Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 24-10-2003, 16:07
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Aleanca me Mbretin e Napolit

Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dėrgoi mot pėr mot kundėr Skėnderbeut nji ushtėri turke ndėn komandėn e njanit apo tjetrit prej gjeneralve tė tij ma tė mirė. Te gjith u mundėn me nji rregullsi tė pagabueshme para se me mėrrijtė deri nė Krujė. Ma nė fund, mė 1450 Murati i II vendosi me u nisė vet nė krye tė ushtėris pėr me i hanger kryet kėtij kapiteni tė nji populli malcorėsh qė guxonte me i ba luftė sundimtarit ma tė fuqishėm t'asaj kohe. Kėshtu u ba rrethimi i parė i Krujės ndėn komandėn e vet Sulltanit tė perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin pėr tė shkrie topa nė vėnd. Gjylet treqind kilshe ranė si breshėr kundėr mureve tė kėshtjellės, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me pėrbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishėm bani efektin dhe muri i kalas u ēpue nė nji vend. Yryshi I ushtėris turke me u futė mbrenda u ndal pėrpara murit tė krahnorve Shqiptare.

Muej me radhė Sulltan Murati nxiti ushtarėt e tij me zaptue reduktin e fundit tė rezistencės shqiptare, por mė kot. Turqėt duhej tė mbronin vehten nga sulmet e trimave tė Skėnderbeut qė kishin zanė pozitė nė malet pėrmbi kėshtjellėn dhe nuk e linin anmikun tė merrte frymė, tė gruponte fuqit, tė sillte ushtėri dhe material dhe tė pregatiste mėsymjen. Nėrkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitė Turqve ushqim dhe municjon. Nė dėshpėrim e sipėr, Skėnderbeu ofroi me iu dhanė Krujėn po tė vinin me i ndihmue atij nė vend qė me ndihmue anmikun. Por ata thanė se tregtija me Turqėt iu leverdiste ma tepėr. Prapseprap ndihma e venedikasve nuk e shpėtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh tė pafrytėshme Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujės dhe u kthye nė kryeqytetin e tij. "Kėshtu mbaroi, shkruen Falmrayer, - akti i parė i tragjedis shqiptare".



Tue ndjekė gjurma-gjurmės Turqėt qė po tėrhiqeshin, Skėnderbeu u kthye triumfalisht nė Krujė. Ishte e para here qysh prej kohės sė Sulltan Osmanit, qė nji ushtėri turke thyhej nė luftė tue pasė nė krye vet shefin e Perandoris. Skėnderbeu muer famė si gjenerah ma i madh i botės kristiane. Ai kishte dalė fitues kundėr nji ushtėrije dhjet herė ma tė madhe dhe qė ishte pajosė me artilerin ma tė mirė t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorėzue gjashtė vjet luftime tė parreshtuna, por humbjet nė njerėz ishin shum tė mėdha. Me mija Shqiptarė ishin vra nė luftė ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku qė tėrhiqej. Skėnderbeu kishte nevojė tė ngutėshme pėr ndihma, pėr me iu ba ballė sulmeve tė tjerė qė nuk kishin pėr tė vonue. Pikėrisht n'at kohė tė kritikėshme disa nga pjestarėt ma tė fuqishėm tė Lidhjes Shqiptare e lanė nė baltė fatosin kombėtar, tue dezertue kush nė Turqėt, kush me Venedikasit. Vetėm pjestarėt ma tė ngushtė tė familjes i qėndruen besnik Skėnderbeut. Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugė tjetėr veēse me gjetė aleatė tė tjerė jashtė Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit tė Napolit, Alfonsit tė V, i cili ishte anmik I Osmanllive dhe i Venedikut. Kėsisoj, Italija e Jugut u pėrzie edhe nji herė nė historin e Shqipnis. Nė nji kapitull tė maparshėm kallzova se si Papa Urban i IV ftoi tė vėllan e mbretit tė Francės, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue nė ndihmė kundėr mbretit tė Siēiljes dhe Napolit, Manfred, qė ishte prej shtėpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Nė Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhėsi i Urbanit tė IV, kunorzoi nė Bazilikėn* e Shėn-Pjetrit Karlin Anjou si mbret tė Siēiljes. Ai kishte ardhė n'Itali nė krye tė nji ushtėrije franceze, e cila mundi forcat mercenare tė Manfredit nė betejėn e Beneventos. Karli hyni triumfalisht nė Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatės vendase.



Anmiqsija kundėr tij shkoi tue u shtue. Nė Siēilje, qė ishte qendra e rezistencės, u organizue nji komplot pėr tė prue nė fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonės*, Don Pedro, i cili ishte martue me tė bijėn e trashėgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundėr Karlit Anjou, i cili kishte dalė si eksponenti i dinanstis latine tė Stambollit. Sikur e pamė ma nalt, Karli kishte marrė titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue nė Shqipni. Pikėrisht nė at kohė Don Pedro, me ndihmėn financjare tė Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kundėr Siēiljes, mirpo para se flota aragonase tė nisej prej Barēelonės, populli i Palermos bani vet nji kryengritje qė njifet nė histori si "Vesprat Siēiljane", mbasi ndodhi mė 31 Mars 1282.



Duka I Palermos u ēue peshė tue pa nji grup francezėsh qė mundoheshin me rrėmbye nji nuse qė shkonte nė Kishėn e Santo-Spirito, jashtė mureve tė qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushė deri nė buzė. Ata qė panė sqenėn e keqpėrdorimit tė nji vajze tė rė me duvak tė bardhė bėrtitėn "vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kėshtjella u zaptue dhe para mbarimit tė ditės 2000 francezėt e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u pėrhap nė krahina dhe, me pushtimin e Messinės mė 28 Prill, e gjith Siēilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pasė frikėn e nji kundėrsulmi hakmarrės tė Karlit Anjou, Siēiljanėt ftuen Don Pedron me marrė kunorėn si trashėgimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi nė fronin e Aragonės, dhe ai dėrgoi tė vėllan Frederikun tė mbretnonte nė Siēilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetėm kunorėn e Siēiljes gjatė tanė nji shekulli, ndėrsa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit. Mė 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fėmijė, adoptoi si trashėgimtar rnbretin Alfons t'Aragonės dhe Siēiljes. Por ndėn presjonin e Papės dhe tė princave t'Italis, ajo ndėrroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-tė tė dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannės, ajo emnoi si trashėgimtar tė fronit vllan e tij, Renė de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonės vazhdoi me e quejtė vehten trashėgimtar tė mbretnis sė Napolit dhe, mbas vdekjes sė Joannes, u nisė pėr me e shtie nė dorė. Halli asht se, tue dashtė me prue nė vėnd ambicjen e tij, Alfonsi ra nė luftė me Genovezėt, tė cilėt e zunė rob dhe e prunė nė Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e Alfonsit se ishte marrėzi pėr tė me lidhė aleancė me Francezėt pėr tė prue dinastin Angjevine nė krye tė mbretnis sė Napolit. Kėshtu qė Filipi e la Alfonsin tė lirė dhe e ndihmoi me vazhdue luftėn. Kaluen gjashtė vjet lufte dhe pėrpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi pėrsėri mbretnit e Napolit dhe tė Siēiljes ndėn shpatėn e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, tė cilit Skėnderbeu iu drejtue pėr ndihmė mbas fitores sė tij tė kushtueshme kundėr Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nėnshkrue nė Gaeta mė 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skėnderbeu u proklamue sa pėr formė vasali i Alfonsit tė V dhe u angazhue t'i paguente nji shumė tė hollash vit pėr vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer pėrsipėr t'i dėrgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake tė caktueme dhe ndihmė financjare pėr tė vazhdue luftėn kundėr Osmanllive. Nė krye tė trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftėtar, i cili u vendos nė Krujė. Traktatin e nėnshkruen edhe princat shqiptar tė tjerė dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skėnderbeun si kryekomandant i kunorės sė Aragonės, me nji pensjon prej 1500 dukatė nė vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarėsh katalanė zuni vend nė kėshtjellėn e Krujės dhe qėndroi atje deri mbas vdekjes sė Skėnderbeut. Mbas ēdo fitoreje qė korrte kundėr Turqve, Skėnderbeu i dėrgonte Alfonsit nji pjesė tė
plaēkės qė mbetej nė duert e Shqiptarve, por asnji haraē nė tė holla. Traktati I Gaetas ishte sajue si guri themeltar I kryqėzatės kundėr Sulltanit, tue ndjekė gjurmat e prijėsit norman Robert Guiscard . Por kjo ndėrmarrje dėshtoi dhe ushtėrija aragoneze nuk debarkoi nė Durrės. Skėnderbeu vazhdoi tė jet zot nė tokėn e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me tė drejta tė barabarta. Mjerisht, disa nga bashkėpuntorėt ma tė ngushtė tė Skėnderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve.



Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te ēmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rtite ne fė muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me nji menyre ose me nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete
te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht. E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200 vetesh ishte dergue per te forcue ushten e Skenderbeut pre) 12 000 trimash. Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnim aparatet e atehershem per te rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u ēel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti I garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim ēthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin Shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin, Muzake Topija.



Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu I Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore.



Moisiu u kthye nė Krujė i penduem dhe i kėrkoi ndjesė prijėsit tė kombit. Skėnderbeu zemėrluani u tregue burrė shteti i vėrtetė dhe e fali dezertuesin qė i kishte ra ndėr kambė. Prej asaj kohe Moisiu luftoi trimnisht pėr kauzėn kombtare deri ditėn qė pėsoi vdekjen e martirit nga dora e anmikut.



Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatės sė Beratit mė 1457, kur Sulltani dėrgoi nji ushtėri prej 80.000 vetėsh pėr me i dhanė grushtin e vdekjes. Skėnderbeu manevroi nė mėnyrė qė t'u linte Turqve pėrshtypjen se nuk guxonte me iu dalė pėrpara dhe u vėrsul pėrmbi ta si shqiponja kur nuk e prisnin. Humbjet e anmikut besohet tė ken arrijtė 15.000 deri 30.000 tė vramė. Hamzė Kastrioti kishte ardhė me ushtėrin turke pėr me u ba sundimtar i Shqipnis ndėn hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu tregoi edhe nji herė shpirtmadhėsin e tij tue falė tradhėtin e tė nipit, tė cilin e kishte dashtė aq shumė. Mbas kėsaj fitorje tė rė qė habiti botėn, aq ma tepėr sepse ishte e papritun, Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si kryekapedan tė Selis sė Shenjtė. Nė nji letėr drejtue Perandorit tė Gjermanis, Frederikut tė III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson Skėnderbeun si luftėtar tė palodhun dhe si Ushtar tė Krishtit me krahun e pathyeshėm. Nė nji rast tjetėr, Papa Kalikst i III flet pėr "birin tonė tė shtrenjtė Skėnderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis". Mė 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me I shpėrblye trashėgimtarit tė Alfonsit tė V, mbretit Ferdinand tė Napolit, ndihmėn bujare qė i kishte dhanė i ati. Alfons Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanė si trashėgimtar Ferdinandin, birin e tij pa kunorė. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej origjine spanjolle, e kishte marrė mbretin e Napolit nė gazep pėr shkak se ai nuk deshi me marrė pjesė nė Kryqzatėn kundėr Turqve dhe dėrgoi flotėn kundėr Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e Alfonsit e kishte nxitė Republikėn detare tė Gjenovės me u afrue me dinastin angjevine. Nė vitin e vdekjes sė Alfonsit, Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor* i Gjenovės. Nji mot ma vonė ai organizoi speditėn ushtarake pėr tė zaptue Napolin. Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra nė duert e Gjonit. Megjithatė Ferdinandi nuk e ndjente vehten tė sigurtė mbi fron, mbasi ishte i kėrcėnuem nga baronėt feodal t'Italis sė Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte zanė vendin e Kaliksit tė III, duel pėrkrahės i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj Kastriotin me i ardhė nė ndihmė. Para se me u nisė pėr n'Itali, Skėnderbeu stabilizoi marrėdhanjet me Venedikun, tue nėnshkrue nji traktat aleance tė vėrtetė. Me porosin e Shenjtėris tė tij Piu i n, Kryepeshkopi i Durrėsit Imzot Pal Engjėlli bani pajtimin me Dukagjinėt. Ma nė fund, u nėnshkrue edhe nji armėpushim dy vjetėsh me Sulltan Muratin.



Kur u bindė se Shqipnija ishte sigurue kundėr anmiqve tė jashtėm dhe ngatėrresave tė mbrendshme, Skėnderbeu bani pregatitjet pėr speditėn e Italis. Princi i Tarantos, i cili ishte nė krye tė lidhjes sė Baronve t'Italis, u mundue ta bante Skėnderbeun me heqė dorė nga kjo punė, tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte tė gjata si Mbret i Napolit. Skėnderbeu e kishte kuptue pozitėn e tij tė pashpresė, por nuk donte me lanė nė baltė nė ditėn e rrezikut trashėgimtarin e aleatit tė tij ma tė nderuem. 1 shkroi princit tė Tarantos pėr tė hudhė poshtė propozimet e tij dhe mbaroi tue thanė: "Jam mik i virtytit dhe nuk lakmoj begatin". Nė verėn e vitit 1461 Skėnderbeu u nis me det nė krye tė speditės shqiptare pėr nė Raguzė ku banonte nji koloni e fortė shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje madhėshtore. Mbasi pushoi disa dit, Skėnderbeu u nis pėr nė Barletta, ku debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorėsh dhe ushtarė tė zgjedhun. Nėnkomandant I kėsaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit, Gjon Ballsha. Pozita e Ferdinandit ishte gadi e pashpresė. Pa bjerrun asnji minutė, Skėndebeu filloi veprimin pėr tė shpėtue Barletlėn qė kishin rrethue anmiqt e Ferdinandit me Princin e Tarantos nė krye. Me sulmin e vrullshėm tė fuqive shqiptare rrethimi i Barlettės u thye dhe Skėnderbeu bani kėrdin nė mes tė ushtėris anmike, ndėrsa ajo po tėrhiqej e demoralizueme. Shpejtėsia e rrufeshme e manevrimit dhe dora e sigurtė nė drejtimin e sulmeve I fituen Skėnderbeut admirimin e mahnitun tė gjith atyne qė e vėzhguen. "Emni dhe lajmi i ardhjes sė tij, - shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetėm qė shkatėrroi gjith planet e anmikut, por mbushi tanė Italin me famėn dhe ngadhnjimin e tij". Mirėnjoftja e mbretit Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti Skėnderbeun "Babė" dhe i dha nė posedim tė pėrhershėm Tranin dhe San Giovanni Rotondon n'Italin e Jugut. Fitoret e Gjergj Kastriotit nė Barletta dhe mandej nė Trani e kthyen fatin e luftės nė favor tė mbretit lė Napolit. Ushtėrija e Ferdinandit kaloi nė ofensivė dhe, ma nė fund, rezistenca e Baronėve t'Italis u dėrrmue. N'at kohė Skėnderbeu vrapoi me u kthye nė Shqipni, mbasi ishte dukė nė horizont rreziku i nji ofensive tė re turke.
Pergjigjuni me Citim