shenua nga 11-metershi, pasi ai lojtar per tre vjet nuk ka gabuar ndonjehere, por e justifikoi me golin e shenuar. Lojtaret e mi vinin pa luajtur fare, pasi atje te ne eshte nderprere kampionati," - tha nder te tjera trajneri lituanez, i cili nuk dha asnje pershtypje per lojen e ekipit tone, pasi citoi qe ne nje ndeshje gjithmone ndjek vetem ekipin e tij.

Administratori
04-03-2006, 01:08
Kuqezinjte: Mund te shkonte edhe me keq!

Lorik Cana
"Nje humbje eshte gjithmone e keqe, prandaj jemi te deshperuar. Fusha ka qene e keqe per te dyja ekipet. Jemi munduar te luajme mire. Shenuam te paret, por nuk mundem ta mbanim rezultatin, sepse ata barazuan shpejt. Gjithsesi, nuk eshte e rendesishme kjo humbje. Duhet te jemi te gatshem per ndeshjen e pare ne shtator. Sa per zevendesimin, keshtu kisha vendosur qe ne fillim me trajnerin, per te luajtur vetem nje pjese, por me pas e shtyme edhe 15 minuta."

Endri Vrapi
"E mira do te kishte qene qe te debutoja ne kombetare me fitore. Megjithate, shpresoj qe me kete qe dhashe ne fushen e lojes te grumbullohem edhe me tej me ekipin kombetar. Gjithsesi, ate e ka ne dore trajneri. cdo sportist e ka enderr te luaje me kombetaren dhe shpresoj qe te bej maksimumin."

Besnik Hasi
"Gabuam ne mbrojtje. Beme disa gabime personale, por edhe fusha ishte jashte normales dhe nuk mund te zhvillonim lojen tone. Eksperimenti qe qe beme sot, duke luajtur 4 veta ne vije te drejte, tregoi qe nuk e luajme dot ate skeme. Ne te ardhmen ndoshta nuk do ta aplikojme kete sistem. Keto jane ndeshje miqesore, qe duhet te provosh menyrat e lojes dhe disa futbolliste. Kjo ndeshje miqesore kishte edhe gjera pozitive, por skema ne vije te drejte per here te dyte nuk dha rezultat. Ne mbrojtje rrime shume te hapur, sepse nuk kemi ndonje mbrojtes te mirefillte."

Edvin Murati
"Ishte thjesht nje ndeshje miqesore. E pate edhe ju qe luajtem me nje skeme tjeter. Trajneri provoi edhe gjera te tjera. U provuan lojtare te rinj. Edhe pse humbem, kjo nuk eshte e rendesishme, sepse duhet te jemi gati ne shtator. Edhe terreni ishte i veshtire, por me mire qe humbem qe te perqendrohemi per takimet e tjera."

Igli Tare
"Pavaresisht se ishte nje ndeshje miqesore, u futem ne fushe per te marre fitoren. Arritem te shenonim qe ne pjesen e pare, por nuk qeme te zotet ta mbanin rezultatin qofte edhe per disa minuta. Ne ishim mjaft te bindur per ta fituar kete takim, por gjerat nuk shkuan sic i kishim parashikuar. U ndeshkuam shume shpejt me dy gola dhe me vone e patem shume te veshtire ta barazonim rezultatin. Dy pasiguri te njepasnjeshme mjaftuan qe Lituania te dilte e fituar ne fund, ku ndikim te madh pati edhe terreni i renduar."

Adrian Aliaj
"E nisem mjaft mire takimin, madje arritem te shenonim te paret, por u ndeshkuam nga dy gola te shpejte te kundershtarit, pas nje momenti shperqendrimi ne mbrojtje. Pas golit te dyte te kundershtarit loja u be mjaft e hapur, me raste ne te dyja portat. Sic mund te kishim shenuar ne, mund ta kishin thelluar rezultatin kundershtaret. Ne paraqitjen tone ndikoi shume terreni i renduar nga shiu, pasi skuadra jone bazohet ne lojen e paster. Ne fund te fundit, duhet te mbetemi te kenaqur, sepse mund te shkonte edhe me keq se kaq."

Dorian Bylykbashi
"Sigurisht qe do ta quaja mjaft pozitive paraqitjen time, sepse ishte ndeshja ime e pare me kombetaren. Kisha provuar te luaja me kombetaren e Shpreses, por kete radhe ishte shume me teper emocionuese. Per sa i perket lojes sime, eshte trajneri ai qe jep vleresimin me te drejte, por do te thoja se pergjithesisht ka qene pozitive. Ndoshta e kam pasur pak te veshtire te nderthurem me shoket, pasi ishte hera e pare qe luaja me ta. Shpresoj se ne te ardhmen do te bej paraqitje edhe me te mira."

Administratori
04-03-2006, 01:10
Lika: S'e prisja "tradhtine" e Brigelit
Aurel Celibashi

Zgjedhja e trajnerit Hans Peter Brigel per te aktivizuar Arian Beqajn titullar ne miqesoren me Lituanine, e ka tronditur jo pak portierin e Dinamos, Ilion Liken. Ndonese ka luajtur ne 12 ndeshjet e fundit, duke perfshire takimet eliminatore te boterorit dhe miqesoret, kjo duket se nuk ka qene e mjaftueshme qe "pantera blu" t'i fitonte zemren gjermanit. Sjella e trajnerit kuqezi ndaj Likes le vertet per te deshiruar, pasi perpara fillimit te takimit Brigeli duhet t'i thoshte minimalisht dy fjale se pse nuk do ta aktivizonte perballe lituanezeve. Ne nje interviste portieri Lika tregon prapaskenen qe i solli qendrimin ne stol.

- Ilion, si u ndiete ne momentin kur trajneri Brigel nuk jua permendi emrin ne listen e lojtareve titullare qe luajten ne miqesoren me Lituanine?
- I befasuar, por edhe i fyer. Pas 12 ndeshjesh si titullar, kete here perballe Lituanise me eshte dashur ta shoh ndeshjen nga stoli, gje te cilen nuk e kisha menduar kurre, sepse shpresoja qe e kisha fituar besimin e trajnerit Brigel.
- Kur u kuptuat qe nuk do te luanit asnje minute ne ate takim, qe u mbyll me fitoren 1-2 te miqve?
- Vetem disa minuta perpara fillimit te ndeshjes. Ishte pikerisht pergatitesi i portiereve, Vladimir Ajazi, ai qe me tha se kete here do te luante Beqaj, me te vetmin argument se duhej te provohej pas nje periudhe te gjate shkeputjeje nga ekipi kombetar.
- Kur thate se u ndiete i befasuar, mos nenkuptuat se duhet te ishte trajneri Brigel ai qe te merrte persiper arsyen e lenies ne stol?
- Po, sigurisht. Brigeli eshte trajneri i ekipit kombetar dhe mendoj se minimalisht duhet te me kishte pergatitur per kete zgjedhje, pasi une kisha 12 ndeshje qe luaja radhazi. Une kurrsesi nuk dua t'i kundershtoj vendimet e tij, por them se do te ishte e udhes qe te gjente dy minuta kohe sa te me pergatiste psikologjikisht, sepse tani ndihem shume i goditur.
- Po pse nuk e moret vete guximin te flisnit me Brigelin, per te kuptuar me mire se si ishin gjerat?
- Per te qene i sinqerte, pata frike se mos fjalet e mia perktheheshin gabim dhe kjo mund te sillte ndonje sherr brenda ekipit. Ne ato caste kur skuadra po zbriste ne fushe nuk kisha se si t'i flisja, pa harruar qe pas perfundimit te ndeshjes, te cilen e humbem, s'behej fjale te takoje dike, duke pare deshperimin e te gjitheve.
- A mendoni se me rikthimin e Beqajt ne kombetare, pozitat tuaja si titullar ne ekip jane lekundur jo pak?
- Shpresoj qe jo. Personalisht, e ndiej veten titullar te padiskutuar te kesaj kombetare, te cilen e kam arritur me shume djerse. Ndonese nuk luajta me Lituanine, them se qe ne ndeshjen e ardhshme qe pritet te kemi, do te jem serish ne mbrojtje te kuadratit, pasi nuk e ndiej veten rezerve te askujt.

Ilioni, ne qershor me destinacion Europen
Ndonese nuk ia ka komunikuar kush arsyen e vertete te lenies ne stol ne miqesoren me Lituanine, Ilion Lika e ka kuptuar vete ate. Fakti qe luan ne kampionatin shqiptar dhe jo ne Europe, e ka bindur Ilionin qe menjehere ne muajin qershor te kerkoje nje destinacion te ri jashte kufijve te Shqiperise. Sipas "gardianit" dinamovit, lojtaret qe luajne ne kampionatin shqiptar, shihen me syrin e njerkes. "S'ka dyshim qe lenia ime ne stol kete here ka te beje me te qenit nje portier i kampionatit shqiptar. Kam bere shume gabim qe nuk u largova qe ne merkaton e dimrit per ne Turqi, pasi me siguri te merkuren do te isha une ne porte dhe jo Beqaj. Ne nje fare menyre, lojtaret qe luajne ne Shqiperi shihen me syrin e njerkes nga ana e stafit drejtues te kombetare, ku mund te luash mire 10 ndeshje, nderkohe qe gabon nje here dhe kjo e fundit sigurisht merret per baze. Nese do te shkoj te luaj jashte shtetit, pa dyshim qe askush nuk do te merret me mua dhe normalisht vendi ne kombetare do ta kem me te sigurt,"- thote Ilion Lika.

Penalltia e Tomasonit, ajo qe s'duhet harruar
Ilion Lika ka kryer shume nderhyrje vendimtare gjate 12 prezencave me fanellen e ekipit kombetar, por sigurisht, ajo qe do te mbahet me shume mende eshte pritja e penalltise se John Dal Tomasonit ne humbjen 3-1 te pesuar ne Danimarke. Lika u tregua shume i zoti ne ato momente kur nuk i dha mundesi ish-lojtarit te Milanit ta thellonte edhe me shume rezultatin, teksa disa minuta me vone Erion Bogdani shenoi golin e nderit. Si per ironi te fatit, te merkuren Arian Beqaj priti edhe ai nje penallti te lituanezeve, me autor Danilevicius. Sigurisht, ne te tilla situata ajo qe vlen me shume eshte fakti se Lika e beri nje gje te tille ne nje perballje zyrtare dhe kur perballe kishte nje "gjuetar" te vjeter goli, sic eshte Tomasoni. Gjithsesi, do te jete ndeshja e ardhshme ajo qe do te vertetoje plotesisht se kush do te jete portieri i kombetares shqiptare, sepse per momentin mund te themi se rivaliteti Lika-Beqaj ka arritur kulmin.
Trajneri Bici mendon se Lika duhej te kishte luajtur ne pjesen e pare dhe me pas te provohej Beqaj

Dinamovitet, kurajo "gardianit" te tyre
Pas tri ditesh mungese me Dinamon, dje paradite Ilion Lika u rikthye ne klubin "meme", ku merzitja dukej qarte qe kishte pllakosur ne fytyren e tij pas mosaktivizimit ne miqesoren me Lituanine. E gjithe skuadra blu i dha kurojo Likes te mos shqetesohej per kete fakt, pasi porta kuqezi do te mbetet e tij, pavaresisht aktivizimit te papritur per 90 minuta te Beqajt. I pari qe u shpreh ne lidhje me kete zgjedhje te dyshimte te Brigelit, ishte trajneri Vasil Bici. "Per mua, zgjidhja ideale ne nje situate te tille do te ishte aktivizimi i Likes ne pjesen e pare dhe me pas ne te dyten Beqaj. Nese ky i fundit u aktivizua 90 minuta, sigurisht qe Ilioni tani ndihet i goditur moralisht, pasi ka qene pikerisht ai qe e ka mbrojtur porten ne ndeshjet e fundit. Nuk me takon mua te nderhyj ne nje situate te tille. Gjithsesi, u pa qarte qe zgjedhjet e Brigelit nuk ishin te gjetura dhe humbja ishte rrjedhoje logjike,"- ben te ditur trajneri dinamovit.
Ne nje linje me trajnerin e tyre pothuajse kane qene te gjithe futbollistet e tjere te skuadres, te cilet njezeri u shprehen per gazeten: "Lika nuk e meriton ate trajtim qe iu be ne miqesoren me lituanezet, sepse eshte portieri me i mire i kampionatit shqiptar, por gjithashtu ka moshen e duhur per te mbrojtur per afro nje dekade porten e kombetares."

Administratori
04-03-2006, 01:11
Vrapi: Kombetarja? Merita i takon Elbasanit
Fatmir Popja

Eshte i zgjedhuri i radhes nga skuadra e Elbasanit per te veshur fanellen e ekipit tone kombetar dhe pas turneut te Norcias endrra e mbrojtesit tiranas eshte bere me ne fund realitet. Endri Vrapi, numri 25 i verdhebluve, ka debutuar me ekipin kombetar te Shqiperise ne miqesoren e humbur me Lituanine. Ne nje prononcim mbrojtesi i kryesuesve te kampionatit tone te futbollit ka komentuar ndeshjen e tij te pare me kuqezinjte, si dhe formen e mire te ekipit te tij, pa harruar ketu edhe ndeshjen e neserme me Partizanin. Endri Vrapi thote se ndihet ende i emocionuar per vete faktin se ka debutuar me kombetaren.

"Me vjen keq qe humbem, edhe pse ishte nje ndeshje miqesore. Do te kisha deshire qe kete debutim ta nisja me fitore. Megjithate, per mua eshte nje sukses qe vesha fanellen e ekipit kombetar. Mendoj se me duhet te punoj me shume per te ardhmen. Nuk e kisha menduar se do te luaja ne kete ndeshje, por per kete me duhet te falenderoj trajnerin Brigel, i cili me ka mbeshteutur dhe ka besuar ne aftesite e mia. Nuk e di nese kam dhene maksimumin, edhe pse ne fushe u futa per kete gje," - shprehet Vrapi. Por ajo qe e ka ngrohur me shume mbrojtesin e Elbasanit kane qene fjalet e Brigelit, i cili e ka vleresuar paraqitjen e Vrapit ne ndeshjen me kombetaren dhe kjo per tiranasin eshte nje kompliment nga nje mjeshter si Brigeli, i cili ka zbuluar keshtu futbollistin e trete brenda dy sezoneve nga ekipi i Elbasanit. Endri Vrapi gjithashtu nuk ka harruar te falenderoje per debutimin e tij me kombetaren edhe ekipin e Elbasanit.

"Ne qofte se sot jam ne kombetare, kjo pa dyshim eshte merite e Elbasanit dhe per kete i jam shume mirenjohes trajnerit, presidentit, stafit dhe pa dyshim tifozeve te zjarrte elbasanas, te cilet me kane dhene nje mbeshtetje teper te madhe," - shton shtatshkurtri tiranas. Per Endri Vrapin, veshja e fanelles se kombetares eshte kulmi i karrieres se tij sportive, ku prej tri sezonesh ka luajtur per ngjyrat e Lushnjes dhe kane mjaftuar vetem tri faza te ketij sezoni qe tiranasi te bjere menjehere ne sy te trajnerit te perfaqesues sone. Megjithate, vete mbrojtesi i verdhebluve ka shtuar se tashme ka filluar te mendoje per ekipin e Elbasanit dhe thekson se skuadra e tij duhet te fitoje patjeter kunder Partizanit. "Na pret nje transferte e veshtire, por jopercaktuese per ne, sepse edhe nese humbasim, thjesht do te shkurtohet diferenca, pasi do te jemi perseri ne vendin e pare. Nuk me ka shkuar ndonjehere ne mendje humbja. Kam besim se skuadra nuk do te humbase per here te trete.

Elbasani ka prodhuar futbolliste per ne ekipin kombetar dhe kjo fryt i nje pune teper te organizuar nga stafi drejtues i kesaj skuadre. Nese e fitojme kete ndeshje me te kuqte, mendoj se kampionati eshte teresisht i mbyllur. Me formen dhe kontigjentin qe kemi mendoj se do te jemi kampione," - thekson Vrapi. Ne fund, kur e pyet nese e shikon te ardhmen pas ketij sezoni ne nje kampionat te huaj, Vrapi perfundon: "Elbasani i ka dhene kombetares, prandaj edhe do ta shpallim kampion nje here. Sigurisht, deshira eshte te luaj jashte vendit, por kurrsesi nuk mund te anashkaloj objektivin tim dhe te skuadres ku luaj, per te fituar titullin kampion. Per mua, kombetarja dhe titulli kane vetem nje emer, Elbasan."

Rreth 4 mije tifoze verdheblu ne Tirane
4 mije tifoze verdheblu do te nisen neser ne drejtim te stadiumit kombetar "Qemal Stafa" per te mbeshtetur ekipin e tyre te zemres, Elbasanin. Drejtuesit e verdhebluve kane vene ne dispozicion 20 autobuse per tifozerine e tyre, ku dihet se kjo ndeshje do te jete pak a shume vendimtare per te zgjidhur edhe enigmen e ketij sezoni, ndonese kampionati eshte ende i gjate. I vetmi problem shqetesues per momentin eshte moti i keq dhe kushtet atmosferike.

Administratori
19-03-2006, 15:51
Kuqezinjte, miqesore me Gjeorgjine me 22 mars
Olsi Avdiaj

Kombetarja shqiptare, me 22 mars te ketij viti, ka planifikuar nje tjeter miqesore, kete kunder Gjeorgjise. Kane qene burime zyrtare ne FSHF ato qe e kane bere te ditur dje nje fakt te tille. Keshtu, sipas zedhenesit te shtypit te federates, kombetarja shqiptare, pas miqesores me Lituanine, ka arritur te gjeje nje tjeter ndeshje miqesore. Kete here, kundershtari i ekipit tone kombetar, me trajner Hans Peter Brigel, pritet te jete Gjeorgjia. Ne baze te informacioneve zyrtare te marra ne federate, dje zyrtarisht te dyja kombetaret, ajo e Shqiperise dhe ajo e Gjeorgjise, kane rene dakord qe te zhvillojne nje ndeshje miqesore me 22 mars. Takimi eshte percaktuar qe te luhet ne Tirane, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa". Vetem ora e ndeshjes nuk eshte bere publike. Gjithsesi, mesohet se ndeshja miqesore nuk do te kete perballe dy kombetaret e para. Ne fushe do te jene dy kombetaret B.

Pra, si trajneri Brigel dhe Klaus Topmeler pritet qe te zhvillojne kete ndeshje miqesore per te pare se cilet nga lojtaret qe do te grumbullojne mund te vlejne per ekipin e pare kombetar. Miqesorja Shqiperi Gjeorgji pritet qe te luhet ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" me 22 mars. Gjeorgjia eshte kundershtari i dyte i kuqezinjve per 2006 en ne nje ndeshje miqesore. Me pare, skuadra jone kombetare ka luajtur me 1 mars nje miqesore me Lituanine. Ne kete ndeshje, qe ishte edhe date e lire e UEFA s kuqezinjte jane mundur 2 1 ne "Qemal Stafa", duke treguar loje shume te dobet. Tani e ka radhen skuadra e dyte per te treguar sesa vlen ne fushen e lojes. Kandidatet per ne ekipin kombetar do te mundohen te tregojne vetveten e tyre ne ndeshjen e 22 marsit, qe ndryshe nga ajo e meparshmja, nuk eshte date e lire e UEFA s.

Administratori
19-03-2006, 15:52
Miqesorja me Gjeorgjine ne kerkim te stadiumit
Olsi Avdiaj

Ndeshja Shqiperi Gjeorgji ende nuk dihet se ku do te zhvillohet, ndonese ditet kalojne edhe takimi miqesor po afron. Nderkohe, ne Federaten Shqiptare te Futbollit nuk eshte percaktuar vendi i zhvillimit te ndeshjes miqesore se 22 marsit. Shefi i sektorit te ekipeve kombetare, Besnik cela, dy dite me pare eshte shprehur se ende nuk dihet se ku do te zhvillohet ndeshja miqesore. "Nuk eshte caktuar akoma se ku do te luhet ndeshja miqesore. Eshte Sport FIVE ajo qe duhet te percaktoje orarin e ndeshjes. Pasi nga kompania te na jepet orari i ndeshjes, atehere ne do te percaktojme edhe se ku do te luhet ndeshja," eshte shprehur cela. Nderkohe, ky i fundit ka pohuar se gjasat jane qe ndeshja miqesore te luhet edhe ne stadiumin "Selman Stermasi".

"Nuk mund te them asgje me siguri, por ndoshta kombetarja mund te luaje edhe ne stadiumin "Selman Stermasi", ose ne "Qemal Stafa", sic kemi bere gjithmone kohet e fundit. Te shohim, gjithcka mbetet per t'u percaktuar ne ditet ne vazhdim. Nese Sport FIVE do te luhet ne oret e vona ndeshja mund te zhvillohet ne "Qemal Stafa"," eshte shprehur cela. Pra, deri ne kete moment qe flasim akoma nuk eshte percaktuar se ku do te luhet miqesorja e 22 marsit. Mbetet per t'u verifikuar nese drejtuesit e kuqezinjve do te zgjedhin "Qemal Stafen" apo "Selman Stermasin". Gjithsesi, deri ne kete cast, kuqezinjte jane aktualisht ne kerkim te shtepise per 22 marsin.

Bogdani merr ftesen per Gjeorgjine
Erion Bogdani ka marre nje ftese per t'u grmbulluar ne Tirane per ndeshjen miqesore mes Shqiperise dhe Gjeorgjise, qe do te luhet me 22 mars. Lajmi eshte bere i ditur nga faqja zyrtare e internetit te klubit te Sienes. Keshtu, sipas lajmit te publikuar nga klubi italian, Bogdani do te jete i pranishem ne miqesoren e 22 marsit.

Ai do te niset nga Italia me 20 mars dhe do te rikthehet ne Siena me 23 mars. Nderkohe ne miqesoren me Gjeorgjine do te grumbullohen per here te pare ne ekipin kombetar dy kuqezinjte e rinj, Bekim Kastrati dhe Debatik Curri, te cilet pak dite me pare kane marre shtetesine shqiptare.

Administratori
19-03-2006, 15:54
Anti-Gjeorgjia, lista ende "top-sekret"
Olsi Avdiaj

Ne prag te takimit miqesor te 22 marsit mes Shqiperise dhe Gjeorgjise, asgje nuk eshte e qarte se cilet lojtare do te grumbullohen me kuqezinjte. Te pakten pala shqiptare dhe kombetarja jone nuk ka zbardhur listen e lojtareve, ndonese duhen me pak se nje jave nga zhvillimi i ndeshjes miqesore me Gjeorgjine, trajneri Brigel dhe federata nuk kane zbardhur akoma listen e lojtareve, te cilet do te kete gjermani ne dispozicion per ndeshjen me gjeorgjianet. Keshtu, trajneri Brigel duhet te kishte sjelle listen e lojtareve anti Gjeorgji. Por kete gje nuk e ka bere akoma. Sipas informacionve ne federate, lista akoma nuk eshte bere gati per t'u publikuar. Sektori i ekipeve kombetare vazhdon te konfirmoje per median se lojtaret e kombetares akoma nuk e kane konfirmuar plotesisht ardhjen e tyre. Meqenese trajneri Brigel kerkon skuadren e pare, problemi duket se eshte shume i nderlikuar. Lojtaret nuk mund te marrin dot leje nga klubet dhe keshtu gjermani po sheh te gjitha mundesite per te formuar nje ekip sa me te denje. Gjithsesi, vonesa e listes nuk eshte shume e justifikuar me faktin se trajneri Brigel po mundohet te mbledhe me te miret. Nga ana tjeter, Gjeorgjia ka disa dite qe ka shpallur listen e lojtareve qe do te udhetojne drejt Shqiperise. Madje kjo liste eshte e perbere nga shumica lojtare qe luajne neper klubet e huaja, me ne krye Kalaxen. Pra, duket qarte se konfirmimi i lojtareve nuk eshte justifikim. Trajneri gjerman domosdoshmerisht duhet te kishte bere publike listen e lojtareve, te cilet do te grumbullohen me Shqiperine per miqesoren me Gjeorgjine. Nderkohe, kuqezinjte do te grumbullohen si zakonisht ne hotel "Adriatik" qe diten e diel. Stervitjet do t'i zhvillojne ne Durres dhe Shijak, ndersa te merkuren, me 22 mars, ora 18.00, ne stadiumin kombetar "Qema Stafa" pritet qe te zhvillohet edhe ndeshja miqesore. Ne fund, per kete takim miqesor, gjyqtar do te jete italiani Rodomonti.

Ca te nenes e ca te njerkes
Sektori i garave, dy dite me pare, ka marre nje vendim per te zhvillimin e derbit mes Tiranes dhe Partizanit diten e diel. Normalisht, derbi duhej te luhej diten e shtune, por meqenese policia nuk e ka marre persiper mbarevajtjen e saj kete dite, shefi i sektorit te garave ka vendosur te luhet diten e diel. Normalisht, deri ketu nuk ka asgje qe nuk shkon. Por problemi del kur ne moment, per hater te kushedi se kujt, shtyhet edhe ndeshja Shkumbini Elbasani. Justifikimi i garave eshte i thjeshte, por aspak i besueshem. Ekipet luftojne per kampionat dhe keshtu do te luajne ne nje dite. Gjithsesi, kjo histori nuk eshte shume bindese, sepse pikerisht kohe me pare, nje nga drejtuesit e Tiranes eshte shprehur se Elbasani favorizohet nga kalendari. Dhe kur nje dite ndodh qe ne kalendar Elbasani t'i zhvilloje ndeshjet para Tiranes dhe Partizanit, menjehere federata nderhyn dhe ben te pamunduren per te ekuilibruar gjithcka. Gjithsesi, kjo eshte loje e pandershme e federates ne kurriz te kryeqytetasve, qe normalisht kerkoje drejtesi, por qe duket se vazhdon t'u mohohet nga federata.

Administratori
19-03-2006, 15:56
Komiteti, mblidhet per Brigelin
Olsi Avdiaj

Komiteti ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit pritet qe diten e premte te zhvilloje mbledhjen e dyte te tij, pas zgjedhjeve te 27 shkurtit. Ka qene zedhenesi i shtypit ne federate, Lysien Nurishmi, ai qe ka konfirmuar zhvillimin e mbledhjes se komitetit ekzekutiv diten e premte. Mbledhja pritet te zhvillohet rreth ores 11.00, si zakonisht, dhe ne te pritet te marrin pjese te gjithe anetaret e komitetit ekzekutiv. "Eshte vendosur qe mbledhja e komitetit te zhvillohet diten e premte. Per kete qellim jane njoftuar te gjithe anetaret e komitetit ekzekutiv dhe jane shperndare te gjithe dokumentet per kete ceshtje," eshte shprehur zedhenesi i shtypit ne federate. Sipas ketij te fundit, i gjithe dokumentacioni i mbledhjes eshte gati. Nderkohe, dje, ne federate nuk e kane bere te ditur rendin e dites se mbledhjes se komitetit ekzekutiv, e cila eshte e dyta per anetaret e ketij organizmi, qe vetem me 27 shkurt moren bekimin e asamblese. Gjithsesi, duket se mbledhja e se premtes do te kete shume ceshtje per te diskutuar. Keshtu, burime konfidenciale ne federate kane zbuluar disa prej temave qe komiteti do te diskutoje ne kete mbledhje. Tema e pare duket se ka te beje me trajnerin e kombetares shqiptare per eliminatoret e Euro 2008 es. Dihet qe kontrata e trajnerit Brigel perfundon ne qershor. Keshtu qe presidenti Armand Duka dhe komiteti do te vendosin nese do te jete gjermani ai qe do te vazhdoje te drejtoje kombetaren apo dikush tjeter. Pra, duket se komiteti do te diskutoje nese do te vazhdoje te qendroje trajneri Brigel ne krye te kombetares apo federata do te kerkoje nje tjeter kandidat per kuqezinjte. Diskutimin per kete teme e forcon edhe fakti se presidenti Duka dhe trajneri Brigel do te zhvillojne nje takim te dielen ne Tirane.

Nje tjeter teme qe do te diskutohet ne komitetin ekzkutiv pritet te jete edhe struktura e re e Federates Shqiptare te Futbollit. Ndonese nuk priten shume ndryshime, komiteti pritet qe te beje disa ndryshime ne sektorin e garave, i cili ndoshta do te nderroje menyren e funksionimit. Ne fund, nje tjeter teme e nxehte e diteve te fundit eshte anetari i trete i komisionit te apelit. Ky komision, prej nje jave, nuk pranon te marre nje vendim per takimin Shkumbini Teuta, pasi mungon anetari i trete i ketij komisioni. Gjithsesi, duke lene pas hamendjet, vetem te premten do te merren vesh vendimet e komitetit ekzekutiv.

Administratori
19-03-2006, 15:58
Besart Berisha: Jam gati per fanellen kuqezi
Driton Latifi

Ai e pranon se nuk eshte shume i njohur me rrjedhat e futbollit shqiptar, por kerkon me ngulm qe nje dokument udhetimi me shqiponjen dykrenore te stampuar t'i jepet sa me pare. Besart Berisha para disa kohesh kishte tentuar te merrte pasaporten shqiptare ne Ambasaden e Shqiperise ne Berlin. "Kur kisha probleme me pasaporten, iu drejtova per ndihme edhe Ambasades Shqiptare ne Berlin, por nuk ma dhane pasaporten per arsye te caktuara. Jam i bindur se jane edhe shume lojtare te tjere shqiptare, qe kerkojne pasaporte shqiptare dhe jane te gatshem te derdhin djersen e tyre vetem per fanellen kuqezi. Ata nuk duhet me i lene anash, duhet me i afrua, sepse nje dite ata do te behen futbolliste te medhenj. Nese kombetarja shqiptare eshte e interesuar per mua, ja ku jam. Nese ka nevoje, nisem qe sot nga Danimarka per te veshur nje fanelle kuqezi. Mos te harrojne, une jam shqiptar,"- thote Berisha. Me nje kontrate si profesionist me ekipin Hamburg SV ne xhep, por pa te drejte aktivizimi per shkak te problemeve me lejen e qendrimit ne Gjermani, Besart Berisha para dy vitesh kishte bredhur neper institucionet kosovare per te marre nje dokument udhetimi te UNMIK ut, qe do t'i lejonte atij hyrje legale ne Gjermani dhe per te vazhduar me punen e profesionistit. "Trajneri Klaus Topmeler, kur bisedoja me te, pasi me kishte marre nga Berlini, thoshte se me llogariste ne planet e tij dhe ishte duke me pritur. Ne Prishtine nxjerrja e pasaportes po vonohej. Isha vertet i deshperuar, mendoja se nuk do te arrija te kthehem te Hamburgu dhe duhej te luaja ne Kosove,"- thote qe ne fillim te bisedes, Besart Berisha. Ai ishte futur ilegalisht me familjen e tij ne Gjermani, qe kur ishte shtate vjecar, me 1992, ne tentim per t'i shpetuar dhunes serbe dhe per te siguruar nje leje qendrimi. Atje Berisha kishte filluar te lunte futboll te disa skuadra moshash, per te kaluar te TeBe Berlin, nga ku talentin e tij e kishin nuhatur ekspertet e Hamburgut, qe i kishin ofruar nje kontrate profesionale ne moshen 17 vjecare.

Por ketu kishin filluar problemet, pasi autoritetet gjermane, me rregullimin e situates ne Kosove, i kishin kerkuar edhe atij te kthehej ne vendlindje. Pas rregullimit te pasaportes, qe kishte zgjatur disa muaj, Berisha ishte kthyer te Hamburgu. "Kur u ktheva skuadra kishte perfunduar fazen pergatitore dhe per mua ishte nje sezon i deshtuar. Ekipi me huazoi te skuadra e liges se pare daneze, Aalborg, por ekipi i Hamburgut, ne tentative qe te me ruante, kishte kerkuar nga danezet shuma te medha parash per cdo ndeshje qe une do te luaja per kete skuader. Pas nje viti, Hamburgu me huazoi serish te AC Horsens, sepse kishte angazhuar sulmues me eksperience dhe shpreheshin se une kam nevoje per dicka te tille,"- thote ai. Deri tani 20 vjecari Berisha ka shenuar 7 gola ne kampionatin danez. "Kampionati danez eshte shume i veshtire te perballohet, sidomos ne ekipin ku jam, qe eshte nje skuader e re. Sezonin e ardhshem Hamburgu ka shprehur interesim dhe kerkon te me ktheje, sepse kam kontrate me ta, por jane edhe disa skuadra te tjera te interesuara per mua ne Gjermani dhe Danimarke. Trajneri aktual Doll i njeh aftesite e mia dhe une besoj se Hamburgu me llogarit mua per te ardhmen, pasi me ndjekin gjate ndeshjeve, ndersa trajneri Thomas Doll, me te cilin kam punuar per kater muaj, ka njoftuar se do te asistoje ne nje ndeshje timen te kampionatit danez", - perfundon kosovari Besart Berisha, i cili eshte i gatshem dhe ne pritje te nje ftese nga ana e FSHF-se, per te provuar aftesite e tij me fanellen kuqezi te kombetare.

Sot publikohet lista anti Gjeorgji
Trajneri i kombetares shqiptare Hans Peter Brigel pritet qe sot te shpalle listen e lojtareve, te cilet do te grumbullohen per ndeshjen me Gjeorgjine. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesi i shtypit ne FSHF. Keshtu, sipas zedhenesit te federates, lista e lojtareve qe do te grumbullohen per takimin me Gjeorgjine me te gjitha gjasat do te behet sot publike. Nderkohe, trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, pritet te mberrije ne Tirane diten e shtune. Te dielen, gjermani pritet te takohet me presidentin e FSHF se, Armand Duka, dhe nje nga anetaret e komitetit ekzekutiv.

Administratori
19-03-2006, 16:00
Brigel: Ja kuqezinjte anti-Gjeorgji
Olsi Avdiaj

Me ne fund, pas shume pritjesh, trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka bere publike emrat e lojtareve, te cilet ka grumbulluar per miqesoren e 22 marsit kunder Gjeorgjise. Ashtu sic pritej, jo te gjithe titullaret e kombetares kane mundur te konfirmojne ardhjen e tyre ne Tirane per miqesoren e 2 te te kuqezinjve kete vit. Mungesat jane te shumta dhe te rendesishme. Keshtu, nuk do te jene sulmuesit Alban Bushi, kapiteni Igli Tare, Florian Myrtaj, mbrojtesit Adrian Aliaj, Elvin Beqiri, Tefik Osmani dhe Besnik Hasi. Mesfushori kryesor Lorik Cana se bashku me Edvin Muratin. Edhe Beqaj do te mungoje ne kete ndeshje miqesore. Nga 21 lojtaret qe ka grumbulluar trajneri Brigel, vetem 10 jane "legjionare". Per here te pare jane grumbulluar ne ekipin kombetar shqiptar Debatik Curri dhe Bekim Kastrati. Te dy keta lojtare do te jene nen vemendjen e vecante te trajnerit Hans Peter Brigel ne kete miqesore. Nga kampionati shqiptar jane konfirmuar Endri Vrapi, Ardit Beqiri, Dorian Bylykbashi, Admir Teli, Arjan Pisha, Erion Xhafa. Eshte grumbulluar per here te pare me kombetaren e pare Hamdi Salihi dhe Ervis Kraja. Gjithashtu rikthehen per te veshur fanellen kuqezi Ansi Agolli dhe Edmond Kapllani. Ne pamje te pare, ekipi kuqezi duket shume ndryshe, pasi ka shume emra te rinj qe me pare nuk kane luajtur nje 90-minutesh te plote me kombetaren kuqezi. Per sa i perket grumbullimit, ai do te nise diten e diel ne Durres. Te henen, ne Shijak, pritet te zhvillohet stervitja e pare. Nderkohe, te merkuren, ne oren 18.00, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" do te zhvillohet edhe ndeshja miqesore mes Gjeorgjise dhe Shqiperise, e dyta per ne kete sezon.

Lista anti Gjeorgji
1.Ilion Lika Dinamo
2.Isli Hidi Tirana
3.Armend Dallku Vorksla Polltava
4.Debatik Curri Vorskla Polltava
5.Arjan Pisha Tirana
6.Altin Lala Hanover 96
7.Altin Haxhi Anorthosis
8.Klodian Duro Tirana
9.Ervin Skela Kaizersalutern
10.Ansi Agolli Nojshatel Ksamaks
11.Ardit Beqiri Partizani
12.Erion Bogdani Siena
13.Bekim Kastrati B.Mynchengladbah
14.Hamdi Salihi Tirana
15.Edmond Kapllani Karlsruhe
16.Redi Jupi Diarbakirspor
17.Dorian Bylykbashi Partizani
18.Erion Xhafa Dinamo
19.Admir Teli Vllaznia
20.Endri Vrapi Elbasani
21.Ervis Kraja Besa

Gjeorgjia, te henen ne Tirane
Ne kampionatin tjeter, ekipi i Gjeorgjise, me trajner Klaus Topmeler, pritet te mberrije ne Tirane diten e hene. Po te henen do te vije edhe ekipi Shpresa. Delegacioni mik do te akomodohet ne hotel "Tirana International" dhe "Sheraton". Skuadra e pare gjeorgjiane pritet te zhvilloje nje stervitje diten e marte, ndersa te merkuren do te luhet takimi mes dy perfqesueseve.

Bushati zbulon ekipin Shpresa te tij
Edhe trajneri i 21 vjecareve, Artan Bushati, ka bere publike listen e lojtareve te tij per miqesoren me Shpresen e Gjeorgjise. Ne ekip, Bushati ka grumbulluar lojtaret me te spikatur te kampionatit shqiptar qe jane deri ne 21 vjec. Edhe trajneri shkodran ka grumbulluar lojtare qe luajne jashte Shqiperise. Gjithsesi, pjesa me e madhe e grupit eshte e perbere nga lojtare te kategorise superiore dhe te pare te Shqiperise. Ndeshja miqesore mes dy perfaqesueseve do te zhvillohet ne Tirane, ne stadiumin "Selman Stermasi" diten e marte, ora 14.30. Kuqezinjte "e vegjel" do te grumbullohen ne hotelin "Leandro" ne Durres, ndersa stervitjet do te zhvillojne ne Kamez. Stervitja e pare do te zhvillohet diten e diel pasdite ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.

Ja lista e ekipit U 21
1.Andrea Koliqi Iraklis, Greqi
2.Xhimi Tufina Savona, Itali
3.Olsi Bishami Vllaznia
4.Andi Lila Besa
5.Jetmir Sefa Tirana
6.Marlon Dollaku Teuta
7.Gilman Lika Vllaznia
8.Restiald Agolli Skenderbeu
9.Erion Dushku Kastrioti
10.Aldo Bello Turbina
11.Denis Mema Apolonia
12.Emiljano Veliaj Besa
13.Rigers Hysko Tomori
14.Juliam Gerxho Apolonia
15.Bledar Hodo Teuta
16.Erald Guma Flamurtari
17.Orjand Abazaj Shkumbini
18.Renato Arapi Besa
19.Eleandro Pema Dinamo
20.Elis Bakaj Partizani
21.Arber Abilaliaj Partizani
22.Besion celiku Tirana
23.Bledion Guga Flamurtari
24.Aldo Dyrmishi Triestina, Itali

Duka Brigel, takimi te dielen
Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, dhe trajneri aktual i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, pritet qe diten e diel ne Tirane te zhvillojne nje takim ne lidhje me te ardhmen e bashkepunimit mes paleve. Lajmi eshte bere i ditur dje ne FSHF. Keshtu, sipas burimeve zyrtare ne federate, takimi do te jete koke me koke mes drejtuesve te FSHF se dhe trajnerit aktual, Hans Peter Brigel. Gjithsesi, Duka nuk do te jete i vetem ne takim. Se bashku me te do te jene edhe dy zevendespresidentet e federates, Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri, si dhe anetari i komitetit ekzekutiv Skender Hyka. Te kater drejtuesit e federates do te diskutojne me Brigelin lidhur me zgjatjen e kontrates mes FSHF se dhe gjermanit. Sipas informacioneve te marra ne FSHF, palet do te hapin ne federate letrat dhe do te afrojne kushtet e tyre. Ne njeren ane, federata do te beje te ditur objektivat, ndersa nga ana tjeter Brigeli do te parashtroje kerkesat e tij. Gjithsesi, ndonese do te jete vetem nje takim, gjasat jane qe gjithcka mund te shkoje vaj dhe palet te bien dakord. Por kjo eshte vetem nje hipoteze, pasi gjithcka mund te lihet edhe pas ndeshjes me Gjeorgjine. Nga ana tjeter, deri tani, ne federate nuk e kane bere te ditur vendin dhe oren e takimit mes FSHF se dhe trajnerit Brigel.

Brigeli, sot ne Tirane
Trajneri i kombetares shqiptare Hans Peter Brigel pritet qe te mberrije sot ne mesdite ne Shqiperi ne prag te ndeshjes miqesore me Gjeorgjine. Menjehere pas mberritjes se tij, gjermani pritet te udhetoje drejt Kavajes per te vezhguar nga afer takimin mes Beses dhe Lushnjes.

Administratori
19-03-2006, 16:01
Komiteti, serish dhurata per fituesit
Olsi Avdiaj

Komiteti ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ka zhvilluar dje ne mesdite mbledhjen e paralajmeruar dite me pare. Ndryshe nga cfare ishte menduar, mbledhja e komitetit nuk ka qene shume e gjate si zakonisht. Vetem 90 minuta ka zgjatur mbledhja, e cila ka pasur shume pak gjera per te diskutuar ne rendin e dites. Ne radhe te pare, komiteti ka miratuar emrin e trete te komisionit te apelit. Keshtu, anetari i ri komisionit te apelit, pas largimit te Medin Zheges, eshte emeruar nga komiteti Jovan Gugu. Ky i fundit ka plotesuar keshtu vendin vakand te komisionit te apelit.

Gjithsesi, emerimi i Gugut si anetar i apelit nuk ka qene e vetmja ceshtje e diskutuar nga komiteti ekzekutiv. Keshtu, burime konfidenciale kane bere te ditur se komiteti ka diskutuar gjate edhe per trajnerin e ri te kombetares. Eshte vendosur qe ne takimin e dites se diel te jene te pranishem, vec presidentit Duka, edhe disa anetare te tjere te komitetit ekzekutiv. Ne fund, komiteti, ashtu si ne sezonet e tjera, ka marre nje vendim per te shperblyer ata qe do te fitojne kampionatin dhe Kupen e Shqiperise. Komiteti i ka lene detyre shefit te investimeve, Arben Dervishi, qe te beje gati projektin per shperblimet qe do t'u jepen dy ekipeve fituese te kupes dhe kampionatit. Nuk do te harrohen edhe fitueset e kategorive me te uleta. Sipas informacioneve, serish per fituesit e dy trofeve me te medha te futbollit shqiptar do te kete nga nje fushe dhurate. Ndersa per ekipet e tjera do te kete investime ne infrastrukture. Gjithsesi, vetem ne mbledhjen e ardhshme do te percaktohet saktesisht se cfare shperblimesh do te marrin ekipet qe do te fitojne dy trofete e sezonit 2005 2006.

Administratori
30-03-2006, 16:16
Brigeli: Dua loje te bukur dhe rezultat
Llambi Kallco

Trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka zhvilluar dje ne mesdite nje konference per shtyp. Ne fillim, gjermani ka shpjeguar per te gjithe gazetaret zgjedhjet e tij per kete miqesore. Sipas tij, jo te gjitha klubet kane qene dashamirese me kombetaren shqiptare. "Kemi percaktuar me gjeorgjianet nje ndeshje miqesore, qe nuk eshte date e UEFA s dhe keshtu klubet e huaja nuk ishin te detyruara t'i lejonin lojtaret, ndaj une gezohem qe disa prej atyre klubeve i kane vene ne dispozicion lojtaret qe kemi thirrur. Por disa klube te tjera nuk i kane lejuar futbollistet per arsye qe nuk i di. Keshtu, eshte e pakuptueshme qe klubi i Osmanit nuk i ka dhene leje atij, megjithese Osmani eshte rezerve ne ate klub dhe une kisha deshire ta kisha pasur ketu," eshte shprehur gjermani, duke marre nje shembull lidhur me kete ceshtje. Me pas, trajneri i kuqezinjve ka shpjeguar se cfare pret ai realisht nga ekipi ne kete ndeshje miqesore, qe do te zhvillohet sot ne mbremje. "Ne kete ekip kemi thirrur lojtare te rinj per t'i provuar qe te shohim se cili prej tyre mund t'i sherbeje kombetares ne ndeshjet kualifikuese qe kemi perpara. Eshte nje skuader e re, me nje mbrojtje te re, dhe keta lojtare nuk kane luajtur ndonjehere se bashku, por jane stervitur se bashku. Shume gjera mund te besh perpara nje ndeshjeje zyrtare, kur ke nje jave kohe, ndersa ne nje ndeshje miqesore mund te provosh lojtaret. Rezultati eshte i rendesishem, por me e rendesishme eshte si do te paraqiten keta lojtare. Megjithese fusha eshte ne gjendje katastrofike, shpresoj se do te jete nje ndeshje e bukur. Une nuk kam folur akoma vec e vec me futbollistet, keshtu qe jo vetem mbrojtjen, por te gjithe formacionin do t'ua them me perpara futbollisteve dhe me pas gazetareve. Por mund te them se moduli i lojes do te jete 3 5 2," ka shtuar Brigeli.

Media e ka ngacmuar gjermanin edhe ne lidhje me kontraten e re qe po diskutohet mes tij dhe FSHF se. Sipas tij, gjerat do te qartesohen ne ditet ne vazhdim dhe problemet nuk jane financiare, por te nje natyre tjeter. "Ne lidhje me kontraten, diten e hene kam biseduar me presidentin e federates, por keto bisedime do te vazhdojne. Nuk eshte paresore ana financiare dhe nuk do te kerkoja dicka me shume ne kete aspekt, pasi duhen plotesuar disa elemente te tjere, qe nuk kane lidhje me kete aspekt."
Brigeli ka folur edhe per eliminatoret e Euro 2008 es. Sipas gjermanit, ai nuk e di dhe nuk mund te jape garanci nese do te fitoje apo jo. I sigurt eshte fakti se te gjithe trajneret duan te fitojne. "Nuk mund te paragjykoj nese do te kualifikohemi ose jo me kete skuader qe kemi. Nese do te vazhdoja te punoja ketu, do te deshiroja te dilnim te paret, mirepo nuk e di sa do te jete e mundur kjo. Ne e kemi vendosur kete miqesore qe, si trajneri i Gjeorgjise, ashtu edhe une te shohim lojtaret e rinj. Loja do te jete e ndershme dhe ka per qellim provimin e lojtareve dhe me pas vjen rezultati. Qe kur kam filluar pune ne Shqiperi kam deklaruar se deshiroj te jem gjithmone i pari, sepse qe te hyj per te humbur ne nje ndeshje nuk ka kuptim pozicioni im si trajner, ndaj une futem gjithmone per te fituar. Ne jemi nje skuader qe luajme nje loje kolektive dhe duhet te jemi te kujdesshem, sepse ekipet qe jane ne grupin tone nuk te lene shume mundesi. Megjithate, ne do te bejme tonen," ka perfunduar konferencen per shtyp trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel.

Kuqezinjte, stervitja e fundit ne Shijak
Ekipi kombetar shqiptar ka zhvilluar dje pasdite stervitjen e fundit 24 ore para ndeshjes miqesore me Gjeorgjine. Trajneri Brigel, ndryshe nga nje dite me pare, e ka zhvendosur skuadren kuqezi ne Shijak. Sipas informacioneve, gjermani ka zhvilluar nje stervitje taktike, ku ka provuar disa module loje. Stervitja ka zgjatur rreth 90 minuta dhe me pas ekipi eshte rikthyer ne Durres per te kaluar edhe naten e fundit ne hotel "Adriatik" para ndeshjes miqesore me Gjeorgjine.

Paradite, kuqezinjte kane zhvilluar nje vrapim te lehte ne breg te detit. Nderkaq mesohet se ne radhet e kombetares shqiptare nuk ka lojtare te demtuar, cka do te thote se Brigeli do ta kete me te lehte. Madje gjermani jo vetem qe ka provuar formacionin, por e ka bere edhe publik. Keshtu, ne porte do te luaje Lika, ne mbrojtje Dallku, Teli, Vrapi dhe Curri, Lala, Skela, Jupi, Haxhi dhe ne sulm Bogdani me Kastratin. Pra, shihet qarte se Brigeli do te provoje nje formacion te ri, ku 4 lojtare luajne per here te pare qe nga fillimi i takimit. Interesant eshte fakti se qe nga minuta e pare do te luajne dy kosovaret Curri dhe Kastrati, te cilet vetem dje jane pajisur me pasaporta shqiptare. Madje Curri, gjate gjithe paradites, ka pritur tek Drejtoria e Policise per te marre pasaporten. Nje stervitje te lehte ka zhvilluar dje edhe kombetarja e Gjeorgjise ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa". Skuadra kaukaziane eshte stervitur rreth 60 minuta dje ne mbremje. Nderkohe, sot pritet te zhvillohet edhe ndeshja miqesore mes kombetares shqiptare dhe asaj gjeorgjiane. Takimi do te arbitrohet nga italiani Dondarini dhe do te nise ne oren 18.00.

Administratori
30-03-2006, 16:17
Curri: Nder te luaj per kombetaren shqiptare
Llambi Kallco

"eshte nder qe te grumbullohem me perfaqesuesen shqiptare." I ketij mendimi eshte kosovari Debatik Curri, i cili ka debutimin e tij me ekipin tone perfaqesues. Duke folur ne lidhje me grumbullimin e tij te pare me ekipin perfaqesues, si dhe per ndeshjen e radhes miqesore me Gjeorgjine, Debatik Curri do te shprehej:
- c'do te thote per ju grumbullimi me ekipin perafqesues?
- Per mua eshte nje nder i madh qe te grumbullohem me
perfaqesuesen e Shqiperise. Rralle mund te te jepet ky shans dhe une dua ta shfrytezoj ne menyren me te mire te mundshme.
- A nuk e konsideroni pak me vonese kete afrim te fanella kuqezi?
- Jo, nuk besoj te jete keshtu. Kane qene probleme pasaporte ato qe jane bere pengese ne kete drejtim.
- Cili eshte objektivi juaj ne perfaqesuesen shqiptare, ku beni pjese tani?
- Deshira ime eshte te bej me te miren dhe te luftoj per nje vend ne formacion. Pastaj dihet, per cdo futbollist te kombetares eshte pjesemarrja ne finalet e nje boterori apo europiani. Besoj se me kombetaren shqiptare do t'ia arrij nje dite te tille.
- E shikoni veten pjese e formacionit anti-Gjeorgji?
- Deshiroj shume, por kjo varet prej trajnerit. Kjo nuk eshte ceshtja ime.
- Cili eshte roli juaj tipik ne fushen e lojes?
- Une jam mesfushor, por kohet e fundit kam luajtur me ekipin tim edhe ne rolin e mbrojtesit te majte.
- Si po shkon aventura juaj me ekipin e Vorskles?
- Jemi pozicionuar mire ne renditje dhe jemi mes me te mireve ne kampionat.
- Sa e njihni kampionatin shqiptar dhe ekipin tone perfaqesues?
- Te them te drejten, kampionatin shqiptar te futbollit e njoh pak, kurse ekipin perfaqesues e kam ndjekur rregullisht ne televizor.
- Si e parashikoni perballjen me Gjeorgjine?
- Gjeorgjia ka nje futboll te nivelit mesatar dhe une menoj se ekipi yne perfaqesues eshte favorit per ta fituar ndeshjen.
- A keni emocione para debutimit tuaj me perfaqesuesen?
- Natyrshem qe kam. S'ka se si te ndodhe ndryshe.

Administratori
30-03-2006, 16:18
Lala: Te mos gabojme si me Lituanine
Llambi Kallco

"Me Gjeorgjine do te synojme vetem fitoren". Keshtu eshte shprehur nje nga pikat kyce te ekipit tone perfaqesues, Altin Lala, sipas te cilit nuk duhet gabuar si me Lituanine. Ne nje prononcim mesfushori kuqezi, duke komentuar zhvillimet me te fundit ne ekipin perfaqesues dhe veshtiresite qe paraqet miqesorja me Gjeorgjine, u shpreh: "Miqesorja e radhes me Gjeorgjine mendoj se na sherben per faktin se luajme me nje kundershtar qe eshte pothuajse ne te njejtat nivele me ne. Ndeshje te tilla jane nje test per gjendjen tone reale dhe nje mundesi per te mbajtur ne tonus grupin. Ky eshte objektivi paresor. Por njekohesisht mendoj se ne kete ndeshje kurrsesi nuk duhet te gabojme si me Lituanine, por te fitojme. Mundesite i kemi per ta bere kete. Ju mund te pyesni nese do ta kemi te lehte, pasi Gjeorgjise i mungojne me pak titullare se kombetares sone. Mendoj se do te hyjme ne loje si te barabarte. Realisht, ne kemi me shume mungesa se Gjeorgjia, por kjo nuk do te kete shume ndikim, nese lojtaret e rinj japin maksimumin. Kombetarja jone eshte nje ekip qe zhvillon loje kolektive, keshtu qe mendoj se mungesat e disa titullareve nuk do te ndikojne shume. Do te jete nje ndeshje e forte, por shpresoj ta fitojme."
Po per cfare do te sherbente kjo fitore? Lala e ka gati pergjigjen e tij: "cdo fitore sherben, edhe kur behet fjale per nje ndeshje miqesore.

Ketu behet fjale edhe per moral. Pastaj, nje rezultat pozitiv do t'i inkurajonte edhe elementet e rinj, te perfshire ne perfaqesuese per kete miqesore. Une mendoj se keta elemente duhen inkurajuar, pavaresisht se duhet te jemi realiste, pra duhet shume kualitet per te luajtur ne ekipin perfaqesues." Shume veta thone se kjo miqesore mund te konsiderohet pa frike testi i te rinjve. Nje mendim te cilin e perkrah pak a shume edhe Altin Lala, mesfushori yne kuqezi. "Une mund te them vetem se mbi te gjitha kjo miqesore i sherben kombetares dhe se ekipi do te jape maksimumin ne ndeshjen me Gjeorgjine. Pastaj, nese fitojme, meritat u takojne te gjitheve. Ne te kundert, faji rendon jo vetem mbi te rinjte, por mbi te gjithe skuadren. Pak a shume e kemi te fresket shijen e hidhur qe la tek te gjithe humbja ne "Qemal Stafa" me Lituanine.

Natyrisht, nuk duhej dramatizuar situata, pasi ne fund te fundit ishte vetem nje miqesore. Ajo humbje mund te kete prishur vetem statistikat e fitoreve qe kemi pasur ne miqesoret e luajtura ne fushen tone. E rendesishme ne miqesore te tilla eshte te luash mire dhe pastaj te fitosh, kurse ne ndeshjet zyrtare me e rendesishme dhe kryesore eshte te fitosh." Me tej, duke folur per gjendjen e tij aktuale sportive dhe te Hanoverit ne Bundeslige, Lala nenvizon: "Nuk jemi keq, si une dhe Hanoveri. Mendoj se do te ngjitemi ne tabelen e klasifikimit." Ne fund te prononcimit te tij, Lalen e ngacmuam pak edhe se deri kur do te vazhdoje "dashuria" e tij me Bundesligen. "Kam mbi 7 vjet qe luaj me ekipin tim dhe me Hanoverin kam edhe nje vit kontrate. Me pas te shohim, por nuk e shikoj veten larg Bundesliges."

Administratori
30-03-2006, 16:21
Kastrati: Kete shans s'dua ta humbas
Llambi Kallco

"eshte mire te luash per flamurin shqiptar, prandaj kete shans nuk dua ta humbas." Keshtu i eshte pergjigjur futbollisti i sapoafruar ne ekipin tone perfaqesues, Bekim Kastrati, pyetjes ne lidhje me zgjedhjen qe beri. Ne nje prononcim Kastrati do te komentonte ditet e para si kuqezi dhe pershtypjet qe i ka lene kjo kombetare. I ndergjegjshem per pergjegjesine qe do te kete ne kete ekip, Kastrati do te komentonte objektivat e tij me fanellen kuqezi, qe sapo e ka veshur.
- Cila ishte pershtypja e stervitjeve te para si kuqezi?
- Pershtypja eshte e mire. Jam i kenaqur me ambientin qe gjeta ketu dhe per faktin qe do te me jepet mundesia te jap kontributin tim per ngjyrat e flamurit tone.
- A mendoni se ishte nje mundesi per ju apo nje zgjedhje?
- Mendoj se jane te dyja. Me eshte dhene mundesia per te kontribuar per ekipin perfaqesues te Shqiperise, qe i perket te gjithe kombit tone.
- c'do te thote per jua fakti qe ne kete kombetare kontribuojne disa futbolliste nga Kosova?
- Kjo tregon se perfaqesuesja shqiptare i ka kaluar permasat zyrtare te Shqiperise. Ajo tashme simbolizon dhe i perket tere kombit shqiptar.
- A e dini se konkurrenca per nje vend titullari do te jete e forte?
- Askund nuk gjen fushe me lule.
- A jeni i kenaqur me aktivizimin tuaj ne Gjermani?
- Deri diku jam i kanaqur, por mund te them se ne sezonin e ardhshem synoj te arrij nje ekip ne Bundesligen 2.
- Sa e njihni kombetaren shqiptare?
- Nuk them se e njoh shume mire, por per te njohur e njoh, pasi kam pare nje pjese te ndeshjeve. Disa prej futbollisteve i kam pare ne kampionatin gjerman apo ne kampionate te tjera permes televizorit.
- A eshte kjo nje sfide per karrieren tuaj?
- Une do te thosha qe ky eshte nje shans qe nuk duhet ta humbas.
- Cilin futbollist simpatizoni ne perfaqesuesen tone?
- Ka disa te tille.
- Si e parashikoni perballjen me Gjeorgjine?
- Nje ndeshje qe besoj se do ta fitojme. Deshiroj shume ta nis me kembe te mbare perfaqesimin me fanellen kuqezi.

Administratori
30-03-2006, 16:22
Kapllani: Asnje nenvleftesim Gjeorgjise
Llambi Kallco

"Asnje nenvleftesim nuk duhet t'i bejme ekipit te Gjeorgjise." Keshtu eshte shprehur sulmuesi i ekipit tone perfaqesues, Edmond Kapllani. Sipas ketij te fundit, Gjeorgjia nuk ka ndonje dallim te madh nga Lituania, gje qe do te thote se duhet te jemi te kujdesshem ne kete ndeshje miqesore. I pyetur se sa jane shanset e ekipit tone kuqezi per te fituar ndaj Gjeorgjise, Kapllani pergjigjet: "Une mendoj se shanset jane, por duhet qe te jemi teper te kujdesshem per ta fituar kete ndeshje. Gjeorgjia nuk ka ndonje diference te madhe me Lituanine, keshtu qe mendoj se duhet dhene maksimumi ne fushen e lojes per te fituar ndaj saj. Personalisht jam mire nga ana fizike dhe sportive. Kesisoj, do te jap maksimumim ne kete miqesore, ku do te aktivizohen shume emra te rinj. Pavaresisht ketij fakti, une gjithmone e kam ndier veten mire me ekipin tone perfaqesues. Rinovimi i kombetares eshte proces i domosdoshem, prandaj edhe trajneri po punon ne kete drejtim. Ai i di me mire keto ceshtje, ashtu sikurse e di edhe per mua, nese do te me aktivizoje nga fillimi ne miqesoren ndaj Gjeorgjise apo jo.

"Po a ka ardhur fundi i aventures se Kapllanit te Karlsruhe? Akoma nuk mund te thote "po" as "jo" sulmuesi durrsak: "Kontrata ime me Karlsruhen zgjat edhe dy muaj. Me pas do te kem kohe per te vendosur," - sakteson Kapllani. Me tej, i pyetur se c'do te thote per te fakti qe ne sulm ka kolege te tille si Bogdani apo Tare, Kapllani pergjigjet qete: "Kjo eshte nje kenaqesi. Tare dhe Bogdani jane futbolliste me emer, por edhe shoke te mire. Po keshtu, ne kombetare eshte afruar edhe sulmuesi Salihi. Pra, konkurrenca ne sulmin kuqezi po shtohet dita-dites. Kjo per mua nuk ka ndonje problem, pasi eshte ne te mire te ekipit. Une mendoj se ne fushen e lojes luan me i miri dhe se ketu nuk ka ndonje gje per t'u shqetesuar."

Administratori
30-03-2006, 17:30
Fanella kuqezi, e rende per ta veshur

Ilion Lika: I rikthyer ne porten kuqezi pas mungeses me Lituanine, Lika ka luajtur nje 90-minutesh te plote, cka do te thote se trajneri Brigel i beson atij. Ne takimin e djeshem, portieri dinamovit nuk u vu asnjehere seriozisht ne prove, madje per shume minuta ai ka qene ne rolin e spektatorit.

Armend Dallku: Gjate pjeses se pare, Dallku luajti ne te djathte te mbrojtjes, ndersa ne te dyten ne qender, bashke me Xhafen. Edhe ai u aktivizua me kohe te plote, duke u futur shpesh ne dyluftim, por niveli i ndeshjes se djeshme nuk eshte se ishte aq i larte sa te tregonte qarte formen e tij, ashtu si te gjithe te tjereve.

Admir Teli: Trajneri Brigel i ka besuar vetem ne pjesen e pare mbrojtesit shkodran, i cili eshte perpjekur te orientoje mbrojtjen. Pati nje moment pasigurie, nga i cili kundershtari mund te kishte perfituar, megjithate aktivizimi i tij duhet pare si nje gje pozitive.

Endri Vrapi: Ka qene nje nga me te spikaturit e ndeshjes se djeshme. Mbrojtesi i Elbasanit ne kampionatin shqiptar ka shfaqur agresivitetin e duhur ne nderhyrjet ndaj kundershtarit. Vrapi ka qene i vemendshem dhe i kujdesshem ne shumicen e rasteve, duke dhene nje prove te mire per trajnerin Brigel.

Debatik Curri: Megjithese u aktivizua vetem ne pjesen e pare, kjo ka mjaftuar qe mesfushori kosovar ta binde trajnerin Brigel. Curri ka qene lojtari me i mire per skuadren tone gjate pjeses se pare, duke shfaqur personalitet ne fushen e lojes dhe nje forme te admirueshme fizike. Ai mund te jete nje alternative mjaft e mire per mesfushen kuqezi, nderkohe qe mosha e tij e re ia shton me teper shanset per te qene pjese e kombetares ne te ardhmen.

Altin Lala: Nje nga te paktet lojtare me eksperience te kombetares sone ne fushe, por, ashtu si dhe Skela apo Bogdani, edhe ai ka qene i rezervuar ne lojen e tij. Kjo vjen edhe nga fakti qe Lala do te luaje serish ne fundjave me Hanoverin, skuadren ku ben pjese prej vitesh.

Redi Jupi: Trajneri Brigel e aktivizoi ne krahun e djathte te mesfushes gjate pjeses se pare, ku Jupi u mundua me shume te mbronte se te shtynte drejt sulmit. Ndersa ne pjesen e dyte luajti ne qender te mesfushes, serish me detyra me shume mbrojtese. Paraqitja e tij, pavaresisht se ndeshja e djeshme i ngjante me shume nje ndeshjeje kontrolli, ishte e pelqyeshme.

Altin Haxhi: Veterani i krahut te majte nuk mund te kete me shkelqimin e viteve te meparshme, pasi edhe mosha ben te veten. Madje trajneri Brigel, duke i besuar eksperiences se tij, e ka zevendesuar vetem 15 minuta para perfundimit te ndeshjes me Agollin.

Ervin Skela: Ndryshe nga miqesorja me Lituanine, kete radhe Skela ka luajtur qe nga minuta e pare, ku u mundua te udhehiqte manovren tone sulmuese dhe te sherbente per Bogdanin e Kastratin, por nuk ia arriti qellimit. Ai nuk mundi te rrezikonte as me goditjet standarde ne afersi te zones kundershtare.

Bekim Kastrati: Ashtu si Curri, edhe debutimi i tij pritej me shume interes, pasi Kastrati konsiderohet nje kandidat i forte per sulmin kuqezi. Megjithate, per aq minuta sa luajti, ai nuk mundi ta vinte ne prove portierin gjeorgjian.

Erion Bogdani: Pika e referimit ne sulmin e kombetares sone nuk u furnizua me topa dhe per rrjedhoje nuk mundi te shenonte. Bogdani ka qene pak ngacmues kete here, sepse ne shumicen e rasteve ai terhiqej ne mesfushe per te marre topin.

Erion Xhafa: Duke pare hapesirat ne mbrojtje gjate pjeses se pare, trajneri gjerman e kaloi rreshtimin me 4 lojtare ne prapavije, duke i dhene mundesi edhe Xhafes te luaje. Ne 45 minutat qe u aktivizua, nuk iu dha mundesia per te treguar vlerat e tij.

Ardit Beqiri: Edhe mbrojtesi i Partizanit luajti vetem ne pjesen e dyte, ne krahun e djathte te mbrojtjes, duke u perpjekur te ndihmoje edhe sulmin.
Klodian Duro: Mesfushori elbasanas zuri vendin e Skeles ne pjesen e dyte dhe u mundua te bente dicka, por nuk ia arriti qellimit. Mund te permendim nje gjuajtje te tij nga distanca, por qe u prit pa problem nga portieri gjeorgjian.

Edmond Kapllani: Sulmuesi i Karlsruhes ne Bundesligen 2 ishte partner i Bogdanit ne pjesen e dyte, por, ashtu si Kastrati, edhe ai nuk mundi te kombinonte me ate apo te gjuante ne drejtim te portes.

Ansi Agolli: Pak minuta per mesfushorin e majte, i cili luan ne kampionatin zviceran me Ksamaksin. Ndoshta 15 minutat qe ai luajti nuk i mjaftuan per treguar vlerat qe ka.
Hamdi Salihi: Shume pak kohe i ka dhene trajneri gjerman sulmuesit te Tiranes ne ndeshjen e djeshme. Salihi zuri vendin e Bogdani ne minuten e 82-te dhe nuk arriti te vihej asnjehere ne prove.

Administratori
30-03-2006, 17:31
Gjeorgjia, prova e kombetares ne rinovim
Alfred LLESHI

Barazimi 0-0 ne miqesoren e mbremshme mes Shqiperise dhe Gjeorgjise duket se i ka lene te kenaqura te dyja skuadrat, ashtu sikurse edhe trajneret respektive, qe nuk e donin kurrsesi rezultatin negativ. Aq me teper Brigeli, i cili donte te rregullonte sadopak imazhin e asaj humbjeje me Lituanine ne miqesoren paraardhese. Ne fakt, duket se 90-minuteshi i mbremshem u ka sherbyer te dy trajnereve per te eksperimentuar dhe provuar lojtaret e rinj, kandidate per ne kombetare, pasi cilesia e lojes ka lene per te deshiruar. Madje, prania e pakte e tifozeve ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" tregonte qarte se kjo miqesore nuk kishte ndonje interes kush e di se cfare.

Sidoqofte, duhet pranuar se kundershtari ka qene me lart se ne, sidomos ne aspektin fizik, ku ka bere dukshem diferencen. Futbollistet gjeorgjiane kane fituar pothuajse te gjitha dyluftimet e shpejtesise me kuqezinjte tane, sidomos ne mesfushe, dhe kane qene me kerkues per golin. Nga ana tjeter, kuqezinjte jane treguar disi te mpire, pa nje organizim te qarte loje dhe me nje mungese koordinimi mes reparteve. Vecanerisht sulmi, me Bogdanin dhe Kastratin ne pjesen e pare, e ka pare veten te izoluar nga pjesa tjeter e skuadres, pasi mesfusha nuk i ka furnizuar si duhet me topa. Po ta marresh ne total ndeshjen e mbremshme, mund te thuash se ka rezultuar me shume se nje ndeshje miqesore, pasi dy portieret respektive kane qene thuajse ne rolin e spektatorit. Konkretisht, skuadra jone kuqezi ka goditur kater here ne kuadratin e portierit mik, ndersa miqte jane kunderpergjigjur dicka me shume ne porten e Likes. cka tregon se loja eshte zhvilluar me shume ne mesfushe, ku binte ne sy konfuzioni i lojtareve dhe mungesa e orientimit drejt portave kundershtare. Duhet theksuar se loja e futbollisteve gjeorgjiane ka qene disi e ashper, madje ne disa raste edhe e rrezikshme ndaj kuqezinjve tane. Per pasoje, ata jane ndeshkuar edhe me nje karton te kuq nga gjyqtari i ndeshjes, Dondarini. Kjo, per sa i takon analizes se pergjithshme te miqesores se mbremshme, Shqiperi-Gjeorgji. Ndersa, duke u futur me ne detaje per lojen e skuadres sone kombetare, duhet thene qe ne fillim se la per te deshiruar. Mbase kjo ka ardhur edhe si rezultat i praktikes se paket te lojes se kuqezinjve qe u aktivizuan mbreme, qe pasqyrohej ne moskoordinimin e duhur te reparteve te lojes, por edhe te emocioneve qe fal fanella e rende e kombetares te debutuesit.

Miqesorja e mbremshme, per sa u takon kandidateve per nje fanelle kuqezi ne ndeshjet zyrtare, mund te themi se ka konfirmuar paraqitjen konstante te Endri Vrapit ne mbrojtje. Admir Teli eshte dukur "i vogel" per rolin qe i ishte ngarkuar. Eshte evidentuar qartazi Debatik Curri ne mesfushe, si nje lojtar me personalitet dhe vizion, me aftesi mjaft te mira organizative dhe mbrojtese. Kemi pare nje Kastrat, qe mbase nuk e tregoi dot veten ne 45 minuta loje. Te tjeret, qe u aktivizuan ne pjesen e dyte nga Brigeli, nuk i shpetuan dot lojes konfuze dhe pa koncept te qarte te skuadres ne teresi. Ketu nuk mund te behet ndonje vleresim te sakte per Ansi Agollin dhe Hamdi Salihin, te cilet cuditerisht u aktivizuan me mjaft vonese nga Brigeli. Nese i referohemi modulit te lojes, me te cilin u paraqit ne miqesoren ndaj Gjeorgjise kombetarja jone, duhet thene se pame dy skema loje. Pjesa e pare u luajt paster me skemen 3-5-2, ku ne qender te mbrojtjes pozicionohej Teli, Vrapi nga e majta dhe Dallku nga e djathta. Ne mesfushe, ne qender te saj, si zakonisht rolin e organizatorit e kryente Skela, ndersa Lala ate te shkaterruesit. Ne te majte u aktivizua Haxhi, ndersa ne te djathte Jupi. Sulmi kuqezi iu besua dyshes Bogdani-Kastrati ne pjesen e pare. Me fillimin e pjeses se dyte, si rezultat edhe i zevendesimeve te bera, Brigeli nderthuri modulin 4-4-2 ne fazen mbrojtese dhe 3-5-2 ne fazen sulmuese. Tashme vendin e organizatorit e ka marre Klodian Duro, qe zevendesoi Skelen, nderkohe qe perkrah Bogdanit ne sulm luan Kapllani.

Teli ia ka lene vendin E.Xhafes, ndersa Debatik Curri eshte zevendesuar nga Ardit Beqiri. Gjithsesi, edhe keto zevendesime, ashtu sikurse edhe futja e Agollit dhe e Salihit ne fundin e ndeshjes, nuk kane ndryshuar asgje ne lojen e kuqezinjve tane, te cilet vuajne shume ne dyluftimet ne mesfushe me gjeorgjianet dhe ne organizim. Ata e kane mjaft te veshtire te dalin rrjedhshem e qarte ne sulm, pasi repartet e lojes vazhdojne te jene te shkeputura nga njeri-tjetri. Per pasoje, porta kundershtare duket e paarritshme, me perjashtim te nje goditjeje nga larg te Klodian Duros dhe nje rasti te favorshem per gol te Lales, pas nje goditjeje kendi. Nga ana e tyre, gjeorgjianet tregojne kembengulje dhe freski fizike, duke bere diferencen ne kete drejtim, edhe pse nuk e kane vene seriozisht ne rrezik porten e Likes, i cili nuk pati rast te tregoje aftesite e veta. Keshtu, mbyllet ne paqe kjo miqesore e kuqezinjve tane, qe synojne rinovimin, edhe pse kandidatet per ta materializuar kete gje nuk duken te tille, qe t'i "shqyejne" dyert e kombetares, duke zevendesuar te ashtuquajturit te vjeter. Gjithsesi, konstatimet me mire se kushdo le t'i beje trajneri Brigel. Ajo e mbremshmja ishte nje prove e kombetares kuqezi ne rinovim...

Administratori
30-03-2006, 17:32
Shqiperi-Gjeorgji, miqesorja e debutuesve
Adi Metaliu

Shqiperi - Gjeorgji 0-0
Shqiperia: Lika, Teli (E.Xhafa 46'), Vrapi, Dallku, Haxhi (Agolli 75'), Curri (A.Beqiri 46'), Lala, Jupi, Skela (Duro 46'), Kastrati (Kapllani 46'), Bogdani (Salihi 82'). Trajner: H.P.Brigel.
Gjeorgjia: Lomaia, Magraxe, Gvinianixe, Shashiashvili, Eliava, Gogua, Kankava, Menteshashvili (Ganugrava 30'), Gigiaxe, Jakobia, Aladashvili (Saturixe 88'). Trajner: K.Topmeler.
Gjyqtare: P.Dondarini, K. Kopeli, M. Rosi (Itali).
K.Verdhe: Gogua, Ganugrava.
K.Kuq: Gogua.
"Radiografia"
6'- Bogdani insiston ne zone pas pasimit te Skeles, por mbrojtja gjeorgjiane mbyll me shpejtesi aksionin.
13'- Kastrati shperthen nga e majta, kroson ne zone per Bogdanin, i cili nuk arrin ta mbroje topi, duke u dhene mundesi gjeorgjianeve te mbyllin hapesirat.
16'- Vrapi dhe Lika nuk kuptohen mire me njeri-tjetrin dhe u japin mundesi miqve te rrezikojne.
19'- Gjeorgjianet provojne te gjejne porten me ane te nje goditjeje denimi, por zihen ne pozicion jashte loje.
21'- Dallku devijon goditjen e denimit te ekzekutuar nga Gogua.
23'- Dy goditje te njepasnjeshme kendi te gjeorgjianeve, ne fund Lika pret i sigurt topin.
26'- Jupi pason per Bogdanin ne hyrje te zones se rreptesise, por me pare sulmuesi shtatlarte zihet ne pozicion jashte loje.
35'- Serish dy goditje te njepasnjeshme te kendit nga ana e gjeorgjianeve dhe mbrojtja kuqezi eshte ne gatishmeri per te larguar rrezikun.
39'- Bogdani dhe Lala kombinojne bukur me njeri-tjetrin, por fitojne vetem nje goditje kendi. Kroson Skela dhe pret pa problemeLomaia.
41'- Eliava fiton nje goditje denimi ne te majte te sulmit, ekzekuton Gogua, por Dallku largon me koke. Vazhdon sulmi i gjeorgjianeve, Alatashvili i vetem perballe Likes, gabon rende duke gjuajtur jashte.
45'- Lala vonohet ne gjuajtje ne hyrje te zones, duke i dhene mundesi Shashiashvilit te largoje menjehere rrezikun para portes.
48'- Erion Xhafa, i porsafutur, largon me shpejtesi nje top qe po i drejtohej Goguas, duke e mbyllur mire aksionin e miqve.
56'- Jupi i jep nje dore edhe mbrojtjes, teksa i heq topin nga kemba Magraxes, i cili po behej gati te godiste porten.
60'- Duro kerkon Bogdanin ne zone, por sulmuesi i Sienes eshte nje hap larg.
64'- Duro ekzekuton nje goditje denimi ne te majte te sulmit, mbrojtja gjeorgjiane mbulon ashper Bogdanin, duke mos i dhene mundesi ta godase topin.
72'- Duro ekzekuton serish nje goditje denimi nga 40 metra, portieri mik ne veshtiresi largon topin jashte vijave. Kroson Duro nga goditje denimi, pas nje rremuje ne zone, Bogdani nuk shenjestron si duhet.
78'- Eliava gjuan drejt portes, pas nje goditjeje denimi, topi kalon afer portes se mbrojtur nga Lika.
84'- Duro kerkon porten nga 30 metra, pret ne dy kohe Lomaia, duke u mbyllur edhe nje mundesi kuqezinjve per te shenuar gol.
Flasin protagonistet kuqezinj

Ansi Agolli: Luajta shume pak minuta, prandaj nuk mund te jap nje vleresim konkret. Repartet kane nevoje per rifreskim, keshtu qe eshte mire te zhvillohen sa me shume ndeshje te tilla, ku te shihen shume lojtare.

Erion Bogdani: Ishte nje miqesore dhe, me shume se rezultati, kishte vlere loja e te rinjve. Per kete arsye, duke pare se futbollistet luajten per here te pare me njeri-tjetrin, nuk zhvilluam ndonje loje te bukur. Megjithate, duhet vleresuar pozitivisht.

Endri Vrapi: Ishte ndeshja ime e dyte me kombetaren, por duhet ende kohe per te zene nje vend si titullar. Une jam munduar te jap maksimumin, por vleresimin me te sakte e jep trajneri. Shpresoj te grumbullohem perseri me kombetaren.

Bekim Kastrati: Kjo ishte ndeshja ime e pare me kombetaren dhe dua te them se kam provuar nje ndjenje te mrekullueshme. Ne fakt, deshiroja fitoren ne premieren time, por nuk ndodhi keshtu. Shpresoj ta vazhdoj punen qe kam nisur me klubin tim dhe me kombetaren e Shqiperise.

Ardit Beqiri: Gjeorgjia kishte ardhur per fitore ne Tirane, madje ata ishin teper te motivuar pasi drejtoheshin nga nje trajner gjerman. Per kete arsye ata luajten fort, madje duke e tepruar disi. Deshira ime si cdo futbollist tjeter eshte te vazhdoj te jem pjese e kombetares edhe ne te ardhmen.

Klodian Duro: Ishte nje miqesore, e cila mendoj se i ka sherbyer deri diku ekipit tone perfaqesues, pasi rezultati nuk ishte shume i rendesishem. Gjithsesi, ne edhe mund ta kishim fituar ndeshjen. Sigurisht, ka vend per me mire, por pozitive ishte hapesirat qe iu krijuan elementeve te rinj.

Hamdi Salihi: U aktivizova shume pak ne fund dhe pata shume pak mundesi te tregoja veten time. Megjithate, jam i kenaqur qe m'u dha si fillim mundesia te luaj me ekipin perfaqesues, sepse per cdo futbollist perfaqesimi me kombetaren eshte nje arritje e vecante.

Redi Jupi: Shqiperia mund ta kishte fituar ndeshjen nese do te kishte pasur pak me teper fat, sepse ne krahasim me kundershtarin ne krijuam me shume raste. Megjithate, luanim me nje kundershtare si Gjeorgjia, keshtu qe loja ishte me e rendesishme se rezultati ne fund te fundit.

Administratori
30-03-2006, 17:33
Brigel: Fitova shume njohuri per kandidatet
Eduard Ilnica

"Per here te pare, kombetarja luajti jo me formacionin e zakonshem, sepse, sic e dini, donim te shihnim disa nga pretendentet per te luajtur ne te ardhmen. Fitova shume njohuri per sa u perket kandidateve te rinj. Nuk mund t'i vleresosh me nje ndeshje te perzgjedhurit, pasi ata do te kene shanse te tjera." Keshtu e ka nisur konferencen per shtyp pas ndeshjes trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, i cili, ndryshe nga heret e tjera, ka ftuar kolegun e tij, njekohesisht edhe mikun, trajnerin Klaus Topmeler, qe te dilnin se bashku ne konferencen per shtyp.

Te dy trajneret gjermane e kane vene theksin ne terrenin e veshtire, cka ndikoi edhe ne rezultat, duke mos shenuar dot nga fusha e keqe. Ndersa per ekipin, Brigeli u shpreh: "Mbrojtja mund te them se ishte pjese e kombetares se pare, duke i zbatuar detyrat dhe duke mos bere shume gabime. Por dua te ve ne dukje disa futbolliste qe nuk ishin te stervitur mire ne skuadrat ku militojne. Me ka pelqyer loja e Xhafes, Currit dhe e Dallkut. Vijes se sulmit nuk mund t'i ve shume faj, sepse mesfusha u nderrua gati e gjitha ne pjesen e dyte dhe nuk mundi te harmonizohej ashtu si duhet. Ndikoi shume terreni i keq i fushes, pasi gjendja ishte akoma me e mjerueshme se ne ndeshjen me Lituanine. Ekipi yne luan me pasime te shkurtra, gje qe ky terren e pengoi shume." Ne lidhje me sulmuesin kosovar Bekim Kastrati, trajneri i kombetares pohoi: "Kastrati luajti mire. Ishte shansi i pare per te, te cilin e justifikoi. Jo vetem ai, por te gjithe do te kene shanse te tjera." Pyetjes se fundit mbi lojen e rende te gjeorgjianeve, trajneri gjerman i kuqezinjve iu pergjigj me diplomaci: "Vertet ishte nje ndeshje miqesore, por shume te rinj kerkojne te fitojne formacionin, prandaj dhe luajne fort. Kjo ishte edhe per kandidatet tane. Mund te them se gjeorgjianet dhane 100% te mundesive te tyre, ndersa ne vetem 80%."

Topmeler: Barazimi, rezultat i drejte
Ndryshe nga kolegu dhe patrioti i tij gjerman Brigel, trajneri i Gjeorgjise, Klaus Topmeler, u mor me shume me rezultatin, te cilin e quajti te drejte dhe te merituar per te dy ekipet. Por Topmeleri, ashtu si dhe Brigeli, theksuan fushen e keqe te "Qemal Stafes", qe sipas tyre, ndikoi ne loje. "Terreni ishte shume i renduar dhe nuk arritem te dilnim ne lojen tone. Mendoj se rezultati ishte i merituar dhe i drejte per te dy ekipet per nga menyra si luajten skuadrat. Pata dy mbrojtes te rinj, te cilet e justifikuan plotesisht besimin tim. Testova shume lojtare dhe do te vazhdoj ta bej kete edhe ne te ardhmen, pasi kjo nuk ishte Gjeorgjia me e mire," - eshte shprehur nder te tjera trajneri gjerman i kombetares se Gjeorgjise, Klaus Topmeler.

Administratori
30-03-2006, 17:35
Brigeli: Boterorin mund ta fitoje Holanda
Olsi Avdiaj

Gjate nje interviste te dhene te henen e kaluar, trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka dhene mendimin e tij per boterorin e Gjermanise, i cili do te nise ne qershor. Si nje lojtar qe dy here ka provuar se cfare eshte eshte finalja e boterorit, Brigeli ka folur gjate per Gjermanine e tij, objektivat qe mund te arrije ekipi i Klinsmanit dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me futbollin. "Po, e di qe Brajtneri e ka sulmuar shume ashper Bekenbauerin keto dite per punen e boterorit. Une ju them qe lufta do te ashpersohet shume deri ne fillim te kampionatit boteror," eshte shprehur trajneri Brigel.

Gjermani, nga ana tjeter, ka pranuar qe te jape mendimin e tij se cilat ekipe mund te jene kandidate kryesore per te fituar kupen e botes. Sipas Brigelit, Brazili nuk eshte ekipi favorit per kete boteror. "Brazilianet asnjehere nuk e kane fituar kupen e botes ne Europe keto 50 vjet. Keshtu, mendoj se edhe ne kete boteror do te jete nje ekip tjeter dhe jo Brazili," eshte shprehur Brigeli. Gjermani i kombetares shqiptare gjithsesi eshte i mendimit se Gjermania nuk eshte ne nje gjendje te keqe, sic trumbetohet nga shtypi. Sipas tij, humbja katastrofike me Italine ishte vetem nje episod qe nuk do te ndikoje ne finalet e boterorit. Per te tjerat Brigeli eshte i mendimit se Italia dhe Argjentina kane disa probleme. Italianet jane te dobet ne mbrojtje. "Mos i shihni keto ndeshje.

Gjermania do te shkoje deri ne gjysmefinale dhe per kete te jeni te sigurt. Shikoni takimin Bajern Milan. Bavarezet e shkaterruan Milanin ne ndeshjen e pare, por italianet ne ndeshjen e dyte ishin ne qiell. Keshtu do te ndodhe edhe ne boteror. Pra, gjithcka do te varet nga forma e ekipeve. Surpriza mendoj se do te jete Ukraina, nese luan mire ne mbrojtje, ashtu sic ka bere ne keto eliminatore. Po luajti ne sulm, do te kete shume probleme. Per shembull, ndaj nesh Ukraina luajti ne sulm dhe vuajti. Per te medhate e tjera mund te them Argjentina dhe Italia nuk jane favorite. Italianet nuk kane mbrojtje kete vit. Holanda po, mund te jete kampionia e botes, pasi ka nje superskuader," thote Brigeli, qe e di mire se cfare eshte nje finale e kupes se botes.

Administratori
12-04-2006, 10:47
Shqiperia, te tjere menaxhere gati?
Olsi Avdiaj

Ne Federaten Shqiptare te Futbollit dje nuk eshte organizuar vetem shorti i gjyqtareve. Nje komision i perbere prej disa anetaresh, me ne krye Kreshnik Agollin, Hito Hitajn dhe Medi Bushatin, kane marre ne pyetje 5 kandidate te rinj per te marre titullin menaxher te FIFA s. Keshtu, ne banken e provimit, dje kane qene emra te njohur te futbollit shqiptar. Ne radhe te pare, ish lojtari i kombetares shqiptare Altin Rraklli, qe aktualisht luan ne kampionatin tone me ekipin e Beses. Alfred Bode, ish anetari i komitetit ekzkutiv, qe nuk fitoi ne zgjedhjet e fundit dhe qe, sic duket, qellim ka pasur per te marre licensen e menaxherit te FIFA s. Gjithashtu, tre kandidatet e tjere ishin Sokol Haxhia, Vasil Toci dhe Alfred Mane. Te pese keta kandidate per gati dy ore rresht kane zhvilluar nje provim, ku u jane pergjigjur pyetjeve qe kane qene te mbyllura ne 5 zarfe. Sipas shefit te sektorit te licensimeve, Kreshnik Agolli, qe eshte pergjegjes per promovimin per menaxher te FIFA s, gjithcka ka shkuar ne rregull. "Kane qene 5 kandidate, te cilet kane zhvilluar provimin ne fjale.

Ata ishin Sokol Haxhia, Alfred Mane, Altin Rraklli, Alfred Bode dhe Vasil Toci. Te tere e kane zhvilluar provimin, por nuk do te thote se mund te quhen menaxhere te FIFA s. Vetem kur te vijne pergjigjet atehere do te shohim se cili e ka marre licensen," eshte shprehur dje Agolli. Nga ana tjeter, duke pare me kujdes kete dyndje te madhe per te marre nje license menaxheri, te lind natyrshem pyetja: Po cfare lojtaresh do te cojne jashte keta menaxhere? Nese edhe kandidatet e fundit e marrin licensen, atehere Shqiperia mund te kete rreth 13 menaxhere te FIFA s, qe ndoshta nuk kane ke lojtar te cojne jashte vendit. Tregu yne eshte shume i varfer me lojtare cilesore, te cilet mund te luajne ne kampionatet e huaja. Madje kjo duket qarte nga levizjet qe menaxheret e FIFA s kane bere gjate viteve te fundit.

Pra, shihet dhe kuptohet mjaft mire qe nje lume licensash per menaxhere te FIFA s jane vetem per te pasuruar CV ne e personave qe i mbajne ato tituj. Futbollit ndoshta shume pak i sherbejne, pasi keta menaxhere prej shume kohesh nuk kane sjelle ndonje risi te madhe ne eksportin e lojtareve shqiptare jashte vendit tone.

Kuqezinjte, miqesoret ende pa emer
Edhe pse ekipi kombetar ka zhvilluar dy ndeshje miqesore gjate muajit mars, nga ana e federates po punohet qe serish kuqezinjte te zhvillojne nje ndeshje miqesore. Te pakten keshtu shprehet zedhenesi i shtypit ne federate. Sipas ketij te fundit, federata jone ka nisur nje sere ftesash per nje ndeshje miqesore ne javet ne vazhdim. "Kemi nisur nje sere ftesash per miqesore. Deri tani nuk kemi asnje pergjigje. Gjithsesi, ne vazhdojme punen dhe shume shpejt do te kemi nje miqesore per ekipin tone kombetar," eshte shprehur zedhenesi i shtypit. Pra, kombetarja eshte ne kerkim te kundershtareve per daten e lire te majit. Ne federate nuk i kane bere te ditur emrat e kujt ekipeve ua kemi derguar ftesat. Ndonjehere kjo lloj menyre fsheh edhe mosdergimin fare te ftesave per ndeshje miqesore. Dy data te lira te UEFA s jane ato me 19 maj dhe me 16 gusht.

Administratori
12-04-2006, 10:48
Nje rol i ri per Ervin Skelen
Driten Vishe

cfare nuk shkon me Ervin Skelen? Mesfushorit te kombetares shqiptare i eshte dhene nje rol i ri nga trajneri i Kaizerslauternit, Volfgang Volf. Drejtuesi i skuadres gjermane e vlereson shume figuren e Skeles si futbollist dhe ka gjetur per numrin "7" nje rol te ri. "Skela eshte nje lojtar me shume vlera dhe ne duhet qe keto vlera t'ia nxjerrim ne pah," tha trajneri i Kaizerslauternit ne konferencen per shtyp. Ne te ardhmen do t'i jap edhe detyra mbrojtese ne mesin e fushes. Por ai do te jete i vetmi ne kete repart, i cili do te kete detyren qe te mbuloje veprimet mbrojtese te skuadres ne mesin e fushes. Skela eshte autor i nje goli perrallor me Borusia M'Gladbahun, mirepo kaq nuk mjafton per Volfin, i cili kujton edhe sezonin e zhvilluar prej tij me 2003 2004, prandaj ai kerkon t'i ngarkoje shqiptarit detyra te tjera ne ndihme te skuadres.

Administratori
02-05-2006, 13:58
Duka-Brigel, sot takimi per kontraten
Olsi Avdiaj

Trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka mberritur ne Tirane, por nuk ka pranuar te flase per mediat shqiptare. Gjermani ka mberritur ne Rinas rreth ores 12.30 dhe menjehere eshte pare ne shkallet e stadiumit "Selman Stermasi" per te ndjekur derbin mes Tiranes dhe Dinamos. Se bashkun me trajnerin Brigel, i pranishem ne stadium ka qene edhe avokati i tij personal, i cili gjithmone udheton drejt Shqiperise sa here qe gjermani ka nder mend te bisedoje per probleme kontraktuale. Edhe heren e pare kur ka ardhur ne Shqiperi ka qene i shoqeruar pikerisht nga avokati i tij. Gjithsesi, ardhja e trajnerit Brigel ne stadium eshte ndjekur me interes nga media. Turmes se madhe te gazetareve te interesuar per te takuar gjermanin, Brigeli i eshte pergjigjur shume ftohte. Ai eshte shprehur se nuk ka nder mend qe te flase per median, duke zhgenjyer nje turme te madhe gazetaresh, te cilet ardhjen e gjermanit e kane pasur ne qender te vemendjes. Zyrtarisht eshte mesuar se trajneri Brigel do te flase vetem pas takimit me presidentin e FSHF se, Armand Duka.

Pra, gjermani u eshte shmangur komenteve, duke thene se fjalen e tij do ta thote pas takimit zyrtar me federaten. Menjehere ne fund te ndeshjes gjermani eshte larguar duke refuzuar te flase serish per median. Nderkohe duket se shenjat per nje rinovim te kontrates se gjermanit ekzistojne prej kohesh. Jo vetem kaq, por mberritja e Brigelit ne menyre te befasishme ne Tirane, i shoqeruar nga avokati, tregojne edhe nje here se marreveshja mes federates dhe Brigelit eshte shume afer.

Gjithsesi, edhe presidenti i federates, Armand Duka, ka pohuar dje se gjithcka do te merret vesh vetem pas takimit me trajnerin Brigel. Takimi do te zhvillohet sot, ne oren 11.00, dhe me te gjitha gjasat ai do te jete ne Tirane, ndonese asnje ne federate nuk mund te dije me saktesi se ne c'vend do te takohen palet. Pra, duket se fati i Brigelit, nese do te jete me trajner i kombetares shqiptare, do te vendoset keto 12 ore, edhe pse ka nga ata qe thone se tashme gjerat kane perfunduar dhe Brigeli edhe per eliminatoret e europianit do te jete trajneri i kuqezinjve.

Fusha minifutbolli per fituesit e kampionatit dhe te kupes
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur qe fituesve te kampionatit dhe te Kupes se Shqiperise t'u dhuroje nga dy fusha minifutbolli.

Ka qene zedhenesi i shtypit ne federate ai qe e ka pohuar dje nje fakt te tille. Keshtu, fituesit e dy kompeticioneve me te medha ne Shqiperi do te perfitojne dy fusha minifutbolli nga projekti i federates per bashkite e Shqiperise.

Administratori
02-05-2006, 14:00
Brigeli, perkedhelet apo kercenon?
Olsi Avdiaj

Takimi mes drejtuesve te larte te FSHF se dhe trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, i zhvilluar dje, nuk ka sjelle asgje gje te re per t'u shenuar, duke i lene te hapura bisedimet ne lidhje me kontraten mes paleve. Ne oren 11.00 te dites se djeshme, gjermani i kuqezinjve ka hyre ne FSHF i shoqeruar nga avokati i tij dhe perkthyesi shqiptar Ajet Xeka. Ne zyren e presidentit Armand Duka se bashku me njeshin e FSHF se kane qene edhe dy zevendespresidentet, Lutfi Nuri dhe Bujar Kasmi. Takimi ka nisur rreth ores 11.00 dhe ka perfunduar pas 2 ore e 30 minutash. Burime konfidenciale prane takimit kane informuar se gjithcka ka qene miqesore dhe palet kane parashtruar te gjitha mendimet e tyre ne lidhje me rinovimin e kontrates. Nderkohe, ne ambientet e FSHF se, nje turme e madhe gazetaresh priste te rejat e takimit, qe gjithsesi ne fund te tij duket se nuk ka sjelle asgje te re. Gjithcka eshte lene e hapur dhe te dyja palet do te reflektojne gjate ketyre dy javeve per te vendosur perfundimisht se cfare do te behet, nese do te kete rinovim apo jo te kontrates mes FSHF se dhe trajnerit Hans Peter Brigel. Te dyja palet, ne intervistat pas takimit, kane qene te rezervuara.

Pala brigeliane ka qene disi me e ngurte ndaj gazetareve. Brigeli eshte shprehur se vazhdon te mendoje per Shqiperine, por ende nuk e di se cfare do te ndodhe keto dy jave. Nderkohe, presidenti i FSHF se, Armand Duka, ka pohuar se palet kane diskutuar ne lidhje me kontraten e re. FSHF, sipas Dukes, i ka ofruar gjermanit te njejtat kushte si ne kontratat e meparshme. Nga ana tjeter, gjermani ka kerkuar rritje rroge si dhe disa kerkesa te ndryshme teknike. Palet kane lene gjithcka te hapur per ta diskutuar dhe vendosur ne te ardhmen. Gjithsesi, duke lene pas takimin zyrtar, mesohet se Brigeli ka kerkuar rreth 30 40 per qind rritje rroge. Gjithashtu, ai ka kerkuar edhe nje rroge per asistentet e tij, Ros dhe Bulinger. Nga ana tjeter, burime shume konfidenciale pohojne se gjermani kerkon nje klauzole qe te largohet ne momentin kur ai mendon, duke mos paguar asnje demshperblim. Por te gjitha keto jane vetem lajme te pakonfirmuara plotesisht. Vetem koha do te provoje nese do te kete apo jo marreveshje mes paleve. Edhe nese behet, kontrata mbetet per t'u zbardhur.

Brigel: Pergjigjja, pas dy javesh
Pas takimit, trajneri gjerman ka dhene mendimin e tij per median. Brigeli ka pohuar se eshte diskutuar, por nuk eshte arritur aktualisht asgje. "Nuk kam per te thene shume gjera. Biseduam dy ore e gjysme njeri me tjetrin si edhe para ndeshjes se fundit miqesore. Rame dakord qe dy jave te mendohemi. Do te vendosim ne fillim te majit se cfare do te behet. Nuk mund te them shume gjera hapur. Ndryshe do t'ju kishim ftuar juve ne takim. Gjate bisedes dolem ne konkluzionin se 3 vitet e kaluara ishin te suksesshme. E kam thene edhe nje here se ne duam ta cojme perpara futbollin tuaj. Nuk kam ardhur ketu per te bere refuzime, sepse refuzimet mund t'i beja ne telefon," eshte shprehur ne fund te takimit Hans Peter Brigel.

Duka: Synojme nje pike te perbashket
Presidenti i FSHF se, Armand Duka, ka folur me ne detaje per takimin mes tij dhe gjermanit. Duka ka pohuar se trajneri gjerman ka bere disa kerkesa specifike. Sipas Dukes, keto kerkesa do te diskutohen dhe me pas do t'i kthehet pergjigje trajnerit Hans Peter Brigel. "I kemi parashtruar kerkesat si dy pale ne bisedime dhe pas kesaj eshte kerkuar nje kohe dyjavore per te vazhduar negociatat dhe per te reflektuar nese do te biem dakord apo jo per keto kushte. Federata ka kushte pothuajse te njejta si ne kontraten e pare, si ne edicionin e kaluar. Trajneri ka disa kerkesa te vetat, te cilat do t'i shqyrtojme ne komitet, do te reflektojme si ne dhe ai gjate kesaj jave dhe do te vendosim perfundimisht. Ka kerkesa financiare teknike. Te realizieshme? Besoj se do te arrijme ne nje pike te perbashket," ka perfunduar Duka.

Administratori
02-05-2006, 14:01
Brigeli, 25.000 euro per tri dite ne Shqiperi
Olsi Avdiaj

Mbledhja e djeshme e komitetit ekzekutiv, vec problemeve te federates, ka pasur ne plan te pare ceshtjen e rinovimit te kontrates se trajnerit gjerman te kuqezinjve, Hans Peter Brigel. Presidenti i FSHF se, Armand Duka, si dhe dy zevendesit e tij, Lutfi Nuri dhe Bujar Kasmi, i kane referuar komitetit ekzekutiv te gjitha kerkesat e Brigelit nje per nje ne takimin e se enjtes. Nje burim shume konfidencial brenda mbledhjes se djeshme te komitetit ekzekutiv ka bere te ditur te gjitha detajet e takimit FSHF Brigel. I njejti burim eshte shprehur se shifrat qe trajneri Brigel kerkon jane marramendese ne krahasim me ate cfare ka marre me pare. Keshtu mesohet se Brigeli dhe avokati i rij per rinovimin e kontrates me Shqiperine dhe FSHF ne kane kerkuar 25.000 euro ne muaj per 18 muaj pune. Ne kete kontrate kushtet jane te meparshmet, pra Brigeli do te vije ne Shqiperi kur te kete ndeshje ekipi kombetar. Gjithashtu, ne kete shume nuk perfshihen as dietat e premiot e ndryshme. Me nje llogari te thjeshte, per nje vit e gjysme gjermani kerkon 450.000 euro. Pra, shihet qarte se Brigeli e ka ngritur shume pazarin ne krahasim me kontraten e meparshme, duke kerkur me teper para.

Brigeli gjithashtu eshte shprehur ne takim se nese federata kerkon qe ai te qendroje ne Shqiperi te gjithe kohen, ai duhet te paguhet me 50.000 euro ne muaj, cka do te thote nje cmenduri per financat e federates, pasi kesaj te fundit i duhet te paguaje 900.000 euro. Gjithsesi, komiteti ka diskutuar gjate ne lidhje me kete ceshtje. Te 11 anetaret e komitetit kane qene te mendimit se negociatat duhet te vazhdojne me trajnerin Hans Peter Brigel, derisa oferta e tij te vije ne parametrat e kerkuara nga pala shqiptare. Duket se me 25.000 euro federata nuk ka nder ment qe te firmose me Brigelin, ndonese ky i fundit eshte me i liri ne qarkullim. Pra, shihet qarte se "telenovela" mes paleve do te vazhdoje deri ne fillim te majit, kur palet mendojne qe te bejne edhe marreveshjen ose ndarjen perfundimtare te tyre. Deri atehere te presim, edhe pse per te dyja palet rruga hapet vetem nga ngjyra jeshile, ajo e parave.

Bushati, grumbullim me ekipin U-21
Diten e hene dhe te marte, trajneri i ekipit U 21, Artan Bushati, do te zhvilloje nje grumbullim me te gjithe lojtaret qe aspirojne per te veshur fanellen e ketij ekipi. Bushati pritet te testoje nje pjese te lojtareve qe mund te luajne me 21 vjecaret dhe qe mund te jene te vlefshem per eliminatoret e shtatorit.
Ja lojtaret e thirrur: Olsi Bishani (Vllaznia), Parid Berdufi (Elbasani), Adis Seferi (AC Loanese Itali ), Andi Lila (Besa),
Erjon Dushku (Kastrioti), Emiljano Veliaj (Besa), Ledi Hyso (AEK Greqi), Gilman Lika (Vllaznia), Reztajld Agolli (Skenderbeu),
Bledar Hodo (Teuta), Denis Mema (Apolonia), Bledi Korra (Asteras Kabalas Greqi), Fajked Licaj (Flamurtari), Alsid Tafili (Vllaznia), Rigers Hysko (Tomori), Julian Gerco (Apolonia), Aleksander Guri (SV Geinoord), Oriad Abazaj (Shkumbini), Eleandro Pema (Dinamo), Elis Bakaj (Partizani), Ervis Fusha (Polisportiva Salabolognese Itali),
Besion celiku (Tirana), Bledion Guga (Flamurtari), Renato Arapi (Besa), Leonidha Kovaci (AEK Greqi)

Administratori
02-05-2006, 14:03
Duka: Po bisedojme vetem me Brigelin
Olsi Avdiaj

"Federata Shqiptare e Futbollit eshte ne bisedime vetem me Hans Peter Brigelin dhe asnje tjeter kandidat per trajner te kombetares." Keshtu eshte shprehur dje presidenti i FSHF se, Armand Duka, ne lidhje me bisedimet mes institucionit te futbollit dhe trajnerit aktual te kombetares, Hans Peter Brigel. Njeshi i federates, i kontaktuar nepermjet telefonit, ka hedhur poshte gjithashtu te gjitha spekulimet e fundit ne shtyp ne lidhje me emra te ndryshem trajneresh qe duket se kane dale ne skene keto kohet e fundit per stolin e kuqezinjve. "Per sa u perket bisedimeve per trajnerin e kombetares, ato vazhdojne vetem me Hans Peter Brigelin. Ai mbetet objektivi dhe zgjedhja jone e pare per ta drejtuar kombetaren ne eliminatoret e kampionatit europian te radhes. Vec atyre qe kemi deklaruar pas takimit te perbashket me Brigelin ne FSHF nuk ka asgje te re. Megjithate, ne po diskutojme perdite per kete problem me Brigelin dhe me askend tjeter. Sic e dini, para disa ditesh zhvilluam takimin me Brigelin ne federate, ku parashtruam kerkesat tona, ashtu sic beri edhe trajneri aktual i kuqezinjve.

Personalisht edhe dje kam folur ne telefon me trajnerin Brigel per kete problem. Per momentin nuk mund te them ndonje gje konkrete ne lidhje me bisedimet, pasi thjesht po negociojme per problemet financiare te kontrates. Dihet qe gjerat jane bllokuar tek problemet financiare dhe per kete po vazhdojme bisedimet, ne perpjekje per te gjetur nje emerues te perbashket dhe per ta vijuar me tej bashkepunimin me gjermanin," eshte shprehur presidenti i FSHF se, Armand Duka. Ky i fundit ka shtuar se cdo gje do te vendoset keto dy jave, qe eshte lene si kohe mes paleve per te reflektuar mbi vendimet qe do te merren perfundimisht. Madje njeshi i federates eshte shprehur se institucioni i futbollit nuk do te diskutoje me asnje trajner tjeter per postin e trajnerit te kombetares, derisa gjerat te mbyllen me gjermanin. "Federata do t'u shkoje deri ne fund bisedimeve me trajnerin Brigel. Per kete nuk ka asnje lloj dyshimi. Do te mbyllim keto bisedime dhe me pas do te flasim. Gjithashtu nuk e di se cfare do te behet nese trajneri Brigel nuk do te ulet ne kerkesat e tij financiare. Per kete nuk mund te them asgje ne kete moment," ka pohuar Duka. Sipas tij, keto vendime merren ne menyre kolegjiale me komitetin.

Nderkohe, presidenti i federates ka hedhur poshte te gjithe zerat qe flasin per alternativa dhe emra ne stolin e kombetares shqiptare si dhe per perfundimin e tratativave negativisht me Hans Peter Brigelin. "Asgje e shkruar keto dite neper media, se Brigeli po pergatit lamtumiren, se une paskam kontaktuar me trajnere te tjere, apo se do t'i rikthehemi trajnerit shqiptar per kombetaren, nuk eshte e vertete. Jua thashe edhe me siper dhe po e perseris qe Brigeli mbetet zgjedhja jone e pare dhe per momentin po negociojme vetem me ate. Pa i mbyllur hesapet me Brigelin, nuk kemi ndermend te bisedojme me kandidate te tjere. Dua te saktesoj ne lidhje me fjalet qe qarkullojne lart e poshte neper media se ato jane vecse imagjinata dhe ne to nuk ka asgje te vertete," ka komentuar Duka.

Pra, shihet qarte se Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon te bisedoje vetem me Brigelin. Per kreret e futbollit shqiptar zgjidhja e pare per trajner te kombetares ne vazhdim mbetet gjermani. Tashme gjithcka varet nga kerkesa dhe oferta mes paleve brenda ketyre dy javeve bisedime. Te tjerat Duka i quajti imagjinata, pasi me te vertete komiteti ka zgjedhur rrugen e negociatave me gjermanin Hans Peter Brigel prej 3 vitesh trajner i kombetares shqiptare.

Administratori
02-05-2006, 14:04
FSHF-Brigel, shenja "dashurie" mes tyre
Olsi Avdiaj

Marreveshja per rinovimin e kontrates nga Brigeli me kombetaren kuqezi duket se eshte ne rruge te mbare. Palet kane arritur ne parim kushte te peraferta financiare, por gjithsesi federata ka qene ajo qe ka leshuar me shume. Edhe trajneri Brigel ka bere nje ulje te kerkesave te tij per te neshkruar nje tjeter kontrate me federaten. Gjithsesi, edhe pse palet jane ne nje linje, jo gjithcka eshte perfunduar. Nje takim i fundit, i cili pritet te zhvillohet kete jave, por ndoshta edhe javen e ardhshme, do te percaktoje te ardhmen e te dyja paleve. Por presidenti i FSHF se, Armand Duka, eshte shprehur se palet jane afruar shume ne kushte me njera-tjetren. Sipas tij, problem mbeten vetem parate, per te cilat federata eshte ne veshtiresi. Ashtu sic dihet, e drejta televizive nuk sjell shume para ne arkat e federates, nisur nga kundershtaret e eliminatoreve te europianit ne grupin tone. Ne kete menyre, institucioni i futbollit eshte ne kerkim te parave shtese per te mbuluar shpenzimet e trajnerit Hans Peter Brigel dhe te dy ndihmesve te tij. Per kete qellim, Duka dhe stafi i tij do t'u kerkoje sponsoreve te kombetares qe te shtojne financimet per Federaten Shqiptare te Futbollit.

Ne kete menyre do te paguhet edhe Brigeli me Ros dhe Bulinger. "Do te kem nje takim me sponsoret zyrtare te ekipit AMC dhe Western Union per rinovimin e kontrates me ta. Ne kete takim do t'u kerkoj me shume te ardhura per kombataren, me te cilat pretendoj te paguajme Brigelin si dhe te nenshkruajme nje kontrate te rregullt me stafin e tij, ndihmesin dhe fizioterapistin," mesohet te kete thene presidenti i FSHF se, Armand Duka. Gjithashtu, njeshi i federates ka shtuar se edhe dy ndihmesit do te paguhen me rroge. Sipas tij, shuma qe kerkojne dy ndihmesit e gjermanit eshte e vogel dhe normalisht mund te paguhet nga ana e FSHF se. Vetem ne ditet ne vazhdim do te merret vesh me ekzaktesi se cfare do te ndodhe. Marreveshja mes paleve duket se eshte shume afer, ndonese ende nuk dihet asgje per takimin qe Duka dhe Brigeli do te zhvillojne keto dite. Gjithsesi, nese gjermani nenshkruan serish me Shqiperine, ai do te filloje punen edhe per dy vjet te tjera si trajner kuqezi pas 3 sezonesh njesh i stolit te kombetares se Shqiperise.

Administratori
02-05-2006, 14:05
Duka: S'jemi larg marreveshjes me Brigelin
Olsi Avdiaj

Presidenti i FSHF se Armand Duka eshte shprehur dje se institucioni i futbollit qe ai drejton vazhdon te jete ne kontakte te vazhdueshme me trajnerin Hans Peter Brigel. Njeshi i FSHF se eshte shprehur se mes paleve ka nje bashkepunim dhe se shume shpejt ndosha gjerat do te konkretizohen me nje kontrate. "Po bisedojme me Brigelin. Te dyja palet kane bere leshimet e tyre dhe po vazhdohet te diskutohet per te tjera. Jemi gjithmone ne biseda me Brigelin dhe jemi ne rruge te mbare. Gjithcka do te vendoset ne takimin e fillimmajit," eshte shprehur Duka. Ky i fundit edhe nje here tjeter ka pohuar se Brigeli eshte alternativa e pare e federates. "Per emrat e tjere ndoshta kemi hedhur ndonje sy, por jo me emra konkrete. Te perfundojme tratativat me Brigelin, pastaj te shohim. Per miqesore kemi kerkuar shume. U kemi bere oferte skuadrave qe do te luajne ne boteror dhe mund te shkojme edhe ne Gjermani. Nuk kemi arritur te gjejme ndonje kundershtar dhe mendoj se eshte shume e veshtire tani. Gjithsesi, nese e gjejme kundershtarin, do te luajme," eshte shprehur njeshi i FSHF se. Ne fund, Duka ka dhene edhe nje here opinionin e tij ne lidhje me kampionatin aktual te futbollit: "Eshte me i bukuri i viteve te fundit."

Apeli, asgje per t'u shenuar
Komisioni i apelit, i mbledhur dje ne FSHF, pasi ka shqyrtuar tri kerkesat e ardhura ne adrese te tij, ka marre edhe vendimet perkatese. Keshtu, per kerkesen e lojtarit te Partizanit Dorian Bylykbashi per falje te denimit 12-javor te dhene nga komisioni i disiplines, apeli nuk mori asnje vendim. Zyrtarisht, edhe kete jave ky komision nuk ka dhene ndonje vendim per kerkesen e kapitenit te te kuqve. Apeli ka vendosur qe javen e ardhshme te jape nje vendim per kete ceshtje. Nga ana tjeter, apeli, ne lidhje me kerkesen e sekretarit te klubit "Tirana", Shkelqim Muca, ka vendosur qe zyrtari i Tiranes te falet. Sipas apelit, Muca nuk ka qene zyrtar i ekipit, i cili ka shoqeruar skuadren ne takimin me Teuten. Keshtu, Muca clirohet nga denimi dhe ne vend te tij denohet zyrtari, i cili ne ndeshjen e se shtunes se kaluar ka shoqeruar ekipin. Ne fund, apeli ka vendosur qe lojtari i Turbines Mateus Metaj te vuaje denimin e tij deri ne fund te sezonit futbollistik 2006 2007.

Shpresa, serish grumbullim ne Kamez
Trajneri i ekipit Shpresa, Artan Bushati, se shpejti do te zhvilloje nje tjeter seleksionim me lojtaret qe luajne brenda dhe jashte Shqiperise. Keshtu, Bushati ka grumbulluar pothuajse te njejtet lojtare qe kishte edhe ne "zborin" e meparshem. Perjashtim ben vetem Labinot Haliti, i cili pritet te vije nga Australia. Ne plan per t'u provuar ne "zborin" e se henes ka qene edhe lojtari Besart Berisha. Por klubi i ketij te fundit nuk e ka lene kosovarin qe te provohet nga trajneri i ekipit Shpresa, Artan Bushati.

Ja lista e lojtareve:
Olsi Bishani (Vllaznia), Mario Bytyci (Tomori), Aldo Dyrmishi (Savona), Andi Lila (Besa), Eriol Dushku (Kastrioti), Emiljano Veliaj (Besa), Saimir Troplini (Novara), Gilman Lika (Vllaznia), Reztiald Agolli (Skenderbeu), Bledar Hodo (Teuta), Glend Tafaj (Teuta), Bledi Korra (A.Kabalas), Halim Begaj (Flamurtari), Alsid Tafili (Vllaznia), Rigers Hysko (Besa), Nertil Ferraj (Dinamo), Egert Kuci (Elbasani), Orind Abazaj (Shkumbini), Eleandro Pema (Dinamo), Elis Bakaj (Partizani), Labinot Haliti (N.Jets), Besian celiku (Tirana), Bledion Guga (Flamurtari), Renato Arapi (Besa), Nevian Cani (Vllaznia)

Administratori
02-05-2006, 14:06
Brigeli, nje "po" larg kuqezinjve
Olsi Avdiaj

Marreveshja mes trajnerit te kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, dhe Federates Shqiptare te Futbollit vazhdon te mbetet ne ajer. Burime konfidenciale prane FSHF se kane bere te ditur se ky institucion i ka bere oferten e fundit trajnerit gjerman Hans Peter Brigel. Federata nga ana e saj ka rritur oferten per gjermanin dhe eshte ne pritje te pergjigjes perfundimtare nga trajneri gjerman. Sipas te njejtit burim, Brigeli po mendohet dhe shume shpejt do te beje te ditur pozicionin e tij ne lidhje me te ardhmen nese do te jete apo jo ne krye te kombetares shqiptare edhe per 18 muaj te tjere. Situata eshte e tille sa qe pritet vetem nje "po", ose "jo" nga Brigeli per te mbyllur praktikisht problemin e trajnerit te kombetares shqiptare.

Madje ka zera ne FSHF qe thone se tashme gjithcka eshte perfunduar. "Po" ja e Brigelit eshte vetem ceshtje formale, pasi palet duket se kane rene parimisht dakord dhe vetem firma zyrtare do te beje publike gjerat. Edhe zedhenesi i shtypit ne FSHF eshte shprehur dje se institucioni i futbollit pret nje lajm pozitiv nga trajneri Hans Peter Brigel. Nderkohe, presidenti Armand Duka tri dite me pare eshte shprehur se gjithka eshte pothuajse e mbyllur ne lidhje me trajnerin. Ne te kundert, presidentit te FSHF se dhe komitetit ekzekutiv do t'u duhet qe te kerkojne nje tjeter trajner per kombetaren shqiptare. Gjithsesi, nese palet bien dakord per Brigelin, kjo do te ishte hera e trete qe firmos per kombetaren shqiptare nje kontrate 18 muaj te gjate, qe do ta mbaje lidhur me Shqiperine deri ne fund te eliminatoreve per Euro 2008 en.

Shpresa, dy dite stervitje ne Kamez
Trajneri i ekipit Shpresa, Artan Bushati, per dy dite me radhe ka zhvilluar nje stervitje ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez. Ashtu si edhe dy jave me pare, Bushati ka pare me kujdes te gjithe lojtaret grumbulluar kete here.

Kujtojme qe Bushati me 16 gusht pritet te zhvilloje ndeshjen e pare me Sllovenine per eliminatoret e Europianit te te rinjve.

korcari
20-05-2006, 20:17
1. Lorik Cana me skuadren franceze PSG

2. Fatmir VATA

3. Vata dhe Kahn

4. Foto Strakosha

5. Bluza e Igli Tares

6. Besnik Hasi

7. Hasi me skuadren gjermane Hannover 96 ku eshte kapiteni

8. Ervin Skela

9. Erjon Bogdani

Administratori
29-05-2006, 17:10
Kuqezinjte, tani ndryshon fanella
Olsi Avdiaj


Federata Shqiptare te Futbollit ka arritur te nenshkruaje nje tjeter marreveshje me sponsorin teknik "Umbro" per te zgjatur edhe 2 vjet te tjera bashkepunimin mes tyre. Ka qene pikerisht zedhenesi i shtypit ne FSHF, Lysien Nurishmi, ai qe e ka pohuar dje nje fakt te tille. Keshtu, sipas burimeve zyrtare ne FSHF, dje ne institucionin e futbollit ka mberritur nje nga drejtuesit e kompanise "Umbro". Se bashku me drejtuesit e FSHF se, i derguari i "Umbros" ka diskutuar ne parim ne lidhje me kontraten e re qe FSHF ja dhe kompania e veshjeve sportive pritet te neshkruajne keto dite. Pasi eshte diskutuar gjate, palet kane rene dakord per zgjatjen e kontrates edhe dy vite te tjera.

"FSHF mund te them se ka rene sot parimisht dakord qe te zgjase bashkepunimin edhe dy sezone te tjera. Kontrata eshte pothuajse e njejte me disa perfitime me shume per ne. Pra, 50 per qind te materialeve sportive ne ti blejme dhe 50 per qind te dhurohen nga sponsori. Gjithashtu, edhe uniforma e kombetares pritet te ndryshoje nga ky edicion. Fanellat do te jene "body", pra te ngjitura pas trupit," eshte shprehur dje zedhenesi i shtypit. Pra, kuqezinjte do te ndryshojne dizenjon e bluzave per edicionin e ri futbollistik, qe nis ne shtator.

Administratori
29-05-2006, 17:11
Kuqezinjte, te tjera perforcime nga Kosova
Olsi Avdiaj


Kombetarja shqiptare duket se nuk po resht te afruari ne gjirin e saj lojtare kosovare qe luajne brenda dhe jashte Shqiperise. Keshtu, pas dy pasaportave te fundit te Kastratit dhe Currit Federata Shqiptare e Futbollit prej disa kohesh ka filluar procedurat edhe per lojtare te tjere kosovare. Vec Dragushes, qe luan me ekipin e Beses se Kavajes dhe Genc Mehmetit, trajneri kuqezi Hans Peter Brigel dhe trajneri i ekipit Shpresa Artan Bushati kane nder mend te tjere lojtare qe mund te veshin fanellen e ekipit perfaqesues. Kete here behet fjale per Besart Berishen, nje lojtar kosovar qe luan ne Danimarke me ekipin e Horsensit. Ky lojtar eshte vezhguar me kujdes nga drejtuesit e kombetares shqiptare dhe tashme ka filluar procedura per pajisjen me pasaporte shqiptare. Pra, shihet qarte se serish kuqezinjte po marrin perforcime nga Kosova. Se bashku me keta lojtare ne radhet e kuqezinjve aktualisht rreshtohen rreth 10 futbolliste kosovare. I pari qe ka luajtur me kombetaren tone ka qene Beqaj, ndersa te fundit Curri dhe Kastrati pikerisht ne miqesoren me Gjeorgjine.

Administratori
29-05-2006, 17:12
Komiteti, sot ekskluzivisht per Brigelin
Olsi Avdiaj


Komiteti ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit pritet qe sot ne mesdite te zhvilloje nje mbledhje jashte kalendarit. Shkak i kesaj mbledhjeje te papritur te komitetit ekzekutiv eshte bere trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, dhe bisedimet qe FSHF ka nisur me kohe per rinovimin e kontrates me gjermanin. Keshtu, sipas informacioneve, presidenti i FSHF se, Armand Duka, duke pare kerkesat financiare te gjermanit, ka vendosur qe te konsultohet me komitetin ekzekutiv nese FSHF ja do te vazhdoje te bashkepunoje apo jo me Brigelin. Faktin qe sot ne mesdite ka mbledhje komiteti ekzekutiv e ka pohuar dje edhe zedhenesi i shtypit ne FSHF. Sipas ketij te fundit, objekti i diskutimit do te jete pikerisht trajneri Hans Peter Brigel. "Po, eshte e vertete qe sot ne mesdite komiteti ekzkutiv do te zhvilloje nje mbledhje.

Objekti i takimit i komitetit eshte pikerisht trajneri Hans Peter Brigel. Ne kete mbledhje do te diskutohet vetem per oferten gjermanit dhe nese do te pranohet oferta e tij," eshte shprehur zedhenesi i shtypit. Nderkohe duket se mbledhja e sotme do te vendose perfundimisht se cfare do te ndodhe me trajnerin gjerman te kombetares. Duket se presidenti i FSHF se, Armando Duka, sot do tu paraqese propozimin per te mbajtur apo jo me kerkesat financiare edhe per dy sezone te tjere Hans Peter Brigelin.

Do te jete komiteti ekzekutiv ai qe do te vendose nese do te jape me shume para per gjermanin, i cili prej dy ditesh eshte shprehur se eshte ne pritje te pergjigjes nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit. Ndersa kjo e fundit po mundohet qe ta ule sa me shume kerkesen financiare te Brigelit per te rinovuar kontraten me gjermanin. Gjithsesi, sot ne mesdite, perfundimisht do te merret vesh nese trajneri i kombetares shqiptare edhe per 18 muaj te tjere do te jete Hans Peter Brigel. Ne te kundert, nese marreveshja deshton (edhe pse gjasat jane te pakta) FSHF ja do te filloje te kerkoje nje emer te ri per stolin e kombetares shqiptare.

Kampionati, ndeshjet ne oren 16.00
Ashtu sic eshte parashikuar edhe ne kalendarin e aktivitetit ndeshjet e te gjitha kategorive, superiore, te pare dhe te dyte, do te zhvillohen ne oren 16.00. Kete fakt e ka konfirmuar dje edhe shefi i sektorit te garave ne FSHF, Hito Hitaj.

Plas konsensusi ne shortin e gjyqtareve
Gjate shortit te djeshem per javen e parafundit te kategorise superiore, ndryshe nga cfare pritej, mes ekipeve kane plasur marreveshjet per gjyqtaret. Keshtu, ne 3 takimet me te rendesishme Besa Teuta, Vllaznia Partizani dhe Dinamo Skenderbeu, palet rane dakord me njera tjetren per gjyqtaret. Kjo gje nuk ka ndodhur ne takimet e tjera, qe gjithsesi nuk eshte se kane ndonje vlere te madhe.

Administratori
29-05-2006, 17:13
Brigeli, edhe 1 vit e gjysme me kuqezinjte
Olsi Avdiaj


Trajneri i kombetares Hans Peter Brigel ndoshta nga dita e djeshme serish gezon bekimin e Federates Shqiptare te Futbollit. Ka qene komiteti ekzekutiv, i mbledhur dje, ai qe ka vendosur ta mbaje edhe per 18 muaj te tjere trajnerin gjerman te kombetares. Keshtu, ne oren 12.30 te dites se djeshme, anetaret e KE se jane mbledhur ne FSHF. Qellimi i mbledhjes se djeshme ka qene ekskluzivisht ceshtja e trajnerit te kombetares shqiptare. Presidenti i FSHF se, Armand Duka, u ka paraqitur komitetasve te gjitha kerkesat e trajnerit Hans Peter Brigel. Komiteti, pasi ka diskutuar, ka vendosur qe te bashkepunoje me trajnerin gjerman Brigel edhe per nje sezon tjeter. Kete fakt e ka pohuar ne fund te mbledhjes presidenti i FSHF se, Armand Duka. Gjithsesi, ky i fundit nuk ka pranuar te specifikoje detajet financiare te kontrates, ose detajet e tjera, qe kane te bejne drejtpersedrejti me trajnerin Brigel.

"Po, ne si komitet kemi vendosur qe te bashkepunojme edhe per nje sezon me trajnerin Brigel. Gjithcka ka qene e zgjidhur nga ana financiare. Disa anetare te KE se deshironin te percaktoheshin qarte objektivat e trajnerit dhe disa pika te tjera ne kontraten e gjermanit. Besoj se sot ose neser do te behet gati edhe kontrata per t'u firmosur nga palet. Gjithsesi, do te presim disa dite derisa edhe Brigeli te jete gati. Mendoj se pas finales se Liges se Kampioneve do te behet edhe ceremonia e firmosjes se kontrates mes paleve," eshte shprehur dje presidenti i FSHF se. Pra, duket se per 18 muaj te tjere gjermani Hans Peter Brigel do te ulet ne stolin e kombetares shqiptare. Palet pritet qe ne ditet ne vazhdim te firmosin edhe kontraten zyrtare. Kjo kontrate ne parametrat e saj do t'i jape stafit gjerman te kombetares sone rreth 300.000 euro ne vit. Keshtu eshte shprehur dje per gazeten tone nje nga anetaret e komitetit ekzekutiv.

Nga keto para, 240.000 euro ne vit do t'i marre vetem Hans Peter Brigeli. Ndersa pjesen tjeter, pra 60.000 eurot, do t'i marrin ndihmesit Aksel Ros dhe Akim Bulinger. Ajo qe nuk eshte qartesuar akoma eshte fakti se cilet do te jene burimet e FSHF se per te paguar Brigelin. Burime ne FSHF kane konfirmuar se parate do te jepen nga federata dhe donatoret, edhe pse akoma nuk eshte percaktuar se sa do te paguaje secila pale. Ne fund, po sipas njerit prej anetareve te komitetit, gjermani dhe pala shqiptare kane kerkuar qe afati perfundimtar i kontrates te jete 31 dhjetori i 2007 es. Gjithsesi, para se te nenshkruhet kontrata mes FSHF se dhe Hans Peter Brigelit, komiteti kerkon qe gjermani te percaktoje objektivat e qarta te tij per kete edicion, te zhvilloje sa me shume seminare ne Shqiperi si dhe te jete me i pranishem per te ndjekur kampionatin shqiptar te futbollit. Pra, edhe per 18 muaj te tjere ne krye te kombetares shqiptare duket se do te jete Hans Peter Brigeli. Gjermani nenkampion bote dhe kampion Europe, prej janarit te 2003 shit eshte ulur ne stolin e trajnerit te kombetares shqiptare. Me marreveshjen e re, qe pritet te nenshkruhet keto dite, gjermani do te veshe tutat kuqezi deri ne dhjetorin e 2007 es.

Kupa e Shqiperise, finalja ne Lushnje
Finalja e Kupes se Shqiperise per kete sezon do te zhvillohet ne stadiumin "Roza Haxhiu". Ka qene komiteti ekzekutiv ai qe ka vendosur se ne cilin stadium do te luhet finalja e Kupes se Shqiperise. Keshtu, komitetasit kane percaktuar se Vllaznia dhe Tirana do ta luajne ne Lushnje diten e merkure finalen e Kupes se Shqiperise.

Dorian Bylykbashi, pergjysmohet denimi
Komisioni i apelit, i mbledhur dje ne FSHF, i ka falur gjysmen e denimit lojtarit te Partizanit Dorian Bylykbashi. Keshtu, dje ne mesdite, ai ka pasur ne tavolinen e punes vetem kerkesen e Bylykbashit. Ky i fundit, ne ndeshjen me Dinamon, ka marre nje karton te kuq dhe pas takimit ka shkaktuar nje incident me gjyqtarin Guce. Disiplinori e ka ndeshkuar kapitenin e te kuqve me 12 jave pezullim. Pas kerkeses se lojtarit, apeli ka vendosur qe Bylykbashi te pezullohet deri ne fund te sezonit, pra te vuaje vetem 6 jave denim. Pjesa tjeter e denimit i eshte falur nga komisioni i apelit.

Bogdani nuk luan kunder Interit
Erion Bogdani, me te gjitha gjasat, nuk do te jete i pranishem ne ndeshjen e radhes qe ekipi i tij, Siena, do te zhvilloje kete fundjave me Interin. Shqiptari ka pasur nje problem muskulor dhe nuk do te jete fare i grumbulluar nga trajneri De Kanio, i cili kete fundjave ka vetem 17 futbolliste ne dispozicion. Kujtojme ketu qe Siena e Bogdanit e ka siguruar qe javen tjeter qendrimin ne Seria A, pavaresisht humbjes shokuese me Juventusin. Nga ana e tij, sulmuesi yne kuqezi, Bogdani, tani duhet te jete duke menduar per te ardhmen e tij. Dilema e shqiptarit te Sienes eshte te qendroje ne skuadren aktuale apo te kaloje diku tjeter, ne ndonje klub me emer, prej nga ka marre edhe disa oferta.

Administratori
29-05-2006, 17:18
Brigel: Kushtet, si te isha trajner amator
Bujar Mehmeti & Driton Latifi


Hans Peter Brigel nuk eshte me trajner i kombetares se Shqiperise. Tekniku gjerman, vetem pese dite pas publikimit te marreveshjes nga ana shqiptare edhe per dy vjet te tjera, i ka thene "Jo" Shqiperise. Kete e ka konfirmuar vete trajneri gjerman, i cili nuk ka dhene arsye, por tha se jane gjera te brendshme. "Te premten ka qene gjithcka "OK". Jemi pajtuar mbi vazhdimin e kontrates, por te henen komiteti ekzekutiv i FSHF se ka vendosur qe ta ndryshoje edhe nje here kontraten, ndryshime me te cilat une nuk jam pajtuar. Keshtu kam refuzuar per ta vazhduar me tutje kontraten me Shqiperine,"- tha nepermjet nje bisede telefonike gjermani Brigel, i cili mohoi te jene ceshtjet financiare shkak per mosvazhdimin e kontrates. "Jane arsye interne. Kontrata e re permban disa pika te reja, qe nuk mund t'i them. Jane arsye, apo kushte, qe i behen vetem nje trajneri amator. Ato vetem ne Shqiperi behen, pasi askund tjeter ne Europe nuk vihen te tilla kushte. Nuk behet fjale se shkak per prishjen e kontrates jane arsyet financiare,"- tha Brigeli gjate bisedes, duke mohuar qe kjo te jete bere per ndonje oferte me te mire.

Ai edhe vete dukej i befasuar me kete vendim. "Kam deshiruar shume ta vazhdoj punen time me Shqiperine dhe nuk kam menduar per oferta te tjera. Edhe vete jam i befasuar. Tani une jam trajner i kombetares shqiptare, sipas marreveshjes se meparshme, deri me 30 qershor te ketij viti",- tha ai. Brigeli, tre vjet me pare, debutoi me Shqiperine dhe e ka drejtuar kombetaren e kuqezi ne 38 ndeshje, zyrtare dhe miqesore. "Kemi pasur rezultate te mira si kombetare. Fitorja me Rusine, ndeshjet e mira me Irlanden, Suedine, fitorja me Greqine, po ashtu nje barazim ne Ukraine, jane rezultate qe nuk mund te mohohen dhe duhen vleresuar. Gjate kesaj kohe, nderkohe kane dale edhe shume lojtare te rinj,"- shprehet Brigeli.
Edhe pse nuk do te jete ne krye te kuqezinjve, trajneri gjerman Hans-Peter Brigel beson se Shqiperia eshte ne rruge te mire per Europianin 2008.

"Shqiperia ka gjasa te mira kualifikimi. Jane skuadra te forta ne kete grup, por gjithcka eshte e mundur. E them kete ngase Shqiperia ka nje skuader te mire dhe duhet ta vazhdoje perteritjen e ekipit. Se fundi, kane dale disa lojtare te rinj shume te talentuar. Edmond Kapllani eshte ne top forme, Bekim Kastrati dhe Debatik Curri jane lojtare qe kane kualitet dhe Shqiperia mund te bazohet tek ata,"- thote Brigeli.

Duke falenderuar presidentin e FSHF se, Armand Duka, dhe te gjithe ata qe e mbeshteten, ai i uron fat Shqiperise ne rrugen eliminatore per t'u kualifikuar ne finalet e kampionatit europian.
Brigeli eshte trajneri me i suksesshem i Shqiperise ne fushaten nderkombetare. Per eliminatoret e boterorit, Shqiperia nen drejtimin e tij ka arritur ne kuoten e 13 pikeve, ku perfshihen fitorja me kampionen europiane, Greqine, dhe barazimi ne Ukraine. Kuqezinjte e Shqiperise, nen udheheqjen e Brigelit, nga vazoja e peste jane ngjitur ne te katerten, sipas renditjes dhe koeficienteve te UEFA-s.

Kontrata e afruar, 300 mije euro ne vit
Kontrata financiare qe i kishte afruar federata Brigelit parashikonte nje kohezgjatje prej 18 muajsh. Kjo kontrate ne parametrat e saj do t'i jepte stafit gjerman te kombetares rreth 300.000 euro ne vit. Nga keto para, 240.000 euro ne vit do t'i merrte vetem Hans Peter Brigeli. Ndersa pjesen tjeter, pra 60.000 eurot, do t'i merrnin ndihmesit e tij Aksel Ros dhe Akim Bulinger. Pra, perfitimet financiare te stafit gjerman te kombetares njihnin rritje jo te vogel ne krahasim me deri tani. Madje, FSHF-ja, ne pamundesi per t'i perballuar keto shpenzime, kishte negociuar me donatore te ndryshem per te bere te mundur plotesimin e kerkesave financiare te Brigelit, te cituara me lart.

Disa nga kushtet e FSHF-se ndaj Brigelit
Pas shume diskutimesh dhe propozimesh per disa pika ne kontraten e re me trajnerin Hans Peter Brigel, ka qene pikerisht ky i fundit qe nuk ka pranuar rinovimin. Shkak jane bere disa nga kushtet e vena nga Federata Shqiptare e Futbollit per vijimin e bashkepunimit dypalesh. Nga ana e FSHF se i eshte vene si kusht qe objektiv primar ne eliminatoret e Kampionatit Europian "EURO 2008" te jete kualifikimi per ne fazen finale te ketij kompeticioni. Ne rast se nuk arrihej ky objektiv, atehere FSHF-ja kerkonte nje objektiv tjeter nga trajneri gjerman ne drejtim te kuqezinjve, 18 pike ne 12 ndeshjet zyrtare te grupit tone kualifikues, cka do te mundesonte ngritjen ne nje vazo me lart. Nese ekipi yne kombetar do te grumbullonte me pak se 9 pike ne 6 ndeshjet e para kualifikuese, atehere FSHF-ja do te rishikonte kontraten me trajnerin Brigel.

Epoka "Brigel" e kuqezinjve
1. Shqiperi B Liteks 1 1 ( N )
2. Shqiperi B Utah e Aradit 0 1 ( N )
3.Shqiperi B Arges i Piteshtit 0 0 ( N )
4.Shqiperi Vietnam ( U 21 ) 5 0 ( N )
5.Shqiperi Rusi 3 1 ( KE )
6.Shqiperi Irlande 0 0 ( KE )
7.Bullgari Shqiperi 2 0 ( M )
8.Irlande Shqiperi 2 1 ( KE )
9.Zvicer Shqiperi 3 2 ( KE )
10.Maqedoni Shqiperi 2 0 ( M )
11.Gjeorgji Shqiperi 3 0 ( KE )
12.Shqiperi Gjeorgji 3 1 ( KE )
13.Portugali Shqiperi 5 3 ( M )
14.Shqiperi Estoni 2 0 ( M )
15.Portugali B Shqiperia B 2 0 ( M )
16.Shqiperia B Bjellorusia 1 2 ( M )
17.Shqiperia B Oradea ( Rumani ) 1 2 ( N )
18.Shqiperi Suedi 2 1 ( M )
19.Shqiperi Islande 2 1 ( M )
20.Estoni Shqiperi 1 1 ( M )
21.Qipro Shqiperi 2 1 ( M )
22.Shqiperi Greqi 2 1 ( KB )
23.Gjeorgji Shqiperi 2 0 ( KB )
24.Shqiperi Danimarke 0 2 ( KB )
25.Kazakistan Shqiperi 0 1 ( KB )
26.Shqiperi Ukraine 0 2 ( KB )
27.Turqi Shqiperi 2 0 ( KB )
28.Greqi Shqiperi 1 0 ( KB )
29.Poloni Shqiperi 1 0 ( M )
30.Shqiperi Gjeorgji 3 2 ( KB )
31.Danimarke Shqiperi 3 1 ( KB )
32.Shqiperi Kazakistan 2 1 ( KB )
33.Ukraine Shqiperi 2 2 ( KB )
34.Shqiperi Turqi 0 1 ( KB )
35.Norcia Shqiperia B 0 6 ( N )
36.Shqiperia B Politeknika J.( RUM ) 3 0 ( N )
37.Shqiperia B Juventus Zurih ( ZVI ) 2 0 ( N )
38.Shqiperi Lituani 1 2 ( M )

Administratori
29-05-2006, 17:19
Duka: Brigeli iku, te gjejme pasuesin
Olsi Avdiaj


"Hans Peter Brigel nuk do te jete me trajner i ekipit kombetar shqiptar." Kane qene keto fjalet e para te presidentit te FSHF se, Armand Duka, menjehere pas perhapjes se lajmit qe FSHF ja dhe Hans Peter Brigeli kane vendosur qe te mos bashkepunojne me se bashku ne te ardhmen. Presidenti Duka, i kontaktuar me ane te telefonit, eshte shprehur se palet, edhe pse kane rene dakord nga ana financiare, nuk kane rene dakord per kushtet e tjera te kontrates. Mesohet se Brigeli nuk ka pranuar te nenshkruaje kontraten e re me kushtet e vena nga komiteti ekzekutiv. "Po, mund te konfirmoj perfundimisht se trajneri Hans Peter Brigel nuk do te vazhdoje me te ulet ne stolin e kombetares shqiptare pas muajit qershor. Bisedimet mes paleve kane deshtuar pikerisht ne momentin e fundit.

Brigeli ka qene dakord me kushtet financiare te kontrates. Por Brigeli nuk i pranoi kushtet e vena nga komiteti ekzekutiv. Kategorikisht, gjermani nuk pranonte ta neshkruante kontraten me kushtet e komitetit. Ai ishte dakord ne parim, por nuk ishte dakord qe pikat te ishin ne kontrate. Vazhduam per disa dite negociatat dhe ne fund rame dakord qe marreveshja te prishej, ndonese kembengulem qe marreveshja te perfundonte sa me mire. Nuk kishim perse te negocionim me pasi ai nuk terhiqej. Keshtu qe prej dites se sotme Hans Peter Brigel nuk eshte me trajner i kombetares shqiptare," eshte shprehur dje Duka.

Njeshi i FSHF se, nga ana tjeter, eshte shprehur se federata pas prishjes se marreveshjes me trajnerin Hans Peter Brigel eshte hedhur ne sulm per te gjetur nje emer te ri per kuqezinjte. "Qe sot kemi filluar te levizim per te gjetur trajnerin e ri te kombetares. Per momentin nuk mund te them asgje, pasi jemi ne hapat e pare. Gjithsesi, FSHF ja ka deshire qe serish trajneri te jete i huaj. Te shohim," ka perfunduar Duka. Keshtu, me ne fund, pas 3 vjet e 5 muajsh, Hans Peter Brigel eshte largua nga stoli i kombetares shqiptare. Gjermani, i cili kishte filluar pune me 1 janar te 2003 shit, nuk i ka pranuar per here te pare kushtet e FSHF se. Deri tani, gjermani ka punuar sipas deshires dhe asnjehere nuk ka pasur nje objektiv te qarte per punen e tij si njeshi i kuqezinjve.

Administratori
29-05-2006, 17:22
Hasi: Ikja e Brigelit, humbje per kombetaren
Olsi Avdiaj


Ka mbetur i habitur nje nga lojtaret me te mire te kombetares shqiptare, Besnik Hasi, kur i eshte thene se Hans Peter Brigel eshte larguar nga Shqiperia. "Nuk e besoj. Une di qe ai firmosi nje kontrate tjeter para disa ditesh, eshte shprehur kosovari dje nepermjet linjes telefonike. - Me te vertete nuk di gje. Jam me pushime." Gjithsesi, nje nga lojtaret me te vjeter te kombetares dhe sigurisht i pazevendesueshem per rolin qe ka ne ekip, Hasi ne fillim ka folur per Brigelin. Kosovari eshte shprehur se largimi i trajnerit gjerman nga kombetarja shqiptare eshte nje humbje per ekipin tone. Brigeli gjithmone ka qene realist ne punen e tij dhe eshte munduar te marre maksimumin per Shqiperine. "Une mendoj se eshte nje humbje per ekipin tone. Ai ka bere nje ndryshim te madh nga e kaluara e kombetares shqiptare qe kishte vetem nje ere negative. Me te vertete ai i ka treguar me se miri vlerat e tij. Ka treguar se ne radhe te pare eshte njeri i mire dhe pastaj trajner i mire. Me te vertete e ka ndryshuar shume kombetaren tone. Ka qene realist ne vleresimin e tij dhe ne lojen e tij. Mendoj se do te jete i pazevendesueshem," eshte shprehur Hasi.

Ky i fundit ka shtuar se do te jete e veshtire qe Brigeli te zevendesohet ne ekipin kombetar. "Trajneri i ri te jete i huaj apo shqiptar? Pak rendesi ka. Ne ekipin tone kombetar ka karaktere te ndryshme. Pikerisht kete gje duhet te beje trajneri i ri, te menaxhoje karakteret e ndryshme te lojtareve. Normalisht duhet te kete nje kualitet me te larte se Brigeli dhe te jete i prere e potent ne qendrimet e tij. Ne te kundert nuk do te kuptohej kjo levizje e gjermanit. Trajneri i ri duhet ta coje me lart ekipin, sepse pastaj kjo gje nuk do te kishte kuptim," ka perfunduar Hasi.

Brigel: Te henen me ndryshoi kontrata
Nuk ka qene dakord Hans Peter Brigel qe te nenshkruaje nje kontrate, e cila, sipas tij, ka ndryshuar vetem diten e hene. Keto kene qene fjalet e trajnerit Hans Peter Brigel menjehere pas largimit nga stoli i kombetares shqiptare. Pasi eshte shprehur se Shqiperia gjithmone eshte nje kujtim i bukur, Brigeli ka folur ne lidhje me ate cfare ndodhi realisht mes paleve edhe ne shtypin gjerman. "Te henen u informova per objektiva shtese, qe nuk ishin parashikuar ne kontraten e pare. Kisha menduar me qetesi dhe kisha vendosur qe do ta drejtoja ekipin edhe per europianin. Do te kishim bere nje tjeter hap te madh perpara, por nuk ishte e thene. Per t'u kthyer ne Shqiperi, mendoj se do te kthehem pas dy-tri ditesh, pasi gjerat te qetesohen plotesisht," ka perfunduar gjermani.

Duka: Nuk ka rendesi kombesia e trajnerit
Presidenti i FSHF se, Armand Duka, menjehere pas finales se Kupes se Shqiperise ka folur ne lidhje me trajnerin e ri te kombetares shqiptare. Duka ka pohuar se me te gjitha gjasat trajneri do te jete i huaj. "Nuk mund te them se nga cili vend do te jete. Gjithsesi, nuk ka rendesi kombesia e trajnerit. Ai mund te jete edhe shqiptar," eshte shprehur njeshi i FSHF se. Nderkohe, Duka ka pohuar edhe nje here se Brigeli ka qene dakord me kushtet e kontrates ne parim, por nuk ka pranuar qe te nenshkruaje per kontraten ne menyre te cuditshme.

Administratori
29-05-2006, 17:24
Bogdani: Trajneri, pike delikate e FSHF-s
Olsi Avdiaj


Erion Bogdani eshte shprehur dje se ceshtja e trajnerit te ri te kuqezinjve eshte shume delikate. Sipas tij, federata duhet te gjeje nje trajner ne lartesine e duhur per kombetaren shqiptare, packa nese ai eshte shqiptar apo i huaj. Eshte ky thelbi i fjaleve te Erion Bogdanit. Ne fillim, "Bogu", sic e therrasin te gjithe ne kombetare, na ka shpjeguar gjendjen e tij shendetesore. Ai ka konfirmuar se edhe ne takimin e fundit te Serise A nuk do te jete. "Po, eshte e vertete qe nuk do te luaj as ne ndeshjen e fundit. Kam nje problem te vogel ne shpine.

Thjesht disa dhimbje, qe ndoshta kane ardhur nga lodhja e tepert. Meqenese kisha luajtur shume ndeshje gjate ketij kampionanti, se bashku me trajnerin dhe stafin mjekesor vendosem qe te mos luaja. Ekipi ka shpetuar nga renia ne Serine B, po keshtu une kisha luajtur rreth 4 5 jave me dhimbje duke perdorur lloj-lloj ilacesh. Thjesht eshte nje menyre e mire per te mos rrezikuar," eshte shprehur Bogdani. Nderkohe, sulmuesi i Sienes dhe i kuqezinjve, i pyetur ne lidhje me largimin e trajnerit Hans Peter Brigel, eshte shprehur se e ka marre vesh tashme. "Familjaret e mi ndodhen ne Itali, prane meje, dhe me informuan per largimin e Brigelit. Nuk e di c'te them. Keto jane gjera qe i perkasin Brigelit dhe federates. Kjo e fundit e di me mire perse u largua Brigeli. Une nuk mund te jap nje opinion timin. Gjithsesi, e gjithe kombetarja, si lojtare profesioniste qe jemi, do te mirepresim cfaredo lloj zgjidhjeje qe do te beje federata. Na intereson me e mira per Shqiperine." Bogdani, nga ana tjeter, shprehet se tashme nuk ka rendesi nese trajneri i ri i kombetares duhet te jete nga Shqiperia apo i huaj, si dy te fundit, Dosena dhe Brigel. "Per trajnerin qe me pyesni nese eshte me mire i huaj apo shqiptar, them qe pak rendesi ka.

Mjafton qe trajneri i ri te jete ne lartesine e duhur per kombetaren. Edhe ne Shqiperi dhe jashte saj ka plot qe i plotesojne kushtet per te cuar sa me pare kombetaren shqiptare. Gjithsesi, zgjedhja e trajnerit eshte nje pike delikate e FSHF se. Ne si lojtare do te respektojme vendimet e federates, qe, gjithsesi, besoj se do te jene nga me te mirat." Ne fund, Bogdani ka folur edhe per te ardhmen e tij pas ketij sezoni. Sipas sulmuesit te Sienes, eshte akoma shpejt qe te flitet per kete ceshtje. "Per te ardhmen, per momentin eshte shpejt qe te flasim, edhe pse tani ne Itali eshte pak rremuje per kete problemin e pergjimeve telefonike. Te dielen kam nje takim me presidentin e Sienes.

Te shohim se cfare do te diskutojme me te. Edhe pse me konsideron te pashitshem per momentin, nje oferte e mire per Sienen do te thoshte shume per mua dhe Sienen. Gjithsesi, eshte shpejt dhe te shohim se si do te shkojne punet," e ka perfunduar fjalen e tij Bogdani.

Administratori
29-05-2006, 17:26
Debatik Curri: E meritoj fanellen kuqezi
Fatmir Bytyci


"Paraqitja ime ne Kombetaren e Shqiperise ka qene nder per mua dhe njekohesisht obligim per te bere me te miren me fanellen kuqezi. Edhe ne miqesoren me Gjeorgjine u mundova te jap maksimumin, sic do ta bej gjithmone, per sa kohe do te jem pjese e kombetares shqiptare." Keshtu ka deklaruar ne intervisten e tij Debatik Curri, futbollist i Kombetares se Shqiperise, anetar i ekipit Vorksla te Ukraines, i cili ndodhej ne Prishtine per te ndjekur ndeshjen derbi Prishtina Flamurtari.
- Debatik, sa jeni i kenaqur me rezultatet e klubit te juaj Vorskla?
- Synimi i skuadres sime Vorskla ka qene vendi i 10 te ne renditjen perfundimtare te ketij kampionati. Ne ia kemi dale t'i realizojme synimet e klubit, keshtu qe jam i kenaqur qe kemi permbushur obligimet e perbashketa.
- Ju vazhdon kontrata me kete skuader?
- Po, me vazhdon kontrata me kete skuader edhe per dy vjet.
- Cilat do te jene synimet e klubit tuaj ne edicionin e ardhshem?
- Synimi i Vorsklas ne kampionatin e ardhshem do te jete vendi i trete. Drejtuesit e klubit kane shprehur gadishmerine te sjellin perforcime te reja ne skuader, prandaj besoj se do t'ia dalim mbane, pra te renditemi mes ekipeve te kreut, duke shkuar keshtu ne Kupat e Europes.
- A keni oferta nga klube te tjera?
- Po, kam pasur shume oferta nga klube te ndryshme. Por, drejtuesit e klubit ukrainas m'i kane plotesuar te gjitha kushtet, keshtu qe edhe per dy vite do te jem pjese e skuadres Vorskla.
- Si e vleresoni paraqitjen tuaj ne Kombetaren e Shqiperise?
- Paraqitja ime ne Kombetaren e Shqiperise ka qene nje sukses i madh personal dhe njekohesisht nder per mua. Jam munduar dhe do te mundohem te jap maksimumin tim ne kombetare. Besoj se do te jem pjese baze e ekipit.
- Brigel nuk do te jete me trajner i kombetares shqiptare...
- Po, kam degjuar qe Brigeli nuk do te jete me ne krye te Kombetares se Shqiperise, por pavaresisht se kush do te jete ne vend te tij, une besoj se me punen dhe angazhimin tim do t'ia dal te ze vend ne formacionin baze.
- Cilat jane gjasat e perfaqesues se Shqiperise per kualifikim ne Europianin 2008?
- Gjasat ekzistojne. Grupi ku bene pjese Shqiperia eshte mjaft i forte, por jam optimist se do te realizojme synimin tone, hyrjen ne Europianin 2008.

Kapllani, tjeter gol me Karlsruhen
Edmond Kapllani ka shenuar dje ne ndeshjen e fundit te Bundesliges 2 golin e 6 te sezonal. Gjithsesi, goli i shqiptarit qe luan me Karlsruhen nuk e ka ndihmuar ekipin e tij te fitoje, pasi Karlsruhe eshte mundur 3 2 ne fushen e vet nga Paderborni. Gjithsesi, shqiptari ka shenuar qe ne minuten e 5 te te lojes, duke treguar edhe nje here formen e mire sportive qe po kalon ne kete fundsezon.

Administratori
29-05-2006, 17:27
Murati: Pasuesi i Brigelit, sa me shpejt
Ramadan Bigza


Iraklisi eshte ne delir. Pas rreth dy dekadash, bardheblute do te marrin pjese ne Kupen UEFA. Ata kane zene vendin e 4 t ne kete sezon te kampionatit grek, i cili pa dyshim ka qene nder me te suksesshmit e tyre. Dhe kur futbollistet ende nuk jane ndare nga emocionet e ketij kampionati, shqiptaret e tij vazhdojne te jetojne me nje tjeter emocion, trajnerin e kombetares. Nuk eshte se largimi i Brigelit ka shkaktuar ndonje cudi, por vete mungesa e nje trajneri te ekipit kombetar perben nje problem, madje jo te vogel. Keshtu shprehet ne nje nga futbollistet me cilesore te kombetares tone, Edvin Murati. Futbollisti, i cili ka tashme nje eksperience te gjate ne kombetare, sepse ka veshur plot 55 here fanellen kuqezi dhe ka shenuar 6 gola e ka marre vesh nga mediat largimin e Brigelit.

"Eshte krejt normal largimi i Brigelit nga ekipi yne kombetar. Eshte i vetmi trajner, qe ka qendruar 3 vjet ne drejtimin e ekipit kombetar". Murati, futbollisti qe gjithe aktivitetin e tij sportiv ka luajtur me skuadra te medha jashte vendit te tij si Fortuna Dyseldorf, Paris SG, Lile dhe Iraklis, thote se kjo gje eshte krejt normale. "Edhe pse kane arritur rezultate, ose jo, trajneret largohen. Ndaj ky trevjecar i Brigelit mua me duket shume ne drejtimin e nje ekipi, sic eshte kombetarja jone. Ekipet e tjera i nderrojne trajneret dhe kjo nuk perben ndonje problem".

I pyetur nese kjo kohe e gjate Brigelit ne krye te ekipit tone kombetar lidhet me ndonje gje te vecante te tij, Murati pergjigjet: "Jo, absolutisht jo. Madje une mund te them se nen drejtimin e Hafizit e te Zheges, si une dhe te tjeret e kemi ndier veten me mire". Edvin Murati nuk harron te thote se Brigeli ka ikur, ne nje kohe qe neve na ka lene ne nje pozicion disi te veshtire. Boll te mendosh se ne shtator do te fillojme te luajme per EURO 2008 dhe nuk kemi ende trajner. Ky eshte vertet nje problem. Trajnerit te ri i duhet shume kohe te ambientohet me futbollistet, por edhe me te tjeret, dhe te zgjidhe ne nje kohe rekord problemet e kombetares. Nuk jam une ai qe vendos nese trajneri i ardhshem i kombetares sone do te jete shqiptar apo i huaj. Kete e vendos tjeterkush. Por e kam per detyre te them se trajneri i ardhshem i kombetares sone duhet te jete i pergatitur. Ai duhet te caktohet ne baze te konsultave me specialiste dhe te kontributit qe ka dhene ne futboll. Pastaj atij i duhet dhene nje mbeshtetje e madhe, ashtu sic eshte vepruar edhe me Brigelin."

Ne lidhje me ndryshimet ne ekipin kombetar, mesfushori i Iraklisit pergjigjet: "Ne ne ekip nuk kemi nje lider te madh, qe te marre persiper lojen e te sjelle ndryshime te medha. celesi i kombetares sone eshte kolektiviteti. Jemi nje brez futbollistesh qe per vite me radhe kemi luajtur bashke dhe, ne njefare menyre, ia dime lojen njeri tjetrit, por kjo nuk do te thote, qe te mos krijohen hapesira per aktivizimin e futbollisteve te rinj dhe qe premtojne per te ardhmen. Trajneri i ardhshem nuk duhet ta nderroje ekipin, por ndryshimet duhet t'i beje gradualisht ne perputhje me formen qe gezon cdo futbollist. Percaktuese ne perzgjedhjen dhe aktivizimin e lojtareve te ekipit kombetar duhet te jete medoemos forma e tyre. Ne, futbollisteve, qe kemi nje eksperience me te madhe se te tjeret na bie barra, qe te jemi shembull, duke u bere jo vetem frymezues per me te rinjte, por edhe ndihmes te trajnerit. Tani besoj se Brigeli eshte nje e shkuar dhe ne duhet te mendojme urgjentisht per te ardhmen. Rendesi ka kush do te jete trajneri i ri."

Administratori
29-05-2006, 17:33
FSHF, te premten mblidhet per trajnerin
Olsi Avdiaj


Drejtuesit me te larte te Federates Shqiptare te Futbollit pritet qe diten e premte te mblidhen per te diskutuar ne lidhje trajnerin e ri te kombetares shqiptare. Kane qene burime zyrtare ne FSHF ato qe kane bere te ditur nje fakt te tille. Keshtu, dje, zedhenesi i shtypit ne FSHF eshte shprehur se presidenti i FSHF-se pritet qe diten e premte, pas kthimit te tij nga Parisi, te organizoje nje mbledhje me disa nga anetaret e komitetit me qellim te ardhmen e trajnerit te kombetares shqiptare. I njejti burim ka bere te ditur se presidenti Duka dhe stafi i tij do te diskutojne gjate ne lidhje me te gjitha kandidaturat e ardhura ne FSHF per vendin e lire te punes se trajnerit te kuqezinjve pas largimit te Brigelit.

"Presidenti do te takohet me drejtuesit e tjere te FSHF se. Ata pritet qe te diskutojne ne lidhje se cfare do te ndodhe me vendin bosh te trajnerit te kombetares. Realisht drejtuesit do te vleresojne te gjithe ofertat e trajnereve qe jane deri tani ne qarkullim. Takimi do te jete konsultativ dhe ndoshta FSHF ja do te vendose se cilat nga ata qe jane ofruar deri tani ne federates i plotesojne kushtet," eshte shprehur dje zedhenesi i shtypit ne FSHF. Nderkohe, dje, presidenti Duka, pasdite vone eshte takuar me nje nga kandidatet per stolin kuqezi, Le Roi. Nga ana tjeter, njeshi i FSHF se pritet qe te enjten te kthehet ne Tirane pas pjesemarrjes si spektator ne finalen e Liges se Kampioneve. Kjo duket se eshte java decizive per zgjedhjen e trajnerit te ri te kombetares shqiptare, qe sigurisht do te jete i huaj ashtu si dhe Hans Peter Brigeli.

Administratori
29-05-2006, 17:35
Brigel: Shqiperia, viktima e Europes
Endi Tufa


Trajneri i perfaqesueses se Bahreinit, Hans Peter Brigel, tani eshte i gatshem te filloje punen me kete skuader, edhe pse me jo shume tradita. Ne nje interviste qe ka dhene per mediat vendese, Brigeli eshte shprehur shume i kenaqur per kete marreveshje te re. Duhet thene se per te, kjo eshte eksperienca e pare ne kete rajon. "Futbolli eshte motivim. Une nuk kam dashur askend qe te me bindte te vija ketu, ka thene trajneri gjerman. Kam punuar per nje kohe te gjate si trajner dhe kjo gje tregon qarte per eksperiencen qe kam. Megjithate, ne Bahrein duket se gjerat jane ndryshe. Puna ketu me duket shume interesante. Eshte dicka e re per mua dhe ky fakt me terheq. Futbolli eshte nje sport dhe ti mund te shkosh kudo per te zhvilluar kete loje. Pervec se mund te fitosh para nga ky profesion, mund te mesosh edhe shume gjera nga rajone te ndryshme ku mund te punosh. Futbolli te ofron gjithmone shume gjera per te mesuar dhe kjo eshte ajo qe une kam kerkuar gjithmone. Pra, dua te shoh gjithmone perpara, duke mesuar nga njerezit me te cilet punoj," ka shtuar ai.

Brigeli, i cili ka firmosur zyrtarisht me Federaten e Bahreinit te Futbollit dhe do te filloje punen me 1 korrik, pasi kontrata e tij aktuale qe ka me Federaten Shqiptare te Futbollit perfundon me 30 qershor. Gjermani 50 vjecar e sheh kontraten e tij te re shume te ndryshme nga ajo qe po perfundon. "Per momentin besoj qe futbolli ketu eshte shume me ndryshe se futbolli ne Shqiperi. Shqiperine mund ta perkufizoj si nje viktime ne Europe. Ata befasohen per gjithcka qe ndodh, edhe pse mund te jete thjesht fillimi. Por Bahreini eshte shume larg atyre mentaliteteve dhe objektivi i ketij bashkepunimi qe kemi nisur, eshte kualifikimi. Kjo eshte edhe ajo qe kerkoni ju prej meje dhe per kete arsye une kam filluar qe tani te mendoj per kete objektiv. Do te mundohem t'i jap nje tjeter forme skuadres suaj dhe per mua ky eshte nje shans i madh personal qe do te me ndihmoje ne karriere."
Objektivi i pare qe ka Brigeli per skuadren e tij te re, eshte kualifikimi per ne Kupen e Azise. Megjithate, per te arritur kete objektiv, gjermani mendon se nje pjese e madhe e punes duhet bere edhe nga BFA ja, e cila duhet te siguroje qe gjithcka te behet si duhet.

Megjithate, per momentin Brigeli duhet te shohe lojtaret aktuale te kesaj skuadre dhe te mendoj per ta perforcuar me elemente te rinj. "Per momentin, gjendja e kesaj skuadre nuk eshte shume e mire. Megjithate, une jam optimist, edhe pse nuk dua te bej premtime te kota. Mund te them me saktesi se do te perpiqemi qe ne cdo ndeshje, te japim maksimumin tone, pra te shenojme sa me shume gola dhe te pesojme sa me pak, eshte shume e thjeshte. Megjithate, per momentin nuk mund te jap asnje detaj per sa i perket skuadres, pasi nuk di shume gjera. Mund te flas per keta lojtare vetem pasi te kem me shume kohe per te punuar. Per momentin nuk kam pasur mundesi ta bej nje gje te tille.

cdo gje do te perfundoje ditet e ardhshme, ku do te takohem serish me perfaqesuesit e federates. Une u kam thene atyre se cilat jane objektivat, megjithate eshte shume shpejt per te kuptuar se cfare do te ndodhe me pas. Dua te familjarizohem me lojtaret, pastaj t'i gjykoj, nuk dua te cenoj asnjerin prej tyre. Mendoj se kam dicka per t'i dhene Bahreinit dhe ne te njejten kohe te marr dicka prej tyre. Jam duke menduar per te ardhmen," ka perfunduar trajneri i ri, Hans Peter Brigel. Ai eshte larguar dje nga Bahreini dhe eshte kthyer ne Frankfurt.

Aksel Ros do te firmose me 1 korrik
Ndihmesi i trajnerit gjerman te Bahreinit, Hans Peter Bridgelit, Aksel Ros, ende nuk ka perfunduar zyrtarisht marreveshjen e tij me Federaten e Futbollit te Bahreinit (BFA). Megjithate, do ta beje nje gje te tille kur te rikthehet nga Britania me 1 korrik. Sipas Sheikut Ali bin Khalifa bin Ahmed al Khalifa, zv.presidenti i Federates se Futbollit te Bahreinit, marreveshja me Aksel Rosin eshte ne plan dytesor, pasi objektivi i tyre kryesor ishte firmosja e kontrates me trajnerin Brigel. "Ndihmesi i trajnerit tone, Aksel Ros, do te firmose kontraten e tij me ne me 1 korrik, kur te rikthehet ne Bahrein se bashku me trajnerin. Ai se bashku me Brigelin kane drejtuar edhe perfaqesuesen e Shqiperise, per kete fakt jam i sigurt se kjo dyshe do te jete e suksesshme edhe ne kete detyre te re qe kane marre per te drejtuar Bahreinin," ka thene Sheiku Alo per mediat vendese.

Duka, se shpejti takim me Skalen
Presidenti i FSHF se, Armando Duka, pritet qe ne fillim te javes se ardhshme te zhvilloje nje takim me nje nga kandidatet per stolin e kombetares shqiptare. Behet fjale per trajnerin e njohur italian Nelio Skala, qe me pare ka drejtuar ne Serine A ekipe si Parma. Keshtu, sipas vete presidentit te FSHF-se, i cili eshte pyetur per kete gje, gjasat jane qe ne fillim te javes qe do te nise, Duka do te udhetoje drejt Italise per te zhvilluar takimin me italianin. "Sic e dini, deri tani jane 4 kandidatura qe jane me shume te lakuara nga ne, por kjo nuk do te thote se jane te vetmet. Behet fjale per Oto Baricin, Klod Le Ruane, Nelio Skalen dhe ish trajnerin e kombetares hungareze. Keta jane trajneret me te cilet jemi ne bisedime keto kohe," eshte shprehur presidenti i FSHF se dy dite me pare.

Duka, nga ana e tij, ka pohuar se zgjedhja e trajnerit te ri te kombetares sone do te behet si ne rastin e caktimit te Brigelit. "Ne si federate po mundohemi te kontaktojme me te gjithe trajneret kandidate ne fillim. Me pas, pasi t'i degjojme ata, do te vendosim. Me dy prej tyre, Le Ruane dhe Baricin, jam takuar. Jane te dy trajnere te mire.

Tani do te zhvillojme nje takim me Skalen. Nuk kam caktuar momentin, por them se ne fillim te javes se re. Gjithsesi, pa i kontaktuar te gjithe kandidatet qe mund edhe te shtohen ne ditet ne vazhdim, nuk do ta percaktojme trajnerin e ri te kuqezinjve," eshte shprehur presidenti i FSHF-se. Gjithsesi, kuqezinjte prej disa ditesh jane pa nje trajner. Kesaj gjendjeje i shtohet edhe mungesa e nje miqesoreje per muajin gusht pak dite para fillimit te eliminatoreve per Euro 2008 en.

Administratori
21-07-2006, 14:22
Baric: Do te bejme 2 3 hapa perpara
Olsi Avdiaj

Vec firmosjes se kontrates me FSHF ne, trajneri i njohur kroat Oto Baric ka folur para gazetareve. Ai ka shpalosur te gjithe arsenalin e tij mediatik per te treguar se cili eshte dhe se cfare do te beje keto 18 muaj qe do te drejtoje kombetaren shqiptare. Sipas tij, e rendesishme eshte qe kombetarja te beje 2 3 hapa perpara. Barici eshte shprehur se do te beje te pamunduren qe te marre ne ekip te rinj. Gjithashtu Barici ka treguar edhe planin e tij te punes. Ja intervista e plote me trajnerin e ri te Shqiperise.

Zoti Baric, me ne fund trajner i Shqiperise...
Po. Gezohem qe do te punoj ne futbollin shqiptar. E gjithe jeta ime eshte topi. Kam qene nje lojtar i mire ne Dinamon e Zagrebit. Kam 35 vjet si trajner i suksesshem. Kam perfunduar shkollen e larte sportive ne Keln dhe Zagreb. Gjate karrieres sime si trajner dhe futbollist kam mesuar shume. Por kam bere edhe gabime dhe me kalimin e kohes kam pasur maksimumin e suksesit. Per kete qellim me quajne Oto Maksimali.

A e njihni ekipin shqiptar?
Gjate kesaj kohe qe kam diskutuar me FSHF ne kam pare 10 kaseta te ndeshjeve te fundit te kombetares ne keto 1 vit e gjysme. Une jam i bindur se mund te arrijme me teper. E njoh trajnerin Brigel. Kam pare qe Brigeli ka sjelle dicka. Ai e ka cuar futbollin shqiptar 2 3 hapa perpara. Une jam i bindur qe keto hapa do t'i cojme me perpara. Une kam bere nje kasete dhe do ta sjell ne Tirane. Tri ore me ushtrime taktike, por edhe me libra. Thene shkurt, eksperiencen time 30-vjecare une dua ta sjell ketu, sepse besoj se keshtu do t'i behet me mire futbollit ne Shqiperi. Une jam nje trajner qe dua te vij ne Tirane si mik. Ne futbollin shqiptar dua qe te kete disipline dhe rregull, te cilen une e kam prioritet. Zoti Baric, stafi juaj cili do te jete?

Kam nje trajner shume te mire. Ka punuar me mua ne Zagreb. Quhet Kovacic dhe ka luajtur me Austrine e Salcburgut. Asistenti tjeter te jete nje djale i ri shqiptar. Te jete nje trajner shqiptar dhe qe te perfitoje sa me shume nga ne.
Mister, eliminatoret jane afer. Qellimi juaj eshte qe perfitoni per te pergatitur ekipin per ne 2010 en, apo do te perpiqeni te kualifikoheni per ne Euro 2008?
cdo president deshiron qe te kualifikoje kombetaren ne boteror dhe europian. Por ekipe si Holanda, Rumania, Bullgaria jane me te forta se ne. Une do te bej gjithcka qe ne te kualifikohemi, por qellimi yne kryesor eshte qe te ecim 2 3 hapa perpara. Pastaj qellim tjeter eshte qe te luajme futboll me te mire se c'kemi luajtur.
Po nga lojtaret ka nga ata qe nuk do te bejne me pjese ne planet tuaja?
Ne keto kaseta qe kam pare kane luajtur 18 20 lojtare. 6 7 nga keta jane si lojtaret mesatare te kampionatit kroat. Nuk dua te permend emra, por sot pyeta presidentin nese i kam keta lojtare ne liste dhe pergjigjja ishte "po". Une gjithmone kam pasur qejf te aktivizoj te rinj ne kombetaren e Kroacise. Shpresoj dhe do te mundohem ne maksimum qe te afroj ne skuader me te miret. Po keshtu, une nuk mund te them se jemi me te mire se Holanda. Do te isha idiot pastaj.

cfare do te beje Barici per te filluar punen ne kombetaren shqiptare?
Ne fillim duhet te bindem per ato qe kam pare ne televizor, duke i pare edhe ne terren se cfare njerezish jane keta lojtare. Shpresoj qe lojtaret te jene njerez te mire, ndryshe nuk mund te funksionoje. Nje njeri i keq nuk mund t'i sherbeje kombit. Pastaj do te shoh lojtaret qe luajne ketu dhe ata qe luajne jashte Shqiperise. Me pas do te bisedoj me trajnerin e Shpreses dhe trajneret e moshave. Kam degjuar qe ka lojtare shume te mire ne Gjermani dhe Zvicer. Do te bisedoj me te gjithe. Do te krijoj nje atmosfere me te mire ne ekip do te shohim edhe rezultatet ne miqesore dhe me pas te lutemi pak qe te na eci mbare. Kam nje vit qe nuk bej stervitje. Eshte po keshtu e vertete qe jam pak i vjeter, por per pune jam i ri.

2 muaj vere ju mjaftojne qe ta pergatitni ekipin per ne eliminatoret e Euro 2008 es?
Do te perpiqemi te bejme maksimumin. Te shohim gjendjen fizike te lojtareve. Dua te flas me trajneret. Do te perpiqem te kuptoj te gjithe lojtaret pas disa grumbullimeve. Me 15 korrik do te filloj punen.
Misteri do te qendroje ne Tirane, apo jo?
Do te bej nje bisede shume serioze me Brigelin. Dua te them se une do ta bej punen ashtu sic e mendoj une.

Administratori
21-07-2006, 14:23
Kombetarja, Baric e nis me "zbor"
Olsi Avdiaj

Emerimi i trajnerit Oto Baric ne krye te kombetares shqiptare duket se ka vene ne levizje Federaten Shqiptare te Futbollit. Keshtu, prej disa ditesh, sektori i ekipeve kombetare, sektori i jashtem dhe sekretariati i FSHF se po punojne qe me 15 korrik, diten qe ne Tirane rikthehet Baric, kroati te kete gjithcka gati. Ne fillim sekretariati po ben perpjekje maksimale qe te gjeje nje ndeshje miqesore per Baricin. Federata ka nisur nje sere kerkimesh, duke kerkuar nje kundershtar per kuqezinjte. Barici mesohet se po punon edhe vete per miqesoren e 16 gushtit, e cila duket se do te jete shume thelbesore per ecurine dhe njohjen e kuqezinjve nga kroati. Vec miqesores, FSHF e ka plotesuar kroatin me te gjithe informacionin e nevojshem. Keshtu Barici ka mare me vete listen e lojtareve qe ka pasur Brigeli gjate qendrimit te tij 4-vjecar.

Gjithashtu, Barici ka marre edhe emrat e lojtareve qe jane pretendente per ekipin kombetar. Bashke me listen Barici eshte pajisur edhe me disa kaseta ndeshjesh te kombetares dhe te kampionatit shqiptar. Nderkohe, vec interesimit per ndeshje miqesore, federata po pergatit edhe nje tjeter grumbullim. Behet fjale per "zborin" nr.1 ne eren Baric. Keshtu, dje, FSHF ka bere gati nje shkrese per te gjitha klubet shqiptare per te organizuar nje grumbullim me lojtaret shqiptare qe luajne ne kampionatin tone. Me ane te shkreses FSHF u kerkon klubeve qe brenda mundesive te organizojne nje "zbor" me ata lojtare qe mendohet se mund te bejne pjese ne ekipin kombetar. "Zbori" mendohet te zhvillohet ne nje date te ndermjetmje mes ndeshjeve te kupave te Europes. Sipas zedhenesit te shtypit ne FSHF, grumbullimi me te gjitha gjasat do te zhvillohet. I takon trajnerit te percaktoje daten dhe emrat e lojtareve, te cilet do te marrin pjese ne grumbullim. Ne fund, ne mbledhjen e ardhshme te KE se pritet te miratohet edhe zevendesi shqiptar i Oto Baricit. Gjithsesi, me 15 korrik, kroati pervesh menget. Te shohim se cfare do te beje gjate kesaj kohe, ndonese ka 45 dite per te rindertuar nje ekip kombetar sipas filozofise se tij.

Administratori
21-07-2006, 14:25
Turqia, ndoshta kundershtari i kuqezinjve
Olsi Avdiaj

Kombetarja e Turqise ka te ngjare te jete skuadra kundershtare e kuqezinjve ne daten e lire te 16 gushtit. Kane qene burime zyrtare ne FSHF ato qe kane konfirmuar nje fakt te tille. Keshtu, prej disa ditesh, kombetarja eshte ne kerkim te nje kundershtari per kombetaren e Baricit. Ftesat jane nisur dhe, sipas sekretarit te federates, Roland Mici, brenda javes do te zyrtarizohet edhe emri i kundershtareve te miqesores. Gjithsesi, Mici eshte shprehur se federata po kerkon qe te gjeje te pakten dy miqesore per trajnerin Baric. "Kemi disa dite qe po punojme per te gjetur nje miqesore per kombetaren tone. Madje nese eshte e mundur edhe dy miqesore. Brenda javes do te zyrtarizohet gjithcka," eshte shprehur sekretari i pergjithshem i federates.

Ky i fundit eshte shprehur se shume afer marreveshjes eshte federata jone me federaten turke. "Eshte nje moment qe te gjithe kerkojne miqesore. Gjithsesi, ne presim pergjigje nga disa skuadra. Konkretisht jemi shume afer arritjes se konfirmimit me kombetaren e Turqise. Them se turqit mund te jene kundershtaret tane, ndonese perfundimisht nuk mund te flasim. Ka edhe skuadra te tjera. Gjithsesi, sic e thashe me lart, vetem ne fund te javes do te konfirmohet gjithcka," eshte shprehur ne fund Mici.
Pra, shihet qarte se federata eshte ne kerkim serioz te nje kundershtari per 16 gushtin. Madje FSHF eshte ne kerkim te nje kundershtari te dyte per te plotesuar me se miri kerkesat e Baricit.

Administratori
21-07-2006, 14:34
Barici kerkon edhe "legjionaret" ne zbor
Olsi Avdiaj

Oto Baric, trajneri i ri i Shqiperise, duket se e ka filluar punen qe tani dhe me korrespondence per te organizuar kuqezinjte per eliminatoret e Euro 2008-es. Trajneri i ri jo vetem qe po pergatitet teorikisht per kombetaren, duke u njohur ne leter me emrat e lojtareve qe luajne me kombetaren prej kohesh, por po pergatit edhe nje strategji per te pare nga afer keta futbolliste qe kroati do te kete ne dispozicion ne kombetare. Keshtu, me 15 korrik, diten qe do te rikthehet ne Tirane, ai ka planifikuar qe te filloje nje zbor disaditor me lojtaret e kampionatit shqiptar. Pra, kroati do te grumbulloje ata lojtare qe kane qene pjese e projektit kuqezi qe me Hans Peter Brigelin. Mendohet qe grumbullimi te zgjase disa dite dhe te zhvillohet ne Kamez, ndonese deri tani nuk eshte shperndare asnje ftese. Gjithsesi, grumbullimi i lojtareve shqiptare mendohet se do te jete vetem njera nga pjeset e planit Baric. Ky i fundit ka konfirmuar dje ne FSHF se ka nder mend qe me 15 korrik te grumbulloje ne Tirane te gjithe "legjionaret" shqiptare qe luajne ne Europe. Ky fakt eshte konfirmuar dje zyrtarisht edhe nga FSHF-ja. Mesohet se kroati do t'i shohe me syte e tij lojtaret shqiptare qe luajne neper klubet me te mira te kampionateve te huaja. Madje nese zhvillohet grumbullimi, Barici ka nder mend qe te beje edhe disa ndeshje miqesore me skuadren B dhe skuadrat shqiptare.

Me kete levizje trajneri i ri ka deshire te shohe realisht gjendjen e grupit dhe te lojtareve ne kete moment. Sipas informacioneve, Barici duket se do te konfirmoje gjendjen e atyre futbollisteve, te cilet kane luajtur me pare ne kombetare. Pra, shihet qarte se trajneri i ri do te te shohe se cili prej futbollisteve ia vlen qe te mbahet ne skuader dhe cili duhet te largohet. Gjithsesi, vetem grumbullimi do te vendose per kete problem. Duke se zboret me 15 korrik dhe miqesorja e gushtit do t'i japin nje ide me te qarte kroatit se cili prej lojtareve mund te vazhdoje per me tej. Ata qe duket se perfundimisht kane perenduar dhe te tjeret, qe tashme jane ne nje moshe te madhe, rrezikojne te qendrojne jashte kombetares, pasi Barici, sic ka thene edhe vete, ka deshire qe ne ekip te kete lojtare qe te jene te rinj dhe e ardhmja e skuadres kuqezi. Ne prezantimin e tij si trajner i kombetares sone, Baric deklaroi se rreth 6 futbolliste te kombetares mund t'i thone lamtumire fanelles kuqezi, pasi ata, sipas tij, nuk kane asgje me shume se futbollistet mesatare te kampionatit kroat. Nuk dihet nese e ka pasur fjalen per "garden e vjeter" apo per ndonje element te ri, te afruar nga Brigeli. Sidoqofte, ne kasetat e ndeshjeve qe ka pare Barici nuk mund te gjenden 6 kuqezinj te rinj, keshtu qe me shume gjasa ka qe "kosa" e kroatit te biere mbi "garden e vjeter".

Hitaj: Kalendari, peng i mospagimit te gjobave
"Kalendari i aktivitetit do te hidhet vetem kur klubet te kene paguar te gjitha detyrimet ndaj FSHF se." Keshtu ka deklaruar dje shefi i sektorit te garave ne FSHF, Hito Hitaj. Sipas ketij te fundit, shorti i kalendarit te kampionatit do te shtyhet gjate, derisa te gjitha klubet te paguajne detyrimet ne FSHF. Shefi i garave e ka bere nje deklarate te tille para dy ditesh, teksa eshte shprehur jo i kenaqur per ecurine e pagesave te detyrimeve. "Per kalendarin e aktivitetit aktualisht mund te them se do te hidhet vetem kur klubet te kene paguar nje me nje parate. Nese klubet nuk paguajne parate, nuk do te kete kalendar. Per kete ne si federate jemi te vendosur. Me pare te paguhen detyrimet dhe me pas te behet gati gara per sezonin e ardhshem. Ne zyren time ekziston nje vendim i komitetit, qe thote se klubet duhet te paguajne patjeter borxhet e tyre," eshte shprehur prerazi Hitaj. Ky i fundit duket se nuk do te toleroje kete here. Madje ne fjalet e tij kuptohet qarte se kalendari i aktivitetit rrezikon te zbardhet vetem ne fillim te gushtit. Duke pare me kujdes, shtyrja e hedhjes se kalendarit te kampionatit eshte ne dem te futbollit, kur dihet qe gara kete vit fillon qe me 19 gusht. Nderkohe, me 10 gusht pritet te zhvillohet edhe Superkupa. Gjithsesi, shpresojme qe kampionati dhe parapergatitjet te behen sa me shpejt, ndonese komiteti ende nuk ka saktesuar se cfare strukture do te kete faza e trete e kategorise superiore.

Administratori
21-07-2006, 14:41
Federata enderron miqesore me Angline
Olsi Avdiaj

Ekipi kombetar i Anglise eshte nje tjeter alternative per miqesore me 16 gusht. Po, eshte e vertete qe "luanet" nga ishulli verior i Europes mund te pranojne te luajne me kuqezinjte ne daten e lire te UEFA s ne muajin gusht. Kane qene pikerisht burime zyrtare ne federate ato qe kane konfirmuar dje interesimin e FSHF se per nje miqesore me Angline. Keshtu, sipas zedhenesit per shtyp ne FSHF, federata jone tashme ka nisur nje ftese ne federaten angleze per nje miqesore. Sipas informacioneve, ne fillim FSHF ka kerkuar qe miqesorja te konfirmohet, me pas pritet te saktesohen edhe detajet e ndeshjes. "Eshte e vertete qe FSHF ka nisur nje ftese ne Federaten Angleze te Futbollit. Kemi bere nje kerkese te tille per daten e lire te 16 gushtit. Kete levizje e kemi bere pasi morem vesh qe Greqia nuk do ta luaje miqesoren me Angline.

Perfituam nga ky fakt dhe beme kerkesen per miqesore. Me te gjitha gjasat ndoshta me 16 gusht do te luajme me Angline. Gjithsesi, kjo nuk do te thote se Turqia ka rene. Skuadra ballkanike vazhdon te jete ne qender te vemendes se FSHF se per miqesore. Nese te dyja pranojne, do te ishte akoma me mire," eshte shprehur dje zedhenesi i FSHF se. Pra, shihet qarte se federata eshte ne kerkim te nje kundershtari per 16 gusht. Madje Barici ka kerkuar brenda mundesive qe te zhvilloje edhe dy miqesore ne muajin gusht. Dhe federata, duke pare kerkesen e kroatit, ka filluar nje kerkim intensiv per miqesore. Te shohim nese me 16 gusht kuqezinjte do te perballen me Angline apo me Turqine. Me ballkanasit skuadra jone ndeshjen e fundit e ka luajtur 12 tetorin e kaluar per eliminatoret e Boterorit 2006.

Ne kete takim skuadra jone ka humbur 2 0. Nderkohe, me Angline kuqezinjte nuk kane luajtur asnjehere ndonje miqesore. Skuadra jone kombetare ka zhvilluar vetem ndeshje zyrtare per eliminatoret e europianeve dhe boteroreve. Ndeshjen e fundit skuadra jone me Angline e ka zhvilluar me 5 shtator 2001 ne Njukasell.

Administratori
21-07-2006, 14:42
Baric: Vetem 6 kuqezinj me bindin!
Driton Latifi

Eksperti i njohur kroat, Otto Baric, po kalon ditet tij te fundit te pushimeve, te cilat po i shijon ne itinerarin Zagreb Vjene Malinska. "Otto Maximalle" se shpejti do te marre rrugen drejt Tiranes, ku per dy vitet e ardhshme do te jete trajner i kombetares shqiptare. Megjithese koha ne dispozicion te tij deri ne ndeshjen e pare zyrtare te kuqezinjve, ne fillim te shtatorit me Bjellorusine, eshte shume e pakte, kroati nuk ndihet shume i shqetesuar. Mbase nuk jepet, sepse me poshte, ne intervisten e tij, zbulon se ne koken e tij jane fiksuar vetem 6-7 lojtare, qe ia kane mbushur syrin ne kasetat filmike qe ka pare, ndersa te tjeret, sic e thote edhe vete, duhet t'i gjeje. Po ku? Kur dhe si? A i premton koha ta beje kete? Ai shprehet optimist ne kete drejtim, por mbase e ka fjalen per nje te ardhme jo dhe aq te shpejte, d.m.th. jo per ndeshjet e para eliminatore te ketij europiani, sepse sfida me Bjellorusine po troket te dera.

Madje, Oto Baric, sipas te gjitha gjasave, nuk do te kete mundesi ta shikoje skuadren as ne ndonje ndeshje miqesore para asaj zyrtare, as ne ndonje zbor disaditor, pasi edhe kjo mundesi e fundit ka rene poshte. Kjo, sepse klubet nuk i lejojne lojtaret e tyre te jene ne dispozicion te trajnerit kuqezi vec datave te lira te UEFA-s. E vetmja mundesi ka mbetur 16 gushti, date e lire per miqesore. Po a do ta sigurojme dot nje te tille. Kjo mbetet per t'u pare.
- Baric, si eshte puna juaj me Shqiperine? Si e vleresoni kete eksperience te re?
Per here te pare me perfaqesuesen shqiptare do te jem ne fushe me 16 gusht. Per fat te keq, kundershtar i kombetares A do te jete perfaqesuesja e kampionatit shqiptar. Kjo do te jete ndeshja e vetme pergatitore para perballjes me Bjellorusine ne Minsk dhe me Rumanine ne Tirane, ndeshje keto kualifikuese per kampionatin europian te vitit 2008. Kundershtaret tane ne grup jane te forte, por jam i bindur se dicka do te arrijme.
- Si ju duket kombetarja e Shqiperise, aq sa e njihni?
Me e mire nga sa e mendojne shume njerez. Brigeli ka arritur qe te beje dicka me kete skuader. Shqiptaret kane gjashte a shtate lojtare te shkelqyeshem, qe me bindin vertet. Prandaj, mua me duhet te gjej edhe nja kater a pese te tjere, qe te kemi nje skuader interesante, e cila sigurisht do te jete me e mire se deri me tani. - Sipas jush, cilet jane keta lojtare te shkelqyeshem, te cilet e paskan vendin te sigurt ne kombetaren qe do te drejtoni?
- Bogdani, Cana, Skela, Lala, Beqiri dhe portieri Lika jane baza e ekipit, te te cilet nuk dyshoj aspak. Ata e kane vendin te sigurt ne kombetaren qe do te drejtoj. Te tjeret, sikurse ju thashe, me duhet t'i gjej.
- Kemi informacion se kontrata juaj financiare me Federaten Shqiptare te Futbollit eshte shume e mire?
Po, eshte e mire.
- 400.000 euro neto per sezon?
Kete e thoni ju.

- A eshte Shqiperia aq e mire sa te mund te mposhte Kroacine?
E dini si jane gazetaret? Ne gazetat kroate ka dale titulli "Shqiperia mund te mundte edhe Kroacine", duke m'u referuar mua. Kete nuk e kam thene kurre dhe as qe do ta mendoja. Ne radhe te pare pasi jam kroat. Pastaj se e di fare mire cila eshte Kroacia dhe cila Shqiperia. E vetmja gje te cilen e kam thene eshte se Shqiperia ime eshte aq e forte sa mund t'i shkaktoje probleme Kroacise, e cila sot nuk eshte aq e mire sa mund dhe duhet te jete. Por gazetarit i eshte dukur shume e bute kjo deklarate dhe i eshte dashur ta permiresoje.

- Duke zgjedhur Shqiperine, a e keni tradhtuar Qipron? Kemi degjuar se keni qene kandidat i forte per postin e trajnerit te Qipros?
Me Qipron kam diskutuar shume seriozisht dhe nuk e kam tradhtuar. Per gjithcka ishim marre vesh, por me pas trajneri i tyre, me duket se eshte nje grek, pas disa deshtimeve, arriti ta ruaje postin e tij. Kesisoji, nuk kishte vend per mua, keshtu qe zgjodha Shqiperine.
- Pse Qiproja dhe pse Shqiperia?
Ne radhe te pare se dua te punoj, sepse mund te jap ende shume. Do te doja te jepja per Dinamon e Zagrebit, por nuk u kuptuam. Ne Qipro me pelqente klima, ashtu si edhe ne Shqiperi. Tirana eshte vetem nje hap larg detit, ndersa ne Durres eshte gati si ne Dubrovnik.

- A mendoni se do te jeni i lumtur ne Shqiperi?
Do te jem, pasi atje nuk do te degjoj Mirosllav "Qira" Blazhevicin, deklaratat e te cilit ne gjashte vjetet e fundit jane me shume se qesharake.
Bogdani-Udineze, nyja mbetet kohezgjatja e kontrates
Ende asgje ne drite per sa u perket tratativave mes Udinezes dhe Erjon Bogdanit, por gjithsesi, duket se ne fund te dyja palet do te gjejne gjuhen e perbashket. Problem mbetet kohezgjatja e kontrates. Bogdani deshiron te firmose per tre vjet, ndersa Udineze kerkon ta beje te vetin per kater vjet. Sigurisht, Bogdani po lufton per rritjen e rroges qe do te perfitonte, por ne fund duhet te dorezohet.

Udineze perben per sulmuesin shqiptar destinacionin me te mire te mundshem, pasi klubet e medha kane dale nga skena. Pastaj Udineze eshte gati t'i paguaje futbollistit shqiptar nje rroge me te larte se 400 mije eurot qe i garantonte Siena, e cila duket se nuk ka hequr dore perfundimisht. Ne te njejten kohe Udineze mund te mbylle tratativat me futbollistin napolitan te krahut, Agostino Garofano. Garofano do te zbriste ne "Friuli" ne formen e bashkepronesise.

Administratori
21-07-2006, 17:13
Besart Berisha: Jetoj me endrren kuqezi
Driton Latifi

Pasi e ka nenshkruar kontraten e re trevjecare profesionale me Hamburg SV, Besart Berisha tregon per "Sportin shqiptar" se qellimi i tij i ardhshem eshte te veshe fanellen kuqezi, te kombit te tij. I veshur me nje "look" mjaft urban dhe me floke te lyer, pas gjithe atij ferri qe kishte kaluar nepermjet ngritjes deri te Hamburg SV, pastaj largimit nga Gjermania, mbetjes ne Kosove dhe rifillimit te jetes se futbollistit ne Danimarke, para se ta nenshkruante kontraten e re me ekipin e Bundesliges, Berishes sikur i ishte kthyer buzeqeshja. Ne e takuam ditet e fundit te Boterorit ne Hamburg, gjate nje kohe pushimi te shkurter, pasi ishte i angazhuar maksimalisht me fazen pergatitore te Hamburgut, dhe biseduam per shume gjera me te.

Madje, gjate kesaj kohe ai thirret ne telefon, jo per te paren here, nga presidenti i FSHF-se, Armand Duka, i cili kishte dashur ta takonte direkt Besartin kur gjendej ne Gjermani, por per arsye objektive nuk kishte mundur. Numri nje i futbollit shqiptar vijon interesimin e tij per ta bere pjese te kombetares kuqezi kosovarin e Hamburgut, gje e cila e ben me krahe vete futbollistin e ri dhe shume te talentuar. Sapo perfundon biseden telefonike me presidentin Duka, Besarti fillon dhe rrefehet: "Kurre nuk kam menduar te largohem nga futbolli, por dua te pranoj se muaji qe e kalova ne Prishtine, duke pritur pasaporten dhe ndalesa qe me behej te hyja ne Gjermani, vertet ka qene dicka e veshtire. Tani keto veshtiresi kane kaluar dhe gjerat kane ecur per mire. Jam rikthyer tek Hamburgu, pas kembenguljes se stafit teknik te skuadres, dhe jam riambientuar lehte. Stervitjet kane filluar me intensitet, por po i perballoj pa asnje problem.

Dua te marr maksimumin ne kete faze pergatitore, qe kur te fillojne ndeshjet zyrtare te jem ne kulmin e formes sime. Sa i takon Hamburgut, me te cilin do te luaj ne Bundeslige, mendoj se eshte nje ekip me mentalitet fituesi. Deri me tani kam punuar edhe vete per te qene me i pergatitur ne fazen para kampionatit. Aktualisht jam sulmuesi i trete ne ekip, por besoj se do te me jepet rasti gjate ndeshjeve te kampionatit qe ta tregoj veten. Per kete moment mendoj se jam me i pergatitur edhe psikologjikisht se sulmuesit e tjere, pasi di ta kontrolloj presionin," - tha Berisha, i ulur ne kafenene "Sturbucks", ne qender te Hamburgut.

Ai pranon se ekipi i tij do te garoje ne Ligen e Kmpioneve dhe kjo do te jete sfide e madhe per te. "Do te luajme nje ndeshje para grupeve dhe deshiroj te na bjere me Zvezden e Beogradit. Deshiroj te shkoj dhe te shenoj gola atje, ne mes te Beogradit. Deshiroj ta shkyej Zvezden," - thote plot optimizem dhe mllef njeherazi Besart Berisha. Ky i fundit, para se te kalonte ne futbollin profesionist, kujton se si femije i ka ndjekur nga afer lojerat e mesfushorit te kombetares shqiptare, Ervin Skela, i cili e ka mahnitur. "E kam percjelle si femije dhe me ka pelqyer menyra e tij e lojes.

Mendoj se kombetarja shqiptare ka edhe te tjere lojtare te njohur, si Tare, Cana, Bogdani dhe te tjere". Nderkohe, i pyetur nese ka deshire te luaje edhe ai per ngjyrat kuqezi, Besart Berisha te pergjigjet me pyetje: "Pse, a ka futbollist me gjak shqiptari qe nuk deshiron ta veshe fanellen kuqezi. Si mund te mos e enderroj edhe une kete dite. Madje, jam kontaktuar nga vete presidenti Duka, i cili me ka kerkuar te plotesoj dokumentacionin e duhur per nenshtetesi shqiptare dhe per te qene pjese e kombetares shqiptare. Kjo gje me ka lumturuar pa mase dhe me ka bere te stervitem akoma me shume. Ky eshte rasti me fatlum i jetes sime dhe kurrsesi nuk dua ta humbas." Pra, sulmuesi 20 vjecar ritheksoi kandidaturen e tij per nje fanelle kuqezi.

"Keto dite kam qene ne bisedime te rregullta me zyrtaret dhe me vete kryetarin e Federates se Futbollit te Shqiperise, Armand Duka, i cili eshte interesuar per rastin tim, qe une te pajisem me pasaporte shqiptare. Shume shpejt do ta kompletoj dokumentacionin e kerkuar dhe do t'ua dergoj zyrtareve te FSHF-se. Pastaj, me te marre pasaporten e Shqiperise, shpresoj te luaj me kombetaren kuqezi, per te cilen te shenoj sa me shume gola. Kjo eshte enderra me e madhe e jetes sime, e cila me duket se do te realizohet jo shume larg," - thote ne fund Besart Berisha, ne syte e te cilit duket qarte gezimi qe i jep oferta per t'u veshur kuqezi.

Berisha, "benjamini" i presidentit Duka
Ditet e Boterorit, presidenti i FSHF-se, Armand Duka, pasi kishte kontaktuar me Berishen disa here ne telefon, ka tentuar te realizoje nje takim me futbollistin kosovar, me ndermjetesimin e dikujt tjeter, por futbollisti i Hamburgut e ka pasur te pamundur, pasi per momentin ishte i grumbulluar me skuadren e tij. Kesisoji, takimi koke me koke mes tij dhe presidentit Duka nuk u realizua. Megjithate, Besart Berisha i ka vijuar kontaktet e rregullta telefonike me presidentitn Duka dhe zyrtare te ekipeve kombetare ne FSHF. Sidoqofte, sipas burimeve prane lojtarit ne fjale, me kete problem po merret drejtperdrejt numri nje i futbollit shqiptar. Ky interesim i vete presidentit Duka, por edhe deshira e tij e madhe, sikurse e pohon vete, per te veshur fanellen kuqezi, te cilen e ka pasur enderr qe kur ka filluar te luaje futboll, i ka perparuar shume bisedimet. Madje, tani problemi ka mbetur tek vete lojtari, te cilit FSHF-ja i ka kerkuar te kompletoje dokumentacionin e duhur per te marre nenshtetesine shqiptare dhe per te qene i gatshem per kombetaren kuqezi, sa me pare te jete e mundur. Berishes i duhet te rregulloje fillimisht disa dokumenta ne Prishtine, pune e cila duhet te perfundoje deri ne fund te javes se ardhshme, sipas marreveshjes mes dy paleve, pastaj t'i dergoje ato ne Tirane. Per momentin Besart Berisha ka dokumenta jugosllave, por duhet t'i "flake" ato dhe te marre nenshtetesine shqiptare, per te bere te mundur aktivizimin e tij me kombetaren kuqezi.

Administratori
21-07-2006, 17:26
Tare: Deklarata e Baricit, emocionale!
Jeton SELIMI

I lene "jashte" grupit baze te kombetares sone nga kreu i stolit kuqezi, Oto Baric, ne nje interviste te para dy diteve te ketij te fundit, sulmuesi shqiptar qe mbron ngjyrat e Lacios, Igli Tare, jep nje pergjigje te prere fillimisht ne kete drejtim: "Besoj ka qene nje deklarate emocionale e Baricit, sepse fliste per here te pare si trajner i kombetares shqiptare." Keshtu e ka nisur intervisten e tij per "Sportin shqiptar" kapiteni kuqezi, Igli Tare, i cili po vuan keto dite edhe ndeshkimin e Lacios se tij nga gjykatat sportive italiane. Njeherazi, Tare, edhe pse e konsideron deklaraten e bere nga trajneri kroat i kuqezinjve thjesht nje moment emocional, ai e shikon CV-ne e Baricit si me te sakten per stolin kuqezi, pas asaj te Skales.

Sidoqofte, nuk ngurron te nenvizoje faktin tjeter, te konstatuar prej tij, ate te mosaprovimit te menyres se si e ka nisur punen trajneri kroat. Ne kete pike nuk kerkon te zgjatet shume, por mjaftohet me shprehjen: "Vlefshmerine e Baricit si trajner i kombetares sone do ta vertetoje koha." Megjithate, fillimi i mbare eshte gjysma e punes dhe, per Taren, duket se starti i punes se Oto Baric ne krye te stolit kuqezi ka nisur me kemben e gabuar. Gjithashtu, Tare rrefehet edhe per marredheniet e tij me klubin roman si dhe te ardhmen ne skuadren laciale dhe ate kuqezi.

- Igli, pas vendimeve te fundit te gjykates sportive italiane, Lacio e shikon veten ne serine B. Si jane tanime relatat Tare-Lacio?
- Nuk ka ndryshuar asgje. Une jam lojtar i Lacios dhe ceshtja ende nuk eshte mbyllur, ndaj nuk ka ndryshuar asgje.
- Kjo do te thote se Tare i qendron besnik Lacios?
- Une kam kontrate me klubin lacial dhe dua ta respektoj ate, qofte ne serine A apo ne serine B. E ardhmja ime do te jete te skuadra e Lacios, sido qe te shkojne punet.
- Te flasim pak per kombetaren. ceshtja qe "djeg" me shume eshte rinovimi i formacionit kuqezi...
- Rinovimi eshte nje proces qe duhet bere ngadale dhe ne perfundim te cdo edicioni, domethene cdo dy vjet. Me termin rinovim nuk duhet abuzuar nga askush.
- Trajneri Baric ka deklaruar se fundi se tashme e ka nje bosht dhe se do te rinovoje pjesen tjeter. Ju me duket se nuk jeni pjese e atij boshti. Si e gjykoni kete qendrim te kroatit?
- Besoj se trajneri Baric do te kete qene shume i emocionuar kur e ka bere ate deklarim. Natyrisht, nuk i ve faj, ishte intervista e pare si trajner i kombetares shqiptare dhe mbase ka rene pre e emocionit. Ajo qe besoj une eshte se trajneri Baric nuk do ta prese kombetaren me shpate, ne pjese, dhe ne do t'i gjendemi ne krah per ta ndihmuar. Ai thelbin e deklaroi. Ajo qe me shqeteson mua eshte se nga e ka nxjerre kete thelb.

- Kjo eshte ironi?
- Jo, eshte realiteti. Per mua deklarata e trajnerit Baric ishte nje deklarate emocionale.
- Mos valle mendoni se Baric nuk ishte personi i duhur per te ndermarre kete nisme me kombetaren tone?
- Jo, duke gjykuar nga CV-te e paraqitura, pas asaj te Nevio Skales, ajo e Oto Baricit ishte me e sakta. Kjo qe kerkoj te them une nuk ka te beje me gjashte emrat e permendur dhe me te tjeret e lene jashte.
- Me se ka te beje atehere?
- Me idene e nisjes se punes. Kjo menyre pune le per te dyshuar, por kete do ta shohim me vone.
- Meqe jemi te menyra e punes. Ne Kroaci ka luajtur Tirana, por pervec kesaj, Baric ka anashkaluar edhe ndeshjen e kampioneve te Elbasanit. Kjo menyre pune na duket shume familjare, si e paraardhesit te tij...
- Fillimi i mbare eshte gjysma e punes. Mbase ai nuk e ka pare te arsyeshme te ndjeke skuadrat tona. Mesa duket kerkon te na shohe vetem ne testin e 16 gushtit qe do te zhvilloje kombetarja A me ate B.

- D.m.th nuk do te kete nje miqesore te mirefillte?
- Une jam njoftuar vetem per nje perballje mes kombetares A dhe asaj B.
- Rikthehemi te rinovimi. Ju si e gjykoni ndermarrjen e tij?
- Nuk duhet abuzuar me rinovimin. Shohim se behen shume gjera ne emer te rinovimit. Une, Hasi apo te tjere jemi vertet ne moshe te madhe, por ama nuk eshte ky thelbi i punes. Mungon ideja e rinovimit. Lojtaret duhen perzgjedhur ne menyren me te mire te mundshme. Deri me sot ata qe kane shkelqyer jane afruar dhe askush nuk eshte bere pengese per ta. Ne na duhet nje plan serioz. Intervista e Baric nuk e permbante kete. Me la shume dyshime. Por kete do ta tregoje koha.
- Duket se nuk e aprovoni aspak...
- Ajo ishte interviste e dale nepermjet kasetave. Nje konkluzion i tille me duket i cuditshem. Besoj se do te ishte me e drejte qe Baric ta shikonte skuadren nga afer. Ta shikonte ne ndeshje dhe pas tre-kater muajsh te jepte nje konkluzion me te qarte. Gjithsesi, sic e thashe me lart, konkluzioni i tij ishte i cuditshem.
- E cuditshme ishte dhe deklarata e tij ne fillim se Shqiperia e mund Kroacine, apo nuk e keni lexuar?
- E kam lexuar dhe e kishte pergenjeshtuar dicka te tille.
- Pra, ju kerkoni njekohesisht nje grup solid dhe nje rinovim te kombetares. Duket e veshtire apo jo?
- Nese behet ne menyren e duhur nuk eshte e veshtire. Patjeter qe duhet grupi solid, por ama qe ky grup te jete sa me i forte duhet qe lojtaret, te cilet e perbejne ate, te jene me kontrata te rregullta ne klubet ku militojne. Ne kombetare nuk mund te vije cilido, vetem se ka deshire per te luajtur, ne kombetare duhet te vije ai qe e meriton.
- Edhe sa mund t'i jape Igli Tare kombetares sone?
- E di qe ka nje fillim e nje mbarim. Fillimi im ka kohe qe ka kaluar, por as mbarimi ende nuk ka ardhur...

Tare-Lacio, bashke ne dite te veshtira
Duket se sulmuesi kuqezi Igli Tare eshte i vendosur per ta respektuar kontraten qe ka me klubin bardhekalter te Lacios. Ai thote se do te qendroje me Lacion kudo qe te shkoje skuadra qofte kjo edhe seria B. "Nuk do ta braktis Lacion. Une i detyrohem ketij klubi qe me ka perkrahur ne nje edicion te veshtire si ky i fundit. Me Lacion do te shkoja edhe ne serine B, ndonese ende asgje nuk ka perfunduar. Por sido qe te jete vendimi, une do t'i qendroj Lacios prane sepse kam nje detyrim moral dhe kontraktual me shoqerine bardhekalter."

Fanella kuqezi, krenaria me e madhe e Iglit
"E kam ndjere veten gjithmone krenar qe kam perfaqesuar kombim tim dhe jam ndjere i emocionuar sa here qe kam pasur ne shpatulla fanellen kuqezi!" Kjo eshte ajo qe deklaron shtatlarti kuqezi kur pyetet per ardhmerine e tij me kombetaren. Per te nuk ka asgje tjeter qe mund te krahasohet me krenarine e perfaqesimit te kombit ne fushen e blerte. "E them me plot gojen qe nuk ka gezim e kenaqesi te dyte qe te jete e barazvlefshme me ate te perfaqesimit te kombit tend. Une e dua kombin dhe kombetaren time dhe jam krenar per kete gje."

Administratori
21-07-2006, 17:29
Ne pritje te "maximales" se Baricit
Jeton SELIMI

Ardhja e trajnerit te kombetares shqiptare te futbollit, Oto Baric, pritej diten e shtune, por per arsye te ndryshme ajo u shty deri te henen. E keshtu, dje kroati ka shkelur ne token shqiptare dhe e ka mbajtur frymen ne nje takim koke me koke me presidentin e FSHF-se, Armando Duka, takim i cili kishte per baze krijimin e stafit te punes rreth kroatit. Gjithashtu, dje pritej edhe dalja e Baricit ne nje konference per shtyp, por nje gje e tille do te ndodhe vetem sot ne ambientet e hotel "Rogner". Kjo gje eshte konfirmuar nga zedhenesi per shtyp i FSHF-se, i cili ka shtuar se kroati do te parashtroje strategjine e tij te punes, afatshkurter dhe afatgjate.

Pra, pas ditesh pritjeje plot ankth, te gjitha mediat ne vend do te kene mundesine qe te mesojne detaje nga vete goja e "mbinjeriut" rreth strategjise se tij per kombetaren kuqezi, te pakten deri per ndeshjen e pare zyrtare te shtatorit. Deri me tani, informacione te tilla nuk kane qarkulluar thuajse fare, pervec nje deklarate te vete kroatit ne mediat e vendit te tij (me konkretisht ne te perditshmen e Zagrebit "Sport Novosti", e botuar ne shqip nga gazeta jone, e titulluar ne kroatisht Otto Baric: U Dracu je kao u Dubrovniku), ku ai kishte permendur emrat e gjashte individeve qe do te perbenin boshtin kuqezi, ndersa te tjeret thoshte se i duhet t'i gjeje vete. Por, ne te vertete nuk mund te jete thelbi i konferences, edhe pse deklarata e Baricit solli jo pak zhurme. Kroati do te beje te ditur sot, te pakten keshtu paralajmeroi dje zedhenesi per shtyp i FSHF-se, idete dhe strategjite e tij lidhur me perfaqesuesen tone. Natyrisht qe interesat jane shume te medha, duke pare edhe faktin se Barici ka anashkaluar ndeshjet e para te klubeve kryesore te futbollit shqiptar ne Europe (Elbasani, Dinamo dhe Tirana), nderkohe qe ka folur per rinovim ne momentin e nenshkrimit te kontrates. Te gjitha keto te marra se bashku e bejne konferencen e sotme shume interesante, sidomos po te marrim parasysh zhurmen e krijuar edhe pas deklarates se kapitenit kuqezi, Igli Tare, i lene jashte ketij boshti te deklaruar nga Barici ne median kroate, se trajneri nuk e ka nisur si duhet punen me kesi konkluzionesh te dala nga kasetat. Madje ceshtja ka shkuar deri aty sa persona te afert ne FSHF kane kontaktuar korrespondentin e "Sportit shqiptar", Driton Latifin ne Prishtine, duke i kerkuar shpjegime per intervisten e Baricit, qe e botoi gazeta "Sporti shqiptar" para tri ditesh. Megjithate, per te gjithe skeptiket qe hedhin dyshime mbi kete interviste dhe per vete Baricin, qe dje i ka bere bisht deklarates se tij, duke e modifikuar, si dikur paraardhesi i tij Brigel qe i korespondon faqes elektronike sportive kroate, sqaron te gjitha detajet. Aty eshte intervista e plote e Oto Baricit ne kroatisht. Ky sajt e ka marre intervisten ne fjale ne gazeten sportive te Zagrebit, "Sport Novosti", aty ku e ka marre edhe korespondenti yne ne Prishtine, i cili e ka perkthyer ne menyre profesionale dhe permes "Sportit shqiptar" ia kemi servirur lexuesit.

Gjithashtu, edhe faksimilet e botimit te intervistes ne fjale disponohen nga redaksia, ne kroatisht dhe ne shqip. Nese behet fjale per modifikime, sipas fjales se urte popullore se "sipas vendit behet kuvendi", kete le ta beje Barici, ne konferencen e sotme per shtyp. Nese nuk do te merret me kete, ose nuk fokusohet ne objektiva, te pakten te flase per ngjashmerite e Durresit me Dubrovnikun, sikurse titullohej edhe intervista e tij, e dhene ne dite pushimesh buze detit per te, atehere kur skuadrat tona europiane luanin ndeshjet e tyre, njera prej te cilave brenda ne Varazhdin te Kroacise, qe ne fakt ka "djegur" shume ne kampin kuqezi, por edhe ne FSHF.

Kroati, dje ne mesdite ne Tirane
Oto Baric ka mberritur dje, rreth ores 12.30 ne Tirane, i shoqeruar vetem nga nje valixhe dhe pa bashkeshorten e tij. Gazetareve te shumte qe i kishin zene rrugen para "Rognerit", ai u ka dhene vetem 2 pergjigje te shkurtra, duke demonstruar qarte ate qe e kemi lexuar ne internet per te, se i ka "alergji" njerezit e medias. Megjithate, duke ndier reaksionin e intervistes qe kishte dhene para disa ditesh per "Sport Novosti" te Zagrebit, e ka modifikuar ne moment qendrimin e tij. "Nuk kam thene kurre qe perfaqesuesja shqiptare ka vetem 6 lojtare te afte dhe te vlefshem. Thjesht kam thene qe Shqiperia ka 6 lojtare te shkelqyer dhe disa te tjere te mire." Me tej, pyetjes se kur do ta filloni rinovimin e kombetares, Barici i eshte pergjigjur me bezdi: "Kaq shpejt e doni pergjigjen? Prisni, ka kohe". Dhe ka bere perpara per t'u akomoduar ne dhomen e tij ne "Rogner", nderkohe qe perkthyesi i tij Xeka ka shtuar per gazetaret e shumte: "Barici me thote se nuk deshiron te pergjigjet me."

Administratori
21-07-2006, 17:31
Baric: Premtoj nje kombetare moderne
Jeton SELIMI

Ashtu sic ishte parashikuar, trajneri kroat i kombetares shqiptare, Oto Baric, ka dale ne nje konference per shtyp, menjehere pas perfundimit te takimit mes perfaqesuesve te federates. Ai iu pergjigj pyetjeve te shumta te gazetareve dhe ndonjehere pati edhe "ferkim" mes perfaqesuesve (Mici, cela, Baric, Nurishmi) dhe medias, ku ndonje pyetje shkaktonte mermeritje mes te pranishmeve. E megjithate, Barici dje ka folur hapur perpara mediave, ndonese disa detaje iu lane kohes, te pakten ashtu sic deklaroi vete kroati.

Takimi per stafin, gjithcka ne rregull
Takimi i djeshem mes sekretarit Mici, celes dhe trajnerit Baric ka sjelle edhe venien e piketave te para te punes se kroatit. Keshtu, sipas asaj qe konfirmoi vete trajneri dhe sekretari Mici, dje jane zhvilluar bisedimet e para rreth krijimit te stafit, bisedime qe do marrin trajte te plote ne ditet ne vijim, ne mbledhjen e radhes te komitetit ekzekutiv. "Ju gazetaret kerkoni te dini gjithcka menjehere. U zhvillua nje bisede normale qe ka pasur si epiqender zhvillimet per muajin e ardhshem te skuadres kombetare. Keto bisedime perfshijne gjera te ndryshme, si akomodimi i lojtareve, vendi ku do te grumbullohet skuadra e te tjera si keto." Por, ndryshe nga trajneri Baric, ne perfundim te konferences sekretari Mici ka saktesuar se takimi ka pasur te beje edhe me pagesat e pjesetareve te stafit, sidomos te zevendestrajnerit: "Mund t'ju konfirmoj se kemi biseduar edhe per detajet ekonomike te ndihmesit te Baricit. Per pagesen e vete trajnerit kemi rene dakord me kohe dhe ky eshte nje kapitull i mbyllur. Sot biseduam vetem per ndihmesin e tij."

Miqesorja e gushtit, del ne skene Uruguaji
Nje tjeter teme e nxehte eshte edhe miqesorja e dates 16 gusht. Nga ajo qe dihet deri me tani, kundershtari i vetem i kombetares sone do te jete kombetarja B, por trajneri Baric ka konfirmuar dje se po vijojne kerkimet per nje perballje te nivelit te duhur: "Federata po kerkon nje kundershtar te forte. Deri me tani nuk e kemi, por shume shpejt do ta kemi, sepse po zhvillohen bisedimet. Une pres qe brenda javes te mesojme emrin e kundershtarit te kombetares sone." Ndersa nga ana tjeter, sekretari Mici ka deklaruar se dje ka mberritur nje faks nga federata e Uruguajit, se ciles i eshte kthyer pergjigje pozitive. Tani mbeten per t'u percaktuar detajet dhe vendi i zhvillimit te saj, nese bien dakord te dyja palet. "Federata ka marre nje ftese nga homologia e saj uruguajane, e cila eshte shprehur e gatshme per nje takim miqesor me Shqiperine. Ka mbetur per t'u percaktuar vetem vendi i zhvillimit te takimit si dhe disa detaje te tjera."

Rinovimi i kombetares, sot takim me Bushatin
Duke qene se rinovimi i kombetares sone eshte dhe pikesynimi kryesor i federates (kualifikimi per ne europian eshte harruar), kroati Baric do te zhvilloje sot nje takim me trajnerin e Shpreses kuqezi, Artan Bushatin, me te cilin do te diskutoje pikerisht per kete ceshtje dhe per elementet me me perspektive. "Kombetarja kuqezi ka nevoje per lojtare te rinj. Une kam permendur disa emra, duke i cilesuar te domosdoshem, por kemi shume nevoje per fryme te re. Neser (sot) kam nje takim me trajnerin e kombetares U-21, Artan Bushatin, me te cilin do te diskutojme per lojtaret me te mire te rinj qe militojne ne vend, por edhe per ata qe luajne jashte. Ne do te bejme ate qe duhet ne kete drejtim dhe per kete jam i vendosur."

Lufta MTKRS-FSHF, Barici ngre supet
I pyetur rreth pozicionit te tij ne kombetaren shqiptare ne nje kohe kur federata eshte perfshire ne nje "lufte" gjyqesore me MTKRS-ne, ku kjo e fundit deklaron paligjshmerine e FSHF-se, Barici thote se nuk eshte ne dijeni te kesaj, por ka shtuar se ka besim te ajo qe ka biseduar me zyrtaret e federates. Madje, edhe kur meson se shteti yne ka kontaktuar me ambasadat e Austrise dhe te Kroacise ne vendin tone, per ta njoftuar Baricin se po nenshkruan nje kontrate te paligjshme me nje institucion te paligjshem, qe nuk njihet nga shteti, trajneri kroat u ka dhene nje "grusht te forte" deklaratave te meparshme te drejtorit Spahiu per kete problem. "Une besoj te njerezit. Nese ka dicka qe eshte e jashteligjshme, ne do te ulemi dhe do ta sqarojme problemin. Por, nese eshte ashtu sic me thoni ju, mua nuk me ka njoftuar njeri per dicka te tille, madje as ambasadat austriake e kroate ketu ne Tirane, ku kam miq e shoke. Madje, jo me larg se pak dite me pare, me uroi vete ambasadori kroat ne Shqiperi per emerimin tim si trajner i kombetares shqiptare. E kemi lene qe te darkojme se bashku tani afer."

Njohja, kasetat e edicionit te fundit
10 ndeshje te zhvilluara nga kombetarja jone ne eliminatoret e fundit kane qene nen vezhgim te rrepte nga trajneri, i cili deklaron se, nepermjet asaj qe ka pare, ka arritur te mesoje sesi funksionon kombetarja jone. Madje, ai ka premtuar se do te rrise nivelin e lojes sone dhe se do te punoje shume fort. "Kam pare 10 kaseta te takimeve te Shqiperise ne eliminatoret e Boterorit Gjermani 2006, dhe praktikisht i bie qe te kem pare pjesen derrmuese te takimeve te luajtura. Kam pare sesi funksionon kjo skuader dhe, duke i marre parasysh te gjitha, menyren e lojes dhe kohen ne dispozicion, them se do te permiresojme mjaft gjera. Une dua qe te bej ndryshime dhe loja e perfaqesueses shqiptare te arrije nivele europiane, te behet me moderne."

Kuqezinjte, Barici mendon "gjakun e ri"
"Lojtaret aktuale te kombetares shqiptare jane lojtare shume te mire. Une kam permendur disa emra, si Skela, Lika, Bogdani e te tjere, por kjo nuk do te thote se lojtaret e tjere jane te keqinj." Keshtu e nis Oto Baric pergjigjen per pyetjen me delikate dhe qe ka krijuar jo pak reaksion ne mediat sportive ditet e fundit. Gjithashtu, ai mendon se do te arrije t'i shfrytezoje te gjitha potencialet qe do te kete ne dispozicion. "Kohen do ta shfrytezojme ne maksimum dhe, pervec kesaj, do te shfrytezojme cdo element tjeter pozitiv. Une kam nje vizion te qarte dhe e di se cfare kerkoj. Kombetarja shqiptare nuk do te varet nga nje futbollist, pasi do te bejme cmos te kemi te pakten nga dy lojtare te denje per cdo rol. Ne do te arrijme te mundim nje nga skuadrat e forta. Kete do ta bejme."

Kroati: Kualifikimi? Premtoj qe do te punoj
E ndersa dihet qe kundershtari me i forte i perfaqesueses sone eshte natyrisht dhe pretendenti kryesor per te dale nga grupi, Holanda, trajneri Baric i ka idete te qarta ne kete pike. Ai nuk kerkon te leshoje "bomba" rreth kualifikimit, teksa shikon si me jetike zgjidhjen e problemeve te tjera. "Une jam i ri ketu dhe dua kohe. Do ta shfrytezoj ne maksimum kete kohe. Une premtoj qe do te punoj. Nuk mund te premtoj gjera te tjera. Do te ishte e pabaze per shembull qe te deklaroja se do te mundnim Holanden. Ne nuk jemi te shkelqyer, por do te permiresohemi,"- deklaron Oto Baric, trajneri i kombetares shqiptare.

Ngaterresa, Shqiperia ne vendin e 85-te!
Ne deklarate e siper, trajneri Baric harron se kombetarja shqiptare eshte permiresuar me 20 vende pa zhvilluar asnje takim dhe mban mend renditjen e vjeter, kur kuqezinjte pozicionoheshin ne vend te 85-te ne renditjen boterore te FIFA-s. "Si mund te jete e lehte rruga kur Shqiperia pozicionohet e 85-ta ne liste?" Me pas, pas nderhyrjes se gazetareve dhe drejtuesve te federates, trajnerit i eshte bere e qarte situata dhe ai me pas ka shtuar: "Ajo qe di une eshte se do te godasim. Do te mundim nje nga rivalet tane."

Avantazhi, gjuha gjermane dhe serbo-kroate
Ndersa numeronte punen dhe veshtiresite qe prisnin skuadren kuqezi dhe ate si trajner, Barici ka deklaruar se kombetarja ka nje avantazh te madh dhe ajo eshte gjuha. Duke qene se shume lojtare kuqezinj kane milituar apo militojne ne Gjermani dhe disa jane kosovare, Barici ka vene ne dukje se keto dy gjuhe do te perbejne nje arme me shume per kombetaren tone. "Ne e kemi nje avantazh dhe kjo eshte gjuha. Shume lojtare dine gjermanisht dhe serbo-kroatisht, ndaj besoj se nuk do te kemi veshtiresi ne komunikim."

Administratori
15-02-2007, 16:21
Baric: Shqiperia s'ka as lojtare, as loje
Driton Latifi


Trajneri kroato-austriak i kombetares shqiptare ne futboll, Oto Baric, duket se nuk eshte me aq entuziast sa ne fillimet e punes se tij, kur deklaronte per "revolucion" kuqezi, ne te gjitha aspektet, te rinovimit te ekipit dhe te arritjeve te rezultateve pozitive. Tashme ai nuk e merr guximin te flase per asnjeren nga keto te dyja, as per kuote pikesh ne fund te eliminatoreve ne grup per Euro 2008-n. Duket qarte se ndeshja miqesore e Shkodres me Maqedonine, luajtur me 7 shkurt dhe e fituar nga fqinjet tane juglindore, ia ka prishur humorin trajnerit Baric. Madje e ka vene ne pozite te veshtire. Numri nje i stolit kuqezi, Oto Baric, ne deklarimin e tij per "Sportin shqiptar", ka hedhur ne skene mungesen e dy komponenteve kryesore te kuqezinjve, per te arritur deri te fitoret. Ndonese direkt pas ndeshjes miqesore me Maqedonine i ka permbajtur nervat, duke u shprehur diplomatik, se terreni ka qene i veshtire, trajneri i kuqezinjve, Oto Baric, ka pranuar se kombetares shqiptare i mungojne lojtaret cilesore dhe loja e duhur, qe tifozeria t'u gezohet fitoreve. Po keshtu, gjashte muaj pas marrjes se detyres se trajnerit te kuqezinjve, kroato‑austriaku ka arritur ne perfundim se ndryshimet ne kampin kuqezi nuk jane te lehta, por shume te veshtira. Me gjithe zevendesimin e Tares, qe eshte konsideruar pike referuese e sulmit te kombetares shqiptare, kombetarja kuqezi nuk ka mundur te gjeje zgjidhjet e sulmit me kombinime ndaj Maqedonise, por ka vijuar te luaje vetem me topa te thelle, qe nuk eshte loje e preferuar e sulmuesve te tjere, te sprovuar, si Kapllani, Bogdani dhe Berisha.

"Per te arritur deri te fitoret dhe suksesi i deshiruar nga tifozet, nje kombetareje i duhet fondi i mjaftueshem i lojtareve cilesore, si dhe loja qe do ta benin ata, me te cilen do te identifikohej edhe vete kombetarja," - thote shkurt trajneri Baric, duke lene qarte te kuptohet se keto dy komponente i mungojne ekipit qe drejton.

Pas insistimit tone disa here, se a do te thote kjo se ky percaktim i tij profesional ngerthen vetem ndeshjen miqesore me Maqedonine, apo shtrihet me tej, kroati pranon ne fund: "Ketu flas per cka kam pare ne keto 6 muaj qe e drejtoj kombetaren shqiptare. E verteta eshte se nuk kemi as loje dhe as lojtare, por, me besoni, une nuk dorezohem kollaj. Do te bej cmos qe t'i gjejme qe te dyja."

Sa i takon miqesores se 7 shkurtit me Maqedonine, te cilen ai e kishte paracaktuar si nje test gjeneral te kuqezinjve para Sllovenise, trajneri Oto Baric nuk kerkon te ndalet shume tek gjerat negative, por mundohet t'i jape nota optimizmi vetes dhe ekipit qe udheheq. Ai insiston se, pavaresisht zhgenjimit qe pesoi nga ekipi ne kete ndeshje, ka patur edhe elemente pozitive ne perballjen e humbur te 7 shkurtit me maqedonasit. "Ne ndeshjen me Maqedonine ishte ne nivelin e duhur i riu Hyka. Berishes i duhet edhe pak kohe, por une dua te bej ndryshime, qe nuk jane aspak te lehta. Drejtuesve te federates u kam kerkuar edhe Rrustemin per ndeshjen me Sllovenine. Shpresoj qe ai te pajiset me nenshtetesi shqiptare, qe ta kemi te gatshem per ndeshjen e 24 marsit, por edhe per sfiden pasuese me Bullgarine e ne vazhdim," - tha Baric.

I pyetur mbi "revolucionin" kuqezi ne kombetare, i trumbetuar disa here prej tij, por i kerkuar disi me ngulm edhe nga media sportive shqiptare, duke pare moshen mesatare te formacionit titullar, Oto Baric konfirmon edhe nje here se nuk eshte kunder lojtareve te vjeter, por shton se duhet t'u jepet rasti te rinjve, qe ekipi te kete me shume zgjedhje ne te ardhmen.

"Nuk jam kunder te vjeterve, sepse perhere ndryshimet ne ekip duhet te behen faze pas faze, pra ngadale. Une, para se te bej ndryshime, dua te jem plotesisht i bindur se lojtaret qe zevendesohen, largohen per zgjedhje me te mire. Pra, nje futbollist e gjykoj nga forma sportive dhe vlerat qe paraqet ne stervitje dhe ne ndeshje, jo nga mosha. Kjo e fundit nuk perben kriter paresor per mua dhe besoj per cdo trajner tjeter," - nenvizon kroati.

Po a mund te merret ky percaktim i Baricit, se kombetarja shqiptare nuk ka lojtare, as loje, si "flamur i bardhe" para ndeshjes se radhes zyrtare me Sllovenine. Trajneri kroat nuk e pranon nje gje te tille, teksa shpreson se per ndeshjen me Sllovenine gjerat do te shkojne me mire. "Shpresoj qe ne ndeshjen me Sllovenine do te na ndjeke fati i motit me te mire dhe forma me e mire e lojtareve, sidomos ne ekipet e tyre, ku ata luajne. Deri atehere do ta ndjek me shume kujdes formen e lojtareve dhe aktivizimin e tyre ne klube, per te bere zgjedhjet me te mira te mundshme," - perfundon "Oto Maximale", qe deri tani, ne krye te kuqezinjve, nuk e ka materializuar aspak kete vetepercaktim.

SMACKDOWN
10-04-2007, 14:38
Shume mire ke bere qe ke postuar foto te kombtares kuq e zi
te lumte duhet te krenehohemi me ta

Christian
03-06-2007, 11:19
SHQIPERI vs Luksemburg 2-0
Fıtore e paster e kombetares sone perballe modesteve te Luksemburgut.
Te merkuren ndeshja e kthımıt

Christian
06-06-2007, 17:44
Sot ndeshja Luksemburg - SHQIPERI

Christian
07-06-2007, 11:35
Luksemburg - SHQIPERI
Tjeter fitore per kuqezinjte e Baric, te cilet fale golave te Skeles dhe Kapllanit(2) u marrin nje tjeter 3-pikesh modesteve te Luksemburgut ne fushen e tyre.
Nje fitore e paster dhe plotesisht e merituar qe e ngjit Shqiperine ne vendin e 4-t ne kuoten e 9 pikeve ne Grupin G, pas Hollandes, Rumanise dhe Bullgarise, duke lene pas vetes Bjellorusine, Sllovenine dhe Luksemburgun.
Ndeshjet e ardhshme do te jene me 8 dhe 12 shtator.

Christian
08-06-2007, 10:50
Bjellorusi - SHQIPERI 2-2 (1 pike)

Christian
08-06-2007, 10:51
SHQIPERI - Rumani 0-2 (0 pike)

Christian
08-06-2007, 10:51
Hollande - SHQIPERI 2-1 (0 pike)

Christian
08-06-2007, 10:52
SHQIPERI - Slloveni 0-0 (1 pike)