I pari autor i jetėshkrimit tė Skėnderbeut ka qenė Marin Barleti, i cili jetonte nė nji kohė me fatosin tone kombėtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra qė pat rastin me njoftė disa nga prijėsit luftarak t'asaj kohe, tė cilėt I kallzuen gjithēka dinin mbi trimnit dhe fitoret e tė parit tė tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasė gjithashtu mundėsin me studjue dokumentet zyrtare tė arkivit tė Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit tė Shkodrės prej Turqve. Biografin e Skėnderbeut ai e shkrojti nė gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim tė shekullit tė XVI. Nji shekull ma vonė, G.Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, tė cilin Imzot Fan Noli e pagėsoi Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbė pėrjetė dhe njifet vetėm nga referencat dhe citatat qė pėrmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".
Nji burim i tretė origjinal mbi jetėn e Skėnderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahpėrkrah me Skėnderbeun. Ai jetoi nė Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes sė heroit t'onė dhe mandej u vendos nė Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė Muzakėve", ku kallzon historin e Skėnderbeut si nji gja qė ka dishmue ai vet.
Nė shekullin e XIX, dijetarė tė kombėsive tė ndryshme, tue lanė menjianė veprat e shumta qė ishin shkruejtė gjatė dy shekujve tė maparshėm, u kthyen pėrsėri nė burimet origjinale qė ishin mbyllė nė arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzės dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanė shtie nji dritė tė re mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut. Disa e pėrmendin nė vepra tė pėrgjithėshme dhe fort tė gjata qė shkruejtėn mbi shekullin e zaptimit tė Balkanit nga Turqėt. Disa tė tjerė si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtėn biografi tė gjata tė Skėnderbeut. Por punėn ma tė madhe dhe ma tė vlefshme e bane eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė cilėt mblodhėn sė bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash qė pėrbajnė nji vepėr monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma nė fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftės sė parė botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skėnderbeut", e cila gėzoi menjiherė nji popularitet tė jashtėzakonshėm dhe u mėsue gadi pėrmendsh nga nxanėsit e shkollave nė atdheun e lirė. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojėdhanat e popullit mbi Skėnderbeun. Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit tė Louvain nė Belgjikė nji thezė doktorati nė gjuhėn frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVėme siėcle". Kjo u botue nė formė libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftės sė dytė botnore, pikėrisht mė 1947, Fan Noli botoi nji histori tė Skėnderbeut nė gjuhėn anglishte. Kjo asht nji vepėr shkencore e nji niveli shum tė naltė, sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat e auktorve tė shumtė qė kanė shkruejtė mbi Skėnderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike qė kanė pasė lidhje me epopėn tone kombėtare. Dobija ma e ēmueshme e kėsaj vepre qėndron nė orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtė me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futė Skėnderbeun nė kallėpin e nji shefi gueriljesh tė kohės sonė. Nga ana tjetėr tue dashtė me korrigjue nji tregim tė Barletit qė i duket i gabuem, ai jep nji versjon tė tijėn qė prish ndoshta nji legjendė, por nuk duket ma i bindėshėm.
Sidoqoftė, unė nuk kam pasė, as mjetet, as kohėn me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherė se ky kapitull asht bazue nė veprat e Imzot Fan Nolit dhe tė Thanas Gegajt me farė pak shtesa ose ndryshime nga burime tė tjera.
Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 24-10-2003 ne 16:25.
|