Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Lista e Anetareve

zemershqiptari zemershqiptari eshte Jashte Linje

I/e Sapoardhur

Rreth meje

  • Firma
    Me merr me flake se me zjarr po te jepem!

Statistika

Postime Totale
Informacione te pergjithshme
  • Aktiviteti i Fundit: 27-05-2008 11:23
  • Reg: 08-03-2007

Ditari Personal

Shenimet e fundit

Posted 27-09-2007 at 18:38 Komente 1
Postuar ne Blloku kryesor
Ne murin e zi nje pike e bardhe
qendron fisnike por dale-ngadale
e zapton vetmia se aty perballe
nje tjeter shoqe nuk ka me i ardhe,

e ai qiell i purpurt perendimi
qe kish enderruar sa e sa here,
tash nyje ne fyt e shkak vajtimi,
qe shpresen kepute e zemren there.

Posted 27-09-2007 at 18:38 Komente 0
Postuar ne Blloku kryesor
Shtrengata doli ne njeren ane,
ylberi ne anen tjeter,
ja ku jemi!

Erresira kerqethka trupin,
drita verboka syte,
shtangur mbetur kemi.

Zhinxhiri na ka terbuar,
tiranet jane maskuar,
veten tash kafshojme.

Atdheu po na jep udhen,
bota na ka zene prite,
veç pezull qendrojme.

Posted 27-09-2007 at 18:37 Komente 0
Postuar ne Blloku kryesor
Gjah i vetflijuar jam mbi kete shtrat
per instiktet e trupit tend, luaneshe,
ndaj, shqyem pa ndjenje faji e pa merak,
veç shqyem ngadale qe gjate t’me keshe!

Merrem me flake se me zjarr po te jepem!
Perkundem mes yjesh por zgjuar mbame,
derisa te shuhem, derisa te tretem,
se atje tej do vdes e do lindem luan!

Posted 27-09-2007 at 18:37 Komente 0
Postuar ne Blloku kryesor
Perballe nje deti rri i heshtur,
dielli eshte ne perendim
si imazh dy sy te qeshur
depertojne ne shpirtin tim.

Dora e nje piktori ndalet,
si ylber dita po shuhet,
dielli nga ne ngadale po ndahet,
e syve zemra fort po druhet.

Valet e detit tashme jane dehur
nje hemisfere ndien qetesi,
qielli i kalter sikur eshte ndezur,
sikur po ndizemi dhe une e ti.

Posted 27-09-2007 at 18:36 Komente 1
Postuar ne Blloku kryesor
Dhe sa here te tjera o zog i vogel
do vazhdosh te biesh derisa te mesosh
te shpalosesh krahet e te fluturosh,
ne qiejt e ererave, atje mbi koder?
...dhe sa here te tjera o zog i vogel?!
Komentet e fundit
besoj kush gabon meson...
Postuar me 08-12-2007 ne 17:40 nga zemra23 zemra23 eshte Jashte Linje
shum e bukur hallall...
Postuar me 16-11-2007 ne 19:02 nga ala ala eshte Jashte Linje
Eshte mbreslenese,te...
Postuar me 07-10-2007 ne 12:15 nga pejonja pejonja eshte Jashte Linje

Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 15:10.




Parajsa Shqiptare