PDA

Versioni Origjinal : Cfare deshironit te beheshit kur ishit te vegjel????



lostparadise
03-08-2004, 23:48
Te gjithe kur kemi qene te vegjel kemi patur endrrat dhe deshirat tona; shpesh qesharake, shpesh te parealizueshme, por gjithsesi te pafajshme dhe te sinqerta.

Sa here qe ne sot shohim nje femije te vogel eshte e pashmangshme pyetja:
-Cfare do te behesh kur te rritesh?

Ftoj te gjithe antaret te deklarojne ketu te gjitha deshirat dhe endrrat e femijerise; sa i keni realizuar ato, sa qesharake ju duken sot , etj.

saje_
04-08-2004, 16:18
Kur me pyeten mua "Cfar do te behesh kure te rritesh?"u pergjigja qe do behem shofer,pastaj me pyeten po tjeter?... dhe kesaj pyetje vazhdoj ti prgjigjem por pergjigja eshte e gjate dhe akoma ska mbaruar...
Po disa ose shumica e endrrave te mija tani me duken qesharake por ateher me dukeshin gjeja me e bukur dhe me e mire.
Eh jo te gjitha enderrat behen realitet por e bukura qendron te enderrosh dicka te bukur dhe pse jo te <luftosh> per ta ber realitet kete enderr.
Mbase dola pak nga tema por cfar te bej edhe endrrat e mija nuk jan te gjitha te kuptueshme por jan te realizueshme...

Pershndetje Lostparadise(F)(F)

Skifteri
05-08-2004, 22:59
Kur me kane pyetur mua se cfare do te behesh kur te rritesh ; jam pergjigjur futbollist ,enderr e parealizuar dhe qe me mundon sot e kesaj dite ,po pastaj ? une ... do te behem shofer ,kjo ndodhi shume vone .
Sikur sot te isha i vogel dhe te me pyetnin "Se cfare do te behesh kur te rritesh"
pergjigjja do te ishte "Do te behem futbollist"

urime per temen lostparadise

daniel00
06-08-2004, 22:37
Endrra ime ishte te behesha traktorist ne kooperativen e fshatit tone te vogel malor. :DD :DD
Endrren e realizova,po tani njela pa traktor.
M'ra n'humnere prej shpejtsis s'madhe.:cry:

lostparadise
06-08-2004, 23:58
une kur kam qene e vogel doja te punoja tek serat e domateve.

Me pelqenin shume kur i shihja nga dritaret e trenit sa here qe shkoja ne Berat tek gjysherit, por ishte kalimtare.

Deri ne 18 vjec c'nuk kam dashur te jem , por asnjehere ekonomiste ( profesioni im aktual)

analedi
13-08-2004, 23:01
kur isha e vogel gjithmone enderroja te behesha shitese akulloresh , sepse me pelqenin shume akulloret............
pastaj enderrova te behesha gazetare............................,nuk u realizua......,asnjehere nuk enderrova te behesha financiere-kontabiliste, ja qe ndodhi.
por tani falenderi Zotin qe me drejtoi drejt fushes se kontabiliteit, icili po me vlen shume ketu ku jetoj!!!!!!!!!!!!

drago
01-10-2004, 11:47
une studioj economi por deshira ime eshte te behem regjizor skenarist por deri tani e kam te veshtire , ka qene dhe eshte enderr per mua dhe po bej gjithcka ta realizoj.

Ervini79
08-10-2004, 10:43
Une e kam mbaruar fakultetin dhe tani jam ne specializim .Kur isha i vogel kisha deshire te behesha pilot por kjo nuk u realizua.

elfeta
09-10-2004, 10:28
Kur isha e vogel isha nje femij me shume fantazi."profesionet e mia ishin te ndryshme:
1. Astronaute
2. Spiune e KGB
3. Volejbolliste
Gjeja me e cuditeshme ishte se kam dashur dhe te behesha Pape(une jam femer...)
Te them te verteten dy te parat me pelqejne akoma

Ervini79
09-10-2004, 10:48
Kur isha e vogel isha nje femij me shume fantazi."profesionet e mia ishin te ndryshme:
1. Astronaute
2. Spiune e KGB
3. Volejbolliste
Gjeja me e cuditeshme ishte se kam dashur dhe te behesha Pape(une jam femer...)
Te them te verteten dy te parat me pelqejne akoma

shume interesante Elfeta me bere te gjesh me kete qe ke endrruar te behesh pape hahaaha:O
shume te mira ishin ato vite kur ishim te vegjel gjithmon castet e femijris i kujton me shume nostalgji njeriu :sad:

elfeta
10-10-2004, 16:47
Sa here qe shihja ne tv ndonje dokumentar per spiunet enderroja sikur iisha spiune e KGB dhe bashkepunetore me Kim Filbin.Me ka pelqyar gjithmone historia e tij dhe do te me pelqente sikur ta kisha takuar njehere(e pamundur :sad: ).Nje tjeter spiun qe me pelqen eshte Ricard Sorge(edhe ky i KGB).
Kam harruar edhe nje enderr tjeter.Vdisja te ishe pilote F1.Te ngisja nje McLaren dhe te xhiroja me 300 km/ore.Me pelqen shume Fi dhe piloti i preferuar eshte Mika Hakkinen.Sikur ta takoja dhe ate nje here(prape e pamundur :sad: :rolleyes: )

P.s
Shume i bukur ai citati jot.Me pelqeu shume.Eshte i ndonje shkrimtari?

kledi
10-10-2004, 16:53
Car deshiroja te behesha kur isha i vogel hmmmmmmmmmmmm FEMNIST hahahahaha

saje_
11-10-2004, 08:36
Sa here qe shihja ne tv ndonje dokumentar per spiunet enderroja sikur iisha spiune e KGB dhe bashkepunetore me Kim Filbin.Me ka pelqyar gjithmone historia e tij dhe do te me pelqente sikur ta kisha takuar njehere(e pamundur :sad: ).Nje tjeter spiun qe me pelqen eshte Ricard Sorge(edhe ky i KGB).
Kam harruar edhe nje enderr tjeter.Vdisja te ishe pilote F1.Te ngisja nje McLaren dhe te xhiroja me 300 km/ore.Me pelqen shume Fi dhe piloti i preferuar eshte Mika Hakkinen.Sikur ta takoja dhe ate nje here(prape e pamundur :sad: :rolleyes: )
cdo gje eshte e mundur.............

elfeta
11-10-2004, 11:30
Faleminderit Saje por Kim Filbin nuk e takoj dot pasi ka vdekur.Sikur te shkoja ndonjehere ne Rusi mund te shokoja godinen e KGB dhe Kremlinin.Ndoshta...
Mika Hakkinen edhe mund ta takoj nqs ekziston ndonje zane qe te ma plotesoj deshiren.

elfeta
11-10-2004, 11:32
Nje tjeter desjire e imja ishte qe te isha gjeneral ne ushtrine e Napoleonit.Kjo figure historike me ka magjepsur gjithmone.Ai beri gjithcka per familjen e tij dhe per lavdine e Frances por qe te dyja nuk diten t'ia shperblenin.Me vjen keq per fatin e hidhur qe ka pasur

saje_
11-10-2004, 16:59
Faleminderit Saje por Kim Filbin nuk e takoj dot pasi ka vdekur.Sikur te shkoja ndonjehere ne Rusi mund te shokoja godinen e KGB dhe Kremlinin.Ndoshta...
Mika Hakkinen edhe mund ta takoj nqs ekziston ndonje zane qe te ma plotesoj deshiren.

uroj qe deshira jote te plotesohet elfeta (..per te takuar Mika Hakkinen)

Qershija
11-10-2004, 18:24
Une kur isha e vogel si cdo femije kam pas shume deshira qe te behem kur te rritem,kam menduar te behem MANIKENE,pastaj STOMATOLOGE,pastaj FARMACISTE dhe kur jam rrit pak me teper kam menduar te behem MODERATORE TELEVIZIVE.

kledi
11-10-2004, 19:41
goxha mendime paske pasur qershija,po qershi ke menduar qe te behesh ndonje her se ate nick ke vure ti dhe me mendje them qe te pelqen,

un ohuuuuuuuuuuuuuu shum gjera por me shum qe me pelqente te behesha ndonje futbollist ose prezantues ne tv,

missE
11-10-2004, 19:49
kur isha e vogel doja te behesha balerine
tere diten duke kercyer rrija :D

kledi
11-10-2004, 19:51
E Pse Nuk U Bere,po Ec Mi Se Dhe Bankiere Nuk Je Keq,apo Sorry Ekonomiste,

elfeta
12-10-2004, 15:36
Faleminderit Saje.

saje_
12-10-2004, 15:58
Faleminderit Saje.
eshte nje kenaqsi (F)(F)(F)

drago
14-10-2004, 14:16
sic ju thash perpara kam krijuar nje hisrori dhe e kam publikuar ne internet ku kam marre komplimentat e pare . shpresoj qe talentin tim si skenarist dhe regjizor qe kam pasur qysh i vogel ta rezalizoj

dory85
14-10-2004, 14:39
kam enderruar qe i vogel te behem futbollist.ia fillova punes me shume deshire dhe pasion.pikerisht kur arrita nje fare pike pesova nje demtim qe nuk ishte shume i rende sa te mos luaja me por meqenese isha i vogel (15 vjec) nuk me lejuan prinderit te vazhdoja me tej nga frika se mos demtohesha perseri.e te mendosh qe kam qene partner ne sulm me Hamdi Salihin e Vllaznise qe sot dihet se ku eshte.Kushedi ku do te isha une tani....Me mbetur pike ne zemer se futbollin e adhuroj.

Qershija
15-10-2004, 01:05
goxha mendime paske pasur qershija,po qershi ke menduar qe te behesh ndonje her se ate nick ke vure ti dhe me mendje them qe te pelqen,

un ohuuuuuuuuuuuuuu shum gjera por me shum qe me pelqente te behesha ndonje futbollist ose prezantues ne tv,
eee more Kledi ti gjithmone i ke idete qe te bejen per te qeshur:razz: ...Nuk kam menduar qe te jeme ,por ne anen figurative po,sepse qershija eshte nje bime e urte pa therra dhe e bukure me nje ngjyre shume te veqante etj etj .Eshte mire me qene si qershi apo jo....:O

topolino
19-10-2004, 00:26
kur jom kon i vogel tana heret kom pas qef me u ba doktorr materniteti

Qershija
19-10-2004, 01:19
hahahahahahhaha eee ndoshta do te behesh o Topolino ndonjehere

CCCP
21-10-2004, 13:27
hahahahha

kur me pyesnin prinderit ca do behesh kur te jesh i madh?
Pergjigja ime ishte: HAJDUT
se nga me vinte kjo ide e deshire, as zoti nuk e di, pale une. :):):):)

Jonisa
14-05-2006, 23:06
Une me teper kam qene si cun kur isha e vogel por edhe deshirat i kisha si ata ja njeher kam dashur te behem pilote ,njehere kam dashur te behem si babi inxhiner e mandej kurr u rrita pak piktore , por ja qe as njerin nga keto profesione nuk e zgjedha

Gjiki
14-07-2006, 12:55
kisha deshire te puthi Jonisen :D

ardiani1
15-07-2006, 02:00
gjinekolog... por nuk e mendoja se mund te jet ndonjeher tmerr i vertet:eek:

alb-girl
15-11-2006, 01:25
kur kam qene e vockel une kisha shume deshire te behesha astronaute LOL
ngaqe me pelqen shume hapsira edhe me pelqejne yjet :D

SMACKDOWN
15-04-2007, 21:29
Si i vogel kam pasur deshir te behem nje MARINAR i shkathet ne menyre qe te lundroj ne dete e te vizitoj pjese te ndyshme te botes qe do me pelqente te kem edhe shume adventura edhe pse jeta ime do ishte ne rrezik une nuk e kisha te dert por vetem kisha deshire te kisha adventura dhe te lundroja ne dete

erblina
16-04-2007, 09:48
deshiroja te behesha MJEKE E DHOMVE (dhembeve):razz: dhe princesh (amo pa princ:DD )

TinaHG08
02-05-2008, 13:55
Kur kam qen femije gjithmon thoja se do te behem mjeke por tani nuk me pelqen fare ky profesion:e urrej:rolleyes: