PDA

Versioni Origjinal : Embelsira - Desserts



Qershija
02-05-2003, 01:44
Ju lutemi antarve te forumit qe kush din cdo lloj te embelsirave te shkruaje ne kete teme:O

_B-A-D_B-O-Y_
04-05-2003, 18:17
Kabuni me rrush te thate
----------------------------------

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpe, pastaj shtohet leng mishi (mundesisht dashi) ose uje, rrush i thate (shpelahet me pare me uje te vaket), pak kripe dhe vihet te zieje. Kur eshte thithur pothuajse i gjithe lengu dhe ne siperfaqe jane krijuar vrima, hiqet nga zjarri, perzihet me sheqer, kanelle e karafil te bluar. E mbulojme me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet ne forma ose filxhane dhe pastaj permbyset. Per kabuni masa e orizit dhe e lengut merret si per pilaf te zakonshem: 1 kg oriz me 2 litra uje.

_B-A-D_B-O-Y_
04-05-2003, 18:17
Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezet pjese-pjese duke i rrahur vazdimisht dhe ne fund hidhet mielli i perzier me sode. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen ne tave te lyer me yndyre. Lihet te piqet per 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur te vlohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qe sherbeti te mos i hidhet i nxehte pasi sheqerparet qullosen.

_B-A-D_B-O-Y_
04-05-2003, 18:19
Ne nje ene perzihen mire vezet sheqeri, mjalti, gjalpi dhe ne fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i perzier me sode. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me veze, behen disa vija me pirun ne forme rombi dhe hidhet sherbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

_B-A-D_B-O-Y_
04-05-2003, 18:19
Brumi per tullumba pergatitet duke zier ne uje miell se bashku me gjalpe ose yndyre tjeter dhe pas zierjes ky brume perzihet me sasi te madhe vezesh, Per ti dhene formen tullumbave perdoret nje vegel e dhembezuar. Forma mbushet me brume dhe vihen te piqen nga te dyja anet ne zjarr te nxehte. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen ne sherbet te ftohte ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen ne pjate.

ZANA
25-07-2003, 09:25
PERSHENDETJE TE GJITHVE KISHA NJE PYETJE PER JU A DIN TE GATUANI NDONJE EMBELSIR TE MIR SE UN PER VETE I KAM SHUM MERAK, UN PAK DI PER VETE POR ME SHUM I MARR TE GATSHME...
TUNG NGA ZANA
(^)

antigona
31-07-2003, 17:48
une di me ba byrek me qep
oooooppssssssss me fal se sqenka embelsire
po nejse
te urojqe te hash sa me shum embelsira........bye..

antigona
31-07-2003, 18:01
ore pse ja ke ngjit emrin vetes bad boy
se ti nuk dukesh

stalo
29-08-2003, 12:38
Embelsiren qe me pelqejne ne familje eshte Shandakli (embelsire me mjalte).
Nqse do te dergoj receten neser me trenin e mbasdites qe niset ne mengjes.

antigona
29-08-2003, 16:28
ha ha ha ha ha ha
e ke ngaterruer
me trenin e mbasdites qe niset
neser ne mengjes mii
as kaq se din mi goc?

unevetvetja
19-09-2003, 09:52
pastaj me sa di une i thone shendatli jo shendakli

antigona
19-09-2003, 10:02
po jo mi jo e ke ngaterruar edhe ti
se i thone shandatliejshen..

taika
20-09-2003, 22:02
mos u tallni shum me te mbase i ka vajtur mendja me te vertete per embelsirat shqiptare.megjithate dhe embelsirat e gatshme jan te shijshme eemmmm

antigona
21-09-2003, 18:42
hei ne spo tallemi
po thjesht po bejme shaka
po per sa i perket embelsirave
mua sme pelqejne fare

mshp
25-09-2003, 12:14
o shum e mire............eeemmmmmmmmmmmmm

antigona
25-09-2003, 12:23
he he he po te pelqen eeeeeeeeeee?

AlbShkodra
18-10-2003, 06:56
Hi

Neqoftese di ndonjera te beje byrek , me trego menyren se si behen 'petet'
sepse tjerat i di ,
Kuptohet.
Me pelqen byreku por keto Anglezet nuk kane ide te gatuajne asgje pervec 'chicken & chips' ha ha ha . . . . . . .
Une e kam provuar por nuk arrita t'i bej sepse ishte shume veshtire ,
prandaj nese ke mundesi mund ta pershkruash menyren e berjes se brumit tekstualisht sic e ben ti.
Faleminderit . . .

arsimi
22-10-2003, 14:18
me te vertet tullumbat e mire

unevetvetja
22-10-2003, 14:45
heeeeeeeeeeeeeeeee
une ne fakt do desha te gatshme nje embesire
ti bad boy a e ben nje per anetare e parajses
si thoni ju te tjeret
a jeni dakort qe bad boy te pergatise dicka per ne
car doni ju

antigona
22-10-2003, 20:41
une dua eeeeeeeeeee

une dua bakllava.........

po ju te tjeret?

unevetvetja
29-10-2003, 01:40
he me flisni me dket o antigona se nuk dashka njeri qenkemi vetem
he mo ju flisni mos keni turp

unevetvetja
29-10-2003, 01:47
hahahhaaaaaaaaaaaaaaaaa albshkodra te paska kap hall i madh
ja ta them une meqenese nuk tu pergjigj njeri
mer nje sahan te madh si i themi ne hedh brenda ujin e vaket kripern soden e pastaj miellin i hedh edhe naj 3 veze te rrahura dhe pastaj i rraf e i rraf e i rraf e i rraf te gjitha bashe
por duhet te kesh parasysh si rrafesh mire she shume per kete menyra me e mire eshte se nderkohe qe e rraf brumin te kujtosh dike qe ke te merzit e te nxjeresh inatin me te duke tundur brumin
dmth ai gjuj ti gjuj ai e ti e ai e ti e keshtu me rralle deri sa te lodhesh pastaj te tjerat i di vete

Elsa
11-11-2003, 15:03
MOS HARRONI TREGONE SASIN SE ASKUSH NUK DIN A DUHET 10 APO 30 VEZ SA ARRA SA SHEQER ??

Qershija
05-08-2004, 04:32
BAKLLAVA


Brumi:
15.Ve
15.Luge ajke
15.---- vaj
15.---- qumsht
pak krip
1 maje luge sode(bakin) te bukes

Sherbeti
3 kg Sheqer
Gjysme Limani
uje 3 gota

kur te hani nje bakllava si kjo do te me uroni

Qershija
07-08-2004, 04:09
TORTe ME ARRA



1.LIT. QUMSHT,1.KG. SHEQER I VLON 2 ORE DERI SA TE TRASHEN DHE I LEN MU FTOHe....
PASTAJ NE KETA FILL E VE NJE MARGARINe,1 QOKOLLADe(qe zihet) DHE NJE TJEGULLE ARRA TE BLUARA,TANI I QETe 3 PETe ME NGA 5 VE DHE ME KETA FILL(perzierja e me siperme)I LYEN ME LENG TE QFARDOSHEM PEMESH .PER MIJE E LYEN ME SHLLAG PASTAJ VENDOS ZHELE ,LLOKUM OSE QOKOLLADE TE GRIR ME KOKOS..................


JU BEFTe MIRE !

Qershija
07-08-2004, 04:36
AKULLORE

Nevoiten :
1 kg pana, 250 g mjalte, 400 g arra, 2 luge ckollate te grire.

Rrihni panen (ne frulator) derisa te trashet ne masen e duhur dhe hidheni ne nje ene qe duron ngrirjen. Shtoni po aty mjaltin, arrat e grimcuara e cokollaten e grire dhe perziejini mire qe te perftoni nje perberje homogjene. Lereni disa ore ne ngrirje dhe sherbejeni ne kupat e akulloreve, te zbukuruar siper me arra e cokollate.

Ju befte shendet !

Qershija
28-08-2004, 06:46
-------------------------------------------------------

Qershija
28-08-2004, 06:54
************************************************** *********************

Qershija
28-08-2004, 07:07
---------------------------------------------------

Qershija
28-08-2004, 07:18
...............................

Qershija
28-08-2004, 07:27
-----------------------

Qershija
28-08-2004, 07:34
----------------------------------------------------

Qershija
28-08-2004, 07:44
............

Qershija
28-08-2004, 07:59
---------------------------------------------------------------

Qershija
28-08-2004, 08:02
---------------------------------------------------

Ervini79
08-10-2004, 16:46
eeee moj qershia shume te mira keto embelsira

AdligA
18-10-2004, 09:58
po pse me keto do ushqehemi ne?
D_B[O]Y_']Kabuni me rrush te thate
----------------------------------
Sa mire kur na gatuajne djemte .u bene dhe djemte shqiptare moderna .O vdeksha une per ty BAD BOY :razz:
Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpe, pastaj shtohet leng mishi (mundesisht dashi) ose uje, rrush i thate (shpelahet me pare me uje te vaket), pak kripe dhe vihet te zieje. Kur eshte thithur pothuajse i gjithe lengu dhe ne siperfaqe jane krijuar vrima, hiqet nga zjarri, perzihet me sheqer, kanelle e karafil te bluar. E mbulojme me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet ne forma ose filxhane dhe pastaj permbyset. Per kabuni masa e orizit dhe e lengut merret si per pilaf te zakonshem: 1 kg oriz me 2 litra uje.

Qershija
28-11-2004, 11:45
Torte "Bajadera"


Nevojiten:

2 gota uje
2 gota sheqer
1 margarine(gjalp)
200 gr.keksa te bluar
200 gr.arra te bluara
3 luge (gjelle) kakao
1 qokollade qe zihet

Ujin bashk me sheqer e vlon deri sa te vloje shume mire.Ne nje ene tjeter i vendos keksat,arrat dhe margarinen dhe i perzien bashke.Mandej ne ate ene vendosim ujin me sheqer qe ishin duke vluar dhe keto i perziejme mire.Pasi ti kemi perzier mire i ndajme ne dy pjese njeres pjese ja vendosim kakaon e tjetren e leme ashtu siq eshte.Ne nje tepsi vendosim nje here pjesen pa kakao tani ate me kakao dhe ne fund e lyejm me qokollade qe zihet.Dhe e leme keshtu per disa ore.
Tortja duhet ta kete formen e rollades.

Ju befte mire

Edra71
08-12-2004, 01:43
Biskota me gjalpe dhe mjalt

250 gr. miell
250 gr. sheqer i holle
250 gr. gjalp
3 luge gjelle mjalt
2 veze
Gjalpin duhet ta kemi te shkrire ne gjendje si pomade.E hedhim gjalpin ne nje nje ene pak te madhe shtojme mjaltin dhe i perziejme mire. Shtojme sheqerin dhe nje veze dhe vazhdojme ti trazojme .
IShtojme miellin (rezervojme shume pak miell)dhe e punojme perzierjen me duar. Mbasi behet brum e mbulojme enen me nje pecete te paster dhe e fusim ne frigorifer qe te forcohet pak (e shohim vete a eshte e arsyeshme ).
Nxjerrim brumin nga frigoriferi. Sperkasim me miell siperfaqen e nje tavoline dhe e hapin burimin si pete (sa trashesia e gjysem gishti). Mbasi e bejme pete presim biskotat ne format qe duam .
Mbi nje tave furri vendosim leter furri dhe i vendosim biskotat. Rrahim vezen tjeter dhe i lyejme biskotat nga siper dhe i fusim te piqen ne furre 200ºC per 12 minuta .

Qershija
08-12-2004, 01:46
Biskota me gjalpe dhe mjalt

250 gr. miell
250 gr. sheqer i holle
250 gr. gjalp
3 luge gjelle mjalt
2 veze
Gjalpin duhet ta kemi te shkrire ne gjendje si pomade.E hedhim gjalpin ne nje nje ene pak te madhe shtojme mjaltin dhe i perziejme mire. Shtojme sheqerin dhe nje veze dhe vazhdojme ti trazojme .
IShtojme miellin (rezervojme shume pak miell)dhe e punojme perzierjen me duar. Mbasi behet brum e mbulojme enen me nje pecete te paster dhe e fusim ne frigorifer qe te forcohet pak (e shohim vete a eshte e arsyeshme ).
Nxjerrim brumin nga frigoriferi. Sperkasim me miell siperfaqen e nje tavoline dhe e hapin burimin si pete (sa trashesia e gjysem gishti). Mbasi e bejme pete presim biskotat ne format qe duam .
Mbi nje tave furri vendosim leter furri dhe i vendosim biskotat. Rrahim vezen tjeter dhe i lyejme biskotat nga siper dhe i fusim te piqen ne furre 200ºC per 12 minuta .

Flm per reqeten edra71,do ti gatuaj sot .

Edra71
08-12-2004, 14:21
KompekajPer 25 copa :

3 filxhane caji me miell
1 filxhan me sheqer
2-3 luge gjelle me gjalpe
1 filxhan caji me arra
7 kokrra veze
1 luge gjelle me kakao

Per shurupin duhen:

3 gota uji sheqer dhe 2,5 gota me uje

Kompekaj eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave , e shtruar me 5-6 peta byreku poshte e larte.Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 min qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesija e tepsise. Tepsia lyhet me gjalpe shtrohen mbi te dy pete te sperkatura me gjalpe, mbi te cilen hidhet mbushja nga brumi pandispanjes, i perzier me arra e kakao. Mbeshtillen enet e petave mbi mbushjen dhe shtohen 2 peta te siperme edhe keto te sperkatura mire me gjalpe.Siperfaqja lyhet me te verdhat e vezeve e eshte gati per pjekje.

Per sa i perket mbushjes ajo pergatitet ne kete menyre:

Vezet rrihen me sheqer, deri sa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hedhet pak nga mielli e perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere .

Kompekaj i pjekur pritet ne copa , ne masen e deshiruar, lihet te ftohet e mbas ne te hidhet shurupi i nxehte


Sufle pjepri

1 pjeper ( jo o madh)
1/4 l.akullore sipas shijes
100 grs.luleshtrydhe
1 gote liker
3 te bardha vezesh te rrahura fort dhe ne fund me sheqer

Ndajme pjeprin ne gjysem (ne gjeresi)dhe i presim nga pak fundin ne menyre qe te qendrojne ne tavoline.
Me nje luge i heqim tulin dhe e perziejme me lueshrydhet e grira , akulloren dhe likerin.
Mbushim pjeprin (qe zbrazem nga tuli) dhe i mbulojme me te bardhen e vezeve te rrahur
I fusim ne furre pr 1-2 minuta ne 180ºC dhe e servirim.

queen1
10-12-2004, 10:52
disa torta per tadlindje te femijeve

Edra71
20-12-2004, 01:43
Qershija po nuk me the a te pelqyen biskotat me mjalte apo jo?

Qershija
20-12-2004, 14:34
Qershija po nuk me the a te pelqyen biskotat me mjalte apo jo?
ahhhhhh me fal Edra71,ishin te mrekullusheme i kam pregaditur dhe ju kan pelqyer te gjithe familjes.

Qershija
27-02-2005, 20:39
A di ndo kush te me tregoje ndonje reqet torteje me KIVI se me pelqen shume ?

Qershija
08-02-2006, 11:16
cokollate vjeneze


Perberesit:

6 kutiza cokollate
1 kg qumesht
3 te verdha veze
6 luge pana e pergatitur




Pergatitja:
Shkrijme kutizat e cokollates ne pak uje dhe pasi te kene shkrire mire, shtojme qumeshtin dhe e leme ne zjarr te ngadalte per 5 minuta. E leme te ftohet dhe me pas shtojme te verdhat e vezeve dhe i veme perseri ne zjarr. Me pas i heqim dhe shtojme panen, duke e hedhur me pas neper filxhan.

Besimdrejti
15-04-2006, 13:04
sa e embel eshte qershia a edin kuh

sa e embel eshte qershia desha te them kush e din sepse me pelqen tollumat me qershia

Besimdrejti
01-06-2006, 21:59
pershendetje te gjitheve dhe ju befshin mire embelisar

Administratori
17-08-2006, 12:42
Fruta me shllak

Nevojiten
200 gr biskota caji te therrmuara trashe
1 filxhan qershi pa berthama
1 filxhan pjeper, te prere ne copa te vogla
10 kajsi, te prera ne copa te vogla
5 pjeshke, te prera ne copa te vogla
12 luleshtrydhe
2 luge sheqer te zakonshem
leng i 1 portokalli
½ kg djathe maskarpone
1 ½ filxhan kreme qumeshti
1 filxhan kos te kulluar
½ filxhan sheqer puder
1 luge liker Amareto ose Schnapps

Vendosni ne nje ene pjeshket dhe kajsite, pudrosini me sheqerin e zakonshem dhe sperkatini me lengun e portokallit. Lerini per 1 ore dhe me pas kullojini. Ne vazhdim shtoni frutat e tjera dhe perziejini te gjitha se bashku.
Rrihni ne mikser kremen e qumeshtit dhe sheqerin puder deisa te behen kreme. Vendoseni kremen ne nje tas. Me pas rrihni ne mikser djathin, likerin dhe kosin, duke shtuar ne fund edhe kremen e qumeshtit te pergatitur ne fillim.
Ne nje tas qelqi vendosni nje shtrese biskotash caji, nje shtrese frutash dhe nje shtrese kreme. Pergatitni te njejtin proces derisa te mbarojne lendet. Nga lart zbukurojeni me luleshtrydhe. Lereni embelsiren ne frigorifer per 2 ore, para se ta servirni

Administratori
17-08-2006, 12:45
Tiramisu me djathe maskarpone

Nevojiten
12 biskota caji
500-600 gr djathe maskarpone
1 ½ filxhan kreme qumeshti
1-2 te verdha veze
1 filxhan kafe filtri me arome cokollate
4 luge liker Amareto
½ filxhan sheqer puder
1 filxhan cokollate
2 luge kakao.

Hidhni kafene e pergatitur ne nje tas dhe shtoni ½ e sasise se Amaretos. Zhytni ne te biskotat e cajit dhe ne vazhdim renditini neper tasa. Rrihni ne mikser te verdhat e vezeve me sheqerin puder, derisa te dale nje mase si shkume. Shtoni djathin maskarpone dhe sasine e mbetur te likerit Amareto. Rrihni ne mikser kremen e qumeshtit derisa te mpikset fort dhe shtojeni ne masen me maskarpone. Perzieni mire.
Shtroni kreme mbi biskotat e cajit, sperkatni me cokollate dhe mbuloni serish me kreme. Lerini tasat ne frigorifer per rreth 2 ore dhe ne vazhdim pudrosini nga lart me kakao.

Administratori
17-08-2006, 12:48
Krepa (pete tigani) me akullore

Nevojiten
300 gr miell
1 liter qumesht
2-3 veze
1 luge gjalpe
1 maje luge sheqer
1 maje luge kripe
piper te bardhe
1 luge liker

Hidhni miellin ne nje tas, hapni nje grope ne mes dhe hidhni ne te vezet, perzieni mire dhe ne vazhdim shtoni qumeshtin, likerin, piperin, kripen dhe sheqerin. Shtoni gjalpin e vaket dhe perzieni serish. Mbulojeni tasin dhe lereni per 1 ore. Pergatitja e krepave behet si me poshte: Ne nje tigan me diameter 20 cm te lyer me pak gjalpe, hedhim cdo here nga nje filxhan brume te rrjedhshem dhe e leme 1 min. ne menyre qe te marre ngjyre, duke e kthyer nga te dyja anet.
Pasi krepat te jene gati, i servirim duke vendosur ne mes nje luge akullore dhe duke i palosur. Nga lart i sperkatim me shurup frutash dhe gjethe dhjozme. Per garniture perdoren gjithashtu edhe fruta te fresketa.

Administratori
17-08-2006, 12:52
embelsire verore me fruta

Nevojiten
1 disk pandespanje
leng nga 2-3 portokaj
rreth 600 gr. fruta te stines (pjeper, banane, qershi, pjeshke etj)
400 ml kreme qumeshti
3 luge sheqer puder
liker

Per kremen e pasticerise nevojiten:
4 te verdha veze
2 doza vanilje
4 luge sheqer
1 limon
4 luge miell
350 ml qumesht
2 luge te vogla gjalpe
80 gr. kreme qumeshti

Lani limonin dhe prisni nje cope te madhe lekure. Pergatitni kremen e pasticerise duke perzier te verdhat e vezeve, sheqerin, copen e lekures se limonit, miellin, qumeshtin dhe vaniljen. Lerini ne zjarr te ngadalte qe te lidhen. Me pas shtoni gjalpin, lereni kremen te ftohet, hiqni lekuren e limonit dhe shtoni kremen e qumeshtit te rrahur.
Lageni pandespanjen me leng portokalli dhe vendoseni ne nje tas te madh. Mbulojeni me kremen a pasticerise dhe vendoseni tasin ne frigorifer, te mbuluar me leter celofan.
Nje-dy ore pasa se ta servirni embelsiren, prisni holle frutat, vendosini ne nje tas tjeter, lagini me liker, pudrosini me 2 luge sheqer dhe perziejini mire. Mbulojeni tasin me leter celofan dhe vendoseni ne frigorifer. Rrihni kremen e qumeshtit dhe hidheni ne qeske pasticerie me forme te dhembezuar ne fund, te cilen do ta vendosni edhe ate ne frigorifer. Pak para se ta servirni embelsiren, hidhni frutat ne tasin me pandispanje. Mbulojeni me kremen e rrahur te qumeshtit dhe zbukurojeni me fruta.

Administratori
17-08-2006, 13:17
Akullore me luleshtrydhe

Per 4-6 persona nevojiten:
5 veze
3 filxhane qumesht
2 ¾ filxhane sheqer
4 ½ filxhane luleshtrydhe
2 doza vanilje

Ne nje tenxhere te vogel zieni mire qumeshtin. Nderkohe, ne nje tas rrihni vezet me 1 filxhan sheqer. Shtoni pak nga pak qumeshtin e valuar ne masen me veze dhe sheqer, duke e perzier vazhdimisht. Zbrazeni te gjithe masen ne tenxhere, uleni zjarrin dhe perzieni derisa te filloje te lidhet.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni dozat e vaniljes. Lereni masen derisa te ftohet plotesisht. Pastroni luleshtrydhet, (lini 6 luleshtrydhe menjane) shtypini ne nje tas dhe perziejini me sheqerin e mbetur. Ne vazhdim hidhini ne kremen e ftohur.Vendoseni masen ne ngrirje te frigoriferit. Nxirreni cdo 20 min.dhe perziejeni, me qellim qe te thyeni kristalet e mbledhura te akullit. Servireni ne gota akulloresh duke vendosur nga lart nga nje luleshtrydhe per garniture.

Administratori
17-08-2006, 13:18
Xhelatine me fruta dhe shampanje

Nevojiten:
12 luleshtrydhe te prera ne mes
12 kokrra rush, pa berthameza
2 pjeshke te vogla, te prera ne copa te vogla
8 qershi, pa berthama
4 kajsi, te prera ne copa te vogla
1 shishe shampanje
13 fleta xhelatine ushqimore
6 qershi per garniture

Ndajini frutat e prera neper tasa. Ne nje tenxhere te vogel ngrohni 1 filxhan shampanje, po pa e zier.Njomni xhelatinen ne uje te ftohte dhe me pas treteni ne shampanjen e ngrohte. Hidheni ne nje ene ku keni vendosur pjesen e mbetur te shampanjes, perzieni pak dhe lereni te ftohet.

Hidhni ½ e sasise se zhelese ne nje forme me vrime ne mes. Shperndani ½ e sasise se frutave dhe lereni ne frigorifer qe te ngurtesohet. Ne vazhdim hidhni ½ e sasise se mbetur te zhelese, shtoni frutat e tjera dhe vendoseni formen serish ne frigorifer, per rreth 2 ore. Me pas hiqeni masen nga forma (duke e zhytur per 2 min ne nje ene me uje te nxehte). Per garniture perdorni qershi.

mundiali
12-03-2007, 08:48
Pudink me kumbulla amerikane I marrim kumbullat ( sa te deshironi ju te beni ) i ndajm ne dysh dhe me pak uj i fergojm ne tenxhere,mandej i ndrydhim me mikser te pemeve duke ia shtu pak zane ( maz shume e holl ) derisa ta shohim masen e bere si pudink,e fusim ne frigorifer,te shperndara ne en te vogla,( sipas deshire ) pasi ti nxjerrim nga frigoriferi,e pregaditum ni shllag dhe ja qesim mbi seciles en dhe mbi e zbukurojm sipas deshire ( gjat pregaditjes mund ti qesim edhe pak sheqer ) Ju befte mire

Ni krem i let dhe i shpejt, ni pudink vanille ( apo qfare deshironi ju,veq ju kisha preferu ne fillim ta provoni me pudink vanille) e pregaditni ashtu siq pregaditet normal pudinku,e qitni ne ni en pak me te fell,dhe e mbuloni qe ti zihet fryma mire dhe e futni ne frigorifer derisa te ftohet mire, ne anen tjeter merrni dy te bardhet e ves me dy lug sheqer dhe i tundni mire derisa te behet masa e qendrushme,e nxirni pudinkun nga frigoriferi i perzini te dyat bashke,veq gjat perzirjes duhet te kemi kujdes mos ti humbet forma,d m th e merzijm shum ngadal dhe masa eshte e gatshme, per servim duhet te ndahet lug luge mund ta servoni me torte ose me perime te ndryshme ju befte mire

claedy
21-03-2007, 19:33
Po lexoj shume ketu, dhe eshte shume mire qe ju te gjithe postoni gjithe keto receta gatimi.
Mirepo ene tani kam nje projekt ne universitet ketu ne angli, dhe me eshte kerkuar te konstruktoj nje restorant me kuzhine te paster tradicionale apo edhe ate bashkekohore Shqiptare.
pra jam i interesuar qe te mar sa me shume receta apo edhe njohuri per gatime te ndryshme tradicionale e te hershme shqiptare, nga te gjitha krahinat e populluara me shqiptare.
Nje interes te vecante do te kene ato gatime qe sidomos burojne nga fshati shqiptar.
E pranoj se deri me tash, nuk kam munder te shoh ndonje recete te paster gatimi shqiptare.

a mund te me ndihmoj ndokush?
faleminderit klajdi

MrKaSaNoVa
01-04-2007, 03:09
Shum faleminderit per keto receta

bonaaa
03-08-2007, 14:17
te gjitha keta receta jane shume te mire.

ju faliminderit qe me mundesuat ta vizitoj kete faqe

atirem
15-08-2007, 21:16
pershendetje

a din kush receten per brumin e pices

anilapr
28-12-2007, 12:11
Ju lutemi antarve te forumit qe kush din cdo lloj te embelsirave te shkruaje ne kete teme:O
une kam nje reqet besoj se dote ju pelqen .MARRIM 500 GR KEKSA DHE I NDAJM NE COPA TE MEDHA ME PASTAJ IA QESIM EDHE 300 GRAM ARRA TE COPTUARA JO TE BLUME .NE NJE TENGJERE TE VOGEL I QESIM 1 GOTE E GJYSEM TE UJIT QUMESHT,1 QOKOLLAD PE KUZHIN,1 GOTE E GJYSEM SHEQER DHE 1 MARGARIN TE GJITHA KETO I VLOJM DHE NE FUND I BAJM BASHK ME KESAT KETO I MBESHTJELLIN NE FORME ROLLE

TinaHG08
14-05-2008, 03:01
Nuk Di Valla....hehe :sad: