MARTIN CAMAJ Gjarpri e Grueja
Ajo mbramė harroi trupin e vet
Zbuluet
E nė mėngjes e gjeti pikturė tė varun
Nė murin e gjanė dhetė pashė:
E kqyri dhe e kqyri e u zhduk.
Petkat e saj teren buzė detit
Me kėmishėn e gjarpnit mbi gurė.
Shtėrpia tha se vjen prap,ajo, po
Deri mbasdite.
Mbasdite vonė, gjarpni i rrejtun
Doli prej nėngurit
E iu zgėrdhesh vetmisė ndėrsy,
Veshi kėmishėn e vjetėr e shkoi
Me fjetė |