LUIGJ GURAKUQI QINDRESA
Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnė
Gjithė pėrrallat e kohės sė re,
Si n'dimen bora dhenė, kryet na zbardhojnė
Vjetet e kujdeset ne !
Me lule t'ershme e larca mė dukej shtrue
Bota sa ishe i ri ;
N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrėm'u ankue
Kurrė zemra s'm'ndjellte zi.
Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore
Janė zhdukun e kanė tretė ;
Idevet t'bukura, shpresavet lulzore
Veē emni u ka mbetė.
Veē njė qėllim i naltė t'ban me durue,
E zemrėn ta forcon ;
Ndėr kundėrshtime s'vyen kurrė me u ligshtue
Mjer' ai qė nuk qindron ! |