Koēo Devole : 8 muaj me pushime nė "plazhin" e Riminit. Ka disa vende,- shkruan nė njė ese tė tijėn Emile Zola ,-ku je i dėnuar tė fantazosh: grupi i montazhit nė fabrikė, zyra e nėpunėsit burokrat, salla e pritjes, burgu.Te ky i fundit, burgu, humoristi shqiptar Koēo Devole ka patur plot tetė muaj kohė tė qėndrojė e tė fantazojė, brenda asaj qė Zola e quan vendi ku mungon pasioni shpirtėror dhe ushtrimi i muskujve pėr tia lėnė vendit ushtrimit tė mendjes.Siē e kishte premtuar gjatė intervistės sė tij tė gushtit nė Bota Shqiptarehumoristi shqiptar, Koēo Devole, e mban fjalėn para lexuesit duke dėrguar ekskluzivisht pėr gazetėn tonė dy skica humoristike tė shoqėruara me ****katurat pėrkatėse ilustruese. Kėtu botojmė skicėn e parė, njė perlė e vogėl autoironie qė ka tė bėjė drejtpėrdrejt me pėrvojėn e tij. Eshtė hera e parė qė pas arrestimit tė tij nė Rimini, muajve tė burgut dhe pritjes nė arrest shtėpie tė pėrfundimit tė gjyqit i cili e sheh tė akuzuar pėr transport lėndėsh narkotike, qė Koēo Devole shkruan pėr shtypin shqiptar . Bota Shqiptaree falenderon qė zgjodhi gazetėn e shqiptarėve nė Itali. Koēo Devole : 8 muaj me pushime nė "plazhin" e Riminit.
Treni ishte gati pėr nisje. Isha ulur pranė dritares dhe po shikoja jashtė. S'kisha as dy orė qė kisha dalė nga burgu. Tani isha i lirė. "Jam i lirė, i lirė", bėrtisja brenda vetes. "I lirė ėshtė ky vendi?" dėgjova njė zė aty pranė. Ktheva kokėn. Para meje njė djalė rreth tė njėzetepesave.
- Koēo Devole! - tha ai.
- Po, - thashė unė.
Djaloshi mė zgjati dorėn dhe m'u hodh nė qafė.
- Uė, uė! Koēoja qė kam nė kasetė. Kaq vite nė Shqipėri nuk tė takova njėherė, e ja tė takoj kėtu nė Itali. Uė, uė!
Djaloshi u ul pėrballė meje. I qeshnin sytė.
- Si tė quajnė?
- Jani. Jani Angjeli, po kėtu mė thėrrasin Xhani, Xhani Anjeli, - tha ai gjithnjė duke qeshur.
- Punon nė ndonjė fabrikė tė "Fiatit" - e pyeta unė.
- Jo bre, ēne. Jam bari, bari i pėrgjithshėm.
- Si i pėrgjithshėm?
- Nė Shqipėri kam qėnė me dhi, nė Greqi me lopė, ndėrsa kėtu me dhėn, - tha Xhani dhe m'u afrua sikur donte tė mė thonte ndonjė sekret.
- Urdhėro, - i thashė unė.
- Do njė copė djathė delesh? Mė qafsh mos ma kthe. Ėshtė djathė i mirė, pėr kokė tė nėnės.
- Kur tė zbresim, - i thashė.
- Dakord, - tha ai dhe qeshi pėrsėri. - Uė uė, Koēo Devole para meje, o t'ėmėn e s'ėmės! Nga Shqipėria po vjen?
- Jo isha kėtu nė Rimini.
- Nė plazh?
E mora vesh qė ai nuk dinte gjė se ē'mė kish ndodhur mua. Po t'ia thoshja do t'ia prishja atė ngazėllim qė dukej nė sytė e tij: Po ia them rrotull e rrotull, - thashė me vete.
- Nė plazh isha nė plazh, por ishte njė plazh disi i veēantė, o Xhani.
- Po doemos, - tha ai, - plazh pėr artistė. Po ti nuk qenke nxirė fare!
- E po, - u pėrtypa unė, - nė atė plazh tė nxihej jeta e tė zbardhej lėkura, bile mund tė tė zbardheshin edhe flokėt.
Xhani u tėrhoq pas ndenjėses, kruajti kokėn dhe u mendua njė ēast. Unė i vura dorėn tek gjuri dhe i thashė:
- Kam qenė nė njė plazh tė rrethuar me hekura, Xhani, e kupton? Me hekura!
- Tė gjitha plazhet tė rrethuara me hekura janė, - vazhdoi Xhani - natėn tė vjedhin ēadrat dhe karriget.
- Ne s'kishim as ēadra as karrige.
- Ē'thua! Po ku rrinit ju, nė rėrė?
- E keqja ishte o Xhani se nuk kishte as rėrė. Ishte beton, gjithandej beton, e kupton tani?
Xhani u tėrhoq pėrsėri pas ndenjėses dhe buzėqeshja i iku nga sytė. E mori vesh mė nė fund, - thashė me vete.
- Dėgjo, xhaxhi Koēo, - tha ai pas pak, - unė i shkreti po tė flas me sinqeritet, kurse ti po tallesh.
- Tė betohem, nuk po tallem.
- Pėr nder, u bėra kaq, - tha i shkreti Xhan, - dhe plazh pa rėrė ėshtė hera e parė qė e dėgjoj, pėr kokė tė nėnės.
- Po polici qė tė rrinte tė koka, - zbraza fishekun e fundit unė, qė ai ta merrte vesh qė kisha qenė nė burg.
- Polici, - vazhdoi Xhani t'i binte fyellit tė tij, - polici duhet nė plazh pėr tė mbajtur rregullin dhe qetėsinė.
- Duhet o Xhani, duhet, por policėt na ruanin neve, na ruanin tė mos iknim.
- Ku tė iknit?
- Nė shtėpi!
- Pse nuk iknit?
- Po s'tė linin pra, se mė plase shpirtin. Tė thashė qė plazhi ishte i rrethuar me hekura, me mur tė lartė, nga tė iknim, nga tė dilnim?!
- Nga porta ore, se mė plase edhe ti. Nuk kishte portė plazhi?! Pse ore, duhet patjetėr tė iknit nga hekurat, kur dilnit rehat nga porta. A shkuat pėr qejf nė plazh? - pyeti Xhani - Shkuat! Mund tė hysh e tė dalėsh kur tė kesh qejf. S'tė pėlqen, ikėn!
- Dėgjo Xhani, nė atė plazh qė po tė flas unė, asnjė nuk shkon me dėshirė, tė ēojnė tė tjerėt.
- Kush tė ēon? - pyeti Xhani.
- Policia. Tė kap e tė fut brėnda nė plazh. E more vesh tani?
- Si nuk e marr vesh, - ngriti dorėn me nervozizėm Xhani. - Tė gjithė njerėzit e njohur, tė gjithė ata qė janė personalitete, policia i shoqėron kudo qė shkojnė, nė hotel, nė plazh... Ja ty, a tė shoqėroi policia?
- Po - i thashė dhe ia plasa tė qeshurit. - E di ē'ke Xhani, a nuk mė jep njė copė djathė ta hamė kėtu nė tren.
- Nė vėnd ore, nė vėnd! - tha Xhani dhe uli ēantėn. Nxori njė qese, e hapi dhe preu njė copė djathė.
- Urdhėro o artist, ėshtė djathė Sardenje, ėshtė me nam nė gjithė Italinė, - tha Xhani dhe kafshoi copėn e tij.
- Ja pėr tė mira e nė gėzime, - ngrita copėn e djathit unė si tė qe gotė vere.
- Tė bėftė mirė! Po sa kohė ndejte nė plazh? - pyeti Xhani duke kafshuar pėr herė tė dytė copėn e djathit.
- Tetė muaj - u pėrgjigja unė me gojėn plot.
Xhani lėshoi njė fishkėllimė tė gjatė dhe ca copėza djathi nga goja.
- Tetė muaj plazh, ē'thua ore?
- Ka tė tjerė qė bėjnė edhe nga pesė apo dhjetė vjet, bile ka nga ata qė janė dėnuar edhe me plazh tė pėrjetshėm.
- Ore tė bėsh plazh tė pėrjetshėm ku ma gjen, - vazhdonte tė mbllaēitej ai, - por duhet tė kesh njė hale me djathė, desha tė them me para!
- Ore Xhani, nė atė plazh nuk paguan kokėrr leku, tė gjitha shpenzimet janė tė shtetit. Ėshtė plazh i veēantė, i rrethuar me hekura dhe mur gjashtė metra, nuk e merr vesh se pėr ēfarė plazhi e kam fjalėn?
Xhani i ra ballit.
- Uė uė uė! Tani e mora vesh. Ėshtė plazhi ku shkojnė bosėt, ministrat, kryeministrat dhe presidentėt! Ata bėjnė plazh sa tė duan se kanė para. Kėto plazhe janė a s'janė dy copė nė tėrė Italinė.
- Po ē'Itali, o Xhani, nga kėto plazhe ka edhe nė Shqipėri. Nuk ke dėgjuar ti pėr plazhin e Burrelit, tė Spaēit, tė Bėnēės.
- Burrelin dhe Spaēin sikur m'i ka zėnė veshi, - tha Xani, - po ai i Bėnēės nga bie?
- I Bėnēės ėshtė mė i miri. - thashė unė - Atje ka bėrė plazh Fatos Nanoja disa vjet.
- Ashtu, ė? Po ky plazhi ku ishe ti, ku the qė ėshtė?
- Nė Rimini, po ka edhe nė Bari, nė Milano, nė Romė.
- Ē'thua mo, ku ka det Milanoja?!
- Po tė thashė, o Xhani, qė kėto plazhe nuk kanė as det e as rėrė.
- E ē'plazhe janė kėto, - shtrėmbėroi buzėt Xhani, - pa rėrė, pa det, pa ēadra, tė rrethuar me mur, me beton e me hekura. Kėshtu janė burgjet, jo plazhet!
- E po shyqyr, o Xhani, mė nė fund! - i hodha dorėn nė sup unė. - Disa i thonė kamp pushimi, disa i thonė universitet, unė i them plazh, ndėrsa shumica i thotė burg, si puna jote. Kupton?
Treni ndaloi nė stacion. Xhani u ngrit nė kėmbė i hutuar, mori ēantat dhe mė zgjati dorėn.
- Unė kėtu do zbres. Do shkoj tek njė kushėriri im t'i ēoj ca djathė. Gėzohem shumė qė tė takova. Mbase takohemi ndonjėherė tjetėr, mbase vjen nė Sardenjė, ku jam unė. Do bėjmė qejf, do bėjmė gallatė, pėr kokė tė nėnės.
U pėrqafuam dhe Xhani zbriti duke tundur dorėn vazhdimisht. E ndoqa me sy tek ecte nė platformėn e stacionit. Befas ai ndaloi, u kthye me vėrtik dhe vrapoi drejt dritares sime.
- Po unė harrova tė tė jap djathin ore, - bėrtiti me sa kish nė kokė.
- Kur tė vij nė Sardenjė, Xhani.
- Vėrtet?!
- Ka plazh Sardenja? - ngrita zėrin unė ndėrsa treni po nisej.
- Si ore s'ka! Ka sa tė duash, po janė tė thjeshtė, janė plazhe popullore me rėrė dhe me det. Nga ato qė the ti nuk di tė ketė nė Sardenjė.
- Pyet se duhet tė ketė edhe nė Sardenjė.
- Mbase, mund tė ketė. - ngriti supet Xhani - Po unė nuk kam aq para sa tė tė ēoj atje, pėr kokė tė nėnės, pse tė gėnjej.
Unė qesha dhe e pėrshėndeta me dorė nga dritarja e trenit qė largohej vazhdimisht nga Xhani. Befas ai ia dha vrapit, pėrsėri duke nxjerrė copėn e djathit nga ēanta, por treni tashmė e shtoi shpejtėsinė dhe Xhani mbeti pas, atje nė platformėn e stacionit me copėn e djathit qė e mbante lart nė duar. Marre nga gazeta ''Bota Shqiptare'' (Gazeta e Shqiptareve ne Itali) |