KREU III LĖVIZJA KOMBĖTARE SHQIPTARE NĖ VITET 30-70 TĖ SHEK. XIX 4. KUNDĖRSHTIMI I PLANEVE EKSPANSIONISTE TĖ SHTETEVE FQINJE.
SHQIPĖRIA DHE KRIZA LINDORE E VITEVE 1853-1856 Megali Idea greke dhe Naēertania serbe
Kryengritjet pėr autonomi tė viteve 30-40, si pjesė pėrbėrėse dhe element aktiv i lėvizjes ēlirimtare nė Ballkan, e dobėsuan sundimin e Portės sė Lartė dhe krijuan kushte objektive pėr bashkėpunimin ushtarak tė popujve tė shtypur tė gadishullit dhe pėr shpejtimin e ēlirimit tė tyre nga zgjedha osmane. Por ky bashkėpunim u minua nga politika ekspansioniste e Greqisė dhe e Serbisė.
Nė vitet 40 shteti serb dhe ai grek nuk e kishin pėrfunduar ende bashkimin e tyre kombėtar. Njė pjesė e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nėn sundimin osman. Pėr kėtė arsye, njė nga drejtimet e politikės sė kėtyre vendeve ishte ai i ēlirimit tė territoreve dhe i bashkimit tė tyre me shtetet kombėtare pėrkatėse. Por, krahas kėtij synimi tė drejtė, te qeveritė greke e serbe qė drejtonin kėto shtete ishin shfaqur prirje tė frymėzuara nga ide shoviniste, tė cilat u zhvilluan e u shndėrruan nė njė vijė themelore tė politikės sė tyre.
Nė fillim tė vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist, i cili hyri nė histori me emrin Megali Idea (Megali Idhea - Ideja e Madhe). Sipas kėtij programi, Greqia si trashėgimtare e Bizantit duhej tė shndėrrohej nė njė shtet tė madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojėn), ku do tė bėnin pjesė jo vetėm tokat greke, por edhe tė gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke tė Ballkanit, qė kishin qenė nėn Perandorinė Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit. Megali Idea pėrfshinte nė kufijtė e Greqisė sė Madhe edhe tokat shqiptare. Me kėtė projekt, nė veri nė fillim pėrfshihej nė kufijtė e Greqisė gjithė Shqipėria, kurse pas viteve 60 caktohej si kufi verior herė lumi Drin, herė Shkumbini, ndėrsa shovinistėt mė tė moderuar grekė e ēonin atė deri te lumi Vjosė.
Pėr realizimin e kėsaj platforme qeveria greke parashikonte tė hidhte nė Shqipėrinė e Jugut ēeta tė armatosura, tė cilat do tė provokonin kryengritje dhe do tė pėrgatisnin truallin pėr aneksimin e kėtyre territoreve nga Greqia. Ajo u orvat tė shfrytėzonte pėr qėllimet e saj edhe kryengritjet shqiptare, sidomos ato tė Shqipėrisė sė Jugut, siē ishte ajo e vitit 1847, kur kryeministri grek J. Koletis hyri nė bisedime me Zenel Gjolekėn, tė cilat, pėr shkak tė synimeve ekspansioniste tė Athinės, dėshtuan.
Megali Idea greke gjeti njė mbėshtetje tė fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit. Me formimin e shtetit grek, Patrikana e humbi dora-dorės karakterin ekumenik qė kishte mė parė dhe u kthye nė njė kishė greke, nė njė aleate e Greqisė. Kėshtu qė kisha ortodokse dhe shkollat nė gjuhėn greke u kthyen nė vatra pėr tė helenizuar besnikėt e nxėnėsit qė i frekuentonin ato.
Po atė vit, mė 1844, ministri i Serbisė I. Garashanin shpalli programin qė do tė vihej nė themel tė politikės serbe e qė ėshtė i njohur nė histori me emrin Naēertanie (Projekt). Edhe qarqet politike drejtuese tė Serbisė, ashtu si ato tė Greqisė, me pretekstin e ēlirimit tė tokave tė sllavėve tė jugut nga zgjedha osmane, synonin tė krijonin njė shtet tė madh, qė do tė pėrtėrinte perandorinė mesjetare tė Stefan Dushanit. Nė kufijtė e kėsaj perandorie tė re, sipas Naēertanies, do tė hynin edhe viset e Shqipėrisė sė Veriut sė bashku me Kosovėn, qė ministri serb e pagėzoi me emrin Serbi e Vjetėr.
Tė dyja programet kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat ekspansioniste tė borgjezisė greke e serbe. Ato nuk e njihnin ekzistencėn e kombit e tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe si pasojė kundėrshtonin idenė e krijimit tė shtetit shqiptar. Sipas kėtyre programeve, tokat shqiptare ishin tė destinuara tė ndaheshin midis Greqisė dhe Serbisė.
Kėto synime tė shteteve fqinje, qė ishin shfaqur edhe mė parė, u shndėrruan prej viteve 40 tė shek. XIX nė njė politikė tė pėrhershme zyrtare, pasojat e sė cilės u ndien shumė shpejt nė Shqipėri. |