Fakte dhe te reja nga fusha e Astronomise. Sateliti Aqua ne Mision
Sateliti Aqua, sistemi me i ri i Nasas per vrojtimin e Tokes, po dergon me sukses te dhena dhe imazhe mbi gjendjen e planetit tone. Sateliti Aqua, i pajisur me 6 instrumente te fuqishme, u leshua ne orbit para dy muajsh, dhe nese gjithshka shkon sipas planit te dhenat e derguara mund te cojne ne permiresimin e parashikimit te motit dhe ne nje kuptim me te mire te sistemit klimatik, vecanerisht rolit te ujit ne te.
Nderkohe, astronomet per here te pare kane pergatitur nje film dokumentar me fotografite e marra nga teleskopi Hubble. Kur mjegulla ne forme gaforreje u shfaq papritur ne qiell afro nje mije vjet me pare, astronomet kineze mbajten shenime e shkruan rreth saj, ndersa indianet e Amerikes e gdhenden ne gur.
Tani astronomet duke perdorur teleskopet me te fuqishem te kohes, kane bere nje film dokumentar rreth Mjegulles se Gaforres. Shkencetaret thone se nga pamjet kane mesuar se kjo mjegullje eshte nje yll mjaft kompakt qe rotullohet me shpejtesi rreth vetes duke cliruar vrullshem energji.
Filmi u prodhua duke perdorur pamje televizive dhe duke i kombinuar ato me nje seri fotografish te marra nga teleskopi Hubble dhe nga Observatori Chandra X.
*******************************************
Vizion i ri per ekplorimin e hapesires
Ne shtator te vitit 1962 presidenti John Kennedy shkoi ne Universitetin Rice ne Houston te shtetit Teksas dhe i beri thirrje komunitetit shkencor te vendit, per te derguar nje njeri ne Hene nga fundi i atij dhjetevjecari.
"Ne duam te shkojme ne Hene, po, ne duam te shkojme ne Hene, ne duam te shkojme ne Hene ne kete dhjetevjecar dhe te bejme edhe gjera te tjera, jo sepse jane te lehta, por sepse jane te veshtira".
Sot, 40 vjet me vone, ne Houston eshte ngritur Qendra e Hapesires, Johnson dhe vendi e ka mberthyer veshtrimin pertej Henes, ne Mars. Politikane, shkencetare dhe astronaute u mblodhen kete muaj ne Universitetin Rice, me rastin e pervjetorit te atij fjalimi historik dhe per te diskutuar mbi te ardhmen e programit te hapesires. Takimi u organizua nga kongresmeni i Teksasit, Nick Lampson.
"Ne se na duhet nje gare ne hapesire, tha kongresmeni Lampson, e kemi nje. Kina ka thene se do te dergoje nje njeri ne Hene brenda 5 vjetesh. Ata nuk duhet te shkojne atje, pa qene ne qe t’u urojme".
Ish-astronauti, kapiteni Gene Cernan, njeriu i fundit qe shkeli ne truallin e Henes, tha se Amerika duhet ta zgjeroje ekipin e njerezve qe shkojne ne hapesire.
"Une dua qe femijet tane te kene mundesi jo vetem te takohen me nje astronaut, apo te enderrojne per te shkuar ne hapesire kur te jene 30 ose 40 vjec, por te kene mundesi te shkojne ne hapesire, ne intervalin e kohes pasi kane mbaruar shkollen e mesme dhe para se te fillojne kolegjin. Ne se mund te dergojme ne hapesire nje 77-vjecar, pse te mos dergojme edhe nje 17-vjecar"?
77-vjecari per te cilin e kishte fjalen ish-astronauti eshte senatori i Shteteve te Bashkuara, John Glenn, i pari astronaut amerikan qe doli ne orbite rreth Tokes ne vitin 1962. Ai u kthye ne hapesire ne bordin e nje anijeje per vajtje-ardhje ne hapesire me 1998.
Sipermarresi i sektorit te investimeve, Dennis Tito, u be i pari njeri qe pagoi per te bere nje fluturim ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires. Ai parashikon nje te ardhme te madhe per turizmin e hapesires. Astronauti Scott Horowitz thote se entuziazmi per programin e hapesires te gllaberon ne ngjarje te tilla si leshimi i anijeve te hapesires:
"Ajo qe u them njerezve, theksoi astronauti Horowitz, eshte se ne kemi nje mjet te mrekullueshem, anijen per vajtje-ardhje ne hapesire. Dhe njerezit i kane pare pamjet e saj ne televizor. Por ne se nuk keni pasur rastin te shihni personalisht leshimin e nje anijeje te hapesires, mos harroni se kjo eshte dicka qe duhet ta beni, sepse sikur te perfshin nje ndjenje fetare kur sheh me syte e tu leshimin e anijes, nje ndjenje me e fuqishme sesa e atyre qe jane brenda saj".
Pjesemarresit ne takim thane se Nasa duhet te filloje te mendoje pertej vitit te ardhshem dhe pikerisht per 40 vjetet e ardhshem te hapesires. |