Magjia e Alpeve Shqiptare VERMOSHI, THETHI, RAZMA - PERLAT E NATYRĖS SONĖ ALPINE
Rruga drejt Kelmendit ku ndodhet Vermoshi ėshtė 95 km larg Shkodrės.Vermoshi ėshtė skaji mė verior i Shqipėrisė dhe pėrfshihet nė rrethin e Malėsisė sė madhe. Pėr tė shkuar atje kalon Koplikun, Hotin, vazhdon nėpėr rapsh Starje, dhe duke kaluar drejt veriut. Nga qendra e komunės nė Tamarė ngjitesh nėpėr njė grykė mali qė tė ēon nė Selcė. Mė pas nė Qafėn e Predelecit e nė Lėpushė pranė Bjeshkėve tė Nemuna. Kėlmendi ka njė sipėrfaqe 353 km katror nė formė trekėndėshi. Dy brinjėt pėrėndimore e lindore kufizohen me kufirin shtetėror me Malin e Zi, ndėrsa ajo jugore me rrethet Shkodėr, Malėsi e madhe e Tropojė. Temperatura ėshtė e ndryshme nė zona tė Vermoshit. Mesatarja e janarit nė Cem ėshtė 0 gradė celcius, nė Vermosh 3gradė dhe nė male 8gradė.
Mesatarja e korrikut nė Cem ėshtė 19 gradė Celcius dhe nė male13 gradė. Cemi ka 20-60 ditė me borė nė vit,Vermoshi mbi 100 ditė dhe malet mbi 120 ditė me borė. Nė Kelmend ka dy lumenj tė veēantė. Ata burojnė nga njė vijė ujėndarėse dhe pėrfundojnė nė dy dete mbi 1000 km larg njėri tjetrit. Lumi i Vermoshit, me gjatėsi 20.7 km pėrfundon nė Detin e Zi dhe lumi i Cemit me gjatėsi 30.8 km derdhet nė Adriatik. Lumi Cem ka Cemin e Selsės dhe Cemin e Vuklit, qė bashkohen tek ura e Tamarės. Ata, rrugės formojnė kanionin e Drenovės,1.4 km i gjatė dhe100 m i thellė, Gerrlėn e Selcės 900 m e gjatė dhe 25 m e thellė. Nė Cem derdhet Ujėvara e Sllapit 30 m e lartė, ndėrsa e gjithė zona ka 200 burime ujore tė ftohta si dhe grupin e liqenjve akullnajorė-karstikė tė Jezercės. PASURITĖ DHE BUKURITĖ TURISTIKE
Natyra e mrekullueshme dhe peisazhi turistik i Vermoshit janė pasuri tė ēmuara tė tij. Duke kaluar, tė shfaqen bukuri natyrore tė jashtėzakonshme si fusha e Rrapsh-Starjes,730 m mbi nivelin e detit, 2 km e gjatė dhe 1km e gjerė. Karramanat e Rrapshės janė shkėmbinj tė shumtė mbi 6 m tė lartė. Nė veri tė tyre shfaqet njė humnerė 500 m e thellė qė quhet lugina e Cemit. Mė tej janė pyjet e shumtė tė ahut qė pasohen nga gjelbėrimi i Lėpushės i cili gėrshetohet me bardhėsinė e borės sė Bjeshkėve tė Nemuna. Malet formojnė kurrize dhe zėnė 59.7 pėr qind tė territorit. Ka 45 maja me emėr dhe lartėsi mbi 2000 m. Bjeshkėt e Seferēės dhe Bjeshkėt e Nemuna zėnė veriun dhe qendrėn e Alpeve Shqiptare, ku dallohen male si Sheniku, Radohima e Jezerca me 42 maja mbi 2000 m. Bukuritė e peisazhit shtohen nga luginat e thella alpine qė ndėrpresin kurrizet e maleve, me gryka e anione tė mrekullueshme. Pyjet e ahut, bredhit tė bardhė, kullotave alpine etj, ja shtojnė vlerat turistike zonės.
Aty ka rreth 100 bimė mjekėsore si dhe 40 pėr qind tė specieve qė pėrmban flora shqiptare. Nė faunėn e Vermoshit ka 130 lloje shpendėsh, 35 gjitarė, dy lloj peshqish, trofta e Cemit dhe Salamandra. Vermoshasit njihen pėr bujarinė e mikėpritjen qė tė afrojnė, pėr pastėrtinė dhe traditėn nė pėrpunimin e produkteve blegtorale. Djathi i Kelmendit, qumėshti, mjalti janė mjaft tė pėlqyeshėm pėr vizitorėt. Veshjet e veēanta, prania e specieve tė rralla si salamandra e zezė, bretkoca e kuqrremtė, shqiponja, ariu i murrmė, lundėrza, kaprolli etj, i tėrheqin mjaft vizitorėt, ndonėse zona ėshtė e largėt.Vermoshi tė afron peisazh alpin tė mrekullueshėm, me sfond tė gjelbėr e bardhėsi bore, kreshta tė larta e tė mprehta, ujė tė ftohtė e tė kulluar, lugina akullnajore, forma tė larmishme karstike, lumenj me anione e ujėvara, liqen akullnajorė karstikė, pyje ahu e rrobulli, kafshė e shpendė tė shumtė e disa tė rrallė, troftėn e shijshme, vende historike, kostume tradicionale antike, ushqime tė shijshme etj. Kėtu takohen edhe objekte natyrore interesante, shpella, guva objekte kulturore si ura, shtėpi akomodimi tradicionale etj. THETHI DHE RAZMA PIKAT TURISTIKE TĖ VERIUT
Thethi shtrihet nė verilindje tė qytetit tė Shkodrės rreth 80 km larg tė tij .Fshati piktoresk shtrihet nė zemėr tė Alpeve. Rruga pėr nė Theth gjarpėron mes pyjesh e peisazhesh mahnitėse natyrore. Kreshtat dhe majet e maleve tė larta ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me ujėvara. Nė qiellin e pastėr fluturojnė shqiponjat e malit si dhe mjaft shpendė tė rrallė . Nė lumin e Shalės ka troftė tė mrekullueshme, e veēantė nė kėtė lumė. Nė shpatet e maleve tė veshura me pyje shekullorė, ndeshen kafshė tė egra si arinjtė, kapronjtė, zardafėt, ujqit, dhelprat, dhitė e egra si dhe shpend mjaft tė bukur.Thethi ka pamjen e njė pellgu 800m mbi nivelin e detit. Ai ėshtė i vendosur midis njė kurore majash tė thepisura si, Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisė, qė spikatin pėr bukuritė e rralla nė tė gjithė Alpet. Pėrmes fshatit rrjedh lumi i Shalės, me ujin e tij tė bollshėm, tė rrėmbyeshėm, tė pastėr si kristali e tė ftohtė si akulli.
Nga malet zbresin zhurmshėm e me furi katarakte e ujėvara.Thethi shquhet pėr kontrastet e relievit, ujėvarave, bimėsisė sė dendur, livadheve e sidomos i ngjyrave. Duke shėtitur mes pyllit tė dendur tė shfaqen livadhe mahnitėse ku rrezet e diellit kanė bėrė tė lulėzojnė lulu tė veēanta e tė papara me aromė tė mrekullueshme.Njė i tillė ėshtė Bregu i Bubės mbi lagjen Gjelaj tė fshatit. Thethi karakterizohet nga pyje, kullota e livadhe alpine e subalpine. Natura i ka falur privilegje kėtij fshati ku turistėt mund tė gjuajnė kafshė tė egra, tė peshkojnė troftėn e shijshme, tė merren me alpinizėm apo tė argėtohen nė luginat me lule e bar tė dendur, si dhe pranė lumit.nė Theth banon njė popullsi e vogėl e mikėpritėse.Thethi ėshtė njė pikė turistike e cila ka qenė shumė e frekuentuar. Deri nė vitin 1990 aty ndodhej kampi i pushimeve i pėrbėrė nga disa ndėrtesa alpine.Vendasit edhe sot vėnė nė dispozicion tė pushuesve shtėpitė e tyre qė funksionojnė si hotele.
Razma shtrihet rrėzė malit tė Veleēikut dhe ndodhet vetėm 41km larg qytetit tė Shkodrės.Ajo ėshtė njė nga vendet mė tė bukura dhe me klimėn mė tė shėndetshme tė Alpeve.Nė mes tė pishave,lėndinave,kullotave alpine,e peisazheve malore ,ka mjaft banesa tė tipit alpin.Vizitorėt e shumtė argėtohen me ekskursione alpinistike,ndeshje sportive, gjueti etj. Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine , frekuentohet dendur nė tė gjitha stinėt e vitit, veēanarisht nė dimėr. Dėbora qė mbulon lėndinat ėshtė mjaft joshėse pėr rrėshqitjet me ski. Dhe nė Razėm ka patur kamp pushuesish si dhe hotel i cili funksionon akoma. Nė Razėm ka shumė ndėrtime alpine qė vihen nė dispozicion tė pushuesve. Tradicionalisht nė Razėm kanė patur banesat e tyre private shumė qytetarė nga Shkodra. |