PDA

Versioni Origjinal : Biografia e filozofeve te shquar!



Administratori
27-02-2005, 02:51
ABELAR, Pjer


ABELAR, Pjer (ABeLARD, Pierre), filozof france z (1079-1142). Ne Paris dhe Kompjenj degjoi ligjeratat e realistit Gijom de Shampo dhe te nominalistit Roscelini. Heret hapi shkollen e vet dhe ne ligjeratat brilante te tij grumbulloheshin nxenesit nga te gjitha viset e Evropes. Duke luftuar ne menyre te pasionuar kunder irracionalizmit dhe misticizmit (kundershtari me i ashper i tij ishte Bernari i Klervose), perkrah tezen se feja duhet te bazohet para se gjithash ne kuptimin racional, se dituria eshte para religjionit, arsyeja para autoritetit. Ne debatin e njohur rreth universalieve mori qendrim ndermjetes, duke i konsideruar te njeanshme si tezat e realizmit ashtu edhe te nominalizmit. Dicka universale, e pergjithshme nuk ekziston si reale ne vetvete (realizmi), mirepo nuk eshte as fjale boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues - dhe per kete arsye pikepamja e tij quhet konceptualizem) para gjerave te vecanta ne intelektin hyjnor, pastaj ne keto gjere si grumbull i cilesive te tyre te qenesishme dhe pas gjerave si koncept ne arsyen njerezore. Natyra e se pergjithshmes, pra, nuk qendron ne fjale (voces) por ne kuptimin, ne domethenien e tyre, ne thenien (sermo - keshtu qe pikepamja e Abelarit herehere quhet edhe sermonizem).
Ne planin etik A., para se gjithash, u perpoq te caktonte cka e formon esencen e se mires, perkatesisht se keqes. Ne kete gje konsideron se epersite ose te metat trupore nuk duhet te jene relevante nga aspekti etik, mirepo edhe shpirti ka disa kualitete te caktuara te cilat, meqe ekzistojne qe nga lindja, gjithashtu nuk jane te qenesishme per moralin. As vete deshira per te palejueshmen nuk eshte mekatare, por vetem pelqim qe ajo te realizohet. Kriteret vendimtare per te miren, perkatesisht te keqen jane qellimi, pelqimi dhe vetedija.


Ne vepren Sic et non A. i ve balle per balle doktrinat e ndryshme te autoriteteve kishtare dhe tregon guximshem kundertheniet e tyre reciproke.


Abelari theksoi edhe kerkesen per drejtesine sociale dhe u kercenohet njerezve te fuqishem shoqerore me denime dhe mundime ferri. Kerkoi gjithashtu reformen e shoqerise, foli per shfrytezimin dhe padrejtesite, per nevojen e mbrojtjes se te varferve. «Ne interpretimin e ndergjegjes si mbeshtetje me te qenesishme te njeriut A. mbrojti te drejten e individualitetit te njeriut dhe me kete theksoi kerkesen se megjjthate te menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetes» (B.Boshnjak). Koncili ne Soason vendosi me 1121 te digjet vepra e tij Teo-logjia e krishtere, kurse Koncili ne Sans ne vitin 1141 denoi tere doktrinen e tij. Abelari per shkak te dashurise ndaj Eloizes (eshte e njohur korrespondeca e tyre) eshte tredhur dhe eshte detyruar te terhiqet ne manastirin e St.Denis.


Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por me vone u perdor titulli Hyrje ne teologji - introductio - nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, perkatesisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha vep-rat i botoi V. Kuzeni ne Paris (1849-1859).

Administratori
27-02-2005, 02:52
(ABANJANO, Nikola (ABBAGNANO, Nicola), filozof ital. (1901-). Nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te ekzistencializmit ne Itali. U doktorua ne vitin 1922 me tezen Burimet irracionale te te menduarit. Prof. i filozofise dhe i pedagogjise ne Napoli, kurse nga viti 1939 eshte shef i katedres se historise se filozofise ne Torino. Ekzistencializmi i tij shpesh u kon-frontua ne menyre polemike me disa teza te Hajdegerit dhe Jaspersit. Numri me i madh i veprave te tij u kushtohen problemeve te religjionit, te artit dhe te lirise, ceshtjeve gnoseologjike- teorike dhe studimeve ne fushen e his-torise se filozofise.
Perkundra «orientimit nihilist» te Hajdegerit dhe Jaspersit, A. kerkon zgjidhje «pozitive» te problemit te ekzistences. Me kete rast ai tregqi perspektiven e re te ekzistencializmit: «Njeriu ne cdo rast kerkon te kenaqurit, permbushjen, stabilitetin, te cilat i mungojne. Kerkon qenien. Nese e kerkon qenien ate nuk e posedon, ai nuk eshte qenie. Te behesh i vetedijshem per kete te fundme, te studiosh deri ne fund natyren e saj, eshte detyre fundamentale e ekzistencializmit. Por te behesh i vetedijshem per kete te fundme ose ta studiosh, nuk do te thote ta besh vetem objekt te spekulimit, por te marresh ndaj saj qendrim dhe te vendosesh mbi pasojen. Ketu tregohet qarte perspektiva e re e ekzistencializmit. Ai kerkon nga njeriu preokupim ne te fundmen vetjake».


Nje nga veprat me te rendesishme te A. eshte Struktura e ekzistences, ne te cilen flet mbi njeriun ne relacion ndaj qenies. Per te njeriu ne esence eshte strukture, forme ne te cilen «si-tuata finale» e perpjekjes kah qenia realizon unitetin esencial personal me «situaten fillestare». «Situata finale» eshte themel dhe justifikim si «mundesi e mundesise», kurse ky raport njekohesisht nje aspekt probletnatik i ekzistences. Njeriu me dashjen ekzistenciale mund te pranoje situaten e vet dhe, duke u angazhuar, ne te njejten kohe realizohet ne transcendentimin e vazhdueshem te vetvetes ndaj qenies. A. konsideron se gabimi i per-bashket i te gjitha varianteve te filozofeve evropiane te perendimit te ekzistences (p.sh. Hajdegerit, Jaspersit, Sartrit, Kamyse e tjere) eshte shmangia e plote e problematikes se vlerave dhe te normatives. Ai konsideron se ne konceptin e «mundesise transcendentale» ka gjetur zgjidhjen adekuate per normativen dhe se me kete ka evituar relativizmin vleresor.


Ne vepren Arti, gjuha, shoqeria, Abanjano tregoi sesi, ne realitet, kontrollohet arti nga rrethi i tij shoqeror dhe si tradita, institucionet dhe interesat klasore ndikojne ne aktivitetin e artit, por njekohesisht tregoi edhe se si artisti e kontrollon shoqerine. Arti eshte gjuha: ai eshte aktivitet semantik i lire, i pavarur nga aplikimet e pergjithshme. «Kthimi natyres», si e kupton A., artin e lidh me realizimin autentik te ekzistences njerezore. Njeriu, qe me ndjesine e vet ka nje relacion ndaj objektit ne bote vihet me anen e artit ne nje marredhenie te drejtperdrejte dhe te paster me ndjesine qe kushtezon objektet. Me orientimin e tij te teresishem ne problemet ekzistenciale te njeriut, A. hoqi dore nga qendrimi kontemplativ pasiv ndaj artit «ne zoterimin e te cilit njeriu mund te kenaqet lirisht» qe eshte karakteristike per shumicen e estetikave tradicionale. Pavaresisht nga menyra here-here jo e zakonshme e te shprehurit dhe te theksuarit te tepert te momentit te vetnderdijes emocionale lidhur me «kthimin natyres», dhe bile edhe pavaresisht nga identifikimi i paarsyeshem i angazhimit reaksionar dhe revolucionar, A. me futjen e tij te thelle ne sferat primare te artit si dhe me tezen se arti, kundruall cdo lloji te relacionit lendor (ne te cilin ekzistenca shkaperderdhet ne dobishmeri) eshte unitet i drejtperdrejte i objektit dhe i personalitetit, tregoi qarte mbicaktimin mendor te koncepteve te shumta estetike bashkekohore.


Veprat kryesore: Principi i metafizikes (1936); Struktura e ekzistences (1936); Hyrje ne ekzistencializem (1942); Filozofia, religjioni dhe shkenca (1947); Historia e filozofise (3 vell. 1946-50); Arti, gjuha, shoqeria (1951); Mundesia dhe liria (1956) - Problemet e sociologjise (1959); Fjalor i Filozofise (1960); Njeriu, projekt i shekullit 21. (1980).

Administratori
27-02-2005, 02:53
ABENDROT, Volfgang (ABENDROTH, Wolfgang), filozof gjerm., sociolog dhe politolog (1906 -) U doktorua ne Berlin me 1935, ndersa nga viti 1937 deri 1941 per shkak te veprimtarise antifashiste qe internuar ne nje kamp perqendrimi. Pas luftes docent ne Hale, prof. ne Lajpcig, Jene dhe Marburg. Me orientim marksist, kurse punimet kryesore kane permbajtje kritike ndaj kunderthenieve te shoqerise qytetare.


Veprat kryesore: Wirtschaft, Geselschaft und Demokratie in der Bundesrepublik (1965); Das Grundgesetz (1966); Antagonistische Geselschaft und politische Demokratie (1967).

Administratori
27-02-2005, 02:54
ABRAHAM, ben David (Ibn Daud) filozof cifut (1110-1180). Kundershtar i forte i platonisteve te rinj, me shume teza i aferm me Aristotelin.
Vepra kryesore: Besimi i madherishem (Emunah Raah, perkth. gjerm. 1852).

Administratori
27-02-2005, 02:54
ABT, Tomas (ABBT, Thomas) filozof gjerm. (1738-1766). Prof. i filozofise ne Frankfurt, me vone edhe i matematikes. Moralist i popullarizuar, qe i kushton kujdes me te madh edukimit arsimor-pragmatik" dhe me pak distinksionit filozofik eminent.

Veprat kryesore: Vom Tode fiirs Vaterland (1761); Vom Verdienst (1765); Vermischte Schriften (6 vell. 1768-1790).

Administratori
27-02-2005, 02:55
ABUBAKeR (emri i vertet Ibn Tofal), filozof arab (rreth 1100-1185). Ithtar i Avempases. Autor i romanit filozofik I gjalli, i biri i te Zgjuarit, ne te cilin paraqet zhvillimin intelektual te njeriut qe eshte internuar ne nje ishull te vetmuar dhe gjendet jashte te gjitha marredhenieve historiko-shoqerore. Ne ekstaze, sipas Abubakerit, njeriu bashkohet me perendine dhe keshtu zhduket ndryshueshmeria dhe shumekuptimesia e gjerave, gjithcka behet nje. Bashkimi me perendine sjell lumturi ndersa largimi nga ajo vetem mundime.

Veprat (nder te cilat edhe I gjalli, i biri i te Zgjuarit) i botoi dhe i perktheu nga arabishtja Pons Boigues ne Saragose (1900).

Administratori
27-02-2005, 03:01
ADAMSON, Robert (Adamson, Robert) filozof angl. (1852-1902). Prof. i filozofise dhe i logjikes ne Mancester, Ebedin dhe Glasgou. Empirist dhe realist kritik, i cili, duke ndjekur shembullin e Kantit, theksoi nevojen e te vecuarit rigoroz te problemeve gnoseologjike-teorike dhe psikologjike. Ai konsideron se ne bazen e teorise se njohjes qendrojne dy parime: 1. Dallimi i permbajtjes se perfytyrimeve dhe i aktit te paraqitjes behet sipas vete aktit unik te paraqitjes. 2. Fenomenet kane ekzistencen e tyre dhe mund te njihen plotesisht permes gjendjes se vetedijes, se ciles nuk i takon asnje modus ekzistencial.

Veprat kryesore: On the Philosophy of Kant (1 879); The Development of Modern Philosophy (1903).

Administratori
27-02-2005, 03:01
ALBELI, Antun Ferdinand , jurist dhe shkrimtar filozofie (Varazhdin 1794--Pozhun 1875). Prof. i Akademise se shkencave ne Zagreb; ligjeroi gjuhen e vjeter greke si dhe te drejten natyrore dhe te drejten publike te pergjithshme. Gjithashtu u mor nder te paret edhe me filozofine e se drejtes.


Veprat kryesore: Philosophiae jurispraecognita (1830); Philosophiajuris (doreshkrim).

Administratori
27-02-2005, 03:06
ADELARI, Bathias, filozof angl. (rreth 1100). Ne mesimin e tij origjinal mbi universaliet perpiqet te pajtoje pikepamjen e Aristotelit dhe te Platonit. Ajo qe eshte reale ne objektet varet nga ajo qe na intereson, cka duam te arrijme me vezhgimin tone: ose vecantine individuale ose ate qe eshte e njellojshme.

Kryevepra: De eodem et diverso.

Administratori
27-02-2005, 03:07
ADIKES, Erih (ADICKES, Erich), filozof gjerm. (1866-1928). Prof. i filozofise ne Mynster dhe Tybingen (si trashegimtar i Kr. Sigvartit). Filozofia e Kantit eshte baze e tere metafizikes se Adikesit, (e cila sipas tij nuk eshte shkence). eshte njeri nga hulumtuesit me te njohur te Kantit dhe botues i doreshkrimeve dhe i bibliografise se tij. Keto hulumtime A. i beri nepermjet argumentimeve te hollesishme filologjike dhe ne perputhje me pikepamjen e tij te pergjithshme se problemet e caktuara te historise se filozofise duhen perpunuar ne radhe te pare permes metodes filologjike.


Veprat kryesore: Kants Systematik als systembildender Faktor (1887); Kant contra Haeckel (1901); Kant und das Dirtg an sich ( 1924); Kant als Naturforscher (2 vell. 1924-25).

Administratori
27-02-2005, 03:08
ADLER, Alfred, psikolog austr. (1870-1937). Baze e jetes psikike sipas «psikologjise individuale» te Adlerit eshte deshira per fuqi, vlefshmeri, nam (Geltungstrieb), pastaj ndjenja e inferiqritetit (Minderxvertigkeitsgefiihl) lind nga pamundesia e realizimit te kesaj deshire fundamentale. Shume komplekse dhe devijime shfaqen pikerisht duke zmbrapsur keto elemente nga vetedija ne nenvetedije. Ne fillim edhe vete ithtar i Frojdit, Adleri ne vitin 1912 ndahet nga ai dhe krijon shkollen e vet psikologjike.


Veprat kryesore: Die technik der Individualpsychologie (1928); Der Sinn des Lebens (1933)

Administratori
27-02-2005, 03:08
ADLER, Maks (ADLER Max), sociolog dhe filozof austr. (1873-1937). Drejtimi themelor i studimeve te M.Adlerit, perfaqesuesit te rendesishem te revizionizmit austromarksist, perqendrohet ne themelimin e sociologjise ne baza gnoseologjike-kritike. Sociologjia eshle shkence kauzale, ndersa ceshtjet filozofike fundamentale Adleri i shqyrton ne suazen e perpjekjes qe ka per qellim te lidhe kon-ceptimin e Marksit dhe te Kantit. Kete lidhje, ne radhe te pare, ai nuk e kupton si plotesim te Marksit me etiken e Kantit as me tere filozofine e tij, por, si pohon, me teper ne kuptimin logjik dhe metodologjik. Nje kohe ka qene deputet i partise socialdemokrate ne parlament.


Veprat kryesore: Marx als Denker (1908); Kant und der Marxismus (1925); Der Marxismus als proletarische Lebenslehre (1922); Das Soziologische in Kants Erkenntniskritik (1925).

Administratori
27-02-2005, 03:09
ADORATSKI, Vladimir Viktorovic, filozof sovjetik (1878-1945), Kreu fakultetin juridik te Universitetit te Kazanit; nga viti 1900 ne levizjen revolucionare, si bolshevik u persekutua dhe u burgos; shpesh gjendej ne emigracion. Prej vitit 1931-1936 drejtor i Institutit te filozofise se Akademise Komuniste, prej vitit 1932 eshte akademik. Me vone punoi ne fushen e teorise se shoqerise dhe te se drejtes, te historise se marksizmit dhe sidomos me biografite shkencore te Marksit dhe te Leninit. eshte redaktor i shume vellimeve te veprave te zgjedhura te Marksit. Lenini. vleresoi larte punimet e tij dhe veprimtarine e tij e cilesoi si te «teorikut dhe te propagandistit».


Veprat kryesore: Komunizmi shkencor i Karl Marksit (1923); Mbi teorine dhe praktiken e leninizmit (1924); Marksi, Engelsi, Lenini dhe Hegeli (1932); Rreth ceshtjes se biografise shkencore te Leninit (1933).

Administratori
27-02-2005, 03:09
ADORNO, Teodor (ADORNO, Theodor), filozof dhe sociolog gjerman (1903-1969). Njeri nga perfaqesuesit kryesore te te ashtitquajturit «Rrethi i Frankfurtit», ne te cilin bejne pjese edhe A. Shmit, M. Horkhajmer, H. Markuze, J. Habermus, H. Polok dhe te tjere. Ne kohen e Hitlerit si antifashist jetoi ne emigracion, kurse me vone (profesor ordinar i filozofise dhe i sociologjise dhe drejtor i Institutit te Studimeve Sociale) ne Frankfurt. Nje seri ceshtjesh fundamentale dhe aktuale sociale dhe ideore sic jane ceshtjet e krizes se Perendimit bashkekohor, krizat e shkencave dhe te bazave ideore te tere jetes evropiane, pastaj problemi i vetedijes se shtremberuar dhe te jetersuar etj., Adorno i perpunon ne menyre te posacme, shpesh me nje stil te jashtezakonshem, me plot kthesa te papandehura, i cili, me ne fund, eshte karakteristik edhe per disa pjesetare te ketij rrethi filozofiko-sociologjik (e qe shpesh quhet edhe «Rrethi i Adornos»). Ne disa faza te zhvillimit te tij dinamik, nganjehere kontradiktor, A. eshte jo vetem shume i afert me marksizmin, por edhe vete shpeshhere me te drejte pohonte per veten se ishte mendimtar marksist kritik, i cili, nderkaq, i kundervihej radikalisht «materializmit ortodoks, vulgar, dogmatik dhe shkencor». Adorno pervec shqyrtimit te problematikes kulturore-historike, gnoseologjiko-teorike dhe sociologjike merret edhe me literature, muzike dhe estetike te pergjithshme, e gjithashtu edhe kompozon vete. A. konsideron se muzika nuk eshte as qenie ne vetvete dhe as qenie per subjektin, por kuptimi ne muzike mund te merret vesh vetem atehere nese verehet aspekti i dhene intuitiv i drejtperdrejte i asaj dhe karakteri i saj simbolik indirekt. A. flet per te meta te ndryshme ne te cilat has arti ne pergjithesi, dhe pastaj sidomos muzika ne boten bashkekohese kapitaliste: te publiku pakesohet aftesia e te degjuarit; modalitetet stilistike i percakton shpesh burokracia politike; muzika me e re, format tingelluese e te cilave marrin vleren e tyre vetem ne raport me format tradicionale, shpesh jeton ne ambientin e autonomise dhe te lirise se rreme. Sipas tij, per me teper, industria kulturore edukon viktimat e veta. Ne Teorine estetike, te botuar pas vdekjes, A. dha nje nga veprat e rralla sistematike, te gjithmbarshme nga fusha e estetikes, te shkruar ne baza marksiste. Por prapeseprape, vepra ngeli bukur fragmentare, jo vetetn per shkak se vdekja e filozofit e beri te pamundshme kryerjen e plot te saj, por edhe per arsye se fragmenti, sikurse edhe te Benjamini dhe Blohu, mbetet nje nga karakteristikat e qenesishme, strukturale te produktrt bashkekohes artistik, madje edhe atij teorik.


Veprat kryesore: Philosophie der neuen Musik (1949); Minima moralia (1951); Dissonanzcn (1956); Zur Metakn'tik der Erkenntnistheorie (1956); Noten zur Literatur, 1,11, (1958-61); Einleitung in die Musiksoziologie (1962); Moments musicaux (1964); Jargon der Eigentlichkeit (1964); N-gativ dialektik ( 1966); Drei Studien zu Hegel (1968); Asthetische Theorie (1970).

Administratori
27-02-2005, 03:10
AGRIKOLA, Rudolf (AGRICOLA, Rudolf, emri i vertete Rolef Heismans, (Huysmans), humanist holand. (1443-1485). Luftoi kunder skolastikes dhe si njeri tipik rilindes (uomo universale) u mor pervec me filozofi e pikture edhe me muzike. Kerkoi te mbreteronte prudantia (urtia), e cila shprehet ne gjykime te drejta, dhe eloquentia (gojtaria), e cila do t'i jape kesaj shprehjeje elegancen e nevojshme. Si burime te urtesise jetesore permend Aristotelin, Ciceronin dhe Seneken. Logjikisht universale sipas tij eshte ngjashmeria ne shumefaresi.


Vepra: Opera cura Alardi (2 vell. botuar me 1539).

Administratori
27-02-2005, 03:11
AGRIPA, filozof hel.romak (shek.II ). Nuk eshte e sigurt asnje e dhene biografike e tij. Dihet vetem se ka qene ithtar i shkolles me te re skeptike dhe nxenes i Enesidemit nga Knososi. I reduktoi dhjete tropet skeptike ne pese. Mendimet mbi te njejtat sende, sipas Agripit jane kontradiktore, te perceptuarit relativ, kurse cdo argumentim sillet rrotull ose niset nga supozime te pavertetuara. Andaj, sipas Agripit, cdo njohje eshte e pamundshme.

Administratori
27-02-2005, 03:11
AGRIPA FON NETESHAJM, Hajnrih (AGRIPPA VON NETTESHEIM, Heinrich), okulist, mjek dhe filozof gjerm. (1486-1535). Neoplatonist i Renesanses, ithtar i magjise te cilen e konsideron instrument te pershtatshem per zoterimin e natyres. Sipas Agripit, idete jane ne perendine dhe sipas tyre perendia krijoi univerzumin nga asgjeja, domethene vetem sipas modelit te ideve te frymes vetjake te vet. Tri botet e perbejne gjithesine; mbreteria e elementeve, bota qiellore e yjve dhe bota inteligjibile e engjejve. Duke kritikuar dhe perqeshur tezat filozofike, teologjike dhe shkencore te bashkekohesve te vet, Agripa edhe vete zhvillon shume teori fantastike mbi «frymen e gjithesise», mbi kuptimin hyjnor kabalistik dhe mbi forcat magjike, keshtu qe te ai gershetohen pothuaj te gjitha karakteristikat tipike te mistikeve te Renesanses.


Veprat kryesore: De occulta philo-sophia (1510); De vanitate et incerti-tudine esientiarum (1527).

Administratori
27-02-2005, 03:12
AJDUKJEVIc, Kazimjezh (AJDUK.I-EWICZ, Kazimierz), filozof polak (1890-1963). Prof. ne Varshave, anetar i Akademise se Shkencave, redaktor i revistes «Studia logica». Njeri nga logjicistet polake me te shquar bashkekohes te shkolles se njohur te Lavovit-Varshaves. Preokupimet themelore te tij jane problemi i rolit te pervojes ne njohjen shkencore si dhe i rolit qe ne njohje kane elementet konvencionale te lidhura me gjuhen dhe aparaturen konceptuale te shkences. A. gjithashtu u mor vecanerisht me ceshtjen e te themeluarit te qendrimeve analitike dhe konsideron se veshtiresite kryesore me te cilat u ballafaquam deri tash me rastin e perpjekjeve te perkufizimit te qendrimit analitik jane te lidhura me tendencen qe ky koncept te trajtohet ne menyre absolute. Disa qendrime, sipas Ajdukjevicit, qe ne nje gjuhe te caktuar jane analitike, kerkojne nje mbeshtetje ne rezultatet e pervojes. Problemet e semantikes logjike, te metodologjise, te klasifikimit te sistemeve aksiomatike si dhe shume ceshtje te tjera, A. i shtron per arsye qe zgjidhjet e tyre te mund te shfrytezohen per shume ceshtje fundamentale filozofike (sic jane problemi i idealizmit dhe i materializmit, konvencionalizmit dhe empirizmit e tjera). Ne vepren e fundit te tij Logjika pragmatike A. kujdes te vecante i kushton tipeve metodologjike te shkences.


Veprat kryesore: Mbi metodologjine e shkencave deduktive (1921); Sprache und Sinn (1934); Das Weltbild und die BegritTsaparatur (1934); Die wissenschaftliche Weltperspektive (1935-36); Gjuha dhe njohja (2 vell. posth. 1960-1965); Logjika pragmati- A;e(posth. 1965).

Administratori
27-02-2005, 03:13
AJNSHTAJN, Albert (EINSTEIN, Albert), fizikan gjerman (1879-1955). Profesor ne Cyrih, Prage dhe Berlin, nga viti 1933 jetoi ne SHBA, meqe per shkak te sundimit te tmerrshem te Hitlerit hoqi dore nga shtetesia gjermane. Ne vitin 1921 fiton Shperblimin Nobel per fizike.


Ishte fizikani teorik me i madh i kohes sone, autor i teorise se njohur te relativitetit te pergjithshem dhe special, njeri me koncepte te gjera, pacifist radikal, liberal me pikepamjet e veta te pergjithshme jetesore. Ajnshtajni dha edhe kritiken me te themelte dhe me komplete te perfytyrimeve klasike mbi hapesiren dhe kohen (kontraksioni i gjatesise dhe diletacioni i kohes) dhe me kete hapi nje epoke te re ne studimet fizike dhe natyrore-shkencore ne pergjithesi.


Duke folur ne skicen e vet autobiografike per disa ceshtje metodologjike dhe parimore te teorise se relativitetit, A. midis te tjerave, shkruan: «Teorite konstruktive kane, pervec aftesise se adaptimit dhe konkretizimit dhe epersine se jane te plota; epersia e teorive te principeve eshte persosmeria dhe siguria e bazes. Teoria e relativitetit i takon kesaj kategorie te dyte».


Nje varg i tere i zbulimeve dhe i hipotezave fundamentale te A. Ajnshtajnit kane rendesi themelore jo vetem per zhvillimin e fizikes teorike, por edhe per kozmologjine dhe kozmogonine e pergjithshme, ndersa shume teza te tij (sidomos per hapesiren dhe kohen) u bene objekt edhe i diskutimeve te shumta te filozofeve ne gjithe boten.


Veprat kryesore : Zur Elektrodynamik bewegter Korper (1905); Grundlage der allgemeinen Relativitatstheorie (1916); The Meaning of Relativiity (1953)

Administratori
27-02-2005, 03:13
AJZLER, Rudolf (EISLER, Rudolf), filozof austriak (1873-1926). Ne punimet e veta filozofike pa ndonje origjinalitet te vecante (i aferm me Vundtin dhe me disa elemente te «dualizmit spiritualist»), A.eshte i njohur me nje seri veprash filozofike enciklopedike, nga te cilat (vecanerisht Fjalori i nocioneve filozofike i tij) shume prej tyre luajne nje rol te rendesishem kulturor dhe historik.


Veprat kryesore: Leib und Seele (1906); Einfuhrungen in die Erkenntnistheorie (1907); Grundlagen der Philosophie des Geisteslebens (1908); Elemente der Logik (1910); Geschichte der Monismus (1910); Philsophen Lexikon (1912); Handworterbush der Philosophie (1922); Worterbuch der philosophischen Begriffe (3 vell. bot. 4, 1927-1930); Kant-Lexikon (1930).

Administratori
27-02-2005, 03:14
AKOSTA, Uriel (Gabriel da Costa (1590-1640), filozof cifut. Me guxim mohoi shume tradita religjioze cifute e perkrahi edhe tezen mbi vdekshmerine e shpirtit njerezor. Ne Amsterdam ra ne konflikt te ashper si me pushtetin protestant ashtu edhe me sinagogen. I shkisheruar nga bashkesia cifute dhe i persekutuar gjithe jeten, beri vetevrasje.


Kryevepra: (me karakter autobiografik); Exemplar humanae vitae.

Administratori
27-02-2005, 03:14
AKSELOS, Kostas (AXELOS, Kostas), francez i natyralizuar me origjine greke (1925 -). Iniciator dhe kryeredaktor i revistes «Arguments», e me vone edhe i bibliotekes se rendesishme me te njejtin emer. Duke qene perfaqesues i marksizmit te caktuar me elemente te theksuara antidogmatike, A. sipas fjaleve te tij, ne studimet e veta eshte i afert me qarqet rreth permbledhjes «Argumenti» (Milano), me disa teza te Hajdegerit, Finkut (Frainburg), Markuzes (SHBA), Kollakovskit (Varshave), pastaj me rrethin e revistes «Das Argument» (Berlin), «Notizen» (Tybingen), «Pra-xis» (Zagreb) dhe «Dialogue» (Anvers).


Tere aksioni dhe tere pasioni i njeriut zhvillohen sipas A. si loje, bile edhe atje ku kjo loje nuk eshte e njohur: ne mitet, religjionet, poezi, politike, filozofi, shkence, teknike. Loja lidh manifestimet e logosit dhe te praksisit, fjalen dhe vepren, aksionet dhe leshimet. Me ne fund, loja e njeriut realizohet nepermjet revolucionit si loje e revolucionit dhe revolucion i lojes.


Veprat kryesore: Heraclite et la philosophie (1926); Marx, penseur de la technique (1961); Vers la pensee planetaire (1964); Einfuhrung in ein kiinftiges Denken (1966). Le jeu du monde (1969).

Administratori
27-02-2005, 03:15
AL, Anaton (AALL, Anathon), filozof norvegjez (1867-1943). Prof. ne Oslo. Motivet dhe temat themelore te filozofimit A. i zbulon ne konfliktin ndermjet kerkesave absolute te krishterimit dhe rezultateve te interpretimit kritik te teologjise. eshte nen ndikimin e dukshem te Platonit, Loces, Hefdingut si dhe te dramave sociale te Ibsenit. Me gjithe lidhjen e forte te aspektit shpirteror, trupor dhe kozmik, prapeseprape sipas tij uniteti i frymes dhe i materies ka vetem karakter funksional.

Veprat kryesore: Der Logos (2 vell. 1896-99); Macht und Pflicht (1902); H.Ibsen als Dichter und Den-ker(1906). Historia e filozofise antike dhe mesjetare (norvegjisht, 1923).

Administratori
27-02-2005, 03:15
AKSELROD, Lubov Isakovna , filozofe ruse (1868-1946). Mori pjese ne levizjen revolucionare, emigroi ne France dhe Zvicer, ne vitin 1892 mori pjese ne formimin e grupit «clirimi i punes», nxenese dhe ithtare e Plehanovit. U doktorua me tezen «Tolstois Weltahschauung und ihre Entvvic-klung». Nje kohe ishte anetare e KQ te menjshevikeve, nga viti 1921-23 ligjeroi ne Institutin e Profesures se Kuqe. Kritikoi «ekonomizmin», format e ndryshme te revizionizmit filozofik dhe sidomos neokantistet. Me vone u kritikua si ithtare e taborrit te filozofeve «mekaniste», si individe qe «u beri koncesione agnosticizmit dhe relativizmit dhe keshtu lejoi gabime ne frymen e teorise se hieroglifeve». Sidomos u kritikua ne vendimin e KQ te 25 janarit 1934.


Veprat kryesore: Karl Marksi si filozof (1924); Ne mbrojtje te materializmit dialektik. Kunder skolastikes (1928); Leon Tolstoi (1928); Dialektika idealiste e Hegelit dhe dialektika materialiste e Marksit (1934).

Administratori
27-02-2005, 03:16
ALBERTI SAKSONAS (Albert von Sachsen), filozof gjerman dhe natyralist (1316-1390). Rektor i pare i Universitetit te Vjenes (1356) dhe ipeshkev (1366). Logjika e tij eshte e orientuar ne menyre okamistike. Mendonte se Toka sillet, kurse qielli eshte i palevizshem. Per shkak te mesimit te vet mbi domosdoshmerine natyrore te cdo gjeje si dhe te sjelljes morale, u akuzua per herezi; mirepo nuk eshte vertetuar saktesisht si ka perfunduar procedura e cila ishte ndermarre ndaj tij.


Kryevepra: Quaestiones et dicisiones physicales in Aristotelis libros Physicorum (botuar me 1516 ne Paris).

Administratori
27-02-2005, 03:17
ALBERTI I MADH (Albertus Magnus), filozof dhe teolog gjerm., (1193 ose 1206 -1280). Dominikan, ligjeroi filozofine ne Keln, Hildeshajme, Strasburg, Paris dhe gjetiu. Ipeshkev nga viti 1260, i derguari i papes, predikon lufterat e kryqezatave. A.M. ndikoi fuqishem ne zhvillimin e filo-zofise skolastike mesjetare si kundershtar i Platonit dhe i Augustinit dhe mbrojtes i madh i Aristotelit, te cilin e ben te afert per rrethin mendor evropian nga burimet dhe komentet arabe dhe cifute. Per shkak te erudicionit te tij te gjere (u mor pervec me filozofi dhe teologji edhe me matematike, as-tronomi, fizike, gjeologji, botanike, zoologji, alkimi dhe magji), mori titullin doctor universalis. E ndan fushen e teologjise dhe te filozofise, keshtu qe, filozofia ne veprimtarine e tij gjate viteve me te frytshme ka nje qendrim relativisht me te pavarur ndaj religjionit sesa tek disa skolastike te vjeter.


Doktrinen e Aristotelit A.M. ia pershtat religjionit te krishtere, duke polemizuar njekohesisht me interpretimet arabe dhe cifute te Aristotelit. Ne vend te nocionit te levizesit te pare ai ve qenien e pafundme, ndersa ne vend te se pergjithshmes ai mbron pavdekesine individuale te shpirtit.


Veprat kryesore: Ne Lion me 1655 u botuan te gjitha veprat e tij ne 21 vellime; ne vitet 1890-99 botohen perseri veprat e tij ne 38 vellime ne redaktim te A.Borgnetit; De animalibus libri XXVI, botoi H. J. Stadleri ne Mynster ne vitin 1916.

Administratori
27-02-2005, 03:18
ALEKSANDRI, NGA HALES (Alexander of Hales), filozof dhe teolog angl. (1185-1245). Franceskan, prof. i teologjise ne Paris. Njohes i jashtezakonshem i tere filozofise se Aristotelit te cilen e perdor per qellime te justifikimit filozofik te teologjise. Shqyrtimet filozofike te tij jane hartuar sipas skemes trinomike, e cila me vone u aplikua shume: ne te se pari paraqiten te gjitha argumentet pro dhe kunder (sic et non) te ndonje zgjidhjeje, dhe vetem pas kesaj jepet nje zgjidhje sistematike e problemit. Lidhur me debatin rreth universalieve A. eshte realist, i cili pranon ekzistimin e universalieve para sendeve ne mendjen hyjnore, keshtu qe keto jane prototipe hyjnore te te gjitha sendeve. Sipas tyre perendia e krijoi boten nga asgjeja. U quajt nga bashkekohesit e tij Doctor irrefragabilis (qe nuk mund te hidhet poshte).


Kryevepra: Summa, 4 vell. (e pakryer, nuk eshte e sigurt se A. eshte i vetmi autor i kesaj vepre).

Administratori
27-02-2005, 03:19
ALEKSANDRI, Afrodisias , filozof grek (fundi i shek. II dhe fillimi i shek. III). Prej vitit 198-211 mesoi filozofine p.eripatetike ne Athine. U perpoq, ndonese jo gjithmone ne menyre konsekuente, te hedhe poshte cdo mistike per shpjegimin e botes. eshte nje nga komentuesit me te njohur te Aristotelit, mirepo lidhur me disa qendrime, ai u largua shume nga ai. Sipas tij e pergjithshmja ekziston vetem ne te menduarit, ndersa ajo e pergjithesishme eshte me afer nominalizmit sesa vete Aristoteli. Duke bere dallimin, sikurse edhe Aristoteli, ndermjet funksioneve te larta dhe te uleta te njohjes, A. insistoi vecmas ne tezen se perceptimi eshte parakusht i domosdoshem i te menduarit.


eshtre ruajtur nje pjese e vogel e komenteve te tij te quajtura Egzegeta (interpretues).

Administratori
27-02-2005, 03:19
ALEKSANDER, Semjuel (Alexander, Samuel), filozof anglz. (1859-1938). Prof. i filozofise ne Mancester. Eshte perfaqesues i metafizikes realiste dhe i nje kombinacioni te nje lloji te vecante te empirizmit dhe te apriorizmit gnoseologjiko-teorik, kurse ne etike te nje evolucionizmi specifik.
Sipas A. etika mund te kaloj ne ceshtjet metafizike, mirepo ajo si premise nuk ka njohjen metafizike ngase metafizika nuk mund ta ndryshoj etiken sikurse nuk mund t'i ndryshoje as aksiomat gjeometrike. Ndonese ne filozofi shpesh perkrah tezat aprioristike spekulative, A. ne veprat kryesore te tij estetike eshte biologjist dhe evolucionist tipik. Ai mendon se menyra me e mire e shpjegimit te procesit kri-jues te artistit eshte te vezhguarit i instinkteve shtazerore dhe njerezore ashtu si bejne natyralistet. Nga kjo pozite e kritikon ashper edhe B.Krocen, ndonese ne teresi - dhe sidomos lidhur me tezen mbi te ashtuquajturin instinkt konstruktiv si vendimtar per artistin - eshte shume nen nivelin e konceptit estetik te Kroces.


Megjithekete, mendimi i S.Aleksandrit ne teresi karakterizohet nga nje force e caktuar e konstruksionit racional dhe sistematik ne te cilin, ne suazat e tezave te pergjithshme tradicionale, gjenden edhe disa ide te reja dhe origjinale te paraqitura ne forme te orientimit neorealist fundamental.


Veprat kryesore: Moral Order and Progress(1889); Space, Time and Deity (2 vell. 1920); Art and Instinct (1927); Beauty and Other Forms of Va/ue(1933).

Administratori
27-02-2005, 03:20
ALEKSANDROV, Georgij Fedorovic , filozof sovjetik (1908 -). Prof. i filozofise, nga vitit 1946 akademik. Drejtor i Institutit te filozofise te Akademise se shkencave (1947-54). Ne vitin 1947 u kritikua nga KQ libri i tij Historia e filozofise evropiane te perendimit. eshte bartes e premive staliniane te viteve 1943 dhe 1947. eshte njeri nder redaktoret e Historise se filozofise.


Veprat kryesore: Paraardhesit filozofik te marksizmit (1939). Aristoteli (1940); Dialektika dhe politika ( 1940); Formimi i pikepamjeve filozofike te Marksit dhe te Engelsit (1940); Mbi teorite bashkekohese borgjeze te zhvillimit shoqeror (1946); Historia e sociologjise si shkence (1958); Historia e doktrinave sociologjike te Lindjesse Vjeter (1959).

Administratori
27-02-2005, 03:21
ALEN (Alain, emri i vertet Emile-Auguste Chartier), filozof franc. (1868-1951). Eseist, aforist spirituoz gjithmone aktual, racionalist i pasistematizuar qe pergenjeshtron Bergsonin, A. ushtroi ndikim te korisiderueshem te shkrimtaret franceze dhe intelektualet ne pergjithesi. U mor para se gjithash me estetike dhe pedagogji, mirepo veprat e tij te shumta mbajne vulen e improvizimit filozofik dhe te spirituozitetit te gjalle, te angazhimit per zgjidhjen e ceshtjeve bashkekoho-
re praktike dhe teorike. Ne vepren Propos surle bonheurme nje spirituozitet te jashtezakonshem zbulon te gjitha momentet, te cilat, ne situatat ne dukje te perditshme dhe te parendesishme, mund ta bejne te lumtur njeriun.


Ne shqyrtimet estetike Aleni dallon artet sipas menyrave dhe mjeteve te objektivizimit: artet trupore (vallezimi, poezia, muzika, kenga) dhe artet e objekteve (arkitektura, skulptura, piktura). Mundesite e formave dhe te ligjeve formale i determinon, sipas tij, ne fund te fundit materiali, sepse cdo materie permban ne vete tekniken, kurse pa teknike arti nuk mund te paramendohet.


Veprat kryesore: Systeme des Beaux Arts (1920); Mars ou la guerre Jugee (1921); Element d'une doctrine radicale (1925); Idee, Platon, Descar-tes, Hegel (1932); Les idees et les ages (1927); Propos sur l'education (1932), Propos sur le bonheur (1928).

Administratori
27-02-2005, 03:21
ALEN DE LIL (Alain de Lille - Alenus ab Insulis), teolog dhe filozof franc. (1120-1203). U perpoq ne baze te tezes se vet t'i nxjerte deduktivisht ne menyre tejet rigoroze te gjitha shkencat nga parimet e caktuara me te larta, te themelonte nje sistem teologjik brenda te cilit logjikisht do te lidheshin llojet e ndryshme te dogmave te krishtera madje edhe misteret. U mor edhe me poezi satirike e shkroi edhe nje lloj te vecante te enciklopedise se diturive te kohes se vet.


Veprat kryesore: Anticlaudiamus; De planctu naturae; Maximae theologiceae. Ne botim te J.P. Migne, Patrologia Latina, lib. 210 (1855).

Administratori
27-02-2005, 03:22
ALFREDUS ANGLIKUS (Alfredus Anglicus - Alfredi nga Sarasheli), filozof anglez (rreth vitit 1200). U perpoq te bashkonte konceptin platonian dhe aristotelian te shpirtit.duke e percaktuar nga njera ane si jotrupor dhe intelektual, kurse nga ana tjeter si parim i formes ose entelehi te trupit. Konsiderohet si nje nga komentuesit e pare skolatike te Aristotelit. Beri perpjekje per te lokalizuar funksionet psikike ne trup.

Kryevepra: De motu cordis (per here te pare u botua ne Mynster me 1923).

Administratori
27-02-2005, 03:22
ALGAZELI (Gazali, Abu Hamid Mohamed al Chazzali), filozof dhe teolog arab (1059-1111). Bashkoi skepticizmin gnoseologjiko-teorik dhe elementet e reja neoplatonike me te bindurit teologjik, ortodoks, ne baze te te cilit kritikoi tere filozofine. Vecanerisht eshte interesante te hedhurit poshte radikal te shkakesise dhe pohimi mbi mosekzistimin e lidhjes se domosdoshme ndermjet shkakut dhe pasojes. Ne kete drejtim eshte paraardhes i sistemeve skeptiko-mistike dhe me vone edhe i sistemeve okazionalistike (Malbranshi e te tjere).

Veprat kryesore: Reformimi i shkences mbi religjionin si etike islamike; Eliksiri i hyjnise; Destructio philosophorum.

Administratori
27-02-2005, 03:23
ALIOTA, Antonio (Alliota, Antonio), filozof ital. (1881-1964), prof. ne Padove dhe Napoli. Zhvillimi filozofik i tij karakterizohet ne fillim nga pervoja relevante psikologjike (gjithmone nga nje theks i pranishem ne jeten shpirterore), pastaj me kritiken e estetikes se Nices, per te perfunduar ne krishterimin spiritual, sipas te cilit feja eshte baze e filozofimit.


Veprat kryesore: Estetika e Kroces dhe kriza e idealizmit italian (1920); Problemi i perendise dhe pluralizmi i ri (1949); Kriza e ekzistencializmit (1951).

Administratori
27-02-2005, 03:24
ALKINDI , (Alkendi), filozof arab (rreth 800-873). Jetoi ne Basrah, pastaj ne Bagdad, konsiderohet themelues i filozofise arabe. Ishte erudit dhe shkroi vepra te llojeve te ndryshme shkencore (para se gjithash nga matematika dhe pastaj nga astronomia, medicina e te tjera). Aristotelian konsekuent, perktheu shume studime te tij, mirepo ne doktrinen e tij jane te qarta edhe disa ndikime te neoplato-nizmit. Theksoi ne menyre te vecante rendesine e matematikes per themelimin e te gjitha shkencave.

Administratori
27-02-2005, 03:25
ALKMEONI, Krotonias, filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist qe mesoi se ne te gjitha gjerat njerezore sundon kontradikta. Aspekti qenesor i shpirtit qendron ne levizjen e saj te perjetshme dhe ne pavdekesine. Ne medicine perkrahu qendrimin se shendeti eshte ekuiliber i elementeve materiale ne trup. U mor edhe me hulumtime empirike, beri autopsine e kafsheve, konsiderohet themelues i fiziologjise. Pohoi se truni me te cilin njeriu dallohet nga kafsha, eshte qender e te gjitha funksioneve psikike. Ne kete drejtim shume teza racionaliste, natyraliste te Alkmeonit jane mohim i mistikes pitagoriane.

Administratori
27-02-2005, 03:25
ALTUZI, Johan (Altus ose Althusius Johannes), filozof gjerm. i se drejtes (1557-1638). Nje nga teoricienet juridike te reformacionit qe perfaqesoi doktrina te se drejtes natyrore mbi sovranitetin popullor dhe mbi te drejten e rezistences. Sipas Altuzit, shteti eshte «lidhje e pergjithshme popullo-re», ne te cilen shume komuna dhe krahina obligohen se do te «perfaqesojne, realizojne dhe mbrojne te drejten e pushtetit». Pushteti suprem dhe i patjetersuar i takon popullit, kurse sunduesin qe eshte vetem nepunesi me i larte ne shtet duhet ta zgjedhin perfaqesuesit e vecante te popullit. Me kontrate percaktohen rnarredheniet ndermjet sunduesit dhe popullit, kurse sunduesin qe e shkel kete kontrate nenshtetasit e tij mund ta internojne ose ta vrasin.

Veprat kryesore: Politica (1603); Dicaeologicae libri III.

Administratori
27-02-2005, 03:26
ALLEN, carlls Grent (Allen, Charles Grant), filozof dhe letrar angl. (1848-1899). Zbatoi teorine evolucioniste ne estetike dhe reduktoi veprimtarine estetike ne instinktin e lojes. Theksoi karakterin pasiv te kenaqesise artistike. Kenaqesine estetike e identifikoi nderkaq me ekonomizimin hedonist: maksimumin e tronditjes me minimumin e perpjekjes. Ne disa romane te tij paraqiti pikepamje te reja mbi moralin seksual dhe paqendrueshmerine e tezave te krishtera. Ithtar dhe propagandues i Darvinit.

Veprat kryesore: Physiological aesthetics (1877); The colour sense (1879); Charles Durwin (1885); Force and energy (1888); The Evolution ot' the idea of God (1897); The Womann who did (l895); The British Barbari ans (1896).

Administratori
27-02-2005, 03:26
ALTYSERI, Lui (ALTHUSER, Louis), filozof dhe sociolog franc. (1918 -). Prof. ne Paris. Konsiderohet marksist me tendenca strukturaliste te shprehura qarte. A. konsideron se me te ashtuquajturen «prerje epistemologjike» mund te ndahet mendimi i Marksit ne dy periudha kryesore, «ideologjike» (para prerjes) dhe shkencore (Marksi «i moshes se pjekur»). Nderkaq, shume autore konsiderojne se skema e Altyserit perpiqet te ruaje dhe te verifikoje shkencerisht pikepamjet staliniste, keshtu qe vepra e tij «Per Marksin» do te ishte me mire te pagezohet «Kunder Marksit»


Veprat kryesore: Pour Marx (1965): Positions (1976); Elements d'autocritique ( 1974).

Administratori
27-02-2005, 03:28
AMARLIKU, Benas (Amary de Bene), filozof dhe teolog franc. (? -1207). Teza themelore filozofike e Amarlikut eshte panteiste: perendia dhe krijesat jane nje, ekziston nje identitet ndermjet krijuesit dhe te krijuares. Nga perendia, nepermjet ideve, lind shumellojshmeria e gjerave dhe kesaj, qe eshte uniteti me i larte, i kthehen serish te gjitha. Perendia qe manifestohet ne cdo gje, gjendet edhe ne njeriun, keshtu qe njeriu «mban ne vete qiellin» dhe vullneti i tij, nese te njohurit eshte i drejte, eshte njekohesisht edhe i perendise. «Perendia eshte gjithcka, perendia dhe krijesa nuk jane te ndryshme; ne perendine gjenden te gjitha gjerat, perendia eshte substanca e pergjithshme». Si heretik u denua nga Universiteti i Parisit (1202), nga Sinodi i Parisit (1210) dhe nga koncili ne Lateran (1215). Sekti i amarlikaneve, ithtaret e tyre, mohojne institucionet shoqerore dhe proklamojne lirine nga obligimet qe imponohen nga shoqeria.

Administratori
27-02-2005, 03:28
AMeLEN, Oktave (HAMELIN, Octave), filozof franc. (1856-1907). Pro-esor ne Bordo, kurse nga viti 1905 ne Sorbone. Kriticizmin e mesuesit te vet Renuvieut, nen ndikimin e Hegelit, e shnderron ne sistem idealist te cilin e quan racionalizem integral (rationalisme integral) ose noodice. Dialektika e tij sintetike e njemendesise eshte formuar ne mesimin specifik mbi kategorite, brenda te cilit vend kryesor ka ideja e relacionit ne tri fazat e saj: ne tezen, antitezen dhe sintezen. Vetedija qe posedon karakterin sintetik eshte shkalla me e larte e realizimit si akt i te menduarit. Te menduarit eshte akt krijues dhe me kete njekohesisht edhe objekt, subjekt dhe sinteze e tyre.

Veprat kryesore: Essai sur les elements principaux de la representation (1907); Le systeme de Descartes (1911); Le systeme d'Aristote (1920); Le systeme de Renouvier (1927).

Administratori
27-02-2005, 03:29
AMONI, Sakas , filozof helenist (rreth 175-242). Mesues i Plotinit, konsiderohet themelues i shkolles neoplatoniane. Mesimet e veta, ne te cilat sipas disa burimeve (per shembull te neoplatonistit Hieroklit), u perpoq te pajtonte filozofine e Platonit dhe te Aristotelit, i perhapi vetem gojarisht. Disa autore (per shembull Nemezi) pohojne se ne doktrinen e Plotinit eshte i dukshem ndikimi i A.S., sidomos ne tezat lidhur me raportin e shpirtit ndaj trupit dhe mendjes.

Administratori
27-02-2005, 03:31
ANAKSAGORA , filozof grek (rreth 500-428 p.e.r.). Ne Athine, ne vitet 30 zhvilloi veprimtari te frytshme filozofike, mirepo pas akuzes per ateizem, arriti, ne saje te mikut Periklit, te ike ne Lampsak dhe te shpetoje nga vdekja. Nga vepra kryesore e tij qe atehere mbante titullin e rendomte Mbi naty-ren jane ruajtur vetem disa fragmente, te cilat me siguri jane nga libri i pare i kesaj vepre. A. konsideron, sikurse Empedokli, se ne natyre nuk ka as ekzistence as zhdukje - ekziston vetem bashkimi dhe ndarja e grimcave te pandryshueshme te cilat i quajti sperma - e te cilat me vone Aristoteli i quajti homeomei. Me bashkimin e ketyre grimcave krijohen gjerat e ndryshme, ndersa cilesia e cdo gjeje kushtezohet nga ato grimca qe dominojne ne perzierjen dhe qe per kete shkak mund te perceptohen. Nga gjendja e pare kaotike, ne te cilen ne fillim ishin te perziera homeomeritet, lindi kozmosi i rregulluar nepermjet mendjes (nus-it), qe e vuri ne levizje masen inerte. Mirepo pasi u dha impulsi i pare, roli i kesaj mendjeje perfundon dhe cdo gje pastaj rrjedh ne menyre mekanike sipas ligjeve kauzale rreptesisht te percaktuara. Njohje ndijore, sipas Anaksagores, kemi ne saje te ekzistimit te kundershtise qe kemi ne boten tone te brendshme (p.sh. te ftohtit mund ta ndiejme vetem atehere kur trupi eshte i nxehte). Nderkaq, te verteten nuk e njohim me anen e shqisave por nepermjet arsyes.


Duke provuar rendesine e Anaksagores ne historine e filozofise, Aristoteli thote: «Filozofet para Anaksagores mund te krahasohen me ata endacake qe i quajme natyraliste. Sikurse qe, duke u kolovitur, gladiatoret mund te japin edhe te goditura te qelluara, por jo sipas rregullave te shkathtesise, gjithashtu duket se edhe keta filozofe nuk jane aspak koshiente per ate qe flasin». A. eshte i pari qe -duke thene se mendimi i kulluar eshte e vertete - siguroi kete koshience, keshtu qe edhe sipas fjaleve te Hegelit ai dukej si «i padehuri midis te dehureve».

Administratori
27-02-2005, 03:31
ANAKSARKU, Abderas filozof grek (? nga mesi i shek. IV p.e.r.). Nxenes i Metrodorit, pasardhes i Demokritit. Percjelles i Aleksandrit te Madh. Nga veprat e tij jane ruajtur vetem dy frag-mente.Qellimi i jetes, sipas Anaksar-kut, eshte lumturia. Nga Anaksarku me siguri skeptiku Piron mori vesh per doktrinen e Demokritit.

Administratori
27-02-2005, 03:32
ANAKSIMANDRI, Miletas , filozof grek (rreth 610-546 p.e.r.). Konsiderohet se eshte autor i vepres filozofike greke me te vjeter, Mbi natyren nga e cila eshte ruajtur nje fragment: «Ajo nga e cila krijohen te gjitha gjerat eshte po ajo ku keto duhet te zhduken, sipas domosdoshmerise; sepse keto ne kohen e caktuar i nenshtrohen denimit dhe njera tjetres i ahmerren per padrejtesine e vet». (Per kete fragment, pervec te tjereve, nje studim te vecante shkroi edhe M. Hajdegeri: «Der Spruch des Anaximander»).


Per filozofine e Anaksimandrit marrim vesh me shume nga autoret e mevonshem, sidomos nga Aristoteli dhe Simpliciusi. Apejroni i pafund eshte parim themelor per shpjegimin e te gjitha ndryshimeve ne natyre. Sipas Anaksimandrit, shkakun e pare, perkunder ujit te Talesit dhe ajrit te Anaksimenit, duhet dalluar nga te gjitha gjendjet konkrete te materies. Apejroni eshte baze e pare materiale (arhe) kualitativisht e pacaktuar dhe e pakufizuar nga hapesira dhe koha e te gjitha gjerave ekzistuese qe, me anen e levizjes se amshueshme ndane nga vetja kundershtite dhe keshtu kushtezon lindjen e gjerave te vecanta. Me ne fund, e vecanta serish kthehet ne fund te procesit ne te pergjithshmen, te pacaktuaren, te pafundmen, ne apejron. Nga njeja lind shumesia kurse nga shumesia, njeja. Ekziston krijimi dhe shkaterrimi periodik i botes.


Anaksimandri theksoi vecanerisht domosdoshmerine e ketij procesi. Njekohesisht ai konsideron se kthimi i njejes eshte drejtesi, kurse ndarja nepermjet kundershtive eshte padrejtesi. Anticipim i rendesishem i shume teorive bashkekohore mbi origjinen e llojeve eshte teza e Anaksimandrit per krijimin e jetes organike ne uje si dhe doktrina e tij mbi zhvillimin e qenieve te gjalla me anen e organizmave te uleta deri te njeriu. Sipas Anaksimandrit, toka ka formen e cilindrit qe gjendet ne qender te botes dhe lirisht rri pezull ne ajer. Duke caktuar rendin e planeteve, A. permend Henen, Ne-ptunin dhe Veneren.

Administratori
27-02-2005, 03:34
ANAKSIMENI, Miletas , filozof grek (585/4-528/5. p.e.r.) Me sa duket mesoi te Anaksimandri dhe me siguri ky ndikoi shume ne Anaksimenin. Baza e pare e pergjithshme (arhe) e cdo gjeje ekzistuese, sipas Anaksimenit eshte ajri, i cili eshte i pakufizuar dhe ne levizje te perhershme. Kjo materie e pa-fundme, perkatesisht ajri, kalon gjate ndryshimit te vet ne keto shkalle: zjarr - ajer - erera - uje - toke - gure. Te gjitha keto shkalle krijohen nepermjet rrallimit dhe dendesimit; nderkaq rrallimi eshte identik me ngrohjen, kurse dendesimi me ftohjen. A. provoi te jepte nje shpjegim shkencor natyror te origjines se gjithesise dhe ta menjanonte mitin mbi krijimin hyjnor te botes. Augustini per te pohon se A. ka qene i bindur se perendite «nuk e kane krijuar ajrin, por edhe vete ata jane krijuar nga ajri».

Kozmosi ne esence eshte identik me njeriun, ndersa ajri e ben te mundur kete unitet. Sikurse shpirti yne qe eshte ajer dhe si i tille na drejton ne dhe nga ne krijon unitet, po keshtu edhe fryma dhe ajri perfshijne dhe mbajne tere kozmosin» (Diels, fragm.2). Sikurse per Anaksimandrin ashtu edhe per Anaksimenin procesi kozmologjik eshte periodik.

Administratori
27-02-2005, 03:35
ANDERSONI, Xhon (ANDERSON John), filozof australian (1893-1962). Lindi, u shkollua dhe e filloi karrieren universitare ne Skoci, ndersa ne vitin 1927 kaloi ne Universitetin e Sidneit dhe ketu ngeli duke u bere themelues i shkolles filozofike bashkekohore me me influence ne Australi. Ne fillim ishte idealist absolut, ndersa me vone perpiqet te zhvilloje variantin e vet te fiiozofise empiriko-realiste dhe pluraliste e deterministe. Numrin me te madh te artikujve ne te cilet merret me metafizike dhe epistemologji, pastaj me logjike, matematike, estetike, etike dhe filozofi politike, i botoi ne Australian Journal of Philosophy.


Kryevepra: Studies in Empirical Philosophy (posth. 1962).

Administratori
27-02-2005, 03:36
ANDRONIKU, Rodosas , filozof grek (rreth vitit 70 p.e.r). Peripatetik qe pergatiti botimin kritik te veprave te Aristotelit dhe shkroi komentet per etiken, fiziken dhe logjiken e tij. eshte filologu me i shquar i shkolles peripetatike se bashku me Aristotelin, filozofine e te cilit e perkrah teresisht, duke bere ndryshime te vogla ne krahasim me pikepamjet e mesuesit. Shkroi komentin edhe per veprat e Teofrastit.

Administratori
27-02-2005, 03:37
ANeKEN, Arture (HANNEQUIN, Arthur), filozof franc. (1856-1906); Profesor i filozofise ne Universitetin e Lionit. Ishte ithtar i «monizmit kritik». Nocioni fizikal permban ne vete kunderthenien, sepse pervec struktures se vet atomike - te diskontinuar duhet te plotesoje edhe kontinuitetin. Kuantiteti i diskontinuar (qe perben edhe themelin e matematikes) duhet te perfytyrohet si simbol i kualitetit te kontinuar. Andaj atomi edhe nuk eshte nocion, por ekzistimi i tij hipotetik eshte i domosdoshem ne shken-ce.

Kryevepra: Essai crituque sur l'hypothese des atomes dans la science contemporaine ( 1895).

Administratori
27-02-2005, 03:38
ANSELMI, i Kenterberit , filozof angl. dhe teolog me origjine italiane (1033-1109). Arqipeshkvi i Kenterberit luftoj kunder mbreterve angleze per autonomine e kishes. Kundershtar i perbetuar i nominalizmit dhe realist radikal. Pohoi se para krijimit, bota duhet te kete ekzistuar ne mendimin hyjnor - idete hyjnore jane modele sipas te cilave eshte sajuar bota reale. Sikurse artisti qe e perfytyron ne ide vepren artistike para se te krijoje, ashtu edhe bota ka ekzistuar ne ide para se te krijohej. Teologjia qendron mbi dhe para filozofise sipas parimit themelor: Credo ut intelligam (Besoj per te njohur).


Ne vepren De incarnatione Verbi (Mbi misherimin e fjaleve), A. thekson se atyre qe nuk besojne, nuk u lejohet fare te bejne shqyrtime lidhur me Librin e shenjte (Biblen). Kjo eshte e lidhur para se gjithash me nominalistet ose, si i quajti A. «dialektikane te kohes sone».


Vertetimin ontologjik te Anselmit mbi ekzistencen e perendise, me te cilin nepermjet nocionit te perendise deshi te provonte ekzistimin e saj, e mohoi me sukses Gaunilo dhe me vone Kanti. Sot nuk e pranojne as te gjithe teologet katolike.


Veprat: Ne botim te J. P. Migne, Patrologia Latina, fashikulli 158-159 (1855).

Administratori
27-02-2005, 03:39
ANTIFONTI , filozof grek (shek. V p.e.r.). Nje nga sofistet e pare qe per nga mesimi i vet mbi natyren eshte i afert me Empedoklin. Sipas Antifontit, kombinimet me te ndryshme qe krijohen nga konflikti i elementeve ndodhin ne saje te forces mekanike dhe jo nga ndonje force qellimore. eshte e njohur doktrina e tij mbi te drejten natyrore me te cilen angazhohej per barazine e njerezve. Ligji naty-ror eshte i lidhur ngushte me mireqenien e cdo individi meqe eshte ligj jetesor i organizmit te gjalle. Vetem plotesimi i kesaj te drejte natyrore eshte e dobishme per jeten, ndersa shtypja e saj eshte e demshme. Dallimet ndermjet grekeve dhe barbareve, te farferve dhe te pasurve i quante dallime barbare.


Sipas A. ligjeve njerezore duhet t'u nenshtrohemi vetem para syve te atyre qe i kane nxjerre: nderkaq, kur nuk ka deshmitare, duhet te jetojme ekskluzivisht sipas natyres, sepse kjo asnjehere nuk sjell as turp as denim. Denimi per cenimin e ligjeve, sikurse edhe vete ligjet, jane pikerisht paragjykime: prandaj denimit duhet t'i shmangemi meqe ai eshte shkelje e ligjeve te cilat, kryesisht, jane nxjerre arbitrarisht dhe shume prej tyre jane te kunderta me natyren.


Veprat kryesore: Nga kater veprat qe permenden me emrin e tij, keto te dyja jane me siguri te tij: E verteta dhe Mbi harmonine.

Administratori
27-02-2005, 03:40
ANTIOKU, Askalonas , filozof grek (shek. I p.e.r.). Nxenes i Filonit dhe i stoikut Mnesark Mohoi tezat skeptike. eshte eklektik qe pohoi se nuk ka ndryshime qenesore ndermjet shkolles peripatetike dhe stoike. Skepticizmin absolut A. nuk e pranon per shkaqe praktike (ngaqe nuk ekziston mundesia qe njeriu ta rregulloje jeten ne harmoni me arsyen pa bindje te forte dhe te paluhatshme) dhe teorike (ngaqe ne vete eshte ne kunderthenie).

Administratori
27-02-2005, 03:41
ANTISTENI, Athinas . Filozof grek (rreth 444-365 p.e.r.). eshte themelues dhe perfaqesues kryesor i shkolles kinike. Ne teorine e njohjes Antisteni eshte sensualist. Me origjinale eshte doktrina etike e tij. Virtyti i vertet gjendet jashte cdo gjeje te jashtme dhe sidomos jashte shoqerise. Ajo eshte imanente vetem ndaj personalitetit autonom te moralshetn. Pasuria, shendeti, nderi, kenaqesia - nuk e paraqesin te miren, sikurse qe as semundja, varferia dhe vdekja nuk jane nje e keqe. Si mesuesi i tij Sokrati, pohon se lumturia e njeriut qendron ne vete njeriun dhe varet plotesisht nga vullneti i tij. Duke u nisur nga teza se jane te mundura vetem gjykimet identike (A eshte A), ai pohon se kunderthenia eshte e parealizueshme ne gjykime. Ekziston vetem individualja e jo edhe gjenerikja, vetem sensualja dhe jo edhe e pergjithshmja. «E shoh kalin Por nuk e shoh kalerine». Ne kete veshtrim Antisteni kritikoi edhe mesimin e Platonit mbi idete.


Ne aspektin shteteror-juridik per Antistenin shtet ideal eshte ai kozmopolit e kerkonte edhe bashkesine e grave dhe te femijeve. Sipas disa deshmive, edhe pikepamjet mbi religjionin i kishte shume liberale.

Administratori
27-02-2005, 03:42
ANTONI, Karlo (ANTONI, Carlo), filozof ital. (1896-1959). Profesor ne Rome, i aferm me Krocen. Pervec problemeve estetike studioi edhe ceshtjet e pergjithshme te kultures dhe vecanerisht ato te historicizmit dhe te iracionalizmit.


Veprat kryesore: Mbi historizmin ne sociologji (1940); Koment Kroces (1955); Historizmi dhe antihistorizmi (posth. 1964).

Administratori
27-02-2005, 03:43
APELT, Ernst Fridrih , (APELT, Ernst Friedrich), filozof gjerm. (1812-1859) Prof. ne Jene, nxenes dhe ithtar i filozofise se Frizit. eshte me i njohur mesimi i tij mbi induksionin qe «mundeson unitetin e njohjes» keshtu qe eshte pika ku gjenden «empiria dhe metafizika». Ne vepren Die Epochen der Geschichte der Menschheit A. paraqet zhyillimin historik te kultures per te cilin mendon se ka arritur shkallen me te larte ne botekuptimin e Kantit dhe te Frizit.

Veprat kryesore: Die Epochen der Geschichte der Menschheit (1845); Die Theorie der Induktion (1854); Metaphysik (1857).

Administratori
27-02-2005, 03:44
APEL, Karl Oto (APPEL, Karl Otto), filozof gjerm. (1922 -) Prof. ne Frankfurt. Themeloi teorine e njohjes dhe teorine e shkences, qe ne fund te fundit mbeshtetet ne motivet e dimensionit socialo-filozofik dhe antropologjik. Per te, transformimi i filozofise ka domethenie te njejte me transformimin e filozofise transcendentale, perkatesisht me tregimin e mundesise se komunikimit ne bashkesine njerezore me anen e transformimit te subjektit transcendental ne subjektin shoqeror. Pikerisht nje bashkesi e tille pushon te jete objekt dhe behet subjekt i njohjes. Ka pikepamje te aferta me disa teza te «teorise kritike mbi shoqerine», pastaj me te Hajdegerit, me disa teori bashkekohore hermeneutike dhe me kritikat gjuhesore analitike te kuptimit.


Veprat kryesore: Komunikation-sgemeinschaft und die Grundlage der Hermeheutik (1968); Transformacija filozofije (1973); Aspekte und Probleme der Sprachphilosophie (1974); Der Denkweg von Charles S. Pierce (1975); Die Erklaren Verstehen Kontroverse in transcendentalpragmatische Sicht (1979).

Administratori
27-02-2005, 03:44
APOLONI, Tianas , filozof grek (fundi i shek. I). Perfaqesues i drejtimit neopitagorian, predikues-mistik. Elementet stoike te botekuptimit te tij jane te aferta me kozmopolitizmin. Predikoi clirimin nga pasionet tokesore, nga trupi mekatar (me te cilat shpirti eshte i lidhur me zinxhire) dhe te ngriturit ne hyjni nepermjet perfeksionimit religjioz e moral. I atribuoi vetes fuqite mbinatyrore dhe hyjnore.

Administratori
27-02-2005, 03:46
APTON, carlls Barns , (UPTON, Charles Barnes), filozof angl. (1831-1920). Profesor i filozofise ne Oksford. I aferm me filozofine e Martinos, te cilin perpiqet ta lidhe me disa teza te Loces. Kundershtar i Th. H. Grinit dhe idealizmit klasik gjerman.


Veprat kryesore: The present Agnosticism and the Coming Theology (1879); Are Ethics and Theology Vitally Connected? (1892); Martineau's Philosophy, a Survey (1905).

Administratori
27-02-2005, 03:46
ARDIGO, Roberto , filozof ital. (1828-1920). Ne fillim ishte predikues, kanonik qe merrej me probleme teologjike. Duke u perpjekur per vertetimin dhe argumentimin shkencor te bindjeve teologjike, u njoh me metodat dhe rezultatet e shkencave natyrore bashkekohese dhe keshtu evoluoi duke u bere perfaqesuesi me i rendesishem i pozitivizmit italian. Nga viti 1881 prof. i filozofise ne Padove. Shkenca duhet te kufizohet ne zbulimin e raporteve te drejta midis fakteve, ndersa uniteti i tere realitetit (ne te cilin gjithmone serish shfaqet procesi i ndarjes se te caktuares nga e pacaktuarja) assesi nuk mund te kuptohet. Sipas Ardigos, vullneti njerezor eshte i lire vetem pjeserisht, ndersa mbi fenomenet fizike dhe fiziologjike sundon kauzaliteti natyror.


Sipas A. etika, ne realitet, nuk mund te krijoje forca te njeriu, ajo vetem ndan ne menyre kritike forcat reciprokisht te ndryshme duke ndare te demshmen nga ajo qe mund te perdoret. Megjithkete, A. beson edhe ne ekzistimin e berthames «se idealitetit shoqeror» te njeriu, d.m.th. te instinkteve qe shpien kah veprimtaria altruiste.


Veprat kryesore: Psikologjia si shkence pozitive (1870); Morali i pozitivisteve (1878); E verteta (1891); Uniteti i njohjes (1898); Te gjitha veprat u botuan ne 11 libra (1882-1918).

Administratori
27-02-2005, 03:47
AREND, Hanah (ARENDT, Hannah) , filozofe, politologe dhe kritike letrare gjerm. (1906-1975). Pas ardhjes se Hitlerit u detyrua te emigronte. Nje kohe jetoi ne Paris, ndersa me vone qe prof. shumevjecare e filozofise politike ne universitetet e ndryshme te SHBA. Sipas H. A. politka eshte sfere e lirise, ne te cilen liria eshte realitet i gjalle e jo nocion. Andaj njeriu mund te realizoje lirine e vet vetern ne jeten publike, perkatesisht ne politike. Mirepo, njekohesisht per te ceshtjet politike jane aq serioze saqe nuk mund te jene objekt vetem i politikaneve dhe shkencetareve. Ajo e sulmoi edhe poziten tradicionale te varesise se jetes aktive (vita activa) nga jeta kontemplative (vita contemplativa). Keto jane menyra diametralisht te kunderta te ekzistences njerezore, por jeta te cilen e zgjedh filozofi nuk eshte superiore (as e nenrenditur as e mbirenditur) mbi jeten e punetorit politik, si kerkohet prej fillimit te tradites metafizike.


Veprat kryesore: The Origins of Totalitarianism (1951); On Revolution (1963); Vita activa oder vom Tatigen leben (1967); The Human Condition (1973); Men in Dark Times (1973); The Life of the Mind (vell.11,1978).

Administratori
27-02-2005, 03:48
ARETINO, Pietro , letrar, piktor dhe estet ital. (1492-1556). eshte i orientuar ne menyre antiaristoteliane dhe antinormative si dhe ne pergjithesi kunder diturise se padobishme dhe te vdekur nga librat. Per kete arsye per te bota e endrrave vetjake eshte me e vlefshme se cfaredo instrukcionesh pedante, ndersa poeti eshte ligjdhenes dhe gjykates i vetvetes.

Burim kryesor per tezat e tij: Pisma (1537-1550).

Administratori
27-02-2005, 03:49
ARIAN FLAVIE, Nikomedias , filozof grek (shek.II). Mesues i Epiktetit, mesimin e te cilit e paraqiti ne shume vepra, nga te cilat me me rendesi eshte Manuali i Epiktetit, e qe me vone ne Bizant shpesh eshte parafrazuar dhe shpjeguar per nevoja te krishterimit. Pervec kesaj vepre qe eshte burimi me i rendesishem i mesimit etik te Epiktetit, shkroi edhe Bisedat e Epiktetit ne tete libra (nga te cilet jane ruajtur vetem kater veprat e para), dhe Homiliete ne dymbedhjete libra qe nuk jane ruajtur. Pervec veprave filozofike shkroi edhe studime historike dhe ushtarake.

Administratori
27-02-2005, 03:50
ARISTID, Marcie , apologjet i vjeter krishter (shek. II). Nepermjet argumenteve filozofike u perpoq te mbroje krishterimin dhe ishte kundershtar i Politeizmit. Konsideroi se monoteizmi eshte karakteristike e qenesishme e krishterimit. Aristidi mendon se eshte e pamundur njohja e perendise, sepse Perendia eshte (qe ka bere cdo gje per njeriun dhe per shkak te njeriut) e paaritshme dhe e pafundme.

Administratori
27-02-2005, 03:51
ARISTIPI, Kirenas , filozof grek (rreth 435-355 p.e.r.). Themelues i shkolles se Kirenes dhe nxenes i Sokratit. Ne teorine e njohjes A. eshte sensualist kurse ne etike hedonist. Sendet ne vetvete jane te panjohshme dhe njohim vetem ndijimet tona ne to, d.m.th. njohim gjendjen e subjektit te mallengjyer. Ndijimet e papelqyeshme qe shkaktojne vuajtje jane te keqija, ndersa te kendshmet, qellimi i te cilave eshte kenaqesia, jane te mira. Lumturia eshte ndjenje e kenaqesise dhe e endjes, mirepo i mencuri nuk u nenshtrohet kenaqesive por i sundon ato d.m.th. kupton ne menyre racionale dobine konkrete te kenaqesise se vecante. Per ate qe ndihet si e kenaqshme nuk dihet, d.m.th. drejtperdrejt, por vetem me anen e meditimit, filozofimit. Pervec ndikimit te Sokratit qe shprehet edhe ne disa postulate te ba-zuara etike dhe racionaliste, ne Aristipin ndikoi para se gjithash, doktrina senzualiste e Pitagores.

Administratori
27-02-2005, 03:53
ARISTOBULI , filozof cifut (rreth 160 p.e.r.). Perfaqesues i sinkretizmit helenistik-hebraik. U perpoq te vertetonte (shepeshhere me teza dhe argumente te dyshimta) se perfaqesuesit me te mire te filozofise greke nxjerrin pikepamjet e tyre nga tradita cifute. Keshtu konsideron se Pitagora, Sokrati dhe Platoni ishin te varur nga doktrina e Mojsiut. Komentoj Dhiaten e vjeter.

Administratori
27-02-2005, 03:54
ARISTOKLI, Mesanas , filozof grek (gjysma e dyte e shek. II). Eklektik peripatetik, i afert me Aristotelin dhe stoiket, historian i filozofise.

Administratori
27-02-2005, 03:55
ARISTOKSENI, Tarentas , filozof grek (lindi rreth 354 p.e.r.). Nxenes i Aristotelit ndersa ne psikologji i afert me pitagorasit. Ka merita per zhvillimin e historise dhe te teorise se muzikes. Shkroi mbi harmonine dhe disa biografi te filozofeve (Protagora dhe Platoni).

Administratori
27-02-2005, 03:56
ARISTONI, Aleksandrias , filozof grek (shek.I. p.e.r.). Peripatetik, shkroi nje koment lidhur me mesimin e Aristotelit mbi kategorite.

Administratori
27-02-2005, 03:57
ARISTONI, Hius , filozof grek (shek. III p.e.r). Nxenes i Zenonit, filozof stoik dhe ithtar i shkolles se vjeter stoike. Ne plan te pare ve ne dukje motivet etike te filozofise dhe hedh poshte studimin e fizikes dhe te logjikes. Fiziken e refuzon per shkak se qellimi i saj nuk mund te arrihet asnjehere me te menduarit e njerezve, ndersa logjiken ngase eshte e panevojshme. Vetem etika vlen te studiohet. Konsideron se ne pergjithesi dhenia e kuptimit teorik dhe e studimit ka vlere atehere kur eshte ne harmoni me disa principe parimore te etikes. Sipas tij, virtyti eshte unitet, keshtu qe nuk eshte e pa-mundur te mprosh tezen mbi shumesine e virtyteve.

Administratori
27-02-2005, 04:00
ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi ne Stagire te Trakise, nxenes i Platonit. Me ftesen e mbretit te Maqedonise Filipit behet mesues dhe edukator i Aleksandrit (qe me vone u quajt i Madh). Ne kohen kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashte Evropes, Aristoteli u kthye ne
Athine dhe ketu, duke ligjeruar ne Lice, shkroi veprat kryesore te tij. eshte themelues i shkolles peripatetike ne Athine. I akuzuar per ateizem iken nga Athina ne Haleks («qe athinasit per here te dyte te mos e fyejne filozofine»), ku se shpejti edhe vdes.


Aristoteli hyn ne radhen e filozofeve me te medhenj te te gjitha koheve. eshte mendja sintetike me e rendesishme dhe ne pergjithesi gjeniu me i gjithanshem i antikes. Duke rishqyrtuar ne menyre kritike filozofine e mesuesit te vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi ne nje sere veprash kapitale filozofine e re origjinale dhe grumbulloi njekohesisht ne menyre enciklopedike te gjitha rezultatet e rendesishme te filozofise se vjeter greke dhe te shkencave te vecanta. Te gjitha fushat deri atehere te njohura si dhe nje sere fushash te reja te aktivitetit mendor dhe te njohurive njerezore te disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) jane objekt i hulumtimeve gjeniale te Aristotelit.


Logjika e Aristotelit me disa teza te veta themelore ka ruajtur vleren e vet dhe deri sot ajo merret si model per themelimin e logjikes elemetare, keshtu qe edhe Kanti mundi te vertetonte se si logjika e Aristotelit mori nje forme aq te persosur saqe pas saj nuk ka mundur te beje nje hap perpara, as nuk ka qene e detyruar te beje nje hap prapa. Logjika e tij, ne radhe te pare, shqyrton ceshtjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalite), perfundimet dhe argumentet. Nocionet jane esence ose forme e sendit, njohja e te cilit eshte qellim themelor i te menduarit. Nocionet me te larta te gjinise, qe perfshijne ne vete te gjitha nocionet tjera jane kategorite. Kategori te tilla, sipas Aristotelit ka dhjete: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Ne veprat logjike te Aristotelit (te grumbulluara me vone nga nxenesit e tij me titull Organon) jane shqyrtuar hollesisht dhe jashtezakonisht ne menyre ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si jane parimet e te menduarit, induksioni dhe deduksioni, perkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.


Aristoteli konsideron se ekzistojne tri parime te pergjitshme te te menduarit: Parimi i identitetit, parimi i kontradiksionit dhe parimi i perjashtimit te se tretes. Kushdo qe deshiron te mendoje ne menyre konsekuente nuk mund te mendoje ne kundershtim me kuptimin e ketyre tri parimeve, sepse keto nuk jane fare zbulimesh rasti, por vlejne per vete njemendesine. Pervec shpjegimit te hollesishem te teori-se se silogjizmit kategorik-asertorik (cka konsiderohet kontribut me i madh i tij ne logjike), ne veprat e tij e gjejme edhe logjiken shume te nderlikuar modale si dhe fillimet e shume teorive logjike te mevonshme. Dhe ndonese Aristoteli ne themel perpunoi parimet e logjikes rreptesisht formale, prapeseprape ai nuk i ndau ne menyre abstrakte format e te menduarit te logjikshem dhe te drejte nga vete qenia. Per te p.sh. edhe kategorite jane jo vetem predikatet me te pergjithshme te te menduarit por njekohesisht edhe percaktimet me te pergjithshme te cdo gjeje ekzistuese. Logjika per A. nuk eshte ndonje qellim i vetvetes dhe nuk merret me abstraksione boshe, me for-ma «te kulluara» te mendimit, por niset nga sendi real dhe e studion ashtu si shprehet ne te menduarit. Lidhur me kete, Aristoteli ne Hermeneutike tregon se theniet e gjykimit jane ne raport te njejte sikurse sendet ne njemendesi, keshtu qe lidhja e nocioneve eshte tregues i lidhjeve te vete sendeve. Ndonese fillimet e logjikes, madje edhe te zgjidhjes se ceshtjeve te caktuara logjike mund t'i kerkojme edhe te Sokrati e Platoni, prapeseprape, Aristoteli pergjithesisht konsiderohet themelues i logjikes si disipline e vecahte. «Filozofia e pare» (ose me vone e quajtur metafizike per arsye se ne permbledhjen e veprave te tij eshte «pas fizikes») studion parimet e fundme, me te larta dhe me te pergjithshme te cdo gjeje ekzistuese, andaj eshte me-sim mbi shkakun e pare, mbi qenien ne pergjithesi. Shkencat e vecanta studiojne aspektin e caktuar te qenies, por jo edhe qenien ne vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet te ekzistoje shkenca e cila duhet te merret me parimet qe jane themel per tere kuptimin dhe njohjen e te gjitha percaktimeve te vecanta. Pikerisht keto parime i studion metafizika ose filozofia e pare, keshtu qe objekt i saj i studimit eshte materia, forma, shkaku i levizjes, qellimi i ekzistimit e te tjera. Kjo disipline eshte njekohesisht edhe me e veshtira, sepse eshte me abstraktja, por me vete kete fakt ajo eshte edhe shkenca me ekzakte. Shume teza metafizike te Aristotelit provojne tendencen realiste-materialiste me te cilen iu kundervu botes se ideve te Platonit, duke konsideruar se idete jane imanente per vete sendet dhe jo modele transcendentale te sendeve. Me nje varg argumentesh bindese dhe spirituoze A. ne pergjithesi i hedh poshte bazat e doktrines se Platonit mbi idete. Do te duhej te kishte me shume ide sesa sende te vecanta meqe do te duhej te ekzistonin idete edhe mbi marredheniet e tyre; do te duhej te ekzistonin idete e drobitjes, kurse kjo eshte ne kundershtim me vete perkufizimin e idese; si mund te ekzistoje vecmas substanca dhe ajo nga e cila perbehet substanca; ne qofte se ne te gjitha idete qendron burimi i levizjes, atehere edhe ato levizin, ndersa nese nuk levizin, prej nga atehere levizja e te tjera.


Ne njemendesi, sipas Aristotelit, ekzistojne vetem sendet e vecanta, vetem keto perbejne substancen e pare. E pergjithshmja nuk ekziston prane ose mbi sendet por ne to. Nocionet e pergjithshme (gjenerike), qe shprehin cilesite e perbashketa te sendeve te vecanta vetem jane substanca te rendit te dyte. Mirepo edhe e vecanta ekziston pikerisht aq sa realizohet ne te e pergjithshmja. Sepse ne qofte se pervec sendeve te vecanta nuk ekziston kurrgje, atehere nuk ekziston asgje qe do te mund te arrihej vetem me njohje, por tere kuptimi do te varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne ne menyre ndijore njemend, per shembull,. nuk verejme se ekziston ndonje shtepi ne pergjithesi prane shtepive te vecanta. Mirepo sendet e vecanta megjithate manifestojne unitetin e tyre, dhe kategorite e mendjes, te cilat tregojne per kete, njekohesisht reflektojne raportet objektive te vete sendeve. Substanca ben unitetin e te vecantes dhe te pergjithshmes dhe se ketejmi (ne «Metafizike» 1,3) ajo «perse» reduktohet ne nocion, sepse ajo qe eshte vetem eshte ngaqe ne te realizohet e pergjithshmja. Mirepo per ta njohur te vecanten dhe per te folur per te mendueshem, nevojitet te theksohen kater shkaqe: materia, forma, shkaku i levizjes dhe qellimi.


Forma (morfe) me materien e pazhdukur (hyle) perbejne tere ekzistimin. Nderkaq, materia e pa kurrfare forme nuk ekziston ne njemendesi (por vetem ne mendime). Qellimisht levizja paraqitet ne faktin se forma zhvillohet gjithnje me shume ne llogari te materiales, deri te mbarimi ne «forme te formes», ne te menduarit e kulluar qe ka vetem veten per objekt te vet. Materia e pacaktuar eshte vetem mundesi e sendit, potencialitet, ndersa forma eshte aktualitet, realizim. Mirepo kundershtia ndermjet formes dhe materies gjithmone eshte relative. Ajo qe eshte ndaj dickahit te paperkryer forma, ndaj dickahit te perkryer eshte materia. Guri i perpunuar, per shembull, eshte forme ndaj gurit qe gjendet ne mal, qe nuk eshte i perpunuar, por eshte materie ndaj gurit qe eshte murosur ne shtepi. Realizimi i mundesise, kalimi dhe zhvillimi i formes nga materia bazohet ne levizje. cdo levizje, nderkaq, domethene ajo qe leviz, supozon ate qe e ve ne levizje, dhe keshtu ne fund e supozon nje shkak te fundit, shkakun e palevizshem. Te gjitha sendet ndryshojne, mirepo duhet te ekzistoje edhe dicka qe eshte shkak i ndryshimit. Ky shtytes i pare, qe duhet te jete i palevizshem dhe se ketejmi vetem nje, eshte forme e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, me e persosur, hyjni.


Meqe lenda e metafizikes eshte jomaterialja, qenia e amshueshme, atehere edhe lenda e fizikes se Aristotelit eshte ajo qe leviz, domethene qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojne kater lloje te levizjes: levizja substanciale (domethene ekzistimi dhe shkaterrimi), kuantitative (rritja dhe renia), kualitative (shnderrimi i nje materie ne tjetren) dhe levizja hapesinore (dornethene ndryshimi i vendit). Hapesira e pakufi ekziston vetem potencialisht (per shembull ne numerimin) por jo aktualisht, njemendsisht. Levizja ne hapesire eshte e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetem qeniet e vecanta krijohen dhe zhduken.


Ne vepren e tij «Mbi shpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohe boten e jashtme sikur te mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijat nuk mund te perceptojne kurrgje ne qofte se nuk i kane para vetes objektet e jashtme. Ne psikologjine e Aristotelit ose ne shkencen mbi shpirtin dominon mendimi se vete shpirti eshte i palevizshem, mirepo njekohesisht ai ve ne levizje trupin si forme dhe qellim te tij te brendshem dhe substancial, ai eshte «entelehia e pare» e tij, parim i jetes dhe i organizimit. Ekzistojne tri lloje te shpirtit: shpirti vegjetativ (qe konsiston ne aftesine e te ushqyerit dhe te shumimit), pastaj shpirti animal (qe ka edhe aftesine e sensibilitetit ndijor dhe te vetelevizjes ne hapesire) dhe se fundi shpirti njerezor (qe ka aftesine e te menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, qe eshte e lidhur me aspektin material eshte tabele e zbrazet (tabula rasa), mbi te cilen ndijat regjistrojne thjeshtesisht ate qe pranojne. Kjo mendje eshte kaluese sikurse edhe individet, ndersa mendja aktive eshte e pavdekshme. Fryma aktive ne shpirtin njerezor, fryma qe krijon format, qe ben cdo gje (dhe jo qe pranon ne menyre pasive) dhe qe i veren drejtperdrejt te vertetat me te larta, eshte me origjine hyjnore.


Ne parimet etike te tij, A. i kundervihet rigorizmit idealist te Platonit dhe virtytin e perkufizon si mes ndermjet dy ekstremeve (per shembull pavaresia dhe dinjiteti i frymes eshte mes ndermjet kryelartesise dhe veteperuljes). Pos virtyteve etike (qe kane karakter te vullnetshem), A. analizoi edhe te ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si eshte per shembull mencuria). Pikepamjes se Sokratit dhe te Platonit se ne vazhdimisht deshirojme medoemos te miren, A. kunderve pohimin se shtytesit dhe instinktet njerezore, per te arritur te miren, duhet vazhdimisht te drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet te jene medoemos te mire. Ne shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqesise, Aristoteli theksoi tri lloje te miqesise: miqesine e dobishme, te kendshme dhe te virtytshme.


Dhe derisa e para manifestohet me shpesh te njerezit e vjeter, e dyta te te rinjte, e treta, miqesia e vertete ne te cilen miku perqafohet per shkak te vete atij, eshte karakteristike per moshen e pjekur te mashkullit. Realist dhe racionalist, A. ne etike eshte edhe perfaqesues i imanentizmit, domethene i tezes se nga vete njeriu varet se a do te behet i lumtur ose jo, a do te behet i virtytshem apo shpirtlig.


Pikepamjet politike dhe sociale te Aristotelit themelohen ne tezen se njeriu eshte per nga natyra qenie shoqerore, politike (zoon politikon). Pas analizes se hollesishme te formacioneve politike (monarkise, oligarkise, demokracise e tjera), Aristoteli nxjerr perfundimin se rregullimi me i mire eshte republika demokratike e matur. Ne shqyrtimet e veta politike dhe shoqerore ai megjithate e ruan ne dimensionin te plote institucionin e skllaverise, duke konsideruar se sklleverit jane te domosdoshem per jeten e «njerezve te vertete», domethene per pjesetaret e qytetareve te lire. Nderkaq, per Aristotelin, persosuria e shtetit nuk bazohet ne aspektin teorik, por para se gjithash, ne ate empirik. Me fjale te tjera, ai konsideron se deshmi e vertete per ate nese shteti eshte rregulluar mire qendron, para se gjithash, ne faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet ne kete rregullim shteteror», domethene se nuk ka shperthyer kurrfare «kryengritjeje qe meriton te permendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqperdorim te pushtetit.


Ne Poetiken e njohur te tij, Aristoteli perkunder Platonit, cmon lart krijimtarine e vertete artistike te kohes se tij sidomos autoret e medhenj te tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plote e krijimtarise artistike dramatike shprehet ne katarsen e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit. Arti qe tregon ate qe ka mundur te ndodhe (pra, qe ka gjase se ka ndodhur), eshte «me i rendesishem per te se historia qe tregon vetem per ate qe njemend ka ndodhur. Lidhur me kete, A. tregon ligjesite e vecanta te sferes estetike te cilat jane te pavarura nga njemende-sia historike, keshtu qe shume interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojne se, perkunder Platonit qe pohonte lidhjen e ngushte te artit me realitetin politik, Aristoteli eshte themelues i estetikes si shkence mbi nje veprimtari njerezore te vecante dhe autonome qe ka normat dhe ligjsite imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike te tragjedise greke (uniteti i vendit, i kohes dhe i veprimit) mbi te cilat me vone u bene polemika te ashpra ndermjet teoricieneve franceze dhe gjermane (Lesingu per shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetem nevojen per unitetin e veprimit, ndersa unitetet e kohes dhe te vendit jane te kushtezuara vetem nga mundesite teknike te skenes se atehershme greke). Klasik eshte edhe perkufizimi i tij i tragjedise mbi te cilin u shkruan studime dhe monografi te shumta; «Tragjedia eshte imitim i veprimit serioz dhe te kryer qe ka madhesi te caktuar, me te folur qe eshte elegant dhe i vecante per secilin lloj ne pjeset e vecanta, ne personat qe veprojne dhe nuk rrefejne, ndersa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frike kryen pastrimin e afekteve te tilla». Shkallen me te larte te meshires e nxitin ato ngjarje ne te cilat miku i ka bere keq mikut, ndersa me mire zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra behet nga mungesa e diturise, domethe-ne ne qofte se faji ne tragjedi eshte pikerisht faj pa faj. Rruga e analizes se veprave artistike e Aristotelit dhe, para se gjithash, e nje sere veprimeve dramatike te kohes se tij, niset nga keto vepra kah perfundimet e pergjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model per ata estete dhe sidomos per teoricienet dramatike qe kerkojne burimet e normave estetike ne vete artin.


Me gjithe njoskonsekuencat dhe kundertheniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madheshtore e Aristotelit eshte e pashoqe ne tere antiken jo vetem per nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmeria e paraqitjes se disiplinave te vecanta, por, para se gjithash, per nga shtruarja e nje sere ceshtjeve fundamentale filozofike, te cilat pikerisht si ceshtje jane edhe sot aktuale dhe paraqesin vlere te perhershme te trashegimit mendor boteror.


Veprat: veprat e Aristotelit mund te ndahen ne veprat egzoterike, (kushtuar publikut te gjere) dhe ezoterike ose akroanetike (te brendshme, perkatesisht vepra per te degjuar). Veprat e para egzoterike, qe me siguri u shkruan ne forme dialogesh, nuk jane ruajtur. Gjithashtu nuk jane ruajtur as te gjitha veprat ezoterike, ndersa te ruajturat mund te ndahen ne keto grupe: i.Veprat logjike te permbledhura se bashku me titullin O r g a n o n (domethene vegel), qe permban keto vepra: Mbi kategorite, Mbi interpretimin, Analitika e pare, Analitika e dyte, Topika dhe Mbi pergenjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencen dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra te tjera qe nuk jane relevante ( M eteoro1ogjia , Shtaze-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i te cilave nuk eshte vertetuar. 3. Vepra metafizike eshte Metafizika (ose filozofia e pare e cila sipas renditjes ne anuarin e Andronikut u quajt keshtu), 14 libra 4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, te birit te Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxenes i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por me shume nga vepra e dyte); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (per te cilen nuk dihet a eshte autentike); 5. Prej veprave politike me e rendesishmja eshte P o 1 i t i k a (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shteterore (Politike, 158 libra ne te cilet paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirepo per autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika (e cila me siguri ka 2 libra, mirepo nuk eshte ruajtur ne teresi). Te gjitha veprat e rendesishme filozofike te Aristotelit (pervec Fizikes) jane perkthyer edhe ne kroatishte.

Administratori
27-02-2005, 04:31
ARKELAU, Athinas (ose nga Mileti), filozof grek (shek. V. p.e.r.). Nxenes i Anaksagores, qe ndryshe nga mesuesi, konsideronte se ajri eshte perzierje e pare e materies. Per Arkelaun mendja (nusi) nuk qendron jashte botes por eshte imanent ndaj saj. U mor edhe me problemet etike dhe ndoshta i pari shtroi ceshtjen mbi origjinen e shoqerise njerezore. Sipas tij, ligjet, rregullimet politike, drejtesia ose padrejtesia jane krijime njerezore dhe nuk ekzistojne sipas natyres. Thone se ka qene mesues i Euripidit.

Administratori
27-02-2005, 04:31
ARKESILAU, Pitanas , filozof grek (315/4-241/4 p.eir.). Themelues i te ashtuquajtures Akademi e mesme, kundershtar radikal i filozofise stoike. Mohoi vecanerisht stoikun Zenon dhe masen e tij te vertetesise. Ne qofte se nuk ka gjykime kataleptike (te cilat stoiket i konsiderojne mase te se vertetes), nese fshihet dallimi ndermjet te vertetes dhe gnjeshtres, nese qartesia subjektive nuk eshte garanci e se vertetes, atehere i mencuri round te percaktohet vetem per dy rruge: ose te shkoje pas shume te paditurve dhe te pajtohet me opinionin e tyre ose te rezervohet nga miratimi, domethene te abstenoje nga cfaredo dhenie te gjykimeve (epohe). I mencuri, konsideron Arkesilau, mund te vendose ne kete dileme vetem per solucionin e dyte. Nuk eshte e sigurt as ajo qe Sokrati e mban vetem te sigurt: di qe s'di gje. Ndonese ne menyre skeptike mohoi cfaredo kriteri teorik te aktivitetit dhe te sjelljes, A. prapeseprape pranoi kriterin praktik. cdo veprim duhet te bazohet ne probabilitetin racional, mjafton qe nepermjet zgjedhjes ndermjet se mires dhe se keqes te arrihet lumturia.

Administratori
27-02-2005, 04:32
ARKITA, Tarentias , filozof dhe matematikan grek (shek.IV. p.e.r.) Pitagorist, strateg shumevjecar i Tarentit, konsideronte se per arritjen e harmonise shoqerore lypset barazia ekonomike e njerezve. Te Arkita Platoni studioi filozofine pitagoriane.

Administratori
27-02-2005, 04:33
ARNIM, Hans , filozof gjerm. (1859-1931). Prof. ne Rostok, Vjene dhe ne Frankfurt. Me shume u mor me studimin e filozofise greke dhe sidomos me Platonin dhe Aristotelin.


Veprat kryesore: Die Phiolosophie im Altertum (1909); Platons Jugend dialoge (1914); Die drei Aristotelischen Ethiken

Administratori
27-02-2005, 04:34
ARNO, Antoan (ARNAULD, Antonie), filozof franc. (1612-1694). Jansenis, kartezianist, u doktorua ne Sorbone (1645). Se bashku me P. Nikolin botoi logjiken e njohur Port Royal, ne te cilen ne frymen e pkepamjeve te Dekartit thjeshtesohet logjika aristoteliane skolastike (7 kategori ne vend


10, reduktimi i numrit te llojeve dhe i formave te silogjizmave) dhe ne te cilen eshte futur perkufizimi terminologjik, i rendesishem per zhvillimin e metejme te logjikes dhe te aksiomatikes.


Veprat kryesore: De la frequente communion (1643); La logique de Port Royat (se bashku me Nikolin 1662); Traite de vraies et des fausses idees (1683); Reflexions philosophiques et theologiques sur la Nature et la Grace( 1685- 1686).

Administratori
27-02-2005, 04:35
ARNOBIE, retor dhe apologjet i krishtere (vdiq rreth 326). Ne moshen pesedhjetevjecare, pasi gjithe kohen luftoi kunder te krishtereve, u be i krishtere dhe u perpoqe te mbronte te krishteret nga akuzat se ishin fajtore per mjerimin dhe fatkeqesine e imperatorise. I beri objekt talljeje shume besime tradicionale, ndersa veprat e tij jane burim si per kuptimin e mitologjise romake ashtu edhe per shpjegimin e disa filozofeve (sidomos te skeptikut Karnead). eshte kundershtar i tezes se Platonit mbi paraekzistimin e shpirtit.


Kryevepra: Adversus gentes (Adversus nationes).

Administratori
27-02-2005, 04:36
ARNOLD, Gjuro (ARNOLD Duro) filozof, pedagog dhe poet (Ivanec, me 1854-Zagreb, me 1941). Prof. i filozofise dhe i pedagogjise ne Zagreb. Tekstet e tij te logjikes dhe te psikologjise jane konsideruar nje kohe te gjate manuale standard te shkollave dhe te universiteteve. Ne vitin 1896 organizoi seminarin pedagogjik per arsimin teorik dhe praktik te arsimtareve te shkollave te mesme. Pikepamjet filozofike te tij jane te aferta me te Loces, te Lajbincit dhe te Herbartit dhe me shume teza spiritualiste-pluraliste.


Ne vepren e vet «Qeniet e fundit», A. konsideron se realiteti eshte i ndertuar nga elementet e thjeshta jomateriale te renditura hierarkisht sipas shkalleve te ndryshme te shugurimit, kurse ne shkallen me te larte qendron perendia. Te gjithe individet shpirterore e deshirojne ate nepermjet procesit kozmik te persosurise shpirterore- frymore.


Veprat kryesore: Etika i povijest (1879); Logika (1888); Zadnja bića (1888); Psihologija (1893).

Administratori
27-02-2005, 04:37
ARNT, Ernst Moric (ARNDT, Ernst Moritz), poet dhe filozof gjerm. (1769-1860). Ne vjershat e tij lavderoi idene e unitetit nacional dhe te rezistences kunder Napoleonit. Ne punimet teorike perkrah filozofine realiste dhe optimiste, lavderon natyren, ndersa ne mbivleresimin e forces se thjeshte konsideron se qendron rreziku me i madh per fatin e Gjermanise.


Kryevepra: Geist der Zeit, I, II, III, (1804-1813).

Administratori
27-02-2005, 04:37
ARON, Rajmond Klod Ferdinand (ARON, Raymorid Claude Ferdinand), sociolog dhe filozof franc. (1905-). Prof. i Sorbones nga viti 1956. Interesimi themelor i R. Aronit eshte filozofia e historise. A. konsideron se «realiteti historik nuk lejon te shnderrohet ne raporte, sepse ai eshte njerezor, ndersa njerezit, si individe qe veprojne ose te cilet jane viktima, ne cdo menyre jane qender e gjalle e tij». A. njekohesisht paralajmeron se njeriu nuk ngrihet nga relativiteti i perfytyruar deri te marredheniet objektive, transcendentalisht relative, por arrin deri te relativiteti historik: shkencetari, historiani, shpreh vetveten dhe boten e vet nepermjet te se kaluares, te cilen e ka zgjedhur per vete. Andaj cdo filozofi e historise, sipas Aronit, do te jete relative. Ne qofte se historia ka ndonje rendesi, atehere ajo nuk qendron ne progresin e vazhdueshem, ne ndonje racionalitet dhe ajo i shmanget cdo forme te te vendosurit ne skeme. Lirine ne histori nuk e siguron teoria por veprimtaria. Iracionalizmi, per Aronin, do te ishte filozofi e pamohueshme sikur ne vete te mos permbante nje kunderthenie themelore: «lracionalizmi kerkon te pergenjeshtroje vetveten, sepse shfaqet si e vertete filozofike, kurse mohon natyren e kesaj se vertete». Kritik i disa tezave fundamentale marksiste (sidomos lidhur me realizimin praktik te koncepteve marksiste), A. pavaresisht nga nje varg njeanshmerish te relati-vizmit historik dhe te maliciozitetit te kritikave, konsiderohet sot nje nga filozofet e rendesishem te historise ne France, madje edhe ne Evrope.


Veprat kryesore: Introduction a la philosophie de l'Histoire (1938); La Philosophie critique de l'Histoire (1938); Le Grand Schisme (9W); Les guerres en chafne (1951); L'Opium des intellectuels (1955); Espoir et peur du siecle (1957); Les desilusions du progres: essai sur la dialectique de la modernite (1969); D'une Sainte Famitle a l'autre: essai sur le marxisme imaginaire ( 1 969).

Administratori
27-02-2005, 04:38
ASKLEPIADI, Prusas , mjek dhe filozof grek (rreth 124 - rreth 34 p.e.r.). Ithtar i Epikurit, qe me shume se mesuesi i tij theksonte premisat fundamentale sensualiste te cdo njohjeje dhe ia mohonte shpirtit pjesen mendore, duke reduktuar veprimtarine e tij ne receptivitetin sensomotorik. Ne medicine i njohur per sherimet nepermjet mjeteve fizikale dhe dietes.

Administratori
27-02-2005, 04:40
AST, Fridrih (AST, Friedrich), filozof gjerm. (1778-1841). Prof. ne Munih. U mor, para se gjithash, me filozofine e historise dhe me estetike. Si ithtar i Shelingut beri perpjekje qe ne zhvillimin historik te filozofise te vertetonte ligjesine e brendshme mendore te domosdoshme.

Veprat kryesore: Handbuch der Asthetik (1805); Grundlinien der Philosophie ( 1816); Lexikon Platonicum (1834-39).

Administratori
27-02-2005, 04:40
ASMUS, Valentin Ferdinandovic , filozof sovjetik (1894-1975). Porf. i Universitetit te Moskes (nga viti 1939). Autor i shume punimeve nga historia e filozofise (sidomos te idealizmit klasik gjerman dhe te filozofise ruse), nga historia e logjikes dhe e estetikes. eshte e njohur edhe Logjika e tij, qe ishte tekst standard ne fakultetet e shume vendeve socialiste.

Veprat kryesore: Materializmi dialektik dhe logjika (1924); Shqyrtime nga historia e dialektikes dhe e filozofise se re (1930); Dialektika e Kantit (1930); Marksi dhe historizmi borgjez (1933); Logjika (1947); Descartes (1956).

Administratori
27-02-2005, 04:42
ASHARI , (Ali al-Ashari), filozof dhe apologjet islamik (837-935). Sunin dhe Kuranin si dhe mesimet e tjera fetare islame ortodokse u perpoq t'i themelonte dhe t'i arsyetonte ne menyre filozofike.

Administratori
27-02-2005, 04:43
ATENAGORA , Athinas, filozof grek, apologjet i krishtere (rreth J70). Ne apologjine e vet drejtuar Mark Aurelit nbrojti te krishteret duke bazuar doktrinen mbi treunitetin hyjnor. Ne shume teza te tij eshte fare i qarte ndikimi i platonizmit.

Administratori
27-02-2005, 04:44
AUGUSTIN, Aureli (Augustinus Aurelius), teolog dhe filozof i krishtere 354-430). Para se te kalonte ne krishterim, ai dhjete vjet i perkiste maniheizmit. Vetem kur mbushi 33 vjet, pasi sipas fjaleve te tij jetoi si «mekatar, pagan dhe njeri i shfrenuar», kaloi ne krishterim dhe u be nje nga eterit me te famshem dhe me te njohur te kishes latine te periudhes patristike. Ne vitin 391 u be prift ne Hispon, kurse ne vitin 396 u zgjodh ipeshkev. Burim kryesor per kuptimin e rruges se tij jetesore dhe filozofike jane Rrefimet e tij.
Filozofia e Augustinit nuk eshte prezentuar ne asnjeren prej veprave te tij si sistem i mbyllur, por analizat mendore te tij shfaqen fragmentarisht dhe periodikisht me rastin e perpunimit te ceshtjeve te ndryshme, kryesisht te ceshtjeve teologjike. Orientimi filozofik themelor perqendrohet te Augustini ne parimin e vetesaktesise se brendshme te cilin pikerisht ai e paraqiti i pari ne menyre te qarte dhe e shtroi si rrugedalje te filozofise. Interesi metafizik i A. drejtohet nga sfera e realitetit te jashtem ndaj jetes se brendshme, e keshtu ne vend ,te nocioneve materiale, shpirterore te pergjithshme ose fizike, ne plan te pare i ve nocionet psikike si faktore themelore te kuptimit te botes. Pikerisht ky orientim kah pervoja e brendshme eshte karakteristike qenesore e veprimtarise se tij. «Kunder akademikeve» qe dyshojne ne te verteten, konfirmon Augustint - i cili dikur ishte i aferm me pikepamjet skeptike - te verteten paresore, me fjale te tjera se askush nuk mund te dyshoje se ekziston, me vete faktin se dyshon (domethene mendon). «Per mua me e sigurt se cdo gje tjeter eshte se ekzistoj. Madje edhe nese pohon se nuk ekzistoj dhe thua se mashtrohem, pikerisht me kete pranon se ekzistoj; sepse nuk mund te mashtrohem nese nuk jam».


A. pasi iu drejtua krishterimit, luftoi ne realitet kunder mendimit skeptik akademik, mirepo megjithate ne shume teza mbeti i rezervuar ne menyre skeptike dhe agnostike: «Mos poho me pos kesaj se dicka sipas bindjes sate te duket keshtu dhe keshtu kurre nuk do te mashtrohesh». (Contra Academicos).


cdo gje qe ben njeriu buron nga vullneti i tij i cili eshte absolutisht i lire. Vlera qenesore nderkaq e akteve te vullnetit eshte e varur para se gjithash nga orientimi i tyre kah perendia. Ideja e kishes se krishtere - interesat e se ciles Augustini i mbrojti me aq afsh -bazohet sipas tij, ne mendimin mbi nevojen e shpagimit te tere gjinise njerezore; mirepo vete kjo ide perjashton pikerisht lirine e percaktuar te vullnetit te individit. Tere doktrina mbi predestinacionin (paradestinimin) per shpetimin ose zhdukjen - te cilen e mbrojti Augustini - u kundervihet ne menyre kontradiktore pikepamjeve te tij mbi lirine e vullnetit: «Gjithmone do te mbetet fakt i cuditshem qe i njejti njeri - i cili filozofine e tij e themeloi ne vetesigurine e frymes se vetedijshme te vecante, i cili nepermjet studimit te hollesishem hyri ne thellesite e pervojes se brendshme dhe zbuloi ne vullnetin arsyen e jetes se individit shpirteror, se, pra, ky njeri konsiderohej i shtrenguar nga interesat e nje studimi teologjik me konceptin e shkences mbi shelbimin, e cila e vezhgon veprimin e vullnetit te vecante si pasoje e caktuar qe nuk ndryshon nje rrenimi te pergjithshem ose meshi-re hyjnore». (V. Vindelband: «Histo-ria e filozotise»). Ne nje menyre Augustini eshte edhe iniciator i filozofise se historise, sepse ne konstruksionin e vet te realizimit te planit te perendise, e kuptoi tere historine si teresi - dhe cdo gje vec e vec merr ne te kuptimin vetem ne baze te kesaj teresie. Historia ka gjashte periudha, kurse qellimi i vertete i saj eshte realizimi i shtetit te perendise. Augustini edhe tere filozofine greke - ishte i afert vecanerisht me Platonin - e interpretonte ne me-nyre te krishtere, keshtu qe nga pragmatizmi religjioz shpesh dhe plotesisht gabimisht shpjegonte dhe shtremberonte disa teza tc filozofeve greke.


Per A. e bukur eshte para se gjithash teresia, uniteti i teresise. Edhe nese ka objekte te vecanta qe jane te shemtuara, kjo aspak nuk e prish bukurine e harmonishme unike te gjithesise. Kozmosi si veper e perendise medoemos eshte i bukur, ndonese ne te ka edhe gjera te keqija dhe te shemtuara. Per Augustinin qe me orientimin e vet te teresishem filozofik dhe estetik eshte i orientuar ne menyre platoniane dhe antiaristoteliane, perendia nuk eshte vetem krijues dhe model i se bukures, por per me teper prezenca e bukurise ne nje fenomen te vecante eshte vertetim i sigurt se eshte krijuar nga perendia.


Augustini shkroi shume libra dhe ndonese mbeti gjithmone i kufizuar nga suazat e pergjithshme te pikepamjeve teologjike te veta dhe te huaja dhe te paragjykimeve religjioze, prapeseprape me temperamentin e vet te gjalle, me talentin e rralle poetik, i bindur sinqerisht ne konstruksionet dhe vegimet mbinatyrore, dha disa fa-qe te jashtezakonshme, te shkruara drejtperdrejt dhe ne menyre sugjestive, te cilat hyne padyshim ne radhen e literatures me te bukur te kohes se tij..


Veprat kryesore: Contra Academicos: De besta vita; De ordine; Socioloquia (386); De quantitate animae (387-88); De genesi contra Manichaeos (388/390); Contesiiones. (rreth400): Ispovijedi: De civitute Dei(prej vitit 413 deri 426); Recractiones(rreth 430); Te gjitha veprat J. P. Migne, Patrologia latina 32-47, Paris 1845.

Administratori
27-02-2005, 04:44
AUROBINDO, Ghose (Sri AURO BINDO) filozof hindas (1872-1950). Metafizikan dhe themelues i levizjes se re fetare. Studioi ne Angli, kurse ne Indi u kthye ne vitin 1893. Ne frymen e edukimit te vet te perendimit u perpoq te reinterpretonte trashegimin mendor hindas. eshte mistik.


Kryevepra: The life Divine( 1949).

Administratori
27-02-2005, 04:45
AVEMPASE (Ibn B'aggah) filozot', mjek, poet, matematikan dhe astronom arab (vdiq me 1138). Shkroi disa vepra mbi logjiken si dhe komentimet per vepcat e Aristotelit, sidomps lidhur me punimet e tij te fizikes dhe te meteorologjise. Studimi kryesor i tij eshte Te udhehequrit e te vetmuarve ne te cilin paraqitet clirimi gradual i shpirtit nga materialiteti duke zgjuar potencialitetin e arsyes njerezore. Kjo sipas Avempases, eshte veper e arsyes aktive te perendise, e cila na udheheq deri te intellectus acquistusa - emanacioni i vete hyjnise. Ne fund te ketij procesi zhvillimor te arsyes njerezore, te menduarit eshte plotesisht ne pajtim me objektin e perfytyruar. Ky te ngritur shpirteror, nderkaq, nuk kryhet nepermjet te ndonje te ndricuari mistik, por eshte nje lloj i vecante i vetepersosjes racionale.Shkrimtaret myslimane ortodoks e quajne «ateist».

Veprat: I botoi dhe i perktheu S. Munku ne Paris (1859).

Administratori
27-02-2005, 04:47
AVENARIUS, Rihard (AVENARIUS, Richard), filozof gjerm. (1843-1896). Nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te empiriokriticizmit, prof. ne Lajpcig dhe Cyrih. Avenariusi anulon dallimin ndermjet pervojes «se brendshme dhe te jashtme», ndersa qellim i studimit te tij eshte te arriturit e te ashtuquajtures «pervoje te kulluar». Tere raportin e te menduarit dhe te rrethit, unit dhe qenies, A. e redukton ne «koordinimin parimor» te domosdoshem ne pervoje. cdo njohje, sipas A., duhet te filloje ne pervoje, madje edhe cdo tabllo mendore dhe konstruksion i botes nuk jane dicka tjeter vecse pervoja te renditura sistematikisht ne suazen e vetedijes individuale. Prandaj edhe nuk ekziston ndonje njohje e pergjithshme dhe absolute.


Sipas Avenariusit ne realitet vetem «... ndijimi mbetet: andaj qenien duhet perfytyruar si ndijim» ne bazen e te cilit nuk ka me kurrgje qe do te ishte pandjesi. Te njohurit eshte «ekonomikisht» i renditur - d.m.th. sa me thjesht dhe me me kursim i shprehur-pervoja-Deklaratat mbi rrethin (te ashtuquajturat E vlerat) jane te varura drejtperdrejte nga gjymtyra qendrore, kurse indirekt nga rrethi. Sipas Ave-nariusit bota ekziston vetem per ne, dhe jo bota pavaresisht nga ne, qe. nderkaq, nuk do te thote ne te njejten kohe se ajo eshte «ne ne». Pikerisht, me fjale te tjera, kjo «ne ne» eshte «introjeksioni» me fatal sipas te cilit se pari ndahet ne boten fizike dhe psikike, ne ate materiale dhe ate te vetedijshme, ne objektin jashte nesh dhe ne perfytyrimin e tij ne ne. Orientimi pozitivist dhe idealist i tere konceptit themelor te Avenariusit i dha shkas kritikes radikale te Leninit. i cili e kualifikoi ne vepren «Materializmi dhe empiriokriticizmi» si idealist subjektiv.


Veprat kryesore: Philosophie aqls Denken der Welt gemiiss dem Prinzip des kleinsten Kraftmasses, Prolegomenn zur einer Kritik der reinen Erfuhrung (1876); Kritik der reinen Erfahrung(l vell. 1888-1900); Der menschilche Weltbegriff (1891); Bemerkungen zum Begriffdes Gegenstttndes der Psychologie ( 1894-95)

Administratori
27-02-2005, 04:47
AVEROESI (Ibn Roshd). filozof arab (1126-1198). Pervec filozofise studioi edhe teologjine, shkencat juridike dhe medicinen. eshte nje nga komentatoret mie te shquar te Aristotelit («Aristoteli e shpjegoi natyren kurse Averoesi - Aristotelin»). Ndonese konsiderohej vetem nxenes i Aristotelit, te cilit nuk i nevojiten kurrfare korrigjimesh por mbrojtja nga interpretimet e ndryshme disproporcionale, prapeseprape e interpretoi vete ne menyre origjinale duke theksuar orientimin materialist.


Bota materiale nuk ka as fillim as mbarim ne kohe, mirepo nga aspekti i kohes eshte e kufizuar. Levizja eshte e perhershme dhe e panderprere, gjithmone e shkaktuar nga levizja e meparshme. Nderkaq, levizjes i nevojitet substrati, kurse A. konsideron se ky substrat i perhershem dhe universal i levizjes eshte materia. Materia e pare as nuk eshte krijuar as nuk zhduket.


Lidhur me ceshtjen e raportit ndermjet shkences dhe teolog,jise, A. eshte nje nga themeluesit e mesimit mbi te verteten e dyfishte, qellimi i sc ciles eshte emancipimi i caktuar i shkences, dhenia e autonomise dhe e lirise se caktuar shkencave nga tutorizmi i kishes.


Doktrinen e tij e kritikoi ashper Universiteti i Parisit ne vitin 1240 dhe papa Leoni (1519). Pervec komentimeve te medha dhe origjinale per veprat e Aristotelit, eshte i njohur edhe shqyrtimi Kulyat, i cili konsiderohej per nje kohe te gjate si shembull klasik ne medicine.

Administratori
27-02-2005, 04:48
AVISEBRONI (emri i vertet Salomon ibn Gabriel), filozof cifut (1020/21-1070). Ne vepren kryesore te tij Burimi i jetes perpiqet te bashkoje parimin panteist te krijimit te botes nga perendia prej kurrgjeje me idene e emanacionit. eshte nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te neoplatonizmit. Materia universale perkufizohet sipas Avisebronit si materie trupore dhe shpirterore, kurse vetem perendia eshte e cliruar nga materia, duke u gjendur «matane materies dhe formes». Forma univerrsale eshte ne shkallen me te larte te gradacionit te hierarkise se Avisebronit, ajo permban ne vete te gjitha format, ndersa me te uleta jane sendet ndijore. eshte vullneti - dhe jo te menduarit - shkak themelor krijues i botes, «burim i jetes». A. shkroi edhe himnet mistike cifute.

Veprat: i perktheu dhe i botoi S. Munku ne Paris (1859).

Administratori
27-02-2005, 04:48
AVICENA (Abu-Ali ibn Sina), filozof, natyralist, politikan, poet dhe mjek arab (980-1037). Perfaqesues i rendesishem i aristotelizmit arab, mirepo ne disa vepra te veta me te vogla eshte i aferm edhe me misticizmin, duke u perpjekur te bashkoje neoplatonizmin me perfytyrimet fetare islamike. Sipas Avicenes, bota materiale eshte e amshueshme, e krijuar nga askush, mirepo vetem relativisht eshte e domosdoshme dhe i takon kategorise se mundesise. Kjo bote qe ekziston ne aspektin kohor ne menyre te perjetshme, kushtezohet nga perendia e amshueshme qe ekziston jashte kohes. Shpirti i njeriut eshte i pavdekshem, por jo ne kuptimin fizik por ne ate shpirteror. Lidhur me ceshtjen e universalieve, A. eshte realist i matur: per te nocionet e pergjithshme ekzistojne para sendeve, ne sendet dhe pas sendeve (ante res, in rebus e post res). Mendja e perendise, konsideron A. u paraprin sendeve, kurse mendja njerezore vjen pas tyre. Per te parim i individualizimit eshte materia, kurse parimi i pergjithshmerise eshte mendja. Njohja eshte e pamundur pa mendjen kozmike aktive, e cila eshte unike te te gjithe njerezit. Por njohja gjithashtu nuk eshte e mundur pa pervojen shqisore.


Vepra kryesore e Avicenes, enciklopedia e madhe filozofike (e cila me urdhrin e kalifit u dogj ne Bagdad ne vitin 1160) ndahet ne logjike, fizike, matematike dhe metafizike. Kanoni i tij u perdor disa snekuj nga mjeket e Lindjes dhe te Perendimit. Llogaritet se tere vepra e Avicenes permbante rreth 100 libra.


Veprat: I botoi Andrea Aplago Bellunensi (1495).

Administratori
25-01-2006, 04:21
BADER, Franc Ksaver (BAADER, Franz Xaver),
teolog, filozof dhe sociolog gjerm. (1765-1841). Ne fillim ishte mjek, kurse nga viti 1826 profesor i teologjise dhe i filozofise ne Munih. Ishte mendimtar mistik katolik qe mbeshtetej me shume ne pikepamjet e Kabales, te Jakob Bemes, te V. Vajgelit, te St. Martinit, te Fihtes dhe para se gjithash te Shelingut, ne te cilin me vone edhe vete ndikoi shume. Zhvillimi jetesor i njeriut eshte mu si ai i zotit dhe njeriu mund te di per veten aq sa zoti di per te. Jeta njerezore eshte percaktuar si fillim nepermjet mekatit, dhe ka si qellim shelbimin - porse edhe vete zoti zhvillohet nga paraqenia e erret, e pamend deri te mendja absolute. Ne sociologji mendon se levizjet revolucionare jane pasoje e varferimit gjithnje me te madh te masave qe krijohet per shkak te prodhimit nga makinat dhe se kundershtite brenda shoqerise kapitaliste mund te zgjidhen vetem duke u mbeshtetur ne autoritetin dhe ne besimin e kishes katolike.
Si militant katolik, B. konsideron se gabimi themelor i tere filozofise irreligjoze eshte mendimi se liria e njeriut presupozon ekzistimin absolut te pavarur pa ndihmen e zotit. B. ia mohon njeriut haptazi te drejten per autonomi, prandaj filozofia e tij qe eshte e mbushur me nje fryme katolike ultramontane - paraqiste nje parashtrim karakteristik dhe te hapet (shume me te hapet sesa e tregon kete filozofia e mevonshme katolike) te filozofise konsekuente arkireaksionare.

Veprat kryesore: Fermenta cognitionis (4 vell. 1822-24); Vorlensungen iiber spekulative Dogmatik (1827-38); Schriften zur Gesselschaftsphiloso-phie.

Administratori
25-01-2006, 04:22
BAHTIN, Mihail Mihajllovic (BAHTIN, Mihail Mihajlovic),
filozof rus i gjuhes dhe estet (1895-1975). Mendon se parimi i vleresimit imanent te vepres letrare eshte parim metodologjik ne studimin e letersise, dhe kete e zbaton sidomos ne hulumtimin e poetikes se Dostojevskit. Raportin ndermjet marksizmit dhe te filozofise perpiqet ta ndricoje nga tri shkalle. Derisa ne nivelin e pare objekt i hulumtimit eshte problematika e pergjithshme e filozofise linguiste duke marre parasysh rendesine e saj per marksizem, dhe ne te dytin kuptimzimi i rrugeve specifike te filozofise marksiste te gjuhes, ne nivelin e trete objekt hulumtimi eshte kontributi marksist per format historike dhe konstruksionet e shprehjes gjuhesore. B. u mor edhe me studimin e Rablese dhe te «kultu'res» specifike «te te qeshurit» te karnevaleve mesjetare.

Veprat kryesore: Marksizam i Hl-zoHja jezika (1929); Problemi poetike Dostojevskog (1963).

Administratori
25-01-2006, 04:23
BAJER, Vilhelm, Rajmund, (BEYER, Wilhelm, Raimund),
filozof gjerm. (1902-). Themelues i Shoqates Inter-nacionale te Hegelit. Pas luftes nje ko-he te gjate jetoi ne Munih dhe pastaj ne Salcburg. Me vone behet profesor per teorine e shtetit dhe te se drejtes ne Universitetin Humbolt ne Berlinin Lindor. eshte organizator i shume kongreseve te Hegelit ne te cilat u an-gazhuan kryesisht filozofet nga vendet socialiste te Lindjes.

Veprat kryesore: Hegelbilder. Kri-tik der Hegel-Deutungen (1964); Imunitat als Privileg (1966).

Administratori
25-01-2006, 04:24
BAKRADZE, Konstantin, Spiridonovic (BAK.RADZE, Konstantin, Spiridonovic),
filozof gruzin (1898-). Nga viti 1940 eshte profesor i logjikes ne Universitetit e Tbilisit. Merret edhe me histori te filozofise (me idealizmin klasik gjerman), mirepo punimet kryesore i shkroi ne fushen e logjikes. Numrin me te madh te veprave rribi materializmin dialektik dhe historik i shkroi ne gjuhen gruzitane.

Veprat kryesore: Logjika (1951); Sistemi dhe metoda e filozot'ise se Hegelit(1958).

Administratori
25-01-2006, 04:24
BALANSH, Pjer Simon, (BALLANCHE, Pierre Simoni,
filozof franc. (1776-1847). Ithtar i Vikos dhe Bones. Beri perpjekje per bashkimin e mesimit te Bones me disa konceptime sociologjike dhe politike me orientim specifik religjioz. Balanshi ishte edhe socialist i krishter i cili ne filozofi shpesh mbrojti tezat mistike.

Veprat krycsore: Du sentiment considere ditns son rapport a vec la li-terature (1802); Essai sur les instituti-ons sociales (1818).

Administratori
25-01-2006, 04:25
BALIQ, Karlo (BALIC, Karlo) (Katuni-Dalmaci, 1899-Rome, 1977),
franceskan dhe profesor ne Rome. Ishte ekspert i njohur per studimin e veprave te Duns Skotusit; organizator i kongreseve skotistike (Zagreb, Krakov), kryetar i komisionit nderkombetar per botimin e veprave te Duns Skotusit dhe ekspert per mariologjine e mesjetes.

Veprat kryesore: Les commentari-eres de Jean Duns Scot (1927); Duns Scoti Theologiae Marianae elementa (1933); Ratio criticeae editionis epe-rum I.D.S. (1939).

Administratori
25-01-2006, 04:26
BANFI, Antonio (BANFI, Antonio),
filozof ital. (1886-1957). Ishte nje nga marksistet me te rendesishem italiane. Ne fillim, si «realist kritik» ishte i aferm me fenomenologjine e Huserlit, pastaj me disa filozofe te ekzsitences, ndersa rreth vitit 1940, me botimin e revistes «Studi filozofici» kalon gjithnje e me shume ne pozita marksiste. B. mendonte se shumica e filozofeve italiane marksiste formuan qendrimet e tyre «para se gjithash nepermjet pervojes se luftes politike dhe shoqerore», si dhe per shkak te karakterit te krizes se filozofise bashkekohese. ceshtje qenesore filozofike sipas Banfit eshte problemi i humanizimit te botes, ndersa marksizmi eshte mesim i tille universal qe ka raport me adekuat ndaj «aktualitetit historik». Universaliteti i tij shprehet ne forme sociale, historike, etike, teorike dhe, se fundi, ne forme te pergjithshme njerezore dhe kjo behet e qarte nga fakti se marksizmi nuk eshte doktrine filozofike te cilen si mencuri shkollore e meditojne mendimtaret e zgjedhur, por mendim revolucionar i gjithe njerezimit qe lufton per humanitetin e vet dhe ne bazen e te cilit qendron «problematika radikale njerezore». Si njohes i madh i historise se filozofise dhe erudit, B. gjendej ne dialog te perhershem kritik ndaj tradites filozofike dhe levizjeve bashkekohese filozofike.

Veprat kryesore: La filosofia e la vita spirituale (1922); Principi di una teoria della ragione (1926); L'uomo copernicano (1950); Scuola e societa (1958); Studimi i realitetit (posth. 2 vell. 1959); Saggi sul markxismo (po-sth. 1960); Filozofia e artit (1962).

Administratori
25-01-2006, 04:26
BANZEN, Julius (BAHNSEN, Julius),
filozof gjerm. (1830-1881). Nga viti 1858 ishte profesor ne gjimnazin e Leuenburgut. Botekuptimi i tij ne themel pesimist mbeshtetej ne radhe te pare ne disa teza te Shopenhauerit. E ashtuquajtura «dialektike reale» zbulon se natyra kontradiktore nuk gjendet vetem ne «fenomenin e shfaqur empirik» por edhe ne «njemendesine», kurse edhe vete qenia (das Seiende) shfaqet si «bashkim i dashjes me mosdashjen kontradiktore». Ndersa «qenia si esence themelore e njeriut» percaktohet ne menyre shopenhaueriane «si vullnet». Edhe karakteri njerezor (B. eshte nje nga themeluesit e karakterologjise bashkekohese) eshte sajuar nga vete kontradiktat dhe duhet te permbaje ne vete, nese deshiron te veproje, pjeset perberese qe kane parashenja te kunderta dhe synojne qellime te ndryshme.

Veprat kryesore: Beitrage zur Charakterologie mit besonderer Bertic-ksichtigung pedagogischer Fragen (2 vell., 1867); Zum Verhaltnis zwischen Wille und Motiv (1870); Zur Philo-sophie der Geschichte (1871) Der Widerspruch im Wissen und Wesen dei Welt(2vm. 1880-81).

Administratori
25-01-2006, 04:27
BARDILI, Kristof Gotlib, (BARDILI, Christoph Gottlieb),
filozof gjerm. (1761-1808). Ishte profesor ne Shtutgart. Nen ndikitnin e filozofise se Kantit u perpoq te krijonte nje «realizem racional» specifik, sipas te cilit te menduarit eshte parim i qenies. Nder-sa te menduarit qe pershkon universu-min arrin te njeriu deri te vetedija e vetvetes. Me disa teza eshte i aferm . me Shelingun dhe Hegelin.


Veprat kryesore: Allgemeine prak-tische Philosophie (1796); (Jber das Gesetze der Ideenassoziation (1797); Briefe tiber den Ursprung der Meta-physik (1798).

Administratori
25-01-2006, 04:28
BAR-HILEL, Jeshua (BAR-HILEL, Jehoshua),
filozof cifut (1915 -). Prof. ne Universitetin hebraik ne Jerusalem. eshte akademik, kryetar i deges per logjike, metodologji dhe filozofine e shkencave te Unionit nderkombetar per historine dhe filozofine e shkencave. eshte edhe autor i punimeve te spikatura nga fusha e logjikes dhe e filozofise se shkencave.

Veprat kryesore: An Outline of dhe Theory of Semantic Information (se bashku me R. Karnapin, 1952); Language and ifnformation (1964).

Administratori
26-01-2006, 22:28
BART, Karl (BARTH, Karl),
teolog dhe filozof zvic. (1886-1968). Profesor ne Mynster dhe ne Bon, pastaj ne Bazel, antifashist i shquar. Nje nga perfaqesuesit me te rendesishem bashkekohes te te ashtuquajtures teologji dialektike.
Mendimi i B. niset nga interpretimi kritik i filozofise se ekzistencializmit, kurse ne saje te shume ligjeratave, te letrave derguar te burgosurve dhe te veprave u be perfaqesues i shquar i teologjise reformiste. Ishte nje mendimtar jashtezakonisht interesant qe u mor me shume probleme aktuale te botes bashkekohese. Ndonese e qortoi humanizmin ngase synoi vendosjen e njeriut ne vend te perendise, prapeseprape ai eshte shume kritik dhe polemik edhe ndaj formave te ndryshme te katolicizmit. Ne kete drejfim eshte karakteristik artikulli i tij me titull «Besimi ne Zbulesen eshte liberal», i cili eshte botuar ne buletinin e punimeve shkencore «c'do te thote liberale».


Veprat kryesore: Wort Gottes und die Theologie (1924); Die Theologie und die Kirche (1928); Die kirchliche Dogmatik (1932).

Administratori
26-01-2006, 22:28
BART, Paul (BARTH Paul),
filozof dhe sociolog gjerm. (1858-1922). Prof. ne Lajpcig. Mbron tezen se njohja unike e cdo gjeje ekzistuese mund te arrihet vetem si shume e rezultateve te shkencave te vecanta. Konsideron se shkencat historike varen nga shkencat natyrore. Mohonte pikepamjet e neo-kantisteve, te Vindelbandit dhe te Rikertit, mirepo ai gjithashtu u perpoq te kritikonte «materializmin historik» per shkak «te njeanshmerise ekonomike».


Veprat kryesore: Die Philosophie der Geschicbte als Soziologie (1897); Die Geschichtsphilosophie Hegels und der Hegelianer bis auf Marx und Hartmann (1890); Die Stoa (1903).

Administratori
26-01-2006, 22:29
BART, Roland (BARTHES, Roland),
eseist, kritik dhe estet franc. (1915-1980). Nje nga perfaqesuesit me te njohur te «Kritikes se re» ne France. B. u mor me ceshtjet e gjuhes dhe te semiologjise, kurse mashtrimet themelore te kritikes se vjeter i shihte ne paaftesine e saj qe t'i shqyrtoje simbolet dhe njeheresh edhe raportet reciproke te kuptimeve. B. konsideronte se eshte absurde ta veshtrosh vepren si pasoje te ndonje shkaku te jashtem; vepra eshte «tregues i te treguarit», sistem i shenjave qe permban nje burim dhe rrenje te pafund te kuptimit. Duke luftuar me shume te drejte kunder sociologjizimit vulgar te analizes kritike letrare, B. deri diku izoloi dhe formalizoi metoden e vet, prandaj qortohet shpesh per hermetizmin qe injoron disa komponente qenesore te vepres, madje edhe koordinatat filozofike te klimes shpirterore ne te cilen jeton ajo.


Veprat kryesore: Le Degre zero de l'ecriture (1953); Mythologies (1957); Sur Racine (1963) ; Essais critiques (1964); Elements de semiologie (1964); Critique et verite (1964); Nje permbledhje nga verapt e B. eshte per-kthyer ne serbokroatishte me titull «Knjizevnost, mitologija, semiologija (1971).

Administratori
26-01-2006, 22:43
BASTA, Danilo,
shkrimtar filozofie (Zrenjanin, 1945 -). Punon ne Fakultetin Juridik ne Beograd. U doktorua me tezen «Fihte dhe revolucioni francez» dhe shkroi pervec te tjerash edhe disa studime te rendesishme per Ni-cen. Perktheu Kantin dhe Fihten.


Veprat kryesore: Kantova politidka filozofija (1980). Fichte i francuska revolucija (1980

Administratori
26-01-2006, 22:44
BASH, Viktor (BASCH, Victor),
filozof franc. (1863-1944). Prof. ne Nasi dhe me vone ne Paris, ku ligjeroi shume vjet estetiken. Ne vitin 1926 behet kryetar i Lidhjes per te Drejtat e Njeriut. Ishte antifashist i shquar, gjate okupacionit e vrane nacionalsocialistet.
Ne trajtesat estetike te tij, i pari ne France perdori nocionin te depertuarit ne mesim (Einfuhlung), duke e shpjeguar si empati, perkatesisht «simpati simbolike». Mosinteresimi estetik, qe ne te vertete e largon artin nga jeta dhe e shnderron ne loje, krijohet sipas B., pikerisht nga aftesia e zoterimit te egoizmit praktik, e vetezgjerimit ne sende dhe nga aftesia e depertimit ne sendet rreth nesh.


Veprat kryesore: L'Esthetique de Kant (1896); La Poetique de Schiller (1897); La philosophie allemande au XlXe s. (1912); Essais d'esthetique et de la philosphie (1934).

Administratori
26-01-2006, 22:48
BASHLAR, Gaston-Luj-Pjer (Bachelard, Gaston-Luis-Pierre),
filozof franc. (1884-1962). Ne fillim ishte profesor i matematikes, i fizikes dhe i kimise, me vone u be profesor i historise dhe i filozofise se shkences ne Dizhon (1930-40) dhe pastaj ne Sorbone (nga viti 1940-1945). Ne veprat e tij merret ne radhe te pare me ndikimin e zbulimeve bashkekohore shkencore ne strukturen e frymes dhe shfaq besimin e vet ndaj shkences bashkekohore. Ndonese kjo shkence e shqeteson dhe e habit frymen, ajo e lejon t'i zgjeroje jashtezakonisht kufijte e saj. Duke perkrahur te ashqutuajturin «racionalizem te hapur» dhe «frymen e re shkencore», ai konsideron se per shume punetore shkencore «te cilet me pasion kalojne nje jete pa pasione, interesimi per problemet e sotme i pergjigjet interesimit shpirteror paresor ne te cilin kemi te bejme me vete fatin e arsyes». (Fryma e re shkencore).
Per B. te lexosh, te mendosh dhe te enderrosh do te thote t'i kthehesh vetvetes dhe te mund te kuptosh se «shpesh ne zemren e vete qenies, qenia eshte bredhje poshte e perpjete» si dhe fakti se «gjithe ardhmeria e te menduarit qendron ne rikonstruksionin e frymes». Ne «enderrimin poetik» B. njohu qenien tone enderruse, dhe pikerisht ate «qe lumturisht enderron, aktivisht ne enderrimin e vet, posedon te verteten e qenies...»


Veprat kryesore: L'intuition de l'instant (1932); Le dialectique de la duree(1933); Le nouvel esprit scienti-/7

Administratori
26-01-2006, 22:55
BATeMOR, Thomas (BOTTOMORE, Thomas),
sociolog dhe filozof angl. (1920-). Profesor ne Venkuver (Kanade). Ka merita per perteritjen e kuptimit burimor te filozofise marksiste. Perktheu Doreshkrimet ekonomiko-filozofike te Marksit. Shkroi me shume punime nga fusha e teorise se pergjithshme sociologjike, te stratifijcacionit shoqeror dhe te filozofise se marksizmit. B. konsideron se zhvillimi i mendimit te Marksit nga punimet e hershme deri te punimet e vonshme tregon tendencen nga filozofia e his-torise kah teoria shkencore e shoqeri-se. I hapur dhe i guximshem, shpesh edhe polemik, B. nuk kenaqet me kundershtimin e kulluar te ideve por shpesh perpiqet t'i lidhe kauzalisht me ngjarjet shoqerore.


Veprat kryesore: Elites and Socie-fy(1964); Classes in Modern Society (1965); Sodology(l97l); Marxist So-ciology (1975)

Administratori
26-01-2006, 23:03
BATO, Sharl (BATEAUX, Charles),
estet franc. (1713-1770). Nje nga este-tet me te njohur te shekullit XVIII. Parimi themelor, nga cili mund te zbulohen te gjitha ligjet e tjera te ve-canta te gjerave artistike, sipas Batose, eshte imitimi (mimezis). Ky parim «mund te aplikohet edhe ne poezi, ne pikture, ne muzike dhe ne artin e le-vizjes», dhe ai qe deperton ne kete pa-rim elementar, mund t'i nxjerre prej tij te gjitha ligjet e vecanta. Nderkaq, arti nuk e imiton natyren ne pergjithe-si, por natyren e bukur. Me fjale te tjera, artet duhet te zgjedhin pjeset me te bukura te natyres per te krijuar nje teresi te zgjedhur e cila do te ishte me e persosur se vete natyra, dhe qe megjithekete nuk pushon te jete naty-rore. B. konsideronte se ekzistojne tri lloje te arteve: artet mekanike ose te aplikuara (domethene ato qe punohen me interes); artet zbukuruese (per ne~ voje dhe kenaqesi - p.sh. arkitektura) dhe ne fund artet e bukura ne kupti-min e vertete pa kurrfare qellimi. Keto nuk ekzistojne per te arritur ndonje dobi ose per te kenaqur cfare-do nevoje jetesore. Karakteristikat kryesore te bukurise, sipas Batose, jane qartesia, gjalleria, lehtesia, risia, uniteti, ritmi dhe harmonia. B. kerkon ne menyre karteziane qe ideja e qarte dhe e kthjellte te behet baze e filozofise, prandaj kerkon qe ne kete drejtim «te kthjellohen mjegullat» edhe lidhur me artin.


Veprat kryesore: Les beaux arts re-duits en un metne principe (1764); Cours de belles-lettres (1747-1750).

Administratori
26-01-2006, 23:04
BAUER, Antun,
argjipeshkev i Zagrebit, shkrimtar teologjie dhe filozofie (Bteznice 1865-Zagreb 1937). Prof. i filozofise dhe i teologjise ne Fakultetin Teologjik te Zagrebit, nga viti 1914 arqipeshkev. Ne horizontin dhe caqet e filozofise tomistike u mor me filozofine bashkekohese evropiane dhe si-domos me tezat e Vuntit mbi njohjen. Duke aplikuar rigorozisht metodolo-gjine skolastike, dha edhe disa teza origjinale metafizike.


Kryevepra filozofike: Opca metafizika ili ontologija (1894).

Administratori
26-01-2006, 23:05
BAUER, Bruno,
filozof gjerm. (1809-1882). Hegelian i ri, docent i Universitetit te Berlinit dhe te Bonit. Nga pozitat e hegelianizmit ortodoks e kritikoi SHtfausin dhe sidomos vepren e tij Jeta e Jezuit. U mor me studimin kritik te Bibles, sidomos te ungjijve sinoptike, duke konsideruar keshtu se Jezui nuk eshte fare personalitet historik. Ne pikepamjet e veta te pergjithshme teorike dhe filozofike, B. nga pozitat e ateistit dhe te entuziastit hegelian arrin me vone ne pozitat e konservatizmit politik dhe ideor (sidomos pas vitit 1948). ceshtje themelore filozofike per B. ishte zgjidhja e problemit te kunderthenies ndermjet substances dhe vetenjohjes. Nga pozitat e filozofise se vet te vetedijes se vetvetes konsideronte te mundshem realizimin e transformimit shoqeror me ndryshimin e njohjes, me vetardhjen kritike ne vete. Kritiken e tezave te tij Marksi e dha ne studimin e tij ceshtja cifute, kurse Marksi dhe Engelsi ne Ideologjine gjermane dhe ne Familjen e shenjte.


Veprat kryesore: Kritik der evangelischen Geschichte der Synoptiker (3 vell. 1841-1842); Das entdeckte Shristentum (1843); Die gute Sache der Freiheit und tneine eigene Angele-genheit (1842); Die Judenfrage (1843); Geschichte der Politik, Kultur und Aufklarung des achtzehnten Jahrhunderts (1843-1845). Anonimisht botoi: Die Posaune des jungsten Ge-richts wider Hegel, den Atheisten und Antichristen (1841).

Administratori
26-01-2006, 23:06
BAUH, Bruno (BAUCH, Bruno),
filozof gjerm. (1877-1942). Prof. i filozofise ne Jene. Si neokantist ne fillim ishte i aferm me Shkollen e Badenit. Me vone u perpoq te sintetizonte disa
teza te drejtimit te Marburgut dhe te Badenit te filozofise neokantiste. U mor ne menyre te vecante me problemet e etikes, te kultures, te historise dhe te filozofise se te drejtes.


Veprat kryesore: Immanuel Kant (1917); Wahrheit, Wert und Wirklichkeit (1923); Die Idee (1926); Grundzüge der Ethik (1935).

Administratori
26-01-2006, 23:07
BAUMAN, Julius (BAUMANN, Julius),
filozof gjerm. (1837-1916) Ithtar i Loces, prof. ne Getingen. eshte perfa-qesues i te ashtuquajturit idealrealizem, sipas te cilit, jane apriore format tona te te menduarit dhe intuitat, mirepo megjithkete dicka u pergjigjet , edhe ne realitetin. Ne veprat e mevon-shme perkrah tezen mbi nevojen e krijimit te lire te komunave ne baze te botekuptimit shkencor dhe pa mbe-shtetje ne traditen religjioze.


Veprat kryesore: Phiiosophie als Orientierung uber die Welt (1872); Elemente der Philosophie: Logik, Er-kenntnistheorie und Metaphysik, Mo-ral (1891); Die Grundlegenden Tat-sachen zu einer wissenschaftlichen Wehund Lebensansicht (1894).

Administratori
13-06-2006, 22:48
BAUMGARTEN, Aleksander Gotlib

BAUMGARTEN, Aleksander Gotlib (BAUMGARTEN, Alexander Gottlieb),
filozof gjerm. (1714-1762). Nxenes dhe ithtar i filozofise se Volfit. Ne vepren e tij Meditationes philosophicae de nonulis ad poema partinenti(1735) per heren e pare ne historine e filozofise u perdor shprehja estetike. B. dallon filozofrne teorike e cila perbehet nga metafizika dhe fizika dhe filozofine praktike e cila perfshin etiken dhe filozofine e se drejtes, dhe gnoseologjine brenda se ciles gjendet estetika si shkence mbi njohjen ndijore dhe logjika si shkence mbi njohjen racionale.

Dhe derisa logjika i shkoqit veprimet e intelektit, percakton rregullat e te menduarit dhe deshiron ta drejtoje konkluzionin tone dhe veprimtarine shkencore, estetika hulumton njohjen ndijore, zbulon ligjet e saj dhe i ben norma te krijimit artistik. Ne «Estetiken» e njohurte tij, B. e perkufizon te bukurit si persosmeri te njohjes ndijore, ndersa karakteristika te qenesishme te artit (te cilat ekzemplifikojne ne poezi) i konsideron: pasurine, madhe-sine, te verteten, qartesine, bindshme-rine dhe jeten. Ndonese B. i takonte Shkolles racionaliste te Lajbnicit dhe te Volfit, prapeseprape perkufizimi i te bukurit me te cilin fillon «Estetika» nuk per-mban ne vete tendencen e percmimit ose te vleresimit me te ulet te fuqise se njohjes ndijore ndaj fuqive te tjera te njohjes, aq karakteristike per ate shkolle. Te bukurit eshte persosmeri e nje fuqie specifike te njohjes dhe brenda saj ajo eshte ajo me e larta: perfectio cognitionis sensitivae.

Baumgarteni e themeloi sistemin e pare filozofik te estetikes se persiatur, te cilen e percaktoi si shkence te pava-rur dhe autonome. Ai shprehu ne menyre shume konsekuente nje varg idesh (dhe para se gjithash idene e in-dividualitetit) te cilat edhe me pare ishin paralajmeruar fragmentarisht, mirepo pikerisht ne shekullin XVIII kishin fituar rendesine e mendimit epokal. Andaj, roli i tij ne historine e filozofise nuk qendron vetem ne fak-tin se zbuloi emrin e nje shkence te re (sikurse shpeshhere interpretohet si-perfaqesisht), por pse «Estetika» e tij njemend perben bazen dhe pikenisjen e tere estetikes evropiane te re.

Veprat kryesore: Metaphvsica (1739); Ethica" philosophica (1740); Aesthetica( 1750-1758).

Administratori
13-06-2006, 22:48
BAZALA, Albert

BAZALA, Albert, shkrimtar filozofie (Berno 1877-Zagreb 1947). Studioi ne Zagreb dhe ne qytete te ndryshme te Gjermanise e ne Prage. Nga viti 1909 ishte profesor inordinar, kurse nga viti 1912 deri ne vdekje (me disa nderprerje, domethene ne kohen e «SHPK» kur u largua nga universiteti) profesor ordinar i filozofise ne Universitetin e Zagrebit. Ne vitin 1912 themeloi Universitetin Popullor dhe u mor edhe me veprimtari peda-gogjike dhe arsimore. Me orientimin e vet themelor filozofik si aktivist voluntarist, B. e perfytyron njemendesine si nje pleksje dinamike e shume menyrave te ekzistimit (material, bio-logjik, shpirteror e formave te tjera te ekzistimit) dhe kishte qendrim kritik ndaj te gjitha formave te intelektualizmit radikal. Duke mos qene determi-nist origjinal ne menyre te vecante lidhur me ceshtjen e linse, B. ishte ith-tar edhe i nje varg tezave te njohura ne gnoseologji dhe ontologji, dhe mbrojti voluntarizmin specifik. Ne as-pektin filozofik, vepra me origjinale e tij eshte «Rrenja metalogjike e filozofise», e cila ndonese e vogel per nga vellimi, eshte nje nga veprat me te vlefshme te filozofise qytetare te para-luftes. Nderkaq, Bazala, si personalitet i shquar filqzofik, eshte per ne pa dyshim krijuesi me i rendesishem i terminologjise filozofike dhe eshte i njohur per Historine e filozofise se tij, I e cila, ndonese nuk eshte veper plotesisht e pavarur, luajti nje rol jashtezakonisht te rendesishem pedagogjiko-. arsimor ne vendin tone.
Ne «Historine e filozofise», Bazala e perkufizon filozofine si «shkence me te pergjithshme ne baze te botekuptimit shkencor te vertetuar, i cili dunet t'i plotesoje kerkesat e mendjes, te krijoje pikepamje mbi jeten, e cila do t'i plotesoje nevojat e natyres dhe te zemres. Bazala njekohesisht konsideronte se «per asnje shkence nuk eshte aq e rendesishme njohja e historise se saj sesa per filozofine».

Veprat kryesore: Povijest filozofije (3 vell. 1909 dhe 1912); Filozofski portret Franje Markovica (1921); Metalogteki korijen filozofije (1924); Masaryk mislilac (1934).

Administratori
13-06-2006, 22:49
BEHER, Erih

BEHER, Erih (BECHER, Erich), filozof dhe psikolog gjerm. (1882-1929). Ishte asistent i matematikes dhe i filozofise ne Bon dhe profesor i filozofise ne Mynih. Ne fillim ishte realist kritik, kurse me vone vitalist, qe mendonte se ne zhvillimin e tere materies, te qenieve te gjalla dhe te krijimeve kulturore zhvillohet nje jete mbi individuale e struktures shpirterore. B. dallon shkencat ideale permbajtja e te cilave jane vetem mendimet e kulluara dhe shkencat reale, te cilat ekzistojne pavaresisht nga qenia mendore, ne te cilat hyjne pervec shkencave natyrore dhe psikologjise, edhe metafizika si shkence mbi realitetin e teresishem.

Veprat kryesore: Philosophische Voraussetzungen der exakten Natur-wissenschaften (1907); Die Grundfrage der Ethik (1907); Naturphilosophie (1916); Geisteswissenschaften und Naturwissenschaften (1921); Grundlagen und Grenzen des Naturerkennes (1928)

Administratori
13-06-2006, 22:50
BEJBIT, Irving

BEJBIT, Irving (BABBIT, Irving), filozof dhe kritik letrar amer. (1865-1933). Profesor i letersise komparative ne Harvard. Me P. E. Morin, perfaqesues kryesor i te ashtuquajturit «humanizem i ri». Polemizoi edhe me materializmin, qe .e reduktonte njeriun ne natyre, edhe me idea-lizmin, qe e absorbonte ne hyjni.

Veprat kryesore: The New Laokoon (1910); Rouseau and the Romanticism (1919); Democracy and Leader-ship(924).

Administratori
13-06-2006, 22:51
BEJL, Pjer

BEJL, Pjer (BAYLE, Pierre), filozof dhe iluminist franc. (1647-1706). Profesor i filozofise ne Universitetin e Sedanit, nga i cili se shpejti largohet per shkak te antidogmatizmit dhe te mendimit skeptik ndaj mesimeve te krishtera. Pastaj emigroi ne Holande ku nje kohe te shkurter ishte profesor i filozofise ne Roterdam.

Se andejmi e debuan gjithashtu kesaj here teologet protestane. B. eshte autor i Fjalorit historik dhe kritik te permendur, i cili e beri te famshem dhe qe shenon fillimin e epokes se iluminizimit, keshtu qe ne kete drejtim B. eshte nje nga paraardhesit me te rendesishem te enciklopedisteve franceze. Luftetar i pasionuar per tolerancen fetare dhe intelektuale, posedues i njohurise enciklopedike kolosale, qe urren ne menyre superiore te gjitha format e bestytnise, humanist dhe skeptik, mendimtar kritik qe shquhet per qartesi te kristalte dhe qe njesoj e pa kompromis heq masken nga hipokrizia katolike dhe protestante. Bejli shenon fillimin e nje epoke te re: epoke e cila arsyen e ve ne piedestalin e vleres me te larte dhe e cila beson ne menyre idealiste ne formimin e bindjes dhe ne arsimimin me anen e tezave te arsyes se shendoshe, te kuptueshme dhe te arritshme per cdo njeri.

Ne «Fjalorin» e permendur te tij, B. shkruan: «Ne qofte se doni te besoni vetem ne ate qe eshte e qarte dhe qe pajtohet me nocionet pergjithesisht te pranuara behuni filozof dhe hiqni dore nga doktrina e krishtere. Nese deshironi te besoni ne sekrete religjioze, behuni i krishtere dhe hiqni dore nga filozofia...» Se mendja njerezore eshte gjykates me e larte e vetvetes, se filozofia eshte e mundshme pa teologji dhe se me te pikerisht eshte e papajtueshme - kete Bejli e shpjegoi vazhdimisht dhe me shume bindje, mirepo njekohesisht eshte persekutuar dhe larguar vazhdimisht nga fakulteti prej obskurantisteve dhe teologeve ne France dhe ne Holande. As keto persekutime, as vrasja e vellait, as djegia e librave te tij, nuk e detyruan Bejlin te bente kompromise: duke hapur rruge te reja, ai i mbeti konsekuent vetes, me qendrimin moral dhe intelektual ishte jokonformist, keshtu qe ne historine e filozofise do te permendet me shume per ndikimin e tij qe ushtroi ne gjeneratat e ardhshme sesa per zgjidhjet e veta origjinale dhe te arriturat filozofike eminente. B. dyshon ne menyre deterministe ne lirine e vullnetit, kurse me skepticizem pohon se eshte veshtire te vertetohet ekzistimi i materies dhe i levizjes dhe se shkalla me e larte e njemendesise e arritshme per njeriun eshte vetem probabiliteti. Duke qendruar ne suazat qe te tregoje kundershtite, kundertheniet dhe paqendmeshmerine imanente te dogmatikes se krishtere, duke dyshuar me mendjeprehtesi ne cdo gje qe nuk perputhet me arsyen, Bejli paralajmeron levizjen e cila me gjithe kufizimet e saj do te mundesoje lulezimin e hovshem te filozofise liberale dhe triumfin e asaj profane mbi te shuguruaren.

Veprat kryesore: Dictionnaire historique et critique (vell. I-II, 1695-97); te gjitha 16 vell. Paris, 1820; Pensees sur la Corneta (1682); La France toute catholique sous le regne de Louis le Grand (!685).

Administratori
13-06-2006, 22:52
BEJKeN, Frensis

BEJKeN, Frensis (BACON, Francis), filozof angl. (1561-1626). Studioi ne Kembrixh. Ne kohen e sundimit te Elizabetes dhe sidomos te Jakovit pati pozita te larta politike dhe shteterore (u be rojtar i Vules se madhe shteterore, lord kancelar, baron i Verulamit). Mirepo, ne vitin 1621 ne baze te akuzes per marrje te ryshfetit (e cila, sipas mendimit te disa autoreve, ka qene e rreme dhe e kurdisur), denohet me gjobe te larte dhe burgim. Ndonese pas nje kohe amnistohet, ai me nuk u mor me aktivitet politik, por iu perkushtua ekskluzivisht hulumtimeve filozofike dhe shkencore.

Bejkeni hyn ne radhen e mendimtareve me te ndritur dhe me te guximshem te shekullit XVI e XVII ne pergjithesi. Duke krijuar bazat «per reformimin e shkences» ne menyre te plote antiskolastike, Bejkeni u perpoq nepermjet metodes induktive, deriatehere te paperfillur ta vinte tere diturine njerezore ne themele te reja. Njekohesisht konsideronte se cdo «ndermarrje intelektuale perfundon me aksion», keshtu qe cdo njohje edhe quhet me te drejte «fillim i aksionit». Nderkaq, edhe ata njerez qe u perpo-qen t'i themelonin pavaresisht diturite, nuk kishin guxim te ndahen nga ato qe ishin pervetesuar me pare, por kenaqeshin me ate qe ne te ekzituaren te «futnin dhe te shtonin» dicka me kujdes. «Nuk ekziston askush» - ankohet B. ne parathenien e «Organonit te ri» - «qe do te perqendrohej si duhet tek sendet dhe pervojat». Sepse, as vetem me guxim nuk mund te arrihet shume ne qofte se kjo behet vetem «me zhurme te zakonshme per te permbysur te perparshmen». Godina e ketij universumi ende gjithnje po i duket arsyes njerezore si labirint, kurse mendimi dhe pervoja akoma nuk kane gjetur nje raport te harmonizuar, dhe B. konsideronte se ne kete drejtim me reziiltatet e vepres se vet ka bere nje kthese te qenesishme. Nga ideja grandioze e tij e Restaurimit te madh (Instauratio magna), eshte realizuar, nderkaq, vetem nje pjese e tij, Organoni i ri. Si kundershtar radikal i meditimeve sterile skolastike qe jane te privuara nga cfaredo diturish reale, B. konsideronte se njohje te verteta jane vetem ato qe njemend e zgjerojne fuqine e njerezve dhe «u sherbejne interesave njerezore». Te keto njohje nuk arrijme nepermjet kurrfare logjike te silogjizmave: «Logjika e cila perdoret, sherben me shume per forcimin dhe vertetimin e iluzioneve qe themelohen ne nocionet e zakonshme sesa ne hulumtimin e se vertetes: andaj eshte me shume e demshme sesa e dobishme» («Organoni i ri»).

Per te pasur njohje te verteta, njerezit para se gjithash duhet te clirohen nga paragjykimet e ndryshme, thellesisht te rrenjosura dhe te perhapura. Ekzistojne kater lloje te paragjykimeye te tilla, te nocineve te rreme (ose te i d o 1 e v e). Idola tribus (idolet e fisit) jane paragjykime karakteristike per njeriun si pjesetar i llojit njerezor, domethene ekzistojne ne vete natyren njerezore, ne ndijimet e tij, madje edhe ne ate boten magjike-mitologjike e cila krijohet ne baze te frikes, te parandjenjes se turbullt, te deshires dhe te fantazise. Idola specus (idolet e shpelles) bazohen ne cilesite individuale konkrete, ne shprehite qe topitin fuqine burimore te mendimit, ne edukimin e shtremberuar qe i rremben njeriut aftesine per dallimin e fantazmes nga realiteti, per te gjykuar pavaresisht dhe pa iu nenshtruar autorite-teve dhe tradites. Idola fori (idolet e sheshit) jane paragjykime qe lindin ne baze te gjuhes, sepse fjalet qe krijohen ne menyre stihike si mjet per t'u marre vesh inteligjencat me te thjeshta, shpeshhere jane burim i konfuzioneve te gabueshme. Idola theatri (idolet e teatrit) krijohen me rastin e pranimit jokritik dhe dogmatik.te te gjitha tezave te disa autoriteve filozofike, ne realitet te filozofeve te rreme (te cilet, si-pas Bejkenit, jane si racionalistet ose sofistet ashtu edhe empiristet dhe filozofet nen ndikimin e religjionit dhe te paragjykimeve te tjera). Vetem pasi te clirohen nga te gjitha keto paragjyki-me, dhe nese mbeshteten ne pervojen dhe hedhin poshte diturine e rreme, njerezit mund te merren me njohje te vertete. Kjo njohje ne esence themelo-het ne studimin e fakteve te vecanta konkrete.
Ne kundershtim me aristotelizmin e atehershem dominues, qe silogjizmin dhe deduksionin e konsideronte parime themelore te njohjes, Bejkeni «armen e re» te vet (Novum organon) e bazon para se gjithash ne induksion ose me saktesisht ne «induksionin e vertete», si te vetmen metode te sigurt te zbulimit te se vertetes. «Une ju dhashe arme - thote Bejkeni ne Orga-nonin e ri - kurse permbajtja duhet te merret nga vete sendet». Qellimi themelor i induksionit eshte te zbuloje format qe gjenden ne themelin e te ashtuquajturave «cilesi te thjeshta» ose «te natyres se thjeshte». Sipas Bejkenit, forma eshte ligj i brendshem i te gjitha objekteve dhe fenomeneve, keshtu qe njohja e formes mundeson te menduarit aktiv dhe shnderrimin e trupit nga njera forme ne tjetren. Nje varg tabelash dhe konkluzionesh nga keto tabela (te ashtuquajturat tabela te instancave pozitive, tabela te instancave negative, tabela te shkalleve, tabela te instancave prerogative) mundesojne njohjen e formave. cdo studim i fenomenit, sipas tij, duhet te ni-set nga analiza e sendeve te vecanta, ne menyre qe vetem pastaj te behen te pergjithshme dhe te kuptohet gjithe ligjshmeria.

Nje nga percaktimet e qenesishme dhe karakteristike te filozofise se Bejkenit eshte edhe qendrimi i tij kritik radikal lidhur me vezhgimin teleologjik te natyres, pra, te vezhguarit nga pikepamja e shkaqeve finale, i cili, sipas mendimit te B. nuk eshte i dobishem dhe nuk ka kurrfare rendesie.

Fr. Bejkeni paraqet ne historine e mendimit njerezor perpjekjen e pare te themelt qe te likuidoje plotesisht skolastiken rnesietare dhe metafiziken spekulative si dhe inaugurimin e guximshem te epokes se diturive natyrore dhe te hulumtimit konkret eksperimental. Pavaresisht nga orientimi filo-zofik i tij i njeanshem (i cili shprehet ne menyre me plauzibile ne refuzimin e plote te deduksionit), nga nje varg paragjykimesh shoqerore - politike, nga te metat dhe dobesite njerezore, merita e Bejkenit eshte epokale: ai ishte luftetar per reformen e diturive natyrore te verteta dhe per krijimin e nje metode te re. Me tezat e veta te gu-ximshme materialiste-empirike, Bejkeni i kontribuoi me shume se askush para tij clirimit te mendimit njerezor nga skemat dogmatike mesjetare dhe u dha orientim ecurive te reja drejt zbulimeve te papara natyrore-shkencore.

Veprat kryesore: Novum organum scientiarum, (1620); De dignitate et augmentis scientiarum (1623); Essay, (1597 dhe 1625); Sylva sylvarum (posth. 1627); Advancement of Learning (1605); New Atmantis, (1624).

Administratori
13-06-2006, 22:53
BEJKeN, Roxher

BEJKeN, Roxher (BACON, Roger), filozof dhe polihistor angl. (midis vitit 1210 dhe 1214 deri rreth 1294). Studioi ne Paris gjashte vjet, u be anetar i urdhrit franceskan, u kthye ne Oksford dhe u mor me pune shkencore dhe pedagogjike, e cila e beri shume te popullarizuar. Disa biografe te tij pohojne se R. Bejkeni shpenzoi per te bere eksperimente tere pasurine e tij me nje vlere prej 2000 funtash.

Se shpejti, pas denoncirpit nga ana e Bonaventures, largohet nga katedra dhe vihet nen mbikeqyrje rigoroze. Ne vitin 1273 burgoset ne burgun e manastirit nga i cili del ne vitin 1292, drejtperdrejt para se te vdese. R. Bejkeni, i cili ne veprat e tij perfshiu dituri enciklopedike te madhe dhe qe mori titullin «doctor mirabilis», kritikoi ashper korruptimin dhe coroditjen e hierarkise se larte kishtare dhe per kete arsye u persekutua dhe u burgos aq shume, duke qene nen presionin mizor te franceskaneve dhe te dominikaneve.

«Tere prifteria» - shkruan R. Bejkeni - «eshte dhene pas kryelartesise, luksit dhe lakmise se pangopur». Duke mos u perkulur para cfaredo «autoriteti pa baze dhe te padenje», B. menjanonte radikalisht cdo fshehje te paditurise me masken e urtesise fiktive dhe te paramendimit kryelarte te sunduesve. Duke shqyrtuar lenden e filozofise dhe raportin e saj ndaj shkencave te tjera, B. pohon se metafizika eshte shkence e pergjithshme teorike e cila shpjegon marredheniet ndermjet shkencave te vecanta, u jep premisat fillestare, mirepo edhe vete duhet te bazohet ne rezultatet e hulumtimit te ketyre shkencave. Ndonese me shume teza te veta eshte i aferm me konceptin e Augustinit dhe te Platonit, Bejkeni mohon tere diturine e deriatehershme dhe sidomos metoden skolastike dhe thekson rendesine e pervojes dhe te hulumtimeve te pavarura shkencore-eksperimentale. Pervojen e ashtuquajtur te brendshme duhet dalluar nga ajo e jashtme, e cila nepermjet ndijimeve arrin te njohja dhe paraqet bazen e shkences se vertete eksperimentale (scientis experimentalis).

«Mbi te gjitha diturite dhe shkathtesite spekulative qendron shkathtesia e ushtrimit te eksperimenteve dhe kjo shkence eshte mbretereshe e te gjitha shkencave». Anticipimet e jashtezakonshme te shume zbulimeve te mevonshme (B. ne veprat e tij parashikoi edhe lokomotiven, automobilin, anijen, madje edhe aeroplanin dhe me ore te tera beri vezhgime te erresimit te Diellit, te Henes e te tjera), e bejne kete mbrojtes te hershem te eksperimenteve, nje nga personalitetet shkencore me interesante te shekullit XIII, pavaresisht nga disa elemente mistike me te cilat shpesh pershkohen veprat e tij. Pervec mbi filozofine dhe teologjine, shkroi edhe mbi medicinen, filologjine, matematiken, optiken, alkimine, astrologjine e te tejra.

Veprat kryesore: Opus maius; Opus minus; Opus tertium (midis viteve 1266-68).

Administratori
13-06-2006, 22:53
BEJN, Aleksander

BEJN, Aleksander (BAIN, Alexander), filozof dhe psikolog i Skocise (1818-1903). Duke u bazuar ne pikepamjet e Milit, zhvillon ne psikologji nje lloj te vecante te asociacionizmit. Sipas tij edhe «veprimtarite e larta shpirterore» (sic jane arti dhe shkenca) bazohen ne te ashtquajturat «asociacione konstruktive». Keshtu per shembull arti per te eshte gjallerim i fuqise me anen e kontrastit, domethe-ne te asociacionit specifik te parregullt. Si determinist mohon mundesine e vullnetit te ri. Ishte themelues i revistes kryesore filozofike angleze «Mind» (1876).

Veprat kryesore: The Senses and the Intellect (1855); The Emotion and the W///(1859); On the Study ofCharacter (1861); Logic, Deductive and Inductive (2 vell. 1870)

Administratori
13-06-2006, 22:54
BENEKE, Fridrih Eduard

BENEKE, Fridrih Eduard (BENEKE, Friedrich Eduard), filozof gjerm. (1798-1854). Gjate kohes kur jetoi Hegeli, si kundershtar i tij, nuk mundi te behej profesor i universitetit. Per me teper, ne vitin 1822 iu ndalua te mbante ligjerata per shkak te tezave empirike dhe relative rie etike. Vetem pas vdekjes se Hegelit (1831), u emerua profesor inordinar ne Berlin.

B. eshte nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te psikologjizmit dhe armik radikal i cdo filozofie spekulative. Nderkaq, per Kantin thote se ka merite qe e ngriti ne nivelin e parimit shkencor tezen mbi pervojen si themel dhe burim te gjithe diturise. Mirepo, metoda transcendentale eshte fajtore per tere rrugen e gabueshme te metejme te filozofise, e cila, sipas Benekes, nuk guxon te bjere as ne ppzitat e apriorizmit as te empirizmit ekstretn. Nje qendrim te ketille e mundeson vetem metoda psikologjike sepse pikerisht psikologjia eshte disipline themelore filozofike, ndersa te gjitha te tjerat jane vetem aplikim i psikologjise ne fushat e vecanta specifike (etike, estetike, logjike e tjera). Psikologjia eshte shkence natyrore mbi pervojen e brendshme dhe duhet te perdor metodat natyrore-shkencore. Shpirti eshte sistem i forcave ne zhvilllm, kurse uniteti i tij eshte dinamik.

Shpirti, konsideronte B., nuk mund te paramendohet si krejtesisht pasiv, pa aftesite e veta imanente, ai u del perpara nxitjeve dhe keshtu sipas rregullimit edhe i pret. Mirepo edhe nga karakteri i ndikimeve te jashtme varet gjithashtu si db te pranohen ne shpirt dhe te vendosen ne te. Andaj me rastin e njohjes se sendeve, shpirti nuk vepron as krejtesisht ne menyre subjektive as objektive, sepse te njohurit nuk eshte pasqyrim i thjeshte i sendeve.

Veprat kryesore: Erfahrungssee-lenlehre als Grundlage alles Wissens (1820); Neue Grundlegung zur Meta-physik (1822); Grundlegung zur Phy-sik der Sitten (1822); Lehrbuch der Logik als Kunstlehre des Denkens (1832); lehrbuch der Psychologie als Naturwissenschaft (1833); System der Logik als Kunstlehre des Denkens (2 vell. 1842); Die neue Psychologie(1845).

Administratori
13-06-2006, 22:55
BENJAMIN,Valter


BENJAMIN,Valter (BENJAMIN Walter), filozof gjerm., kritik letrar, estet dhe socilog (1892-1941). Si marksist heret mori pjese ne levizjet revolucionare te rinise dhe botoi artikujt e pare ne revisten «Der Anfang». Ne vitin 1917 shkon ne Universitetin e Bernit dhe se shpejti njihet me Blohun dhe me vone me Llukacin, Adornon, Brehtih dhe Horkhajmerin. Si aktivist i rrethanave intelektuale te majtisteve evropiane, pas ardhjes ne pushtet te Hitlerit emigron ne Paris, ndersa gjate kohes se okupacionit te Frances, me rastin e ikjes, nga frika qe te mos i dorezohet Gestapos, pine helmin.

Benjamini, qe pak me vone iu bashkua Rrethit te Frankfurtit, hyn ne radhen e mendimtareve marksiste me te ndritur te shekullit tone. Pervec studimit mbi kritiken e forces, shqyrtimeve «Vepra artistike ne kohen e riprodhimit te vet teknik», «Shkrimtari si prodhues», «Fati dhe karakteri» e tjera, B. shkroi edhe nje seri artikujsh, analiza dhe komente letraro-historike p'er disa vepra (ne radhe te pare per ato te Helderlinit, te Kafkes dhe te Brehtit). Duke trajtuar problemin e progresit, u konfrontua ne menyre kritrke me pikepamjen socialdemokrate ne ate kohe dominuese. Sipas B., historia nuk mund te jete homogjene dhe kohe e zbrazet, por kohe e mbushur me te tanishmen, keshtu qe ajo nuk eshte renditje e thjeshte e kontinuar e ngjarjeve. B. ne kete drejtim kritikoi edhe te vizatuarit optimist naiv te historise si perparim te vazhdueshem ne boten bashkekohore. «Vetem revolucioni permanent eshte ne gjendje ta perfundoje luften permanente, ndersa e drejta policore ne te suprimohet ne castin kur shteti, Ucili me cdo kusht deshiron t'i realizoje qellimet e veta empirike, nuk mund t'i zbatoje me anen e rendit juridik per shkak te dobesive te veta».

B. para se gjithash ne eseun mjaft te madhe «Vepra artistike ne kohen e riprodhimit te vet teknik» tematizoi problemin e futviit te artit, duke provuar vjetersimin e formave tradicionale artistike (drama, epika, lirika) dhe nevojen e heqjes se nje numri te caktuar te nocioneve te vjetra (estetike) sic jane krijimtaria, gjenialiteti, vlera e amshueshmerise, sekreti e te tjera. Restriksionin e teorise estetike ne kuptimin e tradites, B. e interpreton si dicka qe del nga motivet politike reaksionare dhe fashiste. Ne kete drejtim, sipas B., per perkufizimin e ri te teorise artistike nocioni i teknikes eshte qendror, ngase me kete kapercehen jo vetem kategorite estetike te formes dhe te permbajtjes, por mund te perfundoje mosmarreveshja mbi varesine e tendences politike dhe te kualitetit artistik te nje vepre (teknika letrare me e perpunuar garanton keshtu tendencen e mire politike sikurse edhe kualitetin letrar). Ne tekniken e nje vepre mund te lexohet pra, edhe funksioni shoqeror politik i saj. Shembull i nje praktike te tille per B. ka qene teatri epik i Brehtit, ne te cilin teknika e perparuar e filmit dhe e radios jane hyrje te «transformuara» ne dramaturgji. Teatri epik eshte paradigme e nje praktike te tille, e cila mund te tre-goje te drejten e ekzistimit te artit si organpn i se vertetes, te cilin i pari me plot seriozitet e vuri ne dyshim Hegeli, duke proklamuar vdekjen e artit ne qofte se e shtron kerkesen per njemendesimin e se vertetes se Absolutit ne mediumin e intuites.

Ndonese jo i nje formati te madh, B. edhe sot eshte jashtezakonisht aktual edhe si strateg i ngjarjeve revolucionare bashkekohore dhe para se gjithash si teorik brilant i situates «postestetike» te artit.


Veprat kryesore jane te permbledhura ne: Zur Kritik der Geuult und :indere Au/~s;itze (1965-67). Ne Jugosllavi jane perkthyer shume ese te tij ne librat «Uz kritiku sile» (1971) dhe ese (1974).

Administratori
13-06-2006, 22:56
BENKOVIQ, Benko

BENKOVIQ, Benko (BENKOVIC, Benko) filozof (rrethi i Zares rreth 1460 - Judenburg, Austri 1523). Mendimtar kroat i Renesanses i cili si pjesetar i urdhrit franceskan u be edhe: provincial i Dalmacise. Ishte edhe profesor i teologjise dhe i logjikes ne Entin e Larte Shkollor Franceskan ne Rome, ndersa ne vitin 1520 u zgjodh nje nga keshilltaret e gjeneralit te urdhrit franceskan.
Ne vepren e tij Navigium qe eshte; rne karakter sakral ekskortativ dhe qe teresisht pershkohet nga meditimet fi-lozofiko-kontemplative, autori tregon se posedon nje kulture te jashtezakonshme dhe nje rutine ne metoden diskursive skolastike, si dhe imagjinate dhe elegance terheqese te stilit.

Ne kete veper jane shprehur ne menyre simbolike edhe katerfishsia aristoteliane e shkaqeve. B. gjithasbtu per nevojat e nxenesve te tij pergatiti edhe nje tekst te logjikes skolastike dhe gjithe jeten propagandoi filozofine e Duns Skotusit. Ishte kundershtar i intelektualizmit skolastik dhe perkrahte pikepamjet voluntariste ne njohje. Me studimin e jetes dhe te vepres se B., filozof qe me pare ishte shume pak i njohur nder ne, u mor sidomos prof. dr. Maria Brida.

Veprat kryesore: Navigium beate Marie virginis e venerabili patre Benedicto Benedicti... (1489); Scotiae subtilitatis epidiction (1520).

Administratori
13-06-2006, 22:56
BENSE, Maks

BENSE, Maks (BENSE, Max), estet gjerm. (1910 -). Profesor ne Jene dhe Shtutgart. Me A. Molesin eshte nje nga perfaqesuesit kryesore te te ashtuquajtures estetike informacioni, e cila te ai perpiqet ne menyre specifike te gjeje uren ndermjet semiotikes dhe ontologjise, madje edhe ndermjet fizikes dhe metafizikes. Ne «Estetiken» e vet ka permbledhur dhe plotesuar studimet e meparshme me qellim themelor qe estetika klasike interpretuese «per te paren here te zevendesohet nga estetika shkencore moderne». Per ta shpetuar artin ne kohen tone, ne te cilen teknika eshte bere realitet i pashmangshem, eshte e domosdoshme t'i nderrojme te gjitfra parametrat e makro-estetikes se vjeter klasike sub-stanciale me nje mikro-estetike moderne, funksionale, statistike dhe strukturale, Kjo do te duhej te ishte estetika e ardhmerise e cila eshte e privuar nga «sentimentalitetet banale» dhe e cila, e ndertuar ne baze te teorise bashkekohese te informacionit, duhet te provoje sesi «veprimet racionale dhe empirike te hulumtimit kane perparesi para atyre spekulative». Me kete rast diferencimit fizik te ndonje situate i pergjigjet diferencimi i gjen-djes se vetedijes, domethene informacioni. Per te, informacioni, para se gjithash, eshte nje rend i caktuar qe eshte i drejtuar kunder cfaredo rastesie dhe kunder uniformitetit. Ndonese pjeserisht me inventiv se perfaqesuesit e tjere te estetikes se informacioneve, B. i paraqet te gjitha dobesite, madje edhe deshtimet e plota te kesaj metode e cila, duke reduktuar artin ne disa-formula te caktuara te shprehura matematikisht, ai qendron shpesh edhe mbi te arriturat e estetikes se vjeter klasike. Me fjale te tjera, gjithe ajo qe nepermjet zbatimit te teorise se pergjithshme te informacioneve ne estetike mund te skematizohet ne menyre statistike, eshte vetem aksidentale dhe efemere per artin.

Veprat kryesore: Technische Existenz (1950); Estetika(1965); Semiotik, Allgemeine Theorie der Zeichen (1967); Einfiihrung in die informationstheoretische ?sthetik (1969); Artistik und Engagement (1970); Die Realität der Literatur (1971).

Administratori
13-06-2006, 22:59
BENTHEM, Xheremi

BENTHEM, Xheremi (BENTHAM, Jeremy), filozof angl. (1748-1832). Nje kohe ishte avokat, pastaj mesues privat. eshte perfaqesuesi me i rendesishem dhe themeluesi i utilitarizmit drejtim ne etike dhe ne filozofi pergjithesisht, i cili si parim themelor dhe kriter te veprimit moral e ka dobine. Nderkaq, per Benthemin, qellimi me i larte i njerezimit perfshihet ne parullen e njohur te tij «Lumturia me e madhe per numrin me te madh te njerezve>> (the greatest happines for the greatest number). Utilitarizmi i Benthemit inspirohet para se gjithash nga kuptimi i angazhuar per dobine e per-gjithshme. Per realizimin e ketij qellimi kerkoi kritere saktesisht te caktuara sipas te cilave do te mund te matej vlera e menyrave te ndryshme te veprimit si per te miren e vete atij per te cilin kryhet veprimi, ashtu edhe per bashkesine. Ne kete menyre krijoi tabelat e vlerave dhe te jovlerave, ne te cilat jane skicuar marredheniet dhe nevojat e ndryshme invididuale dhe sociale, endja dhe joendja me pasojat percjellese te dobishme ose te demshme.

E mira, per B. jane kenaqesia dhe lumturia, kurse e keqja eshte dhembje, keshtu qe gjendja e caktuar eshte me e mire se tjetra nese perfshin nje shume me te madhe te kenaqesise ne krahasim me dhembjen ose nje shume me te vogel te dhembjes ne krahasim me kenaqesine. E mira eshte lumturia e pergjithshme, mirepo meqe secili individ shkon pas lumturise vetjake, eshte pune e ligjdhenesit te harmonizoje te pergjithshmen dhe te vecanten, perkatesisht t'i harmonizoje interesat private. Per shembull, te permbajturit nga te vjedhurit eshte ne interesin e pergjithshem, por jo edhe ne interesin tim pervec nese ekziston veprimi i ligjit penal qe eshte mjet per pajtimin e interesit individual me interesat e bashkesise. Ne fillim ishte konservativ, ndersa me vone mbrojtes i demokracise dhe ateist, mirepo tere jeten ngeli i matur dhe kundershtar i kryengritjeve («Lufterat dhe kryengritjet jane me te mira kur lexojme mbi to, mirepo paqja dhe qetesia me lehte perballohen»).
B. ne baze te tezave te tij mbi «interesin e kuptuar drejt» kerkoi te behen reforma ne nje seri entesh te shoqerise qytetare. Mirepo, njekohesisht ngeli ne suazat e moralit te vete kesaj shoqerie, duke absolutizuar vlerat themelore te saj, keshtu qe edhe Marksi e quajti «gjeni te marrise borgjeze».

Veprat kryesore: Introduction to the Principles of Moral and Legislati-on (1780); Traite de la Legislation civile et penale (1802); Deontology, or the Science ot'Morality (2 vell. 1834). Veprat komplete ne 11 vellime i botoi John Bovvring ne vitin 1838-43.

Administratori
13-06-2006, 22:59
BERANZHEU, Turas

BERANZHEU Turas (BeRANGER de Tours), filozof dhe teolog franc. (998-1088). Ne interpretimet e veta te disa dogmave kishtare mbeshtetet ne arsye kunder autoriteteve, andaj u sulmua nga kisha dhe dy here u detyrua te pergenjeshtroje tezat e veta.
Beranzheu konsideronte se arsyeja njerezore, si shembelltyre e perendise ne ne, eshte udherrefyese me e mire per gjurmimin e se vertetes, ndersa se vertetes duhet t'i nenshtrohet patjeter edhe autoriteti rne i madh. U perpoq nepermjet elementeve racionale dhe tezave filozofike te shpjegonte transsupstancen simbolike dhe keshtu u akuzua per herezi ne koncilin ne Versaje(1060), neTur(1054)dhe ne Paris (1059).

Kryevepra: De sacra Coena.

Administratori
13-06-2006, 23:00
BERGER, Johan Erih

BERGER, Johan Erih (BERGER, Johann Erich), filozof gjerm. (1772-1833). Profesor i astronomise dhe me vone i filozofise ne Kile. Ne fillim ishte nen ndikimin e Shelingut, kurse me vone te Hegelit. Vepra e tij Paraqitja niozoflke e harmonise se gjithesise eshte plot me tablo romantike dhe panteiste («Te gjitha shpirtrat pushojne ne nje, kurse nje ne te gjithe»). Konsideronte se mendimet tona jane gjithashtu te zhvilluara dhe te varura reciprokisht sikurse edhe sendet. Algjebres se numrave i pergjigjet algjebra e ideve. Sipas dukurise se jashtme te saj, natyra, sipas Bergerit, eshte materiale, kurse sipas esences se saj eshte shpirterore.

Veprat kryesore: Philosophische Darstellung der Harmonien des Wel-talls (1808); Allgemeine Grundzuge zur Wissenschaft (4 vell. 1817-1827).

Administratori
13-06-2006, 23:00
BERGMAN, Gustav

BERGMAN, Gustav (BERGMANN, Gustav), filozof amer. me origjine austriake (1906 -). Ne fillim ishte anetar i Rrethit te Vienes, por se shpejti distancohet nga shume teza te orientimit filozofik logjiko-pozitivist. Sistematikisht merret me problemet logjike dhe epistemologjike si dhe me ceshtjet e filozofise se shkences. eshte nje nga redaktoret e revistes se njohur amerikane Philosophy of Science.

Veprat kryesore: Metaphysics and Logical Positivism (1954); Philosophy of Science (1957); Meaning and Existence (1960); Logic and Realitv (1964); Realism: A Critique of Brentano and Meinong ( 1967).

Administratori
13-06-2006, 23:01
BERGSON, Anri

BERGSON, Anri (BERGSON, Hen-ri), filozof franc. (1859-1941). Pas studimit te filozofise, shtate vjet sherbeu si profesor ne province. Ne vitin 1900 behet profesor ne College de France ne Paris, kurse ne vitin 1914 anetar i Akademise Franceze te Shkencave. Ishte jashtezakonisht i popullarizuar ne France per shkak te stilit spirituoz dhe elegant plot metafora dhe paradokse si dhe per shkak te origjinalitetit te tezave filozofike, keshtu etnri i tij u be shpejt i njohur ne tere boten. Ne vitin 1927 mori Shperblimin Nobel.
Intenca themelore e intuicionizmit te Bergsonit eshte te provuarit e faktit se perkunder njohjes racionale, shkencore, njohjes e cila ne abstraksionin e saj kuantitativ-mekanik mund te provohet te zbatohet vetem ne ate qe eshte e vdekur, inorganike - kundervihet njohja e vertete filpzofike. Njohja e tille bazohet ne instinktin e caktuar, ne simpatine specifike intelektuale dhe me te, drejtperdrejt dhe ne menyre intuitive njihet, per me teper, perjetohet realiteti i gjalle i vertete, i cili eshte zhvillim i vazhdueshem, nje vijimesi krijuese reale (duree).

Mesimi i tij mbi vijimesine eshte i qenesishem per kuptimin e tere pozicionit te Bergsonit. Vijimesia lidh te kaluaren dhe te tanishmen ne nje teresi or-ganike, ku ekziston te pershkuarit reciprok dhe nderrimi i panderprere.
Vijimesia eshte ndryshim i vazhdueshem. Nuk ekziston gjendje shpirterore qe do te ishte identike me veten, por cdo moment sjell dicka te re. Se ketejmi vijimesia eshte njekohesisht edhe te krijuarit e pareshtur te se rese, dhe kjo ne te vertete eshte edhe e vetmja kohe e vertete. Dhe derisa nje kohe e tille eshte esence e vete realitetit, hapesira eshte nje iluzion i rendomte. Realiteti i vertete eshte nje zhvillim i vazhdueshem, nje energji absolute, nje aktivitet i perhershem, nje formim, nje evolucion krijues ose vete jeta. Ne esence jeta krijuese eshte nje proces i atille, ne te cilin zhvillimi rrjedh nga instinkti i pare me anen e impulsit jetesor (elan vital) deri te proceset e larta shpirterore.

Sipas Berfsonit, jeten nuk mund ta shpjegoje kurrfare materie e vdekur, por edhe vete materia duhet te kuptohet si ngecje ne evolucionin krijues, si energji e dobesuar, e mortshme. Intelekti, ratio, te cilin qyteterimi bashkekohor po perpiqet ta vendose ne piedestalin e vleres me te larte, i sherben vetem jetes praktike dhe kurrsesi njohjes se realitetit te vertet, per te cilin instinkti eshte shume me i pershtatshem dhe me i aferm sesa arsyeja. Intelekti, «i atille cfare del nga duart e natyres ka per objekt te vet kryesor nje trup te forte inorganik». Ai mund te krijoje nje ide te qarte vetem mbi ate qe eshte e diskontinuar dhe e palevizshme. Mirepo, me kete ai nuk kenaqet: «Mendjemadhe e pasherushme, arsyeja jone perfytyron se posedon sipas origjines ose sipas se drejtes qe ka pushtuar, te rrenjosura ose te fituara, te gjitha ele-mentet e qenesishme te se vertetes.

Nderkaq, atje ku pranon se nuk e njeh objektin qe paraqitet para saj, ajo beson se padijenia e saj eshte e lidhur vetem me pyetjen: cila nga kategorite e meparshme te saj i pergjigjen objektit te ri? Ne cilin sirtar, te gatshem per t'u hapur, do ta fusim? Ne cfare rrobash tashme te prera, do ta veshim?... Historia e filozofise na tregon per konfliktin e amshueshem te sistemit, per pamundesine qe ta veshim definitivisht realitetin ne keto rroba te gatshme te cilat quhen nocio-ne tona te gatshme». (Evolucioni krijues). Duke izoluar disa momente «te vijimesise reale», ne menyre artificiale i stabilizojme dhe fiksojme, duke i hipostazuar ne nocionet tona.

Kjo mund te behet per shkak te disa nevojave konkrete, per arsye te veprimit -kurse arme e ketij veprimi - por jo edhe i njohjes - eshte trupi, perkatesisht truri. Ne teorine e tij mbi kujtesen, B. per me teper do ta ndaje kujtesen e paster - e cila eshte vete esenca e shpirtit - nga truri te cilit i atribuon kujtesen praktike motorike. Ne vepren e tij Mbi te qeshurit Bergsoni pohon se komikja eshte dicka mekanike, automatike, e ngurtesuar, e shartuar ne te gjallen, kurse lind kur njerezit te grumbulluar ne grupe e perqendrojne tere vemendjen vetem ne njerin prej tyre «duke frenuar ndjeshmerine e vet dhe duke perdorur vetem arsyen e vet». Interesante jane studimet e Bergsonit edhe mbi problemet e tjera specifike te estetikes dhe te psikologjise.

Bergsoni konsideronte se individualitetin e sendeve dhe te qenies nuk e verejme atehere kur ne pikepamje materiale nje vrojtim i tille nuk eshte i dobishem. Syri yne nuk e kupton vete invidiualitetin, domethene per shembull harmonine plotesisht origjinale te formes dhe te ngjyres, por vetem disa cilesi me te dukshme te cilat do te na lehtesojne dallimin praktik. Ne, pra, nuk i shohim vete sendet, por me shpesh kufizohemi ne faktin se lexojme etiketat te cilat jane ngjitur ne to. Ne kete drejtim, ne vazhdimisht sillemi midis komunikimeve dhe simboleve dhe nuk tregojme ndonje nevoje per t'i njohur te gjitha fenomenet ne individualitetin e tyre. Pikerisht per kete arsye ne art perceptimi nuk lidhet me nevojen. Artisti i takon artit sipas njeres nga shqisat e veta, dhe se ketejmi edhe specializimet jane sipas dispozicioneve. Artisti i cili per shembull lidhet per ngjyrat dhe format e do ngjyren per shkak te ngjyres, formen per shkak te formes, dhe keshtu do te kete mundesi qe jeten e brendshme te sendeve ta tejshohe npermjet formave dhe ngjyrave te tyre. Me kete na privon nga paragjykimet qe jane bere pengese ndermjet syrit tone dhe realitetit. Duke hequr velin e etiketave, te shablloneve dhe te paragjykimeve, artisti do te na zbuloje natyren ne origjinalitetin e saj, do ta zbuloje jeten e vertete te saj.

Andaj arti ne teresi edhe nuk ka detyre tjeter vecse te «heqe simbolet praktikisht te dobishme, ko-munikimet konvencionale ose ne aspektin shoqeror komunikimet shoqerore te pranuara, pastaj cdo gje qe pengon te vezhguarit e realitetit per te na sjelle sy me sy para vete realitetit». Virtuoz i fjaleve, stilist i kualitetit te pare, me ndikim te jashtezakonshem - si reformator i metafizikes tashme te braktisur - ne tere nje gjenerate te intelektualeve franceze, koncepcioni filozofik i Bergsonit pas vdekjes se tij megjithate relativisht shpejt ra ne hijen e koncepteve te reja ekzistencialiste edhe brenda vete filozofise qytetare. Shkathtesia brilante e penes se tij dhe e te zgjedhurit me kujdes dhe ne menyre te rafinuar te fjaleve (la belle parole bergsonienne) nuk mundi t'i fshihte kundertheniet ima-nente te tere sistemit te tij si dhe te cdo sistemi iracionalist: duke u perpjekur te futet ne thelbin e irracionales, ai prapeseprape u detyrua te shpjegonte nepermjet kategorive tradicionale mendimin e tij intuitiv dhe keshtu ne realitet qysh me pare t'i bente vetvetes te pamundshme premisen elementare te pikenisjes se tij dhe te tere ndermarrjes filozofike vetjake.

Veprat kryesore: Essai sur les donnees immediates de la conscience (1889); Matiere et Memoire (1897);Le Rire (1900); Introduction a la metaphysique(903); L'evolution creatrice ( 1907); La perception du changement (1911); Durree et simultaneite (1922); Les deux sources de la morale et de la religion (932),

Administratori
13-06-2006, 23:02
BERIGAR, Klod

BERIGAR, Klod Zhilerme (BERI-GARD, Claude Gillermet), filozof franc. (1578-1663). Perkunder Aristotelit zhvilloi mesimin se substanca perbehet nga atomet qe kane formen e sferes. eshte i afert edhe me Anaksagoren, mirepo konsideronte se nuk ka hapesire te zbrazet dhe se levizja sajohet nepermjet stuhise ne te cilen cdo trup ze drejtperdrejt vendin e te meparshmit.

Veprat kryesore: Dubitationes in dialogos Galilaei pro Terrae immobi-litate (1632); Circulus Pisanus. De ve-teri et Peripatetica Philosophia (1643).

Administratori
13-06-2006, 23:17
BERK, Edmund

BERK, Edmund (BURKE, Edmund), filozof dhe politikan angl. (1729 -1797). Per nga doktrinat politike eshte konservator; ishte ithtar i teorise mbi balancimin e forcave qe eshte arritur nepermjet zhvillimit historik dhe nga kjo pozite kritikoi ashper edhe revolu-cionin francez. crregullimet ne shoqeri sjellin, sipas tij, medoemos diktatu-ren e nje njeriu. Si filozof eshte me i rendesishem per shqyrtimet e tij nga fusha e estetikes. Estetiken e themeloi ne baza psikologjike dhe sensualiste dhe qysh para Kantit u perpoq te dallonte te bukuren nga e madherishmja. B. konsideronte se sfera sensuale ne pergjitesi ne jete dhe sidomos ne art, eshte me vendimtare dhe me e rendesishme se sfera e arsyes. Ne kete drejtim tere procesin estetik e reduktoi ne pasion. Pikerisht per shkak se funksioni estetik vepron drejtperdrejt, eshte i domosdoshem supozimi se kete e kryen impulsi, instinkti, qe eshte plotesisht i pavarur nga cfaredo meditim, pra edhe nga arsyeja. Me rastin e shfaqjesa se bukurise jo vetem qe nuk ka arsyetim, por, per me teper as vullnet. Dashuria qe shkaktohet drejtperdrejt nga bukuria, eshte identike si fenomen me nxehtesine qe e shkakton zjarri.

Andaj me kuptimin e te bukurit nuk mund te nenkuptohet asgje qe ne vete permban varg ose proporcion. Dhe ndonese konsideronte se arsye e vetme e drejte perse per shembull poezia ka nje ndikim te tille ne te gjithe njerezit vetem interesi per pasion edhe tek ne dhe te tjeret, B. nuk eshte imun nga shume karakterizime objektive te bukurise te cilat shpesh jane nen nivelin e estetikes se kohes se tij. Keshtu B. i shqyrton shume cilesite natyrore te cilat duhet t'i permbaje ne vete objekti, bukuria e te ctlit mund te ndihet me shqisa: objekti duhet te jete relativisht i vogel, i lemuar, ne disa pjese i ndryshem dhe keto pjese duhet te ger-shetohen, objekti duhet te kete «struk-ture delikate pa kurrfare force te duk-shme perdorimi», duhet te kete ngjyra te gjalla por jo edhe shume te forta dhe te ndritshme etj. Ndikoi mjaft ne shume estete ne Gjermani (ne Mendelsonin, ne Lesingun, ne Kantin dhe ne Shilerin).

Veprat kryesore: A Philosophical Inquiry into the Origin of Our Ideas on theSublim and Beautiful(n56); A Vindication of Natural Society (1756); Reflections on the Revolution in France(1790).

Administratori
13-06-2006, 23:18
BERKLI, Xhorxh

BERKLI, Xhorxh (BERKELEY, George), filozof angl. (1685-1753). Ne vitin 1707 u be magjister i teologjise, me 1713 kapelan dhe shpesh udhetoi ne France dhe ne Itali. Nga viti 1729 deri 1731 si misionar perhapi krishterimin ne Amerike, kurse ne vitin 1734 u be ipeshkev ne Klouni. Ne vitin 1752 u terhoq nga jeta publike dhe nje vit me vone vdiq ne Oksford. Te gjitha punimet e veta me te rendesishme dhe me origjinale i kreu derisa ishte akoma relativisht i ri. Mund te thuhet se cdo gje qe shkroi pas moshe se vet njezetetetevjecare nuk permbajne ndonje vlere te madhe.

Si nje nga perfaqesuesit me tipike te idealizmit subjektiv, B. filozofine e vet, e fillon paradoksalisht, me pohime radikale empirike, keshtu qe per te pervoja-sikurse edhe per shume materialiste sic jane per shembull Loku eshte baze e tere diturise. Por per B. edhe vete te ashtuquajturat objekte te jashtme nuk jane gje tjeter vecse grumbuj te ndijimeve tona dhe te ideve ndijore, keshtu qe nuk ekzistojne objekte ose cfaredo substance materiale jashte shpirtit tone. Per me teper, objektet dhe pergjithesisht bota e jashtme ekziston vetem nese perceptohen. «Ka ekzistuar ndonje ere, domethene dikush e ka nuhatur ate; ka ekzistuar ndonje tingull, domethene se dikush e ka degjuar; ka qene ndonje ngjyre ose forme - jane perceptuar nepermjet te pamit ose te prekurit. Kjo eshte krejt ajo qe mund te kuptoj lidhur me keto dhe shprehjet e ngjashme. Sepse ajo qe thuhet per ekzistimin absolut te sendeve jo te menduara, pavaresisht nga fakti se a perceptohen, kjo duket plotesisht e pakuptueshme. E s s e i tyre eshte p e r c i -p i, dhe nuk eshte e mundur qe ato te kene ndonje ekzistence jashte shpirtrave ose sendeve te menduara qe i perceptojne». (Shqyrtim mbi parimet e njohjes njerezore).
Ne Dialoget ndertmjet Hilasit dhe Filonusit, Hilasi perfaqeson arsyen e shendoshe shkencerisht te formuar, ndersa Filonusi eshte pikerisht vete Berkli. Filonusi pohon se «realiteti i sendeve ndijore qendron ne faktin se jane te perceptuara», perkunder Hilasit qe mendon se «te ekzistosh do te thote nje gje, kurse te jesh i perceptuar dicka tjeter». Por B. me anen e Filonusit tregon sesi te gjitha fenomenet ndijore jane te natyres mentale dhe konkludon sesi pohimi «se cdo objekt ndijor i drejtperdrejte dhe kjo do te thote cdo ide ose kombinim idesh duhet te ekzistoje ne nje substance e cila nuk mendon, ose e cila eshte jashte cdo shpirti, eshte vetvetiu nje kontradikte e qarte».
Idete ndijore, nderkaq, nuk varen nga ne por i nxit, si thote B., perendia. Andaj idete ndijore jane shume me te forta dhe me te qendrueshme nga idete e refleksionit dhe te imagjinates, te cilat i prodhon arbitrarisht shpirti yne. Sendet reale edhe nuk jane gje tjeter vecse ide ndijore, keshtu qe ekzistimi i materies jashte dhe pavaresi-sht nga keto ide te cilat i shkakton perendia ne ne, eshte vetem nje trillim i filozofive «te cuditshme», blasfemuese dhe ateiste. Madje edhe ne qofte se teza mbi likuidimin e materies nuk eshte vertetuar logjikisht, do te duhej qe te gjithe miqte e «diturise, te paqes dhe te religjionit» te synonin qe te behet keshtu. B. nderkaq nuk proklamoi vetem doktrinen mbi realitetin e nocioneve abstrakte si nje nga mashtrimet me te cuditshme nga te gjitha mashtrimet e metafizikes, por njesoj sikurse nominalistet mesjetare mohoi fare ekzistimin e ideve abstrakte ne vete shpirtin. Iluzioni mbi kete lind pikerisht nga shenimi i fjaleve. Mirepo cdo perpjekje qe te mendohet vetem ne menyre abstrakte, zhduket ne perceptimin ndijor qe mbetet permbajtje e veprimtarise shpirterore. Nocionet abstrakte, pra, jane fiksione shkollore; ne vepimtarine e njemendte mendore ekzistojne vetem perceptimet e vecanta, kurse disa per shkak te ngjashmerise me rastin e te shenuarit mund te perfaqesojne te tjerat qe jane te ngjashme me to. Pikerisht nocioneve matematikore u takon nje kuptim i tille reprezentativ.

Idealizmi subjektiv i Berklit drejtohet nga fanatizmi religjioz dhe nevoja e luftes kunder tezave ateiste te cilat gjithnje e me shume depertqjne ne frymen evropiane te kohes se tij. I menduar ne menyre konsekuente, ky idealizem - ndonese ipeshkvi Berkli u perpoq t'i shmangte ketij dhe bile edhe ta mohonte - perfundoi ne solipsizem. Pavaresisht, pra, nga disa konstatime lucide para se gjithash kur eshte fjala per paraqitjen jokonsekuente te Lokut lidhur me tezat e te ashtuquajturave kualitete primare dhe sekondare dhe pavaresisht nga fakti se shume autore (p.sh. Harisi) edhe sot pohojne per pamohueshmerine e argumenteve te Berklit filozofia e Berklit ne esence mbetet nje perpjekje origjinale i mbrotjes se pozitave joorigjinale dhe te kota filozofike dhe religjioze. Nje kritike te caktuar te ketyre pozitave shoqerore dhe ideore ne teresi e dha Lenini ne vepren Materia-liztni dhe empiriokriticizmi.

Veprat kryesore: An Essay Towar-ds a New Theory of Vision (1709); A Treatise concering the Principles of Human (1709); Three Dialogues bet-ween Hylas and Philonuous (1713); Alciphron or the Minute Philosopher (1732); Siris, a Chain of Philosophical Reflexions and Inquiries (1744).

Administratori
13-06-2006, 23:18
BERLIN, Ajzijah

BERLIN, Ajzijah (BERLIN, Isaiah), filozof angl. (1909-). U shkollua ne shkollen e Shen Palit dhe Corpus Christi College ne Oksford. Profesor ne Oksford nga viti 1939. Kryesisht merret me problemet e filozofise se historise, dhe gjithashtu perpiqet te interpretoje vepren e Marksit dhe te Mozes Hesit.

Veprat kryesore: Karl Marx (1939); Historical Inevitability (954); The Age of Enlihghtenment (1956); Two Cocepts of Liberty (1958); The Life and Opinion of Moses Hess (1959)

Administratori
13-06-2006, 23:20
BERLINGER, Rudolf

BERLINGER, Rudolf (BERLINGER Rudolf), filozof gjerm. (1907-). Profesor ne Vyrcburg. Merret me studimin e tradites filozofike te periudhes se hershme te krishtere (sidomos te Augustinit) dhe te mesjetes, por edhe me nje varg temash aktuale filozofike. Ne librin Veper e lirise konsideron sesi vetem duket se liria ne lojen e forcave krijuese te njeriut nuk mund te zhvillohet me. Kete ceshtje e shqyrton para se gjithash lidhur me fenomenin e artit dhe te teknikes.

Veprat kryesore: Das Nichts und der Tod(954); Das Werk der Freihe-it (1959); Augustins dialogische Me-taphysik(96); Vom Anfang des Phi-losophierens (1965); eshte botues edhe i serise Die Quellen der Philo-sophie.

Administratori
13-06-2006, 23:20
BERLOT, Dushko

BERLOT, Dushko (BERLOT, Dusko), shkrimtar filozofie (Vergorac, me 1930-). Nga viti 1954 profesor i gjimnazit, kurse nga viti 1960 ligjeron filozofine dhe sociologjine ne Akademine Pedagogjike te Rijekes. eshte marksist dhe pervec vepres kryesore mbi Fojer-bahun, eshte autor edhe i nje varg artikujve te dalluar (midis te tjereve edhe studimi mjaft i madh per filozofine e A. Lefevrit)

Kryevepra: Djelokrug i domet Feuerbachove kritike religije (1975)

Administratori
13-06-2006, 23:21
BERNAJS, Paul

BERNAJS, Paul (BERNAYS, Paul), filozof zvic. (1888-). Profesor i Universitetit te Cyrihut dhe te Getingenit. Me shume u mor me problemet e logjikes dhe te themeleve filozofike te shkencave natyrore dhe te matematikes. Redaktoi (se bashku me G. Bashelarin dhe F. Gonsetin) revisten e njohur filozfike internacionale «Dialectica».

Veprat kryesore: Grvndlagen der Mathematik (se bashku me D. Hilbertin, 2 vell. 1934-1939); Axiomatic Set Theory (se bashku me A.A. Fraenke-lin, 1958).

Administratori
13-06-2006, 23:21
BERNARI, Klervoas

BERNARI, Klervoas (BERNARD, Clairvauxa), filozof dhe teolog franc. (1091-1153). Nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te mistikes mesjetare, personalitet me influence ne oborrin e papes Inocenti II dhe armik i Abelarit. Me vete faktin se Abelari pohon se Platoni eshte i krishtere, ai vete provon me se miri se eshte pagan. Abelari, sipas tij, gjithashtu i zvogelon meritat e fese se krishtere kur pohon se arsyeja njerezore mund te kuptoje plotesisht perendine. Mirepo, Bernari i shenjte, shenjteria e te cilit si konstaton ne menyre spirituoze Raseli - «nuk ishte e mjaftueshme per ta bere inteligjent» gabimisht e interpretoi Abelarin, keshtu qe akuzat e tij edhe nga aspekti i krishtere jane te deshtuara. Duke kundershtuar ashper cdo racionalizem, B. nga Klervoa pohonte se cdo njohje qe nuk i sherben fese ne realitet eshte vetem «nje kureshtje e turpshme». Premisat themelore te intuites mistike jane thjeshtesia dhe dashuria ndaj perendise. Shkalla me e larte e njohjes eshte ekstaza qe paraqet «detyren e plote», «Unin», shkrirje me perendine.

Veprat kryesore: Capitula hacre sum Petri Abaelardi; De contemitu mundi; De gradibus humilitatis (botu-ar ne Paris ne vitin 1839, botim i Ma-billonit.)

Administratori
13-06-2006, 23:22
BERNARI Shartrias

BERNARI Shartrias (BERNARD, Chartres ) filozof franc. (vdiq rreth 1127). eshte skolastik - platonist per te cilin universaliet jane ide te amshueshme sikurse eshte perendia. Format individuale jane prototipa te ideve te amshueshme dhe u takojne sendeve dhe ideve. Ne disa teza te veta ai u perpoq te pajtonte Platonin me Aristotelin.

Administratori
13-06-2006, 23:22
BERNAR, Silvestris

BERNAR, Silvestris (BERNARD Silvestris), perkatesisht Bernari nga Turi, filozof franc. (rreth 1150). E identifikon nusin me logosin e krishtere, me shpirtin boteror dhe shpirtin e shenjte. Idete qe gjenden ne mendje jane formae exemplares te universalieve, dhe njekohesisht edhe themelet e para dhe shkaqet e realitetit. Gjithe natyra, madje edhe njeriu jane krijuar nepermjet veprimit te nusit. Disa hulumtues pohojne se eshte autor i studimit «De mundi universitate sive Megacosmus et Microcosmus», kurse disa te tjere ia atribuojne Bernarit nga Shartrezi.

Administratori
13-06-2006, 23:23
BERNSHTAJN, Eduard

BERNSHTAJN, Eduard (BERNSTE-IN, Eduard), politikan dhe teoricien gjerm. (1850-1932). Teoricien socialdemokrat revizionist i njohur, i cili ne filozofi ishte eklektik. U perpoq, pa ndonje sukses te vecante, te «pajton-te» marksizmin dhe Kantin dhe theksonte vecanerisht nevojen e heqjes se dialektikes nga filozofia marksiste, ngase eshte iluzion themelor dhe «i kobshem» i Marksit meqe nuk mundi te lirohej deri ne fund nga «mbeturina e kunderthenies diatektike te Hegelit». (Premisat e socializmit...) Tezat e tij dhe sidomos qendrimet reformiste mbi kalimin e qete ne socializem i kri-tikuan ashper V. I. Lenini, G. V. Ple-hanovi dhe R. Luksemburgu.

Veprat kryesore: Ferdinand Lasa-lle (1891); Die Voraussetzungen des Sozialismus und die Aufgaben der So-zialdemokratie (1899); Pretpostavke socijalizma i zadaci socialdemokracije (1958); Zur Geschichte und Theorie des Sozialismus (1901).

Administratori
13-06-2006, 23:24
BERTRAM, Ernst

BERTRAM, Ernst ( BERTRAM, Er nst), filozof gjerm. (1884-1957). Profesor i filozofise ne Keln. Stefan Georgi ndikoi shume ne paraqitjen e tij te «tablove shpirterore». eshte me i njohur si interpetues i Nices. Ky deshiron te vere ne dukje kundertheniet e sistemit te Nices keshtu qe per te flet si per «deshpruesin e besueshem», «blasfemuesin e kerkuar nga perendia», me synim te perhershem «nga afetarizmi ne perendi». Duke treguar per Nicen si per legjenden, simbolin, shenjen, me anen e analogjive dhe epigrameve, B. (ndonese e vlereson larte Nicen) nuk i shquan tiparet karakteristike te ketij filozofi, por e mbulon me mitologjine e vet patetike disproporciona-le.

Veprat kryesore: Nietzsche Ver-such eine Mythologie (1918); Deut-sche Gestalten (1934).

Administratori
13-06-2006, 23:25
BESARION, Ivan Bazilus

BESARION, Ivan Bazilus (BESSARION, Ivan Basilius), humanist bizantin (1403-1472). Ne vitin 1436 behet kryepeshkop i Nikejes, kalon ne katolicizem dhe behet kardinal. Ishte ithtar i pajtimit dhe i bashkimit te kishes lindore dhe perendimore, kontribuoi shume per studimin e filozofise greke ne Itali (pervec te tjerave perktheu edhe Metafiziken e Aristotelit). Ishte nxenes i Georgi Genistes Pletonit, kurse ne veprat filozofike te tij mbrojti kryesisht doktrinen e Platonit.

Veprat kryesore: Adversus calumniatorem Platonis ( 1469); Ne botim te Migne-s (Paris) Patrol. graec, 161, (Opera omnia) - nuk jane shtypur te gjitha veprat e botuara te Besarionit.

Administratori
13-06-2006, 23:26
BET, Evert

BET, Evert (BETH, Evert), logjicist dhe filozof holan. (1908-1964). Profesor ne Amsterdam. Ne disertacionin e doktorates e ndricoi ne menyre kritike kuptimin e Kantit' te hapesires dhe te kohes nga pikepamja e gjeometrise neeuklidiane. Me vone behet nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te logjikes bashkekohese matematike. Ne kete drejtim ai vertetoi disa teorema te logjikes matematike (nje nga keto mban emrin e tij), pastaj dha nje kontribut origjinal per konstruksionin semantik te logjikes intuicioniste (edhe ketu nje lloj i modelit mban emrin e tij), provoi aspektin e plote te llogarise se predikateve me metoda to-pologjike, punoi ne zbatimin e ketyre metodave etj. U mor edhe me kritiken filozofike te drejtimeve te ndryshme ne hulumtimin e themelit te matematikes dhe sidomos te intuicionizmit. U mor edhe me filozofine e shkences, ndersa ne filozofi ka orientim racionalist, duke pervetesuar gjithashtu tezat themelore te empirizmit bashkeko-hor.

Veprat kryesore: Uvod u filozofiju matematike (1940); Les fondements logique des mathematiques (1950); The foundations of Mathematics (1959); Formal Methods, in Introduction to Symbolic Logic and to the Study of Effecitive Operations in Arithmetic and Logic (1962); Ma-thematical Thought (posth. 1965).

Administratori
13-06-2006, 23:27
BERGJAJEV, Nikolaj Aleksandrovic

BERGJAJEV, Nikolaj Aleksandrovic (BERDJAJEV, Nikolaj Aleksandro-vic), filozof rus (1874 - 1948). Me origjine aristokrat, vijoje mesimet ne shume shkolla ushtarake, pastaj botoi revistat («ceshtje te jetes»), themeloi ne Petrograd «Shoqaten filozofike religjioze», u burgos dhe u persekutua ne kohen e Rusise cariste, kurse ne vitin 1922 emigroi ne Paris. Me gjithe predikimin e vet te mesianizmit dhe mallkimin e pushtetit sovjetik si «demoniak», prapeseprape nuk u organizua ne grupet e emigracionit te bardhe dhe nuk u kushtoi gati kurrfare rendesie eksponimeve dhe kombinimeve politike te tij. Nen ndikimin e konsiderueshem te mendimtareve mistike (Beme, Gregori nga Nisa), pastaj te Kantit dhe si domos te mesianizmit rus (Solovjovi dhe te tjeret), B. thuri nje sistem filozofik origjinal, te cilin shume interpretatore e konsiderojne nje lloj te vecante te ekzistencializmit. Kthimin kah kisha dhe kah ajo bote e krishtere qe ishte «strehim i ligjesise dhe i moralit», B. e konsideronte imperativ qe del nga forca rrenuese e racionalizmit te qyteterimit modern.

Sipas Bergjajevit, sundimi i teknikes dhe i makines karakterizohet «me kalimin nga jeta organike ne jeten e organizuar, nga te rriturit ne konstruktivitet». Fryma prometeniane e njeriut nuk eshte ne gjendje ta sundoje tekniken qe ka krijuar, sepse, teknika, duke zevendesuar organiken dhe racionalen me organizativen dhe racionalen, krijon rezultate te reja irracionale ne jeten sociale (si eshte per shembull papunesia).

Makina e zevendeson punen njerezore dhe «kjo eshte fitore pozitive e cila do te duhej ta shkaterronte skllaverine dhe varferine e njeriut. Mirepo, makina assesi nuk i nenshtrohet faktit qe prej saj kerkon njeriu dhe ia imponon ligjet e tij» («Njeriu dhe makina»). B. megjithate konsideronte se nuk eshte vetem makina, por njeriu eshte fajtor kryesor i keqperdorimit te makines, sepse makina mund te behet mjet i fuqishem per fitoren e njeriut mbi natyren, mirepo per kete njeriu duhet te jete shpirt i lire. Por me gjithe disa mendimeve lucide te B. mbisundojne projeksione te vjetruara, ortodokse religjioze dhe perfundime iluzioniste. Aristokratizimi i shpirtit te cilin e kerkoi, e coi ne providenca dhe profeci mesianike (ardhja e dyte e Krishtit), kurse filozofia e tij mbeti strehe e tendencave te shumta shoqerore-regresive dhe mistiko-mesjetare ne konceptet bashkekohore ideologjike dhe filozo-fike.

Veprat kryesore: Stnisl tvoriestva (1916); Kuptimi i historise (1923); Novo srednjovjekovlje (1940); Le Marxisme el la Religion (1931); Sud-bina iovjeka (1934); Esprit et realite (1943).

Administratori
13-06-2006, 23:27
BeME, Jakob

BeME, Jakob (BOHME Jakob), filozof gjerm. (1575-1624). Autodidakt qe studio Kopernikun, Paracelsusin, Vajgelin dhe Biblen. Menyra e tij fantastike-metaforike e te shprehurit eshte vazhdim edhe i mistikes se Ekartit, por ne filozofine e tij jane te prani-shme edhe elementet tipike renesansiane te mospranimit te autoritetit dhe te shtruarjes se problemit te njeriut si ceshtje kryesore e problematikes filozofike. Mirepo, gati teresisht e krijuar brenda bindjes filozofike mistike dhe emanacioniste, vepra e Bemes ka me shume karakter te epit sesa te nje koncepti sistematik filozofik te formuar. Perendia, sipas Bemes, eshte baze e pare e cila eshte lartesuar mbi te gjitha kundershtite, ndersa tere ekzistenca eshte veteshprehje e hyjnise. Shpirti njerezor permban ne menyre imanen-te te gjitha kundershtite, ne te vazhdimisht luftojne e mira dhe e keqja, keshtu qe njeriu ne vete permban edhe qiellin edhe ferrin. E mira dhe e keqja vazhdimisht konfrontohen reciprokisht, kurse vete jeta eshte rezultat i kesaj lufte dhe ne kete dialektike «te natyres se amshueshme» qendron shkaku i cdo gjeje ekzistuese. Sipas Bemes nga baza e pare (e meskinitetit) ne vullnetin e shfaqur «per dicka» se pari lind perendia dhe pastaj natyra e amshueshme, bota shpirterore dhe ne fund natyra e dukshme.

B. per vete thote se eshte sikurse te gjithe stergjysherit, profetet, apostujt, te cilet te gjithe ishin «te varfer, peshkatar te perbuzur, fshatar», vetem «njeri i thjeshte» dhe vec kesaj edhe «mekatar i mjere».

Te gjitha veprat e Bemes (te cilat i shkroi ne gjuhen gjermane dhe jo latinisht si ishte atehere e zakonshme) shpeshhere pershkohen nga nje aspekt jologjik, nga tabllot inkorente te imagjinates, nga metaforat e pakuptu-eshme, paraqitjet teozofike dhe pohi-met kontradiktore, por edhe nga nje entuziazem i vecante optimist i cili ndikoi shume ne autoret e mevonshem te veprave filozofike, sidomos ne Shelingun dhe Hegelin. Mendje e lire e persekutuar nga kryeparet zyrtar te kishes, e perqeshur dhe e perbu-zur nga shume bashkekohes te vet «te ditur» si «kepuceberes antikrishtere, B. per ate kohe konsideronte me guxim pikerisht njeriun si qenie ne te cilen gjenden dhe ne te cilen bashkohen edhe qielli edhe toka, keshtu qe per te njohja e botes mund te lexohet vetem ne librin i cili quhet njeriu vete. «Nuk kam ne diturine time asnje fjale te marre nga librat e ndryshme, por keto fjale i nxjerr nga vetvetja» ky eshte konstatimi i Bemes, karakteristik per kete mendimtar me vetekoshi-ence dhe origjinal i cili - pavaresisht nga te gjitha elementet mistike teozofike dhe ditirambet religjioze entuziaste ishte ne realitet mohues i pasionuar i skolastikes shterpe dhe i te menduarit dogmatik ne pergjithesi.

Veprat kryesore: Aurora oder Morgenrote im Aufgang (1610); Stu-dimet: De signatura rerum (1622); Mysterium magnum (1623) jane te njohura me titujt latine te perkthimit. Veprat e Bemes nder te tjere i ka botuar edhe H. Kajzeri, Lajpcig, 1923.

Administratori
13-06-2006, 23:28
BeRLI, Valter

BeRLI, Valter (BURLAEUS ose BURLEIGH Walter), filozof angl. (1275- rreth 1357). Interesimi i tij per histori te filozofise ka te beje para se gjithash me periudhen nga Talesi deri te Seneka; vepra kryesore nga kjo fushe u krijua duke perpunuar dhe kompiluar perkthimin latin te biografive te filozofeve te Diogjen Laertit dhe te veprave te Ciceronit. Shkroi koraentime per veprat etike dhe fizike te Aristotelit, ndersa me tezat e veta te pergjithshme filozofike ishte i afert tne shume teza te Duns Skotit.

Kryevepra: De vitis et moribus philosophorum (1472).

Administratori
13-06-2006, 23:28
BeSTREM, Kristofer Jakob

BeSTREM, Kristofer Jakob (BOSTREM, Christopher Jekob), filozof suedez (1797-1866). Profesor ne Upsale. Ithtar radikal i idealizmit racionalist i cili, sipas tij, esjite forme e filozofise qe absoluten e kupton si ide, domethene si shpirterore ne formen me te larte te saj, si vete shpirtin. Per Bestremin «te gjithe idealistet moderne, duke perfshire edhe Shelingun dhe Hegelin, jane vetem idealiste relative». Gjithe njemendesia per B. eshte spirituale ndersa ideal eshte shteti i monarkise konstitucionale.

Veprat kryesore: De notionibus re-ligionis, sapientiae et virtutis aerum-que inter se nexu (1831); Satze iiber Gesetz und Gesetzgebung ( 1845)

Administratori
13-06-2006, 23:30
BIMEL, Valter

BIMEL, Valter (BIEMEL Walter), filozof gjerm. (1918-). Ne Bukuresht studioi filozofine, socilogjine, psikologjine dhe historine e artit. Me vone nje kohe te caktuar punoi ne Frajburg (te M. Hajdegeri) dhe ne arkivin e Huserlit. Nga viti 1962 eshte ordinarius per filozofi ne Ahen, kurse me vo-ne ligjeroi estetiken ne Akademine e njohur te arteve figurative ne Dyseldorf. Me nje kulture te pergjithshme shume te gjere B. punimet me te rendesisme i shkroi nga fusha e filozofise se artit. Me kete rast, ai konsideron se estetika «ka arritur te fundi» ngase ne te me nuk mund te «reduktohet feno-meni i artit». Pikerisht ne castin kur me seriozitet te plote i perkushtohemi shqyrtimit te artit arrijme deri te predominimi i kuptimit estetik te artit, sepse ne te e shohim te sendertuar ate gjuhe me te cilen «nuk mund te emertohen ne menyre te thjeshte sendet dhe situatat».

Veprat kryesore: L'ironie romantique et la philosophie de l'idealisme allemand (1963); Die Bedeutung von Kants Begrundung der Asthetik fiir die Philosophie der Kunst (1959): Pla-ton und die Sophisten (1963); Philosophische analysen zur Kunst der Cegemvart ( 1968); Heidegger ( 973).

Administratori
13-06-2006, 23:30
BINSVANGER, Ludvig

BFNSVANGER, Ludvig (BINSWANGER, Ludwig), psikiater zvic. (1881-1966). Iniciator i shkolles psikiatrike te anaiizes ekzistencialiste (Daseinsanalise), e cila paraqet nje perpjekje te zbatimit te koncepcioneve filozofike te Huserlit dhe te Hajdegerit ne fushen e psikiatrise.

Veprat kryesore: Uber Ideenflucht (1933); Einfiihrung in die Probleme der allgemeinen Psychologie (1924); Grundformen und Erkenntnis menschlichen Daseins (1942); Drei Formen missgliickten Daseins (1956); Schizophrenie (1957); Melancholie und Manie (1960).

Administratori
13-06-2006, 23:31
BIRNBAUM, Norman

BIRNBAUM, Norman (1913-), socio-log dhe filozof amer. Profesor ne NjuJork. eshte marksist dhe autor i punimeve te njohura nga fusha e sociologjise se njohjes. B. konsideron se «ndarja e punes intelektuale, e cila e ndan sociologjine nga historia dhe filozofia, beri nga tradita sociologjike ne formen bashkekohese te saj nje karikature te origjines vetjake te saj».

Veprat kryesore: The Sociological Study of Ideology ( 1940-60); The Cri-sis of fndustrials Soc/efy (1969); Soci-ology and Religion (1968).

Administratori
13-06-2006, 23:31
BLANSHAR, Brend

BLANSHAR, Brend (BLANCHARD, Brand), filozof amer. (1892-). Profesor ne universitetet amerikane, me se tepermi ne Universitetin e Jeilit. eshte perfaqesues i koncepcioneve te vecanta racionaliste dhe idealiste. Gjeja universale, sipas B. eshte e pranishme ne cdo mendim, madje edhe ne formen me elementare te percepcionit dhe kjo pranishmeri e universales eshte fakti me i rendesishem i mendimit.

Veprat kryesore: The Nature of Thought (2 vell. 1939); Reason and Goodness ( 1960); Reason and Analy- s/s(I961),

Administratori
13-06-2006, 23:33
BLAU, Xhozef

BLAU, Xhozef (BLAU Joseph), filozof amer. (1909-). Profesor i filozofise dhe i religjionit ne Universitetin Kolumbia te NjuJorkut. Nje nga hulum-tuesit kryesore te historise se filozfise amerikane. U mor edfie me historine e filozofise se cifuteve.

Veprat kryesore: Men and Move-ments in American Philosophy (1952); The Story of Jewish Philoso-phy (1962); Modern Variaties of Ju- </a/sm(1966).

Administratori
13-06-2006, 23:33
BLEK, Maks

BLEK, Maks (BLACK, Max), filozof amer. (1909-). Lindi ne Baku, studioi e karieren universitare e filloi ne Angli, ndersa me vone kaloi ne SHBA. Tani eshte profesor ne Universitetin e Kornelit. eshte anetar i Akademise dhe kryetar i Shoqates Amerikane Filozofike (te seksionit te lindjes). Me shume merret me problemet e teorise se njohjes, te logjikes, te metodologjise dhe te filozofise se gjuhes. Ne formimin e koncepcioneve te tij me shume ndikoi Vitgenshtajni. eshte autor i vepres me voluminoze mbi Traktatin e Vitgenshtajnit dhe te nje varg punimesh origjinale nga fusha e filozofise se gjuhes dhe te filozofise se matematikes.

Veprat kryesore: The Nature of Mathematics (1933); Critical Thinking (1946); Language and Philoso-phy (1949); Problems of Analyses (1954); Models and Metaphors (1962); A Companion to Wittgenste-in's Tractatus (1964). Nga viti 1964 eshte redaktor i revistes «The Philo-sophical Review».

Administratori
13-06-2006, 23:40
BLOH, Ernst

BLOH, Ernst (BLOCH, Ernst), filozof gjerm. (1885-1977). Profesor ne Lajpcig; nga viti 1933 deri kur u kthye ne Gjermani (1948), ishte ne emigrim si filozof dhe antifashist i majte i shquar. Nga viti 1913 kur per te paren here paraqitet emri i tij ne revisten Die neue Rundschau bashkepunon me shume publikime marksiste dhe me orientime progresive gjermane, zvicerane, holandeze, ruse dhe meksi-kane dhe ishte edhe anetar i keshillit te redaksise «Praxis». Pas kthimit ne atdhe behet profesor ne Universitetin Humboldt ne Berlinin Lindor. Ne vitin 1957 akuzohet per «devijim revizionist» ne «Konferencen shkencore lidhur me ceshtjet e filozofise se Blohut».

Se shpejti pas kesaj konference doli libri me titull «Revizioni i marksizmit i Ernst Blohut» dhe keshtu Blohu u denua jo vetem si revizionist por edhe si «irracionalist» dhe «mistik», dhe ne fund edhe si «antimarksist dhe antisocialist». Nje vit pasi Blohut pervec tjerash i perkushtohej edhe nje liber i vecante me rastin e shtatedhjetevjetorit te lindjes, te njejtet autore qe atehere e lavderonin jashtezakonisht (p.sh. R.O. Grop), e sulmonin tani me fjalet me perbuzese dhe e denonin per gabime me te renda. Ne vitin 1961 Blohu largohet nga Republika Demokratike Gjermane dhe me vone jeton, duke u qendruar besnik pozitave te njemendta marksiste te majta, ne RF te Gjermanise si profesor ne Tybingen derisa vdiq.

Ernst Blohu hyn pa dyshim ne radhen e filozofeve marksiste bashkekohes me te rendesishem. Tematika themelore ne tere vargun e veprave te tij (p.sh. Fryma e utopise, Tomas Mynceri si teolog i revolucionit, dhe sidomos ne vepren voluminoze Parimi shpresa) eshte analiza e fenomenit te utopise. endrra mbi te nesermen eshte universale, e pranishme ne cdo moment qe vjen nga ardhmeria dhe per shkak te ardhmerise, e pershkuar nga shpresa e perhershme te asaj qe duhet te vije, dhe ne fund, mendim qe i pergjigjet vete qenies. Shpresa, e cila te Blohu nuk shqyrtohet si ndonje qendrim afektiv psikologjik, por si strukture e qenesishme e qenies njerezore, transcendenton si lende dhe synon ate qe eshte, vetem jolendore, burim dhe leng i cdo sendesie. Me fjale te tjera, te ekzistosh ne realitet edhe nuk do te thote gje tjeter pervec te ekzistosh sipas ardhmerise. Mirepo vetem lajmi i Marksit mbi te ardhmen e kaperceu karakterin abstrakt, iluzionist te utopise. Marksizmi si filozofi e njemendte e ardhmerise njerezore eshte utopi konkrete.Permbajtja historike e shpreses, se pari e prezentuar ne perfytyrimin abstrakt, «ne menyre enciklopedike e hulumtuar ne gjykimet reale, eshte kultura njerezore ne krahasim me horizontin e saj konkret utopik» (Parimi shpresa I). Duke konsi-deruar se «nuk ka ne menyre konsekuente kurrfare antropologjie mar-ksiste pa kozmogonine e re marksis-te», Blohu i shqyrton edhe nje varg ceshtjesh fundamentale ontologjike, duke mos hequr dore, nderkaq, kurre nga orientimi themelor humanist i fiolozofise se vet.

Per Blohun, me fjale te tjera, vetem mendimi i Marksit eshte bote e njemendte e mbreterise reale te lirise, deviza me e larte e se ciles eshte edhe qellim edhe mjet: homo homini homo. «Dhe vetem pasi te rregullohen keshtu marredheniet ndernjerezore, pasi te rregullohet raporti ndaj njeriut si ndaj dickaje me te fuqishme qe jeton, mund te filloje gjithashtu ndermjetesimi korikret i njemendte i asaj me te fuqishmes qe nuk jeton: forca e natyres inorganike». (Parimi shpresa). Blohu me siguri ne menyre me studioze se filozofet bashkekohes paraqiti tere distancen mendore te kuptimit marksist te Hegelit (para se gjithash ne vepren Subjekt-Objekt), dhe me kete fakt ne nje mase te mire paraqiti edhe gjithe varferine e hyrjeve standarde ne filozofine e Hegelit. Ky nuk shkroi asnje koment epigonik prane Hegelit, as nuk dha nje tekst ne te cilin Hegeli do te ritregohej shkurtas, por nje interpretim kritik te denje te vete Hegelit dhe te filozofise se tij. «Kjo veper - thote Blohu - deshiron te udhezoje. Por, jo me faktin qe lenden ta lehtesoje ne menyre qe ta shperndaje». Dialektiken e Hegelit, sipas B. ne «rrethin e rretheve» te fundit te saj e ndali fantomi i anamnezes dhe e deboi ne vjetersirat e mbyllura te filozofise idealiste.

Por megjithate, te Hegeli mund ta provojme ate universalitetin intenziv, domosdoshmerine e bote-kuptimit edhe ne hollesite me te vogla». Pa vetedijen e totumit nuk ka as teori dhe praktike konkrete, ndersa totumi si liria jone dhe objektet e saj, nuk eshte i fiksuar, por gjendet ne proces. Keshtu me siguri nuk eshte kryer deri tash bota e krijuar; sendet te varura nga procesi dialektik akoma qendrojne te hapura.Pikerisht fakti se nuk mund te jene te kryera, veprat e medha i ben te medha. «Vepra e He-gelit, ne te vertete, mendonte se eshte nje epilog. Mirepo kjo ishte vetem nje dukje ideologjike... Hegeli, ne realitet e mohonte ardhmerine, mirepo asnje ardhmeri nuk mund ta mohoje Hegelin».

Ne analizen e nocionit te progresit, B. tregon se progresi nuk gjendet ne ndonje vijimesi te thjeshte (Nacheinander) dhe njekohesisht dallon progresin «e vertete» dhe «te shtremberuar». Progresi i vertete gjithmone perfshin pyetjen «Kah?» dhe «Perse?», dhe keto pyetje nuk permbajne vetem qellimin, por edhe kuptimin, madje edhe domethenien e te ndodhurit. No-cionin e progresit B. e shpjegon edhe lidhur me dallimin ndermjet kohes fi-zikale, thjesht mekanike dhe kohes historiko-kulturore, kohe per te cilen Marksi pohonte se eshte «hapesire e historise». Kohes fizikale, p.sh. i mungojne te gjitha karakteristikat e te drejtuarit. Progresi i njemendte dhe real ne kete kuptim per B. eshte i vetmi truall i hutnanizimit te njeriut.

Ne vepren «Ateizmi dhe krishteri-mi» (te cilen vete B. e konsideron si nje nga veprat kryesore te tij) ai gjeresisht e shqyrton problematiken aktuale te marredhenieve ndermjet religjiozes dhe irreligjiozes, shpesh ne baze te analizave shume subtile te teksteve te krishtera me moton: «Ana me e mire ne religjione qendron ne faktin se keto krijojne heretike».

Duke kundershtuar ashper, sidomos ne shkrimet e hershme, sociologjizimin e shpeshte te artistikes, Blohu qysh ne «Frymen e utopise» e mohon kategorikisht metoden sociologjike ekskluzive per shpjegimin dhe vleresimin e veprave artistike. Ne kete veshtrim, perkundra spirancimit ne shoqerine e dhene, ai insiston ne momentet utopike qe kapercejne pervojen shoqerore, dhe jane vecanerisht tipike per muzken. Me nocionin «utopiko-konkret» veprat artistike transcendojne kohen vetjake dhe ideologjite e saj. Nderkaq, kushti per mundesine e pranimit edhe te permbajtjes utopike te se kaluares qendron ne faktin se vete e tanishmja «nuk ka patur sukses», prandaj ajo utopikja edhe e veprave artistike te kaluara si «parashkelqim», akoma mund te paraqese anticipimin e bashkekohesise. Nese, pra, utopite kane pranuar ne vete ate esencialen e gjinise njerezore, atehere edhe ajo utopikja e se kaluares mund te kete funksion bashkekohes. Ne kete themelohet progresiviteti universal dhe madje edhe autonomiteti i artistikes kundrejt ekzistueses ne menyre empirike.

Pavaresisht nga disa pohime te Blohut me karakter shoqeror dhe politik te cilat kane vulen e tezave te improvizuara te rastit dhe qe kane vlere efemere (keshtu qe realiteti edhe mu ne «rastin» e tij i ka mohuar ashper), pavaresisht nga gjuha e jashtezakonshme dhe stili shpeshhere i percjelle nga nje patos vizionar, dhe nganjehere me siguri edhe i ngarkuar me mbivleresimin e kuptimit te shpreses, Blohu mbetet, ndoshta me Llukacin, emri me i madh i mendimit marksist bashkekohes. Origjinai'dhe i pavarur ne huiumtimet e shumta te veta, B. nuk ndoqi rrugen e mendjemedhenjve dogmatike gjithmone filozofikisht «te drejte», keshtu qe filozofia e tij ne teresi eshte nje vertetim i serishem sa mundet edhe sot te inicoje per meditime te frytshme mendimi profetik dhe revolucionar i Karl Marksit.

Veprat kryesore: Geist der Lftho-pie (1918); Thomas Mtinzer als Theo-loge der Revolution (1922); Durch die Wuste (1923); Spuren (1930); Er bschaft dieser Zeit (1933); Freiheit und Ordnung (1946); Subjekt-Objekt (1951); Avicenna und die Aristotelis-che Linke (952); Christian Thomasi-us; Ein deutscher Geist ohne Misere (1963); Das Prinzip Hoffnung (1954-1959); Differenzierungen im Begriff Fortschrift (1957); Naturrecht und menschliche Wiirde (1960); Phi-losophische Grundfragen zur Ontolo-gie des Noch-Nicht-Seins (1961); Tii-binger Einleitung in die Philosophie (1963-64); Verfremdungen,I,U, (1964); Atheismus im Christentum (1968); Experimentum mundi (1979); Nje zgjedhje nga veprat e tij me titull «O umjetnosti» u perkthye ne serbo-kroatishte, ne vitin 1980.

Administratori
13-06-2006, 23:40
BLONDEL, Moris

BLONDEL, Moris (BLONDEL, Maurice), filozof franc. (1861-1949). Profesor i filozofise ne Eks (1896), dhe ideologu me i rendesishem dhe propagandist i aksionit katolik. Ne filozofi mbron nje pikepamje pragmatike te nje lloji te vecante, duke konsideruar se eshte absurd spekulimi i kulluar dhe se gjithe aktiviteti njerezor duhet t'i nenshtrohet aksionit te orientimit ndaj te mbinatyrshmes, perendise, e cila ekskluzivisht i jep kuptim jetes. Ai konsideronte se ceshtja a ka kuptim jeta njerezore, domethene a ka njeriu fatin e tij eshte ceshtje themelore. Kjo eshte ceshtje e pashmangshme qe jeta ne pergjithesi te mund te ishte plot vetedije per veprimin tone dhe qe mendimi ta kryente detyren themelore te vet.

Nje nga figurat me konservative ne jeten filozofike dhe pergjithesisht kulturore ne France ne gjysmen e pare te shekullit tone, B. me suprafenOme-nalizmin e tij u perpoq te forconte poziten e katolicizmit, duke hedhur poshte njesoj radikalisht edhe shkencen edhe cdo koncepcion filozofik i cili nuk i kontribuon faktit qe njeriu «te njohe dhe kuptoje se transcendentja, domethene perendia eshte njekohe-sisht edhe esenca me e brendshme e njeriut».

Veprat kryesore: L'action, essai d'une critique de la vie et d'une scien-ce de la pratique (1893); Histoire et dogme (1904); Itineraire philosophi-que (1928); Le probleme de la philo-sophie catolique (1932); La Pensee (1934); L'etre et les etres (1935).

Administratori
13-06-2006, 23:41
BOBIO, Norberto

BOBIO, Norberto (BOBBIO, Norberto), filozof ital. (1909)-). Profesor i filozofise dhe i drejtesise ne Universitetin e Torinos. Pervec me ceshtjet juridiko-filozofike, u mor sidomos me vendin e inteligjences ne shoqeri. Pervec tjerash, inteligjenca duhet te luftoje per politiken e kultures ne vend, per «politiken kulturore» te cilen e propagandojne partite e medha politike, dhe e cila medoemos u sherben, sipas Bobit, interesave te ngushta partiake.

I pari ne Itali botoi «Doreshkrimet ekonomiko-filozofike» te Mark-sit. Metodologjine e shkencave juridike B. e kuptoi, ne harmoni me disa parime te ppzitivizmit logjik, si analize te gjuhes juridike. Nderkaq, filozofia e se drejtes, ne themel eshte teoria e drejtesise. Tematizimi i problemeve te vleres se drejtesise, qe duhet te zgjidhet ne anen tjeter te dilemes ndermjet universalitetit te kulluar formal dhe te lidhshmerise me horizontin historik, e ben te afert me mendimin e Marksit.

Veprat kryesore: Scienza e tecnica dell diritto (1934); Teoria e shkences juridike; Politica e cultura (1955).

Administratori
13-06-2006, 23:42
BODEN, Zhan

BODEN, Zhan (BODIN, Jean), filozof, mendimtar politik dhe ekonomist franc. (1530-1596). B. konsiderpnte se nocion percaktues per shtetin dhe kushtetuten shteterore eshte sovraniteti ose ius maiestatis. Se ketejmi sundu-esit jane pergjegjes vetem para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik.

Autoriteti dhe mendja jane parime te jetes shteterore, kurse monarkia absolute eshte forma me e mire e shtetit. Ne fushen e filozofise se religjionit B. eshte ithtar i deizmit dhe theksoi sidomos nevojen e tolerances religjioze. Ne fushen e filozofise se natyres zhvilloi teorine specifike korpuskula-re, kurse ne veprat e tij konceptoi elementet e para edhe per nje filozofi te caktuar te historise.

Veprat kryesore: Methodus ad fa-cilem historiarum cognitionem (1566); Six livres de la republique (1577); Domonomanie (1581); Uni-versae naturae theatrum (1596).

Administratori
13-06-2006, 23:43
BODROGVARI, Ferenc

BODROGVARI, Ferenc shkrimtar filozofie dhe sociologjie (Bezdan 1935 -Novi Sad 1980). Ne vitin 1972 u doktorua ne Budapest, kurse ne vitin 1977 ne Beograd. Nga viti 1977 punoi si docent ne Fakultetin Filozofik ne Novi Sad. Si marksist u mor me shume probleme aktuale sociologjike dhe filozofike.

Veprat kryesore: Negacija i hutna-nitet (1976); O Marksovom metodu (1977); O prividnoj zajednici (1978)

Administratori
13-06-2006, 23:44
BOETIUSI

BOETIUSI (Anicius Manlius Torquatus Severinus), filozof romak (480-525). Patric dhe senator, burre shteti i mbretit Teodorik te Gotes Lindore. I akuzuar per pjesemarrje ne komplot qe u kurdis per shkak te permbysjes se sundimit gotik ne Itali, u burgos dhe u denua me vdekje pa gjykim.

eshte nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te neoplatonizmit, dhe shkroi vepren e njohur Ngushellimi i filozofise, ne kohen kur ne burg priste denimin. Boetiusi konsideronte se filozofia gjithmone e ka drejtuar kah e mira, por njekohesisht pohonte se ishte bere viktime e filozofise, ngase jetonte ne kohen kur per te nuk kishte mirekuptim. Por megjithate, filozofia te ofron ngushellim me vete faktin se tregon ku gjendet lumturia: «... sa e mjerueshme eshte lumturia qe bazohet ne gjerat e vdekshme. Ajo as te indiferentet nuk vazhdon pa nderprerje, kurse te pikelluarit megjithate nuk i gezon plotesisht. Perse atehere, njerez te vdekshem kerkoni lumturi te jashtme qe gjendet ne ju?» (De consolatione philosophiae)

Eklektik ne ceshtjet themelore filozofike, B. perpiqet te pajtoje filozofine e Platonit dhe te Aristotelit, kurse ne filozofine e tij, sidomos ne etike («te jetosh ne harmoni me natyren») jane te dukshme ndikimet e stoikeve. Shkroi nje varg librash nga logjika dhe kontribuoi per zhvillimin e termi-nologjise filozofike. Duke hedhur poshte dogmatiken e krishtere, B. e kundershtoi filozofine e cila «sjell drite» dhe ne kete drejtim eshte nje nga perfaqesuesit e fundit te kultures se lire antike ne shoqerine romake. Kisha katolike, pavaresisht nga injorimi i krishterimit dhe i lavderimit te antikes, e shpalli martir te krishtere. Pervec tjerash, shkroi komentimet per veprat e Porfirit dhe te Aristotelit, te cilat nje kohe te gjate ne Perendim ishin i vetmi burim per studimin e filozofise se Aristotelit.

Kryevepra: De consolatione philosophiae (botimi i pare u shtyp ne vitin 1476).

Administratori
13-06-2006, 23:44
BOFRE, Zhan

BOFRE, Zhan (BEAUFRET, Jean), filozof franc. (1907-)- Ne aspektin filozofik shume i afert me Hajdegerin (i cili i ka kushtuar studimin e njohur te vet Ober dem Humanismus), B. duke gjurmuar hulumtimet fenomenologjike dhe plotesisht ne frymen dhe ne hijen e mesuesit te vet te madh gjerman, dha disa studime stilistikisht brilante per Parmenidin, Nicen dhe filozofine ekzistencialiste.

Veprat kryesore: A propos de l'exitentialisme (1945); Heidegger et le probleme de la ver/fe(1947); Lapo-eme de Parmenid (1955); Introducti-on aux philosophies de l'existence (1971); Dialogue avec Heidegger (1974).

Administratori
13-06-2006, 23:45
BOGDANOV, Aleksandr

BOGDANOV, Aleksandr (emri i ver-tete Aleksandr Aleksandrovid Malinovski), filozof dhe ekonomist rus (1873-1928). Mjek, ne fillim ishte bolshevik dhe u be edhe anetar i KQ, kurse ne vitin 1908 u bashkua me gru-pin e otzovisteve (revokuesve). Pas Tetorit ishte anetar i «Akademise Ko-muniste», kurse vdiq nga pasojat e eksperimentimit qe beri mbi vetveten.Ne kryevepren filozofike te tij Empirio-monizmi perpiqet te pajtoje disa teza te Heringut dhe te Mahut me marksizmin. Per Bogdanovin, i cili mbron nje variant te empiriokriticizmit, edhe hapesira edhe koha jane «forma te ujdis-jes se pervojes se njerezve te ndryshem», kurse objektiviteti i tyre qen-dron ne «rendesine e pergjithshme» te tyre. Mjet kryesor per ndertimin e socializmit dhe mohimi i mynxyrave te shoqerise borgjeze, B. e konsideronte formimin e «kultures proletare te paster» (proletkultit). Me kete mendonte se shkenca e organizuar (e ashtuquajtura tektologji) mund te realizohet formalisht aq drejt dhe paster, sa mund te krahasohet me matematiken. Pikepamjet filozofike te tij (sidomos ato te librit Empiriomonizmi) i kritikoi Lenini ne vepren Materializmi dhe empiriokriticizmi.

Veprat kryesore: Revolucioni dhe fiJozofia (1905); Empiriomonizmi (1905-6); Mbi kulturen proletare (1924); Shkenca organizative univer-sale (tektologjia) (3 vell. 1913-1929).

Administratori
13-06-2006, 23:46
BOHENSKI, Juzef

BOHENSKI, Juzef (BOCHENSKI, Jozef), filozof polak (1902-). Dominikan, profesor i filozofise ne Rome (1934-40); nga viti 1945 profesor i historise se filozofise bashkekohese ne Frajburg te Zvicres. Interesimi themelor filozofik i Bohenskit perqendrohet ne logjiken simbolike dhe historine e logjikes. Nga pozitat neoskolastike shkroi edhe per filozofine me te re dhe radikalisht kundershtoi marksistet shpeshhere edhe duke vulgarizuar disa teza te caktuara te tyre.

Veprat kryesore: Logistique et logique classique(934); Elementa logica graecae (1937); Europaische Philosophie der Gegen wart (1945); La logique de Theophraste (1947); Precis de logique mathematique (1948); Der sovjetrusische dialektische Materialismus (1950); Formale Logik (1956); Redaktoi: Bibliographische Einfiihrungen in das Studium der Philosophie( 1949-1951).

Administratori
13-06-2006, 23:46
BOJMLER, Alfred

BOJMLER, Alfred (BAUMLER, Alfred), filozof gjerm. (1887-1968). Profesor i filozofise ne Dresden, i pedagogjise politke ne Berlin ne vitin 1933, kurse me vone ishte aktiv ne levizjen nacionalsocialiste dhe kishte disa pozita te larta ne hierarkine shteterore dhe partiake hitleriane. Ne veprat politiko-pedagogjike konsideronte se «shkenca i ka rrenjet ne shtet», i cili eshte realiteti me i larte dhe me i madh dhe se «njeriu i vertete» eshte vetem «njeriu politik». U mor shume me botimin, hulumtimin dhe interpretimin e veprave te Nices, mirepo, duke falsifikuar ne menyre tendencioze disa teza themelore te tij, u perpoq ta paraqiste Nicen si «paraardnes te nacionalsocializmit.»
Veprat me te rendesishme te tij jane nga fusha e estetikes, sidomos nga historia e estetikes dhe ne kete drejtim vepra e pakryer e tij Asthetik (botuar ne Handbuch der Philosophie 1934) hyn ne radhen e veprave historikoes-tetike te shkruara ne menyre me informative dhe objektive. Gjithashtu eshte e njohur dhe shume e komentuar vepra e rendesishme e tij Problemi i irracionalitetit ne estetike dtie logjike te shekullit 18 deri te Kritika e fuqise se te gjykuarit.

Veprat kryesore: Nietzsche der Philosoph und Politiker (1931); Asthetik (1933); Nietzsche als politischer Erzieher (1935); Asthetik (Ne Han-dbuch der Philosophie, 1934); Das Irrationalitatsproblem in der Asthetik und Logik des 18 Jahrhunderts bis zu Kritik der Urtheilskraft (posth. 1974).

Administratori
13-06-2006, 23:49
BOLAND, Gerardus Johanes Petrus Jozefus

BOLAND, Gerardus Johanes Petrus Jozefus (BOLLAND, Gerardus Jo-hannes Petrus Josephus) filozof holan. (1854-1922). Profesor ne Lajden, ne fillim ishte ithtar i E. v. Hartmanit, kurse me vone mbrojtes dhe popullarizator i filozofise se Hegelit. Te gjitha verejtjet kunder idealizmit dalin, sipas Bolandit, nga mungesa e te verejturit te tezes se vertete se «Uni» mendon ne njemendesi dhe njetnendesia ne «Un». Ne punimet nga historia e religjionit mohoi autenticitetin historik te personalitetit te Jezuit.
Orator i shkelqyeshem, i thjeshte dhe i qarte ne shprehje, me pikepamje liberale, B. la gjurma te dukshme ne jeten shpirterore te Holandes dhe pati ithtare te shumte.

Veprat kryesore: Spinosa (1899); Te menduarit dhe njemendesia (1905); Unterschied im Prinzip zwis-chen Hegel und E. v. Hartmann (1902).

Administratori
13-06-2006, 23:49
BOLCANO, Bernhard

BOLCANO, Bernhard (BOLZANO, Bernhard), filozof cek dhe teolog me origjine gjermane (nena) dhe italiane (baba) (1781-1848). Studioi filozofine, teologjine dhe matematiken. Ne Universitetin e Prages mori ne vitin 1805 katedren e filozofise se religjionit. Ne vitin 1819 u akuzua per heterodoksi dhe e larguan nga universiteti, kurse botimi i metejshem i veprave, te tij u ndalua. Per kete arsye shumicen e veprave te tij i shtypen miqte e tij ne boten e jashtme.

Bolcano eshte kundershtar radikal i psikologjizmit, ndersa shume inter-pretues e konsiderojne themelues te fenomenologjise. Duke vazhduar Laj-bnicin i cili «fatkeqesisht per shkak te Kantit nuk perfillej» B. shtroi ne menyre konsekuente dhe me nje qartesi te jashtezakonshme nje varg tezash origjinale, ne radhe te pare ne fushen e logjikes dhe te psikologjise se te menduarit. Ai eshte themelues edhe i disiplines se re, te cilen e quajti shkence mbi diturine (Wissenschaftlehre). B. nuk e mohon vetem Kantin por edhe nje seri te sistemeve te tjera idealiste spekulative. Gjithashtu zbatoi pike per pike ndarjen e logjikes nga psikikja, duke konsideruar se ne cdo te menduar duhet te vecohet procesi psikik nga permbajtja logjike e tij.

Mesonte se ekziston vecanerisht «ft, verteta ne vetvete», «perfytyrimi ne vetvete» dhe «qendrimet ne vetvete». Logjika nuk merret me procesin psikik te te gjykuarit dhe me evidencen subjektive, psikologjike te vet, por me lenden ideale te gjykimeve, me «kuptimin jokohor» te tyre, perkatesisht me te vertetat ne vetvete. Vlerat, pra keshtu p.sh. edhe vlerat estetike (nga trashegimi qe ka dale me titull Studi-oie mbi themelim'm e estetikes) si «qendrime ne vetvete» jane te pavarura nga cfaredo realiteti dhe nga cfare-do subjekti si bartes. Lidhur me mesimin mbi gjykimin, eshte paraardhes i Brentanos. Rende-sine e Bolcanos per logjike ne te filozofuarit bashkekohes e zbuloi para te tjereve E.Huserli, i cili ne nje seri veprash te tij pranoi shume teza te tij dhe e konsideroi si «nje nga logjicienet me te medhenj te te gjitha koheve». B. ishte edhe matematikan i shquar (Teorema e Bolcano Vojerstrasit e tjera). Ne veprat socialoetike te tij ishte perfaqesues i socializmit dhe i eudajmonizmit utopik specifik, te cilin, nderkaq u perpoq ta themelonte ne menyre religjioze.

Veprat kryesore: Wissenschaftsle-hre(4vell. 1837); Was ist Philosophie (1849); Paradoxien des Unendlichen (1851); Von dem besten Sfaafe(1837); Untersushungen zur Grundlegung der Asthetik (trashegim i botuar ne vitin 1979),

Administratori
13-06-2006, 23:50
BOLCMAN, Ludvig

BOLCMAN, Ludvig (BOLTZMANN, Ludwig), fizikan dhe filozof autriak i shkences (1844-1906). Profesor i matematikes dhe i fizikes ne Grac, Munih dhe Vjene, ku ligjeroi edhe metodologjine edhe teorine e pergjithshme te shkences. Filozofia dhe fizika sipas B. jane te lidhura ne menyre te pa-ndashme, sikur qe jane te lidhura ne nje botekuptim e pergjithshmja dhe e vecanta, Tregoi karakterin hipotetik te njohjes shkencore dhe ishte skeptik dhe tejet kritik ndaj kultit te fakteve. Andaj, edhe fizikaneve u fliste te behen te guximshem ne transcendentimin e pervojes, sepse vetem keshtu ofrohet rasti per zbulimin e shpikjeve te rendesishme dhe te befasishme.

Veprat kryesore: Vorlesungen iiber Maxwells Theorie der Elektrizita't und des Lichtes (2 vell. 1891-93); Vorlesungen iiber die Prinzipien der Mechanikc. vell.1897-1904); PopulSre Schriften (1905).

Administratori
13-06-2006, 23:51
BOLLDUIN, Xheims Mark

BOLLDUIN, Xheims Mark (BALDWIN, James Mark), sociolog, filozof dhe psikolog amer. (1861-1934). Ishte themelues i Shoqates Amerikane per Psikologji dhe profesor i sociologjise ne Paris. Punimet kryesore te tij u kushtohen problemeve nga fusha e psiko-fiziologjise dhe sociologjise. Ndarja ndermjet shkencave agjenetike (ose statike) dhe gjenetike, sipas Bollduinit, nuk tnund te zgjidhet log-jikisht por vetem nepermjet integrimit ne pervojen estetike nga e cila eksklu-zivisht rezulton sinteza unike. Pasi percaktoi kete dallim themelor ndermjet pikepamjes gjenetike (prej se ciles formohen shkencat e jetes dhe te frymes) dhe agjenetike (shkencat qe reduktohen ne kuantitet, barazi dhe mekanizem), ai pastaj zgjidhjet e mundshme te ketyre dy pikepamjeve te ndryshme i gjeti ne drejtperdrejt-shmerine e nje kontemplacioni te tille estetik, ne te cilin pa dyshim ekziston pervoja ne tere totalitetin.
Bollduini u mor edhe me psikologjine femijerore dhe eshte me i njohur si autor i fjalorit filozofik te derisotem me voluminoz ne anglishte.

Veprat kryesore: Development in Child amd Race (1897); Dictionary of Philosophy and Psychology (3 vell. 1901-5), redaktor; Genetic Logic (1 906-8); Thought and Things (1912); The Individual and Society (1910); History of Psychology (1913).

Administratori
13-06-2006, 23:51
BOLNOV, Oto Fridrih

BOLNOV, Oto Fridrih (BOLLNOW, Otto Friedrich), filozof dhe pedagog gjerm. (1903 - ). Profesor i filozofise dhe i pedagogjise ne Gisen (1939), ne Majnc (1945) dhe ne Tybingen (nga viti 1953). Ne radhe te pare merret me problemet e antropologjise filozofike. Dha nje seri studimesh monografike per disa filozofe, mirepo me i njohur eshte me punimet ne te cilat e paraqet dhe e kritikon filozofine e ekzistences.

Veprat kryesore: Die Lebensphilo-sophie F. H. Jacobis (1933); Dilthey (1936); Das Wesen der Stimmungen (1941); Existenphilosophie (1943); Einfache Sittlickeit (1947); Rilke (1951); Neue Geborgenheit. Das Pro-bletn einer Ueberwindung des Existenzialismus (1955); Existenzphilo-sophie und Padagogik (1959); Mensch und Raum (1963)

Administratori
13-06-2006, 23:52
BOLLFUR, Arther Xheims

BOLLFUR, Arther Xheims (BALFO-UR, Arthur James), burreshteti dhe filozof angl. (1848-1930). Konservator, ishte disa here kryetar i qeverise angleze dhe ndiqte nje politike aktive dhe agresive te dores se forte. Si shkrimtar i veprave filozofike kritikoi vecanerisht tezat natyraliste dhe u perpoq te tregonte sesi natyralizmi nuk mund t'i plotesoje nevojat etike, estetike dhe te arsyes se njeriut. Koncepti filozofik i tij bazohet ne kuptimin teistik te botes, nga i cili, sipas mendimit te tij, mund te shpjegohen vetem me sukses dhe mund te bazohen te gjitha vlerat e tjera (estetike, etike e te tjera). Ishte edhe ithtar i nje agnosticizmi te vecante te orientimit spiritualist, qe deshiron te revalorizoje ne themel te drejtat emocionale, etike dhe religjioze, duke iu kundervene relativizmit pozitivist.

Si minister i puneve te jashtme, ne vitin 1917 shpalli deklaraten (Balfour Declaration) me te cilen u pajtuan edhe fuqite e tjera te Antantes, qe ne Palestine te krijohet vatra nacionale (national home) per cifutet.

Veprat kryesore: A defence ofPhi-losophic Doubt (1879); The foundda-tion of Belief(1995); Theims and Hu-manism (1915); Questionings on Cri-ticism and Beauty (1909).

Administratori
13-06-2006, 23:53
BONAL, Lui Gabriel Ambroaz vikont

BONAL, Lui Gabriel Ambroaz vikont ! (BONALD, Lous Gabriel Ambroi-vicomte de), politikan dhe filozof franc. (1754-1840). Ithtar i burboneve, emigroi ne kohen e Revolucionit Francez; ne kohen e direktoriumit kthehet ne France, behet anetar i Aka-demise dhe anetar i Keshillit te Universitetit. Luftoi si nje nga ideologet e aristokracise dhe i klerikalizmit kun-der kartezianizmit si dhe kunder filo-zofeve materialiste franceze te sheku-llit XVIII. Si kundershtar i hidheruar i revolucionit dhe i lirise se shtypit, ai u paraqit edhe kunder shkurorezimit dhe perkrahi teorine sociale te bazuar ne teologji. Sipas Bonalit, ligjet nuk jane kurrfare shprehje e vullnetit te pergjithshem te popullit, kurse njeriu sipas natyres eshte i keq dhe vetem ne shoqeri mund te behet i tnire.

Veprat kryesore: Theorie du pouvoir politique et religieux dans la societe civilisee (3 vell. 1796); Legislation Primitive(2 vell. 1802); Essai analitique sur les lois naturelles de l'ordre soc/a/(1800).

Administratori
13-06-2006, 23:54
BONATELI, Francesko

BONATELI, Francesko (BONATELLI, Francesko), filozof italian. (1830-1911). Profesor ne Padove. Ne pjesen me te madhe te veprave te tij perpiqet te pajtoje doktrinen fetare me pikepamjet e reja filozofike. Nen ndikimin e filozofise gjermane (sidomos te'Loces dhe te Herbartit) konsideronte se shkenca kufizohet ne fenomene, kurse filozofia dhe religjioni futen deri te themelet e sendeve. Arti, nderkaq, sips B. ndermjeteson midis fantazmes dhe qenies.

Veprat kryesore: Pensiero e conos-cenza (1864); // concetto della vita (1904).

Administratori
13-06-2006, 23:54
BONAVENTURA

BONAVENTURA - emri i vertet Gjo-vani Fidanca (BONAVENTURA, Giovanni Fidanza, kurse Frano i Asishe e quante B.), telog dhe filozof ital. (1221-1274). Ne vitin 1244 hyn ne urdhrin franceskan, kurse ne vitin 1257 behet gjeneral i urdhrit, ne vitin 1273 ipeshkev dhe kardinal. U quajt edhe Doctor Seraphicus. Mistik asketik, i afert me Augustinin dhe neoplatonizmin, mirepo ne shume teza perpiqet t'i pajtoje parimet filozofike te Aristotelit me traditen augustiniane.

Sipas Bonaventures, perendia e krijoi boten prej asgjeje. cdo gje ne bote perbehet nga materia dhe format, kurse forme e pergjithshme e te gjitha trupave eshte drita. Nga sasia e participimit te trupit ne drite, varet edhe vlera e cdo gjeje ekzistuese. Tere njohja buron nga shqisat, sepse «shpirti njeh perendine, vetveten dhe ate qe ekziston ne vete ate pa ndihmen e shqisave te jashtme». Vezhgimi i drejt-perdrejt, me i vlefshem dhe me i larte i perendise arrihet ne ekstaze, ne te ci-len njeriu bashkohet me perendine. Mirepo, kjo nuk mund te arrihet pa meshiren e perendise - ndersa pergatitja per fitimin e kesaj meshire eshte jeta e shenjte dhe besimi i pasionuar i shprehur ne lutje. Sipas B., universaliet gjenden ne frymen e perendise dhe ne esence u pergjigjen ideve platoniane. Shpirti eshte ne lidhje aq te ngushte me trupin ngase vazhdimisht njeri synon tjetrin: shpirti deshiron ta drejtoje trupin kah persosmeria, ndersa trupi njekohesisht e kerkon gjithnje shpirtin.

Veprat kryesore: Commentarii in quatuor libros sententiarum Petri Lombardi; Itinerarium mentis in De-um. Opera omnia, u botuan ne 10 vell. (1882-1902).

Administratori
13-06-2006, 23:55
BONE, Sharl

BONE, Sharl (BONNET, Charles), filozof, psikolog dhe natyralist franc. (1720-1793). Studioi jeten e insekteve, te bimeve dhe ne pergjithesi konsiderohet themelues i psikologjise fiziologjike.

Te gjitha proceset psikike i argumentoi dhe i themeloi ne baza fizio-logjike dhe ne kete drejtim pati ndikim te madh ne shume teoriciene gjermane dhe franceze. Sipas Bonese, shpirti permban nje organ qe mbetet edhe pas vdekjes. Ndikitni i filozofise dhe i psikologjise se tij eshte sidomos i dukshem te Men de Birani dhe Ba-llanshi.

Veprat kryesore: Essai de psycho-logie (1754); Essai analitique surle fa-cultes de l'ame (1759); Contemplation de la nature ( 1764); Palingenesie phi-losophique (1770); Recherches philosophique sur les preuves du christianisme(179).

Administratori
13-06-2006, 23:55
BORDA-DEMULEN, Zhan Batist

BORDA-DEMULEN, Zhan Batist, (BORDAS-DEMOULIN, Jean Baptiste), matematikan dhe filozof franc.(1798-1859).Kartezian ne shume teza te tij, por edhe i aferm me Malbranshin, B.D. pohonte se substanca e njemendte eshte mendimi. Ne boten inorganike sundon «aspekti matematikor» i substances, kurse ne boten organike matematika vetem e perkrah njohjen, dhe keshtu rezultatet e saj kane vlere simbolike. Nderkaq, ne boten morale nuk ekziston kurrfare matjeje, por ajo i takon metafizikes.

Veprat kryesore: Lettre sur l'eclec-ticisme et le doctrinarisme ( 1834); Le Cartesianisme (1843); Melanges (1846); Essais de reforme catholique (1856).

Administratori
13-06-2006, 23:57
BOSHKOVIQ, Rugjer

BOSHKOVIQ, Rugjer (BOŠKOVC, Ruder), filozof, matematikan, fizikan dhe astronom (Dubrovnik 1711-Milano 1787). Jezuit, profesor i matematikes, i fizikes dhe i ostronpmise ne Rome, ne Pariz dhe ne Pavi, themelues i observatorit astronomik ne Milano.Udhetoi pothuaj neper te gjithe Evropen si shkencetar me fame boterore. B. eshte pa dyshim emri me i madh i shkences sone ne pergjithesi, mirepo vlera e vertete e tij boterore qendron megjithate ne shpjegimet dhe zbulimet jashtezakonisht origjinale ne fushen e shkencave te vecanta sesa ne analizen e probletneve eminente filozofike. Ne kete drejtim, B. i tere i takon rrethit tipik te mendimtareve te Renesanses.
Ne filozofi sintetizoi dhe pergjithesoi shume zbulime dhe njohje gjeniale natyrore-shkencore te tij. eshte kritik si i skolastikes ne teresi, ashtu edhe i metafizikes se Lajbnicit si dhe i shume tezave natyrore shkencore te Njutonit dhe D'Alamberit. Ne kryevepren e tij Filozofia e natyres... Boshkoviqi e paraqiti teorine e re te atomeve ne te cilen e themeloi gjithe filozofine e tij, duke konsideruar se noci-onin e atomit ne realitet duhet reduktuar ne nocionin e forces.

Sipas Boshkoviqit, atomet jane pika matematike qe nuk kane shtrirje dhe te cilat jane te njellojshme, te thjeshta dhe te pandara, por qe njekohesisht jane qendra te forces («Keto forca», thote Boshkoviqi, «nuk jane ndonje lloj i kualiteteve sekrete, por njemend nje mekanizem i qarte, ngase edhe ideja e tyre eshte plotesisht e qarte, kurse edhe ekzistimi i tyre dhe ligji jane vertetuar drejtperdrejt». Per kete arsye Boshkoviqi konsiderohet themelues i atomistikes dinamike. Sipas Boshkoviqit, materia eshte diskrete dhe ne te nuk ka kontinuitet ngase nuk ekziston kurrfare kontinuumi real. Kontinuiteti i hapesires eshte ne fushen e mundesise dhe jo ne realitet. Atomet jane qendra te forces repuisive dhe atraktive e cila varet vetem nga largesia reciproke. «Une nuk e pranoj shtrirjen e plote te kontiunuar te materies, por une e ndertoj me pika plotesisht te pandara dhe te pashtrira te cilat jane te ndara reciprokisht me disa intervale dhe te lidhura reciprokisht me disa forca te cilat jane here atraktive, here repulsive, varesisht nga distanca e tyre reciproke». Gjithe kozmosi eshte i percaktuar si nje strukture drudhesh johapesinore, keshtu qe cdo shtrirje reale eshte vetem nje fantazme e ku-lluar. Pikat e pandara dhe te pashtrira jane te ngjashme me monadat e Lajbnicit: «Nuk po i fus une i pari ne fizike pikat e pandara dhe te pashtrira, ngase po ne keto reduktohen edhe monadat e Lajbnicit. Nderkaq, duke eliminuar shtrirjen e panderprere, une po eliminoj tere ate verejtje qe ishte praqitur qysh moti kunder ithtareve te Zenonit dhe kurre nuk ishte zgjidhur mjaftueshem, dhe sipas se ciles shtrirja e panderprere nuk mund te ekzisto-je fare ne ate qe eshte e pashtrire».

Perkundra ketyre lidhjeve te drudheve te ngurte e te shtrira dhe te pasqyrimit mekanikostatik te botes, Boshkoviqi paraqiti strukturen e vet dinamike-energjetike te forces. Nderkaq, ne lidhshmerine e pergjithshme te perbashket atraktivo-repulsive te pikave matefiale ose te atomeve qe jane qendra te forces, nuk do te jete «forca absolute e inercionit, por relative» (non absoluta sed respectiva inertiae vis).
Shume interpretues bashkekohes te vepres se Boshkoviqit e konsiderojne sintetik dhe vizionar te madh te ardhmerise, «paraardhes te madh te Ajnshtajnit», te «Mahut dhe te Avenariusit», «te teorise moderne te kuantit» si dhe te filozofise bashkekohes e te natyres ne pergjithesi. Fridrih Nice, pervec shume mendimtareve te tjere, i shfaqi mirenjohje te vecante Rugjer Boshkoviqit, duke thene (ne vepren Mbatane se mires dhe se keqes) se ai ka merite te madhe per mohimin «e paragjykirait mbi atomin si drudhe te forte». Nderkaq, fizikani i njohur N.Bori konsideronte se shume teza te Boshkoviqit ndikuan si ne Laplasin ashtu edhe ne Faradejin dhe Maksvelin. Gjithashtu ekzistojne edhe ne bote, edhe tek ne, nje numer i shkencetareve dhe i filozofeve promi-nente qe konsiderojne se filozofia e natyres e Boshkoviqit tone do te behet ne pergjithesi filozofi e shekullit te ar-dhshem.

Vepra kryesore e cila eshte e ren-desishme per filozofine (pervec nje vargu tjeter te tezave teorike dhe shkencore-natyrore ne shume vepra te tjera fizikale sidomos nga fusha e mekanikes dhe e optikes, pastaj e astronomise dhe matematikes) eshte: Philosophiae naturalis theoria reda-taad unicam legem virium in natura existentium (1759); perkthyer ne serbokroatishte ne vitin 1974 me tituil Teorija prirodne filozofije.

Administratori
13-06-2006, 23:58
BOVOAR, Simon de

BOVOAR, Simon de, (BEAUVOIR, Simone de), shkrimtare dhe filozofe franc. (1908 -). Profesoreshe e filozofise ne Marseje, ne Ruan dhe ne Paris. Me vone braktis universitetin dhe i kushtohet veprimtarise letrare. Grua dhe ithtare e filozofise se Zh.P.Sartrit, ne frymen e te cilit shkroi nje seri te romaneve dhe te disa veprave te rendesishme filozofike.

Ne vepren autobiografike «Mosha e pjekurise», Bashkruan:» Une deshiroj t'u hyj veshtiresive frontalisht ne vend qe t'u shmangem,... kam vertetuar se arbitrarisht ose kunder vullnetit ne nderhyjme ne fatet e huja dhe se duhet ta marrim kete pergjegjesi». eshte shume e aferm me levizjet femi-niste progresive. Ne vepren «Seksi i dyte» paraqitet me themel dhe ne menyre te dokumentuar pozita dhe zhyillimi i gruas nga aspekti fiziologjik, psikologjik e sociologjik qe nga kohet e lashta deri sot. B.e arseton filozofikisht nevojen e shkruarjes se romane-ve: «Ne qofte se deskripcioni i esences ka rrjedhur prej filozofise ne kup-timin e vertete te kesaj fjale, vetem romani lejon te dale papritur burimi origjinal i ekzistences ne realitetin e vet te plote, te vecante kohor».

Veprat kryesore: relevante per fi-lozofine: Pyrrhus et Cineas (1944); Tous les hommes sont mortels (1946); L 'existentialisme et la sagesse des nations (1948); Le deuxieme Sexe (1949); La force de lage (1960); Une morte tres douce (1965); Les Belles Images (1966).

Administratori
13-06-2006, 23:59
BOSANKE, Bernard

BOSANKE, Bernard (BOSANQUET, Bernard), filozof angl. (1848-1923). Profesor i filozoflse ne St. Endrus. Vendosmerisht perkrah hegelianizmin speciflk. Njemendesia mund te njihet vetem ne sistem, ndonese manifesto-het ne pervojen shqisore. Ekzistimi in-dividual eshte proces tragjik, ne te cilin, ne lufte kunder se keqes, individi identifikohet me absoluten. Teoria e tij e shtetit eshte e aferme me pikepamjet e Trajckeut. Ne disa studime estetike hedh poshte disa teza te Kroces dhe sidomos ate te idealitetit dhe te aspektit shpirteror te te shprehurit estetik. Imagjinata krijuese per te nuk eshte ndonje aftesi e vecante, por thjesht «mendje ne veper». Ne Histo-rine e estetikes se njohur te tij u per-poq para se gjithash t'u shmanget pi-kepamjeve dhe vleresimeve te njean-shme dhe keshtu duke treguar dyshim vetem ndaj te gjitha shpjegimeve shume te specializuara, dha nje pasqyre objektive dhe ne letersine boterore pasqyre shpeshhere te cituar te historise se teorive estetike.

Veprat kryesore: Knowledge and Reality(l%55); Logic(m%); A Histo-ry of Aesthetiks (1892); The Principle of Individuality and Value (1912); The VaJue and Destiny of the Indivi-dual(M3).

Administratori
14-06-2006, 00:03
BREDLI, Frensis, Herbert

BREDLI, Frensis, Herbert (BRAD-LEY, Francis, Herbert), filozof angl. (1846-1924). Profesor ne Oksford. Nen ndikimin e Hegelit mohoi ne menyre hedoniste utilitarizimin e Bentimit, Xhejms Milit dhe te gjithe tradites empmste angleze. Sipas Bredlit, absolutja ofrohet ne teresine e pervojes. Ne ndijimin e paster ne posedojme pervojen e teresise si te tille, e cila mbetet si prapavije jetesore unike madje edhe atehere kur copetimi i pervojes me anen e kategorive dhe te menduarit, ne subjekt dhe ne objekt, rrenon teresine burimore per vetedijen tone. B. eshte ithtar konsekuent dhe radikal e perfaqesues i idealizmit absolut i cili eshte nen ndikimin e filozofise klasike gjermane dhe ne meny-re antitetike i kundervihet menyres tipike angleze te filozofimit. Ne veprimin logjik, ne te cilin krijohen idete, nuk soset realiteti. Metoda e te men-duarit dhe nocionet nuk japin pasqy-ren e plote te njemendesise e cila eshte nje sistem i harmonishem unik, kurse te menduarit tone mbi te analitikisht eshte i thermuar madje edhe i kunder-thenshem.

Veprat kryesore: Ethical Studies (1876); The Principles of Logis (1883); Appearance and Reality (1893); Essays on Truth and Reality (1914).

Administratori
14-06-2006, 00:03
BREITHUEJT, Ricard, Bevan

BREITHUEJT, Ricard, Bevan (BRA-ITHWAITE, Richard, Bevan), filozof angl. (1900 - ). Profesor ne Kembrixh ku edhe i kreu studimet. I takon gru-pit te filozofeve angleze bashkekohes me te shquar. Kryesisht merret me fi-lozofine e shkences, duke studiuar problematiken e interpretimit shken-cor, te kuptimit te teorise dhe te mo-delit, te bazave te probabilitetit, te sta-tistikes dhe te induksionit. B. konside-ron se teoria shkencore perbehet nga nje seri hipotezash fillestare se bashku me pergjithesimet te cilat deduktivisht dalin nga keto dhe mund te verteto-hen empirikisht. Lidhur me kete, per B. te shpjegosh nje pergjithesim do te thote te tregosh se kjo eshte e impliku-ar nga pergjithesimi i nje niveli me te larte ne teorine e caktuar. Shkroi edhe per problemet e filozofise morale dhe religjioze. Ndryshimi kryesor ndermjet pohimeve religjioze dhe morale qendron ne faktin, se te parat, ngase jane te lidhura me predikimet empiri-ke, posedojne elementin propozicio-nal, i cili u mungon te tjerave.

Veprat kryesore: Scientific Expla-nation (1953); An Empiricist's View of the Nature of Religious Belief (1955); Theory of Games as a Toolfor the Moral Philosopher (1955).

Administratori
14-06-2006, 00:04
BREJE, Enril

BREJE, Enril (BREHIER, emile), Filozof franc. (1876-1952). Profesor ne Ren, Bprdo dhe ne Paris, ligjeroi edhe ne Kajro dhe ne RiodeZhanejro. Preokupimi themelor i veprimtarise filozofike te E. Brejes eshte historia e filozofise. Kjo histori, sipas Brejes nuk eshte histori e disa ideve abstrakte, plotesisht te ndara nga rrethi prej te tilit burojne. Filozofia kishte qendrim gjithmone aktiv ndaj vlerave te verteta dhe shpirterore te kohes se vet dhe pa funksion te vet kritik dhe valorizues ndaj ketyre vle-rave, filozofia nuk ka te drejte te mbaje emrin e filozofise. Andaj historiani i filozofise duhet te hulumtoje edhe historine e politikes se pergjithshme dhe kushtet shoqerore si dhe historine e trashegimit te teresishem teorik dhe shpirleror. Fiiozofia dhe historia e saj nuk jane te ngulitura, nuk jane te kryera ne asnje moment te tyre dhe pikerisht per kete arsye edhe sot jane te gjalle shkrimtaret antike te filozofise. Histpria e filozofise duhet te paraqese bartjen e ideve te tyre dhe zhvillimm e metejme te mendimit te tyre, keshtu qe ne kete drejtim historia e filozofise eshte gjithmone edhe instrument i veprimtarise bashkekohese per problemet filozofike. B. eshte i njohur edhe si botues i veprave te Plotinit.

Veprat kryesore: Les idees philo-sophiques et religieuses de Philon D'Alexandrie(l907); Scheling (1912); Histoire de la philosophie allemande (1921); Histoire de la philosophie (1926-1932); La Philosophie de Plotin (1928); La Phrlosophie et son passe (1940); Science et humanisme (1947); Transformation de la philosophie francaise (1950); Les Themes actuels de la philosophie (1951).

Administratori
14-06-2006, 00:05
BRENTANO, Franc

BRENTANO, Franc (BRENTANO, Franz), filozof gjerm. (1838-1917). Studioi filozofine dhe teologjine, kurse pas nje qendrimi te shkurter ne manastirin dominikan ne Grac, behet profesor i filozofise ne Vircburg. Ne muajin prill te vitit 1873 braktis kishen katolike, kurse ne vitin 1874 behet profesor ordinar ne Vjene, ndersa gjashte vjet me vone e le katedren. Ne fund te jetes qendroi ne Firencc dhe vdiq ne Cyrih.

Brentano eshte nje nga filozofet me ndikim te madh (sidomos ne fushen e logjikes) i rrethit meditativ gjerman kah fundi i shekullit XIX. Duke u bazuar para se gjithash ne Aristotelin dhe ne skolastiken, ai perpiqet te vazhdoje traditen filozofike gjermane parakantiste. Nje nga meritat e medha te tij eshte edhe percaktimi dhe te themeluarit filozofik te nocioneve themelore psikologjike, e pastaj edhe perpjekja serioze per reformimin radikal te logjikes. Bashke me kete Brentano synoi perteritjen e skolastikes dhe te arsyetirnit filozofik te pikepamjes teistike. eshte i madh dhe i gjere ndikimi i tij si ligjerues, keshtu qe pervec ne shkollen e ngushte te tij (Marti, Kraus), veprimtaria e tij indirekte ose e drejtperdrejte eshte e dukshme edhe te Huserli, Mejnongu, Shtumfi dhe te nje varg te tere logjicienesh bashkekohes.

Nen ndikimin e dukshem te Trendelenburgut dhe sidomos te Bolcanos, Brentano ne suazat e filozofise se tij, e cila themelohej edhc ne Aristotelin e kuptuar ne menyre skolastike, zhvilloi nje pozite pluraliste logjike specifike. Duke hedhur poshte silogjizmin si modus njohes i qensishem i te mendu-arit, ai vete procesin e njohjes e re-duktoi ne evidence domethene jo ne operacionin e te gjykuarit dhe te kup-timit konceptual, por ne te provuarit e vetedijshem, perkatesisht te hedhurit poshte qe eshte identike me vertetimin e ekzistimit ose mosekzistimit te objekteve ne operacionin e te menduarit. Ne psikologji B. vuri theksin ne perje-timet e drejtperdejta intencionale qe na shpiejne ne vete objektet. Ne kete drejtim B. shpesh konsiderohet edhe themelues i Shkolles psikologjike te Vyrcburgut.

Sipas tij, psikologjia nuk eshte shkence mbi shpirtin por vetem shkence mbi «fenomenet psikologji-ke». Fenomene te tilla kemi tri llojesh: te paraqiturit, te gjykuarit dhe ndjenja. Esenca e psikiices gjendet nderkaq ne orientimin intencional te cdo akti psikik ndaj objektit. Ne Karakteristikat themelore estetike te botuara pas vdekjes eshte inte-resante sidomos teoria e gjenialitetit e Brentanos. B. ketu mbrojti vendosmerisht tezen se ndermjet gjenialitetit dhe talentit mesatar nuk ekziston kurrfare dallimi, por vetem dallimi nga niveli. Per gjenialitetin nuk nevojitet te supozohet kurrgje tjeter pervec sen-sibilitetit subtil per ate qe estetikisht eshte efikase. Pasuria e fantazise e cila do te ndryshonte kualitativisht nga e ashtuquajtura fantazi e zakonshme, nuk mund te shpjegoje, sipas B., fenomenin e gjenialitetit, sikurse as si ndonje cilesi e vecante fizologjike te trurit. Arsimi i vazhdueshem dhe formi-mi i fantazise, ndjejshmeria e forcuar per ate qe eshte estetike, perqendrimi i vemendjes se vecante ne nje fushe, dhe jo ndonje frymezim hyjnor jane vendimtare per krijimtarine gjeniale.

Veprat kryesore: Psychologie vom empirischen Standpunkt ( 1874); Ur-sprung sittlicher Erkenntnis (1889); Uber die Zukunft der Philosophie (1893); Die vier Phasen der Philoso-phie (1895); Von der mannigfachen Bedeutung des Seienden nach Aristo-teles (1862); Aristoteles und seine Weltanschauung (1911); Von der Klassifikation der Psychischen Pha-nomene (1911); Vom sinnlichen und noetischen Bewusstsein (1928); Vom Dasein Gottes (1929); Wahrheit und Evidenz (1930); Kategorienlehre (1933); Grundzuge der Asthetik ( 1959); Aenigmatias ( 1962).

Administratori
14-06-2006, 00:05
BRIDA, Marija

BRIDA, Marija, shkrimtare filozofie (Selca 1912 -). Ne vitin 1961 docente, kurse ne vitin 1966 profesoreshe e Fakultetit Filozofik ne Zare. Punimet themelore te Brides perqendrohen ne fushen e historise se filozofise.

Veprat kryesore: Zivot-dozivljaj (disertacioni i doktorates, 1937); Smisao Sartreovo filozofije (1959); MetodoloSki aspekt Spinozine filozofije(1960); Benedikt Benkovic (1967); Pa-vao Vuk-Pavlovic, covjek i djelo (1974).

Administratori
14-06-2006, 00:06
BRIXHMEN, Persi Uiliem

BRIXHMEN, Persi Uiliem (BRIDGMAN, Percy William), fizikan dhe filozof amer. (1882-1962). Profesor i matematikes dhe i filozofise se natyres ne Harvard, fitues i shperblimit Nobel per fizike (1946). Shkroi mbi impliki-met filozofike te zbulimeve te fizikes bashkekohese dhe themeloi «operaci-onalizmin» - drejtim i cili kerkon qe te gjitha nocionet shkencore te lidhen me procedurat eksperimentale dhe qe shkenca te lirohet nga nocionet qe nuk mund te perkufizohen operacio-nalisht.

Veprat kryesore: The Logic of Mo-dern Physic (1927); The Nature of Physical Theory (1936); The nature of Some of Our Physical Concepts (1952).

Administratori
14-06-2006, 00:06
BROD, carli Danber

BROD, carli Danber (BROAD, Charlie Dunbar), filozof angl. (1887 -). Profesor ne Kembrixh. Perfaqesues i drejtimit neorealist specifik ne filozo-fine angleze dhe merret posaceri-sht me teorine e njohjes dhe me anali-zen metodike te menduarit shkencor e me etike. Gjithashtu jane te njohura punimet e tij nga filozofia e shkences, e u mor edhe me aspektet filozofike te studimeve psikike. Sipas gjeresise se interesimeve dhe sipas disa koncepci-oneve eshte i aferm me Raselin.

Veprat kryesore: Perception, Phy- s 'cs and Reality (1914); Scientific rhought (1923); The Mind and its Pjace in Nature (1927); Five Types of Ethical Theory(l930).

Administratori
14-06-2006, 00:07
BRUJIC, Branka

BRUJIC, Branka shkrimtare filozofie (Zagreb, 1931 -).-Docent ne Fakultetin e shkencave politike ne Zagreb. U doktorua me tezen "Teorite kritike te Herbert Markuzes dhe te menduarit historik». Pervec nje serie artikujsh botoi edhe punimin e saj «Mbi karakterin e subjektit te filozofise se re» (1980).

Administratori
14-06-2006, 00:08
BRUNO, Giordano

BRUNO, Gjordano (BRUNO, Giordano), filozof ital. (1548-1600). Ne manastirin dominikan ne Napoli studioi filozofine antike, arabe dhe skolastike, kurse nen ndikimin e Lukrecit, Petriqit dhe te Kopernikut gradualisht e formon botekuptimin e vet materialist dhe panteist. Ne moshen 27 vjecare iken, i akuzuar per herezi, nga nje manastir romak dhe i fillon bre-dhjet e veta te pafat neper qytetet e Italise Veriore, te Zvicres, te Frances, te Gjermanise, te cekise dhe te Angli-se. Duke kaluar neper Vyrtemberg, Paris dhe Helmshtat kthehet ne atdhe pas fteses se aristokratit Mocenig. Mi-repo, si duket pikerisht pas denunci-mit te ketij, me 23.V. 1592 e burgosi inkuizicioni venecian duke e akuzuar se «po e rekomandon shkencen mbi pa-fundesine e gjithesise dhe mbi shume-sine e boterve». Inkuizicioni romak, te cilit iu dorezua pastaj, e torturoi shtate vjet dhe ne fund e denoi me vdekje. Pas persekutimit, burgosjes dhe denimit, Bruno nuk u dermua dhe nuk deshironte te pendohej. Kur se bashku me fjaline e mocme («Te vep-rohet me te butesisht dhe pa derdhur gjak» - e qe do te thoshte digjeni ne turra drush) inkuizicioni ia shqiptoi denimin - iu pergjegj guximshem tor-turuesve te vet: «Ju kete denim po e shqiptoni me frike me te madhe sesa une qe po e degjoj». U dogj ne she-shin Campo di Fiori dhe ky ishte nje nga krimet e shumta me te renda qe i ekzekutoi inkuizicioni katolik.

Bruno nuk e paraqiti filozofine e vet ne menyre sistematike - dhe stili i tij poetik karakteristik, fjalia e tij mal-lengjyese, fantazia e furishme dhe tere koncepti panteist i kozmosit, jane ci-lesi karakteristike e temperamentit te tij dhe e shpirtit te tij te lire dhe te pa-varur, i cili plot afsh mohoi te gji-tha dogmat e pakuptueshme dhe radi-kalisht hodhi poslite spekulimet sterile skolastike, duke konsideruar se «au-toritet i vetem duhet te behet arsyeja dhe hulumtitni i lire».

Ne nje seri veprash te tij, B. perpiqet te sintetizoje shume elemente racionaliste dhe empiriste, keshtu qe shpeshhere edhe arsyeja edhe shqisat per te jene kriter i njohjes. Megjithe-kete, sipas tij, shqisat jane me pak te persosura, ngase nepermjet tyre njihet vetem ana siperfaqesore, ndersa men-dja futet ne vete esencen e sendeve. Njeriu, pikerisht per shkak se eshte pjese e botes se pafundme, mund te njohe qenien e pafundme, keshtu qe ne te reflektohen te gjitha forcat dhe kundertheniet boterore. Keto gjithashtu manifestohen ne mikrokozmos sikurse edhe ne makrokozmos. Shpirti boteror, mendja boterore, eshte iden-tik ne cdo gje, ai te gjitha i formon dhe i ngjall dhe eshte parim konstitutiv i kozmosit. Gjithe materia perfshi-het nga parimi krijues i shpirtit boteror. Hapesira e zbrazet - perkundra mendimit te atomisteve - nuk ekziston, sikurse nuk ka levizje mekanike, ngase natyres nga jashte asgje nuk i imponohet - ajo ne vetvete eshte unike dhe krijuese. Njeja dhe Pafundesia ekziston ne cdo gje, ne te gjitha sendet dhe fenomenet e vecanta. Kalueshmeria dhe ndryshueshmeria jane cilesi te sendeve te vecanta, kurse substanca e botes eshte nje, e perjetshme dhe e pandryshueshme. Perendine ose natyren, si parim aktiv krijues, B. e quan natura naturans, kurse si bote e reali-zuar natura naturata. Ne bukurine e teresise krijohen te metat e imagjinuara dhe papersosuria e partikularitetit. Sipas Brunos nuk eshte e nevojshme as teodiceja e vecante: bota eshte e persosur ngase ne te gjitha hollesite eshte njekohesisht edhe jete perendish, dhe ankese mund te beje vetem ai qe nuk di te ngrihet deri te intuita e teresise. Ky optimizem universal eshte nje nga karakteristikat themelore te fi-lozofise se Brunos.

B. entuziazmohej nga gjalleria e natyres, nga prezenca e mendjes ne natyre dhe uniteti i jetes qe e shprehi absolutisht eshte dhe unitet i pergji-thshem, «mendja vepruese e pergjithshme, e cila manifestohet si forme e pergjithshme e gjithesise dhe e cila ne vete perfshin te gjitha format». Natyra dhe shpirti pra nuk jane kurrkund te ndara, kurse shkak i fundit eshte je-ta vepruese dhe imanente e universumit, domethene vete substanca. Andaj edhe nuk ekziston kurrfare mendje e kulluar jashte botes. Vete substanca eshte ajo unikja e veprimtarise se ar-syes, e formes dhe e permbajtjes.
Artist nga natyra dhe nga tempe-ramenti, Bruno edhe vete anticipoi disa teza te shume sistemeve te mevon-shme estetike (per shembull disa teza nga estetika e B. Kroces). B. eshte kundershtar i atyre poetikave raciona-liste - ne ate kohe shume te perhapura - i poetikave qe deshirojne t'i percak-tojne rregullat dhe normat per fjalet e gjalla poetike. Rregullat, sipas tij, mund te dalin vetem nga vjershat, dhe per kete arsye ka aq «gjini dhe lloje te krijuara sipas rregullave te mira sa ka gjini dhe lloje te poeteve te vertete». Kjo do te thote - si pohon B. Kroce -nje individualizim te tille te gjinive qe eshte identik me vdekjen e tyre.

Duke hedhur poshte tezen e Aris-totelit mbi palevizshmerine e Tokes, si dhe koncepsionin e Ptolomeut, B. ze vend te rendesishem edhe per zhvillimin e shkences mbi gjithesine. Duke pranuar parimisht teorine e Kopernikut, ai e zgjeron ne tere gjithesine dhe pohon - perkundra .Kopernikut, se kozmosi nuk mund te kufizohet ne sistemin planetar te Diellit tone, por eshte pafundesisht i madh. Te gjithe yjet e nguleta, sipas Brunos, jane Diej te rinj qe kane planetet e vet te banuar nga qeniet e gjalla.
Bruno eshte filozof dhe shkencetar tipik i Renesanses: luftetar i pakompromis kunder mesjetes, adhurues i natyres, panteist i entuziazmuar dhe artist i fjales, shpirt universal dhe optimist, ai thur ditirambe filozofike te cilat do te inicojne kete proces i cili vetem disa shekuj pas vdekjes se tij do te mundesoje shkalerrimin defmitiv te skolastikes dhe formimin e sistemeve te medha filozofike racionaliste. Per te Hegeli thote: «Entuziazmit te madh te brendshem ai i flijon marredheniet e veta personale, por ai edhe me tej nuk e le te qete. Keshtu per te eshte thene se ka qene nje koke e paqete e cila nuk ka qene ne gjendje te jetoje ne pa-qe me te tjeret. Por nga ishte ky shqe-tesim? Ai nuk mund te pajtohej me ate qe eshte definitive, e keqe, trasha mane prej ketu buron shqetesimi i tij. Ai u ngrit deri te nje substancialitet i pergjithshem - kjo ndarje e vetedijes se vetvetes se perulur njesoj sikurse edhe natyra, eshte anuluar».

Obskurantisteve qe duke e denuar rae vdekje, i shqiptuan mallkimin: «qe t'i harrohet pergjithmone emri» nuk iu plotesua deshira: per emrat e tyre nuk dihet kurrgje, kurse emri i Gjordano Brunos eshte shenuar per-gjithmone ne thesarin e mendimit dhe te kultures perparimtare filozofike boterore.

Veprat kfyesore: De umbris idea-rum (1582); Della causa principio et uno (1584); De l'infinito universo e mondi (1854); Degl'eroici furori (1585); De triplici minimo (1591); De monade, numero et figura (1591); De immenso et inumerabilibus (1591); Veprat ne teresi ne 4 vell. (Napoli 1880-1886).

Administratori
14-06-2006, 00:12
BRUNSHVIG, Leon

BRUNSHVIG, Leon (BRUNSCHVICG, Leon), filozof francez (1869-1944). Profesor i filozofise ne Sorbone. Frymen e perkufizoi si aksion intelektual, si levizje, dhe jo si «mjet i thjeshte i kuptimit konceptual). «Filozofia progresive» e Brunshvigut, perkatesisht «filozofia e idealizmit te hapur» identifikohet me njohjen e njohjes, domethene me nje aktivitet te atille intelektual i cili eshte koshient per vetveten. Ne zhvillimin e shkences (e cila sipas B. eshte e lidhur ngushte me filozofine) matematika paraqet shkallen me te larte te racionalitetit. Nderkaq, mendonte se detyre themelore e filozofise si kritike e shkences eshte te ndaje «pervojen dhe postulatin, faktin dhe teorine». Te gjitha sistemet metafizike jane te lidhura me disa sisteme te caktuara shkencore: Logjika e Aristotelit themelohet ne klasifikimin biologjik, Discours de la methode i takon fizikes karteziane, kurse Monadologjia eshte e lidhur me llogarine infinitezimale. Andaj, zhvillimi i vazhdueshem i shkences bazohet ne llojllojshmerine e sistemeve filozofike.

Kategorite e shkakut, te hapesires, te kohes dhe te mases jane per B. funksione shpirterore, por jo disa qenesi te pandryshueshme dhe se ketejmi i takojne zhvillimit te perbashket te filozofise dhe te shkences.

Veprat kryesore: La modalite du jugement(l897); Introduction a la vie de l'esprit (1900); L'Idealisme con-temporain (1905); Les Etapes de la philosophie mathematique (1912); L'Experience humaine et la causalite physique(1922); Leprogres dela conscience dans la philosophie occidenta-/e(1927); Descartes et Pascal, lecteurs de Montaigne (1941); Spinoza et ses contemporains (1944); De la vraie et la fausse conversion (posth. 1950).

Administratori
14-06-2006, 00:13
BRUVeR, Luicen Egbertus Jan

BRUVeR, Luicen Egbertus Jan (BROUWER, Luitzen Egbertus Jan), matematikan dhe filozof holan. (1881-1966). Gati gjysme shekulli (1909-- 1955) ishte profesor ne Universitetin e Amsterdamit. Themelues i «drejtimit intuicionist» ne logjiken bashkekohese dhe ne matematike. Pergenjeshtroi tezen e Freges dhe Raselit mbi mundesine e nxjerrjes se matematikes nga logjika dhe pohoi se logjika eshte pjese e matematikes dhe se kjo bazohet ne nje intuite te llojit te vecante. E kritikoi parimin e perjashtimit te tretes dhe konsideroi se ky parim nuk eshte i domosdoshem per lojiken dhe formoi nje sistem logjik te «dobesuar» ne te cilin nuk ekziston ky parim.

Veprat kryesore: Jeta, arti dhe mistika (1905); Themelet e shkences (1907); Intuicionizmi dhe formalizmi (1912); Shkenca, e verteta, njemende-sia (1919); Vetedija, filozofia dhe matematika (1949).

Administratori
14-06-2006, 00:14
BUALO-DEPREO, Nikola

BUALO-DEPREO, Nikola (BOILEAU-DESPREAUX, Nicolas), estet dhe kritik franc. (1636-1711). eshte nje nga teoricienet kryesore te klasicizmit francez, racionalist, intelektualist qe konsideronte se kategorite themelore te artit poetik dhe njekohesisht kriteret kryesore per valorizmin e artistikes jane: arsyeshmeria, vertetesia dhe qartesia. B.D. vertetoi se bukuria eshte e perhershme, e vazhdueshme dhe e pandryshueshme dhe pikerisht per kete arsye eshte univesale dhe e vertete. Asgje nuk mund te jete e bu-kur nese nuk eshte e vertete («Rien n'est beau que le vrai») kurse e vertete eshte njekohesisht edhe cdo gje qe eshte e natyrshme dhe se ketejmi pas-qyrimi, imitimi i natyres eshte parakusht i cdo bukurie.

Ndonese e cmon para se gjithash mendimin e qarte, B. nuk e le pasdore sikurse shumica e klasikeve, problemin e frymezimit, por konsideron se veper te madhe tnund te realizoje vetem ai shkrimtar qe bashkon ne vete frymezimin dhe metoden e perpunuar ne fnenyre te persosur.

Ne kete drejtim B. ne formalizmin e ashper te korektesise futi edhe nje fryme te atille te estetizmit klasik me te cilin perpiqet ta cliroje literaturen edhe nga skolasticizrni dhe nga skllaverimi i tepruar ndaj normave poetike. B. gjithashtu studioi hollesisht dhe perkufizoi te gjitha karakteristikat themelore te stilit klasik dhe te artit klasik (sic jane vertetesia, qartesia, thjeshtesia, e madherishmja, masa, koncizioni, synimet kah e persosura, perfshirja e harmonishme e pjeseve ne teresi etj.) dhe ne kete drejtim stilistika eshte kurore e vepres se njohur te Bualos L'artpoe-tique e cila pati ndikim jashtezakonisht te madh edhe jashte kufijve te Frances.

Kryevepra: L'artpoetique (perkthyer ne librin e S.Vitanoviqit: Poetika Nikole Boaloa, 1971).

Administratori
14-06-2006, 00:14
BUBER, Martin

BUBER, Martin filozof cifut [1878-1965). Profesor ne Frankfurt mbi Majne deri ne vitin 1933. Nga viti 1938 profesor ne Jerusalem.

Buberi ben pjese ne grupin e filozofeve te ekzistences, ne te cilin ne nje menyre te caktuar hyn edhe G.Marseli, K.Jaspersi, P.Vusti, K.Barti, F.Rozencvajgu dhe te tjere. B. nuk deshironte as harmonizimin mesjetar te te vertetave religjioze dhe filozofike, por as identifikimin idealist iluminist te mendjes dhe te zbuleses. Kategorite specifike te ekzistencializmit fideist paraqiten te Buberi, me gjithe terminologjine bashkekohese dhe metodat' bashkekohore, ne shqyrtimin e problemeve te caktura, nen ndikimin e konsiderueshem edhe te tradites se vjeter mistike cifute. Keshtu edhe an-tropologjia e Buberit dhe «etika sociale» e tij, te cilat bazohen ne te ashtu-quajturin «parim dialogjik» kane ne vete disa teza karakteristike per inter-pretimin e filozofeve te vjeter cifute.

Sipas Buberit, parimi i jetes mund te shprehet me anen e mendimit filo-zofik - se cdo gje qe ekziston eshte me tjetrin. «Te jesh me tjetrin» («Mit?? Anderen-Sein») nuk eshte vetem percaktim qenesor i njeriut, por eshte parim universal ne te cilin eshte struktu-ruar gjithe bota si teresi. Mirepo, vetem njeriu eshte ne gjendje qe singula-ritetin e qenies se vet ta menifestoje duke vendosur raporte qe nuk qendrojne ne kundervenien abstrakte, por ne kontaktin qenesor dhe burimor.

Mirepo, mungesa e dialogut te drejtperdrejte megjithate sot bazohet ne supozimin «e mosbesimit universal te kohes sone». Gjithmone ne te vertete ka ekzistuar dyshimi, gjithmone kane ekzistuar situatat ne te cilat njeriu nuk ka pase mundesi te tregohet dhe shprehet pa rezerve dhe drejtperdrejt, por dyshon ne ate qe thone te tjeret, domethene se ne veprimtarine e tjetrit nuk e dallon ate qe eshte e qenesishme per te cilen ky u angazhua duke folur verbalisht. Ne momentin e tanishem, nderkaq, keto raste te vecanta te mos-besimit jane shnderruar ne parim keshtu qe «dallimi ndermjet te menduarit dhe te shpehurit, ndermjet te shpre-hurit dhe te vepruarit nuk kuptohet ketu me si qellim, por si domosdoshmeri e qenesishme».

Filozofia, nderkaq, nuk mund te mbyllet ne Unin por veten duhet ta gjeje ne raport me Ty. Ne kete drejtim fryma mund te krahasohet me ajrin, te cilin te gjithe e thithim. «Fryma kurre nuk eshte ne Unin, por ndermjet Unit dhe Tys, fryma kurre nuk eshte si gjaku i cili qarkullon ne veten, por eshte si ajri qe e thith. Njeriu jeton ne frymen e vet kur mund t'i pergjigjet Unit te vet dhe kete mund ta beje ne qofte se ne marredhenie hyn me tere qenien e vet».

Veprat kryesore: Ekstatische Kon-fessionen (1908); Die Rede, die Lehre und das Lied (1917); Ich und Du (1922); Ja i Ti; Reden iiber das Juden-tum (1923); Die chassidischen Biicher (1928); Religion und Philosophie (1931); Zwiesprache (Ein Traktat vom dialogischen Leben) (1932); Zion als Ziel und Aufgabe (1936); Dialogis-ches Leben (1947); Der Glaube der Protheten (1950); Bilder von Gut und Bose (1952); Two Types of Faith (1961); Werke(l t. Schriften zur Phi-losophie, 1962).

Administratori
14-06-2006, 00:16
BUDA (Buddha)

BUDA (Buddha), ofiq per Siddhartu ose Gantamu (rreth 560 p.e.r. deri 480 p.e.r.). Prijes dhe filozof religjioz. Duke iu perkushtuar meditimit religjioz, hpqi dore nga pasuria dhe familja dhe vizitoi vendin duke predikuar mesimin e vet. Emrin «Buddha», qe do te thote «i zgjuar», e mori si shenje te ndricimit te cilin e perjetoi dhe me te cilin, pasi kuptoi domethenien e realitetit, u zgjua nga endrra per jeten. B. nuk shkroi libra per cka ekziston nje pasiguri e caktuar lidhur me mesimin etij. Tezat themelore te mesimit burimor te Budes (te cilat jane ruajtur ne forme te te folurit dhe te dialogeve te quajtur sutta) permbajne «kater te verteta fisnike: mbi dhembjen, mbi lindjen e dhembjes, mbi mbarimin e dhembjes dhe mbi rrugen teteantareshe qe te shpie deri te mbarimi i dhembjes. Sipas Budes, njeriu eshte «trashegimtar i vepres se vet», ndersa qellim perfundimtar i njohjes eshte te qetesuarit e dhembjes me anen e clirimit nga prangat e te ndodhurit. Nirvana (ose nibbaba, mpirje) eshte mohim i cdo vullneti per jete, heqje dore nga te gjitha kenaqesite (sepse medoemos jane te lidhura me vuajtjet) e cila arri-het nepermjet orvajtjes morale «te notimit kunder rrymes». Nirvana eshte gjendje e shkalles me te larte te persosurise, gjendje pa deshira, kurse Buda e karakterizon si «as qenie as mosqenie, as qenie dhe mosqenie, as jo- qenie jo - mosqenie». Filozofia e tij pesimiste pati jehone edhe ne rrethin mendor evropien (Shopenhaueri, Dojseni).

Ne planin socialetik Buda predikon barazine e njerezve dhe cohet kunder kastave te vjetra brahmane. Ai i refuzon edhe ceremonite fetare dhe askesen religjioze dhe thekson si virtyt para se gjithash meshiren dhe vetemo-himin.

Sipas Hirianit (Bazat e filozoflse indiane) ekzistojne tri karakteristika qenesore te mendimit budist: 1. Ai eshte pesimist ngase thelbi i ketij me-simi eshte se cdo gje eshte vuajtje. Njekohesisht kjo nuk eshte besim ne deghprimin, meqe ky mendrcn lejon mundesine qe paqja te arribet ketu dhe tani, me cka njeriu ne vend qe te behet viktime e mjerimit, behet fitues i tij. 2. Ai eshte pozitivist, ne ate kuptim se e kundershton spekulativitetin e pafrenuar i cili para Budes sundonte ne levizjet shpirterore te Indise. Ky mesim ne themel perjashton cdo gje qe pozitivisht nuk dihet, kurse hedh poshte edhe autoritetin e tradites se vedes. 3. Ai eshte pragmatik, sepse Buda mesonte vetem ate qe ishte e domosdoshme per tejkalimin e mynxyres, e cila, sipas kuptimit te tij, domi-non ne jete dhe paraqet karakteristi-ken kryesore te tij.

Mesimi i Budes gjate kohes u perhap shume dhe ne fund u be religjion boteror. B. hyn ne radhen e personaliteteve me te medha te jetes shpirtero-re, madje jo vetem te kultures indiane, kurse pasardhesit e tij mund te gjenden ne pjeset me te largeta te konti-nentit aziatik. Per kete arsye shume njerez konsiderojne se «per pjesen me te madhe te Lindjes budizmi nuk ka qene asgje me pak fuqi shtytese te kul-tures se krishterimi ne Perendim».

Shpeshhere, ne kundershtim me mesimin e Budes, sekte te ndryshme budiste humbisnin me vone ne asketi-zem, misticizem dhe ne nje formalizem religjioz ceremonial. Keshtu braktiset fryma filozofike dhe sociale e mesimit te tij, kurse ne plan te pare theksohet besimi i verbet ne «zoteri Buden», i cili arrin kulmin ne Diviavadane: «Qielli do te bjere me henen dhe me yjet, toka mund te ngrihet me malet dhe pyjet e veta, oqeanet do te thahen, mirepo fjalet e Budes nuk mund te jene te gabueshme» (sipas S.Radakrishnanit: Filozofia indiase I).

Administratori
14-06-2006, 00:16
BUDIN, Xhon Elof

BUDIN, Xhon Elof (BOODIN, John Elof), filozof amer. me origjine suedeze (1869-1950). Ligjerues ne Universitetin e Kanzasit dhe te Kalifornise. Ne sistemin idealist metafizik perpiqet te perfshije teorine pragmatike te njohjes dhe rezultatet e hulumtimeve shkencore. Ne kete drejtim bazohet edhe kozmologjia e tij si perpjekje e pajtimit te realizmit empirik dhe te idealizmit kozmik.

Veprat kryesore: Titne and Reality (1905); Truth and Reality (1911); God and Creation (4 vell. 1934); The Social Mind (1939); The Religion Tomorrow' (1943).

Administratori
14-06-2006, 00:17
BUL, Xhorxh (BOOLE, George)

BUL, Xhorxh (BOOLE, George) matematikan dhe logjicien angl. (1815-1864). Ne vepren e tij Analiza matematikore e logjikes i pari aplikoi me sukses metoden algjebrike ne fushen e problemeve logjike, keshtu qe shume veta e konsiderojne themelues te logjikes simbolike dhe perfaqesues me te rendesishem te formes se pare te saj (algjebres logjike). B. shqyrtoi cdo gjykim si shprehje te raportit te barazise ndermjet subjektit dhe predikatit dhe andaj synoi te shprehe qendrimet logjike ne menyr.e matematike. Sipas tij, parim themelor i logjikes eshte qendrimi i kontradikcionit (principium contradictionis). Nese konsiderojme se X eshte klase e objekteve, dhe se 1-x jane objekte te cilet nuk permbahen ne x, atehere parimi i kontradikcionit mund te formulohet: X (l-x) = 0.

Veprat kryesore: The Mathematicial Analysis of Logic (1847); An Investigation of the Laws Thought (1854); Studies in Logic and Probability (posth. 1952).

Administratori
14-06-2006, 00:17
BULTMAN, Rudolf

BULTMAN, Rudolf (BULTMANN, Rudolf), hulumtues gjerman i Bibles dhe teolog (1884 -). Nga viti 1921 deri me 1951 profesor ne Marburg. Perpjekjet e tij te «demitologjizimit» te Bibles dhe te riinterpretimit «ekzistencial» te permbajtjes se saj shkaktuan diskutime te gjalla. eshte nen ndikimin e dukshem te M- Hajdegerit.

Veprat kryesore: Die Frage der Entmythologisierung (Diskutim me K. Jaspersin, 1954); Glauben und Verstehen (3 vell. 1933-1952). Theologiedes Nouen Testament (2 vell. 1948-1953).

Administratori
14-06-2006, 00:18
BULLGAKOV, Sergej Nikollajevic

BULLGAKOV, Sergej Nikollajevic (BULGAKOV, Sergej Nikolajevid), filozof dhe teolog rus (1871-1944). Ne fillim i aferm me marksizmin, u mor me sociologji dhe me ceshtje ekonomike, me vone, pas «krizave shpirterore» ben kthese radikale ne drejtim te idealizmit dhe te teologjise.

Veprat kryesore: Nga marksizmi kah idealizmi (1903); Filozofia e em-rave(posth. 1953).

Administratori
14-06-2006, 00:18
BURIDAN, Zhan

BURIDAN, Zhan (BURIDAN, Jean), filozof dhe fizikan franc. (fillimi i shekullit XIV - ?). Ithtar i Okamit, nominalist i matur. Veprimtaria e B. eshte e rendesishme ne fushen e logjikes dhe te etikes, mirepo ai eshte megjithkete para se gjithash fizikan. Ne etike u mor vecanerisht me problemin e vull netit te lire dhe u perpoq ta vecoje in-determinizmin nga arbitrariteti si dhe determinizmin nga pergjegjesia morale e domosdoshmerise ekskluzive. «Gomari i Buridanit» i njohur (kjo tabllo nuk mund te gjendet ne veprat e tij) eshte nxjerre nga teza e tij sipas se ciles nuk mund te percaktohet se a eshte i mundur vendimi i vullnetshem ne rastin kur kemi motive te forta. (Gomari, ne kete parafraze, qe qendron ndermjet dy grumbujve te barabarte te sanes, nuk mund te vendose as per njerin as per tjetrin mullar dhe keshtu ngordh nga uria). Shkroi edhe komente per Aristotelin te cilin e kon-sideronte mesues te vet te vertete. Te gjitha veprat kryesisht nga fusha e fizikes, iu botuan pas vdekjes.

Administratori
14-06-2006, 00:19
BYHNER, Ludvig

BYHNER, Ludvig (BUCHNER, Ludwig), filozof dhe mjek gjerm. (1824-1899). Pas studimit te medicines u habilitua ne Tybingen, mirepo per shkak te pikepamjeve materialiste braktisi universitetin dhe u mor me praktiken mjekesore ne Darmshtat.
eshte nje nga perfaqesuesit me te popullarizuar te materializimit natyror-shkencor dhe vulgar. Materia dhe forca, sipas Byhnerit, jane te lidhura ne menyre te pandashme si dy menyra fenomenale te se njejtes qenie. Shpirterorja nuk ka kurrfare pavaresie ne raport me materien dhe shpirti eshte vetem produkt i funksioneve te trurit. Klasiket e marksizmit mohuan radikalisht pikepamjet vulgaro-materialiste te Byhnerit. «Byhneri njeh filozofine ekskluzivisht si domgatik, keshtu qe edhe vete eshte dogmatik i te shplarave me te cekta te iluminizmit gjerman» (Engels).

Veprat kryesore: Kraft und Stoff (1855); Natur und Ge/sf (1857); Die Stellung des Menschen in der Natur (1869); Die Darwinische Theorie (1890); Gott und die Wissenschaft (1897); Im Dienst der Wahrheit (1889).

Administratori
14-06-2006, 00:19
BUTRU, Emil

BUTRU, Emil (BOUTROUX, Emil), filozof franc. (1845-1921). Profesor i filozofise ne Kane, Nansi, Paris dhe anetar i Akademise se Shkencave te Frances. Ne kohen e dominimit dhe te lulezimit te filozofise natyraliste e kundershtoi ashper determinizmin dhe pohoi se kontingjentiteti eshte karakteristike themelore e njemendesise. Ne frymen e «meditimit te lire» u perpoq t'i bazoje tezat e veta edhe ne disa bindje religjioze, duke kritikuar ateizmin dhe racionalizmin dhe duke u mbeshtetur edhe ne Paskalin. E perpunoi mesimin e J. Lasheljeut dhe pohoi se realiteti perbehet nga shume sfera te qenies. Keto sfera ndertohen ashtu qe vijuesja i bashkohet te perparshmes, mirepo nuk mund te nxi-rret nga kjo, sepse cdo sfere nxirret nga parimi krijues i vet. Shkalla me e ulet jane format mekanike dhe ne ke to vazhdon mbreteria e formave jete-sore te vetedijes dhe te frymes me nje liri krijuese te madhe.

Veprat kryesore: De la contingen-ce des lois de la nature (1874); Pascal (1900); Science et religjion dans la philosophie contemporaine (1908); Morale et religion (1925); La philosophie allemande au XVII siecle (1929).

Administratori
14-06-2006, 00:20
CAJSING, Adolf

CAJSING, Adolf (ZEISING, Adolf), filozof gjerm. (1810-1876). Mesues privat ne Lajpcig dhe Munih.Pike-pamjet estetike te tij jane nen ndikimin e Hegelit, keshtu qe edhe e bukura, te cilen e perkufizon si persosuri, e kuptuar si fenomenale, mund te jete dicka absolute ne forme te fantazmes. Nderkaq, me i rendesishmi eshte, pas zbulimit te te ashtuquajtures prerje e perparuar, raporti sipas te cilit brinja me e gjate dhe me e shkurter (per shembull te nje kenddrejti) i pergjigjet raportit te brinjes se gjate dhe mbledhjes se brinjes se madhe dhe te vogel 3:5 = 5 : (3 + 5). Kjo prerje e perparuar per C. eshte mase themelore e bukurise dhe mund te aplikohet ne te gjitha raportet e artit dhe te natyres.

Veprat kryesore: Neue Lehre von den Proportionen des menschlichen Korpers (1854); Asthetische Forschungen (1855); Der Goldene Schnitt (1884).

Administratori
14-06-2006, 00:22
CELER, Eduard (ZELLER, Eduard)

CELER, Eduard (ZELLER, Eduard), filozof gjerm. (1814-1908). Profesor i teologjise dhe i filozofise ne Tybingen, Berne, Marburg, Hajdelberg dhe Berlin. Ne vepren e tij kapitale dhe me te rendesishme Filozofia e grekeve, qe deri sot ka mbetur tekst standard per kete fushe, dha nje pasqyre jashtezakonisht te themelte historike te filozofise greke, duke rishqyrtuar shume burime te ketij mendimi dhe duke interpretuar ne menyre origjinale tere trashegimin filozofik antik. I takoi te ashtuquajtures shkolle teologjike te Tybingenit dhe u mor edhe me studimin kritik te teksteve te krishtera. Qysh ne vitin 1862 theksoi kerkesen per t'iu kthyer Kantit dhe keshtu u be nje nga perfaqesuesit e pare te neokantizmit dhe neokriticizmit. Megjithekete e konsideroi «gabim themelor te Kantit» supozimin se sendet ne vetvete nuk jane te njohura. Ekziston nje ligj unik, te cilit i nenshtrohemi vete ne dhe sendet, dhe nje rend natyror nga i cili lindin edhe perfytyrimet tona dhe ndodhjet objektive. Sipas Celerit, filozofia duhet t'i bashkoje idealizmin dhe «realizmin e shendoshe».

Veprat kryesore: Ptatonische Stu-dien (1839); Die Philosophie des Riechen(ne 3 vell. 1844-1852); Vortrage und Abhandlungen (1865); Geschichte der deutschen Philosophie seit Leibniz (1872); D.F.Strauss (1874); Grundriss der Geschichte der griechuschen Philosophie (1883)

Administratori
14-06-2006, 00:25
CELSUS (Kelsos)

CELSUS (Kelsos) filozof romak (rreth 170 te e.r.)., Platonist, kundershtar i krishterimjt, gjithashtu nen ndikimin e stoikeve. Besimi i krishtere, sipas Celsusit, eshte primitiv, antropomorf, perhap shkence te rreme, sipas se ciles bota ekziston per shkak te njeriut dhe frikeson me denimet e tij ne jeten e ardhshme.
C. per te cilin eshte i huaj cdo fanatizem fetar, kritikoi edhe religjionet pagane. Ne polemiken (Contra Celsum) Origeni e citoi shpesh dhe keshtu ne saje te ketij mbeten disa tekste te Celsusit.

Studimi kryesor: «Fjala e vertete» («Alethes logos») eshte ruajtur fragmentarisht dhe e botoi pervec te tjereve edhe O. Glockner-i (1942).

Administratori
14-06-2006, 00:27
CERMELO, Ernst (ZERMELO, Ernst)

CERMELO, Ernst (ZERMELO, Ernst), matematikan dhe logjicien gjerm. (1871-1953). Profesor ne Cyrih. U mor ne radhe te pare me teorine e variacioneve dhe me teorine e grumbujve, ndersa ne vitin 1904 i pari e formuloi ne menyre aksiomatike kete teori. Punoi gjithashtu ne kuptimin bashkekohes te teorise se lojes.

Veprat kryesore: Uber eine Anwendung der Mengenlehre auf die Theorie des Schachspiels (1912); Etementare Betrachtungen zur Theorie der Primazahlen (1934).

Administratori
14-06-2006, 00:27
CICERON, Marko Tulie

CICERON, Marko Tulie (Marcus Thullius Cicero), orator, burreshteti dhe filozof romak (106-43 p.e.r.). eshte njohes i mire i gjuhes dhe i kultures greke, studioi poetet greke dhe latine, gramatiken, retoriken, te drejten, historine dhe filozofine. Rendesia e tij qendron, para se gjithash, lidhur me bartjen dhe popullarizimin e men-dimit grek ne truallin romak. Ndonese veten e radhit ne shkollen e akademise se re, si filozof nuk eshte origjinal ne menyre te vecante, por ne vete sintetizon studime te shumta, keshtu qe konsiderohet perfaqesues tipik i eklekticizmit. Per Cieronin filozofia, para se gjithash, eshte shkathtesi e te sheruarit te shpirtit, ngushlluese, e cila njekohesisht i meson njerezit si te sillen ne jete per te arritur lumturine. Deshira per lumturi eshte deshire e natyrshme e te gjitha qenieve te gjalla, ndersa rrugen deri te lumturia e vertete duhet ta tregoje filozofia. Nje seri i elementeve te mendimit skeptik akademik, i tezave stoike dhe peripatetike gershetohen ne menyre te jashteza-konshme ne vepren voluminoze te Ciceronit, te shkruar me nje gjuhe te qarte dhe te bukur. Kontributi i tij kryesor per kulturen romake qendron para se gjithash ne veprat dhe letrat retorike.
Ne teorine e tij mbi artin,C. tregoi ndjejshmeri te jashtezakonshme per larmi, individualitet te vepres se cdo artisti vec e vec dhe nuk synoi themelimin e estetikes ne identitetin e kuptimit te vlerave dhe kanuneve estetike. Nderkaq, njekohesisht, ai deshiron te provoje sesi fenomeni me i cuditshem i artit qendron pikerisht ne faktin se te gjitha veprat e ndryshme te paperseritura mund t'i quajme artistike dhe t'i subsumojme keshtu me nocionin unik te artit.

Veprat kryesore filozofike: De finibus bonorum et malorum; Tusculanae disputationes; De senectute; De amicitia; De officilis; De republica. Te gjitha veprat ne disa botime: (1878-1908, ne 9 vell. ne vitin 1916 ne 10 vell. e tjera).

Administratori
14-06-2006, 00:30
CIEN, Teodor (ZIEHEN, Theedor)

CIEN, Teodor (ZIEHEN, Theedor), psikolog dhe filozof gjerm. (1862 -1950). Profesor ne Jene, Utreht, Berlin dhe ne Hale. Hulumtoi bazat fiziologjike te jetes psikike dhe u mor sidomos me ligjesite asociative. Edhe ne logjike eshte i aferm me psikologjine asociative, mirepo prapeseprape nuk ngel ne kufijte e saj ngase si forma themelore te njohjes pranon analizen, sintezen dhe komparacionin. Ne teorine e njohjes eshte pozitivist, i afert me Mahun dhe Avenariusin. Teoria e njohjes, te cilen e quan «gignomenologji», eshte shkence themelore, ngase kjo duhet te hulumtoje cdo gje te dhene drejtperdrejt, «gignomenen». Per Cienin «dicka jopsikike eshte fjale boshe». «Sendet, Uni im, Uni i huaj, jane vetem perfytyrime». C. perkrah paralelizmin e pjeserishem ndermjet ndodhjeve ndijore dhe atyre ndryshimeve te cilat ndodhin ne tru. Per te ndermjet amebes dhe njeriut nuk ka dallim qenesor, kualitativ, por vetem dallim kuantitativ, sepse «te dyjat jane kafshe, kurse njeriu u zhvillua nga ameba». Gjithashtu edhe estetikja u zhvillua nga ndijorja dhe e pelqyeshmja, keshtu qe nuk ekziston dallimi qenesor as ndertnjet ndijores elementare dhe te artistikes me te spiritualizuar. Por per Cien estetikja nuk ka kurrfare lidhjeje as me aspektin etik as me vertetesine. Pozicioni estetik i pergjithshem i Cienit pavaresisht nga disa verejtje kritike lucide lidhur me disa sisteme te tjera estetike (p.sh. te H.Mynstenbergut ose te J.Volkeltit) - sillet kryesisht ne kufijte dhe kufizimet e estetikes shkencore empirike eksperimentale.

Veprat kryesore: Leitfaden der physiologischen Psychologie (1891) Psychophysiologische Erkenntnistheorie (1898); Ober die allgemeien Beziehungen zvischen Gehirn und Seelenleben (1902); Das Gedachtnis (1908); Erkenntnistheorie auf physikalicher und psychophysiologischer Grundlage (1912); Die Grundlagen der Psychologie (2 vell. 1915); Das Verhaliniss der Logik zur Mengenlehre (1918); Lehrbuch der Logik auf positivistischer Grundlage mit Beriickchtingung der Logik (1920); Vorlesungen iiber Asthetik (1923); Grundlagen der Charakterologie (1930).

Administratori
14-06-2006, 00:43
CIGLER, Leopold (ZIEGLER, Leopold)

CIGLER, Leopold (ZIEGLER, Leopold), filozof gjerm. (1881-1958). Nxenes i Drevsit, ne fillim eshte nen ndikim'in e Eduard v. Hartmanit.I takon filozofeve sipas fjaleve te tij qe me pak vleresojne ceshtjet e filozofise teorike dhe te historise se saj, dhe me shume «ceshtjet aktuale dhe me te rendesishme te jetes qe dalin nga situ-ata bashkekohore e kultures». Ne metafiziken e tij, brenda se ciles perpiqet te zhvilloje idene e nje religjioni «ne anen tjeter te ceshtjes mbi perendine», manifestohen elemente te budizmit si dhe te filozofise se J.Bemes dhe te S.Kjerkegorit. U mor edhe me proble-me estetike.

Veprat kryesore: Zur Metaphysik des Tragischen (1902); Das Wesen der Kunst(904); Das WeltbildE. V. Har-tmanns (1910); Volk, Staat un Personlichkeit (1917); Gestaltwandel der Gotter (2 vell. 1949); Dreifliigelbild (posth. 1962).

Administratori
14-06-2006, 00:44
CIGLER, Teobald (ZIEGLER, Theobald)

CIGLER, Teobald (ZIEGLER, Theobald), pedagog dhe filozof gjerm.(1846-1918). Profesor ne Strasburg. Moralja, sipas Ciglerit, eshte rezultat e zhvillimit historiko-social, dhe per kete arsye nuk eshte gjithmone me vlere te pergjithshme dhe e domosdoshme, por u nenshtrohet ndryshimeve. Duke bazuar kritiken e rregullimeve shoqerore ne mbeshtetje te disa pikepamjeve te Fr. A. Langes dhe D. Fr. Shtrausit, C. zhvilloi etiken dhe pedagogjine pozitiviste. Per C. te gjitha ceshtjet sociale jane ne radhe te pare probleme etike, kurse religjioni mund te gjeje justifikim vetem brenda sferes se ndiesise. Keto pikepamje idealiste dhe njekohesisht pozitiviste te Cigle-rit, paten dikur ne kohen e tyre ndi-kim te madh ne nje varg shkrimtaresh te filozofise dhe te pedagogjise te Gjermanise se atehershme.

Veprat kryesore: Lehrbuch der Logik (1876); Geschichte der Christlichen Ethik (1886); Sittliches Sein und sittliches Werden, Grundlinien cines Systems der Ethi'k (1890); Die soziale Frage eine sittliche Frage (1891); Das Gefuhl (1893); Geschichte der Pada-gogik (1895); Glauben und Wissen (1899); Friedrich Nietzsche (1900); Allgemeine Padagogik (1901); Menschen und Probleme (1914).

Administratori
14-06-2006, 00:51
CILER, Tuiskon (ZILLER, Tuiscon)

CILER, Tuiskon (ZILLER, Tuiscon), filozof dhe pedagog gjerm. (1817-1882). Profesor ne Lajpcig. Herbartian qe perpunoi dhe konkreti-zoi programin e mesuesit te vet, Her-bartit. Pedagogjine e bazon ne etike, ne psikologji dhe ne religjion. Qellimi themelor i edukates eshte formimi i vullnetit, kurse individi duhet te formohet me te njejtin rend dhe drejtim me te cilin u zhvillua evoluimi kulturor i njerezimit.

Veprat kryesore: Einleitung in die allgemeine Padagogik (1856); Die Re-gierung der Kinder (1857); Allgemei-ne philosophische Ethik (1880).

Administratori
14-06-2006, 00:51
CILSEL, Edgar (ZILSEL, Edgar)

CILSEL, Edgar (ZILSEL, Edgar), shkencetar i diturive natyrore, sociolog dhe filozof austr. (1891-1944). Ishte fizikan se pari ne Vjene dhe me vone ne Angli dhe SHBA. Bashkepunetor i «Rrethit te Vjenes» dhe ishte i aferm me fraksionin e majte te tij. U mor edhe me percaktimin koptimor te ligjeve te numrave te medhenj, me problemet e induksionit, gjeniut si dhe me problemet sociologjike te shkences bashkekohese.

Veprat kryesore: Das Anwendungsproblem (1916); Die Genieretigion (1918); Die Entstehung des Ge-niebegriffes (1926); Naturphilosophie (1928); Die sozialen Ursprunge der neuzfitlichen Vissenschaft (posth. 1976).

Administratori
14-06-2006, 00:52
CIMERMAN, Johan Georg

CIMERMAN, Johan Georg (ZIMMERMANN, Johann Georg), filozof dhe mjek gjerm. (1728-1795). Ne vepren e tij Mbi vetmine eshte i qarte ndikimi i Rusoit. eshte i orientuar ashper dhe ne menyre polemike kunder krishterimit si dhe kunder deizmit dhe iluminizmit.

Veprat kryesore: Ober die Einsamkeit (1756); Vom Nationalstolz (1758); Fragmente uber Friedrich den Grossen (3 vell. 1789).

Administratori
14-06-2006, 00:52
CIMER, Patricius Benedikt

CIMER, Patricius Benedikt (ZIMMER, Patritius Benedikt), teolog dhe filozof gjerm. (1752-1820). Preo-kupimet themelore filozofike te tij perqendrohen ne lidhshmerine e besimit dhe te diturise, te teologjise dhe te filozofise. Sidomos e pergenjeshtroi ashper filozofine e Kantit, duke provuar se sulmet e tij kunder krishterimit medoemos deshtojne, sepse «kri-hterimi qendron per nje shkalle me larte se filozofia e Kantit».

Veprat kryesore: Philosophische Religionslehre (1805); Philosophische Untersuchung uber den allgemeinen Verfall des menschlichen Geschle-chtes (3 vell. 1807); Untersuchungen Hber den Begriff und die Gesetze der Geschichte (1817).

Administratori
14-06-2006, 00:53
CIMERMAN, Robert (ZIMMERMANN, Robert)

CIMERMAN, Robert (ZIMMERMANN, Robert), filozof dhe estet austr. (1824-1898). Profesor ne Vjene dhe Prage. Sipas Cimermanit, filozofla eshte hulumtim i idese me qellim te vertetimit te normave per veprimtarine shkencore,artistike dhe etike. Bazen per te verteten, te bukuren dhe te miren C. e kerkoi vetem ne format dhe jo ne realitet. Ne punimet estetike kryesore te tij eshte nen ndikimin e estetikes formale te Herbartit (C. konsideronte se Herbarti eshte kantist besnik), e cila e kundershtonte te ashtuquajturen estetike lendore te Hegelit (para se gjithash te J. T. Fisherit). Konsiderohet se Cimermani eshte i pari shkrimtar i rendesishem i historise se estetikes si shkence filozofike.

Veprat kryesore: Philosophische Propadeutik (1852); Ober das Tragische und die Tragddie (1856); Geschichte der Asthetik als philosophische Wissenschaft (1858); Allgemeine Asthetik als Formwissenschaft (1856); Studien und Kritiken zur Philosophie und Asthetik (2 vell. 1870).

Administratori
14-06-2006, 00:53
CIMERMAN, Valter (ZIMMERMANN, Walter)

CIMERMAN, Valter (ZIMMERMANN, Walter), biolog dhe filozof gjerm. (1892 -). Sipas pozites themelore C. eshte evolucionist i orientuar ne menyre natyrore-shkencore.

Veprat kryesore: Grundfragen der Evolution (1948); Evolution (1953); Evolution und Naturphilosophie (1968).

Administratori
14-06-2006, 00:56
COHER, Rudolf (ZOCHER, Rudolf)

COHER, Rudolf (ZOCHER, Rudolf), filozof gjerm.(1887).Ne fillim i aferm me Shkollen neokantiste te Hajdelbergut, ndersa me vone u orientua kah ontologjia e shtresave te N. Hartmanit.

Veprat kryesore: Die objektive Geltungslogik und der Immanenzgedanke (1925); Geschichtsphilosophische Skizen (2 vell. 1933-34); Die phi-losophische Grundlehre(l939); Philo-sophie in Begegnung mit Religion und Wissenschaft (1955); Kants Grundlehre (1959).

Administratori
14-06-2006, 00:56
CVINGLI, Ulrih (ZWINGLI, Ulrich)

CVINGLI, Ulrih (ZWINGLI, Ulrich), reformator fetar zviceran (1484-1531). Studioi ne Berne, Vjene dhe ne Bazel, ne vitin 1506 behet magjister; orientohej sidomos ne studimet skolastike, te filozofise greke, romake dhe hebraike dhe ishte shume i arsimuar dhe nje nga humanistet me te medhenj te Zvicres. Me reforma, per cka ra ne konflikt me kishen katolike (duke refuzuar qysh ne vitin 1519 t'i paguaje papes renten vjetore), filloi ne Cyrih. U vra ne betejen e Kapeles, duke mbrojtur religjionin e ri te reformuar, kurse kufomen ia dogjen dhe hirin ia hodhen.

Ne punimet teorike te tij (sidomos ne 67 Schlussreden) mbeshtetet edhe ne Shkrimin e Shenjte dhe keshtu hedh poshte pushtetin absolut te papes, paraqitet kunder luksit dhe plangprishjes se kishes, ishte kundershtar i beqarise dhe i nderimit te figurave te shenjta. Ishte njohes i Erazmos dhe i takonte me disa teza teorike te tij rrethit te miqve dhe mbrojtesve te tij. I aferm ishte edhe me Piko dela Mirandolen, kurse ne tezat e tij etiko-praktike (ku orientohet gati gjithe veprimta ria e tij) jane te dukshme edhe ndikimet e stoicizmit.

Veprat kryesore:Von Klarheit und Gewissheit der Wortes Gottes (1522); Comentarus de vera et fal

Administratori
14-06-2006, 00:57
cADAJEV, Pjoter Jakovlevic

cADAJEV, Pjoter Jakovlevic (CAADAJEV, Pjotr Jakovljevic), filozof rus (1794-1856). Ne tete Letrat filozoHke te tij (te botuara ne revisten Teleskop) kritikoi radikalisht rrethanat shoqerore ne Rusi, por konsideronte se shoqeria e re nuk mund te themelohet me permbysjen politike. Ne kete aspekt ai dallohej prej dekabristeve, ndaj te cileve ishte i aferm. Pervec mendimit progresiv dhe kritik, c. ne letrat e tij paraqiti edhe nje seri tezash mistiko-religjioze. Kuptimin e ekzistimit te popullit rus c. e pa ne krijimin e nje rendi te ri dhe me te persosur dhe ne frymen i ideve te krishtera «te meshires se frymezimeve te fundit dhe me te mrekullueshme», te rendit ideal te pergjithshem njerezor dhe «te krijimit te mbreterise se perendise mbi toke ne te cilen do te zhduken te gjitha pabarazite dhe padrejtesite shoqerore».

Kryevepra filozofike: Letrat filozofike (posth. 1862).

Administratori
14-06-2006, 00:58
cERc, Alonzo (CHURCH, Alonzo)

cERc, Alonzo (CHURCH, Alonzo), matematikan dhe filozof amer. (1903--). Profesor ne Prinston dhe nje nga logjicietet kryesore bashkekohes te logjikes simbolike. Pervec tjerash, c. u perpoq te provoje se nuk mund te zbulohet kurrfare teknike e pergjithshme e cila do te mundesonte vertetimin ne menyre efektive te saktesise ose provueshmerise se gjykimit arbitrar aritmetik. Nepermjet aplikimit te drejtperdrejte te metodes se diagonalizimit ai nuk provoi vetem se nje teknike e tille u tregua e pasigurt, por vertetoi se supozimi mbi ekzistimin e saj shpie ne absurditet. Statusi induktiv i llogaritjes efektive perjashton, sipas c., cdo arsyetim te plote te propozimit te tij (te njohur si teze e cercit), mirepo ai paraqet arsyet qe identifikimi te konsiderohet i pranueshem e qe eshte perforcuar me zbulimin se te gjitha perpjekjet e karakterizimit te nocionit intuitiv u treguan ekuivalent tne noci-onin e rekursivitetit te pergjithshem. Ndonese disa (per shembull E. Mendelsoni) mohuan shume teza te cercit, ai me siguri - edhe si drejtor i revistes «The Journal of Symbolic Logic» ndikoi shume per zhvillimin dhe per-hapjen e logjikes simbolike.

Veprat kryesore: Altemative to Zermelo's Assumption (1927); A Note on the Entscheidungsproblem (1936); Setnantic Analysis (1951); Introducti-on to Mathematical Logic(956.

Administratori
14-06-2006, 00:58
cERMSHEVSKI, Nikolla Gavrilovic

cERMSHEVSKI, Nikolla Gavrilovic (CERNJlSEVSKI, Nikolaj Gavrilovic), kritik, letrar dhe estet rus (1828-1889). I takonte grupit te kritikeve dhe te mendimtareve me orientim materialist te filozofise revolucionare-demokratike ruse te shekullit XIX (bashke me Bjelinskin, Hercenin, Dobrolubovin dhe Pisarevin). Preokupimet themelore filozofike gati te te gjithe ketyre mendimtareve ruse jane te orientuara kryesisht ne planin estetik, perkatesisht ne fushen e kritikes ideore te veprave letrare dhe artistike te kohes se tyre. Ne kete grup cernishevski pa dyshim eshte njohesi me i mire i filozofise se atehershme bashkekohese (sidoraos gjermane).

Si kritik letrar c. kerkoi qe literatura te behet arme e luftes dhe e perparimit shoqeror. Ne vepren e tij me te njohur estetike «Marredheniet estetike te artit ndaj realitetit» e cila ndikoi dukshem ne teorine ruse te artit deri ne ditet tona, c. pohoi se nga perkufizimi «e bukura eshte jeta» -perkufizim te cilin e konsideronte konstitutiv per gjithe konceptin estetik te tij - del nga fakti se «bukuria me e larte eshte pikerisht ajo te cilen njeriu e has ne boten e realitetit, dhe jo bukuria qe krijohet nga arti». c., i cili perpiqet madje ta radikalizoje kritiken kunder Hegelit bere nga Fojerbahu, dhe i cili vazhdimisht dhe me kembengulje thekson se «realiteti eshte mbi endrrat», me pozicionin e vet «materialist», shpesh edhe pa vetedije per kete, degradon edhe njeriun dhe artin e tij dhe ne kete aspekt assesi nuk eshte - si mendojne disa shume i aferm me Marksin, por bile eshte qenesisht i kundert me te.

Kryevepra filozofike: Marredheni-et estetike te artit ndaj realitetit (1855); (Nder ne ne serbokroatishte u perkthye N. G. cernishevski: Estetid-ki i knjizevno-kritteki Clanci, '50).

Administratori
14-06-2006, 00:59
cERONI, Umberto (CERRONI, Umberto)

cERONI, Umberto (CERRONI, Umberto), filozof dhe jurist ital. (1926-). Si marksist u mor me shume me ceshtjet e teorise se pergjithshme dhe te filozofise se te drejtes. Redaktoi shume anuare (Teoria sovjetike e se drejtes, 1964; Mendimi politik, 1966).

Veprat kryesore: Kanti dhe te the-meluarit e kategorisejuridike; Marksi dhe e drejta modeme (1962); Teorite politike dhe socializmi.

Administratori
14-06-2006, 01:00
cEZARINI, Sforca Vidar

cEZARINI, Sforca Vidar (CESARINI, Sforza Vidar), filozof ital. (1886-1965). Profesor ne Rome. U mor kryesisht me filozofine e se drejtes. Kritikoi shume teza te neohegelianeve, duke provuar te keta sidomos te metat e natyres epistomeologjikojuri-dike.

Veprat kryesore: Principi filosofici di una nuova teoria del diritto (1911); Corso di filosofia del diritto (1942); L'eterna ragion di stato (1952).

Administratori
14-06-2006, 01:01
cIRNHAUS, Ehrenfrid Valter

cIRNHAUS, Ehrenfrid Valter (TSCHIRNHAUS, Ehrenfried Valter), filozof gjerm. (1651-1708). Ne studimet e tij gnoseologjiko-teorike perpiqet te ndermjetespj midis racionalizmit dhe empirizmit. Ai anticipoi, sipas shume historianeve te filozofise, disa mendime fundamentale te kriticizmit te Kantit. cirnhausi dallon tri shkalle te te menduarit filozofik: me poshte qendrojne «filozofet e fjaleve» te cilet jane mashtruar nga gjuha dhe kenaqen me poetizimin konceptual; dicka me larte jane filozofet qe merren me histori, kurse me larte jane fllozofet e njemendesise.

Kryevepra: Medicina mentis ac corporis (1687).

Administratori
14-06-2006, 01:02
cOMSKI, Nouem (CHOMSKY, Noam)

cOMSKI, Nouem (CHOMSKY, Noam). linguist dhe filozof amer. (1928 -). Eshte profesor ordinar i linguisti-kes ne Institutin e njohur Masacusets per teknologji (M.I.T.). eshte njeri nga teoricienet me te shquar nga fsuha e linguistikes se pergjithshme, perfaqesues i gramatikes transformative-gjenerative, programi i se ciles me te madhe i tejkalon programet standarde te linguistikes moderne. c. e kupton linguistiken si dege te psikologjise se njohjes, duke e kthyer ne kontekstin e psikologjise dhe te filozofise. Dhe derisa transformuese konsiderohet cdo gramatike e cila strukturen e dhene e shnderron, transformon ne nje tjeter, kurse gramatike gjenerative ajo e cila prodhon fjalite e ndonje gjuhe, sistemi qe e perpunoi comski me te drejte mban te dy keto atribute. Ne kete drejtim, gramatika te ai ka nje kuptim me te gjere sesa ai tradicional, duke perfshire ketu pos sintakses edhe mor-fologjine dhe te gjitha nivelet e tjera te struktures gjuhesore. ndonese shpeshhere i mohuar, c. me siguri ka luajtur rol te madh per paraqitjen e problemeve te reja, pastaj lidhur me shpjegimin e ri te esences se gjuhes dhe per afirmimin e trajtimit teorik mbi ate deskriptiv te paster.

Veprat kryesore: Syntactic Struktures (1957); Current Issues in Linguistic Theory (1964); Aspects of the Theory of Syntex (1965); Cartesian Linguistics (1966);.7bp/cs in the The-ory of Generative Grammar (1966); Language and Mind (1968); Permbledhja e veprave te N. c. eshte per-kthyer ne serbokroatishte ne '72 me titull Gramatika i um.

Administratori
14-06-2006, 01:03
D'ALAMBER, Zhan le Ron d'

D'ALAMBER, Zhan le Ron d'(D'ALEMBERT, Jean le Rond d'), filozof franc., fizikan dhe matematikan (1717-1783). Per shkak te talentit te rralle per matematike ne moshen 23 vjecare u pranua anetar i Akademise se shkencave te Frances. Shpirt i pavarur, i cili ne filozofine e tij bashkon disa tendenca karakteristike te ilumi-nizimit. D'A. i kushtohet shkences dhe me kete behet sipas fjaleve te tij pikerisht «skllav i lirise se vet». eshte pionier i shume shkencave ekzakte te shekullit XVIII. D'A. shtroi dhe zgjidhi disa ceshtje jashtezakonisht te rendesishme fizike, astronomike, matematike dhe te tjera (ekuacioni diferencial per vibracionin e telit, precesioni dhe mutacioni ne astronomi). eshte nje nga bashkepunetoret kryesore te perhershem te enciklopedise dhe autor i vepres se njohur Shqyrtimet hyrese ne Enciklopedi, ne te cilen jep nje paraqitje te permbledhur dhe te qarte te parimeve themelore te filozofise se tij. Sic ben pak ose me te madhe tere iluminizmi, edhe filozofia e D'Alamberit perpiqet te hedhe poshte cdo metafizike, duke iu drejtuar pervojes si te vetmit burim adekuat te njohjeve tona. «Te gjitha diturite tona te drejtperdrejta reduktohen ne ato qe i marrim nepermjet shqisave; nga kjo del se ne per te gjitha idete tona u detyrohemi ndijimeve». Ne frymen e tendencave te shekullit te ri D'A. e redukton detyren themelore te filozofise per zgjidhjen e ceshtjeve gnoseologjiko-teorike, sepse gnoseologjine, kete «fizike eksperfmentale te shpirtit» e konsideron disipline themelore filozofike. Me vone shprehen me shume elementet agnostike dhe orientimi pozitivist-scientist i gjithe filozofimit te tij i cili manifestohet ne «metoden e re». Kjo metode eshte antispekulative, empirike dhe natyrore-shkencore: parimi i kauzalitetit behet parim suprem. Filozofia nuk eshte shkence mbi substancen ose mbi parimet e pergjithshme te qenies, por aplikimi i mendjes mbi sendet e ndryshme te vecanta, mbi faktet e pervojes. Pikerisht kjo metode duhet te siguroje bazat e pergjithshme gnoseo-logjikoteorike per te gjitha shkencat e vecanta.

Ne Shqyrtimin hyres te tij, D'A. studion kushtet e lindjes se shkences dhe konsideron se keto, ne themel, korrespondojne me shtimin e nevojave njerezore sikurse edhe me kujdesin e njeriut per veteekzistim. Te gjitha diturite i ndau ne 3 grupe te medha, te cilat u pergjigjen tri aftesive te njeriut: kujteses i pergjigjet historia, arsyes filozofia, kurse imagjinates shkathtesite e bukura.

Iluminist, mirepo edhe shkencetar i kabinetit, doktrina abstrakte scientiste e te cilit nuk ka fituar popullarizim te gjere, empirist dhe agnostik qe nuk arrijti te kapercente dualizmin e themelte te filozofise se shekullit te ri, D'A. eshte perfaqesues tipik i atyre rrymave te shumellojshme dhe te pasura ne mendimin francez per shkak te cilave, pa marre parasysh te gjitha kundertheniet ideore dhe reale e quajten shekullin ne te cilin jetoi «shekull filozofik».

Veprat kryesore: Traite de dyna-mique (1743); Discours preliminaire de L'Encyclopedie (1751) Melanges de litterature, d'histoire et de philo-sophie (1752); Essai sur les elements de philosophie (1759).

Administratori
14-06-2006, 01:04
DAMASKIO

DAMASKIO, filozof grek (470 -?). Neoplatonist qe drejtoi shkollen filozofike te fundit deri ne vitin 529, derisa e mbylli Justiniani. Preokupimet themelore te D. synojne qe te ndermjetesoje me filozofine e tij ndermjet unitetit te pare absolutisht te pakuptueshem dhe te sferes inteligjibile.

Kryevepra: ceshtje mbi parimet e para (botuar ne latinishte nga J. Kopp ne vitin 1826).

Administratori
14-06-2006, 01:04
DARJES, Joahim Georg

DARJES, Joahim Georg (DARJES, Joachim,Georg), filozof gjerm. (1714-1791). Profesor ne Jene dhe ne Fran-kfurt. Kundershtar i filozofise se Volfit, i cili mohonte ashper determinizimin dhe mesimin mbi harmonine e percaktuar me pare.

Veprat kryesore: Elementa metaphysica (1743-44); Erste Griinde der philosophischen Sittenlehre (1750); Via ad varitatetn (1755).

Administratori
14-06-2006, 01:05
DARVIN, carls (DARWIN, Charles)

DARVIN, carls (DARWIN, Charles), natyralist anglez (1809-1882). Ndikoi shume ne gjithe botekuptimin e ri natyror dhe shkencor me teorine e njohur dhe epokale te tij mbi lindjen dhe ndryshimin e llojeve, me te cilen tre-goi evolucionin organik dhe shpjegoi historine e qenieve te gjalla nga format me te thjeshta te jetes. Nga faktet e ndryshimeve te jetes organike dhe te kushteve te veshtira te ruajtjes se llojeve, Darvini paraqiti edhe parimin e seleksionit, te zgjedhjes se me te fuqishemve ne lufte per jete dhe per ekzistence (struggle for life). Ky parim, i bartur ne menyre jokritike ne te gjitha fenomenet, dhe sidomos ne shoqeri, pati ne shume koncepte evolucioniste dhe filozofike, para se gjithash, ne koncepcionet sociologjike (i ashtuquajturi darvinizem social) shume ithtare, madje dhe disa «teoriciene» raciste.

Me problemin e te bukurit Darvini u mor para se gjithash nga aspekti i biologjise. Njekohesisht ai theksoi sesi ndenja per te bukuren eshte jashtezakonisht e fuqishme edhe te popujt primitive, dhe keshtu eshte e mbicaktuar edhe ndaj disa nevojave madje edhe themelore vituale. Keshtu, te keta edhe rrobat punohen me teper per shkak te stolisjes sesa per arsye te mbrojtjes dhe nxehtesise.

Veprat kryesore: On the Origin of Species by Means of Natural Selection (1839); The Variation of Animals and Plants under Domestication (1866); The Descent of Man and Selection in Relation to Sex (1871); The expression ofthe Emotion (1872).

Administratori
14-06-2006, 01:06
DEBORIN, Abram Moisievic

DEBORIN, Abram Moisievic (DEBORIN, Abram Moisijevic), filozof rus (1881-1963). Nga viti 1903 pjese-marres ne levizjen punetore, kurse nga viti 1928 anetar i PKBS, dhe akademik (nga viti 1929). Nje nga filozofet kryesore sovjetike i cili qysh nga viti 1905 beri lufte kunder mahizmit. Nga viti 1926-1930 ishte kryeredaktor i revistes «Nen flamurin e marksizmit». Shkroi shume punime nga historia e filozofise dhe e filozofise se mar-ksizmit. Ne punimin Lenini si mendimtar e karakterizoi Leninin si mendimtar te rendesishem, mirepo ne filozofi e konsideronte vetem nxenes te Plehanovit.

Sipas Deborinit, Plehanovi ne pergjithesi dha arsyetimin me te plote te marksizmit ne frymen e Marksit dhe te Engelsit dhe vetem ai arriti «ta shnderroje marksizmin ne bote-kuptim», keshtu qe drejtimi i Plehanovit i filozofimit eshte i vetmi orientim korisekuent ne gjithe literaturen marksiste boterore. D. konsideronte se lende e vertete e filozofise eshte para se gjithash metodologjia e pergji-thshme. «Dialektika materialiste si metodologji e pergjithshme duhet te pershkoje te gjitha shkencat empirike konkrete, sepse ajo eshte te thuash algjebra e shkences, e cila fut lidhje te brendshme ne permbajtjen konkrete». Divergjencat e mevonshme ne mendi-me ndermjet nxenesve te Plehanovit, Deborinit dhe L. Akselrodit, krijuan dy fronte ne filozofine sovjetike, kurse lufta ndermjet «mekanisteve» (ne krye me L. Akselrodin) dhe «dialekti-kaneve» (ne krye me Deborinin) zgja-ten nga viti 1925-1930. Ne rezoluten e KQ te janarit 1931, u kritikuan Deborini e «deborinasit» si «idealiste te menjshevizuar». Kjo kritike vazhdoi edhe me vone (Mitini e te tjere), pavaresisht nga deklaratat «autokritike» te atyre qe ishin nen zjarrin e kritikeve te pameshirshem (te inspiruar para se gjithash nga J. V. Stalini), keshtu qe Deborini u terhoq nga jeta aktive filozofike ne menyre qe nga viti 1956-1960 te botoi nje veper nga historia e doktrinave socialo-politike dhe disa artikuj ne revisten «ceshtje te fi-lozofise» sic jane: «Materializmi dhe dialektika ne filozofine e vjeter india-ne», «Teoricien i revizionizmit ba-shkekohes Fric Stenberg» e te tjere.
Pavaresisht nga nje seri njeanshmerish (para se gjithash te karakterit natyror-shkencor), si dhe te disa te zave dogmatike (per shembull kritika e tij kunder Llukacit), Deborini eshte nje nga emrat me te rendesishem te fi-lozofise sovjetike, i cili dha shume analiza origjinale dhe te thella filozo-fike.

Veprat kryesore: Uvod u filozofiju dijalekttekog materijalizma (Botimi 6, 1931); Ludwig Feuerbach (1923); Shqyrtime nga historia e materializmit e shekullit 17 dhe 18 (bot. 3, 1930); Hegeli dhe materializmi dialektik (1929); Lenini dhe kriza e fizikes me te re (1930); Filozofija dhe marksizmi (permbledhje artikujsh, bot. 3, 1930); Socialno-politideskie udenia novoga vremeni (1958). Filozofia dhe politika (1961).

Administratori
14-06-2006, 01:07
DEKART, Rene (DESCARTES, Rene - Cartesius Renatus)

DEKART, Rene (DESCARTES, Rene - Cartesius Renatus), filozof, matematikan dhe fizikan franc. 1596-1650). Pas kryerjes se shkolles se jezuiteve shkoi ne ushtrine e princit holandes dhe pastaj te mbretit te Bavari-se. Udhetoi neper Holande, Gjermani, Zvicer dhe Itali, «duke studiuar librin e madh te botes», meqe ishte i zhgenjyer nga dituria skolastike dhe i bindur per nevojen e reformes se themelte te te gjitha fushave shkencore. Ne vitin 1629 vendoset ne Holande, ne te cilen gjeten strehim nga persekutimet shume shkencetare perparimta-re. Pasi degjoi per denimin e Galileut, deshi ne castin e deshperimit t'i djege te gjitha doreshkrimet e veta, mirepo megjithate vazhdoi te punoje dhe ne menyre anonime shtypi disa vepra te tij. Ne vitin 1647 edhe ne Holande u ndalua perhapja e kartezianizmit, kurse veprat e Dekartit me vendim u dogjen publikisht. Dekarti iku nga Ho-landa dhe me thirrjen e mbretereshes se Suedise - Kristines shkoi ne Shtokholm, ku se shpejti pas nje ftohjeje te rende vdiq.
Dekarti, «babai i filozofise se kohes se re», eshte nje nga mendimtaret me te medhenj racionaliste te te gjitha koheve. Pas disa kaptinave kryesisht biografike te cilat ne realitet jane teza hyrese - ne pjesen e katert te Traj-teses mbi tnetoden te njohur te tij - liber i cili u botua ne frengjishte, dhe jo ne gjuhen tradicionale latinishte ar-rin te qendrimi fundamental i tij, problematika dhe zgjidhja e te cilit paraqesin skeletin e tere filozofise se tij, kurse me vone edhe te racionalizmit te kohes se re.

Pakenaqesia ndaj gjithe gjendjes se deriathershme te shkencave shnderrohet ne dyshim qe perfshin tere permbajtjen e vetedijes. Te gjitha gjerat qe kane hyre ne vetedijen time si permbajtje e saj, mund te jene gjithashtu rezultat i fantazimit dhe i genjimit te shtremberuar, sikur eshte per shembull genjimi qe e perjetojme ne gjume. Mund te supozoj dhe te perfytyroj se nuk kam trup, se nuk ekziston as bota, as vendi mbi te cilin qendroj. Per me teper, mund te dyshojme edhe ne perendine dhe te supozojme se jemi krijuar ne nje menyre e cila do te na genjente gjithmone. Gjithcka, cdo permbajtje mund ta perfytyrojme: se nuk ka as toke, as qiell, se jemi pa duar, pa kembe, pa trup. Mirepo ne te njejten kohe kur keshtu mendojme, derisa keshtu dyshojme, e vetmja gje per te cilen nuk mund te dyshohet eshte vete ky dyshim, domethene mendimi, sepse edhe derisa mendohet se gjithcka eshte e shtrember, medoemos ai qe mendon eshte, ekziston: Cogito, ergo sum. Ketu, pra, eshte zbuluar per te paren here baza e sigurt, e kjo eshte ai «fillimi i kulluar» (Hegeli), mbi te cilin me vone u ndertua tere sistemi, ketu eshte thene se fryma nuk njeh asgje, as perpara as me mire as me qarte nga vetvetja. Rezultati, pra, i skepses metodike te Dekartit nuk eshte i njejte si te skeptiket, dyshimi, por vertetesia. Mendimi eshte pikenisje e botes, esenca e tij dhe mundesia e vete sigurise se njohjes. Kjo eshte ajo forme e clirimit te njeriut, e cila karakterizohet me pavaresimin mijevjecar nga stagnimi spekulativ i filozofise kishtare dhe e cila ne kete mendim te ri dhe te cliruar, vetvetes i shtron ligjesi qe ne to per vete te clirohet vete.
Por dyshimi megjithate, per vete dhe ne vetvete, flet mbi papersosurine. D. me fjale te tjera pyet nga lind te njeriu mundesia qe te mendoje mbi dicka me te permbaruar sesa qe eshte vete, ngase te gjitha rruget e tij cojne ne dyshim, domethene ne papersosuri. Nga i ka njeriu njohjet e verteta dhe te persosura kur vete eshte i pa-persosur? Per ta zgjidhur kete problem, D. e fut perendine, e cila rrenjos brenda nesh idene e njohjes adekuate, te persosur dhe absolute. Perfytyrimi i qenies se persosur nuk mund te dale nga une qe jam tejet i papersosur. Njekohesisht, nderkaq, sa me e madhe eshte persosuria objektive e cdo ideje tane, aq me i madh duhet te jete shkaku i saj. D. me kete ne realitet perterin edhe vertetimin ontologjik per ekzistimin e perendise, sipas te cilit vete nocioni i qenies me te persosur perfshin ne vete domosdoshmerine e ekzistimit te perendise. Kualiteti the-melor i njohjes se vertete, sipas Dekartit, eshte te jete e qarte dhe e kuptueshme. cdo gje qe na jepet ne kete menyre eshte vete e verteta. ( O m n e est verum quod valde clare et distincte percipio).

Ne ne, sipas Dekartit, ekzistojne dy shfaqje te vetedijes: njohja intelektuale perkatesisht kuptimi dhe dashja ose veprimtaria e vullnetshme. Te gjitha te tjerat (perceptimi, deshirat, kundershtimi) jane vetem menyra te kuptimit ose dashje. Kur perceptojme ne menyre te qarte dhe te kuptueshme, atehere me siguri nuk gabojme. Mirepo, vullneti qe shtrihet mbi cdo gje dhe te cilin mund ta quajme te pakufizuar, shpesh zgjerohet edhe pertej asaj qe njohim qarte, dhe kjo behet shkak i gabimeve tona. Mirepo, megjithate, shtrirja e gjere e vullnetit mbi gjithcka - qe i pergjigjet natyres se tij provon lirine e vullnetit, ku edhe qendron madheshtia e njeriut. «Nuk lavderohen automatet qe me saktesi kryejne te gjitha levizjet per te cilat jane rregulluar, sepse medoemos i kryejne keshtu, por lavderohet krijuesi i tyre, qe i ka punuar aq saktesisht, ngase nuk i ka thurur sipas nevojes, por me vullnetin e lire». .

Tezat themelore ontologjike te Dekartit provojne qarte dualizmin e tij; ekzistojne dy substanca: materia dhe fryma. Derisa per frymen eshte karakteristike mendimi, materia reduktohet ne shtrirje dhe levizje. Ajo qe shtrihet nuk mendon, ajo qe nuk ka shtrirje, mendon. Ne shume teza te veta (sidomos ne fizike) si mekanicist konsekuent, D. mbrojti edhe mesimin mbi unitetin material te botes. Substanca unike materiale nuk lejon qe prane saj ne natyre te ekzistoje cilado materie tjeter, as cfaredo qe eshte jomateriale. Andaj, D. nuk pranon ekzistimin e hapesires se shprazet, «kurse levizja e nje trupi ose i nje korpuskule, nuk mund as te perfytyrohet, sepse cdo le-vizje supozon levizjen reciproke, rrjedhen rrethore te materies». Por kete materie. sipas Dekartit e ka krijuar perendia, e cila njekohesisht edhe e para e vuri ne levizje. Te gjitha trupat kozmike dhe sistemi i gjithesise marre ne teresi krijohen me tej me anen e proceseve te pastra mekanike: ne vete themelet e formimit te botes qendroj-ne rrymat vorbulluese te materies.

Parimet mekanike te veta D. i zgjeron dhe ne kuptimin e jetes, keshtu qe qenia e gjalle per te eshte vetem nje automat i komplikuar qe u nenshtrohet te gjitha ligjeve mekanike. Ne kete drejtim ai eshte gjithashtu nje nga the-meluesit e fiziologjise mekanike. Si ndermjetes midis trupit dhe shpirtit, i cili mundeson ndikimin reciprok te njeres ne tjetren prej ketyre dy substancave plotesisht te ndryshme dhe reciprokisht te pavarura, ekziston, sipas Dekartit, nje gjender e vecante, e cila gjendet ne mesin ndermjet te dy hemisferave te trurit. Ketu eshte edhe vete vendi i shpirtit.
Pervec zbulimeve gjeniale matematike te veta dhe te njohjes ne fushen e fizikes, D. ndikoi dukshem. edhe ne zhvillimin e psikologjise. Psikologjia e tij e pasioneve eshte perpjekje e pare e nje teorie te ndjejshmerise, te bazuar ne pikepamjen e tij mbi fiziologjine dhe teorine e shpirtrave animale.

Me gjithe kufizimet e teresishme te kushtezuara nga gjendja e atehershme e shkences, si dhe ne pergjithesi nga rrethanat dhe tendencat shpirterore te kohes ne te cilen jetoi, me gjithe tezat e tij vulgaro-mekanike dhe njeanshmerisht racionaliste, filozofia e Dekartit paraqiste nje epoke te re ne zhvillimin e te menduarit njerezor. Thelbi i revolucionit filozofik te Dekartit qendron ne pohimin se kurrgje s'ka te drejte te kete nje autenticitet te tille sikurse e kane njohjet njerezore te qarta dhe te kuptueshme. Te gjitha pohimet e tjera duhen reduktuar ne keto njohje dhe te verteta njerezore, per t'u bere edhe vete te verteta. Duke provuar guximshem keto njohje si njohje te vetme autentike, D. ne studimet e tij njekohesisht hodhi poshte paragjykimet mijevjecare, besimin ne autoritete, ne mistike dhe ne genjeshtra duke ndertuar mbi themelet e skolastikes se rrenuar, ne menyren e vet edhe sot te fresket, interesante dhe te gjalle te te menduarit, nje filozofi te besimit racional ne mundesite njohese te njeriut, nje filozofi optimiste te ar-syes njerezore.

Veprat kryesore: Prakticna i jasna pravila rukovodena duhom u istrazivanju istine
(serb.) (1631); Traite du monde uo de la lumiere (1633); Rasprava o metodi pravilnog upravljanja umo/ri i trazenja istine u naukama (1637) (serb.) Meditationes de prima philosophia (1649); Principia philosophiae (1664); Les passions de l'ame (1649); (nuk eshte e sigurt a eshte kjo veper e D.); L'home et traite de la for-mation du foetus (posth. 1664); Correspondance.

Administratori
14-06-2006, 01:08
DELAKROA, Anri (DELACROIX, Henri)

DELAKROA, Anri (DELACROIX, Henri), filozof franc. (1873-1937). Profesor ne Sorbone. Preokupimet themelore te Delakroas perqendrohen nga studimi i doktrinave te ndryshme mistike dhe hulumtimeve estetike deri te problemet relevante psikolpgjike (para se gjithash te psikologjise se te menduarit, gjuhes e tjera). Perkunder gjithe orientimit te psikologjise natyrore-shkencore, «psikologjise se funksioneve te uleta te ndiesise», Delakroa konsideronte se lenda themelore e psikologjise eshte studimi i funksio-neve te larta shpirterore te njeriut. Pavaresisht nga fakti se edhe arti dhe loja jane argetim, prapeseprape artin si realizim dhe objektivitet duhet dalluar nga loja.

Veprat kryesore: Essai sur le mysticisme spekulatif en Allemagne au XIV e siecle (1900); Etudes d'histoire et de psychologie dy mysticisme (1908); La religion et la foi (1922); La langage et la pensee (1924); Psicholo-gie de l'art (1927) L'enfant et la langa

Administratori
14-06-2006, 01:08
DELBEF, Zhozef Remi Leopold

DELBEF, Zhozef Remi Leopold (DELBOEUF, Joseph Remy Leopold),filozof belg. (1831-1896). U mor me matematike, biologji dhe psikologji. Duke studiuar vecanerisht hipnozen, pohoi se sugjestiviteti eshte baze e cdo hipnoze. Disa vepra te tij dhane impulse edhe per trajtimin matematik te logjikes.

Veprat kryesore: Prolegomenes philosophiques de la geometrie (1860); De la psychologie comme science naturelle (1876); Logique algoritmique, essai d'un systeme de signes appliques a la logique (1877); De l'origine des effets curatifs de l'hypno/me (1877).

Administratori
14-06-2006, 01:11
DELBOS, Viktor-Etjen-Mari-Zhysten

DELBOS, Viktor-Etjen-Mari-Zhysten (DELBOS, Victor-EtienneMarie Justin), filozof franc. (1862-1916). Profesor i filozofise ne Sorbone, anetar i Akademise. Kryesisht u mor me historine e filozofise dhe para se .gjithash me Kantin dhe filozofine franceze.

Veprat kryesore: La philosophie pratique de Kant (1905); Le spinozis-me (1916); Figures et doctrines de philosophie (posth. 1918); La philo-sophie francaise (posth. 1919); De Kant aux PostKantiens(poslh. 1940).

Administratori
14-06-2006, 01:11
DEMBROVSKI, Edvard

DEMBROVSKI, Edvard (DEM-BROXVSKI, Edward), filozof polak (1822-1946). Socialist utopist me orientim demokratik revolucionar. Me pikepamjet filozofike eshte perfaqesues i rrymes majtiste te hegelianizmit polak dhe i filozofise specifike aktiviste.

Veprat kryesore: Disa mendime mbi eklekticizmin (1843); Mendime mbi te kaluaren e filozofise (1845).

Administratori
14-06-2006, 01:12
DEMF, Alois

DEMF, Alois (DEMPF, Alois), filozof gjerm. (1891 -). Profesor ne Bon, ne Vjene dhe ne Munih. Preokupimet themelore te A. Demfit perqendrohen ne kuadrin e studimit te historise se filozofise mesjetare. Pikepamja e tij si «filozofia e filozofise» perkatesisht si vetekritika e filozofise, perfundon ne «antropologjine kritike» specifike, te 'ngjyrosur ne forme te krishtere dhe re-ligjioze.

Veprat kryesore: Die Hauptfortnen der Mittelalterischen Weltanschauung (1925); Ethik des Mittelalters (1927); Metaphysik des Mittelal-ters(1930); Kulturphilosophie(1932); Religionsphilosophie (1937); Cristliche Philosophie (1938); Selbstkritik der Philosophie und vergleichende Philozophiegeschichte (1947); Theoretische Antropologie (1950).

Administratori
14-06-2006, 01:13
DEMOKRITI

DEMOKRITI, filozof grek (rreth 460-370 p.e.r.). Lindi ne Abdere te Trakise; udhetoi ne Egjipt dhe Babiloni dhe nje kohe qendroi edhe ne Athine. Nga shume vepra te tij te cilat perfshinin te gjitha fushat e interesimit te atehershem shkencor («K.y, si duket, per cdo gje ka medituar» -Aristoteli) jane ruajtur vetem fragmentet. Shkroi mbi teorine e njohjes, etiken, fiziken, matematiken, astronomine. Mirepo mbi te gjitha veprat e tij me shume dime nga veprat e filozofeve te tjere (para se gjithash te Aristotelit dhe te Diogjen Laertit) sesa nga veprat e tij (jane ruajtur 299 fragmente origjinale te Demokritit). Demokriti eshte perfaqesuesi me i rendesishem i atomizmit ne filozofine antike dhe materialist konsekuent.

Doktrina e tij ne themel sintetizon filozofine e eleasve (sidomos te Parmenidit) mbi nje qenie te pandare dhe ate te Herkalitit mbi ndryshimin e panderprere te cdo gjeje ekzistuese. Sipas tij, tere njemendesia eshte e thurur vetem nga atomet dhe nga hapesira e shprazet. Atomet jane therrmija kuantitativisht me te imta te cilat mund t'i fitojme duke ndare materien. Atome ka pafundesisht shume, jane hapesinore, te pandryshueshme, te pandara dhe elemente te padukshme te cdo gjeje ekzistuese.

Midis tyre dallohen vetem nga madhesia, forma dhe pozita, ndersa levizja e tyre eshte e perhershme sikurse edhe vete ato. cdo gje qe lind, krijohet me bashkimin e atomeve kurse cdo gje qe zhduket eshte rezultat i ndarjes se tyre. Veprimi i atomeve njeri ne tjetrin zhvillohet nepermjet kontaktit dhe goditjes per shkak se atomet me te renda, qe godisin te lehtit, bien me shpejt. Nga levizja e atomeve ne rreth krijohet vorbulla qe eshte fillim i krijimit te boteve. Botet, sipas D. krijohen dhe zhduken, «shkaterrohen njera nga tjetra duke goditur njera tjetren», domethene atehere kur bota me e madhe mund te voglen. Por bota ka pafundesisht shume - sikurse qe ka pafundesisht kombinime te llojllojshme te atomeve-ndersa prej ketyre boteve vetem nje eshte kjo bote ne te cilen jetojme.

Sipas Demokritit, tere te ndodhurit eshte i determinuar dhe zhvillohet sipas ligjeve te domosdoshme mekanike rigoroze. Meqe gjithe realiteti eshte i perbere nga atomet, ashtu edhe cdo gje eshte e strukturuar nga nje lloj i caktuar i ketyre therrmijave me te imta; token e perbejne atomet e renda, zjarrin atomet e vogla, te rrumbulla-keta dhe te lehta, kurse shpirtin e perbejne atomet me te holla dhe me te levizshme, te rrumbullakta dhe te lemu-ara, te cilat jane renditur neper gjithe trupin, keshtu qe pas vdekjes shkakterrohen.

Ne kuadrin e problematikes teorike te njohjes D. mbroi tezen se kualitetet ndijore (per shembull ngjyrat, ngrohtesia, kenaqesia) jane vetem subjektive dhe relative, keshtu qe ekzistojne vetem per ne dhe jo ne vetvete; keto kualitete, pra, nuk jane cilesi te vete sendeve qe ekzistojne pavaresisht nga ne. Te perceptuarit ndijor, nderkaq, zhvillohet ne menyre qe «idolet» perkatesisht «figurat e vogla» te vete sendeve hyjne nepermjet organeve ndijore ne shpirt. Ketu per te paren here eshte dhene ne menyre naive teoria realiste e njohjes, elemen-tet e shutnta te se ciles ne esence ngelin edhe ne disa teza te teorise materialiste te pasqyrimit. Sistemi atomik i Demokritit nuk le vend per veprimin e perendive, meqe cdo gje eshte rigorozisht kauzale dhe e determinuar me kombinimin e atomeve te ndryshme. Andaj edhe ne etike Demokriti (nga veprat e tij etike jane ruajtur me shume fragmente) pohoi se njeriu ne vete nuk ka shpirt qe do te ishte me origjine transcendente dhe hyjnore. Nderkaqe, kuptimi i veprimit te njeriut nuk eshte ne arritjen e kenaqesise trupore te kalueshme, por te arrije nje pasuri sa me te vazhdueshme dhe me te vlefshme te shpirtit, kthjellesine dhe qetesine e tij. «Persosuria e shpirtit korrigjon dobesine e trupit, mirepo qendresa e trupit pa urtesi nuk e ben shpirtin aspak me te mire». Duke qen-druar keshtu ne thelb ne pikepamjen intelektualiste sikurse edhe Sokrati, D. ne realitet i shnderroi disa teza te veta gnoseologjiko-teorike edhe ne kategori etike. Sipas teorise evolucioniste te Demokritit, nga balta jane krijuar qenie te atilla te cilat kane jetuar ne toke dhe ne uje, dhe vetem pas kesaj ato qe kane jetuar vetem ne toke. Sipas tij, qeniet vazhdimisht ndryshojne ne llojet e tyre: te paaftat per nje lufte ekzistenciale duhet te zhduken per t'ua leshuar vendin llojeve te afta. Vetetn pas nje evolucioni te gjate, pasi natyra ka kaluar neper shume forma te organizimit te jetes se kafsheve, u shfaq ne fund edhe njeriu.

Nje nga sistematizuesit me te medhenj te kohes ne te cilen jetoi (andaj Vindelbandi e ve prane Platonit dhe Aristotelit), bashkekohaniku i Anaksagores por edhe i Sokratit, Demokriti ne realitet, duke pasur parasysh pro-blemet te cilat i shqyrtoi, megjithate i takoi periudhes se pare kozmologjike te mendimit filozofik grek. Andaj problemet dhe filozofia e tij nuk kane me ndonje ndikim te qenesishem ne Athine, e cila preokupimet e veta kryesore filozofike i kishte barte ekskluzivisht ne planin antropologjik. Megjithkete, me zgjidhjet e veta te guximshme, Demokriti eshte padyshim nje nga mendimtaret materialiste me te medhenj dhe me te gjithanshem qe ka pasur ndonjehere Greqia.

Veprat kryesore: Fragmentet: Di-els; Die Fragmente der Vorsokratiker. Ne gjuhen serbokroate fragmentet e Demokritit jane perkthyer ne librin: Atomisti Leukip i Demokrit (1950).

Administratori
14-06-2006, 01:15
DESOAR, Maks (DESSOIR, Max)

DESOAR, Maks (DESSOIR, Max), filozof gjerm. (1867-1947). Profesor ne Berlin, themelues dhe botues i Revistes per estetike dhe shkencen e pergjithshme te artit qe botohet nga viti 1906.

Distinkcioni themelor i Desoarit ndermjet estetikes dhe shkences se pergjithshme mbi artin, niset nga supozimi se fusha e estetikes eshte me e gjere nga fusha e artit (sepse perfshin edhe natyren si dhe shume te dhena te jetes se perditshme) - por edhe arti permban ne vete nje domethenie me te thelle dhe me te madhe se fusha estetike te cilen e perfshin. Arti per shembull formeson permbajtjen religjioze, politike, sociale, etike e te tjera, keshtu qe funksioni i tij i njemendte ne jeten shpirterore dhe sociale e tejkalon shume kenaqesine estetike. Me E. Uticin D. esht themelues i «shkences se pergiithshme mbi artin» e cila ne nje menyre te vecante bashkon disa aspekte te estetikes, te teorise se disa llojeve te artit dhe te historise se artit.

Shkenca e pergjithshme mbi artin - ndryshe nga estetika e cila merret me te bukuren - perpiqet te percaktoje origjinen, thelbin, vleren dhe raportet reciproke te artit. Perkunder unitetit konceptual, perkunder «konstruktivizmit te dhunshem» qe eshte pasoje e domosdoshme e insistimit ne unitetin e idese filozofike, shkenca e pergjithshme mbi artin deshiron te evitoje ate «mbytje te jetes» qe eshte karakteristike per apriorizmin spekulativ. Mirepo shkenca mbi artin e cila do te duhej te ishte «suaze ne te cilen derdhen natyrshem te gjitha rezultatet e te marrit me art, te arritura ne te gjitha anet dhe shpesh krejtesisht ne menyre te izoluar», me orientinnin e vet ne themel shkencor dhe pozitivist, nuk arriti gati ne asnje nga programet e shtruara te veta ambicioze. Misioni gjoja «ndermjetesues» ndermjet hulumtimeve estetike dhe empirike, per-fundon shpesh ose ne eklekticizmin tipik, ose ne ndryshimet e pafundme te tezave qysh moti te njohura dhe shpeshhere banale mbi artin.

Veprat kryesore: Geschichte der neueren deutschen Psychologie (1894); Asthetik und allgemeine Kunstwissenschaft (1906) - Estetika i opca nauka o umjetnosti, perkth. serbokroatisht -; Lehrbuch der Philosophie (1925); Beiträge zur allgemeinen Kunstwissenschaft (1929); Die Rede als Kunst (1940).

Administratori
14-06-2006, 01:15
DESTYT D'TRASI, Antoan Lui-Klod

DESTYT D'TRASI, Antoan Lui-Klod(DESTUTT DE TRACY, Antoine Louis Claude), filozof franc. (1754-1836). Mori pjese aktive ne shume ngjarje politike ne kohen e revolucionit, ishte anetar i Konstituantes, anetar i senatit, per, kurse ne vitin 1814 propozoi permbysjen e Napoleo-nit. Nen ndikimin e Lokut dhe te Kondiakut zhvilloi nje filozofi sensu-aliste specifike, mirepo perpiqet te zbuse disa konsekuenca te saj radika-le. Si argument per ekzistimin real te botes se jashtme, theksoi ndjenjen e rezistences te levizja e bere me qellim. Se bashku me Kabanisin, Volneun, Garatin dhe te tjeret, eshte nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te grupit te te ashtuquajturve ideologe. Shkencen e tij mbi idete te cilen e quajti ideologji dhe e cila eshte e aferm me psikologjine specifike gjenetike, perkatesisht «me analizen e inteligjences se njeriut», perpiqet ta beje vecanerisht te dobishme per te ashtuquaj-turen filozofi praktike per politiken dhe per etiken.

Veprat kryesore: Elements d'ideologie (1801-1815); Logique (1805); Commentaire sur l'esprit des lois de Montesquieu (1819); Tratie de la v-lonte(ms).

Administratori
14-06-2006, 01:16
DERRIDA, Zhak (DERRIDA, Jacques)

DERRIDA, Zhak (DERRIDA, Jacques), filozof franc. (1930 - ). Profesor ne Paris. U perpoq nepermjet projek-tit te gramatologjise dhe jo semiologji-se, e cila vetem deshifron shenjat duke gjurmuar ndonje shenje definitive - te themelonte filozofine e te shkruarit dhe te ashtuquajturit «ndryshim». Sipas tij, gramatologjia e cliron Janusin, perendine me dy fytyra, figure me shenje te dyfishte, ruajtesin e gjuhes te mbyllur pas dyerve te transmisionit gojor, dhe ne dobi te perendise «me te vjeter» Totit, perendise shkrues. Te mendosh mbylljen e perfytyrimit do te thote, sipas D., te mendosh ne menyre tragjike, jo si perfytyrim te fatit por si fat te perfytyrimit, domosdoshmerine e saj te paarsyeshme dhe te pafund.

Veprat kryesore: La Voix et la Phenomene (1967); L'Ecriture et la Difference (1967); De la grammatologie (1968); La Dissemination (1972); Dispositions (1972); Marges (1972).

Administratori
14-06-2006, 01:16
DeLeZ, Zhil (DELEUZE, Gilles)

DeLeZ, Zhil (DELEUZE, Gilles), filozof franc. (1925 - ). Profesor i filozofise ne Paris. eshte i njohur para se gjithash me studimet e thelluara mbi Nicen. Organizator i simpoziumit mbi Nicen ne Rayamonte.

Veprat kryesore: Empirisme et subjectivite (1935); Nietzsche et la philosophie (1962, perkthyer ne gjermanishte ne vitin 1976).

Administratori
14-06-2006, 01:17
DICGEN, Jozef (DIETZGEN, Joseph)

DICGEN, Jozef (DIETZGEN, Joseph), filozof gjerm. (1828-1888). Autodidakt, me profesion lekureregjes. Socialdemokrat qe ka vend specifik ne historine e mendimit marksist. Ne vepren e Dicgenit eshte i qarte talenti i natyrshem dhe i fresket, penda e ashper, entuziazmi per mendimin Marksit, por edhe synimi per ta thjeshtesuar, madje edhe mungesa e njohurise themelore nga disa fusha te filozofise, e qe si rezultat kemi nje konfuzion dhe pseudorevolucionaritet. Si mbrojtes i zjarrte dhe i sinqerte i progresives ne filozofi, Dicgeni, sipas mendimit te disa aderuesve dhe interpretuesve te vet, plotesoi me sukses Marksin, ngase ky, gjoja, nuk krijoi nje baze filozofike me te thelle dhe me te hollesishme e te perpunuar te botekuptimit te vet. Kjo ambicie e Dicgenit nderkaq nuk eshte reale, ngase ai gjithmone ne krahasim me Marksin ka ngele njemend ne nivelin e diletantizmit filozofik.

Duke luftuar kunder filozofise idealiste, kunder atyre «fantasteve» qe «deshirojne» te thuash te krijojne nje fryme te shenjte, e cila ne forme te pellumbit fluturon mbi mekaniken, ky autodidakt nga Blakenburgu vazhdi-misht dhe ngulmas theksoi se cdo gje bazohet ne sensualitetin e prekshem dhe se e verteta mund «te nuhatet» «te shihet» dhe «te degjohet». Dicgeni pohoi se «nga rinia e hershme kishte nisur te menditonte mbi nevojen e botekuptimit te plote dhe sistematik», dhe «ne fund gjeti kenaqesi ne njohjen induktive te aftesise se njeriut per te menduar». Mirepo rezultatet e filozofimit te tij nuk perputheshin me planet jomodeste te tij, keshtu qe jane te deplasuara pohimet e dicgenisteve, aderuesve te pakufizuar te filozofise se tij (E.Unterman, E. Dicgen e te tjere) se vetem ai e plotesoi materializmin historik (te cilin e themeloi Marksi) me teorine e njohjes dhe dialektiken. Kjo, nderkaq, nuk do te thote se duhen nencmuar perpjekjet e ketij autodidakti te vyeshem qe pati pa dyshim deshira dhe qellime te mira te ndihmonte per formimin e nje logjike dhe filozofie dialektike ne baza mate-rialiste. Andaj edhe disa qendrime polemike te tij, te perjetuara thelle dhe te mbrojtura me afsh, me te cilat sulmon thjeshte dhe fuqishem tere urtesine e venitur te profesorit te filozofise idealiste bashkekohore te kohes se tij.

(«Merrem me filozofi me qellitn degradimi te kesaj mesueseje te madherishme», ose «disa shkenca mund te mbesin ne kompetencen e eksperteve, por te menduarit jo»), do te mbesin dokument perparimtar te kesaj epoke.

Veprat kryesore: Das Wesen der menschlichen Kopfarbeit (1869); Br-efe iiber Logik, speziell demokratisch proletarische Logik (1880-83); Das Acquisit der Philosophie (1887); Streifziige eines Sozialisten in das Gebiet der Erkenntnistheroie. Te gjitha veprat i botoi E. Dicgeni, 3 vell. ne vitin 1911.

Administratori
14-06-2006, 01:19
DIDRO, Deni, (DIDEROT, Denis)

DIDRO, Deni, (DIDEROT, Denis), filozof dhe iluminist franc. (1713-1784). Duke refuzuar, pas shkollimit te jezuitet, oferten per t'u bere prift, jetoi si boem letrar, duke siguruar ekzistencen me instruksione dhe perkthime. Se shpejti njihet me Rusoin, D'Alamberin, Holbahun dhe me iluministet e tjere dhe botoi disa vepra te shtypura ne menyre anonime kunder fantazimit fetar dhe ne pergjithesi anciem regimes. I kercnuar vazhdimisht nga persekutimet dhe burgjet dhe nen mbikeqyrjen rigoroze te policise, D. megjithkete, filloi te bente pergatitje per botimin e vepres me te madhe te mendimit materialist te iluminizmit francez, te Enciklopedise se madhe.

Enciklopedia e pare dhe me e njohur franceze eshte e lidhur ne menyre te pandashme me emrin e Denis Didroit. Ai shkroi per kete me shume artikuj nga fusha e filozofise, artit dhe e zejeve dhe deri ne fund mbeti redaktor i saj dhe kur te gjithe te tjeret u frikesuan nga terrori dhe raprezaljet, ai nuk u dermua, por vetem, pas nje lufte te veshtire, botoi vellimin e fundit, pas te cilit u shtypen yetem shtesat dhe regjistrat. Pavaresisht nga nje varg inkonsekuencash dhe bile nga menyra ezopike e te shprehurit (per te cilen enciklopedistet ishin te detyruar per te evituar ndalimet e shpeshta te botimeve), Enciklopedia, se ciles vulen themelore ia dha Didroja, eshte kryeveper e vertete e frymes progresive ateiste dhe materialiste franceze, e cila dha impulse jashtezakonisht te rendesishme dhe frytedhenese per zhvillimin e metejme te kultures evropiane si dhe bazen ideore te atyre aksioneve revolucionare qe pikerisht qendronin para Frances dhe botes. Ne Enciklopedi njemend eshte paraqitur «pasqyra e pergjithshme e perpjekjeve te mendjes njerezore te te gjithe popujve dhe ne te gjitha kohet», dhe jane vertetuar edhe elementet themelore ideore te shkaterrimit te shoqerise se vjeter dhe provuar nevoja imperative e depertimit me te guximshem ne drejtim te njohjeve te reja mbi shoqerine e ardhmerise.

Ne nje numer te madh te veprave filozofike, te eseve dhe te observimeve te rendesishme letrare, D. paraqiti nje varg tezash lucide, duke mos krijuar, nderkaq, kurre nje sistem filozofik te rumbullakesuar dhe te nxjerre ne me-nyre konsekuente. Duke kaluar rrugen nga deisti te ateisti, D. u be nje nga kritiket me konsekuente te moralit religjioz, materialist i bindur dhe iluminist. sipas tij, materia eshte aktive, e perbere nga therrmija shume te imta, me bashkimin mekanik dhe ndarjen e te cilave cdo gje ndodh ne natyre. Arsyeja dhe njohja bazohen ne ndjejshmerine e pergjithshme te botes materiale. D. e shpjegoi jeten si organizem ne te cilin atomet bashkohen dhe gershetohen reciprokisht ne ate menyre sa nuk krijojne vetem nje strukture te jashtme, por perbejne nje teresi integrale. Ne pikepamjet e tij mbi zhvillimin e shoqerise dhe te historise, D. eshte iluminist tipik: ai besonte se progresi i njerezimit varet nga idete qe ndikojne ne zhvillimin e legjislacionit e qe percakton formen "e sundimit te disa vendeve dhe te epokave historike.

Miresia, akruizmi, aftesia e flijimit, sipas D. nuk mund te imponohen me dresure, me edukate. Edukata dhe shteti bile rrenojne shume tne teper ate qe ekziston nga natyra sesa qe do te krijonin ate qe natyra na refuzon. Po i shtyme ngulmas femijet ne nje drejtim, gati cdo here do te arrijme te kunderten, kurse virtytet njerezore nuk jane fare disa shkathtesi teknike, keshtu qe ketu nuk ndihmon kurrfare edukate.

Ne nje seri esesh estetike brilante D. merret me problemet e pergjithshme te te bukurit (Hulumtimet filo-zofike mbi origjinen dhe natyren e te bukurit), me ceshtjet e krijimtarise dramatike (Paradoksi mbi artistin, Mbi poezine dramatike), dhe para se gjithash me studimet e rendesishme te piktures (Eseu mbi pikturen). Sipas Didrose, artistikisht e bukur eshte ajo qe pershkruan vete njemendesine na-tyrore, madje ne ate menyre duke tre-guar ligjin jetesor te brendshem te fe-nomenit ose te objektit. Vleresimi estetik i figures duhet te shqyrtoje mbi pese elemente te qenesishme: mbi vizatimin, tnbi ngjyrat, mbi hijen dhe mbi driten, mbi shprehjen dhe mbi kompozimin. D. eshte energjikisht kunder te pozuarit artificial shkollor dhe akademik dhe kerkon qe piktoret te punojne sipas modeleve.

Ne vend te pikturimit artificial te pozave jonatyrore brenda mureve te akademise, ai i fton piktoret t'i drejtohen jetes: ne pijetore, varoshe, ne rruge dhe ne sheshe, te shikojne grindjet dhe rrah-jet e njerezve te gjalle dhe ne kete ambient te natyrshem te gjejne motive per veprat e tyre artistike. Shpirt i lire, kundershtar i te gjitha autoriteteve dhe i tradites, ateist i zja-rrte, luftetar i pakompromis kunder te gjitha formave te tiranise, D. ne shu-me vepra te tij jeton edhe sot, ndersa kleriket me se njeqind e pesedhjete vjet pas vdekjes nuk mund ta falin e te pajtohen me fjalet e ashpra dhe there-se qe u drejtoi, keshtu qe edhe ne kohen tone perpiqen te ndalojne realizimin e veprave letrare te tij dhe perhapjen e ideve filozofike te tij.

Veprat kryesore filozofike: Pense-es philosophiques (1746); Lettre sur les aveugles (1749); Lettre sur les so-urds et muets (1751); Pensees sur l'interpretation de la nature (1754); Lere-ve de d'Alembert (shtypur ne vitin 1813); D. botoi edhe shume artikuj ne Encyclopedie ou dictionnaire raison-ne des sciencess, des arts et des meti-ers( 1751-1772). Ne gjuhen serbokro-ate eshte perkthyer nje zgjedhje nga punimet estetike te tij me titull: «O umetnosti» (1954).

Administratori
14-06-2006, 01:19
DIGBI, Kenelm, (DIGBY, Kenelm)

DIGBI, Kenelm, (DIGBY, Kenelm), filozof, shkrimtar dhe diplomat angl. (1603-1665). U perpoq te bashkonte aristotelizmin me pikepamjet mekanike dhe idealizmin kontinental, ndonese konsideronte se filozofia duhet te zhvillohet ne themel ne traditen e aristotelizmit. U mor edhe me fizike dhe alkimi dhe konsideronte se shpirti eshte i pavdekshem. D. shqyrtoi edhe tezat mbi kalimin mistik te objekteve trupore ne ato jotrupore.

Kryevepra: Demonstratio itnmor-talitatis animae rationalis (1664).

Administratori
14-06-2006, 01:21
DILS, Herman (DIELS, Hermann)

DILS, Herman (DIELS, Hermann), filozof, filolog dhe arkeolog gjerm. (1848-1922). Profesor ne Berlin. U mor me historine e teknikes dhe te medicines se botes antike, pastaj sidpmos me Parmenidin, Heraklitin, Aristotelin dhe aristotelianet. Nderkaq, ne gjithe boten eshte bere i njohur me komentet dhe ne pergjithesi me botimin e filozofeve parasokratike.

Veprat kryesore: Doxographi gra-e

Administratori
14-06-2006, 01:22
DILTAJ, Vilhelm

DILTAJ, Vilhelm (DILTHEY, Wilhelm), filozof gjerm. (1833-1911). Profesor ne Bazel, Kil, Bratislave dhe nga viti 1881 ne Berlin. Preokupimi themelor i shume veprave te Diltajit eshte «te themeluarit e diturise empirike te fenomeneve shpirterore» dhe te provuarit e te siguruarit metodik te pavaresise se shkencave shpirterore perkundra atyre natyrore. Ne kete pune D. perpiqet sidomos te ndricoje formimin e botes historike ne shkencat shpirterore. «Te kuptuarit» historik eshte menyre fundamentalisht tjeter e njohjes nga shpjegimi i proceseve natyrore. Shkencat shpirterore permbajne ne vete nje nocion specifik dhe te vecante te pervojes dhe formohen sipas sistematikes vetjake dhe kritereve vetjake.

D. kundershton njekohesisht sekmat apriore te historise si dhe postulatet metafizike qe hipostazojne kategorite themelore te ekzistences njerezore duke i perjashtuar nga historia. «Fundesia e cdo fenomeni historik qofte ai ndonje religjion ose ideal apo sistem filozofik, pra edhe relativiteti i cdo lloji te pikepamjes njerezore eshte fjala e fundit e botekuptimit; cdo gje rrjedh ne proces, kurrgje nuk mbetet». Bazen e qenesishme te tere ekzistences njerezore dhe te te ndodhurit e per-ben, sipas Diltajit, jeta dhe koha e saj, jeta qe konkretisht shprehet dhe qe behet e vetedijshme ne strukturat shpirterore te koheve te caktuara. Ne kete drejtim, D. trajtohet si iniciator i te ashtuquajtures «filozofi te jetes» ne filozofine gjermane. Hermeneutika metoda specifike e cila duhet ta inter-pretoje historine ne menyre qe nga kjo te behet e qarte c'eshte njeriu ne realitet, dhe jo te shpjegoje historine nepermjet determinanteve qe nuk mund te hyjne ne teresine strukturale te saj eshte baze metodologjike e te gjitha disiplinave shpirterore dhe shkencore. D. konsideron se ne nocionin e filozofise nuk permbahet vetem ndonje permbajtje, por edhe lidhshmeria e saj historike: «Filozofet se pari iu kthyen drejtperdrejt problemit te botes dhe te jetes... cdo veprimtriri e gjalle filozofike lind ne kete kontinuitet, keshtu qe e kaluara filozofike ndikon ne secilin mendimtar te vecante ashtu qe ai edhe atje ku dyshon ne mundesine e zgjidhjes se problemeve te medha, tne kete te kaluaren determinohet ne qendrimin e ri te vet. Ne kete menyre te gjit-ha qendrimet e vetedijes filozofike dhe te gjitha percaktimet konceptuale te filozofise ne te cilat shprehen keto qendrime, historikisht jane te lidhura».

Ne fushen e psikologjise D. gjithashtu e kundershton orientimin naturalist qe do te vendos gjurmat kauzale dhe kerkon orientim te ri shpirteror dhe shkencor te psikologjise. Me kete rast eshte sidomos karakteristike theksimi i karakterit te teresise se te gjitha funksioneve, perjetimeve, operacioneve psikike e tjera («struktura», «nderthurja strukturale»). Ndikimi i madh dhe shpesh frytdhenes i V. Diltajit shihet si ne fushen filozofike eminente (Shprangeri, Liti, Rothakeri) ashtu dhe sidomos ne fushen e psikologjise, te te ashtuquajtures «psikkologji te figures», «te psikologjise se teresise» (F. Krigerit e tjere). Lidhjet e shumta te tij - ne te cilat manifestohet edhe tere te theksuarit e tepert dhe njeanshmeria e asaj ndarjeje nga te cilat dolen te gjitha preokupimet filozofike te tij (te cilat, nderkaq, shpeshhere kane rezultuar nga konkluzionet jashtezakonisht lucide) jane te dukshme si ne shume «filozofite e jetes» ashtu edhe ne koncepcionet bashkekohore fenomenologjike.

Veprat kryesore: Philosophie der Logik und Arithmetik (1931); Ideen uber eine beschreibende und zergliedernde Psychologie (1894): Die Entstehung der Hermeneutik (1900); Der Aufbau der geschichtlichen Welt in den Geisteswissenschaftdoen (1910); Das Leben Schleiermachers (posth. 1922).

Administratori
14-06-2006, 01:22
DINGLER, Hugo

DINGLER, Hugo, fllozof dhe matematikan gjerm. (1881-1954). Profesor i fllozoflse ne Darmshtat. Me shume u mor me filozofine e shkences dhe eshte perfaqesuesi me i rendesishem i operacionalizmit kontinental.

Veprat kryesore: Philosophie der Logik und Arithtnetik (1911); Geschi-chte derNaturphilosophie(l932); Die Grundlagen der Geometrie (1933); Das System (1933); Das Handeln im Sinne der höchsten Zieles (1935); Die Methode der Physik(1938); Lehrbuch der exasten Naturwisenschaften (1944); Grundriss der methodischen Philosophie (1949).

Administratori
14-06-2006, 01:25
NIETSCHE, Wilhelm

Biografia dhe veprat e Nietzsches
Friedrich Wilhem Nietzsche eshte nje nga filozofet me te medhenj gjerman te shek. te 19. Ai ka qene nje kritik i bindur i Krishterimit, idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit ne pergjithesi. Ai konsiderohet si nje mjeshter i vertete i aforizmave filozofike te krijuara ne forme eksperimentale. Per kete arsye, ai eshte urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kesaj dite filozofi me i veshtire per t'u kuptuar.

Nietzsche ka lindur me 15 tetor te vitit 1844 ne Ryken te Lajpcigut, ne Saksoni. Ai u rrit ne gjirin e nje familjeje protestante, ndersa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetem 4 vjec, pasi vuante nga nje semundje mendore. Se bashku me te emen dhe motren, Elizabeth, ai u transferua ne Naumburg ku do te jetonte per tete vite me radhe. Friedrich ishte nje adoleshent teper kurioz, nje nxenes i shkelqyer dhe ne momentin e perballjes me besimin fetar, nisi te anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofine ne Universitetin e Lajpcigut ku do te hasej me veprat e Shopenhaurit, te cilat do te perbenin dhe pikenisjen e frymezimit te tij filozofik.
Ne vitin 1865, ne moshen 24 vjecare Nietzsche emerohet profesor ne Universitetin e Baselit dhe perfiton nenshtetesi zviceriane. Nje vit me pare, kishte njohur kompozitorin Richard Wagner, me te cilin do te kishte nje miqesi te gjate, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si perfaqesues te kultures me dekadente ne bote, asaj gjermane. Ne kete periudhe studion filozofine antike greke, ne vecanti veprat e filozofeve para-sokrate, Heraklitit dhe Empedokles.

Ne vitin 1870 Nietzsche sherbeu si asitent mjekesor ne Luften Franko-Pruse dhe ishte deshmitar i traumave dhe mjerimit njerezor, per me teper u semur nga dizinteria dhe difteria, pasojat e se cilave do t'i vuante gjate gjithe jetes. Pas rikthimit ne Bazel, ne vend qe te pushonte nisi te shkruante pambarimisht, duke shtyre fuqine e tij mendore ne limit. Ne 1872 publikoi vepren e tij te pare te famshme "Lindja e tragjedise'.
Ne vitin 1879 braktis mesimdhenien per shkak te problemeve shendetesore dhe ne dekaden ne vazhdim e kaloi kohen ne Venecia, Torino dhe Nisa.
Tre vite me pas, bie ne dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit refuzoi kerkesen e tij per martese. Po ne 1882 Nietzsche nis te shkruaje kryevepren e tij "Keshtu foli Zarathustra'( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet tre vite me vone.
Ne 1888 transferohet ne Torino, ku dhe do te perfundoje veprat ??Perendimi I idhujve' dhe Ecce Homo ?? Si behet njeriu ai qe eshte.

Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofise dhe artit te Greqise Antike, ne disfavor te klasicizmit, te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe si per pasoje perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehi e impulsit jetesor, apo sic shprehet Nietzsche i ??momentit dionisiak'. Nice kritikon ashper vlerat morale te shoqerise dhe altruizmi te cilat ne fakt mohojne vete jeten. Sipas tij njeriu duhet te perjetoje edhe dhimbjen pasi ??cfaredo nuk te vret, te ben me te fuqishem'. Koncepti i njohur i Nices ?? vullneti per fuqi' luan nje rol kryesor ne filozofine e tij, duke u shprehur se?? eshte esenca e ekzistences njerezore, sikur t'i thuash jetes po!', pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se lideret fetare perdorin besimin dhe moralin per te skllaveruar njerezimin. Sipas tij, koncepti ??fuqia e vullnetit' lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pertejme dhe pranimin e jetes ashtu sic eshte ajo. Pra ndyshe nga keqinterpretimet e filozofise se tij, mbinjeriu nichean nuk eshte nje njeri i gjithefuqishem, por nje qenie qe duhet te evoluoje lirshem per te tejkaluar vetveten ( "..njeriu eshte nje ure dhe jo nje qellim." ?? kjo eshte edhe parabola e Zarathustres. Pikerisht ketu nis komploti nazist, i cili perdori me tjeter kuptim filozofine e Nietzsches. Shkrimet e tij persa i perket fuqise, dobesise, feminizmit dhe fese u bene aksioma te nazizmit ne perhapjen e doktrines se tyre totalitare, nderkohe qe vete Nietzsche ishte kunder anti-semitizmit dhe denimit me vdekje.

Nje nga theniet me te famshme ne histori, ??Zoti ka vdekur', eshte thene pikerisht nga Nietzsche, por kuptimi nuk eshte aspak ai i supozuar, Nietzsche flet per kontemporanet e tij, ipokrizia e se cileve le te kuptohet se ata ne fakt jetojne ??sikur Zoti te kishte vdekur', sipas Nietzsche??..ka ekzistuar vetem nje i krishtere i vertete, dhe Ai vdiq mbi Kryq'. Me 3 janar te vitit 1889, teksa ndodhej ne Sheshin Karlo Alberto, ne Torino, Nietzsche peson krizen e pare nervore duke shfaqur mendime delirante duke u vete-quajtur Krishti apo Dionisi, perendia greke e defrimit. Semundja e papritur e tij eshte debat me vete, disa mendojne se e ka trasheguar nga babai i tij, ndersa ndikimi ose jo i semundjes ne krijimtarine filozofike ndahet ne opinione te ndryshme.
Fridrich Nietsche kaloi dy vitet e fundit te jetes se tij ne erresire mendore dhe u perkujdes nga motra e tij Elizabeta. Filozofi I madh u nda nga jeta me 25 gusht te vitit 1900, ne Weimar.

Trashigimia e Nietzsches
Filozofia e Nietzsches ka ndikuar ne kulturen dhe disa nga mjeshtrit e shekullit te 20, perfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqesisht rreth viteve 20 filozofia e tij u intyerpretua ne menyre barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe per me teper te ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga tekstet. Tragjedia e vertete nicheane qendron ne faktin se keto intrepretime te gabuara vazhdojne te ekzistojne edhe sot e kesaj dite.

Krijimtaria letrare e Nietzsches
Shkrime dhe filozofi
Aus meinem Leben, 1858
?ber Musik, 1858
Napoleon III als Praesident, 1862
Fatum und Geschichte, 1862
Willensfreiheit und Fatum, 1862
Kann der Neidische je wahrhaft glücklich sein?, 1863
?ber Stimmungen, 1864
Mein Leben, 1864
Homer und die klassische Philologie, 1868
?ber die Zukunft unserer Bildungsanstalten
Fünf Vorreden zu fünf ungeschriebenen Büchern, 1872 perbere nga:
. ?ber das Pathos der Wahrheit (Mbi patorsin e se vertetes)
. Gedanken über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mendime mbi te ardhmen e Institucioneve tona arsimore )
. Der griechische Staat (Shteti grek)
. Das Verhältnis der Schopenhauerischen Philosophie zu einer deutschen Cultur (Marredhenia midis filozofise Schopenhaueriane dhe kultures gjermane)
. Homer's Wettkampf (Kundeshtimi i Homerit)
Die Geburt der Tragödie, 1872 ( Lindja e tragjedise)
?ber Wahrheit und Lüge im aussermoralischen Sinn, 1873 (Mbi te verteten dhe fallsitetin ne nje kuptim me moralizues)
Die Philosophie im tragischen Zeitalter der Griechen (Filozofia ne eren tragjike te grekeve)
Unzeitgemässe Betrachtungen (Meditimet perfundimtare) perbere nga:
. David Strauss: der Bekenner und der Schriftsteller, 1873 (David Strauss: Rrefyesi dhe shkrimtari )
. Vom Nutzen und Nachtheil der Historie für das Leben, 1874 (Mbi perdorimin dhe abuzimin e Historise per Jeten )
. Schopenhauer als Erzieher, 1874 (Schopenhauer si edukues)
. Richard Wagner in Bayreuth, 1876
Menschliches, Allzumenschliches, 1878 ( Njerezor, teper njerezor)
Vermischte Meinungen und Sprüche, 1879 (Opinione te perzjera dhe aksioma
Der Wanderer und sein Schatten, 1879 (Udhetari dhe hija e tij)
Morgenröte, 1881 (Agimi)
Die fröhliche Wissenschaft, 1882, 1887
Also sprach Zarathustra, 1883-5 ( Keshtu foli Zarathustra)
Jenseits von Gut und Böse, 1886 (Pertej se mires dhe se keqes)
Zur Genealogie der Moral, 1887 (Mbi gjenealogjine e moralit)
Der Fall Wagner, 1888 (ceshtja Wagner)
Götzen-Dämmerung, 1888 (Perendimi i idhujve)
Der Antichrist, 1888 (Antikrishti)
Ecce Homo, 1888 (Ecce Homo. Si behet njeriu ai qe eshte)
Nietzsche contra Wagner, 1888 (Nietzsche kunder Wagner)
Der Wille zur Macht, publikuar filimisht ne vitin 1901 ( Vullneti per fuqi, nje koleksion I pezgjedhur shenimesh, publikuar pas vdekjes se autorit)

Filologji
De fontibus Laertii Diogenii
?ber die alten hexametrischen Nomen
?ber die Apophthegmata und ihre Sammler
?ber die literarhistorischen Quellen des Suidas
?ber die Quellen der Lexikographen

Poezi·
Idyllen aus Messina
Dionysos-Dithyramben, shkruar 1888, publikuar 1892