Shikoni Postime te vecuara
  #38  
Te vjeter 25-10-2003, 01:46
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU III

FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA.
FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV

Principata e Shkodrės nė kohėn e brezit tė dytė tė sunduesve Balshaj
Nė ēastin e fuqizimit dhe tė shtrirjes sė tij mė tė madhe, shtetit tė Balshajve iu desh tė ballafaqohej me mėsymjen gjithnjė e mė intensive tė sulltanėve osmanė.
Nė vjeshtė tė vitit 1385, njė ushtri osmane, nėn komandėn e Hajredin Pashės, depėrtoi nė zotėrimet jugore tė Balshajve dhe iu drejtua Vlorės. Nė Savėr forcat e mbledhura me ngut nga Balsha II u ndeshėn me osmanėt, duke pėsuar njė humbje katastrofale. Vetė Balsha II ra nė fushėn e betejės. Nėn goditjet e vazhdueshme tė osmanėve dhe si rezultat i shkėputjes sė zotėrimeve tė vogla tė vasalėve tė dikurshėm shteti i Balshajve u rrudh sė tepėrmi. Nipi i Balshės II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi tė shpėtojė pjesėrisht zotėrimet e Gentės. Ato tė Kosovės, nė pjesėn mė tė madhe, ranė nė dorė tė princėrve sllavė, vasalė tė sulltanit. Nė Vlorė dhe nė territorin e saj vazhdoi tė sundojė e veja e Balshės II, Komnenė Muzaka - Balsha, e cila nuk kishte lidhje varėsie me Gjergjin II Balsha. Durrėsin e shtiu pėrsėri nė dorė princi Karl Topia, por edhe ky, tashmė nėn presionin e vazhdueshėm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshėm. Pėrpjekjet e Gjergjit II, nė fillimet e sundimit tė tij, pėr tė shtrėnguar lidhjet me Republikėn e Venedikut ndeshėn nė ftohtėsinė e kėsaj tė fundit. Pėr rrjedhojė, princi shqiptar u afrua me Republikėn fqinje tė Raguzės, qė i rikonfirmoi qytetarinė raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashės. Vajza e kėtij tė fundit u bė gruaja e Gjergjit. Nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, Gjergji II Balsha mori pjesė krahas krerėve tė tjerė shqiptarė e ballkanas. Tre vjet mė vonė, mė 1392, nė njė pėrpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit tė tij, u lėshoi Shkodrėn. Njė vit mė vonė, mė 1393, Radik Gjurashi (Cėrnojeviēi) i mori Balshės Buduėn. Tashmė Gjergjit II i mbetėn vetėm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit tė afėrm osman shtyu nė atė kohė masa tė tėra njerėzish tė braktisnin qytetet e Shkodrės, Lezhės, Tivarit e tė Ulqinit dhe t’i drejtoheshin bregdetit dalmat.
Gjithnjė e mė shumė i izoluar nga fuqitė e huaja dhe nga njerėzit e tij Gjergji II i propozoi Venedikut dorėzimin e Shkodrės. Republika qė nuk deshi tė implikohej hapur me kėtė ndėrmarrje, e inkurajoi Balshėn nė kėtė drejtim, duke e bėrė edhe qytetar tė saj (maj 1395). Nė fillim tė shtatorit 1395 Shkodra u hoq nga duart e komandantit osman, Shahin, dhe kaloi pėrsėri nėn sundimin e Gjergjit II Balshės. Kėtė qytet, bashkė me kėshtjellat e afėrta tė Drishtit, Dejės e Shasit (Suaēit), si dhe territorin e tyre, Gjergji II i dorėzoi nė duart e Venedikut (prill 1396). Pinjolli i Balshajve mbajti pėr vete viset e Tejbunės, me Ulqinin e Tivarin. Pėr viset e lėshuara ai do tė merrte njė provizion (shpėrblim nė para) vjetor nga Republika e Venedikut.
Heqja dorė nga territore tė rėndėsishme nė dobi tė Republikės sė Venedikut, nė njė moment tė vėshtirė pėr tė, u duk se tė paktėn i siguroi Gjergjit II Balsha mė nė fund miqėsinė e Republikės sė detrave. Gjergji u pranua nė gjirin e fisnikėrisė veneciane dhe tė Kėshillit tė Madh tė Republikės. Me kėmbėnguljen e tij, atij iu lejua qė tė ngrinte flamurin venecian nė zotėrimet e mbetura Tejbunės, gjė qė do tė thoshte se ato viheshin nėn mbrojtjen veneciane. Venediku gjithashtu hoqi dorė nga pėrkrahja qė u kishte dhėnė deri atėherė rivalėve tė Gjergjit II, nė radhė tė parė Radik Gjurashit (Cėrnojeviēit). Nė kėtė mėnyrė, Cėrnojeviēi u ndodh i vetėm pėrballė hakmarrjes sė Balshės, i cili qė nė fund tė muajit prill 1396 e sulmoi nė zotėrimet e tij, duke e lėnė edhe atė vetė tė vrarė. Po ashtu, ai vuri nėn trysni edhe kundėrshtarėt e tjerė tė rrezikshėm tė tij, si Dukagjinėt, Jonimėt e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviē, qė synonte t’i rrėmbente zotėrimet Balshės. Tė gjithė kėta zotėr, kush mė shumė e kush mė pak, ishin kthyer nė vasalė tė sulltan Bajazitit I.
Afrimi i Venedikut nuk e ndaloi Gjergjin II tė vazhdonte lidhjet tradicionale me kundėrshtarėt e Republikės detare, me Raguzėn dhe Mbretėrinė e Hungarisė. Si njėra dhe tjetra vazhduan ta mbėshtesin princin shqiptar (princeps Albaniae), siē e quante atė mbreti Sigizmund i Hungarisė.
Nga ana tjetėr, Gjergji II u mundua deri nė fund tė ruante njė farė distance nga osmanėt. Ndryshe nga mjaft fisnikė shqiptarė dhe shumė tė tjerė ballkanikė, ai nuk shkoi tė ndihmojė sulltan Bajazitin I nė betejėn e Ankarasė kundėr mongolėve tė Timurlengut. Gjergji II Balsha vdiq aty nga fillimi i vitit 1403 nė qytetin e tij tė Ulqinit.
Mė i shquari nga brezi i dytė i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Njė nga aktet e para tė kėtij, pasi mori frenat e pushtetit, ishte pikėrisht rifitimi i Shkodrės dhe i qendrave tė tjera tė principatės, tashmė nė dorė tė Venedikut.
Nė tetorin e vitit 1404 Shkodra dhe Drishti u morėn me sulm nga Balsha. Republika e Venedikut u detyrua tė mobilizonte flotėn e saj dhe ta dėrgonte urgjentisht nė Shkodėr. Njėherėsh ajo joshi dhe shkėputi nga Balsha III aleatė e vasalė tė tij, si Dukagjinėt, Zahariajt, Jonimėt, Gjurashėt e Gentės sė Sipėrme. Nė kėtė mėnyrė, kundėrmėsymja e Venedikut pėrfundoi nė korrik 1405 me ripushtimin e Shkodrės e tė Drishtit, si dhe tė Ulqinit, Tivarit e tė Buduės. Megjithatė, tė ndėrgjegjshėm pėr mbėshtetjen qė kishte nė tė gjithė atė trevė Balsha III, i cili nė shkurt-mars 1407 rifilloi sulmet kundėr tyre, venecianėt u treguan tė gatshėm t’i ofronin atij njė paqė. Me ndėrmjetėsinė e Niketė Topisė, vjehrrit tė Balshės, paqja u nėnshkrua nė qershor 1408 nė kishėn e Shėn Laurentit, jashtė mureve tė Durrėsit. Garantė tė paqes ishin ndėr tė tjerė Niketė Topia, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti e Merksha i Vlorės. Venediku pranoi t’i lėshonte Balshės Buduėn me rrethina, si dhe viset e Tejbunės. Venediku pranoi t’i jepte Balshės III njė provizion vjetor prej 1 500 dukatėsh. Tė dyja palėt u morėn vesh tė bėnin njė amnisti tė pėrgjithshme dhe tė shkėmbenin robėrit e luftės.
Por Venediku nuk vonoi t’i shkelte kushtet e paqės. Nė vitin 1410 ai nėnshkroi njė paqe tė shumėkėrkuar me osmanėt. Provizionin qė i paguante si Gjergjit II Balshės, edhe Balshės III pėr qytetin e Shkodrės Venediku ua kaloi osmanėve. I mbėshtetur nga popullsia e pakėnaqur e viseve tė Shkodrės, tė Ulqinit e tė Tivarit dhe nga mjaft krerė shqiptarė, qė u bashkuan me tė, Balsha III rifilloi sulmet mbi zotėrimet e Venedikut. Njė flotė e tij arriti, madje, tė depėrtonte nė Bunė dhe tė futej nė liqenin e Shkodrės nė mars 1410. Megjithėse tė mbėshtetur nga komandanti osman i Shkupit, Bajaziti, venecianėt nuk ishin nė gjendje t’u bėnin ballė sulmeve tė Balshės, qė mbėshtetej nga kryengritja qė kishte pėrfshirė gjithė trevat veriperėndimore shqiptare. Me porosi tė Senatit, kapiteni i flotės sė Adriatikut, Pjetėr Loredani, i ofroi Balshės kushtet e paqes tė vitit 1408. Por ndėrkohė pozitat e kėtij tė fundit ishin forcuar sė tepėrmi. Mjaft nga krerėt shqiptarė tė malėsive tė Buduės, tė Tivarit e tė Shkodrės qenė bashkuar me tė. Njėherėsh, sundimtari i fuqishėm i Bosnjės, Sandali, qė ishte bėrė njerku i tij pas martesės me nėnėn e Balshės, Helenėn (dhjetor 1411), filloi tė bėnte presion mbi Venedikun qė t’i kthente zotėrimet atėrore thjeshtrit tė tij. Si rrjedhim, brenda vitit 1412 Balsha mundi tė shtinte nė dorė qytetet e Tivarit e tė Shkodrės. Venedikut s’i mbetej tjetėr veēse tė ulej nė tryezėn e bisedimeve me sundimtarin shqiptar. Nė paqen e arritur midis tyre nė nėntor 1412 Balshės i njihej e drejta e zotėrimit tė Buduės, tė Ulqinit e tė Tivarit (por duhej tė linte Shkodrėn) kundrejt dhėnies sė provizionit vjetor prej 1 000 dukatesh. Balsha, nga ana e tij, zotohej tė hiqte dorė nga ēdo pretendim tjetėr territorial, tė pushonte sulmet mbi kėshtjellat dhe njerėzit e Venedikut dhe tė mos hakmerrej ndaj shtetasve tė tij qė kishin bashkėpunuar me kėtė tė fundit. Nė fakt, Balsha II nuk iu pėrmbajt kėsaj klauzole tė fundit. Ai zuri, vrau, gjymtoi dhe torturoi mjaft burra nga bashkėsitė e Hotėve, Tuzėve, Bitidosėve, Matagushėve. Nga ana tjetėr, ai ndihej aq i fuqishėm sa tė vazhdonte tė sulmonte anijet, karvanet e deri forcat e kėshtjellat e Venedikut. Nė fillim tė vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veē kėshtjellės sė sipėrme, u mor prej tij nė qershor tė po atij viti. Ndihma qė osmanėt i dėrguan sakaq garnizonit venecian tė Drishtit (rreth 8 mijė ushtarė) nuk luajti rol. Mė 25 gusht 1419 garnizoni venecian i qytetit me podestan Korrer nė krye iu dorėzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskėtaj mėsymjen nė Shkodėr, duke shtėnė nė dorė territorin jashtė qytetit. Oferta qė ai i bėri Republikės pėr tė nėnshkruar njė paqe kundrejt lėshimit tė Shkodrės nuk u pranua nga kjo e fundit. Nė fund tė vitit 1420 Balsha III sulmoi Kotorrin, rival i pėrhershėm i Balshajve, qė po atė vit kishte pranuar sundimin e Venedikut. Ndihma qė Balsha priste t’i vinte nga veriu prej njerkut tė tij, Sandalit tė Bosnjės, nuk u duk dhe, nė betejėn e ashpėr qė u zhvillua nė janarin e vitit 1421 jashtė mureve tė qytetit, ushtria e Balshės u thye keqas. Disa muaj mė vonė pinjolli i fundit i Balshėve vdiq (26 prill 1421) pa mundur tė rikrijonte zotėrimin e pavarur tė paraardhėsve tė tij tė mėdhenj.