PDA

Versioni Origjinal : Te rendesishme per ti ditur



Jonisa
21-05-2006, 21:22
Disa te dhena ne :

SIDA/ HIV
HIV (Virusi i mungeses se imunitetit njerezor) eshte nje virus qe shkaterron mbrojtjet e trupit kunder infeksioneve. HIV prek ne menyre te vecante qeliza te caktuara te bardha te gjakut, qe quhen limfocite, te cilat jane te domosdoshme per mbrojtjen e trupit. Kur trupi infektohet me HIV, antitrupat formohen kunder HIV, e cila eshte nje shenje e pagabueshme qe virusi ndodhet ne trup. Nje person me HIV quhet "HIV pozitiv". Antitrupat mund te mbajne te ulet nivelin e virusit per shume vjet, por ato nuk mund ta vrasin dot, pjeserisht sepse ai ngulitet ne genet e qelizave te infektuara.

Kur virusi shumezohet, qelizat e bardha te gjakut shkaterrohen. Ne te njejten kohe, disa viruse te tjera perhapen ne organet e limfes dhe sulmojne qeliza te tjera te bardha te gjakut. Me ne fund, nje sasi e madhe qelizash te bardha te gjakut shkaterrohen nga infeksioni HIV. Kjo ben qe trupi te humbase nje pjese te madhe te aftesise se tij per te mbrojtur veten kunder disa infeksioneve zakonisht te pademshme dhe kunder tumoreve te keqija. Kjo faza e fundit e infeksionit HIV quhet SIDA (AIDS), e cila do te thote Sindrome e Ngjitur e Mangesise se Imunitetit. Ne disa raste duhet nje kohe e gjate qe nga infeksioni deri ne shfaqjen e simptomave tek i infektuari. Sidoqofte, virusi po shumezohet ne trup gjate gjithe kesaj kohe dhe ky person mund te infektoje te tjeret. Nese keni arsye per te besuar qe jeni infektuar me HIV, duhet te ekzaminoheni nga nje doktor.

Si transmetohet HIV?
HIV mund te transmetohet nepermjet gjakut, spermes ose sekrecioneve vaginale te infektuara. Ai mund te transmetohet me ane te marredhenieve te pambrojtura, shkembimit te gjilperave te pista si dhe nga nena ne femije gjate shtatzenise, lindjes ose dhenies se qumeshtit. Njerezit mund te infektohen edhe me ane te transfuzioneve te gjakut. Megjithate, ne Suedi rreziku i kesaj eshte gati zero ngaqe i gjithe gjaku analizohet.

Cilat jane simptomat e HIV?
Shume prej atyre qe infektohen me HIV mbeten pa probleme per disa vjet. Megjithate, disa mund te paraqesin shenja te infeksionit te mprehte viral me ethe pas nja dy javesh, dhimbje tek qafa, lodhje, nyja te fryra te limfes dhe disa here skuqjen e lekures. Keto probleme zhduken vete. Pas nje periudhe e cila mund te zgjatet nga disa muaj ne disa vjet, i infektuari mund te perjetoje nje ose me shume nga keto probleme: nyja te fryra te limfes, infeksione mykore ne membranen me mukoze te gojes, herpes, djersitje te renda gjate nates, ethe te qendrueshme, kolla, humbje e madhe e peshes, diareja dhe lodhja problematike dhe te qendrueshme.

Qe te dyshohet diagnoza e SIDA-s, personi i infektuar me HIV duhet te infektohet me dicka qe njerezit normale dhe te shendetshem nuk e kane. Ne Suedi, me i zakonshmi eshte lloji i pneumonise qe shkaktohet nga virusi Pneumocystis carinii, ndersa ne vende ne zhvillim tuberkuloza eshte me e zakonshmja. Nje semundje tjeter qe mund t'u ngjitet atyre qe vuajne nga SIDA eshte sarkoma e Kaposit, e cila eshte nje tumor enezor ne lekure, membrana me mukoze ose njya te limfes.

Cila eshte procedura e testimit?
Qe te vertetohet nese dikush eshte i infektuar me HIV, doktori merr nje analize te zakonshme gjaku, e cila shqyrtohet ne laborator. Rezultati jepet pas afro nje jave. Testimi behet falas.

Si trajtohet HIV/SIDA?
Nuk ka aktualisht kurim per SIDA-n, por ilace te ndryshme antivirale mund te pengojne rritjen e virusit ne trup. Shumica e infeksioneve qe ndodhin gjate fazes se SIDA-s mund te trajtohen.

Po partneri im?
Partneri juaj aktual si dhe te gjithe partneret e meparshem te cilet mund te jene te infektuar duhet te ekzaminohen. Nje person i infektuar ne HIV duhet te ndjeke drejtimet e doktorit per parandalimin e infektimit te te tjereve.

Mbani mend!
Nje prezervativ siguron gjithmone mbrojtje te mire kunder HIV/SIDA-s. Megjithate, ekziston rreziku i infeksionit nga marredheniet e pambrojtura vaginale dhe anale. Ekziston gjithashtu nje rrezik nese sperma ose sekrecionet vaginale futen ne goje.


Sifilisi
Sifilisi, i cili mund te kete shume simptoma te ashpra, shkaktohet nga bakteret. Sot kjo semundje eshte shume e pazakonte ne Suedi. Sifilisi ndodh sidomos tek njerezit qe kane patur kontakte seksuale ne Azine Juglindore, Evropen Lindore, Afrike ose ne qytetet e SHBA-se dhe te Evropes. Nese keni arsye per te besuar qe keni sifilis, duhet te kerkoni ekzaminim nga nje doktor.

Si transmetohet sifilisi?
Sifilisi transmetohet kryesisht me ane te marredhenieve seksuale, por edhe disa kontakte te tjera shume intime mund te transmetojne bakteret, p.sh. te puthurit me nje ulcere sifilisi rreth gojes. Edhe gjaku mund te transmetoje kete infeksion.

Cilat jane simptomat e sifilisit?
Sifilisi fillon me nje ose me shume ulcera te forta, te padhimbshme, te mbushura me leng, 1-4 jave pas infektimit ne ate vend ku bakteret kane hyre ne trup. Ne rast se ulcera ndodhet ne vagine ose zorren e trashe, ne disa raste ajo zbulohet vetem me veshtiresi. Pa trajtim, ulcera zhduket pas 3-6 javesh, por bakteret mbeten ne trup. 1-3 muaj pas infektimit, semundja do te shfaqet perseri si pucrra mbi lekure. Simptoma te tjera perfshijne ethet, krupa, lodhja, dhimbja tek nyjat dhe renia e flokeve. Atehere semundja mund te mos shfaqe me simptoma, dhe te shfaqet perseri vetem pas disa vjetesh.

Cila eshte procedura e testimit?
Ne qofte se lengu po del nga ulcera, nje moster mund te ekzaminohet nen mikroskop. Sifilisi mund te zbulohet edhe gjate nje analize gjaku por vetem disa jave pas infektimit.

Si trajtohet sifilisi?
Sifilisi mund te kurohet me injeksione peniciline gjate 10-20 ditesh. Pas trajtimit, kontrollet perseriten per te pakten nje vit tjeter. Testimi dhe trajtimi behen falas.

Po partneri im?
Partneri juaj aktual si dhe te gjithe partneret e meparshem te cilet mund te jene te infektuar duhet te ekzaminohen dhe te trajtohen ne rast nevoje. Gjate periudhes se trajtimit ndalohen marredheniet, si dhe para ekzaminimit dhe trajtimit te partnerit tuaj. Nje person i infektuar duhet te ndjeke drejtimet e doktorit per parandalimin e infektimit te te tjereve.

Cilat semundje dytesore mund te shkaktoje sifilisi?
Kjo semundje eshte shume e rende. Per shembull, ne rast se sifilisi mbetet i patrajtuar, ai mund t'i beje dem trurit dhe zemres. Nje grua me sifilis e cila mbetet shtatzene mund t'ia transferoje bakteret fetusit nepermjet shtratit. Fetusi atehere mund te demtohet rende. Nje nga problemet e sifilisit eshte fakti qe infeksioni mund te mos zbulohet gjate fazave te tij te para.

Mbani mend!
Nese gjeni ulcera ne zonen gjenitale, mos u perpiqni t'i trajtoni vete, por kerkoni menjehere keshillen e nje doktori. Mbani mend gjithashtu qe nje prezervativ siguron gjithmone mbrojtje te mire kunder sifilisit.

Per abortin
Ky informacion eshte kontrolluar per saktesine nga Dr Lotti Helström, gjinekologe konsulente prane Spitalit Karolinska, Stokholm.

Asnjehere, nje vendim i lehte
ceshtja e mbarimit te shtatzenise ka shqetesuar njerezit qe nga fillimi i kohes. Aborti, fjale kjo e cila vjen nga fjala latinisht per lindjen e parakohshme, eshte debatuar ne cdo kulture ‚?? nga Kisha, nga profesioni mjekesor si dhe avokatet dhe gjykatesit ne teresi.
Ne Suedi, nen legjislacionin qe hyri ne fuqi ne vitin 1975, aborti pas kerkeses lejohet deri ne fund te javes se 18-te te shtatzenise. Ky legjislacion thote qe vendimin e fundit duhet ta marre gruaja, dhe askush tjeter. Ajo eshte pergjegjese per trupin e saj si dhe per te ardhmen e saj.
Aborti eshte e drejta e gruas, dhe ajo nuk eshte e detyruar te paraqese arsye ose te mbroje vendimin e saj per nje abort.
Aftesia per te ngjizur, mbartur dhe lindur femije eshte nje force e fuqishme dhe e qenesishme, ku perfshihen edhe emocione te forta. Vendimi per te vazhduar ose per t'i dhene fund nje shtatzenie ka te beje me individet dhe shkencetaret ne shume nivele: ato emocionale dhe etike, teknike dhe mjekesore.
Nje vendim me nenkuptime kaq te thella per ekzistencen ‚?? ku kufiri midis jetes dhe vdekjes duket kaq qarte ‚?? nuk eshte kurre nje vendim i lehte.
Vete legjislacioni nuk e ben vendimin aspak me te lehte per gruan individuale. Ajo ka nevoje per ndihme dhe mbeshtetje. Kujt duhet t'i drejtohet ajo? Si kryhet aborti? Cilat jane nenkuptimet e vendimit te saj?
Gruaja me te shoqin duhet te kete ne dispozicion keshillues me pervoje te cilet do t'u japin pergjigje pyetjeve te tyre dhe do te bisedojne me ta per kete ceshtje.
Ky informacion synon t'u jape grave individuale njefare baze kur ato perballen me vendimin per te mbaruar ose vazhduar shtatzenine


Mbrojtja e mire

"Me mire te besh dashuri pa femije sesa femije pa dashuri." Ky deklarim, sot nuk eshte aspak i debatuar, por para me pak se 90 vjetesh, ai mjaftonte per te futur ne burg deklaruesin, Hinke Bergegren. Cili ka qene krimi i tij? Lartesimi i prezervativave si arme kunder varferise, semundjes dhe shtypjes. (Ligji Suedez qe ndalonte botimin e informacionit per prezervativat nga viti 1911 deri 1938 njihej si Lex Hinke.)
Para nje qind vjetesh, varferia ishte ende e perhapur. Puna e rende e krahut, mungesa e ushqimit dhe e gjumit, familjet e medha si dhe kushtet e ngushta te banimit ishin qe te gjitha pjese te jetes se perditshme per nje pjese te madhe te popullsise Suedeze. Shendeti i dobet ishte shume i perhapur dhe ritmet e vdekshmerise ishin te larta, sidomos mes grave me barre, grave kur lindnin dhe foshnjave te sapolindura. Semundjet seksualisht te transmetuara perhapeshin pa permbajtje neper Evrope, dhe Suedia nuk perjashtohej prej kesaj. Ne keto rrethana, ekzistonte nje nevoje urgjente per edukimin e publikut ne lidhje me shendetin seksual.
Nismetaret e edukimit seksual pane mundesine qe individet te fillonin te komandonin shendetin e tyre seksual, duke zgjedhur se sa femije do te lindnin dhe duke ditur se si te parandalonin infeksionet. Ne vitin 1933 nje militante e perkushtuar e quajtur Elise Ottesen Jensen u bashkua me disa doktore dhe shoqata profesionale per te krijuar RFSU (Shoqaten Suedeze per Edukimin Seksual), e cila punoi per te perhapur kontraceptimin, edukimin seksual neper shkolla, abortin sipas deshires dhe legalizimin e homoseksualitetit.
Qysh atehere, jane perhapur forma te reja kontraceptimi dhe njohuri te permiresuara te metodave me te vjetra. Koncepti baze i edukimit per shendetin ne lidhje ne riprodhimin mbetet i njejte dhe i pandryshuar: t'u jepet njerezve njohuria per te zgjedhur ate lloj kontraceptimi qe u pershtatet atyre me se miri.
Njerezit e ndryshem kane nevoja te ndryshme. Kontraceptimi synon te parandaloje shtatzenine e padashur dhe abortin e mundshem, si dhe per te bere marredheniet intime me te sigurta ‚?? duke siguruar mbrojtje kunder infeksioneve seksualisht te transmetuara (ISTs) dhe duke ruajtur pjellorine dhe oreksin seksual. Zgjidhja me e mire ndryshon sipas individit dhe situates perkatese.
Asnje kontraceptiv nuk eshte 100 per qind i sigurt, por cdo metode eshte me e sigurt sesa mungesa e kontraceptimit. Disahere nje kombinim metodash eshte zgjidhja me e mire.
Kjo librushke pershkruan format e kontraceptimit qe disponohen aktualisht ne Suedi, bashke me anet e tyre pozitive dhe negative.

Pavaresisht nga lloji i kontraceptimit qe ju perdorni, duhet ta trajtoni partnerin tuaj me dashuri dhe respekt.



Fekondimi
Nje burre prodhon sperma (qeliza mashkullore riprodhuese) per pjesen me te madhe te jetes se tij pasi te kete arritur pjekurine seksuale. Spermat krijohen ne testikujt e burrit, brenda qeses se tyre. Testikujt prodhojne gjithashtu edhe hormonin seksual mashkullor, te quajtur testosterone, nje steroide anabolike e dobet e cila nevojitet per krijimin e spermave. Lloje te ndryshme steroidash anabolike gjenden natyrisht ne trup. Marrja e steroidave anabolike shtesa mund te ngaterroje prodhimin e testosterones dhe me ne fund edhe te spermes. Rreth 150 miliona sperma krijohen cdo dite, dhe duan me shume se dy muaj per t'u zhvilluar plotesisht. Ato lene testikujt permes kanalit ‚??vas deferens' dhe perzihen me lengun seminal i cili prodhohet ne gjendren prostate dhe ne kanalet e spermes. Nje derdhje e vetme permban zakonisht disa qindra miliona sperma. Sperma mnud te jetoje ne tubat fallopiane te gruas deri pese dite. Kur te ndodhe fekondimi, sperma e burrit bashkohet me qelizen e vezes te gruas.

Nje grua lind me qindra mijera qeliza veze nene. Gjate jetes se saj nuk krijohen te tjera. Keto qeliza shume te vogla mbahen ne vezoret, te cilat ndodhen ne fund te legenit, secila ne njeren ane te mitres. Mitra e ka trajten si te nje dardhe te kthyer permbys. Pjesa me e poshtme, qafa e mitres, mund te ndihet ne maje te vagines. Pjesa e siperme e mitres eshte e lidhur me vezoret me ane te dy tubave fallopiane.
Kur gruaja te kete arritur pjekurine seksuale, nje veze piqet zakonisht cdo muaj dhe leshohet prej nje nga vezoret. Procesi i ovulimit (leshimit te vezes) drejtohet nga hormonet. Grate kane dy hormone seksuale, estrogjenen dhe progjestogjenen, te cilat prodhohen ne vezore. Veza merret nga nje prej tubave fallopiane, i cili e con drejt mitres. Veza jeton vetem 24 ore. Ne rast se nuk pllenohet, niveli i progjestogjenes bie ne menyre drastike pas dy javesh, duke shkaktuar gjakosjen ‚?? menstruacionin ‚?? nga mitra.

Kur burri derdh sperme gjate marredhenieve seksuale, spermat arrijne shpejt tubat fallopiane nepermjet vagines dhe mitres. Spermat mund te mbeten ne mitren dhe/ose tubat fallopiane per tre deri pese dite. Ne rast se gruaja leshon nje veze gjate kesaj kohe, veza mund te pllenohet. Prandaj fekondimi mund te ndodhe menjehere ose deri disa dite pas marredhenieve seksuale. Fekondimi ndodh zakonisht ne tub fallopian. Atehere veza e pllenuar cohet poshte, drejt mitres, ku ajo ngulitet rreth nje jave pas pllenimit. Pas pllenimit te vezes, gruaja nuk ka me gjakra, sepse atehere trupi i saj vazhdon te prodhoje progjestogjene.
Vini re qe leshimi i vezes ndodh dy jave para gjakrave, dhe jo nje periudhe te caktuar kohe pas gjakrave te meparshme te gruas. Prandaj, ne qofte se ju keni nje cikel te parregullt, eshte e pamundur te parashikoni se kur do te leshoni prape veze.


Probleme specifike per burrat
Nxjerrjet nga uretra, nganjehere bashke me nje ndjenje djegese gjate urinimit, mund te shkaktohen nga: Klamidia, gonorreja, kondiloma tek uretra, trikomonas, ulcerat e urdhjes tek uretra, skuqja nen lafshen e penisit, skuqja e prostates ose cistiti.

Ndjenja qe kruhet tek organet gjenitale ose rreth tyre mund te shkaktohet nga: Kondiloma, morrat gjenitale, zgjebja, ndonje infeksion mykor ose ekzema.

Ulcerat tek organet gjenitale ose rreth tyre mund te shkaktohen nga: Kondiloma e sheshte, urdhja, sifilisi, skuqja e lafshes, gerryerja gjate marredhenieve seksuale, masturbimi ose rrobat shume te ngushta.

Ndryshimet si lytha tek organet gjenitale ose rreth tyre mund te shkaktohen nga: Kondiloma ose molluskumi (nje semundje virale e lekures me njolla ngjyre roze).

Dhimbja ne zonen gjenitale ose ne kurriz mund te jete simptome e:
Skuqjes se epididimit te shkaktuar nga klamidia ose gonorreja e pamjekuar. Dhimbja mund te shkaktohet edhe nga skuqja e prostates.

Problemet e zorres se trashe si p.sh. kur kruhet, gjakosja dhe nxjerrjet mund te shkaktohen nga:
eczema, hemorroidet, kondiloma, klamidia, urdhja, gonorreja ose sifilisi.

Gonorreja
Infeksionet e gonorrese shkaktohen nga bakteret, te cilat demtojne membranen me mukoze te uretres si dhe ate te qafes se mitres. Mund te preken edhe gryka dhe zorra e trashe. Sot ne Suedi zbulohen vetem pak raste, por numri i tyre eshte rritur keto vite te fundit. Shume prej atyre qe kane vuajtur nga gonorreja ne Suedi infektohen ne vende te tjera. Nese keni arsye per te besuar qe keni gonorre, ju duhet te kerkoni ekzaminim nga nje doktor.

Si transmetohet gonorreja?
Gonorreja transmetohet me ane te marredhenieve vaginale, anale si dhe gojore.

Cilat jane simptomat e gonorrese?
Burrat dhe grate nxjerrin nje leng jeshil verdhosh nga uretra dhe mund te ndiejne djegie gjate urinimit. Grate mund te perjetojne edhe nxjerrje me gjak. Simptomat shfaqen zakonisht 3-5 dite pas infektimit. Ne disa raste, shfaqja e simptomave do 20 dite. Disa njerez nuk paraqesin asnje simptome.

Cila eshte procedura e testimit?
Nje moster merret me nje shtupe pambuku nga uretra dhe qafa e mitres, nganjehere edhe nga gryka dhe zorra e trashe. Disa doktore mund te jene ne gjendje t'ju tregojne menjehere nese jeni i infektuar, megjithate, me zakonisht do t'ju duhet te prisni disa dite. Ndalohen marredheniet intime deri sa te kryhet nje diagnoze e sakte, edhe partneri juaj nuk duhet te beje marredhenie para se te ekzaminohet.

Si mjekohet gonorreja?
Shume nga bakteret e gonorrese te cilat ndodhin ne Suedi mund te trajtohen me peniciline. Megjithate, shpeshhere gjenden baktere te qendrueshme. Ne kete rast duhen perdorur lloje te ndryshme antibiotikash. Nje moster e re merret 1-2 jave pas mbarimit te trajtimit per te pare nese infeksioni eshte zhdukur. Testimi dhe trajtimi behen falas.

Po partneri im?
Partneri juaj aktual si dhe te gjithe partneret e meparshem te cilet mund te jene te infektuar duhet te ekzaminohen dhe te trajtohen ne rast nevoje. Gjate periudhes se trajtimit ndalohen marredheniet. Nje person i infektuar duhet te ndjeke drejtimet e doktorit per parandalimin e infektimit te te tjereve.

Cilat semundje dytesore mund te shkaktoje gonorreja?
Gonorreja e patrajtuar mund te shkaktoje skuqjen e tubave fallopiane tek grate. Burrat mund te vuajne nga skuqja e epididimit dhe/ose gjendres prostate. Kjo semundje mund te coje ne shterpesi tek te dyja sekset.

Mbani mend!
Tregojani doktorit nese jeni infektuar jashte shtetit ose nga dikush i cili ka qene jashte shtetit kohet e fundit. Kjo ndihmon ne sigurimin e trajtimit te duhur per ju. Mbani mend gjithashtu edhe qe nje prezervativ ju siguron gjithmone mbrojtje te mire kunder gonorrese.

Klamidia
E shkaktuar nga bakteret, klamidia mund te shkaktoje infeksione te dhimbshme ne zonen gjenitale. Kjo semundje eshte nje nga infeksionet seksualisht te transmetuara me te zakonshme tek burrat dhe grate nen moshen 25. Nese keni arsye per te besuar qe keni nje infeksion me klamidia, ju duhet te kerkoni nje ekzaminim nga doktori.

Si transmetohet klamidia?
Klamidia transmetohet zakonisht gjate marredhenieve vaginale ose anale, por ajo mund te transmetohet edhe nepermjet marredhenieve gojore.

Cilat jane simptomat e klamidias?
1) Bakteret shumezohen aktivisht. 3-20 dite pas infektimit, ju mund te keni probleme te tilla si nxjerrjet dhe djegia gjate urinimit.
2) Bakteret shumezohen dhe shkaktojne shume pak probleme. Gjysma prej te gjithe te infektuarve kane kaq pak probleme saqe nuk shohin asnje nevoje per te vizituar doktorin. Sidoqofte, edhe nese nuk keni simptoma, perseri mund te infektoni te tjeret.
3) Bakteret shumezohen ngadale dhe nuk shkaktojne probleme. Ne disa raste bakteret nuk zbulohen fare gjate testimit por mund te jene "te fjetura" per disa vjet. Megjithate, ka arsye te ndryshme pse bakteret mund te fillojne papritur te shumezohen me shpejt dhe te sjellin probleme.

Cila eshte procedura e testimit?
Qe te percaktoje nese dikush eshte i infektuar me klamidia, doktori merr nje moster nga qafa e mitres dhe nganjehere edhe nga uretra dhe zorra e trashe me shtupe pambuku. Edhe nje moster urine mund te perdoret. Pas pak ditesh, pacientit i tregohet nese eshte i infektuar apo jo.

Si trajtohet klamidia?
Klamidia trajtohet me antibiotika. Doktori mund t'i kerkoje pacientit te kthehet per nje kontroll te radhes. Testimi dhe mjekimi jepen falas qe te dy.

Po partneri im?
Partneri juaj aktual si dhe partneret e meparshem qe mund te jene te infektuar duhet te ekzaminohen dhe te mjekohen ne rast nevoje. Hiqni dore nga marredheniet intime gjate periudhes se mjekimit. Nje person i infektuar duhet te ndjeke drejtimet e doktorit qe te parandalohet infektimi i te tjereve.

Cilat semundje dytesore mund te shkaktoje klamidia?
Klamidia e patrajtuar eshte shkaku me i zakonshem i skuqjes se tubave fallopiane. Ne rastin me te keq, ajo mund te coje ne shterpesine e femres. Ne raste te tjera, tubat fallopiane mund te jene te demtuara mjaft sa te rritet rreziku i shtatzenise ektopike (d.m.th. ne tub dhe jo ne miter). Nje grua shtatzene me klamidia mund te infektoje femijen e saj gjate lindjes. Atehere femija mund te vuaje nga skuqja e syve ose e mushkerive, dhe te mbarte rrezikun e astmes me vone ne jete.

Tek meshkujt, kjo semundje mund te shkaktoje skuqjen e epididimit me simptoma te tilla si p.sh. ndjeshmeria e tepert ose dhimbja dhe fryrja e mprehte tek gjysma e infektuar e qeses se testikujve. Ne disa raste te rralla mund te ndodhe ndjenja e presionit ne zonen gjenitale si dhe ethet. Klamidia mund te shkaktoje edhe skuqjen e syve, zakonisht nga njeri sy.

Mbani mend!
Klamidia ka shpeshhere shume pak simptoma, nganjehere asnje simptome. Perdorimi i prezervativit eshte nje menyre e efektshme e mbrojtjes kunder infeksionit.

Urdhja
Urdhja shkaktohet nga nje virus dhe shfaqet si fshika dhe ulcera ne lekure ose membrana me mukoze. Virusi gjendet ne dy forma. Njera forme shfaqet shpesh tek buzet (forma 1). Forma tjeter shfaqet kryesisht tek organet gjenitale (forma 2). Virusi i formes 2 eshte aktualisht nje shkak i zakonshem i infeksioneve gjenitale. Ne fakt infeksioni eshte shume i zakonshem, dhe rreth 75% e te gjithe atyre qe jane te infektuar me urdhje nuk paraqesin simptoma, ndonese ata mund te infektojne te tjeret.

Si transmetohet?
Te dyja format transmetohen njesoj, nepermjet lengut ne fshika. Kontakti i ngushte si p.sh. te puthurit dhe marredheniet intime eshte menyra me e zakonshme e transmetimit dhe duhet te shmanget nese shfaqen fshikat. Urdhja tek buzet mund te transmetohet ne organet gjenitale nepermjet puthjes dhe urdhja gjenitale mund te transmetohet ne buzet ne te njejten menyre (ndonese kjo eshte e pazakonte).

Cilat jane simptomat e urdhjes?
Urdhja fillon me nje njolle te vogel qe krijon nevojen per t'u kruajtur. Pastaj fshikeza te vogla te mbushura me leng krijohen dhe plasin shpejt, duke lene ulcera te mbushura me leng. Ne rastin e infektimit per here te pare, personi mund te kete edhe ethe dhe ndjeshmeri tek nyjat e limfes. Ulcerat shfaqen zakonisht brenda dy javesh pas infektimit dhe zhduken pa mjekim pas rreth 3 javesh. Pas infektimit, infeksioni mbetet i fjetur ne trup, d.m.th. ai mund te shfaqet perseri pas intervaleve te ndryshme kohe.

Cila eshte procedura e testimit?
Disa here fshikezat mund te shihen pa mikroskop. Qe te sigurohet nje diagnoze e sakte, nje moster merret direkt nga fshikeza dhe ekzaminohet ne laborator. Nje analize gjaku mund te percaktoje nese jeni duke mbartur kete virus.

Si trajtohet urdhja?
Nuk ka aktualisht kurim per urdhjen. Megjithate, disa trajtime mund te zbusin simptomat dhe te ulin problemet qe shkakton infeksioni. Njerezit qe vuajne nga shfaqje te shpeshta dhe te renda mund t'i parandaloje me ane te mjekimit te perditshem. Ndonese ulcerat zhduken vete, eshte e rendesishme qe ato te mbahen te pastra.

Po partneri im?
Infektimi behet vetem nje here ne jete, dhe nje partner i cili eshte infektuar qe me pare nuk preket nga shfaqja e infeksionit tek ju. Ne rast se fshikezat shfaqen perseri, rreziku i infeksionit eshte i larte gjate diteve te para por bie ndersa ulcerat zhduken vete. Prandaj, nje prezervativ duhet te perdoret gjate marredhenieve intime gjate kohes qe ulcerat po sherohen vete. Ka rendesi gjithashtu te mesoni te njihni fillimin e nje shfaqjeje te re (kruajtja-djegia dhe pastaj skuqja, fryrja dhe krijimi i fshikezave) qe te hiqni dore nga marredheniet intime dhe te ulni rrezikun e transmetimit te infeksionit.

Cilat semundje dytesore mund te shkaktoje urdhja?
Nje grua shtatzene me fshikezat e urdhjes ne zonen gjenitale mund t'i transferoje foshnjes, gjate lindjes, nje infeksion qe ia kercenon jeten. Kjo eshte teper i rralle, por per shmangien e rrezikut, disa gra zgjedhin te lindin me prerje cezariane.

Mbani mend!
Grate shtatzena te cilat kane urdhje qe shfaqet here pas here duhet te njoftojne mamine dhe doktorin e tyre per kete.

Kondiloma (lythat gjenitale)
Kondiloma shkaktohet nga nje virus i cili krijon lytha me ngjyre roze te zbehte ose ngjyre lekure. Ata mund te identifikohen kollaj kur jane te ngritur, me lob dhe rriten tufa-tufa. Megjithate, lythat mund te jene edhe te vegjel, te sheshte dhe te padukshem pa mikroskop. Ky infeksion eshte shume i perhapur.

Si transmetohet kondiloma?
Kondiloma transmetohet kryesisht nepermjet marredhenieve intime. Ajo mund te transmetohet edhe nepermjet perkedheljes intime dhe kontakteve te tjera seksuale.

Cilat jane simptomat e kondilomes?
Ne shumicen e rasteve, kondiloma nuk shfaq simptoma, por tek burrat dhe grate kondiloma mund te shkaktoje kruarjen, djegien, nxjerrjet, gjakosje te lehte, carjen e lekures si dhe infeksione gjenitale. Lythat mund edhe te formohen gjithashtu rreth dhe brenda anusit si dhe ne zorren e trashe.

Cila eshte procedura e testimit?
Lythat e medhenj dhe me lob jane te lehte per t'u pare nga doktori pa ndihmen e mikroskopit. Ata te sheshte, te cilet shihen vetem me veshtiresi, mund te ngjyrosen gjate ekzaminimit me nje solucion i cili i ben te bardhe dhe te dukshem. Atehere doktori perdor shpeshhere nje instrument te vecante zmadhues per t'i pare lythat me qarte.

Si trajtohet kondiloma?
Lythat mund te trajtohen lehte me nje solucion te vecante. Lythat mund edhe te digjen ose te hiqen pasi ngrihen. Nese ndodhen ne siperfaqe, trajtimi me laser mund te arrije rezultate te mira. Lythat mund te kthehen pas trajtimit. Ne kete rast ju duhet te kontaktoni prape me doktorin tuaj.

Po partneri im?
Partneri juaj afatgjate duhet te kontrollohet gjithmone. Duhet te kontrollohen gjithashtu edhe ish-partneret te cilet mund te kene transmetuar infeksionin.

Cilat semundje dytesore mund te shkaktoje kondiloma?
Disa lloje te virusit qe shkakton kondilomen mund te shkaktojne ndryshime tek qelizat e qafes se mitres. Prandaj mostra te qelizave duhet te merren rregullisht nese nje grua ka kondiloma.

Mbani mend!
Perdorni gjithmone nje prezervativ nese beni marredhenie gjate mjekimit. Jo te gjithe lythat dhe njollat e ashpra ne zonen gjenitale jane kondiloma. Megjithate, ju duhet te kontaktoni gjithmone me doktorin tuaj nese beheni me rritje si lytha tek gjenitalet ose rreth tyre.

Zgjebja
Zgjebja eshte nje parazit i vogel dhe pothuaj i padukshem i cili zhbiron dhe futet ne lekure, nderzen dhe le vezet e tij ne kanalet e krijuara ne lekure. Mbushja e lekures me kete parazit shkakton nevoje per t'u kruajtur. Parazitet e zgjebes gjenden shpeshhere tek duart, sidomos midis gishtave, rreth thitheve, ne sqetulla dhe rreth gjenitaleve.

Si transmetohet zgjebja?
Zgjebja transmetohet nepermjet kontaktit te ngushte te trupave, per shembull kur njerezit flejne se bashku si dhe gjate marredhenieve seksuale.

Cilat jane simptomat e zgjebes?
Zgjebja krijon nje nevoje te forte per t'u kruajtur per rreth 2-3 jave pas infektimit. Kruajtja, e cila eshte reagim alergjik ndaj parazitit te zgjebes, eshte me keq ne mbremje dhe gjate nates.

Cila eshte procedura e testimit?
Doktori ekzaminon kanalet e zgjebes dhe nxjerr parazitet e zgjebes me gjilpere.

Si mjekohet zgjebja?
Zgjebja mjekohet me nje vaj, Tenutex, qe mund te merret pa recete, qe lyhet ne gjithe trupin pervec kokes. Kruajtja, e cila mbetet disa here madje edhe pas heqjes se paraziteve, mund te zbutet me ane te nje vaji ose melhemi te vecante.

Po partneri im?
Familjaret dhe partneri juaj duhet te ekzaminohen. Ata me te cilet flini ne nje krevat duhet te mjekohen ne te njejten kohe. Per parandalimin e riinfektimit, keshillohet mjekimi i partnerit te te infektuarit si dhe i familjareve te tjere qe kane patur kontakt te ngushte me te infektuarin.


Trikomonasi
Trikomonasi eshte nje skuqje vaginale relativisht e panjohur ne Suedi, e cila shkaktohet nga nje parazit.

Si transmetohet trikomonasi?
Trikomonasi transmetohet kryesisht nga marredheniet seksuale, por edhe disa menyra te tjera kontakti intim mund ta transmetojne parazitin.

Cilat jane simptomat e trikomonasit?

Dy te tretat e grave te cilat infektohen me trikomonasin kane nxjerrje erekeqe, zakonisht me shkume dhe nganjehere te perziera me gjak. Edhe fryrja dhe ndjenja e djegies mund te ndodhin ne zonen gjenitale. Nje e treta e te infektuarave nuk perjetojne probleme. Burrat me trikomonasin zakonisht nuk paraqesin simptoma, edhe pse jane infektues. Megjithate, problemet e uretres dhe te prostates mund te shkaktohen fale infeksionit me trikomonasin.

Cila eshte procedura e testimit?
Merren mostra te nxjerrjes ne vagine per grate dhe ne ureter per burrat dhe keto ekzaminohen nen mikroskop. Ne qofte se rezultatet nuk jane te qarta, mostrat mund te dergohen ne laborator qe te krijohet nje koloni.

Si mjekohet trikomonasi?
Trikomonasi mjekohet me kokrra antibiotike.

Po partneri im?
Edhe partneri juaj duhet gjithashtu te kontrollohet dhe te mjekohet.

Mbani mend!
Shume njerez me trikomonas kane edhe nje IST tjeter. Perdorimi i prezervativit eshte gjithnje nje menyre e efektshme e parandalimit kunder infeksionit.

Probleme specifike per grate

Ai lengu i cili nxirret zakonisht nga vagina dhe qafa e mitres eshte pa ngjyre ose i verdhe i zbehte, me ere pak te thartuar. Ne rast se lengu i qafes se mitres shtohet ose ndryshon ngjyren ose eren, kjo mund te jete shenje e nje IST (infeksion seksualisht i transmetuar).

Nxjerrjet, ngutja dhe/ose ndjenja e djegies gjate urinimit mund te shkaktohen nga:
Klamidia, gonorreja, kondiloma, ulcerat e urdhjes ne ureter, trikomonasi ose cistiti. Keto probleme mund t'i shkaktoje edhe skuqja vaginale e shkaktuar nga nje infeksion mykor ose crregullimi i flores normale bakteriale.

Ndjenja e kruajtjes/djegies tek gjenitalet ose rreth tyre mund te shkaktohet nga:
Nje infeksion mykor, kondiloma, zgjebja, morrat gjenitale, ekzema.

Ulcerat tek gjenitalet ose rreth tyre mund te shkaktohen nga:
Kondiloma e sheshte, urdhja, sifilisi dhe gerryerja gjate marredhenieve seksuale, masturbimit ose rrobave shume te ngushta.

Ndryshime si lytha tek gjenitalet ose rreth tyre mund te shkaktohen nga:
Kondiloma ose molluskumi.

Dhimbja ne zonen gjenitale mund te shkaktohet nga:
Skuqja e vagines, skuqja e mitres ose e tubave fallopiane, e cila nga ana e saj mund te shkaktohet nga klamidia, gonorreja ose baktere te tjera.

Gjakosja ndermenstruale mund te shkaktohet nga:crregullimet hormonale, infeksionet si p.sh. klamidia ose gonorreja, sidomos nese gjakosjes i paraprin nxjerrja dhe dhimbja.

Problemet e zorres se trashe si kur te kruhet, gjakosja dhe nxjerrjet mund te shkaktohen nga:
Ekzema, hemorroidet, kondiloma, klamidia, urdhja, gonorreja ose sifilisi.


Hepatiti B
Hepatiti B eshte nje virus i cili njihet gjithashtu si te verdhet ngjitese. Nese keni arsye per te besuar qe jeni infektuar me Hepatitin B, duhet te ekzaminoheni nga nje doktor.

Si transmetohet Hepatiti B?
Hepatiti B mund te transmetohet me ane te gjakut dhe lengjeve te trupit. Kjo mund te ndodhe nepermjet kontaktit seksual ose gjilperave qe perdoren nga nje person i infektuar me Hepatitin B. Infektimi mund te behet edhe nepermjet transfuzioneve te gjakut. Sidoqofte, rreziku i kesaj ne Suedi eshte gati zero ngaqe i gjithe gjaku analizohet.

Cilat jane simptomat e Hepatitit B?
Hepatiti B shkakton lodhje, kruajtje ne te gjithe trupin, zverdhjen e te bardhave te syve dhe humbjen e oreksit. Kjo semundje mund te shkaktoje edhe demtim te perhershem te melcise. Simptomat e para shfaqen zakonisht 2-6 jave pas infektimit.

Cila eshte procedura e testimit?
Qe te shohe nese dikush eshte i infektuar me Hepatitin B, doktori merr nje moster gjaku nga krahu. Mostra e gjakut mund te ndihmoje edhe per te percaktuar nese melcia eshte demtuar nga semundja.

Si trajtohet Hepatiti B?
Nuk ka kurim per Hepatitin B. Semundja zhduket vete zakonisht pas disa muajsh. Pas kesaj, nuk ka me rrezik infektimit per te tjeret.

Po partneri im?
Partneri juaj afatgjate mund te mbrohet nepermjet vaksinimit. Ne rast se behen kontakte te tjera seksuale, nje prezervativ duhet te perdoret. Nje person i infektuar duhet te ndjeke drejtimet e doktorit qe te parandalohet infektimi i te tjereve. Partneri juaj aktual si dhe te gjithe partneret e meparshem te cilet mund te jene te infektuar duhet te ekzaminohen dhe te trajtohen ne rast nevoje.

Cilat semundje dytesore mund te shkaktoje Hepatiti B?
Kjo semundje nuk zhduket vete tek nje numer i vogel te infektuarish. Ne kete rast, personi vazhdon te jete infektues gjate gjithe jetes. Nje femije qe i lind nje nene te infektuar mund t'i jepet nje vaksine kunder semundjes. Sot ka nje vaksine per te parandaluar Hepatitin B.

Mbani mend!
Nje prezervativ siguron gjithmone mbrojtje te mire kunder Hepatitit B.

stilisti
09-06-2006, 19:41
Dashuria eshte nje dhurarate qe Zoti u fali njerezve te kenaqen nen qiell. Ajo eshte nje nyje mendafshi eshte nje rreth floriri qe lidh zemren me zemren dhe shpirtin me shpirtin.

Dashuri eshte nje dhurate qe Zoti u fali njerezve te kenaqen nen qiell.ajo eshte nje nyje mendafshi eshte nje rreth floriri qe lidh zemren me zemren dhe shpirtin me shpirtin STILISTi

lepurush
20-10-2006, 14:28
Po Jonisa jane informacione qe secili nga ne duhet ti dije.