KREU V LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881) 7. LUFTA PĖR REALIZIMIN E AUTONOMISĖ DHE SHTYPJA E LIDHJES SĖ PRIZRENIT Betejat e fundit tė Lidhjes dhe shtypja e saj (prill 1881)
Sapo u bind se ēėshtja e kufirit turko-grek po hynte nė rrugėn e zgjidhjes, Porta e Lartė mendoi se tashmė i kishte duart tė lira pėr tė shtypur me forcė lėvizjen autonomiste shqiptare. Pėr kėtė qėllim, disa ditė pėrpara se tė nėnshkruhej protokolli i marrėveshjes sė kufirit, ajo i dha urdhėr Dervish Pashės qė tė vinte nė zbatim planin e ekspeditės ushtarake kundėr Shqipėrisė. Atij iu dha grada e kryegjeneralit dhe detyra e kryekomandantit tė Rumelisė, domethėnė tė forcave tė armatosura tė dislokuara nė vilajetet e Kosovės, tė Manastirit, tė Janinės, tė Shkodrės e tė Selanikut. Ekspedita e tij, e pėrbėrė nga 30 batalione, do tė ndihmohej edhe nga garnizonet ushtarake tė vendosura nė qytetet e Kosovės. Ekspedita do tė kishte edhe 7 gjeneralė tė tjerė nėn komandėn e Dervish Pashės.
Goditjen e parė ushtria osmane ia dha Komitetit tė Lidhjes Shqiptare nė Shkup, tė kryesuar nga Jashar bej Shkupi. Ky komitet, ndryshe nga ata tė qyteteve tė tjera te Kosovės, nuk preku as administratėn osmane, as mytesarifin dhe as garnizonin turk tė qytetit. Ai nuk pengoi gjithashtu futjen e forcave tė tjera ushtarake osmane mė 27 shkurt 1881 dhe vendosjen kėtu tė Ibrahim Pashės si komandant i garnizonit. Mė 23 mars Ibrahim Pasha thirri nė selinė e tij 11 anėtarėt e Komitetit tė Lidhjes pėr Shkupin me Jashar bej Shkupin nė krye, tė cilėt i arrestoi pabesisht.
Pushtimi i Shkupit, pati rėndėsi tė madhe pėr forcat osmane, pasi pėr nga madhėsia dhe pozita strategjike qyteti ishte njė pikėmbėshtetje e fortė pėr zhvillimin e ekspeditės sė tyre nė mbarė vilajetin e Kosovės. Pėr kėtė arsye, gjatė ditėve tė mėvonshme u shpėrngulėn nga Selaniku nė Shkup forcat kryesore tė ekspeditės ushtarake osmane (30 batalione me rreth 20 mijė ushtarė). Mė 7 prill 1881 arriti edhe vetė Dervish Pasha, i cili vendosi kėtu shtabin e vet. Nė tė njėjtėn kohė aty u shpall shtetrrethimi dhe filluan arrestimet. Pėr tė ngjallur terror nė popull, tė gjithė anėtarėt e arrestuar tė Komitetit tė Lidhjes, pasi i shėtitėn nė rrugė tė lidhur me hekura, i dėrguan nė burgun e Selanikut dhe mė vonė i internuan nė ishullin e Rodosit, nė detin Egje.
Sapo ra Shkupi, Lidhja Shqiptare lėshoi kushtrimin nė mbarė Kosovėn pėr tė rrėmbyer armėt dhe pėr ti bėrė ballė ekspeditės osmane. Qeveria e pėrkohshme formoi shtabin e mbrojtjes me 25 anėtarė, nga tė cilėt njihen deri mė sot Sulejman Vokshi (qė ishte edhe komandant i tij), Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia, Sef Kosharja, Halim Efendiu, Zeqirja Aga, Mullah Hyseni, Mustafa Aga, Halil Efendiu etj. Nė kohėn e fillimit tė ekspeditės ushtarake shtabi kishte vetėm 5 mijė luftėtarė. Pėrpjekjet pėr mobilizimin e forcave tė tjera nuk u kurorėzuan me sukses. Qeverisė sė pėrkohshme i mungonin edhe mjetet financiare pėr armatimin dhe mbajtjen e tyre. Udhėheqėsit e saj vendosėn ti pėrqendronin forcat ushtarake nė rrugėn Ferizaj-Prizren dhe ta zhvillonin luftėn e armatosur nė qafat e maleve midis Ferizajt e Suharekės, tė cilat kontrollonin rrugėn nga mund tė kalonte ushtria turke pėr nė Prizren. Pėr kėtė arsye forcat e para vullnetare u pėrqendruan kryesisht nė dy pika strategjike: nė Shtimje, ku u vendos edhe shtabi i tyre nėn kryesinė e Sulejman Vokshit; pjesa tjetėr zuri vend nė pozita mė tė pėrparuara, nė afėrsi tė fshatit Slivovė. Pėr tė siguruar ndėrlidhjen e shpejtė tė shtabit me Prizrenin, u ngrit me tė shpejtė nė Shtimje njė stacion telegrafik. Sipas planit tė shtabit tė ushtrive shqiptare, nė rast se qėndresa e Shtimjes do tė thyhej, prita tjetėr kundėr ushtrive osmane do tė organizohej nė Grykat e Carralevės.
Krahas pėrgatitjeve ushtarake, Lidhja e Prizrenit mė 15 prill 1881 u drejtoi njė memorandum ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, qė ishte dhe akti i fundit diplomatik i saj, me anėn e tė cilit, pasi shprehte vendimin qė kishte marrė pėr tė mbrojtur me armė tė drejtat kombėtare, pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė dhe pėr ta futur vendin nė rrugėn e pėrparimit e tė qytetėrimit, kėrkonte ndėrhyrjen e kancelarive evropiane pėr tė ndaluar ekspeditėn ndėshkimore osmane.
Por pikėrisht nė kėtė ēast vendimtar u dukėn pasojat e dėmshme tė qėndrimit tė butė qė kishte mbajtur qeveria e pėrkohshme ndaj forcave reaksionare, tė cilat u vunė nė lėvizje pėr tė penguar mobilizimin nė masė tė forcave vullnetare dhe organizimin e shpejtė tė qėndresės sė armatosur.
Nė kėtė gjendje tensioni tė jashtėm e tė brendshėm, dy javė pasi ra Shkupi, Dervish Pasha u dha urdhėr ushtrive tė veta tė marshonin drejt Kosovės dhe tė zinin qytetin Ferizaj. Pėr tė ngjallur terror nė popullsinė shqiptare, gjatė marshimit ushtria osmane, pasi theu qėndresėn e parė qė ndeshi nė Grykėn e Kaēanikut, bombardoi me artileri fshatrat qė ndodheshin gjatė rrugės. Mė 7 prill ajo hyri nė Ferizaj. Tė nesėrmen arriti kėtu edhe Dervish Pasha sė bashku me shtabin e vet. Sapo u vendos nė Ferizaj, ai u dėrgoi njė ultimatum forcave tė Lidhjes duke i kėrcėnuar se do tė merrte masa ndėshkimore tė rrepta kundėr atyre qė do tė qėllonin me armė ushtritė osmane. Krerėt dhe vullnetarėt e Lidhjes nuk lėvizėn nga pozitat e tyre. Vetėm disa krerė, midis tyre edhe Ali pashė Gucia, u paraqitėn te Dervish Pasha duke i shprehur besnikėrinė e tyre ndaj sulltanit dhe duke dėnuar aksionin autonomist tė Lidhjes sė Prizrenit.
Dervish Pasha u pėrgatit pėr mė shumė se dhjetė ditė para se tė nisej ekspedita nga Ferizaj nė Prizren. Pasi dėshtuan orvatjet e tij pėr tė pėrēarė udhėheqėsit e Lidhjes, ai ndėrmori pėr katėr ditė me radhė (16-19 prill) disa operacione ushtarake tė kufizuara pėr tė zbuluar numrin e vullnetarėve shqiptarė dhe pozitat e tyre. Mė 20 prill 1881 ushtritė osmane tė ndara nė dy kolona morėn urdhėr tė fillonin sulmin kundėr forcave shqiptare tė vendosura nė Slivovė dhe nė Shtimje.
Ndeshja e parė me ushtritė osmane ndodhi mė 20 prill nė Slivovė. Edhe pse me municion tė pakėt, nė saje tė qėndrueshmėrisė sė tyre shqiptarėt e ndalėn pėr mjaft orė pėrparimin e armikut. Por gjendja e tyre u keqėsua kur hyri nė veprim artileria fushore turke. Duke parė dėmin qė po u shkaktonte luftėtarėve njė bateri e armikut, komandanti i kėtij sektori, Mic Sokoli nga Bujani i Malėsisė sė Gjakovės, sė bashku me disa luftėtarė tė tjerė, lanė pozicionet mbrojtėse dhe u hodhėn drejt kodrės ku ishte vendosur artileria turke. Qėllimi i tyre ishte tė sulmonin dhe tė asgjėsonin baterinė e armatosur, qė po u shkaktonte dėme shqiptarėve. Por tė gjithė kėta luftėtarė trima, sė bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin, u vranė pėrpara grykave tė topave tė artilerisė osmane. Pėrballė epėrsisė sė armikut nė numėr e nė armatime, shqiptarėt, me gjithė heroizmin qė treguan, u detyruan tė tėrhiqeshin nga Slivova nė Shtimje, ku qėndronin forcat kryesore tė Lidhjes sė Prizrenit.
Beteja e dytė ndodhi tė nesėrmen, mė 21 prill 1881, nė Shtimje. Kėtu luftimet qenė mė tė pėrgjakshme se nė Slivovė. Nė luftimet e ashpra, tė cilat vazhduan mė tepėr se 2 orė, morėn pjesė edhe vetė anėtarėt e shtabit shqiptar, si Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Binak Alia, Rustem Sadria e tė tjerė. Edhe kėtu vullnetarėt shqiptarė luftuan me heroizėm tė rrallė, por nėn breshėrinė e dendur tė artilerisė sė armikut dhe kur municioni i armėve tė tyre filloi tė shteronte, u detyruan tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Suharekės.
Nė betejat e Slivovės e tė Shtimjes tė dyja palėt patėn shumė tė vrarė e tė plagosur: turqit rreth 800 veta, ndėrsa shqiptarėt 1 200 veta.
Pas Shtimjes forcat e Lidhjes Shqiptare u bėnė mė 22 prill 1881 tri prita tė tjera ushtrive osmane, nė Grykėn e Carralevės, nė fshatin Dule dhe nė hyrje tė Suharekės, por marshimin e tyre nuk e ndalėn dot. Tė nesėrmen, mė 23 prill 1881, pasi theu qėndresėn e shqiptarėve, Dervish Pasha, i shoqėruar nga 7 gjeneralė dhe me 24 batalione, hyri nė Prizren ku shpalli menjėherė shtetrrethimin dhe bėri arrestime tė shumta.
Qėllimi i Portės sė Lartė nuk ishte vetėm qė tė shtypte kryengritjen e armatosur kundėrosmane, por tė mbyste edhe idenė e autonomisė sė Shqipėrisė, duke pėrfshirė kėtu edhe kėrkesėn pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar. Pėr kėtė, pasi shtypi qėndresėn nė Prizren, Dervish Pasha thirri kėtu mė 30 prill krerėt e dikurshėm tė Lidhjes pėr sanxhakėt e Prizrenit, tė Prishtinės, tė Pejės, tė Mitrovicės, tė Shkupit, tė Dibrės, tė Shkodrės, tė Manastirit etj., si edhe pėrfaqėsuesit e qarqeve sulltaniste. Ai u kėrkoi atyre tė nėnshkruanin njė deklaratė, ku dėnohej veprimtaria e Lidhjes Shqiptare dhe sidomos kėrkesa e saj pėr bashkimin e vilajeteve shqiptare, tė cilėn e quante njė akt armiqėsor. Kėtu erdhėn kryesisht krerėt sulltanistė dhe vetėm disa nga drejtuesit e moderuar tė Lidhjes, si Ali pashė Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Dervalla dhe Esat pashė Tetova, tė cilėt e nėnshkruan deklaratėn e Dervish Pashės. Si rrjedhim, krerėt e moderuar, qė e dėnuan me shkrim idenė e vilajetit autonom, u quajtėn nga sulltani tė falur, madje disa prej tyre, si Ali pashė Gucia etj., u emėruan nė poste tė rėndėsishme nė administratėn e vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit.
Epėrsia e ushtrisė osmane, kapitullimi i elementėve tė moderuar dhe pushtimi i shpejtė i Prizrenit shkaktuan tronditje tė thellė nė opinionin publik tė vendit. Megjithatė, udhėheqėsit e Lidhjes vendosėn ta vazhdonin mė tej qėndresėn kundėr ushtrive osmane. Vatrat e qėndresės tani duhej tė organizoheshin nė Gjakovė e nė Dibėr. Pėr organizimin e tyre shkuan Sulejman Vokshi nė Gjakovė dhe Abdyl Frashėri nė Dibėr.
Sipas planit tė ri, forcat dibrane duhej tė sulmonin Shkupin pėr tu marrė krahėt ushtrive osmane, gjė qė do tė ndihmonte vullnetarėt gjakovarė tė kundėrsulmonin pėr tė rimarrė Prizrenin. Por nė Dibėr Abdyl Frashėri gjeti njė gjendje tė ndryshuar. Kėtu dibranėt nuk deshėn tė largoheshin nga Dibra pėr tė luftuar kundėr Dervish Pashės nė Kosovė, sepse mendonin se forcat turke do tė sulmonin fshatrat rreth qytetit. Prandaj malėsorėt dibranė vendosėn qė ta kundėrshtonin ushtrinė osmane nė viset e tyre.
Nė Gjakovė Sulejman Vokshi gjeti kushte mė tė favorshme. Me gjithė reaksionin e disave prej parisė feudale, qyteti e malėsia ndodheshin ende nėn autoritetin e degės sė Lidhjes Shqiptare. Udhėheqėsit e saj arritėn tė mobilizonin forca tė shumta, sidomos nga radhėt e malėsorėve tė Krasniqit e tė Gashit. Por vullnetarėt e mobilizuar nuk ishin tė mjaftueshėm pėr njė sulm kundėr Prizrenit. Si rrjedhim, edhe forcat gjakovare qėndruan nė mbrojtje tė krahinės sė tyre. Vendosmėria e tyre e detyroi Dervish Pashėn tė priste ardhjen e forcave tė tjera pėrpara se tė ndėrmerrte sulmin kundėr Gjakovės. Sulmi u zhvillua njė muaj mė vonė, nė maj 1881. Pasi morėn Gjakovėn, ushtritė osmane shtinė nėn kontrollin e tyre tė gjitha qytetet e tjera tė Kosovės. Por nė malėsitė e Gjakovės, tė Dibrės e tė Lumės qėndresa e armatosur kundėr ushtrive osmane vazhdoi me sulme e kundėrsulme nga tė dyja palėt, deri nė vjeshtė 1881.
Nė pėrfundim tė ekspeditės ushtarake osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shpėrnda. Pushtetin nė vilajetin e Kosovės e mori kudo administrata e Portės sė Lartė. Vendosja e saj u shoqėrua me njė terror tė pashembullt pėr Shqipėrinė. Dervish Pasha arrestoi dhe dėnoi pa gjyqe rreth 7 mijė veta, udhėheqės e veprimtarė tė Lidhjes, 3 mijė nė Kosovė dhe 4 mijė nė vilajetet e Shkodrės, tė Manastirit e tė Janinės. Midis tė vrarėve nė luftimet qė u bėnė nė Slivovė e nė Shtimje, pėrveē Mic Sokolit, qenė edhe veprimtarė tė tjerė tė Lidhjes dhe luftėtarė tė ushtrisė sė saj, si Rustem Sadria, Seit Suhareka, Mehmet Smaili, Ali Ibrahimi e tė tjerė, ndėrsa nga ata qė u kapėn dhe u ekzekutuan pa gjyq Ali Nimani (oficer karriere), Mulla Hyseni e Sef Kosharja.
Dervish Pasha u pėrpoq tė shtinte nė dorė me ēdo kusht udhėheqėsit e lėvizjes autonomiste shqiptare dhe tė qėndresės sė armatosur kundėrosmane. Kryetari i qeverisė sė pėrkohshme, Ymer Prizreni, u fsheh pėr disa kohė nė Malėsinė e Gjakovės, pastaj mėrgoi nė Mal tė Zi (Ulqin). Ai nuk pranoi asgjė nga ofertat pėr falje e pėr ofiqe tė larta qė i dha sulltani dhe qėndroi nė mėrgim derisa vdiq (1884). Sulejman Vokshi qėndroi gati pesė vjet i arratisur gjithashtu nė Malėsinė e Gjakovės. Gjatė kėsaj kohe ai organizoi njė kryengritje tjetėr kundėr pushtuesit osman, qė shpėrtheu nė Kosovė mė 1885. Me shtypjen e saj u kap dhe u dėnua rėndė. Abdyl Frashėri u nis nė kėtė kohė pėr nė Shqipėrinė e Jugut. Por Dervish Pasha, i cili donte ta shtinte me ēdo kusht nė dorė, u dha urdhra tė rreptė organeve tė xhandarmėrisė turke pėr tė zėnė tė gjitha shtigjet nga mund tė kalonte ai drejt jugut dhe caktoi njė shumė tė madhe pėr atė qė do ta kapte tė gjallė ose tė vdekur. Abdyli u shpėtoi ndjekjeve qeveritare gjatė udhėtimit tė fshehtė nė rrethet e Dibrės, tė Matit, tė Krujės e tė Tiranės, por nė kohėn kur po kapėrcente Shkumbinin, nė vahun e fshatit Buqės, afėr Elbasanit, u kap nga njė patrullė turke dhe u dėrgua nė Prizren. Kėtu u dėnua nga njė gjyq special me vdekje, dėnim i cili u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Abdyli u mbajt tre vjet i burgosur nė kalanė e Prizrenit, pastaj u internua sė bashku me familjen nė zonėn e Marmarasė. Duke qenė i sėmurė rėndė nga vuajtjet nė burg dhe nė internim, Abdyl Frashėri u lejua mė 1886 tė kthehej nė Stamboll, ku jetoi i izoluar nėn vėzhgimin e policisė derisa vdiq mė 1892. U arrestuan gjithashtu udhėheqės tė tjerė tė Lidhjes, si Shuaip Spahiu, Zija Prishtina, Omer efendi Narta, Jusuf Dohoshishti etj., qė u dėnuan me burgime e internime tė rėnda.
Tė njėjtin qėndrim Porta e Lartė mbajti edhe nė vilajetin e Janinės. Edhe kėtu, pasi u dėnuan veprimet e lėvizjes atdhetare, valiu i vilajetit, Mustafa Asim pasha, nė fillim tė muajit thirri nė njė mbledhje tė posaēme nė Prevezė tė gjithė anėtarėt e degėve tė Lidhjes Shqiptare tė krahinave tė Jugut (49 veta) pėr tė dėnuar idenė e autonomisė sė Shqipėrisė. Ashtu si nė Prizren, edhe nė Prevezė, krerėt qė nuk pranuan tė hiqnin dorė nga kėrkesa pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar, si Mustafa Nuri Vlora, Omer pashė Vrioni, Mehmet Ali Vrioni, Dalip bej Pėrmeti, Seit bej Gjirokastra, Sulejman bej Dino, Qazim bej Preveza etj., u arrestuan pabesisht dhe u internuan nė Ēanak-Kala.
Pas valės sė burgimeve dhe tė internimeve, Dervish Pasha iu pėrvesh detyrės sė tretė me tė cilėn e kishte ngarkuar Porta e Lartė, funksionimit tė rregullt tė administratės shtetėrore osmane dhe nė mėnyrė tė veēantė ēarmatimit tė popullsisė, vjeljes sė taksave, rekrutimit tė nizamėve dhe ngritjes sė gjykatave perandorake nė tė gjitha trojet shqiptare. Pėr plotėsimin e kėsaj detyre ai qėndroi nė Shqipėri bashkė me forcat e tij deri nė fund tė vitit 1881.
Por, me gjithė terrorin e egėr, Porta e Lartė nuk arriti ta nėnshtronte plotėsisht vendin. Ajo nuk mundi ta shuante idenė qė kishte pushtuar masat popullore pėr autonominė e Shqipėrisė, as aspiratėn e tyre pėr zhvillimin e kulturės kombėtare shqiptare. Administrata centraliste osmane u vendos vetėm nė qytete e nė fshatrat fushore. Fshatrat e viseve malore nuk pranuan as tė dorėzonin armėt, as tė jepnin taksa, as tė shkonin nizamė. Ēėshtja e taksave, e nizamėve dhe e armėve mbetėn njė plagė e hapur pėr Portėn e Lartė. Nė kuadrin e lėvizjes autonomiste shqiptare ato u bėnė shkak pėr shpėrthimin e konflikteve tė reja ndėrmjet popullit shqiptar dhe pushtuesve osmanė. |