Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 27-10-2003, 16:44
Minifotoja e anetarit Ardit
Ardit Ardit eshte Jashte Linje
Veteran/e
 
Reg: 12-04-03
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 227
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Ardit
Kryesore

Arti i Fotografisė Shqiptare
--------------------------------------------------------------------------------
Arti fotografisė tek Shqiptarėt zė fill nė Shkodėr nga fundi i viteve 50 tė shekullit XIX dhe lidhet me emrin e Pjetėr Marubit (1834-1903). Ndėr fotografitė e tij mė tė hershme janė ato tė Hamz Kazazit dhe tė Leonardo De Martinos. Puna mbi dyzetvjecare e Pjeter Marubit ka lene gjurme me vlera historike dhe artistike. Vecanarisht te tilla jane ato qe i perkasin periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Fotografite per kryengritjen e Mirdites (1876-1877) u botuan ne “La Guerra d’Oriente” dhe ato per Lidhjen Shqiptare (1878-1881) ne “The Illustrated London News, “Illustration” etj. Nxenes i Pjeter Marubit qe Mati Kodheli (1862-1881) bir i nje fshatari te varfer nga Kodheli i Zadrimės.

Aparatet e para fotografike qe u perdoren en Shqiperi qene me permasat 30x40cm te markave franceze dhe gjermane me kasete per dy negative 26x31 dhe 21x27cm. Fotografimi me kete aparat behej ne natyre, ne hije. Me vone hyri ne perdorim aparati me permasat 18x24 e 13x18 cm i mbeshtetut ne trekembsha druri. Gjate viteve 1885-1890 u ndertua studioja e pare e pajisur me mjete te nevojshme te kohes. Ajo perfshinte nje mjedis prej 5x7m me pozicion verilindje. Dy te tretat e pullazit dhe e tere fasada ishin prej xhami me qellim qe drita te hynte ne sasi te barabarte si nga siper ashtu edhe aneve. Xahamat mbuloheshin me perde te medhaja bezeje qe leviznin sipas nevojes per drite.

Ne vitin 1970 Gegė Marubi mori e i fali shtetit te gjithe negativat e ruajtura (afro 200.000 negativa) per me se nje shekull.
__________________
Kujt i vjen turp nga skamja e vet,
dhe s`njeh as nder as vlera.
Atij i them rob i vėrtetė,
bir robi dhe tė tjera...

( Robert Bėrns )
Pergjigjuni me Citim