Shume kohe me pare nje fshatar i pasur duke u zene me Hoxhen e fshatit, Birbil Efendiun, i tha te dhj... mjakren. Te shaje hoxhen e fshatit ne kete menyre ishte teper e rende. Nje miku i tij i tha:-shiko se Birbil Efendiu do te hedh ne gjygj. Ky e siguroi mikun e tij se cdo gje do te shkonte ne rregull. Diten e gjygjit fshatari i pasur paraqitet ne sallen e gjygjit me nje qitap(liber) nene sqetull.
Kadiu(Gjygjtari) therret te parin Birbil Efendiun i cili tregon ngjarjen si kishte ndodhur dhe cfare i kishte thene fshatri. Pastaj Kadiu thirri fshatarin dhe e pyeti se cfare kishte per te thene. Fshatari iu pergjigji:- Une nuk kam gje per te thene por dua qe te lexosh kete librin qe kam marre me vete, por mundesisht lexoje nen bango qe te mos shikojne te tjeret. Atehere Kadiu merr librin dhe e hap shikon ne faqen e pare ishte futur nje napolon, shikon te dyten po keshtu e me rradhe. E mbyll librin dhe e vendos mbi bango dhe pyet fshatrin se ky libri ishte keshtu nga fillimi ne fund dhe fshtari i pergjigjet- Bitevi (plot).Pastaj Kadiu thote

egjo Birbil Efendi ky qitapi ketu jo mjekren tende qe e dhj... e dhj... po dhj... dhe kete timen.
Nje here e nje kohe dy vellezer u nisen te shkonin tek krushqia. Rruges duke ecur vellai i madh i thote te voglit (i cili ishte shume genjashtar):- degjo kur te bejme muhabet dhe e shikon qe une kruaj hunden zvogeloje pak genjeshtren. Mire i thote vellai i vogel. Mbas disa ore rruge mberrijne tek krushqit, shtrohet dreka. Pasi mbaruan se ngreni te gjithe burrat u rrethuan rreth vatres per te pire kafe dhe per te bere muhabet. Folen te gjithe me rredhe, kur filloi te fliste vellai i vogel- Rruges kur po vinim per ketu pame nje dhelper qe e kishte bishtin 3 metra te gjate ( te mendosh qe dhelpra bashke me bishtin eshte 1 meter e gjate), atehere vellai i madh kruajti hunden, i vogli vazhdon- epo 3 metra nuk ishte por 2 metra po, vellai i madh perseri kruajti hunden, i vogli vazdon perseri- epo 2 metra nuk i shte por nje meter e gjysme pa diskutim, vellai perseri kruajti hunden, atehere te voglit nuk iu durua me dhe i tha:- degjo ti byrazer, ti mund ta hedhesh hunden ne hale por une dhelpren pa bisht nuk e le.