Prirja nuse klasike, moderne apo ekstarvagante
?!
Grimieri dhe parukieri Artur Muēo rrėfen tendencat e fundit pėr njė nuse perfekte
stilet, ngjyrat dhe ēdo tendencė tė verės 2007
Pėr ta zbuluar lexoni tė gjithė detajet qė ju ka servirur revista Spekter nėpėrmjet konsultės me specialistė tė estetikės, parukierisė dhe grimit.
Cilat etapa ndiqni pėr njė nuse qė ajo tė jetė nė formėn mė tė mirė tė mundshme dhe ēfarė duhet tė ketė vajza qė po bėhet nuse?
Fillojmė nga e para. Nė radhė tė para duhet tė jetė paraqitja. Nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė e bukur, por tė ketė tipare normale. Procesi pėr realizimin e njė nusje ėshtė goxha i gjatė, mund tė zgjatė gati njė muaj. Duke filluar nga trajtimet e flokėve, trajtimet e fytyrės, trupit, duarve.
Flokėt
Pėrgjatė gjithė kohės vajza i ka trajtuar flokėt sipas dėshirės sė saj, kurse kur vjen momenti i tė bėrit nuse duhet thėnė stop eksperimentimit dhe vjen faza mė e rėndėsishme, trajtimi. Gjithēka trajtohet sipas mendimit tė parukierit dhe ēdo gjė duhet tė dalė aty ku dėshiron profesionisti dhe jo aty ku do nusja. Sė pari realizoj ca seanca provash ēfarė ngjyre i shkon dhe modeli pėr tė evituar ēdo rrezik nė ditėn madhėshtore tė saj.
Ngjyra
Duhet pėrshtatur shumė me karakterin e vajzės. Nuk mund tė luhet nė ekstreme. P.sh nga floku platin, bjond, tė kalohet nė njė flokė tė kuq. Nė bazė tė bashkėbisedimit qė realizon parukieri Artur Muēo thotė se mund tė saktėsoj ngjyrėn qė mund ti pėrshtatet mė sė miri nė bazė tė karakterit dhe nė bazė tė fizionomisė sė fytyrės.
Stilimi
Mė pėlqejnė gjėrat qė janė tė natyrshme, spontane. Dhe janė nė zgjedhjet e mia. Po tė konkretizoj me njė shembull real. ( kisha pėr tė rregulluar njė nuse dhe duhet qė tė filloja punėn shumė herėt, nė 5 tė mėngjesit. Nuk kisha asnjė ide pėr aksesorėt zbukurues. Po pija njė kafe nė mėngjes herėt, pashė njė lule qė ishte shumė e bukur. I kėputa disa lule natyrale dhe ja vendosa nuses nė flokė. Ishte njė fantazi krejt e rastėsishme dhe e natyrshme dhe nusja mori njė nur shumė tė veēantė)
Stilet e flokėve sa mė tė thjeshta dhe natyrale nxjerrin nė pah shumė tiparet.
Aksesorėt zbukurues
Janė shumė tė veēanta lulet e thata, lule ose aksesor tė mbėshtjellura me tip rrjete, luajtja me elementin vellon, jo shumė tė gjatė. Ndėrthurja e stilimit tė flokėve me vellon krijon njė harmoni shumė tė kėndshme. Megjithatė nėse nusja do vėrė kurorė nė kishė duhet padiskutim velloja e gjatė.
Grimi
Ėshtė shumė e rėndėsishme pėrshtatja sipas karakterit tė personave. Grimi mund tė jetė i rėndė, i ėmbėl, agresiv, i lehtė dhe klasik. Por parukieri Muēo thotė se jam pro grimit tė rėndė. Jo nė fytyrė dhe nė aplikimin e toneve, por nė theksimin e syve, sepse duke theksuar sytė krijohet pėrshtypja edhe e tipareve tė rregullta
Make- up
Ėshtė gjėja mė e rėndėsishme. Me make-up del nė pah ēdo gjė. Ēdo detaj qė mund tė shikohet tek nusja del nėpėrmjet trajtimit tė fytyrės dhe mėnyrės sė aplikimit tė make-up. Ėshtė i rekomandueshėm njė make-up shumė natyral dhe transparent. Varet dhe tek forma e fytyrės. Por fytyra mė e rregullt ėshtė fytyra nė formė ovale, qė mund tė aplikosh lehtė tė gjitha llojet e make-up-eve.
Elementi dorė
Kurrsesi nuk duhet harruar elementi dorė edhe pse ka nuse qė e anashkalojnė, por ėshtė shumė i rėndėsishėm, pasi njė lėvizje e lehtė e dorės mund tė evidentojė njė dorė jo nė formėn e duhur qė hedh poshtė elementin perfekt. Tendencat e fundit janė njė frenē, njė dizanjo natyral.
Tre ditėt e nusėrisė
Nė tre ditėt nusja duhet tė reflektoj njė rregullim ndryshe.
Ditėn e premte ( nusja rregullohet pėr shoqėrinė)
Dhe ėshtė e pranueshme qė nusja tė jetė mė trendy dhe nė mak-up mund tė lėvizėsh me ēdo lloj ngjyre, pėr arsye se do jetė shumė alegro. Dhe modeli i flokėve duhet tė jetė shumė trendy. Kurse grimi shumė i rėndė
shumė i lehtė nuk ka rėndėsi. Nusja duhet tė jetė shumė e natyrshme, aspak e sforcuar
Ditėn e shtunė (kėtu muhabeti bėhet pak mė serioz)
Pėr arsye se ėshtė dasma e vajzės, nuk ėshtė si ditėn e parė. Edhe modeli i flokėve bėhet mė i mbledhur. Kėtu ka njė ndėrthurje mes modernes dhe klasikes. Edhe grimi, merr njė trajt tjetėr, pak mė i ėmbėl, pak mė i rėndė se ditėn e parė.
Tė dielėn ( perfekt)
Duhet tė dominojė elementi klas i gėrshėtuar me elementet shumė moderne, duhet tė ketė shumė paraqitje dhe padiskutim tė jetė shumė nė rregull nė tė gjitha aspektet. E diela do shumė pėrkushtim se duhet tė pėrmbushė tė treja ditėt bashkė, si pėrmbyllėse e ditės sė madhe.
Ja tiparet e njė nuseje perfekte
1. tė ketė flokė tė gjata
2. tė ketė fytyrė ovale
3. tė jetė e gjatė dhe njė shėndet normal
Test i parukierit Artur Muēo!!!
Jeni pėr nuse klasike apo moderne?
Gėrshetim: klasikja mė pėlqen dhe modernia gjithashtu. Mė saktė unė jam pėr ndėrthurje tė modernes me klasiken natyrshėm.
Jeni pro flokėve tė lėshuar apo tė mbledhur?
Tė lėshuara ose tė kapura shumė thjeshtė
Tonet e nuseve?
Mė pėlqen shumė e verdha nė bronc, nuk pėlqej xixa dhe shkėlqimet
Penel apo laps?
Penelin se pėrdorė kurrė, sepse i fikson shumė sytė. Pėrdorė vetėm lapsin shumė tė sfumuar
Qerpikėt origjinal apo fallco?
Mė pėlqejnė shumė qerpikėt e gjatė, nėse nusja nuk i ka, jam i detyruar tia vė fallco, por natyrale do ishte mė bukur.
Buzė tė kuqe tė theksuar?
Jo buzėkuqi mė pėlqen fare natyral. Mund tia lyjė buzėt me njė buzėkuq tė rėndė dhe shkėlqyes sipėr dhe nė fund fare me njė picetė ja heq fare dhe lė vetėm formėn natyrale tė buzės tė lyer me njė shkėlqyes tė lehtė dhe ngjan shumė kėndshėm.
Mollzat tė hijėzuara lehtė apo fortė?
Tė hijėzuara shumė lehtė, pak nė bronxato
Thonjtė shumė tė gjatė apo natyral?
Sa mė natyral dhe me dizanjo shumė fine.