Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 09-11-2002, 05:02
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore

"Shqiptaret nuk duan punet ose mjeshterite qe behen duke ndenjur dhe, me teper se cdo gje, preferojne mjeshterite e luftes. Kur nuk luftojne njeri kunder tjatrit, vejne dhe hyjne ne sherbim te pashave te Tyrqise, si zvicerianet qe vene dhe marrin pune te princat e Evropes. Rregullisht marrin nje zekin ne muaj si kembsore dhe dy zekine si kalores, me lirine qe te bejne dhe placka mbi armikun. Keta ushtare kane trimerine dhe besnikerine e zvicrezeve, por s'kane bindjen e tyre dhe jane belaja e qyteteve dhe e katundeve. Kujtoni ata hajdute te regjimentuar, te cilet nen emrin malandrine shkretuan Francen ne kohen e Charles V dhe moren peng papen Urban brenda ne Avinjon dhe do te kene nje ide per ushtaret shqiptare. Kjo milici do te zaptoje Tyrqine ose do ta copetoje dhe ndoshta nje ushtar shqiptar do te rrezoje fronin e Osmanit".

*************************************

William Martin Leake ne 1835

"Travels in Northern Greece"

Autori (1777-1860) ka qene nenkolonel i artilerise ne Angli, pastaj i ngarkuar me mision ne Shqiperi dhe prane Ali Pashes; ka lene vepra me rendesi mbi arkeologjine e Greqise, Morese e te Azise se Vogel.

Ne Tepelene bujti ke Beqir agaj, biri i Jusuj Arapit, qyteti i vogel s'do te kete me teper se 80 ose 90 shtepi, po pallati i Aliut eshte ne vendin me te kandshem dhe me piktoresk qe mund te enderroje njeriu. Autori kujton se me te vdekur Ali pasha, te dy bijte e tij, Muhtari dhe Veli Pasha, do te zihen ne mes te tyre. Ky rivalitet shihet qe tani. Ardhja e tij ne Tepelene e ben te na flase nje pakice mbi historine e Ali Pashes dhe per njerezit e tij, te cilet vishen te gjithe me rroba shqiptare, fustan dhe xhamadan. "Fustani, thote englezi, eshte gje e bukur kur eshte i paster. Por, pastri eshte send i rralle, kemisha nderrohet fort pak shpesh dhe shume here ushtaret, ne vend qe ta nderrojne dhe ta lajne, e mbajne mbi zjarr qe te bien morrat, te cilat kercasin duke rene ne prush. Prandaj edhe mbi minderin e Aliut, ne kadifet e qendisura, shume here ecin morrat, se prane pashait afrohet cdo fare njeriu".

Per Bregdetin autori na jep shenime te vlefshme: katundi ose qyteti Himare ka 300 familje ndare ne pese fare ose fratri: Liganate, Cakanate, Kojkadhe, Kokurtadhe. Himarjotet mburren me lirine e tyre, domethene mosbindja te tyrqit, por edhe ankohen prej anarkise dhe carjes, qe kane ne mes te tyre. Shume prej bregdetasve jane dhe kane qene ne sherbim te mbretit te Napolit si ushtare dhe oficere duke marre dy here me teper rroge se ushtaret italiane dhe Kostandin Andrucua, nga fara e Kojkadhateve, i thote se, ne dashte Anglia, fort lehte mund te mbeshtjelle nje trupe 800 vetash prej himarioteve te lire dhe dy here me teper se kaq, ne qofte se lejojne shqiptaret myslimane te merren edhe nga katundet Nivice, Lukove,Piqeras, Sopot, Qeparo, Himare, Vuno, Dhermi, Palase, Dukat si edhe katundin e vogel Pilur ."Pothuaj se te gjithe burrat dijne greqisht dhe ata qe kane qene ne kurbet flasin edhe italisht; por grate pergjithesisht s'dijne asnje gjuhe tjeter vecse shqipes dhe te gjithe kane zakone dhe veti gjysem barbare".

Joseph Muller

"Albanien, Rumelien und die Osterreichisch montenegrische Granze ne 1844". Autori ka perdorur shume literature te njohur per Shqiperine. Autori vete ka mbledhur nje material te madh dhe shume informata te vlefshme per Shqiperine. Ai pershkruan se ka njohur Shkodren, Tivarin, Zadrimen, Ishmin, Kavajen, Peqinin, Elbasanin, Ohrin, Dibren, Tiranen, Mirditen, Dukagjinin, Ipekun, Gjakoven, Hasin, Puken, Prizrenin, Manastirin. Ja si e pershkruan Tiranen, nje pjese qe eshte marre nga Lumo Skendo:"Qyteti ka 8000 banore, te njohur si dinake dhe per te cilet eshte bere fjala:Tirane, virane. Me pare, motit 1830 dhe trazimevet te brendshme, Tirana paska pasur 13.000 njerez me 1000 shtepi, 727 dyqane, sot me te shumtet te zbapsur, keshtuqe qyteti paraqet nje pamje te pikellueshme, pa tregti, pa industri; ka tete xhami, prej te cilave ajo e quajtur Mekteb Xhami, prane sheshit te Pallatit eshte me e shquara. Tri te katerta ore prej qytetit, ne jugperendim te tij, duket nje teqe (tyrbe) fort e kandshme dhe e bukur e Tiranes. Tyrqit kane nje thenie qe thote : Perendia te ruajte nga cifuti i Selanikut, nga tyrku i Egribozit, nga greku i Athines dhe nga shqiptari i Tiranes".
Pergjigjuni me Citim