Tema: Kuriozitete!
Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 14-10-2003, 18:00
Minifotoja e anetarit antigona
antigona antigona eshte Jashte Linje
Supermoderatore
 
Reg: 26-06-03
Lokalizimi: London
Postime: 2,589
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek antigona Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek antigona
.................................................. ...

ZGJOHET PAS TETĖ VJETĖSH

Polici Dokuen SH.B.A. u zgjua nga gjumi, ku kishte rėnė qė nė vitin 1988,pas njė goditje nė kokė nga njė i dehur. Porsa u zgjua, Dokueni nisi tė flasė dhe tė bėjė shaka me pjestarėt e familjes. Ai njohu dy djemtė e tij, tė cilėt ishin pesė dhe shtatė vjeē, kur i ati ra nė gjumė.

KOMPJUTERI NUK FAVORIZON KRIJIMTARINĖ

Rej Bredberi, shkrimtar amerikan i letėrsisė fantastiko-shkencore, tėrhoqi vėmendjen pėr rrezikun qė vjen nga arsimi, i cili mbėshtetet vetėm e vetėm nė kompjuterėt, dhe u angazhua pėr mė shumė kulturė letėrare.Sipas mendimit tė shkrimtarit, i cili ėshtė duke marrė pjesė nė njė panair ndėrkombėtar tė librit nė Buenos-Ajres, Interneti tė lė pa mend, veēse nė tė vėrtetė nuk mundėson zhvillimin e frymės krijuese. Duke komentuar tėrheqjen e librit para fotografisė dhe kompjuterve, Bredberi tha se libri ėshtė njė punė personale. "Kur shkoni nė shtrat, mund tė merrni me vete vetėm njė libėr ose njė person". Me gjithatė, ai e pranoi se videoja ka epėrsitė e veta, meqenėse i krijon mundėsi njeriut tė shohė mė shumė filma e tė njoh kulturėn dhe historinė e popujve tė tjerė. Bredberi, 77-vjeēar, ėshtė autor i romanit "Farenhajt 451" dhe i "Kronikės marsiane".

E KA DITUR APO JO

Uiliam Xhening Brajani nė cilėsinė e ministrit tė Punėve tė Jashtme tė SHBA-ve nė hapjen solemne tė kanalit tė Panamasė nė vitin 1915 e ka ftuar marinėn luftarake zvicerane tė marrė pjesė nė solemnitetin e rastit. Bėhet pyetja se vallė ministri me tė vėrtetė nuk e ka ditur se Zvicra nuk ka dalje nė det ose ka menduar se Zvicra e mban marinėn luftarake vetėm pėr shkak tė liqenit tė Gjenevės!!!

SHAKA E KRIPSHME, SHUMĖ E KRIPSHME

Zoti Kristi, pronar tridhjetepesėvjeēar i njė lokali nate nė Manēester, u kthye i lodhur nė shtėpi dhe hyri drejt nė vaskė pėr t'u freskuar me ujin e vakėt. Kur deshi t'i lante flokėt, konstatoi se shamponė nuk e kishte afėr, prandaj e luti tė birint'ia afronte shishen. I biri e dėgjoi pa fjalė. E kur zoti Kristi i fėrkoi flokėt, vėrejti se me shamponė nuk ishte diēka nė rregull. Kur edhe pėr herė tė dytė qiti shampo nė kokė, klithi i tmerruar-grushti iu mbush plot dhe sa mė shumė qė i fėrkonte aqė mė shumė i binin flokėt. Atėherė vendosi ta shikonte etiketėn. Me shkronja tė mėdha shkruante: depilator ( masė pėr heqjen e qimeve).

Kur tė nesėrmen shkoi nė lokalin e tij, myshterinjtė e rregullt asesi s'mund tė kuptonin se pse pronari Kris e kishte rrojtur kokėn kur kishte pasur flokė aq tė bukur e tė dendur. E,sa i pėrket Krisit si babė, ai asnjėherė nuk mundi tė zbulojė mos ishte vallė kjo shaka e tė birit tė tij.

KOINCIDENCA TĖ PABESUESHME

Abraham Linkolni, presidenti i SHBA-sė pėr herė tė parė hyri nė Kongres mė 1847. U zgjodh president mė 1860. E vrau nė Uashington Xhon Uillks Buth njė ditė tė premte, duke e goditur prapa kokės. Linkolni shoqėrohej nga bashkėshortja. Vrasėsi ishte lindur mė 1839. Abrahami Linkolni u zėvendėsua nga Endrrjy Xhonson, i cili ishte demokrat nga jugu. Xhonsoni ishte lindur mė 1808. Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi. Ditėn e vrasjes ai e kėshilloi presidentin tė mos shkonte nė teatėr, ku Buth shtiu mbi presidentin dhe vrapoi drejt njė depoje.

Xhon Ficxhelard Kenedi hyri pėr herė tė parė nė Kongres mė 1947. U zgjodh president i SHBA-sė mė1960. U vra nė Dallas njė ditė tė premte nga Li Havri Osvald, i cili e qėlloi nė kokė. Kenedi shoqėrohej nga bashkėshortja Zhaklina, vrasėsi ishte i lindur mė 1939. Xhon Kenedi u zėvendėsua nga Lindon Xhonsoni, i cili ishte demokrat nga jugu.

PIKTURA

Nė vitin 1961, Muzeu i artit modern nė Nju Jork e ekspozoi pikturėn "Anija" tė Anri Matisit (1869-1954), doajenit tė njohur nė pikturė me emrin fovizėm. Plot dyzet e shtatė ditė vizituesit mahniteshin nga vepra e tij e atėherė dikush vėrejti rastėsisht se piktura e tij ka qenė e ekspozuar mbrapshtė.

VEZA MĖ E MADHE NĖ BOTĖ

Vezėn mė tė madhe e ka bėrė njė struc (shpend qė jeton nė shkretira tė nxehta) nga Madagas**** dhe ėshtė e madhe sa 180 vezė pulash. Zogu ishte 3m. i gjatė, por nuk mund tė fluturonte. Si kėto vezė, ekzistojnė vetėm 30 kokra nė tėrė botėn. Shumica gjenden nėpėr muze, vetėm tri janė marrė nga privatėt. Njėra prej tyre ėshtė veza mė e shtrenjtė e blerė deri mė sot. Nuk besohet se ndonjė njeri do tė dėshironte tė paguante kaq shumė para pėr njė kokėrr vezė.

E PABESUESHME, POR E VĖRTETĖ

Njė kamion, qė ka transportuar vezė, ka dalė nga rruga dhe ėshtė rrokullisur nė njė humnerė tė thellė, por, besoni apo jo, me kėtė rast janė thyer vetėm 30 vezė. Timonin e kėtij kamioni e ka pasur nė dorė shoferi Norman Beli nga Sutporti (Angli).

KU JANĖ OXHAQET?

Kur ka pėrfunduar ndėrtimi i hotelit "Huard" nė Baltimor, ekspertėt kanė vendosur kazanėt pėr ngrohje qendrore dhe e kanė ndezur zjarrin. Atėherė nga dritaret dhe dyert e ndėrtesės ka filluar tė dalė tymi dhe ėshtė konstatuar se mjeshtrit kanė harruar t'i ndėrtojnė oxhaqet.

NĖSE NUK KENI PUNĖ...

Njėfar Antonio Gomesh*t nga Portugalia, duke qenė pa punė , iu kujtua tė konkurojė nė rekortet e Ginisit me njė mėnyrė origjinale tė veprimit-duke qėndruar ulur. Ai kėtė rekord e arriti pa lėvizur nga vendi plot pesėmbėdhjetė orė e dy minuta. Kėshtu, Antonio vazhdon tė fitojė edhe tė ardhura. Kudo qė shkon, si njeri i rekordeve tė Ginisit, ai rri ulur sa mė gjatė tė jetė e undur dhe, nė bazė tė kėsaj, merr edhe shpėrblime.

NJĖ E PUTHUR NĖ MĖNGJES ZGJAT JETĖN

Tė dashuruarit puthen me kėnaqėsi nė ēdo kohė, por pak veta e dinė se e puthura nė mėngjes pėrcakton humorin e ditės. Disa shkencėtar anglezė kanė vėrtetuar, se burrat qė nė mėngjes zgjohen nga njė puthje e ėmbėl, ose e vrullshme e me pasion nga bashėkshortet, jetojnė pesė vjetė mė shumė. E njėjta gjė vlen edhe pėr gratė. E puthura pakėson stresin sipas studiuesve. Ajo forcon qarkullimin e gjakut, qetėson sistemin nervor, bėn nė enėt e gjakut tė depėrtojė mė shumė oksigjen. Sa mė shpesh puthen njerėzit, aq mė shumė jetojnė. Prandaj mos harroni tė putheni nesėr me bashkėshorten nė mėngjez kur zghoheni, kėshillojnė shkencėtarėt anglezė.

TREVJEĒEARĖT QĖ LEXOJNĖ PA PENGESA

Binjakėt trevjeēarė kinezė, vėla e motėr ce Xen dhe Ce Fan Xhuan nga Shanduni i Shangajit, u regjistruan nė librin e rekordeve tė Ginisit, sepse lexojnė 2.400 karaktere ( shenja shkronjash kineze ) dhe 1000 fjalė anglisht. Vajza ka filluar t'i lexojė gazetat fjalė, qysh nė moshėn 1 vjeēarė e gjysnė dhe tani ato pėrparojnė gati paralelisht. Si krahasim i aftėsive pėrmendet fakti se pėr shkrim leximin aftėsohet kur tė lexojė 3.000 karaktere, kurse akademikėt dinė 80.000 prej 100.000 karaktereve tė leksikut kinez.

BURRI BURRĖ

Nė Ugandė burrat vendosin:Nėse do tė dalin gratė e tyre nė zjedhjet presidenciale dhe poqese qėndrimi politik i grave tė tyre, nuk pajtohet me at tė "Zotit tė shtėpisė", atėherė tua marrin kartonin zjedhės.

PĖRSHĖNDETJE

Pjestarėt e fisit Masai tė Tanzanisė, nė shenjė pėrshėndetjeje e nderimi tė thellė me rastin e takimit ose tė ndarjes, pėrshtyjnė njėri-tjetrin.

DY ORĖ MĖ HERĖT

Nėse nga Londra fluturoni me "konkord" pėr nė Nju-Jork, atje do tė arrini dy orė pra se jeni nisur.

DUHET TA DIMĖ SE...

Gjatė njė viti bimėt e tokės thithin 150 miliardė ton karbon e 25 miliardė tonė hidrogjen dhe nxjerrin nė atmosferė 400 miliardė tonė oksigjen.

***

Nga njė metėr kub dru pishe, pas pėrpunimit me lėndė tė ndryshme, pėrgatiten 2.000 palė ēorape ose 5.00 fustanė.

***

Nė Gadishullin e Floridės nė SHBA, rritet i ashtuquajturi dru sapuni. Frytet e tij tė pjekura pėrdoren pėr larjen e teshave dhe formojnė shkumė njė lloj si sapuni. Banorėt vendas nuk pėrdorin sapun tjetėr pėr tė larė teshat.
__________________
Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow
Pergjigjuni me Citim