Peshėngritje Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve akordon njė fond prej 3.7 milionė pėr FSHP-nė
Federata mė e suksesshme e shumėsportėshit shqiptar tashmė ėshtė dhe federata mė "e pėrkėdhelur" nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr vetė faktin se peshėngritja shihet si i vetmi sport qė mund tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Lojėrat Olimpike "Athina 2004". Pėrveē kėsaj, sukseset mė tė fundit qė ka arritur ky sport gjatė periudhės qė nė krye tė MKRS-sė ka qenė ministrja Arta Dade, ka bėrė qė kjo e fundit tė shikojė me pėrparėsi ēdo kėrkesė qė vjen nga Federata Shqiptare e Peshėngritjes. Drejtori i pėrgjithshėm i sporteve pranė MKRS-sė, Artan Shyti, thotė: "Peshėngritja ėshtė i vetmi sport qė nė Lojėrat Olimpike "Athina 2004" mund tė shkojė me norma kualifikuese dhe jo me ftesa. Ka qenė pikėrisht kjo politikė qė ka ndjekur dikasteri ministror, kur ka akorduar njė fond prej 3.7 milionė lekėsh pėr ekipin tonė kombėtar, qė do tė pėrfaqėsohet nė Kampionatin Botėror tė Peshėngritjes, qė zhvillohet nė Vankuver tė Kanadasė. Ky fond ka ardhur pas kėrkesės paraprake qė ka bėrė Federata Shqiptare e Peshėngritjes. Sipas kėrkesės, kjo federatė ka kėrkuar njė fond prej 35 milionė lekėsh pėr tė mbuluar shpenzimet e ekipit tonė nė kėtė botėror. Sipas preventivit paraprak tė dėrguar nė MKRS, kėto shpenzime janė kėrkuar pėr pėrfaqėsimin me ekip tė plotė. Sipas drejtorit tė pėrgjitshėm tė sporteve pranė MKRS-sė, z. Shyti, me vendim tė ministres sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade, ky fond ėshtė livruar pa hasur asnjėlloj problemi. Ndėrkohė qė shteti tashmė e ka bėrė punėn e vet, federata, nga ana tjetėr, deri para 10 ditėve nuk e kishte pėrcaktuar ende nėse do tė shkohet me ekip tė plotė apo me individė tė veēantė, edhe pse kėrkesėn pėr fonde e ka bėrė pėr ekip tė plotė qė para njė muaji. Ky i fundit pas mbledhjes sė radhės sė kėshillit tė trajnerėve dhe mė pas tė kryesisė ka dalė nė njė vendim pėrfundimtar, ndėrkohė qė pėrgatitjet pėr kėtė pėrfaqėsim nga ana e vetė peshėngritėsve dhe trajnerėve kishin kohė qė kishin filluar. Pėrfaqėsimi me ekip tė plotė krijon mė tepėr mundėsi kualifikimi pėr peshėngritjen shqiptare, kėshtu qė ėshtė justifikuar edhe kėrkesa pėr fond nga ana e FSHP-sė. Ekipi ynė kombėtar
56 kg Erkand Qerimaj-Gerti Trasha
62 kg Rifat Bardhi
77 kg Artan Suli-Theharit Trasha
85 kg Ilir Suli Ilir Kafarani
105 kg Olsi Ēota
Trajner: Hektor Shaqiri |