Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 24-10-2003, 16:00
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kthimi ne Kruje

Gjergj Kastrioti, qė muer famė me mbiemrin Skėnderbe, ishte djali ma i vogėl i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma tė fuqishme tė Shqipnis sė Mesme. Gjergj Kastrioti lindi nė Kruje mė 1405, mbas biografis sė Barletit, mė 1412 mbas mendimit tė Fan Nolit. Legjenda popullore, qė u thur mbas gojėdhanės, thotė se e ama, Princesha Vojsava, kur priste fėmijėn pa nė andėrr se i dha jetė nji dragoi qė ishte i madh sa e tanė Shqipnija dhe pėrpinte Turqėt me shumicė. Gjergji kishte, kur lindi, shenjėn e nji shpatė nė krahun e djathtė. Qė i vogėl ai tregoi nji interesim tė ēuditshėm pėr armėt e luftės dhe i pėlqente me luejtė si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerė tė moshės sė tij.

Mbas disfatės qė pėsoi nga dora e Turqve mė 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dėrgue Sulltanit si peng tė katėr djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetėm 6 vjeē. Kurse shifrat qė dhamė ma sipėr tregojnė se duhet tė kenė qenė 18, domethanė nji djal qė kuptonte nga bota dhe qė nuk mund tė asimilohej* krejt nė ambjentin e ri tė Oborrit tė Sulltanit. Biografėt ma tė vjetėr janė dakord se Skėnderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng nė duert e Turqve para kthimit tė tij dramatik nė Krujė mė 1443. Domethanė se ishte nji burrė i pjekun 38 vjeē kur ngriti flamurin e luftės sė shenjtė kundėr shkelėsit otoman. Tue shkelė zotimin qė kishte dhanė, Sulltan Murati detyroi tė katėr djemt e Kastriotit tė pranojnė fėn muhamedane. Mandej, iu ndėrroi emnat tur quejtė Gjergjin Isqender-Bej, qė u kthye shqip nė Skėnderbe. Ky asht njė emėn simbolik qė iu dha Skėnderbeut pėr kujtim tė Lekės sė Madh, tue qenė se nuk ekziston ndėr emnat muslimane.

Nė oborrin e Sulltanit Skėnderbeu u vue nė shkollėn e kadetve tė Pallatit. Pėrveē truqishtes ai mėsoi edhe disa gjuhė tė tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftės zgjoi interesimin e tij ma tė madh. Porsa ishte nė moshė me pėrdorė armėt, ai u ēque nė lojnat ushtarake nė mes tė gjith vėrsnikve tė tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti qė i pėlqente ma tepėr. Nga pamja fizike ishte i gjatė, me nji trup tė derdhun prej statuje, me sy qė shkėlqenin nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor tė mahnitshėm. Sulltan Muratit i kishte ba pėrshtypje shkathtėsia e tij mendore dhe mjeshtėrija e pėrsosun nė garat me armė. Ai e muer me simpathi dhe e la tė jetonte, ndėrsa vllaznit e tij duket se u mbytėn nė nji mėnyrė qė nuk dihet mirė.

Skėnderbeu u ba komandant kavalerije nė ushtėrin otomane dhe muer pjesė nė disa luftra tė Sulltanit n'Evropė dhe n'Azi. "Nė rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skėnderbeu, si Leka I Madh, u ngjit majė murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari nė qytet". Mbas ēdo spedite Skėnderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenė robėr dhe plaēkė pa masė. Fama e tij rritej dita-ditės; ushtėrija e adhuronte; komandantėt e tjerė e kishin zili.

Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e Sulltanit, lufta kundėr Turqve vazhdonte akoma nė Shqipni. Sikur e pamė, mė 1432, Andreja Topija korri nji fitore tė madhe, e cila pat si pasojė nji kryengritje tė pėrgjithėshme prej Shkodre nė Gjinokastėr. Tri ushtėri tė tjera qė Sulltani dėrgoi kundėr Shqipnis tre vjet me radhė u shkatėrruen dhe u kthyen nė Edrenė pa e krye qėllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, tė cilėt sulmuen garnizonin turk tė Gjinokastrės. Atėherė Sulltani dėrgoi nji ushtėri tė zgjedhun ndėn komandėn e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptarėt u kapėn nė mes tė dy zjarreve dhe pėsuen nji disfatė tė plotė. Megjithatė, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u pėrpoq nė nji rezistencė shqiptare tė pathyeshme.

Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg kėtyne luftrave tue respektue detyrimet qė kishte marrė kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq nė vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti pėr nder qėndrimin e tij korrekt dhe tė paanshėm, por aneksoi menjiherė principatėn e tij dhe dėrgoi nji guvernator turk nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu, i cili kishte mbetė si I vetnu trashėgimtar i shtėpis sė Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do tė linte qė kjo grabitje tė kalonte pa dėnim dhe se do tė ēkėpuste pronat e familjes nga thonjtė e uzurpatorit. Rastin e volitshėm pėr tė prue betimin e tij nė vend Skėnderbeu e gjeti mė 1443. Ai ishte tue marrė pjesė nė nji speditė ushtarake drejtue kundėr Kristianve t'Evropės, tė primun prej Vojvodės sė Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndėrmjet tė dy ushtėrive u zhvillue nė Konovicė afėr Nishit. Skėnderbeu, i cili komandonte nji krah tė ushtėris turke, pushoi sė luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skėnderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye nė atdhe pėr tė librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanė nji ferman pėr guvernatorin e Krujės qė t'i dorzonte kėshtjellėn. Porsa mėrrijti nė Krujė, Gjergj Kastrioti u kthye nė fen e tė parve dhe proklamoi luftėn e shenjtė kundėr invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, asht pėrshkrue nė historin e Barletit dhe asht pėrjetsue nė vjershėn "Skanderbeg" tė poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit tė Skėnderbeut nė kėshtjellėn historike asht pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit tė Gjon Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babes sė tij dhe vetėm kohėmbaskohe shkonte me luftue pėr Sulltanin nė krye tė nji fuqije shqiptare.

Kėt thezė tė rė Imzot Fan Noli e zhvillon nė historin anglishte tė Skėnderbeut qė botoi mbas lufte. Po tė jet e vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tė gjith auktorėt e asaj kohe thonė me siguri se Skėnderbeu kaloi disa yjet nė oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpėrsėdrejti kėt fakt. Them fakt, sepse pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej qė ishte atėherė nji gradė nė hjerarkin e ushtėris otomane. Nji tjetėr pike qė mbetet e pashpjegueshme nė thezėn e Imzot N.olit asht se si Skėnderbeu kaloi njizet vjet nė Shqipni mbas mundjes sė Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesė nė luftrat qė u zhvilluen nė tokėn arbnore. 1 vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka ba historis sė Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte nji ēilimi i vogėl, por nji djal i rritun nė votrėn atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut tė sulmuen dhe tė mposhtun nga nji fuqi e huej.

Asht rasti me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skėnderbeut nė gjuhėn amtare, Fan Noli u ba dishepulli I doktrinės sė Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi pėr kėt fė tė rė politike dhe shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futė historin nė kallėpin e dogmave tė thata marksiste mbi luftėn e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Nė konceptin materialist tė historis qė predikojnė dishepujt e Marksit nuk ka vėnd pėr ndjenja patriotike dhe pėr heronj kombėtar, jeta e tė cilve asht pėrzie me legjendė, mbasi pėr marksistėt historin e bajnė "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindėse, na do tė preferojmė kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skėnderbeut nė Krujė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg skenderbeu2.jpg (12.2 KB, 196 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim