Shikoni Postime te vecuara
  #112  
Te vjeter 27-10-2003, 15:50
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

SERIE A

Trajneri argjentinas ka pėrshėndetur nė njė takim tė pėrzemėrt ish-futbollistėt e tij

Kuper: I uroj suksese Interit

Hektor Raul Kuper, pėrpara se tė largohej nga Italia, ka pėrshėndetur ish-futbollistėt e tij dhe trajnerin e ri tė Interit, Alberto Zakeroni, duke u uruar suksese nė vazhdimin e sezonit. Trajneri argjentinas po pėrgatitet tė kalojė disa ditė pushimesh nė Majorka, por mė parė mendoi ta kryente deri nė fund detyrėn e tij. Ish-trajneri i Majorkės dhe i Valencias ka deklaruar pėr njė radio lokale: "Havier Zaneti kishte mbledhur tė gjithė futbollistėt e Interit dhe unė i pėrshėndeta dhe i falėnderova pėr tė gjithė pėrkushtimin e tyre gjatė kohės qė mė kanė pasur trajner. Tė gjithė ata dhanė maksimunin dhe u treguan profesionistė. Eshtė e vėrtetė qė nuk arritėm rezultate pozitive, por kėtu ndikoi edhe fati i keq, qė na shoqėroi kėto dy vjet e gjysmė tė bashkėpunimit tonė." Nė fund tė deklaratės sė tij, Kuperi tha: "Jam i bindur se njė ditė do tė kem tė bėj sėrish me kėta futbollistė, qoftė edhe si kundėrshtar, dhe gjithmonė do t'i respektoj, siē mė kanė respektuar edhe ata mua nė kėto vite nė Milano.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 12064cuper.jpg (12.1 KB, 36 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim