Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 04-09-2002, 04:32
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Valle a eshte jeta?!

Une jam askushi, jam zhgenjimi, s'jam shenjtori, por pikellimi. Lotet me rrjedhin, faqet me nxihen, malli me preu dhe ate shprese,qe endej e ngrate ne jeten e pavlere. Une jam hidherimi, qe nuk shuhet lehte, rreze menxyres se trupit te perjete, jam shpirtezeza, qe mendjen ta bleu me mendimet satanike, qe kujdo ja rretheu. Jam ziliqarja, qe ngadale te rrembeu, te gozhdoi ne pranga e asnjehere s'te ndjeu. Une jam sketerra, qe naten si diell vleresohej;dhe diten fytyrat rinore varferoi e perleu me turpin e botes, me te cilen te gjitheve na defreu. Jam pa jete, pa shpirt, pa ndjenje, pa vlere, pa moral e perdale ne rruget e shperndara drejt vellove shpirtnxirra nga fryma agresore e kesaj jete mizore. Jam e perflakura, e shfrenuara, jam e moderuara , e lavderuara por dhe e deshperuara. Une jam kudo, syte ti hedhesh gjetiu me sheh, veshet e cdonjerit me ndiejne, nuhatjes se askujt nuk i shpetoj, valle a me tregoni kush jam?!
Pergjigjuni me Citim