Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 26-10-2003, 22:50
Minifotoja e anetarit kureshtari
kureshtari kureshtari eshte Jashte Linje
Veteran/e
 
Reg: 21-09-02
Lokalizimi: L10Nj4
Postime: 188

Ceshte fati? Perceptimi i koncepteve te pashpjegueshme, te kontrolluara nga ideja e se diturit te cdo gjeje, e nje llogjike te semure nga mendimet e pakontrolluara ne nje jete reale. Eshte "dhuntia" nepermjet te ciles njeriu krenohet, diferencohet nga pjesa tjeter e te jetuarit ne nje jete normale, eshte "shkallezimi" i moraleve etike te graduara ne nivelin me te lart te mundshem, qe prezantojne vetveten ne sukseset e tyre te njepasnjeshme ne menyre te konceptueshme ose jo. Eshte trillimi i te qenurit i "paditur" ne argumentimin e nje sere faktoresh hapsinore dhe kohore, qe ne nje moment te caktuar shkrihen dhe prodhojne nje force te pakontrolluar nga mendja njerezore. Eshte deshira e qenieve njerezore per tu shkeputur nga jeta reale dhe per te lundruar dhe shtegetuar ne ambjete te paarritshme dhe teper iluzioniste. Me pak fjale, eshte shkopi magjik i nje dore enigmatike qe kontrollon ecurine jetesore te qenieve njerezore. Eshte hyjnore? Mendoj se eshte me teper humane e perkufizuar si hyjnore per ti rritur vlerat dhe per ta diferencuar nga nje jete normale dhe monotone!
Pergjigjuni me Citim