Del Piero: Rikthimi ėshtė afėr
Edhe pak dhe stadiumi "Dele Alpi" do tė shijojė sėrish lojėn e bukur tė "Pinturikios". Alesandro Del Piero po riaftėsohet shpejt nga dėmtimi i tij nė kėmbėn e majtė. Pasi ka filluar tė stėrvitet dita-ditės me grupin, rikthimi i tij nė fushė duket se po troket. Analizat e fundit me anė tė rezonancės magnetike nuk kanė paraqitur probleme, duke i lejuar kapitenit bardhezi dhe tė gjithė grupit mjekėsor tė jenė optimistė pėr riaftėsimin e sulmuesit nė kohė tė shpejtė. Po dje ka qenė vetė numri 10 i bardhezinjve qė ndalon entuziazmin e atyre qė e shikojnė nė fushė pėrpara datės sė caktuar pėr rikthimin nė fushė, qė ėshtė 9 nėntori, me rastin e sfidės Juventus-Udineze. Del Piero shprehet plotėsisht i kėnaqur pėr mėnyrėn sesi po ecėn riaftėsimi, por nuk kėrkon ta shkurtojė kohėn, pėr tė mos rrezikuar tė zbresė nė fushė nė gjendje jo tė mirė. "Po stėrvitem rregullisht prej tri ditėsh me skuadrėn, - thotė kapiteni juventin, i dėmtuar 21 shtatorin e shkuar nė garėn Juve-Roma nė "Dele Alpi". - Po bėj ushtrime dhe kam luajtur disa minuta nė ndeshje brenda "familjes", por gjithnjė pa u sforcuar. Tė marrėsh pjesė nė sfidat midis shokėve nė fushė ėshtė njė gjė e mirė, qė tė krijon besim nė vetvete. Ndonėse jam nė njė pikė tė mirė tė riaftėsimit, duhet tė pres ende. U them atyre qė dėshirojnė tė mė shohin sa mė shpejt nė fushė qė tė presin, sepse nuk jam shėruar ende. Kam nevojė tė vazhdoj tė kryej ushtrime mė specifike pėr fuqizimin e pulpės sė majtė. Sidoqoftė, stėrvitja me shokėt e skuadrės ėshtė njė progres i rėndėsishėm, qė ka njė domethėnie tė qartė: rikthimin sa mė shpejt." |