Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 24-10-2003, 16:02
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Skėnderbeu nė mes tė Turqve dhe Venedikut

Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kėshtjellėn e Krujės dhe shpalli luftėn e shenjtė kundėr invaduesve mysliman, Skėnderbeu shtini nė dorė pikat e forta tė principatės sė Kastriotve ku Sulltani kishte vendosė garnizone ushtarake tė pėrhershme. Randėsin ma tė madhe nė mes tė tyne e kishte Stefigradi, nė kufinin linduer tė Shqipnisė, qė shėrbente si nji kullė vėshgimi pėr tė diktue afrimin e ordhive anmike, tė cilat aviteshin gjithnji nga ai drejtim. Tė gjith Turqėt dhe Shqiptarėt qė ishin kthye muhamedanė u ftuen tė pranojnė fen Kristjane. Ata qė refuzuen Skėnderbeu urdhnoi qė tė griheshin pa mėshirė. Kjo ishte e para gjakderdhje qė i dha shkėndijė luftės 25 vjeēare qė Skėnderbeu bani kundėr dy Sulltanve osmanlli. Nji valė e bujshme enthuzjasmi nė tanė Shqipnin shoqnoi kthimin e Skėnderbeut nė Krujė. Fama e tij si nji prijės i madh ushtarak kishte ra nė veshin e ēdo Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a I vogėl, i pasun a i vorfėn. Kjo ishte arma e tij ma e fortė, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtė i tė gjith Shqiptarve ishte i domosdoshėm pėr me iu ba ballė me sukses hyryshit tė ordhive turke qė nuk do tė vonoheshin mbas gjith atyne qė ndodhėn. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime tė parve tė kombit pėr tė bashkue fuqit pėr nji qėllim dhe ndėn nji komandė tė vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend kombėtar u mblodh nė Llesh, qė ishte ndėn sundimin e Venedikut. Nė kuvėnd muerėn pjesė krenėt e familjeve ma tė fuqishme shqiptare, ndėr tė cilėt ma tė ēquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjetėr Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cėrnojeviē i Malit tė Zi. Ata u mblodhėn mė 2 Mars 1444 nė kathedralėn e Shėn Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhė njizanit Skėnderbeun si kryekomandant. Ēdo antar i Lidhjes rezervoi tė drejtėn me caktue numrin e ushtarve qė do t'epte si kontribut drejt qėllimit tė pėrbashkėt. Ndėrsa Skėnderbeu kishte likuidue garnizonet turke nė tokat e principatės sė Kastriotve, kėshtjella dhe qytete tė tjerė tė Shqipnis ndodheshin akoma ndėn okupatėn e anmikut. Kjo bahej sambas rregullave tė luftės mesjetare, kur nji prijės lokal, i cili kapitullonte pėrpara Sulltanit, detyrohej me pague nji haraē tė pėrvitshėm, me i dhanė peng nji a ma tepėr pjestarė tė familjes sė tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk nė nji qytet ose kėshtjellė tė principatės sė tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luftėn e shenjtė kundėr Sulltan Muratit, garnizone turke kishte nė Vlonė, Kaninė, Gjinokastėr, Berat dhe Elbasan. Ndėrsa nė Shqipni u organizuen fuqit pėr ndeshjen supreme me nji anmik qė nuk dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt ēdo rezistence e orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankoviē si vasal te Sulltamt, te cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue.



Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi I rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i diktonte Perandont se ēfare politike me ndjeke Kur perandon Jani I Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te mpin Kostandin, Sulltam u informue dhe ēfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at kohe Despoti i Morės, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn Turqet nga nji ane dhe Pnncet latin te Greqis nga ana tjeter



I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi I Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te
tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit.



Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem mteresat e tyne egoiste Qendrimi I Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte per parim me i la duert kur punet shkonin keq.



Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen observues per te pa se ē'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga qendrimi i dyshimte I Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake per sulmet nga lindja qe priteshin or'e cast.



Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze personale qe duhej ndeshkue pa vonese. Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji guxim te marre.



Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me I dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI I derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore te Shqipnis. Rasti ma i pare per bashkepunim ne luftė tė forcave kristiane u paraqit para mbarimit tė vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me Turqėt nė skelėn Varna tė Detit tė Zi. Skėnderbeu u ba gadi me u shkue nė ndihmė aleatve tė tij, mirpo Despoti I Sėrbis, Gjergj Brankoviē, ndaloi kalimin e ushtėris shqiptare nėpėr tokat e tij. Ai vuni si shkak armėpushimin pėr dhjet vjet qė ishte nėnshkrue nė mes tė Hungaris dhe Sulltanit nė Czegedin mė 12 Korrik 1444. Nė bazė tė atij traktati Murati i II i kishte njoftė si sundimtar nė principatėn e tij. Kurse i dėrguemi i Papės Kardinal Cesarini e kishte bindė mbretin Ladislav me e shkelė armėpushimin. Atėhere Polonija dhe Hungarija i shpallėn luftė Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili ishte tėrheqė nga jeta aktive, u kthye me vrap nė Edrenė dhe muer komandėn e ushtėris turke. Beteja u zhvillue afėr Varnės. Armata Kristiane pėsoi nji disfatė dėrrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkė me mbretin Ladislav mbetėn tė vramė nė sheshin e betejės. 1 pikėlluem nga pamundėsijė me mbajtė premtimin, Skėnderbeu i dha nji mėsim Despotit Brankoviē tue ba kėrdin nė tokat serbe pranė kufinit. Tė vetnut nė botėn kristiane t'Evropės qė e muerėn me sy tė keq fitoren e Skėnderbeut qenė Venedikasit. Ata u trembėn se mos Gjergj Kastrioti bahej prijės i gjith Kristianve tė Perėndimit dhe kėrcėnonte ma tepėr se vet Sulltani dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre tregtare jo shum tė pastra. Pėr tė evitue nji gja tė tillė Doga I Venedikut filloi negocjata me Turqėt pėr tė shtie nė dorė Vlonėn dhe Gjinokastrėn. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetėn sebep nga njė pėrleshje ndėrmjet dy familjeve princore shqiptare pėr me I shpallė luftė Skėnderbeut, i cili iu dha nji dackė tė shėndoshė nė betejėn e Drinit mė 23 Korrik 1448. Doge i banė apel Sulltanit, i cili dėrgoi menjiherė nji armatė nė Shqipni. Kėsaj Skėnderbeu ia ndreqi hesapin nė gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u nėnshkrue vitin tjetėr, kurse pėr pak Venediku do tė kishte humbė tė gjitha posedimet e tij nė Shqipni. Skėnderbeu muer premtimin se Republika e Shėn Markut do t'i paguente nji subvencjon tė pėrvitshėm prej 1400 dukatė dhe nji hua prej 1500 dukatė pėr tė marrė pjesė me Hunjadin nė luftėn kundėr Turqve. Ky farė armėpushimi, jo shum I sigurtė, vazhdoi deri mė 1463 kur Venediku vet ishte nė luftė me Turqėt dhe, tue pasė nevojė pėr krahun e pathyeshėm tė Skėnderbeut, vrapoi me firmue nji aleancė me tė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: gif skenderbeg.gif (40.7 KB, 189 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim