PDA

Versioni Origjinal : kuzhina shqiptare



Qershija
23-04-2003, 10:15
TORETE ZALLI

5 pudinga vanilje
300 gr kokos
300 gr arra te bluara
300 gr keksa te bluar
1.50 l qumshte
1 margarine
2 tabaka sheqer
2 shllaga te vaniles

e bene pudingat shume te trash i bene tri pete nje me kokos nje me arra nje me keksa ne fund i bene me shllag
JU BEFT MIRE

erNis
23-04-2003, 18:28
hahahaha oh my god sa e forte qe ishte :))))))) e paske doren yll per Kuzhine ti moj, pse s'thua :) ( per embelsira )
Nese une te kerkoj te me besh ndonje gjelle :) ? hehehe
Vdes per gjelle me Spinac :)))) .
Shpresoj qe te na e tregosh..jo mua, po te tjereve se une haj c'do jave :-P por keshilloji qe eshte klas ajo gjella.. ;) ciaooooooo!
PS: Heres tjeter mos harro na bej nje Kek me qershi..meqe i paske te tuat lol ;) bye tani... :)

_B-A-D_B-O-Y_
30-04-2003, 10:05
mmmm







_____________
Bad Boy For Life

antigona
31-07-2003, 17:57
qershi te lutem a po me trego mua qfar eshte shllag?

rrapatushja
21-09-2003, 18:55
moj qershi tamam si qershi qenke

AlbShkodra
18-10-2003, 06:25
Origjinali i postuar nga qershija
TORETE ZALLI

5 pudinga vanilje
300 gr kokos
300 gr arra te bluara
300 gr keksa te bluar
1.50 l qumshte
1 margarine
2 tabaka sheqer
2 shllaga te vaniles

e bene pudingat shume te trash i bene tri pete nje me kokos nje me arra nje me keksa ne fund i bene me shllag
JU BEFT MIRE
E MIRA TE GJETE .

Nje pyetje kisha :
Kur ta gatuash embelsiren mos duket si kjo ne foto ?
nese po , atehere do te gatuaj c'do dite
por ''Shllag'' sa i hedhet duhet ta sqarosh sepse nuk kam ide .

Thanx

arsimi
22-10-2003, 14:15
shume me sheqer

erNis
25-10-2003, 23:28
ahahaha arsimi e forta e shekullit kjo..beri gjith ate mundim edhe ti ja con mbrapsh..mire eshte, kot nuk i thuhet embelsire, apo deshe ti hedhnim edhe icike kripe :P

unevetvetja
26-10-2003, 00:18
Tiramisu verore...

perbersit:
1.pak qumesht
2.biskota pavesini
3.panna vegetale (duhet ta rrahesh me rrahse vezesh, qe te behet e trashe)
4.marmellata me fruta pylli
5. pluhur koko (cocco) ose ferrarello (mmmm sa e mire kjo e fundit!! une ashtu e bera dje dhe doli e mrekullueshme).

atehere, duhet ti merrni biskotat pavesini dhe ti hidhni pak tek qumshti, por jo ti besh qullse, sa te lagen pak , dhe pastaj shtrojini tek pjata/ aty ku do e beni torten dmth duke formuar keshtu nje shtrese me biskota. pastaj hidhini pannen siper pasi e keni rrahur dhe siper pannes hidhini marmellaten.pastaj perseri nje shtrese biskota-panna-dhe marmellate, kurse tek shtresa fundit biskota-panna dhe polvere di koko ose raffaello!!

futeni ne frigorifer dhe shijojeni te ftohte/te fresket!! shpresoj t'ju pelqej!! ju befte mire!!

erNis
30-10-2003, 06:57
kot kjo

unevetvetja
30-10-2003, 11:33
Embelsire me luleshtrydhe

Marrim disa peta pasta sfoglia dhe i ndajme ne katrore te vegjel 10-12 cm. Llogarisim 4-5 peta per cdo person. Pergatisim crema pasticcera (eshte shume i mire ai pluhuri i konfeksionuar qe shitet neper supermarkata, i shtojme vetem qumeshtin sipas indicazioneve). Ne nje tepsi te cilen e mbulojme me leter furre vendosim peten. E lyejme me kremin dhe siper i vendosim nje pete tjeter. Vazhdojme me kete radhitje pete - krem derisa te arrijme tek peta e 4 ose e 5, pastaj e mbulojme me luleshtrydhe, te cilat me pare i kemi lare, prere pergjysem dhe perzier me 2 luge sheqer. Vendosim tepsine ne furre per 15-20 min. pasi te jete pjekur e leme pak te ftohet para se ta servirim. Ne fund marrim disa luleshtrydhe, i frulojme dhe me lengun e tyre dekorojme pjaten ku do servirim embelsiren. Sperkatim pastaj embelsiren me pak sheqer te shtypur.

Ne vend te luleshtrydheve mund te perdoren feta pjepri, feta kiwi sipa deshires

unevetvetja
30-10-2003, 11:34
Kompekai (sipas recetes te mamit tim, qe jo per tu lavderuar por eshte e mrekullueshme! )

Perbersit:
1. 6 veze
2. 100-125 gr gjalpe
3. 6 luge gjelle miell
4. 5-6 luge gjelle sheqer
5. 1 lug kafe sode buke
6. 2 lug gjelle kakao
7. recel (preferibilmente qershie)
8. arra (sa me shume aq me mire!!)
9. 2-3 luge gjelle mjalte
10. arome (portokalli, ose cfare fruti tjeter preferoni)
11. pak kanelle

duhet te ndahen vezet, pjesa e bardhe nga pjesa e verdhe, dhe duhen rrahur. Pastaj i bashkon (e di qe do thoni"atehere pse ti ndash ne fillim?", por ja qe keshtu duhet!) . ne nje tigan shkrin pak gjalpin te cilin pastaj e hedh ne nje tas ku do hidhni edhe vezet, miellin, sheqerin, soden, mjaltin dhe aromen. Keto duhet ti terzini mire dhe me pas i ndani ne dy pjese te barabarta (ne dy tasa te ndryshem). Nje pjese i hedh kakao, e perzie mire deri sa te mari ngjyre omogjene, e hedh ne tepsi, formon nje shtrese dhe e fut ne furre per 5 minuta sa te mpikset pak. Pastaj e nxjerre nga furri, i hedh recelin (sa t'ju mbushi syrin ju), arrat dhe pak kanelle. Pastaj i hedh pjesen tjeter te brumit qe nuk eshte me kakao. Pastaj e fut ne furre me 200° per 30 min (deri sa te behet!). e nxjerr nga furri, e len 5 minuta dhe i hedh sherbetin (qe besoj e dini si behet!!).

*** ne se deshironi mund ta beni te gjithe brumin me kakao, por del me bukur dhe shijon me shume kur eshte me 2 ngjyra!!

unevetvetja
30-10-2003, 11:37
Torta al cocco.

150 gr sheqer
150 gr Cocco
150 gr gjalp
150 gram biskota (Oro saiva per ata qe jetojne ne it)

200 gram cokollate ...mundeshisht ata fondente jo ata me qumesht.

2 gota qumesht.

Icik pana.


Biskotat coptohen me dor e behen therrime therrime. I bashkon me Cocco (te cilin e kemi grire shume holle) ..ketu ne It blihet i gatshem. Ka neper qese 250 gramshe. Ju hedh sheqerin lart. Perzihen te tera bashke. Ne nje tigan hedh gjalpin pastaj tere icin qe kemi bere ja hedh brenda. Hedh edhe nje gote te vogel me qumesht.
Lihen ne zgjarr as 5 minuta.
Hiqen nga zgjarri dhe e shtrin ne nje tepsi e e lem duke u ftohur.

Nderkohe qe kjo ftohet:

Ne nje tenxhere tjeter hedhim kucullaten , nje cik pana e nje gote qumesht. I leme duke u zier deri sa te shkrihet kucullata.

Pasi jane ftohur mire te dyja ..hedhim si shtrese lart kucullaten dhe i vendosim ne frigorifer.

unevetvetja
30-10-2003, 11:41
Kompeka

Kompekaja eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave, e shtruar me 5-6 peta byreku poshte, po ashtu dhe siper.
Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet ne pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 minuta qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesia e tepsise. Tepsia lyhet me yndyre, shtrohen mbi te dy petet e sperkatura me gjalpe, mbi te cilat hidhet mbushja nga brumi pandispanje iperzier me arra te grira e kakao. Mbeshtillen anet e peteve mbi mbushjen dhe strohen 2 petat e siperme te sperkatura me gjalpe. Anet e teperta mbeshtillen nga brenda, siperfaqja lyhet me te verdha vezesh dhe piqet.
Mbushja pergatitet ne ket emenyre: vezet rrihen me sheqer derisa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hidhet pak nga pak mielli i perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere dhe hidhet ne tepsi me petet e shtruara.
Per pergatitjen e kompekajit peta e poshtme dhe e siperme mund te behet dhe nga petet e zakonshme te byrekut. Kompekaji i pjekur pritet ne copa, ftohet dhe mbi te hidhet shurup i nxehte.

unevetvetja
30-10-2003, 11:41
Krem karamel

Merret pak sheqer, hidhet ne tigan dhe vihet ne zjarr deris ate shkrihet dhe te marre ngjyre te erret, por jot e digjet. Sheqeri I karamelizuar hidhet neper forma ose ne taven me korent. Ne nje ene porcelain ose plastmasi (jo alumini) rrihen vezet me sheqer, pak e nga pak shtohet, qumesht I nxehte, duke e perzier vazhdimisht derisa te shkrihet sheqeri. Ne fund shtohet vanilje ose cipe limoni dhe sipas deshires mund te shtohet pak sheqer I djegur I shkrire me uje, per t'I dhene arome dhe ngjyre. Masa e pergatitur hidhet neper forma qe vendosen ne tave me uje te vaket dhe vihen ne furre derisa te mpiksen dhe ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe. Ne mungese te furres krem karameli mund te pergatitet dhe mbi zjarr duke I vendosur format ne nje tenxhere te ceket. HIdhet uje derisa te arrijne pergjysme, mbulohen me kapak dhe lihen sa te mpiksen. Ne kete rast ne siperfaqe nuk krijohet cipe e kuqe.

unevetvetja
30-10-2003, 11:43
Gliko me arra

Per pergatitjen e kesaj embelsire mire do ishte te gjeheshin arra te pa bera plotesisht.
Arrave u pritet pak pjesa e bishtit dhe maja, shphen ne mes me shtize, u behen disa shpuarje ne lekure, lihen ne uje te ftohte te rrjedhshem ose 12-20 ore duke ua nderruar ujin, zihen 5-8 min dhe lihen prape ne uje te ftohte 10-12 ore, duke ua nderruar ujin here pas here. Arrat vihen ne uje me gelqere 20-30 min, kulohen, lihen ne uje te ftohte 2-3 ore, shpelahen dhe vihen ne tenxhere duke u dhene 2-3 vale, pastaj kullohen. Nga sasia e sheqerit e caktuar per 1 kg arra hidhet 250 g nje here ose 1 got plot, 2 gota uje ose dhe me teper, sa te mbulohen arrat dhe zihen 8-10 min, kullohen dhe shurupi lihet ne nje ene. Merren arrat, u hapet vendi i shpuarjes me shtize dhe vendosen thelpinj bajame te zbardhura me uje te valuar.
Ne tenxhere ku eshte shurupi hidhet pjesa tjeter e sheqerit, zihet 10-15 min, hidhen arrat dhe zihen 15-20 min. Lihen per 24 ore dhe perseritet zierja 3-4 here. Glikoja pas pergatitjes lihet 2-3 ore ne diell dhe vendoset ne ene qelqi pa pika uji.

unevetvetja
30-10-2003, 11:44
Kek

Zbutet gjalpi dhe perzihet mire me sheqer, rrihet me luge druri dhe duke vazhduar rrahjen shtohen pak nga pka vezet, pak kripe dhe konjak. Pasi rrihet 10-15 min I shtohet rrush I thate pa fara ose kokrra receli te grira; sipas deshires mund te shtohen arra ose bajame te grira. Pastaj shtohet miell qe me pare eshte perzier me pak sode. ZIhet brumi, i cili nuk duhet te punohet shume qe te mos behet elastic. Brumi hidhet ne forme ose ne tave te lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. SIperfaqja e brumit sheshohet dhe piqet per 40-50 min. Pasi piqet, ftohet pak, hiqet nga forma dhe lihet te ftohet per disa ore, pritet ne copa dhe rregullohet me sheqer puder. Sipas deshires gjysma e brumit mund te perzihet me kakao dhe si arome mund ti'I hidhe tlekure limoni ose portokalli.

unevetvetja
30-10-2003, 11:45
HASUDE

Per 4-5 veta:
1 filxhan caji sheqer
1 e 1/4 filxhan caji nisheste
6-7 luge gjelle gjalp
2 filxhane uje

Tresim gjalpin ne nje tenxhere, i hellim sasine e nishestes dhe vazhdojme skuqjen derisa te marre ajo ngjyre te verdhe. Duhet te kemi parasysh qe gjate skuqjes te hellim pak sheqer nga sasia e sheqerit qe kemi pergatitur shurupin te cilin e hellim kur ka mbaruar skuqja, duke e trazuar me luge druri. Hasuden e pergatitur e ndajme ne forma me luge.

unevetvetja
30-10-2003, 11:50
Creepes per Salon:
(palacinkat):

Kto une i boj me sy pa permasa,shif ime te orientohesh icik vete:
Merrnja 300 gr miell,perzieji me sode dhe shtoje ka icik ne 500 ml qumesht,shif te bohet si leng as i trashe as i holle fare...me i holle se i petullave !Duhet perzi mire e mire qe mos metet me kokrriza.

Shtoji i maje luge krype dhe merr tiganin e lyje me gjalp.Kur te jete shkri gjalpi e te nxehet(jo shume, sa per ta ly teneqen ),hudh brumin e holle ne gjithe siperfaqen e tiganit!
Masnjej si xhongler,hudhe perpjete ene ktheje ka ana tjeter:
Hiqe,hudhe ne pjate kur te jete zverdh shume dhe lyje me nutella,hudhi siper akullore,ose ca t'kesh qef,edhe mblidhe ne forme roleje.
Hajt t'boft mir,po pate morre vesh gjo!

unevetvetja
30-10-2003, 11:53
shendetlia

Miell tre gota uje, (flasim per 25 cope)
sheqer nje gote uje,
mjalte dy deri tre luge gjelle,
veze dy kokrra,
sode nje maje luge kafeje,
arra dy filxhane kafeje,
gjalp dy filxhane kafeje,
pak vanilje,
dhe mund te shtosh prape mjalte ose veze per tu bere brumi me tamam (qe te mos behet elastik).

Perziji mire te gjitha keto bashke, dhe ne fund fare do shtosh miellin. Brumin vendose ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohje me dore, lyje siperfaqen me te verdhe veze, bej disa viaska me pirun dhe piqe per 30-35 minuta 180 grade (ose 160 grade). Pas pjekjes lere te ftohet dhe prite ne copa ne forme rombi, dhe hidhi shurupin e vaket te aromatizuar me vanilje. Mjjaaaammmmmmmmm....

niku
30-10-2003, 13:28
unevetevetja po qfar te bejm ne qe jemi kot fare nga kuzhina?
te siguroj se po ja nisa ti gatuaj keto do te dale ndonje krelan (nese keni ngren ndonjeher e dine qka eshte ) ne fund.................

unevetvetja
30-10-2003, 13:32
provoje se ndoshta heren e pare deshton por mos u dorzo se te dyten here do ja dalesh mbane


ej niku car eshte krelan

niku
30-10-2003, 13:39
eshte nje specialitet "kosovar " qe behet sikur flija diqka ngjashem por me disa ndryshime .............

niku
30-10-2003, 13:41
specialitet tradicional

unevetvetja
30-10-2003, 13:52
flija e di si behet dhe me pelqen shume por te lutem tregom car ka kjo te ndryshem

niku
30-10-2003, 13:59
nuk e di reqeten te teren sepse une di vetem te ha e jo te pregadis por te siguroj se do ta sjell nje dite reqeten nese mund te presesh ok?

niku
30-10-2003, 19:01
unevetevetja ja reqeta e krelanes:

artikuj te nevojshem :
miell
kryp
dhe uje te nxeht ( jo shume-pak )
tlyn(margarin)

ne nje ene i perzien miellin me uje te nxeht (e perzien mire) edhe krypen kuptohet pastaj i hudh ne nje tepsi dhe i fut ne furr dhe ajo piqet dhe pastaj e bene copa copa . ne nje ene tjeter hudh tlyn ose margarin dhe e vendis mbi zjarr derisa te skuqet .
pastaj e hudh mbi tjeteren .....

unevetvetja kjo eshte krelana dhe besoj se do te pelqej por kujdes mos ha shum se pastaj (ehe) .......
te befte mire

unevetvetja
02-11-2003, 20:45
faleminderit o niku por car eshte tjeteren

erNis
03-11-2003, 06:37
:) mua fline kur isha ne shqiperi ma pergatiste gjyshja :sad: u bente shumeeeee e mire

niku
05-11-2003, 13:29
Origjinali i postuar nga unevetvetja
faleminderit o niku por car eshte tjeteren

dmth margarinin e skuqur e hudh ne ate qe eshte pjekur ne furr edhe qe tani me e ke bere copa .....

mos harro qe te dyja duhen te jen te nxehta ........

ju beft mire

erNis
05-11-2003, 17:25
du fliiiiiiiiiiii :( !

niku
05-11-2003, 20:34
Origjinali i postuar nga erNis
du fliiiiiiiiiiii :( !

ja nje fli o erNis ...........................

te beft mire

unevetvetja
05-11-2003, 21:13
ahhhhhhhhhhhhhh o niku ku ma gjete mos ma co menjen per fli
se duhet pastaj me ndez zjarr posht pallatit e kush meret vesh me komshinjte e zjarfikset pastaj

niku
06-11-2003, 11:04
ahahahahahahahahaaaaaaaahahahahahahahahahaaaaaaaaa aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
epo zgjidh tash ose londren ose flin :lol:

unevetvetja
09-11-2003, 23:34
po mbaj londren e po vi ha fliiiiiiiiiiiiii ne shqiperi

erNis
12-11-2003, 16:53
aaaaaaahahahahaha o zot sa e forte :) ajo flia po ma ben me sy ;)

Qershija
04-04-2004, 00:32
une se shpejti do te ju sjell disa reqeta te reja , sepse keto qe jan te shkruara gati gjithkund ne qdo faqe shqiptare qe ka kuzhine jan , e mos te behemi monoton me keto te trgojme dqka te re.

ju dua !

Qershija
11-06-2004, 19:37
po si tu duk flija o unevetvetja ishte e mire eee

Qershija
11-06-2004, 19:39
Recetat qe jan te derguara nga une nuk mund ti gjeni as kundi sepse une jam ajo e para qe i beje keto receta dhe te cilat i perdorim ne ne treven ton.

ju pershendes!

saje_
11-06-2004, 19:56
O qershia je guzhinjerja me mir e forumit,un per vete u ngopa me ebelsira ishin te gjitha te mrekullueshme.

lostparadise
11-06-2004, 21:59
o forumista , po vetem embelsira dini te gatuani

po ku shkoi kuzhina tradicionale shqiptare?

saje_
11-06-2004, 22:10
Pershndetje lostparadise,ke te drejt per kuzhinen tradicionale shqiptare,por tani ben vap edhe te shkon mendja vetem per akullore dhe embelsira.

Qershija
30-06-2004, 23:49
Po ju befshin mire ne qofte se i gatuani keto reqeta edhe me falni qe deri tash nuk kam pas mundesi me tregu se qfar eshte "shllag" tek ne ne Kosove e perdorim eshte sikur lloje akullorje e bardhe , shkume e bardhe por shume e trash dhe
njekohsisht shume e shijshme.Por ka shllg te ndryshem nga vanila,qokollada,dredhza,kako etj

Shpresoj se tani do ta dini se paku se qfar mundet me qene...


ju deshiroje gjitha te mirat ne jeten tuaj dhe ushqim sa me te shijshem

Qershija
01-07-2004, 01:39
me mire eshte ......mos me zgjedh hiq valla te dyjat hahahahh

fitka
09-07-2004, 20:57
kuzhina e juaj eshte shum e pasur.

fitka
09-07-2004, 21:13
Ju lutem me shum udhezime per pergatitjen e brumit per torte zalli, se po me pelqen.

Qershija
05-08-2004, 03:40
Ja nje recet te krelanes do tua jap une besoni eshte shume e shijshme


miell,
krip sipas nevojes
2 gota te ujit Vaj
100 gr kajmak (maze)
2 ve
uje

ne nje ene te thell vendosim miellin pastaj vajin dhe ujin e bejm nje brum jo te trash pasi e kemi bere brumin vendosim ve-te ,kajmakun(ajken) dhe i perziejm prap kur te treten te gjitha i vendosim ne tepsi(te cilen me pare e kemi futur ne furre ne temp 250 grade sepse po ta derdhim brumin ne tepsi te ftohet nuk do te kete kore fare) e futim ne furre dhe e lem te piqet deri sa na e mer mendja se eshte bere mjafte.

pastaj pasi qe te piqet e marim nje luge dhe nje pirun dhe fillojme qe ta ndajme ne pjese te vogla

Ervini79
09-10-2004, 11:39
Keni ngrene fli me miell te kallamoje .ju preferoje te hani ,do ju pelqeje.

SAM
19-08-2006, 12:10
Mish role


Koha e pergatitjes : 30 minuta
Ingredientet : Per kater persona
- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe
Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.
Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

polat
18-10-2006, 14:23
more c'jane keto emra te ndryshem te gjelleve dhe ca gjera qe s'ua kam degjuar emrin me perpara. lerini keto dhe dergoni se si pergatiten gjelle karakteristike shqiptare
se per ato me merr malli mua

Miku_i_mire
02-11-2006, 13:24
TORETE ZALLI

5 pudinga vanilje
300 gr kokos
300 gr arra te bluara
300 gr keksa te bluar
1.50 l qumshte
1 margarine
2 tabaka sheqer
2 shllaga te vaniles

e bene pudingat shume te trash i bene tri pete nje me kokos nje me arra nje me keksa ne fund i bene me shllag
JU BEFT MIRE


A ka ndopak per mikun e mire...

mundiali
10-03-2007, 18:05
Dua te beje ni kompliment per torte zalli ish shume e mire , ata qe nuk e kan provu do ta provojn