Enciklopedi 21 Qershor 1527 - Vdiq shkrimtari i njohur, diplomati dhe politikani italian, Nikolo' Makiaveli. Nė librin e tij tė famshėm "Princi" pėrshkruhen makinacionet e politikės tė asaj kohe. 21 Qershor 1652 - Vdiq shkrimtari, arkitekti dhe projektuesi anglez, Inigo Xhons. Ai ishte themeluesi i arkitekturės klasike angleze. 21 Qershor 1791 - Nė orėt e para tė kėsaj dite, mbreti Luigji XVI dhe mbretėresha Maria Antuanet u pėrpoqėn tė arratisen nga Parisi. Ata arritėn deri nė vendin e quajtur Varene ku u zbuluan dhe u arrestuan. 21 Qershor 1813 - Vėllai i Napolenit, Zhozeti, mbreti i Spanjės la Madridin dhe mė pas u mund nga Velington nė betejėn e Vitorias. Nė kėtė mėnyrė pėrfundon prania e Francės nė Spanjė. 21 Qershor 1868 - U shfaq nė Mynih premiera e operės sė famshme tė Vagnerit, "Kėngėtari i madh nga Nyrembergu". 21 Qershor 1905 - Lindi romancieri, filozofi ekzistencialist francez, Zhan Pol Sartre. Ai shkroi veprėn e famshme "Tė qenurit dhe tė mosqenurit", ndėrsa sė bashku me Simon de Bovuar botoi tė pėrmuajshmen "Kohėt moderne". 21 Qershor 1908 - Vdiq kompozitori rus Nikolai Rimskikorsakov. Veprat mė tė njohura tė tij janė pjesa orkestrale "Sheherezade" dhe opera "The golden Cockerel". 21 Qershor 1921 - Lindi Xhejn Rasell, aktore amerikane filmi. Mė tė njohura janė rolet e saj nė filmat "I jashtėligjshmi" dhe "Zotėrinjtė preferojnė bjonde". 21 Qershor 1942 - Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, qyteti i Tobrukut pushtohet nga ushtria gjermane nėn komandėn e Romelit. Gjatė luftės ushtria gjermane zuri 25 mijė robėr. 21 Qershor 1948 - Shoqėria amerikane e prodhimit tė disqeve "Columbia records" nxorri nė qarkullim disqet e para tė suksesshėm "Long Playing", prodhuar nga njė plastike e quajtur 'vinylite'. 21 Qershor 1953 - Lindi Benazin Buto, ish-kryeministre dhe e bija karizmatike e udhėheqėsit tė parė popullor tė Pakistanit, Zulfikar Ali Bhutto. 21 Qershor 1960 - Britania, Franca, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ranė dakord pėr krijimin e organizatės pėr bashkėpunim ekonomik tė Karaibeve. 21 Qershor 1970 - Vdiq ish-Presidenti i Indonezisė, Sukarno. Ai ishte themelues i Republikės sė Indonezisė dhe president pėr 22 vjet. 21 Qershor 1970 - Brazili mund Italinė 4-1 nė 'Meksiko Siti' dhe bėhet kampion bote nė futboll duke fituar kupėn 'Zhyl Rime', kupė tė cilėn e kishte fituar edhe dy herė tė tjera. 21 Qershor 1990 - Hungaria rihap zyrtarisht pas 22 vjetėsh, bursėn e saj tė mbyllur nga partia komuniste. Bursa e Budapestit ishte e para bursė e tipit perėndimor e hapur nė njė nga ish-vendet e paktit tė Varshavės. 21 Qershor 1996 - Udhėheqėsit e Bashkimit Europian arritėn njė vendim tė pėrbashkėt pėr mbylljen e krizės sė 'lopės sė ēmendur'. 21 Qershor 1998 - Kabineti i Izraelit aprovoi njė plan pėr zgjerimin e kufijve tė Jeruzalemit duke marrė kritika nga Uashingtoni dhe Palestinezėt. 21 Qershor 1998 - Vdiq Fransua Lehide, anėtari i fundit i mbetur gjallė nga qeveria franceze e Vishi-sė. 21 Qershor 2002 - Shkrimtari kanadez Timothy Findler, njė nga romancierėt mė tė pėlqyer dhe mė tė famshėm tė vendit, vdiq nė moshėn 71 vjeēare nė Francė. Findley e filloi karrierėn si aktor, ndėrsa u bė i famshėm me romanet e tij, ku pėrfshihen "Last of the crazy people" (I fundit i tė ēmendurve), "Not wanted on the voyage" (I padėshiruar nė udhėtim), "Headhunter" (Gjahtari i kokave) dhe "The piano man's daughter" (Vajza e pianistit), "The wars" (Luftėrat), etj. Pergatiti permbledhjen:Adela Bademi |