Shikoni Postime te vecuara
  #11  
Te vjeter 27-10-2003, 15:13
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kampionati i Kosoves : Java 10.

Prishtina theu traditėn, mposhti Vėllaznimin

Javėn e 10-tė tė Kampionatit tė Kosovės nė futboll e karakterizuan 19 gola tė shėnuar, 6 fitore tė skuadrave vendase e njė barazim, si dhe madje 7 kartona tė kuq. Ballafaqimi mė interesant, ashtu siē pritej, u zhvillua nė kryeqytet ndėrmjet rivalėve tė vjetėr, Prishtinės dhe Vėllaznimit. Rreth 2.000 adhurues tė pranishėm nė kėtė duel patėn rast tė shohin njė lojė cilėsore, por tė cilėn e zbehu loja tepėr e tensionuar nė tė dyja palėt, si dhe sjelljet e tifozeve, sidomos atyre gjakovar pas perfundimit te ndeshjes.

Futbollistėt e Prishtinės arritėn ta thejnė traditėn e viteve tė fundit, duke e mposhtur Vėllaznimin, me rezultat 3:1, ndonėse deri te kjo fitore arritėn me mjaft mund. Prishtinasit kaluan nė epėrsi nė minutėn e 10-tė nėpėrmjet Besnik Kollarit, i cili ishte i saktė nga penalltia. Pas shėnimit tė kėtij goli nervoziteteti nė radhėt e gjakovarėve u shtua. Si pasojė e njė loje tė tillė, nė minutėn e 13-tė, pėr shkak tė njė ndėrhyrje tė ashpėr ndaj Emrės, gjyqtari Malazog Hoxha, ndėshkoi me karton tė kuq, Kreshnik Vulėn dhe nė kėtė mėnyrė, qė nga kjo minutė, mysafirėt luajtėn me njė lojtar mė pak. Njė gjė tė kėtillė mjaft mirė e shfrytėzuan prishtinasit, tė cilėt vetėm pas katėr minutash, e shtuan epėrsinė nė 2:0, nėpėrmjet Sheremet Isufit, i cili pėrfitoi nga njė gabim i udhėtuesve. Pas kėsaj epėrsie prishtinasit menduan se ēdo gjė pėrfundoi nė kėtė takim dhe paksa u tėrhoqėn nė lojė. Megjithatė gjakovarėt edhe pse me njė lojtar mė pak nuk u dorėzuan lehtė. Kėshtu nė minutėn e 34-tė, Efendia e ngushtoi epėrsinė nė 2:1, duke e bėrė ndeshjen dramatike deri nė fund. Mirėpo tė gjitha dilemave rreth fituesit tė kėtij takimi u dha fund, lojtari i ri i Prishtinės, Labinot Demolli, i cili nė minutėn e 77-tė vuri rezultatin pėrfundimtar 3:1. Duhet theksuar se me kartona tė kuq nė finish tė ndeshjes u ndėshkuan edhe Admir Pruthi dhe Besnik Kollari. Njė pėrballje mjaft interesante dhe me pėrplot gola u zhvillua nė Mitrovicė, ku Trepēa’89 realizoi fitore bindėse nė duel me Kosovėn e Prishtinės, 4:1. Serinė e golave pėr “xehetarėt” e hapi Sejd Onbashi, nė minutėn e 14-tė, ndėrsa atė e vazhduan Liridon Misini (28’), Elvis Osmani (56’) dhe Enver Jashari (68’), derisa golin e nderit pėr prishtinasit e realizoi Kushtrim Munishi (90’). Me kėtė fitore “xehetarėt” janė ngjitur nė pozitėn e tretė tė renditjes, ndėrkohė qė pėrcjellėsja mė e afėrt e Prishtinės, mbetet Besa e Pejės. Pejanėt nė kuadėr tė kėsaj jave realizuan fitore tė vėshtirė ndaj skuadrės sė fundit nė renditje, Gjilanit, me golin e Haxhi Zekės, nė minutėn e 42-tė nga penalltia. Me tė njėjtin rezultat fitore ka realizuar edhe Getoari nė duel me Ferizajin, me golin e shėnuar nga Sylejman Shala. Ndėrkaq Flamurtari si duket nuk po arrin asesi tė dalė nga kriza qė e ka kapluar. Kėsaj radhe “kuqezinjtė” e kryeqytetit u mposhtėn nė Vushtrri, ndaj Kosovės, me golin e Besim Ademit, nė minutėn e 78-tė. Duhet theksuar se skuadra vushtrriase nė kėtė takim u paraqit me tre lojtarė tė rinj tė ardhur nga Teuta e Durrėsit. Ndėrkohė njė lojė e pėlqyeshme pėr adhurues ishte ajo nė Gjilan, ku kampionia nė fuqi, Drita realizoi fitore tė mundimshme ndaj Drenicės, me rezultat 3:2. Golashėnues i trefishtė nė kėtė takim pėr gjilanasit ishte, kush tjetėr veēse, Selman Berisha, kurse pėr Drenicėn golat u shėnuan nga Durmishi (autogol) dhe Kiēina.

Rezultatet

Prishtina-Vėllaznimi 3:1
Trepēa’89-Kosova 4:1
Getoari-Ferizaji 1:0
Besa-Gjilani 1:0
Drita-Drenica 3:2
Kosova (V)-Flamurtari 1:0
Besiana-KEK-u 1:1

TABELA

1.Prishtina 10 7 2 1 17:6 23
2.Besa 10 6 2 2 21:12 20
3.Trepēa’89 10 6 0 4 16:14 18
4.Drita 10 4 4 2 18:13 16
5.Drenica 10 5 1 4 15:10 16
6.Getoari 10 5 1 4 12:7 16
7.KEK-u 10 3 5 2 24:11 14
8.Vėllaznimi 10 4 2 4 10:17 14
9.Kosova (V) 10 4 1 5 12:17 13
10.Ferizaji 10 2 6 2 9:9 12
11.Kosova 10 3 1 6 10:18 10
12.Besiana 10 2 3 5 6:12 9
13.Flamurtari 10 2 2 6 11:16 8
14.Gjilani 10 1 2 7 5:24 5

Nė javėn e 11-tė, mė 1 e 2 nėntor, takohen: Ferizaji-Kosova (V), Drenica-Getoari, Kosova -Drita, Vėllaznimi-Trepēa’89, KEK-u – Prishtina

Blerim HALIMI www.futbolli.com
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 20031027140537305_1.jpg (13.0 KB, 171 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim