Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 24-10-2003, 01:06
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Teatri Shqiptar.

Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , nė qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikė (pranė Gjirokastrės), Dyrahu (Durėsi), flasin pėr praninė e aktiviteteve teatrore gjatė antikitetit duke patur influenca tė teatrit tė antikitetit grek, me tė cilin kėto qendra mbajtėn lidhje pėr shumė kohė. Apollonia, padyshim, ėshtė njė nga qendrat mė me zė tė kohės. Nė shkallėt e teatrit zinin vend 7000 vetė. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erės sė re).
Gjatė periudhės sė mesjetės, kemi pėrsėri aktivitete shoqėrore me natyrė teatrore tė karakterit folklorik.
Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombetare Mė 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxėnėsve te shkollės normale “Ta Zografia” tė Qesaratit. Mė 1899, u dha nga njė grup shkollor nė Korēė, vepra e Shekspirit, “Otello”..
Pergjigjuni me Citim