Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 04-05-2003, 18:07
Minifotoja e anetarit _B[A]D_B[O]Y_
_B[A]D_B[O]Y_ _B[A]D_B[O]Y_ eshte Jashte Linje
Anetar/e
 
Reg: 28-02-03
Lokalizimi: Tirane
Postime: 48
Rrecepta shqipetare

Byrek me spinaq
---------------------



Nė tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me yndyrė, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me yndyrė. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe piqet.
Pergjigjuni me Citim