Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 02-08-2007, 22:57
Minifotoja e anetarit Muslimani
Muslimani Muslimani eshte Jashte Linje
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore Hyri ne xhami ēifute ndersa doli muslimane

HYRI NE XHAMI ĒIFUTE NDĖRSA DOLI MYSLIMANE

Pėrkujdesje e veēante hyjnore dhe drita qiellore kanė tėrhequr zemrėn e njė vajzė ēifute, te cilės i priu fati dhe doli nga errėsirat e humbjes dhe pakujdesisė pėr ne dritėn e Islamit dhe se vėrtetės se ndritshme.
Vajze 28 vjeēare, e cila ėshtė rritur, zhvilluar dhe edukuar ne njė familje dhe ambient ēifut…Tė shohim se si ishte pikėnisja e ndryshimit dhe zgjedhjes se saj? Cili ėshtė tregimi i Islamit te saj ose thėnė me mirė i rilindjes se saj te vėrtet?
Hulumtimi i se vėrtetės…
Duke rrėfyer tregimin e vet, ajo shkėput kėto kujtime: "Para katėr vitesh jeta ime nuk kishte ndonjė domethėnie; kisha pyetje te shumta, te cilave nuk mund t'iu gjeja pėrgjigje ne librat ēifute dhe te krishtera, e sidomos pėr raportet dhe marrėdhėniet e drejtpėrdrejta te njeriut me Allahun, subhanehu ve teala…
Fillimi ne Londėr…
Vazhdon Fatimja tregimin e saj e thotė: "Derisa isha ne Londėr duke vazhduar studimet e mia universitare, me ra te njihem me njė familje arabe myslimane, me te cilėt i forcova lidhjet sidomos kur pashė qetėsinė, rendin dhe rehatinė, me te cilėn dispononte dhe ishte begatuar nėna. Kur e pyeta pėr sekretin e kėsaj mė tha: "Islami ka marrur pėrsipėr tė drejtat e gruas, e ka ngritur ēėshtjen dhe pozitėn e saj tek burri, sikurse qe ka vėnė njė planprogram jetė bashkėshortor, te cilin e zbatojnė dhe ne baze te cilit bashkėveprojnė burri dhe gruaja ne edukimin e fėmijėve tė tyre.
Kėto fjale ishin fillimi i shkėndijave, te cilat ndikuan ne mendjen dhe zemrėn time, madje me bėn edhe me kėmbėngulese pėr vazhdimin ne hulumtimin e se vėrtetės…
Hyrja ime ne xhami…
Fatimja pėr disa ēaste kthen memorien e saj ne te kaluarėn pėr te pėrkujtuar tregimin e vet dhe thotė: "Njė ditė prej ditėsh dola ne njė nga parqet e mėdha te Londrės dhe duke ecur atypari hasa ne njė xhami te madhe. Hyra ne te dhe u takova me njė te moshuar, i cili mbante njė mjekėr te bardhe dhe te gjatė. Me dėshiroi mirėseardhje dhe me pėrplot edukate, kėrkoi prej meje ta vishja hixhabin (shaminė) pėr ta respektuar xhaminė, shtėpinė e Allahut, subhanehu ve teala.
U ulem pėr pak ēaste ndėrsa ai m'i dhuroi njė ekzemplare te pėrkthimit te domethėnieve te Kur'anit Kerim ne anglishte si dhe disa libra tjera ne gjuhėn angleze, te cilat sqarojnė te vėrtetat e Islamit…Dola nga xhamia ndėrsa zemra ime e tera ishte e mbushur me gėzim dhe prehje shpirtėrore.
Fillova t'i lexoj librat ne intervale tė ndryshme kohore, fillova te prezantoj ne ligjėratat javore, te cilat mbaheshin ne xhami dhe te cilat me ndihmuan shumė pėr kuptimin e domethėnieve te larta te Islamit, i cili ka vėnė njė rregull pėr njeriun mysliman, sipas te cilit duhet te punoje gjatė tėrė jetės se vet, madje edhe pas vdekjes se tij…
Ajo qe ma ka tėrhequr vėmendjen nė Islam ėshtė besimi individual i myslimanit, i cili beson ne te gjithė te dėrguarit e Zotit; nga Ademi e deri tek Muhammedi, Alejhimu selam, pastaj marrėdhėniet apo raportet e drejtpėrdrejta ne mes myslimanit dhe Zotit te vet duke mos pasur nevojė fare pėr ndėrmjetėsues (siē ėshtė ne fenė ēifute dhe te krishtere)…
Vazhdova ne njė konfuzion dhe lufte te brendshme njė vjeēare ne mes kureshtjes dhe kersherise sime pėr ta pranuar Islamin dhe ne mes frikės nga familja ime dhe mospajtimit me qėndrimin tim…
Befasisht derisa ndodhesha ne njė ligjėratė ne mes te xhamisė, u ngrita dhe para imamit shpalla dėshirėn time pėr ta pėrqafuar Islamin dhe pėr ta vėnė hixhabin..Mos pyet se ēfarė gėzimi pėrshkoi imamin, madje gėzimi im ishte edhe me i madh sepse unė isha ajo qe u bėra myslimane dhe vera hixhabin duke shpėtuar veten kėshtu nga zjarri i Xhehennemit.
Familja ime pas Islamit
Fatimja plotėson tregimin e saj e thotė: "Mbeta ne Londėr edhe pėr njė periudhe te shkurtėr kohore, duke mos patur asnjė problem apo vėshtirėsi ne adaptimin me shoqėrinė angleze…Pas pak kohe u ktheva ne Meksike, qe te jetoja me familjen time, ku babai vėrejti ndryshime ne sjelljet dhe gjestet e mia, e ne veēanti mindili (shamia), te cilin e veja pėrherė ne kokė.
Derisa ne ditė isha duke u falur ne dhome, befasisht hyri babai dhe me gjet ne njė gjendje te tillė…Nuk mund ta pranonte se unė jam bėrė myslimane dhe nuk me dha as shansin me te vogėl qe t'ia sqaroj shkaqet se pėrse unė kam zgjedhur Islamin…Edhe nėna e vėllai u ēuditen nga kjo dhe dalėngadalė filluan te e largohen tė gjitha shoqet dhe te afėrmit...
Shoqėria ēifute ėshtė shoqėri e ndėrlidhur ne mes veti; nuk pranojnė asnjė ndryshim brendapėrbrenda tyre…
Babai vendosi qe te me pėrzinte nga shtėpia ndėrsa nėna nuk kishte mundėsi ta pengonte madje heshti dhe i shkėputi lidhje me mua pėr njė vit te tėrė duke mos mė folur fare. Ndėrsa sa i pėrket vėllait, atij nuk i pėlqente vendimi im e sidomos mbajtja e hixhabit…
Nuk u hidhėrova sepse prej cilėsive te myslimanit ėshtė durimi (sabri) dhe bamirėsia ndaj prindėrve te tij, (edhe nėse janė pabesimtare)…Dola nga shtėpia dhe fillova te jetoja vetėm ndėrsa ende mbaja lidhjet me familjen, duke u munduar qe te kthehem prapė atje.
Raportet e mia me shoqėrinė
Thotė Fatimeja: "Nuk kam hasur ne asnjė pengesė apo vėshtirėsi ne adaptimin me shoqėrinė meksikane, edhe pse disa shoqe dhe te afėrme mendonin se unė jam sėmurė nga kanceri kėshtuqė kam vėnė shami pėr ta mbuluar kokėn nga flokėt e rėna.
Disa mendonin se unė sapo kam lindur njė foshnje kėshtuqė po e mbaj kokėn mbeshtjellur qe tė mos ftohem, ndėrsa unė, shfrytėzoja kėto shanse dhe ua sqaroja njerėzve fenė time dhe domethėniet reale te Islamit. Fale ndihmės se Allahut, subhanehu ve teala ēdoherė e gjeja veten te rrethuar nga motrat, te cilat dėshironin ta pranonin Islamin dhe vėrtet, njė numėr i konsiderueshėm i tyre kanė hyrė nė Islam!
Cytjet e shejtanit
Si ēdo njeriu, shejtani tentonte te depėrtonte ne mendjen dhe zemrėn time qe te me ndaj-largoj prej Islamit tim…Meksika ėshtė vend i nxehte dhe vėnia e hixhabit vetėm sa krijon probleme dhe veshtirėsi pėr shkak te ngritjes se temperaturave…
Shejtani mundohej te me binde te largoj hixhabin me pretekst se ėshtė mot i nxehte dhe i papėrballueshėm dhe se njė gjė e tillė nuk do tė thotė asgjė; askėnd nuk e ke tė tė pėrcjell se ēfarė bėn…Unė megjithatė, ēdoherė kėrkoja ndihmė prej Allahut, subhanehu ve teala nga cytjet e djallit te mallkuar duke kėnduar shumė shpesh lutjet pėrkatėse fetare…
Toleranca e vėllait tim…
Pas kalimit te njė kohe, u befasova kur vėllai im me pyeti se a kisha ndonjė fotografi te pejgamberit tonė Muhammedit, Alejhi selam? Thashė: Jo. Me tha: Me duket se kam pare ne ėndėrr profetin Muhammed, i cili mė tha se ne nuk detyrojmė askėnd te hyj nė Islam…
Pas kėsaj tolerance fillova te vėrej ndryshime ne sjelljet e vėllait tim ndaj meje duke filluar ti bėhet normale veshja ime me hixhab si dhe filloi te mė fliste dhe te me vizitonte pėrherė…
Falėnderimi i takon Allahut…
Fatimeja e pėrmbyll tregimin e saj duke falėnderuar Allahun, subhanehu ve teala, pėr begatinė e Islamit, e cila ka hapur zemrėn dhe mendjen e saj si dhe ka mbushur gjymtyrėt e saj me udhėzim dhe dashuri. Unė e falėnderoj Allahun, subhanehu ve teala, pėr arsye se Ai me zgjodhi mua qe te dal nga injoranca ne drite. Islami ėshtė fe e paqes, dashurisė, mirėkuptimit, tolerancės; respekton fetė tjera qiellore..Prej tij kam mėsuar besnikėrinė me shpirtin, krenarinė me personalitetin dhe se Allahu ėshtė afėr, iu pėrgjigjėt lutjeve…

Marrė nga: www.twbh.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
16 dhjetor 2005, e premte
Brunei Darussalam
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Pergjigjuni me Citim