Sparta Pragė - Beshiktash
Sparta e Pragės ka marrė njė lajm tė mirė para pėrballjes me turqit e Beshiktashit, pasi ish-lojtari i pėrfaqėsueses ēeke, Jirzhi Nemeē, ėshtė pėrsėri nė dispozicion tė trajnerit dhe pritet tė forcojė mesfushėn. Njė tjetėr mesfushor, Pavel Pergl, duhet tė tėrhiqet nė krahun e djathtė tė mbrojtjes, pasi titullari Martin Petras nuk e ka arritur ende formėn mė tė mirė. Pergl u testua tė dielėn, nė fitoren 1?0 ndaj Viktoria Zizkovit. Ēekėt i kanė vendosur shpresat te mesfushori i talentuar Zelenka, i cili ka tėrhequr vėmendjen e disa klubeve evropiane. Trajneri i Beshiktashit, Mirēea Luēesku, ka disa probleme nė sulm, kėshtu qė egjiptiani Ahmed Hasan duhet tė fitojė njė vend nė formacion. Sulmuesi Ilhan Mansiz ėshtė i pezulluar, pasi mori karton tė kuq nė ndeshjen e shkuar ndaj Ēelsit, ndėrsa organizatori Sergen Jalcin ka pėsuar njė dėmtim. Gazetat turke kanė shkruar se sulmuesi Ahmet Dursun nuk ka arritur ende tė shėrohet, kėshtu qė ka pak shpresa pėr tė luajtur. Mesfushori Tumer Metin ka pėsuar njė dėmtim nė kavilje nė ndeshjen e fundit tė Beshiktashit nė kampionatit turk dhe pėrfshirja e tij nė formacion do tė vendoset vetėm para fillimit tė ndeshjes. Lojtari kryesor i Beshiktashit ėshtė mesfushori italian Federiko Xhunti, pasi nga kėmbėt e tij lindin tė gjithė aksionet turke. |