PDA

Versioni Origjinal : Tekstet e historise ne arsimin e mesem shqiptar



skampinianus
31-05-2006, 21:56
Tekstet e historise dhe nxenesit.
Veshtrim mbi gjendjen e teksteve ne realitetin e ri.

-Hyrje

Ne shkrimin e meposhtem do te shqyrtoj sipas kendveshtrimit tim disa nga problemet me te dukshme te teksteve te profilizuara ne sistemin tone arsimor. Keshtu do te ndalem ne disa probleme themelore si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana e ngarkeses dhe e lehtesive te domosdoshme ne tekstet tona per te futur tek nxenesit nje te mesuar efektiv dhe racional nisur dhe nga dy elemente te rinj qe po dalin dukshem ne arsimin shqiptar:

1. Matura shteterore dhe preferencat e fakulteteve treguan se tashme eshte koha qe te kthejme koken dhe nga shkencat humane, si te vetmet qe mund te formojne realisht qytetarin e ardhshem aktiv dhe jo teknicienin e verber dhe te perqendruar tek rregullat fikse, shpesh pertej c'do dobie qytetare.

2. Pershtatia e nxenesve me ngarkesen e re te Universiteteve sipas Kartes se Bolonjes.

Nje tjeter problem me te cilin duhet medoemos te perballemi ne eshte dhe fakti se ne shumicen e individeve eshte krijuar bindja se historine e bejne fituesit dhe per pasoje ajo nuk paraqet asnjehere realitetin. Meposhte do te shohim se ende ne nuk jemi ne gjendje te njohim dhe te kuptojme elemente te historise se pare ndryshe nga nxenesit.

1. Cilet jane nxenesit tane?

Ne pjesen me te madhe nxenesit tane jane te nje niveli medioker te pergatitjes ne shkencat shoqerore dhe humane. Nje fakt i tille shpjegohet me nje sere faktoresh:
a. Pjesa me e madhe e prinderve kane filluar te ngarkojne femijet e tyre me barra te stermedha kursesh ne lendet e ashtuquajtura “ekzakte” apo me kurse te pafunde ne gjuhe te huaja. Ata, prinderit, shqetesohen me shume kur femijet e tyre vleresohen me nota te ulta ne lendet e Historise dhe te tjera te grupit shoqeror jo per faktin se femijet e tyre nuk jane pergatitur ne lartesine e duhur, por per “turpin qe duhet t'u vije femijeve te tyre te paafte te mesojne permendesh qofte dhe dy data te mesimit te Historise”. Fatkeqesisht nje qendrim ne perputhje me kete ide po vazhdojne te mbajne dhe mesues, te cilet nuk i kushtojne vemendjen e duhur formimit te plote te nxenesve por vetem te ashtuquajtures pergatitje shkencore.
b. Pjesa me e madhe e pergatitjes se lendeve shoqerore bazohet ne nje menyre arkaike te te mesuarit. Qe ne fillore femijeve u kerkohet te mesojne permendesh pjese te tera, te cilat nuk kane asnje lloj produktiviteti. Fatkeqesisht nje gje e tille vazhdon te aplikohet edhe ne ciklin e larte te shkolles 8-vjecare. Izolimi i mendimt dhe i aftesive analizuese te femijeve dhe kthimi i tyre ne perserites te thjeshte vjen si pasoje e faktit se ne nuk i japim faktin dhe t'i kerkojme atij, nxenesit, te nxjerre perfundime dhe ti argumentoje ato. Ka me shume se dy vjet qe eshte publikuar nje manual, i cili jep dhe transmeton qarte se cfare duhet te jete i afte te arrije nxenesi ne fund te shkolles 8-vjecare per te marre nje vleresim, aktualisht te themi se ky material po gjen zbatim eshte teper. Nxenesit qe vine ne shkollen e mesme, po te vleresohen ne baze te ketij dokumenti, jane te nivelit mesatar, por kane ne deftesat e tyre nota 9-10.
c. Mungesa e mundesise (dhe deshires) per te marre informacion te ndryshem nga ai qe percjell teksti etj
d. Nje tjeter pretekste eshte ai se, ne shkollen tone nxenesit vijne vetem per te marre nje diplome maturie.

Nje nder ankesat me te hasura eshte se nxenesit e shkolles sone nuk kane nivelin e duhur si dhe motivimin e duhur. Po te jemi realiste atehere duhet te pranojme se po punojme me nxenes te nivelit te ulet por jo vetem ne. Po te krahasojme aftesite dhe arritjet e nxenesve tane me ata te shkollave te tjera te qytetit do te vejme re se ndryshimi i arritjeve te tyre ne konkurset e shkollave te larta do te shohim se jo vetem kemi rezultate te krahasueshme por jane ne te njejtin nivel. Te njejtat mangesi vihen re tek te gjithe nxenesit sidomos kur diskutohet rreth:

1. Identifikimit te figurave historike
2. Percaktimi i lidhjeve shkak-pasoje
3. Rajonalizimi i sakte i rajoneve gjeografike ku u zhvillua ngjarja historike etj.

Te njejtat mangesi jane te dukshme edhe kur krahasohemi dhe me shkolla, te cilat kane kontigjente te ngjashme me shkollen tone.

2. cfare synojme te edukojme ne lenden e Historise?

Lenda e historise eshte nje nder lendet me te hershme te aplikuara ne programet mesimore. Sipas peiudhes historike, kjo shkence ka ndryshuar shpesh forme dhe permbajtie. Ne shumicen e rasteve Historia ka sherbyer si nje program me vete dhe per me teper eshte nje nder pikat e referimit te ndryshimeve sociale.
Ne Romen e lashte, detyra e historise ishte te edukonte tek brezi i ri se pertej interesave personale ekziston nje realitet me hyjnor dhe me i rendesishem, Roma. Jo me kot pjesa me e madhe e Historise se Romes eshte e mbeshtjelle ne nje tis tejet mistik. Lindja e Perandorise solli me vete nje rol te ri te historise; Historia ishte Pangjerika e Perandoreve qe vete ata linin pas. Lindja e krishterimit ndryshoi dukshem destinacionin tashme historia duhej te levdonte vepren e Kishes dhe te martireve te saj. Mesjeta dhe anakia feudale bene perseri nje hap mbrapa tek pangjerikat, kronikat dhe jeteshkrimet e lordeve, peshkopeve, princerve, mbreterve dhe natyrisht te Papeve. Shek.XVIII-XIX solli ndryshime te dukshme ne mesimdhenien e Historise duke hedhur idene e panhistoricizmit, i cili ishte nje forme e integrimit nderlendor te kesaj periudhe. Lindja dhe fuqizimi dukshem i Nacionalizmit dhe e shtetit Kombetar do te ishte nje tjete kthese ne historine humane. Tashme theksi vihej tek origjina e kombit roli i tij ne historine boterore etj.
Fundi i shek.XX ishte dhe konfrontimi i tendencave te historise globale duke vene perballe kultures dhe tradites nacionale perballe ayre planetare dhe fatalizmin perballe analizes se ftohte. Synimi i Historiografise se sotmee eshte te percjelle vlerat me te mira te njerezimit, trashegimise se perbashket te te gjithe qyteterimeve, dhenien e shembujve te qeverisjes se mire dhe edukimin me vlerat e nje qytetari te denje te nje shoqerie demokratike. Ky eshte nje nder percaktimet qe rishtaz eshte shfaqur ne konceptimin e mesimdhenies dhe te edukimit ne qarqet studiuese te pedagogjise se historise.
Natyrisht, te gjithe kete proces duhet ta ppershkoje dhe percjellia e traditave me te mira nacionale dhe ngritja e shoqerise ne nje nivel me te larte. Duke patur parasysh gabimet e te tjereve si dhe ato qe kemi kryer vete ne duke i krahasuar dhe duke kerkuar pergjithesite dhe duke u ruajtur nga kryerja e te njejtit gabim disa here. Ndryshe nga lende te tjera historia percjell vetem trashgimine humane dhe jo te dhena te cilat nuk jane vecse teori (ne shumicen e rasteve te pavertetuara). Nje gje eshte e vertetuar qarte:

1. Te gjitha vendet e pazhvillara nga pikepamja kulturore i tuten historise se tyre dhe pranojne si me superiore ate boterore.
2. Te gjithe vendet diktatoriale nxisin nje mbivleresim te historise se tyre kombetare

Shume prej nesh natyrisht nuk deshiron ta shohe vendin e tij te radhitur mes te pareve dhe aq me pak mes te duteve. Por cili do te qe ekuilibri i sakte mes dy tendencave?
- Nuk mund te jepen receta apo udhezime te prera, por mund te themi se:

A. Nuk eshte ne interesat kombetare dhe kushtetuese te R.Sh. zvogelimi vazhdimisht i oreve te historise kombetare. Nje kujdes te vecante i duhet kushtuar historise antike se kjo eshte pika ku sulmohet me shpesh identiteti jone kombetar.
B. Duhet te ndryshoje ne menyre te prere vartesia nga perkthimi idobet i teksteve shkollore te huaj, te cilet shpesh per sa i perket Historise te Ballkanit kane qendrime te tejkaluara tashme dhe per me teper kur dihet se historiografe si Scheville jane tejet prane qarqeve panheleniste.

Nuk ka asnje justifikim, ta zeme fakti, kur ne historine e vitit te pare qe fushata e Pirros se Epirit ne Apenine te kaperxehet me dy rreshta te cilat, fatkeqesisht japin imazhin e nje ngjarie kalimtare per hicmosgje.

3. c' duhet te ishte parashikuar ne formulimin e teksteve?

Ne te gjithe fjalimet e mbajtura ne seminare te ndryshme te mbajtura eshte vene theksi tek vleresimi bazuar ne vleresimet bazuar ne Standartet e Arritjes. Natyrisht nuk ka me mire se te bazojme punen tone ne elemente te matshem, unike dhe per me teper te pakundershtueshem nga pikepamjet e njerit apo tjetrit. Nese do te percaktojme qarte dy parime:

1. cfare duhet te dine nxenesit tane per paraardhesit e tyre?
2. Cilat mendohet te jene tipare e zhvillimit social-kulturor te shoqerise shqiptare ne te ardhmen e afert dhe te larget;

ahere do te kemi me te thjeshte te dallojme me qarte cfare duhet te njohin adoleshentet. Keshtu nese duhet te percaktojme cfare duhet te njohin nxenesit tane per t'u vleresuar ne nje nivel te caktuar, duhet me pare te njihen interesat e zhvilimit te shoqerise shqiptare, natyrisht keto jane te percaktuara qarte ne dokumentat kryesore te Akademise se Shkencave (per te mos permendur Kushtetuten e Shqiperise). Duke ditur interesat kombetare ne duhet te percaktojme njohurite e domosdoshme per vleresimin ne nje nivel te caktuar. c' kuptim ka qe ne te rrezikojme realizimin e disa parametrave te caktuar, me nje rendesi relativisht te madhe, si kunderpeshe te paraqitjes ne nje forme relativisht te re ne emer te reformave shpesh te papeshuara mire.
Ne nuk kemi arritje te mira ne kete forme pasi nuk bejme tekste te bazuar ne synime strategjike te shoqerise por mundohemi te pershtasim synimet e shoqerise me njohurite qe percjellim. Perse per shembull vihen re kaq probleme me tekstin e historise? A mos valle kemi kaq shume mesues qe nuk e njohin mire historine dhe shyqyr qe jane nja nje a dy autore qe tregojne udhen e duhur?
Ketyre pyetjeve nuk u jap dot pergjigje pa u njohur dhe nje ane tjeter e medaljes perse ne urdherin nr: 445 dt. 21.11.2005 na kerkohet te thjeshtojme, eliminojme shmangim dhe rishikojme jo pak por 24 ceshtje te ndryshme, te cilat, gjer me tani jane pare vetem ne kendveshtrimin e ngarkeses dhe jo ne permbajtje.

4. Anet pozititve te tekstit te Historise

Natyrisht nje pune pervec aneve negative rastis te kete dhe elemente te cilet mund te konceptohen si arritje. Te pakta por domethenese mund te cilesohen keto elemente:

 I kushtohet nje rendesi me e madhe arritjeve te njerezimit sesa luftrave
 Pershkruhen me qarte tendencat e zhvillimit ekonomik te botes ne periudha te caktuara te historise.
 Perfshihen per here te pare njihuri te rajoneve te pastudiuara me pare.
Rritja e aftesive te te nxenit vihet re qarte ne perpunimin e mire te datave dhe koncepteve nga ana e nxenesve. Ne kete drejtim mund te themi se ka nje permiresim te dukshem persa i perket ketyre elementeve, nese me pare marzhi i gabimeve ishte 30%-40% aktualisht ne testime nxenesit kane tendenca te gabojne ne nivele me te ulet. Nga ana tjeter nje marzh me i madh gabimi vihet re ne asociimin e emrave dhe veprave, apo mes emrit dhe periudhes historike. Nje gje tjeter qe duhet levduar eshte dhe tendenca per te bere interpretimn e ngjarjeve historike. Sado ky interpretim eshte shpesh arbitrar ose i perket tipeve te shkuar te arsyetimit historikne mund te themi se eshte nje perpjekje pe tu vleresuar.

5. Mangesi dhe probleme.

Ne kete tekst fatkeqesisht ka nje sere problemesh specifike te cilet mund te konceptohen ne:
1) Gabime qe lidhen me renditjen dhe organizimin e njohurive. Keshtu ne Historine e vitit te dyte vihet re qe temat nuk jane organizuar ne menyre te qarte dhe organike. Njorite mbi Republiken e Dyte dhe Perandorine e Dyte franceze jane te organizuara ne te njejtin mesim me tiparet e zhvillimit te Frances gjate gjysmes se dyte te shekullit XIX dhe te shkeputur nga temat mbi bashkimin e Gjermanise apo te Italise. Nga ana tjeter revolucionet e vitit 1848 jane grumbulluar te gjithe ne nje mesim, duke krijuar keshtu mundesi te krahasohen arritjet ne vende te ndryshme evropiane por, ne kete menyre eshte reduktuar mundesia qe te shihet ne vazhdimesi rrjedha e ngjarjeve ne rajone te ndryshme te Evropes dhe Botes.
2) Ka gabime shkencore ne te dy tekstet keshtu vlen te permenden disa raste tipike
a) Ne mesimin 3.9 Historia 1, Trashegima e Greqise se Lashte, ne fund te ceshtjes 1 flitet per organizimin e federatave ne Epir. Pamvaresisht se theksohet se kjo federate i perket shek.V p.K.perfshihet si forme e trashegimise helenistike kur ne Greket ende ishin ne fazen e shthurjes se fisit.
b) Legjioni, ne periudhen republikane, perbehej nga 3000 kembesore
c) Ne mesimin 4.4 ceshtja 1 thuhet “Per te gjitha keto ai (Augusti) ruajti autoritetin e Senatit…” madje i dha funksione ligjvenese ne kurriz te tribunatit” perse do ta bente nje gje te tille kur qe nga viti 18 p.K. do ta merrte kete pushtet dhe ky TITULL i garantonte Paprekshmerine? Me tej ne radhitjen e Perandoreve te dinastise Klaudi I renditet si perandor PARA Kaligules, me te vertete Kaligula ishte nipi i Klaudit por ai ishte trashegimtar i Tiberit . Per me teper ishte ne kohen e Klaudit dhe jo te Augustit sistemi i ndihmes sociale ku ushqeheshin 200000 SHTETAS ROMAKe,
d) Ne mesimin 4.7 n faqe 76 mes fiseve te tjera barbare qe u dynden ne Perandorine romake perfshihen dhe sllavet, nuk ka nevoje per te qene gjeni por Sllavet dynden ne drejtim te Evropes dy shekuj pasi ra Perandoria romake.
e) Ne faqe 79 thuhet se me 312 vete perandori Konstandin u kovertua ne besimin e Krishtere cdo individ qe njeh pak histori kishtare e di se Konstandini u pagezua ne shtrat te vdekjes etj.
Nderkohe teksti i vitit te dyte rezervon gafa si ajo e perceptimit te MEGALI IDEA si nje program nacionalist grek! Natyrisht lind pyetja:
Meqe MEGALI IDEA qenka program nacionalist ahere perse shqiptaret kerkojne camerine e drejta kombetare (nacionale) u kerkon grekeve te marrin dhe Shqiperine e Jugut deri, te pakten, ne Vjose.
Ide e bukur apo jo?
Pas kesaj nuk besoj se duhet shtuar se sipas autoreve nacionalizmi shqiptar perfaqesohet vetem nga N. Frasheri etj.
3) Probleme qe lidhen me aparatin ndihmes. Tekstet e profilizuar jan e te papaisur me harta, pamje apo foto. eshte e pakuptueshme si mund te shpjegohet sidomos historia e Vitit te dyte pa patur ndihmen e hartave historike nderkohe qe ne shkollen tone 5 mesues histori-gjeografie ndajne mes tyre 2 harta te cilat jane jo vetem te papershtatshme per lenden e historise por dhe te pamjaftueshme.
4) Mungon totalisht fjalori dhe shpjegimet e fjaleve jane shpesh rastesore dhe te pamjaftueshme.
5) Perdoren pavend fjale te huaja te cilat mund dhe duhet te shmangen.
6) Pjeset e leximit jane te pamjaftueshme dhe ndonjehere te rradhitura gabim.
7) Informacioni eshte shpesh jo i plote psh. Ne lenden Histori I:
• I paplote informacioni mbi Lindjen e Lashte
• Tema 4.1. ceshtja 2 mungojne sqarimet per rolin e magjistraturave
• Tema 4.3. te paplota informacionet ne te tre ceshtjet
• Tema 4.5. ceshtja 3 e paplote
• Ne temat e Bizantit nuk ka informacion per IKONOKLAZMeN
• Duhet trajtuar me gjere dhe me sakte tema 7.1.
• Nuk permendet rendesia e luftes se investiturave
• I paplote informacioni mbi INKUIZICIONIN
• Te paqartesuara synimet e kryqezatave
• I paplote informacioni mbi organizimin e shtetit dhe te ekonomise osmane
• I paplote informacioni mbi Ballkanin mesjetar
etj.
8) Mungon lidhja nderlendore me lendet e tjera sidomos me Letersine.

6. Perfundime


1. Te kete perputhje mes asaj qe botohet ne tekstet shkollore dhe interesave kombetare dhe kushtetuese.
2. Te percaktohen qarte dhe me saktesi cilat duhet te jene aftesite dhe vlerat qe duhen edukuar; do te nxisim ende sistemin skolastik (letersi-matematike dhe po pat kohe te tjerat) apo sistemin e edukimit te vlerave qytetare dhe me pas te tjerat.
3. Duhet medoemos te percaktohen sa me shpejt standartet e arritjes te lendes se historise dhe te riformulohen tekstet ne perputhje me to. Gjate kesaj kohe te percaktohen me qarte saktesimet qe duhen bere.
4. Duhet te plotesohen tekstet me lexime te cilat duhet te jene te nderlidhura me detyra ne forme ese-je ku te nxitet mendimi i lire individual i nxenesve.
5. Duhet te prodhohen menjehere atlase dhe albume historike dhe te shperndahen me tekstet, atlaset te kene dhe harta skice per tu plotesuar nga nxenesit
6. Te perfshihen ne aparatin didaktik te mesimit Fjalorthe.
7. Te reduktohen tema pa ndonje interes te madh si psh. Tema e fundit ne vit te pare dhe te zgjerohen temat e tjera ku informacioni te jete me i plote.
Punoi: Irgen Xhyra

ELBASAN 2006