Familja Marubi dhe historiku i fotografise Pjetėr Marubi nė fundin e shek. 19-tė ishte i pari nga familja Marubi, qė solli artin e fotografisė nė Shqipėri. Nė fototekėn Marubi u ruajtėn rreth 150 000 negativė dhe fotografi nga luftėrat e ndryshme tė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi. Portrete tė ndryshme tė kohės, si dėshmi historike, u bėnė nga fillimisht Pietro Marubi, njė emigrant italian qė vendosi tė jetojė nė Shkodėr nė familjen Kodheli nga Zadrima. Zanatin e artit tė fotografisė e mėsoi mė pas Kel Kodheli (1870-1940), i cili pas vdekjes sė Pjetrit, mori mbiemrin e tij, Marubi.
Studioja Marubi u krijua mes viteve 1885-1890. Ajo pėrfshinte hapėsira me pėrmasa 5 x 7 m., brenda shtėpisė sė marubėve nė Shkodėr. Fototeka Marubi nė vitin 1970 u bė pjesė e Muzeut tė Shkodrės. Aty ruhen mė shumė se 20 000 xhama e filma. Njė pjesė e mirė e fototekės qė vjen pas vitit 1919, ndodhet e regjistruar nė rend alfabetik, sipas emrave tė tė fotografuarve. Djathtas - luftetarėt e lirisė.
Fotografi i fundit i familjes Marubi ėshtė Gegė Marubi, i cili shihet nė fotografinė majtas me njė djalė, nė njė fotografi tė padatuar. Ai e ruan artin e fotografisė si traditė tė familjes deri mė 1984, megjithėse nė Shqipėri ekzistonte njė sistem, i cili e ēoi njeriun drejt mungesės sė pronės dhe trashėgimisė.
Ndėrsa poshtė - djathtas, shohim njė fotografi nga "Djelmnia e Shalės", tė Kel Marubit fotografuar me siguri gjatė viteve 1900-1915. Pas luftės sė dytė botėrore, Gegė Marubi nuk pati fatin tė linte trashėgimtarė, tė cilėt do mund ta vazhdonin artin e fotografimit.
__________________ Kujt i vjen turp nga skamja e vet,
dhe s`njeh as nder as vlera.
Atij i them rob i vėrtetė,
bir robi dhe tė tjera... ( Robert Bėrns ) |