Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 24-10-2003, 01:11
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Gjatė viteve 1941-1945, periudhė e Luftės II Botėrore nė Shqipėri u dallua mė tepėr, ai qė quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, nė fillimet e veta, pati njė natyrė improvizimi, pra, pa njė tekst me bazė dramaturgjike. Mė vonė, dhe pikėrisht, mė 1943, nė Prill, kemi melodramėn “Vėllavrasja” tė Zihni Sakos dhe mė vonė, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Ēaēit.
Nė qytete, nė kėtė kohė, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” nė Tiranė, apo grupi i Gjirokastrės, Durrėsit. Episodi i anullimit tė dramės “Vilhelm Tel” pėrgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatėn aktorėt e rinj, Naim Frashėri dhe Sandėr Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj kohes., Karakteristikė e kėsaj periudhe, ėshtė edhe “Teatri i burgut”, me njė protagonist si Besim Levonja qė mė vonė, do tė bėhej shumė i njohur, me pjesėt “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Pėrfaqėsues tjetėr i teatrit tė burgut ishte Gjikė Kuqali.
Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formėn e njė organizimi mė tė plotė.U hodhėn bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombėtar .Pas ēlirimit, kėto grupe tė formacioneve partizane, do tė shndėrroheshin ne teatrot e para profesioniste tė vendit tonė, si nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Durrės dhe mė vonė, nė Vlorė, Elbasan, etj.
Pergjigjuni me Citim