Shikoni Postime te vecuara
  #9  
Te vjeter 15-07-2003, 21:25
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2

Gjithēka nė njė picė

Ėshtė pjata unike mė e pėlqyer nė mbarė botėn. Pica ėshtė nė vendet e para tė preferencave ushqimore tė italianėve. Falė vlerave tė saj ushqyese mund tė zėvendėsojė makaronat dhe falė pėrbėrėsve qė ka ėshtė e pėrsosur pėr kėdo qė merret me aktivitet sportiv. Ėshtė e pasur me karbohidrate dhe mund tė ndihmojė ata qė duan tė dobėsohen nė mėnyrė graduale. Por ama nuk mund tė thuhet qė ėshtė dietike: 100 gram pica me domate dhe mocarelė pėrmbajnė 271 kcal, 52 g karbohidrate, 5.6 g proteina dhe disa lloje yndyrnash.
Bėni kujdes me brumin e picės
Mielli duhet tė pregatitet me grurė tė tipit 00 ose 0. Mėnyra mė e mirė pėr tė bėrė zėnien e brumit ėshtė me maja birre: por bėni kujdes se nė ēfarė ambjenti ėshtė ruajtur ajo. Gjatė kėtij procesi njė pjesė e karbohidrateve pėrbėrėse tė miellit janė shkatėrruar nga mikroorganizma dhe janė shndėrruar nė sheqerna mė tė thjeshtė pra dhe dhe mė tė tretėshėm dhe burim i njė energjie tė thjeshtė. Njė pregatitje e rregullt e brumit garanton njė konservim tė pėrqėndrimit tė duhur tė karbohidrateve tė pėrbėra tė domosdoshme pėr tė garantuar njė burim rezervash energjie. Njė kėshillė praktike: Brumi ėshtė gati kur njė pjesė e vogėl e tij pasi hidhet nė ujė, nuk fundoset, por qėndron nė sipėrfaqe. Brumi nuk duhet tė jetė shumė i fortė dhe duhet tė ketė njė ph afėr neutralit. Kėshillohet dhe kripa e detit e pasur me jod, substancė qė bėn tė mundur mirėfunksionimin e gjėndrave tiroide.
Domate tė qėruara dhe vaj ulliri kundėr rrėnjėve tė lira.
Elementet zbukuruese rrisin cilėsinė ushqyese tė picės duke i shtuar bazės sė kushtėzuar nga karbohidratet, proteina dhe yndyrna. E pamungueshme, domatja ka njė pėrmbajtje me kalori shumė tė ulėt, furnizon organizmin me fibra shumė tė domosdoshme pėr tretjen si potazi, magneziumi, zinku, seleni dhe mbi tė gjitha likopeni qė lufton rrėnjėt e lira pėrgjegjėse pėr plakjen e qelizave. Vaji shumė i pastėr i ullirit normalizues i shėndetit tė zemrės dhe arterieve garanton prurjen e tė mirave tė vajrave vegjetale dhe tė polifenolit.

Mocarela pėr shumė energji
Tė ushqyerit duhet tė bėhet me njė zgjedhje tė kujdesshme por pica ėshtė e pasur me proteina tė thjeshta qė mund tė merren duke shtuar nė pica mish, peshk dhe djathė, thonė specialistėt e ushqimit. Djathi mocarela, parmigiano apo djathi i deles shtojnė sasi tė mėdha proteinash dhe yndyrnash dhe janė tė pasura me kalcium. Po ata qė preferojnė proshutėn? Prodhimet me mish derri duhet tė konsumohen me kujdes. Janė tė pasura me yndyrna dhe kripėra. Nuk janė tė kėshillueshme pėr ata qė vuajnė nga hipertensioni por janė tė nevojshme pėr anemikėt falė pėrbėrjes sė tyre me hekur. Mė pas picės mund t’i shtohen dhe perime tė ndryshme, miniera tė vėrteta fibrash por dhe kripėrash minerale shumė tė domosdoshme pėr stinėn e nxehtė kur kėto humbasin me shumicė sė bashku me djersėn.
Vegjetariane: Ėshtė zgjidhja mė e mirė. Nė piceri ėshtė shumė i madh sikleti i zgjedhjes por mė e mira nga pikėvėshtrimi ushqyes ėshtė pica vegjetariane e pasur me perime siē ėshtė duke qenė secila nga to njė burim mė vete. Kungulli pėrmban potas, i dobishėm pėr qarkullimin e gjakut gjatė ciklit menstrual. Hudhėra pėrmirėson proēeset e tretjes dhe ka veti kundėr tharjes. Spinaqi ėshtė shumė i pasur me vitaminė A, C dhe potas. Ndėrsa specat janė tė vėshtirė pėr tu tretur dhe kėrpudhat duhet tė evitohen nga ata qė kanė probleme me mėlēinė dhe ata qė kanė probleme nė tretje.

Njė margarita dhe pėr diabetikėt dhe tė shėndoshėt
“Dhe diabetikėt dhe tė shėndoshėt mund tė hanė pica - thonė specialistėt. Por duhet tė zgjedhin llojin “mė tė varfėr” ushqimor me sa mė pak mocarela. Ndėrsa ata qė kanė probleme shumė tė mėdha me shėndetin dhe i druhen njė ushqimi tė pregatitur nga tė tjerėt, mund ta pregatisin picėn nė shtėpi duke i futur pėrbėrėsit e rekomandueshėm pėr shėndetin e tyre, ndėrsa brumin mund ta pregatisin dhe me miell misri ose soje.
Edhe e ngrirė por pa dhjamė
Po kur nuk kemi kohė qė tė shkojmė nė piceri? Nė kėtė rast mund tė pėrdorni picat e ngrira. Kanė njė pėrbėrje ushqyese dhe kalori tė njėjta. Por ata qė duan tė ushqehen nė mėnyrė tė shėndetėshme, duhet tė kontrollojnė qė tė mos ketė dhjamė, ndonjėherė i pėrzier me pėrbėrės tė tjerė pėr tė rritur shijen. Dhjami ėshtė njė yndyrė me origjinė nga kafshėt i pasur me superkalori.


Tė gatuash me mjekun
Njė dietė me provėn e puthjes
Ėshtė e kotė tė thuhet qė pėr tė patur njė aromė tė kėndėshme tė gojės duhet tė evitohet konsumimi i hudhrave dhe i qepėve. Por nuk janė kėto faktorėt e vėrtetė qė shkaktojnė erėn e rėndė tė gojės. Nė origjinė tė kėtij problemi ėshtė njė ushqim i parregullt apo kariesi dhe gurėzat e dhėmbėve. Nė rastet mė tė shpeshta aroma e rėndė mund tė jetė pasojė e problemeve gastrike, epatike apo deri dhe diabetike. Dhe njė regjim i parregullt pėr t’u dobėsuar mund ta favorizojė. Ndėrsa njė dietė dizontiksuese mund tė lehtėsojė dhe nė disa raste dhe tė zgjidhė problemin. Duhet tė kufizohen mishi dhe djathėrat, pijet superalkolike, ushqimet e konservuara dhe ėmbėlsirat me bazė gjalpin dhe ajkėn. Njė po tė fortė pėr frutėt dhe perimet e pagatuara, drithėrat, bukėn, orizin dhe arrat. Mes ėmbėlsirave ėshtė mirė qė tė zgjidhen akulloret me fruta dhe produktet e ngrira.

Makarona tė aromatizuara
Pėrbėrėsit pėr katėr persona: 350 g makarona; 8 domate tė pjekura; 4 kunguj; njė tufė tė vogėl mendėrz tė freskėt; njė tufėzė majdanoz, vaj, kripė.
Ndajini domatet nė katėr pjesė dhe vendosini nė ujė tė zier tė kripur, shtypini derisa tė krijohet njė masė e njėtrajtėshme, hiqini bėrthamat dhe ndajini nė pjesė. Kriposini pjesėt dhe shtypini pėrsėri. Shkėpusni nga kėrcelli gjedhet e majdanozit dhe tė mendėrzės dhe i lani. Hiqini zemrėn e kungujve dhe pritini nė rripa tė hollė. Bashkojini nė njė enė kungujt, domatet dhe majdanozin e grirė trashė dhe gjethėt e mendėrzės duke mbajtur disa pėr t’i pėrdorur pėr dekorimin. Kriposini dhe pėrziejini me vaj duke i lėnė pėr 20 minuta. Ziejini makaronat me ujė tė bollshėm dhe tė kripur dhe pasi tė jenė gati, pėrziejini me masėn e pregatitur mė parė.

Akullore me pjeshkė dhe ēaj
Pėrbėrėsit pėr 6 persona: 200 g sheqer, ata qė janė me dietė mund ta zėvėndėsojnė me 200 g ėmbėlsues, njė tufė me gjethe mendėrze, njė lugė ēaj jasemini, njė paketė tė vogėl vanilje, 1.5 kg pjeshkė, tre lugė lėng limoni, lėkurėn e grirė tė njė limoni tė papėrdorur.
Pėrgatisni shurupin duke ngrohur gjysmė litri ujė me sheqerin, lėkurėn e limonit, vaniljen dhe fletėt e mendėrzės tė lara mė parė. Lėreni tė ziejė pėr tre minuta pastaj hiqeni nga zjarri duke shtuar ēajin e vendosur mė parė nė njė garzė tė imėt. Lėreni nė ujin e nxehtė pėr tre-katėr minuta dhe mė pas hiqeni garzėn dhe ēajin. Qėrojini pjeshkėt, hiqini bėrthamat dhe mė pas i pritni nė pjesė. Vendosini nė shurupin e pregatitur pėr 20 minuta duke lenė menjėanė gjethet e mendėrzės. Mė pas shtoni lėngun e limonit dhe grijeni komposton nė mikserin e frutave. Vendoseni nė njė enė tė gjėrė dhe lėreni nė frigorifer pėr 4-5 orė duke e pėrzier nė mikser ēdo orė dhe duke e vėnė pėrsėri nė frigorifer. Servireni nė gota duke e zbukuruar me gjethe mendėrzė apo melise.
Pergjigjuni me Citim