Triumfi i Fundit dhe Vdekja e Skenderbeut
Sulltan Murati i II vdiq nji mot mbas orvatjes sė tij me zaptue Krujėn dhe nė fronin e Perandoris hypi Sulltan Mehmet I 11. Si nji djalosh njizet vjeēar Mehmeti i nuk kishte shoqnue tė jatin nė speditėn kundėr Shqipnis dhe kishte vuejtė nė sedrėn e tij nga disfata. Kujtimin e ritiratės nga Shqipnija Mehmeti i II e kishte nė zemėr si plagė dhe nuk duronte qė Gjergj Kastrioti tė nderohej si gjenerali ma i madh i botės Kristiane, i cili kishte thye Turqėt nė luftė, tue prishė kėsisoj famėn e tyne si nji popull luftėtar qė nuk dinte deri atėhere se ē'domethanė me humbė nji betejė. Pėrveē kėsaj, Shqipnija e pamvarun ishte nji pengesė e padurueshme pėr ambicjen e tij me zaptue Romėn dhe me e proklamue kryeqytet tė Perandoris otomane.
Sulmin e parė Sulltan Mehmeti e drejtoi kundėr Stambollit, tė cilin e zaptoi me 1453. Kur u pėrhap lajmi se kryeqyteti lavdiplotė i Perandoris Bizantine u shkel nga Turqėt, nji valė tmerri dhe pikėllinu shpėrtheu nėpėr Evropėn. Bota Kristiane priste me ankth nė zemėr se ku do tė ndalej hovi i kėtij rrebeshi qė kėrcėnonte me perla qytetnimin perėndimuer. Skėnderbeu me nji grusht trimash Shqiptar kishte mbet si I vetmi prijės Kristian i Evropės lindore qė nuk kishte lėshue armėt. Prej vitit 1455 e deri mė 1462, Sulltan Mehmeti dėrgoi njimbasnji disa armata turke ndėn komandėn e gjeneralėve tė tij ma tė mire pėr tė zaptue Shqipnin. Skėnderbeu nuk I la as t'i afroheshin Krujės, por i shpartalloi tė gjttha nė luginat dhe rrypinat nė mes tė Dibrės dhe Ohrit.
Ndėrsa presjoni i Turqve bahej gjithnji ma i randė me u pėrballue, Skėnderbeu kishte ra nė hall edhe nga intrigat dhe manevrat e Venedikut. Logjikisht, Republika e Shėn-Markut duhej tė formonte nji front tė pėrbashkėt me mbretin e Shqiptarve, mbasi Turqėt sigurisht do tė vėrsuleshin kundėr saj ditėn qė tė kishin shtiė Krujėn nė dorė. Kurse Skėnderbeu u shtrėngue ta detyronte Venedikun me lidhė nji aleancė me tė, tue krijue pėrshtypjen sikur kishte ba paqe me Sulltanin.
Mė 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji fushatė kundėr Bosnjės nė krye tė ushtėris sė tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhanė fund luftės kundėr Turqve tue nėnshkrue mė Sulltanin nji paqe fiktive me kushte qė nuk dihen. Por, njikohėsisht Skėnderbeu lajmėroi Papėn se ishte gadi me rifillue luftėn kurdoherė qė ta shifte tė nevojshme. Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne me Gjergj Kastriotin u nėnshkrue po at vit. Nė bazė tė kėtij traktati Skėnderbeu u angazhue t'i shpallte luftė Turqis, ndėrsa Venediku u zotue t'i jepte nji ndihmė tė pėrshtatun. Nji kontigjent venecjan I pėrbamė nga 1300 ushtarė dhe kalorės u dėrgue nė Shqipni bashkė me 2000 dukatė pėr tė mbulue shpenximet e luftės. Djali I Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, muer privilegjin e trashėguem tė nji qytetari tė Venedikut dhe u ba antar i Kėshillit tė Madh tė paris venecjane.
Fill mbas nėnshkrimit tė marrėveshjes nė mes tė Venedikut dhe Skėnderbeut, Papa Piu i II u bani nji thirrje tė gjith Kristianve me marrė kryqin kundėr Turqve. Mjerisht apeli i tij ra nė veshė tė shurdhėn. Dukej sikur asnjeri nuk ishte I interesuem me mbrojtė Krishtenimin. Deri edhe Ferdinandi i Napolit, pėr tė cilin Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk muer pjesė nė Kryqzatė. Piu i II, tue vue gjith besimin e tij ne Skėnderbeun dhe nė mbretin e Hungaris Mathias Korvin, u nis pėr nė Ragusė qė ishte caktue si piknisja e shefave kristian pėr tė lanēue Kryqzatėn. Fati i zi e deshi qė ai tė vdiste rrugės dhe,
bashkė me tė, u varros shpresa e fundit e nji fronti tė pėrbashkėt kundėr anmikut otoman. 1 goditun deri nė thelbin e zemrės nga kjo vdekje e papritun, Skėnderbeu ndaloi menjiherė pregatitjet pėr me shkue nė Raguzė. Por ai i kishte shpallė luftė Sulltanit tė nesėrmen e ditės kur Papa bani thirrje pėr Kryqzatėn kundėr Turqve. Kėshtu qė Shqipnija kishte ngelė vetėm pėrballė sunduesit otoman tė ndezun pishė, tue pasė si aleatė Venedikun, qė pak mund t'i besohej. Pa bjerrun kohė, Sulltan Mehmeti nisi Ballaban Pashėn nė krye tė ushtėris turke pėr tė shembė reduktin e fundit tė rezistencės kristiane nė kėt anė tė Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji renegat* Shqiptar, i cili e njifte taktikėn luftarake tė Skėnderbeut dhe reflekset* e tij nė sheshin e betejės. Nji dyluftim pėr vdekje nė mes tė kėtyne dy prijėsve vazhdoi katėr vjet pa nji fitore tė plotė pėr asnjanėn palė. Ishte pikėrisht gjatė fushatės sė pare kundėr Ballaban Pashės qė Skėnderbeu muer varrėn e parė dhe tė vetme. Tė dy ushtėrit ishin perleshė afėr kėshtjellės sė Stefigradit. Skėnderbeu si gjithmonė iu printe trimave Shqiptarė atje ku lozej fati I luftės. Kali i tij u plagos randė dhe heroj kombėtar u pėrplas nė tokė dhe vrau supin tue u pėrpjekė mbas cungut tė nji peme. Pėr nji minutė i ra tė fikėt nga dhimbja e madhe. Roja e tij e rrethoi nga ēdo anė, ndėrsa Turqėt sulmonin me rrėmbim. Me nji pėrpjekje gadi mbinjerzore luani I Arbnis u ēue nė kambė, hypi mbi nji kale tjetėr dhe u vėrsul kundėr anmikut tė mahnitun dhe tė tmerruem. Nė ndeshjen e dytė me Ballaban Pashėn, Turqėt zunė rob disa nga gjeneralėt ma tė mirė tė Skėnderbeut, ndėr tė cilėt edhe vet Moisiun e Dibrės. Me urdhėn tė Sulltanit ata pėsuen nji vdekje tė llahtarshme tue iu rrjepė lėkura pėr sė gjalli. Mbarė kombi shqiptar i vajtoi si martirė tė atdheut. Nė betejat e mapastajme, Shqiptarėt e xhindosun nga zemrimi, nuk lanė ma gjallė asnji Turk qė ra nė duert e tyne. Sulltan Mehmetin, qė kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma vendi. Ai u nis vet nė krye tė nji ushtėrije prej 200.000 vetėsh pėr me i dhanė nji mėsim tė fundit kėtij kombi tė vogėl qė nuk ndigjonte me iu pėrulė. Sa muer lajmin, Gjergj Kastrioti vrapoi pėr me u kapė me fuqin invaduese sa ma larg kah lindja. Mbrojtja e kėshtjellės sė Krujės i ishte besue Tanush Topijės. Me gjith pengesat qė I vuni fuqija e lehtė shetitėse e Skėnderbeut, ushtėrija turke mėrrijti para mureve tė Krujės dhe topat filluen me vjellė gjylet e tyne prej guri. Mbrojtėsit e fortesės simbolike nuk i tronditėn topat dhe as qė I tėrhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se fitorja nuk ishte as pėr sot, as pėr nesėr, u largue nga Shqipnija tue lanė Ballaban Pashėn me vazhdue rrethimin e Krujės. Ai kuptoi nji gja: me mundė Shqiptarėt nuk ishte punė aq e lehtė sa me zaptue Stambollin, prandaj u kthye nė kryqytetin e tij pėr tė pregatitė nji speditė nė shkallė edhe ma tė gjanė. Po nė at kohė, Skėnderbeut nuk i kishte mbetė ma veēse trimnija dhe vullneti mos me u pėrulė derisa kishte fuqi tė luftonte. 1 dishpruem nga apathija dhe verbnimi qė mbretnonin nė botėn Kristiane, ai u vesh si ushtar i thjeshtė dhe shkoi vetėm nė Romė pėr me kėrkue ndihmė. Peshkopė dhe Kardinalė duelėn me e pritė dhe nji turmė e madhe Romakėsh e brohoriti me enthuzjasmė. Nė nji ceremoni tė shkėlqyeshme qė u mbajtė nė Bazilikėn e Shėn-Pjetrit, Papa Piu i n i dha me dorė tė vet nji shpatė nderi dhe nji qylahe tė bekueme. Por si ndihmė financjare pėr tė vazhdue luftėn, u mblodhėn vetėm 7000 dukatė. Prej Rome, Gjergj Kastrioti shkoi nė Napoli, ku mbreti i dha nji shumė tė hollash dhe, aq sa kishte, armė dhe pajime lufte. Ndėrkaq, rrethimi i Krujės vazhdonte dhe gjėndja e tė rrethuemve ishte ba e padurueshme. Skėnderbeu porsa u kthye nė atdhe nxuer shpatėn dhe u turr kundėr anmikut nga malet pėrmbi Krujėn qė mbajnė sot emnin e tij. Ballaban Pasha u zue nė pritė dhe vdiq nga plagėt qė muer n'atė ndeshje. Armata turke mbeti pa udhėheqės dhe u shkatėrrue. Shumica e ushtarve tė Sulltanit u vranė dhe fare pak muejtėn me dalė gjallė nga Shqipnija. Shqiptarėt nuk patėn kohė me marrė frymė, kur nji tjetėr ushtėri turke u ēfaq pėrsėri para mureve tė Krujės. Por edhe kėt herė fortesa legjendare nuk u dorzue. Sulltani i tėrbuem i dha urdhėn ushtėris me djegė e shkretue viset e Shqipnis ku arrinte dora e saj. Por falangat e vetėtimta tė Gjergj Kastriotit e ndoqėn anmikun kamba-kambės tue ba kėrdin nė radhėt e tij. Mbas dy javė qė kaluen me plaēkitje dhe shfarime, Turqėt me Sulltanin nė krye u kthyen nė Stamboll tė brengosun nga pikėllimi i disfatės. Ky ishte triumfi i fundit i Skėnderbeut. Nji mot ma vonė, me 17 Kallnuer 1468, heroi i ynė kombėtar, qė kishte dalė I pacėnuem nga gjith ato beteja, u mposhtė nga nji ethe e mallkueme qė nuk i gjindej dermani. Ai kishte shkue nė Llesh me kryesue nji kuvėnd tė Lidhjes Shqiptare pėr tė shestue plane qė tė nxirrej anmiku prej Shqipnis. Prijėsi i pazėvėndėsueshėm la kėt botė para se Kuvendi tė merrte ndonji vendim. Akti i tretė i tragjedisė shqiptare u luejtė pa tė, dhe epilogu ishte ai qė mund tė pritej.
Gjergj Kastrioti u varros nė Kathedralen e Shėn Kollit nė Llesh, tė cilėn e kishte rindėrtue pak vjet ma parė. Kombi shqiptar derdhi lotėt ēurk, tue vajtue mbretin e adhuruem qė i kishte shėrbye gjatė nji ēerek shekullin si mburojė e pathyeshme, dhe qė kishte fitue respekt dhe admirim nė ēdo skaj t'Evropės me fitoret e tij tė habitėshme qė dukeshin gadi si nji mrekulli e Zotit. Nji gojdhanė thotė se Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e vdekjes sė fatosit shqiptar bėrtiti: "Mjer Krishtėnimi qė ka bjerrė shpatėn dhe mburojėn e tij. Tash, ma nė fund, Evropėa dhe Azija janė pėr mue. Ruejna Zot qė tė kemi anmik nji tjetėr luan si ai". Dhjetė vjet mbas vdekjes sė Skėnderbeut, Turqėt hynė nė Llesh, ēelėn varrin e tij dhe bane hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta, mbasi ishte pėrhapė kudo besimi se ai vet nuk mund tė vritej nga nji armė e dorės sė njeriut. Kjo asht aq e vėrtetė saqė, pak kohė mbas vdekjes sė Skėnderbeut, nji ushtėri turke qė ishte tue invadue krahinat e Shkodrės, muer arratin nė panik e sipėr kur u pėrhapė lajnu se Skėnderbeu po iu printe Shqiptarve. Donika dhe Gjon kastrioti shkuen nė Napoli. Pėr dhjetė vjetė tė tjerė flamuri me shkabėn dykrenore valoi mbi kėshtjellėn e Krujės. Mbrojtjen e siguronin trimat Shqiptarė ndėn Lek Dukagjinin dhe nji kontigjent venecjan ndėn komandėn e Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj Kastriotit ra nė duert e Turqve me 16 Qershuer 1478 mbas nji rrethimi tė gjatė qė kėrcėnonte me shfarue banorėt nga urija dhe lėngatat, ndėrsa Kontarini ishte vra dhe Lek Dukagjini kishte zanė shtratin, I pazoti me lėvizė. Me gjith premtinun solemn tė Sulltan Mehmetit me shpėtue jetėn e trimave shqiptarė, asnji burrė nuk mbet gjallė dhe gratė dhe fėmijt u zvarrisen nė skllavėri. Ky ishte fundi tragjik i luftės epike qė heroi legjendar i Shqiptarve bani pėr nji ēerek shekulli kundėr invazionit otoman. Fjalėn e fundit mbi vėndin e Skėnderbeut e kanė thanė dy Papė, Kalikst i III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka konfirmue historija. Piu i II shkruen kėshtu nė Komentarėt e tij: "Ai kaloi gadi gjith jetėn e tij tue luftue pėr kauzėn Kristjane. Asht zor me gjetė nji prijės Kryqzate qė mund tė krahasohet me tė". Papa Kalikst I II ka pėrmbledhė me kėt fjali tė goditun randėsinė historike tė luftės sė Skėnderbeut: "Si nji pendė e patundėshme, ai ndaloi furin e sulmeve turke dhe I pengoi tė zaptonin Evropėn Kristjane". Mandej e tanė Evropa shprehu admirimin e saj me nji rast ose me nji tjetėr edhe pėr disa shekuj me radhė. Nė librin e lutjeve tė Mbretneshės Elizabeth tė Anglis botue mė 1559, dita e vdekjes sė Skėnderbeut mban kėt shėnim: "17 Kallnuer. Si sot vdiq princi i mire Skėnderbeu, Mbret i Epirit dhe shfarues I Turqve". Mė 1597, fisniku francez Jacques de Lavardin (Zhak dė Lavardin) shkroi biografin e plotė tė Skėnderbeut. Vepra e tij, bazue kryesisht nė Barletin, asht frymėzue nga dashurija dhe admirimi i kulluet pėr heroin tonė kombėtar. Nė Parathanjen e tij, Lavardini i drejtohet aristokracis franceze me kto fjalė: "Kjo asht jeta e Gjergj Kastriotit, i quejtun Skėnderbe nga Turqėt, Mbreti i Shqiptarve, emni i pavdekshėm I tė cilit meriton pa fjalė tė pėrmendet nė tempullin e Kujtimit". Vepra e Lavardinit inspiroi poetin francez Ronsard me shkruejtė nji vjershė kushtue Skėnderbeut. Mbasi kujton ngadhnjimet e lashta tė Epirit, poeti vazhdon: "... Dhe Skmderbeu mundės i Skithve Qė prej gjith Azis, Ungjillin kanė dėbue O ti, nder i kėtij shekulli Oshqipiar i shėnuem prej Fatit Dora jote mundi Turcjėt njizet e dy herė Shtine tmerrin nė rradhėt e tyne, I bane me lanė eshtnat nė muret e Kėshtjellės. Por ti do tė kishe vdekė, i harruem nga njerzimi, Sikur pėrpjekja e devotėshme e tė ditunit Lavardin Tė mos kishte pėrjetėsue betejat e tua..."
Sir William Temple, burrė shteti dhe shkrimtar politik anglez i shekullit tė XVII, e ven Gjergj Kastriotin nė rradhėn e prijėsve luftarak dhe Perandorve luftėtar ma tė mėdhenj tė historis. Nė nji vepėr mbi Virtytet Heroike, ai shkruen: "Gjergj Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun zakonisht me emnin Skėnderbe, si dhe Hunjadi, nėnmbret i Hungaris, janė dy gjenerala ngadhnjimtarė dhe burra me karakter tė naltė qė luftuen sa qenė gjallė si ēempjonė tė Krishtenimit. Ata ishin ba tmerri i Turqve dhe, tue pasė vetėm nji fuqi tė vogėl ushtarake, u banė ballė me sukses pėr kaq vjet sulmeve tė pėrsėritun tė gjith ushtėris otomane". Voltaire shkrojti mė 1754: "Sikur Perandorėt e Bizantit tė kishin qenė si Skėnderbeu, Perandorija Romake e Lindjes nuk do t'ishte ēdukė". Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert mbi historin e luftrave shkrojti me 1756: "Skėnderbeu ua kalon tė gjith prijėsve ushtarakė tė lashtė dhe modernė si udhėheqės i nji armate tė vogėl defensive". Historiani i famshėm Eduard Gibbon qė ka shkruejtė veprėn klasike mbi "Dekadencėn dhe Ēdukjen e Perandoris Romake" dėnon Skėnderbeun pse dezertoi Sulltanin, mohoi fen muhamedane dhe I bani luftė bamirėsit tė tij. Ai e gjykon Skėnderbeun mbas parimeve morale tė shekullit tė XVIII, tue harrue se tre shekuj ma parė bahej nji luftė pėr vdekje nė mes tė dy koncepteve* tė papajtueshėm moraliteti dhe marrėdhaniesh njerzore. Me kto mėndje ai duhet tė kishte denue gjithashtu edhe mbretin Vladislav tė IV tė Polonis dhe Hungaris, i cili shkeli, ndėn nxitjen e Nuncit papal Kardinal Cesarini, armėpushimin prej dhjetė vjetėsh qė kishte nėnshkrue me Sulltanin mė 1444 nė qytetin Szegedin. Nė ditėt tona, Peshkopi Fan Noli asht mundue tė ēmojė rolin e Skėnderbeut me kriterin objektiv tė historianit dhe herė-herė, tue u ēveshun krejt prej ngroftėsis sė ndjenjės patriotike. Ai e pėrfundon kėshtu librin e tij: "Skėnderbeu bani pėr 25 vjet nji luftė tė mraparojes sė Krishtėnimit dhe kėsisoj ia prishi planet Muratit dhe sidomos Mehmetit tė II me organizue speditėn kundėr Romės. Dihet si fakt se mė 1489, domethanė nji mot para se tė vdiste, Sulltan Mehmeti kishte lanēue fushatėn e Italis, tue shkelė kambė nė Otranto. Por mbas vdekjes sė tij erdhė nė fuqi Sulltan Bajazidi, i cili nuk ēante kryet pėr zaptime tokash. Suksesori* i tij Sulltan Selimi drejtoi ushtėrin kah lindja dhe Evropa Perėndimore shpėtoi nga rreziku I invazjonit otoman".1 Historianėt modernė e ēmojnė Skėnderbeun si nji nga shefat ushtarak ma tė mėdhenj tė gjithė kohėve. Ata e njofin se mbreti i Shqiptarve mbet vetėm pėr me pėrballue fuqin kolosale tė Sulltanit dhe se bani tė pavdekshėm emnin e Krujės, tue detyrue Sulltan Mehmetin e II me u kthye mbrapa dy herė mbas disfatave qė pėsoi nga dora e Skėnderbeut. |