Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 08-07-2007, 18:57
Minifotoja e anetarit D_P
D_P D_P eshte Jashte Linje
I/e Sapoardhur
 
Reg: 21-06-07
Postime: 5
Kryesore

...........Me laps do trazoj yjet



Kur shpirti mbushet plot dhe zemra rreh ngadalė;
Kur syri s’ka mė lot dhe goja s’ka mė fjalė:

E marr njė laps tė gjatė, letėr te bardhė plot;
Tė shkruaj ditė e natė ato qė s’i them dot..

Ti them lumit: -Qėndro! Mos shko mė tatėpjetė!
Ti them diellit:- Ndalo! Dhe erės:-Fry mė lehtė!

Pa yjet ti trazoj me lapsin tim tė gjatė.
Jeshilin bar tė shtroj shpejt me njė penelatė.

Dhe diellin ta heq fare. Atje qė tė ndriēojė,
Do djeg un’ zemrėn time qė kurrė mos pushojė.

Pastaj do ndreq dhe malet, t’mos jenė aq tė lartė…
Dhe do ti kthehem mikes mė pritė edhe pakė;

Tė ndreq edhe ca gjėra qė Zoti i harroi,
Nė ditėn e Krijimit kur botėn e ndėrtoi.

Dhe kur nata tė vijė me mėndafshin e zi,
Do bėj tė tjera punė qė aqė mirė e di.

Miken do kėrkoj pranė: -Eja tė mė ndihmosh,
Ta bėjmė bashkė natėn ti di ta zbukurosh.

Nė vend tė hėnės vetė tė vė dy sytė e saj
E ti heq fare retė…tė le veē ca nė skaj.

Dhe do ketė dy hėna, mė shume dashuri.
S’do qahen mė poetėt, s’do qahet me njeri.

Dhe yjet njė nga njė me gisht do numuroj.
Dhe Rrugė plot te tjera tė Qumėshtit do shtroj.

Gjarprusha e Arusha tė Vogla e tė Mėdha.
Dhe nja dy Kasiopea, Orione… s’di se sa.

Pa do filloj me lulet, me shtatė ngyra?-Jo!
Do ve mijra tė tjera, sa zemra ime do.

Pa kur tė kėndoj kėngė, korēare, me kitarė;
Tė kem shtat’mijė nota, jo shtatė si mė parė.

Dhe kur t’ja them un’ mikes njė kėngė me rėnkim,
Tė digjen shtatė qiej nga zjarri-i zėrit tim…

-Po pse tre dimensione ke bėrė i miri Zot?
Kur flas pėr dashurinė dua njėmijė plot.

Kur t’i thur unė fjalė mikes qė pres tė vijė.
Tė kem njė mijė gjuhė... dhe akoma njėmijė.

Tė gjitha gjėrat pra, siē dua ti ndėrtoj.
Te vogla e tė mėdha, sėrishmi ti filloj.

...Ngadalė shpirti shtrohet dhe zemra ritmin mban.
Tallazi qetėsohet…Por, syri nis e qan.

…Dhe syri nis e qan.


Dh Papando 2004 Brooklyn NY
Pergjigjuni me Citim