Kupa e Kampioneve do tė rinisė nė mbrėmjen e sotme, me ndeshjet e treta nė grupe. Nė skenėn e futbollit evropian do tė zbresin skuadrat e grupeve A, B, C dhe D.
Njė nga ndeshjet mė tė forta dhe interesante tė mbrėmjes sė sotme do tė jetė ajo e grupit A, mes Lion dhe Bayern Mynih. I thyer 0:2, dy javė mė parė nga Sėlltik Gllazgou, Lion duhet tė shmang gabimin kur sot nė mbrėmje tė vihet pėrballė kampionit gjerman, Bajern Munih, nė "Gerland". Nė pėrbėrje tė grupit A dhe nė vendin e tretė, kampioni i Francės, nuk duhet tė lėshojė pikėn nė fushėn e tij, nė qoftė se synon tė kalojė turin e parė, nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm evropian. Dy ballafaqimet radhazi me Bayern Mynih do tė jenė pėrcaktuese nė arritjen e atij objektivi tė pėrcaktuar: arritjen nė turin e dytė tė ligės sė kampioneve. "Nė mėnyrė absolute duhet tė fitojmė me Bajern Munih, pėr tė qenė tė suksesshėm nė fazėn e parė". Kjo ėshtė deklarata e presidentit tė Lionit, Zhan-Michel Aulas. "Eshtė njė ndeshje qė duhet luajtur pa rezerva. Ka rėndėsi qė tė mos vėshtrojmė nga kundėrshtari. Obligimi ynė i vetėm ėshtė rezultati pozitive", nėnvizoi shėnuesi mė i mirė i Lionit, sulmuesi Peguy Luindula. I veēantė ėshtė ky ballafaqim dhe pėr sulmuesin brazilian, Xhovani Elber, qė nė ditėt e fundit tė merkatos sė transferimeve tė verės kaloi nga Bajern Mynih pėr te Lion. "Lion duhet tė shfaqet me njė strukturė tė fortė loje. Bajern Munih nuk duhet respektuar mbi vlerat qė mbart", theksoi sulmuesi brazilian. Bajern Mynih nga ana e tij ishte zhgėnjyes nė fundjavėn e kaluar, ku barazoi 0:0 me skuadrėn nė vėshtirėsi, Borusia Munshengladbah. Trajneri i skuadrės bavareze, Hit-zfeld, premton pėr njė lojė sulmuese nė Lion. Por, atij do t“i mungojnė Pizarro i pezulluar, ndėrkohė qė janė tė dėmtuar, Sanjol, Hargriv dhe Scholl. |