EURO*
Kartmonedhat e euros vijnė nga Evropa Juglindore
Me vėnien e monedhės euro nė qarkullim ėshtė menduar se ajo ėshtė e mbrojtur nga falsifikimi. Mirėpo shumė shpejt besimi i tillė ėshtė dėshmuar si iluzor. Ndėrkohė Bavaria dhe Austria janė bėrė sheshe lodrash pėr falsifikuesit e parave. Strategjia e koncentrimit evropian pėr luftimin e falsifikimit tė parave, doli nga mbledhja e ekspertėve nė Vjenė, organizuar nga enti pėr kriminalistikė tė Bavarisė dhe Enti federal i Austrisė pėr kriminalistikė. Drejtuesi i zyrės pėr paratė e falsifikuara nė entin pėr kriminalistikė nė landin e Bavarisė, Eduard Liedgens, flet madje pėr garėn ndėrmjet bankave emetuese dhe bandave: "Pohimi del pėrjashtimisht nga kualiteti. Dėshmia kuptohet nė raport me faktin se falsifikatorėt aktualisht janė nė gjendje qė tė gjitha tiparet e rėndomta ti imitojnė kėshtu qė laikėt nuk kanė kurrfarė shanse tė bėjnė dallimin e qartė nga paraja false".
Mė nė fund euro ėshtė paraja e njohur nė mbarė botėn, e cila do tė pėrdoret nė shumė vende tė botės sikur dollari amerikan. Paraja euro bashkon Evropėn mirėpo edhe energjia kriminale nė anėn tjetėr bashkon falsifikuesit e parave. Kėshtu ata pėrdorin dallimet nė Kodin Penal tė vendeve evropiane, tė cilat u sigurojnė rrugėdalje tė mėdha. Nė disa vende bie fjala pėrgjimi i telefonave apo vendosja e gjurmuesve sekret nuk ėshtė i lejuar nė luftimin e krimit tė falsifikimit. Vetėm harmonizimi i legjislacionit si dhe komunikimi mė i mirė dhe mė i shpejtė ndėrmjet strukturave tė ndryshme tė policisė nė vende tė ndryshme do tė mund ti zinte mjeshtrit pėr falsifikimin e parave. Ky ishte mendimi kryesor nė mbledhjen e ekspertėve tė krimit nė Vjenė nga BE dhe nga vendet e Evropės sė Mesme dhe ajo Lindore.
Erich Zwettler, drejtues i sektorit pėr luftimin e krimit tė organizuar, nė zyrėn federale austriake pėr kriminalistikė ka njoftuar pėr mė shumė se 15 000 raste tė falsifikimit tė parave, vetėm nė gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti nė territorin e Austrisė. Zėvendėsministri bullgar i Punėve tė Brendshme Bojko Borissow, ka njoftuar madje pėr eliminimin e 12 shtypshkronjave ilegale gjatė vitit tė kaluar. Nė pėrgjithėsi prodhimi i parave false nė Bullgari, nė kohėn e fundit ėshtė kthyer prapa pėr 70%.
__________________ Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow |