PDA

Versioni Origjinal : Futbollistet Shqipetar jashte vendit!



Faqe : [1] 2

AlbShkodra
23-09-2003, 16:18
Informacione dhe diskutime ''mbi futbollistet Shqiptar jashte vendit''

AlbShkodra
23-09-2003, 16:29
ITALI :

Sulmuesi shqiptar ka arritur te shenoje dygolesh ne Serine B

"Florian Myrtaj si Bepe Sinjori"

Florian Myrtaj eshte ka pothuajse te njejten histori me ate te Bepe sinjorit, sulmuesit te Bolonjes. Te dy lojtaret kane pothuajse te njejten strukture dhe te njejtat karrakteristika. Te dy trajneret, si Salvioni ashtu dhe Zeman (ish trajner i Sinjorit) mbeshteteshin, mbi te gjithe ne lojen e kolektivit. Nuk eshte se kane nje lojtar tek i cili varin shpresat, dhe ne grup ka emrat pak te njohur. Dy skuadra qe jane ndertuar duke "peshkuar" edhe ne kategorite e meposhtme. Shembulli me i mire do te ishte historia e bomberit me te famshem te Foxhias se asaj kohe, Bepe Sinjori. Nje histori e tille eshte pothuasje e njejte me ate te sulmuesit shqiptar te Verones se Salvionit, Florian Myrtaj. Sinjori kishte cilesi te rendesishme, por kishte perfunduar te skuadra e serise C2, Trento. Zeman e zbuloi ate, e grumbulloi ne skuader dhe e me pas rezultatet i dhene te drejte. Myrtaj ka ardhur ne Verona pas nje kalvari te gjate ne serite e meposhtme. Por ekzekutimi fantastik i asaj goditje denimi, per golin e dhe goli tipik i sumuesit te races, i cili i ka dhuruar Verones fitoren e madhe, kane demostruar tashme kualitetin e tij.

AlbShkodra
23-09-2003, 16:32
ITALI :

Tulli sposton Bogdanin drejt stolit te Salernitanes

Revolucioni ne skuadren e Salernitanes eshte tashme gati, dhe mes emrave qe do te preken nga nje levizje e tille, figuron dhe ai i Erjon Bogdanit, sulmuesit shqiptar qe iu bashkua kesaj Salernitanes vetem ne fillim te ketij sezoni. Lajmi eshte bere i ditur dje ne nje te perditshme italiane, sipas te ciles trajneri Pioli, per ndeshjen e javes se ardhshme kunder Palermos, do te ndryshoje gjysmen e Salernitanes. Te pakten kater do te jene te rejat e 11-shes baze ne krahasim me skuadren qe u mund nga Katania. Nuk do te jete Lai, Pierotti Gioacchini dhe Bogdani. Pra trajneri i Salernitanes do te zevendesoje kater futbolliste te cilet nuk e kane bindur ate ne humbjen e te shtunes ne mbremje. Me gjithe keto nderhyrje, ka reparte qe mbeten akoma te zbuluar. Ne nje fare menyre, po ta analizojme skuadren qe ka zbritur ne fushe ne keto tre ndeshjet e para, verejme se vetem Bogdani ka qene e reja qe ka hedhur ne fushe Pioli ne krahasim me skuadren e sezonit te kaluar. Sulmuesi shqiptar, i ardhur nga Rexhina ka demonstruar se ka disa veshtiresi per t' pershtatur ne kete realitet te nje kategorie inferiore. Sikurse eshte bere e ditur sulmit kunder Palermos do t'i mungoje Bogdani, nderkohe qe ne vendin e tij do te luaje Tulli (zevendesuesi i tij, autori i golit te vetem kunder Katanias). Ne keto momente ai ka treguar se eshte ne forme te mire dhe se meriton te luaje nga minuta e pare.

'Shekulli'

AlbShkodra
23-09-2003, 16:33
GJERMANI :

Trajneri gjerman:

"cipi ka kryer me se miri pune e tij, me perjashtim te nje gabimi te vogel. Skela nuk ka qene ne nivelin e duhur, nderkohe qe Dragusha ishte i semure"

Brigel: cipi, me i mire per Frankfurtin

Notat me te mira te shqiptareve qe luajne ne Bundeliga 2 i perkasin Currit (2) dhe Aliajt (2.5), dy futbollisteve qe po konfirmojne veten nga ndeshja ne ndeshje

Shekulli

"Nje paraqitje shume e mire e Geri cipit ne ndeshjen qe Eintrachti i Frankfrutit ka luajtur te dielen ne mbremje kunder Kaiserlauternit". Keto kane qene fjalet e trajnerit gjerman te kombetares sone dhe njekohesisht anetar i bordit drejtues te Kaiserlauternit, Hans Peter Brigel, i cili ka qene i pranishem ne shkallet e stadiumit per kete sfide krejtesisht te vecante per te. "cipi ka kryer me se miri pune e tij, eshte shprehur Brigel ne nje telefonate te tij me Kreshnik Agollin, njeriun me te afert te tij shqiptar ne aventuren 9- mujore ne krye te kombetares shqiptare. Mbrojtesi shqiptar, ka bere vetem nje gabim, ndersa per pjesen tjeter te lojes mund te them se ka qene me i miri ne fushe per Eintrachtin". Nje vleresim te tille e ka mbeshtetur dhe vleresimi i dhene nga gazeta "Frankfurter Rundschau". Nderkohe qe revista gjermane "Kicker" i ka dhene noten 4.5 qendermbrojtesit te Frankfurtit dhe te Kombetares shqiptare. Persa i perket shqiptarit tjeter te Eintrachtit, trajneri i Kombetares ka rezervuar vetem "kritike": "Edhe pse ka gjuajtur dy goditje denimi te shkelqyeshme, Skela ka nxjerre ne pah nje paraqitje jo te mire. Ai nuk ka qene ne forme ne kete takim, ku pritej me shume prej tij",- ka nenvizuar Brigeli. Note jo e mire per Skelen, i cili nuk ka qene ne nivelin e tij te zakonshem, megjithese edhe ajo ka bere pjese te lojtaret qe kane luajur mire, edhe pse Frankfurti eshte mundur. "Kicker" ka vleresuar shqiptarin me noten 5. Skela ka shenuar dy nga rastet e pakta te skuadres se tij ne kete takim, duke rrezikuar porten kundershtare nga goditjet e denimit, nderkohe qe ka patur mangesi ne aspektin e organismit te lojes. Ne minutat e fundit te takimit, pikerisht ne minuten e 90, eshte ndeshkuar me karton te kuq, per sjellje antisportive kundrejt Thomas Riedl, ne nje moment kur ne fushe ekzistonte nje gjendje e acaruar. Mungesa e tij ne ndeshjen e radhes do te jete nje problem per trajnerin Reiman. Nderkohe qe e perditshmja gjermane "Sportbild" e ka futur ate mes lojtareve me te mire ne fushe ne kete ndeshje se bashku me nje gol te skuadres dhe dy kundershtare. Persa i perket mos aktivizimit te Dragushes nga trajneri Reiman, Brigel ka bere te ditur se, ai "ka qene i semure gjate kesaj jave dhe nuk ishte ne gjendje per te luajtur". Por te reja interesante ka sjelle java e fundit e Bundesliges 2 per shqiptaret. Curri e Aliaj vazhdojne te jene konstante ne paraqitjet e tyre te mira ne ndeshje e fundit. Revista prestigjoze gjermane "Kicker" i ka vleresuar ata me notat me te mira: Curri 2 dhe Aliaj 2.5. Nderkohe qe 4.5 ka qene nota e marre nga Rraklli e Devolli.

AlbShkodra
23-09-2003, 16:34
Belgjike

Hasi, 90 minuta kunder Gent

Kosovari Besnik Hasi ka luajtur 90 minuta kunder ish-skuadres se Geri cipit, Gent. Futbollisti kuqezi serish ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes, duke mos u zevendesuar nga trajneri Bros. Por, edhe si ne ndeshjen e Liges se Kampioneve, kosovari eshte ndeshkuar me karton te verdhe, ne minutat e para te pjeses se pare. Skuadra e Hasit, Anderlehti, ka fituar 3-1 me Gent, duke siguruar vendin e pare ne tabelen e klasifikimit te kampionatit belg.
France
Cana, larg fushes
Edhe kete jave, futbollisti kosovar Lorik Cana nuk eshte aktivizuar asnje minute ne ndeshjen qe skuadra e tij, Paris SG, e ka fituar me Metz 1-0. Kosovari ka qene ne stol dhe, ndryshe nga java e pare e kampionatit francez, nuk ka luajtur asnje minute. Trajneri boshnjak Halilhodxhic duket se e ka klasifikuar Canen jashte planeve te tij per kete sezon dhe kete gje ia ka bere te qarte edhe futbollistit te kombetares shqiptare, qe para ndeshjes se pare.
Itali
Bogdani pelqehet nga Mesina
Skuadra e Mesines eshte e interesuar per futbollistin shqiptar Erion Bogdani. Lajmi eshte publikuar nga vete drejtuesit e skuadres se Rexhines, qe shtojne se operacioni mund te perfundoje brenda pak oreve. Rexhina, sipas drejtorit sportiv Martino, ka ndermend ta huazoje te Mesina shqiptarin, i cili kerkohet nga shume skuadra te tjera italiane te Serise A dhe B.

AlbShkodra
23-09-2003, 16:35
GJERMANI :

Futbolistet e refuzuar nga gjermani shenojne tre gola

Vata e Nushi, shuplaka per Brigelin

Kane shenuar te dy-tre gola ne ndeshjet e fundit te kampionateve respektive, duke i treguar Brigelit se vazhdon te gaboje. Fatmir Vata dhe Kristian Nushi duket se akuzojne trajnerin Brigel per mos grumbullimin, pasi kete jave ne Bundesligen 2 dhe Ligen e pare zviceriane kane qene me te miret ne fushen e lojes. Vata ka shenuar, madje dy here kunder Ahlen-it, duke nderprere nje "agjerim" te gjate me shume se njevjecar. Nderkohe, i riu Nushi i ka cuar sinjalin e pare gjermanit, i cili pak dite me pare, edhe pse asnjeri nuk e shpreh haptazi, e "ka mbetur ne klase". Skuadra e Vates, Arminia e Bielefeldi, ka pasur perballe skuadren e Alhen-it, te cilen e ka mundur 3-0. Vata eshte cilesuar heroi i ndeshjes, pasi ne minutat 35 dhe 40 te ndeshjes ka kaluar skuadren e tij ne avantazh. Me pare shqiptari, ne minuten 24, kishte humbur edhe nje penallti, te cilen ia kishte pritur portieri Meier. Goli pare i Vates ka ardhur ne minuten e 35-te te ndeshjes, pas nje goditjeje mjeshterore nga jashte zones. Vetem 5 minuta me vone dhe shqiptari ka perseritur te njejten goditje, duke treguar se eshte akoma ne ditet e tij me te mira. Dy gola dhe nje mesazh per Brigelin, para ndeshjes me Maqedoninene te kombetares, ne te cilen Vata eshte konsideruar prej kohesh "non grata". Mesfushori kuqezi eshte shpallur futbollisti me i mire i ndeshjes, ne fitoren e pare sezonale te Bielefeldit. Gjithsesi, Vata kete fundjave ka treguar se eshte nje futbollist qe mund t'i jape akoma kombetares kuqezi. Nga ana tjeter, edhe i riu kosovar Kristian Nushi, ka shenuar nje gol per skuadren e tij Vil, e cila ka barazuar ne ndeshjen e radhes se kampionatit zvicerian me Neushatelin 1-1. Futbollisti me origjine kosovare, qe aspiron te marre pasaporte shqiptare, ka shenuar ne minuten e 82-te te lojes, edhe pse kete gje duhet ta kishte bere nje jave me pare, kur ne stadium per ta vezhguar ka qene ndihmesi i Brigelit, Aksel Rosi. Ky i fundit i kishte komunikuar "bosit" se Nushi eshte ende i ri dhe do kohe te behet per kombetaren kuqezi.

AlbShkodra
23-09-2003, 16:37
FINLAND :

Njeri vella per Finlanden, tjetri per Shqiperine

Njazi Kuqi: Dua te luaj per Shqiperine

Ndryshe nga vellai i tij, Shefkiu, Njazi Kuqi kerkon te mbroje ngjyrat e
kombetares se Shqiperise. Behet fjale per dy vellezer, njeri prej te cileve, Shefkiu, sikurse dihet, ka luajtur 31 ndeshje me fanellen kombetare te Finlandes dhe ka shenuar 3 gola, Nje te tille Shefkiu e ka shenuar kunder Shqiperise. Mirepo, vellai i tij i vogel, Njaziu, enderron te shenoje gola vetem per Shqiperine dhe jo me kombetaren e ndonje vendi tjeter.
Megjithese eshte ftuar ne ekipin Shpresa te Finlandes, per ndeshjen miqesore te 19 gushtit kunder Danimarkes, Njazi Kuqi ka vetem nje gje ne mendje, te veshe fanellen kuqezi, ate te Kombetares se Shqiperise. Vellai i vogel i yllit kosovar, me pasaporte finlandeze, Shefki Kuqi, eshte i vendosur te beje zgjedhje tjeter nga ajo e "bacit".
Vete Shefkiu ishte ftuar spontanisht ne kombetaren e Shqiperise, kur ajo udhehiqej nga Astrit Hafizi, pas viteve '90. Mirepo,mirepo cdo gje kishte mbetur vetem me kaq. Sulmuesi i fuqishem pranoi te veshe fanellen bardhekalter te Finlandes dhe, ne njerin nga perfaqesimet me kete skuader, shenoi edhe kunder Shqiperise. Ai ka debutuar ne kombetaren finlandeze ne ndeshjen kunder Belgjikes, ne vitin 1999.
Dite me pare, Kuqi i ri, Njaziu, eshte ftuar nga trajneri i ekipit Shpresa te Finlandes, Kari Ukonen, per t'u vene nen urdhrat e tij. Kete ftese, Njaziu nuk e pranoi, me bindjen se heren tjeter do te marre nje ftese nga drejtuesit e kombetares se dheut ame, Shqiperise, do te veshe fanellen kuqezi.
Fillimi, ne krah te vellait
Ne kohen kur Shefkiu kishte filluar te bente emer ne futbolin finlandez, Njaziu krenohej me emrin e te vellait ne stervitje. Madje, i gjendej atij perhere prane, duke i mbajtur canten apo duke e ndihmuar ne shume gjera. Mirepo tani gjerat kane ndryshuar. Peshen e fames si futbollist po e shijon edhe Njaziu ne futbollin finlandez. Vitin e kaluar ai ka debutuar ne ekipin e pare te FC Lahti, ku ka shenuar 5 gola. Po kaq gola ka shenuar edhe ne kampionatin e sivjetem, ne 16 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Vitin e kaluar ai ishte pajisur edhe me shtetesi finlandeze.
Ne fillim te ketij viti, Kuqi eshte vezhguar, ne finalen e Kupes se Finlandes, nga trajneri i Mancester Sitit, Kevin Kiganit. Ditet e fundit, ne drejtim te tij kane vershuar edhe disa oferta, mes te cilave vecohet ajo e CSKA-se se Moskes.
Kuqi: Ne dhe te huaj, mbetesh i huaj
Vendimi i Kuqit te ri eshte mbeshtetur ne eksperiencat qe ka pasur i vellai, Shefkiu, me kombetaren finlandeze. "Nuk kam deshire te mbetem me keta finlandezet. Nuk e di se si me ngjet, por nuk mund t'i kuptoj",- thote Njaziu, duke shtuar: "Gjithashtu, kam marre shume mesime nga vellai se si e therrisnin, kur kishin shume nevoje, pastaj nuk e therrisnin fare.
Ne dhe te huaj, mbetesh i huaj",- gjykon Kuqi i ri, pa marre parasysh se ka marre shtetesine e atij vendi. "Perhere, edhe nese ndokush eshte me i dobet se ti, do te angazhohet me perpara. Me mire kete te na e bejne tanet se sa te huajt",- fliste te dielen pasdite nepermjet celularit te tij, Njazi Kuqi. Sulmuesi shtatlarte dhe teknik eshte i bindur se me mire do te luante me ekipin perfaqesues te Shqiperise se sa me ndonje kombetare tjeter. Ai shprehet i gatshem te provohet nga specialistet shqiptare te futbollit, duke filluar qe ne ekipin Shpresa. "Jam i vetedijshem se diku duhet filluar. Nese me therrasin drejtuesit e futbollit ne Shqiperi, do te jem i gatshem."
Kosova, dashuria e madhe e Njaziut
Njaziu eshte lindur ne rrethinen e Vushtrise. Ai ka 8 vjet e gjysme qe nuk e ka vizituar vendlindjen dhe theksoi se, sikur perfaqesuesja e Kosoves te luante ndeshje nderkombetare, problemi i tij do te thjeshtesohej. "Une veten e ndiej kosovar dhe do te kisha shume deshire te luaja per Kosoven, por tani per tani kjo nuk eshte e mundur."
Per ofertat qe ka marre momentalisht Njaziu nuk flet me emra konkrete ekipesh. Mirepo, ne baze te faqeve te internetit te futbollit finlandez, ai eshte njeri nder "mallrat" me te kerkuar. "Ka ekipe qe jane interesuar per mua. Ka mjaft menaxhere qe interesohen, por une kam kontrate edhe per dy vite me skuadren ku luaj",- perfundon Kuqi.
Sipas nje sondazhi te bere ne internet, Njaziu eshte favoriti kryesor per te qene golashenuesi i pare i ekipit te tij dhe nder kryesoret ne kampionatin finlandez. FC Lahti aktualisht ze vendin e 6-te ne kampionatin finlandez. Pervec Njaziut, ne kampionatin finlandez, ne radhet e HJK Helsinki, luan edhe kosovari tjeter, Ridvan Zeneli.

Kush eshte Njazi Kuqi?
Ditelindja: 25.03.1983
Gjatesi: 193 cm
Pesha: 85 kg
Klubi aktual: Lahti
Ish-klubet e tij: Jokrut, FC Jokerit, FinnPa, PK-35, MP, KaPa-51
eshte i kerkuar nga disa klube te huaj, si Mancester Siti dhe CSKA-ja e Moskes.

AlbShkodra
23-09-2003, 16:39
GJERMANI :

Skela, pezullimi qe demton Frankfurtin


Ervin Skela do t'i mungoje Frankfurtit, per te pakten nje jave skuadres se Eintraktit, per shkak te kartonit te kuq te marre ne ndeshjen e se dieles kundra K'lauternit, takim i perfunduar me fitoren e miqve, 1-3. Shqiptari ka peshtyr nje lojtar kundeshtar ne minuten e 89-te te takimit dhe ne mesjave do te prese dhe vendimin e komisionit te disiplineds, qe do te vendose se per sa ndeshje do te pezullohet Skela. Vlonjati rrezikon minimalisht 1 jave pezullim, ndersa maksimalja e mosaktivizimit ne Bundeslige shkon deri ne 3 jave. Me nje fytyre te vrejtur eshte pare dhe trajneri i Frankfurtit, Vili Reiman, i cili ka deklaruar pas ndeshjes: "Une jam plotesisht i zgjenjyer nga djemte e ekipit tim dhe do bisedoj seriozisht me ta". Nderkohe, te perdishmet gjermane kane shkruar dje ne menyre jo te njellojte ne lidhje me ndeshjen e Skeles. Sipas te perditshmes "Kicker", trekuartisti ka qene nje nga lojtaret me te dobet te skuadres dhe eshte vleresuar me noten 5. Kujtojme qe vleresimi me i mire ne kete gazete nis nga 1 e mbaron te 5. Ne te njejtat ujera dhe Geri cipi, qe eshte vleresuar me noten 4.5. "Kicker" shkruan se te gjithe lojtaret kane qene ne nje forme shume te dobet dhe per kete humbje nuk mund t'i vihet gishti asnjerit. Ka qene nje Frankfurt i shperfytyruar diten e diel, qe ka zhenjyer ne te gjitha drejtimet dhe per t'i vene kapakun nje dite te keqe ka menduar fantazisti Skela, qe ndeshkohet me karton te kuq, pak perpara mbarimit, shkruan gazeta ne fjale. Me ngjyra te tjera e ka komentuar aktivizimin e dy shqiptareve, uebsajti gjerman, "Bundes-liga.de". Sipas kesaj agjencie informacioni, Skela dhe Aleksander Shur kane qene lojtaret me te mire ne fushe per Frankfurtin. Dhe kjo, jo per faktin se shqiptari ka kryer nje gjest antisportiv, porse ka qene me i rrezikshmi per vendasit. Dy rastet e vetme per Eintraktin, perjashto golin me penallti ne minuten e 90-te, kane qene dy goditje denimi te Skeles ne minuten e 35-te dhe 45-te te pjeses se pare. Nderkohe, asnje koment nuk eshte bere per mosaktivizimin e kosovarit Dragusha, si edhe lojtareve te tjere shqiptare qe luajten te dielen ne Bundesligen 2, Adrian Aliajt dhe Skerdilajd Currit.

AlbShkodra
23-09-2003, 16:40
GJERMANI :

Dite e zeze dje per kuqezinjte e Eintrahtit te Frankfurtit

Nje dite vetem e zeze dje per kuqezinjte e Eintrahtit te Frankfurtit, te mundur 3-1 ne fushen e tyre nga Kaizerslautern. Skuadra e tre shqiptareve te kombetares nuk ka arritur ende te fitoje para tifozeve te saj dhe suksesin e vetem e ka arritur javen e kaluar, kunder Borusia Menshengldadbah. Ne fushen e lojes dje u pane vetem Geri cipi dhe Ervin Skela, nderkohe qe Mehmet Dragusha qendroi gjate gjithe kohes ne stol.
Por miqte nga Kaizerslauterni moren shume shpejt fatin e lojes ne duart e tyre, me golin e shenuar qe ne minuten e peste. Goli i shenuar ne bullgari Hristov u pasua me dy te tjere sapo filloi pjesa e dyte, duke hipotekuar humbjen e Frankfurtit. Por ishte nje dite negative edhe ne planin personal per mesfushorin e Shqiperise, Ervin Skela. Lojtari i kombetares nuk arriti te kontrollonte nervat dhe ne minuten e 89-te u ndeshkua me karton te kuq nga gjyqtari, per sjellje josportive. Per Skelen ky eshte kartoni i pare i kuq ne Bundesligen e pare gjermane, nderkohe qe ne javet e meparshme eshte ndeshkuar edhe me dy kartone te verdhe. Kartoni i kuq i marre dje mund t'i kushtoje Skeles disa jave pezullim nga komisioni disiplinor i federates gjermane.

AlbShkodra
23-09-2003, 16:49
GREQI :

Ja si u paraqiten futbollistet shqiptare ne kampionatin grek

Beqaj provon ndeshkimin polak

Plot 89 minuta, portieri Arian Beqaj ka qene spektator i ndeshjes. Por, sikurse thote edhe populli, "cka sjell dekiku, nuk e sjell as moti", e ka provuar me se miri edhe Beqaj. Keshtu ngjau te dielen qe shkoi ne Nikia. Futbollistet vendes, te veshur me nje uniforme te re kesaj here, sic duket, per te festuar gezimin e fitores se pare, fatkeqesisht nuk e shijuan dot ate. Minuta e 23-te ka qene minuta ters, qe ua prishi endrren jonianeve. I ndodhur paksa priret me porten kundershtare, polaku Miecel gjuan fort. Beqaj e pengon topin, por nuk arrin ta mbertheje, nderkohe, qe nderhyn nje tjeter polak, Kiharsi, i cili e dergon topin ne rrjete.
Iraklisi, serish pa Muratin
Iraklisi, skuadra ku luan edhe mesfushori i kombetares sone, Edvin Murati, ka fituar ne javen e fundit te kampionatit grek. Kesisoj, selanikasit kane marre nje fitore shume te rendesishme, sepse kane luajtur pa dy futbollistet e saj me te mire, Maklasin dhe Muratin. Bardheblute e Selanikut nuk e prishen traditen e fitoreve ne Nikia. Pikerisht ketu, ndaj Jonikosit, ata kishin fituar edhe nje
vit me pare, 4-2.
Zajmi, emri qe "tmerron" kundershtaret
Skuadra modeste e Prodheftiqise ka udhetuar drejt Selanikut si nje skuader e madhe. Fitorja e tyre e nje jave me pare, ndaj kampioneve te Olimpiakosit, kishte zgjuar nje interes te jashtezakonshem. Ndaj, ne "Tumba", tifozet ishin te shumte. Trajneri i njohur i Paok-ut, Anastasiadhis, kishte marre masa per mbulimin e "te rrezikshmit" Zajmi. Nderkohe qe Leonidhas Vokolos, ish-futbollist i Panathinaikosit, ishte "polici" qe qe ngarkuar te ruante rreptesisht sulmuesin shqiptar, i cili levizi shume, por pa arritur te shenoje si nje jave me pare.
Bellaj, frymezuesi i feakeve
Vendesve, te cilet e kishin mbushur plot e perplot stadiumin e ri te Korfuzit, u ngriu buzeqeshja ne buze ne kohen kur miqte nga Seresi shenuan golin e pare. Syte kaluan vetetimthi te lojtaret e blere, qe shihen si shpresa e tifozerise vendese. Midis ketyre te fundit ben pjese edhe futbollisti yne, Arian Bellaj. eshte pikerisht Bellaj qe, ne kete situate, merr ne dore "frenat" e lojes per Korfuzin. Pasimet e tij jane te shkelqyera, jane "llokume" per sulmuesit e tij, te cilet, ne dy raste, i shfrytezojne mjaft mire ato, duke bere qe gezimi ne ishullin e bukur te Korfuzit te arrije kulmin.
Koca, jo perballe Billes
Fusha e veshtire e Megares nuk ka qene si nje jave me pare, e suksesshme per skuadren e Atromitos te Athines. cuditerisht, porten e skuadres se Peristerit, kesaj here, nuk e mbronte portieri yne, Billa. Nderkohe, ne fushen e Megares nuk munguan shqiptaret. Elton Koca ishte futbollisti i Levadhiakosit, qe edhe ne kete ndeshje luajti mjaft mire. Edhe pse nuk shenoi, sulmuesi durrsak me numer 20 ishte nder me te miret e skuadres qe arriti nje sukses, fitoi 1-0 jashte fushes se vet.
Arian Xhumba, dobet me Janinen
Me shume sesa stilin terheqes te futbollit nordik, Peterson, trajneri suedez i Pas Janines, ka sjelle ne qytetin verior grek "te ftohtin" karakteristik te vendi te tij. Janina eshte mundur edhe kesaj here. Dy golat e pesuar nga vendesit kane qene teper deshperues per tifozet e zjarrte te tyre. Pjesetar i ketij formacioni te dobet ishte edhe futbollisti yne, Arian Xhumba.
Kola, i vetmi trim ne "lufte"
Keshtu shkruan shtypi vendes per ndeshjen Ergotelis‚??Apollon i Athines. Vendesit ishin skuader e kompletuar, ndersa Apolloni, per ngjyrat e se ciles luajti edhe futbollisti yne, Bledar Kola, ishte skuadra e pergjysmuar nga mungesat e shumta. Kola luajti mjaft mire, por vetem kaq. Kete here, shprehja "me nje lule s'vjen pranvera" u materializua me se miri ne kete ndeshje.
Strakosha ne lartesine e duhur
"Te fitojme..." Ky ishte sllogani i javes per vendesit ne ndeshjen e Kesarianise. Fitorja e Etnikos Asteres ndaj Patraikosit konsiderohej nje formalitet, qe do te "nenshkruhej" ne fushen e lojes. Por deshira dhe mundesite nuk jane gjithnje ne sinkron me njera-tjetren. Ne fushen e bukur te Kesarianise ndodhi pikerisht kjo. Vendesit iu gezuan shume golit te pare, por me vone vuajten presionin e vazhdueshem te miqve. Pritjet e Strakoshes ishin te veshtira dhe te bukura. Ai beri gjithcka per ta ruajtur te paprekur porten e tij, por u ndeshkua ne nje rast. Barazimi 1-1 tregoi se kaq jane mundesite e Ethnikosit.

AlbShkodra
24-09-2003, 13:31
SUEDI :

Bashkim Sopi, ne mbikqyrje si lojtar i kombetares
Quhet Bashkim Sopi, eshte 31 vjec, mbrojtes dhe shtatlarte (1.87 metra). Burime ne Fderaten Shqiptare te Futbollit bejne te ditur se ky lojtar eshte piketuar si nje pjesetar i mundshem i ekipit kombetar shqiptar, drejtuar nga Hans-Peter Briegel. Bashkim Sopi, futbollist i Enkoping (kategoria e pare suedeze, Allsvenskan). I ardhur nga IFK Malmo e kategorise se dyte, ne vere te 2002. Sopi luan si mbrojtes dhe eshte me pasaporte te ish-RFJ te Maqedonise. I lindur me 24 nentor 1972, 1.87 metra shtatlarte dhe 81 kg i rende. Sopi luan me fanellen me numer 2. Por ai nuk e ka pare me sy formacionin e pare te Enkoping, qe nga 3 gushti i ketij viti, ne ndeshjen Enkoping-Orgryte (1-3), ku mori noten mesatare 2.25 nga 4 media suedeze (EP, UNT, Aftonbladet, Expressen), si nje nga me te miret per ekipin e tij. Qe nga ajo date, Enkoping ka luajtur edhe 6 ndeshje te tjera dhe Sopi nuk eshte aktivizuar, ndersa nuk dihet saktesisht se perse. Interesant eshte fakti se Sopi ka qene rregullisht pjesetar formacioni (me shume pak perjashtime) qe nga 8 shkurti i ketij viti deri ne 3 gusht, date qe e permendem me lart. Madje, ai eshte zevendesuar shume, shume rralle.

AlbShkodra
24-09-2003, 13:32
Shqiptaret ne Europe

Aliaj, ne formacionin e javes, ne Bundesligen e dyte

Adrian Aliaj, pas nje loje shume te mire per Oberhausen ndaj Energie Cottbus (0-0) ne javen e 6-te te Bundesliges se dyte gjermane, u vleresua me noten 2 nga Kicker, duke qene me i miri ne fushe, ne prani te 4.113 shikuesve. Se bashku me kolegun e mbrojtjes, Tieku, ishin ne 11-in e javes se 6-te te kategorise se dyte te zgjedhur po nga Kicker.

Notat e tjera te Kicker: Ervin Skela mori noten 5, dhe Geri Cipi, 4.5 nga revista gjermane per ndeshjen Frankfurt-Kaiserslautern (1-3) ne Bundeslige. Skerdi Curri gjithashtu me i miri ne fushe per Aue ne fushen e Osnabrueck (0-1) ku golin per skuadren e tij e shenoi Toppmoeller ne 79. Kavajasi mori noten 2.5 dhe luajti 90. Isa nuk luajti asnje minute per Osnabrueck. Nota te dobeta per Rrakllin e Devollin ne Regensburg-Bielefeld, te dy nga 4.5. Madje Devolli u zevendesua ne 70 nga Melunovic.

Turqi: Redi Jupi luan dhe fiton

Redi Jupi luajti 90 ne fitoren 1-0 te Diyarbakirspor ndaj Akcaabat. Serish, si shqiptar i mire e mori nje karton te verdhe ne 69. Goli u shenua nga Claude Armel ne 37.

AlbShkodra
24-09-2003, 13:37
Gjermani :

Skela pezullohet per 4 jave

Ervin Skela do t'i mungoje skuadres se Frankfurtit per kater jave. Lojtari i Kombetares shqiptare e ka marre vesh lajmin pas mbledhjes se Komisionit te Disiplines, te mbledhur dje paradite. Skela, qe ne kete fillimsezoni eshte aktivizuar me kohe te plote ne te gjitha takimet, do te duhet te qendroje rreth nje muaj jashte fushave te blerta. Gjithcka ka ndodhur ne ndeshjen e se dieles kundra K'lautern, ku fantazisti peshtyu lojtarin kundeshtar, Riedl. Ervin Skela ka mundesine qe te apeloje kunder ketij vendimi, brenda 24 oreve dhe nese nuk e ben, ne fuqi do te jete vendimi i marre dje paradite. Nese gjerat perfundojne ne kete sens, Skela do te rikthehet ne javen e 10-te, ne ndeshjen Frankfurt-Keln.

AlbShkodra
24-09-2003, 13:42
ITALI :

Florian Myrtaj shenon perseri, Bogdani vonon takimin me golin

Florian Myrtaj ka shenuar golin e tij te trete ne kete sezon ne Serine B, ne ndeshjen e mbremshme Verona-Napoli, takim i perfunduar ne barazim 1-1. Myrtaj ka kaluar ne avantazh skuadren e tij ne minuten e 65-te te pjeses se dyte, me ane te nje goditjeje nga pika e bardhe e 11-metrave. Avantazhi i Myrtaj nuk eshte mbajtur dot nga skuadra, pasi ne minuten e 89-te ka qene Tosto ai qe ka barazpeshuar gjithcka. E pafata dhe Salernitana e Erion Bogdanit, qe edhe me ndeshjen e zhvilluar dje (Salernitana-Palermo 1-1), nuk ka mundur te sigloje fitoren e pare ne Serine B. Shtatlarti yne nuk ka qene ne formacionin baze, por eshte futur ne loje qe ne minuten e 25-te te pjeses se pare. Bogdani ka zevendesuar Kaputon, qe ka lene fushen i demtuar, e qe do t'i mungoje per disa jave skuadres "granata". Per Salernitanen ka shenuar Tuli ne minuten e 50-te dhe goli i barazimit ka ardhur ne minuten e fundit te takimit. Per miqte ka barazuar nje emer tjeter i njohur per opinionin sportiv shqiptar, Luka Toni, qe per dy sezone me radhe ulte e ngrinte nga stoli sulmuesin Igli Tare ne skuadren e Breshias. Bogdani per gjithe pjesen e dyte nuk ka patur shume topa ne dispozicion, ndonese skuadra e tij ka krijuar nje volum te madh loje dhe ka dominuar ne te gjithe sektoret e fushes. Shtatlarti zgjohet vetem ne minuten e 86-te, kur rrezikon ne nje goditje me koke, duke e detyruar portierin qe te devijoje topin ne goditje nga kendi. Menjehere pas ketij rasti, Bogdani ka patur nje mundesi te arte: eshte gjendur i vetem perballe portierit te Palermos, por ky i fundit e ka nderprere depertimin e shqiptarit. Dhe ne fund ka ardhur goli i Tonit, qe ka shuar shpresat e Salernos per te marre tri piket e para.

Seria B
Albinolefe-Livorno 1-1
Avelino-Torino 1-3
Bari-Ternana 1-2
Kaljari-Askoli 3-0
Komo-Peskara 1-1
Fiorentina-Atalanta 1-1
Xhenova-Trevizo 0-0
Mesina-Triestina 1-1
Piacensa-Vicensa 1-0
Salernitana-Palermo 1-1
Venezia-Katania 0-3
Verona-Napoli 1-1

AlbShkodra
24-09-2003, 13:50
Skela kater jave larg fushes, do te mungoje ne Portugali


Pas nje paraqitje shume te mire ne ndeshjet kunder Irlandes e Zvicres dhe pas nje starti shume te mire ne kampionatin gjerman (shenon gol kunder Bajernit te Mynihut), Ervin Skela, duket lojtari me i pafat nga legjionaret kuqezi. Mesfushori dhe organizatori i Kombetares shqiptare eshte demtuar ne ndeshjen e fundit kunder Kaiserslauternit dhe si duket do te mungoje serish ne ndeshjen me Kombetaren. Sipas pergjigjeve te para nga mjeket e klubit te Eintrahtit te Frankfurtit, Skela mund te qendroje reth kater jave larg fushave te gjelberta, cka do te thote mungese ne ndeshjen miqesore kunder Portugalise me 10 tetor. Skela ka munguar edhe ne ndeshjen e fundit kunder Gjeorgjise po per arsye demtimi. Megjithate pergjigjen e fundit te analizave Skela do ta marre para ndeshjes me Shalken, nje test tjeter i forte per shqiptaret e Frankfurtit. Pervec demtimit, motorri i Frankfurtit rrezikon te pezullohet me kater jave ne Bundeslige, pas nderhyrjes teper te ashper ndaj kundershtarit ne minuten e 89 te ndeshjes ndaj Kaiserslauternit. Skela per kete veprim eshte ndeshkuar me karton te kuq, duke dale nga fusha e lojes. Ai pervec pezullimit nga kartoni rrezikon edhe tre jave te tjera nga gjyqtaria sportive gjermane. Sikur te mos mjaftonte kjo Skela edhe mund te gjobitet per kete veprim. "Skela nuk ka nderhyre ne menyre te qellimshme, pasi dua te kujtoj qe ishte minuta e 89 dhe rezultati ishte 3-0 per miqte dhe nje profesionist si ai nuk mund te rrezikonte kaq shume, aq me teper Skela u demtua dhe vete nga kjo nderhyrje", eshte shprehur Jan Kocian, ndihmestrajner te skuadra e Eintrahtit te Frankfurtit, e cila pas gjashte javeve e sheh veten ne fund te renditjes me 4 pike.Lala, mungesa tjeter e mundshme e Kombetares .

AlbShkodra
24-09-2003, 13:53
Altin Lala eshte prane riaftesimit, por ai akoma nuk ndodhet as ne stolin e rezervave me skuadren e Hanoverit. Lala nuk eshte aktivizuar as ne ndeshjen e fundit kunder Shalkes, ku ekipi i Hanoverit fitoi paster 2-0, duke u renditur me pike te barabarta me Bajernin e Mynihut. Lala ka demtim muskular dhe rikthimi i tij eshte parashikuar para krishtlindjeve, por ai eshte rikuperuar ne nje kohe rekord, pasi ai ka filluar kontaktet me topin, madje ka filluar te stervitet me ekipin dhe pse ndonjehere stervitet vecmas. Megjithate rikuperimi per ndeshjen e 10 tetorit duket shume larg. Lala do te jete mungesa tjeter e mundshme ne ndeshjen miqesore kunder Portugalise. Lala per arsye demtimi nuk eshte aktivizuar edhe ne dy ndeshjet kunder Gjeorgjise. Mungesa e ketij mesfushori eshte fatale, pasi ai per momentin eshte i pazevendesueshem per rolin e tij.

AlbShkodra
25-09-2003, 20:09
Ervin Skela, mister 1 milion i Frankfurtit

Keshtu shkruan faqja e specializuar ne internet, transfermarkt.de. Mesfushori vlonjat i Eintracht Frankfurt, ne moshen 26-vjecare, arrin rrumbullak ne shifren prej 1.000.000 eurosh, si vlere kartoni. I lidhur me Frankfurtin me nje kontrate deri ne fund te ketij sezoni, ai ka bere nje ngjitje te ndjeshme te vleres se tij, nga 450.000 euro vjet, ne kete kohe, me pas ne 750.000 euro ne fillim te ketij sezoni dhe tani 1 milion euro. Tashme Skela eshte i treti ne renditjen e lojtareve me te vleresuar te Frankfurt, pas Jones e Frommer qe vlejne nga 1.5 milione secili. Ndersa emri i madh i Andreas Moeller vlen 750.000 euro. Shqiptari me i vleresuar ne Bundeslige, gjithnje sipas transfermarkt.de eshte Lala me karton 1.5 milione eurosh.

AlbShkodra
25-09-2003, 20:11
Florian Myrtaj: Nje moment i arte per mua
Keshtu eshte shprehur sulmuesi shqiptar, Florian Myrtaj, per gazeten italiane L'Arena, ne perfundim te ndeshjes te Verones ndaj Napolit (1-1) te merkuren ne darke per javen e 5-te te Serise B. Myrtaj shenoi me penallti ne stadiumin Bentegodi te Verones, por Napoli barazoi ne minuten e fundit. Me 3 gola, ai eshte shenuesi me i mire i skuadres se tij dhe nje nga me te miret ne kategorine e dyte italiane. L'Arena flet per nje rekord te vogel. Myrtaj ka gjetur nje dedikim te sakte edhe per kete gol. Ia dedikoj gruas time, - thote ai, - doja te shenoje nje gol pikerisht qe tia dedikoja asaj. Myrtaj u martua te dielen e kaluar ne Komunen e Modenas, dhe gezimi per te eshte i shumefishte. Padyshim, eshte nje moment me te vertete pozitiv, si ne jeten private, ashtu edhe ne aventuren time me bluzen e Verones. Me vjen keq qe pesuam golin e Tostos ne fund te ndeshjes, e meritonim kete fitore. Edhe ne pjesen e pare e kisha nje rast te mire, por topi mbeti shume afer kembes dhe nuk arrita ti jap forcen e duhur. Tani shkojme ne Vicenza, une do te gjej aty ish-trajnerin tim te Cesena, Iachini, te cilit i jam shume borxhli. Me ka mesuar shume gjera, shpresoj ti ve ne praktike ne & Menti (stadiumi i Vicenzes).

Ndersa sipas gazetes Il Gazzettino, Verona duhet te kerkoje falje, sepse u barazuan 2 minuta para fundit kur ishin ne epersi numerike dhe ishin ne epersi fale golit me penallti te Myrtajt. Per me teper Verona kishte humbur te pakten 3 raste goli, ne kundersulm duke gabuar gjithnje pasimin e fundit. Dhe kush gabon, e peson

AlbShkodra
25-09-2003, 20:11
Trajneri i Salernitanes: Bogdani, shume i dobishem
Keshtu eshte shprehur trajneri i Salernitanes, Pioli, pas barazimit te se merkures ne darke te skuadres se tij me Palermon, per javen e peste te Serise B. Salernitana kryesonte deri ne minuten e 93-te pas golit te Tullit, por u barazuar nga skuadra e forte palermitane. Pioli u shpreh: Kam ne dispozicion lojtare qe kane vlera dhe qe jane te ndergjegjshem qe futbolli nganjehere eshte cinik. Pas daljes nga loja te Caputos, trajneri i kerkoi Bogdanit qe te luante me anash dhe sqaron: I thashe Bogdanit qe te luante me anash sepse duhej te mbanim te njejten menyre loje dhe sepse Erioni ka force dhe progresion. Ne te vertete, ishte shume i dobishem. Presidenti Aliberti ka vendosur tia jape skuadres shperblimin e premtuar per fitore ndaj Palermos. Do ia jap shperblimin, - tha a, - ndonese nuk fituam, per menyren sesi luajten, e meritojne.

AlbShkodra
25-09-2003, 20:37
Interviste :

Lorik Cana: Une, nje lojtar i denje per PSG

Mesfushori i Kombetares shqiptare, Lorik Cana, njekohesisht edhe qe-ndermbrojtes i PSG, ka dhene dje nje interviste ne uebsajtin e skuadres franceze.19-vjecari ka folur per hapat galopante qe ka bere ne karrieren e tij, kur deri pepara nje muaji ai jepej si nje lojtar qe do largohej nga PSG.

Si u ndjete ne ndeshjen kundra Guingamp?

Me mire se ne ndeshjen kundra Touluses. E nisa takimin me shume besim ne forcat e mia. U perqendrova ne maksimum per te mos bere gabime. Vuajtem shume, pasi duhet te mbaronim ndeshjen me 10 lojtare, per shkak te daljes me karton te kuq te Boskovic. Nje barazim ne fushen e Guingamp nuk mund te pranohej kurrsesi nga ekipi yne. Me pas arritem te shenonim dy gola, duke treguar shpirt te larte gare.

Ne fillim te sezonit trajneri Halihoxhic i ka kerkuar grupit te rinj te lojtareve qe te gjejne nje klub tjeter. Ne dy takimet e fundit, ju jeni aktivizuar ne formacionin baze. Mendoni se e keni kaluar proven?

Ne fillim te sezonit gjerat ishin te qarta me trajnerin. Nese nuk gjeja dot ndonje klub, do vazhdoja te qendroja te PSG dhe do te kerkoja te fitoja bluzen e titullarit dhe besimin e Halihoxhic. Dhe keshtu ndodhi. Por, ne asnje moment nuk jam ndjere i vecuar nga grupi. Trajneri ishte vendosur qe te na huazonte te ndonje klub tjeter, por me vone nderroi mendje. Kjo eshte nje gje e mire per ne.

cfare mendoni ju kur thoni "ne"?

Mendoj rreth vetes sime, mendoj per shoket e tjere te skuadres, qe ishin prane kalimit te ndonje skuadreje tjeter si: Benachour, Badiane, Lucau dhe Rocchi. Ne ndeshjen e fundit, ne jemi aktivizuar pothuajse te gjithe dhe kemi zhvilluar ndeshje te kenaqshme, megjithese jemi te rinj

Ne fillim erdhet si nje mesfushor, ndersa kunder Touluses dhe Guingampit u aktivizuat ne qender te mbojtjes. Perben problem kjo per ju?

Ne mesfushe konkurrenca eshte me e madhe. Aty luajne dy lojtare te mire si Mambi dhe Dehu. Ne mbrojtje me provoi fillimisht trajneri dhe, me sa duket, i jam dukur me i pershtatshem ne kete rol. Roli i liberos eshte nje rol sa i lehte aq edhe delikat. Une po mundohem qe te jem sa me i kujdesshem. Mbi te gjitha, eshte trajneri ai qe vendos ne skuader.

Ju dhe Benachuar jeni lojtaret me te rinj, por edhe me te aktivizuar. Mendoni se ju ka ndihmuar fati?

eshte evidente qe trajneri nuk mund te integroje te gjithe te rinjte ne skuader. Ai e nisi kete gje ne fillim si nje eksperiment, qe me pas i doli me sukses. Ne rastin tone, ajo qe eshte e mire per skuadren eshte e mire dhe per ne. Nese jemi ne gjendje qe te luajme per PSG-ne, kjo do te thote se jemi te denje per nje skuader te forte. Dhe nese trajneri na mban ne grupin e titullareve, do te thote se ai na konsideron si lojtare te afte per ate arritur dicka.

Trajneri Halihoxhic diskuton me tone te tjera me lojtaret e rinj te skuadres?

Ai thote te njejtat gjera me te gjithe dhe nuk ka diferencime. Ai na kerkon qe te japim gjithmone maksimumin. Pikerisisht keto gjera me ka shpjeguar mua dhe Benchuarit ne vigjilje te ndeshjes me Guingamp, asgje me teper.

E kishit parashikuar me pare qe me PSG do te luanit qe ne muajin shtator?

Po, mendoja se aktivizimi im me PSG-ne do te vinte shume shpejt. Qe ne fillim jam munduar qe te mesoj dicka nga "garda e vjeter" dhe me pas me trokiti fati ne dere. Tani dua vetem qe te impenjohem me shume, perderisa ekipi ka ecur mire ne keto ndeshjet e fundit, do te thote se edhe Cana po ecen mire. Une, ne planin personal, jam i kenaqur.

Ne ndeshjen e radhes do te mungoje Boskovic. E shihni veten ne mbrojtje apo mesfushe?

Trajneri ka biseduar me mua diten e marte, dhe me ka thene se kunder Okser mund te luaj ne mesfushe. Shpresoj qe te jem ne nivelin e Boskovic. Ai eshte dhe shoku im me i mire ne skuader, sa here qe luajme ne trasnsferte, une me te ndaj dhomen. Boskovic eshte serb dhe une flas paksa gjuhen e tij. Nuk mendoj se do t'i ze vendin, por thjesht do mundohem qe te luaj sa me mire.

Le te flasim pak per Okser.

Mund te kalohet kjo pengese?Sa here qe permendet skuadra e Okserit dhe PSG, ndeshja ne fjale merr ngjyra te tjera. Nuk dihet se cila skuader do te dale e fituar, apo se cila do te humbase. Per ne do te jete e nevojshme qe te ruajme gjendjen morale qe kishim ne ndeshjen kundra Guingamp.

AlbShkodra
25-09-2003, 20:55
Myrtaj:

Po kaloj nje moment te arte

Florian Myrtaj eshte shnderruar ne njeriun kyc te skuadres se Verones. Te marten mbrema, ai ka shenuar golin e tij te trete, ne nje hark kohor prej tri ditesh. Ndeshja Verona-Napoli, e perfunduar ne barazim 1-1, ka konfirmuar edhe nje here formen e mire te vlonjatit. Dje, ai ka dhene nje mini-interviste per te perditshmen italiane "L'Arena", ku, ashtu si kater dite me pare, golin ia ka dedikuar se shoqes. "Golin ia dedikoj gruas sime, ka rrefyer sulmuesi shqiptar, kisha ndermend qe te shenoja per t'ia dedikuar dhe per kete gje putha unazen e marteses pas shenimit te golit". Myrtaj eshte martuar te dielen ne Modena dhe per te gezimi eshte i dyfishte. "Me te vertete qe po kaloj nje moment te arte, ka vijuar Myrtaj, si ne jeten private, ashtu edhe ne aventuren time me bluzen e Verones. Mekat qe goli im u barazua ne fund te ndeshjes. E meritonim fitoren".

AlbShkodra
25-09-2003, 20:56
Komente negative mbi Bogdanin

Te perditshmet italiane dhe ato lokale te qytetit te Salernos, e kane komentuar ndeshjen e sulmuesit shqiptar, Erion Bogdani, me nota jo fort te kendshme. Shtatlarti ka hyre ne fushe ne minuten e 25-te te pjeses se pare, ne ndeshjen Salernitana-Palermo, takim i perfunduar ne barazim 1-1 dhe loja e tij nuk ka qene e mire. Italiania "Citta di Salerno", shkruan se Bogdani ka qene lojtari me i dobet ne fushe per Salernitanen. Ai ka qene nota qe stononte ne nje skuader qe, per here te pare ne kete sezon, po shfaqte dicka te bukur. Shqiptari eshte dukur shume i mefshte dhe asnjehere nuk ka rrezikuar porten kundershtare. E njejta gazete thekson se Bogdani duhet te impenjohet me teper, nese kerkon te arrije diku.

AlbShkodra
25-09-2003, 20:57
Metalurg i Beqirit barazon me Parmen

Dje, pasdite, eshte zhvilluar ndeshja e vlefshme per turin e pare te Kupes UEFA, Metalurg Donteks-Parma, e perfunduar ne barazim 1-1. Ne radhet e skuadres ukrainase eshte aktivizuar dhe shqiptari Elvin Beqiri. Shkodrani ka qene ne formacionin baze dhe ka zhvilluar nje 90 minutesh te rregullt. Loja e Beqirit ka qene e kenaqshme dhe mbrojtesi po konfirmohet ne radhet e Metalurg. Ndeshja e djeshme ka qene e nje rendesie te vecante, sepse nje skuader modeste ne arenen evropiane si Donekst, eshte vizituar nga italianet e Parmes. Beqiri ka patur shume pune ne repartin e mbrojtjes, ne vecanti ne gjysmen e dyte te ndeshjes, ku sulmet e miqve jane intensifikuar ndjeshem. Te paret kane kaluar ne avantazh ukrainasit me Shyshchenkon, nje minute perpara perfundimit te pjeses se pare. Barazimi eshte vendosur ne minuten e 67-te nga i zakonshmi Adriano. Ndeshja e kthimit do te zhvillohet ne Parma, me 15 tetor.

AlbShkodra
26-09-2003, 16:07
Futbollistet shqiptare ne Evrope

Bashkim Ziberi, goli i vetem shqiptar ne Kupen UEFA
Asnje ekip i futbollisteve shqiptare nuk arriti te shenoje fitore ne ndeshjet e para te turit te pare te Kupes UEFA. I vetmi qe u dallua per loje me te mire ishte mesfushori shqiptar, Bashkim Ziberi, qe luan me ekipit danez Farum Nordsjaelland.
Anetari i ekipit Shpresa te Danimarkes, Ziberi, shenoi golin e vetem per ekipin e tij ne minuten 67-te ne perballjen me greket e Panioniosit. Ndonese ekipi grek fitoi, goli i Ziberit duket se do ta lehtesoje punen per danezet ne ndeshjen e kthimit, qe kete radhe do te luhet ne fushen e tyre. Ziberi nuk ishte angazhuar nga fillimi i ndeshjes, ndersa shqiptari tjeter, Xhevdet Shainovski, nuk u aktivizua dhe nuk ishte as ne stolin e rezervave.
Futbollisti tjeter shqiptar nga veriu i Evropes, Ardian Gashi, ishte nder protagonistet e ekipit te tij, Valerenga. Ky ekip barazoi 0-0 me AK Gracin e Austrise. Gashi, i cili eshte anetar i ekipit Shpresa te Norvegjise, u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 85-te, per nje nderhyrjeje te rrezikshme ne dem te nje kundershtari. Mesfushori kosovar me tipare sulmuese kishte krijuar disa here raste per bashkelojtaret e tij sulmues.
Mbrojtesi i kombetares se Shqiperise, Elvin Beqiri, ka luajtur 90 minuta ne ndeshjen me Parmen, 1-1, duke u vleresuar lart edhe nga mediat ukrainase per paraqitjen e tij.
Futbollisti tjeter i kombetares shqiptare, qe ishte mbreme ne aksion, Altin Haxhi, me ekipin e tij CSKA Sofje nuk arriti me shume se nje barazim si vendes me Torpedon e Moskes. Mesfushori i krahut te majte luajti gjate gjithe ndeshjes. Haxhi ka marre vleresime pozitive nga mediat bullgare.
Kosovari i ekipit Shpresa te Zvicres, Rijat Shala, as kete here nuk e shijoi debutimin ne kupat e Evropes, kur ekipi i tij, Grasshoppers, barazoi me Hajdukun e Splitit, 1-1. Shala, edhe ne dy ndeshjet kualifikuese te nenkampiones zvicerane ne Ligen e Kampioneve, nuk ishte paraqitur, ndonese ne kampionatin kombetar eshte gjithmone ne formacionin baze.

AlbShkodra
26-09-2003, 16:28
L'Arena: Myrtaj, shpirti i Verones

Keshtu e cileson gazeta italiane, shqiptarin e Hellas Verones te pakten per ndeshjet e para te kampionatit. Duke e pyetur per penalltine e realizuar ndaj Napolit, Floriani thote: Talismani im ne kete ndeshje ishte Italiano. I thashe atij qe ta gjuante penaltine, por me tha se po qe se ndjehesha mire, le ta gjuaja vete. Keshtu, shkova dhe e gjuajta une. Myrtaj nuk e quan veten nje gjuajtes penalltish te lindur. Kam shenuar shume, por edhe kam humbur, - thote vlonjati, - si te gjithe. Madje e ai e permend talismanin Italiano edhe ne rastin e goditjes se denimit qe perfundoi ne gol ndaj Barit. Edhe ne ate rast i thashe Italianos nese mund ta gjuaja une. Duket qe eshte me fat kur i kerkoj Vincenzos qe ta zevendesoj ne gjuajtje. Ndeshja e ardhshme eshte nje derbi ndaj Vicenzes ku eshte Iachini ish-trajneri qe e ka drejtuar Myrtajn te Cesena.

AlbShkodra
26-09-2003, 16:34
Florian Myrtaj: Verona ka pretendime kete sezon

Florian Myrtaj duket se eshte abandonuar ne gazetat italiane, te cilat cdo dite pasqyrojne citime te ndryshme te sulmuesit shqiptar. Dje ai ka dhene nje interviste per te perditshmen "L'Arena", ku ka folur per episodin e gjuatjes se penalltise dhe per momentin e mire qe po kalon. "Nuk eshte se jam nje gjuajtes penalltish, ka thene Myrtaj, i kerkova Italianos qe ta gjuaja une penalltine. Ai me tha: Nese e ndien se shenon, gjuaje. Dhe keshtu u be. Ne karrieren time kam shenuar dhe kam humbur penallti si shume te tjere. Te marten doja te shenoja qe te shlyeja nje rast te humbur ne fillim te ndeshjes. Gjithsesi, me pelqen qe te gjuaj goditjet standarde". Nje gol i shenuar kundra Napolit, por edhe disa raste te humbura. "Duhej te shenoja qe ne fillim, vijon vlonjati, ndeshja sapo kishte nisur dhe une akoma s'kisha hyre ne rrjedhen e saj. Nese do te kisha shenuar te pakten nje rast, ndoshta do ta kishim me te lehte ne pjesen e dyte". Myrtaj humbi dhe nje rast tjeter, pak minuta perpara barazimit te Napolit. "Ne fund bera disa finte dhe godita me te djathten, por Manita (portjeri i Napolit) u tregua i zoti, komenton sulmuesi. Ishte nje fitore ne duart tona dhe na rreshkiti. Mundesite i kishim te gjitha dhe tani duhet te luajme kundra Vicenses. Per mua eshte nje ndeshje e vecante, sepse ne pankinen e Vicenses do te gjej ish-trajnerin tim, Iachini. E di qe duhet ta fitojme kete ndeshje, pasi duhet te shlyejme gabimin e bere te marten. Verona ka pretendime ne kete sezon".

AlbShkodra
26-09-2003, 16:41
Beqiri vleresohet nga italianet

Mbrojtesi shkodran Elvin Beqiri, ka marre vleresimet maksimale nga opinioni sportiv italian per ndeshjen Parma-Metalurg (1-1), ku futbollisti yne luajti per 90 minuta te plota. Ja si shkruan njera prej gazetave italiane (Alto Adige): "Skuadra e Metalurgut shfaqi vlerat e saj, ku ra ne sy shqiptari Beqiri, i cili arriti te shpetonte porten ukrainase ne disa raste". Ndeshja e kthimit luhet ne Ukraine me 15 tetor.

AlbShkodra
26-09-2003, 16:41
Serish derbi shqiptaresh ne Gjermani

Te dielen do te kete serish nje derbi shqiptaresh ne kampionatin gjerman. Adrian Aliaj dhe Skerdeled Curri do te luajne kunder njeri- tjetrit ne ndeshjen mes Aues dhe Oberhausenit. Te dy shqiptaret do te luajne si titullare ne kete ndeshje te Bundesliges se dyte gjermane. Sot edhe pse luhen tre ndeshje te kategorise se dyte ne Gjermani, asnje shqiptar nuk do te luaje. Rraklli do te luaje neser me, ndersa Vata eshte ne dyshim.

AlbShkodra
26-09-2003, 17:03
EKSLUZIVE - Lista e transferimeve te futbollisteve shqiptare ne Evrope gjate merkatos verore 2003

www.Sportdashesi.com ju prezanton ne menyre eksluzive ashtu si dhe ne vitin e kaluar : Listen e transferimeve te futbollisteve shqiptare ne Evrope gjate merkatos verore te sivjetshem (2003) qe sapo eshte mbyllur ne shume vende evropiane . Jipet nje informacion i gjere rreth lojtarit dhe skedines se tij personale ( datelindja - Shtetesia , nese ka luajtur me Kombetare ose ekipet zinzhir si dhe pozicioni ne fushe i tij) si dhe ekipi ku luan tashme dhe ekipi i tij i meparshem.

- Krahas Shtetit ku luan futbollisti shqiptar eshte vendosur dhe vendi qe kampionati i ketij vendi ka ne renditjen evropiane te UEFA-s
- Goalkepeer(Portier) - Defender(Mbrojtes) - Midfield(Mesfushor) - Forward(Sulmues)
- shenja X tregon se lojtari qe ka perbri kete shenje ka luajtur me kombetaren ( ose ekipet zinzhir : U21, U19, U17 ) e vendit te huaj duke mos patur keshtu mundesi te luaj ne te ardhmen me Kombetaren Shqiptare.

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*
ITALY (ITA - R03)

Florian MYRTAJ (15.09.1976 - ITA & ALB:NAT, forward)
"Cesena" (L3) -> "Verona" ( L2)
----------------------------------------------------------
ENGLAND (ENG - R02)

X Artim SHAQIRI (23.09.1973 - MKD/NAT, midfielder)
"CSKA Sofje" (BUL-L1) -> "West Bromwich Albion FC" ( L2)
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*


X Valon BEHRAMI (19.04.1985 - SUI/U21, midfield)
"FC Lugano" (SUI-L2) -> "Genova" (L2)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

GERMANY (GER - R04)

Mehmet Dragusha (09.10.1977 - ALB:NAT, midfield)
"Eintracht" Trier (L3) -> "Eintracht" Frankfurt ( L1)
----------------------------------------------------------
Geri Cipi (28.02.1976 - ALB:NAT, defender)
"KAA Gent" (BEL-L1) -> "Eintracht" Frankfurt ( L1)
Terms: two-year contract, ‚?¨125,000
----------------------------------------------------------
Jurgen Gjasula (05.12.1985 - GER, midfield)
"SC Freiburg" (Jun.) -> "SC Freiburg" (L1)
----------------------------------------------------------
X Nderim Nexhipi (22.05.1984 - MAC:U21, midfield)
"Hertha BSC" Berlin (L1) -> "VfL Wolfsburg" (L1)
----------------------------------------------------------
Ardian Aliaj (24.09.1973 - BEL&ALB:NAT, defender)
"Charleroi" (BEL-L1) -> "Rot-Wei√? Oberhausen" (L2)
----------------------------------------------------------
Skerdilaid Curri (06.10.1975 - ALB, forward)
"VFC Plauen" -> "Erzgebirge Aue"
----------------------------------------------------------
Semir Devolli (03.12.1976 - BIH, forward)
"SC Paderborn" -> "Jahn Regensburg" (L2)
----------------------------------------------------------
Mentor Miftari (04.04.1971 - ALB, defender)
"Babelsberg" (L3) -> "VfB Laipcig" (L3)
----------------------------------------------------------

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

GREECE (GRE - R07)

Arian BEQAJ (20.08.1976 - ALB:NAT, goalkeeper)
"OFI" Krete (L1) -> "Jonikos" Nikea,Pirea ( L1)
----------------------------------------------------------
Julian GJELOSHI (01.04.1975 - ALB:U21, goalkeeper)
"Atromitos" Athine (L2) -> "Prodheftiki" Nikea,Pirea (L1)
----------------------------------------------------------
Renald DUKA (16.02.1984 - ALB, forward)
"Egalio" Athens (L1)
----------------------------------------------------------
Andrea DRENOVA (03.04.1984 - ALB, midfield)
"Halkidhona" (Junior) -> "Halkidhona" (L1)
----------------------------------------------------------
Arian BELLAI (01.02.1971 - ALB:NAT, midfield)
"Panionios" Nea Smirnit,Athine (L1) -> "Corfuz" ( L2)
----------------------------------------------------------
Bledar KOLA (01.08.1972 - ALB:NAT, midfield)
"Kalithea" Athine (L1) -> "Apollon" Nea Jonia,Athens ( L2)
----------------------------------------------------------
Foto STRAKOSHA (23.03.1965 - ALB:NAT, goalkeeper)
"Kalithea" Athine (L1) -> "Ethnikos Astera" Athens ( L2)
----------------------------------------------------------
Estref BILLA (13.06.1980 - ALB:U21, goalkeeper)
"Flamurtari" Vlore (ALB-L1) -> "Atromitos" Athine (L2)
----------------------------------------------------------
Elton KOcA (05.08.1973 - ALB:U21, forward)
"Kalithea" Athine (L1) -> "Levadhiakos" Athens ( L2)
----------------------------------------------------------
Sotiri (Sokol) KONE (30.06.1981 - ALB&GRE, forward)
"Panaigialeios" Athine (L2) -> "Byzas" Megaron,Athens ( L3)
----------------------------------------------------------
Stelio SHEHU (04.04.1974 - ALB, forward)
"Poisedon" Neoi Poroi (L4) -> "Kastoria" ( L3)
----------------------------------------------------------
Roberto BOLLANO (27.11.1970 - ALB&GRE, midfield)
"Ethnikos Astera" Athens ( L2) -> "NIKI" Volou ( L3)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

TURKEY (TUR - R10)

Redi JUPI (31.08.1974 - ALB:NAT, midfield)
"SK Tirana" (ALB-L1) -> " Diyarbakirspor" ( L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

BELGIUM (BEL - R12)

Ilir cAUSHLLARI (05.10.1974 - ALB, midfield)
"Heusden-Zolder" (L2) -> "Dessel Sport" (L2)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

SWITZERLAND (SUI - R13)

Blerim XHEMAJLI (12.04.1986 - MAC, midfield)
"Z√ľrich"(Jun.) -> "Z√ľrich" (L1)
----------------------------------------------------------
Adnan JASHARI (18.02.1983 - SUI, midfield)
"Winterthour" (L2) -> "Z√ľrich" (L1)
----------------------------------------------------------
X Rijat SHALA (26.09.1983 - SUI:U21, midfielder)
"FC Lugano" (L3) -> "Grasshopper" (L1)
----------------------------------------------------------
Astrit HYSENI (23.09.1983 - KOS, forward)
-> "SR Delemont" (L2)
----------------------------------------------------------
Alban HOTJANI (23.09.1983 - KOS, forward)
-> "SR Delemont" (L2)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

UKRAINE (UKR - R17)

Elvin Beqiri (27.09.1980 - ALB, defender)
"Vllaznia" Shkoder (ALB-L1) -> "Metalurh" Donetsk (L1)
----------------------------------------------------------
Bojan Neziri (26.02.1982 - KOS, midfield)
"Vojvodina" (SCG-L1) -> "FC Shakhtar" Donetsk (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

BULGARIA (BUL - R18)

Altin Haxhi (07.09.1975 - ALB:NAT, midfielder)
"Iraklis" Thesalonik (GRE-L1) -> "PFC CSKA" Sofia ( L1)
Terms: two-year contract

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

NORWAY (NOR - R19)

Ardian Gashi (20.06.1981 - NOR, midfielder)
"√?rn Horten" (L2) -> "Valerenga" (L1)
Terms: one-year loan

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

SWEDEN (SWE - R21)

Mentor Zhubi (01.05.1984 - SWE, midfielder)
"OIS U-trupp" -> "Orgryte Idrottsallskap" (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

CROATIA (CRO - R22)

Silvester Sabolcki (12.11.1979 - CRO, midfielder)
"NK Varteks" (L1) -> "Dinamo" Zagreb (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

RUSSIA (RUS - R24)

Samir Duro (BHZ, defender)
"PAS Giannina FC" (GRE-L2) -> "FC Saturn Moskovskaya" Oblast
Terms: two-year contract

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

ROMANIA (ROM - R27)

Alert Alcani (12/10/1980 - ALB, defender)
"KS Vllaznia" (ALB-L1) -> "FC Rapid" Bucuresti

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

CYPRUS (CYP - R28)

Arian Sheta (13.02.1981 - ALB:U21, defender)
"SK Tirana" (ALB-L1) -> "Olimpiakos" Nikosia (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

SLOVENIA (SLO - R29)

Ismet Munishi (03.10.1974 - KOS, forward)
"Flamurtari" Pristina (KOS-L1) -> "Era Shmartno" (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

FINLAND (FIN - R31)

Ridvan Zeneli (11.03.1979 - ALB, forward)
"Jaro" (L1) -> "HJK Helsinki" (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

BOSNIA-HERZEGOVINA (BIH - R34)

Patrik Doci
"Liria" Prizren (KOS-L1) -> "Zovko Zhepce" (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

FYROM-MACEDONIA (MAC - R36)

Arsim PLEPOLLI (KOS, forward)
"Prishtina" (KOS-L1) -> "Bashkimi" Kumanove (L1)
----------------------------------------------------------
X Ardzhent BEQIRI (MKD/NAT, forward)
"KS Shkendija" Tetove (L2) -> "FK Sloga Jugomagnat" Tetove (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

Autor: Arlind Ciri (www.Sportdashesi.com)

AlbShkodra
26-09-2003, 17:07
Elvin Beqiri: Une, shqiptari ne Ukraine

Mbrojtesi shkodran i kombetares flet per aventuren e tij te re te Metallurg Donjeck. "Tashme kam hyre ne formacion, ndonese konkurrenca me vendasit eshte teper e forte. Me prish shume pune, mungesa e fazes pergatitore ne Shkoder". 23-vjecari flet per skuadren e tij te re, qytetin ku jeton dhe ndeshjen e radhes me kombetaren ne Gjeorgji

TIRANE - E ka marre malli per Shkodren, por ka nisur te ndjehet si ne shtepine e vet edhe te Metallurg Donjeck i Ukraines. Elvin Beqiri, mbrojtesi 23-vjecar i kombetares shqiptare, ka mesyer formacionin e skuadres, "ne ndeshjet e fundit", sic thote vete ai. Beqiri kaloi ne korrik te skuadra e kategorise se pare ukrainase, duke i dhene ekipit te tij, Vllaznise, 50 mije dollare, si pasoje e kesaj levizjeje. Ne qytetin jugor ukrainas, ne te nxehtin veror, ai po perpiqet te rikuperoje kohen e humbur pa stervitje, qe te jete gati per kampionatin dhe kupen UEFA ku do jete perballe Parmes italiane. Ndersa ndodhet i grumbulluar nen urdherat e Hans-Peter Briegel, ai dha kete interviste per "Korrieri"-n:

-Elvin, si po shkon aventura juaj te Metallurg Donjeck?

"Deri tani, mire. U desh nje kohe pershtatje, per te njohur skuadren dhe lojen e saj".

-A jeni duke luajtur ne formacion?

"Ja kam arritur kesaj ne ndeshjet e fundit. Ne fillim nuk kam pasur mundesi. Problem per mua eshte sepse nuk kam pasur faze te rregullt pergatitore ne Shkoder me Vllaznine, per vete problemet qe pati klubi".

-A ju ka marre malli per Shkodren?

"Patjeter qe me ka marre. Por keshtu e ka zanati yne. Duhet te mesohemi".

-Cfare vendi ka Metallurg ne kampionatin ukrainas?

"Besoj se jemi ne vend te 3-te ose te 4-t. Nuk kemi humbur asnje takim deri tani, duke arritur 3 fitore e 4 barazime. Konkurrenca eshte shume e forte me Shaktior Donjeck, qe eshte rival brenda qytetit".

-Si jane mjediset stervitore ne klubin tuaj te ri?

"Te mira dhe klubi eshte serioz. Tani, eshte duke ndertuar nje qender te re stervitore, shume moderne".

-A ka shume rivalitet ne pozicionin tuaj si mbrojtes?

"Ka. Jane lojtaret vendas, qe nuk eshte e lehte te hapin rruge".

-Ku po jetoni ne Donjeck?

"Kam marre nje shtepi dhe jam pershtatur mire".

-Si eshte klima ne qytetin tuaj?

"Tani eshte nxehte. Ndryshe nga Kievi, ku me kane thene se eshte ftohte. Ndoshta sepse ne jemi ne jug, prane detit (te Zi)".

-Me c'modul loje luan Metallurg?

"Luan me 3-5-2 ose 5-3-2, pak a shume si skuadrat ne kampionatin shqiptar".

-Pardje u stervitet vecan. Kjo, nga ndonje demtim?

"Jo, nuk kisha demtim, por isha i lodhur nga rruga dhe desha te mos sforcohesha shume".

-A mendoni se Shqiperia mund te arrije rezultat pozitiv ne Tbilisi ndaj Gjeorgjise?

"Shpresojme. Skuadra eshte e mire dhe megjithe problemet qe patem ne miqesoren ndaj ish-RFJ te Maqedonise, shpresojme te tregojme formen tone te vertete, ashtu si ne ndeshjet e gjysmes se pate te ketij viti".

'Korrieri' Dt 03-09-2003

AlbShkodra
27-09-2003, 12:54
Myrtaj, komplimente nga shoket

Florian Myrtaj ka marre komplimente per formen e mire qe po kalon ne skuadren e Verones dhe ai qe i jep keto eshte kapiteni i skuadres, Italiano. Ky i fundit ka theksuar se "Myrtaj eshte nje lojtar qe vrapon shume dhe qe sakrifikon ne fushen e lojes". "Me pare, isha une qe gjuaja goditjet e denimit, vazhdon Italiano, por Myrtaj ia ka mare doren, ka shenuar ndaj Barit nga distanca dhe kundra Napolit nga penalltia. Nje vit me pare, ne kemi patur probleme me vijen sulmuese, por kete sezon duket se jemi ne forme te shkelqyer. Ndaj Vicenses, shpresoj qe ai te shenoj perseri, sepse do te luaje kundra ish- trajnerit te tij.

AlbShkodra
27-09-2003, 12:55
Bogdani pajtohet me Piolin

Jane qetesuar ujerat ne skuadren e Salernitanes, pas shperthimit te ceshtjes "Bogdani". Sulmuesi shqiptar ka diskutuar serish me trajnerin Pioli dhe tonet, me sa duket, kane qene te uleta. Shtatlarti do te jete ne fushe qe nga minuta e pare ne ndeshjen e sotme kundra Livornos. Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja italiane "Il Mattino", qe ne numrin e saj te djeshem ka qetesuar tifozet "granata", ne vigjilje te nje transferte teper delikate. Vete pozitat e Salernitanes ne renditje nuk mund te pranojne vazhdimin e nje krisjeje, qe fatmiresisht eshte mbyllur paq.

AlbShkodra
27-09-2003, 12:56
Tare ne formacion kundra Modenes

Sulmuesi i Kombetares shqiptare, Igli Tare, me ne fund do te beje dhe debutimin e tij me skuadren e Bolonjes. Neser ne dreke, Macone ka vendosur qe ta aktivizoje shtatlartin qe nga minuta e pare, ne ndeshjen e javes se katert, kundra Modenes. Bolonja ka zhvilluar nje ndeshje kontrolli te enjten, ku Tare eshte rreshtuar ne formacionin baze, perkrah Sinjorit dhe Belucit. Macone do te luaje me nje skeme alla Real, pra 4-3-2-1, ku pyka e vetme e skuadres do te jete bjondi i Kombetares sone. Tare ka fituar ne kete menyre duelin me shokun e skuadres, Rossini dhe neser do beje debutimin me bluzen e Bolonjes.

AlbShkodra
27-09-2003, 12:57
Fatmir Vata rikthehet me Bielfeldin

Mesfushori shqiptar, Fatmir Vata, eshte rikuperuar ne kohe rekord dhe neser do te jete ne formacionin e pare me skuadren e tij, Arminian e Bielfeldit. Vata nuk luajti para nje jave kunder patriotit te tij, Altin Rraklli, i cili serish ndodhet si titullar me skuadren e tij te re, Regensburgut. Kesaj jave kemi nje tjeter derbi shqiptar ne Bundesligen e dyte, mes Aliajt dhe Currit.

AlbShkodra
27-09-2003, 12:58
Meler zevendeson Skelen

Andrea Meler do te marre pozicionin e Ervin Skeles ne ndeshjen kunder Shalkes, ne te cilen organizatori shqiptar nuk do te luaje per shkak te pezullimit nga kartoni i kuq, i marre ne ndeshjen e fundit kunder Kaiserslauternit. Nderkohe eshte konfirmuar serish si titullar Geri cipi, i cili ngelet nder futbollistet me te mire te Frankfurtit. Altin Lala mbetet akoma i demtuar.

AlbShkodra
28-09-2003, 03:01
Futbollistet shqiptare ne Evrope
Gjermani
cipi, shqiptari i vetem per Frankfurtin
Sot, ne perballjen me Shalke 04-n, vetem Geri cipi duket se do te jete ne loje qe nga minuta e pare nga kolonia e vogel shqiptare e Eintrahtit te Frankfurtit. Kjo sepse Ervin Skela do t'i mungoje Eintrahtit te Frankfurtit 4 jave, per kartonin e kuq qe shqiptari mori ne ndeshjen e fundit me Kaizersauternin. cipi eshte renditur nga revista sportive "Kicker" ne 11-shen qe do te zbrese ne fushen e lojes sot ne oren 17.30. Ne pankine nuk figuron kosovari Mehmet Dragusha, qe prej disa ditesh eshte i demtuar. Gjithsesi, shpresat per kete futbollist per te qene i gatshem per ndeshjen me Shalken jane te medha, nderkohe qe i sigurt eshte vetem cipi.
Lala, gati per Portugaline
Duket se mesfushori i kombetares shqiptare do te jete i gatshem per ndeshjen me Portugaline. Futbollisti kuqezi eshte perfshire ne listen e lojtareve, te cilet Brigeli ka nder mend t'i grumbulloje per miqesoren e 11 tetorit.
Rraklli, futbollisti stabel per Regenzburgun
Duket se sulmuesi i kombetares shqiptare Altin Rraklli ka zene nje vend si titullar te ekipi i tij i ri Regenzburgu. Sulmuesi veteran kuqezi i ka mbushur mendjen me lojen e tij trajnerit te ekipit ta aktivizoje edhe ne ndeshjen e radhes te Bundesliges 2. Keshtu, Rraklli do te jete ne loje qe nga minuta e pare. Skuadra e Rrakllit, Regenzburgu, do te luaje sot ne mesdite, me ish-ekipin e Dragushes sezonin qe kaloi, Eintrahti i Tririt.
Rikthehet Vata kunder Burghauzenit
Fatmir Vata me te gjitha gjasat do te jete ne fushen e lojes qe nga minuta e pare ne ndeshjen Bielefeld-Burghauzen. Mesfushori i Arminias se Bielefeldit nuk ka luajtur javen e fundit te Bundesliges 2 pasi ka qene i demtuar ne kembe dhe keshtu trajneri Molham ka preferuar te mos e aktivizoje asnje minute shqiptarin Vata. Duke pare qe ai eshte riaftesuar dhe pasi ka marre dhe lejen e mjekeve, trajneri i Arminias e ka rreshtuar Vaten te futbollistet qe do te luajne sot pasdite kunder Burghauzenit.
Aliaj serish nga minuta e pare
Mbrojtesi i kombetares shqiptare Ardian Aliaj serish do te luaje qe nga minuta e pare ndeshjet e kesaj jave te Bundesliges 2. Skuadra e vlonjatit Oberhauzeni kete jave do te kete perballe Aue-n. Si edhe ne te gjitha takimet e tjera, trajneri i Oberhauzenit ka preferuar ne krahun e majte te mbrojtjes Aliajn. Ky i fundit eshte nje nga futbollistet shqiptare qe ka paraqitur nje loje stabel ne te gjitha ndeshjet e tij ne Bundesligen 2. Madje, ne javen e fundit, shqiptari ka merituar nje vend ne 11-shen me te mire te Bundesliges 2.
Belgjike
Shkelqen serish Besnik Hasi
Vazhdon seria pozitive e ndeshjeve per Besnik Hasin. Kosovari qe luan me Anderlehtin edhe ne ndeshjen me Zolderin, ka luajtur 90 minuta. Skuadra e Anderlehtit ka fituar 4-2 me Zolderin, nderkohe qe nje nga futbollistet me te mire te skuadres ka qene Besnik Hasi, i cili prej shume ndeshjes nuk ka levizur nga formacioni baze. Madje, trajneri Bros e konsideron shqiptarin si liderin e mesfushes.
Itali
Tare, debutimi me Modenen
Duket se sulmuesi Igli Tare do te debutoje me fanellen e Bolonjes ne Modena. Trajneri Macone duket se ka preferuar shqiptarin ndryshe nga javet e shkuara. Madje ne nje miqesore qe skuadra e Bolonjes ka zhvilluar para dy ditesh ka shenuar dy gola dhe eshte aktivizuar me formacionin e pare te kuqebluve. Nje nga faqet sportive ne internet e rendit Taren ne stolin e rezervave, nderkohe qe ne faqen zyrtare te Bolonjes shqiptari jepet ne balotazh me Rosinin per ndeshjen e sotme.

AlbShkodra
29-09-2003, 15:41
Futbollistet shqiptare ne Evrope

Gjermani
cipi, shqiptari i vetem per Frankfurtin
Geri cipi ka qene futbollisti i vetem nga treshja e shqiptareve te Eintrahtit te Frankfurtit, qe ka luajtur kunder Shalkes. Vlonjati ka qene nje nga me te miret ne fushe per ekipin e tij, qe ka barazuar ne fushen e veshtire te Shalke 04-s, 1-1. Vec mbrojtesit kuqezi, asnje nga futbollistet e tjere shqiptare, te cilet veshin fanellen e Frankfurtit, nuk ka luajtur dje kunder Shalkes. Ervin Skela eshte i pezulluar 4 jave nga komisioni i disiplines i Bundesliges per sjellje antisportive ndaj futbollistit Ridell. Nuk eshte aktivizuar asnje minute edhe Dragusha, i cili prej javesh nuk luan si titullar, nderkohe qe kosovari javen e kaluar ka qene i demtuar.
Vata, 70 minuta kunder Burghauzenit
Fatmir Vata ka qene nje nga futbollistet, te cilet kane kontribuar me shume ne fitoren e Arminias se Bielefeldit me Burghauzenin. Ekipi i Vates ka fituar 3-1 ne fushen e tij, nderkohe qe shqiptari nuk eshte aktivizuar ne te gjithe ndeshjen. Trajneri Molham, duke pare qe Vata vinte nga nje demtim, e ka zevendesuar ate ne minuten e 70-te te takimit, kur skuadra ishte ne epersi 3-1. Loja e Vates ka qene shume e mire, cka ka ndikuar edhe tek ekipi i tij, qe keshtu ngjit shume shkalle ne klasifikimin e Bundesliges 2. Gjate ndeshjes, Vata eshte ndeshkuar edhe me nje karton te verdhe.
Rraklli nuk shenon, por ndihmon ne golin e pare
Altin Rraklli duket se ka fituar nje vend titullari tek ekipi i tij i ri, Regenzburgu. Kjo skuader ka fituar dje 2-1 me Eintrahtin e Tririt, duke marre 3 pike te vlefshme per klasifikimin. Rraklli ka luajtur 90 minuta dhe ne rastin e golit te pare te ndeshjes ka qene iniciatori i sulmit. Kjo eshte java e dyte rresht qe Rraklli aktivizohet gjate gjithe ndeshjes.
Aliaj, serish me i miri i Oberhauzenit
Edhe Ardian Aliaj ka luajtur 90 minuta ne ndeshjen qe ka perfunduar ne barazim 1-1, AUE-Oberhauzen. Mbrojtesi i kombetares shqiptare, edhe kete ndeshje, ka qene me i miri per skuadren e tij. Madje disa here ka shpetuar skuadren e tij nga situata shume te veshtira. Aliaj vjen pas nje ndeshjeje shume te mire ne Bundesligen 2, me Oberhauzenin. Specialistet e futbollit gjerman e kane rreshtuar shqiptarin ne 11-shen me te mire te Bundesliges 2.
Bullgari
Haxhi titullar, por CSKA humbet
Altin Haxhi, edhe kete jave, ka luajtur 90 minuta me skuadren e tij, CSKA e Sofjes. Por ndryshe nga heret e tjera, ekipi i shqiptarit eshte mundur 3-1 ne trasferte me Botevin. Haxhi ka luajtur ne pergjithesi mire, edhe pse ekipi i CSKA-se nuk ka mundur ta shmange humbjen e pare ne kampionat. Gjithsesi, CSKA-ja vazhdon te jete ekipi kryesues i kampionatit bullgar te futbollit.
Belgjike
Shkelqen Hasi
Vazhdon seria pozitive e ndeshjeve per Besnik Hasin. Kosovari qe luan me Anderlehtin edhe ne ndeshjen me Zolderin, ka luajtur 90 minuta. Skuadra e Anderlehtit ka fituar 4-2 me Zolderin, nderkohe qe nje nga futbollistet me te mire te skuadres ka qene Besnik Hasi, i cili, prej shume ndeshjes, nuk ka levizur nga formacioni baze. Madje trajneri Bros e konsideron shqiptarin lider te mesfushes.
Itali
Tare, debutim me humbje
Nuk ka qene nje nga debutimet me te mira per Igli Taren me fanellen e Bolonjes. Sulmuesi kuqezi ka luajtur 34 minuta me Bolonjen ne ndeshjen qe skuadra e tij ka humbur me Modenen. Trajneri Macone ka vendosur ta aktivizoje shqiptarin ne pjesen e dyte, ne vend te Rosinit, me te cilin Tare ka qene ne "balotazh" per nje vend titullari. Tare ka luajtur shume mire ne sulm perkrah Sinjorit dhe eshte vleresuar me 6 nga specialistet sportive italiane.
Myrtaj, kete here pa gol
Futbollisti i kombetares shqiptare Florian Myrtaj, kete fundjave, nuk ka mundur te shenoje serish per ekipin e tij, Veronen. Kjo skuader, te shtunen ne mbremje, ka mundur ne trasferte Vicencen 2-1. Myrtaj nuk ka shenuar, por ka luajtur 90 minuta perballe skuadres qe drejtohet nga ish-trajneri i tij, Iakini. Ndeshja e ka qene e bukur, por shqiptari nuk ka pasur shume raste per te shenuar serish gol. Kujtojme qe ne dy ndeshjet e fundit Myrtaj ka shenuar 3 gola me fanellen e Verones.
Bogdani, vazhdon ankthi i golit
Edhe ne ndeshjen e fundit te Serise B, Livorno-Salernitana, Erion Bogdani nuk ka mundur te shenoje dot. Madje skuadra e tij eshte mundur nga livornezet me rezultatin e paster 2-0. Bogdani eshte aktivizuar nga trajneri i Salernitanes vetem 45 minutat e para te takimit. Ne pjesen e dyte, Bogdani nuk ka dale nga dhomat e zhveshjes, pasi ka qene i demtuar lehte, keshtu qe stafi mjekesor i Salernitanes nuk ka rrezikuar per te. Gjithsesi, sulmuesi i kombetares nuk ka shenuar ende me skuadren e tij te re, cka po e vuan ne cdo ndeshje.
France
Halilhodxhici i beson serish Canes
Duket se fati eshte rikthyer nga mesfushori kosovar Lorik Cana. Edhe ne ndeshjen e fundit qe Paris SG-ja ka fituar 1-0 me Okserin, Cana ka luajtur 90 minuta, duke zhvilluar ndeshjen e dyte rresht si titullar ne kampionatin francez. Ashtu si ne javen e shkuar, Cana ka luajtur shume mire ne mesfushe, duke qene nje nga futbollistet kyc te ekipit. Per kete loje te mire ne ndeshjen e fundit me Okserin, Cana eshte vleresuar me noten 6 nga specialistet e gazetes se njohur sportive "L'Equipe".

AlbShkodra
29-09-2003, 16:28
Shenojne Roland Zajmi dhe Milaim Rama

Shume nga legjionaret tane kane zhvilluar dje ndeshjet e radhes me skuadrat respektive, por vetem dy kane arritur qe te gjejne rrugen e golit. Ne kampionatin grek, Roland Zajmi ka arritur qe te shenoje golin e dyte ne kete sezon. Prodeftiki i tij ka barazuar 1-1 me Aktratikos dhe goli i vetem per vendasit eshte shenuar nga sulmuesi shqiptar. 2 jave me pare, ai shenoi golin e fitores 1-0, kundra te "medhenjve" te Olimpiakosit. Ka shenuar, gjithashtu, dhe shqiptaro-zviceriani, Milaim Rama ne kampionatin zvicerian. Thun ka fituar 3-2, nga Vil dhe Rama ka shenuar golin e trete per skuadren e tij dhe te katertin personal ne kete sezon.

AlbShkodra
29-09-2003, 16:34
Sulmuesi i Kombetares shqiptare, Igli Tare, ka debutuar dje me ngjyrat e Bolonjes ne nje ndeshje qe skuadra e tij ka humbur kundra Modenes, 2-0.

Shtatlarti eshte futur ne loje ne minuten e 12-te te pjeses se dyte dhe ka zhvilluar nje ndeshje te pelqyeshme, ndonese skuadra e tij ka dale e humbur nga Modena. Trajneri Macone e ka aktivizuar kur bolonjezet ishin ne disavantazh te dy golave dhe ky rezultat ka mbetur i pandryshuar deri ne fund te takimit. Sapo ka vene kembet ne fushe, Tare ka patur nje top per gol, por gjuajtja e tij e menjehereshme eshte pritur me mjeshteri nga portieri vendas, Balota. Ne minuten e 87-te, sulmuesi yne nuk shfrytezon sic duhet nje pasim te Belucit. Ne minuten e fundit te kohes se rregullt, Tare deperton bukur brenda zones, por mbrojtesi Mayer e nderpret galopimin e tij, duke shuar shpresat e Bolonjes per nje shkurtim te rezultatit. Ne minuten e trete shtese, shtatlarti ka nje mundesi te arte per te shenuar golin e tij te pare me skuadren e Bolonjes, por gjuajtja me koke perfundon ngjitur me traun e portes. Perfundon keshtu debutimi i pare i Tares me bolonjezet, ku duhet theksuar nje loje e mire, por qe ka munguar ai qe ndez shpirtin, goli. Pas ndeshjes, Macone ka kritikuar lojtaret e tij per kete humbje. Trajneri ka dhene nje interviste ne uebsaitin zyrtar te Bolonjes. I pyetur se a e ka permiresuar sulmin hyrja e Tares, Macone eshte pergjigjur: "Pashe qe Rossini ishte teper i lodhur dhe m'u duk e drejte qe te aktivizoja nje sulmues me te fresket dhe qe krijon volum me te madh te lojes".

AlbShkodra
29-09-2003, 16:34
Frakfurt barazon pa Skelen

Eintrakti i Frankfurtit ka marre dje nje barazim mjaft te vlefshem, ne shifrat 1-1, ne fushen e veshtire te Shalke 04. Ne radhet e Frankfurtit eshte aktivizuar vetem Geri cipi, i cili, sipas shtypit gjerman, ka zhvilluar nje loje te kenaqshme. Dragusha nuk eshte pare as ne stolin e rezervave, ndersa Skela, sic dihet, do te rikthehet me 25 tetor, per shkak te pezullimit. Nderkohe, ne Bundesligen 2, Fatmir Vata ka kaluar demtim ne muskujt e barkut dhe dje eshte aktivizuar me Arminian e tij kundra Burghausen. Mesfushori ka qendruar ne fushe per 90 minuta, ne nje ndeshje qe skuadra e tij ka fituar 3-1. Per t'u shenuar eshte dhe nje karton i verdhe, i marre nga mirditori.

AlbShkodra
29-09-2003, 16:51
Rraklli, asist ne golin e Regensburgut kunder Eintracht Trier. Tare debuton me humbje ne radhet e Bolonjes. cipi, i vetmi shqiptar i aktivizuar ne Bundesliga

Ja si luajten "legjionaret" ne fundjave

L'Arena: "Myrtaj eshte nje lojtar i madh, edhe kur nuk shenon, i garanton kualitet skuadres se Verones. Ben presing ne gjithe fushen, lufton per cdo top"

Nje fundjave e mire per futbollistet shqiptare qe luajne ne Gjermani dhe Itali, megjithese nuk ka asnje gol per t'u permenduar. Nderkohe qe shikohen paraqitje te mira te Tares (seria A), Myrtajt (seria B), cipit (Bundesliga) Rrakllit e Aliajt (Bundesliga 2). Te terheq vemendjen paraqitja jo e mire e Erjon Bogdanit, i cili, pas kalimit nga Rexhina te Salernitana ne fillim te ketij sezoni me formule e huazim, po has ne veshtiresi persa i perket integrimit te tij ne serine B. Ne kater ndeshjet e para zyrtare te zhvilluara me kete skuader ai nuk ka mundur te gjeje golin, qe do ta clironte disi nga kjo situate jo e mire qe po kalon. Ne ndeshjen e fundit te luajtur ne transferte kunder Livornos, Salernitana eshte mundur me rezultatin 2-0, ku sulmuesi shqiptar ka luajtur vetem 45 minuta si titullar. Pikerisht ne kete minute ai eshte zevendesuar nga trajneri Pioli, pasi sikurse kane bere te ditur gazetat italiane te dites se djeshme, Bogdani ka pesuar nje demtim dhe ka kerkuar vete te lere fushe. Shqiptari ka humbur nje rast me mire per te barazuar rezultatin ne 1-1 reth minutes se 22-te ketij takimi. Nderkohe qe me ne fund ka ardhur dhe debutimi i Tares me bluzen e Bolonjes. Megjithse skuadra e tij eshte mundur 2-0 ne derbin me Modenen (ne shtepine e kesaj te fundit), ish-sulmuesi i Breshias, i futur ne minuten e 56 ne vend te Rosinit, ka bere nje paraqitje te mire. Ne fund te ndeshjes ai eshte vleresuar me noten 6 nga specialistet. Nje tjeter paraqitje e mire e shqiptareve ne Itali vjen nga seria B. Behet fjale per Florian Myrtaj, i cili edhe pse nuk ka mundur te gjeje golin, ka qene protagonist ne nje fitore te rendesishme te Verones ne transferte kunder Vicenses. Sulmuesi i kombetares sone, i ciline ne dy ndeshjet e mepareshme ka shenuar 3 gola (1 me 11-metersh), eshte vleresuar me noten 6.5. "Nje lojtar i madh, edhe kur nuk shenon, i garanton skuadres kualitet. Nuk ka rendesi me ke luan ne krah, Mihalcean apo Papa Vaigo. Ben presing ne gjithe fushen, lufton per cdo top", shkruante dje gazeta "L'Arena" per te. Nderkohe qe ne Bundesliga, nga kater shqiptaret, eshte aktivizuar kete jave vetem cipi, i cili ka bere nje paraqitja te mire ne ndeshjen Shalke-Eintracht (1-1). Lala dhe Dragusha vazhdojne te jene te demtuar nderkohe qe Skela eshte pezulluar per 4 jave per sjellje antisportive. Ndersa ne Bundesliga 2, Vata ka luajtur 70 minuta me Arminian. Aliaj ka konfirmuar edhe njehere formen e tij te mire me Oberhausenin, nderkohe qe Rraklli ka qene protagoniset me nje asist ne nje nga golat e shenuar nga skuadra e tij Regensburg ndaj Eintracht Trier (2-1).

Altin Manallari 'Shekulli'

AlbShkodra
30-09-2003, 02:45
Lorik Cana, ndeshje e plote per Paris SG

Vazhdon ta binde trajnerin e tij, Vahid Halilhic, Lorik Cana. Ne fitoren e te shtunes ne darke, te Paris SG, 1-0 ndaj Auxerre, mesfushori i kombetares shqiptare ka qene per 90 minuta ne fushen e lojes, duke dhene ndihmesen e tij ne suksesin e te tijve. Cana ka luajtur ne mesfushe, te pakten sipas rreshtimit taktik qe jepte adresa zyrtare e klubit francez ne internet. Goli i vetem i takimit u shenua ne minuten e 9-te nga Pauletta. 39.777 spektatore kishin blere bileta per kete ndeshje ne Parc de Princes.

AlbShkodra
30-09-2003, 02:46
Altin Rraklli, note pozitive, ne suksesin e Regensburg

Regensburg ka fituar 2-1 ne fushen e vet ndaj Trier ne Bundesligen e dyte gjermane dhe Altin Rraklli ka marre noten 3.5 nga Kicker. Nje vleresim, si shumica e skuadres, qe shenoi ne 22 (1-0) me ane te Straube dhe 53 (2-1) me ane te Toelcseres. Miqte barazuan perkohesisht ne 40 me golin e Pekovic. Rraklli ishte pjesemarres ne aksionin e golit te pare, dhe topi nga ai kaloi te Straube qe shenoi brenda zones. As Zani dhe as Devoli nuk luajten ne kete takim per Jahn Regensburg.

Skerdi Curri ka marre nje note shume te mire ne barazimin 1-1 te ekipit te tij Erzgebirge Aue, ndaj Oberhausen. Curri mori noten 3, duke qene nder me te miret ne fushe, ndersa mbrojtesi i kombetares, Ervin Fakaj mori vetem noten 4. Golat u shenuan nga Simioni (0-1 ne 39) dhe Berger (1-1 ne 45+1) ne prani te 8.100 tifozeve.

Gjithnje ne kategorine e dyte gjermane, Harun Isa luajti vetem pak minuta per Osnabrueck qe ishte mike ne shtepine e Greuther Fuerth. Ne barazimin 1-1 (gola te Schied per 0-1 ne 55 e Inceman per 1-1 ne 72), Isa hyri ne loje ne minuten e 87-te, ne vend te Micevskit.

Ne kategorine e pare, Geri Cipi u vleresua vetem me noten 4, pra te dobet, ne Schalke-Frankfurt (1-1), por edhe koleget e tij te mbrojtjes nuk ishin me mire. Puljiz e Tsoumou-Madza, gjithashtu moren noten 4. Golat u shenuan nga Rodriguez ne 30 per vendasit dhe Chris ne 37 per miqte. Gjyqtari Kircher gaboi ne 50, duke mos dhene nje penallti per Schalke ne 50, pasi Tsoumou-Madza nderhyri keq ndaj Poulsen ne zonen e rreptesise.

'Korrieri'

AlbShkodra
30-09-2003, 02:46
Tare, debutim pozitiv per Bolognen

La Gazzetta dello Sport: Perpjekjet e Bolognas perfunduan ne 60, kur Tare e detyroi portierin Ballotta te bente nje nderhyrje te veshtire.

La Repubblica: Locatelli dhe Tare zgjuan sulmin e Bolognas, Guly pagoi borxhin (e Udineses)

Giornale di Brescia: Mazzone deshi te rregullonte dicka duke hedhur ne fushe Locatelli, Bellucci dhe Tare, por ndryshimi i vetem nga pjesa e pare ishte se Bologna pati ndonje rast goli me shume sesa ne 45-minutat e para.

Brescia Oggi: Pjesa e dyte hapet me nje Bologna qe rritet. Deri ne minuten e 75 eshte vetem ajo qe luan dhe Rossini, Tare e Signori kane nga nje rast goli, duke e detyruar portierin Ballotta te nderhyre tri here me radhe.

Il Mattino: Ballotta eshte i zoti te largoje nje gjuajtje te Tares. Mazzone duhej te kishte guxuar pak me shume qe nga fillimi.

Il Nuovo: Per 15-20 minuta, Ballotta (portieri i Modenas) duhet te beje gjera te jashtezakonshme. Brenda pak minutash, fillimisht Signori, me pas Dalla Bona dhe Tare, nuk gjejne shenjestren.

Corriere della Sera i jep noten 6 Tares, po kaq edhe Il Nuovo, e vlereson Iglin me 6. Jo keq.

AlbShkodra
30-09-2003, 02:47
Bogdani, demtimi nuk e pengon kunder Fiorentines

Erion Bogdani do te jete ne fushe te shtunen e ardhshme, ndaj Fiorentines, per Salernitanen. Sulmuesi shqiptar, i demtuar ne humbjen e pesuar nga skuadra e tij te shtunen e kaluar, 0-2 ndaj Livornos. Por Bogdani nuk do mund te luaje sot ne 20.30 ne ndeshjen e Kupes se Italise, ndaj Reggines, ish-skuadres se tij.

AlbShkodra
01-10-2003, 00:41
Sulmuesi shqiptar i Prodheftiqise ka shenuar ne barazimin 1-1 ndaj Akratitosit

Zajmi, goli i 20-te ne kampionatin grek

Nuk kishte "derbi" java e 5-te e kampionatit grek te futbollit, por kishte gola, plot 40 te tille ne te dyja kategorite. E midis tyre, pa dyshim, spikat ai i shenuar nga futbollisti shqiptar Roland Zajmi. Goli i Zajmit ishte i 20-ti i shenuar prej tij ne ndeshjet qe ka luajtur ne kategorine A.
Roland Zajmi larteson Prodheftiqine
Vishnjet kane filluar ta humbasin ngjyren e tyre karakteristike. Fanellat e reja me ngjyre gri duket se i kane sjelle fat skuadres se Koridalos. Pas dy sensasioneve te medha, fitores ndaj kampioneve te Olimpiakosit, 1-0, dhe barazimit ne Selanik, me skuadren e forte Paok, Prodheftiqia eshte kthyer ne Koridalo per te pritur Akratitosin. Gjithcka nisi me nje lloj frike, pasi skuadrat menduan me shume per mbrojtjet sesa per sulmin e tyre. Ata qe e braktisin te paret kete lloj loje jane vendesit. Shperthimi i tyre eshte galopant, madje i nje stili te nje ekipi te madh. Topi krosohet nga e djathta ne te majte e, qe andej, topi i rikthyer gjen kemben e Zajmit, qe nuk fal, por shenon. Goli i futbollistit tone eshte i dyti ne keto 5 jave te kampionatit grek. Njekohesisht ai eshte edhe nje gol jubilar, sepse eshte i 20-ti i shenuar prej tij ne kategorine A te kampionatit helen. E ndersa vendesit po i gezoheshin fitores, pikerisht ne sekondat e fundit te ndeshjes, nje top i grushtuar nga portieri i Prodheftiqise kthehet fluturimthi nga sulmuesi kundershtar, duke shuar kesisoj buzeqeshjen e minutes se 29-te. Akratitosi barazon 1-1 ne Koridalo dhe kthehet ne Ano Liosja me buzeqeshjen e ekipit modest, ku edhe barazimi quhet fitore.
Ndeshkimi i vone i Arian Beqajt
Tension i madh ne Leoforos. Per 82 minuta, Panathinaikosi nuk arrin dot te shenoje ndaj nje ekipi mdest, sic eshte Jonikosi, porten e te cilit e mbron portieri yne, Arian Beqaj. Panathinaikosi nuk ka arritur te shenoje, edhe pse ne favor te tyre eshte dhene nje penallti. Por kur takimi po shkonte drejt barazimit pa gola, shfaqet futbollisti rumun, Sanmartean, i cili, me klasin e tij, entuziazmon nje stadium te tere. Beqaj, edhe pse i sigurt, fillon te ndieje ethet e golit, qe nuk vonon. Pikerisht ne minuten e 83-te, shenon futbollisti "i harruar" Vllaovic, ndersa 3 minuta me vone qiprioti Kostandinu.
Kapiteni Kola, frymezuesi i Apollonit
Megjithese stadiumi i Rizupulit e ka nderruar teresisht pamjen e tij, gjithsesi mbetet nostalgjik per ne, shqiptaret. Pikerisht ketu, pra ne Rizupuli, ku ka "seline" Apolloni i vjeter, kane luajtur mjaft emra te njohur te futbollit tone. Sportdashesit greke e mbajne mend mire Ylli Shehun, Bledar Kolen, Arian Bellajn, Alban Bushin, Ilir Shulkun, Indrit Fortuzin, Edmond Dalipin e tani se fundi perseri Kolen, te rikthyer pas 7 vjetesh, vecse tashme si kapiten i ketij ekipi. Eshte i njejti president qe i ka shoqeruar te gjithe futbollistet tane, Kostas Alamano. Kureshtja per te pare Bledar Kolen nuk ishte vetem imja, por edhe e mjaft te tjereve, te cilet, ndonese larg, kane jetuar nga afer me peripecite dhe ankthin e futbollistit tone, qe ka bere emer ne kampionatin grek. Ndaj, midis tifozeve vendes, ne Rizupuli, kishte edhe mjaft shqiptare. Dhe Kola nuk i zhgenjeu. Futbollisti yne luajti mjaft mire. Ai vuri ne levizje nje ekip te tere, duke e cuar drejt nje fitoreje te madhe, 3-1, ndaj Panahaiqise se Patres. Bledar Kola na kujtoi ditet e tij me te mira. Ai djersiti shume, kemba e tij shkeli ne te gjitha skajet e fushes dhe, mbi te gjitha, pasimet e tij ishin "llokum" per te tjeret.
Bellaj mban Korfuzin ne vende nderi
Futbollisti yne ka qene pa dyshim lojtari me i mire i skuadres se drejtuar nga Nikos Anastopulos. Korfuzi luajti ne Patra, por nuk shkoi me larg se barazimi i bardhe. Perpjekjet e Bellajt per ta ndryshuar rezultatin ishin te shumta, por, sic thote populli, pa bereqet. Ne minuten e 85-te, futbollisti yne me numer 8 desh e coi ne rrjete topin e gjuajtur prej tij, por ai u devijua jashte. Korfuzi luajti mire, por mori pak. Megjithate, edhe barazimi e mbajti ne vendin e 3-te.
Elton Koca, pa gol ne derbi
E vetmja ndeshje e ashtuquajtura derbi u luajt ne Livadhja, midis dy skuadrave qe kryesojne tani kategorine B te Greqise, Livadhjakosit dhe Apollon Kallamarjas. Barazimi 1-1 i la te dy ekipet ne pozicionet ku ishin. Elton Koca, megjithese luajti mjaft mire per 90 minuta, nuk arriti deri te goli. Futbollisti yne, qe me pare ka ndeshkuar edhe ekipe te tilla si Olimpiakosi, nuk pati shansin e duhur per ta ngjitur ekipin e tij ne krye, aty ku ishte vetem ne dy javet e para.
Billa, ndeshkim qe ne fillim te ndeshjes
Ka qene dritherues fillimi i takimit me Fostiren per Atromitosin e Athines. Portieri yne, Billa, eshte ndeshkuar me gol qe ne minuten e pare te lojes. Pastaj, 19 minuta me vone, ka pesuar edhe golin e dyte. Dhe kur te gjithe prisnin qe Fostira te shkonte drejt nje fitoreje te thelle, ka ndodhur e kunderta. Portieri shqiptar i ka vene "drynin" portes se tij, ndersa sulmuesit kane shenuar dy gola, duke e mbyllur kete takim ne barazim.

AlbShkodra
01-10-2003, 00:47
Iraklisit-FSHF per Edvin Muratin kalon ne rruge institucionale


Perballja mes klubit grek te Iraklisit dhe Federates Shqiptare te Futbollit per Edvin Muratin kalon ne rruge institucionale. Demtimi i futbollistit te kombetares ne ndeshjen e fundit kunder Gjeorgjise ka bere qe greket te mbajne nje qendrim ekstrem ndaj thirrjes se lojtarit me kombetaren. Klubi i Iraklisit ka derguar oret e fundit nje shkrese zyrtare ne institucionin e futbollit tone ku ka shprehur vendimin e saj per te mos e lejuar Muratin qe te grumbullohet me ekipin kombetar, per arsye se ai mund te demtohet serish. Pergjigjja e Federates ka qene e menjehershme. Shefi i ekipeve kombetare ne Federate, Besnik cela shpjegon serine e rradhes te kesaj telenovele.

Por kjo nuk eshte hera e pare qe Iraklisi dhe Federata jone, jane perballur ne lidhje me sherbimet e futbollistit Murati.

Pervc kercenimeve te herpashershme ne shtyp per mos lejimin e futbollistit, klubi grek ka qene ne nje rast shume afer ketij veprimi .

Vete futbollisti Murati, sipas Besnik }eles nuk e ka vene asnjehere ne dyshim grumbullimin e tij me kombetaren shqiptare.

AlbShkodra
01-10-2003, 01:52
Gjermani: Curri e Vata, te privilegjuarit e "Kicker"

Skerdilajd Curri e Fatmir Vata jane me te vleresuarit e revistes prestigjoze sportive gjermane "Kicker" nga shqiptaret qe kontribuojne ne kampionatin gjerman te futbollit. Nderkohe qe nga Itali, eshte pararoje Myrtaj, i cili ka qene protagonist i fitores se Verones ne transferten me Vicencen dhe Tare, i cili ne debutimin e tij me humbje, ka bere nje paraqitje te mire.

AlbShkodra
01-10-2003, 01:52
GjERMANI / Bundesliga
Geri cipi (Frankfurt): Ka shenuar dhe shqiptarin e vetem te aktivizuar ne kete fundjave ne eliten e futbollit gjerman. I aktivizuar me minutazh te plote ne qender te mbrotjes se Frankfurtit ne ndeshjen kunder Shalkes, ai ka qene protagonist i pikes se rendesishme te marre ne transferte nga djemte e Reima. cipi eshte vleresuar me noten 4 nga "Kicker". Nderkohe per Eintrachtin nuk kane luajtur Skela (i pezulluar) dhe Dragusha (akoma jashte planeve te Reiman). Gjithashtu ka deshtuar dhe aktivizimi i Altin Lales me Hanoverin, i parashikuar per kete jave. Trajneri i Hanoverit e kishte planifikuar ate ne fushe qe nga minuta e pare, por nje gje e tille nuk ka ndodhur. Shqiptari mendohet te jete rekuperuar ne javet e meparshme.

AlbShkodra
01-10-2003, 01:52
Bundesliga 2
Fatmir Vata (Bielefeld): Futbollisti shqiptar ne 70 minutat e tija ne fushe, ka qene nje nder lojtaret kyc te Arminia Bielefeld ne ndeshjen e fituar 3-1 kunder Burgahusen. Pikerisht per keto minuta ai eshte zevendesuar nga trajneri Mohlman. Per eshte rezervuar nota 3 nga "Kicker".
Altin Rraklli (Regensburg): Rraklli ka dhene nje astist per gol ne ndeshjen kunder ku eshte aktivizuar me minutazh te plote. Nota 3.5 per te. Shqiptari ka filluar te integrohet ne skuadren e re te Bundesliga 2, ku eshte transferuar vetem pak pas fillimit te sezonit aktulal.
Skerdilajd Curri (Erzgebirge): Derbi "shqiptar" Curri-Aliaj ne ndeshjen Erzgebirge-Oberhasuen eshte mbyllur ne paqe (1-1). Nderkohe qe ne vleresimet "Kicker" per kete ndeshje i pari qendron me lart, pasi per te eshte nota 3, ndersa per Aliajn nota 4. Nderkohe qe Aliaj ka qene nje nga me te miret e Oberhausenit ne kete takim.

AlbShkodra
01-10-2003, 01:53
Seria A
Igli Tare (Bolonja): Vetem 34 minuta loje per Igli Taren ne humbjen 2-0 te Bolonjes ne derbin me Modenen ne shtepine e kesaj te fundit. Aktivizimi i tij ne kete takim duke zene vendin e ish-atalantinit Rosinit ne momentin kur kundershtaret kryesonin me rezultatin 2-0. Kjo ka shenuar dhe debutimin e shqiptarin me bluzen e Bolonjes. Ne tre ndeshjet e meparshme Tare ka qene i disponueshem ne stolin e trajnerit Karlo Mazone, por aktivizimi i tij nuk eshte bere per arsye te ndryshme qe kane ndikuar ne perzgjedhjet e ish-trajnerit te sulmuest shqiptar te Breshia. Paraqitja e Tares ne keto 34 minuta eshte vleresuar e mire nga specialistet italiane te futbollit, te cilet e kane vleresuar me noten 6.5.

AlbShkodra
01-10-2003, 01:53
Seria B
Erjon Bogdani (Salernitana): Nje paraqitje jo shume e mire e Erjon Bogdanit ne ndeshjen Livorno-Salernitana. Shqiptari ne 45 minutat e luajtur ka patur nje rast me te mire per te shenuar golin e barazimit 1-1 ne minuten e 22-te. Pas demtimit te pesuar ne ndeshjen kunder Livornos, Bogdani ka dhene shenja permiresimi, sipas mjekeve, dhe ne ndeshjen e javes se ardhshme kunder Fiorentines mendohet te jete i disponueshem per te zbritur ne fushe. Por, sikurse kane njoftuar dje gazetat italiane, futbollisti shqiptar do te jete pushim per ndeshjet e Kupes se Italise ne mesjave. Demtimi i tij ka rezultuar me lehte se sa parashikohej. Bogdani ka lene fushen e lojes ne ndeshjen kunder Livornos ne fillimin e pjeses se dyta pas nje demtimi ne kaviljen e djathte.
Florian Myrtaj (Verona): Nderkohe qe edhe pse nuk shenon, Myrtaj shkelqen ne triumfin e skuadres se tij Verones ne transferte kunder Vicences (2-1). Myrtaj ka qene nje nder me te miret ne fushe ne kete takim dhe eshte vleresuar me noten 6.5. Nderkohe qe gazeta "L'Arena" e ka cilesuar ate: ""Nje lojtar i madh, edhe kur nuk shenon, i garanton skuadres kualitet. Nuk ka rendesi me ke luan ne krah, Mihalcean apo Papa Vaigo. Ben presing ne gjithe fushen, lufton per cdo top".

AlbShkodra
02-10-2003, 21:38
Sulmuesi shqiptar i Bolonjes komenton debutimin e tij

Tare: Mbi shpatulla kam te gjithe shqiptaret

Sulmuesi i ri i Bolonjes, Igli Tare, ka komentuar debutimin e tij me fanellen kuqeblu. "Kunder Modenes mund te kisha bere me shume per sa i perket anes individuale. Sipas meje, ne radhe te pare, duhet te kishim marre nje rezultat te mire. Nuk arritem te fitonim dhe per kete me vjen shume keq."
Te rendesishem, sipas Tares, nuk jane vetem golat, por edhe ngjitja e ekipit si ne klasifikim dhe ne loje. "Te ndihmojme shoket e reparteve te tjera dhe te mbajme sa me shume topin. Ne ndeshjen me Modenen, une hyra gjate ndeshjes, edhe pse ne ate moment kishte edhe 30 minuta loje. Isha i fresket dhe shpresoja ta ndihmoja ekipin, - eshte shprehur bjondi kuqezi. - Publikut i them se dua te me doje vetem per gjerat qe do te tregoj ne fushen e lojes, sepse veprat jane kryesore," - eshte shprehur Igli.
Tare, me pas, ka folur edhe per kombesine e tij shqiptare. "E di shume mire qe kam ne shpatulla te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Itali dhe qe me ndjekin kudo. Kjo gje me shtyn qe te jap ne cdo ndeshje maksimumin. Gjithsesi, ne Itali nuk kam hasur asnjehere episode racizmi," - ka vjuar me tej ai. Sulmuesi kuqezi ka folur edhe per ndeshjen e kesaj jave me Juventusin. "Impenjimi per kete ndeshje nuk ndryshon nga te tjerat, por ka disa takime, ne te cilat duhet me doemos te fitohet. Me Juven eshte e kunderta. Nese humbet eshte dicka normale, por nese merr rezultat, ke arritur dicka," - e ka perfunduar Tare fjalen e tij.

AlbShkodra
03-10-2003, 19:15
Kosovari i kombetares shqiptare po kalon nje periudhe fantastike me ekipin e tij te Anderlehtit

Hasi: Gjithcka e kam arritur me pune

Cili do ta besonte? Besnik Hasi, 31 vjec, eshte lojtari me ne forme i Anderlehtit. Kjo forme e futbollistit te kombetares shqiptare eshte pare ne cdo ndeshje, madje kosovari, vetem ne nje rast, ne nje ndeshje gjate veres, nuk ka luajtur mire. Per te gjitha ndeshjet e tjera eshte cilesuar gjithmone nje nga me te miret e skuadres. Dhe kete cilesim e ka merituar plotesisht. "Nuk kam deshire te komentoj fishkellimat e sezonit te kaluar, pasi eshte dicka e keqe, por mund te pohoj se duartrokitjet e tanishme nuk ia kam vjedhur askujt. Gjithmone jam treguar person pozitiv edhe kur gjerat nuk shkonin mire per mua. Vazhdova te punoja me qetesi dhe tani po vjel frutet e punes sime. E mbylla sezonin e kaluar ne ngjitje dhe vazhdova te tregohem ne te njejtat nivele qe kisha ne kohe kur shkova per pushime ne Kosove. Menjehere ndieva dhe shijen e sukseseve," - eshte shprehur Hasi. Se bashku me te riun Vanderhaeghe, Hasi eshte nje nga dy shtyllat e ekipit te drejtuar nga trajneri Ugo Bros, pikerisht ne mes te fushes. "Per sa i perket trajnerit Bros, mund te them se ai eshte treguar i ndershem me mua, madje me ka inkurajuar kur nuk kam luajtur mire. Gjithmone me ka thene se do te ishte i gatshem te me aktivizonte, nese shihte tek une nje rritje ne formen sportive. Tani qe jam shume mire, kam gjetur edhe nje vend ne formacionin baze tek Anderlehti dhe them se Brosi eshte njeri i fjales. Shpresoj te jem ne te gjitha ndeshjet titullar, por kjo do shume pune nga ana ime," - ka vijuar me tej ai. Hasi, tek Anderlehti, konsiderohet nje nga futbollistet kyc. Me kete ekip ai eshte bashkuar ne vitin 2000. Edhe pse deri tani ka luajtur gjithsej 30 ndeshje me fanellen e ketij ekipi, jo cdo gje ka shkuar mire. Vetem ne kete sezon po duket ne fushe stili dhe bukuria e lojes se tij, fryt i nje pune te mundimshme. Gjithsesi, Besnik Hasi eshte kthyer me i forte se kurre ne kampionatin belg te futbollit.

AlbShkodra
03-10-2003, 19:25
Naim Peci: "Deshira ime te mbroje ngjyrat e kombetares"
Ne kerkim te zbulimit te talenteve te rinj shqiptar qe luajne jashte atdheut "Futbolli.com" po ben perpjekje qe futbollistet e rinj shqiptar t'i paraqes para opinionit futbolldashes shqiptar. Nje tjeter futbollist i ri shqiptar qe luan futboll jashte vendlindjes, eshte 18-vjecari Naim Peci, i lindur ne fshatin Boletin te Mitrovices, por i cili tash e 12 vjet jeton ne Suedi, se bashku me familjen. Ai momentalisht eshte ne gjimnaz, ne vitin e 3-te. Me Naimin, i cili e adhuron skuadren e Real Madridit, por edhe skuadren e vendlindjes Trepcen, zhvilluam nje interviste nepermjet e-mailit.

Futbolli.com: Si u inkuadruat ne futboll dhe ne cilin vit?

Naim Peci: "Ne futboll u inkuadrova ne vitin 1994, me inciative te trajnerit te pare te klubit Vasteres, i cili e ka verejtur talentin tim, duke luajtur ne shkolle dhe me ofroi qe te shkoje ne skuadren e tij"
Futbolli.com: Na e thoni dicka me shume per eksperiencen tuaj?

Naim Peci: "Skuadra ime e pare, ishte pra Vasteras SK, ne te cilen skuader kam luajtur deri sa i kam mbushur 16 vjet. Me pas jam transferuar ne Ljungby IF, ku luaj edhe tash. Para pak kohesh kam kontaktuar me nje skuader te divizionit te pare te Suedise, por nuk arrita te transferohem per shkak te moshes shume te re, Para nje viti kam pas kontakt edhe me nje skuader te Series B ne Itali, ndersa kohet e fundit me jane ofruar disa oferta nga klube te elites se futbollit suedez, por per momentin ende nuk kam vendosur asgje".

Futbolli.com: "Ne cfare roli luani, kush eshte trajner i skuadres se tashme?

Naim Peci: "Une tash luaj ne skuadren Ljungby IF, ne Divisionin e 2-te te Suedise. Luaj si mesfushor me tipare sulmuese. Trajner i skuadres eshte Lars Goran Edfors".

Futbolli.com: Sa keni njohuri per futbollin shqiptar ne pergjithesi, qofte ne Kosove, qofte ne Shqiperi?

Naim Peci: "Nuk kam njohuri shume te madhe, meqe nuk mund t'i percjelli ndeshjet, por vetem tabelat dhe rezultatet nepermjet faqes suaj".

Futbolli.com: Cila eshte deshira e juaj per te ardhmen. Do te pranonit te luanit per perfaqesuesen e Shqiperise, apo te Kosoves?

Naim Peci: "Po te me ofrohet rasti gjithsesi se do ta pranoja, per cilendo perfaqesuese shqiptare, vetem e vetem t'i mbroje ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe te kontriboje per atdheun tim"

Futbolli.com: Cka mendoni per mediumin tone elektronik ne internet "Futbolli.com":

Naim Peci: "eshte nje medium shume i qelluar dhe i cili po kryen nje ure lidhese per zbulimin e talenteve te rinj shqiptar ne bote, por njeherit edhe po kontribon shume ne informimin e opinionit shqiptar, kudoqofshin ata, per rrjedhat e futbollit shqiptar, si ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni. Ju uroj vetem suksese te metutjeshme".

Futbolli.com: Per fund, cili do te ishte mesazhi juaj per futbollistet e rinj shqiptar dhe ne pergjithesi per rinine shqiptare?

Naim Peci: "Une kam deshire qe futbollistet shqiptar te arrijne sa me shume suksese, ne menyre qe te bejme nje kombetare te forte. Poashtu kam deshire qe te mos kete konflikte ne fushat e futbollit, por te ndeshjet te zhvillohen ne frymen e larte sportive dhe dita-dites te permiresohet cilesia. Poashtu te rinjeve ju preferoj qe te merren me futboll, meqe ne shqiptaret kemi talent per kete loje".

Blerim HALIMI [www.futbolli.com]

AlbShkodra
04-10-2003, 21:04
Fatmir Vata, fitues me Bielefeld ndaj Trier

Fatmir Vata doli fitues dje nga fusha e Eintracht Trier, 3-2 bashke me Arminia Bielefeld per kategorine e dyte gjermane. Shqiptari luajti ne formacion dhe Bielefeld fitoi 3-2. Golat u shenuan nga Oeomoyela (0-1, 20), Patschinski (1-1, 26), Kuentzel (1-2, 28), Boakye (1-3, 50) dhe Einkler (2-3, 59). Tashme Bielefeld eshte ne krye te tabeles me 16 pike, por me nje ndeshje me shume se Mainz, qe ka 15 pike dhe Unterhaching, qe ka 14.

Harun Isa luajti ne formacion per Osnabrueck, qe priti ne stadiumin e vet Duisburgun dhe barazoi 2-2, po ne kategorine e dyte gjermane. Schied (1-0, 8), Bugera (1-1, 34), Keidel (1-2, 49), Schied (2-2, 51).

AlbShkodra
04-10-2003, 21:05
Tare, 65 futboll ne humbjen e Bolognas per Kupe

Igli Tare ka luajtur 65 minuta dhe eshte zevendesuar nga Rossini, ne humbjen 2-3 te Bolognas ne fushen e Brindisit, kryesuese e C2 (grupi i dyte i kategorise se trete). Kjo per Kupen e Italise, ndeshja e pare. Ne prani te 8.000 tifozeve, skuadra e Mazzones tregoi se nuk i ka kapercyer ende problemet.

AlbShkodra
06-10-2003, 16:34
Futbollistet shqiptare ne Evrope
Myrtaj, goli i katert ne Serine B

Nje tjeter gol per Florian Myrtajn ne Serine B italiane. Keshtu, shqiptari konfirmohet golashenuesi i ekipit te tij, Verones, qe kete radhe nuk ka mundur te fitoje dot me Atalanten. Skuadra e Myrtajt eshte mundur 2?1 ne stadiumin "Bentegotti" te Verones, nderkohe qe shqiptari, edhe pse ka shenuar, nuk ka mundur te gezoje. "Ky gol nuk i vlen askujt. Eshte vetem per statistike dhe asgje me teper. Nje gol jo shume i bukur, pasi topin e godita keq. Topi kaloi mes kembeve dhe duarve te portierit, goditi shtyllen nga krahu tjeter dhe hyri ne rrjete. Por do te ishte nje gol shume i bukur, nese do te ishte barazuar rezultati. Pikerisht kjo me ben te nevrikosem," - ka thene Myrtaj. Shqiptari, me pas, ka pohuar se Atalanta e meritoi fitoren ne kete ndeshje. "Rame ne kurthin e trajnerit kundershtar. Gjate gjithe ndeshjes ata perdoren kundersulmin dhe ne arritem te pesonim dy gola prej gabimeve tona. Dhe kur je ne disavantazh eshte shume e veshtire qe te reagosh. Gjithsesi, ne asnje moment nuk u dorezuam, madje, po te kishim shenuar me pare, edhe mund te kishim barazuar. Duhet ta pranojme se Atalanta luajti me mire se ne dhe e meritoi fitoren," ? eshte shprehur Myrtaj. Sulmuesi vlonjat i ka hedhur poshte edhe akuzat se skuadra e pare, dje, ne fushen e lojes, ka luajtur shume keq.
Bogdani luan mire, por nuk shenon
Nuk ka arritur te shenoje, por ka luajtur shume mire dhe ka humbur nje rast te sigurt ne minuten e 40?te lojes. Erion Bogdani ka lene pas demtimin e lehte dhe u eshte rikthyer fushave te futbollit pikerisht ne ndeshjen Salernitana?Fiorentina. Skuadra e shqiptarit ka arritur te fitoje ne fushen e saj, nderkohe qe Bogdani ka humbur nje mori rastesh te pastra. Madje ne minuten e 40?te te lojes, shqiptari, vetem per vetem me portierin e Fiorentines, ka humbur nje gol te sigurt, qe do te thoshte dyfishim te rezultatit ne fund te lojes dhe golin e pare te Bogdanit me fanellen e skuadres salentine.
Tare deshton kunder Juventusit
Igli Tare ka humbur rastin me te paster per te barazuar rezultatin ne takimin Juventus-Bolonja. Sulmuesi kuqezi eshte futur ne loje ne fund te takimit, ne momentin kur Juventusi ka kaluar ne avantazh me ane te Trezegese. Shqiptari ka luajtur mire, madje ne fund te ndeshjes ka pasur edhe nje rast te paster per te shenuar, por bjondi kuqezi nuk ka mundur ta stopoje topin, kur perpara kishte vetem portierin Bufon.
France
Cana vazhdon paraqitjen e mire
Lorik Cana, kete jave, eshte aktivizuar 90 minuta ne ndeshjen e javes se 9?te kampionatit francez te futbollit. Edhe kete jave, trajneri i Paris SG?it, Halilhoxhic, e ka rreshtuar kosovarin ne mesin e fushes se skuadres pariziane. Cana ka luajtur shume mire dhe ka qene nje nga protagonistet e fitores se skuadres se tij me Soshone, 1?0. Ne fund te takimit, Cana eshte vleresuar me noten 6.5, cka do te thote nje paraqitje shume e mire e futbollistit kosovar.
Gjermani
Rraklli, mrekullia e Regenzburgut
Altin Rraklli shenon golin e pare me skuadren e tij te re, Regenzburgun, e cila barazon 2?2 me Unionin e Berlinit ne javen e tete te Bundesliges 2. Shqiptari, qe ne minutat e para te ndeshjes, eshte treguar shume aktiv ne loje, madje duke humbur nje rast te paster per gol. Rraklli ka luajtur 90 minuta dhe ka qene futbollisti qe ka permbysur disavantazhin e dy golave gjate ndeshjes me Unionin e Berlinit. Kavajasi ka arritur ta barazoje rezultatin e takimit ne minuten e 82?te lojes, me nje goditje te bukur jashte zones. Keshtu, ekipi i Rrakllit, me golin e shqiptarit, ka shpetuar nga nje humbje ne fushen e Unionit te Berlinit, duke marre nje pike te vlefshme.
Aliaj, vijon seria pozitive me Oberhauzenin
Edhe ne javen e 8-te te Bundesliges 2, Ardian Aliaj ka luajtur 90 minuta. Skuadra e shqiptarit, Oberhauzeni, ka fituar lehtesisht 3-1 me Furthin, nderkohe qe Aliaj ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes. Kjo eshte nje tjeter ndeshje e mire e futbollistit te kombetares shqiptare, qe prej kalimit te tij nga kampionati belg ne ate gjerman. Nderkohe, Aliaj do te grumbullohet me kombetaren per ndeshjen miqesore me Portugaline.

AlbShkodra
06-10-2003, 17:00
Altin Rraklli kthehet serish protagonist ne Bundesliga 2,fale golave te tij. Futbollisti i Kombetares shqiptare dhe i Regensburgun ne ligen e dyte gjermane, ka qene autor i golit te barazimit 2-2 te ndeshjen qe skuadra e tij ka zhvilluar ne transferte kunder Union Berlin ne minutat e fundit te takimit. Nderkohe qe nje tjeter goli shqiptar ne kete fundjave vjen nga seria B e kampionatit italian te futbolli dhe mban firman e Florian Myrtajt, i cili shenon ne minuten e fundit te takimit golin e vetem te skuadres se tij ne ndeshjen e humbur ne shtepi per skuadres se Atalantes me rezultatin 1-2. Ne kete jave nuk kemi asnje gol shqiptar ne elitat e kampionateve evropiane, ku shqiptaret nuk mungojne.

AlbShkodra
06-10-2003, 17:00
Rraklli kthehet ne protagonist
Altin Rraklli shenon golin e pare me skuadren e tij te re, Regensburgun, e cila barazon 2?2 me Unionin e Berlinit ne javen e tete te Bundesliges 2. Shqiptari, qe ne minutat e para te ndeshjes, eshte treguar shume aktiv ne loje, madje duke humbur nje rast te paster per gol. Rraklli ka luajtur 90 minuta dhe ka qene futbollisti qe ka permbysur disavantazhin e dy golave gjate ndeshjes me Unionin e Berlinit. Kavajasi ka arritur ta barazoje rezultatin e takimit ne minuten e 82?te lojes, me nje goditje te bukur jashte zones. Nderkohe qe edhe ne golin e pare te skuadres se tij ai ka qene protagonist, nepermjet nje astit te dhene per Hutvelter, qe ka shenuar golin e barazimit 1-1. Keshtu, ekipi i Rrakllit, me golin e shqiptarit, ka shpetuar nga nje humbje ne fushen e Unionit te Berlinit, duke marre nje pike te vlefshme. Edhe ne javen e 8-te te Bundesliges 2, Ardian Aliaj ka luajtur 90 minuta. Skuadra e shqiptarit, Oberhauzeni, ka fituar lehtesisht 3-1 me Furthin, nderkohe qe Aliaj ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes. Kjo eshte nje tjeter ndeshje e mire e futbollistit te kombetares shqiptare, qe prej kalimit te tij nga kampionati belg ne ate gjerman. Nderkohe, Aliaj do te grumbullohet me kombetaren per ndeshjen miqesore me Portugaline.

AlbShkodra
06-10-2003, 17:01
Myrtaj gjen serish golin

Nje tjeter gol per Florian Myrtajn ne Serine B italiane. Keshtu, shqiptari konfirmohet golashenuesi i ekipit te tij, Verones, qe kete radhe nuk ka mundur te fitoje dot me Atalanten. Skuadra e Myrtajt eshte mundur 2?1 ne stadiumin "Bentegotti" te Verones, nderkohe qe shqiptari, edhe pse ka shenuar, nuk ka mundur te gezoje. "Ky gol nuk i vlen askujt. Eshte vetem per statistike dhe asgje me teper. Nje gol jo shume i bukur, pasi topin e godita keq. Topi kaloi mes kembeve dhe duarve te portierit, goditi shtyllen nga krahu tjeter dhe hyri ne rrjete. Por do te ishte nje gol shume i bukur, nese do te ishte barazuar rezultati. Pikerisht kjo me ben te nevrikosem," - ka thene Myrtaj. Shqiptari, me pas, ka pohuar se Atalanta e meritoi fitoren ne kete ndeshje. "Rame ne kurthin e trajnerit kundershtar. Gjate gjithe ndeshjes ata perdoren kundersulmin dhe ne arritem te pesonim dy gola prej gabimeve tona. Dhe kur je ne dizavantazh eshte shume e veshtire qe te reagosh. Gjithsesi, ne asnje moment nuk u dorezuam, madje, po te kishim shenuar me pare, edhe mund te kishim barazuar. Duhet ta pranojme se Atalanta luajti me mire se ne dhe e meritoi fitoren", ? eshte shprehur Myrtaj. Sulmuesi vlonjat i ka hedhur poshte edhe akuzat se skuadra e pare, dje, ne fushen e lojes, ka luajtur shume keq.

AlbShkodra
06-10-2003, 17:01
Bogdani, goli nje "tabu"

Vetem 45 minuta per Erion Bogdanin ne ndeshjen qe skuadra e tij ka luajtur ne shtepi kunder Fiorentines. Salernitana ka arritur te fitoje 1-0 fale golit te Tullit. Bogdani eshte futur ne fillimin e pjese se dyte ne fushe, duke zene pikerisht vendin e autorit te golit te vetem te kesaj ndeshjeje. Por nuk eshte e thene qe ai te shenoje golin e pare me bluzen e Salernitanes. Shqiptari ka humbur nje rast te paster per te shenuar ne minuten e 85-te, kur i vetem perballe portierit te Fiorentines, nuk ka mundur te shenoje. Nderkohe qe vetem 10 minuta loje per Taren ne ndeshjen Juventus-Bolonja 2-1. Shqiptari eshte aktivizuar ne minuten e 80 nga Macone, por nuk ka mundur te ndihmoje skuadren e tij, e cila po humbte 2-1, megjithese ka pasur nje rast te mire ne minuten e 87.

AlbShkodra
06-10-2003, 17:04
Naim Peci: Dua te mbroj ngjyrat e kombetares

Ne kerkim te zbulimit te talenteve te rinj shqiptare qe luajne jashte atdheut Po behen perpjekje nga te gjithe, por nje rendesi te vecante ne kete drejtim kane kushtuar jo vetem trajneret e Kombetares e drejtursit e FSHF-se, por edhe mediat e shkruara dhe vizive mes te cilave dhe "Futbolli.com", nga ku dhe eshte marre ky shkrim. Siti i mesiperm qe operon ne Internet kerkon t'i paraqese para opinionit futbolldashes shqiptar talentet e rinj shqiptare. Nje tjeter futbollist i ri shqiptar qe luan futboll jashte vendlindjes, eshte 18-vjecari Naim Peci, i lindur ne fshatin Boletin te Mitrovices, por qe prej 12 vjetesh jeton ne Suedi, se bashku me familjen. Ai momentalisht eshte ne gjimnaz, ne vitin e 3-te. Me Naimin, i cili e adhuron skuadren e Real Madridit, zhvilluam nje interviste nepermjet "e-mailit".
Si u inkuadruat ne futboll dhe ne cilin vit?
"Ne futboll u inkuadrova ne vitin 1994, me inciative te trajnerit te pare te klubit Vasteres, i cili e ka verejtur talentin tim, duke luajtur ne shkolle dhe me ofroi qe te shkoj ne skuadren e tij".
Na thoni dicka me shume per eksperiencen tuaj?
"Skuadra ime e pare, ishte pra Vasteras SK, ne te cilen kam luajtur deri sa i kam mbushur 16 vjec. Me pas jam transferuar ne Ljungby IF, ku luaj edhe tani. Para pak kohesh kam kontaktuar me nje skuader te divizionit te pare te Suedise, por nuk arrita te transferohem per shkak te moshes shume te re. Para nje viti kam pas kontakt edhe me nje skuader te Series B ne Itali, ndersa kohet e fundit me jane ofruar disa oferta nga klube te elites se futbollit suedez, por per momentin ende nuk kam vendosur asgje".
Ne cfare roli luani?
"Une luaj ne skuadren Ljungby IF, ne Divisionin e 2-te te Suedise. Luaj si mesfushor me tipare sulmuese. Trajner i skuadres eshte Lars Goran Edfors".
Sa njohuri keni per futbollin shqiptar ne pergjithesi, qofte ne Kosove, qofte ne Shqiperi?
"Nuk kam njohuri shume te madhe, meqe nuk mund t'i ndjek ndeshjet, por vetem tabelat dhe rezultatet nepermjet faqes suaj ne internet".
Cila eshte deshira e juaj per te ardhmen. Do te pranonit te luanit per perfaqesuesen e Shqiperise, apo te Kosoves?
"Po te me ofrohet rasti gjithsesi do ta pranoja, per cilendo perfaqesuese shqiptare, vetem e vetem t'i mbroj ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe te kontriboj per atdheun tim"
Cili do te ishte mesazhi juaj per futbollistet e rinj shqiptare dhe ne pergjithesi per rinine shqiptare?
"Une kam deshire qe futbollistet shqiptare te arrijne sa me shume suksese, ne menyre qe te bejme nje kombetare te forte. Po ashtu kam deshire qe te mos kete konflikte ne fushat e futbollit, por ndeshjet te zhvillohen ne frymen e larte sportive dhe dita-dites te permiresohet cilesia. Po ashtu te rinjve do t'iu sugjeroja qe te merren me futboll, pasi kam vene re se ne shqiptaret kemi talent per kete loje".

AlbShkodra
07-10-2003, 10:13
Mesfushori shqiptar i Apollonit te Athines ka treguar nje forme shume te mire sportive

Bledar Kola, goli qe "flet" shume

Mesfushori i njohur shqiptar, Bledar Kola, eshte kthyer ne ditet e tij me te mira. Ndeshjet e tij kane qene secila me cilesore se tjetra. Shiriti i kapitenit te Apollonit ia ka rritur me shume pergjegjesine Koles. Ai qe e ka pare te luaje ne keto kater javet e para te kampionatit grek, me siguri do te kete dalluar dicka te vecante ne lojen e shqiptarit. Klasit te tij teknik, fantazise ne loje, precizionit te larte ne pasime, ai i ka shtuar edhe mobilizimin e jashtezakonshem. Kemba e Koles tani shkel ne te kater e anet e fushes. Madje eshte pikerisht kjo arsyeja qe skuadra e re e Apollonit nuk eshte me ajo e nje viti me pare. Apolloni i Athines, qe luajti me adashin e vet, Apollonin e Kallamariase, vertet humbi, por ne mbresat e sportdashesve vendes mbeti loja e kapitenit te skuadres mike. Kola jo vetem qe shenoi, por u dha disa pasime per gol kolegeve te tij, te cilet, me shume per mungese pervoje, humben raste ideale. Ne fakt, nuk eshte vetem goli i Koles ai qe "flet", por mbi te gjitha "flet" forma e mire sportive e gjithe ketyre javeve.
Murati, "dashuri" me kartonet
Kete jave, ne opinionin sportiv grek, rikthimi i Edvin Muratit ne formacionin e Iraklisit u prit me interes te vecante. Paraqitja jo e mire e bardhebluve te Selanikut kohet e fundit, te shtynte te mendoje se kishte si shkak mungesen e disa titullareve, sidomos ate te futbollistit shqiptar. Rikthimi i Muratit, pas 23 diteve mungese per arsye demtimi, shihej si nje shprese per vendesit, aq me teper ne nje ndeshje kunder kryesuesve te kampionatit. Mirepo trajneri holandez Gerard nuk preferoi ta aktivizonte Muratin qe nga minuta e pare. Ai i besoi te riut Lagos dhe nuk u zhgenjye. Pjesa e pare e takimit Iraklis-Panathinaikos perfundoi pa gola.
Barazimi ia shtoi oreksin Gerardit per fitore, ndaj qe ne fillim te pjeses se dyte aktivizoi mesfushorin shqiptar. Futbollisti yne u mundua ta justifikoje interesimin e vendesve per te, por nuk mundi ta tradhtonte "dashurine" e re, kartonet. Murati mori kartonin e pare te verdhe, pas nje zenke te kote me mbrojtesin e Panathinaikosit, Seitaridhis. Disa minuta me vone, pikerisht kur loja kishte shkuar ne minuten e 92-te, pa asnje arsye, ai ve takat mbi gjoksin e futbollistit te rrezuar, kroatit Vllaovic, dhe merr kartonin e dyte te verdhe e, per pasoje, edhe te kuqin. Ketu mbaroi "telenovela" 45-minuteshe e Muratit. Gjate 3 ndeshjeve te zhvilluara ne kete kampionat me Iraklisin, Murati eshte aktivizuar 223 minuta, eshte shpallur nje here ne 11-shin me te mire te javes, ka shenuar 1 gol dhe eshte ndeshkuar me 3 kartone te verdhe e nje te kuq.
Beqaj dhe minutat e tmerrit
Portieri shqiptar, qe ne 6 ndeshjet e zhvilluara deri tani, ka qene i pazevendesueshem, perjetoi se bashku me ekipin e tij humbjen e 5-te radhazi. Kesaj here, ndeshkues i Jonikosit ishte Panioniosi.
Neazmirnasit u jane shmangur pesimit te golit ne pjesen e pare, ndersa ne te dyten kane shfaqur vlerat e tyre dhe kane pasur pune vetem me portierin Beqaj. Ne minuten e 55-te, Beqaj pesoi golin e pare dhe ne minuten e 80-te te dytin, nga pika e 11-metershit.
Zajmi, goli ai qe i mungoi
Edhe pse ka luajtur mire 90 minuta, sulmuesi shqiptar nuk ka arritur te shenoje. Prodheftiqia eshte mundur ne fushen e vet nga "surpriza" Egalio, e cila, si pa u ndier, eshte ngjitur ne vendin e 3-te te tabeles se klasifikimit.
Del ne "skene" Andrea Drenova
AEK-u, skuadra e madhe athinase, ka pesuar nje shok te vertete, i cili i ka lekundur fort pozitat e Dushan Bajevicit. Verdhezinjte jane mundur ne stadiumin e boshatisur te Nea Zmirnit 2-1 nga skuadra e ardhur nga kategoria e dyte, Halkidhona. Fitorja e tyre eshte quajtur suksesi me i madh ne historine e kampionateve greke. 19-vjecari Andrea Drenova nuk luajti ne kete ndeshje, por e ndoqi ate nga stoli i rezervave. Ne javen e 7-te, Halkidhona e Drenoves do te kete perballe Jonikosin e Beqajt. Le te presim per te mesuar nese dy futbollistet tane do te jene kundershtare te njeri-tjetrit.
Bellai, ndeshkim me te verdhe
Ne stadiumin e ri e te tejmbushur te Korfuzit, vendesit kane zhvilluar nje nga ndeshjet e tyre me te dobeta. Megjithate, kane arritur te fitojne vetem ne minuten e fundit te lojes. Skuadra modeste e Niki Volos, duke e quajtur te mbyllur para kohe ndeshjen, ka humbur vemendjen dhe eshte detyruar te pranoje humbjen. Mesfushori yne i Korfuzit, Arian Bellaj, i cili luajti gjate gjithe kohes per ekipin vendes, u ndeshkua qe ne pjesen e pare me nje karton te verdhe.
Strakosha, "ngushellimi" i Etnikosit
Ethnikos Asteras, mosqenien ne vendin e fundit duhet t'ia dije portierit te tij shqiptar, Foto Strakosha. Bardhekuqte e Kesarianise nuk kane mundur t'i rezistojne barazimit dhe jane ndeshkuar qe ne minuten e 30-te. Ofensiva e vendesve ka vazhduar edhe me tej, por pritjet e Strakoshes kane qene te shkelqyera, duke e shpetuar ekipin e tij nga nje humbje me e thelle.

Nga Athina, Ramadan BIGZA 'Sporti Shqiptar'

AlbShkodra
07-10-2003, 10:14
Regensburg:

Vetem Paulinho me i mire se Altin Rraklli qe shenoi gol

Altin Rraklli ka qene nder lojtaret me te mire ne fushe per Jahn Regensburg, ne duke shenuar gol ne barazimin 2-2 ne fushen e Union Berlin. Revista "Kicker" e vleresoi me noten 3, duke e renditur te dytin per ekipin e tij pas Paulinhos qe mori noten 2.5. Kavajasi i kombetares luajti pergjate gjithe ndeshjes duke shenuar golin vendimtar te barazimit 2-2 ne 87'. Rraklli pati nje rast goli qe ne 26', pa mundur te shenonte. Arminia Bielefeld vazhdon fitoret, por kete here me nje kontribut te paket te shqiptarit, Fatmir Vata. Te pakten, sipas "Kicker", qe informon se sulmuesi shqiptar luajti 40', zevendesuar nga Rauws dhe vleresuar me noten 4.5.

Adrian Aliaj ka luajtur nje takim shume te mire per Oberhausen ne fitoren 3-1 ndaj Greuther Fuerth. Shqiptari, ne fushe per gjithe ndeshjen, u vleresua me noten 2.5, i lene pas vetem nga portieri Adler dhe Scharpenberg (me notat 2). Ne nje ndeshje te ashper, me 5 te verdha per vendasit e 4 per miqte, mbrojtesi yne ka ditur te ruhet mire. Skerdi Curri nuk ishte ne fushe kur ekipi i tij, Erzebirge Aue, pesoi golin qe i kushtoi nje pike ne fushen e LR Ahlen. Shqiptari i vogel u zevendesua ne 86' nga Jank, ndersa Aue pesoi golin e vetem te ndeshjes, ne 93' nga Ipoua. Curri mori nje note te mire, 3.5, duke qene nder me te saktet ne fushe per ekipin e tij.

Harun Isa nuk ka luajtur ne takimin Osnabrueck-Duisburg (2-2), por ashtu si Devoli per Regensburg.

AlbShkodra
07-10-2003, 10:15
Itali:

Nuk mjafton goli i Myrtajt per Veronen

Florian Myrtaj ka shenuar edhe nje here, por pa mundur te shpetoje Veronen e tij. Sulmuesi vlonjat ka realizuar ne 90', per 1-2 perfundimtare qe i ka dhene kryesimin e Serise B, Atalantes, ne dem te Verones se tij. Gautieri e Budan shenuan per miqte.

Tare, note e mire ... vetem nga Brescia

"Giornale di Brescia", gazeta e qytetit ku Igli Tare ka luajtur per rreth 3 vjet, rezervoi nje note te mire per te, per 14 minutat qe luajti ndaj Juventusit ne "Delle Alpi". "Giornale" i dha noten 6. Ndersa "Corriere della Sera" nuk dha asnje vleresim, po keshtu edhe "La Gazzetta dello Sport". jep asnje vleresim.

Bogdani, duartrokitje nga tifozet e Salernitanes

Tifozet kane duartrokitur per shume lojtare te Salernitanes, ne perurimin e qendres se re stervitore te klubit dhe mes tyre edhe per Erion Bogdanin. Kete e ben te ditur gazeta "Il Mattino". "Qindra tifoze, - shkruan ajo, - kane pritur nje delegacion te Salernitanes, me shume kerkesa per autografe dhe fotografi. Nder me te kerkuarit trajneri Pioli, kapiteni Breda, por edhe Bogdani, Lai, De Angelis, Rinaudo etj.". Bogdani ka marre noten 6, sipas "salernonotizzie.it" me vleresimin se "luftoi i vetem kunder gjithe mbrojtjes se Fiorentines dhe se meritonte te shenonte nje gol, ndonese humbi disa raste".

AlbShkodra
07-10-2003, 10:15
cipi eshte aktivizuar me minutazh te plote (720 minuta). Aliaj i dyti per bashkekombasit tane me 672 minuta loje ne 8 ndeshje

Aliaj, shqiptari qe shkelqen ne Gjermani

Eshte shqiptari qe ka marre vleresimet me te mira te revistes prestigjoze "Kicker" ne keto 8 jave

Vazhdimesi per Adrian Aliajn, qe po shijon nga java ne jave vleresimet me te mira te revistes prestigjoze sportive gjerman "Kicker" per paraqitjen e tij me skudren e Oberhausen ne Bundesliga 2. Edhe kete jave ai ka marre note me te mire persa u perket shqiptareve qe luajne ne Gjermani. Per te revista e mesiperme ka rezervuar serish nje nga notat me te mira, 2.5. Edhe ne javen e 8-te te Bundesliges 2, Aliaj ka luajtur 90 minuta. Skuadra e tij, Oberhauseni, ka fituar lehtesisht 3-1 me Furth, nderkohe qe Aliaj, ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes. Kjo eshte nje tjeter ndeshje e mire e futbollistit te kombetares shqiptare, qe prej kalimit te tij, nga kampionati belg ne ate gjerman. Ne kete sezon ai mban rekordin e vleresimeve me te mira te dhena nga revista "Kicker" per shqiptaret qe luajne si ne Bundesliga ashtu dhe ne Bundesliga 2 ne keto 8 jave te pare te sezonit te ri. Ne 8 ndeshjet e para ai ka koleksionuar notat: "3.5; 3; 3.5; 3; 3.5; 2; 4; 2.5" dhe ka nje note mesatre 3.13 per sa i perket paraqitjes se deri tanishme te tij ne Bundesliga 2. Ai eshte shenderruar ne keto jave ne nje nga lojtaret me te rendesishem te 11-shes se Oberhasuenit, duke shkelqyer nga ndeshja ne ndeshje. Mbrojtesi i Kombetares shqiptare ka qene i pranishem ne formacionin e pare ne te gjitha ndeshjet, nderkohe qe ne javen e peste ai eshte aktivizuar vetem 48 minuta si titullar dhe me pas ku eshte zevendesuar nga trajneri i Oberhausenit. Persa i perket minutazhit te aktivizimit te shqitareve ne Gjermani ne kete sezon ai eshte ne vendin e dyte me 672 minuta, pas Geri cipit qe ka luajtur me minutazhin e plote (720 minuta). Statistikat "Kicker" flasim mire per te: ka shenuar nje autogol ne javen e trete dhe ka marre nje karton te verdhe ne ndeshjen e javes se katert. Nderkohe persa u perket vleresimeve te shqiptareve te tjera qe kane zbritur kete fundjave ne fushat gjermane, jane Isa e Rraklli ata qe kane marre notat e mira te "Kicker"-it. Rraklli ka qene autor i nje goli ne ndeshjen qe Union Berlin-Regensburg (2-2) dhe ka dhene nje asit per golin e pare te skuadres se tij, nderkohe qe Isa eshte rikthyer ne nje forme te mire ne radhet e Osnabruk pas nje demtimi qe e kishte shqetesuar ate prej javesh. Vetem nota 4 per Geri cipin, persa i perket paraqitjes se mbrojtesit shqiptar ne ndeshjen Eintracht Frankfurt0 Dordmund (0-1). Sipas gazetes "Frankfurter Rundschau": "cipi eshte njeriu qe i jep garanci mbrojtjes dhe e ben ate te jete solide. Nderkohe qe pak i vjen ne ndihme skuadres persa i perket lojes sulmuese".
Nderkohe qe notat e tjera kane qene: Vata 4.5 ne Eintracht Trier - Arminia Bilelefeld (2-3) e Curri 3.5 ne LR Ahlen - Erzgebirge (1-0),



GJERMANI/ Bundesliga
Eintracht Frankfurt -Dordmund 0-1
cipi 4
Bundesliga 2
Eintracht Trier - Arminia Bilelefeld 2-3
Vata 4.5
Osnabruck Duisburg 2-2
Isa 3
LR Ahlen - Erzgebirge 1-0
Curri 3.5
Oberhausen ‚?? Greuther Furth 3-1
Aliaj 2.5
Union Berlin ‚?? Regensburg 2-2
Rraklli 3
ITALI/ Seria A
Juventus ‚?? Bolonja 2-1
Tare 6
Seria B
Salernitata ‚?? Fiorentina 1-0
Bogdani 6
Verona ‚?? Atalanta 1-2
Myrtaj 6.5

AlbShkodra
07-10-2003, 10:15
Frankfurti, 5 mije Euro gjobe Ervin Skeles

Akoma dhe me shrenjte i ka kushtuar mesfushorit te kombetares shqiptare kartoni i verdhe i marre ne ndeshjen e ne Bundesliga, pas nje sjelljeje antisportive kundrejt lojtarit kundershtar Ridell.. Pas pezullimit te tij per kater jave nga ndeshjet e Bundesliges, vendim i dhene nga komisioni i Disisplines se Federates Gjermane te Futbollit (DBF) per shkak te sjelljes antisportive ne fushe, per te eshte prere dhe nje flete-gjobe prej 5 mije eurosh. Por kete here jo me nga komisioni i disiplines, por nga drejtusit e klubit te Frankfurtit. Nje lajm i tille eshte bere i ditur dje ne sitin sportiv shqiptar ne Internet, "Sportalbania". Ne ndeshjen e fundit, ku Eintrachti eshte mundur ne fushen e vet nga Dortmundi (1-0) eshte ndier shume mungesa e fantazistit shqiptar. Nderkohe qe atij do t'i duhet te prese dhe dy jave te tjera te bundesliges per te zbritur ne fushen e gjelber. Dhe nje gje e tille do te jete nje "dhimbje koke" e madhe per Frankfurtin dhe trajnerin Reiman.

AlbShkodra
07-10-2003, 10:20
Vata, i nxehur me trajnerin per zevendesimin

Fatmir Vata dhe skuadra e tij Arminia Bielefeld e Bundesliga 2, me fitoren ne fushen e Eintracht Trieri me rezultatin 3:2, ka startuar ne stilin e Michael Shumaher duke kaluar nga vendi i 15-te ne ate te parin. Vata eshte larguar nga fusha e lojes ne minuten e 40-te, megjithese nje gje e tille nuk eshte pranuar me kenaqesi nga shqiptari. Vata nuk ka dashur te largohet nga fusha- pas nje diskutimi me tranjerin, i cili i ka shpjeguar atij se nderrimi eshte taktik dhe se ai deshiron ta mbroje rezultatin. Sipas gazetes gjermane "Neue Vestfalische", Vata dhe shikuesit e Bielefeldit nuk munden ta kuptojne zevendesimin e shqiptarit, i cili refuzoi t'i jap doren trajnerit dhe shkoi te pershendetet me tifozet qe kishin udhetuar ne Trier dhe te cilet e priten me duartrokitje te shumta, duke e nderuar ate qe kishte qene protagonist ne lojen e mire te Arminas deri ne ato momente".

AlbShkodra
08-10-2003, 17:41
Lorik Cana, ndeshje e plote per Paris SG

Vazhdon ta binde trajnerin e tij, Vahid Halilhic, Lorik Cana. Paris SG fitoi 1-0 ndaj Sochaux ne fushen e kesaj te fundit dhe Cana luajti per 90'. Do te thote qe eshte ndeshja e trete radhazi ne kampionatin francez qe Loriku po luan gjate gjithe takimit. Madje ai ishte lojtari qe i dha asistin per golin, Pauletes, duke vendosur rezultatin perfundimtar 1-0 qe ne 20'. Rreth 600 tifoze te PSG qe kishin udhetuar, festuan gjate fitoren e skuadres se tyre. Ne fitoren e nje te shtune me pare, te Paris SG, 1-0 ndaj Auxerre, mesfushori i kombetares shqiptare ka qene gjithashtu per 90 minuta ne fushen e lojes, duke dhene ndihmesen e tij ne suksesin e te tijve. Cana ka luajtur ne mesfushe, te pakten sipas rreshtimit taktik qe jepte adresa zyrtare e klubit francez ne internet. Goli i vetem i atij takimi u shenua ne minuten e 9-te po nga Pauletta. 39.777 spektatore kishin blere bileta per kete ndeshje ne "Parc de Princes".

AlbShkodra
08-10-2003, 17:42
Erion Bogdani, ndoshta qendersulmues per Salernitanen ne Torino

Erion Bogdani mund te zere pozicionin e mbajtur nga Tulli ne rreshtimin taktik te Salernitanes, kur kjo te luaje ne fushen e Torinos, per kampionatin italian te kategorise se dyte. Skuadra e tij, shkon ne "Delle Alpi", perballe njeres prej skuadrave me te forta te momentit ne Serine B dhe ndeshja luhet sot ne 20.30. Trajneri Pioli, sipas "salernonottizie.it", ka thene se nese Tulli nuk behet dot gati, ndryshimi i vetem ne rreshtim do jete zhvendosja e Bogdanit ne qender te sulmit.

AlbShkodra
09-10-2003, 13:48
Reiman: cipi eshte i pazevendesueshem

Vetem pak dite me pare eshte diskutuar shume per probleme ne radhet e Eintrachtit te Frankfurtit, ku qe nga fillimi i sezonit ka dhene kontributin e tij edhe mbrojtesi i kombetares shqiptare te futbollit, Geri cipi. Futbollisti shqiptar, se bashku me Shur dhe Eiedener jane te vetmit qe jane aktivizuar me minutazh te plote ne formacionin e pare te Eintrachtit. Nderkohe qe cipit, trajneri i Eintrachtit te Frankfurtit i ka besuar qendren e mbrojtjes, dhe shqiptari ke keto jave te para te bundesliges ka krijuar autoritetin e nje lideri ne kete repart te skuadres qe ne kete sezon i eshte rikthyer elites se futbollit evropian, pas nje edicioni ne Bundesliga 2. Nje mungese e mundshme e tij ne te ardhmen konsiderohet si nje dhimbje koke per Reiman, i cili eshte shprehur se "cipi eshte i pazevendesueshem". Me nje gjatesi prej 1.89 centimeter dhe ne thelb nje mbrojtes i mire, zor se ai humb ndonje dyluftim ne ajer. "Ai mund te beje edhe me shume", eshte shprehur ne nje prononcim te tij per revisten sportive "Kicker", lojtari tjeter i kombetares shqiptare, Mehmet Dragusha, i cili ka luajtur se bashku me cipin per dy vjet me radhe te skuadra e NK Maribor.

AlbShkodra
09-10-2003, 13:50
Sulmuesi shqiptar shpreson per dite me te mira me Salernitanen

Bogdani: Jemi ne rruge te mbare

"Golin qe shenova e prisja prej shume kohesh"

Nuk shenonte nje gol per me shume se nje vit. Hera e fundit qe kishte tundur rrjeten e portes kundershtare ndodhte ne te njejtin stadium, ku dy dite me pare shenonte golin e fitores per skuadren e tij.
Te merkuren, Salernitana fitonte me nje gol ne "Delle Alpi" te Torinos, ndersa nje vit me pare Bogdani shenonte gol me bluzen e Rexhines, goli i tij i fundit zyrtar gjate kesaj periudhe. Kunder Torinos, sulmuesi shqiptar eshte rikthyer te goli dhe bashke me te edhe skuadra "granata" e Salernos, e cila nuk mbahej mend se kur kishte fituar per here te fundit. Ja se cfare ka deklaruar shtatlarti ne konferencen per shtyp te "Delle Alpit", pas ndeshjes te se merkures: "Jemi te lumtur per kete fitore. Bera nje gol te bukur dhe me ne fund arrita te shenoja. Mund te beja dhe nje tjeter, por topi perfundoi ne traverse, megjithese e kisha goditur bukur...".

Kishe gati nje vit qe nuk shenoje dhe hera e fundit ka qene pikerisht kundra Torinos!
Dua te falenderoj te gjithe skuadren. Kemi zhvilluar nje ndeshje te bukur dhe shpresoj qe te vazhdojme keshtu. Jemi nje grup i ri, por kemi nisur qe te merremi vesh me njeri-tjetrin. Ne fillim kishim veshtiresi ne nderthurjen e veprimeve, ndoshta tani jemi ambientuar dhe dime se ku ta gjejme shoku-shokun. Deshira eshte qe te japim me te miren dhe te kenaqim tifozerine.

Kush ishte arma sekrete ne fitoren e Salernitanes?
Jemi shume te mire ne mbrojtje. Reparti i mbrojtjes nuk i lejoji shume hapesira sulmuesve te Torinos dhe cdo veprim kryhej ne grup. Mbronim te gjithe dhe te gjithe dilnim perpara per te shtyre me teper skuadren.

Di Vicino te dha nje pasim te bukur ne shenimin e golit...
Ai eshte nje lojtar i madh dhe i rendesishem per skuadren. Kete e ka treguar gjithmone dhe jo vetem ne ate pasim qe me dha. Falenderoj jo vetem Di Vicinon, por te gjithe skuadren qe me dhane mundesine per te qene nje lojtar i rrezikshem per kundershtarin. Po punojme shume ne stervitje me trajnerin dhe shpresoj qe te mos ndalim kete seri fitoresh qe kemi nisur.

Sa kishe qe e prisje kete gol?
E prisja prej shume kohesh. Edhe ne ndeshjen e kaluar me Fiorentinen u perpoqa shume per te shenuar dhe per te dhene me te miren me skuadren. Golin nuk kam arritur qe ta realizoj me pare, ndoshta per mungese te fatit, ndoshta per mungese te precizionit ne momentin e goditjeve. E rendesishme eshte qe tani jam zhbllokuar dhe shpresoj te ecim ne kete rruge te mbare.

AlbShkodra
10-10-2003, 17:45
Altin Lala prane rikthimit

Mesfushori i Kombetares shqiptare dhe Hanover 96, Altin Lala, eshte fare prane rikthimit ne fushat e blerta. Kapiteni i skuadres gjermane eshte demtuar ne fillimin e sezonit dhe ka rreth dy muaj qe i mungon skuadres se tij dhe ekipit kombetar te mister Brigelit. 27-vjecari vuan nje demtim ne muskujt e barkut dhe kjo gje, qe ne pamje te pare dukej si e rekuperueshme, eshte kthyer tashme ne dicka serioze per shtatshkurtin e mesfushes. Lala ka dale te marten ne stervitje me shoket e skuadres, duke zhvilluar nje seance te rregullt. Nuk ka munguar as ne ushtrimet e rezistences ne vrapim te ndryshme, por nuk i eshte bashkuar skuadres ne palester, pasi vete lloji i demtimit nuk i lejon shume sforcime kaq shpejt. Altin Lala ka vuajtur shume ne kete periudhe, teksa nuk ka luajtur jo vetem me skuadren e tij, por edhe me Kombetaren, ne dy ndeshjet e rendesishme kundra Gjeorgjise. E ndersa Lala pritet te luaje disa minuta ne ndeshjet e Bundesliges gjermane javen e ardhshme, me 18 tetor, fantazisti i Frankfurtit, Ervin Skela, vazhdon pezullimin. Vlonjati do te rikthehet me 25 tetor, ne ndeshjen Eintrakt-Keln.

AlbShkodra
13-10-2003, 11:41
Sulmuesi i kuqezinjve shenon serish me ekipin e tij, Veronen ne humbjen 3-2 ndaj Albinolefes

Myrtaj, vjen goli i 5-te

Sulmuesi i kombetares shqiptare, Florian Myrtaj, ka shenuar golin e tij te 5-te ne Serine B, me skuadren e Verones. Vlonjati ka qene nje nga futbollistet me te mire ne ndeshjen Verona-Albinolefe, e mbyllur me fitoren e kesaj te fundit me rezultatin 3-2. Ndeshja eshte zhvilluar ne stadiumin "Bentegotti", nderkohe qe ekipi i Myrtajt ka humbur ndeshjen e dyte rresht ne Serine B. Futbollisti i kombetares shqiptare ka luajtur gjate gjithe ndeshjes, por nuk ka mundur qe me golin e tij t'i dhuroje fitoren Verones. Myrtaj ka shenuar ne minuten e 28-te ndeshjes golin e barazimit momental 1-1. Por nuk ka zgjatur shume dhe ekipi i ardhur nga Seria C ka shenuar serish edhe dy here te tjera duke mundur Veronen 3-2. Me kete gol, shqiptari ngjitet ne kuoten e 5 golave ne kampionatin italian, Seria B. Nuk ka mundur te shenoje serish Erion Bogdani, i cili ne ndeshjen me Piacencen ka luajtur vetem ne pjesen e dyte. Salernitana, skuadra e shqiptarit, eshte mundur 1-0 nga Piacenca, nderkohe qe Bogdani, ne pergjithesi, ka luajtur mire.

Gjakovarjaa
13-10-2003, 18:30
Tung po te pershendes se pari Alba Shkodra veq desha te di di diqka per Igle Tare per karrjeren e ti ?
Se jam tifoze e footbollit .
Flm shum

AlbShkodra
14-10-2003, 13:26
Pershendetje Gjakovarjaa.

Igli Tare
Ditelindja 25.7.1973
Vendi i lindjes : Vlore
Gjatesia : 192 cm
Pesha 89 Kg
Kombesia : Shqiptare
Pozicioni : Sulmues

Igli Tare perpara se te fillonte udhetimin neper Europe ishte lojtar i Partizanit ''Tirane''

Ne vitin 1996 luan per (Karlsruhe) ''Gjermani'' kategoria e pare , per nje sezon.
Nje vit me vone preferohet nga klubi i kategorise se dyte Gjermane (Fortuna Dusseldorf) per te cilin luan 2 vite duke u avtivizuar ne 54 ndeshje dhe duke shenuar 24 Gola.
Ne vitin 1999 vesh ngjyrat e (Kaiserslautern) kategoria e pare Gjermane , ku qendron per nje sezone e gjysem.
Ne Janar te vitit 2000 arrin suksesin me te madh te tij duke u aktivizuar ne nje nga skuadrat e kampionatit me te bukur ne bote SERIE A ''Itali''
Te Brescia Igli beri shume shpejt emer dhe u be nje nder te preferuarit e tifozeve Breshiane se bashku me partnerin e tij , yllin ROBERTO BAGGIO.
Per Breshian Tare luajti 3 sezone dhe u aktivizua rreth 75 dhe shenoi 17 Gola.
Kete sezon eshte trasferuar tek Bologna.

Gjate kesaj kohe ka luajtur edhe per kombetaren Shqiptare duke bere gjate gjithe kohes figure te mire.

Faleminderit ......

AlbShkodra
14-10-2003, 16:35
Lala, te shtunen ne fushe

Mesfushori i Kombetares dhe Hanover 96', Altin Lala, kete te shtune do t'i rikthehet fushave te blerta. Demtimi ne muskujt e barkut, qe e ka detyruar shtatshkurtrin te ndjeke ndeshjet nga tribuna ose televizori, ka kaluar. Kapiteni i klubit gjerman, Hanover, qe javen e kaluar eshte bashkuar me shoket e skuadres. Lala ka punuar ne grup me te tjeret dhe mjeket e ekipit bejne te ditur se shqiptari eshte ne nje gjendje te mire. Rekuperimi i tij ka zgjatur jo pak dhe i ka kushtuar shume Altin Lales, qe nuk ka qene prezente ne ndeshje te rendesishme te Kombetares dhe klubit gjerman. Mesfushori ka luajtur dhe ne nje ndeshje kontrolli te shtunen, qe skuadra e tij e ka fituar 7-0. Sipas shtypit gjerman, Lala eshte dukur ne nje forme te mire dhe nuk tregoi aspak shenja lodhjeje apo sforcimi. Ai hyri ne fushe ne fillim te pjeses se dyte dhe kjo ka mjaftuar per te testuar veten dhe per te treguar formen ne syte e trajnerit. Te shtunen, Altin Lala dhe Hanoveri i tij do te udhetojne per ne Dortmund, ku do te ndeshen me Borusian vendase.

AlbShkodra
14-10-2003, 16:40
Demtohet Myrtaj, terheqje muskulare per te

Florian Myrtaj ka bere nje paraqitje shume te mire ne ndeshjen, ku skuadra e tij Verona eshte mundur ne shtepi nga Alionelefe dhe eshte vleresuar me noten me te mire nga specialistet e futbollit italian. Per shqiptarin eshte rezervuar nota 7, me e larta ne ekip. Myrtaj ka qene protagonist ne kete ndeshje: ai eshte konfirmuar si nje makine qe nuk gabon dhe ka shenuar nga pika e penalltise. Ne minuten e 30, pa e lene veten te kapet nga paniku, golin qe i ka dhuruar barazimin 1-1 Verones. Por eshte aktivizuar vetem 51 minuta ne kete takim. Menjehere pas fillimit te pjeses se dyte, ai i ka kerkuar nderrim trajnerit, pasi ka pesuar terheqje muskulare. Vendin e tij e ka zene Mihailcea. "Jam i merzitur, nuk mund te vazhdojme te humbim ndeshje te tilla", eshte shprehur Myrtaj pas ndeshjes. Nderkohe qe po te dielen ka zbritur ne serine B dhe Bogdani. Salernitana ka humbur takimin e kesaj jave, nderkohe qe sulmuesi shqiptar ka luajtur vetem 45 minuta loje. Per te nota 5.5: Nuk luan nje ndeshje si ajo e Torinos, edhe pse nuk furnizohet si duhet, por edhe pse nuk duket shume agresiv ne zonen e portes.

Gjakovarjaa
14-10-2003, 16:40
Albashkodra te faliminderit shum per ket informacion .
Po e dis e ka lujte per kombetaren po Igle Tare lujti edhe ne Kosov per Kombetaren loj miqesore ishte .
Flm shummmmmm

AlbShkodra
14-10-2003, 18:48
Po ka luajtur edhe ne ndeshjen ''Kosove-Shqiperi 0-1''

Shendet . . .

Gjakovarjaa
14-10-2003, 18:50
Abashkodra flm shum

AlbShkodra
14-10-2003, 18:56
Origjinali i postuar nga Gjakovarjaa
Abashkodra flm shum

S'ka gje
je e mirepritur . . .

Gjakovarjaa
14-10-2003, 19:11
AlbaShkodra po te them prap flm shummmmmm

AlbShkodra
15-10-2003, 10:34
Denis Boshnjaku ne prove te Kaizerslauterni

Sulmuesi i ekipit Shpresa, Denis Boshnjaku, prej disa ditesh po provohet me ekipin e pare te Bundesliges 1, Kaizerslauternin. Shkodrani, i cili prej disa kohesh stervitej me ekipin e te rinjve te Lacios, nuk ka mundur te kaloje ne ekipin e pare roman dhe eshte larguar drejt Gjermanise. Keshtu, Boshnjaku, prej disa ditesh po stervitet te Kaizerslauterni dhe, nese kalon proven, mund te luaje ne Bundesligen 1, se bashku me Klosen dhe shqiptaret e tjere, te cilet luajne ne Gjermani. Gjithsesi, Boshnjaku eshte ende ne prove dhe ekipi gjerman nuk ka dhene pergjigje, nese do t'i afroje shqiptarit ndonje kontrate apo jo. Nuk konfirmohet, por Boshnjaku duket se eshte ndihmuar nga Hans Peter Brigel per kete test te skuadra gjermane.

Rraklli rrefehet para disiplinorit

Menjehere pas ndeshjes me Portugaline, Altin Rraklli ka dale dje para komisionit te disiplines se Bundesliges per te folur per nje zenke mes tij dhe nje futbollisti ne nje nga ndeshjet e Bundesliges 2. Shqiptari u eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve te anetareve te disiplinorit dhe me pas eshte larguar. Ky i fundit mund ta denoje shqiptarin per nje goditje me koke te nje futbollisti tjeter.

AlbShkodra
15-10-2003, 11:09
Tare, vizite te ish-skuadra e tij, Brescia

Igli Tare ka qene pardje per vizite te ish-skuadra e tij, Brescia, se bashku me polakun Kozminski. Dy "ishet" kane pasur nje takim edhe me presidentin e klubit, Gino Corioni, qe ka dashur te pershendese ish-lojtaret e tij. Kozminski tani punon si drejtues ne klubin polak te Gornik Zabrze, ku i ati eshte president. Igli u shpreh per "Brescia Oggi" se "familja ime vazhdon te banoje ketu, prandaj edhe une me kenaqesi vij do dy dite ne Brescia". Tare eshte kthyer ne Itali nga ndeshja miqesore e Shqiperise ndaj Portugalise, ne Lisbone, fituar nga vendasit 5-3. Tare shenoi golin e 2-1 per Shqiperine

AlbShkodra
16-10-2003, 19:04
Erion Bogdani i jep fitoren Salernitanes

Sulmuesi shqiptar Erion Bogdani ka shenuar golin e vetem te Salernitanes, ne ndeshjen e djeshme per kategorine e dyte italiane, te skuadres se tij ndaj Avellinos. Shtatlarti Bogdani realizoi ne minuten e 23-te golin e vetem te ndeshjes, duke i siguruar 3 pike te tjera Salernitanes, pas atyre 3-pikeve te fituara ne fushen shume te veshtire te Torinos, po me nje fitore 1-0.

AlbShkodra
16-10-2003, 21:15
Macone: Tare-Rosini ne sulm

Igli Tare deri tani eshte ne planet e Karlos Macones per te luajtur 90 minuta ne ndeshjen kunder Peruxhes. "Tare dhe Rosini mund te luajne se bashku. Te dy jane shtatlarte, por kjo nuk perben asnje problem. Tare ka luajtur dhe me pare ne sulm me nje te rolit te tij. Te Breshia ai ka luajtur se bashku me Luka Tonin dhe ka bashkepunuar me se miri me nje,lojtar te tipit te vet", ka deklaruar trajneri i Bolonjes, Karlo Macone.


Igli Tare

AlbShkodra
16-10-2003, 21:25
Myrtaj do te mungoje ndaj Fiorentines

Florian Myrtaj nuk eshte grumbulluar per dy ndeshjet e radhes te ekipit te Verones. Bomberi shqiptar ka pesuar nje terheqje muskulare dhe nuk ka qene i pranishem as ne pankine ne ndeshjen e mbremshme kunder Triestines. Do te duhen disa dite, ndoshta nje jave qe sulmuesi i Kombetares shqiptare te jete i gatshem per skuadren e tij. Myrtaj do te mungoje edhe ne ndeshjen kunder Fiorentines ne "Artemio Franki" te Firences, nje ndeshje luksi per tifozet e te dyja skuadrave. Tifozeria verdheblu e Verones ka shprehur shqetesimin per mungesen e titullarit Myrtaj. Shqiptari i Verones ka shenuar 5 gola ne kampionatin e Serise B dhe eshte ne vendin e dyte ne listen e golashenuesve per momentin ne kategorine e dyte italiane. Dje Myrtaj ka qene nen vezhgimin e fizioterapisteve dhe vetem neser do te dale pergjigja perfundimtare e analizave.

AlbShkodra
17-10-2003, 13:02
Aventura e portierit Efstrat Billa, i cili largohet pa leje nga klubi i tij grek per te debutuar me kombetaren

Billa: Shqiperia, perpara Atromitosit

Nga Athina, Ramadan BIGZA

"Pasaporta" e Billes
Emri: Efstrat.
Mbiemri: Billa.
Datelindja: 13.06.1980.
Vendlindja: Vlore.
Gjatesia: 1.90 metra.
Pesha: 82 kilograme.
Shenja e horoskopit: Binjaket.

Tashme eshte qetesuar disi, por ende nuk e ka marre veten. Ne Athine, problemi "Billa" vazhdon te mbetet i hapur. Ndersa portieri 23-vjecar ka arritur kulmin e lumturise se tij, teksa ka veshur per here te pare fanellen e shtrenjte te ekipit kombetar ne ndeshjen ndaj Portugalise. Djaloshi vlonjat ka perjetuar ne pak dite kenaqesi nga me te cuditshmet, ku jane nderthurur ne menyre interesante endrra, deshira, pasioni, frika, guximi, vullneti. E gjithcka per hir te asaj, qe quhet kombetare. Shtatlarti Billa, i cili nuk e di as vete sesi gazetaret ia ngaterrojne emrin, duke ia shkruar Estref ne vend te Efstrat, flet per "Sportin shqiptar", duke treguar te fshehtat e asaj, qe eshte pak ta quash aventure:
- Portugalia, ishte ndeshja juaj e pare me ekipin kombetar?
- Po, megjithese jam grumbulluar disa here per kete.
- Ju nuk ishit ne planet e Brigelit e, megjithate, shkuat ne Portugali, madje edhe u aktivizuat. Si ndodhi kjo?
- Sic dihet, ne nje ndeshje duhet te shkojne dy portiere. Dhe per ndeshjen qe do te zhvillohesh ne Portugali ishin zgjedhur Strakosha dhe Lika, por, sic mesova me vone, qe te dy e kishin te pamundur per te luajtur, pasi ishin te demtuar.
- Dhe atehere?
- Te premten ne darke, nje dite para ndeshjes, me marrin ne telefon nga Lisbona. Nje nga drejtuesit e Federates sone te Futbollit me fton per te qene ne ndeshjen Portugali‚??Shqiperi. M'u duk e pabesueshme, por, te them te drejten, kjo telefonate me emocionoi disi. U vura ne nje pozite te veshtire. Me therriste kombetarja ne Portugali, por nuk dinte gje klubi im ne Athine. Ndieva nje obligim te madh ndaj vendit tim, por me duhej te isha korrekt edhe me klubin, me te cilin kam kontrate te rregullt.
- Si vepruar ne kete rast?
- Mora ne telefon trajnerin tim. I tregova gjithcka. Mirepo ai nuk me dha leje. Me tha se nga Shqiperia nuk ka ardhur ne klub asnje kerkese zyrtare dhe se skuadra jone, Atromitos, kishte nje ndeshje shume te veshtire me nje skuader tjeter.
- cfare bete pas kesaj bisede?
- Vendosa te shkoj ne Portugali. Kombetarja e vendit tim me kerkonte. Por u ndodha para nje problemi tjeter te madh: nuk kishte bileta per te shtunen. "Olimpiku" nuk udhetonte per ne Lisbone. Kerkova gjithandej dhe mezi gjeta nje shoqeri te panjohur ajrore, e cila me tha se kishte nje vend jo per Lisbone, por per ne Madrid. Ne ora 8 te mengjesit, pra te dites se ndeshjes, udhetova nga Athina ne Madrid. Ketu prita edhe dy ore te tjera per te marre avionin e linjes per ne Lisbone. Ne aeroport kishte dale per te me pritur nje nga perfaqesuesit e Federates sone te Futbollit.
- Ku u takuat me ekipin?
- Ne hotelin "Marriot", ku ishte grumbulluar.
- Si ju priten?
- Shume mire.
- Ke takuat ne fillim?
- Trajnerin Brigel dhe ndihmesit e tij. Ata me shpjeguan arsyen se pse me kishin thirrur dhe me thane se mund te luaja ndoshta qe ne fillim te ndeshjes. Madje, para ndeshjes, kam bere edhe nxehjen se bashku me Strakoshen.
- cfare ndiete, kur ju thane: "Mund te luani"?
- Pa dyshim, emocione te medha. Sepse do te vishja per here te pare fanellen e kombetares ne nje ndeshje zyrtare dhe ndaj nje skuadre me emra te njohur, sic eshte Portugalia.
- Dhe luajtet plot 26 minuta...
- Po, m'u duk se arrita gjithcka, sepse kombetarja eshte maksimumi qe mund te arrije nje futbollist. Mendoj se per aq minuta sa luajta, e ndieva veten shume mire. Tani kam nje enderr tjeter.
- cfare?
- Ta filloj ndeshjen qe nga fillimi.
- Meqe po flasim per fillime, mund te na thoni se kur e filluat futbollin?
- Futbollin e kam filluar ne qytetin tim te Vlores, qe ne vitin 1990. Me kete rast, dua te pershendes zotin Gramoz Gjini, me te cilin fillova aktivitetin sportiv, Vasil Rucin etj.
- Kur e luajtet ndeshjen e pare me Flamurtarin?
- Nuk me kujtohet saktesisht, nese ka qene viti '92 apo '93, kur jam afruar prane Flamurtarit, por di qe jam aktivizuar me ekipin nga viti '96-'97, kur trajner ka qene Edmond Licaj, por kam pasur perkrahje te madhe edhe nga portieri i mirenjohur vlonjat, Anesti Arapi.
- Keni luajtur gjithnje me ekipin tuaj, Flamurtarin?
- Jo, kam pasur edhe shkeputje.
- Perse?
- Kam bere perpjekje per t'u aktivizuar me ndonje skuader te kampionatit grek.
- Cila ka qene prova juaj e pare ne Greqi?
- Ethnikosi i Pireut, ku ka luajtur Armir Grima.
- Nese nuk ia arritet qellimit atehere, tani jeni numri 1 i skuadres Atromitos...
- Po. Une erdha ne kete ekip, ku pati luajtur me pare nje tjeter portier shqiptar, Julian Gjeloshi.
- Si ndiheni tani?
- Mjaft mire. Trajneret punojne shume me ne dhe me mua personalisht. Besoj se me pak fat dhe me shume pune do te eci perpara.
- cfare ndieni tani per Flamurtarin, kur jeni kaq larg nga Vlora?
- Flamurtari eshte skuadra nga kam dale si futbollist, ndersa Vlora eshte qyteti per te cilin kam shume mall.
- Si e kalon diten portieri shqiptar ne Athine?
- Ne ndryshim nga Shqiperia, ketu mbetet shume pak kohe e lire. Bej dy seanca stervitore ne dite. Nga darka bej edhe ndonje gje plotesuese, qe i sherben pergatitjes sime.
- Ju pelqen jeta e nates ne kryeqytetin grek?
- Jo.
- I preferoni pijet?
- Jo.
- Cila nga gjellet ju pelqen?
- Peshku.
- Po muzika?
- Jashte mase.
- Kush ju pelqen me shume?
- Muzika shqiptare dhe ajo italiane.
- Cilin nga kengetaret preferoni me shume?
- Adriano celentanon.
- Keni pesuar gol nga ndonje futbollist shqiptar ketu ne Greqi?
- Deri tani jo.
- Ne kampionatet greke luajne mjaft futbolliste nga vendi yne. Cilat marredheniet tuaja me to?
- Mjaft te mira.
- Cilat jane deshirat tuaja per te ardhmen?
- Te luaj shume mire dhe te jem portier i ekipit kombetar.

Kjo ishte biseda me portierin shqiptar Efstrat Billa, i cili eshte pritur mjaft mire nga koleget e tij pas kthimit nga Portugalia, por qe ende nuk i eshte nenshtruar nje analize te klubit per largimin e tij pa leje. Analiza do te behet, por shpetimtare per Billen dhe krenari per Atromitosin eshte aktivizimi i tij per 26 minuta ne ndeshjen Portugali-Shqiperi.

Sporti Shqiptar

AlbShkodra
18-10-2003, 04:04
Geri Cipi

Do te jete ne fushe mbrojtesi i kombetares se Shqiperise dhe i Eintracht te Frankfurtit, Geri Cipi, ne takimin e sotem te ekipit te tij ne fushen e Koelnit, per javen e 9-te te Bundesliges gjermane. Kete e ben te ditur revista "Kicker".


Geri Cipi : Shtylla e mbrojtjes sone.

AlbShkodra
18-10-2003, 04:08
Ervin Skela

Ne radhet e Frankfurt nuk do te jete mesfushori Skela, i cili vazhdon te vuaje denimin e dhene nga Disiplina e Federates Gjermane te Futbollit .


Ervin Skela

AlbShkodra
18-10-2003, 04:12
Mehmet Dragusha , lojtari tjeter Shqiptar i Frakfurtit do te jete ne stol dhe ka shume mundesi te aktivizohet.


Mehmet Dragusha

AlbShkodra
18-10-2003, 04:17
Hannover 96 do ta kete ne radhet e saj, me ne fund, kapitenin , Altin Lala ne takimin ne fushen e ish-kampiones se Europes, Borussia Dortmund. Lala kthehet pas nje mungese disa-javore per shkak demtimi ne muskujt e barkut. Mesfushori i kombetares beri edhe operacion ndersa tani eshte i gatshem per loje. Ne tabele, Hannover ndodhet ne vend te 9-te me 11 pike pas 8 ndeshjesh


Altin Lala dhe Edvin Murati

AlbShkodra
18-10-2003, 04:20
Guly e Tare, due lampi in un pomeriggio grigio

Ka luajtur nje pjese loje dhe ka shenuar ne ndeshjen pergatitore te Bolognas, Igli Tare. Ne miqesoren ndaj Boca S.Lazzaro, fituar 4-1, sulmuesi shqiptar, ka qene ne fushe 45' dhe ka shenuar golin e dyte per ekipin e tij ne 39', ndersa 3 minuta me pare kishte shenuar Guly. Aktivizimi i biondit ne pjesen e pare te le te kuptosh se ai mund te jete ne formacion te dielen ndaj Perugias duke luajtur rolin e sulmuesit te vetem. Sipas "Il Resto del Carlino", Tare shenoi pas nje gjuajtjeje me te majten, duke bere qe te fashitej zemerimi i 300 tifozeve bolonjeze te pranishem ne kompleksin stervitor.


IGLI TARE

AlbShkodra
18-10-2003, 04:23
Bogdani: Une e dashuroj Salernitanen

Erion Bogdani ka shpallur dashurine qe ka per Salernitanen si skuader dhe Salernon si qytet. "Nje sulmues e ndjen detyrimin te shenoje, - thote ai, - dhe une dua gjithnje qe te bej gol. Ndaj Fiorentines humba nje gol dhe nuk fjeta gjithe naten nga zemerimi. Kjo me ndodh edhe kur humb nje gol ne stervitje". Vendimtare ne derbi dhe "Citta di Salerno" ben nje pyetje: Bogdani, idhull i "'Arechi"-it? "Ishte e rendesishme te fitonim. Kjo vlen me shume. Por nuk mund te ndjehem idhull i tifozeve vetem sepse kam shenuar ne derbi. Futbolli sipas meje luhet cdo jave, ne cdo ndeshje luhet njelloj: Edhe nese shenon ne derbi dhe luan keq me pas, tifozet te vershellejne njelloj". Gazeta italiane pyet nese golat me koke, si ai ndaj Avellinos, jane "made in Bogdani". Dhe ai pergjigjet: "Me shume gola kam shenuar me kembe, por e rendesishme eshte qe te perfundoje ne rrjete. Topi qe hyn ne rrjete ndjej nje kenaqesi te madh. Une ia dedikoj tifozeve golin ndaj Avellinos. Me pelqen te shenoj ne derbi, si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Itali. Kur isha te Partizani, i kam shenuar gol edhe Dinamos edhe Tiranes. Edhe me Regginen kam shenuar gol ndaj Cosenzas dhe Crotones. Me pelqen Salerno dhe skuadra dhe jam i dashuruar pas tyre".


Erion Bogdani

AlbShkodra
18-10-2003, 04:37
Media italiane: Bogdani mund bohemin

Media italiane: Bogdani mund boheminSumuesi i Kombetares shqiptare dhe i Salernitanes, Erion Bogdani, eshte demtuar ne ndeshjen, Salernitana-Avelino, e zhvilluar te merkuren mbrema, takim qe perfundoi me fitoren e vendasve 1-0. Shtatlarti yne shenoi golin e vetem te ketij takimi qe ne fillim te ndeshjes dhe doli nga fusha i demtuar, ne minuten e peste te pjeses se dyte. Skuadra "granata" konfirmohet si nje ekip shume konkret dhe i kujdesshem, e afte per te shenuar qe ne fillim te lojes dhe te kontrolloje rezultatin pa shume sforco. Nje kros i Kamoranit dhe nje goditje me koke e Bogdanit kane vulosur rezultatin e derbit me Avelinon. Sipas te perditshmes italiane "Citta di Salerno", ndeshja e se merkures ishte edhe nje fitore e Salernitanes ne kurriz te Zemanit, trajnerit te Avelinos. Ky trajner ka qene ne te kaluaren teknik i Salernos dhe te merkuren ka marre nga publiku vendas fershellima te shumta. "Bogdani mund bohemin", keshtu e ka cilesuar fitoren e skuadres "granata" uebsajti italian "Salernonotizie. it". Shqiptari ka qene deciziv ne ndeshjen e etiketuar si derbi, por fati nuk ka qene me te deri ne fundin e takimit. Nje terheqje muskulare ne kofshen e majte do ta privoje Bogdanin per ndeshjen e dites se diel kundra Mesines. Nje krize ne sulmin e Salernos, qe ka ardhur ne nje moment jo oportun, pasi skuadra "granata" ne ndeshjet e fundit dukej se kishte gjetur ekuilibrin. Me golin e shenuar ndaj Avelinos, Bogdani eshte ngjitur ne kuoten e 2 golave ne kete sezon.

Erion Bogdani

AlbShkodra
18-10-2003, 04:42
Tare, pikepyetja e Macones

Trajneri i Bolonjes, Karleto Macone, nuk ka percaktuar akoma dyshen e sulmit qe do te luaje te dielen kundra Peruxhias. E sigurte eshte qe do te mungoje Bepe Sinjori, per shkak te nje demtimi te marre ne ndeshjen e fundit. Atehere, Macones i mbetet qe te vendose per skemen e skuadres, nje Bolonja me 2 sulmues apo me nje shtatlart. Per kete te fundit, paqartesia qendron ne zgjedhjen e njerit mes Rosinit dhe Tares. "Nuk e di se me kete do te luaj ne sulm, ka deklaruar Macone, Tare ka luajtur mire me nje sulmues qe ka karakteristika te ngjashme me te, sic ishte dyshja e Breshias, Toni-Tare. Por, nuk me bind idea qe te aktivizoj bjondin me Rosinin. Ata te dy kane veshtiresi kuptimi dhe nuk mund te luajne nje 90 minutesh te dy se bashku". E thene me shkurt, bie poshte ideja e dy lojtareve te gjate, pra, sulmi do te perbehet nga nje lojtar. Gazeta italiane "Il Carlino di Bologna", ben nje krahasim mes Rosinit dhe Tares: livornezi nuk ka nje shenueshmeri ne karrieren e tij, vetem 15 gola na kater sezone. Ndryshe puna per Igli Taren, i cili ka shenuar po 15 gola me Breshian, por ne 3 sezone.



IGLI TARE

AlbShkodra
18-10-2003, 04:46
Rraklli pezullohet 1 jave

Sulmuesi kavajas i Regensburg, Altin Rraklli, nuk do te luaje ne ndeshjet e kesaj jave te Bundesliges 2. Komisioni i Disiplines ne Bundesligen gjermane, i mbledhur per te diskutuar nje episod te muajit te kaluar, mes Altin Rrakllit dhe nje lojtari te Eintrakt Trier, ka vendosur dje qe sulmuesi i Regensburg, te mos luaje ne ndeshjen e se shtunes, Regensburg-Aachen. Rraklli ka rene ne "gracken" e pamjeve filmike, qe kane treguar qarte nje gjest antisportiv te tijin ne ndeshjen e 28 shtatorit. Sulmuesi shtatshkurter ka goditur me berryl lojtarin kundershtar dhe me pas ka luajtur rolin e stimulatorit, sikur ka qene vete ai "viktima". Nderkohe, Ervin Skela vazhdon te jete i pezulluar ne radhet e Frankfurtit dhe do te mungoje edhe kete ndeshje ndaj fantazisti do te rikthehet ne ndeshjen e dates 25 tetor, qe e ve perballe Eintraktin me skuadren e Kelnit. Nje ndeshje direkt kjo, mes dy skuadrave qe luftojne per mbijetesen ne Bundesligen 1.


ALTIN RRAKLLI : Nje nder yjet me te medhenj te futbollit Shqiptar.

AlbShkodra
19-10-2003, 15:52
Lala, rikthim i hidhur me Hanoverin

Nuk kishte si te shkonte me keq ne rikthimin e kapitenit te Hanoverit, Altin Lala. Edhe pse shqiptari eshte aktivizuar 90 minuta, ekipi i Hanoverit ka humbur me nje rezultat tenistik me Borusian e Dortmundit. Skuadra e Lales nuk ka mundur t'u rezistoje golave te shumte te Dortmundit, qe ka fituar me rezultatin e thelle 6-2. Lala ka luajtur mire ne mes te fushes edhe pse ai vinte nga nje demtim qe e ka mbajtur gjate jashte fushave te futbollit. Me kete humbje Hanoveri zbret shume poshte ne renditjen e pergjithshme te Bundesliges 1.


Altin Lala

AlbShkodra
19-10-2003, 15:58
cipi shkelqen, por Eintrahti mundet

Geri cipi ka qene shqiptari i vetem ne fushen e lojes nga treshja e Frankfurtit. Mbrojtesi i kombetares shqiptare ka luajtur 90 minuta ne nje ndeshje dramatike, e cila eshte mbyllur me fitoren e Mynih 1860, 1-0. Goli eshte shenuar nga bavarezet ne minuten e 90-te te ndeshjes. cipi ne pergjithesi ka luajtur mire edhe pse ekipi i tij ka humbur nje ndeshje, e cila po shkonte drejt barazimit 0-0. Nuk ka luajtur asnje minute Mehmet Dragusha. Trajneri Reiman nuk e ka futur ne loje kosovarin. Nderkohe qe shqiptari tjeter, Ervin Skela, ndeshjen e ka pare nga tribuna, pasi akoma atij nuk i ka perfunduar denimi i dhene nga Komisioni i Disiplines.



Geri cipi

AlbShkodra
19-10-2003, 16:01
Aliaj i plote kunder Duisburgut

Ardian Aliaj, futbollisti i cili shenoi dy gola per kombetaren shqiptare ne miqesoren me Portugaline edhe ne ndeshjen e fundjaves se Bundesliges 2, ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes. Ekipi i tij Oberhauzeni ka barazuar 1-1 me Duisburgun ne nje ndeshje e cila ka nisur shume keq per ekipin e shqiptarit. Aliaj ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes dhe me nderhyrjet e tij ka arritur te shpetoje disa here porten e ekipit te Oberhauzenit nga nje gol i dyte. Keshtu, Aliaj dhe Oberhauzeni kane marre nje pike te vlefshme me fushen e veshtire te Duisburgut.


Ardian Aliaj

AlbShkodra
19-10-2003, 16:05
Rraklli, tri jave pushim i detyruar

Sulmuesi i kombetares shqiptare Altin Rraklli do te mungoje ne ndeshjen e radhes per ekipin e tij Regenzburgu. Shqiptari para dy ditesh eshte denuar nga Komisioni i Disiplines i Bundesliges me tri jave pezullim, dhe keshtu ne ndeshjen e kesaj jave ne Bundesligen 2, Regenzburg-Achen, nuk do te luaje. Kavajasi, nje njohje e vjeter e Bundesliges, edhe ne dy javet ne vazhdim te Bundesliges 2 nuk do te luaje. Keshtu, me pezullimin e Rrakllit numri i futbollisteve shqiptare te denuar nga disiplinori i Bundesliges shkon ne dy, pasi edhe Skela prej tri javesh nuk luan. Vlonjati, ashtu si Rraklli, vuan nje denim per sjellje antisportive ne nje ndeshje kampionati.
Curri, titullar me AUE-n
Edhe kavajasi tjeter Skerdilajd Curri do te luaje qe nga minuta e pare me ekipin e tij AUE. Skuadra e Currit sot pasdite do te perballet me nje nga ekipet me te forta te Bundesliges 2, Kalsruhen.


ALTIN RRAKLLI

AlbShkodra
19-10-2003, 16:07
Vata zgjidh problemet me trajnerin Molham

Fatmir Vata duket se ka sqaruar gjithshka me trajnerin e tij Molham dhe sot pasdite kunder Mainzit do te jete ne loje qe nga minuta e pare. Futbollisti mirditor javen e shkuar luajti vetem 40 minuta dhe nga trajneri i tij u kritikua per nje loje jo te mire keto kohet e fundit. Shqiptari, qe mban numrin 10 te skuadra e Bielefeldit, duket se i ka mbushur mendjen trajnerit Molham per ta aktivizuar qe nga minuta e pare ne ndeshjen Arminia e Bielefeldit-Mainz. Skuadra e shqiptarit aktualisht ndodhet ne vendin e pare te renditjes se Bundesliges 2.

AlbShkodra
19-10-2003, 16:11
Haxhi gati per Vidimen

Pas skualifikimit nga Kupa UEFA, ekipi i CSKA-se se Sofjes sot do te luaje ndeshjen e radhes ne kampionat. Ekipi ku luan Altin Haxhi, sot perballe do te kete skuadren e Vidimes. Shqiptari, sipas parashikimeve te mediave sportive bullgare, ndeshjen do ta nise si titullar. Ai ne te gjitha ndeshjet e ekipit te CSKA-se ka luajtur 90-te minuta, ashtu si edhe ndeshjen e Kupes UEFA me Torpedon e Moskes.

Altin Haxhi

AlbShkodra
20-10-2003, 17:09
Zajmi shenon per Prodeftikin

Sulmuesi shqiptar qe aktivizohet ne kategorine e pare greke, Roland Zajmi, ka shenuar nje tjeter gol ne ndeshjet e djeshme te Kampionatit helen. Pertej golit te shenuar, skuadra e tij humbi 4-1 ne fushen e Panaliakosit, duke regjistruar humbjen e dyte radhazi. Zajmi shenoi golin e barazimit te perkohshem ne minuten e 28-te, por vendasit, me pas, kthyhen gjithcka ne favor te tyre. Goli i djeshem eshte i katerti ne kete sezon per ish-lojtarin e Partizanit.

AlbShkodra
21-10-2003, 11:18
Portieri shqiptar qe debutoi me kuqezinjte ndaj Portugalise pezullohet 1 jave nga skuadra greke

Denohet Billa, Atromitosi merr nje "thes" me gola

Me rende sesa shiu qe binte pa pushim ne Litohoros, skuadres athinase, Atromitos, i kane peshuar golat e shumte qe ka pesuar. Plot 5 gola ka shenuar skuadra modeste Poseidon NP ndaj Atromitosit, duke shkuar kesisoj pertej thenies se tyre se "ne fushen tone nuk fiton askush".
Ajo qe te ben pershtypje eshte se, ne kete ndeshje, per skuadren e Peristerit nuk u aktivizua portieri yne, Billa.
I pytur per kete, Efstrat Billa pohoi per "Sportin shqiptar": "Me denuan qe te mos luaj kete ndeshje, pasi shkova per te luajtur me kombetaren ne Portugali pa lejen e klubit." Portieri vlonjat eshte thirrur me urgjence nga trajneri Brigel vetem nje dite para ndeshjes miqesore me Portugaline dhe eshte larguar nga skuadra greke e Atromitosit, qe luan ne kategorine e dyte, pa lajmeruar drejtuesit e ekipit. Per kete veprim te tijin, drejtuesit e Atromitosit e kane pezulluar nje jave portierin tone te ri, i cili ka zgjedhur debutimin me kombetaren perpara skuadres greke.

AlbShkodra
21-10-2003, 11:25
Murati, "ilaci" i Iraklisit

Mungesat e shumta i kishin shkaktuar dhimbje te medha koke trajnerit holandez te Iraklisit, Eugeni Gerard. "Ilaci" i vetem qe mund ta sheronte ate dhe tifozet e zjarrte selanikas ishte shqiptari Edvin Murati. "Shqiptari do te ndermerrte vepren e veshtire per te dirigjuar lojen e Iraklisit. Nga ai do te varej rrezikshmeria e selanikasve ndaj Panioniosit...", - shkruante shtypi vendes. Pak ore para ndeshjes, i pyetur per pergjegjesite e medha qe kishte, Murati u pergjigj keshtu per "Sportin shqiptar": "Eshte nje ndeshje e veshtire. Personalisht, gezoj nje forme te mire, por eshte shume e veshtire ta mbash i vetem peshen e ekipit ne nje ndeshje te tille." Per me shume se 90 minuta, futbollisti yne luajti mjaft mire. Gjuajtja e tij e forte ishte shkendija e pare e miqve per te treguar se ne "Nea Zmirni" nuk kane ardhur si vizitore. "Ilaci" Murati funksionoi shkelqyeshem deri ne minuten e 90-te, kur rezultati ishte i barabarte 1-1. Me pas, Murati nuk pati c't'i bente gabimit te portierit tij. Ishte minuta e 91-te, kur Panioniosi shenoi golin e dyte.

AlbShkodra
21-10-2003, 11:29
Shenon Zajmi, humbet Prodheftiqia

Skuadra e Koridalos ka udhetuar drejt Pirgosit per te marre 3 piket e cmuara. Por skuadra e ardhur nga kategoria e dyte, Prodheftiqia, ka bere mrekulline. Ajo jo vetem qe nuk i ka leshuar piket, por i ka marre me mjaft merite. Vendesit, edhe pse kane luajtur per shume kohe me 10 futbolliste, kane arritur te shenojne 4 gola ne porten e skuadres ngjyrevishnje, ngushellimi i te cileve ishte goli i vetem i Zajmit. Sulmuesin shqiptar, i cili, zakonisht, luan me kemben e djathte, kete here nuk e ka tradhtuar e majta. Goli i Zajmit eshte goli i 21-te i tij gjate aktivizimit ne kategorine A te kampionateve greke.

AlbShkodra
21-10-2003, 11:32
Beqaj, humbje ne derbin vendes

Nese do te kete futbolliste qe mund te propozojne qe edhe goditjet e topit me koke te quhen prekje te topit me dore, pra faulle, me siguri do te ishte portieri yne, Arian Beqaj. Qysh se ka filluar kampionati grek, ai eshte ndeshkuar nga kokat e futbollisteve kundershtare. Jashte ketij realiteti nuk perjashtohet as java e 7-te. Nga 3 golat e pesuar nga Halkidhona, 2 prej tyre portieri yne i pesoi nga kokat e sulmuesve kundershtare. Halkidhona, e cila ne javen e 6-te shenoi fitoren-surprize, teksa mundi AEK-un, ndeshkoi te dielen 3-2 Jonikosin, duke i shkaktuar kesaj skuadre humbjen e 6-te ne 7 jave te kampionatit.

AlbShkodra
21-10-2003, 11:33
Kola, tjeter gol dhe fitore me Apollonin

Kapiteni i Apollonit te Athines, Bledar Kola, e ka udhehequr skuadren e tij te re drejt nje fitoreje-surprize. Ekipi i forte i Levadhiakos nuk e ka perballuar dot Apollonin ne fushen e vet. Madje vendesit kane dale te turperuar nga fusha e tyre, pasi rezultati perfundimtar ka treguar shifrat 4-1 per miqte. Futbollisti yne Kola, me golin qe shenoi, u tregoi kolegeve te tij sesi mund te mposhtet edhe nje ekip, qe me te drejte e quajne te forte. Si nje profesionist i vertete, ai e ka drejtuar ekipin e tij drejt fitores se madhe. Me te drejte, ai eshte vendosur ne formacionin me te mire te javes. Ne kete ndeshje luajti edhe futbollisti durrsak, Elton Koca. Por kesaj radhe, ai, edhe pse u aktivizua 90 minuta, iu nenshtrua, se bashku me ekipin e tij, logjikes se humbjes.

AlbShkodra
21-10-2003, 11:36
Bellaj, goli qe i mungonte shume

Me topat e tij kane shenuar te tjeret. Kesaj here, futbollisti gjirokastrit mendoi edhe per vete. Ai hapi serine e golave ne fitoren e skuadres se tij ne stadiumin e veshtire te Kallamates. Edhe goli i 2-te i feakeve nisi nga kembet e mesfushorit shqiptar. Bellaj eshte futbollisti tjeter qe vleresohet nga vendesit, duke u perfshire si Kola ne formacionin me te mire te javes.

AlbShkodra
21-10-2003, 11:46
Strakosha-Xhumba, takohen veteranet

Ethnikos Asteras‚??Pas Janina ishte nje ndeshje per mbijetese, prandaj lajtmotivi i saj: "vdekja jote, jeta ime" ishte nje realitet. Per kete nuk flet vetem fakti se janiniotet e perfunduan ndeshjen me 9 futbolliste, as se gjyqtari u detyrua te jape 2 penallti, nga nje per secilen skuader. Loja e ashper ishte evidente gjate gjithe minutave te zhvillimit te saj. Ne fund fituan vendesit. Strakosha pesoi gol nga pika e bardhe e penalltise, ndersa Xhumba u largua me humbje nga Athina.

AlbShkodra
25-10-2003, 04:00
Gjermani: Lala rrezikon te mos luaje serish

Hannover-TSV 1860 M: Altin Lala mund te mos jete ne fushen e lojes per ekipin e tij. Shqiptari ka pesuar nje demtim tjeter kete here muskulor. Ai eshte ne rrezik te mos luaje ashtu si edhe sulmuesi Christensen. Demtimet per Hannover jane te shumta. Ja lista: Diouf, Brdaric (pezullim), Schneider, Simak, Schroeter.

AlbShkodra
25-10-2003, 04:01
Geri Cipi

Eintracht Frankfurt-1.FC Koeln:Geri Cipi ka salduar pozicionin e tij ne qender te mbrojtjes, ndersa Mehmet Dragusha do te jete ne stol, sipas "Kicker". Problemet e demtimit te Frankfurt jane keshtu: Keller, Skela (pezullim), Puljiz, Beierle, Jones.

AlbShkodra
25-10-2003, 04:02
Bundesliga 2: Asnje shqiptar nuk fiton

Oberhausen i Adrian Aliaj vetem mundi te barazonte 3-3 ne fushen e vet ndaj Luebeck, madje sipas "Kicker" , ai ishte fajtor ne golin e 2-te te miqve. Tri here vendasit u gjenden ne humbje dhe 3 here arriten te barazonin, me lojtarin me te mire Silvio Adzic qe shenoi 2 gola. Skerdi Curri u mund se bashku me Auen e tij ne fushen e Burghausen. Shqiptari ishte ne formacion, ndersa dy golat u pesuan ne pjesen e dyte. Ndersa per Regensburg asnje nga shqiptaret nuk ishte ne fushe, mes te cileve Altin Rraklli eshte i pezulluar.

AlbShkodra
25-10-2003, 04:03
Itali: Bogdani kalon demtimin, do luaje ne Pescara

Erion Bogdani eshte tashme gati te luaje per Salernitanen. "salernonotizie.it" lajmeron se sulmuesi shqiptar e ka kaluar demtimin dhe se eshte i gatshem per te luajtur ndeshjen e radhes te Serise B, sot ne fushen e Pescaras. Me kete permiresim, Bogdani ka hedhur poshte parashikimet pesimiste per te, pas demtimit qe pati ne ndeshjen ndaj Avellinos, te fituar 1-0 me nje gol te tij. Tashme mbetet ne dore te trajnerit Pioli nese do ta hedhe ne fushe qe nga minuta e pare, apo do ta aktivizoje gjate ndeshjes.

AlbShkodra
25-10-2003, 13:01
Cana nga fillimi kunder Ajacios

Edhe Lorik Cana, mendohet se do te luaje nga minuta e pare ne ndeshjen me Ajacion. Futbollisti kosovar, i cili luan me Paris SG-ne, sipas mediave franceze eshte preferuar serish nga trajneri boshnjak per te luajtur qe nga minuta e pare ne takimin e sotem.


Altin Lala

Altin Lala, edhe ne ndeshjen e sotme kunder Mynih 1860-s, eshte ne dileme, nese do te luaje apo jo. Futbollisti shqiptar, qe eshte edhe kapiten i Hanoverit, gjate javes ka pasur probleme me muskujt e barkut dhe mund te rrezikoje mosaktivizimin ne ndeshjen e sotme te Bundesliges 1, Hanover-Mynih 1860. Gjithsesi, mjeket e Hanoverit shpresojne ne nje riaftesim te Lales, deri ne momentet e fundit pak minuta para fillimit te ndeshjes se sotme.

AlbShkodra
27-10-2003, 01:54
Dragusha shenon golin e pare me Frankfurtin

Ky eshte dhe goli i pare i futbollistit te Kombetares shqiptare ne Bundesliga

Mehmet Dragusha, futbollisti i Kombetares shqiptare dhe i skuadres se Eintrachtit te Frankfurtit ne Bundesliga, ka gjetur me ne fund golin e tij te pare ne eliten e futbollit gjerman me kete skuader. Ai ka shenuar ne ndeshjen e djeshme qe skuadra e Frankfurtit ka luajtur ne shtepi kunder Kelnit, Kishte vetem 4 minuta qe kishte hyre ne fushe dhe kishte kercenuar dy here porten e kundershtareve, por vetem ne heren e dyte ai ka mundur te gjeje rrjeten, duke shenuar keshtu golin e dyte, pikerisht ate qe ka vulosur dhe fitoren e Eintrachtit (goli i pare ishte shenuar nga Formmer, futbollisti vendin e te cilit do te zinte Dragusha ne minuten e 76). Vetem dy minuta para se te shenonte, shqiptari kishte pasur nje tjeter rast me mire, kur, i vetem perballe portierit te Kelnit, do te gjuante jashte. Goli i Dragushes ka ardhur ne nje moment mjaft te veshtire per trajnerin Reiman, i cili, pothuajse kishte bere gati valixhet. Nderkohe qe ky gol shpresohet te shtoje besimin e Trajnerit per Dragushen i cili eshte aktivizuar shume pak ne kete sezon. Ne radhet e Frankfurtit do te niste lojen si titullar edhe Geri cipi.

AlbShkodra
27-10-2003, 14:18
Bogdani: Goli eshte vetem i imi

Riaftesim ne nje koke rekord per Erion Bogdanin. Ne Peskare, shqiptari i ka habitur te gjithe, duke luajtur, madje edhe duke shenuar nje gol per skuadren e tij. Jo vetem kaq, por ka qene me i miri ne fushen e lojes. Bogdani ka vendosur te luaje pas "vistos" qe mjeket e ekipit i dhane, keshtu trajneri Pioli vendosi ta aktivizonte shqiptarin ne ndeshjen e kesaj jave me Peskaren. Bogdani, ne mengjesin e ndeshjes, kishte bere nje stervitje te lehte ne kopshtin e hotelit ku qendronte ekipi. Ai menjehere e ka pranuar ftesen e trajnerit te Salernitanes per te luajtur kunder Peskares. Dhe kontributi qe ai ka dhene ne ndeshje ka qene thelbesor. Shqiptari e ka komentuar keshtu momentin e golit te trete te tij mer fanellen e Salernitanes: "Di Vicino me dha nje top ne qender te mbrojtjes dhe une bera te pamunduren per t'i shpetuar mbulimit te mbrojtjes. Topin e godita fort me koke dhe shenova. Ne fund te ndeshjes degjova per nje devijim te topit nga dikush tjeter, qe edhe mund te ishte. Gjithsesi, ai eshte goli im, pasi une e kam derguar atje ku kisha deshire." Bogdani ka folur edhe per riaftesimin e tij ne kohe rekord. "Psikologjikisht nuk kisha asnje problem, pasi nuk kisha as dhimbje. Ia komunikova trajnerit, edhe pse isha stervitur vetem nje here, kete jave. Gjithsesi, cdo gje shkoi mire," - eshte shprehur Bogdani.

AlbShkodra
27-10-2003, 14:20
Tare i mbush mendjen trajnerit Macone

Igli Tare i ka mbushur mendjen trajnerit te Bolonjes, Karlo Macone, per ta aktivizuar qe nga minuta e pare. Igli ka luajtur gjate gjithe ndeshjen Lacio-Bolonja, e mbyllur me fitoren e romaneve 2-1. Shqiptari, edhe pse ka luajtur 90 minuta, nuk ka mundur dot te shenoje gol per ekipin e tij, Bolonjen, qe me kete humbje, zhytet thelle ne krize.

AlbShkodra
27-10-2003, 14:23
Myrtaj zhgenjen, Verona fiton

Nuk ka mundur te luaje me shume e 74 minuta me Xhenoven Florian Myrtaj. Shqiptari eshte zevendesuar ne pjesen e dyte nga trajneri i Verones, pasi loja e tij nuk ka qene nga me te mirat. Shqiptari nuk e ka shenuar golin e tij te 6-te ne Serine B, ndonese Verona ka fituar 3-0 me Xhenoven, duke marre nje tripikesh te vlefshem per renditjen e pergjithshme.

AlbShkodra
27-10-2003, 14:30
Bushi i rikthehet golit ne kampionatin turk

Sulmuesi i kombetares shqiptare i eshte rikthyer golit ne kampionatin turk. Shqiptari ka qene nje nga autoret e tre golave qe ekipi i tij, Istambulspori, ka shenuar dje kunder Bursasporit. Ndeshja mes Istambulsporit dhe Bursasporit eshte mbyllur me fitoren e vendesve 3-0. Alban Bushi ka qene nismetari i fitores per ekipin e tij, pasi ka shenuar golin e pare te ndeshjes, pikerisht ne pjesen e pare. Bushi, ne minuten e 24-t, ka shenuar golin e pare, i cili eshte pasuar edhe nga dy te tjere. Shqiptari ka luajtur ndoshta ndeshjen e tij me te mire kete sezon, duke treguar se i eshte rikthyer formes se tij sportive. Bushi eshte aktivizuar 77 minuta ne ndeshjen me Bursasporin. Specialistet e futbollit e kane vleresuar shqiptarin per kete ndeshje me tri yje, edhe pse ai nuk ka luajtur gjate gjithe takimit.

AlbShkodra
27-10-2003, 14:31
Jupi, mes me te mireve te Diarbakirsporit

Edhe shqiptari tjeter qe luan ne superligen turke, Redi Jupi, ka bere nje figure shume te mire ne ndeshjet e fundit te ketij kampionati. Shqiptari ka luajtur te gjithe takimin Diarbakirspor-Ankara, i mbyllur ne barazim 1-1. Jupi nuk ka shenuar, por serish ka treguar nje loje te mire dhe shume kostante me kete ekip turk. Shqiptari ka qene nje nga me te miret ne mesfushen e Diarbakirsporit. Ne fund te ndeshjes, shqiptari eshte vleresuar edhe nga trajneri i tij. Nderkohe, specialistet qe e kane ndjekur kete ndeshje, e kane vleresuar Jupin me dy yje.

AlbShkodra
27-10-2003, 14:32
Hasi, vazhdon loja e bukur me Anderlehtin

Edhe kunder Bershose, Besnik Hasi ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes per Anderlehtin. Kosovari ka luajtur 90 minuta, nderkohe qe skuadra e tij ka fituar me nje rezultat te thelle 4-0 ndaj Bershose. Mesfushori i kombetares, serish ka treguar se eshte ne nje moment te paperseritshem ne karrieren e tij, duke qene titullar pothuajse ne te gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Liges se Kampioneve te Anderlehtit.

AlbShkodra
27-10-2003, 14:33
"Jave e zeze" per Lorik Canen

Nuk kishte si te shkonte me keq per Lorik Canen kjo jave. Mesfushori kuqezi ka luajtur ndoshta ndeshjen e tij me te keqe ne kampionatin francez dje me Ajacon. Cana eshte perjashtuar me karton te kuq nga gjyqtari i ndeshjes, pikerish ne minuten e 89-te te ndeshjes. Cana ka qene shume nervoz ne fushe, duke u ndeshkuar 2 here me karton te verdhe, ne minutat e 24-t dhe 89-te ndeshjes me Ajacon. Paris SG-i ka barazuar 0-0 me Ajacon, nderkohe qe Cana javen tjeter nuk do te luaje.

AlbShkodra
27-10-2003, 14:36
Altin Haxhi, vetem 27 minuta

Mesfushori i kombetares shqiptare Altin Haxhi ka luajtur vetem 27 minuta ne ndeshjen e radhes me ekipin e tij, CSKA e Sofjes, ne kampionatin bullgar. CSKA-ja, skuadra ku luan Haxhi, ka fituar 3-0 derbin me Lokomotiven e Sofjes. Shqiptari e ka prekur fushen e lojes vetem ne minuten e 63-te ndeshjes, kur rezultati ishte 2-0 ne favor te CSKA-se. Shqiptari duket se ka filluar te qendroje ne stol pas disa ndeshjeve si titullar ne fillim te kampionatit.

AlbShkodra
27-10-2003, 15:18
Fatmir Vata: Luan per 80 minuta ne ndeshjen e djeshme Union Berlin-Arminia Bielefild, 1-0. Ndeshkohet me karton te verdhe dhe me pas, zevendesohet nga trajneri.

AlbShkodra
27-10-2003, 15:19
Altin Rraklli: Nuk u aktivizua ne ndeshjen e djeshme Nurmberg-Regensburg, 3-2.

AlbShkodra
27-10-2003, 15:20
Skerdilajd Curri: Luajti per 70 minuta ne ndeshjen e dites se shtune Burghausen-Aue, 2-0. Nuk tregoi vlerat e tij me te mira ne nje dite ku te skuadra e tij kishte dicka qe nuk shkonte.

AlbShkodra
28-10-2003, 15:47
Bledar Kola

Per te dyten here radhazi, futbollisti yne, Bledar Kola, perfshihet ne formacionin me te mire te javes ne kampionatin grek. Kjo, sepse fitorja e Apollonit te Athines ka kaluar neper kembet e tij. Kesisoj, Bledar Kola e ka udhehequr serish skuadren e tij drejt nje fitoreje te madhe. Kete radhe, viktime e Apollonit ka qene Panseraikosi. Ne "Rizupuli", athinjotet kane fituar 2-1 ndaj skuadres se forte te Seresit. Frymezues i lojes se tyre ka qene futbollisti yne, Bledar Kola. Qendersulmuesi shqiptar ka qene i gjithanshem me veprimet e tij e teper i sakte ne pasime. Fale vlerave te tij, Apolloni po kalon ditet e fitoreve. Bledar Kola eshte vleresuar me te drejte nga specialistet e futbollit grek, te cilet e kane perfshire ne formacionin me te mire te javes. eshte e dyta here radhazi qe shqiptari e sheh veten ne formacionin ideal te javes.

AlbShkodra
28-10-2003, 15:48
Murati, vetem 45 minuta loje

"Infarkt" tek Iraklisi. Bardheblute, edhe kesaj here zhgenjejne me lojen e tyre, ndersa skuadra e ardhur nga kategoria e dyte, Halkidhona, u merr barazimin 1-1 brenda ne shtepine e tyre, ne "Nea Efkarpia". Pritej doreheqja e Gerardit, trajnerit te skuadres selanikase, por, cuditerisht, edhe pse Iraklisi ka 4 ndeshje qe nuk fiton, holandezi nuk foli per te. Shtypi vendes shkruante se i vetmi lojtar i selanikasve, qe mund te organizonte skuadren e coroditur te Iraklisit, ishte Murati, por ai u zevendesua ne minuten e 45-te. Futbollisti yne, edhe pse luajti gjysme loje, edhe pse gjate ketyre minutave u ndeshkua me nje karton te verdhe, u vleresua nga specialistet me nota me te mira se futbollistet e tjere, qe u aktivizuan 90 minuta.

AlbShkodra
28-10-2003, 15:48
Beqaj, mungesa e pare pas 630 minutash

Pas 7 javesh, Jonikosi ka larguar nga formacioni baze portierin tone Arian Beqaj. Gjendja ne fundin e tabeles se klasifikimit, 6 humbjet rresht, vetem pas nje fitoreje, e kane detyruar trajnerin Vllahos te largoje nga porta numrin 1 te tij. Jonikosi, qe ndaj Arisit te Selanikut shenoi ndeshjen e 400-te ne kategorine A, arriti barazimin e vetem ne 8-te jave.

AlbShkodra
28-10-2003, 15:49
Zajmi, shtylla nuk ka vleren e golit

Futbollisti yne nuk ka shenuar, por ka ngritur ne kembe nje stadium te tere, ndersa topi i gjuajtur ne distance nga ai ka goditur fort shtyllen transversale dhe eshte perplasur ne vijen fatale. Ne kete rast, ngushelluese mbetet thenia e tifozit te njohur shkodran, Mujec Dalipi, qe "ma mire shtylle se gol". Prodheftiqia barazoi 1-1 me Skoden, ne "Koridalo", por nuk arriti te fitoje, edhe pse pati mjaft raste, si ai Zajmit, qe vertet te entuziazmojne, por nuk kane vleren e golit.

AlbShkodra
28-10-2003, 15:50
Koca, vetem 20 minuta...

Levadhiakosi ka humbur perseri. Kesaj here, shkaktar i humbjes se tyre 1-0 ka qene Kasandra, skuadra e ardhur nga kategoria e 3-te. Futbollisti durrsak eshte aktivizuar vetem ne 20 minutat e fundit te lojes, cka ka qene e pamundur per te per te kthyer rrjedhen e lojes, e cila u buzeqeshi vendesve, pas nje goli te realizuar prej tyre.

AlbShkodra
28-10-2003, 15:50
Strakosha dhe Billa, takimi i pare pas Lisbones

Kolege te njohur, por edhe kundershtare. Kete fat ua rezervoi java e 8-te e kampionatit grek portiereve shqiptare, Foto Strakosha dhe Efstrat Billa. Kuqezinjte, qe ne kete rast mbronin ngjyrat e skuadrave te tyre greke, Ethnikos Asteras dhe Atromitos, luajten ne nje fushe jashte Athine. Nente kartonet e verdhe, qe u dhane gjate kesaj ndeshjeje disi te tensionuar, nuk "qerasen" asnjerin prej fubollisteve tane.

AlbShkodra
28-10-2003, 15:51
Xhumba dhe Bellaj, gjirokastritet kundershtare

E diela, ne Janine, nuk u kthye ne dite feste. Skuadra e tyre me emrin Pas Janina nuk arriti te fitoje as kete here, edhe pse luante para sportdashesve te vet. Miqte e vjeter, Arianet, Xhumba dhe Bellaj, ishin kundershtare, por nuk luftuan si te tille. Barazimi i bardhe 0-0 flet qarte per kete. Ish-kapiteni i janinioteve, Bellaj, i cili luajti per ngjyrat e Korfuzit, nuk ishte ai i ndeshjeve te tjera. E vetmja "gjurme" e ketij takimi tejet "miqesor" ishte kartoni i kuq i Xhumbes.

AlbShkodra
28-10-2003, 15:51
Pas golit te pare kosovar ne Bundeslige, flet autori, Mehmet Dragusha

Dragusha: Goli dhe fitorja, gezim i dyfishte

Per dite te tera, Mehmet Dragusha ishte stervitur gjate gjithe javes me ekipin e pare, por perhere, para ndeshjeve, trajneri Villi Rehman e kishte lene ne stolin e rezervave. Te shtunen, ne javen e 10-te te Bundesliges, si ne disa jave te tjera me pare, Dragusha u aktivizua 15 minuta ne takimin kunder Kelnit (2-0). Kete here, ai i shfrytezoi ato pak minuta dhe tregoi qe ka mundesi t'ia nderroje mendjen trajnerit ne te ardhmen. Per 15 minuta, futbollisti kosovar ka pasur nje rast te paster shenimi dhe ka shenuar nje gol, qe i siguroi fitoren e pare Eintrahtit ne vitin e rikthimit ne Bundeslige. Goli i Dragushes eshte i pari ne Bundeslige, i shenuar nga ndonje kosovar. Me heret, ne eliten e futbollit gjerman, kane luajtur edhe Kujtim Shala (Fortuna Dyseldorf) dhe Besnik Hasi (Mynih 1860). Po si e ka perjetuar kete gol vete Dragusha?
- Te shtunen shenuat golin e pare ne Bundeslige, i cili eshte goli i pare kosovar ne eliten e futbollit gjerman. Si e perjetuat kete moment?
- Natyrisht, i lumtur. Prisja te luaja nga fillimi, por ne analizen para ndeshjes mesova se do te isha serish rezerve. E dija se do te aktivizohesha pjeserisht. Prita me durim dhe u futa ne loje. Pasi humba rastin e pare, ne te dytin u koncentrova me shume dhe shenova.
- cfare do te thote kjo per ju?
- Jam i lumtur, natyrisht. Por me kryesorja eshte se fituam dhe morem tri pike te rendesishme. Kjo ishte me e rendesishme per ekipin, sidomos ne kete ndeshje. Pas kesaj ndeshjeje, mendoj se e leshuam pak ate zonen e rrezikshme. Ndonese kemi mjaft gjera per te ndryshuar, besoj se do t'ia arrijme qellimit, qendrimit ne Bundeslige.
- cfare prisni nga ndeshjet e ardhshme?
- Shpresoj te kem me shume hapesira per t'u angazhuar ne fushe. Tani eshte me rendesi se edhe Skela do te kthehet ne ekip, pas denimit. Te merkuren, ne ndeshjen e rendesishme per kupe me Duisburgun, shpresoj te jemi te tre shqiptaret bashke, Geri (cipi), Skela dhe une. Pastaj vjen ndeshja e rendesishme e fundjaves me Verder Bremenin dhe takimet e tjera, ku duhet te angazhohemi maksimalisht per te arritur qellimin tone, qe eshte mbetja ne Bundeslige.

AlbShkodra
29-10-2003, 16:20
ERVIN SKELA

I rikthyer pas pezullimit 4 javor, mesfushori shqiptar mendohet se do te zbrese sot ne fushe

Pasi ka peshtyre Tomas Ridell ne ndeshjen kunder Kaiserslauternit, DFB e pezulloi mesfushorin shqiptar per 4 jave dhe Eintrachti e gjobitii me 5000 euro

Ervin Skela: "Ishte e qarte per mua, qe ne momentin kur pashe para syve, kartonin e kuq, pohon Skela,- por nje gje e tille nuk duhej te ndodhte ne ato momente

Ervin Skela: "Te henen, ne stervitje nuk e mendoja fare per te shtunen, por te premten, kur shoket largohen nga stervitja me mendjen te ndeshja neser, e t'i do te shkosh ne shtepi, duke e pare ate nga tribuna. Kjo ishte shume dhimbje"


Kater jave mund te jene pak, por mund te jene edhe shume, pasi mund te kene ndikuar te forma e Ervin Skeles. Nje gje te tille do ta shohim vetem ne fushen e lojes. Do te shohim ndryshimin, pasi koleget e tij nuk kane luajtur gjithmone mire, duke treguar se iu ka munguar organizatori. "Te henen, ne stervitje nuk te shkon mendja fare per cka ka ndodhur te shtunen, por te premten kur shoket e skuadres, largohen nga kampi i stervitjes dhe ti do te shkosh ne shtepi, duke e pare ndeshjen nga tribuna. Kjo, po qe te shkakton shume dhimbje" thote Ervin Skela.
Pezullimi 4 jave
Mesfushori i Eintrahtit i ka munguar per me shume se 4 jave ekipit te tij, sepse ka luajtur edhe nje ndeshje me Kombetaren shqiptare. Pas nje gjesti antisportiv, shqiptari eshte pezulluar nga komisioni i disiplines i Bundesliges me 4 jave, pasi ka peshtyre futbollistin e Kaizerslauternit, Tomas Ridell, nje minute para perfundimit te ndeshjes. Pezullimi eshte pasuar nga nje gjobe prej 5000 eurosh, te vena nga drejtuesit e klubit te Eintrahtit. Sigurisht, ai ishte fajtor. "Kjo ishte e qarte per mua, qe ne momentin kur pashe para syve, kartonin e kuq," pohon Skela. Si ne ndeshjen kunder Borusias se Dortmundit dhe ne ate kunder Munih 1860, fantazisti i Eintrahtit e kishte bere me se miri punen e tij. "Por nje gje e tille nuk duhej te ndodhte ne ato momente", vazhdon Skela i merzitur per ate ngjarje.
"Ndihej Mungesa"
Mungesa e tij, ka ndikuar shume te Frankfurti, i cili ka humbur shume pike ne keto jave. Edhe pse ne fushe ishte Moller‚?¶Ne ndeshjen per Kupen e Gjermanise te merkuren, lojtari i kombetares gjermane do te jete ne fushe, pra te dy bashke (Skela dhe Meler), gjithmone nese trajneri Villi Reiman do te jete i te njejtit mendim. Kjo nuk eshte e sigurt, por pritet konfirmimi i trajnerit per Skelen. Shqiptari, i cili deri tani ka shenuar vetem nje gol (kunder Oliver Kahnit), por qe ka gjuajtur dhe nje 11 metersh (perballe Mathias Schober, Hansa Rostock), deshiron te rikthehet ne forme akoma me te mire se me pare. "Une i jam borxhli skuadres," thote ai. Ne mesfushen e Eintrahtit te Frankfurtit, kohet e fundit ka munguar dicka, ka munguar impulsi i sulmit, ka munguar ideja etj. Nje gje e tille nuk eshte zevendesuar sic duhet nga Andras Moler, dhe Kris, te cilet ishin caktuar ne kete rol. Te dy lojtaret nuk e kane kenaqur as trajnerin Reiman. Ai, i cili i jep bukuri lojes, mungonte.
Rikthimi ne ekip
Skela, i cili vjen nga nje famije akademikesh, me ne fund eshte rikthyer. Ne gjysmen e dyte te vitit, pas largimit te Guie Miens te Freiburg, ai ka bere nje perparim te madh ne drejtim te paraqitjes ne fushen e lojes. Niveli i lojes ka qene i mire, duke lene pas ate lojtarin qe bente "gafa". Tani eshte akoma me i shpejte, dhe nuk triblon aq shume , por mendon me shume per skuadren. Ne fund te sezonit ne Bundesligen 2, ai eshte cilesuar nga "Kickeri" si mesfushori me i mire i kesaj kategorie. Dhe: ai eshte nje specialist qe duhet respektuar per gjuajtjet nga goditjet e denimit. Paraqitjen e mire, ai deshiron ta fiksoje edhe ne Bundeslige. Mundesisht do te ishte mire qe nje gje te tille ta bente edhe ne krahun e Andreas Meler, me te cilin per momentin nuk po funksionon shume mire. Nderkohe qe ne stervitjen e fundit, para ndeshjes ne Mynih, ata kane bere nje paraqitje te mire, thote Villi Reiman. Skela vete mendon, se "kombinimi me Meler eshte i shkelqyer". Trajneri ka shprehur deshiren qe te merkuren ne ndeshjen per Kupen e Gjermanise, keta dy lojtare do te jene ne fushe. "Marre nga Frankfurter Runschau"

Altin Manallari ''Shekulli''

ERVIN SKELA

AlbShkodra
31-10-2003, 13:29
Skela rikthehet, Frankfurti skualifikohet

Ervin Skela eshte rikthyer ne nje ndeshje zyrtare ne Gjermani, por Eintrahti i Frankfurtit eshte skualifikuar nga Kupa e Gjermanise, pasi ka humbur ne kohen shtese me Duisburgun 2-1. Skela ka luajtur gjithe ndeshjen. cipi, vetem ne mometin e golit te dyte te Duisburgut, ka gabuar, duke lene te lire sulmuesin kundershtar te shenonte golin, qe skualifikoi Eintrahtin nga Kupa e Gjermanise. Mbrojtesi vlonjat eshte zevendesuar nga Reimani me Melerin ne minuten e 112-te te lojes. Dragusha eshte futur ne vend te Fromerit ne minuten e 60-te, duke u vleresuar me 4.5 ne fund te ndeshjes. cipi ka marre noten 5. Nderkohe, Skela ka marre 3.5, duke qene me i miri per ekipin e tij.

AlbShkodra
01-11-2003, 13:35
Mystafir nderi ne "Areki", per te pare dy shqiptaret, do te jete trajneri i kombetares shqiptare

Bogdani Myrtaj, dueli ne syte e Brigelit

Ne ndeshjen e se dieles ne Serine B, Salernitana Verona, ne shkallet e tribunes do te jete nje i ftuar nderi. Behet fjale per ish mbrojtesin e kombetares gjermane, Verones dhe aktualisht trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel, i cili do ta shohe nga afer ne ndeshjen e "Arekit" dy futbollistet shqiptare te te dy skuadrave, Erjon Bogdani dhe Florian Myrtaj. Te dy se bashku me Taren perbejne vijen e sulmit te kombetares shqiptare, ku Brigeli eshte trajner i pare. Duke llogaritur edhe kete surprize, derbi i se dieles do te jete sfide mbi sfidat, pasi te dy shqiptaret do te kerkojne te transmetojne te Brigeli pershtypjet me pozitive per veten, por edhe per te fituar nje vend titullari ne kombetaren shqiptare. Sigurisht, eshte pak e vecante qe tre sulmuesit me te mire te Shqiperise luajne ne kampionatin italian te futbollit. "Kjo do te thote se kemi ditur te vleresohemi nga italianet," tha Erjon Bogdani. Sulmuesi i Salernitanes, i cili eshte rikthyer ne ekip ne ndeshjen me Peskaren, ku edhe ka shenuar nje gol te bukur me koke, duket se e ka lene pas shijen e keqe te demtimit ne kofshe. Madje, prej disa ndeshjes, Bogdani konsiderohet futbollisti kyc i Salernitanes. Gjithsesi, shqiptari nuk e konsideron Myrtajn armik. "Ne jemi miq," ka thene Bogdani, por nuk mund te them se cili nga ne te dy do te jete me i miri ne fushe. Ne kombetare mundohemi te japim maksimumin per te miren e skuadres. Nje here luan njeri dhe nje here tjetri. Mes nesh ekziston miqesi e forte dhe jo rivalitet. Vitin e fundit nuk kam qene i gatshem per Brigelin per arsye demtimesh, keshtu qe ai ka synuar me shume te Tare dhe Myrtaj. Por tani jam riaftesuar dhe synoj te fitoj serish fanellen e kombetares shqiptare. Mezi pres ta bej nje gje te tille," ka shpjeguar Bogdani. Ne kombetaren shqiptare, sulmuesi i Salernitanes nuk luan, qe nderkohe Myrtaj eshte lojtar kryesor. Edhe ne klasifikimin e golashenuesve te Serise B, situata eshte e ngjashme: Myrtaj ka shenuar 5 here, nderkohe qe Bogdani e ka tundur rrjeten 3 here. "Por ne kombetare kam luajtur dhe shenuar me shume une, ndersa ne ndeshjen e se dieles, duke shenuar do ta arrij edhe ne kampionat," ka vijuar me tej Bogdani.

AlbShkodra
01-11-2003, 13:37
cipi dhe Skela nga fillimi, Dragusha ne stol

Geri cipi dhe Ervin Skela do te luajne sot kunder Verder Bremen qe nga minuta e pare. Te dy vlonjatet do te luajne si titullare, edhe pse Eintrahti i Frankfurtit eshte mundur nga Duisburgu ne Kupen e Gjermanise. Nderkohe, Dragusha ndeshjen do ta nise nga stoli, megjithese me Kelnin ka shenuar golin e dyte per Frankfurtin.

AlbShkodra
01-11-2003, 13:38
Auron Miloti, nje tjeter gol

Auron Miloti ka shenuar serish ne kategorine e dyte austriake. Shkodrani ka shenuar ne minuten e 86-te ndeshjes, FC Lustenau-Obi, pikerisht golin e barazimit per ekipin e tij, i cili kete radhe luante ne trasferte dhe ka barazuar 2-2. Prej kohesh, Miloti shenon rregullisht ne kampionatin austriak te futbollit.

AlbShkodra
01-11-2003, 13:38
Jupi dhe Bushi ne formacion

Edhe dy shqiptaret qe luajne ne kampionatin turk te futbollit do te luajne qe nga minuta e pare. Jupi me Diarbakirsporin e tij do te luaje kunder Denizliporit ne trasferte. Nderkohe, Alban Bushi, pas golit te javes se kaluar, do te kerkoje te perserite veten kunder ish-skuadres se tij, Trabzonsporit.

AlbShkodra
01-11-2003, 13:39
Haxhi vetem 23 minuta

Altin Haxhi, serish nuk ka mundur te luaje me shume se 23 minuta ne nje ndeshje te kampionatit me ekipin e tij CSKA-ne e Sofjes. Gjirokastriti eshte futur ne loje ne minuten e 67-te, tw ndeshjes Levsi i Sofjes-CSKA, e mbyllur ne barazim 1-1.

AlbShkodra
02-11-2003, 14:57
cipi dhe Skela luajne, por munden

cipi dhe Skela luajne, por munden
Ervin Skela dhe Geri cipi kane luajtur qe nga minuta e pare ne ndeshjen Verder Breme-Entrahti i Frankfurtit, e mbyllur me rezultatin 3-1. Shqiptaret edhe kete jave kane dale kokulur nga stadiumi i Bremes, pasi ekipi i tyre ka humbur serish pas humbjes dhe eliminimit nga Kupa e Gjermanise. Dy vlonjatet kane luajtur 90 minuta, por te dy nuk kane qene ne lartesine e duhur. Nderkohe, Dragusha pas golit te pare ne Bundesligen 1 nuk ka luajtur asnje minute kunder Bremes, duke ngrohur stolin e rezervave.

AlbShkodra
02-11-2003, 14:58
Vata, 81 minuta kunder Kotbusit

Fatmir Vata ka luajtur 81 minuta ne ndeshjen me Kotbusin ne Bundesligen 2. Por ekipi i Arminias, ku aktivizohet Vata, eshte mundur me rezultatin 3-1 ne Bielefeld. Vata ne pergjithesi ka luajtur mire, edhe pse eshte nderruar nga trajneri Molham 9 minuta para fundit te takimit.

AlbShkodra
02-11-2003, 15:00
Aliaj nga minuta e pare

Ardian Aliaj do te aktivizohet qe nga fillimi i ndeshjes Untehashing-Oberhauzen, e cila zhvillohet sot. Aliaj serish do te aktivizohet qe nga fillimi i ndeshjes, nderkohe shqiptari prej kohesh eshte futbollist baze i ekipit te Oberhauzenit.

AlbShkodra
02-11-2003, 15:02
Rikthehet ne fushe Lorik Cana

Kunder Lensit ne "Park De Prince" per skuadren e Paris SG-se do te rikthehet mesfushori i kombetares shqiptare, Lorik Cana. Kosovari ne ndeshjen e fundit te kampionatit francez eshte ndeshkuar ne minuten e 89-te me karton te kuq. Por denimin Cana e ka shlyer duke mos u aktivizuar ne ndeshjen e Kupes se Frances ne mesjave. Sipas te gjitha gjasave, shqiptari do te jete ne formacionin e pare qe Halilhodxhic do te hedhe ne fushen e lojes kunder Lensit.

AlbShkodra
02-11-2003, 15:03
Hasi, vetem 16 minuta me Anderlehtin

Mesfushori tjeter i kombetares shqiptare, Besnik Hasi ne ndeshjen e radhes ne kampionatin belg eshte aktivizuar vetem 16 minuta ne ndeshjen Mouskron-Anderleht. Skuadra e Hasit ka mundur te fitoje takimin 1-0, nderkohe ai eshte lene ne stolin e rezervave nga trajneri Ugo Bros, per te qene i fresket per ndeshjen e Liges se Kampioneve. Hasi eshte futur ne loje vetem ne minuten e 74-t te ndeshjes.

AlbShkodra
02-11-2003, 15:05
Tare, jo ne formacionin e pare

Igli Tare ndeshjen me Sampdorian do ta nise nga stoli i rezervave. Te pakten keshtu jepet nga mediat sportive te futbollit italian. Por ndoshta Macone, si edhe dy ndeshjet e kaluara me Lacion dhe Peruxhian, do ta aktivizoje shqiptarin qe nga minuta e pare.

AlbShkodra
02-11-2003, 15:06
Myrtaj-Bogdani, sot perballe njeri-tjetrit

Florian Myrtaj dhe Erion Bogdani do te luajne perballe njeri-tjetrit ne ndeshjen derbi te Serise B, Salernitana-Verona. Dy sulmuesit shqiptare do te luajne qe nga minuta e pare e takimit, ku do te jete i pranishem edhe trajneri i kombetares shqiptare, Hans Peter Brigel. Myrtaj vetem dje eshte riaftesuar nga nje demtim qe e ka lene medyshje per ndeshjen gjithe javen.

AlbShkodra
02-11-2003, 15:07
Bushi zhgenjen kunder ish-ekipit te tij

Alban Bushi ka qene lojtari me i dobet ne ndeshjen qe Istambulspori ka humbur 2-0 me Trabzonsporin. Bushi ka luajtur 90 minuta, por loja e tij ka lene shume per te deshiruar. Shqiptari eshte vleresuar me nje yll per kete ndeshje, duke u cilesuar lojtari me i keq i ekipit te Istambulsporit kete ndeshje.

AlbShkodra
03-11-2003, 13:23
Bogdani, gol para Myrtajt ne tribune

Erion Bogdani nuk ka zhgenjyer asnjerin ne ndeshjen e radhes se Serise B, Salernitana-Verona. Sulmuesi shqiptar, sic kishte premtuar para takimit, ka shenuar nje gol te bukur me koke. Ndeshja derbi mes dy ekipeve ka dale ne barazim 1-1, nderkohe i fituar ne sfiden mes shqiptareve ka dale Bogdani, qe ka shenuar gol kunder ekipit te Myrtajt. Loja ka qene e bukur dhe qe ne fillim skuadra e Salernitanes e ka kerkuar golin. Ne minuten e 13-te te lojes, shqiptari, me nje top nga krahu i djathte i sulmit dhe me koke, e percjell topin ne rrjete. Tete minuta me vone, Bogdani ka pasur nje tjeter mundesi per te shenuar, cka do te thoshte dyfishim rezultati per ekipin e Salernitanes, por shqiptari eshte nxituar para portes se mbrojtur nga portieri i Verones, Pegolo. Bogdani, edhe gjate pjeses se dyte, ka pasur shume raste per te shenuar golin e fitores per ekipin e tij, por ndeshja eshte mbyllur ne barazim pas golit te Papa Viagos, i cili ka zevendesuar Myrtajn ne sulm. Bogdani, me kete gol, jo vetem qe ngjitet ne kuoten e 4 golave ne kete kampionat, por fiton edhe sfiden miqesore me shqiptarin e Verones, Florian Myrtaj, i cili ne kete ndeshje nuk ka luajtur asnje minute.

AlbShkodra
03-11-2003, 13:26
Myrtaj denohet per ngjarjet Piza-cezena

Nuk u ka besuar fjaleve te drejtuesve te Verones Florian Myrtaj, kur i kane komunikuar se ne ndeshjen me Salernitanen nuk do te luante. Vendimi ka qene shume i papritur nga komisioni i disiplines i Federates Italiane te Futbollit, e cila e ka denuar me nje ndeshje pezullim Florian Myrtajn. Pak ore para ndeshjes Salernitana-Verona, Florian Myrtaj eshte denuar te mos luaje ne Serine B, per shkak te ngjarjeve te ndodhura ne kampionatin e shkuar te Serise C, ku shqiptari ka qene nje nga protagonistet negative ne ndeshjen Piza-cezena. Shqiptari, ne kete ndeshje, ishte akuzuar se kishte goditur nje police ne fund te ndeshjes, por kjo ceshtje nuk u mbyll asnjehere. Myrtaj nuk ka mundur te luaje ne ndeshjen derbi me Bogdanin, edhe pse kishte bere cmos qe te riaftesohej nga nje demtim ne kavilje.

AlbShkodra
03-11-2003, 13:28
Tare luan vetem nje pjese loje

Igli Tare nuk ka mundur kete here ta nise ndeshjen me Sampdorian si titullar. Shqiptari, kete radhe, nuk ka mundur t'ia mbushe mendjen Macones qe te luaje qe nga minuta e pare. Ndeshja mes Bolonjes dhe Sampdorias eshte mbyllur me fitoren e gjenovezeve me rezulatin e ngushte 1-0 ne stadiumin "Dal Lara" te Bolonjes. Igli eshte futur ne loje vetem ne minuten e pare te pjeses se dyte te takimit. Por, me shume se nje loje dhe ndonje gol, ai ka shkaktuar shume faulle.

AlbShkodra
03-11-2003, 13:30
Aliaj shkelqen me Oberhauzenin

Mbrojtesi i kombetares shqiptare, Ardian Aliaj, ka luajtur dje nje nga ndeshjet e tij me te mira ne Bundesligen 2, kunder Unterhashingut. Shqiptari, ne kete ndeshje, ka luajtur 90 minuta, nderkohe qe ekipi i tij ka fituar ne trasferte 4-1. Trajneri i Oberhauzenit, Andersen, serish i ka besuar shqiptarit nje vend titullari ne ekip dhe Aliaj, gjithashtu, nuk e ka zhgenjyer trajnerin me formen e tij sportive.

AlbShkodra
03-11-2003, 13:31
Jupi, serish mes me te mireve

Edhe ne ndeshjen e radhes se kampionatit turk te futbollit, Redi Jupi ka luajtur shume mire. Madje shqiptari, si zakonisht, eshte vleresuar me dy yje per lojen e tij te mire ne ndeshjen Denizlispor-Diarbakirspor, e mbyllur me fitoren e skuadres se Jupit 2-1. Shqiptari ka luajtur 90 minuta ne nje ndeshje shume te mire per ekipin e tij, Diarbakirsporin, qe aktualisht ndodhet ne vendet e siperme te klasifikimit.

AlbShkodra
04-11-2003, 14:57
Alban Bushi, "Zoteria 2.500.000 euro"

Kaq vlere i jep adresa e specializuar gjermane "transfermarkt.de", sulmuesit te kombetares shqiptare, Alban Bushi. Futbollisti qe eshte stabilizuar me ne fund te Istanbulspor, shtatlarte 1.80 metra, tashme ne moshen 30-vjecare, eshte vleresuar lart nga gjermanet, duke qene lojtari me i shtrenjte i Istanbulspor, nga 26 te tille qe jep kjo faqe interneti.

Nje vleresim shume te larte ka edhe Redi Jupi, gjithnje ne te njejten adrese: 2.200.000 euro, duke qene lojtari i dyte me i shtrenjte i Diyarbakirspor-it, pas Murat Hacioglu, me 2.500.000 euro.

AlbShkodra
06-11-2003, 16:12
Mazzone: Nuk e di nese do luajne bashke Tare-Rossini

Ne prag te ndeshjes se rendesishme ne Brescia, te Bologna-s se tij, Carlo Mazzone nuk eshte ne gjendje te thote nese Igli Tare do te luaje ne fushen e stadiumit, ku "banoi" per mbi 3 vjet. Ish-sulmuesi i Brescias, Tare, po nis te luaje pak nga pak nje minutazh te rendesishem ne Bologna, sic beri javen e kaluar ndaj Sampdoria-s kur ishte ne fushe per 45-minuta, ne cift me Rossinin. Gazetaret e "Brescia Oggi" e kane pyetur Mazzone-n nese do te jene ne fushe Tare dhe Rossini, dy lojtaret shtatlarte, njekohesisht. "A do te luajne Tare e Rossini se bashku, ashtu si ne Brescia, Toni e Tare kur ishit ju?", ishte pyetja. Dhe pergjigja e "Carletto-s": "Nuk e di, sepse nuk kam vendosur ende formacionin. Nuk e di a do te behemi 11 vete te formacionit baze, sepse kemi shume demtime dhe te semure".

AlbShkodra
06-11-2003, 16:14
Pioli : Salernitana , mos prit vetem nga Bogdani

Keshtu eshte shprehur trajneri i skuadres nga Salerno. Ndersa ne ajer eshte atmosfera e derbit ndaj Napolit, Pioli eshte shprehur: "Ne ndeshjen ndaj Verones nuk me pelqeu qe zgjidhja e golit u kerkua vetem nepermjet Bogdanit. Duhet te gjuajne edhe sulmuesit, edhe mesfushoret, edhe mbrojtesit.

AlbShkodra
06-11-2003, 16:15
Lala: Nuk ka alibi per Hannover-in

Kapiteni i demtuar i Hannover 96, Altin Lala eshte shprehur keto dite se problemet e sulmuesit shume te forte, Jan Simak, nuk duhet te jene nje alibi per paraqitjen e ekipit te tij. Duke folur per "Kicker", Lala thote: "Mungesa e Simak nuk eshte alibi per humbjen ne Dortmund dhe eliminimin nga Kupa e Gjermanise". Motoja e Hannover-it duhet te jete "miremengjes, probleme te dashura ende nuk jeni larguar?", ne menyre qe gabimet dhe te metat te korrigjohen. Keshtu shkruan "Kicker".

AlbShkodra
07-11-2003, 15:52
Eshte ky mesazhi qe sulmuesi shqiptar u dergon ish shokeve te ekipit te tij

Tare: Breshia, po vij per te fituar!

Sulmuesi shqiptar Igli Tare ka dhene dje nje interviste per faqen zyrtare te internetit te skuadres se Bolonjes. Pasi ka folur per gjendjen e veshtire ku ndodhet ekipi, Tare eshte shprehur se ne Breshia do te shkohet per fitore. Bjondi shqiptar nuk ka harruar t'u dergoje edhe nje mesazh ish-shokeve te tij te skuadres, me ne krye Baxhion. "Atje do te vij per te fituar, ndersa miqesine ne fushe do ta harroj," - eshte shprehur bjondi kuqezi.
- Igli, te shtunen luani ne Breshia. A do te shenohet goli i ish-it?
Shpresoj qe po. Ne Breshia kam kaluar shume mire, por tani dihet qe jam futbollist i Bolonjes. Te shtunen duhet te luajme nje ndeshje, ku nuk lejohet gabimi. Per mua nuk do te jete ndeshje e lehte. Eshte normale te ndiesh dicka kur luan me ish ekipin tend. Gjithsesi, ne futboll ndjenjat duhet lene menjane, per te qene te qete dhe per te fituar.
E kishit menduar qe edhe me Bolonjen do te luftonit per te mos rene ne Serine B?
Jo, s'e kisha menduar. Nuk i kisha llogaritur problemet qe ka aktualisht Bolonja. Gjithmone kam luftuar, duke mos humbur durimin dhe qetesine dhe ne kete moment qe gjendemi eshte themelore qe futbollistet te kontrollojne veten.
Me Maconen ndoshta mund te shpertheni. A jeni dakord?
Sot per sot, ne Itali nuk ka trajner me te mire se ai. Nese nuk gabohem, skuadrat qe ai ka drejtuar nuk kane rene kurre nga kategoria. Fillimisht, objektivi yne ishte zhvillimi i nje kampionati te qete, por tani duhet ta shohim ne sy realitetin, sepse jemi ne nje situate te veshtire. Futbolli eshte i bukur, pasi mund ta ndryshoje situaten ne pak kohe. Ndonjehere mjaftojne dy ose tri fitore per t'u ngjitur shume ne renditje.

AlbShkodra
08-11-2003, 15:17
Tare, ndoshta serish ne stol

Igli Tare, me te gjitha gjasat, do ta nise ndeshjen e sotme kunder ish-ekipit te tij, Breshia, nga stoli. Edhe pse shqiptari nje dite me pare eshte shprehur se do te beje te pamunduren per te luajtur dhe shenuar, serish trajneri Macone nuk ka vendosur qe bjondi kuqezi te luaje nga minuta e pare. Nderkohe, mediat italiane e kane renditur shqiptarin ne formacionin baze. Per Iglin, kjo eshte ndeshja e pare kunder Breshias, ish-ekipit te tij gjate tri sezoneve te para ne Serine A.

AlbShkodra
08-11-2003, 15:17
Skela: Sulmi, arma e vetme kunder Shtutgartit

Ervin Skela dhe Geri cipi do te luajne sot qe nga minuta e pare ne ndeshjen me Shtutgardin. Organizatori i kombetares dhe i Eintrahtit te Frankfurtit, per ndeshjen e fundit te ekipit te tij, ka folur per shtypin. "Eshte e vertete qe skuadra jone ndodhet ne veshtiresi. Mundesia e vetme qe kemi eshte fitorja. Duhet te hidhemi ne sulm dhe te kerkojme fitoren. Ne mesjave kam pare ndeshjen Shtutgart-Panathinaikos. Kur greket sulmuan me ngulm, i vune ne veshtiresi djemte e Magatit. Te njejten gje duhet te beje edhe Frankfurti," - eshte shprehur Skela. Ai se bashku me cipin do ta luajne ndeshjen e sotme qe nga minuta e pare. Nderkohe, serish Dragusha do ta nise ndeshjen nga stoli i rezervave.

AlbShkodra
08-11-2003, 15:18
"The Sun": Hasi, thjesht me i miri

Mesfushori i kombetares shqiptare dhe i Anderlehtit, Besnik Hasi, vleresohet per formen e treguar ne ndeshjen Selltik?Anderleht, e vlefshme per Ligen e Kampioneve. Edhe pse 45-minuteshi i pare ka rezultuar nje "ferr" per Anderlehtin, gazetari i se perditshmes "The Sun", Iain King, shkruan se Besnik Hasi ishte i gjithanshem. Hasi eshte ndeshkuar me karton te verdhe ne pjesen e pare te takimit dhe kjo ka qene e vetmja "njolle" mbi te ne kete ndeshje. I vetmi problem per futbollistet e Selltik, ka qene pikerisht mesfushori i kombetares shqiptare, Besnik Hasi. Por shqiptari i Anderlehtit ka qene i vleresuar edhe para takimit. Mediat angleze dhe skoceze shkruanin pikerisht ate qe ka ndodhur. Hasi eshte lojtari me i vlefshem per trajnerin belg, Hugo Broos.

AlbShkodra
08-11-2003, 15:18
Cana, i gatshem per Paris SG

Lorik Cana do te luaje sot kunder Nantes ne kampionatin francez qe nga minuta e pare. Kosovari qe luan me kombetaren kuqezi dhe Paris SG-in, pasi ka vuajtur nje jave skualifikim si pasoje e kartonit te kuq te marre fundjaven e shkuar, eshte perzgjedhur nga trajneri Halilhoxhic per skuadren qe do te perballet me Nanten. Paris SG-i, vjen pas nje humbjeje ne kampionatin francez me Ajacon.

AlbShkodra
08-11-2003, 15:19
Myrtaj, me i miri te Verona

Florian Myrtaj vazhdon te cilesohet futbollisti me i miri ne skuadren e Verones. Kane qene tifozet e ketij ekipi, qe duke votuar ne faqen e internetit, e kane cilesuar shqiptarin futbollistin me te pelqyer nga ata. Myrtaj ka marre 102 vota, duke lene pas disa futbolliste te ekipit me shume me pak se shqiptari. Nderkohe, ky klasifikim publikohet nga faqja e internetit te skuadres se Verones nje here ne muaj.

AlbShkodra
08-11-2003, 15:21
Futbollisti me origjine kosovare eshte nen vezhgimin e FSHF-se
Rijat Shala, kosovari i radhes ne kombetare?

Nje tjeter futbollist i lindur ne Kosove po vezhgohet me vemendje nga FSHF-ja. Behet fjale per futbollistin e Grasshopersit, i cili luan ne kampionatin zviceran te futbollit, Rijat Shala. Kete fakt e kane konfirmuar burime brenda Federates, te cilat shprehen se ky futbollist, por edhe te tjere, po vezhgohen nga drejtuesit e kombetares prej disa kohesh. Mosha e tij e re dhe roli i mbrojtesit duket se e kane favorizuar futbollistin me origjine shqiptare. Per kete ceshtje duket se eshte interesuar vete presidenti i FSHF-se, Armand Duka. Ky i fundit, i pyetur per kete futbollist, ka pohuar se ky lojtar do te merret ne konsiderate pas ligjit te ri te FIFA-s. Por Duka nuk ka thene asgje me teper, duke mos konfirmuar nese me kete futbollist eshte komunikuar apo jo, por vetem ka lene te kuptohet se ky futbollist eshte piketuar nga FSHF-ja. Per sa i perket Shales, prej ketij sezoni ai ka kaluar te skuadra e Grasshopersit. Shala ka luajtur me skuadren e 21-vjecareve te Zvicres dhe tashme eshte titullar tek ekipi i Grasshopersit. Gjithsesi, ende nuk dihet me siguri nese ky lojtar do te jete objektivi me i afert i drejtuesve te kombetares, per ta ingranuar me ekipin kuqezi, pasi Shala aktualisht nuk ka pasaporte shqiptare dhe dihet se procedurat per te marre shtetesine shqiptare jane te gjata. Ne kete histori duhet te jape pelqimin e tij edhe trajneri i kombetares, Hans Peter Brigel. Gjithsesi, deri tani, asnje gje nuk eshte bere konkrete dhe ndoshta vetem vitin tjeter ky futbollist, i cili nuk ka pasaporte shqiptare, mund te afrohet ne kombetare, gjithmone nese eshte i vlefshem per ekipin. Shala luan ne rolin e mbrojtesit. Ai ka lindur ne 26 shtator te 1983-shit dhe aktualisht eshte nje nga lojtaret me te mire ne repartin e mbojtjes per ekipin zviceran. Madje ne 8 ndeshje kampionat, edhe pse eshte me nje moshe shume te vogel, 20 vjec, ka luajtur ne shume ndeshje 90 minuta. Nuk dihet me siguri nese edhe Shala ka deshire te luaje me kombetaren shqiptare, sepse ai ka luajtur me Zvicren me skuadren e 21-vjecareve.

Skeda e Rijat Shales
Mbiemri: Shala
Roli: mbrojtes
Datelindja: 26.09.1983
Pasaporta: zvicerane
Gjatesia: 178 cm
Pesha: 75 kg
Hobi: kompjuteri, leximi, kinemaja
Numri i fanelles: 5
Karriera: Ekipet zinxhire: FC Paradiso, FC Lugano, 2000 ? prill 2003: FC Lugano; prill 2003?qershor 2003: FC Schaffhausen; qershor 2003: Grasshopper?Klub Zyrih
Ndeshje nderkombetare: me ekipin U?21 zviceran.

Sporti Shqiptar

AlbShkodra
10-11-2003, 15:07
Cana, 90 minuta dhe karton te verdhe

Lorik Cana ka luajtur 90 minuta ne ndeshjen e radhes, mes Nantes dhe Paris SG-it. Skuadra e mesfushorit te kombetares shqiptare ka fituar ne trasferte 1-0, nderkohe qe loja e Canes ka qene ne pergjithesi e mire. Cana, ne minuten e 44-t te lojes, eshte ndeshkuar nga gjyqtari i ndeshjes me karton te verdhe. Ne fund te lojes, Cana eshte vleresuar nga "L'Eqipue" me noten 5.5.

AlbShkodra
10-11-2003, 15:07
Tare: Baxhio? Me mire shok skuadre

Nje emocion jo pak i vogel qe nuk mund te perseritet. I tille ka qene rikthimi i Igli Tares ne Breshia. Nuk mund te ishte ndryshe per nje futbollist qe ne Breshia eshte rritur ne karriere dhe vazhdon te jetoje edhe tani bashke me familjen e tij. Igli Tare ka luajtur 84 minuta kunder ish-shokeve te tij ne ndeshjen Breshia-Bolonja, por ajo qe te habit me shume eshte fakti se shqiptari serish ka luajtur qe nga minuta e pare. "Para ndeshjes kam provuar ndjenja te vecanta, ? tregon Igli. ? U lirova vetem kur gjyqtari i ra bilbilit per fillimin e lojes. Nderkohe, fantastike ishin duatrokitjet e tifozeve breshiane," - eshte shprehur Tare. Nga ana tjeter, trajneri Macone e ka vleresuar lojen e shqiptarit. Sipas tij, Tare eshte me i forte se Rosini ne planin fizik, madje shqiptari eshte me shume i vlefshem per ekipin, pasi edhe ne kete ndeshje dha gjithcka per ekipin. "Mes tij dhe Rosinit po bej nje rotacion," - eshte shprehur Macone pas ndeshjes. Tare, ne fund te ndeshjes, eshte shprehur edhe per Roberto Baxhion: "E takova me perzemersi Baxhion. Per fat te keq, luante ne krahun e kundert. Nje futbollist si Baxhion preferoj ta kem shok skuadre," - ka perfunduar Tare.

AlbShkodra
10-11-2003, 15:08
Myrtaj, vjen goli i gjashte

Florian Myrtaj eshte rikthyer me gol ne Serine B italiane. Pas skualifikimit te nje jave me pare, shqiptari ka luajtur 90 minuta. Ne minuten e 43-te te lojes, Myrtaj ka shenuar golin e tij te 6-te ne Serine B italiane, duke treguar edhe nje here se eshte nje nga futbollistet me te mire te ekipit te tij, por goli eshte shenuar nga Myrtaj me penallti. Nderkohe, ndeshja mes Verones dhe Avelinos eshte mbyllur ne barazim 2-2.

AlbShkodra
10-11-2003, 15:08
Bogdani luan, por nuk shenon

Edhe Erion Bogdani ka luajtur ne gjithe takimin Napoli-Salernitana. Shqiptari ka luajtur shume mire, por skuadra e tij nuk ka mundur te shkoje me shume se barazimi me Napolin. Shqiptari, edhe kete radhe, ka treguar se eshte nje nga futbollistet me te mire te skuadres.

AlbShkodra
10-11-2003, 15:09
Vata i plote, por Bielefeldi humbet

Edhe pse ka luajtur te gjithe ndeshjen, Fatmir Vata nuk ka mundur ta ndihmoje ekipin e tij te fitoje ne ndeshjen e radhes se Bundesliges 2. Shqiptari eshte aktivizuar gjate gjithe ndeshjes, nderkohe qe Bielefeldi eshte mundur 2-0 nga Alemania Ahen. Kete here, Vata nuk eshte zevendesuar nga trajneri Molham.

AlbShkodra
10-11-2003, 15:10
Haxhi rikthehet titullar kunder Rodopes

Pas disa javeve si lojtar stoli, Altin Haxhi i eshte rikthyer formacionit te pare te CSKA-se. Shqiptari ka luajtur 90 minuta ne ndeshjen e fituar nga skuadra e tij me Rodopen. Haxhi, gjate gjithe ndeshjes ka luajtur shume mire, duke treguar forme me te mire sportive se dy javet e kaluara, kur ka luajtur vetem pak minuta.

AlbShkodra
10-11-2003, 15:10
Jupi, me i miri ne fitoren me Malatiasporin

Redi Jupi eshte konsideruar futbollisti me i mire i ndeshjes Diarbakirspor-Malatiaspor. Shqiptari, edhe kete jave, ka luajtur 90 minuta kunder ish-ekipit te Klodian Duros. Jupi, gjate gjithe ndeshjes ka treguar nje loje shume te mire, nderkohe qe ekipi i tij, Diarbakirspori, ka fituar me rezultatin e paster 2-0. Ne fund te ndeshjes "Ajanspori" e ka vleresuar Jupin me tri yje, cka do te thote me i miri i ndeshjes.

AlbShkodra
10-11-2003, 16:20
Cipi i kuq, Skela i verdhe

Kane perfunduar te ngjyrosur dy lojtaret shqiptare te Frankfurtit, pas ndeshjes se djeshme ndaj Stuttgart, ne fushen e tyre, humbur 0-2. Takimi vlente per javen e 12-te te Bundesliges dhe miqte e ruajten kreun e tabeles fale golave te shenuar nga dyshja Szabics (8') dhe Kuranyi (69'). Cipi doli jashte me karton te kuq ne 89' pas nje konflikti me futbollistin shtutgartas, Meira, i cili gjithashtu mori kartonin e kuq nga gjyqtari Schiri. Ndersa Skela mori kartonin e verdhe ne 54'. Dragusha nuk arriti te luante asnje minute ne kete ndeshje. Ne 24' Cipi mori pjese ne nje kombinim me Moeller, por gjuajtja perfundoi rreth 1 meter mbi traversen e portes se Hildebrandt-it.

Po ashtu Altin Lala nuk luajti ne ndeshjen Hannover 96-Eerder Bremen, fituar 5-1 nga ekipi udhetues. Ndonese shenuesi me i mire, Ailton nuk luajti per Bremen-in, ishte zevendesi i tij, Valdez, qe u be protagonist. Ai shenoi ne 8' e 37', ndersa Klasnic e coi rezultatin ne 3-0 ne 41'. Stajner ngushtoi shifrat per Hannover ne 55', por Klasnic (79') e Ernst (87') fiksuan shifrat 5-1.

AlbShkodra
10-11-2003, 16:21
Aliaj fiton duelin me Rrakllin

Adrian Aliaj dhe skuadra e tij Oberhausen kane fituar 2-1 ndeshjen ndaj Regensburg, ku luan sulmuesi shqiptar Altin Rraklli. Mbrojtesi vlonjat ka qene i rrezikshem ne 40', kur ka ekzekutuar nje goditje denimi nga rreth 18-metra largesi dhe topi ka perfunduar pak centimetra larg shtylles se djathte te portes se Martin-it. Aliaj luajti ndeshje te plote, ndersa Rraklli u zevendesua ne 82' nga Devoli.

AlbShkodra
10-11-2003, 16:21
Miloti, serish gol per Eoergl-in

Auron Miloti ka shenuar golin e vetem te OBI Eoergl ne ndeshjen e djeshme ndaj Juniors Villach, luajtur ne fushen e vet. Shqiptari goditi ne 67' duke i dhene ekipit te tij 3 pike te tjera shume te vlefshme. Ky eshte goli i trete i sulmuesit shkodran ne 3-4 javet e fundit te kampionatit austriak te kategorise se dyte.

AlbShkodra
11-11-2003, 17:16
Edvin Murati, sot 28 vjec

Kampionet greke udhetuan drejt Selanikut pa u shuar ende entuziazmi i fitores 3-0 ndaj Gallatasarait. Ata gjeten ne kampin bardheblu nje ekip me probleme te medha. Sikur te mos mjaftonin keto, pak ore para ndeshjes, ishte ne dyshim edhe aktivizimi i Edvin Muratit. Nje shtab mjekesor u vu ne dispozicion te tij. Me ne fund, shqiptari, duke pare rendesine e ketij takimi, pranon te luaje. Nuk mundet te perballoje dot me shume se 59 minuta loje dhe largohet nga fusha e blerte, pasi ka zhvilluar nje loje te shkelqyer, por eshte ndeshkuar edhe me nje karton te verdhe. Javen tjeter do te luhet derbi i Selanikut, Paok‚??Iraklis, dhe trajneri Gerard nuk do ta kete ne formacion Edvin Muratin. Shqiptari, i cili eshte aktivizuar deri tani 538 minuta loje, eshte ndeshkuar me 4 kartone te verdhe dhe 1 te kuq, nderkohe qe futbollisti me numer 7 eshte edhe autor i 1 goli per ekipin e tij.
Sidoqofte, futbollisti yne mendon per dicka tjeter. Sot ai mbush 28 vjec. Edhe 100 te tjera! Ky eshte urimi yne per kete futbollist, qe ka prodhuar jo pak krenari.

AlbShkodra
11-11-2003, 17:17
Zajmi, ndryshe nga ndeshja ne ndeshje

Prodheftiqia ia ka marre "kafshaten" nga goja skuadres se Kalitheas. Ka qene nje ndeshje e dale ne barazim 1-1, se ciles i ka munguar gjithcka qe ka te beje me nje loje futbolli. Jashte kesaj paraqitjeje nuk ka qendruar as futbollisti yne, Roland Zajmi. Ai nuk beri paraqitjen e nje jave me pare, kur u vleresua me noten me te larte. Kesaj here, vleresimi per Zajmin ishte mjaft i ulet. Numri 11 i Prodheftiqise, vec te tjerave, u ndeshkua edhe me nje karton te verdhe, qe eshte i dyti per te ne keto 10 jave te kampionatit. Zajmi i ka luajtur minutat te plota, 900 te tilla ne 10 ndeshje, ku ka shenuar edhe 3 gola, duke mbetur deri tani ne eliten e golashenuesve te kampionatit grek.

AlbShkodra
11-11-2003, 17:18
Beqaj, portieri qe mendon edhe per sulmin

Kur portieri shqiptar ka marre nje inkursion vetjak drejt portes kundershtare, te gjithe kane pandehur se shenoi gol per ekipin e tij te OFI-t. Ishte dicka e vecante dhe ndodhte per here te pare qe nje portier te tentonte te shenonte gol, jo me penallti, por nga nje aksion. Vershimi i Beqajt ishte nje moment deshperimi, per t'u dhene fund atyre minutave te merzitshme, qe po e shtynin ekipin e tij drejt humbjes se 8-te ne kete kampionat. Por ishte e pamundur. Paok-u fitoi 1-0, duke vazhduar te jete mes skuadrave me te mira. Ky ishte goli i 17-te i pesuar nga portieri yne ne keto 10 jave te kampionatit grek.

AlbShkodra
11-11-2003, 17:19
Mungon portieri Estref Billa...

Portieri i skuadres se Atromitosit nuk ka luajtur ne ndeshjen e radhes ndaj debutuesve te Ergotelisit. Pritesit, te cilet jane ne kerkim te nje fushe per te luajtur, e zhvilluan takimin ne Menidhi, fare prane fshatit olimpik. Ne formacionin e Atromitosit ra ne sy mungesa e portierit shqiptar, Efstrat Billa. Numri 1 i formacionit te Atromitosit ishte lojtari i pare rezerve i skuadres se tij, por nuk u aktivizua asnje minute. Askush nuk e di arsyen e vertete te mosaktivizimit te tij. Ndoshta vazhdon te vuaje ende largimin pa leje drejt Portugalise.

AlbShkodra
11-11-2003, 17:20
Strakosha, humbje ne minutat e fundit

Nje nga tri "keshtjellat" e Selanikut, Kasandra, u provua te merrej nga skuadra e portierit shqiptar, Foto Strakosha, Ethnikos Asteras. Por kjo gje ishte e pamundur. Vendesit, qe nuk jane thyer deri tani asnjehere ne fushen e tyre, nuk u mposhten as nga bardhekuqte e Kesarianise. Ethnikos, fale pritjeve te bukura te portierit shqiptar, arriti t'u beje balle sulmeve te shumta te vendesve. Por nje gol i shenuar ne minutat e fundit ua preu buzeqeshjen miqve. Kasandra fitoi me veshtiresi 3-2, duke qendruar shume prane skuadres tjeter selanikase, Apollon i Kallamariase.

AlbShkodra
11-11-2003, 17:20
Bledar Kola, titullar per 90 minuta

Ne stadiumin, ku pak dite me pare Olimpiakosi fitoi betejen historike me Gallatasarain, Apolloni i Athines priti skuadren "Niki" te Volos, qe ne minutat e fundit largoi trajnerin e saj, Nikos Kurbanas, ish-trajner i Bledar Koles te Kalithea. Pritesit kerkonin te vazhdonin rrugen e ngjitjes, ndersa miqte te rifitonin qetesine e humbur, pas largimit te trajnerit. Ishte nje loje terheqese, ne te cilen, per vendesit, u dallua si gjithnje futbollisti yne dhe kapiteni i tyre, Kola.

AlbShkodra
11-11-2003, 17:21
Koca, deri ne minuten e 73-te

Ne Litohoros, Poseidon NP priti skuadren e Levadhiakosit, qe gjithashtu e kishte zevendesuar njeriun e stolit. Skuadra nga Livadhiaja deshi te merrte "keshtjellen" tjeter selanikase, por ishte e pamundur. Futbollisti yne Elton Koca, kesaj radhe u aktivizua dicka me shume. Ne minuten e 73-te, kur futbollisti durrsak po luante mjaft mire, u detyrua t'ia lere vendin nje futbollisti tjeter, i cili nuk qe ne gjendje ta ndryshoje rezultatin.

AlbShkodra
17-11-2003, 15:17
Bogdani, 45 minuta ne fitoren me Barin

Erion Bogdani ka luajtur vetem nje pjese loje ne ndeshjen Salernitana-Bari. Skuadra e shqiptarit ka fituar 2-0 ne stadiumin e saj, nderkohe qe Bogdani nuk ka mundur te shenoje dot. Bogdani, ne minuten e 6-te lojes, ka goditur edhe traversen, por pa shenuar dot golin e tij te 5-te. Loja e tij ka qene mesatare, keshtu qe trajneri Pioli ka vendosur ta zevendesoje me Trulin, pas pjeses se pare.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:03
Myrtajt i mungoi vetem goli

Florian Myrtaj eshte aktivizuar 90 minuta ne ndeshjen e Serise B, Verona-Livorno. Skuadra e shqiptarit, Verona, ka barazuar 1-1 me Livornon. Myrtaj, pas ndeshjes, nuk ka qene i kenaqur me lojen e gjithe ekipit, edhe pse eshte konsideruar nga specialistet nje nga me te miret e Verones. "Per nje motiv ose nje tjeter, komplikojme lojen tone. Livorno pati vetem nje rast me goditje denimi dhe barazoi, nderkohe ne humbem shume raste per gol," - eshte shprehur Myrtaj. Gjithsesi, shqiptari ia ka kaluar fajin gjyqtarit te ndeshjes, i cili, sipas Myrtajt, e ka demtuar skuadren e Verones gjate ndeshjes me Livornon.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:05
Bogdani, 90 minuta pa fat

Erion Bogdani ka luajtur ne ndeshjen Komo-Salernitana (1-0). Shqiptari, edhe pse eshte aktivizuar gjate gjithe ndeshjes, eshte treguar i paqarte ne repartin e sulmit. Vota qe ka marre shqiptari ne kete ndeshje nuk ka qene nga me te mirat edhe per faktin se para portes ai ka humbur disa raste per gol.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:06
Tare, ndoshta ne formacion kunder Romes

Edhe Igli Tare do te luaje qe nga minuta e pare ne ndeshjen Bolonja-Roma. Te pakten sipas gazetave italiane, shqiptari do te aktivizohet nga Macone qe nga fillimi i ndeshjes. Kjo sepse jane te demtuar sulmues si Sinjori dhe ndonje tjeter ne ekipin e Bolonjes. Kjo e fundit do te perballet kete jave ne Serine A me Romen.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:08
cipi i skualifikuar, Skela titullar

Ne ndeshjen e radhe se Bundesliges 1, Fraiburg-Frankfurt, per ekipin e Eintrahtit do te mungoje mbrojtesi shqiptar, Geri cipi. Ne fushen e lojes, nga shqiptaret do te jete i sigurt vetem Ervin Skela, nderkohe qe Dragusha nuk dihet me siguri nese do te luaje nga minuta e pare apo jo.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:09
Rraklli, nga fillimi kunder Ahlenit

Edhe ne ndeshjen kunder Ahlenit, Altin Rraklli do te luaje qe nga minuta e pare. Shqiptari eshte perzgjedhur serish nga trajneri i Regensburgut, per te qene ne krye te sulmit te kesaj skuadre. Shqiptari, vetem para dy javesh, e perfundoi skualifikimin trijavor per gjeste antisportive.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:12
Aliaj, i vetmi futbollist stabel i kombetares

Adrian Aliaj do te luaje serish qe nga fillimi ne ndeshjen Eintraht Trir-Oberhauzen. Vlonjati, edhe kete jave ka marre besimin e trajnerit Andersen, i cili qe kur Aliaj ka kaluar ne Gjermani nuk e ka lene kurre ne stolin e rezervave. Aliaj eshte i vetmi futbollist qe nuk ka munguar ne asnje ndeshje me ekipin e tij, Oberhauzen, ne Bundesligen 2.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:13
Lorik Cana, gati per Nisen

Lorik Cana, pas javes se mire ne ekipin kombetar, do te luaje te dielen ne kampionatin francez me ekipin e tij. Skuadra e Paris SG-it do te perballet me Nisen ne ndeshjen e fundit te kesaj jave ne kampionatin francez. Duke iu referuar shtypit francez, Cana do te jete qe nga minuta e pare e lojes kunder Nises. Kjo vertetohet edhe nga fakti qe trajneri boshnjak, Halilhoxhic, e ka rreshtuar mesfushorin kosovar ne 11-shen e pare.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:15
Haxhi, vazhdon forma e mire

Ekipi i Altin Haxhit, CSKA-ja e Sofjes, do te perballet sot ne trasferte ne kampionatin bullgar me Petrishin. Shqiptari Haxhi, si edhe ne ndeshjen e fundit te kampionatit, do ta nise nga minuta e pare. Haxhi, prej disa kohesh, eshte futbollist titullar ne kete ekip, edhe pse kaloi nje moment pak delikat, ku tri-kater ndeshje nuk luajti qe nga minuta e pare.

AlbShkodra
22-11-2003, 15:17
Te dielen, "derbi" Jupi-Bushi

Dy shqiptaret qe luajne ne superligen turke, Jupi dhe Bushi, do te takohen se bashku te dielen ne ndeshjen e radhes se kampionatit. Jupi, i cili aktivizohet me Diarbakirsporin, do te udhetoje drejt Stambollit, per t'u perballur me Istambulsporin. Kjo eshte perballja e pare mes dy shqiptareve ne kampionatin turk, ku Bushi ka shenuar dy gola dhe Jupi, deri tani, asnje te tille.

AlbShkodra
24-11-2003, 17:38
Jupi fiton derbin me Bushin

Ndonese nuk kane luajtur asnje minute perballe njeri-tjetrit, derbi shqiptar ne kampionatin turk eshte fituar nga Redi Jupi. Skuadra e Jupit, Diarbakirspori, ka fituar bindshem ne Stamboll me Istambulsporin, 3-1. Asnjeri nga te dy shqiptaret, Bushi dhe Jupi, nuk ka shenuar ne kete ndeshje. Madje dy kuqezinjte nuk kane luajtur as kunder njeri-tjetrit, pasi Jupi ka luajtur vetem 67 minuta dhe me pas eshte zevendesuar nga trajneri i Diarbakirsporit. Nderkohe, Bushi nuk ka luajtur titullar. Sulmuesi i kombetares eshte futur ne fushe vetem ne minuten e 75-te, duke zevendesuar sulmuesin tjeter te Istambulsporit, Balilin. Loja e Jupit ka qene me e mire se ajo e Bushit. Kjo gje vertetohet edhe nga vleresimet ne fund te ndeshjes nga mediat turke, ku Jupi eshte vleresuar me dy yje, ndersa Bushi me nje yll. Si Jupi dhe Bushi kane marre nga nje karton te verdhe ne kete ndeshje.

AlbShkodra
24-11-2003, 17:40
Tare, vetem 31 minuta

Sulmuesi kryesor i kombetares Igli Tare ka luajtur vetem 31 minuta ne ndeshjen e djeshme te Serise A, me Romen. Djemte e Macones kane humbur me nje rezultat te thelle 4-0, nderkohe qe shqiptari eshte futur ne loje vetem ne minuten e 13-te te pjeses se dyte. Tare ka hyre duke zevendesuar Belucin, por shqiptari nuk ka mundur te beje dot asgje, pasi ndeshja ne ate moment mund te konsiderohej e perfunduar, pasi Bolonja humbiste 4-0. Tare eshte munduar te beje dicka duke luftuar, por nuk ka arritur dot te shenoje golin e tij te pare ne Serine A, me fanellen e Bolonjes.

AlbShkodra
24-11-2003, 17:42
Myrtaj ka c'te mesoje nga Toni

Nje tjeter ndeshje e humbur per Florian Myrtajn dhe ekipin e tij.
Shqiptari ka luajtur nje ndeshje te mire, edhe pse ekipi i tij ka humbur 3-1 me Palermon. Myrtaj nuk eshte mbeshtetur si duhet nga ekipi i tij, nderkohe qe per Veronen ka shenuar Viago. Golat per Palermon jane shenuar nga Toni, ish-shoku i skuadres i Tares. Me kete humbje, Verona zhytet edhe me thelle ne fundin e renditjes.

AlbShkodra
24-11-2003, 17:44
Bogdani, nje tjeter ndeshje te mire

Nje tjeter ndeshje e mire per Erion Bogdanin ne Serine B italiane. Shqiptari, qe aktivizohet me Salernitanen, ka luajtur te gjithe ndeshjen qe ekipi i tij ka zhvilluar me Xhenoven. Kjo e fundit ka fituar 1-0 ne Salerno me nje gol ne pjesen e pare. Bogdani ka luajtur shume mire ne sulm, edhe pse nuk ka arritur dot te shenoje golin e barazimit per Salernitanen. Disa here radhazi, Bogdani ka rrezikuar porten kundershtare, por pa rezultat. Madje, Bogdani eshte rrezuar ne zonen e rreptesise nga mbrojtesit e Xhenoves, ndersa gjyqtari i ndeshjes nuk ka dhene penallti per kete nderhyrje. Keshtu, skuadra e Salernitanes humbet per here ta pare ne fushen e saj, pas nje serie te gjate rezultatesh pozitive.

AlbShkodra
24-11-2003, 17:46
Rraklli, vjen goli i dyte ne Bundesligen 2

Pas tri javesh pezullim, Altin Rraklli ka mundur te shenoje golin e tij te dyte ne Bundeslige. Shqiptari, i cili aktivizohet me Regensburgun, ka shenuar golin e dyte ne ndeshjen me Ahlenin. Rraklli ka shenuar pas nje loje shume te mire ne te gjithe ndeshjen nje gol ne minuten e 89-te. Nderkohe, skuadra e Jan Regensburgut, me te cilen aktivizohet Rraklli, ka fituar 3-0 me Ahlenin. Rraklli, ne 6 ndeshje te zhvilluara ne Bundesligen 2, ka shenuar dy here. Golin e pare e ka shenuar ne javen e 8-te te kampionatit dhe te dytin ne javen e 13-te. Prej disa ndeshjesh, Altin Rraklli eshte futbollist titullar tek ekipi i Regensburgut.

AlbShkodra
24-11-2003, 17:48
Aliaj, nje tjeter gol kuqezi

Duket se nje "dashuri" e madhe ka lindur mes golit dhe Ardian Aliajt. Pasi ka shenuar golin e pare me Estonine ne miqesoren e kuqezinjve, Ardian Aliaj ka mundur te shenoje edhe me skuadren e tij, Oberhauzenin, ne kampionatin gjerman. Vlonjati ka luajtur, si gjithmone, gjate gjithe takimit, duke u renditur mes me te mireve per ekipin e tij. Por Aliaj nuk eshte mjaftuar me kaq. Ne minuten e 84-t te ndeshjes Eintraht i Tririt-Oberhauzen, Aliaj ka shenuar golin e trete per ekipin e tij. Gjuajtja e Aliajt nga 14 metra ka perfunduar ne rrjeten e portes se Tririt dhe keshtu shqiptari ka shenuar golin e dyte te tij me fanellen e Oberhauzenit. Shqiptari kishte shenuar edhe ne javen e trete te Bundesliges 2. Aliaj, nderkohe, ka qene edhe iniciatori i golit te pare per ekipin e tij ne minuten e 4-t, duke dhene nje asist per shokun e tij te sulmit, Ouerdrago, i cili ka shenuar golin e pare te takimit. Me kete forme, shqiptari vazhdon te jete lojtari kryesor per ekipin e Oberhauzenit.

AlbShkodra
24-11-2003, 17:50
Skela dhe Dragusha s'e ndihmojne dot Frankfurtin

Ervin Skela dhe Mehmet Dragusha kane qene dy shqiptaret qe kane luajtur ne ndeshjen Fraiburg-Eintraht i Frankfurtit. Skuadra e Eintrahtit ka humbur 1-0, pas nje goli te Sanuse ne minuten e 82-te te lojes. Skela ka luajtur gjate gjithe ndeshjes, madje duke humbur nje rast te mire per te shenuar, kur rezultati ishte ne barazim. Dragusha eshte futur ne pjesen e dyte, ne minuten e 84-t te lojes, ne vend te Kreuzit. Ne kete ndeshje mungonte Geri cipi, i skualifikuar tri jave nga komisioni i disiplines se Bundesliges.

inter_forever
25-11-2003, 00:09
O AlbShkodra!
Lejohet te japesh mendime ne keto rubrika ?
Se do thosha qe 3 shqiptaret qe lozin ne kampionatin italian i ndjek me interes...
Me behet qefi kur degjoj vleresime te mira per ta..
Florian Myrtaj e ndiqja qe kur lozte me CESENEN por kishte nivel
me te larte se lojtaret e C..
E therrisnin FALCO ALBANESE...
Mu be qefi qe po lozte me VERONEN, por Verona ka shume probleme si klub, ndaj them ishalla nuk dalin nga kategoria...
Dhe Bogdani do kete probleme me Salernitanen megjithese
kane filluar ta vleresojne sic duhet tani qe beri ca gola
vvendimtare...

AlbShkodra
25-11-2003, 13:44
Pershendetje Inter_Forever

Sigurisht qe lejohet te japesh mendimin tend ne c'do teme !

Me te vertete eshte kenaqesi te shikosh futbollistet Shqiptare qe luajne ne Itali , po ashtu edhe per te gjithe ata qe luajne ne Europe.
Keta qe permende me siper ne pergjithesi jane ne forme dhe pelqehen nga tifozet perkates.
Igli Tare nuk po gjen vetveten te Bolonja....

AlbShkodra
08-12-2003, 01:46
Skela, serish gol me penallti per Frankfurt-in

Ervin Skela ka qene edhe nje here tjeter protagonist ne ndeshjet e Eintracht Frankfurt ne kategorine e pare gjermane. Shqiptari realizoi golin e dyte, per ekipin e tij, ndaj Hannover-it, ne minuten e 64', pas ekzekutimit te sakte te nje 11-metershi me te majten, duke i dhene kryesimin ekipit te tij. Alexander Schur kishte shenuar i pari per Frankfurt-in, vendas ne 17', por Daniel Stendel kishte barazuar menjehere, ne 18'. Edhe ne golin e pare te Schur asisti ishte i Skeles. Shqiptari zhvilloi nje ndeshje shume te mire, ne prani te 19.000 tifozeve, ndonese Hannover luajti shume mire.

AlbShkodra
08-12-2003, 01:47
Alban Bushi gol dhe fitore me Galatasaray-n

Sulmuesi i kombetares se Shqiperise, Alban Bushi, shenoi golin e trete dhe te fundit te ekipit te tij, Istanbulspor, ne ndeshjen e djeshme per kategorine e pare turke, ndaj Galatasarayt. Ndeshja perfundoi 3-1 per vendasit dhe Bushi realizoi per 3-1 ne 86'. Sulmuesi izraelit, Pini Balili shenoi dy gola per ekipin me te vogel te Stambollit, ne kete derbi, ne minutat 12' dhe 68'. Galatasaray shkurtoi diferencen ne 70' me golin e Hakan Sukur.

inter_forever
08-12-2003, 03:00
Po nga ke humbur o AlbShkodra !!!
Ke ca kohe qe sje dukur ne forum!
Lidhur me lojtaret tane ne itali ....
Tare nuk u aktivizua fare ne fitoren e bolonjes...
Kurse verona e Myrtaj barazoi jashte fushes e gjendet ne pozicion te veshtire ne serie B...dhe Salernitana e Bogdanit
nuk mori me shume se nje barazim ne fushe te sdaj....

AlbShkodra
08-12-2003, 03:33
Pershendetje inter_forever
Kam qene shume i zene dhe nuk kam pase mundesi te vizitoj forumin.
Faleminderit per kujtesen...

Urime per fitoren dhe keqardhje per ''humbjen e turpit''
Ne kemi kohen e tranzicionit (3 humbje rresht) por shpresoj se se shpejti do te kaloje !

Tare me duket se ka rene shume
as me kombetaren nuk luan sic luante me pare.

Te shpresojme per nje skuader ''bombe'' per eleminatoret e boterorit 2006 , Turqit dhe Danezet kemi me te fortet ne grup sepse Ukraina eshte dobet.

AlbShkodra
08-12-2003, 18:21
Tare, asnje minute kunder Ankones

Ashtu sic pritej, Igli Tare nuk ka luajtur asnje minute ne ndeshjen Bolonja-Ankona. Skuadra e shqiptarit, Bolonja, ka fituar 3-2 me Ankonen, duke iu rikthyer fitores. Macone nuk ka preferuar Taren ne sulm, pasi Sinjori dhe Rosini kane luajtur shume mire. Sulmuesi i kombetares shqiptare, si edhe javen e kaluar te Serise A, nuk ka luajtur asnje minute, duke qendruar ne stolin e rezervave te Bolonjes.

AlbShkodra
08-12-2003, 18:23
Bogdani, vetem 37 minuta

Ndryshe nga c'pritej, Erion Bogdani ka luajtur vetem pak minuta ne ndeshjen Salernitana-Trevizo. Skuadra e shqiptarit ka barazuar 0-0, nderkohe qe vendin e Bogdanit ne formacionin e pare e kishte zene Truli. Trajneri Pioli i kishte besuar ketij futbollisti vendin e shqiptarit ne 11-she. Bogdani ka hyre ne fushen e lojes vetem ne minuten e 8-te pjeses se dyte. Nderkohe, shqiptari nuk ka bere asgje te vecante ne kete takim ne fushen e Salernitanes. Shqiptari, prej nje muaji, nuk arrin te shenoje gol per Salernitanen.

AlbShkodra
08-12-2003, 18:24
Myrtaj, tjeter barazim me Veronen

Florian Myrtaj ka luajtur gjithe ndeshjen me Kaljarin. Skuadra e tij, Verona, ka barazuar 1-1 me Kaljarin, ndersa shqiptari ka luajtur shume mire, por pa mundur dot te shenoje golin qe i mungon prej disa javesh. Myrtaj, edhe pse nuk ka shenuar, ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes per Veronen. Nderkohe, ekipi i tij, Verona, prej kohesh "lundron" ne vendet e fundit te renditjes ne Serine B.

AlbShkodra
08-12-2003, 18:26
Vata, vetem 62 minuta

Fatmir Vata, prej kohesh, nuk zhvillon nje ndeshje te plote ne Bundesligen 2. Shqiptari, ne ndeshjen e Bundesliges 2, me Furthin, ka luajtur vetem 62 minuta. Trajneri Molham e ka zevendesuar Vaten, pasi ky i fundit nuk ka luajtur mire, ndonese vinte nga nje demtim dyjavor. Prej kohesh, Vata nuk luan nje ndeshje te plote dhe vleresimet e tij ne cdo ndeshje nuk kane qene shume te mira. Gjithsesi, Vata vazhdon te jete lider i ekipit.

AlbShkodra
08-12-2003, 18:29
Aliaj, vjen nderrimi i pare

Pas shume ndeshjeve, te gjitha te luajtura nga minuta e pare, Ardian Aliaj nuk ka mundur te luaje 90 minuta. Shqiptari nuk ka mundur ta mbylle kete here ndeshjen, pasi eshte zevendesuar nga trajneri i Oberhauzenit. Shqiptari qe luan me Oberhauzenin eshte zevendesuar nga trajneri Andersen ne minuten e 73-te me Beliakovin. Aliaj ka dale nga fusha e lojes per t'ia lene vendin nje sulmuesi, cka do te thote se zevendesimi i tij ka qene taktik. Nderkohe, Oberhauzeni eshte mundur 1-0 nga Aheni ne shtepine e ketij te fundit.

AlbShkodra
08-12-2003, 18:39
Rraklli i demtuar mungon ne ndeshje

Altin Rraklli nuk ka luajtur asnje minute ne ndeshjen qe ekipi i tij, Regensgurgu, ka humbur 2-0 me Burghauzenin. Shqiptari ka munguar, pasi eshte demtuar ne ndeshjen e Kupes se Gjermanise me Duisburgun ne mesjave, ku Rraklli ka shenuar 2 gola. Mungesa e Rrakllit eshte ndier shume ne sulm, edhe pse Moninas ka bere te pamunduren per ta zevendesuar sa me mire kavajasin.

AlbShkodra
08-12-2003, 18:40
Hasi, 90 minuta te shkelqyeshme

Besnik Hasi ka luajtur gjithe ndeshjen Gent-Anderleht, e fituar nga skuadra e Hasit 1-0. Kosovari ka qene me i miri ne fushen e lojes, duke treguar edhe nje here se eshte nje nga futbollistet me te mire te Anderlehtit. Mesfushori kuqezi ka luajtur 90 minuta, nderkohe qe eshte aktivizuar me shume ne kampionatin belg nga ky ekip. Skuadra e Hasit, Anderlehti, vazhdon te kryesoje bindshem kamponatin belg.

AlbShkodra
08-12-2003, 18:42
Cana, ndeshje jo shume e mire

Lorik Cana ndoshta ka zhvilluar ndeshjen e tij me te keqe me Paris SG-in. Kosovari ka luajtur 90 minuta kunder Renes, nje ndeshje e cila eshte mbyllur ne barazim 1-1. Cana eshte vleresuar nga mediat franceze me noten 4.5, cka do te thote se loja e tij nuk ka qene nga me te pelqyeshmet. Gjithsesi, shqiptari vazhdon te jete titullar ne ekipin e Paris SG-it.

AlbShkodra
11-12-2003, 17:51
Nje tjeter talent shqiptar nuk preferon kuqezinjte, por perfaqesuesen e nje vendi tjeter

Jurgen Gjasula me U-19-n e Gjermanise

Trajneri i U-19-s i Gjermanise, Dieter Eilsts, ka publikuar para dy ditesh 30 emrat e grumbulluar nga ai ne perfaqesuesen U-19 te Gjermanise. Keta futbolliste, mes te cileve edhe talenti shqiptar Jurgen Gjasula, do te vezhgohen disa dite nga Eilsts dhe me pas ky do te vendose se kush do te grumbullohet me ekipin perfaqesues gjerman U-19. Ne kete grup futbollistesh ben pjese edhe talenti shqiptar, por qe jeton ne Gjermani dhe luan me ekipin e Fraiburgut. Shqiptari e ka pranuar ftesen per te luajtur me perfaqesuesen gjermane U-19, edhe pse mendohej se do te luante me kombetaren shqiptare. Gjasula ka preferuar Gjermanine, ne vend te Shqiperise, ndonese drejtues te FSHF-se dhe trajneri Brigel jane munduar te kontaktojne me familjen e Gjasules. Prinderit e tij kane kerkuar kohe per zgjedhjen qe duhet te bejne, pasi dihej qe Gjasules i kishte ardhur edhe nje ftese nga Federata Gjermane e Futbollit. Jurgen Gjasula, i lindur ne Tirane, ka preferuar te marre pasaporten gjermane, duke luajtur per ngjyrat e flamurit gjerman. Gjasula konsiderohet nje nga 54 talentet e Bundesliges 1 ne sezonin 2003-2004. Pra, edhe nje here tjeter, nje talent me origjine shqiptare ndoshta nuk do te luaje me kuqezinjte, por me perfaqesuesen gjermane te moshave.

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
13-12-2003, 16:06
Bundesliga II: Vata, gol per Bielefeld, Aliaj shenon per Oberhausen

Fatmir Vata ka shenuar golin e peste dhe Arminia Bielefeld ka fituar dje ne darke 5-0 ndaj Osnabrueck, per javen e radhes ne Bundesligen e dyte gjermane. Vata realizoi ne 65', ndersa golat e tjere u shenuan nga Kuentzel ne minutat 27, 29, 41 dhe 54. Vata luajti 72'.

Ka shenuar gol edhe Adrian Aliaj, mbrojtesi i kombetares shqiptare. Ekipi i tij, Oberhausen, mundi 3-1 Nuernberg-un, ne duelin e kreut dhe shqiptari shenoi per 3-1 ne 82', me penallti. Golat e tjere: 1-0 Stehle (autogol) 8', 1-1 David 20', 2-1 Radulovic 74'. Aliaj luajti ndeshje te plote.

AlbShkodra
13-12-2003, 16:07
Frankfurt: Mehmet Dragusha, magjistari i topit

Shefi i gjuetareve te talenteve te Frankfurtit, i madhi Karl-Heinz Koerbel, thote per Mehmet Dragushen: "Djaloshi ben me topin gjera te tilla qe une i kam pare per here te fundit nga Jay Jay Okocha". Dragusha jeton me spektaklin. Keshtu shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Rundscha". Ai luan futboll qe te dribloje, e shikon kete sport si art, ndonese shumica e trajnereve nuk e pelqejne kete gje. Si rrjedhoje, Dragusha ka luajtur vetem 240 minuta deri tani ne Bundeslige, i aktivizuar ne 8 ndeshje duke shenuar nje gol (2-0 ndaj Koeln). Ne ndeshjen e pare ne Bundeslige, ne nje dite te nxehte gushti, Dragusha i shkaktoi dhimbje koke Bernd Schneider-it (31 ndeshje me Gjermanine), Carsten Rameloe-it (44 ndeshje) dhe Hanno Balitsch, te tre te Leverkusen-it, ne stadiumin e Frankfurtit. Leverkusen fitoi 2-1, por 26-vjecari Dragusha u tall me ta per 45 minuta. Por kolege te tij te Frankfurt nuk e pelqejne kete loje te tij, madje e quajne nje "Maradone", duke u tallur. Sistemi taktik i klubit te Hessen-it eshte shume i disiplinuar dhe mbrojtes per te. Trajneri Reimann thote: "Mua me duhet qe ai te jete i zoti edhe ne fazen mbrojtese, te luaje mire edhe kur nuk e ka topin ne kembe". Dragusha thote: "Cfare mund te bej une? Une jap gjithcka ne stervitje dhe shpresoj qe trajneri te me besoje". Shqiptari i lindur ne Prishtine, ka luajtur ne Ligen e Kampioneve me Mariborin, kunder Lazios, Leverkusenit dhe nuk ka ndonje respekt te jashtezakonshem per emrat e medhenj: "Ata mund te mposhten, gjithashtu, nese luan mire".

AlbShkodra
15-12-2003, 14:26
Cana demtohet, dy jave jashte fushe

Pas disa paraqitjeve te mira ne ndeshjet e Paris SG, Lorik Cana ka pesuar edhe demtimin e pare. Gjate ndeshjes Paris SG-Bordo 2-1 mesfushori i kombetares shqiptar eshte aksidentuar ne nje nderhyrje te shkaktuar nga mbrojtesi i "zhirondineve", Feindouno ne minuten 32-te. Cana ka demtuar kaviljen e djathte gjate kesaj nderhyrje, duke u detyruar te leje fushen e lojes dhe t'i nenshtrohet nje qepjeje. Trajneri Vahid Halilhoxhic nuk ka dashur ta zevendesoje Canen, por per kerte ka vendosur mjeku i klubit. Loriku, pas ketij demtimi pritet te kete nje pushim dyjavor.

AlbShkodra
15-12-2003, 14:27
Jupi, karton i verdhe dhe 90 minuta

Redi Jupi ka luajtur gjate gjithe takimit mes Bursasporit dhe Diarbarkirsporit. Shqiptari ka zhvilluar nje tjeter ndeshje shume te mire me ekipin e tij, Diarbarkisporin, ndonese takimi mes ketyre dy ekipeve turke nuk ka shkuar me shume se 0-0. Shqiptari, ne minuten e fundit te pjeses se pare, ka marre edhe nje karton te verdhe, nderkohe qe mediat turke e kane vleresuar Jupin me dy yje. Itali

AlbShkodra
15-12-2003, 14:28
Tare, nje pjese loje kunder Interit

Pas dy ndeshjesh pa luajtur, Igli Tare eshte aktivizuar 45 minuta ne ndeshjen me Interin nga trajneri i Bolonjes, Karlo Macone. Shqiptari i kuqezinjve eshte futur ne pjesen e dyte ne loje, ne vend te Rosinit, duke treguar se eshte ne nje forme te mire sportive. Shqiptari ka luajtur shume mire, madje ka humbur edhe nje rast te paster per gol. Nuk ka munguar edhe nje "asist" per Sinjorin, te cilin e ka ndaluar vetem shtylla e djathte. Igli ka luajtur shume mire, ndonese ekipi i tij eshte mundur 2-0 nga Interi.

AlbShkodra
15-12-2003, 14:29
Bogdanit i mungoi vetem goli

Erion Bogdani ka zhvilluar nje ndeshje fantastike dje kunder Ternanes. Shqiptari eshte aktivizuar 90 minuta ne sulm, duke treguar nje forme shume te mire sportive. Bogdani ka humbur edhe disa raste te pastra per gol. Gjithsesi, ekipi i tij, Salernitana, ka fituar 2-1 me Ternanen ne ndeshjen e radhes ne Serine B italiane.

AlbShkodra
15-12-2003, 14:31
Hasi, 75 minuta me Anderlehtin

Besnik Hasi ka luajtur vetem 75 minuta ne ndeshjen qe ekipi i tij ka zhvilluar me Bryzhin. Kosovari nuk ka luajtur te gjithe ndeshjen, pasi trajneri Bros e ka pare disi te lodhur dhe e ka zevendesuar. Kosovari, edhe ne ndeshjen me Bajernin ne Ligen e Kampioneve, nuk ka luajtur gjithe ndeshjen, por eshte zevendesuar rreth minutes se 75-te te lojes. Anderlehti ka fituar 3-2 me CS Bryzhin.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:22
Murati, "makina" qe ve ne levizje Iraklisin

Kishte plot nje muaj pa luajtur. Me sakte, futbollisti yne nuk eshte aktivizuar me ekipin e tij, Iraklis, qe nga 9 nentori, kur doli jashte i demtuar ne minuten e 59-te te ndeshjes Iraklis-Olimpiakos. Kesisoj, eshte pritur me padurim riaftesimi i tij. Ne prag te ndeshjes se veshtire ne Pirgos, u njoftua se Murati ishte i gatshem per te luajtur, por trajneri preferoi ta ruante. Vetem kur e pa se skuadra e tij po shkonte drejt humbjes, u detyrua ta aktivizonte. Ishte pikerisht minuta e 77-te, kur Iraklisi ishte ne dizavantazh 1-0, kur mesfushori kuqezi u hodh ne fushe si "karta" e fundit per ta ndryshuar rrjedhen e lojes. Qe nga kjo minute, e 77-ta, filloi te funksiononte ne fushe "makina" Murati. Per pasoje, per 13 minuta, miqte ndryshuan gjithcka, shenuan 2 gola dhe u larguan fitues nga fusha e veshtire e vendesve.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:23
Strakosha, 1260 minuta pa levizur nga porta

Portieri veteran i kombetares shqiptare, Foto Strakosha, ka 14 jave qe nuk i mungon per asnje minute portes se skuadres se tij. Skuadra e tij, Ethnikos Asteras, enderron nje vend te trete ne renditje, por kjo deshire u zbeh disi te dielen e fundit, kur barazoi 1-1 ne Kesariani me skuadren modeste Ergotelis.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:25
Zajmi, 4 gola dhe 4 kartone

Panathinaikosi e pa veten ngushte, kur skuadra e Prodheftiqise barazoi 3 minuta me vone pasi kishin shenuar vendesit. Jeshileve, ne kete moment iu kujtua humbja e hidhur e nje viti me pare me skuadren modeste te Koridalos. U mendua se do te perseriteshin te njejtat skena, por Prodheftiqia nuk eshte me ajo qe ka qene. I vetmi qe mundohej ta mbante ne tension Panathinaikosin eshte futbollisti yne, Roland Zajmi. Ai eshte golashenuesi me i mire i ekipit te tij, me 4 gola. Per te neutralizuar Zajmin, vendesit kishin ngarkuar futbollistin e tyre me pervoje, Gumas. Shqiptari me numer 11 nuk arriti te shenoje kesaj here, por u ndeshkua me karton te verdhe, qe eshte i dyti radhazi per te dhe i katerti ne kete kampionat. Kesisoj, Zajmi barazon numrin e golave te shenuar me ate te kartoneve te marre.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:27
Beqaj, simboli i skuadres se Jonikosit

Mund te duket disi paradoksale qe te pesosh 2 gola e megjithate te quhesh futbollisti me i mire i skuadres. Kjo ka ndodhur me portierin tone Arian Beqaj. Ne ndeshjen ndaj Skodes se Ksanthit, Beqaj tregoi nje forme te shkelqyer. Pritjet e tij ishin te bukura, te guximshme, por edhe te sigurta, ndaj u vleresua me noten me te larte. Ai e shpetoi Jonikosin nga nje humbje katastrofike. 2 golat e pesuar nuk erdhen aspak per fajin e tij. Beqaj tregoi se eshte ende nje pike e forte, ku mund te shpresojne trajneret e ekipit kombetar.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:28
Bellaj dhe Koca takohen ne Korfuz

Ata nuk jane takuar ne nje dite vere per qejf, ne ishullin e bukur. Bellaj dhe Koca, pikerisht ne qendren e "feakeve", kane qene protagoniste te nje ndeshjeje percaktuese. Arian Bellaj luajti 90 minuta, por u ndeshkua edhe me nje karton te verdhe, ndersa trajneri i Levadhiakosit, duke menduar me shume per mbrojtjen, e aktivizoi Kocen ne minuten e 82-te. Por ishte teper vone. Korfuzi fitoi 2-0 dhe, per here te pare, pas 14 javesh, e sheh veten ne krye te tabeles se klasifikimit, me pike te barabarta me Apollonin e Kallamariase.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:30
Apolloni, i shqetesuar per demtimin e Koles

Apolloni i Athines fitoi ne tavoline 2-0 ndaj skuadres se Fostires. Por me shume se kjo fitore, drejtuesit e Apollonit jane te shqetesuar per shendetin e Bledar Koles, futbollistit me te mire te tyre. Shtypi vendes shkruan midis te tjerave se "Kola duhet te jete gati ndaj Kasandres...", gje qe tani per tani duket disi e pamundur. Futbollisti yne u demtua dy jave me pare ne Rizupuli, kur Apolloni luajti ndaj Pas Janines. Nje jave me vone, Kola, edhe pse i demtuar, iu bind kerkeses se trajnerit te tij per ta shpetuar skuadren nga humbja. Por kjo ishte teper e demshme per asin shqiptar. Tani, nje ekip i tere mjekesh eshte vene ne sherbim te kapitenit te Apollonit, ne menyre qe ai te jete i gatshem per ndeshjen ndaj skuadres se forte te Kasandres.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:54
Ervin Skela (Frankfurt):

Shume mire ka qene vleresimi i kesaj jave i gazetes gjermane "Frankfurter Rundschau": "Edhe ne kete ndeshje ai ka konfirmuar se pa te mesfusha e Frankfurtit nuk funksionon. Eshte i paparashikueshem, jep pasa te mrekullueshme te cilat mund te gabojne vetem me milimetra, nje asist te mrekullueshem per Chris (51'), qe duhej te ishte kthyer ne gol, etj".

AlbShkodra
16-12-2003, 15:55
Mehmet Dragusha (Frankfurt):

Dragusha i rikthehet serish fushes, pas nje periudhe teper te gjate. Shqiptari eshte futur ne loje ne minuten e pare te pjeses se dyte dhe i ka dhene impulse skuadres se Reiman.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:56
Adrian Aliaj (Oberhausen):

Adrian Aliaj i eshte rikthyer edhe njehere 11-shit me te mire te Bundesliges 2. Paraqitja e tij e mire ne ndeshjen kunder Nurenbergut, ku skuadra e Oberhasuenit arriti te fitonte me rezultatin 3-1, dhe ku shqiptari ishte autor i golit te trete nga pika e 11-metershit ne minuten e 82. Kjo eshte hera e katert qe Aliaj zgjidhet ne 11-shen me te mire te Bundesliges 2. Persa i perket te gjithe shqiptareve te impenjuar ne Gjermani, eshte pikerisht Aliaj ai mban rekordin ne kete drejtim. Nderkohe qe gjithashtu ai vazhdon te konfirmohet si golashenues. Me golin ne ndeshjen me Nurnbergun, ai arrin ne kuoten e 3 golave ne ligen e dyte gjermane ne kete sezon.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:57
Fatmir Vata (Bielefeld):

Vata luan 72 minuta ne nje ndeshje, te cilen e kishte nisur si titullar. Nje ndeshje e mrekullueshme si per Arminian ashtu dhe per shqiptarin qe ka arketuar golin e trete ne kete sezon te Bundesliges. Vata i dha avantazhin 5-0 skuadres se tij, kur ka shenuar ne minuten e 65. Ka qene goli dhe loja e mire e shqiptaret, ajo qe ka rritur edhe kuoten e vleresimit per futbollistin shqiptar nga specialistet e reviste "Kicker", e cila i ka dhene atij noten 2.5. Pikerisht ne kete takim shqiptari ka koleksionuar dhe nje karton te verdhe.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:58
Skerdilajd Curri (Erzgebirge):

Nje note jo shume e mire per futbollistin shqiptar, te cilin jemi mesuar ta shikojme shpesh nder te vleresuarit e revistes "Kicker". Shqiptari eshte vleresuar me noten 3.5 nga revista prestigjoze gjermane per paraqitjen e tij ne ndeshjen Erzgebirge-Lubeck, e cila eshte mbyllur ne barazim pa gola.

AlbShkodra
16-12-2003, 15:59
Igli Tare (Bolonja):

Ka luajtur vetem 45' eshte vleresuar me noten 6 nga specialistet. Mazone ka menduar shqiptarin ne fushen e lojes pikerisht ne minuten e pare te pjeses se dyte, duke kerkuar ne kete menyre nje ngritje te lojes sulmuese te skuadres se tij, gje e cila ka ardhur, por jo ne nivelin e duhur sa te permbyste rezultatin e fiksuar me pare. Pas vetem 7 minutash loje, Tare ka dhene nje asist per Sinjorin, i cili ka goditur fluturimthi, dhe gjuajtja e tij ka perfunduar ne traverse pas nje pritjeje te mrekullueshme te Toldos. Gjithsesi, kjo ndeshja ka shenuar rikthimin e Tares ne formacion, pasi duhet te kujtojme qe ne ndeshjen kunder Ankones ai nuk ishte aktivizuar asnje minute.

AlbShkodra
16-12-2003, 16:00
Erjon Bogdani (Salernitana):

Edhe kete here nuk i ka buzeqeshur goli sulmuesit shqiptar te Salernitanes, megjithse ai eshte i kenaqur qe fitoi skuadra e tij. Ka qene protagonist i padiskutueshem i ketij takime, dhe gjithashut ishte lojtari qe ka shkatuar panik ne mbrojtjen kundershtare sa here qe ai ishte ne zoterimin e topit. Portieri i Ternanes i ka mohuar Bogdanit golin qe do te dyfishonte rezultatin.

AlbShkodra
16-12-2003, 16:02
Florian Myrtaj (Verona):

Myrtaj ka bere nje paraqitje jo shume shume te mire ne ndeshje qe skuadra e tij Verona ka humbur ne shtepi perballe Ascolit me rezultatin 0-1. Nota 5.5 ka qene per sulmuesin shqiptar, i cili sipas specialisteve te gazetes L√°rena: "Ka luftuar mes shume kundershtaresh te cilet e kerkon ta mbulonin rreptesisht dhe e ka pasur te veshtire qe t'i vije ne ndihme skuadres. Megjithate ka dhene nje asist te bukur per Mihalcea.

AlbShkodra
16-12-2003, 16:03
Notat

Itali/ Seria A
Bolonja ‚?? Inter 0-2
Igli Tare 6
Seria B
Verona ‚?? Ascoli 0-1
Florian Myrtaj 5.5
Salernitana ‚?? Ternana 2-1
Erjo Bogdani 6
Gjermani/ Bundesliga
Bochum - Frankfurt 1-0
Ervin Skela 3
Mehmet Dragusha 4.5
Bundesliga 2
Oberhasuen ‚?? Nurnberg 3-1
Adrian Aliaj 2
Beielefeld ‚?? Onabruck 5-0
Fatmir Vata 2.5
Erzgebirge - Lubeck 0-0
Skerdilajd Curri 3.5

AlbShkodra
17-12-2003, 17:11
Perugia, 2.5 milione euro per Taren

Perugia eshte ne prag te shitjes se sulmuesit grek, Zisis Vryzas dhe me pas do te beje gati planin e marrjes se Igli Tares nga Bologna. Sipas "Il Messaggero", Vryzas ka pranuar te zbrese ne Serine B, te Fiorentina dhe skuadra vjollce eshte gati te paguaje 2.5 milione euro. Me keto para, Perugia do te kerkoje Taren nga Bologna, por edhe ndonje sulmues tjeter. "Vryzas vete ka rene dakord per ne B, - shkruan gazeta italiane, - dhe me parate qe do te merrte nga shitja e tij, Perugia do te kishte mundesi te paguante rrogen e madhe te ndonje "emri" ne mberritje e siper. Ne vend te grekut ja lojtari qe prej kohesh ka qene ne shenjester, sulmuesi shqiptar i Bologna-s, Igli Tare, por jo vetem ai. Nje sulmues quhet i nevojshem, por mund te vijne edhe dy". Keto levizje mund te behen ne janar dhe per kete shkruan edhe "Il Giornale di Vicenza".

AlbShkodra
17-12-2003, 17:16
Skela shenon

Ervin Skela shenoi dje ne minuten e 53-te te ndeshjes mes Eintracht Frankfurt-it dhe Hamburgut, duke ngushtuar rezultatin ne 1-2. Shqiptari i mesit te fushes, realizoi me "specialitetin" e tij, direkt nga nje goditje denimi (me te djathten) duke e derguar topin ne kendin e djathte te portes se portierit Waechter. Skela kishte goditur shtyllen ne minuten e 40-te te pjeses se pare, me nje goditje nga 18 metra larg. Por ai ishte i pafat ne rastin e golit te pare te miqve, ne minuten e 17-te, duke humbur nje duel ajror, ndersa topi shkoi te Beinlich qe goditi dhe shenoi nga 25 metra larg. Ne minuten e 52-te ishte japonezi Takahara qe shenoi per te dyten here per HSV-ne. Ne kete takim u rikthye ne formacion edhe Geri Cipi per Frankfurt-in, por luajti vetem ne pjesen e pare, i zevendesuar ne 46' nga Kreuz. Ne minuten e 66-te, Beierle shenoi golin e barazimit pas nje topi te marre nga koreano-jugori Cha. Sidoqofte, ne minuten e 85-te Sergej Barbarez shenoi golin e epersise per miqte, 3-2, pas nje goditjeje me koke, duke mos i lene asnje mundesi shpetimi portierit Nikolov. Por, ne minuten e 89-te Skela i kishte mundesite qe te barazonte, por nuk shenoi dot nga pika e bardhe e penalltise.

AlbShkodra
17-12-2003, 17:17
Ardian Aliaj shenon

Mbrojtesi i kombetares shqiptare, Adrian Aliaj, ka shenuar dje per Oberhausen-in e tij ne javen e 17-te te kampionatit gjerman te kategorise se dyte. Aliaj ka shenuar golin e pare per ekipin e tij (te katertin personal ne Bundesligen e dyte), ne fushen e Osnabrueck, ne minuten e fundit te pjeses se pare. Aliaj shenoi nga nje goditje denimi duke shfrytezuar tekniken e tij. Golin e dyte per miqte e shenoi Ouedraogo ne minuten e 73-te dhe me kete sukses, ekipi i Aliajt u ngjit ne vendin e pare ne kategorine e dyte me 29 pike pas 17 javesh. Por ky vend eshte i perkohshem sepse sot do luajne edhe Nuernberg, Cottbus, Mainz dhe Aachen qe mund ta kalojne ekipin e shqiptarit, ne rast fitoreje. Ne prani te 10.000 tifozeve ne Osnabrueck, Aliaj ka marre edhe nje karton te verdhe, ndersa luajti nje ndeshje te plote.

AlbShkodra
18-12-2003, 16:11
Geri cipi, futbollisi qe adhuron Skenderbeun

''Nga Driton Latifi''

Konsiderohet me patriot se shumica e futbollisteve te tjere shqiptare. eshte i pakompromis me kundershtaret, por edhe me bashkelojtaret, nese ata nuk angazhohen sa duhet ne fushe. Pasi jep si perhere maksimumin ne stervitje me Eintrahtin e Frankfurtit, Geri cipi ndalet perhere me bashkekombasit e tij, Ervin Skela dhe Mehmet Dragusha, per t'u clodhur e kujtuar ndonje barcalete aktuale.
Ne stervitjen e nje prej te merkurave te dhjetorit, Skela, i cili po bente zgjatjet e muskujve pas ushtrimeve te tjera, mundohej t'i kenaqte me barcaleta bashkekombesit e tij. "Nuk e preka aspak..., kur ai u shtri ne toke. Vertet di te behesh i cuditshem ti, Mehmet,"- i drejtohet cipi, nderkohe qe Dragusha nuk flet, por vetem i tregon pjeset e enjtura te kembes, pas nderhyrjes se vlonjatit. Pas shakash te tilla fillojne barcaletat mes dy futbollisteve kuqezinj, te cilet tashme po u drejtohen dhomave te zhveshjes. "Ne stervitje jemi te pakompromis, edhe ne nderhyrje, - thote cipi. - Natyrisht, nuk do te deshiroja ta lendoja shokun tim, Mehmetin, por me thene te verteten ai nganjehere e tepron duke u shtrire."
Sikurse dihet, Geri cipi eshte titullar i kombetares se Shqiperise dhe shtylle e mbrojtjes se Eintrahtit te Frankfurtit, ne Gjermani. Te kjo skuader, se bashku me te luajne edhe Dragusha me Skelen.
cipi, i fundmi i "musketereve" shqiptare te Frankfurtit
Geri cipi ka vajtur tek Eintrahti i Frankfurtit veren e kaluar, si perforcim i skuadres se rikthyer ne Bundeslige. Ai ishte i vetmi, per te cilin klubi gjerman pagoi demshperblim. Vleresohet se klubi belg "Gent", nga erdhi mbrojtesi trupgjate, fitoi 125.000 euro vetem per kartonin e tij.
Me 1 korrik 2003, cipi nenshkroi kontraten 2-vjecare me klubin frankfurtas te futbollit. Pra, pas vajtjes se Dragushes edhe te Geri cipit, te kjo skuader u bene futbolliste 3 shqiptare, qe te tre pjese e kombetares kuqezi. Ai qe kishte vendosur t'i ndihmonte bashkekombesit e tij ishte vlonjati Ervin Skela, i cili i ndihmoi dy kuqezinjte e tjere te ardhur rishtaz te ambientoheshin te Frankfurti. "Mendoj se eshte shume me rendesi angazhimi i futbollisteve shqiptare ne skuadra te huaja. Ne erdhem te Frankfurti per te pasur suksese, qe do te thote qe kjo skuader te qendroje ne Bundeslige," - thote cipi pas stervitjes, duke mos u penguar fare nga njerezit qe kalonin afer dhe e pershendesnin.
Eintrahti i Frankfurtit ka qene dikur kampion i Gjermanise dhe nje here fitues i Kupes UEFA, por menaxhimi i dobet i dekades se fundit e kishte zbritur ate ne ligen e dyte.
Jashte fushes, Geri flokeverdhe eshte shume i qete dhe sillet me shperfillje. Kjo gje perben nje figure kontraste me Gerin energjik dhe teper te angazhuar ne stervitje dhe ne ndeshjet zyrtare. Ne fushe ai di te skuqet shpesh. Kerkon ta ngreje paksa zerin, sepse angazhohet totalisht per t'u dhene zemer bashkelojtareve. Njekohesisht kerkon nga ata qe te mbulojne cdo hapesire te kundershtarit para portes se skuadres se tij. Per sa i perket jetes private, shtatlarti nga Vlora eshte i martuar dhe ka nje femije. Ai eshte nje patriot i vertete, gje te cilen rrallehere e shpreh. Por kur e thote, e permend me emocione. Idhull i tij eshte Skenderbeu. Hobi te tij jane gjuetia dhe peshkimi.
Fillimin e karrieres si futbollist e shenoi te Flamurtari i Vlores, sikurse edhe Skela. Pas nje prove te Maribori i Sllovenise, kaloi ne radhet e ketij ekipi. "Pas ndeshjes se pare, trajneri nuk ishte aspak i kenaqur dhe kishte kerkuar qe Geri te kthehej. Megjithate, ai mbeti dhe ishte futbollisti kryesor ne sukseset e ekipit,"- pohon Ismet Munishi, ish-bashkelojtar i cipit te Maribori. Ne te njejten kohe, te Maribori luante edhe Mehmet Dragusha. Ndeshjet e tij te mira ne kombetare i verejten zyrtaret e ekipit belg, Gent, te cilet e moren ne radhet e tyre. Ndersa veren e ketij viti prej andej kaloi te Frankfurti.
Per bashkelojtaret e Frankfurtit ai eshte shume i dashur, edhe pse shpesh di te jete edhe i ashper ndaj tyre. "Mbaj mend se pas nje ndeshjeje, e pyeta cipin nese e kishte pare ndeshjen ne video dhe a i kishte pelqyer paraqitja ime. Ai m'u pergjigj shkurt: "Marsh p... ti mater," - thote buzegaz kroati Jurica Puljiz, po ashtu i ardhur ne ekip gjate merkatos se veres. cipi, kete sharje ne sllavisht e ka mesuar qe kur luante te Maribori.
Ne kombetare, qe kur u hap "tenderi" per qendermbrojtes
Ne kohen kur kombetarja shqiptare behej gati te hapte "tenderin" per qendermbrojtes, selektori Medin Zhega e kishte fokusuar vlonjatin, qe e kishte marre veten tek ekipi kampion i Sllovenise, Maribor. "Geri eshte zbulimi im. Ai eshte nje lojtar shume i mire, qe e kryen detyren ne nivelin me te larte,"- krenohej ish-selektori Zhega ne Tirane, kohe me pare ne nje takim me gazetaret.
Ne shume ndeshje te kombetares, sidomos ne keto te fundit, cipi ka qene vendimtar, qe ne porten shqiptare te mos shenohen shume gola nga kundershtaret. Ne nderhyrjet e tij ai eshte perhere i paster, ndersa pergatitja fizike i jep mundesi t'i ndale gjuajtjet e sulmuesve m'u ne kohen kur ata mendojne se do te shenojne.
"Ndeshjet e kombetares vertet me japin perhere nje emocion te vecante ne fushe, - thote cipi, duke kujtuar disa fitore te rendesishme, si ajo ndaj Greqise apo Rusise. - Kombetarja shqiptare ka futbolliste qe luajne ne ekipe te njohura evropiane. Mendoj se potencialin maksimal ata duhet ta deshmojne ne kombetare, sepse pas te gjitha ndeshjeve te mira dhe humbjeve, tani duhen shenuar rezultate pozitive, per t'u kualifikuar ne fazen finale te Boterorit 2006."

Pasaporta e Geri cipit
Datelindja: 28.02.1976.
Vendlindja: Vlore.
Gjatesia: 190 cm.
Pesha: 85 kg.
Numri i kepuces: 44.
Pozicioni ne fushe: Qendermbrojtes.
Klubet ku ka luajtur: Flamurtari, Maribor, Gent, Frankfurt.
Hobi: Gjuetia, peshkimi, tenisi.
Idhulli i tij: Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

''Sporti Shqiptar''

AlbShkodra
18-12-2003, 22:24
Bologna: Tare, prove e mire ndaj Interit

Eshte vleresuar pozitivisht ndeshja qe Igli Tare ka zhvilluar ndaj Interit, te dielen ne Serine A. Shqiptari i sulmit ishte ne loje ne "Dall'Ara", pa mundur te shenonte, por sipas gazetes "Il Messaggero", drejtuesit e Bologna-s mendojne se Tare ka luajtur mire. Kjo madje, gjithnje sipas gazetes, ka bere qe ata te mendohen para se te lejojne kalimin e mundshem te tij per te Perugia, qe e kerkon prej kohesh. Perugia arriti te shese sulmuesin grek Vryzas te Fiorentina per dicka me pak se 2.5 milione euro dhe duke marre 2 lojtare te tjere.

AlbShkodra
19-12-2003, 23:52
Bogdani, pa gol qe nga 2 nentori, pritje prej 654 minutash

Erion Bogdani ka paralajmeruar Venezian, kundershtaret e radhes te Salernitana-s, se ka nje deshire shume te madhe per te shenuar gol. Ndeshja do luhet te dielen ne Venezia dhe sulmuesi shqiptar mezi duron te shenoje gol, gje qe i mungon prej 2 nentorit, per 654 minuta me radhe. "Shpresoj te shenoj sa me shpejt, - tha ai dje per "La Citta di Salerno", - dua qe te shenoj qe ne ndeshjen ne Venezia. Kam humbur raste, por luaj shume per skuadren dhe nuk jam vetem egoist".

AlbShkodra
19-12-2003, 23:53
Gaucci: Tare nuk eshte objektiv i Catanias

Presidenti i Catania-s, Riccardo Gaucci ka hedhur poshte zerat e perhapur ne Itali se skuadra e Serise B do te synoje Igli Taren. I pyetur nga gazeta "La Sicilia", se cilin prej emrave te tille si Coly, Bothroyd e Tare, do te merrte, ai iu pergjigj: "Mund t'ju them se asnje prej ketyre emrave nuk eshte objektiv i Catania-s". Nderkaq, "Il Gazzettino" lajmeron se Tare eshte i demtuar dhe se ai nuk ka luajtur ne ndeshjen e djeshme ne Kupen e Italise te Bologna-sndaj Udinese-s. Nderkaq, "Il Messaggero" shkruan se "ka pak mundesi qe Perugia te marre Taren, sepse Mazzone nuk e lejon te largohet, ndersa mund te marre Massimo Maccaronen nga Middlesbrough ku nuk po luan edhe aq".

AlbShkodra
19-12-2003, 23:53
Aliaj, serish note e mire per Oberhausen

Mbrojtesi i kombetares shqiptare, Adrian Aliaj, ka marre nje note te mire nga "Kicker", per ndeshjen e javes se 17-te te Bundesliges, mes Osnabrueck dhe Oberhausen-it te tij. Shqiptari u vleresua me 2.5, duke qene nje nga me te miret ne fushe, por kjo nuk ishte e mjaftueshme qe ai te hynte ne 11-in me te mire te javes, ku arriti te bente pjese shoku i tij i skuadres, Ouedraogo, per here te peste. Aliaj ka hyre 4 here ne 11-in me te mire te javes, ne 17 ndeshje.

Curri nuk u vleresua per 24 minuta qe luajti per Aue ndaj Unterhaching dhe ku u demtua.

Nota shume te dobeta per shqiptaret e Frankfurt-it. Skela mori vetem 4 (si shumica e skuadres), ndersa Cipi edhe me keq, noten 5.

AlbShkodra
22-12-2003, 11:52
Cana nuk luan i demtuar

Lorik Cana nuk ka mundur te luaje ne ndeshjen e fundit me ekipin e tij, PSG-ne, pasi ka qene i demtuar. Mesfushori i kombetares kuqezi ka munguar ne ndeshjen me Lionin, pasi vazhdon te vuaje nje demtim ne kembe. Kosovari eshte demtuar nje jave me pare ne kampionatin francez dhe rikthimi i tij do te behet vetem ne ndeshjet e kampionatit te 2004-s. Nderkohe, Paris SG-ja ka barazuar 1-1 me Lionin.

AlbShkodra
22-12-2003, 11:52
Bushi, 88 minuta kunder Koniasporit

Sulmuesi i kombetares shqiptare, Alban Bushi, ka luajtur pothuajse gjate gjithe ndeshjes se fundit te kampionatit turk per kete vit. Shqiptari, ndryshe nga c'pritej, eshte aktivizuar qe nga fillimi i ndeshjes dhe ka luajtur 88 minuta. Ne fund te ndeshjes, Bushi eshte zevendesuar, nderkohe qe nuk ka luajtur nje ndeshje te mire. Kete fakt e verteton edhe nota e ulet, qe Ajanspori i ka dhene shqiptarit nje yll. Skuadra e Istambulsporit eshte mundur 3-2 nga Koniaspori.