Teatri pas luftės ashtu si edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin mė tė madh e kemi pas viteve 60, kur mberritėn nga jashtė kuadrot e parė, me tė vėrtetė profesionistė, si regjizorė dhe aktorė, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorėt: Kadri Roshi, Lazėr Filipi.
Gjatė kėsaj periudhe, lindėn dramaturgėt e parė profesionistė, si: Spiro Ēomora, Kol Jakova, Besim Lėvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paērami, Loni Papa, Teodor Laēo, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritėro Agolli.
Hapja e shkollės sė parė pėr pėrgatitjen e aktorėve, qė nė fillim u quajt Shkolla e Lartė pėr Aktorė Aleksandėr Moisiu dhe mė vonė, Fakulteti Skenik pranė Akademisė sė Arteve, hapi njė epoke tė re nė interpretimin teatror. Gėrshetimi i eksperiencės sė aktorėve me pėrvojė, me aktore te rinj , qė sapo kishin mbaruar shkollėn si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera
Gjatė kėtyre viteve, krahas dramaturgjisė kombetare e cila mori njė hov sasior dhe cilėsor ku mund tė pėrmenden: vepra si Toka Jonė, Prefekti, Familja e Peshkatarit, Cuca e Maleve, Shi nė Plazh, Karnavalet e Korēės, Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur, Fijet e Natės, Kėneta, Shtėpia nė Bulevard, Mbi Gėrmadha, Fisheku nė Pajė, Njollat e Murrme, Zonja nga Qyteti Fytyra e Dyte etj u vunė nė skenė edhe kryevepra tė letėrsisė botėrore, si Hamleti, Otello, Intrigė e Dashuri, Shumė Zhurmė pėr Asgjė, Arturo Ui, Nata e 12, Zbutja e Kryeneces Revizori , Martesa, et., etj. |