Kampionati Kosovar : Java 8. Besa e pamėshirshme edhe ndaj Vėllaznimit
Se me tė vėrtetė skuadra e Besės sė Pejės nė kampionatin e sivjetshėm ka ambicie tė larta dhe ėshtė e pėrgatitur pėr tė hedhur kandidaturėn serioze pėr titull kampioni, dėshmoi edhe fitorja e saj nė derbin e Rrafshit tė Dukagjinit, kundėr Vėllaznimit, nė tė cilin takim realizoi fitoren mė thellė nė kėtė javė, me rezultat 4:0. Ka qene ky takim me nje atmosfere madheshtore, ne te cilin kane qene te pranishem mbi 5.000 adhurues te futbollit.
Edhe nė kėtė ndeshje protagonist i fitores sė Besės ishte sulmuesi i spikatur, Haxhi Zeka, i cili realizoi dy golat e parė, nė minutat 18-tė e 68-tė. Ndėrkohė pėr fitoren mė bindėse tė vendasve dhe pėr kėnaqėsinė e rreth 5.000 adhuruesve tė futbollit sa ishin tė pranishėm nė kėtė duel, dy golat e tjerė i shėnuan Krenar Vokshi dhe Ilir Nallbani, nė minutat e fundit tė ndeshjes. Me kėtė fitore pejanėt edhe pas javės sė 8-tė mbesin nė kreun e renditjes, por tė pėrcjellur kėmba-kėmbės nga Prishtina, e cila nė kuadėr tė kėsaj jave shėnoi njė fitore tė vėshtirė, por shumė tė vlefshme nė duel me Drenicėn. Tė parėt nė epėrsi kaluan drenicasit, me golin e Vojvodės, por Patoku dhe Llumnica, me golat e tyre bėnė qė tre pikėt e kėtij takimi tė mbesin nė Prishtinė. Fitoren e vetme si mysafire kėtė javė e realizoi skuadra e Kosovės sė Prishtinės nė ballafaqim me Besianėn, me golat e shėnuar nga Enis Fetahu (40) dhe Kushtrim Munishi (64), ndėrkaq golin e nderit pėr llapjanėt e realizoi Rrahmani, nėpėrmjet njė penalltie tė dyshimtė nė minutėn e 74-tė. Duhet theksuar se pas pėrfundimit tė kėsaj ndeshjeje disa persona tė pandėrgjegjshėm dhe tė cilėt nuk e kanė vendin nė arenat sportive, u pėrpoqėn ti sulmojnė gjyqtarėt e ndeshjes, por falė intervenimit tė kryesisė sė KF Besiana, u evitua mė e keqja. Skuadra kampione nė fuqi, Drita, nė paraqitjen e parė nė stadiumin e vet nė kėtė edicion, realizoi fitore minimale, por shumė me vlerė nė pėrballje me Getoarin, me golin e Sunaj Keēit, nė minutėn e 69-tė. Nė anėn tjetėr, futbollistėt e Trepēės 89 ia shkaktuan humbjen e parė nė kėtė kampionat skuadrės sė Ferizajit. Mjaftoi goli i Selimit nė minutėn 55-tė, qė xehetarėt ti gėzohen fitores dhe nė kėtė mėnyrė tė ngjiten nė pozitėn e tretė nė renditje. Njė ndeshje interesante nė kuadėr tė kėsaj jave ishte edhe ballafaqimi ndėrmjet Flamurtarit dhe KEK-ut, nė tė cilin takim fitore realizuan kuqezinjtė e kryeqytetit, me rezultat 2:1. Pa mėdyshje se njėri ndėr mė tė merituarit pėr fitoren e Flamurtarit ishte lojtari i rikthyer nga Bashkimi i Kumanovės, Arsim Plepolli, i cili realizoi edhe golin e fitores, nė minutėn e 74-tė, ndėrkaq golin e parė pėr kuqezinjtė e realizoi Enver Prapashtica, nė minutėn e 4-tė nga penalltia, kurse golin e vetėm pėr KEK-un, e realizoi Faruk Statovci, nė minutėn e 69-tė. Krejt nė fund, skuadra e Gjilanit pėsoi edhe humbjen e gjashtė, kėsaj radhe ndaj Kosovės nė Vushtrri. Golin e fitores pėr vendasit e shėnoi Veton Munishi, nė minutėn e 38-tė.
Rezultatet :
Besiana Kosova

1:2
Prishtina Drenica 2:1
Kosova (V)Gjilani 1:0
Trepēa 89 Ferizaji 1:0
Drita Getoari 1:0
Flamurtari KEK-u 2:1
BesaVėllaznimi 4:0
Renditja :
1.Besa 8 N 5 F 2 B 1 H 19:7 G 17 Pike
2.Prishtina 8 5 2 1 12:5 17
3.Trepēa 89 8 5 0 3 12:12 15
4.Drenica 8 4 1 3 14:9 13
5.Drita 8 3 3 2 14:10 12
6.Ferizaji 8 2 5 1 8:7 11
7.Vėllaznimi 8 3 2 3 7:13 11
8.KEK-u 8 2 4 2 18:9 10
9.Getoari 8 3 1 4 9:7 10
10.Kosova

8 3 1 4 9:12 10
11.Kosova(V) 8 3 1 4 11:15 10
12.Flamurtari 8 2 2 4 10:13 8
13.Besiana 8 2 2 4 4:9 8
14.Gjilani 8 0 2 6 3:22 2
Nė javėn e 9-tė, mė 18 e 19 tetor takohen:
Getoari Kosova (V)
Ferizaji Drita
Drenica Trepēa 89
Kosova

Prishtina
Vėllaznimi Besiana
KEK-u-Besa
Gjilani Flamurtari.
Blerim HALIMI ''www.futbolli.com''