Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 24-10-2003, 01:10
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Duhet nėnvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandėr Moisiu (1879-1935).
Pavarėsisht, se aktiviteti i tij teatror i pėrket nė pjesėn mė tė madhe skenave gjermane, ėshtė fakt i pamohueshėm, qė ai trashėgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet mė tė mira, si forca e temperamentit, zėri i tij i artė, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndėr krijimet e tij mė tė spikatura, janė: “Hamleti”, kufoma e gjallė; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gėtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.
Nė fushėn e regjisė, nė kėto vite spikat regjizori i parė protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinė Dramatike Muzikore nė Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitėr Trajēe, Gaqi Vishi, etj., tė cilėt mė pas, do tė ishin pionierėt e parė tė teatrove profesioniste nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė e gjetkė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: gif kulturatrash_teatri02.gif (17.0 KB, 73 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim